PËRMBAJTJA
Çështje Civile
Nr.i vendimit Data PALËT Faqe
379 (00-2013-1748)02.07.2013Fatos Bani në mungesë kundër
Shoqëria Tregtare
“Volalba” shpk9
380 (00-2013-1860)02.07.2013Shoqëria “DEVY” sh.p.k në mungesë
kundër Drejtoria
Rajonale e Tatimeve Korçë, Drejtoria e Përgjithshme e
Tatimeve Tiranë15
381 (00-2013-1750)02.07.2013“Arifaj” Shpk kundër Drejtoria e
Përgjithshme e
Doganave, Dega e Doganës Durrës20
382 (00-2013-1751)02.07.2013Sokrat (Sokol) Pali kundër
Inspektoriati Ndërtimor
Urbanistik Kombëtar Tiranë26
383 (00-2013-2565)02.07.2013Kostaq Xoxa; Ëngjëllushe Cimbi
kundër Thanas Anastasi,
Aurela Anastasi, Ndërmarrja Nr.3 e Punëtorëve të Qytetit
Tiranë në mungesë; Bashkim Malaj; Luljeta Malaj,
Margarita Anastasi në mungesë; A.K.K.Pronave-Zyra
Rajonale Tiranë në mungesë; Drejtoria e Shitjes dhe
Administrimit të Pronave Publike pranë Ministrisë së
Financave në mungesë29
384 (00-2013-1776)02.07.2013Pije Ziu kundër Shaban Mjolli, Agim
Mjolli,
Enver Mjolli, Lirie Mjolli, Myzejen Mjolli,
Silvana Mjolli, Hilmije Barxha, Nazmije Caushi,
Beglije Cenomeri (Sopoti), Dhurata Qaja (Sopoti),
Ylli Sopoti, Fatos Sopoti, Myslim Sopoti,
Maksim Sopoti, Naime Mevlani, Bedrie Hyka,
Ardiana Allushi, Aishe Mjolli, Rudina Vrapi,
Halit Mjolli, Lirije Mjolli (bashkëshortja e Hamdiut),
Elda Kapllani (Mjolli), Zydi Mjolli, Irma Mjolli,
Rukie Mjolli, Ikbale Kodra, Fatime Grablleshi,
Isuf Çorja, Lulzim Çorja, Geraldina Sopoti (Çorja),
Merita Çorja, Astrit Katzbauer (Çorja) Valbona Mjolli,
të gjithë në mungesë; Ibrahim Cani, Zyra e Regjistrimit
të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, në mungesë42
385 (00-2013-1775)02.07.2013Artur Dido në mungesë kundër
Shoqëria “Volalba” shpk në mungesë46
386 (00-2013-1774)02.07.2013Bardhyl Krasniqi në mungesë kundër
Flamur Dervishi
në mungesë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme Kavajë në mungesë50
387 (00-2013-1815)02.07.2013Idajet Çela në mungesë kundër
Shoqëria “Volalba” Shpk në mungesë54
388 (00-2013-1820)02.07.2013Trashëgimtarët Ligjorë të Anesti
Fundo: Ilirika Fundo,
Pirro Fundo kundër Llazi Qirjazi, Dhimitraq Qirjazi,
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
në mungesë59
389 (00-2013-1744)02.07.2013Josif Mima, Albina Mima kundër
K.Rr.T. Bashkisë
Durres, Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të
Pronave Durrës, Habib Krasniqi, Anastas Mima71
390 (00-2013-2077)02.07.2013Vasil Bitri kundër Administratorët e
Shoqërisë
“Vefa” sh.p.k. në administrim74
391 (00-2013-1740)02.07.2013Liljana Kasemi kundër Dega e
Tatimeve Shkodër77
392 (00-2013-1737)02.07.2013Ilirjan Bejleri kundër Bashkia
Korçë80
393 (00-2013-1733)04.07.2013Edmond Hodo në mungesë kundër
Shoqëria “Volalba” shpk, në mungesë84
394 (00-2013-1760)04.07.2013Gëzim Gjeta kundër Xhije Gjeta, Ndue
Guri
në mungesë Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme Shkodër në mungesë88
395 (00-2013-1761)04.07.2013Adelina Nasto kundër Pandeli Kita,
Pandi Donaci,
në mungesë95
396 (00-2013-1734)04.07.2013Adelina Nikolli në mungesë kundër
Bashkia Rrëshen
në mungesë100
397 (00-2013-1736)04.07.2013Fiqiri Kurti kundër Besnik Kurti,
Nele Kurti, Këshilli i
Qarkut Dibër, Z.A.M. Komisioni i Tokës së Fshatit
Vajkal, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive
Bulqizë, Tole Kurti, Hajrije Boba, Rrahman Kurti,
Bashkia Bulqizë104
398 (00-2013-1777)04.07.2013Shoqëria “Dizoti” sh.p.k kundër
Drejtoria Rajonale e
Tatimeve Shkodër, Drejtoria e Përgjithshme e
Tatimeve Drejtoria e Apelimit Tiranë108
399 (00-2013-1787)04.07.2013Sami Fetahu, Alime Fetahu (Meraj),
Nexhmie Fetahu
(Meraj), Enver Fetahu, Rita Fetahu (Oshafi)
në mungesë kundër Bashkim Fetahu në mungesë,
Yzeir Fetahu, ZRPP Elbasan në mungesë112
400 (00-2013-1784)04.07.2013Sokol Metani, Kujtim Mehmeti, Nasi
Fype kundër
Drejtoria e Policisë së Ndërtimit Tiranë, Dega e
Policisë së Ndërtimit Tiranë, Adil Musabelliu,
Dritan Mullaymeri117
401 (00-2013-1805)04.07.2013Irena Seferi në mungesë kundër Ylli
Guza në mungesë124
402 (00-2013-1841)04.07.2013Maksim Prifti në mungesë kundër
Shoqëria “Volalba”
sh.p.k, Pallati i Kulturës në mungesë127
403 (00-2013-1811)04.07.2013Bashkim Murrani në mungesë, Bajram
Murrani
në mungesë kundër Jahe Turja në mungesë,
Komuna Suç - Rrethi Mat në mungesë131
404 (00-2013-1806)04.07.2013Nevzat Minarolli në mungesë, Fatmir
Minarolli
në mungesë kundër Servet Minarolli në mungesë,
Namik Myftiu në mungesë, Ikbale Mema në mungesë,
Anastasi Kace në mungesë, Adelina Nini në mungesë,
Shpëtim Kuqo në mungesë, Sonila Xhindolli (Kuqo)
në mungesë, Gencian Kuqo në mungesë,
Makbule Minarolli në mungesë, Elida Mulla
në mungesë134
405 (00-2013-2061)04.07.2013Fatmir Elezi, Namire Ajdini kundër
Komuna Luz i
Vogël, Këshilli i Komunës Luz i Vogël,
Këshilli i Qarkut Tiranë137
406 (00-2013-2062)04.07.2013Zeme Marishta në mungesë kundër
Drejtoria e
Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Elbasan140
407 (00-2013-2060)04.07.2013Hyrie Vasha në mungesë kundër
Shoqëria “Volalba” shpk në mungesë143
408 (00-2013-1971)04.07.2013Dashnor Duro, Ramazan Kita, Kadri
Gjeli,
Reshat Bezati, Hysen Mema, Rruzhdi Kikia,
Estref Buzani, Xhevair Bezati, Halim Bushati,
Ismail Cullhaj, Bashkim Blloku, Artan Lika,
Stefan Bodurri, Gani Hida, Banush Ferhati,
Eduart Biba, Ymer Hasalla kundër Shefikat Jaupaj,
Agjencia Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të
Pronave Tiranë146
409 (00-2013-1804)04.07.2013Pertefe Dibra kundër Agjencia e
Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave Tiranë, Bashkia Shkodër,
Esat Bushati, Xhevat Dibra151
410 (00-2013-1742)04.07.2013Adriatik Islamaj kundër Ministria e
Financave157
411 (00-2013-1858)09.07.2013Hekuran Elmazi në mungesë kundër
Aleks Hajdinolli
në mungesë163
412 (00-2013-2553)09.07.2013Kërkuese: Arjeta Haxhiaj kundër Zyra
e Gjendjes
Civile e Njësisë Bashkiake Nr.7 Tiranë, në mungesë171
413 (00-2013-1715)09.07.2013Kërkues: Shoqëria “Tur-Alb-Krom”
sh.p.k.
Person i tretë: Shoqëria “Albanian Chrome” sh.p.k
në mungesë182
414 (00-2013-1748)09.07.2013Kërkuese: Banka Kombëtare Tregtare
sha185
415 (00-2013-1714)09.07.2013Hasan Rada kundër Drejtoria e
Policisë së Qarkut
Shkodër190
416 (00-2013-2166)09.07.2013Çlirim Kokonozi, Bujar Kokonozi,
Dashnor Kokonozi,
Shkëlqim Kokonozi, Dhurata Kozeli, Majlinda Cukalla,
Merita Kodra, Lavdije Kokonozi, (Çela), Ëngjëllushe
Kokonozi (Gjoza), Luljeta Kokonozi (Topi), Ylber
Kokonozi, Mimoza Kokonozi (Kote), Lejla Kokonozi
(Kalaja), Njazi Dashi, Lutfi Dashi, Beniamin Dashi,
Eqerem Basha, Muhamet Basha, Suzana Basha, Silvana
Basha, Entela Vakiari, Eljora Basha, Zeqine Kokonozi,
Agim Kokonozi, Sami Kokonozi, Mahmut Kokonozi,
Bardhyl Kokonozi, Bahri Kokonozi, Hysen Kokonozi,
Pranvera Kokonozi (Saliaj) kundër Shoqëria “Neon“
sh.p.k., Ministria e Financave, Drejtoria e Administrimit
dhe Shitjes së Pronës Publike, Skënder Lena, Katina
Ymeraj, Shoqëria anonime “ALPHA BANK” A.E-Tiranë,
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës194
417 (00-2013-1854)09.07.2013Shahin Hajdari në mungesë kundër
Shoqëria “Volalba”sh.p.k në mungesë204
418 (00-2013-1853)09.07.2013Gani Subashi në mungesë kundër
Autoriteti Rrugor
Shqiptar, Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve,
Ministria e Financës, Bashkia Durrës208
419 (00-2013-1852)09.07.2013Fatmir Maloku; Liliana Maloku;
Mirela Maloku
kundër Edmond Shemsi në mungesë, Bashkim Meziu
në mungesë213
420 (00-2013-1770)09.07.2013Albania Mobile Communications sh.a.
Tiranë
në mungesë kundër Komuna Luftinjë - Tepelenë
në mungesë219
421 (00-2013-1768)09.07.2013Gëzim Quka në mungesë kundër
Shoqëria “Volalba”
shpk në mungesë223
422 (00-2013-1773)09.07.2013Thoma Lloci në mungesë kundër Zyra
Qendrore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë
në mungesë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme Sarandë në mungesë227
423 (00-2013-1813)09.07.2013Marinela Bitri kundër Drejtoria
Rajonale Tatimore
Berat, Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë në mungesë232
424 (00-2013-1812)09.07.2013Safet Xhaferraj, Shkëndie Xhaferraj
kundër Enti
Kombëtar i Banesave Tiranë në mungesë, Zyra
Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Tiranë në mungesë, NEMIRE Meçja, Artan Meçja,
Mimoza Meçja, Vjollca Meçja, Diana Meçja,
në mungesë; Emin Gançi, Shahe Gançi, Ilir Gançi,
në mungesë238
425 (00-2013-1756)09.07.2013Stefan Keroi kundër Çez Shpërndarje
Sha,
Zona Gjirokastër245
426 (00-2013-1754)09.07.2013Fadil Nikaj kundër Bardhyl Nikaj,
Syri Nikaj,
Sokrat Nikaj, Tana Nikaj, Jonilda Nikaj, Lefter Nikaj,
Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Vlorë, A.K.K.P. Tiranë250
427 (00-2013-2563)09.07.2013“Glencore Ag” Shoqëri e së Drejtës
Zviceriane kundër
Dega e Doganës Durrës, Avokatura e Shtetit
Zyra Vendore Durrës255
428 (00-2013-1755)09.07.2013Hysen Bedini (trashëgimtar i Hakile
Bedini) kundër
Agjencia Rajonale e K.K.K.Pronave Vlorë,
Thimio Llavdaniti, Elma Kapllani, Leka Kapllani,
Klodian Kapllani261
429 (00-2013-2119)09.07.2013Bujar Çela, Ymer Zenelaj, Luan
Billa, Arsen Çorapi,
Englantina Sata, Albjon Karaj, Laurent Senja,
Bernard Strojka, Arjan Lusha, Bashkim Kokiçi,
Mirush Begu, Alfred Lusha, Flori Marta, Avenir Cani,
Arjan Rexhepi, Edmond Ndoci, Shkëlzen Logu,
Ervin Dhimitri, Ladi Goci, Ëngjëll Shehu,
Ilirjan Sulstafa kundër Ministria e Mbrojtjes266
430 (00-2013-1747)09.07.2013Ilirjana Prusha kundër Adriatik
Laho, Bujar Balliu,
Arsen Zahiri, Shefqet Bulku, Kadri Laho,
Nadire Bulku, Fatmira Bulku270
431 (00-2013-1822)10.07.2013Kërkues: Mohammed Abdollah Bawazeer
kundër
Zanmir Hasa, Agim Sula në mungesë, Z.R.P.P. Durrës
në mungesë274
432 (00-2013-1868)10.07.2013Edmond Murataj kundër Feim Alliu,
Ministria e
Financave, Drejtoria e Administrimit e Shitjes së
Pronave Publike në mungesë, Zyra Avokatisë së Shtetit
në mungesë282
433 (00-2013-1763)11.07.2013Salushe Zyka, Enver Zyka, në mungesë
kundër
Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Berat
në mungesë297
434 (00-2013-1762)11.07.2013Gëzim Çullhaj kundër Lirije Çullhaj
në mungesë303
435 (00-2013-1708)11.07.2013Ndoc Bjeshka në mungesë kundër Lazër
Ndreu,
Nikoll Mani në mungesë310
436 (00-2013-1706)11.07.2013Bardhyl Eskiu në mungesë kundër
Inspektoriati
Ndërtimor dhe Urbanistik Kombëtar Tiranë
në mungesë, Bashkia Berat në mungesë315
437 (00-2013-1707)11.07.2013Apostol Thanasko, Harilla Thanasko,
Donika Mocka,
Tefta Dupi, Grigor Thanasko, Elpiniqi Zoga,
Kostandin Thanasko, Lea Thanasko, në mungesë
kundër Filip Thanasko, Kristaq Thanasko, Zyra e
Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Komuna
Qendër - Vlorë në mungesë, Zyra Vendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë
në mungesë320
438 (00-2013-1786)11.07.2013Kosta Veizi kundër INUK330
439 (00-2013-1788)11.07.2013Shoqëria “Elbasan Cement Factory”
sh.p.k. kundër
Drejtoria Rajonale Tatimore - Njësia e Tatimpaguesve
të Mëdhenj, Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë
Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve334
440 (00-2013-1743)11.07.2013Shoqëria “Sem Paola” shpk në mungesë
kundër
Drejtoria Rajonale Tatimore Berat, Drejtoria e
Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të
Tatimeve339
441 (00-2013-1746)11.07.2013Donika Shurdhi në mungesë kundër
Shoqëria “Volalb” shpk në mungesë343
442 (00-2013-1745)11.07.2013Shoqëria “Dermish” shpk në mungesë
kundër Zyra e
Përmbarimit Privat “Power & Justice” në mungesë,
Inspektoriati Qendror Teknik Tiranë në mungesë347
443 (00-2013-1953)11.07.2013Mimoza Lesha, Loreta Bica kundër
Shoqëria “DHL
Internacional (Albania) Ltd”351
444 (00-2013-2067)11.07.2013Saime Bushati, Mërgim Bilali kundër
Njazi Muka,
Sadi Muka, Imadetin Muka, Irfan Muka,
Sartber Mahmut Gjokiç, Astrit Kopliku, Aishe Preza,
Servete Basha, Mehdi Bilali, Behije Curri,
Sanije Hurshiti, Bytere Dibra, Shemsydin Bilali,
Adlije Hoti, Avni Kazazi, Fatbardha Kruja,
Muhamet Kazazi, Minire Agaj (Kopliku),
Lumnije Alushi, Lindita Kopliku, Myzafer Alushi,
Hydajete Mati, Ermira Alushi, Isuf Bilali,
Afërdita Alushi, Minir Kopliku, Myrvete Kopliku,
Vehibe Mani, Behadir Kopliku, Faik Kopliku,
Leftere Bushati, Adlije Kopliku354
445 (00-2013-1952)11.07.2013Ramazan Tola kundër Ilir Noga360
446 (00-2013-2066)11.07.2013“Albania Consortium” sh.a kundër
Drejtoria e
Përgjithshme e Tatimeve, Dega e Tatim Paguesve të
Mëdhenj366
447 (00-2013-1807)11.07.2013Shoqëria “Bega-7” në mungesë kundër
Inspektoriati
Ndërtimor dhe Urbanistik Kombëtar Tiranë,
Inspektoriati Ndërtimor dhe Urbanistik Kombëtar
Dega Fier në mungesë371
448 (00-2013-1808)11.07.2013Enid Zoto në mungesë, Dhimitër Zoto
në mungesë,
Ilir Zoto në mungesë në mungesë kundër Dega e Tatim
Taksave Vlorë në mungesë374
449 (00-2013-2620)16.07.2013Ankues: Bashkia Ura Vajgurore në
mungesë
Person i tretë: Mimoza Sherifi në mungesë;
Juliana Memaj në mungesë379
450 (00-2013-2071)16.07.2013Bilbil Sejdia në mungesë kundër Luan
Gjinika
në mungesë, Agron Veizi, Kujtim Sejdiu në mungesë,
Ilia Thanasi në mungesë385
451 (00-2013-2070)16.07.2013Gëzim Hyseni në mungesë, Behije
Braha në mungesë,
Leonora Cakani në mungesë, Urim Dervishi
në mungesë, Afize Beshka në mungesë, Astrit Alushi
në mungesë, Agim Kola në mungesë, Abaz Lamkaj
në mungesë kundër Zyra Vendore e Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave pranë Prefekturës së Qarkut
Durrës në mungesë, Astrit Shpuza, Edmond Shpuza392
Çështje Penale
206 (00-2013-1014)03.07.2013Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës
së Shkallës së Parë
për Krime të Rënda Tiranë
Të pandehur: Xhelil Sokoli, Bajram Sokoli,
Altin Xhylati në mungesë, Erjon Spahiu në mungesë,
Besnik Kryemadhi në mungesë, Enver Voka
në mungesë403
207 (00-2013-1007)03.07.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Tiranë
I pandehur: Pëllumb Avdillari412
208 (00-2013-1164)03.07.2013Të pandehur: Bajram Moriseni417
209 (00-2013-1126)03.07.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Kurbin
Të pandehur: Sokol Boseta, Monel Lamaj424
210 (00-2013-1246)03.07.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Kurbin
Të pandehur: Astrit Xhetani, Indrit Daci431
211 (00-2013-1123)03.07.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Durrës
I pandehur: Mark Bushi437
212 (00-2013-1555)03.07.2013I dëmtuar akuzues: Bernard
Mehilli
E pandehur Lina Marku442
213 (00-2013-1576)03.07.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Durrës
I pandehur: Sokol Uka446
214 (00-2013-1577)03.07.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Berat
Të pandehur: Viktor Tashi, Altin Rama, Arben Semini,
Luftar Dosti, Ferdinand Sefa, Përparim Mehmeti450
215 (00-2013-1185)03.07.2013I pandehur: Ardian Avdalli458
216 (00-2013-1161)10.07.2013I pandehur: Nikollaq Neranxi463
217 (00-2013-1117)10.07.2013Të pandehur: Arsim Lita, Avzi
Çejku472
218 (00-2013-1524)10.07.2013Kërkues: Xhezair Alinj
Kundër: Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec483
219 (00-2013-1620)10.07.2013Kërkues: Adriatik Sejati, Roland
Hasani,
Spartak Sageri, Kastriot Fejzo, Hysni Dervishi488
220 (00-2013-1006)04.07.2013Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës
së Shkallës së Parë
Tiranë
I pandehur: Eniel Arapi513
221 (00-2013-1120)10.07.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Kurbin
E pandehur: Sanije Babaj519
222 (00-2013-1119)10.07.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Korçë
Të pandehur: Nikolin Samara, Daniel Metko,
Kledion Cipani524
223 (00-2013-1124)10.07.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit
Shkodër
I pandehur: Shkëlqim Ymeri529
224 (00-2013-1122)10.07.2013Kërkues: Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Tiranë
Të pandehur: Astrit Bega, Alban Shahini,
Klodian Sejfullai536
225 (00-2013-1580)10.07.2013Kërkues: Vasil Zoto546
226 (00-2013-1184)10.07.2013Të pandehur: Shpendi Hidri, Fatmir
Hidri551
227 (00-2013-1416)11.07.2013Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës
së Krimeve të
Rënda Tiranë
Të pandehur: Fatos Gjura, Ermal Gjura, Oltion Gjura,
Feliks Rusto556
228 (00-2013-1121)11.07.2013Të pandehur: Bashkim Begani, Ervin
Xheladini,
Shpëtim Kila564
ÇËSHTJE CIVILE
Nr.11241-01632-00-2013 i Regj. Themeltar
Nr.00-2013-1748 i Vendimit (379)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Xhezair ZaganjoriKryesues
Ardian DvoraniAnëtar
Arjana FullaniAnëtare
Evelina QirjakoAnëtare
Medi BiciAnëtar
në seancën gjyqësore të datës 02.07.2013 mori në shqyrtim
çështjen civile që u përket palëve:
PADITËS: FATOS BANI, në mungesë.
E PADITUR:SHOQËRIA TREGTARE “VOLALBA” SHPK, përfaqësuar nga Av.
Lisenko Moçka.
OBJEKTI I PADISË:
Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë
palën paditëse me 35.5 paga mujore.
Detyrimi i pagimit të pagave të papaguara Dhjetor 2012, Janar
2013.
Marrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur
bllokimin e llogarive bankare deri në vlerën e detyrimit.
Dhënien e vendimit me ekzekutim të përkohshëm.
Detyrimi i palës së paditur për të paguar
shpenzimet gjyqësore dhe avokatore.
Baza Ligjore: Nenet 116, 129, 141, 143, 145, 148,
153, 154, 155 e vijues të K.Punës,
nenet 106, 107, 202, 203, 205, 206, 317 të K.Pr.Civile,
nenet 419, 420, 476 të K.Civil.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3720, datë
10.04.2013, ka vendosur:
Shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë në shqyrtimin e çështjes civile me nr.11272 Akti me paditës
Fatos Bani, të paditur Shoqëria Tregtare “Volalba” shpk. me objekt:
Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë palën paditëse me
35.5 paga mujore; Detyrimi i pagimit të pagave të papaguara Dhjetor
2012, Janar 2013; Marrjen e masës së sigurimit të padisë duke
vendosur bllokimin e llogarive bankare deri në vlerën e detyrimit;
Dhënien e vendimit me ekzekutim të përkohshëm; Detyrimi i palës së
paditur për të paguar shpenzimet gjyqësore dhe avokatore.
Dërgimin e dosjes civile me nr.11272 Akti dhe aktet
bashkëngjitur asaj për shqyrtim në gjykatën kompetente Gjykatën e
Rrethit Gjyqësor Lushnjë.
Kundër vendimit nr.3720, datë 10.04.2013 të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, në bazë të nenit 62 të Kodit të Procedurës Civile,
ka ushtruar ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë paditësi, duke
parashtruar shkaqet e mëposhtme:
· Vendimi është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit
procedural. Neni 21 i kontratës së lidhur mes palëve është një
dispozitë absolutisht e pavlefshme, për shkak se vjen në
kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit, e konkretisht
nenet 7/3 dhe 11/1 të Kodit të Punës. Kjo pasi palët kanë
përcaktuar gjykatën kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që
rrjedhin nga marrëdhëniet e punës, që në kohën e lidhjes së
kontratës.
· Pavarësisht se neni 7/3 i Kodit të Punës bën fjalë për
juridiksionin dhe jo kompetencën, në fakt duhet kuptuar se ka të
bëjë me kompetencën tokësore, pasi për zgjidhjen e çështjeve që
kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet në marrëdhëniet e punës, nuk ka
ndonjë juridiksion tjetër përveç atij gjyqësor.
· Vetë paditësi duke ngritur padinë, ka disponuar në lidhje me
gjykatën kompetente, e cila është gjykata ku ka selinë pala e
paditur.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori; në mungesë
të palës paditëse, dëgjoi parashtrimet e përfaqësuesit të palës së
paditur, Av. Lisenko Moçka, i cili kërkoi lënien në fuqi të
vendimit nr.3720, datë 10.04.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N
Rrethanat e çështjes
1. Pala e paditur Shoqëria “Volalba” shpk, është subjekt i të
drejtës tregtare, e organizuar në formën e shoqërisë me përgjegjësi
të kufizuar dhe ka si objekt të veprimtarisë së saj prodhimin e
tullave, tjegullave, materiale refraktare të çdo tipi, etj,
regjistruar me datë 05.02.1993.
Paditësi Fatos Bani ka qenë në marrëdhënie pune pranë palës së
paditur nga viti 1988 e deri ne vitin 2013. Marrëdhënia e punës ka
përfunduar me datë 31.01.2013, pas njoftimit të kryer paditësit nga
pala e paditur, në po këtë datë. Duke mos qenë dakord me mënyrën e
zgjidhjes së marrëdhënies së punës, paditësi i është drejtuar
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku pala e paditur ka selinë,
me një padi me palë ndërgjyqëse, objekt dhe bazë ligjore të
sipërcituar.
Procedurat gjyqësore
2.Në veprimet përgatitore, pala e paditur ka kërkuar shpalljen e
moskompetencës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi në neni
21 të kontratës së punës palët kishin parashikuar se: “për
zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në lidhje me interpretimin dhe
zbatimin e kontratës, kompetente do të jetë Gjykata e Rrethit
Lushnje ….”
3.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3720, datë
10.04.2013, ka vendosur: “Shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë në shqyrtimin e çështjes civile me nr.11272
Akti me paditës Fatos Bani, të paditur Shoqëria Tregtare “Volalba”,
shpk……Dërgimin e dosjes civile me nr.11272 Akti dhe aktet
bashkëngjitur asaj për shqyrtim në gjykatën kompetente Gjykatën e
Rrethit Gjyqësor Lushnje”.
Nga ana e gjykatës është arritur në këtë konkluzion duke
arsyetuar se: “…..në momentin kur palët me vullnetin e tyre të lirë
në referim të nenit 52 të K.Pr.Civile, kanë parashikuar se cila do
të jetë gjykata kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që
mund të lindin midis palëve nga marrëdhënia e punës, atëherë në
bazë të nenit 690 të K.Civil, kjo kontratë ka forcën e ligjit.
Palët në momentin e nënshkrimit të kontratës kanë hequr dorë nga e
drejta e zgjedhjes së një prej gjykatave kompetente të parashikuara
nga ligji. Në këto kushte, duke qenë se mosmarrëveshja objekt
gjykimi, nuk është e natyrës së mosmarrëveshjeve përjashtimore të
nenit 52 të Kodit të Procedurës Civile, marrëveshja me shkrim e
palëve në lidhje me kompetencën tokësore, ka përparësi në lidhje me
parashikimet e mësipërme të kompetencës alternative për zgjidhjen e
kësaj lloj mosmarrëveshje”.
4.Më datë 16.04.2013, nga ana e paditësit Fatos Bani, është
paraqitur ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë, për kundërshtimin e
këtij vendimi të ndërmjetëm të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,
prishjen e tij dhe kthimin në po atë gjykatë për vazhdimin e
gjykimit, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:
Vendimi është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit
procedural. Neni 21 i kontratës së lidhur mes palëve është një
dispozitë absolutisht e pavlefshme, për shkak se vjen në
kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit, e konkretisht
nenet 7/3 dhe 11/1 të Kodit të Punës. Kjo pasi palët kanë
përcaktuar gjykatën kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që
rrjedhin nga marrëdhëniet e punës, që në kohën e lidhjes së
kontratës.
Pavarësisht se neni 7/3 i Kodit të Punës bën fjalë për
juridiksionin dhe jo kompetencën, në fakt duhet kuptuar se ka të
bëjë me kompetencën tokësore, pasi për zgjidhjen e çështjeve që
kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet në marrëdhëniet e punës, nuk ka
ndonjë juridiksion tjetër përveç atij gjyqësor.
Vetë paditësi duke ngritur padinë, ka disponuar në lidhje me
gjykatën kompetente, e cila është gjykata ku ka selinë pala e
paditur.
Arsyetimi i gjykatës
7.Gjykata e Lartë, në shqyrtim të akteve të dosjes gjyqësore,
objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve dhe vendimit
të gjykatës nuk e gjen të bazuar në ligj përfundimin e arritur nga
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me moskompetencën e
shqyrtimit të çështjes objekt gjykimi dhe çmon se pretendimet e
ngritura në ankimin e veçantë të palës paditëse mbi kompetencën
tokësore të gjykatës që do shqyrtojë çështjen, janë të mbështetura
në ligj.
8.Ky Kolegj vlerëson se mosmarrëveshja mes palëve, rrjedh nga
marrëdhëniet e punës që kanë ekzistuar në mes palëve ndërgjyqëse.
Kompetenca tokësore e gjykatës për zgjidhjen e këtyre
mosmarrëveshjeve gjen rregullim në Kodin e Procedurës Civile (më
poshtë K.Pr.C) (nenet 47, 52 dhe 54) dhe Kodin e Punës (neni 7). Të
gjitha këto dispozita të këtyre dy ligjeve, në thelb përmbajnë
rregullime të njëjta dhe plotësuese të njëra tjetrës lidhur me
rregullimin e kompetencës tokësore të gjykatës për zgjidhjen e
mosmarrëveshjeve që lindin nga marrëdhëniet e punës.
Konkretisht, parimi i përgjithshëm i parashikuar në nenet 42 dhe
43 të K.Pr.C. është se padia ngrihet në gjykatën ku ka banimin i
padituri. Ndërkohë neni 47 i K.Pr.C. parashikon mundësinë që paditë
që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës mund të ngrihen si në gjykatën
ku ka banimin i padituri ashtu edhe në gjykatën e vendit ku ka
banimin paditësi, duke parashikuar në këtë mënyrë, kompetencë
alternative tokësore për ngritjen e padisë. Në këto kushte, neni 54
i K.Pr.C. i jep të drejtën paditësit të zgjedhë mes disa gjykatave
kompetente për ngritjen e padisë, ndërsa neni 52 i K.Pr.C. lejon
palët që me marrëveshje të ndryshojnë kompetencën tokësore të
gjykatës ku do shqyrtohet çështja, duke përjashtuar rastet kur
ligji e ndalon këtë marrëveshje.
9.Kodi i Punës, për sa i përket mosmarrëveshjeve të punës, është
ligj specifik dhe në lidhje me parashikimet procedurale për
zgjidhjen gjyqësisht të mosmarrëveshjeve të punës do të ketë
përparësi ndaj K.Pr.C. Konkretisht Kodi i Punës në pikën 1 dhe 2 të
nenit 7 (nen i cili ka të bëjë me kompetencën tokësore të gjykatës,
siç përcaktohet edhe në kreun e këtij neni) bën një rregullim
specifik për sa i përket gjykatës, e cila do të ketë mundësi të
shqyrtojë mosmarrëveshjen mes palëve dhe kjo kompetencë është lënë
alternative, ose në vendbanimin e të paditurit (neni 7/1), ose në
vendin ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij. Ndërkohë neni
7/3 parashikon shprehimisht se: “Marrëveshjet që lidhen me
juridiksionin janë të vlefshme vetëm nëse përcaktohen pas lindjes
së konfliktit”.
10.Gjykata e Lartë tashmë ka krijuar një praktikë të konsoliduar
në drejtim të interpretimit të faktit nëse, neni 7/3 i Kodit të
Punës ka lidhje me juridiksionin apo kompetencën e gjykatës në
shqyrtimin e mosmarrëveshjeve të lindura nga marrëdhëniet e punës
dhe nëse marrëveshjet e lidhura mes palëve ndërgjyqëse përcaktimin
e gjykatës kompetente para lindjes së konfliktit, janë marrëveshje
të ndaluara nga ligji, në kuptim të neneve 7/3 të Kodit të Punës
dhe 52 të K.Pr.Civile.
11.Kështu në vendimin nr.436, datë 02.12.2010, Kolegji Civil i
Gjykatës së Lartë është shprehur se: “termi “juridiksion” (sipas
nënndarjes së veprimtarive shtetërore) shpreh pushtetet shtetërore,
në mënyrë specifike pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.
Pra, juridiksioni përdoret për të përcaktuar rrethin e çështjeve që
në bazë të ligjit kanë të drejtë të zgjidhin organet e një sistemi.
Juridiksioni gjyqësor civil është parashikuar në nenin 36 të Kodit
të Procedurës Civile, sipas të cilit ai është një juridiksion
gjyqësor i përgjithshëm dhe i detyrueshëm. Në juridiksionin
gjyqësor të përgjithshëm përfshihen shqyrtimi i të gjitha çështjeve
që nuk janë shprehimisht të përjashtuara prej tij që, referuar
pikës 2 të nenit 42 të Kushtetutës, kanë të bëjnë me mbrojtjen e
çdo të drejte, lirie dhe çdo interesi kushtetues dhe ligjor. Ndërsa
kompetenca në sistemin tonë gjyqësor përbën të drejtën dhe detyrën
që ka çdo gjykatë për të zgjidhur, gjithnjë duke zbatuar ligjin,
vetëm ato çështje që i përkasin juridiksionit gjyqësor të
përgjithshëm e që i janë caktuar me ligj. Në këtë kuptim mund të
thuhet se kompetenca është sasia e juridiksionit ose masa e
juridiksionit, që çdo gjykate i është dhënë në ushtrimin e
funksioneve të saj”.
Një interpretim i gjerë në lidhje me këtë çështje është kryer në
tërësi në vendimin nr.1, datë 10.01.2012 të Kolegjit Civil të
Gjykatës së Lartë, ku ndër të tjera thuhet: “Pavarësisht se në këtë
paragraf përdoret termi “juridiksion” është krejt e qartë se bëhet
fjalë për kompetencën tokësore, ashtu sikurse edhe titullohet vetë
neni 7 i Kodit të Punës. Bëhet fjalë për një mangësi të teknikës
legjislative dhe jo të vullnetit të ligjvënësit. Kjo për faktin e
thjeshtë që gjykata, pra juridiksioni gjyqësor, mund të investohet
vetëm nëse e parashikon ligji, sikurse në të kundërtën, asnjë organ
e subjekt tjetër nuk mund të marrë në shqyrtim lëndë që ligji ia
ngarkon gjykatës për t’i zgjidhur. Palët kontraktore nuk mund të
investojnë gjykatën në zgjidhjen e një mosmarrëveshje sepse lënda,
llojet dhe natyra e mosmarrëveshjeve që investojnë juridiksionin
gjyqësor caktohen vetëm nga ligji....., vërtet që në të drejtën
tonë procedurale, ndryshe nga mjaft vende të tjera, është bërë
traditë që “juridiksioni” të identifikohet vetëm me të drejtën e
shqyrtimit të mosmarrëveshjes nga një gjykatë apo një organ
administrativ dhe “kompetenca” me të drejtën/detyrimin e njërës
prej gjykatave për shqyrtimin e çështjes për shkak të lëndës në
gjykim ose shtrirjes territoriale ku vepron secila gjykatë.....por,
shpesh në jurisprudencë kur flitet për juridiksionin e gjykatave
përdoren edhe terma të tillë si “juridiksioni i gjykatës” si në
kuptimin territorial ashtu edhe në atë lëndor. Për arsyet e sipër
trajtuara, në dispozitën e pikës 3 të nenit 7 të Kodit të Punës,
gabimisht është përdorur termi “juridiksion” në vend të atij
“kompetencë“, por kjo mangësi teknike nuk kushtëzon vullnetin e
ligjvënësit, i cili, në këtë nen synon të rregullojë kompetencën
tokësore për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve të punës....”
12.Në vijim të interpretimeve të kryera nga Kolegjet Civile të
Gjykatës së Lartë, arsyetohet se terminologjia e përdorur në nenin
7/3 të Kodit të Punës nuk mund të interpretohet ngushtësisht, duke
u kryer thjesht një interpretim gramatikor, por kërkon një
interpretim teleologjik dhe sistematik të gjithë dispozitës, duke
pasur parasysh edhe qëllimin që ka pasur ligjvënësi kur është
parashikuar ajo dispozitë, pavarësisht se formulimi i saj mund të
ketë pasaktësi.
13.Kodi i Punës në formulimin e tij të nenit 7, ka përdorur
termin “juridiksion” dhe ky formulim i dispozitës përkon edhe me
zgjidhjen dhe kuptimin që i jep juridiksionit e drejta
ndërkombëtare. Konkretisht, Konventa e Luganos e 16 Shtatorit 1988,
e cila bën fjalë për përcaktimin e juridiksionit në lidhje me
çështjet civile dhe ato tregtare në nenet 5 dhe 12 të saj,
përcakton gjykatën kompetente që do të shqyrtojë çështjet civile
(ndër to edhe të punës), duke përdorur termin “juridiksion”
(88/592/EEC: Convention on jurisdiction and the enforcement of
judgments in civil and commercial matters - Done at Lugano on 16
September 1988 (Konventa për juridiksionin dhe ekzekutimin në
çështjet civile dhe tregtare) Official Journal L 319 , 25/11/1988
P. 0009 – 0048 - Neni 5: Një person banues në një shtet kontraktues
mund të paditet në një shtet tjetër kontraktues: 1. Në çështjet
kontraktore, në gjykatën e ekzekutimit të detyrimit, në çështjet që
lidhen me kontratat individuale të punës, ky vend është aty ku
zakonisht punëmarrësi kryen punën e tij, ose në qoftë se punonjësi
nuk ka kryer zakonisht punën në ndonjë vend, ky vend do të jetë
vendi i biznesit përmes të cilit ai ishte angazhuar për kryerjen e
punës;. Neni 12: Parashikimi i këtij seksioni mund të mos merret
parasysh vetëm nëse ka një marrëveshje mbi juridiksionin: 1) e cila
është arritur pasi ka lindur mosmarrëveshja).
Formulim të ngjashëm me këtë Konventë ka edhe Neni 7 i Kodit të
Punës, i cili ka përcaktuar se padia mund të ngrihet edhe në
gjykatën e vendit ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij dhe se
marrëveshjet e lidhura në lidhje me gjykatën që do të ketë
juridiksionin të shqyrtojë mosmarrëveshjen, do të jenë të vlefshme
vetëm nëse kanë lidhur pasi ka lindur konflikti mes palëve.
Në tërësinë e saj kjo konventë (ashtu si në përgjithësi
legjislacionet e huaja) nuk bën një ndarje në mes termit
juridiksion dhe kompetencë, siç është përmendur edhe në vendimet e
cituara më lart të Kolegjeve Civile dhe kur flitet për juridiksion
bëhet fjalë për juridiksionin e gjykatës si në kuptimin e së
drejtës për të shqyrtuar një çështje (si në aspektin lëndor, ashtu
dhe territorial).
Në interpretimin historik, termi juridiksion vjen nga fjala
latine “juridictio” (vjen nga “juris” - drejtësi dhe “dicere” -
flet. Në doktrinën dhe pratikën e Common Law, termi juridiksion
ndryshe do të thotë “ speaking the low (aty ku flet ligji).
14.Në analizë në tërësi të dispozitës së nenit 7 të Kodit të
Punës, konstatohet se bëhet fjalë për përcaktimin e gjykatës
kompetente dhe nuk shtrohet çështje juridiksioni (siç lihet të
kuptohet në mënyrë literale nga neni 7/3 i Kodit të Punës), pasi
vetë ligji e ka parashikuar se zgjidhja e mosmarrëveshjeve që
rrjedhin nga marrëdhëniet e punës është në juridiksionin e
gjykatave, pra nuk shtrohet problemi i ndonjë juridiksioni
tjetër.
15.Parashikimet e Nenit 7 të Kodit të Punës kanë qenë të tilla
me qëllim mbrojtjen e interesave dhe pozitës së punëmarrësit në
krahasim me punëdhënësin, duke parashikuar se këta, vetëm pas
lindjes së konfliktit mund të bien dakord në lidhje me gjykatën
kompetente në shqyrtimin e çështjes, në rastin kur kompetencën e
kanë disa gjykata sipas përcaktimit ligjor.
Një ndalim i tillë, përveç arsyeve të tjera, nisur nga natyra
specifike e marrëdhënieve juridike të punës në raport me llojet e
tjera të kontratave, vendoset në ligj, për të mos i lënë mundësi
punëmarrësit që të ndihet në pozita më të dobëta ndaj punëdhënësit
në procesin e negocimit dhe të përcaktimit të kushteve të kontratës
së punës që lidhet mes tyre.
Nëse një marrëveshje e tillë kryhet pas lindjes së konfliktit
mes palëve, atëherë ajo është e vlefshme dhe e zbatueshme, pasi në
këtë mënyrë punëmarrësi ka mundësi të mbrojë interesat e tij në
kushte më të përshtatshme, të favorshme dhe jo detyruese apo
diskriminuese, siç mund të ishte në rastin e një marrëveshje para
se të lindte konflikti.
16.Ky parashikim i nenit 7/3 të Kodit të Punës, nuk bie ndesh
edhe me nenin 52 të K.Pr.C., sipas të cilit kompetenca tokësore
mund të ndryshohet me marrëveshje me shkrim të palëve, përveç kur
këtë nuk e ndalon ligji. Në rastin konkret, neni 52 i K.Pr.C. në
lidhje me ligjin specifik, nenin 7/3 i Kodit të Punës, e lejon
arritjen e marrëveshjes në lidhje me përcaktimin apo ndryshimin e
gjykatës që do të shqyrtojë mosmarrëveshjen, vetëm pas lindjes së
konfliktit.
17.Vlen të theksohet edhe se Kodi i Punës, nuk e ka parashikuar
rastin nëse kompetente në shqyrtimin e mosmarrëveshjeve janë disa
gjykata dhe nëse nuk ka marrëveshje mes palëve. Në këtë rast,
vlejnë parashikimet e përgjithshme të K.Pr.Civile dhe konkretisht
neni 54, sipas të cilit e drejta e zgjedhjes në mes të disa
gjykatave kompetente i takon paditësit me ngritjen e padisë.
18.Mbi këtë arsyetim në lidhje me interpretimin dhe zbatimin e
drejtë të ligjit, Kolegji Civil arrin në përfundimin se gjykata e
shkallës së parë gabon kur për çështjen e gjykatës kompetente nga
pikëpamja tokësore i referohet një klauzole të kontratës së punës,
që parashikon qysh në kohën e lidhjes së marrëdhënies së punës se
cila do të ishte gjykata kompetente për shqyrtimin e
mosmarrëveshjeve mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, sepse një
klauzolë e tillë është e ndaluar nga ligji, në kuptim të neneve 7/3
të Kodit të Punës dhe 52 të K.Pr.Civile. Në këto kushte, një
parashikim i tillë kontraktor është i pavlefshëm dhe për rrjedhojë,
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është gjykata që ka kompetencën
tokësore për shqyrtimin e kërkesëpadisë objekt shqyrtimi, nisur nga
fakti se në kuptim të nenit 54 të K.Pr.Civile, paditësi e ka
ushtruar të drejtën e tij për të zgjedhur mes gjykatave kompetente
me anë të ngritjes së padisë.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485 dhe
62 të Kodit Procedurës Civile,
V E N D O S I
Prishjen e vendimit nr.3720, datë 10.04.2013 të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim po
asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit, si gjykatë kompetente në
pikëpamjen territoriale.
Tiranë, më 02.07.2013
Nr.31003-01560-00-2013 i Regj. Themeltar
Nr.00-2013-1860 i Vendimit (380)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Xhezair ZaganjoriKryesues
Ardian DvoraniAnëtar
Arjana FullaniAnëtare
Evelina QirjakoAnëtare
Medi Bici Anëtar
në seancën gjyqësore të datës 02.07.2013 mori në shqyrtim
çështjen civile, që u përket palëve:
PADITËS:SHOQËRIA “DEVY” SH.P.K, në mungesë
I PADITUR:DREJTORIA RAJONALE E TATIMEVE KORÇË
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE TIRANË
OBJEKTI:
Anullimin e aktit administrativ (njoftim-vlerësimi)
për detyrimet tatimore nr.29811 prot., datë 04.09.2012,
të Drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë,
lënë në fuqi me vendimin nr.21755/1 prot, datë 26.11.2012,
të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Tiranë.
Baza Ligjore: Nenet 32/a, 324 e vijues të K.Pr.C
dhe neni 109 i ligjit nr.9920, datë 19.05.2008
“Për Procedurat Tatimore në RSH”,
nenet 37-43 dhe nenet 118 e vijues të K.Pr.Administrative.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.1026, datë
30.04.2013, ka vendosur:
Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile me
nr.regjistri. themeltar 310011-00004-41-2013 (601), datë regj.
07.01.2013 që i përket:
Paditës: Shoqëria “DEVY” sh.p.k;
I Paditur: Drejtoria Rajonale e Tatimeve Korcë;
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë;
Objekti: Anullimin e aktit administrativ (njoftim vlerësimi për
detyrimet tatimore) nr 29811 prot., datë 04.09.2012, të Drejtorisë
Rajonale Tatimore Korçë, të lënë në fuqi me vendimin nr.21755/1
prot, datë 26.11.2012, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve
Tiranë.
Kundër vendimit civil nr.1026 datë 30.04.2013 të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Korçë, brenda afatit ligjor, pala paditëse
Shoqëria “DEVY” sh.p.k ka ushtruar ankim të veçantë në Gjykatën e
Lartë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:
· Raporti përfundimtar i dërguar nga Drejtoria Rajonale
Tatimore, Korçë me nr.11501/2, datë 26.07.2012 ngarkon me detyrime
e gjoba tatimore prej 5.088.766 lekë për të cilin deri më sot nuk
kam marrë njoftim vlerësimi tatimor.
· Ndërkohë më datë 07.09.2012 kam marrë njoftimin e vlerësimit
tatimor nr.29811 prot., datë 04.09.2012, sipas raportit të
kontrollit nr.11501/3, datë 28.08.2012, me vlera të rritura
6.837348 lek në dëm të shoqërisë.
· Jam përpjekur të kërkoj një kopje të raporti të kontrollit
nr.11501/3, datë 28.08.2012, i cili kishte vlera më të larta se
raporti i mëparshëm dhe për mua ky është një raport fantazmë, por
nga pala e paditur nuk më është vënë në dispozicion.
· Për këto arsye iu drejtova gjykatës dhe prandaj gjykoj se
vendimi i gjykatës është i pabazuar si në ligj dhe në prova.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Arjana Fullani; avokatin e
shtetit z. Abaz Deda, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të
dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë; si dhe pasi bisedoi
çështjen në tërësi,
V Ë R E N
1. Nga shqyrtimi i akteve në dosje gjyqësore rezulton se pala
paditëse Shoqëria “DEVY” sh.p.k është regjistruar si person juridik
me vendim nr.35942, datë 12.06.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë, me objekt kryesor të veprimtarisë prodhim, transmetim
energjie elektrike nga HEC, ndërtime civile, industriale,
hidroenergjetike, veprimtari tregtare të ushqimit social bar-bufe,
restorant dhe prodhim shitje, blerje të mallrave industriale,
ushqimore, pije alkoolike, ujë i pijshëm, etj, më shumicë dhe
pakicë, import – eksport, etj. Ky subjekt është regjistruar pranë
organeve tatimore me NIPT K84216010.
2. Rezulton se nga pala e paditur është ushtruar një kontroll
ndaj palës paditëse për detyrime tatimore (tatim fitimin, TVSH dhe
Sigurimet Shoqërore) për periudhën 2009-2011.
3. Nga kontrolli i ushtruar, pala e paditur, Drejtoria Rajonale
e Tatimeve Korçë, përmes njoftim–vlerësimit tatimor nr.29811 prot.,
datë 04.09.2012, ka njoftuar palën paditëse se duhet të paguajë
shumat 3.055.614 lekë; 700.761 lekë; 908.228 lekë; 154.031 lekë si
pasojë e mospagimit të detyrimeve tatimore dhe kamatëvonesave ndër
vite.
4. Ndaj njoftim vlerësimit tatimor nr.29811 prot., datë
04.09.2012, pala paditëse Shoqëria “DEVY” sh.p.k, ka bërë ankim në
Drejtorinë e Apelimit Tatimor Tiranë, e cila me vendim nr.21755/1
prot., datë 26.11.2012, ka vendosur: “ Refuzimin e ankimit, për
shkak se e konsideron ankimin e papranueshëm, pasi nuk është kryer
pagesa e detyrimit tatimor, objekt ankimi (pa gjoba) të përcaktuar
në aktin administrativ që ankimohet, njoftim-vlerësimi për
detyrimet tatimore nr.19811 prot., datë 04.09.2012, të lëshuar nga
Drejtoria Rajonale Tatimore Korçë”.
5. Në këto rrethana pala paditëse i është drejtuar gjykatës me
padinë objekt gjykimi.
6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.1026 datë
30.04.2013, ka vendosur:
Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile me
nr.regjistri. themeltar 310011-00004-41-2013 (601), datë regj.
07.01.2013 që i përket:
Paditës: Shoqëria “DEVY” sh.p.k;
I Paditur: Drejtoria Rajonale e Tatimeve Korcë;
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë;
Objekti: Anulimin e aktit administrativ (njoftim vlerësimi për
detyrimet tatimore) nr 29811 prot., datë 04.09.2012, të Drejtorisë
Rajonale Tatimore Korçë, të lënë në fuqi me vendimin nr.21755/1
prot, datë 26.11.2012, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve
Tiranë.
6.1 Arsyetimi i gjykatës: “ Gjykata çmon se, për rastin konkret,
konstatohet se pala paditëse që pretendon pavlefshmërinë relative
të aktit administrative njoftim vlerësim tatimor të D.R.T Korçë nuk
ka shteruar rrugën administrative të ankimit. Kjo pasi organi
administrativ, në referim të nenit të sipërcituar, me të drejtë nuk
ka marrë në shqyrtim në themel ankimin për shkak të mos parapagimit
të detyrimit tatimor dhe kamatëvonesave të njoftimit vlerësim
tatimor objekt kundërshtimi. Gjykata i referohet dhe vendimit
unifikues nr.3, datë 12.02.2008, të Kolegjeve të Bashkuara të
Gjykatës së Lartë, sipas të cilit, gjykata e nxjerr çështjen jashtë
juridiksionit gjyqësor vetëm në rastin kur konstaton se paditësi
për faj të tij nuk i ka kompletuar dokumentet shoqëruese sipas
ligjit, një ndër të cilët është dhe vërtetimi i kryerjes së pagesës
së detyrimit tatimor dhe kamatëvonesës.
Gjithashtu, neni 137 i K.Pr.Administrative megjithëse parashikon
kundër një akti administrativ ose kundër refuzimit për nxjerrjen e
aktit administrativ, sanksionin se “në parim palët e interesuara
mund t’i drejtohen gjykatës vetëm pasi të kenë ezauruar rekursin
administrativ.”
7. Kundër vendimit civil nr.1026, datë 30.04.2013, të Gjykatës
së Rrethit Gjyqësor Korçë, brenda afatit ligjor, pala paditëse
Shoqëria “DEVY” sh.p.k ka ushtruar ankim të veçantë në Gjykatën e
Lartë.
Ligji i zbatueshëm
8. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe Kodit të
Procedurës Administrative, në të cilat është parashikuar:
8.1. Neni 36§1 i K.Pr.C:“Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të
gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të
parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta”.
8.2 Neni 137 I K.Pr.A1. Çdo palë e interesuar ka të drejtë të
ankohet kundër një akti administrativ ose kundër një refuzimi për
nxjerrjen e aktit administrativ.
2. Organi administrativ, të cilit i drejtohet ankimi, shqyrton
ligjshmërinë dhe rregullsinë e aktit të kontestuar.
3. Në parim, palët e interesuara mund t’i drejtohen gjykatës në
gjyq vetëm pasi të kenë ezauruar rekursin administrativ
9. Dispozitat e ligjit nr.9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat
tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në të cilat
është parashikuar:
9.1. Neni 1071. Tatimpaguesi, i cili kërkon të ankimojë, sipas
pikës 1 të nenit 106 të këtij ligji, duhet që, bashkë me ankesën,
të paguajë shumën e plotë të detyrimit tatimor, të përcaktuar në
njoftimin e vlerësimit të administratës tatimore. 2. Shuma e
pagueshme, sipas pikës 1 të këtij neni, përjashton gjithë gjobat e
përfshira në vlerësimin tatimor të ankimuar. 3. Ankimi merret në
shqyrtim vetëm kur tatimpaguesi ka paguar detyrimin tatimor, që
është subjekt i ankimit. 4. Akti administrativ, i lëshuar nga
administrata tatimore dhe për të cilin nuk është ankimuar në rrugë
administrative, nuk mund të ankimohet në rrugë gjyqësore”.
10. Vendimin Unifikues nr.4, datë 30.05.2011, i Kolegjeve të
Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson:
11. Se ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse Shoqëria
“DEVY” sh.p.k nuk përmban shkaqe ligjore që të motivojnë cenimin e
vendimit nr.1026, datë 30.04.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Korçë, me të cilin është konstatuar mungesa e juridiksionit
gjyqësor për çështjen objekt gjykimi.
12. Kolegj Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se gjykata e
shkallës së parë, pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve në lidhje me
juridiksionin dhe pasi ka verifikuar pretendimet e palës paditëse
në lidhje me arsyet për të cilat Drejtoria e Apelimit Tatimor nuk
ka marrë në shqyrtim ankimin për detyrimet tatimore, si dhe pasi ka
shqyrtuar nëse për rastin konkret pala paditëse ka plotësuar ose jo
kushtet ligjore për t’iu drejtuar gjykatës, ka konkluduar se pala
paditëse nuk ka shteruar rrugën administrative të ankimit në lidhje
me detyrimet dhe për rrjedhojë ka nxjerrë jashtë juridiksionit
gjyqësor çështjen objekt gjykimi.
13. Ky Kolegj e gjen të mbështetur në ligj arsyetimin dhe
përfundimin e arritur nga gjykata e faktit se përderisa pala
paditëse ka ushtruar ankim administrativ ndaj njoftim - vlerësimit
tatimor dhe organi kompetent ka refuzuar ankimin, për shkak se e
konsideroi të papranueshëm pasi nuk është bërë pagesa e detyrimit
tatimor, me të drejtë gjykata ka pengesë ligjore ta marrë në
shqyrtim padinë.
14. Për më tepër, Kolegji Civil çmon se pretendimet e
parashtruara nga pala paditëse lidhur me shterimin e rrugës
administrative të ankimit, nuk qëndrojnë. Kundërshtimi i
njoftim-vlerësimit, nuk përbën në thelb shterimin e rrugës
administrative të ankimit. Në vështrim të pikës 3 të nenit 107 të
Ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i
ndryshuar, parashikohet se “Ankimi merret në shqyrtim vetëm kur
tatimpaguesi ka paguar detyrimin tatimor, që është subjekt i
ankimit”. Për rrjedhojë mos shqyrtimi në themel i ankimit
administrativ nga ana e Drejtorisë së Apelimit Tatimor, është i
bazuar në ligj, dhe për pasojë çështja nuk duhet t’i kalojë
juridiksionit gjyqësor.
15. Në vijim të argumentimit të mësipërm si dhe në vlerësim të
qëndrimit të njehsuar të praktikës gjyqësore, Kolegji Civil
rikonfirmon qëndrimin e mbajtur në vendimin unifikues nr.4, datë
30.05.2011, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, se
“Tatimi i papaguar dhe kamatëvonesat e krijuara janë pjesë dhe
përbëjnë detyrimin tatimor, i cili duhet të paguhet, përpara
fillimit të procedurave të ankimit administrativ. Mospagimi i tyre
përpara paraqitjes se ankimit administrativ, kundër
Njoftim-Vlerësimit, pas sjell mos-shqyrtimin e kërkesës
ankimore”.
16. I pambështetur është dhe pretendimi i parashtruar në ankim
nga pala paditëse, se raporti përfundimtar jo vetëm ka diferenca me
vlerat që i janë vënë dijeni palës paditëse, por i është vënë në
dijeni vetëm përmes njoftim vlerësimit. Kolegji Civil në
interpretim të dispozitave të ligjit nr.9920/2008 “Për procedurat
tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, vlerëson se akti
administrativ objekti kundërshtimi nga pala paditëse është njoftim
vlerësimi, akt i cili i është njoftuar asaj sipas procedurës të
përcaktuar në ligjin e posaçëm, ndërkohë pretendimet lidhur me
përmbajtjen e raportit përfundimtar të kontrollit mbi të cilin
është bazuar ky akt (njoftim-vlerësimi), janë çështje që lidhen më
themelësinë/ligjshmërinë e aktit që kundërshtohet dhe që nuk mund
të përbëjnë objekt gjykimi nga gjykatat, pa u ezauruar fillimisht
rruga administrative e shqyrtimit të këtij akti.
17. Për më tepër, Kolegji Civil vëren se, si në formulimin e
objektit ashtu edhe të shkakut ligjor të kërkesë padisë, paditësi
nuk ka ngritur pretendimet lidhur me pavlefshmërinë absolute të
aktit administrativ (njoftim-vlerësimi) në vështrim të nenit 116 të
Kodit të Procedurave Administrative.
18. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se Gjykata e Lartë, e
vënë në lëvizje mbi ankimin e veçantë, merr në shqyrtim vetëm
ligjshmërinë e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke
evidentuar nëse kjo gjykatë ka respektuar ose jo ligjin procedural
dhe atë material në zgjidhjen e çështjes, pasi është gjykata e
shkallës së parë ajo që analizon dhe vlerëson provat mbi të cilat
palët mbështesin pretendimet e tyre.
19. Në këto rrethana, Kolegji Civil arrin në përfundimin se
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me të drejtë ka vendosur të
nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor, pasi pala paditëse
nuk ka ezauruar rrugën administrative të ankimit në përputhje me
kërkesat e ligjit nr.9920/2008, “Për procedurat tatimore në
Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, duke parapaguar detyrimin
tatimor.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 36, 59
dhe 485 të Kodit të Procedurës Civile,
V E N D O S I
Lënien në fuqi të vendimit nr.1026, datë 30.04.2013 të Gjykatës
së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Tiranë, më 02.07.2013
Nr.31003-01563-00-2013 i Regj. Themeltar
Nr.00-2013-1750 i Vendimit (381)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Xhezair ZaganjoriKryesues
Ardian DvoraniAnëtar
Arjana FullaniAnëtare
Evelina QirjakoAnëtare
Medi BiciAnëtar
në seancën gjyqësore të datës 02.07.2013 mori në shqyrtim
çështjen civile me palë:
PADITËS:“ARIFAJ” SHPK.
TË PADITUR:DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE.
DEGA E DOGANËS DURRËS.
OBJEKTI:
Anullimin e detyrimeve të vendosura me anë
të aktit administrativ vendimit me nr.34, datë 02.02.2011
të Degës së Doganës Durrës, të kërkuara për t’u ekzekutuar
sipas shkresës me nr.8752, datë 22.11.2012
të Degës së Doganës Durrës si dhe shfuqizimin e aktit
administrativ
shkresës me nr.21460/1 prot.datë 20.12.2012
të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Ligjërimin e masës së sigurimit të padisë sipas vendimit
të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 27.12.2012.
Baza Ligjore: Nenet 32, 154 e vijues,
nenet 324 e vijues të K.Pr.Civile,
ligji nr.10 418, datë 21.04.2011
“Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese
të borxhit tatimor dhe doganor”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.7890 Akti,
datë 19.03.2013 ka vendosur:
Rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor
të çështjes.
Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bazë
të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar ankim të
veçantë Avokatura e Shtetit (Avokati i Shtetit pranë Ministrisë së
Financave), e cila kërkon prishjen e vendimit të ndërmjetëm me
nr.7890 Akti, datë 19.03.2013 dhe vendosjen e nxjerrjes së çështjes
jashtë juridiksionit gjyqësor, duke parashtruar këto shkaqe:
· Në nenin 289, pikat 1, 2 dhe 3 të ligjit nr.8449, datë
27.01.1999 “ Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, parashikohet
se për t’u ankuar pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, në
lidhje me një detyrim doganor, duhet që më parë të paguhet shuma e
përgjithshme e këtyre detyrimeve.
· Në rastin konkret pala paditëse Shoqëria “Arifaj” shpk nuk
rezulton që të ketë përmbushur detyrimin ligjor të përcaktuar në
pikën 3 të nenit 289 të ligjit nr.8449, datë 27.01.1999, lidhur me
pagimin nga ana e saj të shumës së përgjithshme të detyrimit
doganor të papaguar prej 11.140.309 leke të konstatuar me vendimin
nr.34 prot., datë 02.02.2011 nga ana e Degës së Doganës Durrës si
dhe 40% të shumës së përgjithshme të gjobës.
· Vlen për t’u theksuar se në rastin konkret nuk është marrë në
shqyrtim në rrugë administrative, nga ana e Drejtorit të
Përgjithshëm të Doganave, i vendimit nr.34 prot., datë 02.02.2011
të Degës së Doganës Durrës, për shkak të mospërmbushjes së
detyrimit ligjor të përcaktuar në pikën 3 të nenit 289 të ligjit
nr.8449, datë 27.01.1999. Ky mos shqyrtim ka ardhur për faj të
palës së paditur.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e
përfaqësuesit të palës paditëse “Arifaj” shpk, avokatin Genc
Çifligu, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga Gjykata
e Rrethit Gjyqësor Tiranë; mbrojtjen e përfaqësuesve të palëve të
paditura Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Dega e Doganës
Durrës, juristin Brunild Gjuzi dhe avokatin e shtetit Dardan
Mustafaraj, që kërkuan prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit
gjyqësor; dhe si e bisedoi çështjen në tërësi
V Ë R E N
Vendimi nr.7980 akti, datë 19.03.2013 i Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës së
palëve të paditura për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit
gjyqësor, është pjesërisht i mbështetur në ligjin material e
procedural.
Gjykata e shkallës së parë, në vendimin e dhënë prej saj, përsa
i përket rrethanave të faktit, ka pranuar se paditësi “Arifaj” shpk
është shoqëri tregtare e së drejtës shqiptare me objekt veprimtarie
tregtimin e materialeve të ndërtimit, kryerjen e punimeve dhe
realizimin e ndërtimeve të ndryshme, etj.
Pala paditëse “Arifaj” shpk ka paraqitur në gjykatë
kërkesëpadinë objekt gjykimi, me shkak ligjor dhe objekt anulimin e
detyrimeve të vendosura me vendimin nr.34, datë 02.02.2011 të palës
së paditur Dega e Doganës Durrës, të kërkuara për t’u ekzekutuar
sipas shkresës nr.8752, datë 22.11.2012 të lëshuar pa nga kjo palë
e paditur, si dhe shfuqizimin e aktit administrativ me nr.21460/1
prot e datës 20.12.2012 lëshuar nga pala e paditur Drejtoria e
Përgjithshme e Doganave.
Përsa i përket ligjit të zbatueshëm mbi të cilat motivohet dhe
gjen mbështetje të kërkimeve të ngritura në padinë e tij, pala
paditëse “Arifaj” shpk nuk i referohet rregullimeve të Kodit
Doganor mbi kundërshtimin e akteve administrative të akteve të
organeve doganore si edhe procedurave, kushteve dhe afateve për
paraqitjen dhe shqyrtimin e ankimit administrativ nga subjektet
doganore, por vetëm dispozitave të K.Pr.Civile mbi rregullat e
përgjithshme për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative, si
edhe rregullimeve të posaçme të ligjit nr.10418, datë 21.04.2011
“Për legalizimin e kapitalit dhe faljes së një pjese të borxhit
tatimor dhe doganor”.
Në thelb, me anë të padisë, pala paditëse “Arifaj” shpk kërkon
të shfuqizohet vendimi i palës së paditur Drejtoria e Përgjithshme
e Doganave, me të cilin e ka refuzuar kërkesën e palës paditëse
“Arifaj” shpk për të zbatuar dispozitat e ligjit të posaçëm
nr.10418, datë 21.04.2011 të sipërcituar, për faljen e detyrimeve
doganore që vijnë nga vendimi nr.34, datë 02.02.2011 të lëshuar nga
pala e paditur Dega e Doganës Durrës, detyrim që është kërkuar të
ekzekutohet forcërisht me anë të shkresës nr.8752, datë 22.11.2012
të po kësaj palë të paditur.
Sipas argumentimit të palës paditëse “Arifaj” shpk, zbatimi i
ligjit të posaçëm nr.10418, datë 21.04.2011 duhet të ishte
realizuar kryesisht nga vetë pala e paditur Drejtoria e
Përgjithshme e Doganave, për shkak se ky ligj e ka ngarkuar këtë
palë ndërgjyqëse me detyrimin që ta zbatojë atë për çdo subjekt
doganor debitor nëse gjendet përpara rasteve dhe kritereve
specifike të parashikuara nga po ky ligj i posaçëm, në parim, pa e
lidhur faljen e detyrimit me ushtrimin ose jo paraprakisht të
ankimit administrativ nga subjekti doganor kundër aktit
administrativ me të cilin ai është ngarkuar me shlyerjen e një
detyrimi doganor, as edhe me pranimin për shqyrtim ose jo të këtij
ankimi administrativ.
Në seancën përgatitore të datës 19.03.2013, nga ana e palës së
paditur Dega e Doganës Durrës është kërkuar nxjerrja e çështjes
jashtë juridiksionit gjyqësor, duke pretenduar se, nga ana e palës
paditëse “Arifaj” shpk, me anë të padisë kundërshtohen vendimet e
marra nga administrata doganore që e ngarkojnë atë me shlyerjen e
detyrimeve doganore. Kundërshtimi i akteve të nxjerra nga organet e
administratës doganore, pavarësisht nga motivet ku bazohet, duhet
të ishte bërë me procedurën e ankimimit administrativ në Drejtorinë
e Përgjithshme të Doganave, brenda afatit ligjor dhe pasi të jetë
parapaguar detyrimi doganor, sipas parashikimeve të dispozitave të
Kodit Doganor, posaçërisht të neneve 18/1 dhe 289/3 të tij. Nëse
nuk është respektuar afati, nuk është plotësuar dokumentacioni dhe
nuk është parapaguar detyrimi, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
nuk e merr në shqyrtim në themel ankimin administrativ dhe rruga
administrative e ankimit nuk quhet e ezauruar.
Rrjedhimisht, nëse ngrihet padi në gjykatë, ajo e nxjerr
çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor, përveçse kur provohet se
paditësi (ankimuesi), pa fajin e tij, nuk ka mundur të paraqesë në
afat ankimin administrativ dhe as të përmbushë kushtet e tjera për
marrjen në shqyrtim në themel të ankimit, përfshirë parapagimin e
detyrimit doganor të vënë në ngarkim me aktin administrativ doganor
që kundërshtohet.
Lidhur me kërkesën e palës së paditur për nxjerrjen e çështjes
jashtë juridiksionit gjyqësor, pala paditëse “Arifaj” shpk, në
thelb, ka prapësuar se me anë të padisë nuk kanë kundërshtuar aktin
administrativ, vendimin nr.34, datë 02.02.2011 të palës së paditur
Dega e Doganës Durrës që i ka ngarkuar me detyrime doganore. Pra
nuk ka kundërshtuar vullnetin administrativ dhe përmbajtjen e tij,
por kanë kërkuar heqjen e detyrimeve të vendosura me këtë akt
administrativ për shkak të faljes së tyre sipas ligjit të posaçëm
nr.10418, datë 21.04.2011. Prandaj, në thelb, me padi kanë
kundërshtuar duke kërkuar shfuqizimin vetëm të vendimit nr.21460/1,
datë 20.12.2012 të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave që ka
refuzuar të zbatojë ligjin e posaçëm të sipërcituar, aplikimi i të
cilit nuk lidhet me zbatimin e procedurave të kërkimit dhe ankimit
administrativ të parashikuara nga Kodi Doganor.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të shqyrtimit të
kërkesës dhe pretendimeve të palës së paditur Dega e Doganës Durrës
dhe të prapësimeve të palës paditëse “Arifaj” shpk, ka konkluduar
rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit
gjyqësor, si të pambështetur në prova dhe në ligj.
Gjykata, në thelb, arsyeton se shkaku ligjor i paraqitjes së
kërkesëpadisë objekt gjykimi lidhet pikërisht me ndryshimin e
situatës ligjore për shkak të miratimit të ligjit nr.10418, datë
21.04.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljes së një pjese të
borxhit tatimor dhe doganor”. Në nenin 1/b parashikohet se objekti
i këtij ligji është falja e një pjese të borxhit tatimor e doganor
dhe kompetencat e organeve të administratës tatimore e doganore, të
cilat evidentojnë tatimpaguesit debitorë që përfitojnë nga ky ligj.
Ndërsa neni 2/b parashikon se qëllimi i ligjit është të rregullojë
edhe pushimin e veprimeve procedurale të mbetura sipas ligjit
tatimor e doganor e që lidhen me mbledhjen me forcë të këtyre
detyrimeve.
Më tej gjykata arsyeton se, posaçërisht neni 26 parashikon
rregullat mbi faljen e detyrimeve doganore, për të cilat, me anë të
kërkesëpadisë, paditësi “Arifaj” shpk pretendon se është subjekt
përfitues i këtij ligji, përfitim të cilin refuzon padrejtësisht
t’ia njohë pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Pikërisht për shkak të këtij përfitimi nga ligji i posaçëm, nga ana
e paditësit pretendohet se nuk duhet të ekzistojë më detyrimi
doganor i vendosur me vendimin nr.34, datë 02.02.2011 të palës së
paditur Dega e Doganës Durrës. Ndaj edhe nuk gjen mbështetje në
ligj pretendimi i palëve të paditura se, nga ana e palës paditëse,
duhet të ushtrohet më parë ankim administrativ ndaj tij në organin
epror, pranë palës së paditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave,
me kushtin që të parapaguajë më parë detyrimin doganor.
Kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, palët e
paditura Dega e Doganës Durrës dhe Drejtoria e Përgjithshme e
Doganave, nëpërmjet përfaqësimit nga avokati i shtetit, kanë
paraqitur ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë.
Në ankimin e veçantë, palët e paditura parashtrojnë të njëjtat
motive dhe argumente të sipërpërmendura me paraqitjen e kërkesës
drejtuar gjykatës së shkallës së parë për nxjerrjen e çështjes
jashtë juridiksionit gjyqësor. Në thelb, përsëri, nga palët e
paditura parashtrohet se pala paditëse “Arifaj” shpk nuk e ka
ezauruar rrugën e detyrueshme administrative të ankimimit sipas
nenit 289/3 të Kodit Doganor. Edhe ankimi i mëparshëm i tyre kundër
vendimit nr.34, datë 02.02.2011 të së paditurës Dega e Doganës
Durrës nuk është shqyrtuar në themel nga Drejtoria e Përgjithshme e
Doganave për shkak të mosparapagimit për faj të vetë palës paditëse
të detyrimit doganor të kontestuar administrativisht.
Në përfundim të ankimit të veçantë të tyre, vetë avokati i
shtetit, në mbrojtje të interesave të palëve të paditura, ka
kërkuar që, në tërësi, çështja të nxirret jashtë juridiksionit
gjyqësor sepse gjykata nuk mund të shqyrtojë më kundërshtimin
gjyqësisht të aktit administrativ, vendimit nr.34, datë 02.02.2011
të Degës së Doganës Durrës. Nuk ka kuptim juridik të kërkohet vetëm
anullimi i detyrimeve që burojnë nga një akt administrativ i
administratës doganore pa kërkuar apo kuptuar njëkohësisht se, në
këtë mënyrë, kërkohet të anullohet vetë akti administrativ që
përmban këtë detyrim në ngarkim të subjektit doganor.
Kolegji Civil vlerëson se një pjesë e pretendimeve të ngritura
në ankimin e veçantë dhe në parashtrimin e palëve të paditura dhe
të avokatit të shtetit janë të mbështetura në ligj. Për rrjedhojë,
lidhur me disa nga kërkimet e padisë së ngritur nga ana e palës
paditëse “Arifaj” shpk, çështja duhet të nxirret jashtë
juridiksionit gjyqësor.
Kolegji Civil vëren se, paditësi “Arifaj” shpk, për shkak të
terminologjisë dhe mënyrës se si është përpiluar kërkesëpadia,
shfaqet konfuz dhe i paqartë në lidhje me kërkimet që i drejton
gjykatës dhe lidhur me argumentet përkatëse që parashtron me anë të
padisë.
Nga njëra anë, paditësi është i qartë kur kërkon shfuqizimin e
aktit administrativ nr.21460/1, datë 20.12.2012 të palës së
paditur, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me të cilin nuk i
është pranuar as edhe kërkesa për aplikimin e faljes së detyrimeve
doganore sipas kërkesave të ligjit. Këtë kërkim të padisë, pala
paditëse e motivon mbi qëndrimin e padrejtë e në kundërshtim të
hapur me vetë detyrimin që i buron direkt nga ligji këtij organi
administrativ. Pala e paditur, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave,
nuk ka diskrecion por duhet të ishte vënë në lëvizje kryesisht për
të trajtuar rastin e detyrimeve doganore eventuale të palës
paditëse “Arifaj” shpk dhe për të aplikuar faljen e këtyre
detyrimeve sipas kritereve të caktuara nga dispozitat e ligjit
nr.10418, datë 21.04.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljes
së një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, veçanërisht
dispozitës së nenit 26 të tij.
Nga ana tjetër, me anë të dy kërkimeve të tjera të padisë,
paditësi “Arifaj” shpk, kërkon edhe “anulimin e detyrimeve të
vendosura me anë të aktit administrativ”, vendimi nr.34, datë
02.02.2011 nxjerrë nga pala e paditur Dega e Doganës Durrës, tashmë
në fazën e ekzekutimit pas nxjerrjes se aktit për mbledhjen
forcërisht të borxhit doganor sipas shkresës nr.8752, datë
22.11.2012 po të kësaj pale të paditur. Në argumentimin e vetë
kërkesëpadisë dhe gjatë gjykimit, pala paditëse parashtron se nuk
kundërshton këto akte administrative në tërësinë e tyre, për të
cilat gjejnë zbatimin dispozitat për ankimin administrativ të Kodit
Doganor, por vetëm kërkon që të “anulohen” detyrimet që ato
përmbajnë, për shkak se sipas ligjit të posaçëm nr.10418, datë
21.04.2011 atë nuk janë më të detyrueshme për t’u paguar. Ato janë
detyrime të falura me ligj nga shteti dhe nuk duhet të ekzistojnë
më.
Nisur nga sa parashtrohet më sipër, Kolegji Civil vlerëson se
nuk duhet pranuar pretendimi i ngritur në ankimin e veçantë të
palëve të paditura për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit
gjyqësor përsa i përket kërkimit të padisë për shfuqizimin e aktit
administrativ nr.21460/1, datë 20.12.2012 të palës së paditur,
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me të cilën ajo palë ka
disponuar kthimin pa veprimin dhe mospranimin e kërkesës së
paraqitur nga ana e paditësit “Arifaj” shpk për aplikimin në favor
të tij të faljes së detyrimeve doganore në zbatim të ligjit
nr.10418, datë 21.04.2011.
Kolegji Civil vëren se një kërkesë e tillë për faljen e
detyrimeve doganore bazuar mbi ligjin e posaçëm të sipërcituar, nuk
lidhet me respektimin e ndonjë kushti apo procedure nga ato të
parashikuara në Kodin Doganor, aq më tepër me anë të ndjekjes së
rrugës së detyrueshme të ankimit administrativ për kundërshtimin e
aktit të nxjerrë nga organi i administratës doganore.
Ligji i posaçëm me nr.10418, datë 21.04.2011 nuk përmban ndonjë
detyrim apo modalitet procedural sipas të cilit subjektet doganore
duhet të bëjnë kërkesa apo ankesa për faljen e detyrimit doganor.
Madje, në interpretim e zbatim të drejtë të këtij ligji, përfshirë
edhe nenin 26 të tij, subjektet doganore nuk kanë asnjë detyrim për
të bërë kërkesa a kujtesa për faljen e detyrimit doganor, për shkak
se ligji i ka ngarkuar administratës doganore kompetencën dhe
detyrimin që kryesisht të identifikojë dhe të disponojë për rastet,
mënyrën dhe masën e faljes së detyrimeve doganore të papaguara nga
subjektet e ndryshme doganore. Akoma më tej, në nenin 2, shkronja
“a” të këtij ligji parashikohet edhe detyrimi për: “mosfillimin apo
ndërprerjen ndaj këtyre subjekteve, nga ana e institucioneve
përkatëse të administratës tatimore e doganore, të procedurave
administrative dhe të nxjerrjes së vendimeve të kundërvajtjeve
administrative të lidhura me fshehjen e të ardhurave dhe/apo
mospagimin e taksave dhe të tatimeve ndaj këtyre subjekteve…”.
Nga ana tjetër, Kolegji Civil vlerëson se duhet pranuar
pretendimi i ngritur në ankimin e veçantë të palëve të paditura për
nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor përsa i përket
kërkimit të padisë për anulimin e detyrimeve doganore të vendosura
me vendimin nr.34, datë 02.02.2011 të Degës së Doganës Durrës, të
kërkuar për t’u ekzekutuar prej saj me shkresën nr.8752, datë
22.11.2012.
Ndonëse pala paditëse “Arifaj” shpk pretendon se nuk kërkon
anulimin e këtij akti administrativ të së paditurës Dega e Doganës
Durrës duke argumentuar, nga njëra anë se nuk ka një synim të tillë
e kjo është konsumuar apo lidhet me zbatimin e procedurave të
ankimit administrativ sipas Kodit Doganor, nga ana tjetër kërkon që
të “anulohen” detyrimet e vendosura me atë akt administrativ,
meqenëse ato duhet të konsiderohen të falura sipas ligjit nr.10418,
datë 21.04.2011.
Kolegji Civil vëren se, me anë të ligjit nr.10418, datë
21.04.2011, ligjvënësi ka shprehur vullnetin për të falur në
rastet, mënyrën dhe masën e parashikuar nga ai ligj detyrimet e
kontabilizuara e të papaguara ndaj administratës doganore. Por, me
anë të këtij ligji, nuk shfuqizohen dhe as nuk anulohen aktet e
administrative me anë të së cilave organet e administratës doganore
kanë vendosur detyrimin e subjekteve doganore për shlyerje të
detyrimeve e borxheve doganore dhe për mbledhjen forcërisht të
tyre. Kundërshtimi i aktit administrativ me të cilin është vendosur
detyrimi doganor mund të bëhet vetëm duke respektuar dhe zbatuar
dispozitat e Kodit Doganor për ankimin administrativ ndaj akteve të
nxjerra nga administrata doganore. Nëse nuk është ndjekur apo
ezauruar rruga e ankimit administrativ sipas ligjit, gjykata nuk ka
juridiksion të shqyrtojë çështjen për kundërshtimin gjyqësisht të
këtyre akteve administrative.
Nëse synon të kërkojë nga gjykata që të konstatojë se, tashmë në
fazën e ekzekutimit të tyre, detyrimet doganore janë shuar apo nuk
ekzistojnë më, pala paditëse mund të ushtrojë, sipas çmimit të saj,
kërkimin e duhur me padi, si përsa i përket objektit të kërkuar,
ashtu edhe shkakut ligjor ku ai mund të mbështetet në këtë kërkim.
Ndonëse Kolegji Civil mban parasysh respektimin prej tij të parimit
“iuria novit curia” pra që gjykata e njeh dhe zbaton vetë ligjin,
sikurse rezulton në çështjen objekt gjykimi, nga ana e paditësit jo
thjesht ka paqartësi por është zgjedhur pjesërisht shkaku dhe
mënyra e gabuar për të kërkuar gjyqësisht mbrojtjen dhe garantimin
e interesit të saj të ligjshëm.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të nenit 59 të
Kodit të Procedurës Civile,
V E N D O S I
Prishjen e vendimit nr.7890 akti, datë 19.03.2013 të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë përsa i përket kërkimeve të padisë për
anulimin e vendimit nr.34, datë 02.02.2011 të Degës së Doganës
Durrës e të Shkresës nr.8572, datë 22.11.2012 të Degës së Doganës
Durrës dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor për
këto kërkime të padisë.
Lënien në fuqi të vendimit nr.7890 akti, datë 19.03.2013 të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë përsa i përket kërkimit të
padisë për shfuqizimin e aktit administrativ nr.21460/1, datë
20.12.2012 të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Tiranë, më 02.07.2013
Nr.90100-01665-00-2013 i Regj. Themeltar
Nr.00-2013-1751 i Vendimit(382)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Xhezair ZaganjoriKryesues
Ardian DvoraniAnëtar
Arjana Fullani
Anëtare
Evelina QirjakoAnëtare
Medi Bici
Anëtar
në seancën gjyqësore të datës 02.07.2013 mori në shqyrtim
çështjen civile me palë:
PADITËS:SOKRAT (SOKOL) PALI
E PADITUR:INSPEKTORIATI NDËRTIMOR URBANISTIK KOMBËTAR
TIRANË.
OBJEKTI:
Shfuqizimin e vendimit nr.32, datë 28.02.2013
të palës së paditur për 400.000 lekë gjobë
si të dhënë në kundërshtim me ligjin.
Marrjen e masës së sigurimit të padisë,
pezullimin e ekzekutimit të vendimit.
Baza Ligjore: Nenet 9, 10/1, 5, 8, 15 e vijues
të ligjit nr.9780, datë 16.07.2007, “Për inspektoratin e
ndërtimit”
neni 81, 82 i ligjit 10.199, datë 23.04.2009 “Për planifikimin e
territorit”,
nenet 324...328 e vijues të K.Pr.Civile.
Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin nr.698, datë
20.05.2013 ka vendosur:
Të shpallë moskompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Sarandë, për gjykimin e çështjes civile
nr.21324-00554-23-2013 Regjistri themeltar, datë 18.03.2013 të
paditësit Sokrat Pali .
Dërgimin e akteve gjykatës kompetente, Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë.
Kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, në bazë të
nenit 62 të Kodit të Procedurës Civile, ka paraqitur ankim të
veçantë paditësi Sokrat Pali, duke parashtruar këto shkaqe:
· Bazuar në parimet e përgjithshme në ligjin për kundërvajtjet
administrative dhe nenin 43 të K.Pr.Civile, si dhe nenin 6 të
Konventës Europiane së të Drejtave të Njeriut, neni 42 i
Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 4 i K.Pr.Civile,
kjo çështje gjykohet edhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Këtë qëndrim ka mbajtur edhe Gjykata e Lartë në vendimin
nr.00-2012-1985, datë 20.09.2012.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e
përfaqësuesit të palës së paditur Inspektoriati Ndërtimor
Urbanistik Kombëtar Tiranë; avokatin e shtetit Abaz Deda, që kërkoi
lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë;
dhe si e bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N
Vendimi nr.698, datë 20.05.2013 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Sarandë, me të cilin është vendosur shpallja e moskompetencës
tokësore të kësaj gjykate për gjykimin e çështjes civile me
nr.21324-00554-23-2013 regjistri themeltar dhe dërgimin e çështjes
në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë si gjykatë kompetente, është
i mbështetur në ligj dhe duhet të mbetet në fuqi.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, deri në këtë fazë të
shqyrtimit gjyqësor të çështjes, ka pranuar të vërtetuara rrethanat
e faktit se pala paditëse Viktor Marku, me vendimin nr.32, datë
28.02.2013 është dënuar administrativisht nga pala e paditur,
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Tiranë me 400.000 lekë
gjobë për kryerje të një kundërvajtjeje administrative në fushën e
ndërtimit.
Në rrethana të tilla, paditësi Viktor Marku ka ngritur padi në
Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me të cilën kërkon shfuqizimin
e vendimit nr.32, datë 28.02.2013 të palës së paditur Inspektoriati
Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Tiranë si një akt administrativ i
dhënë në kundërshtim me ligjin.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në seancën gjyqësore të
datës 20.05.2013, pasi ka marrë në shqyrtim kërkesën paraprake të
palës së paditur, ka vendosur të deklarojë moskompetencën tokësore
për gjykimin e çështjes dhe dërgimin e saj Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, si gjykatë kompetente.
Kjo gjykatë arsyeton se akti administrativ që kundërshtohet
gjyqësisht, është nxjerrë nga e pala e paditur, Inspektorati
Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Tiranë, duke u nënshkruar nga
kryeinspektori i tij. Qendra e palës së paditur është në qytetin e
Tiranës. Prandaj gjykata konkludon se, në zbatim të neneve 43 e 327
të Kodit të Procedurës Civile, kompetente për shqyrtimin e çështjes
është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku funksionon seksioni
administrativ që mbulon zonën ku ka qendrën pala e paditur që ka
nxjerrë aktin administrativ. Ndërkohë që ligji i posaçëm i
zbatueshëm në çështjen objekt gjykimi, me nr.10279, datë 20.05.2010
“Për kundërvajtjet administrative”, nenet 7 dhe 26 të tij, nuk kanë
ndonjë parashikim të posaçëm lidhur me gjykatën kompetente. Aq më
tepër nuk përmbajnë ndonjë rregullim sipas të cilit të përcaktohet
se kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjes lidhur me dënimin
administrativ sipas këtij ligji të jetë gjykata në territorin e së
cilës është konsumuar kundërvajtja administrative.
Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë ka
paraqitur ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë paditësi Sokrat
(Sokol) Pali. Ankuesi, në thelb, pretendon se sipas nenit 42 të
Kushtetutës, nenit 6 të KEDNJ, nenit 43 të Kodit të Procedurës
Civile, si edhe parimeve të përgjithshme të legjislacionit për
kundërvajtjet administrative, çështja duhet të gjykohet nga Gjykata
e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në territorin e së cilit, sipas aktit
administrativ që kundërshtohet, është kryer kundërvajtja
administrative për të cilën është dhënë dënimi me gjobë.
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se pretendimet e ngritura
në ankimin e veçantë të palës paditëse mbi kompetencën tokësore nuk
janë të mbështetura në ligj.
Kolegji Civil gjen të drejtë e të mbështetur në ligj disponimin
e bërë nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për
deklarimin e moskompetencës tokësore të saj për shqyrtimin e
çështjes dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
si gjykata kompetente. Akti administrativ i dënimit administrativ
të paditësit me gjobë, është një akt i nxjerrë nga ana e
kryeinspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar
Tiranë, ku edhe ndodhet qendra e tij.
Në rrethana të tilla, duke çmuar të panevojshme të përsërisë
arsyetimin e saj të hollësishëm për ligjin e zbatueshëm sipas
praktikës tashmë të konsoliduar të këtij Kolegji (si p.sh. vendimi
nr.351, datë 05.07.2011, vendimi nr.321, datë 19.06.2012, etj.),
Kolegji Civil vjen në përfundimin se gjykata kompetente në
pikëpamje tokësore për shqyrtimin e çështjes objekt gjykimi është
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kolegji Civil vëren se vendimi nr.00-2012-1985, datë 20.09.2012
i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, i cili përmendet nga ana e
paditësit në ankimin e veçantë si një qëndrim i kësaj gjykate
lidhur me përcaktimin e gjykatës kompetente nga pikëpamja tokësore,
është një vendim gjyqësor që ka trajtuar përcaktimin e gjykatës
kompetente nga pikëpamja territoriale për mosmarrëveshjet që lidhen
me paditë për kundërshtimin e vendimeve të dhëna nga organet
kompetente për njohjen dhe kthimin e pronave ish pronarëve.
Legjislacioni për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve
ka përcaktuar rregullime të posaçme në këtë drejtim, për të cilat
praktika gjyqësore ka krijuar një qëndrim të konsoliduar lidhur me
rastet se kur kompetenca tokësore i përket gjykatës në territorin e
së cilës ndodhet qendra e organit kompetent që ka dhënë vendimin e
kundërshtuar për kthimin dhe kompensimin e pronës ish pronarëve, si
dhe rastet kur kjo kompetencë i përket gjykatës në territorin e së
cilit gjendet prona e paluajtshme objekti njohje dhe kthimi për ish
pronarin (sikurse janë rastet kur kundërshtimi i aktit të AKKP
rezulton të jetë sekondar pasi prevalon kërkimi klasik civil për
detyrimin për njohje pronar apo për rivendikimin e sendit,
etj.).
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të nenit 62 të
Kodit të Procedurës Civile,
V E N D O S I
Lënien në fuqi të vendimit nr.698, datë 20.05.2013 të Gjykatës
së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Tiranë, më 02.07.2013
Nr.11111-01850-00-2008 i Regj. Themeltar
Nr.00-2013-2565 i Vendimit (383)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Xhezair ZaganjoriKryesues
Ardian DvoraniAnëtar
Arjana FullaniAnëtare
Evelina QirjakoAnëtare
Medi Bici Anëtar
Mori në shqyrtim në seancën gjyqësore të datës 02.07.2013,
çështjen civile që i përket palëve:
PADITËSE K/PADITUR: KOSTAQ XOXA, përfaqësuar nga av. Sherif
Hoxha;
Ëngjëllushe Cimbi, përfaqësuar nga av. Sherif Hoxha;
TË PADITUR K/PADITËS: THANAS ANASTASI, përfaqësuar nga av.
Kujtim Puto;
AURELA ANASTASI, përfaqësuar nga av. Kujtim Puto
TË PADITUR NË PADINDËRMARRJA nr.3 E PUNËTORËVE TË QYTETIT
TIRANË, në mungesë;
BASHKIM MALAJ, përfaqësuar nga av. Gjergj Papuli;
LULJETA MALAJ, përfaqësuar nga av. Gjergj Papuli
MARGARITA ANASTASI, në mungesë;
E PADITUR NË K/PADI:AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË
PRONAVE-ZYRA RAJONALE TIRANË, në mungesë;
PERSON I TRETË NË PADI: DREJTORIA E SHITJES DHE ADMINISTRIMIT TË
PRONAVE PUBLIKE PRANË MINISTRISË SË FINANCAVE, në mungesë.
OBJEKTI I PADISË:
Deklarimin e pavlefshmërisë së kontratës së shitblerjes
nr.2116 rep. e nr.517 kol., datë 01.11.1999,
të bodrumit me sipërfaqe 190 m2,
nën pallatin nr.12, Rruga “Vaso Pasha” – Tiranë;
Deklarimin e pavlefshmërisë së kontratës së shitblerjes
nr.117 rep. e nr.518 kol., datë 01.11.1999,
të bodrumit me sipërfaqe 218 m2,
nën pallatin nr.12, Rruga “Vaso Pasha” – Tiranë;
Fshirjen e regjistrimit të hipotekës, të veprimeve të kryera
për kontratën e shitblerjes nr.2116 rep. e nr.517 kol., datë
01.11.1999
dhe kontratën e shitblerjes nr.2117 rep. e nr.518 kol., datë
01.11.1999;
Detyrimin e Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave
Publike
pranë Ministrisë së Financës për të rifilluar procedurat e
privatizimit,
duke publikuar vlerën e objekteve të rivlerësuara nga eksperti
vlerësues
në fazën e gjykimit dhe të shprehur në vendimin e gjykatës.
Baza Ligjore e Padisë: Neni 92 - 95 të Kodit Civil,
neni 35 i ligjit 7843/1994 “Për regjistrimin e pasurive të
paluajtshme”,
neni 14 i ligjit nr.9235/2004 “Për kthimin dhe kompensimin e
pronave ish-pronarëve”, Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.159,
datë 13.03.2003
“Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që
privatizohet
si dhe procedurat e shitje”.
OBJEKTI I K/PADISË:
Konstatimin e pavlefshmërisë së aktit administrativ,
vendimit nr.987, datë 28.12.1994, të K.K.K.Pronave të Bashkisë
së Qytetit Tiranë
dhe anullimin pjesërisht të këtij akti
(shfuqizimin për pikën 1/c dhe pikën 1/d - paragrafi i
dytë);
Fshirjen dhe korrigjimin për sa më lart të regjistrimit
hipotekor përkatës
me nr.3745, datë 31.08.1995.
Baza Ligjore e K/Padisë: Nenet 160, 324, 331, 332, të
K.Pr.Civile,
nenet 94, 97, 103 dhe 104 të Kodit Civil,
neni 118 i K.Pr.Administrative.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.2770, datë
18.04.2007, ka vendosur:.
Rrëzimin e padisë si të pabazuar në prova dhe në ligj. Pranimin
e kundërpadisë. Konstatimin e pavlefshmërisë dhe shfuqizimin
(anullimin) për këtë shkak të pikës “1c” dhe “1. d-paragrafi i
II-të” të diapozitivit të vendimit nr.987, datë 28.12.1994 të
Komisionit të Kthimit të Pronave ish Pronarëve të Bashkisë së
Qytetit Tiranë. Fshirjen dhe korrigjimin për sa më lart të
regjistrimit hipotekor përkatës me nr.3745, datë 31.08.1995.
Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1126, datë 06.06.2008, ka
vendosur: