ALBANIA Newsletter Prill - Qershor 2020 #EENCanHelp EEN-ALBANIA HYRJE Enterprise Europe Network – Albania sjell për publikun, bizneset dhe palët e interesuara Newsletter- in elektronik për periudhën Prill - Qershor 2020. Në këtë Newsletter do të gjeni informacione rreth aktivitetit të Rrjetit për tre mujorin e dytë të vitit 2020, takimet e organizuara duke respektuar rregullat e vendosura në këtë periudhë pandemie, përditësime dhe informacione të rëndësishme mbi sipërmarrjen. Enterprise Europe Network – Albania në përshtatje edhe me situatën e krijuar nga COVID -19 ka monitoruar vazhdimisht zhvillimet më të fundit dhe ka vazhduar të jetë proaktiv dhe në dispozicion me të gjitha shërbimet dedikuar bizneseve dhe palëve të interesit. Edhe pse pandemia ka ndryshuar prioritetet dhe nevojat e shumë bizneseve, Enterprise Europe Network (EEN) ka ofruar mënyra inovative në mbështetje të bizneseve, për të përballur sfidat gjatë periudhës COVID-19. Me një qasje virtuale, Rrjeti EEN do të vazhdojë të mbështesë bizneset për të gjetur tregje evropiane dhe mënyra të reja inovative të punës.
9
Embed
HYRJE - EEN...HYRJE Enterprise Europe Network – Albania sjell për publikun, bizneset dhe palët e interesuara Newsletter-in elektronik për periudhën Prill - Qershor 2020. Në
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
ALBANIA
Newsletter
Prill - Qershor 2020
#EENCanHelp
EEN-ALBANIA
HYRJE
Enterprise Europe Network – Albania sjell për publikun, bizneset dhe palët e interesuara Newsletter-
in elektronik për periudhën Prill - Qershor 2020.
Në këtë Newsletter do të gjeni informacione rreth
aktivitetit të Rrjetit për tre mujorin e dytë të vitit 2020, takimet e organizuara duke respektuar
rregullat e vendosura në këtë periudhë pandemie, përditësime dhe informacione të rëndësishme
mbi sipërmarrjen.
Enterprise Europe Network – Albania në përshtatje edhe me situatën e krijuar nga COVID -19 ka
monitoruar vazhdimisht zhvillimet më të fundit dhe ka vazhduar të jetë proaktiv dhe në dispozicion me të gjitha shërbimet dedikuar bizneseve dhe palëve të interesit.
Edhe pse pandemia ka ndryshuar prioritetet dhe nevojat e shumë bizneseve, Enterprise Europe
Network (EEN) ka ofruar mënyra inovative në mbështetje të bizneseve, për të përballur sfidat
gjatë periudhës COVID-19.
Me një qasje virtuale, Rrjeti EEN do të vazhdojë të mbështesë bizneset për të gjetur tregje evropiane dhe mënyra të reja inovative të punës.
Industria Tekstile në Shqipëri dhe dinamiket gjatë dhe pas COVID-19
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të
Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me
partnerin Expocity Albania organizoi
webinarin me temë “Industria Tekstile në
Shqipëri dhe dinamikat gjatë dhe pas
COVID-19”. Gjatë webinarit në kuadër të
këtij sektori, si një nga sektorët me rëndësi
për ekonominë shqiptare sidomos në drejtim
të punësimit, u diskutua mbi zgjidhje të reja
alternative, pritshmëritë për të ardhmen,
situatën e industrisë tekstile në tregjet
ndërkombëtare, si edhe ndikimin që ka
shkaktuar pandemia në mbarëvajtjen e
sektorit.
Në panelin e diskutimit në këtë webinar,
Znj. Desarta Rapushaj, eksperte e AIDA-s
dhe EEN - Albania, theksoi rendësinë e
sektorit të tekstileve në ekonominë shqiptare
kryesisht në eksport, rolin dhe kontributin që
Agjencia dhe Rrjeti ka ofruar në këto kohë
pandemie nëpërmjet gjetjes së partnerëve të rinj, mënyrave inovatore të punës, si edhe
promovimin e produkteve dhe shërbimeve të sektorit. AIDA dhe Rrjeti EEN ka bërë vizibël shumë
platforma virtuale me qëllim takimet B2B për sektorin e tekstileve.
Qëllimi i këtyre takimeve është zgjerimi i partneriteteve, tregjeve të reja dhe për të ndarë ide dhe
zgjidhje alternative pune në kohë pandemie. Gjithashtu u prezantuan edhe paketat financiare në
mbështetje të bizneseve, aktiviteti i të cilave është prekur nga pandemia.
Platforma Virtuale ʺCare Industry together Against Corona”
EEN-Albania dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në cilësinë e
bashkëorganizatores, ju fton të bëheni pjesë e
platformës më të re virtuale ‘Care & Industry
together against CORONA’ për diskutime dhe këshillime në kuadër të situatës COVID-19.
Platforma online ofron mundësinë për të
realizuar kontakte të synuara në kohë efektive
me të gjithë aktorët në shëndetësi, industri,
akademi dhe qeveri. Rrjeti EEN është në shërbimin tuaj për t'ju mbështetur në kërkimin dhe identifikimin e partnerëve të mundshëm dhe për të nxjerrë në pah nismat më të përshtatshme dhe
me ndikim në këtë situatë të pandemisë. Bëhuni pjesë e kësaj platforme nëpërmjet regjistrimit: https://care-industry-together-against-corona.b2match.io/
E- Translation Përkthimi Automatik në mbështetje të bizneseve
E-Translation, është një
shërbim automatik i
përkthimit, i vënë në dispozicion nga Komisioni
Evropian në mbështetje të
Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme europiane.
Bizneset mund të përkthejnë
çdo dokument ose tekst të
thjeshtë në një mënyrë të thjeshtë dhe të Sigurt në
më shumë se 24 gjuhë.
E- Translation, është një nismë e Komisionit Evropian, në ndihmë të sipërmarrjeve të vogla dhe
të mesme për të përkthyer dokumenta dhe teskte të ndryshme pa asnjë kosto, duke garantuar konfidencialitetin dhe sigurinë e të gjitha të dhënave që përkthehen. Më shumë informacion gjeni
në linkun: https://ec.europa.eu/cefdigital/wiki/display/CEFDIGITAL/eTranslation
Platforma Virtuale ʺB2 WORTH” në sektorin e modës dhe dizajnit
Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve në
Shqipëri (EEN - Albania) në
cilësinë e bashkëorganizatores, lançoi platformën virtuale “B2
WORTH 2020” për të gjitha
bizneset e sektorit, të interesuara
për të zgjeruar biznesin në tregun evropian, për të gjetur partner të
rinj dhe teknologji të reja, për të
prezantuar dhe zhvilluar ide të reja të produkteve dhe shërbimeve.
Takimet B2B, si pjesë e kësaj platformë u zhvilluan në datat 17 -18 Qershor dhe temat kryesore që u zhvilluan ishin: tekstili, aksesorët e modës, këpucët, lëkura, fashion, dizajni, eko dizajni,
dekorimi dhe smart manifaktura. Platforma është një iniciativë e Simple Consortium EEN, pjesë
e projektit WORTH, e financuar nga programi COSME. Kjo platformë synon të krijojë
bashkëpunime ndërkombëtare ndërmjet modës, prodhuesve dhe stilistëve industrialë, firmave të teknologjisë dhe start -up, për të zhvilluar produkte unike të nivelit të lartë në sektorët e modës
dhe tekstilit, këpucëve, leshit dhe lëkurës, mobiljeve dhe dekorimit te shtëpive, pajisjeve dhe
Albania) dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në
cilësinë e bashkëorganizatores, ju
fton të bëheni pjesë e eventit ICT Spring 2020, i cili do të zhvillohet në
datat 15-16 Shtator 2020 në
Luksemburg.
ICT Spring 2020 është një ndër konferencat më të mëdha globale të teknologjisë, në të cilën marrin pjesë një numër i lartë pjesëmarrësish ndërkombëtarë për të ekspozuar trendet dhe inovacionet më
të fundit, si edhe për të gjetur partnerë të rinj biznesi në sektorin ITC. Përgjatë eventit do të
organizohen takime biznesi me fokus katër (4) temat: Fintech, AI & Digital, Space & Cyber Security, duke mundësuar për kompanitë pjesëmarrëse krijimin e marrëdhënieve dhe gjetjen e
partnerevë të rinj në sektorin ICT në Europë dhe më gjerë, si edhe njohuri për zhvillimet më të
fundit në inovacion dhe teknologji. Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit.