FORMULARI I FTESES PER OFERTE - 1 - FTESE PER OFERTE 1. Ju jeni te lutur te paraqitni oferten tuaj per “Sherbimet e Mirembajtjes te Gjeneratoreve, UPS dhe Stabilizatoreve te Bankes se Tiranes per Zyrat Qendrore, Rrjetin e degeve dhe ATM-ve off site ne gjithe Republiken e Shqiperise”.Per informacion me te detajuar shikoni Aneksin A: “Lista e Degeve te Tirana Bank,” dhe Aneksin B “Lista e Gjeneratoreve, UPS-ve, Stabilizatoreve dhe ATM-ve off site”. 2. Ju mund te jepni oferten Tuaj per sherbimin e lartpermendur, per te cilat do te kete proçedure vleresimi dhe do te lidhet kontrate me ofertuesin me te mire. {Ju mund te paraqisni oferten tuaj duke u bazuar ne FTESEN PER OFERTE}. 3. Oferta Juaj duhet te dergohet ne adresen: Tirana Bank, Head Office Rr. "Ibrahim Rugova", 4. Afati i fundit i pranimit te ofertave eshte: 11.10.2019 ora 10 00 5. Detajet: Mirembajtja do te perfshije: a-mirembajtja taktike cdo 3 (tre) muaj per gjeneratoret (sikurse specifikuar ne programin e testimit dhe mirembajtjes vjetore ne Aneksin C) cdo 4 (kater) muaj per UPS dhe Stabilizatoret (sikurse specifikuar ne programin e testimit dhe mirembajtjes vjetore ne Aneksin C) b-mirembajtja riparuese (sipas kerkeses se Bankes) Pershkrim i detajuar e mirembajtjeve jepet ne aneksin C Nese gjate mirembajtjes do te konstatohet se eshte i nevojshem nderrimi i pjeseve te kembimit, kompania fituese do te komunikoje me Banken dhe do te kryeje nderrimet e nevojshem pas miratimit te dhene nga Banka. Pershkrim i detajuar i pjeseve te kembimit jepet ne aneksin E
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 1 -
FTESE PER OFERTE
1. Ju jeni te lutur te paraqitni oferten tuaj per “Sherbimet e Mirembajtjes te Gjeneratoreve,
UPS dhe Stabilizatoreve te Bankes se Tiranes per Zyrat Qendrore, Rrjetin e degeve
dhe ATM-ve off site ne gjithe Republiken e Shqiperise”.Per informacion me te detajuar
shikoni Aneksin A: “Lista e Degeve te Tirana Bank,” dhe Aneksin B “Lista e
Gjeneratoreve, UPS-ve, Stabilizatoreve dhe ATM-ve off site”.
2. Ju mund te jepni oferten Tuaj per sherbimin e lartpermendur, per te cilat do te kete
proçedure vleresimi dhe do te lidhet kontrate me ofertuesin me te mire. {Ju mund te
paraqisni oferten tuaj duke u bazuar ne FTESEN PER OFERTE}.
3. Oferta Juaj duhet te dergohet ne adresen:
Tirana Bank, Head Office
Rr. "Ibrahim Rugova",
4. Afati i fundit i pranimit te ofertave eshte:
11.10.2019 ora 10 00
5. Detajet:
Mirembajtja do te perfshije:
a-mirembajtja taktike
cdo 3 (tre) muaj per gjeneratoret (sikurse specifikuar ne programin e testimit dhe
mirembajtjes vjetore ne Aneksin C)
cdo 4 (kater) muaj per UPS dhe Stabilizatoret (sikurse specifikuar ne programin e
testimit dhe mirembajtjes vjetore ne Aneksin C)
b-mirembajtja riparuese (sipas kerkeses se Bankes)
Pershkrim i detajuar e mirembajtjeve jepet ne aneksin C
Nese gjate mirembajtjes do te konstatohet se eshte i nevojshem nderrimi i pjeseve
te kembimit, kompania fituese do te komunikoje me Banken dhe do te kryeje nderrimet e
nevojshem pas miratimit te dhene nga Banka.
Pershkrim i detajuar i pjeseve te kembimit jepet ne aneksin E
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 2 -
Nese gjate mirembajtjes do te konstatohet se eshte i nevojshem vendosja e nje
pajisjeje te re (gjenerator, UPS, stabilizator), kompania fituese do te komunikoje me Banken
dhe do te kryeje nderrimet e nevojshem pas miratimit te dhene nga Banka.
Pershkrim i detajuari i pajisjeve te reja jepet ne aneksin F
Te gjitha sherbimet do te shoqerohen me Proçesverbale te firmosura nga
Mirembajtesi dhe perfaqesuesi i Bankes.
Koha e pergjigjes nga “Mirembajtesi” ne vendin e caktuar do jete:
o Brenda 2 orë nga momenti i njoftimit
Koha e riparimit/Time Repair
o Afati i riparimit do të jetë 6 orë nga momenti i njoftimit për objektet brenda
Tiranes dhe deri 50Km larg Tiranës
o 8 orë nga momenti i njoftimit për objektet nga 50 – 200 km larg Tiranës
o ditës tjeter për objektet mbi 200 km larg Tiranës.
6. Çmimi
Oferta Juaj duhet te jete per:
1- Koston fikse per Mirembjatje per secilen dege dhe ATM off site respektivisht per
periodicitetin e mirembajtjes, e cila duhet te paraqitet ne LEK , perfshire TVSH dhe çdo
takse tjeter. Ne kete , do te perfshihet:
a-mirembajtja taktike (cdo tre muaj per gjeneratoret dhe cdo kater muaj per
UPS dhe stabilizatoret), Ne mirembajtjn taktike perfshihen edhe vaji, filtrate e
vajit, filtrate e ajrit, transporti, shpenzimet e udhetimit, taksat, etj.
Nderrimi i filtrave te vajit kryhet 1 (nje) here ne vit si sherbim.
b-mirembajtja riparuese (sipas kerkeses se Bankes) Plotesoni tabelen ne aneksin C
2- Kosto te tjera (instalim, demontim, transport per UPS, dhe shpenzim per ore pune
ne rast defekti). Plotesoni tabelen ne aneksin D
3- Koston e pjeseve te kembimit (ne rast miratimi nga Banka),
Plotesoni tabelen ne aneksin E
4- Kosto per paisjet e reja te gjeneratoreve, UPS & stabilizatoreve, (ne rast miratimi
nga Banka)
Plotesoni tabelen ne aneksin F.
Ne kosto duhet te perfshihet TVSH dhe cdo takse dhe shpenzim tjeter
7. Garancia
Garancia e pjeseve te kembimit dhe baterite te ofruara eshte: 1 vit
Garancia e pajisjeve te reja te ofruara eshte: 2 vite
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 3 -
8. Oferta Juaj duhet te shoqerohet nga dokumentet e me poshtme:
- Fotokopje e noterizuar e ekstraktit te Regjistrit tregtar e leshuar nga QKR Brenda
muajit te fundit.
- Fotokopje e noterizuar e çertificates se regjistrimit si person i tatueshem nga organi
perkates.
- Personat e siguruar me license te kompanise.
- CV te kompanise ku te theksohet eksperienca e kompanise, klientet, si dhe shperndarja
e kompanise ne Shqiperi.
- Dy letra reference
9. Detaje mbi kontraten:
KOHËZGJATJA E KONTRATËS
Kontratë është e vlefshme për në periudhë 2 vjeçare, me të drejtë rinovimi nje (1) vit tjetër
nëse “Banka” do të jetë e kenaqur nga sherbimi gjatë periudhes 1-vjecare.
OBJEKTI I KONTRATËS
Objekt i kësaj kontrate ështe ofrimi i shërbimeve për mirëmbajtjen e gjeneratorëve, UPS-ve
dhe Stabilizatorëve të “Bankës” në të gjitha objektet e saj, në të gjithë Shqiperinë. Lista e
detajuar jepet në Aneksin: “Kerkesat e plota per Mirembajtjen taktike”. Në rastet kur është e
nevojshme ndërrimi i pjesëve të dëmtuara me pjesë këmbimi të reja, “Mirëmbajtësi” do të
kryej ndërrimet e nevojshme. Lista e detajuar e pjesëve të këmbimit, jepet në Aneksin: “Pjesët
e këmbimit”.
Anekset përbëjnë pjesë të pandarë të kësaj kontrate.
MIRËMBAJTJA
Mirëmbajtja do të përfshijë: mirëmbajtjen taktike (parandaluese), dhe mirëmbajtjen riparuese.
MIRËMBAJTJA TAKTIKE
Mirëmbajtja taktike do të kryhet nga “Mirëmbajtësi” cdo tre muaj per gjeneratoret, cdo kater
muaj per stabilizatoret dhe UPSnë përputhje me urdhëresat e ligjet si dhe sipas rregullave të
Shkencës dhe Teknikës. Gjatë mirëmbajtjes taktike do të zbatohen punimet e përshkruara në
Aneksin perkates.
. MIRËMBAJTJA RIPARUESE
Riparimi për eleminimin e problemeve apo dëmtive të mundëshme, sipas raportimeve nga
“Banka”.
ÇMIMET DHE MËNYRA E PAGESËS
Çmimi i shërbimeve të përcaktuara këte Kontrate jepet në Aneksin perkates, ku përfshihet
TVSH dhe të gjitha taksat dhe tatimet e detyrueshme për t’u paguar sipas legjislacionit
shqiptar në fuqi. Pagesa në mënyrë të datajuar jepet në Aneksin C “Çmimi”.
Në rastet kur është e nevojshme ndërrimi i pjesëve të dëmtuara me pjesë këmbimi të reja,
“Mirëmbajtësi” do të kryej ndërrimet e nevojshme, sipas specifikimeve të dhëna në Aneksin
B: “Pjesët e këmbimit”. Në rastet kur nga “Banka” do të kërkohet instalimi i pajisjeve të reja,
“Mirëmbajtësi” do të kryej instalimet e pajisjeve, sipas specifikimeve dhe çmimeve të dhëna
në Aneksin D: “Pajisjet e reja”.
Pagesa do të bëhet në fund të çdo muaji 10 (dhjetë) ditë pas dorëzimit të faturave të firmosur
nga përfaqsuesi i «Bankës» , si dhe nga “Mirëmbajtësi” .
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 4 -
Për çdo ditë vonesë në pagesë, “Banka” penalizohet sipas kamatës ligjore në fuqi, në përputhje
me Ligjin 48/2014 date 24.04.2014.
“Mirëmbajtësi” duhet të dorezojë së bashku me faturën dhe një proçesverbal me firmën e
përfaqsuesit të “Bankës” për punën e kryer në datat përkatëse.
Çmimet do të mbeten të pandryshuar gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës.
DETYRIMET E PALEVE
“Mirëmbajtësi” merr përsipër kryerjen e Mirëmbajtjes taktike, si dhe Mirëmbajtjes riparuese
në vendin e caktuar sipas njoftimit nga ana e “Bankës”. Koha e përgjigjes nga “Mirëmbajtësi”
në vendin e caktuar, përshkruhet në Aneksin perkates.
Gjatë kryerjes së shërbimit, “Mirëmbajtësi” do të kryejë të gjitha ato proçedura që janë të
nevojshme, në menyrë që pajisjet të ruhen në gjendje të shkelqyer funksionale.
Shërbimet do të kryhen gjatë ditëve dhe orëve të punës (E Hënë –E Premte 8:00 -16:30),
sipas lajmërimit nga “Banka”, nga punonjësit e “Mirëmbajtësit” sipas listës në Aneksin
përkatës.
“Banka” merr përsipër lehtësimin me çdo mënyrë të kryerjes së shërbimeve të përmendura
në nenin me lart.
KUSHTET E POROSISE
Shërbimi do të merret në dorëzim nga personat e autorizuar të “Bankës”.
”Banka” do të verifikojë çdo shërbim të kryer nga “Mirëmbajtësi”. Në verifikimin e shërbimit,
objekt i kësaj kontrate, me pëlqimin e “Porositesit”, mund të marrë pjesë edhe perfaqësuesi/t
e “Mirëmbajtësit”.
Mirëmbajtësi”, është i detyruar që shërbimin e kryer ta shoqërojë me proçesverbalin e
punimeve, qe do të jetë i plotësuar nga “Mirëmbajtësi” në prani “Bankës” sipas legjislacionit
shqiptar në fuqi.
CILESIA E SHERBIMIT
Cilësia e shërbimit , objekt i kësaj kontrate, do të jetë sipas kushteve të përcaktuara në
dokumentat e kërkuara.
“Banka” në rastet e kërkesës për shërbim, njofton “Mirëmbajtësin” menjëherë me shkrim.
“Mirëmbajtësi” është i detyruar t’i përgjigjet “Bankës” me shkrim dy orë nga marrja e
njoftimit dhe të nisë menjëherë proçedurat e rastit. Afati i riparimit do të jetë:
o 6 orë nga momenti i njoftimit për objektet brenda Tiranes dhe deri 50Km larg Tiranës
o 8 orë nga momenti i njoftimit për objektet nga 50 – 200 km larg Tiranës
o ditës tjeter për objektet mbi 200 km larg Tiranës.
.Pjesët e këmbimit që do të përdoren nga “Mirëmbajtësi”, do të jenë të reja, origjinale dhe
sipas standarteve. Garancia për punën e kryer do të jetë:
Garancia e pjeseve te kembimit dhe baterite te ofruara eshte: 1 vit
Garancia e pajisjeve te reja te ofruara eshte: 2 vite
“Mirëmbajtësi” merr përsipër të përballojë të gjitha shpenzimet në rastet e dëmeve të
mundshme, si dhe transportin e mjetit të dëmtuar nga vendi i ngjarjes deri në territorin e
“Bankës”.
RUAJTJA E SEKRETIT
Palët bien dakord qe konsiderohen te fshehta dhe sekrete informacionet me goje ose me
shkrim, te dhenat, metodat, teknikat ose proçedurat qe ndjek Banka per planifikimin,
zhvillimin dhe ofrimin e produkteve ose sherbimeve te saj si dhe çdo informacion qe ka te
beje me strukturen materialoteknike, ambjentet dhe instalimet qe gjenden ne te, per klientelen,
veprimtarine afariste dhe personelit qe ka Banka.
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 5 -
Sipermarresi si dhe punonjesit e tij, jane te detyruar per mbajtjen e fshehtesise se plote per
informacionet dhe te dhenat qe behen te njohura per ta nepermjet kesaj kontrate, duke pasur
pergjegjesi penale ne baze te Kodit Penal si dhe pergjegjesi per kompensimin e çdo demi qe
mund ti shkaktohet Bankes per arsye te shkeljes se detyrimit te lartpermendur.
ANKIMIMET
Objekt ankimimi do të jetë mosrealizimi i neneve të kësaj kontrate.
Ankimimet do të bëhen nga “Banka” me shkrim brenda 5 (pesë) ditëve nga data e konstatimit
ose përfundimit të afatit të shërbimit.
“Mirëmbajtësi” brenda 5(pesë) ditëve nga marrja e njoftimit për ankim ndaj shërbimit, duhet
të paraqitet pranë “Bankës”, për të saktësuar dhe zgjidhur objektin e Ankimimit në të kundërt
mbetet në fuqi ankimimi i “Bankës”.
SANKSIONET
Në rast se “Mirëmbajtësi” vonon shërbimin, objekt i kësaj kontrate, tej afatit të përcaktuar në
nenet me lart të kësaj kontrate( me përjashtim të rasteve të përcaktuara në forcat Madhore të
kësaj kontrate), në rast se ndodhin dëmtime cilësore dhe “Mirëmbajtësi” vonohet, atëhere ai
është i detyruar t’i paguajë “Bankës” një tarifë ditore të penalitetit për çdo ditëvonese në një
vlerë prej 4/1000 të vlerës koresponduese të mbetur pa u zbatuar nga çmimi i kontratës.
Në rast se “Mirëmbajtësi” nuk shlyen detyrimet sipas kësaj kontrate, duhet t’i paguajë
“Bankës” gjobat e përcaktuara ne këte kontrate.
“Banka” i mban vleren e gjobës “Mirëmbajtësit” nga pagesa, duke dhënë me shkrim arsyet
dhe shumën e gjobës.
TERHEQJA NGA KONTRATA
Secila palë mund të tërhiqet nga kontrata, në qoftë se pala tjetër shkakton shkelje themelore
të saj që janë:
a. “Porositesi” konstaton se:
- “Mirëmbajtësi” nuk plotëson kërkesat cilësore të shërbimit.
- “Mirëmbajtësi” vonon shërbimin, tej afateve të përcaktuara në kontratë.
- “Mirëmbajtësi” nuk është në gjendje të permbushë në rregull, detyrimet kontraktore.
Në rast se kontrata zgjidhet nga “Banka” për shkaqet e përmendura në paragrafin a,
“Mirëmbajtësi” është i detyruara t’i paguaj “Bankës” një penalitet ne masën prej 5 % të
vlerës së shlyer të kontratës.
.b. “Mirëmbajtësi” mund të tërhiqet nga kontrata kur “Banka” nuk kryen në afat, pagesat për
shërbimin e ofruar dhe të marrë në dorëzim prej tij, edhe kur cilësia e këtij të shërbimi ka qenë
në përputhje të plotë me kushtet e përcaktuara në dokumentat e kërkuara.
Kontrata do te quhet e zgjidhur per shkaqet e permendura ne paragrafin a dhe b mesiper, nese
pala qe ka shkelur kushtet e kontrates nuk i permbush plotesisht ato brenda 30 diteve
kalendarike nga dita qe ka marre njoftimin e pales tjeter lidhur me konstatimin e ketyre
shkeljeve dhe detyrimin e saj (pales qe ka shkelur kontraten) per te ndermarre te gjitha
veprimet e nevojshme per ndreqjen e tyre brenda afatit 30 ditor te njoftimit.
FORCAT MADHORE
“Mirëmbajtësi” nuk e humbet garancinë e realizimit të kontratës kur mosrespektimi i
detyrimeve të kontratës eshte rezultat i një Force Madhore.
Do të konsiderohet Forcë Madhore çdo ngjarje që ndodh jashtë kontrollit të “Mirëmbajtësit”
dhe nuk përbën gabim apo neglizhencë nga ana e “Mirëmbajtësit” dhe që nuk mund të
parashikohet. Këtu bëjnë pjesë luftrat, zjarret, përmbytjet, tërmetet, epidemitë, embargot.
13.3. “Mirëmbajtësi” duhet që të njoftojë me shkrim “Bankën” për shfaqjen e fenomenit të
Forcës Madhore.
FORMULARI I FTESES PER OFERTE
- 6 -
TE PERGJITHSHME
Nëse ndonjë nga termat e parashikuara nga kjo kontratë, gjykohet në kundërshtim me
legjislacionin shqiptar që është aktualisht në fuqi ose do të jetë në të ardhmen gjatë
kohëzgjatjes së kontratës, ato do të konsiderohen si të pavlefshme.
ZGJIDHJA E MOSMARVESHJEVE
Të dy palët do të bëjnë përpjekje për të zgjidhur në mënyrë paqësore nëpërmjet bisedave të
drejpërdrejta çdo mosmarveshje që lind midis tyre për Kontratën. Në rast të kundërt, secila
palë mund t’i drejtohet gjykatës. Vendi i gjykimit është Gjykata e Tiranës.
10. Per informacione te metejshme ju mund te kontaktoni me:
Nevila GEGA
Supporting Services Manager
Tirana Bank, Head Office, Rruga Ibrahim Rugova, Tirane