Top Banner
Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo i UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE DOKTORATË FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË PËRQASJE ME FORMAT E PASHTJELLUARA TË SHQIPES STANDARDE Disertanti: Udhëheqës shkencor: Artemisa DRALO Prof. dr. Mehmet ÇELIKU Tiranë, 2015
224

FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Sep 04, 2019

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

i

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA

DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE

DOKTORATË

FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË PËRQASJE ME FORMAT E

PASHTJELLUARA TË SHQIPES STANDARDE

Disertanti: Udhëheqës shkencor: Artemisa DRALO Prof. dr. Mehmet ÇELIKU

Tiranë, 2015

Page 2: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

ii

Doktoratë

Përgatitur nga: Artemisa Dralo

Për marrjen e gradës shkencore “DOKTOR” Specialiteti: Gjuhësi (Sintaksë)

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Udhëheqës shkencor: Prof. dr. Mehmet ÇELIKU Mbrohet më, dt. ___. ___. 2016 para jurisë:

1. Prof. as. dr. Elida TABAKU (Kryetare) 2. Prof. as. dr. Shpresa SHAMBLLI (Oponente) 3. Prof. dr. Brikena KADZADEJ (Oponente) 4. Prof. dr. Viktor RISTANI (Anëtar) 5. Prof. dr. Valter MEMISHA (Anëtar)

Page 3: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

iii

“Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie

dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës, është

tregues i nivelit të kësaj kulture”.

EQREM ÇABEJ

Page 4: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

iv

Prindërve të mi

Page 5: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

v

MIRËNJOHJE

Fillimisht do të doja të falënderoja në mënyrë të veçantë udhëheqësin tim shkencor prof. dr. Mehmet Çeliku, i cili më ka orientuar vazhdimisht me këshillat dhe sugjerimet për përgatitjen sa më shkencore të këtij punimi.

Shpreh një mirënjohje të veçantë për prof. dr. Viktor Ristani, i cili më ka

udhëhequr gjatë studimeve të mia pasuniversitare në nivelin Master, si dhe më ka mbështetur e nxitur për këtë punim, duke më krijuar mundësinë e veprimtarive dhe ideve të shumta shkencore.

Falënderoj, gjithashtu, të gjithë stafin akademik të departamentit të gjuhës

angleze, pranë Universitetit të Tiranës, për mbështetjen dhe sugjerimet që kam marrë gjatë referimeve të kryera në fazat e ndryshme të studimit tim.

I jam më shumë se mirënjohëse familjes sime, për mbështetjen dhe mirëkuptimin

që ka treguar gjatë viteve të punës sime të gjatë dhe të rëndësishme!

Page 6: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

vi

PASQYRA E LËNDËS

MIRËNJOHJE .............................................................................................. v

HYRJE .......................................................................................................... ix

KREU I .......................................................................................................... 1

APARATI TEORIK I PUNIMIT ................................................................ 1

1.0. Koncepte bazë .......................................................................................................................... 1

1.1. Format me –ing në gjuhën angleze .......................................................................................... 4

1.1.1. Dallimi i emrave me –ing nga pjesoret me -ing............................................................. 4

1.1.2. Dallimi i mbiemrave me –ing nga emrat me -ing .......................................................... 5

1.1.3. Dallimi i foljeve me –ing nga mbiemrat me –ing .......................................................... 6

1.2. Trajtimi i ndërtimeve “folje aspektore + folje me –ing”........................................................... 7

1.3. Trajtimi në ndërtime kauzative i pjesores me –ed ................................................................... 8

1.4. Trajtimi i formave të pashtjelluara foljore në gjuhën shqipe ................................................... 9

KREU II ....................................................................................................... 10

GJENDJA E STUDIMEVE TË DERITANISHME PËR FORMAT E PASHTJELLUARA FOLJORE NË GRAMATOLOGJINË ANGLEZE ....................................................................................................................... 10

2.1. Ç’janë format e pashtjelluara? ............................................................................................... 10

2.2. Koncepti i shtjellueshmërisë në gramatologjinë angleze ....................................................... 13

2.3. Mënyra dhe modaliteti ........................................................................................................... 19

2.4. Koha, aspekti dhe diateza në format e pashtjelluara foljore ................................................. 22

2.4.1. Koha ............................................................................................................................. 22

2.4.2. Aspekti ......................................................................................................................... 26

2.4.3. Diateza ......................................................................................................................... 27

2.5. Trajtimi i gerundit në gjuhësinë bashkëkohore angleze ........................................................ 29

KREU III ..................................................................................................... 31

GJENDJA E STUDIMEVE TË DERITANISHME PËR FORMAT E PASHTJELLUARA FOLJORE NË GRAMATOLOGJINË SHQIPTARE ............................................................................................... 31

KREU IV ...................................................................................................... 42

Page 7: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

vii

MORFOSINTAKSA E FORMAVE FOLJORE TË PASHTJELLUARA TË ANGLISHTES ...................................................................................... 42

4.1. Tiparet morfologjike të formave të pashtjelluara foljore në gjuhën angleze ........................ 42

4.2. Sifjalitë me folje të pashtjelluara të anglishtes sipas ndërtimit strukturor ............................ 44

4.2.1. Sifjalitë me infinitiv ...................................................................................................... 44

4.3. Funksionet e sifjalive me folje të pashtjelluara ...................................................................... 46

4.3.1. Funksionet e sifjalive me infinitiv ................................................................................ 46

4.3.2. Funksionet e sifjalive me –ing ..................................................................................... 48

4.3.3. Funksionet e gerundit .................................................................................................. 49

4.3.4. Funksionet e pjesoreve me –ed ................................................................................... 51

4.4. Lidhja e sifjalisë me folje të pashtjelluara me predikatin ....................................................... 52

4.5. Sifjalitë me folje të pashtjelluara në rolin e plotësorit ........................................................... 53

4.5.1. Sifjalitë me infinitivin to .............................................................................................. 53

4.5.2. Kallëzues emërorë që marrin sifjali të paravendosura me to ..................................... 81

4.6. Pjesoret e anglishtes, format gramatikore dhe funksionet sintaksore .................................. 84

4.6.1. Sifjalitë me –ing ........................................................................................................... 87

4.6.2. Sifjalitë me pjesore të kryer (perfect participle ) ........................................................ 88

4.6.3. Sifjalitë me pjesore të shkuar (past participle) ............................................................ 89

4.6.4. Sifjalitë me pjesore që zëvendësojnë një sifjali përcaktore ........................................ 90

4.6.4. Sifjalitë me –ing në pozicion postpredikativ të drejtuara nga një folje ....................... 91

4.7. Pjesoret e veçuara të anglishtes ........................................................................................... 104

4.8. Sifjalitë me folje të pashtjelluara në rolin e sifjalive rrethanore .......................................... 105

4.8.1. Sifjalitë rrethanore me infinitivin to .......................................................................... 105

4.9. Lidhëzat nënrenditëse të sifjalive rrethanore me forma foljore të pashtjelluara ................ 106

KREU V ..................................................................................................... 108

FORMAT E PASHTJELLUARA FOLJORE NË GJUHËN SHQIPE ..................................................................................................................... 108

5.1. Gerundi ................................................................................................................................. 109

5.1.1. Gerundi i rrethanës ................................................................................................... 109

5.1.2. Gerundi përcaktor ..................................................................................................... 117

5.1.3 Gerundi në funksion kallëzuesor ................................................................................ 119

5.1.4. Gerundi në funksionin e kundrinorit të zhdrejtë ....................................................... 119

Page 8: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

viii

5.1.5. Gerundi përbërës i kallëzuesit të përbërë foljor ....................................................... 121

5.1.6. Varësia e gerundit ..................................................................................................... 122

5.1.7. Përdorimi i parafjalës për dhe i pjesëzës “të” të gerundit përpara përbërësve

homogjenë ........................................................................................................................... 124

5.1.8. Pozicioni i gerundit .................................................................................................... 124

5.1.9. Paskajorja dytësore ................................................................................................... 125

5.2. Përcjellorja ............................................................................................................................ 129

5.2.1. Përcjellorja pohore .................................................................................................... 129

5.2.2. Përcjellorja mohore ................................................................................................... 137

5.3. Pjesorja ................................................................................................................................. 145

5.3.2. Pjesorja në rolin e kallëzuesorit ................................................................................ 151

5.3.4. Pjesorja në rolin e kallëzuesit emëror ....................................................................... 152

5.3.5. Pjesorja si pjesë e ndërtimeve modale ...................................................................... 153

5.3.6. Pjesoret e bashkërenditura (homogjene) ................................................................. 154

KREU VI .................................................................................................... 156

PËRQASJE E FORMAVE TË PASHTJELLUARA FOLJORE TË ANGLISHTES ME FORMAT E PASHTJELLUARA FOLJORE TË SHQIPES STANDARDE ......................................................................... 156

6.1. Përqasja në morfologji ......................................................................................................... 158

6.2. Përqasja në fjalëformim ....................................................................................................... 159

6.3. Përqasja në sintaksë ............................................................................................................. 161

6.3.1. Infinitivi në anglishte dhe në shqipe.......................................................................... 162

6.3.2. Pjesorja e anglishtes dhe pjesorja e shqipes standarde ............................................ 166

6.3.3. Gerundi në anglishte dhe në shqipen standarde ...................................................... 171

6.4. Gjegjësete formave të pashtjelluara të anglishtes në gjuhën shqipe .................................. 173

6.4.1. Infinitivi ...................................................................................................................... 173

6.4.2. Pjesorja e tashme (me –ing) ...................................................................................... 176

6.4.3. Pjesorja e shkuar (me –ed) ........................................................................................ 177

6.4.4. Gerundi ...................................................................................................................... 178

Përfundime ................................................................................................ 180

Literatura faktike (burimore) ................................................................. 196

Bibliografi .................................................................................................. 197

Page 9: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

ix

HYRJE

Përligjja e temës

Ky punim me temë “Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me

format e pashtjelluara të shqipes standarde”, ndërmerret në kuadrin e mbrojtjes së tezës së doktoraturës në vazhdim të përgatitjes sime profesionale si mësimdhënëse e gjuhës angleze në nivele universitare. Krahas kësaj, pas një specializimi trevjeçar në fushën e përkthimit gjuhësor, me një përqendrim kryesisht në tiparet idiolektike të përqasjes së elementeve gjuhësore të të dyja gjuhëve, e cila përbën aktualisht një fushë të gjerë studimesh të përsosmërisë së përshtatjes përkthimore, thellova njohuritë mbi gjuhësinë dhe përqasjen e elementeve gjuhësore të të dy gjuhëve. Kështu, duke u përqendruar mbi çështje të gramatikës së gjuhës angleze, në krahasim me atë shqipe, kam dhënë ndihmesën time me botime artikujsh në revista shkencore të fushës së gjuhësisë, mësimdhënies, por edhe të përkthimit, në të cilat janë shtruar, por edhe diskutuar, probleme të kategorizimit dhe ushtrimit të saktë të formave të pashtjelluara.

Anglishtja dhe shqipja janë të dyja gjuhë indoevropiane, prandaj përqasja e formave të pashtjelluara foljore të këtyre gjuhëve është në radhë të parë kërkesë e gjuhësisë bashkëkohore. Nevoja e këtij studimi sinkronik, rritet edhe më shumë po të kihet parasysh që anglishtja është gjuhë që studiohet e flitet shumë nga shqiptarët, e jo vetëm prej tyre.

Ky studim synon të japë pikërisht koncepte dhe mendime mbi strukturat e formave të pashtjelluara si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë angleze. Duke marrë në konsideratë faktin se gjuha angleze po merr rritje në përdorimin e saj në mbarë botën, vjen gjithmonë në rritje nevoja për më shumë informacion mbi gjuhën dhe mënyrën se si ajo përdoret. Kjo ka bërë që gjuhëtarët të përfshihen në trajtimin e temave mbi anglishten e sotme në fushat kryesore të përdorimit të saj. Një nga aspektet relativisht të lëna pas në sistemin gjuhësor, është edhe ajo e burimeve të gjuhës për ndërtim teksti. Tema e disertacionit tonë “Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde” është një temë komplekse morfo-sintaksore. Ajo është një temë e gjerë dhe me shumë probleme, një temë e cila është sa teorike, aq edhe praktike. Punimi është i fushës së gjuhësisë krahasimtare midis dy gjuhëve të veçanta indoevropiane. Tema është plotësisht e realizueshme sepse mundësohet nga trajtimi mjaft i pasur i formave të pashtjelluara në gjuhësinë anglo-amerikane, por edhe në gjuhësinë shqiptare, sidomos kohët e fundit në këtë gjuhë nëpërmjet dy veprave të studiuesit M. Çeliku, “Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe” (2000, 2006, 2010), si edhe “Sintaksë e gjuhës shqipe: përbërësit sintaksorë” (2012).

Page 10: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

x

Punimet e Çelikut kanë shërbyer si mbështetje për këtë punim. Sidoqoftë, ndryshe nga ai, ne pranojmë për anglishten sifjali me forma të pashtjelluara foljore. Qëndrimi ynë është në përputhje me qasjen aktuale për foljet e pashtjelluara të anglishtes në gjuhësinë angleze. Ndërmarrja e një teme të tillë, është plotësisht e përligjur sepse kjo mundëson krahasimin e shumë strukturave të anglishtes me gjegjëset e tyre në shqipe, duke evidentuar përkimet e mospërkimet e tyre në rrafshin morfologjik, sintaksor e funksional. Përqasja e tyre bëhet në radhë të parë, në aspektin teorik, në interpretimin teorik të strukturave, por edhe në aspektin praktik, duke dhënë konkretisht mjetet korresponduese të dy gjuhëve në përkthimin e formave të pashtjelluara. Punimi, si rrjedhim, ka njëkohësisht vlera teorike dhe praktike. Këto vlera e përligjin plotësisht ndërmarrjen e një punimi të tillë të lodhshëm e mjaft të gjerë.

Objekti i studimit dhe hipotezat e tij

Objekti i disertacionit tonë konceptohet kryesisht në tri linja: 1) Format e pashtjelluara të anglishtes; 2) Format e pashtjelluara të shqipes standarde; 3) Përqasja morfo-sintaksore e formave të pashtjelluara të anglishtes me ato të gjuhës shqipe, ku si pikënisje janë ato të anglishtes, në një studim sinkronik. Këto tri çështje përbëjnë edhe thelbin strukturor të punimit tonë. Në krahasimin e formave të pashtjelluara qëndrojnë arritjet kryesore dhe origjinale të punimit tonë. Në formë përfundimesh, në këtë pjesë të punimit do të jepen: format e pashtjelluara të anglishtes dhe të shqipes, tiparet morfologjike të formave të pashtjelluara të anglishtes dhe të shqipes, funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara në anglishte e në shqipe, shoqëruar këto me tezat, hipotezat përkatëse të punimit. Në analizat tona do të evidentohen funksionet themelore të formave të pashtjelluara në të dyja gjuhët, zëvendësimi funksional i formave të një gjuhe në gjuhën tjetër. Punimi mbështetet në një literaturë teorike të zgjedhur e të pasur. Rëndësi i është dhënë mendimit ndryshe në të dyja gjuhësitë. Gjithsesi, ne kemi mbajtur qëndrimin tonë, sidomos për çështjet kryesore për analizimin e ilustrimeve, krahas materialeve faktike të autorëve dhe shembuj nga letërsia e shkruar nga stile të ndryshme të anglishtes e të shqipes.

Siç do të theksohet, problem përbën edhe terminologjia përkatëse që aktualisht nuk përputhet. Vetëm në studimet e fundit, sidomos në Sintaksën e Çelikut (2012), është përdorur një terminologji e re, e përputhshme me atë të përdorur në gjuhësinë anglo-amerikane; pikërisht këtë jemi përpjekur ta përdorim edhe ne në punimin e pranishëm. Herë pas here do t’i referohemi edhe paskajores së gegërishtes që i përgjigjet gati plotësisht edhe paskajores së anglishtes, por kjo nuk bëhet objekt shterues i studimit tonë.

Gramatikanët tradicionalë, duke përfshirë edhe gjuhëtarët shqiptarë, kanë lënë boshllëk në këtë aspekt gjuhësor dhe në vitet e fundit studiuesit janë marrë me analizimin e fenomenit të formave të pashtjelluara duke ngritur pyetje thelbësore mbi natyrën e

Page 11: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

xi

ndryshueshmërisë ndërgjuhësore në fushën morfologjike dhe semantike. Një nga qëllimet kryesore të kërkimit në fushën e sintaksës është të përcaktojë marrëdhënien midis kuptimit dhe përdorimit. Për këtë arsye format e pashtjelluara janë konsideruar si një burim i pasur studimi për çdo drejtim gjuhësor. Është ngritur pyetja se sa forma të pashtjelluara gjenden në gjuhën shqipe dhe sa janë ekuivalentet e tyre në gjuhën angleze, ose si janë kategorizuar dhe përdorur në format standarde apo dialektore të dy gjuhëve. Punimi është i përcaktuar e i ndarë në disa kapituj që mundësojnë krijimin e një të tëre, e cila shpresojmë të sjellë atë çka ne synojmë. Duke i pranëvënë e duke i krahasuar këto forma në të dyja gjuhët, është hedhur dritë mbi çështje të tilla si:

Sa ndikojnë tiparet gramatikore të një gjuhe dhe sa përcaktuese janë ata në këtë fenomen? Kur një folje nuk funksionon si një folje, por merr funksione të tjera në një fjali? Atëherë është një formë e pashtjelluar – d.m.th. një formë foljore që funksionon si një pjesë tjetër ligjërate?

Në punimin tonë do të trajtohen format e pashtjelluara të gjuhës shqipe, por edhe të anglishtes në një krahasim të mirëfilltë gramatikor. Kështu në parim do të flitet kryesisht për ngjashmëritë dhe ndryshimet, për përdorimet dhe funksionin e këtyre formave në të dy gjuhët përkatëse. Krahasimit do t’i kushtohet një studim i gjerë më i detajuar.

Termi “formë e pashtjelluar e foljes” u përgjigjet termave të anglishtes “non-finite form of the verb” ose “verbal” të gjuhës angleze.1 Mirëpo ky term gramatikor nuk figuron në “Fjalorin e termave të gjuhësisë”, Tiranë 1975, por në vend të këtij termi është rekomanduar termi “trajtë jovetore”. Gjithsesi ky term është përdorur në gramatikat e shqipes së viteve të fundit.

Ky studim shërben edhe si një udhëzues gramatikor për përdorimet e sakta të këtyre formave foljore, si dhe për të kryer një barasvlershmëri midis të dy gjuhëve. Sipas përdorimit të gjerë që po merr gjuha angleze në ditët e sotme dhe sipas nevojës për një shpjegim sa më konkret, duhet patur pikësëpari një koncept i qartë i nocioneve përkatëse dhe i përdorimit të tyre në gjuhën shqipe. Kjo temë është komplekse, përfshin çështje të diskutueshme e problemore, të cilat konsiderohen ende në diskutim dhe të pazgjidhshme në një mënyrë të përfunduar. Një prej problemeve që hasim në këtë çështje është kategorizimi, përcaktimi si dhe funksionimi i formave të pashtjelluara në gjuhën e sotme shqipe.

Shpjegim kërkojnë edhe disa forma të pashtjelluara ose përdorime të tyre që s’janë karakteristike për gjuhën e sotme shqipe, por konkretisht për gjuhën angleze.

1 1- Biber, Douglas, Susan Conrad and Geoffrey Leech. 2003. Longman Student Grammar of Spoken

and Written English. England: Pearson Education Limited. 2- Quirk, Radolf and Sidney Greenbaum. 1976. A university grammar of the English language. London: Longman. 3- Huddleston, R. & Pullum, G.K.2002. The Cambridge Grammar of the English Language. Cambridge: Cambridge Unversity Press.

Page 12: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

xii

Format e pashtjelluara të foljes në gjuhë të ndryshme evropiane, të vjetra a të reja, shfaqen me një origjinalitet të theksuar. Këtë e dëshmon edhe krahasimi i tyre qoftë edhe vetëm në dy gjuhë indoevropiane siç janë anglishtja dhe shqipja. Ndryshimet konsistojnë në numrin e formave të pashtjelluara, në trajtat e shfaqjes së tyre, në tiparet morfologjike si dhe në funksionet sintaksore. Dallimet shpjegohen me evoluimin e tyre në kohë, por edhe ngjashmëritë midis formave të pashtjelluara nuk mungojnë. Ato afrojnë në ekzistencën si kategori morfosintaksore, në gërshetimin e tipareve foljore me ato të pjesëve të tjera të ligjëratës dhe sidomos në funksionet sintaksore, sepse në çdo gjuhë gati po ato funksione kryhen nga forma të ndryshme të pashtjelluara, sipas parimit mungesa e një forme kompensohet nga një formë tjetër e pashtjelluar ose nga një mjet tjetër gramatikor.

Në këtë studim synohet të bëhet një përqasje e formave të pashtjelluara të anglishtes me ato të shqipes standarde. Natyrisht, krahasimi vetëm në një kategori foljore, siç janë format e pashtjelluara, nuk do të thotë se mund të përcaktohet tipologjia e gjuhëve në fjalë. Realizimi i temës ka vështirësi, pasi në shqipen standarde mungon infinitivi që ekziston në dialektin verior (gegërisht) të kësaj gjuhe. Ne nuk i kemi vënë vetes si detyrë të krahasojmë infinitivin e anglishtes me atë të gegërishtes. Kjo mund të jetë objekt i një pune të veçantë. Neve na intereson të japim gjegjëset e infinitivit të anglishtes në shqipen standarde.

Një vështirësi tjetër ka të bëjë më faktin se format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe ende nuk kanë gjetur një zgjidhje përfundimtare në teorinë gjuhësore shqiptare.

Duke u mbështetur në gjuhësinë bashkëkohore anglo-amerikane dhe në arritjet e Çelikut, shpresojmë të jemi afër zgjidhjes së vërtetë e përfundimtare të paraqitjes së vlerave teorike dhe praktike në këtë stad të zhvillimit të studimit të thellë të fushës së gjuhësisë.

Në gjuhësinë shqiptare, studimet rreth historisë dhe përdorimit të duhur të foljeve janë pa dyshim të një kapaciteti të pasur, por ajo që vihet re është mungesa e shumëlarshmërisë së specifikimit të studimeve dhe përqendrimeve mbi ushtrimin e saktë të formave të pashtjelluara. Çfarë kuptohet me termin formë e pashtjelluar foljore? Është një formë foljore që funksionon si një pjesë tjetër ligjërate. Foljet janë thelbi i predikativitetit të një fjalie. Format e pashtjelluara, megjithatë, ndërkohë që shprehin veprim ose gjendje, nuk mund të qëndrojnë në fjali në rolin e një foljeje. Pavarësisht se shprehin veprim apo gjendje ato kryejnë funksionin e emrave (kryefjalë ose kundrinor) dhe të përcaktorëve (mbiemra ose ndajfolje), pra format e pashtjelluara kanë një karakteristikë dalluese të marrë nga foljet e cila, megjithatë, nuk i pengon ato të kryejnë funksionet e caktuara si emër e përcaktor.

Verbals (Format e pashtjelluara) janë fjalë të cilat duket se mbajnë idenë e veprimit ose të gjendjes, por nuk funksionojnë si një folje e vërtetë. Shpesh quhen forma foljore “nonfinite” (të papërcaktuara ose të paplotësuara). Duke qenë se koha është një

Page 13: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

xiii

karakteristikë e foljeve, qofshin forma të shtjelluara apo të pashtjelluara, atëherë ndjekja e një rendi kohor është e rëndësishme. Një verbal (formë e pashtjelluar) është një emër ose mbiemër i formuar nga folja. Në anglishte gjenden tre lloje formash të pashtjelluara: participi (që ka karakteristikat e mbiemrit dhe të foljes), gerundi (që ka karakteristikat e emrit dhe të foljes), dhe infinitivi (i cili gjithashtu ka karakteristikat e emrit dhe të foljes).

Ndryshimi bazë mes formave të pashtjelluara dhe emrave e mbiemrave është se format e pashtjelluara marrin një kundrinor të tyre, megjithëse nuk funksionojnë më si folje. Format e pashtjelluara janë kategori gjuhësore ndërmjetëse, ato gërshetojnë karakteristikat e foljes me ato të pjesëve të tjera të ligjëratës, si të emrit, të mbiemrit, të ndajfoljes. Në çdo formë të pashtjelluar, (shih bibliografinë) zakonisht mbizotëron një gërshetim dyanësor karakteristikash (të foljes dhe të emrit, ose të foljes dhe të mbiemrit, ose të foljes e të ndajfoljes). Paskajorja, gerundi, gërshetojnë tipare të foljes e të emrit. Ato përbëjnë tri kategori të ndryshme, sepse kryejnë funksione sintaksore karakteristike të ndryshme, kanë tregues morfologjikë dhe kanë njëherazi tipare të tjera të veçanta: pjesorja gërsheton tipare të foljes dhe të mbiemrit (pjesorja në ndonjë gjuhë edhe ato të ndajfoljes); përcjellorja (gërsheton tiparet e foljes e të ndajfoljes). Kujtojmë për shembull pjesoren e anglishtes që ka tiparet e foljes e të mbiemrit dhe kryen në fjali funksionet e përcaktorit, por përveç kësaj, në mungesë të përcjellores, ka dhe tiparet e ndajfoljes dhe kryen në fjali edhe funksionin e rrethanorit.

Sikurse Çeliku ka arritur në përfundimin se gërshetimi dyanësor i karakteristikave të foljes me ato të një pjese tjetër të ligjëratës, është edhe kriteri i përgjithshëm që duhet vënë në bazë të kategorizimit të formave të pashtjelluara, ashtu edhe për mendimin tonë, ky kriter vlen edhe për gjuhën angleze, Përveç karakteristikave morfologjike në cilësinë e karakteristikave të gërshetuara te format e pashtjelluara duhen parë edhe kuptimet e funksionet sintaksore. Këto marrin edhe më shumë vlerë sidomos kur treguesit morfologjikë mungojnë ose nuk e shprehin si duhet veçantinë formale të formës së pashtjelluar si një kategori më vete.

Studimi mbart vlera praktike nëse krahasohet me gjuhën angleze, në mënyrë të tillë që studiuesi shqiptar i kësaj gjuhe, me përmasa kaq të mëdha dhe të nevojshme tashmë, të ketë mundësinë e një konceptimi të qartë të foljeve, si pjesa kyçe e çdo fjalie, por edhe të përdorimit të saktë të këtyre formave. Nëpërmjet një qartësimi të barasvlershëm logjik gjuhësor të këtyre formave, fillimisht në gjuhën bazë e më tej në gjuhët target për të përvetësuar, studiuesi mundëson një baraspeshim ekuivalent dhe një elokuence më efikase në njohuritë e marra mbi gjuhën e panjohur. Gjithsesi për një kategorizim të mirëfilltë duhet marrë parasysh pa dyshim si kriteri morfologjik ashtu edhe funksionet sintaksore kryesore. Nëse do të merrnim analizën fillestare të grupimit të pjesëve morfologjike sipas sintaksave tradicionale të gjuhës shqipe, atëherë do të vërehej një përkufizim për foljen: folja është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, e cila tregon një veprim, zgjedhohet, ka kategoritë e saj gramatikore si zgjedhimi, mënyra, koha, veta, numri. Atëherë do të thoshim se format e pashtjelluara janë thjesht një formë e shfaqjes

Page 14: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

xiv

së përdorimit të foljes, por jo një folje e mirëfilltë. Llojet e foljeve historikisht kanë qenë: folje ndihmëse dhe gjysmëndihmëse, folje kalimtare dhe jokalimtare, folje pavetore dhe njëvetore, por vihet re në këtë klasifikim se bëjnë pjesë edhe format e pashtjelluara. Pra ato hyjnë në llojet e foljeve dhe paraqiten tradicionalisht si të tilla përkatësisht me format: pjesore - punuar, paskajore - për të punuar, përcjellore - duke punuar, mohore - pa punuar, si edhe folje të rregullta dhe folje të parregullta, të cilat temën e së kryerës së thjeshtë dhe të pjesores e kanë krejt të ndryshme nga tema e trajtës përfaqësuese, shoh - pashë, por edhe folja këpujore jam - është.

Pra, ky fenomen ndodh edhe në gjuhën angleze, kategorizimi tradicional i ndan format e pashtjelluara me tri tipe dhe përkatësisht: participi, gerundi dhe infinitivi, siç u përmendën më lart. Në kuadrin e studimit të këtij përkufizimi dhe të një mirëpërdorimi të këtyre formave, parimisht do të duhej një studim standard i pranuar dhe i mirëqenë prej të gjithë gjuhëtarëve që janë marrë dhe janë referuar rreth kësaj çështjeje. Normalisht jo të gjithë gjuhëtarët apo studiuesit duhet të jenë në një parim të përbashkët të konceptimit të këtyre problemeve, ashtu si edhe në shkenca apo kërkime të tjera kanë bashkekzistuar teori dhe parime nga më të ndryshmet rreth temave të njëjta për periudha të gjata kohore, apo deri në aktualitet. Në studimin tonë i jemi përmbajtur analizës sonë të bazuar në shembuj dhe krahasime duke marrë parasysh të gjitha teoritë dhe kërkimet e mëparshme të gjuhëtarëve të nderuar si shqiptarë, por edhe të huaj.

Studimi mbështetet edhe mbi kriterin historik gjuhësor, apo dialektalizmit, pasi një formë e mirëfilltë e këtyre formave foljore rrjedh dhe qëndron si shenjë dialektike. Në këtë studim shqyrtohet dhe analizohet një përqasje zyrtare e finalizimit të këtyre formave në gjuhën shqipe, me bazë krahasuese në rrafshin përqasës me gjuhën angleze, që ka dallime në procesin historik të dy popujve, por që shfaqin një përafërsi në nivelin aktual të përdorimeve gjuhësore. Pasi shumica e punimeve që janë kryer rreth kësaj çështjeje nuk janë ngritur në rrafshin krahasues, e aq më tepër me anglishten, por janë realizuar kryesisht në kërkime të brendshme të vetë gjuhës shqipe, në studime diakronike dhe sinkronike përbrenda të njëjtës fushë studimi, të standardizimit të shqipes, mendojmë se kjo punë përbën një interes të veçantë edhe në rrafshin ndërkombëtar të studimit të gjuhës shqipe apo anasjelltas. Mbështetje të madhe në studimin tonë ka dhënë kryesisht monografia e Çelikut “Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe”, punë e gjerë e përqendruar mbi këtë problematikë, por edhe një kontribut i veçantë në fushën e gjuhësisë shqiptare. Përveç kësaj, jemi mbështetur edhe në shumë studime të gjuhëtarëve të tjerë shqiptarë për teorinë mbi gjuhën shqipe dhe shumë të huaj, për gjuhën angleze. Shumë artikuj, kumtesa, referime, studime por edhe vepra të mirëfillta, na kanë dhënë shembuj dhe ide të shumta mbi diskutimet dhe përkufizimet finale të kësaj teme komplekse. Gjuha angleze merret si një pikë reference dhe shembull i një gjuhe të folur dhe të përdorur në një terren sa të madh aq edhe të vjetër. Identifikimi, përdorimi dhe përshtatja e këtyre formave përbën thelbin e këtij punimi, për të dyja gjuhët që janë marrë si pika krahasimi aktuale. Punimi përbëhet rreth disa çështjeve bazë, të cilat shtrihen në

Page 15: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

xv

pesë kapituj sipas tematikave, përmbyllet me pjesën e përfundimeve dhe rekomandimeve, si edhe me bibliografinë.

Përkufizimi i këtyre formave fillimisht në gjuhën shqipe është një temë mjaft komplekse rreth së cilës janë hedhur teori dhe hipoteza të ndryshme, të marra në konsideratë prej fushës gjuhësore në përgjithësi, por ende të pareduktuara apo sistemuara në një raport të pastër gjuhësor. Rrjedhimisht, përcjellja e informacionit gramatikor në një gjuhë të dytë, e aq më tepër në një gjuhë ndërkombëtare, atë angleze, që është tashmë lingua franca botërore, në mënyrë ekuivalente me një relativitet të barabartë gjuhësor, përcjell disa vështirësi në aspektin e plotë. Nuk mund të realizohet një barasvlershmëri e njëtrajtshme nëse në gjuhën shënuese nuk përcjellim vlera të përafërta gjuhësore me atë të gjuhës së shënuar. Pra qëllimi i studimit në fjalë është të ofrojë mundësi për të zgjeruar këndin e vështrimit dhe zgjidhjen e një terminologjie të saktë gjuhësore për përdorime të gjera të gjuhës angleze, si në mësimdhënie apo edhe në fushën e përkthimit. Më konkretisht mund të përmbledhim disa prej objektivave si më poshtë:

• Të japë koncepte dhe mendime mbi strukturat e formave të pashtjelluara si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë angleze.

• Të identifikohet një nga aspektet relativisht të lëna pas në sistemin gjuhësor si ajo e burimeve të gjuhës për ndërtim teksti.

• Të përcaktojë marrëdhënien midis kuptimit dhe përdorimit.

• Të analizojë se sa ndikojnë tiparet gramatikore të një gjuhe dhe sa përcaktuese janë ata në këtë fenomen. Analiza e materialit faktik shumë të gjerë, marrë nga burime të shumta të

mirëfillta, si dhe mbështetja në teorinë bashkëkohore e në arritjet e mëparshme të udhëheqësit të kësaj teme, prof. dr. Mehmet Çeliku, ka çuar në përfundime krejt të reja e origjinale, të dëshmuara dhe të analizuara në vijim të paraqitjes së studimit:

• Mbi klasifikimin e formave të pashtjelluara të gjuhës shqipe.

• Konceptimi i ndryshëm i shumë gjuhëtarëve rreth numrit të formave të pashtjelluara në gjuhën shqipe.

• Çështjet e formave të pashtjelluara në rrafshin diakronik në shumicën e gjuhëve të Ballkanit.

• Konceptimi i konstrukteve me pjesore dhe i përdorimeve gerundiale.

• Përveç pjesores, është konsideruar edhe shumica e formave të pashtjelluara të formuara nga pjesorja ose emri prejfoljor, por sigurisht duke parë vetëm formimin, kuptimin e duke bërë krahasimin e tyre me format e pashtjelluara të gjuhëve të tjera.

• Togu ‘për + emër foljor’ i gjinisë asnjanëse në trajtën e pashquar në gjuhën shqipe ka dhënë me kohë një formë gramatikore perifrastike të pashtjelluar, që ka vlerën e një paskajoreje me funksione sintaksore të kufizuara.

Page 16: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

xvi

Metodologjia dhe struktura e studimit

Një prej aspekteve praktike në funksion të kësaj teme është analiza gjuhësore në të dyja gjuhët, përdorimet e faktuara të formave të pashtjelluara në gjuhën e përditshme por edhe në atë akademike, apo letrare.

Shembuj përkthimesh dhe përshtatjesh tipike të formave foljore të pashtjelluara, libra letrarë të përkthyer dhe origjinalet e tyre janë marrë si një ilustrim dhe evidencë në mbështetje të çdo pjese teorike. Libra gramatikorë me analiza përkatëse, libra për fëmijë në të dyja gjuhët dhe gjuha e përdorur në to, filma artistikë ku mbizotërojnë përkthime dhe përshtatje të formave foljore të pashtjelluara, janë një prej mënyrave të ndryshme që na janë nevojitur në mbështetje të teorisë mbi këtë temë. Rrëfimet letrare në të dyja gjuhët, ose përkthimi i tyre në këndvështrimin tonë gjuhësor, përbën një kampion të pjesës së elementeve foljore të pashtjelluara në mënyrën se si janë përshtatur në gjuhën tonë apo edhe anasjelltas gjatë procesit të përkthimit.

Ky studim me temë: “Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde” duke shfaqur një pasqyrim në gjashtë kapituj dhe kryesisht në një pjesë të përmbajtjes formale, përbëhet kryesisht nga studimi i formave të pashtjelluara në gjuhën angleze dhe më pas vijon studimi në gjuhën shqipe, pasi parashtrohen dhe përcillen çështjet kryesore në të dy gjuhët respektivisht, analizohet një krahasim në përdorimin e tyre sipas rregullave sintaksore dhe morfologjike të çdo gjuhe. Punimi shtrohet fillimisht me hyrjen. Hyrja paraqet studimin në mënyrë përmbledhëse dhe përgjithëson tiparet e formave të pashtjelluara të secilës gjuhë, prezanton boshtin kryesor të studimit, por edhe sqaron motivin dhe objektivin e autorit, pa anashkaluar rëndësinë e studimeve të kryera rreth kësaj tematike, jep një ide sipërfaqësore për problematikën e kategorizimit të formave në gjuhën shqipe.

Kreu i parë, trajton aparatin teorik të punimit. Paraqet konsiderata të përgjithshme të gjuhëtarëve të ndryshëm mbi format e pashtjelluara në të dyja gjuhët si edhe teorinë e klasifikimit të formave të pashtjelluara sipas interpretimeve të gjuhëtarëve tradicionalë. Gjithashtu në këtë kapitull do të trajtohet klasifikimi i formave të pashtjelluara, strukturat e formave foljore në të cilat mbështetet funksionimi i tyre gramatikor si edhe një këndvështrim i rëndësishëm do të hidhet mbi analizën bashkëkohore të përdorimit të formave të pashtjelluara foljore në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

Kreu i dytë, shqyrton strukturat e formave të pashtjelluara në gjuhën angleze dhe përkatësisht sipas kategorizimit ato janë participi, gerundi dhe infinitivi. Një rëndësi të veçantë u kushtojmë përdorimeve të formës me –ing, përdorimeve si mbiemër të formës me –ing, plotësit të kryefjalës, të kundrinorit, përdorimet si emër të formës me –ing. Në vijim analizohen strukturat e formave të pashtjelluara në gjuhën shqipe dhe konkretisht,

Page 17: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

xvii

gerundi, përcjellorja, pjesorja dhe paskajorja. Vëmendje e veçantë, do t’i kushtohet edhe statusit sintaksor të formave të pashtjelluara dhe ndërtimeve të formuara me to.

Kreu i tretë do të trajtojë format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe standarde. Pikat më të rëndësishme të këtij kreu janë paraqitjet e gerundit. Në studim trajtohet gerundi i rrethanës, gerundi përcaktor, gerundi përcaktor kallëzuesor, gerundi kundrinor i zhdrejtë. Vlera teorike ka edhe problemi rreth ndryshimit të përdorimit të gerundit nga tog i lirë në tog të qëndrueshëm, por edhe dallimi i gerundit nga emrat asnjanës. Në këtë pjesë të studimit tonë do të merremi edhe me togjet sinonimike me përcjelloren dhe përkatësisht ato shfaqen si: me të punuar, duke punuar. Së fundmi, ajo që nuk duhet anashkaluar është përdorimi sintaksor i gerundit në trajtën e rasës rrjedhore së punuari.

Kreu i katërt, jep një pasqyrim mbi afritë dhe dallimet midis formave të pashtjelluara të foljes së anglishtes e të shqipes. Në mënyrë më të detajuar mund të përmendim përdorimet sintaksore të përcjellores, por edhe ndërtimet “emërore + përcjellore pohore” dhe “kallëzore + përcjellore pohore”.

Marrëdhëniet kuptimore të përcjellores mohore me fjalët e përcaktuara prej saj, është pa dyshim një çështje që shfaq interes në rastet e ndërtimit me dy mohime, ose përdorimet dhe marrëdhëniet e përcjellores mohore. Subjekti i përcjellores mohore dhe i foljes drejtuese është pika e fundit që trajtohet në këtë krye.

Kreu i pestë, është një krahasim i mirëfilltë i të dhënave dhe i teorive të grumbulluara, në mënyrë të tillë që të gjendet një mënyrë më efikase në përshtatjen e këtyre formave, kryesisht në proceset e mësimdhënies. Do të trajtohen çështje si infinitivi dhe paskajorja e shqipes, kuptimi i “to”, kuptimi i temës së zhveshur, gerund-participi përkundrejt infinitiv me “to”, zëvendësimi reciprok, konteksti krahasues, papërshtatshmëria e kategorive tradicionale të kohës dhe aspektit për përshkrimin e kuptimit të –ing. Gjithashtu, do të sqarohen duke u bazuar në ilustrime gjuhësore, por edhe teorike, kuptimet dhe përdorimet sintaksore të pjesores, pjesorja në funksion të përcaktorit kallëzuesor, trajtat e pjesores në funksion të përcaktorit, si edhe kalimi i pjesoreve në pjesë të tjera të ligjëratës. Pjesët e përmbledhjes do të jenë kryesisht të përqendruara te krahasimi i përdorimit të formave të pashtjelluara në gjuhën e sotme shqipe me gjuhën angleze, por jo vetëm kaq, por edhe mbi ngjashmëritë në përdorimin e formave të pashtjelluara në gjuhën e sotme shqipe me gjuhën angleze.

Së fundi, do të ndalemi në një përpilim të materialit të punuar me një pjesë të përshtatur me konkluzione të përgjithshme, si edhe rekomandime, të cilat pasqyrojnë pikat kyçe të zhvillimit të kësaj teme duke hapur rrugë përsosmërie të zgjidhjeve dhe përmirësimeve të mëtejshme në problematikën që përqendron kjo çështje.

Rezultatet përfundimtare: Nga analizat e kryera rezulton përfundimi mbi përkufizimin e formave të pashtjelluara. Interpretimi i rezultateve do të sjellë interpretimin e marrëdhënieve korrelative, pra nëse hipotezat vërtetohen apo hidhen poshtë. Normalisht kjo del qartë në përfundim të studimit.

Page 18: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

xviii

Konkluzionet e punimit: Çfarë mund të përdorim nga këto të dhëna, ku dhe si? Pse u vërtetuan apo nuk u vërtetuan hipotezat e dhëna? Si shpjegohet kjo krahasuar me studime të ngjashme, pasi është bërë vlerësimi dhe njehsimi në gjuhën shqipe kryesisht dhe krahasimi në gjuhën angleze.

Baza teorike e punimit

- Kryesisht ideja dhe mbështetja është marrë nga monografia “Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe”, që përbën bazën konceptuale për trajtimin e të dhënave nga shqipja standarde në këtë disertacion (M. Çeliku, SHBLU, Tiranë 2000, 2006, 2010, 2013, 249 faqe).

- Nga informacione të nxjerra nga studime të ngjashme me bazë format e pashtjelluara të foljes (shih bibliografinë).

- Nga rezultate të rëndësishme që janë përftuar në raste të tjera, duke përfshirë Quirk Randolp, Greenbaum Sidney, Leech Geoffrey, Startvik Jan, “A comprehensive Grammar of the English language”, Longman, 1985. Dhe pa dyshim një gamë e gjerë materialesh, të cilave iu referohemi dhe i rendisim në bibliografinë e këtij disertacioni.

- Në studime të mëparshme që kanë treguar se koncepti i formave foljore të pashtjelluara parashikon një përshtatje edhe në gjuhët e tjera veç gjuhës angleze (Greenbaum Sidney), “A University Grammar of English”, Longman, 1973.

- Në studiues (kritikë të gjuhësisë) të ndryshëm përfshirë Parrot Martin, “Grammar for English LanguageTeachers”, Cambridge University Press, 2002.

- Në hyrje është cituar literatura burimore/faktike, shembujt në anglisht janë krijuar në bazë të modeleve të gatshme që ofrojnë fjalorë të anglishtes.

- Lista e foljeve të pashtjelluara të anglishtes të përdorura në këtë punim është nxjerrë nga gramatika të anglishtes dhe nga: Word Frequencies in Written and Spoken English: based on the British National Corpus2.

2Word Frequencies in Written and Spoken English: based on the British National Corpus. 2001, pp 320, Longman, London. ISBN 0582-32007-0.

Page 19: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

xix

Materiali faktik (të dhëna gjuhësore)

Gjerak Karaiskaj, 5000 vjet fortifikime në Shqipëri, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1981.

Ben Blushi, Shqipëria, Mapo Editions, Tiranë, 2011. Ismail Kadare, Darka e gabuar, Onufri, Tiranë, 2008. Ismail Kadare, Kronikë në gur, Naim Frashëri, Tiranë, 1971. Dritëro Agolli, Njerëz të krisur: tregime dhe novela, Apollonia, Tiranë, 1995. Eqerem Canaj, Kështjella mbi ujanë. Roman. Eqerem Canaj, Njeriu me nofulla të hekurta. Roman. Thomas Hardy, Tess of the D’Urbervilles, Penguin Popular Classics, 1981. Ernest Hemingway, The Snows of Kilimanjaro and other skories, Simon and Schuster,

1995. Cambridge Dictionaries online, http://dictionary.cambridge.org/. Longman Dictionary of Contemporary English, http://www.ldoceonline.com/. Collins Dictionaries, http://www.collinsdictionary.com/.

Page 20: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

1

KREU I

APARATI TEORIK I PUNIMIT

1.0. Koncepte bazë

Njësia sintaksore që përdoret për të ndërtuar dhe për të analizuar fjalinë në gjuhën angleze quhet phrase. Në italisht termi ekuivalent është frase, në frëngjisht phrase, në spanjisht frase, në gjermanisht wortgruppe (grup fjalësh) etj. Në gjuhën shqipe për këtë njësi gjenden termat togfjalësh, grup fjalësh, sintagmë, përbërës, konstituent. Përdorimi i togfjalëshit si njësi e analizës sintaksore tashmë konsiderohet i kapërcyer. Termat frazë, përbërës, konstituent, sintagmë janë përdorur nga studiuesit me kuptime të ndryshme, por edhe me kuptimin e një njësie pune sintaksore. Ndër këta, termi përbërës (përbërës sintaksor, përbërës i fjalisë) përdoret nga Çeliku. Duke qenë se pikënisje e analizave dhe koncepteve gjuhësore do të jetë gjithmonë gjuha angleze, në këtë punim do të parapëlqehet termi përbërës, përmbajtja e të cilit është e njëjtë me termat sintagmë, frazë, grup fjalësh3. Kështu, përbërësi është njësi konceptuale strukturore-gramatikore e përbërë nga një a më shumë fjalë. Përbërësi është më i madh se fjala (ose e barabartë me të), por më i vogël se fjalia. Sifjalia është term i përdorur nga Çeliku për gjegjësin clause të anglishtes4. Semantikisht, përbërësi përfaqëson apo zgjeron kuptimin e fjalës bosht, si dhe marrëdhënien e tij me elementet e tjera në fjali (sifjali). Njihen përbërës emërorë, përbërës foljorë, përbërës mbiemërorë, përbërës ndajfoljorë dhe përbërës parafjalorë. Koka është element i detyrueshëm. Përbërësi mund të ketë vetëm kokën, ose të jetë i zgjeruar me fjalë të tjera. Përbërësit foljorë kanë si kokë një folje leksikore, e cila ndryshe mund të quhet edhe folje kryesore. Folja kryesore mund të qëndrojë vetëm ose të paraprihet nga një a më shumë folje ndihmëse (auxiliary).

Për termin sentence të gjuhës angleze, në gjuhën shqipe do të përdoret termi fjali. Çeliku përdor si gjegjëse të termit anglez sentence termat fjali dhe fjali e thjeshtë5. Fjali është njësia më e madhe sintaksore, e shprehur nga një fjali e thjeshtë a periudhë (në dy a

3 Për një diskutim më të gjerë mbi këta terma shiko M. Çeliku, Sintaksë e gjuhës shqipe (përbërësit sintaksorë), Ilar, Tiranë, 2012, f. 1-3. 4 Së fundi autori ka shkruar për këtë term dhe terma të tjerë bashkëkohorë të sintaksës shqipe në artikullin Koncepte dhe terma të rinj të sintaksës shqipe, SF, 1-2/2013, f. 13-23. 5 M. Çeliku, Koncepte dhe terma të rinj të sintaksës shqipe, SF, 1-2/2013, f. 19.

Page 21: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

2

më shumë sifjali). Sifjalitë mund të përbëjnë pjesën kryesore, ose të nënrenditur të fjalisë. Fjalia ka patjetër në bazë të saj një folje të shtjelluar. Në gramatologjinë angleze, është bërë tashmë traditë mendimi që format e pashtjelluara foljore mund të formojnë sifjali. Ky mendim mbështetet në argumentin që ato mund të zgjerohen me përbërës të tjerë. Për sa u përket tipareve të modalitetit dhe të kohës, në këtë punim do të ndiqet qëndrimi më i përgjithshëm i gramatologjisë bashkëkohore angleze dhe shqiptare, pavarësisht trajtimit të ndryshëm nga drejtimi gjenerativist. Specifikisht, përbërësit foljorë të pashtjelluar do të trajtohen të zhveshur nga tipari i kohës dhe i modalitetit.

Gjithashtu, në përputhje me terminologjinë angleze, tipari i shtjellueshmërisë së foljes-kallëzues do të konsiderohet tipar sintaksor i fjalisë, d.m.th., fjalitë ose sifjalitë që përmbajnë një folje të shtjelluar, do të quhen të shtjelluara, ndërsa sifjalitë që organizohen rreth një foljeje të pashtjelluar do të quhen të pashtjelluara.

Termat complement dhe complementation do të përdoren përkatësisht në format plotësor dhe komplementim. Për termin complement në shqipe janë përdorur dhe termat plotës/plotësor, por jo rrallë këta terma ngatërrohen me plotësat/plotësorët e gramatikave logjike të shekullit të kaluar. Vështirësi tjetër që del me termin plotës/plotësor është mungesa e gjegjësit anglez complementation, i cili, nëse shqipërohet, i bie të jetë plotësorim/plotësorësim, që nuk kanë gjetur përdorim në gramatologjinë shqipe. Komplementimi është ai funksion që plotëson me anë të një përbërësi sintaksor një marrëdhënie kuptimore me fjalën drejtuese. Në nivelin sintaksor, ai mund të jetë i detyrueshëm, ose fakultativ6. Në Fjalorin e valencave të anglishtes të Herbst et al., dallohen plotësorë të detyrueshëm dhe fakultativë (obligatory and optional complements).

Sipas autorëve të këtij fjalori, plotësorët fakultativë janë plotësorë që megjithëse demonstrojnë karakteristikat tipike të plotësorëve të përshkruar prej tyre, nuk është e nevojshme që të jenë patjetër të pranishëm në fjalinë ku ndodhet folja drejtuese, me qëllim që fjalia të jetë gramatikore. Çeliku përdor termin plotësor për complement (si element i detyrueshëm) dhe termin shtesor për përbërësit fakultativë të fjalisë, siç janë p.sh. rrethanorët7. Termi shtesor i Çelikut përkon me termin adjunct në gramatikën angleze. Plotësorët dhe shtesorët janë dy kategori që hyjnë në opozicion sipas kriterit të domosdoshmërisë sintaksore të përbërësve në fjali. Ndërsa plotësorët e domosdoshëm dhe fakultativë i përkasin së njëjtës kategori sintaksore, ndryshe nga shtesat që kanë liri të madhe në përzgjedhjen e foljes drejtuese, plotësorët, të domosdoshëm apo fakultativë, përzgjidhen nga përbërësi kokë, d.m.th. nga folja drejtuese.

Në gjuhësinë angleze lidhëzat nënrenditëse dhe pjesëzat gramatikore që paraprijnë një folje të një fjalie të nënrenditur, si p.sh. pjesëza funksionale to që i paravendoset infinitivit, përfshihen në një kategori të vetme, e cila njihet me termin 6 Shiko Th. Herbst et al., A valency dictionary of English, Mouton De Gruyter, Berlin, New York, f. xxx-xxxii. Cit.: “Obligatory complements are complements which, though they demonstrate the characteristics of complements as outlined in Section 3.1., do not have to be present for the sentence in which the governing verb occurs to be grammatical.” 7 M. Çeliku, Sintaksë e gjuhës shqipe (përbërësit sintaksorë), Ilar, Tiranë, 2012.

Page 22: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

3

subordinator. Funksioni i një subordinator është i krahasueshëm me atë të një lidhëze nënrenditëse që i paraprin një sifjalie të shtjelluar. Termi subordinator vjen nga fjala subordinate – i nënrenditur, prej së cilës është formuar emri përkatës subordinator, që në shqip i bie të jetë fjala nënrenditëse/nënrenditësja e përdorur në funksionin e emrit. Një term i tillë në gramatologjinë shqipe mungon. Sidoqoftë, lidhja e tij me termin fjali e nënrenditur është shumë e afërt dhe mund të ngatërrohet me të. Për këtë arsye, por edhe për t’i qëndruar besnike terminologjisë së anglishtes, në këtë disertacion do të përdoret termi origjinal subordinator me të njëjtën vlerë që ka në gjuhësinë angleze.

Për një strukturë sintaksore që lidhet semantikisht me një referent në strukturën paraprijëse, por nuk integrohet në të si një fjali e varur, në gramatologjinë angleze bashkëkohore përdoret termi supplement – sifjali e ndërkallur. Sifjalia e ndërkallur ka lidhje të largëta me fjalinë bazë, nga e cila dallohet jo vetëm prozodikisht, por edhe nga pozicioni në fjali. Sifjalia e ndërkallur vendoset në mes ose në fund të fjalisë dhe në të shkruar dallohet me presje, në të folur dallohet nga intonacioni, në sintaksën shqipe me kllapa ose me viza. Në shqipe sifjalia e ndërkallur njihet edhe me termin e ndërshtënë. Në shembujt më poshtë fjalia e ndërkallur është shënuar me shkronja korsive të nënvizuara:

a) Her husband - he is the guy singing right now - he agreed to give an interview for us. “Burri i saj – ai është personi që po këndon tani – ai pranoi të na jepte një intervistë.”

b) I decided to go to Italy, a decision I would quickly regret.

“Unë vendosa të shkoja në Itali, një vendim për të cilin do të pendohesha shpejt.”

Në këtë grup përfshihen dhe ato që në traditën gjuhësore angleze njihen si fjali të nënrenditura përcaktore që japin informacion shtesë për referentin (nonrestrictive relative clauses). Ky term afrohet mjaft me konceptin e fjalive të ndërkallura të shqipes të trajtuar në Sintaksë e gjuhës shqipe8, për këtë arsye, kur të flitet për format e pashtjelluara foljore të anglishtes, do të përdoret termi sifjali e ndërkallur.

8 M. Çeliku, Sintaksë e gjuhës shqipe (përbërësit sintaksorë), Ilar, Tiranë, 2012, f. 264-270.

Page 23: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

4

1.1. Format me –ing në gjuhën angleze

Format me –ing në anglishte shfaqin tipare që i kapërcejnë kufijtë e kategorive klasike të pjesëve të ligjëratës. Për këtë arsye ka vështirësi në dallimin e funksionit të tyre. Në këtë punim do të ndiqen kriteret e mëposhtme për dallimin e funksionit të formave me -ing në gjuhën angleze.

1.1.1. Dallimi i emrave me –ing nga pjesoret me -ing

Për të dalluar pjesoren e foljes përdoren dy kritere: (1) kur ndiqet nga një plotësor foljor, si p.sh. një kundrinor: I enjoyed reading the first book. “E shijova leximin e librit të parë. (lit. të lexuarin e librin e parë)”; (2) kur plotësohet nga një rrethanor, si p.sh. herët, në verë etj.: He dreamed becoming rich overnight. “Ai ëndërronte të bëhej i pasur brenda natës. (lit. të bërit i pasur brenda natës, për një natë)”.

Forma emërore njihet nga prania e disa tipareve karakteristike të emrit, p.sh. paraprirja nga determinatë, paraprirja nga mbiemra, ndjekja e menjëhershme nga një përbërës në gjinore ose nga një përbërës me funksion përcaktor:

a) the thinking of place b) most of their writing and publishing c) the sudden banning of four American TV shows Në (a), thinking (të menduarit) paraprihet nga nyja shquese the. Për më tepër,

ndiqet nga një përbërës parafjalor me funksion përcaktues, që është of place (e vendit)9. Këto të dhëna bëjnë që thinking të interpretohet si emër. Në (b), writing (të shkruarit) dhe publishing (të botuarit) paraprihen nga determinanti most of (shumica e) dhe nga përemri pronor their (i tyre), pra writing dhe publishing janë emra. Në (c), banning (të ndaluarit) paraprihet nga nyja shquese the, paraprihet nga mbiemri sudden (i papritur) dhe ndiqet

9 Në këtë rast në anglishte of është parafjalë.

Page 24: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

5

nga përbërësi parafjalor me funksion përcaktues of four American TV shows (e katër shfaqjeve televizive amerikane). Mbështetur në këto të dhëna, gjykohet që banning është emër.

Gjithashtu, kur një fjalë me –ing merr mbaresën emërore karakteristike të shumësit –s, atëherë ajo fjalë është pa dyshim emër. P.sh., writings (shkrime), buildings

(ndërtesa), paintings (piktura). Sidoqoftë, ka dhe raste të ndërmjetme si there is no denying it, ku pjesëza no

sugjeron që denying është emër, ndërsa plotësori it, sugjeron që denying është folje. Në raste të tilla, do të ndjekim qëndrimin e mbajtur në Longman Grammar of Spoken and Written English e Biber et al, ku fjalët me –ing merren si folje. Struktura të tjera si: That word needed checking. “Ajo fjalë kishte nevojë të kontrollohej/për t’u kontrolluar.” mund të interpretohen edhe si emra, edhe si folje. Edhe në këto raste do të ndiqet qëndrimi i Longman Grammar of Spoken and Written English e Biber et al, ku fjalët me –ing merren si folje.

1.1.2. Dallimi i mbiemrave me –ing nga emrat me -ing

Në anglishte ka vështirësi në dallimin funksionit mbiemëror apo emëror të fjalëve që mbarojnë me –ing, veçanërisht kur ato i paravendosen një emri. Për të bërë dallimin, hyjnë në punë disa kritere karakteristike për secilën klasë të fjalëve. Kështu, nëse para fjalës me -ing gjendet një determinat, ajo do të merret si mbiemër: the sitting room (dhoma e ndenjies)10. Në rastet kur fjala me –ing gjendet pas foljes be (jam) dhe/ose paraprihet nga modifikues11 karakteristikë të ndajfoljeve, si p.sh.:

It was very interesting. “Ishte shumë interesante.” Fjala me –ing konsiderohet mbiemër. Gjithashtu, nëse fjala me –ing mund të

kthehet në një sifjali relative (përcaktore) me kuptim përshkrues, ajo e karakterizon emrin ashtu siç bën një mbiemër, prandaj ajo merret si mbiemër, p.sh.: the travelling public = the public that travels (publiku që udhëton). Ndërsa kur fjala me –ing shpreh qëllim, ajo merret si emër, p.sh.: a travelling bag (çantë udhëtimi) transformohet në: a bag which is for travelling (një çantë që është për udhëtim). D.m.th., fjala travelling në këtë kontekst

10 Çeliku përdor termin caktuesor, i cili përkon në vija të përgjithshme me termin determinant, por duke qenë se shqipja dhe anglishtja shfaqin veçori të ndryshme, edhe termat nuk kanë përputhshmëri të plotë. 11 Termi modifikues afron me termin përcaktor të shqipes.

Page 25: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

6

është emër. Megjithatë kuptimi përshkrues apo qëllimor nuk ndihmon në zgjidhjen e të gjitha rasteve ambige, p.sh.: warning shots (të shtëna paralajmëruese), mund të transformohet në emër + fjali përcaktore me kuptim përshkrues “shots which war” (të shtëna të cilat paralajmërojnë), por mund të kthehet edhe në një strukturë që shpreh qëllim, si p.sh.: shots which are intented for warning (të shtëna që janë nisur për të paralajmëruar.

Parimi i bashkërenditjes vjen në ndihmë në disa raste. Sipas këtij parimi, mund të bashkërenditen vetëm struktura të të njëjtës natyrë. Nëse një fjalë me –ing bashkërenditet me një mbiemër, atëherë ajo është mbiemër: living and dead creatures (krijesa të gjalla dhe të vdekura). Edhe ky kriter nuk është absolut, pasi në anglishte mund të ndodhë që një mbiemër të bashkërenditet me një emër, si p.sh.:classical and quantum objects (objekte klasike dhe sasiore), ku mbiemri classical bashkërenditet me emrin quantum.

1.1.3. Dallimi i foljeve me –ing nga mbiemrat me –ing

Foljet me –ing paraqesin vështirësi në dallimin nga mbiemri prejpjesor me –ing. Nëse fjala me –ing ndiqet nga një plotësor i foljes, p.sh. një kundrinë, atëherë ajo padyshim që është folje. Nëse fjala me –ing paraprihet nga ndajfolje shkalle, si very (shumë), so (kaq), too (tepër) etj., atëherë ajo është mbiemër. P.sh.:

He is drinking water. “Ai është duke pirë ujë.” - folje This is very interesting. “Kjo është shumë interesante.” - mbiemër Dallimi tjetër midis foljeve dhe mbiemrave që mbarojnë me –ing është kuptimor.

Foljet me –ing kanë kuptim progresiv (të vazhduar), ndërsa mbiemrat me –ing kanë kuptim statik (shprehin gjendje dhe jo aktivitet). P.sh.:

a) Her words were disturbing me. (kuptim progresiv – folje) “Fjalët e saj po më shqetësonin.” b) Her words were disturbing. “Fjalët e saj ishin shumë shqetësuese.” (kuptim statik – mbiemër) Disa tipare morfologjike karakteristike për mbiemrat vijnë gjithashtu në ndihmë.

Kështu, mbiemrat në anglishte mund të kthehen lehtësisht në ndajfolje duke u shtuar –ly: interesting – interestingly, surprising – surprisingly. Tjetër, disa mbiemra me -ing në anglishte marrin parashtesën mohuese un-, e cila nuk mund t’i paravendoset foljes.

Page 26: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

7

Kështu, unyielding (i palëkundur) është mbiemër, ndërsa folja unyield në anglishte nuk ekziston.

Tiparet morfologjike të foljeve shërbejnë si kritere bazë për të dalluar foljet e shtjelluara nga të pashtjelluarat në anglisht. Foljet e shtjelluara kanë kohë, mënyrë, vetë dhe numër, ndërsa foljet e pashtjelluara jo. P.sh., në fjalinë Ann sings, folja sings përbën një formë tipike të shtjelluar, pasi afiksi –s e markon këtë folje për kohën e tashme, veta e tretë, njëjës. Formë tipike e pashtjelluar është pjesorja me –ing, si p.sh.:

Becoming a mother makes you realize you can do almost anything. “Të bërit nënë, të bën të kuptosh se mund të bësh pothuajse gjithçka.” Megjithatë, sipas Thomas Hebst & Susen Schüler në Hyrje në analizën

sintaksore: qasje sipas teorisë së valencave, nuk ka arsye morfologjike që infinitivi i nënvizuar më poshtë në (a) të trajtohet si formë e pashtjelluar, ndërsa urdhërorja e nënvizuar në (b) të trajtohet si formë e shtjelluar12.

(a) It is difficult being a mother these days, I can tell you. “Është e vështirë të jesh nënë sot, ta them unë.”

(b) So tell me about your mother. “Atëherë më trego për nënën tënde.”

Prandaj për të bërë dallimin midis foljeve të shtjelluara dhe formave të pashtjelluara foljore, do të përdoret dhe një kriter tjetër: format e pashtjelluara foljore nuk mund të realizohen asnjëherë si e vetmja formë foljore në një fjali të thjeshtë. Mbështetur në këtë kriter, folja tell në shembullin (b) pak më lart do të trajtohet si folje e shtjelluar.

Fjalitë e shtjelluara (terminologjia angleze) janë sifjali që përmbajnë vetëm një folje të shtjelluar, p.sh. në kohën e tashme, në të kryerën e thjeshtë a në urdhërore. Sifjali të pashtjelluara janë ato që përmbajnë vetëm forma foljore të pashtjelluara.

1.2. Trajtimi i ndërtimeve “folje aspektore + folje me –ing”

Në përputhje me Biber et al., 2007, ndërtimet “folje aspektore + folje me –ing” nuk do të trajtohen si kallëzues të përbërë, siç i ka trajtuar tradita gramatikore angleze e mëparshme. Folje me –ing që ndjek foljen aspektore do të trajtohet si kundrinë e drejtë. P.sh.:

12 Th. Herbst & S. Schüller, Introduction to syntactic Analysis: A valency approach, Gunter Narr Verlag Tübingen, 2008, f. 98.

Page 27: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

8

She started writing a book. “Ajo filloi të shkruante një libër.” Në këtë shembull, struktura started writing (filloi të shkruante) nuk do të shihet si

kallëzues i përbërë. Ndërtimi “writing a book” do të trajtohet si kundrinë e drejtë e foljes started (filloi):

- What did he start? - Writing a book.

1.3. Trajtimi në ndërtime kauzative i pjesores me –ed

Në punimin tonë, në ndërtime kauzative pjesorja me –ed do të trajtohet si pjesë e strukturës që shpreh kundrinën e drejtë.

Në ndërtime kauzative të anglishtes, dikush kryen veprimin e shprehur nga folja për llogari të kryefjalës. Kryefjala është përfituesi i veprimit që shpreh folja-kallëzues, por ky veprim nuk kryhet nga vetë kryefjala. P.sh.:

a) Edd will have his hair cut. “Unë do të pres flokët. (Dikush do të m’i presë, jo unë vetë.)” b) Anna had her car washed. “Unë lava makinën. (Dikush ma lau, jo unë vetë.)” Në shembullin (a) Edi do të presë flokët, por këtë veprim nuk do ta bëjë vetë.

Dikush tjetër, p.sh. parukieri, do t’ia presë flokët. Në mënyrë të ngjashme, Ana lau makinën e vet, por larjen e makinës e ka bërë dikush tjetër për llogari të saj, jo ajo vetë.

Në gramatologjinë bashkëkohore angleze (Biber et al., 2007 etj.) ndërtimet his hair cut në shembullin (a) dhe her car washed në shembullin (b) trajtohen si kundrina të drejta, pasi ato shprehin pësuesin e foljes-kallëzues have (kam). Ato i përgjigjen pyetjes what (çfarë):

a) What will Edd have? - His house painted.

b) What did Ann have? - Her car washed.

Page 28: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

9

Në traditën gramatikore më të hershme të anglishtes këto ndërtime janë trajtuar si object predikative, pra si përcaktorë kallëzuesorë të kundrinës.

Qëndrimi ynë do të jetë në përputhje me trajtimin modern të këtyre ndërtimeve. Në këtë punim his house painted dhe her car washed do të trajtohen si kundrina të drejta.

1.4. Trajtimi i formave të pashtjelluara foljore në gjuhën shqipe

Në lidhje me format e pashtjelluara foljore në gjuhën shqipe, do të ndiqet qëndrimi i mbajtur në Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe (2013) nga M. Çeliku, kategorizimi i të cilit mund të jepet përmbledhtazi në grafikun e mëposhtëm13: Format e pashtjelluara të shqipes

Gerundi Paskajorje e re Përcjellorja Pjesorja

pohore mohore me mbaresë të përparme pa mbaresë të përparme

Monografia e Çelikut ofron qasjen më të re në gjuhësinë shqiptare në lidhje me këtë çështje. Më specifikisht, sipas Çelikut,në gjuhën e sotme shqipe duhen njohur tri forma të pashtjelluara dhe disa trajta të shfaqjes së tyre.

1. Forma e pashtjelluar e gerundit, që ka dy trajta rasore: trajta e kallëzores të punuar dhe trajta e rrjedhores së punuari.

2. Forma e pashtjelluar e përcjellores, që ka dy trajta: duke punuar – përcjellore pohore dhe pa punuar – përcjellore mohore.

3. Forma e pashtjelluar e pjesores, që ka dy trajta: punuar – trajtë pa mbaresë dhe i (e, të, së) punuar – trajtë me mbaresë të përparme.

Gjithashtu, në gjuhën shqipe, sipas autorit (i cili mbështet edhe gjuhëtarin rus, M. Gabinski), po fillon të dallohet një paskajore e tipit për të bërë.

Ky do të jetë edhe qëndrimi ynë në këtë disertacion.

13 M. Çeliku, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe, Tiranë, 2013, 250 faqe.

Page 29: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

10

KREU II

GJENDJA E STUDIMEVE TË DERITANISHME PËR FORMAT E PASHTJELLUARA FOLJORE NË GRAMATOLOGJINË ANGLEZE

2.1. Ç’janë format e pashtjelluara?

Fenomeni i formave të pashtjelluara ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e gjuhëtarëve, prandaj për këtë temë ka një literaturë të gjerë. Termi forma të pashtjelluara në kuptimin tradicional u referohet përbërësve që nuk përshtaten në vetë dhe në numër. Ato dallohen nga opozicioni me format të tjera foljore, të cilat përshtaten në vetë, numër etj. Vetë termi i pashtjelluar nënkupton se bëhet fjalë për forma gramatikore të pashtjellueshme të foljes, d.m.th. forma foljore që nuk mund të shtjellohen (ndryshojnë) në vetë dhe në numër. P.sh.:

He wants to speak. (anglisht) Ai dëshiron me fol. (gegërisht) Lui vuole palare. (italisht) Ilveut parler. (frëngjisht) Ai dëshiron të flasë.(shqipe standarde/toskërisht) Af̱tós thélei na milí̱sei. (greqishte e re) El vrea să vorbească. (rumanisht)

Të gjithë shembujt e mësipërm kanë të njëjtin kuptim, porse folja flas është realizuar me forma të ndryshme foljore.

Në gjuhën angleze folja flas realizohet me një formë foljore të pashtjelluar, to speak, në të cilën pjesëza to shërben për të formuar infinitivin. Në mënyrë të ngjashme, në gegërishte, dialekt verior i gjuhës shqipe, folja flas realizohet me një formë të pashtjelluar foljore, me fol, ku me është pjesëz gramatikore që shërben për të formuar infinitivin. Në gjuhët italiane dhe franceze folja flas realizohet me forma të pashtjelluara foljore, përkatësisht parlare dhe parler, të cilat janë infinitivë, të formuar vetëm me

Page 30: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

11

bazën e foljes, pa ndihmën e ndonjë pjesëze gramatikore, siç ishte rasti i gegërishtes dhe anglishtes.

Në shqipen standarde (kuptohet dhe në toskërisht) folja flas realizohet me një formë të shtjelluar foljore, të flasë, në të cilën të është pjesëz gramatikore që shërben për të formuar lidhoren. Në gjuhën greke folja flas është realizuar gjithashtu me një formë foljore të shtjelluar në mënyrën lidhore: na milí̱sei, ku na është pjesëz e mënyrës lidhore. Në gjuhën rumune folja flas është realizuar me një formë foljore të shtjelluar të mënyrës lidhore să vorbească, ku să është pjesëz që shërben për të formuar lidhoren. Pra, në shqipen standarde, në greqishten e re dhe në rumanishte funksionin e infinitivit të gjuhëve të kolonës së parë (anglisht, gegërisht, italisht, frëngjisht) e kryen lidhorja.

Çfarë mund të thuhet për tiparet që përcaktojnë kundërvënien folje e shtjelluar – folje e pashtjelluar në gjuhë të ndryshme? Në gjuhën japoneze nuk janë morfemat e vetës dhe të numrit, por janë morfemat kohore ato që bëjnë ndarjen e foljeve në klasat e foljeve të shtjelluara dhe të foljeve të pashtjelluara. Foljet në japonisht nuk zgjedhohen në vetë, në numër a gjini, por ato zgjedhohen në lidhje me kohën, mirësjelljen, mënyrën dhe aspektin14. Në greqishten e vjetër, e cila është e pajisur me paskajore, këto dy klasa foljesh dallohen nga prania ose mungesa e morfemave që shënojnë vetën dhe numrin. P.sh.:

Ἡρῴδηςθέλεισεἀποκτεῖναι. Herodi don me t’vra. (Luka 13:31)

Folja ἀποκτεῖναι (me vra) është e pashtjelluar në greqishten e vjetër, pasi nuk ka treguesit gramatikorë të vetës dhe të numrit.

Të dhënat gjuhësore tregojnë se tipari [± i shtjelluar] nuk është universal për të gjitha gjuhët. Për këtë arsye klasifikimi i sistemit foljor sipas kundërvënies folje të shtjelluara - folje të pashtjelluara nuk mund të bëhetuniversalisht (d.m.th., për të gjitha gjuhët e botës), por vetëm për gjuhë të caktuara. Ndarja universale e sistemit foljor mbështetur në shtjellueshmërinë nuk mund të mbrohet shkencërisht: një formë gjuhësore mund të jetë e shtjelluar në një gjuhë dhe t’i përgjigjet një formë e pashtjelluar në një gjuhë tjetër, ose në një dialekt a fazë tjetër të asaj gjuhe, p.sh. rasti i shqipes.

Një klasifikim i sistemit foljor sipas tiparit [± i shtjelluar] tashmë është argumentuar nga studiuesit për gjuhët indoevropiane. Klasifikimi binar i foljeve në këto gjuhë sipas tiparit [± i shtjelluar] mbështetet në kritere morfologjike, sintaksore dhe distribucionale. Kriteri morfologjik ka të bëjë me morfemat që markojnë vetën, numrin, kohën. Kriteri sintaksor ka të bëjë me përshtatjen e foljes me kryefjalën, ndërsa kriteri distribucional lidhet me format foljore që hyjnë në të njëjtën paradigmë. Gjuha shqipe ka

14 J. Hinds, Japanese. (Croom Helm Descriptive Grammars, 4.) London: Croom Helm, Routledge, 1986, f. 107.

Page 31: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

12

një sistem të pasur eptimor dhe kriteri morfologjik luan rol të dorës së parë në ndarjen e foljeve në të shtjelluara dhe të pashtjelluara.

Gjuha angleze nuk ka një sistem eptimor kaq të pasur sa shqipja, por kriteri morfologjik luan rol me rëndësi edhe në këtë gjuhë për dallimin e formave të shtjelluara nga format e pashtjelluara foljore. E njëjta gjë mund të thuhet për gjuhë si italishtja, frëngjishtja, greqishtja etj. P.sh.: Ai këndon (shqipe standarde) He sings (anglisht)

Lui canta (italisht) Il chante (frëngjisht) Αυτός tραγουδάει (greqisht)

Në shembujt e dhënë nga gjuhët shqipe, angleze, italiane, frënge dhe greke folja këndoj ka një markues morfologjik të caktuar në gjuhën përkatëse, i cili shënon vetën dhe numrin. Ky markues morfologjik përshtatet në vetë dhe numër me kryefjalën ai. Kjo përshtatje nuk ndodh në rastin e një forme foljore të pashtjelluar: He wants to sing (anglisht) Ilveut chanter (frëngjisht) Lui vuole cantare (italisht) Ai don me këndue (gegërisht) Format e pashtjelluara, të shënuara me shkronja kursive, nuk kanë markues morfologjikë që bëjnë përshtatjen e tyre me kryefjalën ai. Janë mjetet morfologjike ato që bëjnë dallimin e formave të shtjelluara foljore nga format e pashtjelluara foljore në shembujt e marrë nga gjuhët angleze, franceze, italiane dhe dialekti geg i shqipes.

Nga diskutimi i deritanishëm duket se shtjellueshmëria luan rol thelbësor në ndarjen e sistemit foljor në folje të shtjelluara dhe të pashtjelluara. Kjo çështje, e diskutuar në gjuhësinë moderne fillimisht nga Timberlake15 dhe George & Kornflit, 198116, theksohet mjaft në punimin Sinkronia dhe diakronia e infinitivit ballkanik17. Joseph është i mendimit se në disa gjuhë është e mundur të bëhet një dallim në gramatikë midis dy klasave të foljeve të shtjelluara dhe të pashtjelluara, duke përdorur si tipare dalluese kritere morfologjike, si përshtatja në vetë ose markimi i kohës18. Pasi merr në

15 A. Timberlake, Nonfiniteness in Finnish. In Papers from the Transatlantic Finnish Conference, Texas Linguistic Forum 1976, 5:129-50. 16 Cit., Joseph, The syncrony and diacrony of the Balkan infinitive, Cambridge: Cambridge University Press,1983, f. 256. 17 B. Joseph, The syncrony and diacrony of the Balkan infinitive, Cambridge: Cambridge University Press, 1983, f. 6-30. 18 Vep. cit., f. 15.

Page 32: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

13

analizë disa gjuhë të veçanta si latinisht, greqishte e vjetër, portugalisht, anglisht, etj., autori arrin në përfundimin se dallimi i shtjelluar/i pashtjelluar në sistemin foljor realizohet duke u mbështetur në tiparet karakteristike të secilës gjuhë19. Rrjedhimisht, duket e nevojshme që në këtë punë të përqendrohemi më specifikisht në përcaktimin e parametrave të shtjellueshmërisë, përkatësisht pashtjellueshmërisë, për gjuhët angleze dhe shqipe, të cilat janë në fokus të këtij studimi. Kjo çështje hulumtohet në gjuhësinë e huaj bashkëkohore sipas qasjeve të njohura të saj. Konkretisht: a) koncepti i shtjellueshmërisë në qasjen tradicionale, b) koncepti i shtjellueshmërisë në qasjen funksionale, dhe c) koncepti i shtjellueshmërisë në qasjen konjitive.

2.2. Koncepti i shtjellueshmërisë në gramatologjinë angleze

Shtjellueshmëria në Enciklopedinë e Kembrixhit për gjuhën angleze20 shpjegohet si një mënyrë tradicionale e klasifikimit të dallimeve kuptimore që shprehen midis foljeve të shtjelluara dhe foljeve të pashtjelluara. Termi finiteness, sipas kësaj vepre, sugjeron se foljet mund të “kufizohen” në një farë mënyre. Kështu, forma të shtjelluara janë ato që e kufizojnë foljen në numër, kohë, vetë ose mënyrë21. Format e pashtjelluara nga ana tjetër, nuk e kufizojnë foljen sipas këtyre mënyrave. Një folje e pashtjelluar mund t’i referohet cilitdo numri, kohe, vete apo mënyre. Pavarësisht nga ndryshimet gramatikore që mund të ndodhin në fjali, format e pashtjelluara ruajnë gjithmonë të njëjtën formë të pandryshuar. Në këtë vepër dallohen tri tipe foljesh të pashtjelluara: pjesoret me –ing, pjesoret me –ed dhe infinitivi me ose pa pjesëzën to22.

Në fjalorin prestigjioz A Dictionary of Linguistics and Phonetics, të David Crystal (2008) gjejmë këtë përkufizim për termin finite (i shtjelluar): Term i përdorur në klasifikimin gramatikor të tipeve të foljeve dhe fjalive. Një folje e shtjelluar (një përbërës) është një formë që mund të realizohet më vete në një fjali të shtjelluar të pavarur (ose fjali kryesore); ajo lejon kontrastin formal të kohës dhe mënyrës. Format e pashtjelluara të foljeve, nga ana tjetër, realizohen më vete vetëm në fjali të varura, dhe nuk kanë kontraktimin e kohës dhe të mënyrës. Të gjitha format, përveç infinitivëve dhe pjesoreve janë të shtjelluara (format me –ing dhe –en), p.sh. is walking, have walked, walks. Fjalitë që përmbajnë një folje të shtjelluar janë fjali të shtjelluara (në anglishte

19 Po aty, f. 30. 20 D. Crystal, The Cambridge Encyclopedia of the English Language. Cambridge: Cambridge University Press, 1995. 21 Cit. f. 12: “The finite forms are those which limit the verb to a particular number, tense, person, or mood.” “Finite forms� Show contrast in tense: She works in London vs She worked in London. � Show a contrast in number and person: he works vs they work; I am vs you are.� Allow the expression of facts, possibilities, wishes, and other contrasts of mood: They suggested that the papers be delivered by hand. They were.” 22 Po aty, f. 212.

Page 33: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

14

këto përmbajnë gjithmonë një kryefjalë, përveçse në rastin e komandave); përndryshe, ato janë fjali të pashtjelluara (p.sh., walking down the street, to kick the ball)23.

Në gramatikën e mirënjohur të Quirk-it, e cila konsiderohet si bibël e gramatikës angleze, jepen pesë kritere për dallimin e foljeve të shtjelluara nga foljet e pashtjelluara24.

Këto kritere janë: a) Përbërësit me folje të shtjelluara mund të realizohen si përbërës foljorë në fjali

të pavarura; b) Përbërësit me folje të shtjelluar shprehin kontrast kohor, d.m.th. dallim midis

kohëve të tashme dhe të shkuara; c) Ka përshtatje në vetë dhe në numër midis kryefjalës së fjalisë dhe përbërësit të

shtjelluar foljor; d) Përbërësit e shtjelluar foljorë përmbajnë, si fjalën e parë ose të vetme të tyre,

një formë foljore të shtjelluar e cila mund të jetë operator ose një formë e thjeshtë prezantuese e së shkuarës25;

e) Përbërësit e shtjelluar foljorë kanë mënyrë, e cila tregon statusin faktiv, jofaktiv ose kundërfaktiv të predikativitetit.

Shtjellueshmëria, përkatësisht pashtjellueshmëria, e mënyrave të foljes në gjuhën angleze është paraqitur përmbledhtazi në tabelën e mëposhtme:

(a) (b) (c) (d) (e) ----------------------------------------------------------------------------------- Dëftore + + + + + Lidhore + ? - - + (Të shtjelluara) Urdhërore + - - ? + --------------------------------------------------------------------------------- Infinitivi - - - - - (I pashtjelluar)

(Quirk et al., 1985: 150)

23 Cit., D. Crystal, A Dictionary of Linguistics and Phonetics, Wiley Blackwell, 2008, f. 189-190: “Finite (adj.) - term used in the grammatical classification of types of verbs and clauses. A finite verb (phrase) is a form that can occur on its own in an finite independent sentence (or main clause); it permits formal contrasts in tense and mood. Non-finite forms of the verb, on the other hand, occur on their own only in dependent clauses, and lack tense and mood contrasts. All forms except the infinitives and participles (-ing and -en forms) are finite, e.g. is walking,have walked, walks. Clauses which contain a finite verb are finite clauses (these in English always contain a subject, except in the case of commands); otherwise, they are non-finite clauses (e.g. walking down the street, to kick the ball).” 24 R. Quirk et al. A Comprehensive Grammar of the English Language, Longman, London and New York, 1985, f. 149. 25 Sipas Quirk et al., fjalia ndahet në subjekt dhe predikat. Predikati nga ana tjetër ndahen më tej në një operator dhe predikativitet (predication). P.sh., në fjalinë He had given the girl an apple (Ai i kishte dhënë vajzës një mollë), subjekti është he (ai) dhe predikati është had given the girl an apple (i kishte dhënë vajzës një mollë). Ky predikat përbëhet nga operatori had (kishte) dhe predikativiteti given the girl an apple (dhënë vajzës një mollë).

Page 34: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

15

Mbështetur në këto kritere, duket se ka një mungesë konsistence në format foljore. Kështu, lidhorja dhe urdhërorja janë të shtjelluara sipas kritereve (a) dhe (e), por janë të pashtjelluara sipas kriterit (c). Është pikërisht kjo arsyeja që autorët janë të mendimit se në të vërtetë kemi të bëjmë me shkallë të shtjellueshmërisë, në të cilën lidhorja është “më e shtjelluara” dhe infinitivi “më pak i shtjelluari”. Tabela e kritereve tregon që urdhërorja dhe lidhorja në disa aspekte kanë më shumë afri me infinitivin. Në literaturën angleze, në fakt, ekziston një traditë që e trajton infinitivin si mënyrë të foljes, prandaj qëndrimi i mbajtur në këtë gramatikë nuk vjen i papritur.

Huddleston & Pullum kanë një qasje pak më ndryshe ndaj shtjellueshmërisë në veprën Gramatika e Kembrixhit për gjuhën angleze26. Ndryshe nga analiza tradicionale e foljes angleze, e cila i ndan foljet në të shtjelluara dhe të pashtjelluara në kuadër të kategorisë së fleksionit, autorët e interpretojnë shtjellueshmërinë në radhë të parë si kategori sintaksore të fjalisë. Kjo shprehet më së pari në atë që tipari i shtjellueshmërisë shihet si tipar i gjithë fjalisë dhe jo thjesht si tipar i foljes. Kështu, fjalitë që zgjedhin një folje të pashtjelluar janë të nënrenditura dhe zakonisht nuk kanë një kryefjalë të ndryshme nga fjalia kryesore. Këto fjali nuk kanë tiparet e plota të një fjalie me formë të shtjelluar foljore, prandaj mund të shihen si shfaqje e fenomenit të njohur si rrudhje e fjalisë (desentialisation). Për mendimin e autorëve, ka një lidhje midis pashtjellueshmërisë dhe nënrenditjes. Një fjali e nënrenditur realizohet brenda strukturës së një fjalie më të madhe. Zakonisht fjalia e nënrenditur është më pak eksplicite se fjalia kryesore. Kjo shpjegohet me atë që fjalia kryesore duhet ta transmetojë informacionin përmes kategorive gramatikore, ndërsa në fjalinë e nënrenditur me në qendër një folje të pashtjelluar ky informacion mund të nënkuptohet nga konteksti më i gjerë27.

Në veprën Gramatika e anglishtes së folur dhe të shkruar nga Longman të Biber et al., dallimi midis foljeve të shtjelluara dhe të pashtjelluara në sistemin foljor të anglishtes merret gjithashtu i mirëqenë. Për të bërë këtë dallim nuk parashtrohen kritere, por jepen gjashtë kritere strukturore që karakterizojnë dhe diferencojnë nga njëri-tjetri grupet e foljeve të shtjelluara28. Këto kritere janë:

a) koha gramatikore: e tashme ose e shkuar (p.sh., sees – ai sheh, saw– pa) b) aspekti: e pamarkuar/e thjeshtë, e kryer, progresive (p.sh., sees – ai sheh, has seen – ka parë, is seeing - po sheh) ose e kryer progresive (p.sh., has been seeing – ka qenë duke parë) c) diateza: aktive, pasive (p.sh., sees - sheh, is seen – është parë) d) modaliteti: i pamarkuar (me kohë) vs. modal (sees – ai sheh, vs. will/can/might see – do/mund të shohë)

26 G. Pullum & R. Huddleston, The Cambridge grammar of the English language, Cambridge: Cambridge University Press, 2002. 27 Po aty, f. 88-89. 28 Biber et al., Longman grammar of spoken and written English, England: Pearson Education Limited, 2007, f. f. 452.

Page 35: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

16

e) mohimi: pozitive vs. negative (sees – sheh, vs. doesn’t see – nuk sheh) f) tipi strukturor i fjalisë: dëftore vs. pyetëse (you saw – ti pe, vs. did you see – a pe?).

Ndër format e pashtjelluara renditen pjesorja, infinitivi i zhveshur (pa pjesëzën to) dhe infinitivi me pjesëzën to. Të tria këto forma kanë të përbashkët tiparin që nuk ndryshojnë sipas kohës gramatikore29.

Hudson, në veprën Rrjete gjuhësore: Gramatika e re e fjalëve, i konsideron tiparet të pavarura nga klasifikimi i fjalëve në klasa. Tiparet nuk përbëjnë themelin e klasave, porse janë të parashikueshme nga klasat30. Me këtë autori i kundërvihet shumicës së teorive gjuhësore të cilat e bëjnë klasifikimin në klasa në bazë të tipareve kontrastuese si gjinia, numri dhe koha. Megjithëse më parë autori ka shprehur mendimin që foljet e anglishtes të ndahen në të shtjelluara dhe të pashtjelluara sipas tiparit të shtjellueshmërisë, dhe është mënyra ajo që i ndan foljet e shtjelluara në urdhërore dhe folje me kohë, në këtë variant të punës të tij ai është i mendimit se tiparet janë vetëm një lloj i veçantë i marrëdhënieve31. P.sh., tipari gjini është një marrëdhënie midis një emri dhe një prej vlerave mashkullor, femëror ose asnjanës. Në të njëjtën mënyrë i shtjelluar/i pashtjelluar rrjedhin nga vetë klasa e foljeve dhe jo nga klasifikimi i foljeve në bazë të tiparit të shtjellueshmërisë. Hudson ofron këtë mënyrë të klasifikimit të foljeve në anglisht32:

Folje

e shtjelluar e pashtjelluar

urdhërore me kohë infinitiv perfekt pjesore (= e tashme) (= pjesore e tashme)

shumës e shkuar pasiv

E veçanta e kësaj qasjeje është se nuk i përdor tiparet morfo-sintaksore si numri dhe koha. Përkundrazi, këto dallohen nga numri (p.sh., shumës/njëjës) ose nga vlera (+/-). Arsyeja pse autori e shmang klasifikimin në bazë të tipareve është se ato sforcojnë një klasifikim hierarkik, i cili shfaqet mjaft problematik.

Sipas Lieber, eptimi (fleksioni) përfshin kategoritë e vetës, numrit, gjinisë, kohës (Tense), aspektit (Aspect) dhe diatezës. Janë pikërisht markuesit e këtyre kategorive

29 Vep. cit., f. 630. 30 R. Hudson, Language networks: The new word grammar, Oxford: Oxford University Press, 2007, f. 29. 31 Po aty, f. 93. 32 Vep. cit., f. 70.

Page 36: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

17

eptimore që bëjnë dallimin e formave të shtjelluara foljore nga format e pashtjelluara foljore33.

Payne, në veprën Të kuptojmë gramatikën angleze, gjithashtu e konsideron eptimin si kategori sintaksore të fjalisë, të cilën e dallon nga eptimi foljor34. Ai mbështetet në tre tiparet e kohës, aspektit dhe modalitetit, për të klasifikuar foljet në të shtjelluara dhe të pashtjelluara. Autori e paraqet mendimin e vet nëpërmjet një grafiku35, të cilin po e japim të përshtatur në shqip:

Shkallë e lartë e Shkallë e ulët e varësisë gramatikore: varësisë gramatikore: Fjalitë e pashtjelluara: Fjalitë gjysmë-të shtjelluara Fjalitë e shtjelluara �Infinitivi i zhveshur �Pjesoret e tashme �Lidhorja e tashme �Infinitivi me “to” �Pjesoret e shkuara �Lidhorja e shkuar

Nisur nga tradita në gramatologjinë angleze që tiparet e foljes të projektohen te fjalia (d.m.th., fjalitë me folje të pashtjelluara të quhen fjali të pashtjelluara, ndërsa fjalitë me folje të shtjelluara të quhen fjali të shtjelluara), Payne dallon fjali të pashtjelluara dhe fjali plotësisht të shtjelluara, si dy skaje të kundërta në boshtin që shpreh shkallën e varësisë gramatikore36. Sipas autorit, fjalitë e pashtjelluara nuk shprehin informacion kohor, aspektor apo modal. Lidhorja dhe pjesorja qëndrojnë në mes të boshtit të varësisë gramatikore. Ato shihen si gjysmë të shtjelluara, pasi shprehin një numër të kufizuar dallimesh kohore, aspektore e modale. Kështu, lidhorja shpreh vetëm modalitet, ndërsa pjesoret shprehin aspekt të kryer ose progresiv. Si përfundim, nga këto të dyja, lidhorja e shqipes mund të konsiderohet më e shtjelluar se pjesoret37.

Halliday në veprën Hyrje në gramatikën funksionale e lidh shtjellueshmërinë me procesin “folësi-tani”, të cilën folja ose grupi foljor e realizon nëpërmjet tense dhe modalitetit38. Tense është një term teknik i përdorur për kohën gramatikore, d.m.th. për një sistem mjetesh formale që shërbejnë për të bërë dallimin e kohës së foljeve. Termi time shpreh kohë në kuptimin e përgjithshëm, pra një proces i vazhdueshëm dhe i pafund i proceseve e ngjarjeve në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, të marra si një të tërë. Grupi foljor i pashtjelluar nuk e ka elementin deiktik të kohës gramatikore39. Sipas autorit

33 R. Lieber, 2009. Introducing morphology, United States of America, New York: Cambridge University Press, 2009, f. 94. 34 Th. E. Payne, Understanding English Grammar: A linguistic introduction. Cambridge: Cambridge University Press, 2011. 35 Vep. cit., f. 331. 36 Po aty, f. 331. 37 Vep. cit., f. 333. 38 M. A. K. Halliday, Introduction to Functional Grammar, Second edition, London: Eduard Arnold Ltd., 1994. 39 Po aty, f. 204.

Page 37: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

18

pashtjellueshmëria nënkupton pikërisht këtë, ajo nuk lidhet memomentin e ligjërimit këtu-dhe-tani (“here-&- now”).

Duke pasur parasysh që në gramatologjinë shqiptare përdoret i njëjti term si për të dhënë kuptimin teknik të fjalës kohë (koha gramatikore e foljeve), ashtu edhe për të dhënë kuptimin e përgjithshëm të saj, na duket e nevojshme të bëjmë një dallim terminologjik midis këtyre dy kuptimeve për t’i qëndruar besnik literaturës së huaj, por edhe për arsye qartësie. Dallimi midis termave tense dhe time, në punimin tonë do të jepet përkatësisht nëpërmjet termave kohë gramatikore dhe kohë.

Morley, në Sintaksë e gramatikës funksionale, shprehet se forma të shtjelluara janë ato që kanë markim në kohë (e tashme ose e shkuar), në mënyrë (dëftore, urdhërore, lidhore), dhe në përshtatje me vetën e kryefjalës (veta e parë, e dytë ose e tretë)40. Në kundërvënie me to, format e pashtjelluara nuk kanë markim kohor. Autori duket se ndjek qasjen tradicionale në këtë lloj konceptimi.

Functional English Grammar (Gramatikë angleze funksionale) e Lock (1996) e presupozon të njohur konceptin e shtjellueshmërisë. Autori merr si të mirëqenë ekzistencën e formave të pashtjelluara përkundrejt formave të shtjelluara brenda sistemit foljor, pa dhënë asnjë përkufizim për këto kategori.

Eggins në Hyrje në gjuhësinë sistemike funksionale ecën në vazhdën e Halliday (1994)41. Autorja gjithashtu e presupozon të njohur konceptin e shtjellueshmërisë, prandaj nuk jep asnjë përkufizim për të.

Van Valin e merr të mirëqenë ndarjen e sistemit foljor sipas tiparit [± i shtjelluar] në librin Hyrje në sintaksë. Sipas tij, tiparin [+ e shtjelluar] e bartin ndërtimet me folje të shtjellueshme, ndërsa tiparin [− e shtjelluar] e bartin foljet e pashtjelluara si infinitivi ose pjesorja42.

Në zhvillimet e mëvonshme të gramatikës gjenerative, shtjellueshmëria priret të trajtohet si tipar i strukturës së fjalisë. Në Leksione mbi drejtimin dhe lidhjen tëChomsky-t, kategoria që përfshin foljet ndihmëse të shtjelluara dhe infinitivin me to, emërtohet INFL (Inflection – fleksion)43. Kjo do të thotë që foljet ndihmëse të shtjelluara janë forma të eptueshme. P.sh.:

She doesn’t speak Albanian. “Ajo nuk flet shqip.”

Në këtë fjali, folja ndihmëse44 doesn’t ka mbaresën e eptimit të vetës së tretë njëjës, koha e tashme, -s. Pjesëza to e infinitivit, sipas Radford, “luan të njëjtin rol në anglishte si

40 D. G. Morley, Syntax of functional grammar, London and New York: Continuum, 2000, f. 36. 41 S. Eggins, An Introduction to Systemic Functional Linguistics, New York and London: Continuum, 2004. 42 R. D. Jr. Van Valin, An Introduction to Syntax, 2004, f. 166-167. 43 N. Chomsky, Lectures on Government and Binding, Dordrecht: Foris, 1981. 44 Në gramatikat e gjuhës shqipe ky term përdoret me vlerë tjetër nga gjuhët perëndimore. Konkretisht, në

Page 38: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

19

eptimet e infitivëve në gjuhë si italishtja, të cilat kanë infinitivë me mbaresa të caktuara eptimore (pra, canta-re në italisht = to sing në anglisht)”45.

Mbas 1995, në punët e gjuhëtarëve gjenerativistë, foljet ndihmëse dhe infinitivi me to trajtohen ndryshe. Po sipas të njëjtit autor, duke pasur parasysh se foljet ndihmëse kanë tiparet e kohës [+ e shkuar] dhe [+ e tashme], mund të mbrohet mendimi që edhe infinitivi me to ka gjithashtu tiparin e kohës. Kështu, këto dy kategori trajtohen si të drejtuara nga një përbërës kohor TP (tense phrase). Qëndrim të ngjashëm mbajnë edhe gjuhëtarë të tjerë gjenerativistë.

2.3. Mënyra dhe modaliteti

Në gjuhësinë bashkëkohore angleze mënyra dhe modaliteti konsiderohen si kategori të veçanta. Mënyra (mood) konceptohet si çështje e formës gramatikore, pra është kategori gramatikore. Modaliteti, nga ana tjetër, lidhet me kuptimin, është kategori e kuptimit. Dallimi midis mënyrës dhe modalitetit në disa gramatika përshkruhet në ngjashmëri me dallimin midis kohës gramatikore (tense) dhe kohës (time), apo midis aspektit dhe aspektualitetit46. Porse ky interpretim në sisteme paralele nuk pranohet gjerësisht në gramatikat angleze. Megjithatë, termi mënyrë (mood) zakonisht përdoret për sistemin eptimor të foljeve, p.sh. mënyra lidhore, mënyra urdhërore etj. Kategoria e mënyrës është relevante për gjuhë eptimore, ndërsa në anglishte kategoria e mënyrës pothuajse është mënjanuar nga sistemi eptimor. Ajo që ka mbetur nga kategoria e mënyrës në gjuhën angleze, është më tepër analitike sesa eptimore.

Markuesit kryesorë të modalitetit në anglishte janë foljet ndihmëse can, may, must, will, shall. Foljet modale në vetvete nuk kanë pjesore apo infinitiv, por ndiqen shpesh nga një infinitiv plotësor. Për këtë arsye do t’i hedhim një vështrim të shkurtër kësaj kategorie.

Termi modalitet gjendet i përdorur me kuptime të ndryshme në gramatikat angleze. Në kuptimin më tradicional, modaliteti përkufizohet si mënyra me anë të së cilës kuptimi i fjalisë shpreh gjykimin e folësit në lidhje me gjasat e realizimit të propozicionit47. Kjo semantikë përkon me kategorinë formale të foljeve ndihmëse modale. Sipas Huddleston & Pullum, modaliteti ndahet në dy grupe:

shqipe folje ndihmëse quhen vetëm foljet jam dhe kam kur formojnë kohë të përbëra. Foljet modale, në gramatikat shqipe emërtohen folje gjysmëndihmëse. Sidoqoftë, në gramatikat angleze, grupe të tilla si foljet ndihmëse e gjysmëndihmëse të shqipes përfshihen në një kategori të vetme. të cilat në anglishte njihen si auxiliary verbs, që ka kuptimin folje ndihmëse. 45 A. Radford, English Syntax: An Introduction, Cambridge University Press, Cambridge, 2004, f. 51. 46 Huddleston & Pullum et al., The Cambridge Grammar of the English Language, Cambridge: Cambridge University Press, 2002, f. 172. 47 Propozicioni shpreh aspektin semantik të fjalisë.

Page 39: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

20

a) modalitet i brendshëm (intrinsic); b) modalitet i jashtëm (extrinsic)48. Modaliteti i brendshëm (intrinsic) shpreh lejim, detyrim, vullnet. Ky modalitet ka

të bëjë me një lloj kontrolli të brendshëm njerëzor mbi ngjarjet. Modaliteti i jashtëm (extrinsic) shpreh mundësi, nevojë, parashikim, të cilat nuk përfshijnë kontrollin njerëzor mbi ngjarjet. Zakonisht ky modalitet ka të bëjë me gjykimin njerëzor në lidhje me gjasat e realizimit të një veprimi. Të gjitha foljet modale mund të realizojnë si modalitet të brendshëm, ashtu dhe të jashtëm49.

Në Gramatikën e Huddleston & Pullum përshkruhen tri lloje të kuptimit modal50:

a) Deontik, i cili lidhet me logjikën e detyrimit dhe lejimit, përfshi këtu mohimin dhe ndalimin e bërjes së diçkaje. P.sh.: She must go now. “Ajo duhet të ikë tani”

Është e detyrueshme që ajo të ikë tani. Ose: You can have one more biscuit. “Mund të hash edhe një biskotë.” Pra, është e lejueshme që të hash dhe një biskotë tjetër.

b) Epistemik. Ky modalitet lidhet me strukturën logjike të pohimeve që shprehin

ose nënkuptojnë se propozicionet janë të njohura, ose mendohen paraprakisht si të tilla. Në thelb modaliteti epistemik ka të bëjë me vërtetësinë e pohimit. P.sh.:

Dinner must be ready.

“Darka duhet të jetë gati” Është e sigurt që darka është gati, në këtë rast darka patjetër është gati. Në interpretimin deontik, ky propozicion do të kishte kuptimin “është e detyrueshme që darka të jetë gati”. c) Dinamik: folësi përshkruan një situatë faktike për kryefjalën e fjalisë. Modaliteti dinamik nuk shpreh opinionin e folësit, madje folësi nuk ndikon aspak në situatën e përshkruar.

48 Quirk et al., A Comprehensive Grammar of the English Language, London: Longman, 1985. 49 Po aty, f. 219. 50 Vep. cit.

Page 40: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

21

Mary can cook really well. “Meri mund të gatuajë shumë mirë” Kuptimi dinamik i shprehur nga folja modale can tregon një fakt real, aftësinë e Merit për të gatuar mirë.

Sidoqoftë, në librin Të kuptojmë gramatikën angleze pohohet se në përgjithësi gjuhëtarët pranojnë dy tipe modaliteti: epistemik dhe deontik51. Sipas Payne, modaliteti epistemik përshkruan perceptimin e folësit se sa reale është një situatë, apo sa i sigurt është folësi për vërtetësinë e pohimit; modaliteti deontik përshkruan perceptimin e folësit se sa e nevojshme është një situatë, detyrimin e folësit për të kryer një veprim52.

Halliday & Matthiessen e konceptojnë modalitetin si një kategori të ndërmjetme midis dy poleve të pohimit dhe mohimit. Modaliteti është kështu gjithçka që shtrihet midis po-së dhe jo-së53. Në thelb modaliteti nuk ndryshon fort nga perspektiva e gramatikanëve të tjerë. Aipërkufizohet nga autorët si gjykimi i folësit mbi statusin e asaj që po thuhet, ose kërkimi i gjykimit të dëgjuesit mbi atë që po thuhet..

Në dallim nga mendimet e mësipërme, kategoria e modalitetit paraqitet si veçori e sistemit eptimor në mendimin e Spenserit54. Për më tepër, modaliteti vlerësohet si tipar i modulit të sintaksës55.

51 Th. Payne, Understanding English grammar: A linguistic introduction. Cambridge: Cambridge University Press, 2011. 52 Po aty, f. 296. 53 Halliday & Matthiessen, An Introduction to Functional Grammar. Third Edition. London: Arnold, 2004, f. 147. 54 A. Spenser, Morphological Theory: An Introduction to Word Structure in Generative Grammar. Oxford UK & Cambridge USA: Blackwell, 1997, f. 391. 55 Po aty, f. 458.

Page 41: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

22

2.4. Koha, aspekti dhe diateza në format e pashtjelluara foljore

2.4.1. Koha

Format e pashtjelluara janë folje që nuk kanë markues për vetën dhe numrin, por në varësi të natyrës së fjalisë kryesore, ato mund të shprehin një kohë të ndryshme nga folja e fjalisë kryesore. Kjo kohë e formave të pashtjelluara mund të shprehet edhe morfologjikisht, p.sh. infinitivi në greqishten e vjetër. Infinitivi i greqishtes së vjetër nuk zgjedhohet në vetë dhe në numër, por ka një mbaresë që tregon kohë:

Ἡρῴδης θέλει σε ἀποκτεῖναι Herodi don me të vra (Luka 13:31)

Mbaresa αι tregon kohë, por jo vetë dhe mënyrë. Kjo do të thotë se tipari [± kohë]

nuk mund të përdoret për të dalluar format e shtjelluara foljore nga format e pashtjelluara foljore.

Tradicionalisht, format e pashtjelluara markohen me tiparin [- kohë], por në gramatikën gjenerative parapëlqehet që të ketë një dallim të tipit i shquar – i pashquar në sistemin foljor të gjuhëve, i cili mund të jetë i realizuar ose jo në varësi të gjuhëve individuale.

Të dyja qasjet nuk janë pa probleme, sepse tipari i kohës jo gjithmonë përdoret nga gjuhëtarët me të njëjtin kuptim. Në përgjithësi, tipari i kohës përdoret: (a) në raport me momentin e ligjërimit, (b) në raport me shtjellueshmërinë56, dhe (c) interpretohet si kokë funksionale e fjalisë në gramatikën gjenerative. Tipari i kohës interpretohet si i tillë pavarësisht pranisë apo mungesës së kohës morfologjike apo semantike.

Lock është i mendimit që vetëm format e shtjelluara foljore markojnë Kohë (tense). Në fakt, autori bën një dallim midis kohës absolute dhe kohës relative (absolute tense and relative tense). Format e shtjelluara foljore, sipas autorit, në kuptimin e ngushtë të fjalës, markojnë kohë absolute57. Koha mund të shprehet:

1. brenda sistemit kohor (tense system); 2. me rrethanorë kohe; 3. nga marrëdhënia strukturore midis fjalive; 4. nga lidhëza kohore58.

56 Me shtjellueshmëri kuptohet aftësinë e një foljeje për të ndryshuar në vetë dhe në numër. 57 G. Lock, Functional English Grammar: An Introduction for Second Language Teachers. Cambridge: Cambridge University Press, 1996, f. 14. 58 Po aty, f. 147-148.

Page 42: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

23

Koha absolute përcakton kohën e zhvillimit të veprimit të shprehur nga folja e shtjelluar në lidhje me të tashmen. Koha relative e specifikon më tej procesin në lidhje me kohën absolute. P.sh.:

They arrived. “Ata arritën.” They have arrived. “Ata kanë arritur.” They had arrived59. “Ata kishin arritur.” Sipas autorit, të tre grupet foljore shprehin një kohë që i përketpara së tanishmes. Në shembullin e parë koha absolute është e kryera (past), nuk ka kohë relative. Veprimi i shprehur nga folja ka ndodhur thjesht në një kohë të së shkuarës. Kjo shpjegon pse kjo kohë bashkërealizohet me rrethanorë të kohës absolute, si p.sh.: ora tre, 25 korrik, etj. Këta rrethanorë e përcaktojnë kohën me saktësi absolute.

Në shembullin e dytë Koha absolute është e tashmja dhe Koha relative është e kryera. Kjo mund të shprehet edhe si e shkuar në të tashmen, pasi e shkuara shihet nga perspektiva e së tashmes. Për këtë arsye kjo kohë foljore realizohet në kontekste ku veprimi ndodh në të shkuarën, por ka pasoja për të tashmen. Konkretisht, në shembullin e dytë për gjuhën angleze kuptohet jo vetëm që arritja e tyre u krye në të shkuarën, por edhe që ata janë këtu tani. Ky kuptim i shtuar i mungon shembullit të parë. Për këtë arsye kjo Kohë realizohet me rrethanorë relativë të kohës, si: së fundi, së afërmi, sapo etj., dhe jo me rrethanorë absolutë të kohës.

Në shembullin e tretë Koha absolute është e shkuara dhe Koha relative është po ashtu e shkuara. Kjo është dhe arsyeja që kjo Kohë bashkërealizohet me rrethanorë relativë të kohës, si: së fundi, së afërmi, sapo etj.

Sipas Lock-ut, janë tre kohë absolute: e tashmja, e shkuara dhe e ardhmja. Më konkretisht, e tashmja i referohet vendndodhjes në momentin që flasim ose që shkruajmë, apo një periudhë pak më e zgjeruar që përfshin momentin që flasim ose që shkruajmë. E shkuara ka të bëjë me një kohë para momentit që flasim ose që shkruajmë dhe e ardhmja i referohet një kohe pas momentit që flasim ose shkruajmë. Secila nga këto Kohë absolute mund të ketë të shtuar kuptimin e Kohës relative60.

Grupet foljore të formave të pashtjelluara nuk mund të shprehin Kohë absolute (Lock, 1996:151). Koha relative e shprehur në sifjalitë e pashtjelluara përcakton veprimin

59Shembujt janë të G. Lock, Functional English Grammar: An Introduction for Second Language Teachers. Cambridge: Cambridge University Press, 1996, f. 148. 60 Cit.: “All three verb groups present processes as taking place at a time before now.”

Page 43: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

24

a ngjarjen relative të shprehur nga forma foljore e pashtjelluar në lidhje me Kohën absolute të shprehur nga folja e shtjelluar në fjalinë kryesore. Koha relative e shprehur nga sifjalitë e pashtjelluara të gjuhës angleze, sipas autorit, mund të jetë e shkuar, e tashme, dhe e tashme në të shkuarën: They must be really disillusioned by the whole thing to be talking like that. “Ata duhet të jenë vërtet të zhgënjyer nga e gjitha kjo që flasin kështu.” (e tashme) ...having worked at a number of sites en route, we’ll then be well prepared... “duke qenë se kemi punuar në shumë vende gjatë rrugës, atëherë jemi të përgatitur mirë...” (e shkuar) Having been queuing all night, they were cold and hungry. “Pasi kishin mbajtur radhë gjithë natën, ata kishin ftohtë dhe ishin të uritur (e tashme në të shkuarën)”

(Lock, 1996: 151)

Sintaksorisht, format e pashtjelluara foljore në gjuhën angleze konsiderohen gjithmonë kallëzues të një sifjalie të varur. Foljet e pashtjelluara nuk mund të qëndrojnë vetëm si folje-kallëzues e një fjalie të thjeshtë: *Il ragazzo palare. (it) *The boy to speak. (angl.) *Djali me fol. (geg.) *Djali për të folur. (shq. standard) Pjesa më e madhe e gramatikanëve anglezë sot, tradicionalë, funksionalistë apo gjenerativistë, pranojnë që edhe format e pashtjelluara foljore formojnë fjali61.

Një qasje që zgjoi shumë interes në gjuhëtarët gjenerativistë është ajo e Stowell-it në artikullin e njohur Koha gramatikore e infinitivëve62. Në këndvështrimin e këtij autori infinitivët me to vërtet nuk e kanë tiparin morfologjik [± e shkuar], nuk do të thotë domosdoshmërisht që ata nuk kanë as operatorin e kohës. Përkundrazi, duke mos qenë as në të tashmen, as në të shkuarën, bën që kuadri kohor i fjalive me infinitiv të jetë i parealizuar në lidhje me kohën e foljes së fjalisë kryesore. Me fjalë të tjera, sipas autorit, koha e një infinitivi me to është ajo e një të ardhmeje të mundshme. Stowell ecën në gjurmët e Bresnan63, i cili pohon se një plotës i shprehur me infinitiv përshkruan “diçka

61 Vep. cit., f. 14. 62 T. Stowell, The tense of infinitives, Linguistic Inquiry, Vol. 13. No. 3, Summer, 1982, f. 561-571. 63J. Bresnan, Theory of Complementation in English Syntax. Doctoral dissertation. MIT, Cambridge, Massachusets, 1972.

Page 44: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

25

hipotetike ose të parealizuar”. Në rastin e fjalive përcaktore me infinitiv, kjo kohë “e parealizuar” pasqyrohet në shprehjen e qëllimit nga infinitivi me to. Koha e shprehur në disa struktura të caktuara me infinitiv64 është akoma më e qartë nëse krahasohen me gerundin:

(a) Jenny remembered [to bring the wine]. (infinitiv) “Xheni u kujtua me sjell verën.” Jenny remembered [bringing the wine]. (gerund) “Xheni u kujtua që e kishte sjellë verën.” (b) Jimtried [to lock the door]. (infinitiv) “Xhimi bëri përpjekje me mbyll derën.” Jim tried [locking the door]. (gerund) “Xhimi bëri përpjekje për të mbyllur derën.”

(Shembujt në anglisht janë nga Stowell, 1982: 563.)

Sipas Stowell-it, në shembujt (a) dhe (b), koha e shprehur nga plotësori-infinitiv është e parealizuar në lidhje me kohën e fjalisë kryesore. Kështu, Xhenit i vjen në mend që duhet të çonte verën, por akoma nuk e ka çuar. Në mënyrë të ngjashme, Xhimi u mundua që ta mbyllte derën, por nuk e mbylli dot. Gjithnjë sipas Stowell-it, në kontrast me infinitivin, koha e shprehur nga gerundi ndikohet krejtësisht nga semantika e foljes që e drejton atë. Duke qenë se është normale që të mbahen mend gjërat e së shkuarës, koha e gerundit kuptohet si e shkuar në lidhje me foljen kryesore në shembujt e mësipërm, koha është ambige midis së tashmes dhe të parealizuarës në lidhje me kohën e foljes së fjalisë drejtuese. Ideja që do të shprehë autori, nuk është ajo që koha e gerundit nuk mund të interpretohet asnjëherë si e parealizuar, por, që nuk ka një kohë të përcaktuar së brendshmi. Për këtë arsye përcaktimi i kohës së gerundit përcaktohet nga jashtë, nga semantika e foljes që e drejton atë. Përkundrazi, fjalitë me infinitiv në rolin e kundrinës së drejtë kanë një kohë uniforme të përcaktuar së brendshmi, në të njëjtën mënyrë si fjalitë me folje të shtjelluar. Sidoqoftë, autori thekson që koha e infinitivit duhet parë vetëm në lidhje me fjalinë kryesore. Pra, megjithëse veprimi i shprehur nga fjalitë me infinitiv në shembujt mësipërm mund të ketë ndodhur në të shkuarën, koha e shprehur nga këta infinitivë mbetet gjithsesi e parealizuar në lidhje me kohën e veprimit të shprehur nga vetë fjalia drejtuese.

64 Është fjala për struktura që njihen si control infinitives. E shprehur në mënyrën më të thjeshtë, control infinitives janë ndërtime në të cilat një folje e shtjelluar në fjalinë kryesore “kontrollon” një folje të pashtjelluar të nëndrenditur, e cila i përgjigjet pyetjes kë, çfarë drejtuar foljes së fjalisë kryesore.

Page 45: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

26

Që nga kjo kohë, mendimi i shprehur nga Stowell-it se infinitivët me to shprehin kohë, u kthye në traditë në gjuhësinë gjenerative. Tashmë gjuhëtarët gjenerativistë e marrin të mirëqenë që format e pashtjelluara e kanë kuptimin kohor.

2.4.2. Aspekti

Semantikisht, si Koha (Tense) dhe aspekti lidhen me realitetin kohor të veprimit a gjendjes së shprehur nga përbërësi foljor65. Në dallim nga Koha (Tense), e cila i referohet kryesisht orientimit në të tashmen ose në të shkuarën, aspekti, sipas Biber et al., ka të bëjë me mbarimin ose mosmbarimin e veprimit a gjendjes së përshkruar nga folja. Aspekti i kryer përshkruan veprime apo gjendje që realizohen deri në momentin kohor të përcaktuar. Ky aspekt markohet nga folja have (kam)+ pjesorja me –ed. Aspekti progresiv përshkruan një veprim apo gjendje në progres, në vazhdimësi, në kohën e shprehur nga pjesa tjetër e përbërësit foljor. Aspekti progresiv markohet nga folja be (jam) +foljeme –ing.66. P.sh.:

He has talked to Mary. (Aspekti i kryer, koha e tashme) “Ai ka folur me Merin.” I am thinking about you. (Aspekti progresiv, koha e tashme) “Unë jam duke menduar për ty.” Ndryshimet aspektore të foljeve në gjuhën angleze shprehen me mjete leksikore,

jo me mjete eptimore, d.m.th. shprehen me anë të foljeve ndihmëse (have, be), parafjalëve e ndajfoljeve. Kategoria e aspektit në anglishte kombinohet me kategorinë e Kohës (Tense). Janë tre kohë (Tenses) dhe dy aspekte, të cilat shfaqen në të gjitha kombinimet e mundshme të tyre.

Për sa u përket formave të pashtjelluara foljore, përveç pjesoreve me –ing dhe -ed që e shprehin aspektin me anë të eptimit, anglishtja ka ndërtime me infinitiv që shprehin aspektin në mënyrë perifrastike, pra e shprehin aspektin nga kombinimi i fjalëve dhe jo vetëm me anë të eptimit.

Aspekti i infinitivit mund të jetë i kryer, progresiv (i vazhduar) ose një kombinim i të dyjave (perfekti progresiv). Po ashtu, kur të kryhet krahasimi, do të analizohet edhe prania e infinitivit të kryer, në gegërishten e shqipes (me pasë punue).

65 D. Biber et al., Longman Grammar of Spoken and Written English. England: Pearson Education Limited, 2007, f. 460; Th. Payne, Understanding English grammar: A linguistic introduction. Cambridge: Cambridge University Press, 2011, f. 295; etj. 66 Biber et al., Longman Grammar of Spoken and Written English. England: Pearson Education Limited, 2007, f. 460.

Page 46: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

27

a) Infinitivi i kryer (perfekt infinitive):

She pretended to have worked hard. “Ajo pretendoi që kishte punuar shumë.”

b) Infinitivi progresiv (progresive infinitive): She pretended to be working hard. “Ajo bënte sikur punonte në punë.”

c) Infinitivi i kryer progresiv (perfect progresive infinitive): She is going to have been working at that place for two years when it closes down. “Ajo do të ketë punuar në atë vend për dy vjet kur ai të mbyllet.” Edhe gjuhë të tjera evropiane (po ashtu edhe gegërishtja e shqipes, që kanë forma të

ngjashme të perfektit me anglishten, e kanë infinitivin e kryer. P.sh., në frëngjisht avoir mange (me pas ngrënë) është e barasvlefshme me to have eaten (me pas ngrënë) në anglisht.

2.4.3. Diateza

Foljet në anglisht kanë dy diateza, veprore dhe pësore. Kuptimisht, diateza veprore shpreh një situatë që kryhet nga një veprues, ndërsa diateza pësore shpreh një situatë që kryhet nga një pësues. Më konkretisht, në diatezën veprore kryefjala shpreh vepruesin në lidhje me veprimin e kryer nga folja e fjalisë. Në diatezën pësore kundrina e drejtë e fjalisë me folje në diatezë veprore kalon në pozicionin e kryefjalës, ndërsa kryefjala transformohet në një përbërës emëror të paraprirë nga parafjala by (nga/prej), e cila shpreh subjektin logjik. Subjekti logjik mund të jetë i pranishëm ose jo në fjalinë me folje në diatezën pësore. P.sh.:

a) The worker is building a house. (veprore) “Punëtori po ndërton një shtëpi”

b) The house is buing built by a worker. (pësore) “Shtëpia po ndërtohet nga punëtori”

Page 47: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

28

Për të kthyer një fjali nga veprore në pësore në anglisht, nevojiten disa shndërrime strukturore. Kështu, folja kalon në pjesoren e shkuar (me –ed), shtohet një formë e foljes be (me qenë) dhe kundrina zhvendoset në pozicionin e kryefjalës së fjalisë, pra në krye të fjalisë, para foljes.

Ashtu si foljet e shtjelluara, edhe foljet e pashtjelluara në anglisht mund të markohen nga diateza (voice), e cila mund të jetë veprore (active) ose joveprore (passive). Forma të pashtjelluara të anglishtes në diatezën veprore:

a) She wants to send a letter. (infinitivi me to) “Ajo don me dërgu një letër.” b) She can send a letter. (infinitivi i zhveshur)

“Ajo mundet me dërgu një letër.” (geg.)

c) She thinks of sending a letter. (gerund) “Ajo mendon të dërgojë një letër.” (lidhore, shqipja standarde)

d) She has sent a letter. (pjesore) “Ajo ka dërguar një letër.”

Forma të pashtjelluara të anglishtes në diatezën pësore:

a) She likes to be sent to France. (infinitivi me to) “Asaj i pëlqen të dërgohet në Francë.”

b) She can be sent a letter. (infinitivi i zhveshur) “Asaj mund t’i dërgohet një letër.”

c) She enjoys being sent to France. (gerund) “Asaj i pëlqen të dërgohet në Francë.”

d) She was sent to France. (pjesore) “Ajo ishte dërguar në Francë.”

Në teorinë bashkëkohore të gramatikave angleze, diateza trajtohet e lidhur ngushtë

me valencën e foljeve, që njihet ndryshe edhe si strukturë argumentore e foljeve67. Të gjitha këto tipare, por edhe të tjera, të formave të pashtjelluara foljore të

anglishtes do të hulumtohen në detaje në kapitullin në vijim.

67Th. Payne, Understanding English grammar: A linguistic introduction. Cambridge: Cambridge University Press, 2011; etj.

Page 48: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

29

2.5. Trajtimi i gerundit në gjuhësinë bashkëkohore angleze

Tradicionalisht, gerundi kuptohet si një fjalë me prejardhje nga një temë foljore, i që luan rolin e një emri ose si të një emri në fjali68. Në anglisht gerundi formohet duke i shtuar temës foljore mbaresën –ing. P.sh.: Reading helps you learn English. “Të lexuarit të ndihmon të mësosh anglisht.”

Pjesorja e tashme në anglisht formohet në të njëjtën mënyrë si gerundi, temës foljore i shtohet mbaresa -ing69: I am reading a book. “Unë jam duke lexuar një libër.” Në këtë mënyrë, pjesorja e tashme dhe gerundi në anglisht, shfaqen identike në formë.

Historikisht gerundi dhe pjesorja e tashme e anglishtes kanë burime të ndryshme, por në anglishten moderne (të sotme) gerundi dhe pjesorja e tashme në anglishte kanë formë identike, duke e bërë kështu të vështirë dallimin e tyre. Këto dy forma, përveçse nuk dallohen në fleksion, edhe sintaksorisht paraqesin vështirësi për të vendosur nëse kemi të bëjmë me një formë foljore apo me një formë emërore. Për më tepër, mbaresa –ing del edhe me emrat e mbiemrat. Konkretisht, një fjalë me bazë foljore që merr mbaresën –ing hyn në një nga këto tre kategori: (i) She had witnessed the killing of the birds. (gerundial noun – emër gerundial)

“Ajo kishte qenë dëshmitare e vrasjes së zogjve.”

(ii) a. She was expelled for killing the birds. (gerund-participle form of verb – forma gerund-pjesore e foljes) “Ajo u përjashtua për vrasjen e zogjve.” b. They are entertaining the Prime Minister. (gerund-participle form of verb – forma gerund - pjesore e foljes) “Ata janë duke zbavitur kryeministrin.”

(iii) The show was entertaining. (participial adjective - mbiemër prejpjesor) 68 R. Huddleston & G. Pullum, The Cambridge Grammar of the English Language. Cambridge: Cambridge University Press, 2002, f. 80. 69 Gjuha angleze ka dy tipe pjesoresh: pjesorja e tashme që formohet nga tema foljore me mbaresën –ing: working, dhe pjesorja e shkuar që formohet nga tema foljore me mbaresën –ed: worked.

Page 49: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

30

“Shfaqja ishte zbavitëse”

(Shembujt janë marrë nga Huddleston & Pullum, 2002: 83.)

Sipas gramatikës tradicionale angleze, killing në (ii-b) do të ishte një gerund, ndërsa entertaining në (iii) do të ishte pjesore.

Megjithatë, nisur nga paradigma morfo-sintaksore e foljeve të anglishtes që dalin në funksionet (ii-b) dhe (iii), në veprën e njohur The Cambridge gramar of the English language e Huddleston & Pullum (2002), autorët nuk gjejnë arsye të mjaftueshme për të pranuar dy kategori të veçanta, prandaj ata njohin vetëm një kategori, e cila i përfshin të dyja klasat: gerund-pjesorja. Në gramatikën më të njohur të anglishtes, A comprehensive gramar of the English language të Quirk et al. (1985), gjendet vetëm një shënim në fund të sythit që trajton fjalitë e nënrenditura me -ing (nominal –ing clauses) në lidhje me gerundin: “Fjalitë e nënrenditura emërore ndonjëherë quhen fjali të nënrenditura gerundive. Folja e tyre zakonisht quhet “gerund” (f. 1064)70.

Një gramatikë tjetër shumë e njohur e anglishtes, Longman gramar of spoken and written English e Biber et al (1999), gjithashtu e mënjanon krejt termin gerund. Emrat prejfoljorë me -ing në këtë vepër trajtohen në klasën e emrave, ndërsa pjesoret me –ing trajtohen në klasën e foljeve.

70Cit.: Nominal -ing clauses are sometimes called ‘gerundive’ or ‘gerundival’ clauses. Their verb is commonly called a ‘gerund’.

Page 50: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

31

KREU III

GJENDJA E STUDIMEVE TË DERITANISHME PËR FORMAT E PASHTJELLUARA FOLJORE NË GRAMATOLOGJINË SHQIPTARE

Për format e pashtjelluara të foljeve në gjuhën shqipe është shkruar mjaft. Po

përmendim vetëm disa nga studimet më të njohura: Paskajorja në shqipet nga Aleksandër Xhuvani (1960), Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe nga Shaban Demiraj (1965), Gjuhësi ballkanike nga Shaban Demiraj (1994), Sistemi foljor i letrarishtes shqiptare bashkëkohore nga Selman Riza (1994), Gramatika e gjuhës shqipe I me grup autorësh (1995), Gramatika e gjuhës shqipe II me grup autorësh (1996), Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe nga Mehmet Çeliku (2000, 2006, 2010, 2013), The syncrony and diachrony of the Balkan infinitive nga Brian D. Joseph (1983), Paskajorja çështje e shqipes standarde nga Nuhi Veselaj (2000), Funksionet sintaksore të ndërtimeve me paskajore në gjuhën shqipe nga Tafil Kelmendi (2010) etj.

Format e pashtjelluara përbëjnë një ndër çështjet më të vështira e më të diskutuara në gramatikën e shqipes. Në emërtimin, përkufizimin e trajtimin e tyre ka pasur e vazhdon të ketë qëndrime të ndryshme. Në përgjithësi, forma të pashtjelluara të foljes në shqipe konsiderohen ato folje që gjatë zgjedhimit të tyre nuk ndryshojnë sipas vetës e numrit, në kundërvënie me format e shtjelluara të foljes, të cilat ndryshojnë sipas vetës e numrit. Gjithashtu, në dallim nga format e shtjelluara të foljes, format e pashtjelluara karakterizohen nga mungesa e kategorisë gramatikore të mënyrës. Veçanërisht ky tipar i fundit ka bërë që të lindin mospajtime të mëdha midis gramatikanëve, për shkak se mënyra, në teorinë sintaksore që mbizotëron gramatikën shqipe, përbën tiparin themelor të kallëzuesisë. Në bazë të tiparit të modalitetit përcaktohet nëse këta përbërës formojnë fjali apo vetëm gjymtyrë fjalie. Gjithashtu, për statusin kategorial të disa prej formave të pashtjelluara të shqipes standarde ka mendime të ndryshme. Të gjitha këto diskutime po i paraqesim në mënyrë të thukët më poshtë.

Sistemi foljor i gjuhës shqipe përmban një numër formash të pashtjelluara, të cilat janë kryesisht analitike, me përjashtim të pjesores që është sintetike. Si forma të

Page 51: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

32

pashtjelluara foljore të shqipes standarde pranohen unanimisht pjesorja e tipit ardhur dhe format e tipit pa ardhur, duke ardhur.

Forma e pashtjelluar foljore e tipit duke ardhur në shqipen e sotme letrare gërsheton tipare të foljes dhe të ndajfoljes. Kjo formë është kategorizuar prej kohësh dhe nuk paraqet probleme në rrafshin sinkronik71. Kështu, trajta duke ardhur pranohet nga të gjithë studiuesit si përcjellore. Por përfshirja në përcjellore edhe e trajtës pa ardhur në kategorinë e përcjellores, krahas përcjellores pohore, është interpretuar dhe argumentuar së pari nga studiuesi M. Çeliku. Autori parashtron këto argumente në mbështetje të kësaj teze:

a) Të dyja trajtat, duke ardhur dhe pa ardhur, gërshetojnë tipare të foljes dhe të ndajfoljes.

b) Të dyja trajtat shprehin një veprim dytësor që plotëson veprimin kryesor, të shprehur zakonisht nga një folje e shtjelluar (këto trajta lidhen më rrallë me një emër).

c) Të dyja trajtat e përcjellores kanë ngjashmëri të madhe funksionale. Në përgjithësi, ato shprehin të njëjtat marrëdhënie e kryejnë të njëjtat funksione në fjali. (Çeliku, 2000:61-66)

Ky kategorizim duket se po gjen mbështetje në gramatologjinë shqipe. Për sa i përket pjesores, dihet që nga të gjitha trajtat e pjesores që ekzistojnë në

gjuhë të ndryshme indoevropiane, në gjuhën shqipe ruhet vetëm një trajtë72. Sipas Demirajt, me pjesore janë quajtur ato forma gramatikore të gjuhëve indoevropiane, rrjedhimisht edhe të shqipes, të cilat kanë tipare gramatikore dhe të foljes dhe të emrit, përkatësisht të mbiemrit73.

Kategoritë gramatikore zakonisht karakterizohen nga dallime semantike midis tyre. Kategoritë e ndryshme gramatikore realizojnë paradigma të ndryshme morfologjike e sintaksore. Gjithashtu, një kategori gramatikore ka vlera karakteristike, të ndryshme nga kategoritë e tjera gramatikore, p.sh. koha, numri, gjinia etj. Pjesorja nuk ka asnjë nga kategoritë gramatikore të foljes dhe të mbiemrit, konkretisht nuk ka diatezë, kohë, gjini dhe numër. Studiuesi F. Agalliu përdor si kriter për dallimin e kategorive gramatikore nga njëra-tjetra tezën se kemi të bëjmë me një kategori gramatikore vetëm atëherë kur kuptimeve gramatikore të fjalëve u përgjigjen edhe forma gramatikore të ndryshme74.

71 M. Çeliku, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe, Ilar, Tiranë, 2000, f. 58. 72 F. Agalliu, Çështje të morfologjisë së gjuhës së sotme shqipe, Shtypshkronja “Mihal Duri”, Tiranë, f. 175. 73 Sh. Demiraj, Gramatikë historike e gjuhës shqipe. Tiranë: Botim i Akademisë së Shkencave, 2002, f.

398. 74 Po aty, f. 175.

Page 52: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

33

Megjithëse nga kjo pikëpamje pjesorja e shqipes paraqitet e pandryshueshme, sipas autorit, ajo duhet trajtuar si pjesore, pra pjesë e sistemit foljor, për disa arsye. Konkretisht Agalliu parashtron këto arsye:

1) Pjesorja shpreh një veprim, ashtu si dhe format e shtjelluara. Në dallim nga format e shtjelluara, pjesorja e paraqet veprimin jo si proces, por si tipar.

2) Me ndihmën e pjesores në gjuhën shqipe, ashtu si dhe në gjuhë të tjera, formohen trajtat kohore analitike.

3) Pjesorja karakterizohet nga reksioni foljor. Ajo mund të marrë një plotës vepruesi ose plotësa rrethanorë.

4) Kur vjen nga folje kalimtare, pjesorja ka kuptimin e kohës së shkuar dhe të diatezës pësore. Agalliu vëren se kur përdoret me vlerën e një gjymtyre të fjalisë, pjesorja

paraqitet gati sinonimike me mbiemrin. Dallimi i pjesores nga mbiemri në shqipen e sotme letrare bëhet nga një tregues analitik i jashtëm, që është nyja përparme. Nyja e mbiemrit është tregues i kategorive të numrit, gjinisë dhe rasës te mbiemri. Këtu qëndron dallimi me pjesoren, e cila është e paaftë për të shënuar gjininë, numrin dhe rasën e emrit që përcakton75.

Çështja e karakteristikave foljore e mbiemërore që gërsheton pjesorja në gjuhën e sotme letrare për ta njohur atë si pjesore është hulumtuar gjithashtu nga studiuesi M. Çeliku. Autori shënon disa tipare karakteristike të formave të pashtjelluara foljore, të cilat i mungojnë pjesores së shqipes letrare, si koha, diateza e kundrinori i drejtë pa parafjalë. Sidoqoftë, pjesorja, sipas autorit, shfaq disa karakteristika të kufizuara të foljes, të cilat bëjnë që ajo të përfshihet në kategorinë e foljes dhe të mos trajtohet si mbiemër a ndonjë pjesë tjetër ligjërate. Më konkretisht, Çeliku76 rendit këto tipare foljore të pjesores së shqipes së sotme letrare:

1) Pjesorja tregon veprim si proces. 2) Pjesorja plotësohet me ndajfolje. 3) Pjesorja merr pjesë në ndërtimin e formave kohore analitike e sintetike të

foljeve. 4) Pjesorja merr pjesë në ndërtimet modale.

Pjesorja e shqipes, sipas mendimit të autorit, shfaqet me dy trajta: punuari dhe i

(e) punuar, d.m.th. trajta pa mbaresë të përparme dhe trajta me mbaresë të përparme. Elementin formal që i paravendoset pjesores, autori e sheh si mbaresë dhe jo si nyjë.

75 Vep. cit., f. 175. 76 M. Çeliku, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe, Ilar, Tiranë, 2000, f. 58.

Page 53: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

34

Trajtimin si pjesore të atij përbërësi që tradita gramatikore shqiptare e merr si mbiemër foljor të nyjshëm, autori e mbështet në këto argumente:

1) Të dyja trajtat, punuar dhe i punuar, shprehin veprim të kryer dhe kanë kryesisht kuptim pësor, karakteristikë kjo e kategorisë së pjesores në shqipe.

2) Në pjesën dërrmuese të rasteve këto dy trajta ndërkëmbehen me njëra-tjetrën. 3) Trajta e paranyjëzuar e tipit i (e, të, së) punuar është variant i detyruar i

pjesores kur përdoret e paveçuar dhe pazgjeruar. 4) Pjesorja e paranyjëzuar i ruan vlerat kuptimore si pjesore si në rastin kur mund

të këmbehet, ashtu edhe kur nuk mund të këmbehet. Ajo i është afruar mbiemrit formalisht duke marrë analogjikisht tregues morfologjikë të njëjtë me mbiemrin.

5) Kur ka më shumë se një gjymtyrë, nuk del e qartë se cilën prej tyre përcakton pjesorja në mungesë të treguesve gramatikorë të gjinisë, numrit e rasës. Paranyjëzimi i saj plotëson pikërisht këtë nevojë gjuhësore.

6) Paranyjëzimi i pjesores së paveçuar të pazgjeruar duhet parë si shprehje e lidhjes së fortë të saj me fjalën e përcaktuar77.

Format e pashtjelluara të shqipes standarde e tipit për të ardhur, me të ardhur, një të ardhur janë dhe më problematike e më e vështira për t’u trajtuar. Për to është diskutuar shumë, prandaj po parashtrojmë përmbledhtazi disa nga mendimet më kryesore.

Në Gramatikën e Akademisë format e pashtjelluara të tipit për të larë dhe me të larë interpretohen në rrafshin sinkronik (në shqipen e sotme) si forma të pashtjelluara foljore që ndërtohen mbi bazën e pjesores me anë të pjesëzave për të përkatësisht me të78. Si veçori foljore të këtyre formave të pashtjelluara në këtë gramatikë renditen:

1. Humbja e veçorive morfologjike emërore dhe marrja e veçorive morfologjike foljore, pra:

a) ngurosja e emrit prejfoljor asnjanës në formën e kallëzores së pashquar; b) dalja e këtyre formave të pashtjelluara si në diatezën veprore ashtu edhe në

diatezat joveprore. 2. Humbja e veçorive sintaksore emërore dhe marrja e tipareve sintaksore foljore,

d.m.th.: a) humbja e aftësisë së emrit prejfoljor asnjanës, që bën pjesë në këto forma, për t’u

përcaktuar nga një mbiemër ose nga një emër në rasën gjinore; 77 Po aty, f. 74-82. 78 Gramatika e gjuhës shqipe I, 1995, f. 299, 301. Cit., f. 301: “Forma e pashtjelluar e tipit për të larë dhe ajo e tipit me të larë janë ndërtuar duke i paravendosur emrit prejfoljor asnjanës pjesëzën për, përkatësisht me. Por, siç u vu në duke edhe në § 7.11.1, në shqipen e sotme ato interpretohen si forma të pashtjelluara që ndërtohen mbi bazën e pjesores me anë të pjesëzave për të, përkatësisht me të.”

Page 54: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

35

b) aftësia e këtyre formave të pashtjelluara për të marrë kundrina të drejta e të zhdrejta, të shprehura jo vetëm me emra e përemra të ndryshëm, por edhe me anë trajtash të shkurtra përemrash vetorë;

c) aftësia e këtyre formave të pashtjelluara për të marrë edhe rrethanorë si edhe një kryefjalë, e cila mund të jetë e ndryshme nga ajo e foljes drejtuese;

ç) aftësia për t’u përdorur me pjesëzën e mohimit mos e cila vendoset menjëherë para temës foljore.

Kategoria gramatikore e kohës, kushtëzohet nga kuptimi kohor i foljes drejtuese.

Forma e pashtjelluar me për të shpreh një veprim a gjendje që pritet të realizohet në të ardhmen ose pritej të realizohej në të shkuarën. Realizimi i veprimit a gjendjes së shprehur kryhet gjithmonë sipas veprimit a gjendjes së shprehur nga folja e fjalisë drejtuese.

Demiraj pohon se në këto forma të pashtjelluara analitike elementi i parë ka të njëjtën paraqitje fonetike me parafjalët me, pa, për ose me numërorin një, kurse elementi i dytë ka një paraqitje fonetike të ngjashme me pjesoren e shkuar pjesore ose me pjesoren e paranyjëzuar79. Demiraj mendon se këto forma “të pashtjelluara janë përftuar nëpërmjet foljëzimit të togjeve parafjalore, për të plotësuar kështu kërkesa të zhvillimit të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe në faza të ndryshme të evolucioni të saj. Autori vëren se ato duhet të jenë përftuar në një periudhë kur nuk ishte zhvilluar ende procesi i zëvendësimit të emrave të vjetër prejpjesorë me emra prejpjesorë të paranyjëzuar të gjinisë asnjanëse80. Studiuesi Demiraj bën vërejtje edhe për përdorimin e termit formë e pashtjelluar e foljes, i cili i duket pjesërisht i saktë. Më i drejtë i duket termi formë jovetore e foljes, sepse pjesa më e madhe e formave foljore që përfshihen në këtë grup kanë zhvilluar njëfarë zgjedhimi të kufizuar81. Tezën që format e pashtjelluara analitike të shqipes kanë kaluar në folje, autori e mbështet në disa tipare sintaksore karakteristike për foljen, të cilat i kanë zhvilluar këto forma, siç është p.sh. aftësia e tyre për t’u plotësuar me kundrina dhe me rrethanorë të ndryshëm. Kur format e pashtjelluara plotësohen me kundrina, kundrinat mund të rimerren me anë të formave të patheksuara përemërore, njësoj si format e shtjelluara të foljes dhe në rrethana të caktuara mund të marrin edhe një kryefjalë të ndryshme nga ajo e foljes drejtuese82.

Shpjegimi i dhënë nga Demiraj për prejardhjen dhe foljëzimin e këtyre ndërtimeve në vija të trasha përkon me atë të dhënë në gramatikën e Akademisë, me ndryshimin që Demiraj shikon një parafjalë + emër prejpjesor të paranyjëzuar ose jo, ndërsa në gramatikën e Akademisë flitet për pjesëzat për të, me të + emër prejfoljor asnjanës i cili sot duhet interpretuar si pjesore. 79 Sh. Demiraj, Gramatikë historike e gjuhës shqipe. Tiranë: Botim i Akademisë së Shkencave, 2002, f. 409-411. 80 Po aty, f. 411. 81 Vep. cit., f. 398. 82Vep. cit., f. 397.

Page 55: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

36

Brian Joseph është i mendimit se format e pashtjelluara të tipit për të bërë në dialektin tosk e shqipen standarde dhe me ba në dialektin geg, i përkasin të dyja kategorisë së infinitivit. Sipas autorit, t’i quash forma të pashtjelluara foljore, do të thotë të mos i kategorizosh ato. Diakronikisht, shprehet Joseph, funksioni primar i tipit për të punuar ka qenë shprehja e qëllimit, në përputhje me derivimin e kësaj forme nga parafjala për + folje e emërzuar, ndoshta pjesore e substantivuar. Sidoqoftë, me zgjerimin e funksioneve si plotësor i emrave, foljeve dhe mbiemrave, ka zënë fill përtëritja e kategorisë së infinitivit83.

Në kapitullin kushtuar shqipes, Joseph e hulumton infinitivin e shqipes standarde si një tipar ballkanik, i cili është zëvendësuar me forma të shtjelluara foljore, përkatësisht nga lidhorja. Ai bën dallim midis infinitivit tosk të tipit për të bërë, që përbën bazën e infinitivit të shqipes standarde, dhe infinitivit geg të tipit me ba për sa i përket distribucionit të tyre dhe shkallës së zëvendësimit nga lidhorja. Infinitivi geg ka distribucion më të gjerë dhe është zëvendësuar më pak nga lidhorja. Pavarësisht se të dy tipet e infinitivëve të shqipes janë zëvendësuar deri në një farë mase nga lidhorja, ashtu si dhe gjuhët e tjera ballkanike, të dyja format e infinitivit janë të gjalla e aktive në gjuhën shqipe. Në aspektin sinkronik, infinitivët e shqipes zbërthehen me + pjesore dhe për të + pjesore, të cilat interpretohen gramatikisht si pjesëz + infinitiv84. Autori mendon se për të + pjesore nuk mund të pranohet si infinitiv i përbashkët i shqipes. Këndej, sipas autorit, mbeten dy mundësi: ose me + pjesore është infinitivi i përbashkët i shqipes, ose të dyja trajtat infinitivale me + pjesore dhe për të + pjesore përfaqësojnë zëvendësuesit e infinitivit të përbashkët të shqipes, i cili tashmë ka humbur85. Infinitivi tosk/ i standardit me për të + pjesore ose ka zëvendësuar infinitivin e përbashkët të mbarë shqipes me + pjesore, ose ka zëvendësuar drejtpërdrejt infinitivin e dikurshëm të humbur të shqipes. Në këtë rast, vazhdon autori, mund të flitet për një ripërtëritje të dytë të kategorisë së infinitivit në toskërisht, e cila duhet t’i ketë fillesat rreth 1000 vjet më parë, periudhë në të cilën shqipja, ashtu si dhe gjuhët e tjera ballkanike, po i nënshtrohej zgjerimit të plotësave të shtjelluar86. Hipotezën e një paskajoreje të rigjallëruar të toskërishtes e pranon edhe M. Gabinski dhe Sh. Demiraj87.

Selman Riza ka vënë në dukje se “mënyra pacaktore a infinitivi”, pra paskajorja, është zëvendësuar me lidhoren, prandaj ajo është e barasvlershme me mënyrën lidhore, ku folja ka një subjekt të pacaktuar fare ose të caktueshëm tërthorazi:

(1) Me thanë të vërtetën nuk asht gjithmonë kollaj.

83 Joseph, D. Brian. The synchrony and diachrony of the Balkan infinitive: a study ia areal, general, and historical linguistics, Cambridge University Press, Cambridge. First published in 1983.2009, f. 99. 84 Po aty, f. 94. 85 Vep. cit., f. 98. 86 Po aty, f. 99. 87 Sh. Demiraj, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe, Enti i tekseve dhe i mjeteve mësimore i krahinës socialiste autonome të Kosovës, Prishtinë, 1970.

Page 56: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

37

= Nuk asht gjithmonë kollaj të thotë njeriu të vërtetën. (2) Nuk qenë të zotët me kalue nëpër pyll. = Nuk qenë të zotët të kalojnë nëpër pyll. (Riza, Vepra 2: 449)

Sipas Rizës, “pacaktorja” e shoqëruar prej parafjalës pa edhe sot e kësaj dite paraqitet në thjeshtësinë e dikurshme d.m.th. nuk merr parafjalën me. Autori vëren se në shqipen e vonë “pacaktorja” është bërë një shprehje foljore e përbërë prej “pacaktores” së lashtë dhe një parafjale që në këtë shprehje ka humbur çdo kuptim të mëvetësishëm prej parafjalës me: me punue. Ndërsa kur ndërtohet me parafjalën qëllimore për ose ruhet parafjala me: për me punue, ose shndërrohet në “të punue” dhe jep: për të punue88. Për përcjelloren tue lexue (tosk. duke) Riza thotë se ndërtohet nga e tue/duke + të tashmen e së lashtës pacaktore të thjeshtë dhe se kjo sillet gjithmonë si folje89. Me pak fjalë, Riza është i bindur që në format e pashtjelluara të tipit parafjalë + emër prejpjesor i paranyjëzuar elementi i dytë është një paskajore e vjetër dhe është për t’u pranuar si e mbarë shqipes90.

Besim Bokshi e quan formën e pashtjelluar me trajtën për të punuar si paskajore me funksione shumë të kufizuara sintaksore91. Me mjaft interes është mendimi i gjuhëtarit Mehmet Çeliku, i cili ndryshon nga qëndrimet e lartpërmendura. Në format e pashtjelluara të tipit për/me/një të ardhur ai shikon një gerundi të paraprirë nga parafjalët për, me, dhe fjala një. Autori sheh një gerund edhe në trajtën e pashtjelluar të tipit së foluri, së bëri. Sipas tij: “Në shqipen standarde mungon paskajorja e mirëfilltë (infinitivi) dhe kjo e thjeshton dukshëm problemin e statusit të formave të pashtjelluara në këtë gjuhë. Në shqipen standarde format e pashtjelluara nuk funksionojnë dot si kallëzues për të ndërtuar fjali të thjeshta dykryepërbërëse, por ato vetëm për vetëm ose të shoqëruara me folje modale mund të ndërtojnë fjali.”92. Sipas tij, gerundi shfaqet në dy trajta rasore: në trajtën e kallëzores të punuar dhe në trajtën e rrjedhores së punuari. Këto trajta të gerundit të shqipes, janë homonimike me format rasore të emrit prejpjesor nga kanë ardhur, me ndryshimin e vetëm që rrjedhorja paraprihet nga së, ndërsa emri nga të93. Autori bën dallim midis kategorisë së gerundit në gjuhën e sotme letrare shqipe dhe emrave prejfoljorë asnjanës. Megjithëse kanë formë të njëjtë, ato u përkasin dy kategorive të ndryshme gramatikore: gerundi është kategori foljore (edhe pse gjysmë folje, gjysmë emër!), ndërsa emri

88 S. Riza, Selman Riza, Vepra 2, Prishtinë, 1997, f. 450. 89 Po aty, f. 451. 90 S. Riza, Sistemi foljor i letrarishtes shqiptare bashkëkohore, Tiranë, 1994. 91 B. Bokshi, Pjesorja e shqipes-vështrim diakronik, ASHAK, Prishtinë, 1998, f. 165. 92 M. Çeliku, Sintaksë e gjuhës shqipe (Përbërësit sintaksorë), ILAR, Tiranë, f. 32-33 93 M. Çeliku, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe, Ilar, Tiranë, 2000, f. 98.

Page 57: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

38

prejfoljor asnjanës është kategori emërore94. Sipas Çelikut, emrat foljorë asnjanës kanë këto tipare dalluese nga gerundi:

a) Nuk marrin kundrinor të drejtë; b) Nuk marrin trajta të shkurtra përemërore; c) Nuk kanë forma që shprehin diatezë.

Gerundi i shqipes si formë e veçantë kategoriale, ka qenë një emër prejfoljor që

me kohë ka fituar karakteristika foljore e që ka kaluar në formë të pashtjelluar të foljes. Kjo formë në shqip nuk ka tregues morfologjikë, nuk ka arritur të marrë formant të vetin për t’u dalluar edhe nga ana formale nga emri prejfoljor. Disa nga tiparet foljore të gerundit në shqipen standarde: - Shpreh emërtim të veprimit si proces; - Merr kundrinor të drejtë; - Plotësohet me ndajfolje që janë gjymtyrë karakteristike të foljes; - Në trajtën rasore të kallëzores ka forma diatezore.

Disa nga tiparet emërore të gerundit në shqipen standarde: - Ka dy trajta rasore, kallëzore dhe rrjedhore; - Përdoret me parafjalët për + gerund, me + gerund; - Përdoret si përcaktor me drejtim.

Kjo formë në shqip shfaq vetëm numrin njëjës, nuk merr dot përcaktor dhe as trajtë të shquar dhe të pashquar. Para Çelikut, kjo formë nuk është trajtuar si gerund, por si formë e pashtjelluar foljore e ndërtuar mbi bazën e emrit prejfoljor asnjanës, bashkë me parafjalët për, me, si forma të pashtjelluara të tipit për të larë, me të larë. Sipas M. Gabinskit dhe më pas edhe sipas Çelikut, këto togje janë të lira e jo të qëndrueshme, duke marrë veçori kuptimore dhe gramatikore karakteristike për format e pashtjelluara të foljes (vetëm elementi i dytë i merr këto tipare)95.

Sidoqoftë, autori pranon që nga gerundi i rasës kallëzore me parafjalën për në shqipen standarde ka filluar procesi i krijimit të një paskajoreje të re të tipit për të bërë. Parafjala për në këto raste ka kaluar në pjesëz gramatikore, “Nuk ishte punë e vështirë për t’i diktuar çerdhet e gargujve”, shërben për të formuar paskajoren.

Tafil Kelmendi shprehet në favor të tezës se “gjuha letrare shqipe ka vetëm trajtën dytësore të paskajores me për të, përdorimi i së cilës është i kufizuar për shprehjen e disa raporteve të caktuara, përcaktore e qëllimore, në radhë të parë” (2010: 7). Autori është i

94 M. Çeliku, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe, Ilar, Tiranë, 2000, f. 115. 95 Po aty, f. 119-120.

Page 58: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

39

mendimit se trajta paskajore me për të ka prirje të zgjerojë e shpeshtësojë përdorimet e funksionet sintaksore të saj, gjë që, sipas tij, vërehet thuajse në të gjitha stilet e gjuhës letrare shqipe96.

Në lidhje me funksionin sintaksor të formës së pashtjelluar të tipit me për të, ka gjithashtu mendime të ndryshme ndër gjuhëtarë. Një grup gjuhëtarësh pranojnë që kjo formë e pashtjelluar shpreh kallëzuesi, rrjedhimisht ka aftësinë të formojë fjali dhe grupi tjetër ka mendimin e kundërt, d.m.th. që ajo nuk shpreh kallëzuesi, rrjedhimisht nuk mund të formojë fjali, por është thjesht gjymtyrë fjalie. Në grupin e parë të studiuesve përmendim Ilia Dilo Sheperin97, Aleksandër Xhuvani98, Kostaq Cipo99, Osman Myderrizi100, Salih Kolgeci101, Stefan Prifti102. Ndër gjuhëtarët që e quajnë të gabueshëm dhe të papranueshëm shprehjen e kallëzuesit me forma të pashtjelluara foljore, përmendim Spiro Floqin103.

Ka edhe qëndrime të ndërmjetme. Kështu, J. Rrota104 i trajton format e pashtjelluara paskajore edhe si gjymtyrë fjalie, edhe si fjali të varura. M. Domi105, M. Totoni106 dhe R. Përnaska107 pranojnë që paskajorja formon fjali kur ka një kryefjalë të vetën, të ndryshme nga ajo e fjalisë kryesore. Në këtë rast ajo do të përbënte kallëzues. Nëse paskajorja nuk lidhet me një kryefjalë të saj, atëherë ajo nuk pranohet si kallëzues. Theksojmë se, qasjen më të re në gjuhësinë shqiptare në lidhje me këtë çështje e ofron M. Çeliku, në monografinë Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe. Përveç tri formave të pashtjelluara (gerundi me dy trajta rasore: trajta e kallëzores të punuar dhe trajta e rrjedhores së punuari; përcjellorja me dy trajta: duke punuar – përcjellore pohore dhe pa punuar – përcjellore mohore; pjesorja, me dy trajta: punuar – trajtë pa mbaresë dhe i (e, të, së) punuar – trajtë me mbaresë të përparme), në shqipe ka filluar të përvijohet edhe një formë e katërt: paskajorja e tipit për të bërë. Si në gjuhët evropiane, kjo formë edhe në gjuhën shqipe ka filluar të njohë funksionin kryefjalor, atë kundrinor dhe si predikativ i pavarur, fakt ky ende i pazbatueshëm gjerësisht në gjuhën shqipe. Sipas autorit, format e pashtjelluara janë kategori gjuhësore ndërmjetëse, ato gërshetojnë

96 T. Kelmendi, Funksionet sintaksore të ndërtimeve me paskajore në gjuhën popullore (sipas folklorit), Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2010, f. 8. 97 I. Sheperi, Gramatika dhe sintaksa e gjuhës shqipe, Vlorë, 1927. 98 A. Xhuvani, Njohunit e para të sintaksës shqipe, Shtypshkronja “Teknike”, Tiranë, 1933. 99 K. Cipo, Sintaksa, Instituti i Shkencave, Tiranë, 1952. 100 O. Myderrizi, Gramatika e re e shqipes, Tiranë, 1944. 101 S. Kolgeci, Sintaksa e gjuhës shqipe për klasën e VII dhe të VIII të shkollave tetëvjeçare, Prishtinë, 1955. 102 S. Prifti, Sintaksa e gjuhës shqipe: pjesa e II, disp. II, Volumi 1-2, shtypur nga dega e botimeve të universitetit, 1962. 103 S. Floqi, Disa tipe semantiko-strukturore të periudhës me fjali të varur në shqipen e sotme, SF, nr. 3, 1965. 104 A. J. Rrota, Syntaksa e Gjuhës Shqipe, për klasën II, III, IV të shkollavet të mesme, Shpija Botuese “A.

Gj. Fishta”, Shkodër, 1942. 105 M. Domi, Gramatikë e gjuhës shqipe. Pjesa e dytë. Sintaksa, Tiranë, 1954. 106 M. Totoni, Si duhet kuptuar njësia themelore sintaksore? SF, 1970/2. 107 R. Përnaska, Gramatika e gjuhës shqipe 2 për shkollën pedagogjike. Tiranë, 1973.

Page 59: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

40

karakteristikat e foljes me ato të pjesëve të tjera të ligjëratës, si të emrit, të mbiemrit, të ndajfoljes. Në çdo formë të pashtjelluar zakonisht mbizotëron një gërshetim dyanësor karakteristikash (të foljes dhe të emrit, ose të foljes dhe të mbiemrit, ose të foljes e të ndajfoljes). Për shembull, paskajorja e gerundi gërshetojnë tipare të foljes e të emrit. Ato përbëjnë tri kategori të ndryshme, sepse kryejnë funksione sintaksore karakteristike të ndryshme, kanë tregues morfologjikë dhe kanë njëherazi tipare të tjera të veçanta. Kurse pjesorja gërsheton tipare të foljes dhe të mbiemrit (në ndonjë gjuhë edhe ato të ndajfoljes). Përcjellorja (gërsheton tiparet e foljes e të ndajfoljes). Kujtojmë për shembull në pjesoren e anglishtes që ka tiparet e foljes e të mbiemrit dhe kryen në fjali funksionet e përcaktorit, por përveç kësaj, në mungesë të përcjellores, ka dhe tiparet e ndajfoljes dhe kryen në fjali edhe funksionin e rrethanorit.

Gërshetimi dyanësor i karakteristikave të foljes me ato të një pjese tjetër të ligjëratës është edhe për mendimin tonë, kriter i përgjithshëm që duhet vënë në bazë të kategorizimit të formave të pashtjelluara. Ky kriter është zbatuar së pari nga Mehmet Çeliku për shqipen. Përveç karakteristikave morfologjike në cilësinë e karakteristikave të gërshetuara te format e pashtjelluara, duhen parë edhe kuptimet e funksionet sintaksore. Këto marrin edhe më shumë vlerë sidomos kur treguesit morfologjikë mungojnë ose nuk e shprehin si duhet veçantinë formale të formës së pashtjelluar si një kategori më vete.

Sipas Çelikut përcjellorja shfaqet në dy trajta: duke ardhur dhe pa ardhur108, ku gërshetohen karakteristikat e foljes dhe të ndajfoljes dhe shprehin një veprim shoqërues dytësor të lidhur me veprimin drejtues. Ashtu si edhe shumë gjuhëtarë të tjerë, lidhur me trajtën klasike që shfaqet përcjellorja, “duke ardhur”, edhe ky autor normalisht shpreh pikëpamje të njëta dhe është një kategorizim unik i hershëm. Ajo që konsiderohet një risi në trajtimin e këtij fenomeni, është trajta e dytë e kategorizuar gjithashtu prej Çelikut “pa ardhur”. Kjo trajtë e pashtjelluar është trajtuar nga Çeliku si një shprehje konkrete e përcjellores mohore, e cila është emërtuar prej gjuhëtarëve në forma nga më të ndryshmet, si p.sh.: pjesore mohore apo formë e pashtjelluar mohore, ose së fundmi mosveprore. Normalisht që për çdo emërtim çdo gjuhëtar shtron një hipotezë dhe një mbështetje gjuhësore përkatëse, por ajo që në studimin tonë do të shtjellohet analitikisht në mënyrë më të detajuar në kapitujt vijues, është pikërisht një qëndrim i mirëfilltë gjuhësor në mbështetje të plotë të teorisë që besojmë se është më e përshtatshme lidhur me këtë problematikë.

Një tjetër kategorizim i formave të pashtjelluara në gjuhën shqipe, i cili has emërtime dhe klasifikime të ndryshme, është ai i formave të pashtjelluara të tipit për të larë dhe me të larë. Kjo kategori del në Gramatikën e Akademisë dhe mbështetet si e tillë nëpërmjet teorisë, se këto forma të pashtjelluara, të ndërtuara mbi bazën e emrit prejfoljor asnjanës në shqipen e sotme, formohen duke i paravendosur pjesores pjesëzat për të përkatësisht me të.

108 M. Çeliku, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe, Tiranë, 2000, f. 57.

Page 60: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

41

Mirëpo, ky lloj kategorizimi nuk ndesh një grup të mëvetësishëm të kuptimit të formës së tretë të pashtjelluar, por përbëhet nga disa nëngrupe të formave të ndryshme, fakt ky që ka sjell një konfuzion në aspektin e klasifikimit të formave të pashtjelluara në përgjithësi. Tiparet e këtij grupi, sipas Çelikut, njihen me termin gerund. Kjo formë shpreh emërtim të veprimit e zotëron karakteristika të foljes e të emrit, por edhe të ndajfoljes. Në gjuhën shqipe shfaq dy trajta rasore: të bërë, së bëri. Faktikisht forma e gerundit deri më sot nuk i është njohur gjuhës shqipe nga asnjë studiues e gjuhëtar, por Çeliku na jep i pari një teori të mbështetur me fakte teorike dhe një krahasim të pasur me gjuhë të tjera. Shumë albanologë të huaj hasin një përplasje me këtë terminologji pasi ashtu si gjuhëtarët shqiptarë, me termin gjerund zakonisht emërtojnë përcjelloren e tipit duke bërë. Kështu pra, kjo risi është ndeshur me problematika komplekse që kërkojnë pa dyshim një vëmendje thelbësore për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Secila nga format e pashtjelluara, ashtu siç edhe u përmend më lart, shfaq probleme terminologjike. Por ajo që njihet është se sipas Gramatikës së Gjuhës shqipe, gerundi nuk është njohur si formë e veçantë dhe kërkon një ristudim në bazë të të dhënave që kanë dalë në vazhdim të kërkimit të një definicioni përfundimtar të këtyre formave. Terminologjia varion në bazë të funksionit sintaksor por edhe formës morfologjike që shfaqin në gjuhë të ndryshme këto forma. Forma e pashtjelluar e gerundit është përshtatur si gerund në gjuhën shqipe nga Çeliku, është në përdorim me termin gerund në latinisht, gerund në anglisht, supin në rumanisht, etj., por që funksioni i tij varion sipas gjuhëve të ndryshme. Përcjellorja që i përket terminologjisë me shembullin tradicional duke punuar në gjuhën shqipe, në rusisht emërtohet me termin djejepriçastje, gerondif në frëngjisht, gerundio në italisht dhe spanjisht, gerunziu në rumanisht, glagolkiprolog në serbokroatishte, γερούνδιο në greqisht, por edhe në gjuhë të tjera. Por ajo që duhet të kemi gjithmonë parasysh është se kjo terminologji nuk i përgjigjet të njëjtës formë në gjuhën shqipe, pasi funksionet e saj sintaksore dhe kategorizimi sipas tyre ndryshojnë nga gjuha në gjuhë. Dhe më konkretisht, në gjuhën shqipe këtij termi i përgjigjen format e trajtës të bërë, e rasës kallëzore dhe së bëri e rasës rrjedhore. Ka disa gjuhë që përcjelloren e trajtojnë si gerund me funksion ndajfoljor ashtu si edhe në shqip gerundi mund të cilësohet nga gërshetimi folje dhe emër dhe shpeshherë ndajfolje.

Çeliku nga studimet e tij, e shtron qartë këtë kategorizim të dy trajtave të përcjellores, duke ardhur dhe pa ardhur. Për herë të parë këtë paralelizëm e ka paraqitur në kumtesën e vet, 1983, në një sesion shkencor, organizuar nga Akademia e Shkencave. Ky tog nuk mund të shihet as si pjesore dhe as si paskajore. Në vijim jemi ndalur në mënyrë të detajuar mbi këto të dhëna dhe funksionet e tyre.

Për infinitivin përshtat formën me + particip me ardhë, me marrë, pasi shqipja nuk ka trajtë të vetën autori e quan infinit perifrastik. Përshtat dy format e tij, prezentin dhe të shkuarin.

Page 61: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

42

KREU IV

MORFOSINTAKSA E FORMAVE FOLJORE TË PASHTJELLUARA TË ANGLISHTES

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze mund të përmblidhen në këtë diagram të thjeshtuar:

Format e pashtjelluara të anglishtes

Infinitivi (paskajorja) Pjesorja

i zhveshur me to e tashme (–ing) e shkuar (-ed)

pjesore gerund

Në vijim ato do të analizohen një për një sa u takon tipareve të tyre morfologjike, sintaksore, funksionale e semantike.

4.1. Tiparet morfologjike të formave të pashtjelluara foljore në gjuhën

angleze

Format e shtjelluara foljore të anglishtes kanë gjashtë tipare kryesore morfologjike: 1. kohë (tense):

e tashme (present): works - punon (veta III, njëjës) e kryer (past): worked – ka punuar

2. aspekt (aspect): a) i pamarkuar (aspekti i thjeshtë): works - punon (veta III, njëjës)

Page 62: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

43

b) i kryer (perfect): has seen – ka parë c) progresiv (progressive): is working – është duke punuar (po punon) d) i kryer progresiv (perfekt progressive): has been working – ka qenë duke punuar

3. diatezë (voice): a) veprore (active): kills - vret (veta III, njëjës) b) joveprore (passive): has been killed – është vrarë 4. polaritet (polarity): a) pohor: works- punon (veta III, njëjës) b) mohor: doesn’t work – nuk punon (veta III, njëjës) 5. modalitet (modality): a) i pamarkuar: works- punon (veta III, njëjës) b) i markuar (me folje modale): will/can/must work – do/mund/duhet të punojë 6. mënyrë (mood):

dëftore (indicative), urdhërore (imperative), lidhore (subjunctive).

Modaliteti (modality) ka të bëjë me kuptimin, ndërsa mënyra (mood) lidhet me

formën gramatikore të foljes. Dallimi midis këtyre dyjave është i ngjashëm me dallimin midis Kohë (tense) dhe kohë (time), ku tense shpreh kategorinë gramatikore të kohës, e cila markohet nga fleksioni. Time nga ana tjetër shpreh kategorinë semantike të kohës109.

Nga këto tipare, përbërësit foljorë të pashtjelluar të anglishtes nuk kanë tri tipare: kohë, modalitet dhe mënyrë. Ato kanë tiparin e aspektit, të diatezës dhe të polaritetit. Kështu p.sh., përbërësit e pashtjelluar foljorë, në ngjashmëri me përbërësit e shtjelluar foljorë, kanë aspektin e kryer (perfective): has worked (ka punuar), to have worked (me pas punuar) etj. Të dy tipet e lartpërmendura të përbërësve kanë forma joveprore: was being taught –po mësohej (nga dikush), to be taught – me qenë i mësuar (nga dikush) etj. Gjithashtu, folja ndihmëse joveprore (am –jam, is –është, are –janë etj.) nuk shpreh te folja të njëjtin kuptim si markuesit e kohës, të aspektit dhe të modaliteti. Forma joveprore në gjuhën angleze shpreh kryesisht pjesëmarrësit në një situatë.

109 R. Huddleston and G. Pullum, The Cambridge grammar of the English language, Cambridge University Press, Cambridge, f. 50-51.

Page 63: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

44

4.2. Sifjalitë me folje të pashtjelluara të anglishtes sipas ndërtimit

strukturor

Një folje e pashtjelluar normalisht nuk qëndron dot më vete në fjali të thjeshta. Në fjali të pavarura ato realizohen gjithmonë si plotësorë të foljeve ndihmëse can, will, may, might, am, have etj. Kur varen nga një sifjali kryesore, sifjalitë me folje të pashtjelluara mund të jenë me ose pa kryefjalë. Në rastet kur mungon një kryefjalë eksplicite, interpretimi i sifjalisë kërkon një kryefjalë të nënkuptuar nga konteksti gjuhësor ose jogjuhësor. Sifjalitë e pashtjelluara nuk kanë as kohë, as modalitet dhe rastet mbizotëruese janë ato pa kryefjalë eksplicite dhe pa subordinator eksplicit.

Në bazë të këtij kriteri, dallohen tre tipe strukturore të sifjalive me folje të pashtjelluara: sifjalitë me infinitiv (infinitive me todhe i zhveshur), sifjalitë me –ing dhe sifjalitë me pjesoren –ed.

4.2.1. Sifjalitë me infinitiv

4.2.1.1. Sifjalitë me infinitivin to

Sifjalitë me infinitivin to mund jenë: a) pa kryefjalë:

The best thing would be to tell the boss. “Gjëja më e mirë është t’i thuash shefit.”

b) me kryefjalë: The best thing would be for you to tell her boss.

“Gjëja më e mirë është që ti t’i thuash shefit të saj.” Sifjalia me infinitivin me to, të shoqëruar me kryefjalë gjendet zakonisht e varur nga një sifjali kryesore që fillon me kryefjalë it (ai/ajo për sende). Ndërkaq, vetë kryefjala paraprihet nga parafjala for (për):

It would be better for you to tell the boss. “Do të ishte më mirë që ti t’i thoshe shefit.”

4.2.1.2. Sifjalitë me infinitiv të zhveshur

Sifjalitë me infinitiv të zhveshur mund të jenë: a) pa kryefjalë:

Page 64: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

45

All I did was find her a nice book. “Gjithçka që bëra ishte që i gjeta asaj një libër të mirë.”

b) me kryefjalë: Rather than you cook the dinner, I'd prefer to buy a pizza.

“Në vend që ti të gatuaje darkë, do të parapëlqeja të blija një picë.” Infinitivi i zhveshur gjendet zakonisht në fjalitë pseudo-kleft110:

What he did was (to) build a sand castle on the beach. “Ajo që bëri ai ishte që ndërtoi një kështjellë rëre në plazh.”

Pjesëza infinitivale to është fakultative në ndërtimet pseudo-kleft:

What I did in was (to) go home. “Ajo që bëra ishte që shkova në shtëpi.”

4.2.1.3. Sifjalitë me –ing

Duhet theksuar se pjesorja e tashme me –ing e anglishtes, ka si gjegjëse në gjuhën shqipe, përcjelloren ose gerundin. Sifjalitë me –ing mund të jenë:

(a) pa kryefjalë: Leaving the house, she fell over the stairs.

“Duke u larguar nga shtëpia, ajo ra nga shkallët.” (Me të ikur/ me t’u larguar nga shtëpia, ajo ra nga shkallët.)

(b) me kryefjalë:

Her mom having left the house, I asked Mary for some money. “Me t’u larguar mamaja e saj nga shtëpia, unë i kërkova Merit ca para.” Sifjalitë që kanë pjesore me kryefjalë, zakonisht paraprihen nga një parafjalë, p.sh.:

110 Fjalitë pseudo-kleft kanë strukturën what-clause + be + phrase: sifjali me fjalë pyetëse + jam + frazë, p.sh.: a) What you need is a good sleep. “Ajo që të nevojitet është një gjumë i mirë” Pas foljes jam mund të përdoret dhe një infinitiv: What I want is to sleep. “Ajo që dua është të fle.” Nëse referenca është ndaj një personi, përdoren lidhëzat who, that (i cili, që): b) The people who/that I met were my students. “Njerëzit të cilët/që takova ishin studentët e mi.”

Page 65: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

46

With the leaves turning yellow, I could saythe autumn was already here. “Me gjethet që po zverdheshin, mund të thosha se vjeshta tashmë ishte këtu.”

4.2.1.4. Sifjalitë me pjesoren –ed

Sifjalitë me pjesoren –ed mund të jenë: (a) pa kryefjalë:

Covered with snow, she couldn’t see us. “Mbuluar me borë, ajo nuk mund të na shihte.”

(b) me kryefjalë: The meeting finished, the leader left for Boston.

“Me të mbaruar takimi, drejtuesi u nis për në Boston.” Infinitivi me to dhe pjesorja me –ing kanë frekuencë më të lartë përdorimi. Në krahasim me to, infinitivi i zhveshur ka frekuencë përdorimi më të vogël111.

4.3. Funksionet e sifjalive me folje të pashtjelluara

4.3.1. Funksionet e sifjalive me infinitiv

Në përgjithësi, infinitivët në anglishte paraprihen nga pjesëza to, e cila është një markues karakteristik i tyre. Përjashtim nga ky rregull bëjnë plotësorët e foljeve modale, foljeve ndihmëse dhe përforcuesja do (supportive do). Infinitivi me to realizohet në një gamë të gjerë ndërtimesh, ndërsa infinitivi i zhveshur është shumë i kufizuar. Infinitivi i zhveshur realizohet kryesisht si plotësor i një numri të vogël foljesh, të cilat përfshijnë foljet modale e ndihmëse dhe pjesëzën mbështetëse do. Infinitivët realizohen me këto tri tipe foljesh ndihmëse: He expects to have finished late. (have në aspektin e kryer) He expects to be working all day. ( be progressive) He expects to be interviewed by the journalists. (be passive) Sifjalitë me infinitiv kryejnë këto funksione sintaksore:

111 D. Biber et al., Longman Grammarof Spoken and Written English, Harlow: Pearson Education Limited, 1999.

Page 66: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

47

1) a. Kryefjalë në pozicion nistor: To study hard will make you the best student. “Të studiosh shumë të bën studentin më të mirë./Me studju shumë bëhesh studenti më i mirë.” b. Kryefjalë e zhvendosur në fund të fjalisë: It is difficult to be the best student. “Është e vështirë me qen studenti më i mirë.” 2) Kallëzuesor i kryefjalës (subject predicative): His goal is to win the race. “Qëllimi i tij është me fitu garën.” 3) Kundrinë e drejtë: She wants to study at university. “Ajo don me studju në universitet”. 4) Kallëzuesor i kundrinës: We considered him to be the best candidate. “Ne e konsideruam atë si kandidatin më të mirë.” 5) Rrethanor: He came to tell me about his problem. “Ai erdhi për të më treguar për problemin e tij.” 6) Plotësor i emrit (noun complement): His father understood his desire to play football for the national team. “I ati e kuptoi dëshirën e tij për të luajtur futboll për skuadrën kombëtare.” 7) Modifikues i emrit (noun postmodifier): That’s a bad thing to do. “Ajo është gjë e keqe për t’u bërë”.

Page 67: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

48

8) Plotësor i një mbiemri: She’s afraid to talk to Gary. “Ajo ka frikë me fol me Gerin.” Sifjalitë me infinitivin to luajnë rolin e plotësorit të fjalisë, me përjashtim të rasteve kur del në funksione rrethanore dhe të kallëzuesorit të kundrinës.

4.3.2. Funksionet e sifjalive me –ing

1) Kryefjalë: Playing a sport keeps you fit. “Të luash/me luejt sport, të mban në formë.” 2) Kallëzuesor i kryefjalës: His dream is playing football for the national team. “Ëndrra e tij është të luajë/me luejt futboll për skuadrën kombëtare.” 3) Kundrinë e drejtë: Will you consider taking the job? “Do ta marrësh në konsideratë që ta fillosh/me fillue atë punë?” 4) Rrethanor: He spent the day looking after his younger sister. “Ai e kaloi ditën duke u kujdesur për motrën evogël.” 5) Plotësor i një parafjale (përfshi kundrinën me parafjalë): We changed our mind after investigating the facts. “Ne ndryshuam mendje pas hetimit të fakteve.” 6) Modifikues i emrit (noun postmodifier) – sifjali përcaktore plotësore: The woman walking on the street is my aunt.

Page 68: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

49

“Gruaja që është duke ecur në rrugë është tezja ime.” 7) Plotësor i një mbiemri: He is busy gossiping about everyone at his work. “Ai është i zënë duke bërë thashetheme për të gjithë në punë.”

4.3.3. Funksionet e gerundit

Gerundi është një formë e pashtjelluar foljore që kryen funksionet e emrit në fjali. Në gjuhësinë teorike angleze, duke filluar që nga vitet 1980, kategoria e gerundit nuk trajtohet veçmas kategorisë së pjesores me –ing. Sidoqoftë, në mësimdhënien e gjuhës angleze, vazhdon të trajtohet kategoria e gerundit. Për këtë arsye, brenda kategorisë gerund-pjesore, do të dallojmë gerundin e anglishtes.

Disa folje që ndiqen shpesh nga një gerund janë: watch (vështroj),postpone (shtyj për më vonë), notice (vërej), stop (ndaloj), suggest (sugjeroj), tolerate (toleroj), admit (pranoj), adore (adhuroj), anticipate (i paraprij), appreciate (vlerësoj), avoid (shmang), carry on (vazhdoj), consider (konsideroj), contemplate (sodit), delay (vonoj), deny (mohoj), describe (përshkruaj), detest (urrej), dislike (nuk pëlqej), enjoy (shijoj), escape (arratisem), fancy (pëlqej), feel (ndiej), finish (mbaroj), give (jap), hear (dëgjoj), imagine (imagjinoj), include (përfshij) etj.

Gerundi emërton veprimin e foljes (building – të ndërtuarit), nuk tregon rezultatin e veprimit (building –ndërtesë). Në anglishte, gerundi i referohet foljes me –ing kur kjo përdoret si emër: I like reading. “Më pëlqen të lexoj/ të lexuarit.” Gerundi nuk mund të marrë një kryefjalë gramatikore. Në rastet kur forma foljore me –ing ka një kryefjalë, atëherë ajo është pjesore, jo gerund. P.sh.: The practice being over for the day, it would be rude not to sit in the garden with a beer. Kryefjalë Pjesore “Me mbarimin e praktikës për atë ditë do të ishte e pahijshme të mos uleshe në kopsht me një birrë në dorë.” Pjesorja me -ing ka funksione mbiemërore ose rrethanore (adverbial). Gerundi kryen funksione emërore, por ai dallon nga emri foljor. Konkretisht: a) Mary suggested talking to the teacher. “Meri sugjeroi të flisnim me mësuesin.”

Page 69: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

50

Çfarë sugjeroi Meri? = këtë gjë = talking = të folurit = emër = gerund b) I saw Mary talking to the teacher. “E pashë Merin duke folur me mësuesin.” Çfarë pashë? = Mary talking = Merin (që ishte) duke folur = funksion rrethanor = pjesore c) I like this building. “Më pëlqen kjo ndërtesë.” Building = ndërtesë = emër (përcaktohet nga determinanti this) d) I like building houses. “Më pëlqen të ndërtoj (të ndërtuarit) shtëpi.” Building = kundrinë e drejtë = gerund Funksionet e gerundit janë: 1. Kryefjalë e fjalisë

Swimming is fun. “Të notosh/noti është qejf.:

2. Kundrinë e drejtë në fjali I like swimming. “Më pëlqen të notoj/noti.”

3. Kundrinë e zhdrejtë pa parafjalë (indirect object) I never gave swimming all that much effort. “Kurrë nuk u përpoqa shumë për notin.”

4. Plotësor i një parafjale (complement of a preposition) On being elected president, he moved with his family to the capital. “Me t’u zgjedhur president, ai u shpërngul me familjen në kryeqytet.”

Page 70: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

51

5. Përcaktor (noun komplement)

His one desire in life, playing football for a professional team, seemed a goal within reach. “Dëshira e tij më e madhe në jetë, të luante futboll për një skuadër profesioniste, dukej një synim i arritshëm.” Sifjalitë me gerund, mund të shprehin aspektin e kryer (perfect aspect) dhe formën pasive të foljes (passive voice):

Aspekti i kryer: Having read grammar before makes me more prepared. “Leximi që më parë i gramatikës më bën më të përgatitur.” Aspekti i kryer i vazhduar (perfect progressive aspect): He is proud of having been gambling for hours. “Ai është krenar që ka luajtur kumar për orë të tëra.” Pasivi: Being deceived can make someone feel angry. “Njeriu ndjehet i zemëruar kur e kanë mashtruar.”

4.3.4. Funksionet e pjesoreve me –ed

Termi pjesore me –ed është një përgjithësim, sepse në foljet e parregullta pjesorja merr forma të ndryshme. 1) Kundrinë e drejtë I will finally have my house painted. “Më në fund do ta kem shtëpinë të lyer (dikush do të ma lyejë).” 2) Rrethanor Devastated by the news, she couldn’t get a word out of her mouth. “Shkatërruar nga lajmi, ajo nuk arrinte të nxirrte një fjalë nga goja.”

Page 71: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

52

3) Modifikues i emrit (noun postmodifier) – sifjali përcaktore This, as the journalist said, is the story told by the writer himself. “Kjo, siç tha gazetari, është historia treguar nga vetë shkrimtari.”

4.4. Lidhja e sifjalisë me folje të pashtjelluara me predikatin

Sifjalia me një folje të pashtjelluar mund të jetë e lidhur ngushtë me predikatin e fjalisë kryesore ose mund të japë një informacion shtesë për të, pak a shumë një lloj rrethanori periferik. Në rastin e parë sifjalia e pashtjelluar është integruar në strukturën e fjalisë kryesore, ndërsa në rastin e dytë ajo është një sifjali e veçuar që njihet në gjuhësinë angleze me termin supplement. Sifjalia e ndërkallur ndahet gjithmonë me presje. Sifjalia e ndërkallur mund të ketë si bazë organizative një pjesore me –ing ose me –ed.

Sifjalitë me folje të pashtjelluara që janë në rolin e plotësorit, janë gjithmonë të integruara në fjalinë kryesore.

Sifjali e integruar në fjalinë kryesore: a) He is busy gossiping about everyone at his work. “Ai është i zënë duke bërë thashetheme për të gjithë në punë.” b) The woman walking on the street is my aunt. “Gruaja që është duke ecur në rrugë është tezja ime.” Sifjali e veçuar, ose me termat e Çelikut, sifjali e ndërkallur, e ndërshtënë: a) Devastated by the news, she could’t get a word out of her mouth. “Shkatërruar nga lajmi, ajo nuk arrinte të nxirrte një fjalë nga goja.” b) Working with him, she learned to value time. “Duke punuar me të, ajo mësoi të vlerësonte kohën.”

Page 72: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

53

4.5. Sifjalitë me folje të pashtjelluara në rolin e plotësorit

4.5.1. Sifjalitë me infinitivin to

4.5.1.1. Sifjalitë me infinitiv postfoljor

Semantika dhe gramatika e foljeve që drejtojnë një sifjali me infinitiv është komplekse. Një pjesë e klasave semantike kërkojnë një gjedhe të caktuar strukturore. Kështu, foljet e perceptimit marrin kryesisht sifjali me infinitivë të zhveshur. Foljet që shprehin përpjekje dhe foljet aspektuale realizohen vetëm në gjedhen folje + to-sifjali. Foljet që shprehin mundësi realizohen vetëm në ndërtimet folje + to-sifjali. Nga ana tjetër, disa gjedhe gramatikore realizohen vetëm me një kategori të caktuar semantike. Kështu, infinitivët e zhveshur realizohen vetëm me folje perceptimi e disa folje kauzative e të modalitetit.

Sifjalitë me infinitivin në pozicion pas foljes së fjalisë kryesore (pas predikatit) formojnë pesë gjedhe kryesore. Folja e fjalisë kryesore drejton sifjalinë me infinitiv.

Gjedhja 1: folje + to-sifjali

Kjo gjedhe përdoret me folje që shprehin mendime dhe ndjenja, si: choose

(zgjedh), decide (vendos), expect (pres), forget (harroj), want (dua), hate (urrej), hope (shpresoj), intend (synoj), learn (mësoj), like (pëlqej), love (dua), mean (dua të them), plan (planifikoj), prefer (parapëlqej), remember (kujtoj), si dhe me folje të tjera si: agree (jam dakord), promise (premtoj), refuse (refuzoj), arrange (organizoj), attempt (përpiqem), fail (dështoj), help (ndihmoj), manage (arrij të), tend (prirem), try (përpiqem) etj.

a) He hopes to get the job. “Ai shpreson të zinte punën.” b) She tries to be nice to everyone. “Ajo përpiqet të jetë e sjellshme me të gjithë.”

Kjo gjedhe është më e zakonshmja për sifjalitë me to në të gjithë regjistrat e ligjërimit gjuhësor112.

112 D. Biber et al., Longman Grammarof Spoken and Written English, Harlow: Pearson Education Limited, 1999.

Page 73: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

54

Kryefjala e këtij tipi sifjalish me to në përgjithësi është e njëjtë me kryefjalën e sifjalisë kryesore. Kjo duket qartë nëse e kthejmë sifjalinë me to në një sifjali me that (që/se):

a) He wanted to be a writer. “Ai donte të ishte shkrimtar.”

b) He didn’t claim that he was a writer. “Ai nuk pretendoi të ishte shkrimtar.”

Në shembullin (a) kryefjala e sifjalisë kryesore dhe e sifjalisë me infinitivin to është e njëjta: he (ai). Transformimi i sifjalisë me to në një sifjali me that në shembullin (b) tregon që he (ai) është kryefjalë eksplicite e të dyja sifjalive. Të shqyrtojmë një rast tjetër:

(a) Edd said he hoped to see her again.

“Edi tha se ai shpresonte me e pa atë përsëri.”

(b) Edd said he hoped that he would see her again. “Edi tha se ai shpresonte se ai do ta shihte atë përsëri.” Transforma e sifjalisë me infinitivin to tregon se kryefjala e nënkuptuar e sifjalisë me infinitivin to është folësi, pasi bëhet fjalë për të njëjtin person: Edi tha, Edi do ta shihte atë. Kjo duket edhe më qartë në fjalinë e mëposhtme: Mary said to tell you how happy she is. “Meri tha të të them sa e lumtur është.” Kryefjala e sifjalisë to tell you (me t’thën ty) nuk është Meri, që është kryefjalë e sifjalisë kryesore. Përkundrazi, kryefjala së cilës i referohet sifjalia me infinitiv është folësi.

Foljet që shprehin mundësi ose fakte të thjeshta, si seem, appear (duket, shfaqet), kur plotësohen nga një sifjali me to paraqesin një model tjetër të realizimit të kryefjalës. Kryefjala sintaksore e fjalisë kryesore të realizuar me këto folje është kryefjalë logjike e sifjalisë me infinitiv: Mary seems to know a lot. “Meri duket se di shumë.” Kryefjala sintaksore e sifjalisë kryesore është Meri, e cila është dhe kryefjalë logjike e sifjalisë me infinitiv. Pra, Meri di shumë.

Page 74: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

55

Gjedhja 2: folje + përbërës emëror + to-sifjali

Kjo gjedhe përdoret me foljet si tell (them), believe (besoj), enable (mundësoj), expect (pres). P.sh.:

a) We consider him to be the best candidate. “Ne e konsiderojmë atë të jetë kandidati më i mirë.” b) A new invention enables people to remember their dreams. “Një shpikje e re u mundëson njerëzve të kujtojnë ëndrrat e tyre.” c) I expect Edd to come. “Unë pres që Edi të vijë.”

Gjedhja 2 është e zakonshme në lajme dhe në prozën akademike (Biber at al., 1999). Shumë folje të kësaj gjedheje mund të kthehen në formën pasive, pra në modelin be folje-ed + to-sifjali. Modeli pasiv është gjithashtu i zakonshëm në lajmet dhe në prozën akademike113. P.sh.:

This man is considered to be a hero. Ky njeri është konsideruar me qen hero. “Ky njeri konsiderohet hero”.

Ta krahasojmë këtë gjedhe me formën aktive të saj: People consider this man to be a hero. “Njerëzit e konsiderojnë hero këtë njeri.” Kryefjala e sifjalisë me infinitiv në këtë gjedhe është kundrina e drejtë në kallëzore e sifjalisë kryesore: We consider [him to be the best candidate]. “Ne e konsiderojmë [atë të jetë kandidati më i mirë].”

113 D. Biber et al., Longman Grammarof Spoken and Written English, Harlow: Pearson Education Limited, 1999.

Page 75: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

56

Përemri në kallëzore him (atë) në këtë shembull shërben edhe si kundrinë e drejtë e sifjalisë kryesore, edhe si kryefjalë e sifjalisë së varur me infinitiv.

Foljet që realizohen me këtë lloj strukture janë folje dy- ose trevalentëshe, si: ask (kërkoj), tell (them), warn (paralajmëroj), allow (lejoj), dare (guxoj), encourage (inkurajoj), force (detyroj), help (ndihmoj), order (urdhëroj, porosit), permit (lejoj), persuade (bind), require (kërkoj), tempt (përpiqem). Siç shihet, këto janë folje të akteve ligjërimore (folje që përdoren kur u dërgojmë mesazhe individëve të tjerë: ask, tell, warn), si edhe folje që shprehin modalitet apo detyrim (allow, dare, encourage, force, help, order, permit, persuade, require, tempt).

Gjedhja 3: folje + for + përbërës emëror + to-sifjali

Kjo gjedhe përdoret me folje si ask (pyes, kërkoj), love (dua), arrange (organizoj), wait (pres). P.sh.:

a) He was waiting for her to die. “Ai po priste që ajo të vdiste.”

b) I would like for you to do one thing. “Do të doja që ti të bëje diçka.”

c) She was longing for the night to pass. “Ajo dëshironte shumë që nata të kalonte.”

Pjesa më e madhe e foljeve të këtij modeli janë folje që e kanë parafjalën pjesë integrale të predikatit foljor. Kjo gjedhe është më e zakonshme në bisedat në anglishten amerikane (Biber et al., 1999).

Cila është kryefjala në sifjalitë me infinitiv në këto gjedhe? Gramatikat angleze bashkëkohore i analizojnë kështu këto struktura:

I would like for [you to do one thing].

Sipas këtij interpretimi, sifjalia e varur është you to do one thing (ti me ba një gjë) dhe kryefjala sintaksore e saj është plotësori i parafjalës for (për), pra you (ti). Gramatikat tradicionale pranojnë që you është kryefjalë logjike e sifjalisë me infinitiv.

Gjedhja 4: folje + sifjali me infinitiv të zhveshur

Page 76: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

57

Kjo gjedhe përdoret me folje si dare (guxoj), help (ndihmoj), let (lë, lejoj), make (bëj). P.sh.:

a) The police didn’t dare touch them. “Policia nuk guxoit’i prekte.” b) This helped clarify a number of issues. “Kjo ndihmoi për të sqaruar një sërë çështjesh.”

Kjo gjedhe është e rrallë në të gjithë regjistrat e korpusit të anglishtes (Biber et al., 1999). Foljet dare (guxoj) dhe help (ndihmoj) të gjedhes 4 përdoren edhe sipas gjedhes 1. P.sh.:

a) I dare you to kiss that girl. “Unë të sfidoj ta puthësh atë vajzë.” b) They are helping to protect the oceans. “Ata po ndihmojnë për të mbrojtur oqeanet.” Kryefjala në këto tipe strukturore është e njëjtë në të dyja sifjalitë: The plants can also help clean the air on Earth. “Bimët ndihmojnë (me) pastru ajrin në Tokë.”

Në këtë shembull kryefjala e sifjalisë kryesore është the plants (bimët). Ajo është njëkohësisht edhe kryefjalë e sifjalisë me infinitiv të zhveshur clean the air on Earth.

Gjedhja 5: folje + përbërës emëror + sifjali me infinitiv të zhveshur

Kjo gjedhe përdoret me folje si have (kam, bëj), feel (ndiej), make (bëj, detyroj), help (ndihmoj), si dhe me folje që shprehin perceptim, si: see (shikoj), hear (dëgjoj), smell (nuhas), feel (ndiej), notice (vërej), watch (shikoj), observe (vëzhgoj). P.sh.:

a) I will have my sister do the chores. “Do të vë motrën të më bëjë punët.” b) She made medo it. “Ajo më detyroi ta bëj atë.” c) Those words made him laugh. “Ato fjalë e bënë të qeshte.”

Page 77: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

58

Emri në rolin e kundrinorit të drejtë në sifjalinë kryesore është në të njëjtën kohë edhe kryefjalë e sifjalisë me infinitiv të zhveshur:

a) I saw a man enter the building. “Unë pashë një njeri që hyri në godinë.” b) His parents let him watch TV late at night. “Prindërit e lënë të shohë televizor natën vonë.”

Gjedhja 5 gjendet kryesisht në bashkëbisedim dhe në letërsinë fikshën114. Kjo gjedhe është më pak e zakontë se gjedhet 1 e 2115.

4.5.1.2. Semantika e foljeve që drejtojnë sifjalitë me to

Foljet që drejtojnë sifjalitë me to ndahen në dhjetë klasa semantike kryesore, të cilat do të hulumtohen më poshtë.

Ndër foljet që drejtojnë sifjalitë që kanë një infinitiv me to, sipas Biber et al., më të shpeshtat janë foljet want (dua), try (mundohem, përpiqem), seem (duket), like (pëlqej), begin (filloj), tend (synoj, kam prirje), attempt (orvatem, përpiqem). Frekuenca e përdorimit të tyre është dhënë në grafikun më poshtë116:

114 Termi në anglisht për këtë gjini letrare është fiction. Në letërsinë shqipe ky term ka hynë në formën fikshën. 115 D. Biber et al., Longman Grammarof Spoken and Written English, Harlow: Pearson Education Limited, 1999. 116 Grafiku është marrë nga D. Biber et al., Longman Grammarof Spoken and Written English, Harlow: Pearson Education Limited, 1999, f. 669.

Page 78: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

59

(1) Folje të aktit ligjërimor (speech act verbs)

Të tilla janë foljet si ask (kërkoj, pyes), warn (paralajmëroj), tell (them), challenge (sfidoj) etj. Këto folje drejtojnë një fjali me infinitiv postpredikativ, zakonisht në ligjëratën e zhdrejtë ose në urdhra, kërkesa etj. Në sifjalitë me to këto folje shprehin urdhra të transmetuar në ligjëratë të zhdrejtë. Në këtë funksion, këto folje plotësojnë përdorimin e foljeve të aktit ligjërimor (speech act verbs) që paraprijnë pyetjet në ligjëratë të zhdrejtë dhe sifjalitë thirrore me përemra a ndajfolje wh (who, what, when, why, how etj.). P.sh.:

(a) She asked him to do the shopping. “Ajo i kërkoi atij të bënte pazarin.”

(b) He warned the child to stay away from the dog. “Ai e paralajmëroi fëmijën që t’i rrinte larg qenit.”

(c) He challenged me to take part in the contest. “Ai më sfidoi të merrja pjesë në konkurs.” (d) I told my daughter to do all of her homework. “I thashë sime bije që t’i bënte të gjitha detyrat e shtëpisë.”

(2) Folje që shprehin aspekte të tjera të komunikimit (other communication' verbs)

Këto folje raportojnë zbulimet a gjetjet që jepen në sifjalinë e varur. Të tilla janë: prove (doli që), show (u pa që) etj. Ato lënë të kuptohet që informacioni i dhënë nga sifjalia me to duhet pranuar si i njohur. P.sh.:

a) Susan, wholent me some money, proved to be a goodfriend. “Suzana, e cila më dha hua ca para, doli që ishte shoqe e mirë.”

b) Competition has been shown to be useful up to a certain point. “Është parë që konkurrimi është i dobishëm deri në një farë pike.” (3) Folje kognitive (cognition verbs)

Foljet kognitive si: believe (besohet se), consider (konsiderohet që), assume (supozohet se), expect (pres që), find (gjej që) etj., shprehin gjendje a sjellje mendore. Këto folje shpesh tregojnë statusin epistemologjik të informacionit të shprehur në sifjalinë me to. P.sh.:

a) He was believed to be dead when his companions pulled him out of the water.

Page 79: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

60

“Kur shokët e nxorën nga uji, besohej se ai ishte i vdekur.”

b) Adam is considered to be a good teacher. “Adami konsiderohet mësues i mirë.”

c) Postulates are statements that are assumed to be true without proof. “Postulatet janë pohime që supozohen të vërteta pa prova.”

d) The team is expected to win the race. “Pritet që skuadra ta fitojë garën.”

e) The report was found to be true. “Doli që njoftimi ishte i vërtetë.” (4) Folje të perceptimit (perception verbs)

Foljet e perceptimit përbëjnë një nëngrup të foljeve që shprehin aktivitet mendor. Ato shprehin perceptime shqisore, jo gjendje apo veprimtari mendore. Të tilla janë: feel (ndiej), hear (dëgjoj), see (shoh), watch (vështroj). Në përgjithësi ato realizohen me sifjali me infinitiv të zhveshur (gjedhja 5). P.sh.:

a) I didn't feel the wind do it either. “As unë nuk e ndjeva që era e bëri atë.”

b) Grandma went in just in time to fear Ralph say that he would inherit everything.

“Gjyshja hyri tamam në kohë duke pasur frikë se Ralfi do të thoshte që ai do të trashëgonte gjithçka”.

c) We don’t often see people make peace immediately. “Nuk shohim shpesh njerëz që bëjnë paqe menjëherë.”

Përveç këtyre ndërtimeve, foljet feel (ndiej), hear (dëgjoj), dhe see (shoh) realizohen edhe si folje pasive që drejtojnë një sifjali me to. P.sh.:

a) It felt to be a big winter in the mountains. “U ndje se ishte dimër i madh në male.”

b) He was heard to say terrible words about his wife. “Atë e kishin dëgjuar të thoshte fjalë të tmerrshme për të shoqen.”

Page 80: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

61

c) The child was seen to cross the street. “Fëmijën e kishin parë që kishte kapërcyer rrugën.”

(5) Folje që shprehin dëshirë (verbs marking desire)

Në këtë grup përfshihen folje që shprehin lloje të ndryshme dëshirash. Edhe këto folje mund të merren si nëngrup i foljeve të gjendjes apo aktivitetit mendor, pasi ato shprehin qëndrimin që mbahet ndaj veprimit të realizuar nga sifjalia me to. Dëshira e shprehur mund të jetë pozitive, si: wish (dëshiroj), hope (shpresoj), like (pëlqej), love (dua):

a) The children wanted to build a snowman. “Fëmijët donin të ndërtonin një njeri prej bore.”

b) I need you to talk to him. “Dua (kam nevojë) që ti të flasësh me të.”

c) I’d love to go there. “Do të më pëlqente shumë të shkoja atje.”

d) We hope to get the expected results. “Ne shpresojmë të arrijmë rezultatet e pritura.”

e) I wish to see the manager. “Dëshiroj të takoj menaxherin.”

Dëshira e shprehur nga foljet mund të jetë edhe negative, si dread (tmerrohem), hate (urrej):

a) She hated to work for that old man. “Ajo kishte shumë inat që punonte për atë plak.”

b) I dread to think about what they might do next. “E kam tmerr të mendoj se çfarë mund të bëjnë ata pas kësaj.”

Ndër këto ndërtime, want +sifjali me to ka përdorimin më të shpeshtë. Gjithashtu, vërehet se ndërtimi want (dua) + sifjali me to merr statusin e foljeve gjysmë-modale në gjuhën angleze. Kjo duket nga përdorimi i saj në formën e shkurtuar wanna + folje në ligjërimin bisedor, ku wanna = want + to (dua të).

Page 81: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

62

(6) Folje që shprehin qëllime a vendime (verbs of intention or decision)

Edhe ky grup foljesh mund të konsiderohet si nëngrup i foljeve që shprehin gjendje apo aktivitet mendor. Në këtë grup përfshihen foljet plan (planifikoj), intend (kam ndër mend), decide (vendos), schedule (programoj), aim (synoj) etj, të cilat shprehin një zgjidhje, një plan a një vendim për të kryer një veprim:

a) They plan to buy a nice house. “Ata kanë në plan të blejnë një shtëpi të mirë.”

b) We intend to go now. “Ne kemi ndër mend të ikim tani.”

c) I decided to sell my flat. “Unë vendosa ta shes apartamentin tim.”

d) They aim to find cheap tickets. “Ata synojnë të gjejnë bileta të lira.”

(7) Folje që shprehin përpjekje (verbs of effort)

Në këtë grup përfshihen pak folje, të cilat shprehin përpjekje, ndër të cilat katër janë më të zakonshmet: try (përpiqem të), attempt (provoj të), manage (arrij të), fail (nuk arrij të). Gramatikisht, ato realizohen sipas gjedhes 1 të përshkruar më lart.

a) He is trying to get a job. “Ai po përpiqet të zërë një punë.” b) She managed to convice everybody about the project.

“Ajo arriti t’i bindte të gjithë për projektin.”

c) He failed to express his feelings to her. “Ai nuk arriti t’ia shprehte ndjenjat asaj.”

d) She was attempting to become the first woman to qualify for that program.

“Ajo po përpiqej të bëhej femra e parë që do të kualifikohej për atë program.”

Page 82: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

63

(8) Folje që shprehin modalitet apo shkakun e realizimit të një veprimi (verbs of

modality or causation)

Foljet që shprehin modalitet apo shkakun e realizimit të një veprimi formojnë grupin më të madh të foljeve që kontrollojnë sifjalitë me infinitiv në pozicion postpredikativ. Nga kuptimi i vetë këtij grupi foljesh, do të thotë që në veprim, përfshihen dy pjesëmarrës, njëri prej të cilëve kryen veprimin, d.m.th. jep leje, kërkon apo bëhet shkak për realizimin e veprimit në sifjalinë me to. Gramatikisht, këto folje realizohen në të pesta gjedhet, ndër të cilat, më shumë në gjedhen 2.

a) Can you get her to clean the house? “E vë dot atë të pastrojë shtëpinë?”

b) She persuaded me to go with her to the movies. “Ajo më bindi të shkoj me të në kinema.”

c) Mary convinced Ann to invest her money. “Meri ia mbushi mendjen Anës që t’i investonte paratë.”

d) This program allows to analyze linguistic patterns. “Ky program të lejon të analizosh gjedhet gjuhësore.”

e) This will enable the doctor to help the patient better. “Kjo do t’i japë mundësi doktorit që ta ndihmojë më mirë pacientin.”

Katër nga foljet që gjenden me infinitiv të zhveshur (gjedhja 5) shprehin një farë lehtësimi a shkak të realizimit të veprimit. Këto folje janë have (kam), help (ndihmoj), let (lejoj, lë) dhemake (bëj):

a) I helped a mom get her baby onto the train. “Unë ndihmova një nënë të hipte fëmijën në tren.”

b) Why do you let her cross the line? “Pse e lejon atë t’i kapërcejë kufijtë?”

c) The idea of holidays made Ann smile happily. “Ideja e pushimeve e bëri Anën të buzëqeshte lumturisht.”

d) I’ll have my son do the photos for us. “Do të vë tim bir të na bëjë fotot.”

Page 83: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

64

Folja help (ndihmoj) dallon në këtë grup, pasi ajo realizohet njëkohësisht në të pesta gjedhet gramatikore të mundshme:

a) Help (ndihmoj) + sifjali me to: The meeting helped to keep the peace. “Takimi ndihmoi për të ruajtur paqen.”

b) Help (ndihmoj) + përbërës emëror + sifjali me to:

A good man can help another person to get well. “Një njeri i mirë mund të ndihmojë një person tjetër që të shërohet.”

c) Help (ndihmoj) + sifjali me infinitiv të zhveshur: This charity aims to help people help themselves. “Kjo shoqatë bamirësie synon të ndihmojë njerëzit që të ndihmojnë vetveten.”

d) Help + përbërës emëror + sifjali me infinitive të zhveshur:

She helped me persuade my boss to let you in today. “Ajo më ndihmoi të bindja shefin që të të linte të hyje sot.”

(9) Folje aspektore (aspectual verbs)

Foljet aspektore përshkruajnë se si është plotësuar gjendja ose aktiviteti i përshkruar në sifjalinë me to. Konkretisht, foljet aspektore tregtojnë nëse veprimi po fillon, po mbaron apo është në vazhdim e sipër. Foljet aspektore gramatikisht realizohen vetëm sipas gjedhes 1:

a) He began to work in electronics. “Ai filloi të punonte në elektronikë.”

b) Ann started to read a lot of books. “Anna filloi të lexonte shumë libra.”

c) Mark continues to think that he is right. “Marku vazhdon të mendojë se ka të drejtë.”

Page 84: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

65

d) You are saying that democracy will cease to exist in the future. “Ti po thua se demokracia do të pushojë së ekzistuari në të ardhmen.”

(10) Folje që shprehin probabilitet apo thjesht një fakt të thjeshtë (verbs of probability

and of simple fact)

Foljet që shprehin probabilitet apo thjesht realizimin e një fakti tregojnë që veprimi i përshkruar në sifjalinë me to ka të ngjarë të jetë i vërtetë apo i mundshëm: appear (duket), seem (ngjan), tend (ka prirjen të). Veprimi i përshkruar në sifjalinë me tomund të jetë edhe thjesht një fakt tashmë i pranuar: come, happen (ndodhi që), turn out (doli që). P.sh.:

a) The aircraft appears to have crashed into the sea. “Aeroplani duket se është përplasur në det.”

b) The baby seems to be happy. “Fëmija duket se është i lumtur.”

c) I came to realise you did a very good job.

“Unë arrita të kuptoja që ti bëre një punë shumë të mirë.”

d) Written language tends to be formal. “Gjuha e shkruar priret të jetë formale.”

e) That man happens to be the president of the company.

“Ai burrë rastis të jetë presidenti i kompanisë.”

f) Our data turned out to be a good indication of human health. “Të dhënat tona dolën se ishin një tregues i mirë për shëndetin njerëzor.”

4.5.1.3. Sifjalitë me infinitiv postemëror

Sifjalitë me infinitiv mund të përcaktojnë drejtpërdrejt një emër, pra të dalin në rolin e sifjalisë përcaktore, njësoj si sifjalitë me –ing dhe me -ed. Në krahasim me sifjalitë me –ing, sifjalitë me to janë më fleksibël. Sifjalitë me infinitiv postemëror mund ta kenë kryefjalën të realizuar ose jo. Sifjalitë me to me kryefjalë të parealizuar:

Page 85: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

66

a) This is something to be thought about. “Kjo është diçka për t’u menduar.”

b) That’s a beautiful story to tell your girlfriend. “Kjo është një histori e bukur për t’ia treguar të dashurës.”

Sifjalitë me to me kundrinë të parealizuar:

a) This is a beautiful movie to see. “Ky është një film i bukur për t’u parë.”

b) There is nothing to confess. “Nuk ka asgjë për të rrëfyer.” Sifjalitë me to me rrethanor të parealizuar:

a) The clothes take a long time to dry. “Rrobat duan shumë kohë për t’u tharë.”

b) There is a way to talk to him. “Ka një mënyrë për të folur me të.”

Sifjalitë me to me kundrinor me parafjalë të parealizuar:

a) Mary's had a lot to put up with.

“Merit i është dashur të durojë shumë gjëra.”

b) There are a lot of things to think about. “Ka shumë gjëra për të menduar.”

Sifjalitë me to me kryefjalë të shprehur fonetikisht (të paraprira nga for - për):

a) That'll be the best thing for me to do. (+ kundrinor të parealizuar) “Kjo do të jetë gjëja më e keqe për të bërë.”

b) Now is the time for you to go. (+ rrethanor kohe të parealizuar) “Tani është koha për të ikur.”

c) There is a way for dad to avoid it. (+ rrethanor mënyre të parealizuar) “Ka një mënyrë që babi ta shmangë këtë.”

Page 86: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

67

Në sifjalitë me to që kanë rrethanor dhe kundrinor me parafjalë të parealizuar, sifjalia me to mund të jetë e një tipi tjetër: ajo paraprihet nga një parafjalë dhe një përemër lidhor:

a) He searched something with which to work. “Ai kërkoi diçka me të cilën të punonte.”

b) These children have no place in which to play. “Këta fëmijë nuk kanë asnjë vend ku të luajnë.”

Emrat më të zakonshëm që drejtojnë sifjali me infinitivin to janë: chance, attempt,

effort, ability, opportunity, desire, decision, plan, power, right, tendency, failure, capacity, inability, bid, permission, commitment, determination, intention, refusal, willingness, battle, proposal, scheme.

Emra më pak të përdorshëm që drejtojnë sifjali me infinitivin to janë: agreement, authority, confidence, deal, duty, freedom, incentive, inclination, invitation, obligation, plot, potential, promise, readiness, reluctance, responsibility, temptation, threat, wish.

Emrat që drejtojnë një sifjali me infinitivin to, zakonisht nuk shprehin qëndrim kundrejt sifjalisë plotësore. Përkundrazi, nga lista e dhënë në paragrafin më lart duket se emrat që drejtojnë një sifjali me infinitivin to shprehin qëllime njerëzore, mundësi, a veprime.

a) Let’s give him a chance to start his life again. “Le t’i japim atij një mundësi për të rifilluar jetën.”

b) Make every effort to change things you do not like. “Bëni çdo përpjekje për të ndryshuar gjërat që nuk ju pëlqejnë.”

c) The committee made a decision to accept ten new students. “Komiteti mori vendimin për të pranuar dhjetë studentë të rinj.”

Përmbajtja semantike e emrave drejtues (chance – mundësi, effort – përjpjekje, decision – vendim) të sifjalive me infinitivin to në shembujt (a, b, c) tregon që vëmendja e folësit është e përqendruar në qëllimet njerëzore dhe jo në qëndrimin e folësit.

Shumë nga këta emra drejtues të sifjalive me to janë folje ose mbiemra të emërzuar, të cilët drejtojnë sifjali me infinitivin to në rolin e plotësorit edhe kur nuk janë të emërzuar. Nga emrat drejtues të përshkruar më lart, kanë folje korresponduese këta: attempt, decision, desire, failure, intention, permission, plan, proposal, refiral, tendency. Kanë mbiemra korrespondues këta: ability/inability, commitment, determination, willingness. P.sh.:

Page 87: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

68

(1) a. His tendency to exaggerate is well known. “Prirja e tij për të ekzagjeruar (gjërat) është e njohur.”

b. He is known for the fact that he tends to exaggerate. “Ai është i njohur për faktin që priret të ekzagjerojë (gjërat).”

(2) a. It wasn't my intention to exclude her from the list. “Nuk ishte qëllimi im që ta përjashtoja atë nga lista.” b. I dind’t intend to exclude her from the list. “Nuk kisha për qëllim që ta përjashtoja atë nga lista.”

(3) a. He is known for his commitment to help the poor.

“Ai është i njohur për përkushtimin për të ndihmuar të varfërit.” b. He is known for the fact that he is committed to help the poor. “Ai është i njohur për faktin që është i përkushtuar për të ndihmuar të varfërit”.

(4) a. We all admire her determination to succeed at work. “Ne të gjithë e admirojmë vendosmërinë e saj për të pasur sukses në punë”.

b. We all admire the fact that she is determined to succeed at work. “Ne të gjithë e admirojmë faktin që ajo është e vendosur për të pasur sukses në punë.”

4.5.1.4. Sifjalitë me infinitiv postmbiemëror

Sifjalitë me to realizohen me predikatë mbiemërorë në pozicionin para predikatit, pas predikatit dhe të zhvendosura në krye të fjalisë.

Predikatët mbiemërorë që drejtojnë sifjalitë me to në pozicion postprediktiv, ndahen në gjashtë klasa semantike kryesore. Ata shprehin:

1. Shkallë sigurie, p.sh.: certain (i sigurt), due (i duhur, i përshtatshëm), unlikely (i pangjashëm, nuk ka gjasa), sure (i sigurt);

2. Aftësi a dëshirë për të bërë diçka, p.sh.: determined (i vendosur), keen (i mprehtë), reluctant (ngurrues);

3. Gjendje emocionale, p.sh.: afraid (i frikësuar), glad (i gëzuar), surprised (i habitur), sorry (i brengosur);

4. Lehtësi a vështirësi, p.sh.: easy (e lehtë), hard (e vështirë);

Page 88: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

69

5. Vlerësim, p.sh.: good (i mirë), convenient (i përshtatshëm), foolhardy (i dalldisur), useless (i padobishëm);

6. Sjellje që tregon zakon, p.sh.: unaccustomed (i pamësuar), used (i përdorur). Mbiemrat që drejtojnë sifjalitë me to të zhvendosura në krye të fjalisë shprehin:

1. Nevojë a rëndësi, p.sh.: important (i rëndësishëm), essential (thelbësore); 2. Lehtësi a vështirësi, p.sh.: easy (e lehtë), hard (e vështirë); 3. Vlerësim, p.sh.: good (i mire), convenient (i leverdisshëm), foolhardy (i

dalldisur), useless (i padobishëm). Infinitivët e zhveshur nuk realizohen me mbiemra. Në disa raste përbërësit me for (për) mund të realizohen për të shprehur kryefjalën e sifjalisë me to:

a) Would it be possible for me to do two courses at the same time? “A do të ishte e mundur që unë të bëja dy kurse njëkohësisht?”

4.5.1.4.1. Gjedhet gramatikore të sifjalive me to të drejtuara nga mbiemrat

Në ngjashmëri me foljet që drejtojnë sifjalitë me to, një mbiemër + sifjali me to gjendet në katër gjedhe të ndryshme gramatikore:

Gjedhja 1

Në këtë model kryefjala e sifjalisë kryesore shërben edhe si kryefjalë e nënkuptuar e sifjalisë me to:

a) Edd was determined to change his job. “Edi ishte i vendosur të ndryshonte punë.”

b) I was happy to see you. “Unë isha i lumtur (u gëzova) që ju takova.”

Gjedhja 2

Gjedhja 2 realizohet me mbiemra predikativë që shprehin siguri, të cilët mund të kalojnë në transforma si në shembullin më poshtë:

a) Children are unlikely to see snow at Easter. “Nuk ka të ngjarë që fëmijët të shohin borë për Pashkë.”

Page 89: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

70

b) For children to see snow at Easter is unlikely. (sifjali me to parapredikative)

“Që fëmijët të shohin borë për Pashkë, nuk ka të ngjarë.”

Përbërësi emëror children (fëmijët) para predikatit mbiemëror në këto struktura mund të interpretohet si kryefjalë e sifjalisë me to dhe jo si kryefjalë e sifjalisë kryesore që logjikisht shprehet nga gjithë ndërtimi kryefjalë + sifjali me to. Ky arsyetim mbështetet nga shembujt e mëposhtëm analogë, të cilët ndërtohen nga sifjali të paraprira nga lidhëza that (që):

c) That children will see snow at Easter is unlikely. (sifjali me that (që) parapredikative) “Që fëmijët të shohin borë për Pashkë, nuk ka të ngjarë.”

d) It is unlikely that children will see snow at Easter. (sifjali me that (që) e zhvendosur në krye të fjalisë) “Nuk ka të ngjarë që fëmijët të shohin borë për Pashkë.”

Mbiemri predikativ unlikely (nuk ka të ngjarë) në shembullin e fundit nuk lidhet me përbërësin emëror në rolin e kryefjalës children (fëmijët), pra fjalia nuk ka kuptimin që fëmijët nuk kanë të ngjarë, por që e gjithë kjo gjë (që fëmijët të shohin borë për Pashkë) nuk ka të ngjarë.

Gjedhja 3

Mbiemrat që shprehin mundësi (ease) apo pamundësi (difficulty) realizohen në ndërtime në të cilat kundrina e sifjalisë me to vendoset në pozicionin e kryefjalës së sifjalisë kryesore. Kryefjala logjike e sifjalisë kryesore është i gjithë ndërtimi kundrinë + sifjali me to:

a) The bank robbery is nearly impossible to prove. kryefjalë “Vjedhja e bankës është pothuaj e pamundur të vërtetohet.”

Kuptimi i kësaj fjalie nuk është që vjedhja është e pamundur, por që kjo vjedhje është e vështirë për t’u vërtetuar. Kjo do të thotë që gjithë sifjalia e varur me to luan rolin e kryefjalës së nënkuptuar, gjë që tregohet nga transforma: To prove the bank robbery is nearly impossible. kundrinë e drejtë “Të vërtetosh vjedhjen e bankës është pothuajse e pamundur.”

Page 90: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

71

Subjekti logjik i sifjalisë me to këtu zakonisht ka referencë të përgjithshme: e pamundur që dikush ta vërtetojë këtë gjë. Kjo veçori përforcohet edhe nga shembulli më poshtë:

a) He would be very difficult to reach. “Ai është e vështirë të arrihet/ është e vështirë të arrihet tek ai.” Kuptimi: For someone reach him would be very difficult. “Është e vështirë që dikush ta takojë atë.” Kundrinat me parafjalë në sifjalitë me to mund të transformohen në të njëjtën mënyrë me këta mbiemra:

a) He is easy to talk to. “Me atë është e lehtë të flasësh.”

b) It is easy to talk to him. “Është e lehtë të flasësh me të.”

c) To talk to him is easy. “Të flasësh me atë është e lehtë.”

Gjedhja 4

Disa mbiemra që shprehin vlerësim realizohen në struktura të ngjashme me gjedhet 2 dhe 3, me ndryshimin që nuk kërkojnë patjetër një sifjali me to që të jenë të plotë gramatikisht. P.sh.:

a) We are lucky to be alive. “Jemi me fat që jemi gjallë.”

Fjalia do të ishte e plotë edhe në formën: We are lucky. (pa sifjalinë me to: to be alive)

“Ne jemi me fat.”

b) That would be very good to do. “Ajo do të ishte gjë shumë e mirë për t’u bërë.”

Page 91: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

72

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për këtë rast. Fjalia është e plotë gramatikisht edhe pa sifjalinë me to: That would be very good. “Ajo do të ishte gjë shumë e mirë.” Në shembullin (a) kryefjala e nënkuptuar e sifjalisë me to përkon me kryefjalën gramatikore të sifjalisë kryesore. Në shembullin (b) kundrina e drejtë e nënkuptuar e sifjalisë me to përkon me kryefjalën gramatikore të sifjalisë kryesore. Në të dy shembujt, sifjalia me to mund të luajë rolin e kryefjalës logjike të sifjalisë kryesore:

c) For us to be alive is lucky./ That we are alive is lucky. = kjo gjë = kryefjalë =kjo gjë = kryefjalë “Që ne jemi gjallë, jemi me fat.”

d) For someone to do that would be very good. =kjo gjë = kryefjalë “Që dikush ta bënte atë gjë, do të ishte shumë mirë.”

Strukturat (c) dhe (d) ndryshojnë nga gjedhet 2 dhe 3 në atë që format e paplotësuara në (a) We are lucky (ne jemi me fat) dhe (b) That would be very good (Ajo gjë do të ishte shumë e mirë), janë të mundshme edhe si ndërtime të nënkuptuara të (a) dhe (b). Megjithatë, ekziston dhe një mundësi e tretë interpretimi, si në shembullin më poshtë, në të cilin kryefjala gramatikore e sifjalisë kryesore funksionon si kundrina e drejtë e nënkuptuar e sifjalisë me to:

(a) Meat is good to eat. kryefjalë “Mishi është i mirë për t’u ngrënë.”

(b) To eat meat is good. Kundrinë e drejtë “Të hash mish është mirë.” Pra, përbërësi emëror mishi është kryefjalë e sifjalisë kryesore mishi është i mirë në ndërtimin “Mishi është i mirë për të ngrënë”, por kjo nënkupton edhe ha mish, rast në cilin përbërësi emëror mish del kundrinë e sifjalisë për të ngrënë. Sidoqoftë, kjo strukturë nënkupton edhe që është mirë të hash mish. Në këtë rast, kuptimi ndryshon:

a) For you to eat meat is good.

Page 92: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

73

“Që ti të hash mish, është mirë.”

b) It is good for you to eat meat. “Është mirë që ti të hash mish.”

4.5.1.4.2. Mbiemrat që drejtojnë sifjalitë postpredikative me to

Nga analiza e korpusit të anglishtes, në Longman grammar of spoken and written English është vënë re se vetëm një mbiemër predikativ është veçanërisht i zakonshëm në rolin e drejtimit të sifjalive me to në pozicion postpredikativ. Ky mbiemër është (un)likely, i cili ka kuptimin (nuk) ka të ngjarë. Në korpusin e analizuar nga kjo gramatikë, mbiemri predikativ (un)likely shfaqet më shumë 50 herë për çdo një milion fjalë.

Mbiemra predikativë që shfaqen më shumë se dhjetë herë në çdo një milion fjalë në korpusin e Longman grammar of spoken and written English janë: (un)able (i pa/mundur), determined (i vendosur), difficult (i vështirë), due (i përshtatshëm), easy (i lehtë), free (i lirë), glad (i gëzuar), hard (i vështirë), ready (i gatshëm), used (i përdorur), (un)willing (jo/i gatshëm).

Mbiemrat predikativë më të përdorshëm në anglishte, gjithmonë sipas Longman grammar of spoken and written English, ndahen në gjashtë klasa. Ata shprehin kryesisht shkallë sigurie (degree of certainty), aftësi apo vullnet për të bërë diçka (ability or willingness), gjendje emocionale (personal affective stance), lehtësi apo vështirësi (ease or difficulty), vlerësim (evaluation) dhe sjellje që tregon zakon (habitua behaviour)117. Këto klasa do t’i trajtojmë të zgjeruara më poshtë.

4.5.1.4.3. Mbiemrat predikativë që shprehin shkallë sigurie

Më të përdorshëm në këtë klasë janë: apt (i prirur), certain (i sigurt), due (i përshtatshëm), guaranteed (i garantuar), liable (përgjegjës), (un)likely (jo/ i mundshëm), prone (i prirur), sure (i sigurt).

Mbiemrat që shprehin shkallë sigurie tregojnë shkallën e sigurisë apo të gjasave të

realizimit të veprimit të përshkruar në sifjalinë me to. Këta mbiemra zakonisht realizohen sipas gjedhes 2. Më konkretisht:

117 D. Biber et al., Longman grammar of spoken and written English, Pearson Education Limited, 1999, f.718.

Page 93: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

74

a) John is certain to win the race. “Është e sigurt që do të/ka për ta fituar Xhoni garën.”

b) He is certain to come. “Është sigurt që ai ka për të ardhur.”

Sifjalitë me infinitivin to mund të transformohen në sifjali me folje të shtjelluar të paraprirë nga lidhëza that (që), (njëlloj si në gjuhën shqipe):

c) It is certain that John will win the race. “Është e sigurt që Xhoni do ta fitojë garën.”

d) It is certain that he will come. “Është e sigurt që ai do të vijë.”

Edhe mbiemrat e tjerë që shprehin siguri janë të të njëjtit tip, por ata nuk mund të transformohen si në shembujt që sapo u dhanë më sipër. P.sh.:

a) The next meeting is due to be held in three months' time. “Takimi tjetër pritet të mbahet për tre muaj.”

b) Let’s go somewhere where we're sure to have good weather. “Le të shkojmë në një vend ku do të jetë e sigurt se ka mot të mirë.”

c) That boy is prone to exaggerate thing. “Ai djalë është i prirur për t’i ekzagjeruar gjërat.”

d) Just looking at the car is guaranteed to make her feel sick. “Thjesht duke parë makinën, është e sigurt që asaj do t’i vijë për të vjellë.”

e) He's liable to make a fuss if you wake him. “Ka të ngjarë që ai do të bëjë zhurmë (do të acarohet) po ta zgjosh.”

4.5.1.4.4. Mbiemrat predikativë më të përdorshëm që shprehin aftësi apo dëshirë a

vullnet

Mbiemra predikativë më të përdorshëm që shprehin aftësi apo dëshirë a vullnet për të bërë diçka janë: (un)able (i pa/aftë), anxious (i shqetësuar, në ankth), bound (i lidhur), careful (i kujdesshëm), competent (kompetent, i aftë), determined (i vendosur), disposed (i predispozuar), doomed (i dënuar), eager (i zellshëm), eligible (i pranueshëm,

Page 94: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

75

i përshtatshëm), fit (i aftë, i përshtatshëm), greedy (lakmitar), hesitant (ngurrues), inclined (i prirur, i gatshëm), keen (i mprehtë), loath (ngurrues), obliged (i detyruar), prepared (i përgatitur), quick (i shpejtë), ready (gati), reluctant (jo i gatshëm), slow (i ngadaltë), insufficient (i pamjaftueshëm), welcome (i mirëpritur), (un)willing (jo/ i gatshëm)118.

Mbiemrat predikativë që shprehin aftësi apo dëshirë a vullnet për të bërë diçka tregojnë sa i aftë, sa i përgatitur a i përkushtuar, sa dëshirë a vullnet ka vepruesi i shprehur nga kryefjala për të realizuar veprimin e përshkruar në sifjalinë me to. Këta mbiemra në përgjithësi ndjekin gjedhen strukturore 1, ku kryefjala gramatikore e sifjalisë kryesore funksionon si kryefjalë logjike si për sifjalinë kryesore, ashtu edhe për sifjalinë me to (në shqip jepen me lidhore), P.sh.:

a) I wasn't able to phone you yesterday.

“Nuk isha në gjendje/ nuk pata mundësi të të merrja në telefon dje.”

b) Be careful to look both ways when you cross the road. “Ki kujdes të shikosh në të dy krahët kur kalon rrugën.”

c) I think we are ready to order now. “Mendoj se jemi gati të porositim tani.”

d) My dear brothers, be slow to speak and quick to hear.

“Vëllezërit e mi të dashur, jini të ngadaltë në të folur dhe të shpejtë në të dëgjuar.”

e) They were very keen to start work as soon as possible. “Ata mezi prisnin të fillonin punë sa më shpejt që të ishte e mundur.”

f) This seems very difficult, but you are welcome to try. “Kjo duket shumë e vështirë, por je i mirëpritur ta provosh.”

g) Do you think she is prepared to be a mother?

“Mendon se ajo është e përgatitur për të qenë nënë?”

h) Only people over 18 are eligible to vote in Albania. “Vetëm njerëzit mbi 18 vjeç pranohen të votojnë në Shqipëri.”

i) Many people are eager to learn a second language.

118 D. Biber et al., Longman grammar of spoken and written English, Pearson Education Limited, 1999, f. 718.

Page 95: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

76

“Shumë njerëz janë të zellshëm për të mësuar një gjuhë të dytë”.

j) Why do you feel obliged to spend time with that girl? “Pse ndjehesh i detyruar të kalosh kohë me atë vajzë?”

4.5.1.4.5. Mbiemrat predikativë që shprehin gjendje emocionale

Mbiemra predikativë më të përdorshëm që shprehin gjendje emocionale janë: afraid (i frikësuar), amazed (i mahnitur), angry (i zemëruar), annoyed (i acaruar), ashamed (i turpëruar), astonished (i mahnitur), careful (i kujdesshëm), concerned (i shqetësuar), content (i kënaqur), curious (kureshtar), delighted (i kënaqur), disappointed (i zhgënjyer), disgusted (i neveritur), embarrassed (i sikletosur), free (i lirë), furious (i tërbuar nga zemërimi), glad (i gëzuar), grateful (mirënjohës), happy (i lumtur), impatient (i paduruar), indignant (i indinjuar), nervous (nervoz), perturbed (i trazuar), pleased (i kënaqur), proud (krenar), puzzled (i huatuar), relieved (i lehtësuar), sorry (më vjen keq), surprised (i habitur), worried (i merakosur)119.

Një numër relativisht i madh mbiemrash predikativë përdoren me sifjali me to për

të shprehur gjendjen emocionale të vepruesit. Ndër këta më të përdorshmit janë mbiemrat glad (i gëzuar) dhe free (i lirë). Mbiemrat e kësaj klase semantike realizohen me strukturën sintaksore të gjedhes 1, ku përbërësi emëror në rolin e kryefjalës tregon personin që po përjeton gjendjen emocionale. Po japim disa shembuj:

a) She is afraid to say the truth. “Ajo ka frikë të thotë të vërtetën.”

b) I was delighted to talk to you. “U kënaqa shumë që fola me ty.”

c) He felt free to speak up his mind. “Ai u ndje i lirshëm për të thënë atë që mendonte.”

d) I’m sorry to hear that. “Më vjen keq që e dëgjoj këtë.”

e) I was curious to know what would happen next. “Isha kureshtar të dija se çfarë do të ndodhte pastaj.”

119 D. Biber et al., Longman grammar of spoken and written English, Pearson Education Limited, 1999, f. 718.

Page 96: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

77

f) I'm so relieved to find you.

“Jam shumë i lehtësuar që të gjeta.”

g) After the earthquake we felt grateful to be alive. “Pas tërmetit u ndjemë mirënjohës që ishim gjallë.”

h) He was ashamed to admit to his mistake. “Ai kishte turp të pranonte gabimin.”

i) The boys were too embarrassed to admit that they were scared. “Djemtë u vunë shumë në siklet që të pranonin se kishin frikë.”

j) The parents were very proud to hear that their son was doing well at school. “Prindërit u ndjenë shumë krenarë kur dëgjuan që djali i tyre po shkonte mirë në shkollë.”

4.5.1.4.6. Mbiemrat predikativë që shprehin lehtësi apo vështirësi

Mbiemra predikativë më të përdorshëm që shprehin lehtësi apo vështirësi janë: awkward (e vështirë, e sikletshme), difficult (i vështirë), easy (i lehtë), hard (i vështirë), (un)pleasant (i pa/ këndshëm), (im)possible (i pa/ mundur), tough (i ashpër, i fortë, i paepur)120.

Mbiemrat e kësaj klase shprehin vlerësimin e folësit për lehtësinë apo vështirësinë e kryerjes së veprimit të përshkruar në sifjalinë me to. Këta mbiemra realizohen sipas strukturës sintaksore të gjedhes 3. Më të përdorshmit ndër ta janë mbiemrat easy (i lehtë), difficult (i vështirë, i zorshëm) dhe hard (i rreptë, i ashpër, i rëndë). Më poshtë po i ilustrojmë me disa shembuj.

a) They are easy to convince.

“Është e lehtë t’i bindësh ata.”

b) That story was hard to believe. “Ajo histori vështirë të besohej.”

c) It was difficult to find a job. “Ishte e vështirë të gjeje një punë.”

120 D. Biber et al., Longman grammar of spoken and written English, Pearson Education Limited, 1999, f. 718.

Page 97: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

78

d) My car's quite awkward to drive.

“Makina ime është e vështirë për t’u ngarë.”

e) It was impossible to sleep because of the noise. “Ishte e pamundur të flije për shkak të zhurmës.”

f) It was pleasant to look at the sea. “Ishte e këndshme të shikoje detin.”

g) Is it possibleto find a good man nowdays? “A është e mundur të gjesh një njeri të mirë sot?”

h) The minerals in the water made it unpleasant to drink. “Mineralet e bëjnë ujin të pakëndshëm për t’u pirë.”

i) They will be tough to beat. “Do të jetë e vështirë t’i mundësh ata.” Në këtë grup mbiemrash kundrina logjike e sifjalisë del në rolin e kryefjalës gramatikore të sifjalinë kryesore:

Words are difficult to find for that painful situation.

Kryefjalë “Fjalët janë të vështira për t’u gjetur për atë situatë të dhimbshme.” Kjo strukturë mund të transformohet si më poshtë, ku kundrina logjike realizohet edhe si kundrinë gramatikore në sifjalinë me to: It was difficult to find words for that painful situation. Kundrina e drejtë “Ishte e vështirë të gjeje fjalë për atë situatë të vështirë.”

4.5.1.4.7. Mbiemrat predikativë që shprehin vlerësim

Mbiemrat predikativë më të përdorshëm shprehin vlerësim janë: bad (i keq), brave (trim), careless (i shkujdesur), crazy (i çmendur), expensive (i shtrenjtë), good (i mirë), lucky (fatlum, me fat), mad (i çmendur, i krisur), nice (i mirë, i këndshëm), right (i

Page 98: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

79

drejtë, i vërtetë), silly (budalla), smart (i zgjuar), (un)wise (jo/ i mençur), wrong (i gabuar)121.

Mbiemrat e kësaj klase shprehin vlerësim për veprimin a situatën e përshkruar në sifjalinë me to. Strukturalisht ata realizohen sipas gjedhes 4. Mbiemrat e kësaj klase janë të zakonshëm në përdorimin ligjërimor. Ndër ta, më i përdorshmi me sifjali me to është mbiemri nice (i mirë, i këndshëm). P.sh.:

a) Do you think it’s nice to have long hair? “Mendon se është bukur të kesh flokë të gjatë?”

b) You'd be silly to ask that girl out. “Do të ishe budalla ta ftoje atë vajzë për të dalë.”

c) She is right to think all those things. “Ajo ka të drejtë të mendojë të gjitha ato gjëra.”

d) You’re crazy to hope about Mary. “Do të ishe i çmendur të shpresoje për Merin.”

e) Mark is really brave to talk to his boss like that. “Marku është vërtet i guximshëm që i foli shefit në atë mënyrë.”

f) World Cup proves they were wrong to sack me. “Kupa Botërore tregon që ata e kishin gabim që më pushuan.”

g) He thinks it is good to be the king. “Ai mendon se është mirë të jesh mbreti.”

h) It is wise not to spend all your money. “Është gjë e mençur të mos i shpenzosh të gjitha paratë.”

Sifjalitë me to që drejtohen nga mbiemra që shprehin vlerësim kanë ngjashmëri kuptimore me sifjalitë me to që drejtohen nga mbiemra që shprehin gjendje emocionale. Sidoqoftë midis tyre ka ndryshime semantike e strukturore. Mbiemrat që shprehin gjendje emocionale përshkruajnë ndjenjat a emocionet e brendshme të personit të përfaqësuar nga përbërësi emëror në rolin e kryefjalës, ndërsa mbiemrat që shprehin vlerësim që përbërësi emëror në rolin e kryefjalës i bën gjithë situatës së përshkruar në sifjalin me to. Ndryshimi strukturor midis këtyre mbiemrave qëndron në atë që mbiemrat që shprehin

121 D. Biber et al., Longman grammar of spoken and written English, Pearson Education Limited, 1999, f. 718.

Page 99: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

80

vlerësim mund të transformohen në ndërtime analoge me një sifjali me to me kryfjalë, sipas gjedhes 4:

(a) Coffee is good to drink. kryefjalë “Kafja është e mirë për t’u pirë.” (në shqipe kjo jepet me gerund)

(b) To drink coffee is good. Kundrinë e drejtë “Të pish kafe është mirë.” (në shqipe kjo jepet me lidhore) Një gjë e tillë nuk është e mundur me mbiemrat që shprehin gjendje emocionale, pasi ata realizohen sipas gjedhes 1, ku kryefjala e sifjalisë kryesore shërben edhe si kryefjalë e nënkuptuar e sifjalisë me to: Edd was wise to meet his father. “Edi ishte i mençur që takoi babain.” Në këtë shembull, mbiemri predikativ wise që shpreh vlerësim ka për kryefjalë përbërësin emëror Edi, që është në të njëjtën kohë edhe kryefjalë e nënkuptuar e sifjalisë to meet his father (që takoi babin). Pjesa më e madhe e mbiemrave që shprehin vlerësim realizojnë strukturë të njëjtë sintaksore si në këtë shembull. Sidoqoftë, në disa raste, kryefjala e sifjalisë kryesore që përmban mbiemra të vlerësimit, i bashkëreferohet kundrinës së nënkuptuar të sifjalisë me to, dhe jo kryefjalës së sifjalisë me to:

a) Fashion shoes are expensive to buy.

Kryefjalë “Këpucët e modës janë të shtrenjta për t’u blerë.”

b) It is expensive for someone to buy fashion shoes. Kundrinë “Është e shtrenjtë të blesh këpucë mode.”

4.5.1.4.8. Mbiemrat predikativë që shprehin sjellje

Mbiemrat predikativë më të përdorshëm që shprehin sjellje që tregon një dukuri të zakonshme janë: (un)accustomed ( i pa/mësuar), (un)used (i pa/përdorur, i mësuar)122. 122 D. Biber et al., Longman grammar of spoken and written English, Pearson Education Limited, 1999, f. 718.

Page 100: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

81

Vetëm pak mbiemra përdoren për të shprehur një sjellje që tregon zakon. Ata realizohen sipas strukturës sintaksore të gjedhes 1, por me plotësorë të domosdoshëm me to, siç ilustrohet në shembujt më poshtë. Në këtë klasë semantike, mbiemri used, në kuptimin mësohem me diçka, është më i zakonshmi.

a) I have accustomed myself to working long hours. “Unë e kam mësuar veten të punoj me orar të zgjatur.”

b) Children are used to going to bed early. “Fëmijët janë mësuar të shkojnë në krevat herët.”

4.5.2. Kallëzues emërorë që marrin sifjali të paravendosura me to

Kallëzuesit emërorë që realizohen me sifjali të paravendosura me to ndahen në tri klasa semantike kryesore. Ata realizohen me mbiemra dhe shprehin: (1) nevojë a rëndësi, (2) lehtësi a vështirësi, dhe (3) vlerësim. Ndër ta, më të zakonshmit janë mbiemrat (im)possible (i pa/mundur), difficult (i vështirë) dhe hard (i rëndë, i vështirë, i rreptë). Mbiemrat që drejtojnë sifjalitë e paravendosura me to janë më të shumtë se foljet që drejtojnë sifjalitë e paravendosura me to. Shumë mbiemra mund të drejtojnë si sifjalitë e paravendosura, ashtu edhe sifjalitë e prapavendosura me to. Mbiemrat e të tria klasave semantike përshkruajnë gjendje emocionale a qëndrim të jashtëm, d.m.th. një emocion apo qëndrim që kryefjala ka për situatën e përshkruar nga sifjalia me to, jo një ndjenjë a qëndrim që lidhje me veten e vet.

Le t’i shqyrtojmë me radhë këto klasa semantike.

4.5.2.1. Nevojë apo rëndësi

Këtu përfshihen mbiemra si: essential (thelbësore), important (e rëndësishme), necessary (e nevojshme), vital (jetësore).

Mbiemrat predikativë që shprehin nevojë a rëndësi zakonisht drejtojnë sifjali me to të paravendosura. P.sh.:

a) It's not necessasy to ask him too many questions. (në shqipe përdoret lidhorja, në

vend të infinitivit). “Nuk është e nevojshme t’i bëni shumë pyetje atij.”

Page 101: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

82

b) It is essential to be at work on time. “Është thelbësore të jesh në punë në kohë.”

c) It is important to talk to your wife about it. “Është e rëndësishme të flasësh me gruan për këtë.”

d) It's vital to love yourself. “Është jetike (thelbësore) të duash vetveten.”

4.5.2.2. Lehtësi apo vështirësi

Këtu përfshihen mbiemra si: difficult (i vështirë), easy (i lehtë), hard (e vështirë), tough (i fortë, i paepur).

Mbiemrat difficult (i vështirë) dhe hard (e vështirë) janë më të zakonshmit në këtë grup. Mbiemrat predikativë që drejtojnë një sifjali të paravendosur me to, mund të drejtojnë edhe sifjali të prapavendosur me to, pasi ata i përkasin gjedhes strukturore 3, ku kundrina e sifjalisë me to vendoset në pozicionin e kryefjalës së sifjalisë kryesore. Kryefjala logjike e sifjalisë kryesore është i gjithë ndërtimi kundrinë + sifjali me to (shembulli a). Transformimi i ndërtimit rezulton në një sifjali të prapavendosur me to, në të cilën gjendet si kundrinë kryefjala e sifjalisë kryesore të ndërtimit (a):

a) The bank robbery is hard to prove. kryefjalë “Vjedhja e bankës është e vështirë për t’u vërtetuar.”

b) To prove the bank robbery is hard. Kundrinë “Të vërtetosh vjedhjen e bankës, është e vështirë.”

Ja disa shembuj të tjerë:

a) It's hard to know all the songs. “Është e vështirë t’i dish të gjitha këngët.”

b) It’s easy to talk about the President. “Është e lehtë të flasësh për presidentin.”

c) Lies are tough to swallow. “Gënjeshtrat janë të vështira për t’u gëlltitur.”

Page 102: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

83

d) Vulcan eruptions are difficult to predict. “Shpërthimet vullkanike janë të vështira për t’u parashikuar.”

4.5.2.3. Vlerësim

Këtu përfshihen mbiemra me kuptim të përgjithshëm si: bad (i keq), good (i mirë), nice (i këndshëm, i bukur), wonderful (i mrekullueshëm), por edhe mbiemra me kuptim specifik si: (in)appropriate (i pa/përshtatshëm), awkward (i çuditshëm), convenient (i leverdisshëm), criminal (kriminal), cumbersome (i rëndë, i padëshirueshëm), desirable (i dëshirueshëm), dreadful (i tmerrshëm), foolhardy (i krisur), fruitless (i pafrytshëm, i padobishëm), improper (i pavend), interesting (interesant), logical (logjik), right (i drejtë), safe (i sigurt), unseemly (i pahijshëm), sick (i lodhur me diçka, që të vjen në majë të hundës), smart (i zgjuar), stupid (budalla), surprising (i habitshëm), useful (i dobishëm), useless (i padobishëm), wise (i mençur),wrong (i gabuar).

Mbiemrat predikativë me sifjali të paravendosura me to ndahen në dy grupe kryesore:

a) Mbiemra që shënojnë të qenit mirë apo keq në mënyrë të përgjithshme; b) Mbiemra që shënojnë një vlerësim a gjykim më specifik.

Mbiemra që shënojnë të qenit mirë apo keq në mënyrë të përgjithshme shprehin një gjendje emocionale pozitive a negative të zakonshme në lidhje me përmbajtjen e sifjalisë së paravendosur me to. Këtu më të zakonshëm janë mbiemrat bad (i keq), good (i mirë), nice (i këndshëm, i bukur), wonderful (i mrekullueshëm):

a) It's good to see you again. b) It’s wonderful to see children grow up. c) It is bad to be without a job. d) It was nice to talk to my friend after such a long time.

Mbiemrat e grupit (b) shprehin një vlerësim a gjykim më specifik në lidhje me përmbajtjen e sifjalisë së paravendosur me to:

a) Is it convenient for you to talk to me now? “Është e përshtatshme për ty të flasësh me mua tani?”

b) It was awkward to meet John after the surgery. “Ishte e çuditshme të takoje Xhonin pas operacionit.”

Page 103: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

84

c) It was reasonable for Ann to be afraid of her boss. “Ishte e arsyeshme që Ana kishte frikë nga shefi i saj.”

d) It's not safe to swim in the lake alone. “Nuk është e sigurt të notosh në liqen vetëm.”

e) At this moment, it is useful to emphasize the importance of this dictionary. “Në këtë moment, është e dobishme të theksojmë rëndësinë e këtij fjalori.”

f) It is wrong to think that love doesn’t exist. “Është e gabuar të mendosh se dashuria nuk ekziston.”

4.6. Pjesoret e anglishtes, format gramatikore dhe funksionet sintaksore

Pjesorja (participi) është një mbiemër i formuar nga folja, e cila ka tipare

tëfoljes dhe të mbiemrit. Terminologjia që përdoret për të emëruar tipat e participit (pjesores), si të tashme dhe të shkuar, janë parë si të diskutueshme herë pas here, duke marrë në konsideratë faktin se prej të dyja këtyre formave, asnjëra prej tyre nuk mund të shprehë sferën kohore të një veprimi apo të një gjendjeje. Kjo do të kryhet prej elementeve të tjera të fjalisë, kryesisht prej atyre pjesëve që janë të shtjellueshme, dhe për më tepër, prej kallëzuesit ose disa herë prej zëvëndësuesit ndajfoljor. Si rrjedhim, në një fjali ku përdorim p.sh., walking, sfera kohore e veprimit të përcaktuar prej kësaj fjale, respektivisht do të shprehet me meet, met, shall meet, në fjalinë “Walking home I meet (shall meet, met) my friend.” Zëvendësuesi ndajfoljor, “some time ago” tregon sferën kohore të veprimit të shprehur me “erected” në fjalinë “A column, erected some time ago, stands in front of the building”. Gjithashtu, termat ‘active’ në vend të termit ‘present’, edhe ‘passive’ në vend të ‘past’, të cilat janë përdorur prej disa gramatikanëve në studimet e vjetra të gjuhës angleze, janë të hapura për kundërshtim në mënyrë të njëjtë. Termi ‘passive’ mundësisht nuk duhet të përshtatet me participin (pjesoren) që shfaqet në kohët perfekte (të kryera), të një foljeje jokalimtare si te shembulli p.sh.: ‘I have walked a long way home’. Termat ‘imperfect dhe perfect’, pra respektivisht e pakryer dhe e kryer, mund të jenë të përshtatshme për sa i përket formave të thjeshta (walking, walked), duke i marrë në konsideratë si përshkruese të dy aspekteve të përfshira prej këtyre formave të pashtjelluara foljore. Për arsye se ato përshkruajnë ndryshime kohore te foljet e shtjelluara, përfshirja e tyre rrit paqartësinë te nomenklaturat përkatëse, përveç faktit të vështirësisë së emërtimit të formave të tilla kaq komplekse, si: having walked, having been seen, etj. Si rrjedhojë, duket tepër e këshillueshme të ruhen

Page 104: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

85

termat e vlerësuara tashmë si ‘present dhe past’. Pra, është pranuar termipast participle - pjesore e shkuar dhe present participle - pjesore e tashme. Në sajë të karakterit të saj foljor, pjesorja e tashme shfaq ndryshime të ndryshme, si p.sh. ndryshimin e kohës, apo të diatezës, por edhe më tej në kombinime të ndryshme. Për të formuar present participle (participin e kohës së tashme), i shtojmë -ing foljes, ndonjëherë duke dyfishuar bashkëtingëlloren e fundit:

"think" shndërrohet në "thinking" "fall" shndërrohet në "falling" "run" shndërrohet në "running"

Një particip, siç u përmend, është një formë foljore e përdorur si mbiemër për të përcaktuar emrat dhe përemrat. Fjalia e mëposhtme i përmban të dyja, participin e kohës së tashme dhe të shkuar: The children, crying and exhausted, were guided out of the collapsed mine. “Fëmijët, duke qarë dhe të dërrmuar, po nxirreshin jashtë minierës së shkatërruar”. Crying (duke qarë) është një particip në kohën e tashme, i cili është formuar me anë të -ing nga folja cry (qaj). Exhausted (të dërrmuar) është participi në kohën e shkuar, formuar duke i shtuar -ed foljes exhaust (lodhem, dërrmohem). Të dyja format e pashtjelluara përcaktojnë kryefjalën, children (fëmijët). Ashtu si te infinitivi, dhe te gerundi, participi shfaq dallueshmërinë e kohës vetëm për të treguar se sfera e tij kohore është e mëparshme me atë të kallëzuesit me të cilën është i lidhur: imperfect present participle - walking, perfect present participle - having walked. Kjo formë merr “ing” në fund të rrënjës së foljes. Tipari karakterizues i saj është se shpreh një veprim të vazhduar ose të papërfunduar:

a) I heard him sobbing. “E dëgjova atë të dëneste.” b) They found the baby crying. “Ata e gjetën fëmijën duke qarë.”

(Gjuha shqipe nuk e ka pjesoren në kohën e tashme dhe në këtë rast, përdor përcjelloren ose lidhoren.)

Tipi i dytë i participit është past participle (participi i kohës së shkuar), i cili është më i ndërlikuar në formim, meqë jo të gjitha foljet e formojnë kohën e shkuar në mënyrë të rregullt. Ky tip formohet me mbaresat –ed, -d, -t, -en, -n dhe tregon një veprim si të përfunduar.Shembujt e mëposhtëm janë forma të past participles:

Page 105: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

86

the sunken ship – anija e mbytur a ruined city – një qytet i rënuar

Participi në kohën e shkuar i të gjitha foljeve të rregullta mbaron me -ed. Nga ana tjetër, foljet e parregullta kanë forma të ndryshme për participin e kohës së shkuar (për shembull, thrown, ridden, built dhe gone).

The young people have asked questions. “Të rinjtë kanë bërë pyetje.”

“Kanë” është folja ndihmëse e foljes “kam”, ndërsa “pyetur” është pjesorja e shkuar e foljes “pyes”.

The commuter has taken the early train. “Punëtori ka marrë trenin e mëngjesit.”

“Ka” është folja ndihmëse e foljes “kam” dhe “marrë” është pjesorja e shkuar e foljes “marr”.

Duhet të kemi parasysh që foljet kalimtare mund të përdoren si particip i kohës së shkuar në funksionin e mbiemrit, dhe se ndryshe nga forma të tjera të pashtjelluara, participi i kohës së shkuar nuk merr kundrinorë të drejtë (përveçse kur është pjesë e një foljeje të përbërë).

Një tjetër shfaqje e participit në gjuhën angleze është Perfect participle, pra participi perfekt ose i kryer. Ky tip formohet duke vendosur having para formës së past participit, pra të participit të shkuar. Me këtë formë shprehet një veprim që ka përfunduar në të kaluarën. Duhet përmendur se këtu theksohet se veprimi i parë është kompletuar para se të nisë i dyti. Gjithsesi jo në mënyrë unanime, ky tip i tretë është klasifikuar në veçanti si një nënndarje e mëvetësishme. Një shembull i participit perfekt:

Having finished his work, he returned home. “Pasi kishte mbaruar punën, ai u kthye në shtëpi.”

Etimologjia e fjalës particip vjen nga latinishtja dhe përkthehet ndaj, marr pjesë.

Participi jo vetëm që i jep ngjyra ligjërimit, por edhe shton informacionin e duhur në fjali. Më poshtë do të vështrohen pjesoret e anglishtes sipas funksioneve sintaksore në bashkëvajtje me semantikën e tyre.

Page 106: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

87

4.6.1. Sifjalitë me –ing

Sifjalitë që organizohen nëpërmjet një pjesoreje të tashme (pjesorja me –ing) mund të shprehin: a) një veprim që ndodh në të njëjtën kohë me veprimin e shprehur në sifjalinë kryesore, b) një veprim që ndodh pak para veprimit të shprehur në sifjalinë kryesore, c) një veprim i cili është rezultat i veprimit të shprehur në sifjalinë kryesore, ose d) një veprim i cili shpreh arsyen e realizimit të veprimit të përshkruar nga folja e sifjalisë kryesore. Më konkretisht: a) Veprimi në sifjalinë me pjesore në –ing ndodh në të njëjtën kohë me veprimin e shprehur në sifjalinë kryesore:

a) He saw a wolf (while) walking through the park. (He saw a wolf while he was walking through the park.) “Ai pa një ujk (ndërsa) ishte duke ecur nëpër park. (Ai pa një ujk ndërsa po shëtiste nëpër park.)” b) Mary opened the door smiling happily. (Mary opened the door as she was smiling happily.) “Mary hapi derën duke buzëqeshur me lumturi. (Meri hapi derën dhe po buzëqeshte me lumturi.)”

b) Veprimi në sifjalinë me pjesore në –ing ndodh pak para veprimit të shprehur në sifjalinë kryesore:

Opening the door, he saw his mum on the couch. (He opened the door and he saw his mum on the couch.) “Duke hapur derën, ai pa mamin mbi divan. (Me të hapur derën, ai pa mamin mbi divan.)”

c) Veprimi i shprehur në sifjalinë me pjesore në –ing është rezultat i veprimit të shprehur në sifjalinë kryesore:

a) Islamist militants hit Egypt's two largest cities on Sunday with a bombing in Cairo and an attack on a church in Alexandria, leaving one policeman dead and seven people wounded. “Militantët islamikë goditën dy qytetet më të mëdha të Egjiptit të dielën me një bombardim në Kairo dhe një sulm në një kishë të Aleksandrisë, duke lënë një polic të vdekur dhe shtatë njerëz të plagosur.” b) When said those words they all looked at him angrily, making him feel unsecure.

Page 107: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

88

“Kur ai tha ato fjalë të gjithë e panë me zemërim, duke e bërë të ndjehet i pasigurt.”

d) Veprimi i shprehur në sifjalinë me pjesore në –ing shpreh arsyen e realizimit të veprimit të përshkruar nga folja e sifjalisë kryesore:

a) Having nothing left to do, he went home after the meeting. (Since he had nothing left to do, he went home after the meeting.) “Duke mos i mbetur asgjë për të bërë, ai shkoi në shtëpi pas takimit. (Meqenëse ai s’kish ç’të bënte më, shkoi në shtëpi pas takimit.)” b) Knowing Gary, I knew he meant what he said. (As I new Gary, I knew he meant what he said.) “Duke e njohur Gerin, e dija që e kishte me gjithë mend atë që tha. (Duke qenë se e njihja Gerin, e dija që e kishte me gjithë mend atë që tha.)” Kur sifjalia me –ing shpreh këtë kuptim, kryefjalët e dy sifjalive mund të jenë edhe të ndryshme:

The weather being fine, they will likely go fishing. (As the weather is nice, they will likely go fishing.) “(Meqë) Koha është e mirë, ka shumë mundësi që ata do të shkojnë për peshkim.”

4.6.2. Sifjalitë me pjesore të kryer (perfect participle )

Pjesorja e kryer e anglishtes (having done – duke pas bërë, në kuptimin pasi kam bërë) përdoret për të shprehur një veprim që ka ndodhur më herët se një veprim tjetër. Përdorimi i pjesores së kryer e bën të qartë se veprimi i shprehur prej saj është realizuar më parë se veprimi i përshkruar nga folja drejtuese në sifjalinë kryesore. P.sh: a) After having examined the skulls, I wrote down what I thought about them. (After I examined the skulls, I wrote down what I thought about them.) “Pasi kisha ekzaminuar kafkat, unë shkrova atë që mendoja për to. (Pasi unë ekzaminova kafkat, shkrova atë që mendoja për to.)” b) Having seen the body, he noticed a scratch on the forehead. (After he saw the body, he noticed a scratch on the forehead.) “Ndërsa kishte parë trupin, ai vuri re një gërvishtje në ballë. (Pasi pa trupin, ai vuri re një gërvishtje në ballë.)”

Page 108: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

89

c) Having read my book before she came for treatment. “Pasi kish lexuar librin tim më parë, ajo erdhi për kurim.” Pjesorja e shkuar përdoret edhe kur veprimi i përshkruar në sifjalinë kryesore dhe veprimi i shprehur në sifjalinë e varur nuk realizohen menjëherë njëri pas tjetrit, por veprimi i sifjalisë me pjesore ndodh brenda një periudhe të caktuar kohore: a) Having read the book before, I didn’t want to read it again. “Duke qenë se e kisha lexuar librin më parë, nuk doja ta lexoja përsëri.” b) I can speak fluent English, having lived in America for many years. “Unë e flas anglishten rrjedhshëm, duke qenë se kam jetuar në Amerikë për shumë vite.”

4.6.3. Sifjalitë me pjesore të shkuar (past participle)

Sifjalitë me pjesore të shkuar janë ekuivalente me sifjalitë e shtjelluara në formën joveprore (pasive):

a) Shocked by the horrible news, he couldn’t get a word out of his mouth. (He was shocked by the terrible news and couldn’t get a word out of his mouth.) “I tronditur nga lajmi i tmerrshëm, ai nuk arrinte të nxirrte asnjë fjalë nga goja. (ai ishte i tronditur nga lajmi i tmerrshëm dhe nuk arrinte të nxirrte asnjë fjalë nga goja).”

b) Sorrounded by reporters, she felt proud of herself. (She felt proud of herself while

she was surrounded by reporters.) “E rrethuar nga gazetarët, ajo u ndje krenare për veten. (Ajo u ndje krenare për veten ndërsa ishte e rrethuar nga gazetarët.)”

Nëse theksohet fakti që veprimi i shprehur në sifjalinë me pjesore realizohet përpara veprimit të sifjalisë kryesore, atëherë në anglishte përdoret pjesorja e kryer pësore (passive perfect participle): Having been called pretentious by critics myself, I really liked what that reporter had to say. “Duke qenë se isha quajtur edhe vetë mendjemadh nga kritikët, vërtet më pëlqeu ajo që kishte për të thënë ai gazetar.”

Page 109: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

90

4.6.4. Sifjalitë me pjesore që zëvendësojnë një sifjali përcaktore

Sifjalia me pjesoren e tashme në –ing mund të zëvendësojë një sifjali përcaktore me folje veprore. Në sifjalinë me pjesore të tashme, përbërësi emëror para pjesores shpreh vepruesin. P.sh.: A man driving a stolen car led police on a chase. (A man who was driving a stolen car led police on a chase.) “Njeriu duke ngarë një makinë të vjedhur, e detyroi policinë që ta ndiqte. (Një njeri që/i cili ishte duke ngarë një makinë të vjedhur, e bëri policinë që ta ndiqte.)” Në këtë funksion mund të përdoren edhe folje stative, të cilat normalisht nuk përdoren në formën e vazhduar. P.sh.: This is a book containing jokes. (This is a book which contains jokes.) “Ky është një libër (që) përmban shaka. (Ky është një libër që/i cili përmban shaka.)” Sifjalia me pjesore të shkuar mund të zëvendësojë një fjali përcaktore me folje të shtjelluar në formën pësore. Përbërësi emëror përpara pjesores së shkuar është njëkohësisht dhe kundrina e tij: This is the best book written by Hemingway. (This is the best book that was written by Hemingway. Hemingway wrote his best book.) “Ky është libri më i mirë i shkruar nga Heminguej. (Ky është libri më i mirë që është shkruar nga Heminguej.)” Sifjalitë me –ing mund të jenë të domosdoshme për strukturën e fjalisë, pra të jenë në rolin e plotësorit, ose mund të jenë shtesore, d.m.th. të japin informacion shtesë për veprimin e shprehur nga sifjalia kryesore. Në rastin e dytë, ato dalin të veçuara. Eliminimi i sifjalisë me –ing nga struktura e fjalisë në këtë rast nuk sjell humbje të kuptimit gramatikor të fjalisë. Së pari, do të hulumtojmë sifjalitë plotësore, pastaj ato të veçuarat.

Sifjalitë me –ing në rolin e plotësorit kryejnë një sërë funksionesh. Në përgjithësi, ato plotësojnë një folje aspektore në fjalinë kryesore, p.sh.: begin (filloj), start (nis), stop (ndaloj). Megjithatë, sifjalitë plotësore me –ing përdoren gjithashtu në ligjëratë të zhdrejtë, si dhe për të shprehur gjendje konjitive, perceptime, emocione etj. Pozicioni i tyre tipik është pas predikatit. Në këtë pozicion ato mund të drejtohen nga një folje ose nga një mbiemër predikativ në sifjalinë kryesore.

Page 110: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

91

4.6.4. Sifjalitë me –ing në pozicion postpredikativ të drejtuara nga një folje

Foljet që drejtojnë sifjali me –ing në pozicion postpredikativ ndahen në këto klasa semantike kryesore:

1. Folje aspektore ose të mënyrës: begin -filloj, keep - vazhdoj, delay – vonoj, go around/on – vazhdon, spend time – kaloj kohë, start – filloj, stop – ndaloj, finish – mbaroj, hesitate – ngurroj, be done – mbaroj;

2. Folje të komunikimit: suggest - sugjeroj, talk about – flas për, acknowledge - pranoj, complain about/ of – ankohem për, mention - përmend, propose - propozoj, recommend - rekomandoj, renounce – heq dorë, report - raportoj, talk sbinto – bind dikë për, urge - nxit, be warned about – paralajmëroj për, discuss - diskutoj, emphasize - theksoj, insist on – këmbëngul për, mention – përmend;

3. Folje kognitive: consider - konsideroj, decide about – vendos për, believe in – besoj në, conceive of - konceptoj, concentrate on – përqendrohem në, consider – mar në konsideratë, contemplate - meditoj, decide about – vendos për, forget about – harroj për, recall - sjell në kujtesë, mean – dua të them, recognize - njoh, study - studioj, and think about/ of – mendoj për.

4. Folje të perceptimit: see - shoh, imagine – përfytyroj, dream of – ëndërroj për, envisage - përfytyroj, envision - përfytyroj, experience - përjetoj, imagine - imagjinoj, picture – përfytyroj, feel - ndiej, notice - vërej, observe – vë re, overhear – më kap veshi, overlook – vë re, perceive - perceptoj, sense - nuhas, smell – marr erë, spot - dalloj, visualize - përfytroj, watch – shikoj.

5. Folje të gjendjes emocionale: like - pëlqej, detest - urrej, worry about – shqetësohem për;

6. Folje përshkruese: be used for – përdoret për, describe - përshkruaj, find – gjej; 7. Folje që shprehin përpjekje, lehtësim apo pengesë: try - përpiqem, prevent -

parandaloj, assist in – asistoj në; 8. Folje të miratimit apo kundërshtisë: permit - lë, allow - lejoj, agree to – jam

dakord; 9. Folje të shmangies e të detyrimit: avoid - shmang, resist - rezistoj, be stuck with

– ngec në; 10. Folje që shprehin sulm, ndëshkim a ndjesë: accuse of – akuzoj për, catch - kap,

apologize for – kërkoj ndjesë për, condemn – dënoj; 11. Folje që shprehin një veprim të nevojashëm: need – kam nevojë, want - dua.

Page 111: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

92

Për sa i përket ndërtimit strukturor, sifjalitë plotësore me –ing në pozicion post predikativ gjenden në dy gjedhe sintaksore: (1) folje + sifjali me –ing, dhe (2) folje + përbërës emëror + sifjali me –ing. Në gjedhen 1 kryefjala gramatikore e sifjalisë kryesore është në të njëjtën kohë edhe kryefjalë e nënkuptuar e sifjalisë së varur me –ing. Përkundrazi, në gjedhen 2 sifjalia kryesore dhe sifjalia e varur me –ing kanë kryefjalë të ndryshme. Kryefjala logjike e sifjalisë së varur me –ing është një përbërës emëror i cili korrespondon me kundrinën e drejtë të sifjalisë kryesore. Konkretisht: Gjedhja 1: folje + sifjali me -ing Kjo gjedhe realizohet me folje si begin (filloj), remember (kujtoj) etj.: a) He began paging through old newspapers.

“Ai filloi të shfletonte gazetat e vjetra.”

b) I remember reading this book. “Më kujtohet që e kam lexuar këtë libër.”

Gjedhja 2: folje + përbërës emëror+ sifjali me -ing Kjo gjedhe realizohet me folje si see (shoh), find (gjej) etj.: a) I saw Mary buing milk.

“Unë pashë Merin duke blerë qumësht.”

b) They found the baby sitting on the table. “Ata e gjetën bebin ulur mbi tavolinë.”

Në shembujt (a, b) të gjedhes 1, kryefjalë janë përbërësit ai dhe unë, të cilët janë njëkohësisht edhe kryefjalë të sifjalisë së varur me –ing. Ndërkaq, në shembujt (a, b) të gjedhes 2 përbërësit emërorë Meri dhe bebi në aspektin logjik korrespondojnë me kundrinën e drejtë të sifjalisë kryesore123.

4.6.4.1. Foljet drejtuese të sifjalive me –ing sipas kuptimit semantik

Klasifikimi semantik i foljeve drejtuese të sifjalive me –ing në disa raste ndryshon nga klasifikimi i bërë për sifjalitë me infinitiv. Klasifikimi ndryshon kur ka ndryshime në kuptimin e sifjalisë me formë të pashtjelluar foljore. Kështu p.sh., folja want (dua) tregon 123 D. Biber et al., Longman Grammarof Spoken and Written English, Harlow: Pearson Education Limited, 1999, f. 740.

Page 112: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

93

një veprim të kërkuar kur ndiqet nga një sifjali me –ing, por tregon dëshirë kur ndiqet nga sifjali me infinitivin to.

Foljet më të shpeshta që drejtojnë sifjalitë me –ing janë: keep (vazhdoj), start (filloj), see (shikoj), go (shkoj), stop (ndaloj, pushoj), beging (filloj). Kjo shprehet qartë edhe në grafikun e mëposhtëm124:

1. Folje aspektore ose të mënyrës (Aspect and manner) Sifjalitë me –ing zakonisht kontrollohen nga folje aspektore ose që shprehin

mënyrën e kryerjes së veprimit. Sifjalitë me –ing me këto folje përçojnë kuptimin e aspektit të vazhduar, pra të një veprimi në vazhdim e sipër që është në progres për një kohë të përcaktuar. Foljet aspektore tregojnë nëse veprimi i përshkruar në sifjalinë me –ing sapo ka filluar, po vazhdon apo është duke përfunduar. Foljet aspektore janë të zakonshme në sifjalitë me –ing sepse kuptimi i tyre lidhet me përcaktimin e kufijve kohorë të veprimit që realizohet në fjalinë e nënrenditur, që mund të jetë pika e fillimit (start – filloj, postpone – shtyj për më vonë), pika e mbarimit (stop –ndaloj, quit – heq dorë), ose progresi i tyre (keep on – vazhdoj, continue – vazhdoj, resume – rifilloj).

a) Emma keeps trying to persuade me to go with her. “Ema vazhdon të përpiqet të më bindë që të shkoj me të.”

b) She'll keep on following you around. “Ajo do të vazhdojë të të ndjekë nga pas.”

c) Sometimes he went on working for his book all day long. 124 Grafiku është marrë nga D. Biber et al., Longman Grammarof Spoken and Written English, Harlow: Pearson Education Limited, 1999, f. 741.

Page 113: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

94

“Ndonjëherë ai vazhdonte të punonte për librin e tij gjatë gjithë ditës.”

d) He delayed telling his mother the truth. “Ajo ia vonoi së thëni të vërtetën nënës së tij.”

e) It was a bad decision to postpone building the new school. “Ishte vendim i keq të shtyje ndërtimin e shkollës së re.”

Foljet e kësaj klase semantike realizohen sipas të dyja gjedheve, përkatësisht:

(1) Folje + sifjali me –ing: burst out (filloj papritur të/ shpërthej në të qeshura a të qara), cease (ndaloj), commence (filloj, nis), continue (vazhdoj), delay (vonoj), be done (mbaroj), finish (mbaroj), hesitate (ngurroj), postpone (shtyj për më vonë), quit (heq dorë), remain (mbetem), resume (rifilloj), stand;

a) I can’t stand loosing you. “Nuk e duroj dot të të humbas.”

b) He continued talking to me. “Ai vazhdoi të më fliste.”

c) After they finished eating, she rose from her chair. “Pasi mbaruan së ngrëni, ajo u ngrit nga karrigia.”

(2) Folje + përbërës emëror + sifjali me –ing:delay (vonoj), postpone (shtyj për më

vonë). The fog delayed the plane’s landing. “Mjegulla vonoi uljen e avionit.”

2. Folje të komunikimit Foljet e komunikimit nuk janë shumë të zakonshme në sifjali me –ing. Ato

prezantojnë ligjëratën e zhdrejtë dhe realizohen sipas të dyja gjedheve sintaksore:

(1) Folje + sifjali me –ing: acknowledge (njoh, pranoj), complain about/ of (ankohem për diçka a dikë), mention (përmend, zë në gojë), propose (propozoj), recommend (sugjeroj, rekomandoj), renounce (heq dorë nga, refuzoj, nuk pranoj),

Page 114: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

95

report (raportoj, njoftoj, kallëzoj), suggest (sugjeroj), talk about (flas për), talk sb into (ia mbush mendjen dikujt të), urge (nxit), be warned about/ warn sb about (paralajmërohem për/ paralajmëroj dikë për);

(2) Folje + përbërës emëror + sifjali me –ing:acknowledge (njoh, pranoj), complain

about/ of (ankohem për diçka a dikë), discuss (diskutoj), emphasize (theksoj), insist on (këmbëngul për), mention (përmend), propose (propozoj), recommend (rekomandoj, sugjeroj), report (raportoj, njoftoj, kallëzoj), suggest (sugjeroj), talk about (flas për), be warned about/ warn sbabout (paralajmërohem për/ paralajmëroj dikë për).

a) She complained of feeling sick.

“Ajo u ankua se ndjehej sëmurë.”

b) They talked about building a new store. “Ata folën për ndërtimin e një dyqani të ri.”

c) He had never mentioned having a child. “Ai nuk e kishte përmendur kurrë që kishte një fëmijë.”

d) The woman has won a legal judgement forbidding anyone from sharing her photos online. “Gruaja ka fituar një vendim ligjor që i ndalon të gjithë të shpërndajnë fotot e saj në internet.”

e) The team reported finding important data about obesity. “Skuadra raportoi gjetjen e të dhënave të rëndësishme për obesitetin.” 3. Foljet e konjicionit (cognition) Foljet e konjicionit tregojnë që përmbajtja e sifjalisë me –ing shpreh një gjendje a

proces mendor125. Folja më e zakonshme e këtij grupi është remember (kujtoj, mbaj mend):

I remember telling you that. “E mbaj mend që ta tregova atë gjë.”

Foljet e konjicionit realizohen sipas këtyre gjedheve strukturore:

125 Termi anglez cognition në shqipe është ngulitur në formën konjicion.

Page 115: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

96

(1) Folje + sifjali me –ing: believe in (besoj në), conceive of (konceptoj), concentrate on (përqendrohem në), consider (marr parasysh, konsideroj), contemplate (mendoj, sjell ndër mend), decide about (mendohem për),forget about (harroj), mean (e kam me gjithë mend), recall (sjell në kujtesë, kujtoj), study (studio), think about/ of (mendoj për diçka a dikë);

(2) Folje + përbërës emëror + sifjali me –ing:believe in, conceive of, concentrate on,

consider, contemplate, decide about, forget about, recall, recognize, think about/ of.

a) I was thinking of doing a shower. “Unë po mendoja të bëja një dush.”

b) We don’t believe in hitting children. “Ne nuk besojmë në të rrahurit e fëmijëve.”

c) We will consider building a new hospital for the city. “Ne do ta marrim në konsideratë ndërtimin e një spitali të ri për qytetin.”

d) I can't recall meeting Edd before. “Nuk më kujtohet që ta kem takuar Edin më parë.” 4. Foljet e perceptimit Foljet e perceptimit shprehin perceptime shqisore. Ato realizohen sipas të dyja

gjedheve sintaksore. (1) Folje + sifjali me –ing: dream of (ëndërroj për), envisage (përfytyroj), envision

(përfytyroj), experience (përjetoj), imagine (imagjinoj), picture (përfytyroj, pikturoj në mendje);

(2) Folje + përbërës emëror + sifjali me –ing:dream of (ëndërroj për), envisage (përfytyroj), envision (përfytyroj), experience (përjetoj), feel (ndiej), imagine (imagjinoj), notice (vërej), observe (vëzhdoj), overhear (dëgjoj padashur), overlook (nuk arrij të shoh, shikoj nga lart), perceive (perceptoj), picture (përfytyroj, pikturoj në mendje), sense (ndiej), smell (nuhas), spot (dalloj), visualize (imagjinoj, përfytyroj), watch (shikoj, vëzhgoj).

a) Mary heard it going beep beep.

“Meri e dëgjoi që bëri pip-pip.”

b) She was seen running away from the scene of the crime. “Ajo ishte parë duke u larguar me vrap nga skena e krimit.”

Page 116: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

97

c) The doctor could feel the blood running through his veins again. “Mjeku mund t’ia ndjente gjakun duke i kaluar përsëri nëpër vena.”

d) Eva pictured herself living in a big house. “Eva e përfytyroi veten duke jetuar në një shtëpi të madhe.”

e) I saw her face and I sensed something going on. “Pashë fytyrën e saj dhe nuhata që po ndodhte diçka.” 5. Foljet që shprehin gjendje emocionale (të pëlqimit ose mospëlqimit) Foljet që shprehin gjendje emocionale shprehin emocione pozitive (enjoy, like,

prefer, welcome etj.) ose emocione të spektrit të kundërt (detest, endure, hate, loathe, regret, resent etj.) ndaj përmbajtjes së sifjalisë që përmban predikatin me –ing. Këto folje njihen ndryshe edhe si folje të pëlqimit ose mospëlqimit. Grupi i foljeve të këtij tipi semantik, që drejtojnë sifjalitë me –ing është mjaft i madh. Ato kanë strukturën (1) folje + sifjali me –ing, ose strukturën (2) folje + përbërës emëror + sifjali me –ing. Më konkretisht:

(1) Folje + sifjali me –ing: bear (duroj), care for (kujdesem, interesohem), be concerned about (jam i shqetësuar për), celebrate (festoj), count on (mbështetem, kam besim te), delight in (gjej kënaqësi në), deplore (qaj, më vjen keq), detest (urrej), dislike (kam zët), dread (druhem, tmerrohem), endure (duroj), enjoy (pëlqej), favor (favorizoj, përkrah), fancy (pëlqej), hate (urrej), like (pëlqej, dua), loathe (neverit), love (pëlqej shumë), mind (kujdesem), miss (më merr malli), prefer (parapëlqej), regret (pendohem, më vjen keq), relish (pëlqej), resent (kam zët), can't stand (nuk e duroj), tire of (jam i lodhur nga), tolerate (duroj, toleroj), welcome (i mirëpritur), worry about (shqetësohem për):

a) I enjoy working with you. “Mua më pëlqen të punoj me ju.”

b) I hate talking to her like that. “E urrej t’i flas asaj në atë mënyrë.”

c) He loves singing old songs. “Ai ka shumë qejf të këndojë këngë të vjetra.”

d) He cant’t stand meeting her again. “Ai nuk e duron dot ta takojë atë përsëri.”

Page 117: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

98

e) They always enjoyed visiting their friends. “Atyre gjithmonë u ka pëlqyer t’u bëjnë vizita shokëve.”

f) Do you fancy going for a walk? “Të pëlqen të dalim për një shëtitje?”

g) I wouldn’t mind having some fish and chips. “Nuk do të më vinte keq të haja peshk me patate.”

(2) Folje + përbërës emëror + sifjali me –ing: admire (admiroj), bear (duroj), care for (kujdesem, interesohem), be concerned about (jam i shqetësuar për), celebrate (festoj), count on (mbështetem, kam besim), delight in (gjej kënaqësi në), deplore (qaj, më vjen keq), detest (urrej), dislike (kam zët), dread (druhem, tmerrohem), endure (duroj), enjoy (pëlqej), favor (favorizoj, përkrah), fancy (pëlqej), hate (urrej), be interested in (kam interes për), like (pëlqej, dua), loathe (neverit), love (pëlqej shumë), mind (kujdesem), miss (më merr malli), prefer (parapëlqej), regret (pendohem, më vjen keq), relish (pëlqej), resent (kam zët), can't stand (nuk e duroj), tire of (jam i lodhur nga), tolerate (duroj, toleroj), want (dua),welcome (mirëpres), worry about (shqetësohem për):

a) I admire you for taking the time to answer to all the fans. “Unë të admiroj që more kohë për t’iu përgjigjur të gjithë admiruesve të tu.”

b) Ann didn’t enjoy Edd coming to visit her. “Anës nuk i pëlqeu që Edi erdhi për ta vizituar atë.”

c) He is tired of you telling him what to do all the time. “Ai është lodhur me ty që i thua çfarë të bëjë tërë kohës.”

d) I deeply resent you implying that I would be involved in anything like that. “E kam shumë zët që ti lë të kuptohet se unë jam përfshirë në ndonjë gjë të tillë.”

6. Foljet përshkruese Foljet përshkruese, nga vetë emërtimi i tyre, përshkruajnë fakte a rezultate të

shprehura nga sifjalia me –ing. Këto folje përbëjnë një grup të madh dhe realizohen sipas dy tipave strukturorë: (1) folje + sifjali me –ing, (2) folje + përbërës emëror + sifjali me –ing. T’i shohim me radhë.

(1) Folje + sifjali me –ing: amount to (përblidhet), be associated with (shoqërohet me), be based on (mbështetet në), consist of (përbëhet nga), describe

Page 118: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

99

(përshkruaj), be to do with (lidhet me), be engaged in (angazhohem në), entail (përfshij), be found by (gjendet nga), include (përfshij, përmbaj), involve (përfshij, angazhoj), be involved in (përfshihem në):

a) Paint, glass and wallpaper stores are establishments engaged in selling primarily paint, glass and wallpaper. “Dyqanet e bojës, qelqit dhe letrës së murit janë ndërmarrje që merren kryesisht me shitjen e bojës, qelqit dhe letrës së murit.”

b) My day includes going to work. “Dita ime përmban vajtjen/të shkuarit në punë.”

c) Doing this amounts to cheating! “Të bësh këtë është njësoj si të mashtrosh!”

d) A baby who is left crying for long enough will eventually stop. “Një bebe që lihet të qajë për një farë kohe, më në fund do të ndalojë (së qari).”

(2) Folje + përbërës emëror + sifjali me –ing: associate NP with (shoqëroj PE126 me), base NP on (mbështet PE në), consist of (përbëhet nga), describe (përshkruaj), depict (përshkruaj), detect (dalloj), discover (zbuloj), entail (përfshij), find (gjej, zbuloj), hide (fsheh), highlight (theksoj), identify (identifikoj), ignore (injoroj), include (përfshij, përmbaj), involve (përfshij, angazhoj), involve NP in (përfshij PE in), leave (lë), photograph (fotografoj), record (regjistroj, shënoj):

a) He finds himself aspiring to a more honest life. “Ai e gjen veten duke aspiruar për një jetë më të ndershme.”

b) The job involves me travelling all over the country. “Puna përfshin atë që unë të udhëtoj në gjithë vendin.”

c) She refused to record videos of her doing anything embarrassing. “Ajo refuzoi të regjistronte video të saj duke bërë gjëra të sikletshme.”

7. Folje që shprehin përpjekje, lehtësim apo pengesë Foljet që shprehin përpjekje, lehtësim a pengesë, siç e tregon edhe vetë emërtimi i

tyre, përshkruajnë përpjekjet për të lehtësuar a penguar kryerjen veprimit të realizuar në

126 PE = përbërës emëror

Page 119: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

100

sifjalinë me –ing. Ky grup semantik gjendet gjithashtu në dy struktura sintaksore: (1) folje + sifjali me –ing, (2) folje + përbërës emëror + sifjali me –ing, siç tregohet më poshtë.

(1) Folje + sifjali me –ing: try (përpiqem), assist in/ assist NP in (ndihmoj/ PE në), hinder (pengoj), be achieved by/ achieve NP by (arrihet/ arrij PE duke), adapt to (përshtatem me), (can't) afford (nuk e përballoj dot të), aim at (synoj të), bother/ bother NP over (marr mundimin, bezdis + PE për) cope with (përballoj), deal with (përballoj), discourage (dekurajoj), eliminate (eliminoj), facilitate (lehtësoj), get+ going/ moving (vihem në lëvizje, nisem),handle (përballoj), have (trouble, difficulty) (kam problem, vështirësi), (can't) help (s’kam se si të mos), inhibit/ inhibit NP from (ndaloj), keep NP from (e pengoj të), be obtained by/ obtain NP by (përftoj, shtie në dorë me anë të), overcome (kapërcej), prevent (NP)(from) (parandaloj, pengoj), risk (rrezikoj), save NP from (e shpëtoj nga), succeed in (ia dal me sukses në):

a) The man tried switching on the light. “Burri u përpoq të ndizte dritën.”

b) Teens can’t help texting all the time. “Adoleshentët s’ndalojnë dot së shkruari mesazhe tërë kohës.”

c) Some children have trouble understanding the teacher. “Disa fëmijë kanë probleme për të kuptuar mësuesin (nuk e kuptojnë).”

d) They're aiming at training everybody by the end of the year. “Ata synojnë t’i trajnojnë të gjithë deri në fund të vitit.”

(2) Folje + përbërës emëror + sifjali me –ing: prevent (from) (parandaloj, pengoj), hinder (pengoj), be achieved by/ achieve NP by (arrij duke), adapt to (përshtatem me), (can't) afford (nuk e përballoj dot të), aim at (synoj të),assist in/ assist NP in (ndihmoj në), bother NP over (bezdis + PE për), cope with (përballoj), deal with (përballoj), discourage (dekurajoj), eliminate (eliminoj), facilitate (lehtësoj), get a handle on (kuptoj), (can't) help (s’ka se si të mos), limit (kufizoj), overcome (kapërcej), restrict (ngushtoj, kufizoj), risk (rrezikoj), save NP from (shpëtoj PE nga), support (mbështes):

a) Her parents tried to discourage her from being a singer. “Prindërit u përpoqën ta dekurajonin/t’ia prisnin hovin për t’u bërë këngëtare.”

b) They prevented him from speaking out against injustice. “Ata e ndaluan që të fliste kundër padrejtësive”.

Page 120: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

101

c) They promised to assist me in finding somewhere to live.

“Ata premtuan të më ndihmonin për të gjetur një vend për të banuar.”

d) The policeman saved a little girl from falling into the water. “Polici shpëtoi një vajzë të vogël që të mos binte në ujë.” 8. Folje të miratimit ose të kundërshtimit Foljet e miratimit ose të kundërshtimit shprehin qëndrime të ndryshme pozitive a

negative kundrejt përmbajtjes së sifjalisë me –ing. Ky grup semantik foljesh realizohet sipas dy strukturave sintaksore: (1) folje + sifjali me –ing, (2) folje + përbërës emëror + sifjali me –ing, si më poshtë vijon.

(1) Folje + sifjali me –ing: permit (lejoj), accept (pranoj), agree to (bie dakord të), allow (for) (lejoj), approve of (miratoj), defer (shtyj afatin, vonoj), deserve (meritoj), disagree with (nuk jam dakord me), disapprove of (nuk e miratoj):

a) The paleontologic studies permitted dating the rock unit.

“Studimet paleontologjike lejuan datimin e gurit.”

b) Countries also take steps to persuade children not to accept doing things that are illegal.

“Vendet gjithashtu ndërmarrin hapa për të bindur fëmijët që të mos pranojnë të bëjnë gjëra që janë ilegale.”

c) They do not allow smoking in the bar. “Atanuk lejojnë pirjen e duhanit në lokal.”

d) Several other points deserve mentioning. “Disa pika të tjera meritojnë të përmenden.”

(2) Folje + përbërës emëror + sifjali me –ing: permit (lejoj), accept (pranoj),

accommodate (rregulloj, akomodoj), agree to (jam dakord të), allow (for) (lejoj), approve of (miratoj), disagree with (nuk jam dakord me), disapprove of (nuk e miratoj):

a) I completely disagree with him having adequate warning before being shot. “Nuk pajtohem fare me faktin që ai pati paralajmërimin e duhur para se të qëllohej me plumb.”

Page 121: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

102

b) He doesn't want to be with a girl that won't accept her man being at a night club. “Ai nuk nuk dëshiron të jetë me një vajzë që nuk pranon që burri i saj të shkojë në klube nate”. c) My dad doesn’t approve of me dating an older guy. “Babai im nuk e miraton që unë të dal me një djalë më të madh.”

9. Folje të shmangies dhe të detyrimit Foljet e shmangies dhe të detyrimit përçojnë kuptimin e shmangies, detyrimit a

nevojës së realizimit të veprimit të shprehur në sifjalinë me –ing. Ky grup semantik foljesh realizohet sipas dy strukturave sintaksore: (1) folje + sifjali me –ing, (2) folje + përbërës emëror + sifjali me –ing, siç do të shtjellohen më në detaje në paragrafët në vijim.

(1) Folje + sifjali me –ing: avoid (shmang), escape (from) (arratisem, shpëtoj nga),

evade (dredhoj, shmang), necessitate (kërkoj), neglect (neglizhoj), refrain from (përmbahem, i shmangem), resist (rezistoj), be stuck (with)/ stick NP with (ngecem/ ngec PE në), withstand (duroj, përballoj):

a) I try to avoid listening to such music.

“Unë përpiqem ta shmang të dëgjuarit e një muzike të tillë.”

b) Life requires thinking. “Jeta kërkon të mendohesh.”

c) He can’t resist saying the truth. “Ai nuk i bën dot ballë tundimit për të thënë të vërtetën.”

d) Nicole tries to teach you guys how to escape from going to school. “Nikola përpiqet t’ju mësojë ju vajza si të shpëtoni nga të shkuarit në shkollë.”

e) The bank strongly resisted cutting interest rates. “Banka e kundërshtoi fuqishëm për të ulur përqindjet e interesave.”

(2) Folje + përbërës emëror + sifjali me –ing: avoid (shmang), necessitate (kërkoj),

need (kam nevojë), require (kërkoj), resist (rezistoj), be stuck with/ stick NP with (ngecem/ ngec PE në), withstand (duroj, përballoj): a) I don't need you bullying me.

“Nuk kam nevojë që ti të tallesh me mua.”

Page 122: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

103

b) Resist him standing firm in the faith. “Rezistojini atij duke qëndruar të fortë në besim.”

10. Folje që shprehin sulm, ndëshkim a ndjesë

Foljet që shprehin sulm, ndëshkim a ndjesë përshkruajnë pikërisht këto reagime personale a të përgjithshme ndaj veprimit të shprehur nga sifjalia me –ing. Ky grup semantik foljesh realizohet sipas dy strukturave sintaksore: (1) folje + sifjali me –ing, (2) folje + përbërës emëror + sifjali me –ing.

(1) Folje + sifjali me –ing: accuse NP of/ be accused of (akuzoj PE për/ akuzohme

për), admit (pranoj), admit to (lejoj, pranoj në), apologize for (kërkoj ndjesë për), be arrested for/ arrest NP for (arrestohem për/ arrestoj PE për), be blamed for/ blame NP for (fajësohem për/ fajësoj PE për), be caught (kapem), be cited for/ cite NP for (citohem për/ citoj PE për), condemn (dënoj), confes (to) (rrëfej, pranoj), defend (mbroj), deny (mohoj), forgive (fal), justify (justifikoj),be suspected of/ suspect NP of (dyshohem për/ dyshoj PE për):

a) She admitted causing the dog unnecessary suffering and was fined £1,000.

“Ajo pranoi se i kishte shkaktuar qenit vuajtje të panevojshme dhe u gjobit me £1,000”.

b) He apologized for accusing her falsely. “Ai kërkoi ndjesë që e kishte akuzuar padrejtësisht.”

c) The man denied having stolen the car. “Burri e mohoi që kishte vjedhur makinën.”

d) The girl confessed to having sex with married man. “Vajza rrëfeu që kishte bërë seks me burra të martuar.”

(2) Folje + përbërës emëror + sifjali me –ing: admit to (lejoj, pranoj në), apologize

for (kërkoj ndjesë për), beblamed for/ blame NP for (fajësohem për/ fajësoj PE për), catch (kap, zë), condemn (dënoj), confess to (rrëfej), defend (mbroj), forgive (fal), justify (justifikoj):

a) An Alabama officer caught a grandmother stealing eggs.

“Polici alabamas kapi një gjyshe duke vjedhur vezë.”

b) They condemned her to death for stealing clothes from her employer.

Page 123: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

104

“Ata e dënuan atë me vdekje se i kishte vjedhur rroba pronarit.”

c) Children defend plants by warning animals away. “Fëmijët mbrojnë bimët duke trembur kafshët.”

d) Please forgive me for not dancing with you. “Të lutem më fal që nuk po kërcej me ty.”

e) Ann accused Ben of assaulting her. “Ana e akuzoi Benin se ai e kishte sulmuar.”

11. Folje që shprehin një veprim të kërkuar Grupi i fundit përfshin foljet që shprehin që veprim të kërkuar, si: need (kam

nevojë), require (kërkoj), want (dua). Këto folje e paraqesin veprimin e realizuar nga sifjalia me –ing si një veprim që duhet bërë. Kryefjala e sifjalisë kryesore në këtë nëngrup përkon me kundrinën e nënkuptuar në sifjalisë me –ing. Foljet e këtij grupi realizohen vetëm sipas një strukture sintaksore: folje + sifjali me –ing:

a) Their house needs painting.

“Shtëpia e tyre ka nevojë për lyerje/që të lyhet.”

b) Air conditioner requires fixing. “Kondicioneri duhet rregulluar.”

c) That’s the chair that wanted repairing. “Kjo është karrigia që donte rregullim/kishte nevojë të rregullohej.”

4.7. Pjesoret e veçuara të anglishtes

Pjesoret e shkuara të anglishtes përdoren më shumë se format e tjera të pashtjelluara, për të formuar sifjali të veçuara. Në këtë funksion ato mund dalin në krye të fjalisë dhe në këtë rast ndahen me presje në të shkruar:

a) Rejected by his parents, the boy turned to a life of crime. “I refuzuar nga prindërit, djali iu kthye jetës së krimit.”

b) Singing happily, she left the room.

“Duke kënduar me lumturi, ajo doli nga dhoma.”

Page 124: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

105

Sifjalia e veçuar mund të jetë edhe në mes të fjalisë kur jep informacion shtesë për kryefjalën e fjalisë. Në këtë rast forma e plotë pësore e foljes elipton foljen ndihmëse dhe reduktohet në formën e shkurtuar,siç tregohet edhe në shembujt më poshtë:

1. a. The new building, designed by James, is in the center of the city. “Ndërtesa e re, projektuar nga Xhejmsi, është në qendër të qytetit.” b. The new building that is designed by James, is in the center of the city. “Ndërtesa e re që është projektuar nga Xhejmsi, është në qendër të qytetit.”

2. a. The new building, painted in many colours, attracts many tourists.

“Ndërtesa e re, lyer me shumë ngjyra, tërheq shumë turistë.”

b. The new building, which is painted in many colours, attracts many tourists. “Ndërtesa e re, e cila është lyer me shumë ngjyra, tërheq shumë turistë.”

Kryefjala e sifjalisë me –ed nënkuptohet nga sifjalia kryesore. Sifjalia e veçuar me –ed në të shkruar vendoset midis dy presjeve.

4.8. Sifjalitë me folje të pashtjelluara në rolin e sifjalive rrethanore

Më lart pamë sifjalitë me folje të pashtjelluara të cilat janë në pozicion të domosdoshëm në strukturën e fjalisë, d.m.th. në rolin e plotësorit. Përveç këtij roli, sifjalitë me folje të pashtjelluara mund të jenë edhe shtesore për strukturën e fjalisë. Ato japin informacion shtesë për rrethanat e kryerjes së veprimit të shprehur nga folja kallëzues e sifjalisë kryesore, pra dalin në rolin e sifjalive rrethanore.

4.8.1. Sifjalitë rrethanore me infinitivin to

Sifjalitë rrethanore me infinitivin to shprehin kryesisht qëllim. Ato mund të paraprihen nga lidhëzat shtesore in order (me qëllim) dhe so as (me qëllim):

a) My brother reads to improve his vocabulary. “Vëllai im lexon për të përmirësuar fjalorin.”

b) Mary wanted to go to the shop in order to buy some bread. “Meri donte të shkonte në dyqan me qëllim që të blinte bukë.”

Page 125: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

106

c) Containers shall be secured so as to prevent their displacement by the motion of the means of transport.

“Kontenierët do të sigurohen me qëllim që të parandalohet zhvendosja e tyre nga lëvizja e mjeteve të transportit.” Sifjalitë rrethanore me infinitivin to mund të shprehin edhe rezultatin e një veprimi. P.sh.: Joey Logano led from the start Saturday to win the Xfinity Series race at Bristol Motor Speedway. “Xhoi Logano udhëhoqi që nga fillimi të shtunën për të fituar serinë e garave në pistën e garave të Briston Motor-it.” Sifjalitë rrethanore me infinitivin to mund të jenë edhe të veçuara. Në këtë funksion ato dalin të paravendosura:

To stay healthy, exercise is important. “Për të ruajtur shëndetin, ushtrimet janë të rëndësishme.”

4.9. Lidhëzat nënrenditëse të sifjalive rrethanore me forma foljore të

pashtjelluara

Sifjalitë rrethanore me predikat një formë të pashtjelluar foljore zakonisht nuk paraprihen nga ndonjë lidhëz. P.sh.: a) He had gone there to talk to his father about his estate. “Ai kishte shkuar atje për të folur me babain për pronën tij.” b) Tired of being a fish, she decided to try life as a marmeid for a while. “E lodhur nga të qenit një peshk, ajo vendosi të provnote jetën si sirenë për ca kohë.”

Rrallë mund të ndodhë që sifjalitë me forma të pashtjelluara foljore të paraprihen nga lidhëza: a) When asked by us how they managed to stay together for 65 years, the woman replied, “We were born in a time where if something was broke, you fixed it… not throw it away.” “Kur e pyetëm si arritën të rrinin bashkë për 65 vjet, gruaja u përgjigj: “Ne lindëm në një kohë kur nëse diçka prishej, ti e rregulloje… nuk e flakje tutje.”

b) She likes to have a glass of milk before going to bed.

Page 126: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

107

“Asaj i pëlqen të pijë një gotë qumësht para se të shkojë në krevat.” c) He went to school in order to study English. “Ai shkoi në shkollë me qëllim që të studionte anglisht.” d) We moved house last year so as tobe closer to our children and grandchildren. “Ne ndërruam shtëpi vjet me qëllim që të ishim më afër fëmijëve dhe nipërve e mbesave.” Në shembullin (a) sifjalia me në bazë pjesoren e shkuar asked (pyetur) paraprihet nga lidhëza kohore when (kur). Në (b) sifjalia me në qendër pjesoren e tashme going (duke shkuar) paraprihet nga lidhëza kohore before (para se). Në shembujt (c) dhe (d) sifjalitë me infinitivin to paraprihen nga lidhëzat in order (me qëllim) dhe so as (me qëllim).

Siç duket dhe nga shembujt, sifjalitë rrethanore me forma të pashtjelluara foljore mund t’i paravendosen ose prapavendosen sifjalisë kryesore.

Page 127: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

108

KREU V

FORMAT E PASHTJELLUARA FOLJORE NË GJUHËN SHQIPE

Format e pashtjelluara në shqipen standarde, përbëjnë një sistem, që skematikisht mund të paraqitet me dy tabela identike, ku çdo kundërvënie kuptimore i përgjigjet një kundërvënie formale: Skema 1

Format e pashtjelluara kategoriale

Gerundi Përcjellorja Pjesorja

Kuptimi kategorial Folje/ Emër Folje/ Ndajfolje Folje / Mbiemër

Në skemën 1, në planin kuptimor, gerundi gërsheton (kombinon) tiparet e foljes me të emrit, përcjellorja gërsheton tiparet e foljes me të ndajfoljes, pjesorja gërsheton tiparet e foljes me tiparet e mbiemrit. Skema 2

Format e pashtjelluara kategoriale

Gerundi

Përcjellore

Pjesore

Trajtat e shfaqjes Kallëzore/ rrjedhore Duke/pa Me mbaresë të përparme/ pa mbaresë të përparme

Skema 2 paraqet kundërvënien formale: Trajta e gerundit në kallëzore: të punuar Trajta e gerundit në rrjedhore: së punuari

Page 128: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

109

Trajta e përcjellores pohore: duke punuar Trajta e përcjellores mohore: pa punuar Trajta e pjesores pa mbaresë të përparme: punuar Trajta e pjesore me mbaresë: i/e ...punuar Ky klasifikim është sipas M. Çelikut, skemat janë të A. Riskës127. Për format e pashtjelluara foljore të shqipes do të zbatohet kategorizimi i M. Çelikut në Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe (2010, 2013): Format e pashtjelluara të shqipes

Gerundi Paskajorje e re Përcjellorja Pjesorja

pohore mohore me mbaresë të përparme pa mbaresë të përparme

5.1. Gerundi

Funksionet sintaksore kryesore të gerundit të shqipes, janë funksioni rrethanor dhe funksioni përcaktor. Gerundi del edhe në rolin e kallëzuesorit, të kundrinorit të zhdrejtë me parafjalë dhe si përbërës i kallëzuesit foljor të përbërë128. Në vijim do të t’i hulumtojmë me radhë këto funksione.

5.1.1. Gerundi i rrethanës

Gerundi i rrethanës tregon rrethanën e realizimit të veprimit të shprehur nga folja-kallëzues që e drejton. Rrethanat që përcakton gerundi mund të specifikojnë qëllimin, kohën ose shkakun e realizimit të veprimit të shprehur nga folja drejtuese.

5.1.1.1. Gerundi i qëllimit

Gerundi i qëllimit realizohet me parafjalën për + ish- emër në kallëzore në trajtën të bërë. Kuptimi kryesor i parafjalës për është ai i shprehjes së qëllimit. Sipas Fjalorit të

127 A. Riska, Recension. Mehmet Çeliku, Format e pashtelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe. Buletini shkencor UNIEL, nr. 2, Elbasan, 2000, f. 185-186.

128 M. Çeliku, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe, ILar, Tiranë, 2013, f. 96.

Page 129: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

110

gjuhës shqipe, kuptimi i parë i parafjalës për është të tregojë: “1. Qëllimin a synimin e një veprimi; qëllimin a sendin përse shërben a duhet diçka...”129. Duke qenë se shprehja e qëllimit është kuptimi i parë i parafjalës për, është e kuptueshme që shprehja e qëllimit është kuptimi më i shpeshtë i gerundit.

Gerundi i qëllimit kryen funksionin e rrethanorit të qëllimit në strukturën e fjalisë. Sipas M. Çelikut, rrethanorët e qëllimit në përgjithësi plotësojnë kallëzues foljorë që tregojnë zakonisht lëvizje (shkoj, vij, nisem, eci, dal, kaloj, iki, vrapoj, lëshoj, futem, shpejtoj, ngutem, nxitoj, bredh, rend, lëviz, shëtis, kthehem, kapërcej, ngjitem, rrëshqas, ngrihem, përkulem, u jap këmbëve), folje që tregojnë veprime konkrete (ndërtoj, luftoj, ndihmoj, përpiqem, ndërhyj, thërras, nxjerr, trazoj), por edhe kallëzues foljorë që kanë ngjyrime modaliteti130. Në monografinë për format e pashtjelluara foljore, autori shton edhe disa grupe të tjera foljesh nga të cilat mund të varet gerundi i qëllimit. Kështu, gerundi i qëllimit varet nga folje lëvizore të shoqëruara me emra të pjesëve të trupit të njeriut (ul kokën, tund kokën, ngre sytë, ngas qafën/kokën/dorën, hedh sytë, ndej dorën, përpjek duart, shtrij krahët etj.). Gerundin e qëllimit mund ta drejtojnë folje që tregojnë gjendje statike (qëndroj, rri, ndalem, mbaj këmbët etj.), por edhe folje që e shprehin lëvizjen në kuptim figurativ (derdhem, lëshohem, marr rrugën, marr grykën, çaj rrugë, ia mbath etj.)131. Gjithashtu, gerundi i qëllimit mund të drejtohet jo vetëm nga folje të shtjelluara, por edhe nga forma të pashtjelluara foljore, kryesisht nga një përcjellore apo pjesore132. Studimi ynë përforcon gjetjet e Çelikut. Më poshtë do të trajtohet gerundi i qëllimit mbështetur në studimin konkret që kemi bërë vetë.

Grupi mbizotërues i kallëzuesve nga të cilët varet gerundi i qëllimit realizohet me folje që shprehin lëvizje konkrete apo lëvizje në kuptim të figurshëm, si: vij, eci, hedh, shkel, vë, ngre, zbres, lë, cënoj, dal, mbyll, sjell, patrulloj, shkoj, marr, çoj, mbledh, kapërcej, notoj, ndjek, shpejtoj, zvarritem etj. Këto folje zakonisht janë në rolin e kallëzuesit të thjeshtë, por mund të jenë edhe pjesa e dytë e kallëzuesit të përbërë foljor si në shembujt 2, 4, 13 dhe 14 më poshtë. P.sh.:

1) Nëse njerëz të tjerë kishin ardhur aty për të kërkuar jetë, ata me siguri ishin frikësuar nga shkretëtira e shkëmbinjve dhe më pas ishin larguar përmes detit. (B. Blushi, Shqipëria, 38)

2) Dhe i biri, tek ecte rrugës për të gjetur kalimtarin e panjohur, i trembur prej shkretisë së rrugës, tek kalonte përbri varrezës, e kishte hedhur ftesën brenda

129 Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe (me rreth 41.000 fjalë), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 1980, f. 1415. 130 M. Çeliku, Rrethanori i qëllimit në “Sintaksë e gjuhës shqipe (përbërësit sintaksorë)”, ILAR, Tiranë, 2012, f. 192. 131 M. Çeliku, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe, ILAR, Tiranë, 2013, f. 97-98. 132 Po aty, f. 98.

Page 130: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

111

rrethojës së saj dhe qe larguar me ngut, pa e ditur se ftesa kishte rënë sipër një varri. (I. Kadare, Darka e gabuar, 24)

3) Vende-vende midis shkëmbinjve janë hedhur gurë për të plotësuar boshllëqet, ndërsa hyrja formohet nga faqja e një shkëmbi dhe skaji i ledhit. (Gj. Karaiskaj, 5000 vjet, 13)

4) Askush nuk duhettë ketë shkelur aty për të lënë një kujtim dhe askush nuk duhet të ketë vdekur për të lënë një varr. (B. Blushi, Shqipëria, 25)

5) Ata nuk mendojnë asnjë ditë të jetës së tyre atë që mendon çdo ditë një shpend: se si të ngrihet në ajër për të parë detin. (B. Blushi, Shqipëria, 40)

6) Po zbriste në tokë për të ndryshuar botën. (B. Blushi, Shqipëria,41)

7) Interpretimet e ndryshme nga studiuesit e tjerë, për të mos cënuar rrjedhshmërinë e leximit, janë dhënë në shënimet. (Gj. Karaiskaj, 5000 vjet, 8)

8) Mungojnë kullat dhe në përgjithësi kthesat me kënde të drejta të mureve për të siguruar një mbrojtje anësore. (Gj. Karaiskaj, 5000 vjet, 14)

9) Ancakët e profiluar lindin vonë në fortifikimet antike, megjithëse në origjinë ato janë zhvillim i blloqeve që dalin në mënyrë progresive mbi njëri-tjetrin, për të krijuar qemerin e rremë. (Gj. Karaiskaj, 5000 vjet, 63)

10) Ura mund të ngrihej me litarë sa herë që qyteti do vendoste të mbyllej për të bllokuar hyrjet ose daljet. (B. Blushi, Shqipëria, 44)

11) Dhe Mesdheu ishte i mbushur me anije që patrullonin për të gjetur florinj, grurë, vreshta apo djem për ushtarë. (B. Blushi, Shqipëria, 45)

12) Ai do t’i sillte qytetit ujë për të vaditur tokat dhe përmes tij, barkat tuaja mund të vinin nga porti shumë shpejt, duke sjellë edhe mallrat edhe njerëzit dhe njëkohësisht duke u dhënë atyre një mundësi ikjeje në rast rrethimi. (B. Blushi, Shqipëria, 46)

13) Ata duhej të shpejtonin për të arritur në fshatrat e tyre. (I. Kadare, Kronikë, 22)

14) Hodhi edhe dy-tri hapa përpara, u shtri në bark dhe filloi të zvarritej për të arritur në dushkun e dendur të korijes. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

Page 131: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

112

Foljet lëvizore mund të shoqërohen me edhe emra që tregojnë pjesë të trupit të njeriut, si: kthej kryet, ngre kryet, tund kryet, kthej kokën, zgjas dorën, hedh sytë, ngre sytë, mbyll sytë, ngre fytyrën, afroj fytyrën, ngre supet, vë këmbën, vë pëllëmbën etj.:

1) Tek ikën me vrap, kthen edhe një herë kryet për të parë ftesën që ka rënë dhe zbardh sipër një varri. (I. Kadare, Darka e gabuar, 142)

2) I ndezur nga fjalët e veta, kumtuesi ngriti kryet për të thënë se, në të vërtetë, kishte kohë që ato e kishin marrë në dorë qytetin. (I. Kadare, Darka e gabuar, 76)

3) Hetuesit mik ia ndanin sytë tek tundte kryet për të kundërshtuar veten. (I. Kadare, Darka e gabuar, 113)

4) Ata nuk kthenin as kokën pas për të parë qytetin, që mbeti i vetëm me gurët e tij. (I. Kadare, Kronikë, 23)

5) Kur gruaja e Mane Vocos kish zgjatur dorën për të marrë gotën, e panjohura i kish thënë papritur “pse më dhe ujë me gotë të palarë” dhe ia kishte hedhur gjysmën e gotës në fytyrë. (I. Kadare, Kronikë, 27)

6) Burrat hodhën sytë përreth për të gjetur një vend nga ku mund të zbrisnin. (B. Blushi, Shqipëria, 38)

7) …ngriti sytë përpjetë për të parë kështjellën, humbi çdo shpresë për ta pushtuar atë. (Gj. Karaiskaj, 5000 vjet, 39)

8) Nëse ai sëmuret, askush nuk e sheh duke vuajtur, nëse mendohet askush nuk e ndihmon dot dhe nëse vdes, askush nuk ia mbyll dot sytë për ta varrosur me ceremoninë e duhur. (B. Blushi, Shqipëria, 54)

9) Gjyshja ngriti fytyrën për të parë babanë që qëndronte në këmbë. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

10) Koloneli ia afroi fytyrën, si për të hetuar nëse ishte vërtet doktor Gurametoja i madh përbri tij apo një i panjohur. (I. Kadare, Darka e gabuar, 35)

11) I lidhuri ngriti supet, për të thënë "s'e di". (i. Kadare, Darka e vonuar, 101)

Page 132: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

113

12) Shkëmbinjtë janë shumë të lëmuar dhe nuk kanë gropa të vogla ku mund të vësh këmbën për të zbritur. (B. Blushi, Shqipëria, 39)

13) Disa kalimtarë ndalën dhe, duke vënë pëllëmbët mbi ballë, për t’u mbrojtur nga drita, po kërkonin me sy aeroplanin. (I. Kadare, Kronikë, 124)

Gerundi i qëllimit mund të varet nga folje që tregojnë një veprim fizik konkret, si: ndërtoj, mbjell, prish, godas, përziej, lind, vras etj. Në përgjithësi këto folje dalin si kallëzues të thjeshtë foljorë, por mund të jenë edhe pjesë e kallëzuesit të përbërë (shembulli 1), ose edhe kallëzues të bashkërenditur (shembulli 6). P.sh.:

1. Duhet të ndërtojmë një shkallë në shkëmb për të zbritur. (B. Blushi, Shqipëria, 39)

2. Ata hapën vijat e mbrojtura përmes të cilave uji do shkonte në çdo lagje dhe po ashtu do ujiste tokat që do mbilleshin për të ushqyer qytetin me bukë dhe zarzavate. (B. Blushi, Shqipëria, 43)

3. Në periudhën e parë të pushtimit turk, për vendosjen e garnizoneve të pushtuesit u

përdor një pjesë e mirë e kalave të vjetra ekzistuese, ndërsa kalatë e tjera, që u gjykuan të papërshtatshme, u prishën, për të mos u kthyer në qendra rezistence të popullsisë kryengritëse. (Gj. Karaiskaj, 5000 vjet, 7)

4. Me një fjalë, për sa i përket anës konstruktive, ai është një arkitra fals, kështu që

sulmuesit, të cilët me deshë goditnin arkitraun e portës për të shembur pjesën e murit. (Gj. Karaiskaj, 5000 vjet, 63)

5. Lek Dukagjini i shikonte burrat që ekuilibronin forcat e erës me muskujt e tyre

dhe mendonte se njeriu ka lindur vetëm për të qetësuar natyrën. (B. Blushi, Shqipëria, 31)

6. Atëherë paraja do hynte në qytet duke i detyruar njerëzit të vidhnin dhe të vrisnin për të fituar më shumë para. (B. Blushi, Shqipëria, 46)

Gerundi i qëllimit varet edhe nga folje që shprehin një veprim a përpjekje mendore, si: mendoj, shqyrtoj, vendos, zgjedh, përqendrohem, sjell ndër mend etj. P.sh.:

1) Për të dalë më qartë përhapja dhe rëndësia e ndërtimeve mbrojtëse, janë shqyrtuar edhe kategori të tjera, mjaft që ato të kenë pasur karakter mbrojtës, si banesat dhe manastiret e fortifikuara. (Gj. Karaiskaj, 5000 vjet, 8)

Page 133: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

114

2) Por një ditë, iu desh të vendoste për të vrarë një njeri që kishte vrarë një prift. (B.

Blushi, Shqipëria, 113)

3) Diku bëheshin bisedime, pa dyshim, për kërkesat e gjermanëve, por mendja s'përqendrohej dot për të gjetur se ku mund të bëhej kjo e sidomos kush, me kë, mund ta bënte. (I. Kadare, Darka e gabuar, 20)

4) Për të gjetur të fshehtën, silleshin ndër mend të tjera darka, shumica të pabesa, ngaqë, me sa dukej, ishin ato që, më së shumti, mbaheshin mend. (I. Kadare, Darka e gabuar, 23) Gerundi varet nga folje të komunikimit

Gerundi i qëllimit mund të varet nga folje si them, flas, pohoj, thërras, klith, përshkruaj, përkufizoj, shpreh, tregoj, shpall, shpjegoj, justifikoj, përforcoj (një ide), bëj thirrje etj. Ky grup foljesh përshkruan se si komunikon kryefjala, për këtë arsye në literaturën bashkëkohore njihen si folje të komunikimit. P.sh.:

1) Më solli në vete zëri i nënëmadhes, që po më thërriste për të ngrënë drekë. (I. Kadare, Kronikë, 48)

2) Ai donte të klithte, si atëherë në shtratin studentesk, në gjumë, për të shpëtuar

nga ky makth. (I. Kadare, Darka e gabuar, 35)

3) Interpretimet e ndryshme nga studiuesit e tjerë, për të mos cënuar rrjedhshmërinë e leximit, janë dhënë në shënimet. (Gj. Karaiskaj, 500 vjet fortifikime në Shqipëri)

Gerundi i qëllimit varet nga folje aspektore

Gerundi i qëllimit mund të varet edhe nga folje aspektore, si: vazhdoj dhe nisem. P.sh.:

1) Në bashki vazhdonte mbledhja për të vendosur në se do të hapej kështjella për popullin apo jo. (I. Kadare, Kronikë, 145)

2) Plaka Hanko i mbuloi këta të fundit me duart e saj të thara dhe u nis për të ikur. (I. Kadare, Kronikë në gur, 193)

Page 134: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

115

3) Ata hodhën armët në sup dhe u nisën për të ikur, por në atë kohë kalldrëmi gjëmoi nga hapa te rënda. Ishte një patrullë partizane. (I. Kadare, Kronikë në gur, 204)

Gerundi i qëllimit varet nga kallëzues të realizuar me shprehje foljore

Gerundi i qëllimit mund të plotësojë një kallëzues të realizuar me një shprehje foljore. P.sh.:

1) Megjithatë, xhami më hyri shumë në punë për të parë filma. (I. Kadare, Kronikë, 15)

2) Nusja e pastolisur është shëmtia më e madhe mbi dhe, kiameti, kishte thënë ajo, kur qenë përpjekur t’i mbushnin mendjen për të ikur. (I. Kadare, Kronikë, 208-209)

3) Gjyshja dhe hallë Xhemua po bëheshin gati për të qenë kandidate për plaka jete. (I. Kadare, Kronikë, 211)

4) Mblidheshin disa dhjetëra bjerraditës, që u hanin gjunjët për të rendur dhe mjaftonte një karton, ku të shkruhej "krosi i pranverës", që të niseshin si të lajthitur diku.

Gerundi i qëllimit i paraprirë nga pjesëzat si, sa etj.

Gerundi i qëllimit mund të paraprihet nga pjesëzat si, sa, gjoja, veç etj. Pjesëzat veçojnë dhe theksojnë më shumë gerundin:

1) Si për të vërtetuar fjalët e inxhinierit bombardimet e anglezëve u dendësuan papritur. (I. Kadare, Kronikë, 145)

2) Koloneli ia afroi fytyrën, si për të hetuar nëse ishte vërtet doktor Gurametoja i

madh përbri tij apo një i panjohur. (I. Kadare, Darka e gabuar, 35)

3) Sytë e tij të zbrazët u ngulën mbi hetuesit, si për të marrë vesh diçka. (I. Kadare, Darka e gabuar, 113)

4) Djali qeshi dhe sipër të vërtetuar se fëmijët që kanë jetuar me prindër nuk janë të aftë të mbajnë asnjë sekret, bërtiti: Erdhi Zoti. (B. Blushi, Shqipëria, 13)

Page 135: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

116

5) Një pamje e trishtë e fytyrës së saj, si për të të ardhur keq. (E. Canaj, Kështjella mbi ujanë)

6) Si për të vërtetuar fjalët e inxhinierit bombardimet e englezëve u dendësuan papritur. (I. Kadare, Kronikë në gur, 145)

7) Fërkoi sytë me prapadorën e dridhur, u kollit lehtë, një veprim instinkti sa për të thyer heshtjen, për të krijuar atë çast të volitshëm për fillimin e një bisede më të qetë. (E. Canaj, Kështjella mbi ujanë)

5.1.1.2. Gerundi i shkakut

Gerundi i shkakut krijon marrëdhënie shkak – pasojë me foljen – kallëzues nga e cila varet. Në këto ndërtime gerundi tregon shkakun e realizimit a të mosrealizimit të veprimit të shprehur nga folja drejtuese. Gerundi i shkakut dallohet mirë me pyetjet Për ç’shkak? Për ç’arsye? P.sh.:

1) Për të bërë këtë botë të re, do të derdhet gjak. (I. Kadare, Kronikë në gur, 185)

2) Njeriu lufton për të jetuar. (E. Canaj, Njeriu me nofulla të hekurta)

3) Në pamundësi për tështënë në dorë kapedanin, ata mund të vritnin cilindo burrë që t’u dilte përpara a të kundërshtonte për të mos shkuar paslinjës së dëmtuar. (E. Canaj, Njeriu me nofulla të hekurta)

4) Burrave s'u mbetej gjë tjetër veç të kthenin kryet mënjanë, për të mos ia plasur vajit bashkë me gratë, që, si gra që ishin, qanin ndërkaq. (I. Kadare, Darka e gabuar, 15)

5) Ata nuk kthenin as kokën pas për të parë qytetin, që mbeti i vetëm me gurët e tij. (I. Kadare, Kronikë në gur, 23) Gerundi i shkakut ka frekuencë shumë më të vogël përdorimi në krahasim me

gerundin e qëllimit. Shpesh marrëdhëniet shkakore ndërthuren me marrëdhënie qëllimore dhe nuk është e lehtë të bëhet dallimi midis tyre. P.sh.:

6) Tek u kthye për të ikur, Gurametos iu duk se dëgjoi emrin e Gurametos së vogël,

por s'qe i sigurt. (I. Kadare, Darka e gabuar,61)

Page 136: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

117

7) E la pikërisht atje dhe zbriti në qytet ndaj të mugëtit për të mos u rënë në sy përndjekësve. (E. Canaj, Njeriu me nofulla të hekurta)

8) Ai pati marrë një udhëtim krahinave të Lumit së bashku me H. Sebepi për të mbledhur mësuesit e krahinës për shumimin e shkollave. (E. Canaj, Njeriu me nofulla të hekurta)

5.1.2. Gerundi përcaktor

Gerundi përcaktor varet zakonisht nga emra si: shpresë, dëshirë, qëllim, mundësi, arsye, kohë, pasion, rast, hall, urdhër, mundim, përpjekje, tundim etj. Përdorimi i gerundit në këtë funksion ka denduri të madhe. P.sh.:

1) - Vetëm shpresa për të parë të birin e mbajti gjallë gjer këtu! - tha njëri nga partizanët. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

2) Çdo udhëtari, që e shikonte për herë të parë, qyteti i zgjonte dëshirën për të bërë një krahasim. (I. Kadare, Kronikë në gur, 1)

3) Qëllimi i Lek Dukagjinit për të krijuar një shtet, që bota nuk e kishte njohur kurrë më parë, ishte i njëjtë me atë të çdo krijuesi. (B. Blushi, Shqipëria, 12)

4) Ne do t’i japim botës një mundësi për të qenë e lumtur. (B. Blushi, Shqipëria, 26)

5) Burrit i duket se familja është pronë e tij dhe atëherë ai humbet çdo arsye tjetër për të punuar. (B. Blushi, Shqipëria, 22)

6) Njerëzit duhet të çlirohen nga nevoja për të qenë të bukur, apo për të mbajtur sende të bukura që konsiderohen më të vlefshme se të tjerat. (B. Blushi, Shqipëria, 24)

7) Ndryshimi i botës e ka shtuar pasionin e njerëzve për të udhëtuar dhe nëse ata nuk arrijnë dot atje ku ishin nisur, kjo vjen nga gabimet e shpeshta që bëjnë kur u duhet të llogarisin përpikërinë e gabimeve të Zotit. (B. Blushi, Shqipëria, 30)

8) Tani është koha për të vendosur. (B. Blushi, Shqipëria, 138)

9) Njerëzit iknin dhe hapnin fjalë se kushdo që kishte një hall për të zgjidhur mund të merrte përgjigje te Lek Dukagjini. (B. Blushi, Shqipëria, 111)

Page 137: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

118

10) E meqë për hir të shembullit që flet për marrëdhënien e popujve me Zotin, ia vlen

të merren shqiptarët si rast për të dëshmuar mungesën e kujdesit të barabartë dhe të dashurisë tekanjoze të Zotit për popujt e ndryshëm… (B. Blushi, Shqipëria, 144)

11) …ajo nuk meritonte t’i krijoje kushte të përshtatshme për t’u kënaqur dhe për tëjetuar tepër. (B. Blushi, Shqipëria, 144)

12) Nga shtabi i çetës erdhi urdhri për të shkuar në fshatin më të afërt, pasi kishte një ditë që nuk kishim ngrënë. (D. Agolli, Njerëz të krisur, 3)

13) Torturës së përfytyrimit të njeriut që mban në duar kokën evet dhe e ha, i shtohej mundimi për të kuptuar se si njeriu mund të hajë kokën e vet, kur dihet që çdo gjë hahet me dhëmbë dhe dhëmbët vetë ndodhen në kokën e dënuar. (I. Kadare, Kronikë, 73)

14) Ai filloi përpjekjet për të ndërtuar një aeroplan. (I. Kadare, Kronikë, 93)

15) Tundimi për të goditur qiellin, bëhej sidomos i fortë gjatë fluturimeve të avionëve të panjohur. (I. Kadare, Kronikë, 124)

16) Pas mpirjes së parë, kur pas ëndrrës për të qenë në majë, qyteti po binte në gropë të botës, pyetjet binin si breshër: pse? (I. Kadare, Darka e gabuar, 81)

17) Guximi për të kërkuar lirim pengjesh nga të vinte? (I. Kadare, Darka e gabuar, 113)

18) Dashuria për këtë kafshë më ka lënë shumë net pagjumë dhe ka mbushur një pjesë të madhe të ëndrrave dhe të poezive të mija të rinisë, ku dhelpra ishte simbol i kurajës për të jetuar vetëm dhe i zgjuarsisë për ta kthyer vetminë në lumturi. (B. Blushi, Shqipëria, 188)

Gerudi përcaktor mund të varet edhe nga përemra:

1) S’ka asgjë për të treguar. (I. Kadare, Kronikë, 47)

2) Dukej sikur kishin diçka për të na thënë, por s’mundeshin e s’mundeshin dot. (I. Kadare, Kronikë, 225-226)

Page 138: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

119

5.1.3 Gerundi në funksion kallëzuesor

Gerundi mund të plotësojë njëkohësisht një folje të shtjelluar dhe një emër/ përemër në rasën emërore a kallëzore. P.sh.:

1) Në kishë, ku digjej një qiri i hollë, u bë gjyqi partizan për të dënuar Azemin, admiruesin e këngës dhe qejfliun e vajzave. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

2) Një copë rrugë kërkoi një çezmë për të larë duart, por s'i kujtohej asnjë e tillë. (I. Kadare, Darka e gabuar, 61)

3) Herr Gurameto, nuk kam bërë dy mijë kilometra fluturim ajror për të dëgjuar përçartje në një shpellë të mesjetës. (I. Kadare, Darka e gabuar, 102)

4) Kam hak për të marrë… (E. Canaj, Njeriu me nofulla të hekurta)

5) A e di se ke gjak për të shlyer dhe dora jote vë gjak mbi gjak? (E. Canaj, Njeriu me nofulla të hekurta)

6) Ke shumë (=gjëra, shën. ynë) për të treguar? (I. Kadare, Kronikë në gur, 167)

7) Ç’keni për të më thënë, ma thoni. (E. Canaj, Kështjella mbi ujanë)

8) Ç’patëm për të thënë, t’i thamë. (E. Canaj, Kështjella mbi ujanë)

9) Ç’ke për të thënë? (I. Kadare, Kronikë në gur, 206)

5.1.4. Gerundi në funksionin e kundrinorit të zhdrejtë

Gerundi në funksionin e kundrinorit të zhdrejtë del në rolin e kundrinorit me parafjalë. Në këtë funksion, gerundi varet nga një mbiemër, ndajfolje ose emër.

Mbiemrat nga të cilët varet gerundi në përgjithësi tregojnë aftësi fizike a intelektuale, cilësi morale, ose paaftësi133. Mbiemra të tillë janë: i mjaftueshëm, i vetmuar, i plakur, i qetë, i dashur, i vjetër, i rëndë, i vogël, i denjë, i paktë, i pafuqishëm, i ngathët, i dobët, i paaftë, i kujdesshëm etj. P.sh.:

133 M. Çeliku, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe, Ilar, Tiranë, 2013, f. 109.

Page 139: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

120

1) Ishin armë të mjaftueshme për ta bindur çdo burrë t’i bindej si baba. (B. Blushi, Shqipëria, 88)

2) Ndoshta prandaj vdiq, mendoi Aleksandri, sepse kishte besim te dashuria megjithëse dukej i vetmuar dhei plakur për ta ushqyer atë me trupin e tij. (B. Blushi, Shqipëria, 269)

3) Ndërsa ajo fliste duke u përpjekur të ishte e qetë dhe e dashur për ta ëmbëlsuar sadopak kundërshtimin e vet... (B. Blushi, Shqipëria, 85)

4) Ishte tepër e bukur për të qenë e vërtetë, megjithatë teksti ishte aty, jo në një, po në dy gjuhë. (I. Kadare, Darka e gabuar, 8)

5) Është tepër i vjetër për të rrëzuar avionët e sotëm. (I. Kadare, Kronikë, 123)

6) Nënëmadhja vinte tek ne një herë në vit ose një herë në dy vjet, sepse ajo nuk bënte kurrë vizita, nga që ishte tepër e rëndë për të bërë rrugë të gjata. (I. Kadare, Kronikë, 181)

7) Si fillim, Lek Dukagjini do duhej të merrte ushtarë dhe roje, që do mbronin

Shqipërinë, sepse kur të vinin në ishull, fëmijët do ishin ende të vegjël për të mbrojtur vendin e tyre. (B. Blushi, Shqipëria, 47)

8) Kur të ktheheshim në shtëpi dhe shqiptarët të mësonin se ne vramë njeriun që i ka

drejtuar për dhjetëra vjet, do të na vrisnin njëlloj, dhe fëmijët tanë do gjykoheshin brez pas brezi si fëmijët e atyre që vranë të vetmin shqiptar të denjë për të zëvendësuar Zotin. (B. Blushi, Shqipëria, 130)

9) Ajo gjë e gjelbër, e butë që ata sollën, ajo vesë livadhesh dhe ai kumbim zilesh

bagëtish ishin shumë të pakta dhe të pafuqishme për të zbutur sado pak ashpërsinë e tij. (I. Kadare, Kronikë, 23)

10) Këto duken si gjëra të pamundura, por do të vijë një ditë kur kuajt tanë, që lëvizin me shpejtësinë e muskujve të tyre të kufizuar, të duken të ngathët, të dobët dhe të paaftë për ta përballuar konkurrencën e karrocave... (B. Blushi, Shqipëria, 180)

11) Lek Dukagjinit kjo nuk i pëlqente dhe këshilltari ishte treguar i kujdesshëm për ta fshehur pasionin e tij, siç fshihen cenet apo nishanet duke i mbuluar me rroba dhe me çorape. ( B. Blushi, Shqipëria, 275)

Page 140: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

121

Ndajfoljet më të shpeshta nga të cilat varet gerundi kundrinor i zhdrejtë janë gati, vonë, herët etj.:

1) Gjyshja dhe hallë Xhemua po bëheshin gati për të qenë kandidate për plaka jete.

(I. Kadare, Kronikë në gur, 211)

2) Pas njeriut të lidhur zbritën shpejt e shpejt dy ushtarë me helmetë në kokë dhe me armë të ngrehura, gati për të hapur zjarr. (E. Canaj, Njeriu me nofulla të hekurta)

3) Nuk është kurrë vonë për të rënë në peshë. (nga interneti)

4) Është ende herët për të thënë diçka në lidhje me të ardhmen time. (nga interneti)

5) Është herët për të folur për objektivat, pasi skuadrat janë duke bërë ndryshime në radhët e tyre. (nga interneti)

Sipas Çelikut, gerundi kundrinor i zhdrejtë mund të varet edhe nga ndonjë emër si aftësi, mjeshtëri, në moshë etj. P.sh.:

1) Parashikimi i fatit apo aftësia për të paralajmëruar diçka që do të ndodhë janë fjalë që na bëjnë menjëherë të mendojmë për histori të lashta. (nga interneti)

2) Mendoj, se mjeshtëria për të gatuar është një gjë që vjen nga shpirti. (nga interneti)

Gerundi në këtë rol mund të zëvendësohet me ndërtimin për + emër foljor.

5.1.5. Gerundi përbërës i kallëzuesit të përbërë foljor

Gerundi në rolin e kallëzuesit të përbërë foljor del pas foljeve aspektore pushoj, mbaroj: a) Më në fund gruaja pushoi së foluri. b) Kur mbaroi së bëri detyrat, doli për të luajtur me shokët.

Page 141: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

122

5.1.6. Varësia e gerundit

5.1.6.1.Gerundi varet nga një pjesore (ose mbiemër prejfoljor)

Gerundi mund varet jo vetëm nga folje të shtjelluara, siç janë pjesa më e madhe e shembujve të mësipërm, por mund të zgjerojë edhe një pjesore:

1) Nga ledhet prej gurësh dhe trungjesh, të ndërtuar për të krijuar një pengesë të çfarëdoshme. (Gj. Karaiskaj, 5000 vjet, 10)

2) Ato kohe, Lek Dukagjini ishte i pavendosur për të krijuar një sistem mbrojtës të

qytetit. (B. Blushi, Shqipëria, 45)

5.1.6.2. Gerundi varet nga një kallëzues i përbërë

Gerundi mund të zgjerojë një kallëzues të përbërë. Gerundi plotëson pjesën e dytë të kallëzuesit të përbërë:

Ne duhet të ecim në drejtim të cepit të tokës për të gjetur fushën që na duhet për të mbjellë pemët dhe për tëkorrur grurin. (B. Blushi, Shqipëria, 37)

5.1.6.3. Gerundi varet nga një mbiemër

Gerundi varet dendur nga një mbiemër. Mbiemri që drejton gerundin është përgjithësisht në rolin e kallëzuesit emëror. P.sh.:

1) Ishte tepër e bukur për të qenë e vërtetë, megjithatë teksti ishte aty, jo në një, po në dy gjuhë. (I. Kadare, Darka e gabuar, 8)

2) Është tepër i vjetër për të rrëzuar avionët e sotëm. (I. Kadare, Kronikë, 123)

3) Nënëmadhja vinte tek ne një herë në vit ose një herë në dy vjet, sepse ajo nuk bënte kurrë vizita, nga që ishte tepër e rëndë për të bërë rrugë të gjata. (I. Kadare, Kronikë, 181)

Page 142: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

123

4) Gjatësia e saj ishte e mjaftueshme për të ngritur një qytet të madh në mes të

luleve dhe gjelbërimit… (B. Blushi, Shqipëria, 37)

5) Si fillim, Lek Dukagjini do duhej të merrte ushtarë dhe roje, që do mbronin Shqipërinë, sepse kur të vinin në ishull, fëmijët do ishin ende të vegjëlpër të mbrojtur vendin e tyre. (B. Blushi, Shqipëria, 47)

5.1.6.4. Gerundi varet nga një emër

Gerundi mund të varet edhe nga një emër, sidomos nga një emër prejfoljor. Shembujt e dhënë në sythin për gerundin përcaktor e ilustrojnë mirë këtë. Po japim vetëm disa shembuj për të mos përsëritur ato që janë thënë më lart për gerundin përcaktor.

1) Urdhëroj rihapjen e burgut dhe kthimin e të burgosurve për të vazhduar dënimin. (I. Kadare, Kronikë, 114)

2) Çdo udhëtari, që e shikonte për herë të parë, qyteti i zgjonte dëshirën për të bërë një krahasim. (I. Kadare, Kronikë në gur, 1)

3) Qëllimi i Lek Dukagjinit për të krijuar një shtet, që bota nuk e kishte njohur kurrë më parë, ishte i njëjtë me atë të çdo krijuesi. (B. Blushi, Shqipëria, 12)

5.1.6.5. Gerundi varet nga një ndajfolje

Gerundi mund të varet edhe nga një ndajfolje, siç tregohet në shembujt më poshtë:

1) Është herët për të folur për objektivat, pasi skuadrat janë duke bërë ndryshime në radhët e tyre. (nga interneti)

2) Gjyshja dhe hallë Xhemua po bëheshin gati për të qenë kandidate për plaka jete. (I. Kadare, Kronikë në gur, 211)

3) Pas njeriut të lidhur zbritën shpejt e shpejt dy ushtarë me helmetë në kokë dhe me armë të ngrehura, gati për të hapur zjarr. (E. Canaj, Njeriu me nofulla të hekurta)

4) Nuk është kurrë vonë për të rënë në peshë. (nga interneti)

Page 143: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

124

5.1.7. Përdorimi i parafjalës për dhe i pjesëzës “të” të gerundit përpara përbërësve homogjenë

Parafjala për dhe pjesëza të mund të përsëriten ose jo përpara përbërësve homogjenë. P.sh.:

1) Pas një orë në vendin e afishimeve u ngjit një letër e madhe ku ishte shkruar shqip dhe greqisht urdhri i Katanxaqisit për të arrestuar dhe futur në burg rreshterin që kishte goditur statujën. (I. Kadare, Kronikë, 133)

2) Rrugës shtoheshin, pastaj qëndronin në ndonjë shesh për të marrë frymë e për të

brohoritur. (I. Kadare, Darka e gabuar, 67)

3) Kjo nuk ishte veçse parapërgatitje për fazën kulmore. Për të vënë në provë qashtërinë e të burgosurit, siç u tha në fillim, e njëherësh, për ta bindur se ata dinin çdo gjë. (I. Kadare, Darka e gabuar, 107)

5.1.8. Pozicioni i gerundit

Gerundi i varur nga një folje mund të jetë në krye të fjalisë, por më zakonisht, i prapavendoset foljes që zgjeron. P.sh.:

1) Për të gjetur të fshehtën, silleshin ndër mend të tjera darka, shumica të pabesa, ngaqë, me sa dukej. (I. Kadare, Darka e gabuar, 23)

2) Për të treguar se mund të jetohej nën to, madje, gëzueshëm, ishin shtuar festat.

(I. Kadare, Darka e gabuar, 67)

3) Për të sajuar zonja të tjera, shtëpive të mëdha, të vetmet që e dinin atë mjeshtëri, do t'u duheshin dhjetëra a, ndoshta, qindra vjet. (I. Kadare, Darka e gabuar, 78)

4) Mungojnë kullat dhe në përgjithësi kthesat me kënde të drejta të mureve për të siguruar një mbrojtje anësore. (Gj. Karaiskaj, 5000 vjet, 14)

5) Dhe Mesdheu ishte i mbushur me anije që patrullonin për të gjetur florinj, grurë, vreshta apo djem për ushtarë. (B. Blushi, Shqipëria, 45)

Gerundi që zgjeron një emër, mbiemër a ndajfolje vjen pas fjalës që përcakton. P.sh.:

Page 144: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

125

1) Ne do t’i japim botës një mundësi për të qenë e lumtur. (B. Blushi, Shqipëria, 26)

2) Tani është koha për të vendosur. (B. Blushi, Shqipëria, 138)

3) Ishte tepër e bukur për të qenë e vërtetë, megjithatë teksti ishte aty, jo në një, po

në dy gjuhë. (I. Kadare, Darka e gabuar, 8)

4) Është tepër i vjetër për të rrëzuar avionët e sotëm. (I. Kadare, Kronikë, 123)

5) Çdo udhëtari, që e shikonte për herë të parë, qyteti i zgjonte dëshirën për të bërë një krahasim. (I. Kadare, Kronikë në gur, 1)

6) Qëllimi i Lek Dukagjinit për të krijuar një shtet, që bota nuk e kishte njohur kurrë më parë, ishte i njëjtë me atë të çdo krijuesi. (B. Blushi, Shqipëria, 12)

Në ndonjë rast, për të shmangur përsëritjen, gerundi mund të përdoretmë vete:

1) (Dinoja i shkretë, pse shtiu me armë mbi këta qafirë, e pësoi paq. E pse?) Për të mbrojtur nderin.(E. Canaj, Njeriu me nofulla të hekurta)

2) (E kisha mendjen tek kasaphana. Xhexhua duke folur për aeroportin kishte thënë një ditë se fushat dhe bari do të mbuloheshin me çimento. Me çimento të lagët, të rrëshqitshme. Mbi qytetet dhe shtetet një zorre llastiku.) Për të larë gjakun. (I. Kadare, Kronikë, 78)

5.1.9. Paskajorja dytësore

Në funksionet e përshkruara më sipër, togu për + gerund realizohet si një tog i lirë. Sidoqoftë, nuk mungojnë rastet e gramatikalizimit të tij. Në këto raste, bëhet fjalë për lindjen e një paskajoreje dytësore. Çeliku, duke iu referuar M. Gabinskit, e identifikon paskajoren dytësore në këto funksione:

1) në rolin e pjesës emërore të kallëzuesit emëror; 2) si pjesë e ndërtimit pavetor të përbërë nga jam në vetën III njëjës + togu i tipit

për të qeshur që funksionon si fjali pavetore; 3) si pjesë e ndërtimit pavetor të përbërë nga vijnë vetën III njëjës + togu i tipit

për të qeshur që funksionon si fjali pavetore; 4) si pjesë e kallëzuesit të përbërë foljor ose si pjesë e një kryepërbërësi me

ngjyrime modale;

Page 145: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

126

5) si kryefjalë; 6) si pjesë e ndërtimit emfatik të përbërë nga një folje e shtjelluar e paraprirë nga

paskajorja gjegjëse; 7) si pjesë e formës analitike të kohës së ardhme; 8) si pjesë përbërëse e disa ndërtimeve frazeologjike e emfatike134.

1. Paskajorja në rolin e pjesës emërore të kallëzuesit emëror është e përdorur:

1) E pëlqente edhe Tahirin, se në atë kohë nuk ishte për të mos e pëlqyer. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

2) Në qoftë se ishte për të mos shkelur në dërrasë të kalbur, të mos hidhnin asnjë hap përpara. (E. Canaj, Kështjella mbi ujanë)

2. Paskajorja si pjesë e ndërtimit pavetor të përbërë nga jam në vetën III njëjës + togu i tipit për të qeshur që funksionon si fjali pavetore:

1) Është për të vënë duart në kokë. (E folur popullore)

2) Në qoftë se ishte për të mos shkelurnë dërrasë të kalbur, të mos hidhnin asnjë hap përpara. (E. Canaj, Kështjella mbi ujanë)

3) Nuk ishte për të qeshur, siç qe marrë në fillim (punë eskimezësh etj.), por as aq e frikshme, siç qe dukur më pas (e shurdhër, e akullt si mortja). (I. Kadare, Darka e gabuar, 67)

4) Është për të qarë e për të qeshur njëkohësisht. 3. Paskajorja si pjesë e ndërtimit pavetor të përbërë nga vijnë vetën III njëjës + togu i tipit për të qeshur që funksionon si fjali pavetore:

1) Prapa tyre, të ulura nëpër shiltetë e buta, zonjat e agallarëve ankoheshin tani me siguri për erën e fshatarëve që vinte nga rruga, zinin hundët me dorë, zverdheshin, ju vinte për të vjellë. (I. Kadare, Kronikë, 19)

2) Më vinte për të qarë. (I. Kadare, Kronikë, 213)

134 Vep. cit., f. 110-116.

Page 146: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

127

4. Paskajorjasi pjesë e kallëzuesit të përbërë foljor ose si pjesë e një kryepërbërësi me ngjyrime modale:

1) Ështëpër t'u theksuar se, gjatë këtij aktiviteti në skenë u mblodh qeveria e shkollës... (nga interneti)

2) Nuk është për të uruar. (nga interneti)

3) Mos të rëntë e keqja, pa nuk është për të folur. (Ligjërim bisedor) Në këta shembuj shprehet kuptimi modal i domosdoshmërisë: duhet theksuar, nuk duhet uruar, nuk duhet folur.

5. Paskajorja në rolin e kryefjalës:

1) S'do jetë e lehtë për ta zëvendësuar atë. (nga interneti)

2) Ishte e vështirë për të kujtuar atë ngjarje. (nga interneti) 6. Paskajorja si pjesë e ndërtimit emfatik të përbërë nga një folje e shtjelluar e paraprirë nga paskajorja gjegjëse:

1) Erdhi edhe doktori, po për të shpëtuar nuk e shpëtoi dot djalin. (ligjërim i folur)

2) Fqinjët thanë se kishin dëgjuar zhurmë, por për të parë nuk kishin parë gjë. (ligjërim i folur)

3) Për të kërkuar kërkon, por për të dhënë s’të jep. (ligjërim i folur)

7. Paskajorja si pjesë e formës analitike të kohës së ardhme:

3) Një shpirt që ka për të dalë, një sahat e më parë! (E. Canaj, Njeriu me nofulla të

hekurta)

4) E harrove gjakun që ke për të marrë? (E. Canaj, Njeriu me nofulla të hekurta)

8.Paskajorja si pjesë përbërëse e disa ndërtimeve frazeologjike e emfatike:

Page 147: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

128

1) Mos fol në ajër, por fol siç është për të folur. (nga interneti)

2) Nuk bëre një punë për të qenë. (ligjërim bisedor)

3) Doktor Gurametoja i madh ishte, pa dyshim, një mister. Titulli "Guvernator"

s'ishte shumë për të. Ndoshta, guvernatori i Shqipërisë së Madhe. Për të mos thënë i krejt Ballkanit. (I. Kadare, Darka e gabuar, 39)

4) I rrethuar nga zona të gjera, që kishin marrëdhënie të ftohta me të, qyteti ngjante

për to i huaj, për të mos thënë armiqësor. (I. Kadare, Darka e gabuar, 12)

5) Ai iku për të mos u kthyer më kurrë. (=vdiq) (nga interneti)

Page 148: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

129

5.2. Përcjellorja

Forma e përcjellores, në gjuhën shqipe ka dy trajta, pohore dhe mohore. Përcjellorja pohore ndërtohet nga pjesëza duke + pjesore, ndërsa përcjellorja mohore realizohet me pjesën pa + pjesore. Funksionet e përcjellores në gjuhën shqipe janë mjaft të njohura, por kategorizimi i tyre në sistem është bërë nga M. Çeliku.

5.2.1. Përcjellorja pohore

Përcjellorja pohore shpreh një sërë kuptimesh e funksionesh, të cilat janë kryesisht rrethanore.

5.2.1.1. Përcjellorja pohore e rrethanës

Përcjellorja pohore e rrethanës realizon kuptime të kohës, mënyrës, shkakut, qëllimit, kushtit, lejimit, krahasimit e rrjedhimit.

5.2.1.1.1. Përcjellorja pohore e kohës

Përcjellorja pohore e kohës është sinonimike me një sinjali kohore. Ajo përcakton nga ana kohore veprimin e shprehur nga folja drejtuese:

1) Duke futur kokën nën jorgan, unë dëgjoja mbyturazi zhurmën monotone të pikave të shiut mbi çatinë e madhe të shtëpisë sonë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 5)

2) Vetëm unë ndonjëherë, duke luajtur, do t’u dërgoja me anë të pasqyrës një copë qiell të vogël sa një pëllëmbë, që do të lodronte një copë herë mbi gjirin e ujit, si një kujtim i shkurtër i qiellit të madh. (I. Kadare, Kronikë në gur, 6)

3) Duke nxituar të shihte krijesën e vet, ai i bashkoi pesë pikat e gjakut me njëra-

tjetrën dhe në fund kuptoi se kishte vizatuar një yll. (B. Blushi, Shqipëria, 35) Përcjellorja pohore e kohës mund të tregojë:

- Njëkohësi

Veprimi i shprehur nga përcjellorja pohore e kohës realizohet në të njëjtën kohë me veprimin e shprehur nga folja drejtuese. Ajo mund të zëvendësohet me një sifjali kohore të paraprirë nga lidhëza ndërsa (=në të njëjtën kohë kur):

Page 149: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

130

1) Duke zbritur, ndjeja se si nga kubeja po dilte era njerëzore. (I. Kadare, Kronikë

në gur, 145)

2) E dëgjove? – tha duke iu afruar gjyshes. (I. Kadare, Kronikë në gur, 8)

3) E kisha gjetur xhamin në sundukun e vjetër të gjyshes dhe, duke lojtur me të, e vura një ditë në sy. (I. Kadare, Kronikë në gur, 14)

4) Duke u ngjitur nëpër kalldrëmin e rrugës, pamë Javerin dhe Maksutin, djalin e Nazos, që po zbrisnin. (I. Kadare, Kronikë në gur, 18)

5) Duke ngjitur shkallët, dëgjova të qeshurën e tezes së vogël. (I. Kadare, Kronikë në gur, 21)

6) Duke ndjekur me sy nusen e bukur të Nazos, që ishte martuar para tri javësh, Xhexhua i tha diçka me zë të ulët gjyshes. (I. Kadare, Kronikë në gur, 9)

7) Megjithatëduke dalë, njëri prej tyre e pyeti: Nëse fëmijët na pyesin për ju çfarë duhet t’u themi. (B. Blushi, Shqipëria, 26)

8) Duke bredhur me Ilirin në lagjet e sipërme, aty ku kalon kufiri i malit dhe i qytetit, kishim vënë re se prapa linjës së gërmadhave të shtëpive të fundit, që ishin braktisur prej kohësh, kishin dalë kaçubat. (I. Kadare, Kronikë në gur, 41)

9) Duke ecur flija. (I. Kadare, Kronikë në gur, 211)

- Parakohësi

Veprimi i shprehur nga përcjellorja pohore e kohës realizohet para veprimit të shprehur nga folja drejtuese. Ajo mund të zëvendësohet me një sifjali kohore të paraprirë nga lidhëza para se/përpara se:

1) Një ditë, duke dëgjuar se si një grua i tha dy herë rresht fqinjës: “të dalçin sytë” mua m’u kujtuan menjëherë sytë e djalit të Nazos. (I. Kadare, Kronikë në gur, 18) (=dëgjova, pastaj m’u kujtuan)

2) Disa kalimtarë ndalën dhe, duke vënë pëllëmbët mbi ballë, për t’u mbrojtur nga drita, po kërkonin me sy aeroplanin. (I. Kadare, Kronikë në gur, 124) (=vunë pëllëmbët mbi ballë, pastaj kërkonin me sy)

Page 150: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

131

3) Pastaj, ia dha çekiçin përkthyesit, mori me dorën e djathtë një nga tëdy thikat dhe,

duke ngritur befas krahun me një gjest të shpejtë, pothuaj tinzar e nguli thikën në suvanë e kubesë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 143) (=ngriti krahun, pastaj nguli thikën) - Paskohësi

Veprimi i shprehur nga përcjellorja pohore e kohës realizohet pas veprimit të shprehur nga folja drejtuese. Ajo mund të zëvendësohet me një sifjali kohore të paraprirë nga lidhëza pasi:

1) Thonë se pas ca ditësh do të mblidhen gjithë burrat e gratë e qytetit dhe do të

dalin udhëve me flamure e me muzikë duke thirrur e brohoritur “rroftë muti!”. (I. Kadare, Kronikë në gur, 30) (=dolën, pastaj thirrën e brohoritën)

2) Kako Pinua doli duke bërë kryq në dritare... (I. Kadare, Kronikë në gur, 36) (=doli pastaj bëri kryq)

3) Kalimtarë të tjerë ndaluan në rrugë, duke vënë dhe ata pëllëmbët mbi ballë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 125) (=ndaluan, pastaj vunë pëllëmbët mbi ballë)

5.2.1.1.2. Përcjellorja pohore e mënyrës

Përcjellorja pohore e mënyrës tregon mënyrën e kryerjes së veprimit të shprehur nga folja-kallëzues që e drejton. Jo rrallë ajo mund të zëvendësohet me një ndajfolje mënyre. P.sh.:

1) Më tutje, Sokaku i të Marrëve, i verbër e kokëfortë, i sulej rrugës naziqe të Gjimnazit, por kjo në çastin e fundit i bënte bisht goditjes dinakërisht, duke u mënjanuar pak. (I. Kadare, Kronikë në gur, 16)

2) Familja i lidh njerëzit duke u krijuar ndjenjën e pronësisë. (B. Blushi, Shqipëria, 22)

3) Duke kontrolluar ushqimet, duke shmangur mishrat e dëmshëm, vajrat dhe

yndyrat, ne do ta dyfishojmë jetën e njeriut. (B. Blushi, Shqipëria, 23)

4) Punoi duke skalitur shkëmbinjtë një nga një, gjithë ditën,derisa u err. (B. Blushi, Shqipëria, 39)

Page 151: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

132

5) Rruga që ata kishin përshkuar duke ecur mbi shkëmbinj ishte e gjatë dhe e

papërshtatshme. (B. Blushi, Shqipëria, 47)

5.2.1.1.3. Përcjellorja pohore e shkakut

Përcjellorja pohore e shkakut tregon shkakun e realizimit të veprimit të shprehur nga folja drejtuese. Përcjellorja pohore e shkakut është sinonimike me një sifjali shkakore. Ajo mund të zëvendësohet me një sifjali shkakore të paraprirë nga lidhëzat sepse, për shkakse, për arsye se. P.sh.:

1) Duke përfituar nga errësimi i detyruar, kusarët po hapnin çatitë e shtëpive (në këtë qytet pjesa më e madhe e vjedhjeve bëhej gjithmonë nga çatitë). (I. Kadare, Kronikë në gur, 70) (=po hapnin çatitë sepse përfituan nga errësimi)

2) Duke i dhënë liri katit të tretë, qyteti dukej sikur qe penduar dhe kishte shpejtuar të ndreqte gabimin. (I. Kadare, Kronikë në gur, 87) (=ishte penduar që i kishte dhënë liri)

3) Duke kërkuar atë varr, ata kishin ikur drejt jugut, pa u kthyer fare në qytetin tonë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 105) (=kishin ikur drejt jugut sepse kërkonin atë varr)

5.2.1.1.4. Përcjellorja pohore e qëllimit

Përcjellorja pohore e qëllimit tregon qëllimin për të cilin kryhet veprimi i shprehur nga folja drejtuese:

1) Të uritur, të mardhur, ushtarë, civilë, gra me djepe në krahë, pleq, oficerë pa grada, të çmendur, ata trokisnin nëpër dyer duke lypur bukë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 143)(=trokisnin me qëllim që të lypnin)

2) Po të kishe mend në kokë, nuk do të merrje tërë lagjen duke kërkuar para borxh. (ligjërim bisedor) (= për të kërkuar)

5.2.1.1.5. Përcjellorja pohore e kushtit

Përcjellorja pohore e kushtit shpreh marrëdhënie kusht-pasojë:

Page 152: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

133

1) Duke marrë vetëm dhjeta, mund të marrësh medaljen e artë. 2) Duke mbajtur qëndrim asnjanës, nuk rrezikohej humbja. (nga interneti)

5.2.1.1.6. Përcjellorja pohore e lejimit

Përcjellorja pohore e lejimit shpreh marrëdhënie lejore:

1) E kuptonte se edhe duke folur për çështje që nuk kanë të bëjnë fare me të vdekurin, njerëzit në të vërtetë ngushëllonin të afërmit e tij. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

2) Jeta vazhdon qoftë duke buzëqeshur apo duke vajtuar. (nga interneti)

3) Prandaj edhe përpiqemi t`i pëlqejmë atij, qoftë duke banuar në trup, qoftë duke e lënë atë. (Nga Bibla)

4) Dashuria, qoftë duke dhënë ose marrë, është dhurata më e madhe e të gjitha gjërave.

5.2.1.1.7. Përcjellorja pohore e krahasimit

Përcjellorja pohore e krahasimit realizon marrëdhënie krahasore. Ajo ka strukturën përcjellore pohore + ndajfolje në shkallën krahasore + përcjellore pohore:

1) Më shumë fitonte duke vjedhur sesa duke punuar.

2) Trupi dobësohet më shumë duke bërë palestër sesa duke mbajtur dietë.

5.2.1.1. 8. Ndërtimi kallëzore + përcjellore Ndërtimi kallëzore + përcjellore është sinonimik me një sifjali në rolin e

kallëzuesorit të kundrinorit: Mane Vocon e gjeta në rrugë duke ardhur. (I. Kadare, Kronikë në gur, 146)

5.2.1.1.9. Përcjellorja pohore aspektore e ndjekur nga lidhorja

Përcjellorja pohore mund të ndiqet nga një folje në lidhore:

Page 153: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

134

Në shtëpinë tonë pritej ardhja e Xhexhos. Dhe ajo erdhi ashtu siç vinte gjithmonë, duke marrë frymë me zor dhe duke filluar të fliste pa hapur mirë portën me atë zërin e saj me hundë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 28) Ndërtimi përcjellore + lidhore është sinonimik me kallëzuesin e përbërë që ka si pjesë të parë foljet aspektore filloj, zë, nis.

5.2.1.1.10. Përcjellorja pohore me marrëdhënie të bashkërenditëse

1) Xhexhua iku ashtu siç erdhi me atë frymëmarrjen e saj karakteristike, mbështjellë me shifon të zi, duke lënë prapa si përherë pasiguri dhe alarm. (I. Kadare, Kronikë në gur, 31) (= iku siç erdhi dhe la prapa)

2) S’është keq, – tha Isai, duke fshirë syzet, – por, sidoqoftë do të ishte më mirë sikur ta shpjegonim në mënyrë pak më shkencore. (I. Kadare, Kronikë në gur, 34) (= tha Isai dhe fshiu syzet)

Marrëdhëniet bashkërenditëse shprehin ngjyrimet e numërimit, rrjedhimit, sqarimit ose shtesor.

a) Përcjellorja pohore me marrëdhënie numërimi

Përcjellorja dhe folja drejtuese shprehin veprime që ndodhin njëri pas tjetrit:

1) Ilir ziu, – thërriste gruaja e Mane Vocos, duke shkulur faqet dhe duke na ndjekur pas, – Ilir të keqen, hidhe magjinë, hidhe! (I. Kadare, Kronikë në gur, 36) (=thërriste dhe shkulte faqet)

2) Agroni ndaloi makinën, duke pritur që ta shikoja. (nga interneti)

b) Përcjellorja pohore me marrëdhënie rrjedhimore

Përcjellorja pohore me marrëdhënie rrjedhimore tregon pasojën, rrjedhimin e veprimit të realizuar nga folja drejtuese:

1) Pastaj gruaja e kish spërkatur vendin dhe kish ikur shpejt duke ua humbur gjurmët atyre që e ndoqën. (I. Kadare, Kronikë në gur, 27)

Page 154: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

135

2) Gjatë mësimit të anatomisë ky njeri ther mace në sytë e nxënësve, duke tmerruar

kalamajtë e shkretë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 40)

3) Ai e kishte mbuluar katin e tretë me çatitë e gurta, duke e treguar edhe një herë se këtu ishte mbretëria e gurit. (I. Kadare, Kronikë në gur, 87)

4) Zemra më mbushej me krenari kur ai ngrihej nga pista e aeroportit, duke e mbushur luginën me zhurmën e tij madhështore. (I. Kadare, Kronikë në gur, 110)

5) Ata fluturonin në lartësira të mëdha duke lënë pas vetes një zhurmë mospërfillëse. (I. Kadare, Kronikë në gur, 180)

6) Gruaja e Bido Sherifit shkulte faqet, duke lënë në to shenja mielli. (I. Kadare, Kronikë në gur, 135)

c) Përcjellorja pohore me kuptim sqarues

Përcjellorja sqaron më tej veprimin e shprehur nga folja drejtuese:

1) Ato prej kohësh nuk dilnin nga shtëpitë, sepse bota u dukej e mërzitshme, nga që për to, të gjitha ngjarjet, duke përfshirë këtu edhe ngjarjet e mëdha siç janë përmbysjet dhe luftërat, nuk ishin gjë tjetër veçse një përsëritje. (I. Kadare, Kronikë në gur, 31)

2) Mbeteshin shumë pyetje për t’u sqaruar, duke përfshirë edhe pyetjen kryesore: Kush i bën magjitë? (I. Kadare, Kronikë në gur, 31)

3) Mijëra ushtarë dhe qindra kamiona vërtiteshin e vërtiteshin aty gjithë ditën, duke bërë diçka që nga larg dukej si asgjë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 70)

4) Ajo valëviste shifonet e zeza të katënxhikave dhe u nxirrte nga një sumbull loti, që varej, duke u tundur tek cepi i syrit si stoli prej xhami. (I. Kadare, Kronikë në gur, 76)

d) Me kuptim shtesor

Përcjellorja jep informacion shtesë për veprimin e shprehur nga folja drejtuese. Marrëdhëniet shtesore mund të ndërthuren edhe me marrëdhënie të tjera. P.sh.:

Page 155: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

136

1) Djemtë e Aqif Kashahut filluan të përgjonin ditë e natë, duke këmbyer njeri-tjetrin, të fshehur në baxhën e çatisë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 32)

2) Ishte e kuptueshme se tani që nata mbulonte çdo gjë, duke filluar nga kullat e kalasë e të burgut e gjer poshtë në zallin e lumit; (I. Kadare, Kronikë në gur, 33)

3) Duke përfituar nga bombardimet në pranverë, ato kishin bërë një sulm të dëshpëruar kundër shtëpisë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 167)

4) Duke përfituar nga hutimi i përgjithshëm, rrëshqita shkallëve dhe vrapova tek Iliri.(I. Kadare, Kronikë në gur, 182)

5) Punëtorët pinin kafe në këmbë, duke marrë frymë me vështirësi. (I. Kadare, Kronikë në gur, 39)

6) Dhe nuk ishte e rastit që kaçubat sa vinte e bëheshin gjithmonë e më të patrëmbura, duke mbirë aty ku s’e prisje: në mesin e rrugës, pranë çesmës, brenda oborrit, bile njera u përpoq të dalë mu tek pragu i portës. (I. Kadare, Kronikë në gur, 42)

5.2.1.2. Përcjellorja pohore përcaktore

Përcjellorja mund të shprehë marrëdhënie përcaktore. Ajo është sinonimike me një sifjali përcaktore. Përcjellorja përcaktore mund të zëvendësohet me një sifjali përcaktore të paraprirë nga përemrat që/e cila. P.sh.:

1) Duart e saj të thata, duke nxjerrë nga çanta gjithfarë pincash, telash, penjsh,

kutish, i mbushnin fytyrat e nuseve me pikëzime yjesh, degë selvish, shenja qiellore, që notonin të gjitha në misterin e bardhë të pudrës. (I. Kadare, Kronikë në gur, 25)

2) Një pus drite u zgjat befas përpara si një rrëshqanor i tejdukshëm, duke kërkuar

qytetin. (I. Kadare, Kronikë në gur, 71)

3) Do të vejë mend ky milet, moj Selfixhe, apo jo, – thirri Xhexhua duke iu drejtuar gjyshes, sikur kjo të ishte përfaqësuese e qytetit. (I. Kadare, Kronikë në gur, 75)

4) Xhexhua, duke folur për aeroportin, kishte thënë një ditë se fushat dhe bari do të mbuloheshin me çimento. (I. Kadare, Kronikë në gur, 78)

Page 156: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

137

5) Edhe kjo duhej tani, martesa e këtij hermafroditi, – po i thoshte Javerit Isai duke

thithur cigaren në errësirë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 81) 6) O sole mio – psherëtinte si i dalldisur Lame Kareco Spiri, duke u dërguar të

puthura me dorë plakave. (I. Kadare, Kronikë në gur, 121)

7) Kë morën? – pyeti gjyshja duke hapur kanatet e dritares së rrugës. (I. Kadare, Kronikë në gur, 163)

8) Të nesërmen “Bulldoku”, duke fluturuar mbi qytet, hidhte fletushka ngjyra-ngjyra... (I. Kadare, Kronikë në gur, 192)

9) Italia, duke kapitulluar, po spërkatte çdo gjë me baltë, ashtu si rrotat e pasme të një kamioni. (I. Kadare, Kronikë në gur, 198)

5.2.1.4. Togu i gramatikalizuar jam + përcjellore pohore

Në shqipen standarde, togu i gramatikalizuar jam + pjesore, sipas Çelikut, ka kaluar në një formë analitike135. P.sh.:

1) Ishim akoma duke u grindur kur kaloi Javeri dhe na tha me të qeshur. (I. Kadare, Kronikë në gur, 12)

2) Por siç ndodh gjithmonë, kur në trupin e një ngjarje alarmante zë fill fara e një ngjarjeje të re, ashtu midis bisedave për vajzën e Aqif Kashahut dhe për djalin që e kish puthur atë, po përmendeshin gjithmonë e më tepër ca skica të çuditshme që ishte duke bërë shpikësi Dino Çiço. (I. Kadare, Kronikë në gur, 92)

5.2.2. Përcjellorja mohore

Përcjellorja mohore shpreh një sërë marrëdhëniesh e kuptimesh, të cilat do të hulumtohen në vijim. Marrëdhëniet e realizuara mund të jenë me nënrenditje ose me bashkërenditje. Përcjellorja mohore realizon funksione nënrenditëse rrethanore dhe përcaktore.

135 M. Çeliku, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe, Ilar, Tiranë, 2013, f. 167-172.

Page 157: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

138

5.2.2.1. Përcjellorja mohore e rrethanës

Përcjellorja mohore e rrethanës shpreh rrethana të kohës, të mënyrës, të kushtit, të shkakut, të lejimit.

5.2.2.1.1. Përcjellorja mohore e kohës

Përcjellorja mohore e kohës shpreh kuptime të parakohësisë. Veprimi i shprehur prej saj realizohet përpara veprimit të foljes drejtuese. Përcjellorja mohore e kohës është sinonimike me një sifjali kohore të paraprirë nga lidhëzat kohore para se, përpara se. Në strukturën e fjalisë, përcjellorja mohore e kohës mund të dalë e veçuar ose e paveçuar. P.sh.:

1) Dhe, pa e mbledhur veten mirë nga ky vrap i çmendur nëpër qyngj, binin papritur në një burg të thellë e të errët nën tokë, në sterën e madhe të shtëpisë sonë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 3)

2) Dhe ajo erdhi ashtu siç vinte gjithmonë, duke marrë frymë me zor dhe duke filluar të fliste pa hapur mirë portën me atë zërin e saj me hundë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 28)

3) Ja këtë libër do të marr, – i thashë Javerit, pa pare as titullin. (I. Kadare, Kronikë në gur, 56)

4) Ishte herë e parë që njerëzit vrapuan jashtë pa mbaruar alarmi. (I. Kadare, Kronikë në gur, 99)

5) Pa thënë asnjë fjalë, duke vazhduar të qanim me zë, u nisëm me një vrap monoton drejt shtëpisë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 139)

6) (Nazua me nusen trokitën pas pak. Nesër?) Nesër, pa gdhirë mirë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 146)

7) Pastaj, pa dalë nga shpella m’u kthye mua. (I. Kadare, Kronikë në gur, 171)

8) Reja e vogël që kaloi përmes, siç kalon njeriu përmes sheshit të shkretuar nga vapa e mesditës, u tret pa arritur veriun. (I. Kadare, Kronikë në gur, 172)

9) Pa u gdhirë ende e zgjova njeriun që duhej të vrisja dheduke e tërhequr deri te

bashi i anijes i vura duart në grykë dhe e hodha në det. (B. Blushi, Shqipëria, 202)

Page 158: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

139

10) Pa gdhirë mirë, kishin hyrë ca reparte ballistësh. (I. Kadare, Kronikë në gur,

199)

11) Pa lëshuar ende predhën e parë, banorët e qytetit e kishin thithur jo vetëm kumtin, por gjithçka tjetër.(I. Kadare, Darka e gabuar, 16)

12) Pa larë mirë llogaritë me idetë e Nietzche-s, me "perpetuum mobile" dhe prapësitë e tjera, qytetit i duhej të përballej me këtë flamë të errët: zonjat e tij. (I. Kadare, Darka e gabuar, 74)

13) Tek largoheshin, pa dalë ende nga porta kryesore, ku Remzi Kadareja bëhej gati t'u thoshte diçka, sipas tij, tejet të rëndësishme, përfundimi i parë i hetimit ishte marrë vesh. (I. Kadare, Darka e gabuar, 86)

Përcjellorja mohore e kohës mund të realizohet edhe në marrëdhënie bashkërenditëse:

Ata panë sytë tanë të tmerruar, panë dhe Kako Pinon që po shkulte faqet dhe pa e bërë të gjatë e pa kërkuar sqarime të tepërta, filluan kërkimet tek vendi ku kishim drejtuar sytë të gjithë ne. (I. Kadare, Kronikë në gur, 33)

5.2.2.1. 2. Përcjellorja mohore e mënyrës

Përcjellorja mohore e mënyrës tregon mënyrën e realizimit të veprimit të shprehur nga folja drejtuese. Nga materiali i vjelë, rezultoi denduria mjaft e madhe e përdorimit të saj. P.sh.:

1) Unë u ngrita pa bërë zhurmë dhe pashë orën. (I. Kadare, Kronikë në gur, 9)

2) Po ku e di ai çfarë është Zoti, vazhdoi Lek Dukagjini pa e parë këshilltarin në sy. (B. Blushi, Shqipëria, 13)

3) Lek Dukagjini qeshi, pa i lëvizur buzët. (B. Blushi, Shqipëria, 16)

4) Ne do jemi të vetmit që do ta çojmë njeriun në parajsë, pa e detyruar të vdesë. (B. Blushi, Shqipëria, 26)

5) Lek Dukagjini u nis pa i takuar fëmijët. (B. Blushi, Shqipëria, 31)

Page 159: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

140

6) Ai mbeti ashtu pa lëvizur, duke ndjekur bregun që zvogëlohej. (B. Blushi, Shqipëria, 15)

7) Ky sistem mbrojtës me pagesë, do të vazhdonte derisa një ditë fëmijët të rriteshin dhe ta mbronin vetë tokën dhe detin e tyre, pa kërkuar para dhe shpërblim, por vetëm me besnikëri dhe me guxim. (B. Blushi, Shqipëria, 48)

8) Deri këtu gruaja do të pranonte gjithçka pa kundërshtuar. (B. Blushi, Shqipëria, 82)

9) Shqiptarët i shihnin të gjitha këto pa lëvizur dhe kështu vazhdoi jeta e tyre për mijëra vjet… (B. Blushi, Shqipëria, 148)

Përcjellorja mohore e mënyrës mund të realizohet edhe në marrëdhënie bashkërenditëse:

1. Kanë mbetur pa ngrënë e pa veshur.(I. Kadare, Kronikë në gur, 184)

2. Për disa javë babai dhe i biri qëndruan ashtu pa folur dhe pa u parë në sy. (B. Blushi, Shqipëria, 100)

3. Por nëse njeriu po priste që Zoti të bënte poezi për të kapërcyer male, oqeane dhe qiej, për të jetuar i lumtur pa punuar, pa fjetur, pa ngrënë dhe pa vdekur, atëherë lufta e tij me kohën do të ishte e humbur. (B. Blushi, Shqipëria, 108)

4. Sipas një llogarie, nëse rrënjët e pemëve dhe petalet e luleve do t’ia siguronin bojërat që i duheshin, pa u fishkur dhe pa u ndikuar nga ndryshimet e stinëve, ai mund të vizatonte një mur në ditë, që do të thoshte se… (B. Blushi, Shqipëria, 154)

5. Shqipëria do ta qeverisë botën pa vrarë asnjë mizë dhe pa shkaktuar asnjë

viktimë. (B. Blushi, Shqipëria, 181)

6. Por nga qetësia me të cilën ajo kishte zgjedhur të vdiste, pa lëshuar asnjë thirrje, pa u ankuar dhe pa bërë asnjë rezistencë ndaj vdekjes, më duhet të them se, ndoshta, ajo e dinte se çfarë i kishin shkruar mbi trup. (B. Blushi, Shqipëria, 229)

7. Ajo ka vdekur në emër të dashurisë, pa e njohur atë dhe pa e provuar. (B.

Blushi, Shqipëria, 231)

Page 160: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

141

8. Ua kishin vizatuar trupat, pa u marre leje dhe pa i pyetur, me topa, me viza, me pika, me nishane, me shufra, me shifra, me zogj dhe me peshq për të cilët kafshët nuk kishin asnjë dijeni. (B. Blushi, Shqipëria, 266) Ndajfoljëzimi dhe formimi i disa shprehjeve ndajfoljore me përcjelloren mohore

të mënyrës

Disa ndërtime me përcjelloren mohore, si pa dashur, pa pritur, etj., po kalojnë ose

kanë kaluar në ndajfolje. Kjo pasqyrohet në të shkruarit e togut me përcjellore mohore si një fjalë e vetme. Sidoqoftë, rezulton të ketë luhatje në gramatikalizimin e tyre. P.sh.:

1. Duke ruajtur me vështirësi jetën njerëzore në gjymtyrët dhe nën lëvozhgën e tij të gurtë, qyteti i shkaktonte asaj pa dashur shumë dhembje, gërvishje dhe plagë, dhe kjo ishte një gjë e natyrshme, përderisa ky ishte një qytet prej guri, dhe çdo prekje e tij ishte e ashpër dhe e ftohte. (I. Kadare, Kronikë në gur, 2)

2. Këtë fjalë ajo e pëlqente shumë dhe e nxirrte nga goja me një kujdes të veçantë,

sikur kishte frikë se mos e lëndonte pa dashur me dhëmbë apo me gjuhë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 4)

3. Ajo rrinte pranë saksive me lule, krejt e huaj, e huaj gjer në mrekulli; e huaj dhe e befasishme si ai trëndafili i bukur që çel papritur e pa kujtuar një mëngjes, mbi degën plot me gjemba. (I. Kadare, Kronikë në gur, 46)

4. Kështu ndodhte herë pas here: Xhexhua zhdukej pa pritur. (I. Kadare, Kronikë në gur, 89)

5. Gëzimi rrodhi pa pritur nëpër qindra vrima të vogla. (I. Kadare, Kronikë në gur, 96)

6. Xhexhua zhdukej pa pritur. (I. Kadare, Kronikë në gur, 87)

7. Duke biseduar për vrasjen, kishim dalë pa kuptuar në anë të fshatit. (I. Kadare, Kronikë në gur, 216)

8. Po e vura re, se ai ktheu kokën nga unë, diçka donte të më thoshte dhe do të më kishte thënë me siguri, sikur komandanti i tyre të mos ia kishte vënë dorën në sup dhe të mos e kishte ftuar aq pa pritur. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

Page 161: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

142

9. Pa pritur, At Zef Uci u hodh nga gomari dhe e përqafoi Zyrap Çamçakizin. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

10. Ç’është kjo e qeshur në vetmi, papritur dhe pa kujtuar? (D. Agolli, Njerëz të krisur)

5.2.2.1.3. Përcjellorja mohore e kushtit

Përcjellorja mohore mund të shprehë kushtin e realizimit të veprimit të shprehur nga folja drejtuese:

1. Nuk mund ta shikoja zonjën Majnur, pa më ardhur ndërmend ai. (I. Kadare, Kronikë në gur, 89)

2. Thelbi i mendimit, sa ç'ishte i lehtë për t'u kapur, pa vënë në punë arsyen, aq i

vështirë bëhej me të. (I. Kadare, Darka gabuar, 16)

3. Bushtrën, pa luajtur bishtin, nuk e ndjekin qentë! (D. Agolli, Njerëz të krisur)

4. Por ekipi i kishte zënë fshatrat me radhë dhe nuk ishte e mundur të shkonte menjëherë në katundin Zanushë, pa vajtur në Mriz të Berrave dhe në Kron të Zanave. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

5. Unë, pa marrë pesëqind lekë hua, nuk lëviz nga dhoma. (D. Agolli, Njerëz të

krisur)

5.2.2.1.4. Përcjellorja mohore e shkakut

Përcjellorja mohore e shkakut shpreh shkakun e realizimit të veprimit të përcaktuar nga folja drejtuese. P.sh.:

1. Po mendoja se si do t’i habisja të gjithë me ato që do të tregoja, pa e ditur se tek shtëpia e vjetër e babazotit po më priste një e papritur hutonjëse: Margarita. (I. Kadare, Kronikë në gur, 46)

2. Të ftuarit kthejnë sytë, herë nga koloneli, herë nga doktori, pa kuptuar se ç'po ndodh. (I. Kadare, Kronikë në gur, 44)

Page 162: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

143

5.2.2.1.5. Përcjellorja mohore e lejimit

Përcjellorja mohore e lejimit tregon realizimin e veprimit të shprehur nga folja drejtuese, megjithëse ka pasur pengesa të mundshme. P.sh.:

1) Magjia, magjia, – ulëritëm edhe ne të tjerët, dhe pa kuptuar as vetë shkakun, të gjithë u nisëm në pikë të vrapit, tatëpjetë sokakut. (I. Kadare, Kronikë në gur, 36)

2) Mijëra sy të hutuar e vëzhgonin pa e kuptuar dot mirë shfaqjen e tij. (I. Kadare, Kronikë në gur, 51)

3) ...si ato fluturat e bardha të fushave që dalin në pranverë dhe që unë i kisha ndjekur shpesh, pa mundur të zë dot kurrë asnjë prej tyre. (I. Kadare, Kronikë në gur, 60)

4) Suzana do të vërtitej rreth e rrotull e lehtë dhe e tejdukshme, pa e dëgjuar dot kurrë atë që i ndodhi njeriut me emrin Makbeth, atje në Skotlandën e largët. (I. Kadare, Kronikë në gur, 66)

5) Babazoti ishte ulur në shezlongun e tij dhe lexonte një libër turqisht pa u shqetësuar fare nga mizëria e njerëzve që vërtitej përreth. (I. Kadare, Kronikë në gur, 150)

6) Rrallë, tepër rrallë i shkrepej të bënte ndonjë bejte të tjetërfartë, pa ia kërkuar kush, për shpirt të vet, siç thoshte. (I. Kadare, Darka e gabuar, 56)

7) Turbull u kuptua se valën e mallëngjimit, më shumë se mirënjohja për Gurameton e madh e kishte gufmuar pikërisht kujtimi i shemërimit të dy doktorëve, si shenjë e një kohe, për të cilën, pa e ditur as vetë, kishin pasur mall. (I. Kadare, Darka e gabuar, 68)

8) Fshehtazi kishte ëndërruar të bëhej i tillë, të përfillej nga të gjithë, pa përfillur askënd. (I. Kadare, Darka e gabuar, 93)

9) Tjetri buzëqeshte, duke treguar me dorë fytyrën, ku shenjat e plagëve mund t'i dallonte gjithkush, pa qenë kirurg. (I. Kadare, Darka e gabuar, 100)

10) E ëma këtë edhe pa e parë, e ndjente. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

Page 163: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

144

5.2.2.2. Emërore/kallëzore + përcjellore mohore

Përcjellorja mohore gjendet në ndërtime sinonimike me një kallëzuesor. Në këtë rol ajo plotëson njëkohësisht foljen e fjalisë drejtuese dhe një emër në rasën emërore ose kallëzore. P.sh.:

1) I kanë mbetur edhe tre kandilë pa shuar. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

2) Ju kini harruar një tabelë pa mbushur - tha nëndrejtori për anën ekonomike, duke e kërcënuar me gisht Zef Ucin. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

5.2.2.3. Përcjellorja mohore në funksionin e përcaktorit

Përcjellorja mohore mund të dalë në funksionin e përcaktorit:

1) U përqafuan të dy, si të kishin kohë pa u parë, nën ngazëllimin e përgjithshëm të infermiereve. (I. Kadare, Darka e gabuar, 62)

2) Ku jeni moj gra, s’lashë vend pa kërkuar. (I. Kadare, Kronikë në gur, 214)

3) Ai u kërkoi ndjesë burrave rreth sofrës dhe iu tha se kënga gjithmonë e ka prekur thellë, por sonte e kishte përmalluar më shumë se herë tjetër nga që kishte kohë pa dëgjuar të këndohej në një odë si kjo mes shokësh e miqsh. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

Page 164: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

145

5.3. Pjesorja

Pjesorja e shqipes zotëron tipare të foljes dhe të mbiemrit njëkohësisht. Sipas Çelikut, tiparet foljore e mbiemërore të pjesores së shqipes janë minimale136. Çeliku e përshkruan pjesoren e shqipes si formë të pashtjelluar që “shpreh veprim a gjendje që përgjithësisht perceptohet si proces e që paraqitet si tipar i një sendi. ...Pra, sikurse mbiemri, pjesorja tregon tipar të sendit, por në dallim nga mbiemri, pjesorja tregon një tipar të sendit, që shprehet si veprim ose gjendje e sendit.”137. Autori, pas një analize të thellë që merr në shqyrtim edhe gjithë ç’janë thënë më parë për këtë çështje, arrin në përfundimin se pjesorja në shqipe del në dy forma morfologjike: pa mbaresë dhe me mbaresë të përparme. Pjesorja pa mbaresë është forma klasike e pjesores siç trajtohet në Gramatikën e Akademisë (1995), d.m.th. format: punuar, lexuar, mësuar, kënduar, njohur, folur, vënë, lënë, nxënë etj. Pjesorja me mbaresë të përparme në traditën tonë gramatikore është trajtuar si mbiemër prejpjesor. Sidoqoftë, me shumë mprehtësi, Çeliku bën dallim midis pjesores me mbaresë të përparme (“pjesorja e paranyjëzuar”) dhe mbiemrit prejpjesor, të cilat përkojnë nga forma, por dallojnë midis tyre për nga kuptimi dhe sistemi i lidhjeve konkrete që ndërtojnë me fjalën drejtuese. Pjesorja e paranyjëzuar në çdo rast ruan kuptimin e veprimit138. P.sh.: Babai, i përkulur i tëri, ...; hynë njëri pas tjetrit, të lagur qull,...; ajo shtëpi e jashtëzakonshme prej fibre, e ngritur disa javë më parë... etj. Në këta shembuj, pjesorja e paranyjëzuar mund të ndërkëmbehet lirshëm me pjesoren pa mbaresë, pa humbje apo ndryshime kuptimore: Babai, përkulur i tëri, ...; hynë njëri pas tjetrit, lagur qull,...; ajo shtëpi e jashtëzakonshme prej fibre, ngritur disa javë më parë... Gjithashtu, në këta shembuj është ruajtur kuptimi i veprimit të pjesoreve i përkulur, të lagur, e ngritur. Kjo provohet nga zëvendësimi që ishte+pjesore pa humbje apo ndryshime kuptimore me ndërtimin: Babai, që ishtepërkulur i tëri, ...; hynë njëri pas tjetrit, të cilët ishinlagur qull,...; ajo shtëpi e jashtëzakonshme prej fibre, që ishtengritur disa javë më parë...

Dallimi i pjesores së paranyjëzuar nga mbiemri prejfoljor do të bëhet duke u mbështeturpikërisht në kriteret e sapopërshkruara më lart. Megjithatë, në materialin që kemi dallimi konkret në përgjithësi nuk paraqiteti lehtë.

Më poshtë do të paraqesim funksionet e pjesores së shqipes, mbështetur në materialin e vjelë nga shqipja e shkruar.

136M. Çeliku, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe, Ilar, 2013, f. 199. 137Po aty, f. 200. 138Vep. cit. f. 202-217.

Page 165: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

146

5.3.1. Pjesorja në rolin e përcaktorit

Pjesorja del rregullisht në rolin e përcaktorit. Pjesorja në këtë rol mund të jetë pa mbaresë të përparme ose me mbaresë të përparme. Në strukturën e fjalisë pjesorja mund të dalë e veçuar ose e paveçuar.

5.3.1.1. Pjesorja pa mbaresë të përparme

Pjesorja pa mbaresë të përparme del rregullisht në funksionin e përcaktorit të veçuar dhe jep informacion shtesë për përbërësin që zgjeron. P.sh.:

1) Kako Pinua, e imët, veshur krejt në të zeza, tundte vazhdimisht kokën thatime dhe, pas çdo fjale të Xhexhos, përsëriste si e nemitur: “kiameti”. (I. Kadare, Kronikë në gur, 13)

2) Papritur, ne pamë kasapët veshur me të bardha dhe me duart të holla, të skuqura. (I. Kadare, Kronikë në gur, 21)

3) Mane Vocua kishte nxjerrë nga bodrumi dyfekun e vjetër, mbetur që nga koha e Turqisë dhe e mbante gati, prapa portës. (I. Kadare, Kronikë në gur, 32)

4) Ai, gjykatësi i saj, po zbriste shkallët me një pelerinë të zezë, hedhur krahëve. (I. Kadare, Kronikë në gur, 143)

5) Ecnin ngadalë zyrtarët fashistë, të gjatë, hijerëndë, veshur krejt në të zeza. (I. Kadare, Kronikë në gur, 190)

6) Kur po kthehesha pashë nusen e Nazos që rrinte tek sheshi i shkretë, fare vetëm, veshur me një xhaketë të bukur me jakë gëzofi. (I. Kadare, Kronikë në gur, 219)

7) Qielli ishte i lartë dhe i ftohtë, mbuluar me re bojë hiri, të palëvizshme. (I. Kadare, Kronikë në gur, 10) Në ndonjë rast të rrallë pjesorja pa mbaresë del edhe e paveçuar. Në këto raste

pjesorja është e lidhur më ngushtë me fjalën drejtuese dhe nuk jep thjesht një informacion shtesë në fjali. Në letërsinë artistike pjesorja e paveçuar nuk ndahet me presje. P.sh.:

Page 166: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

147

1) Drejt nesh, me një batanije hedhur krahëve dhe me shaminë e bukës, që e mbante në dorë po vinte Llukan Burgamadhi. (I. Kadare, Kronikë në gur, 18)

2) Kisha fjetur me kokën mbështetur tek parvazi i dritares. (I. Kadare, Kronikë në gur, 108)

3) Sheh Ibrahimi kishte qëndruar mbështetur me gjoks tek parmaku i gurtë që rrethonte vendin e hoxhës, dhe me duart e varura poshtë po këndonte në mënyrë ngjethëse një himn të vjetër fetar. (I. Kadare, Kronikë në gur, 201) Eliminimi i pjesores/ndërtimit me pjesore nga struktura e fjalisë në këto raste

është ndonjëherë krejt i pamundur, sepse kalon në fjali jogramatikore e pa kuptim. P.sh.:

*Kisha fjetur me kokën.

Në përgjithësi, pjesorja pa mbaresë del e zgjeruar me përbërës të tjerë, siç duket dhe nga ilustrimet e dhëna më lart. Pjesorja pa mbaresë mund të zëvendësohet lirisht me pjesoren me mbaresë të përparme, pa sjellë ndryshime kuptimore në fjali, siç dëshmohet konkretisht më poshtë, ku kemi nënvizuar mbaresën e përparme që i kemi shtuar pjesores:

1) Kako Pinua, e imët, e veshur krejt në të zeza, tundte vazhdimisht kokën thatime dhe, pas çdo fjale të Xhexhos, përsëritte si e nemitur: “kiameti”.

2) Papritur, ne pamë kasapët të veshur me të bardha dhe me duart të holla, të skuqura.

3) Mane Vocua kishte nxjerrë nga bodrumi dyfekun e vjetër, të mbetur që nga koha e Turqisë dhe e mbante gati, prapa portës.

4) Ai, gjykatësi i saj, po zbriste shkallët me një pelerinë të zezë, të hedhur krahëve.

5) Ecnin ngadalë zyrtarët fashistë, të gjatë, hijerëndë, të veshur krejt në të zeza.

6) Kur po kthehesha pashë nusen e Nazos që rrinte tek sheshi i shkretë, fare vetëm, e veshur me një xhaketë të bukur me jakë gëzofi.

7) Qielli ishte i lartë dhe i ftohtë, i mbuluar me re bojë hiri, të palëvizshme. Kjo dëshmon edhe një herë se pjesoret pa mbaresë veshur, mbetur, hedhur, mbuluar etj.

Page 167: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

148

formojnë një kategori sintaksore me pjesoret me mbaresë e veshur, të mbetur, të hedhur, i mbuluar etj.

Çeliku vëren se disa pjesore të përdorura zakonisht në stilin publicistik, si: nisur, bazuar, mbështetur, vështruar, parë, shikuar, mund të shprehin kuptimet rrethanore të kushtit e shkakut139. Sipas Çelikut këto ndërtime po kalojnë në lokucione parafjalore (nisur nga, parë nga, bazuar në, etj.). Nisur (=duke u nisur) nga këto ngjarje, komandat po tërheqin më mirë mendimin e kuadrove140.

5.3.1.2. Pjesorja me mbaresë të përparme

Pjesorja me mbaresë të përparme del gjithashtu rëndom në rolin e përcaktorit të veçuar. P.sh.:

1) Babai, i përkulur i tëri, po mundohej të shikonte brenda nësterë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 6)

2) Kur Xhexhua përmendi shtëpinë me letër, unë ktheva kokën padashur nga lagjja Gjobek, atje ku ajo shtëpi e jashtëzakonshme prej fibre, e ngritur disa javë më parë nga italianët për murgeshat e tyre, rrinte tani midis shtëpive hijerënda prej guri, e huaj dhe e papajtueshme me to. (I. Kadare, Kronikë në gur, 14)

3) Poshtë dukeshin delet dhe midis tyre fshatarët, veshur të gjithë me shajak të zi dhe me bruce të zeza, të përkulur krejt mbi shpinat e deleve dhe me duart e mbërthyera fort pas leshit të tyre. (I. Kadare, Kronikë në gur, 20)

4) Djemtë e Aqif Kashahut filluan të përgjonin ditë e natë, duke këmbyer njeri-tjetrin, të fshehur në baxhën e çatisë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 32)

5) Kako Pinua, e cila ishte veçanërisht e sulmuar prej magjive, për shkak të profesionit të saj si stolisëse e gjithë nuseve te qytetit, bleu një qen të madh sa një ujk, që e mbante tani të zgjidhur në oborrin e saj. (I. Kadare, Kronikë në gur, 32)

6) E zbrazur, ajo kishte një zë të fortë dhe të ngjirur, sikur të ishte ftohur. (I. Kadare, Kronikë në gur, 39)

139 M. Çeliku, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe, Ilar, Tiranë, 2013, f. 204, 205 140 Po aty.

Page 168: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

149

7) Zëri i tij ishte i trashë dhe nanuritës dhe unë, i mbështetur pas shezlongut të tij,

ëndërroja magjinë e duharut dhe mundohesha të llogarisja me mendjen time se sa duhan do të me duhej për të pirë gjatë shumë vjetëve dhe sa qitape do të më duheshin për të lexuar, gjersa të më vinte koha për të vdekur. (I. Kadare, Kronikë në gur, 44)

8) Qyteti, i mbushur papritur me pirgje, emra të huaj dhe kukuvajka, nxinte. (I. Kadare, Kronikë në gur, 58)

9) Unë u vërtita ca kohë nëpër shtëpi, pastaj, ngaqë s’dija ç’të bëja, u ngjita mbi pullaz, ku më pëlqente të rrija orë të tëra, i ulur mbi pllakat e pjerrëta të bardha, pranë baxhës së vjetër. (I. Kadare, Kronikë në gur, 59)

10) Kundërajrori i vjetër, i mbetur qysh nga koha e mbretërisë mbi kullën perëndimore të qytetit, kishte një defekt, të cilin mekanikët e Bashkisë nuk po e rregullonin dot akoma. (I. Kadare, Kronikë në gur, 94)

11) I tërhequr për një farë kohe nga aventura, qyteti, pasi kishte njohur shijen e qiellit e të rreziqeve ndërkombëtare, ishte i trullosur nga të gjitha këto dhe tani qe tërhequr përsëri në gurët e tij të lashtë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 108)

12) Ai ishte diçka e njohur dhe e dashur për të gjithë, ashtu si fqinji i tij, sahati i vjetër, i vendosur në kullën tjetër, aty pranë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 121)

13) Përmes sheshit kaloi Katanxaqisi, i ndjekur nga rojet. (I. Kadare, Kronikë në gur, 133) Sipas Çelikut, pjesorja me mbaresë të përparme del edhe në rolin e përcaktorit të

paveçuar: degë e thyer..., rrugë e shtruar..., punë e kryer..., letër e grisur...141. Ja disa shembuj që kemi nxjerrë ne:

1) Tani ai hyri i tëri në studio, me gjithë trupin e tij, me gjithë rrobat e grisura nga zvarritjet, me rrobat tërë pluhur e baltë. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

2) Një peizash i pambaruar ishte mbështetur pas këmbës së tavolinës, një libër me ilustrime të galerisë së Dresdenit ishte i hapur në një fron, një kornizë e thyer ishte flakur në dysheme... (D. Agolli, Njerëz të krisur)

141 Vep. cit. f. 205.

Page 169: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

150

3) E mbajti krahun e thyer me dorën tjetër dhe u kthye mbrapsht kokulur. (E. Canaj,

Njeriu me nofulla të hekurta)

4) Gjëmoi qielli dhe njeriu i mbetur në shtegun e lig rënkoi dhe ofshau. (E. Canaj, Njeriu me nofulla të hekurta)

5) Ushtari i plagosur në fytyrë, përpëlitej, duke u munduar ta ndalte rënkimin nga dhimbja e asaj plage. (E. Canaj, Njeriu me nofulla të hekurta)

6) Vetëm në këto çaste njeriu i dënuar me vdekje mund të fliste: “Mama! Mama mia!” (E. Canaj, Njeriu me nofulla të hekurta)

7) - Zotëri – tha kapiteni i nxirë në fytyrë. – Linja nuk jep asnjë shenjë. Me siguri do të na e kenë prerë… (E. Canaj, Njeriu me nofulla të hekurta)

Në këta shembuj, përbërësit e grisura, i pambaruar, e thyer, i mbetur, i plagosur, i dënguar, i nxirë përcaktojnë drejtpërdrejt një emër, por janë pjesore dhe jo mbiemra. Kuptimi i tyre është ai i veprimit, bëhet fjalë për një veprim konkret dhe në secilin rast ato mund të zgjerohen në një sifjali të nënrenditur përcaktore:

1) Tani ai hyri i tëri në studio, me gjithë trupin e tij, me gjithë rrobat që ishin grisur nga zvarritjet, me rrobat tërë pluhur e baltë.

2) Një peizash që ishte pambaruar ishte mbështetur pas këmbës së tavolinës, një libër me ilustrime të galerisë së Dresdenit ishte i hapur në një fron, një kornizë që ishte thyer ishte flakur në dysheme...

3) E mbajti krahun që ishte thyer me dorën tjetër dhe u kthye mbrapsht kokulur.

4) Gjëmoi qielli dhe njeriu që kishte mbetur në shtegun e lig rënkoi dhe ofshau.

5) Ushtari që ishte plagosur në fytyrë, përpëlitej, duke u munduar ta ndalte rënkimin nga dhimbja e asaj plage.

6) Vetëm në këto çaste njeriu që ishte dënuar me vdekje mund të fliste: “Mama! Mama mia!”

7) - Zotëri – tha kapiteni që ishte nxirë në fytyrë. – Linja nuk jep asnjë shenjë. Me siguri do të na e kenë prerë…

Page 170: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

151

5.3.2. Pjesorja në rolin e kallëzuesorit

Pjesorja në rolin e kallëzuesorit lidhet njëherazi me foljen e shtjelluar dhe me një emër në rasën emërore ose në rasën kallëzore. Pjesorja në këtë funksion mund të jetë me mbaresë të përparme ose pa mbaresë.

Pjesorja që lidhet me një emër në rasën emërore zakonisht zgjeron folje që tregojnë gjendje, apo kalim në një gjendje si: mbetem, mbaj, gjendem, qëndroj, bëj, rri, pres etj., por mund të plotësojnë edhe folje lëvizore, si: hyj, trazoj, eci etj. Pjesorja në këtë rol mund të jetë element i përbërësit parafjala ME + emër në kallëzore + pjesore, si në shembullin (1) më poshtë. P.sh.:

1) Unë mbeta me gojëhapur. (I. Kadare, Kronikë në gur, 79)

2) Sytë i kishin mbetur të hapur. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

3) Bashkëqytetari ynë L. Xuano u gjend i vrarë dhe pastaj i mbytur në lumë, pasi pregatitej të depononte në gjyqin Angonatë kundër Karllashëve. (I. Kadare, Kronikë në gur, 26)

4) Te porta u dëgjua zhurmë dhe hynë njëri pas tjetrit, të lagur qull, Xhexhua, Mane Vocua dhe Nazua, bashkë me nusen e djalit. (I. Kadare, Kronikë në gur, 8)

5) Një grua me ferexhe e kishin parë tek po trazonte diçka, e ulur në gjunjë, në udhëkryqin e rrugës së kalasë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 27)

6) Ishte një goditje e përballtë, therëse dhe mizore që, do a s’do ti, fakti ishte bërë i kryer dhe dikush duhet të shpaguajë. (E. Canaj, Njeriu me nofulla të hekurta)

7) Por ata të gjithë qëndronin me vështrim për tokë, të gjithë të ngrysur e të

pushtuar nga një ankth i pa përcaktuar. (E. Canaj, Njeriu me nofulla të hekurta) (=ata ishin të ngrysur)

8) Violina rrinte e mbyllur në kapakun e murrmë. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

9) Për disa ditë e disa net tek priste i mbyllur të dilte para gjyqit partizan, Sefer Nezha u thinj i tëri. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

Page 171: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

152

Pjesorja që lidhet me një folje të shtjelluar dhe me një emër në kallëzore është më pak e përdorur. Ajo zakonisht plotëson folje si mbaj, gjej, lë e ndonjë tjetër.

1) Nëse me këngën e kapedan Kadri Gurrës u tund qyteti, me atë të Qenam bej Ormanit u trondit edhe Dhëmbeli, aq sa Veli bej Përmeti nuk i mbajti dot të mbyllura dritaret në odën e beharit. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

2) Njërin e gjeti të shtrirë pas mollës, me gojë të hapur dhe sy të çakërritur, i mbytur në gjak. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

3) Gruaja u zgjua përsëri, hapi dritën e abazhurit dhe e gjeti të shoqin ndenjur në dyshek tek fërkonte duart dhe tek qeshte. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

4) E gjeti Agushin më këmbë me pushkëtë ulur në mimin me minderë dhe me vështrim nga korija. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

5) Kamber Rehova e vështroi që nga poshtë me kokë të ulur. (D. Agolli, Njerëz të

krisur)

6) (Xhexhua shkrofëtiu.) E mbajnë mbyllur. (I. Kadare, Kronikë në gur, 136) (=atë e mbajnë mbyllur)

7) Kisha shumë qejf të pija duhan majë çatisë, duke mbajtur të hapur mbi gjunjë librin turqisht me fletët e zverdhura, si të sëmura. (I. Kadare, Kronikë në gur, 59)

8) Ne i linim hapur të dy kanatet e portës, që njerëzit të vraponin brenda menjëherë, porsa të binte sirena e alarmit.(I. Kadare, Kronikë në gur, 87)

Shembujt 4, 5, 6 & 7 ilustrojnë pjesoren në rolin e kallëzuesorit si element i përbërësit parafjala ME + emër në kallëzore + pjesore142.

5.3.4. Pjesorja në rolin e kallëzuesit emëror

Në rolin e kallëzuesit emëror, pjesorja vjen pas foljes këpujë jam. P.sh.:

1) Sheshi qe i përgjakur. (I. Kadare, Kronikë në gur, 20)

142 Më shumë për këto ndërtime shiko Çeliku, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe, Ilar,

Tiranë, 2013, f. 208-209.

Page 172: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

153

2) Një peizash i pambaruar ishte mbështetur pas këmbës së tavolinës, një libër me

ilustrime të galerisë së Dresdenit ishte i hapur në një fron, një kornizë e thyer ishte flakur në dysheme... (D. Agolli, Njerëz të krisur)

3) Por, pas asaj që i ndodhi gruas së Mane Vocos, çdo gjë u bë e qartë dhe askush nuk mund të thonte se këto ngjarje ishin të shkëputura nga njëra-tjetra, siç u dukën në fillim. (I. Kadare, Kronikë në gur, 27)

4) Njëra këmbë ishte e thyer. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

5) Bota, ashtu siç ishte e mbushur me erna e shi, ishte deng me faje. (I. Kadare, Darka e gabuar, 84)

Pjesorja me mbaresë të përparme mund të këmbehet lirshëm me pjesoren pa

mbaresë të përparme në këto ndërtime:

1) Sheshi qe përgjakur.

2) Një peizash i pambaruar ishte mbështetur pas këmbës së tavolinës, një libër me ilustrime të galerisë së Dresdenit ishte hapur në një fron, një kornizë e thyer ishte flakur në dysheme...

3) Por, pas asaj që i ndodhi gruas së Mane Vocos, çdo gjë u bë e qartë dhe askush nuk mund të thonte se këto ngjarje ishin shkëputura nga njëra-tjetra, siç u dukën nëfillim.

4) Njëra këmbë ishte thyer.

5) Bota, ashtu siç ishte mbushur me erna e shi, ishte deng me faje.

5.3.5. Pjesorja si pjesë e ndërtimeve modale

Pjesorja pa mbaresë del rregullisht pas foljeve modale duhet dhe do. Pjesorja në këto ndërtime e tregon veprimin në formën abstrakte, si të ishte paskajore.

1) Azemi është fajtor, - tha kapedani im, - po nuk duhet pushkatuar. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

Page 173: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

154

2) Kamber Rehova e vështroi që nga poshtë me kokë të ulur: - Mbase s’duhet vrarë! (D. Agolli, Njerëz të krisur)

3) Shoku kryetar, një njeri që merr rrugë të shtrembër duhet ndihmuar të vijë në binarë. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

4) I çmenduri duhet shëruar. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

5) (- Tetë apostrofa kam vënë në këtë varg!) Duhet ndryshuar! (D. Agolli, Njerëz të krisur)

6) (- Të djelën do ta nxjerr në pazar kalin.) Duhet shitur, të ndreqim shtëpinë - tha ai. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

7) Prapë duhet ndërtuar një bibliotekë tjetër. (D. Agolli, Njerëz të krisur)

8) Puna do bërë.

9) Libri do lexuar.

5.3.6. Pjesoret e bashkërenditura (homogjene)

Pjesoret mund të përdoren të bashkërenditura. Lidhja e dy pjesoreve të bashkërenditura zakonisht bëhet nëpërmjet lidhëzave bashkërenditëse, veçanërisht dhe, e, por bashkërenditja mund të realizohet edhe pa lidhëza:

1) Ndaluam në Sheshin e Zamanit dhe të gjithë ishim të djersitur, të pluhurosur, mezi merrnim frymë dhe na dukej sikur do të pëlcisnim nga kjo hare e madhe. (I. Kadare, Kronikë në gur, 37)

2) Ca shkëmbinj dhe gurë të mëdhenj, të rrokullisur prej kohësh kushedi nga ç’drejtim dhe të mbetur aty këtu midis kaçubave dhe barit të rrallë e shtonin më shumë shkretimin. (I. Kadare, Kronikë në gur, 42)

3) Sinjalin u duk sikur e dha një fuçi me djathë, e mbyllur dhe e vulosur e cila plasi me një zhurmë të frikshme një natë në shtëpinë e artileristit të vjetër Avdo Babaramo. (I. Kadare, Kronikë në gur, 33)

Page 174: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

155

4) Dy ditë më vonë Kako Pinua kish gjetur në oborr hi të derdhur, të spërkatur me ujë. (I. Kadare, Kronikë në gur, 27)

5) U kthye i trembur e i qerthulluar. (E. Canaj, Njeriu me nofulla të hekurta)

Page 175: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

156

KREU VI

PËRQASJE E FORMAVE TË PASHTJELLUARA FOLJORE TË ANGLISHTES ME FORMAT E PASHTJELLUARA FOLJORE TË SHQIPES STANDARDE

Format e pashtjelluara foljore të anglishtes paraqesin afri dhe dallime të rëndësishme me format e pashtjelluara foljore të shqipes. Në mënyrë të përmbledhur, kjo përqasje është dhënë në tabelën e mëposhtme: Tabelë krahasuese e formave të pashtjelluara foljore në anglishte dhe shqipe standarde

Format e pashtjelluara foljore Anglishte Shqipe standarde

Infinitiv (paskajore)

I zhveshur (nuk paraprihet nga një pjesëz)

+ -

I paraprirë nga një pjesëz + + (gegërishte)

Pjesore E tashme + -

E shkuar + +

Gerund Me bazë një pjesore + -

Me bazë një emër foljor - +

Përcjellore Pohore - +

Mohore - +

Gjëja e parë që i bashkon format e pashtjelluara në të dyja gjuhët është përkatësia

në sistemin foljor. Format e pashtjelluara foljore të anglishtes dhe të shqipes identifikohen nga kundërvënia me foljet e shtjelluara. Tipari më i përgjithshëm është që format e pashtjelluara foljore të të dy gjuhëve që kemi marrë në shqyrtim, ashtu si dhe gjuhët e tjera indoevropiane, nuk përshtaten në vetë dhe në numër.

Sintaksorisht, format e pashtjelluara foljore në gjuhën angleze konsiderohen nga gjuhëtarët kallëzues të një fjalie të varur. Në shqipen standarde trajtimi mbizotërues është

Page 176: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

157

që format e pashtjelluara nuk mund të funksionojnë si kallëzues për të ndërtuar fjali të thjeshta dykryepërbërëse, por ato vetëm për vetëm ose të shoqëruara me folje modale mund të ndërtojnë fjali143.

Forma të pashtjelluara të anglishtes në gjuhësinë bashkëkohore sot njihen infinitivi i zhveshur (pa pjesëzën to), infinitivi me pjesëzën to dhe pjesorja. Në shqipen standarde si forma të pashtjelluara foljore identifikohen gerundi, përcjellorja, pjesorja dhe infinitivi i ri, në proces lindjeje që nuk i kryen disa funksione karakteristike të infinitivit.

Me interes është përqasja në trajtimin teorik tëkëtyre formave në të dy gjuhët. Në gjuhën angleze, statusi i formave të pashtjelluara foljore tashmë është mirëpërcaktuar: ato janë folje të pashtjelluara. Në gjuhësinë shqiptare ka trajtime e mendime të ndryshme për këtë, por në përgjithësi ato njihen gjithashtu si forma të pashtjelluara foljore. Gjithashtu, ka zhvillime të reja në trajtimin e këtyre formave në të gjuhësitë përkatëse. Kategoria e gerundit në gjuhësinë e sotme angleze është shkrirë me pjesoren dhe me kategorinë gramatikore të emrave (në të njëjtën mënyrë si emrat e tjerë që dalin me –ing), ndërsa në gjuhësinë shqiptare trajtimi i kategorisë së gerundit vjen si risi.

Njësia sintaksore që përdoret në analizën e këtyre formave është phrase (fraza), që në gjuhësinë shqiptare ka hyrë me termat, sintagmë, frazë dhe kohët e fundit përbërës.

Format me –ing në anglishte shfaqin tipare që i kapërcejnë kufijtë e kategorive klasike të pjesëve të ligjëratës. E njëjta gjë mund të pohohet për kategorinë e gerundit në gjuhën shqipe. Të dyja këto kategori paraqesin vështirësi në dallimin e funksioneve të tyre në gjuhën përkatëse. Kriteret që përdoren për dallimin e tyre janë specifikë për secilën gjuhë, në përputhje me tiparet që manifestojnë këto kategori në secilën gjuhë. Këto tipare janë trajtuar me hollësi në krerët përkatës.

Në vijim do të bëhet një përqasje e hollësishme e foljeve të pashtjelluara të anglishtes me format e pashtjelluara foljore të shqipes.

143 M. Çeliku, Sintaksë e gjuhës shqipe (përbërësit sintaksorë), Ilar, Tiranë, 2012, f. 33.

Page 177: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

158

6.1. Përqasja në morfologji

Format e pashtjelluara foljore të të gjitha gjuhëve, përfshi këtu anglishten dhe shqipen, paraqiten të varfra morfologjikisht. Përbërësit foljorë të pashtjelluar të anglishtes kanë tiparet e aspektit, të diatezës dhe të polaritetit (pohor ose mohor), por nuk kanë tiparet e kohës, të modalitet dhe të mënyrës. Format e pashtjelluara foljore të shqipes kanë tiparin e polaritetit (pohor ose mohor) dhe të diatezës. Ato nuk kanë tiparet e aspektit, të kohës, të modalitetit dhe të mënyrës. E përbashkëta e përbërësve të pashtjelluar foljorë të anglishtes dhe të shqipes është që ato mund të shprehin diatezë dhe polaritet (d.m.th. të jenë në formën pohore ose mohore), por nuk kanë aspekt, kohë, modalitet apo mënyrë. P.sh.:

Veprore: is building ~ është duke ndërtuar isn’t buliding ~ nuk është duke ndërtuar to study ~ për të studiuar not to study ~ për të mos studiuar Pësore: is being built ~ është duke u ndërtuar isn’t being built ~ nuk është duke u ndërtuar to be studied ~ për t’u studiuar not to be studied ~ për t’mos u studiuar Infinitivi i anglishtes ka tiparet e aspektit (aspekti i kryer - perfective: to have worked), të diatezës (pasivi: to be taught) dhe të polaritetit (pohor: to go, mohor: not to go). Gjuha shqipe nuk e ka tiparin e aspektit foljor, kështu që as paskajorja e re e shqipes nuk mund ta ketë këtë tipar. Sidoqoftë, në ngjashmëri me infinitivin e anglishtes, paskajorja e shqipes ka diatezë (forma veprore: për të parë, forma joveprore: për t’u parë) dhe polaritet (pohor: për të folur, mohor: për të mos folur). Infinitivi i anglishtes, ashtu si dhe infinitivi i shqipes, nuk ka kohë, modalitet dhe mënyrë. Si anglishtja, ashtu edhe shqipja kanë dy tipe pjesoresh. Anglishtja ka pjesoren e tashme dhe pjesoren e shkuar (pra, pjesoret e anglishtes kanë kundërvënie kohore); në aspektin kohor shqipja ka vetëm pjesoren e shkuar. Pjesoret e anglishtes formohen gjithmonë me mbaresë të prapavendosur (worked, working). Ndërkaq, njëri tip i pjesoreve të shqipes formohet vetëmme mbaresë të prapavendosur (bërë, punuar etj.), ndërsa tipi tjetër formohet edhe me mbaresë të paravendosur (i bërë, i hapur etj.). Pjesoret në anglishte dhe shqipe përdoren së pari për të formuar kohët e përbëra të foljes. Pjesorja me –ed e anglishtes shpreh një veprim të kryer, ashtu si edhe pjesorja e shqipes. Pjesorja me –ing e anglishtes shërben për të shprehur aspektin e vazhduar të foljes në kohët present continuous (am teaching), past continuous (was teaching), present perfect continuous (have been teaching), past perfect continuous (had been teaching).

Page 178: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

159

Gjuha shqipe nuk ka një pjesore gjegjëse që të ketë këtë kuptim dhe këto funksione. Shqipja kësaj forme i përgjigjet me strukturënjam duke + pjesore, ku folja jam vendoset në kohën përkatëse, përpara përcjellores pohore. Gerundi si në anglishte, ashtu edhe në shqipe, është një formë foljore e pashtjelluar që kryen funksione të emrit.

6.2. Përqasja në fjalëformim

Gerundi kuptohet si një fjalë me prejardhje nga një temë foljore, i cili luan rolin e një emri ose si të një emri në fjali. Në anglisht gerundi formohet duke i shtuar temës foljore mbaresën –ing. Në shqipe tradicionalisht ai është ekuivalent i një emri foljor asnjanës. P.sh.: Reading helps you learn English. “Të lexuarit të ndihmon të mësosh anglisht.”

Gerundi i anglishtes është identik në formë me pjesoren e tashme. Kjo është dhe arsyeja që studiuesit sot parapëlqejnë të njohin një kategori të vetme gerund-pjesore, ose thjesht kategorinë e pjesores. Ai formohet nga tema e foljes duke i shtuar mbaresën –ing. Gerundi i shqipes standarde paraqitet me dy trajta rasore: kallëzore (të bërë) dhe rrjedhore (së bëri), kallëzores i paravendoset parafjala për. Në aspektin fjalëformues gerundi i anglishtes dhe gerundi i shqipes duket qartë që janë krejt të ndryshëm, pasi formohen me mjete të ndryshme fjalëformuese. Anglishtja nuk e ka kategorinë e përcjellores. Përcjellorja e shqipes paraqitet medy trajta: pohore (duke bërë), mohore (pa bërë). Ato kanë në bazë pjesoren, së cilës i shtohen pjesëzat duke përkatësisht pa. Pjesorja e anglishtes formohet në dy mënyra: a) me mbaresë, b) me forma supletive (foljet e parregullta). E njëjtë paraqitet gjendja edhe për pjesoren e shqipes. Anglishtja ka pjesore të tashme (working) dhe të shkuar (worked). Shqipja ka vetëm një pjesore, e cila në aspektin kohor paraqet një veprim të shkuar144. Pjesoret e anglishtes formohen duke i shtuar temës foljore mbarsën –ing përkatësisht –ed. Pjesorja e shqipes formohet në dy mënyra: a) duke i shtuar temës foljore mbaresat -r/rë, -ur, -në, -ë, dhe b) duke i shtuar pjesores së tipit (a) mbaresat e përparme i, e, të, së (i bërë)145. Infinitivi i anglishtes është një formë gjuhësore shumë më e vjetër nga infinitivi i shqipes standarde, i cili ende nuk është kristalizuar mirë. Kjo shpjegon shumë funksionalitetin dhe dendurinë më të madhe të përdorimit të infinitivit të anglishtes në

144 F. Agalliu, Çështje të morfologjisë së gjuhës së sotme shqipe, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1988, f. 178. 145 M. Çeliku et al., Gramatika praktike e gjuhës shqipe, Shtëpia botuese ILAR, Tiranë, 2007.

Page 179: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

160

krahasim me infinitivin e ri të shqipes standarde. Infinitivi i anglishtes mund të paraprihet nga pjesëza to ose jo. Në rastin e dytë ai është quajtur infinitiv i zhveshur. Infinitivi (paskajorja) i shqipes standarde paraprihet gjithmonë nga pjesëzat për të. Ai nuk del asnjë herë në formën e infinitivit të zhveshur si në gjuhën angleze. Sipas disa gjuhëtarëve, si infinitiv i zhveshur i shqipes, mund të shihet pjesorja në strukturën modale (duhet, do vajtur). Në aspektin fjalëformues, infinitivi i shqipes ka për bazë pjesoren e foljes, ndërsa infinitivi i anglishtes shprehet me formën bazë të foljes. Infinitivi i anglishtes është një fjalë e parme nga e cila formohen forma të tjera foljore duke i shtuar mjetet specifike gjuhësore të anglishtes. Ndërkaq, paskajorja e shqipes standarde ka në bazë një fjalë të prejardhur: duke pasur në bazë pjesoren, ajo formohet ngarrënja e foljes, duke i shtuar mbaresat përkatëse.

Anglishtja e përdor infinitivin për të formuar kohët dhe mënyrat e tjera të foljes. Ndërkohë, infinitivi i gegërishtes shërben si bazë fjalëformuese për kohën e ardhme (kam me punue, në shqipen standarde “kam për të punuar”).

Page 180: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

161

6.3. Përqasja në sintaksë

Përqasja në rrafshin sintaksor është edhe më interesante, pasi ka përafri, por nuk mungojnë edhe të veçantat në secilën gjuhë, siç i kemi paraqitur përmbledhtazi në tabelën më poshtë:

Funksionet sintaksore të infinitivit Gjuha angleze

Gjuha shqipe

Kryefjalë + +

Pjesë emërore e kallëzuesit emëror + +

Kundrinë e drejtë + +

Kallëzuesor i kundrinës + +

Përcaktor + +

Plotësor i një mbiemri + +

Sifjali qëllimore + -

Pjesë e ndërtimit pavetor të përbërë nga jam në vetën III njëjës + togu i tipit për të qeshur që funksionon si fjali pavetore

- +

Pjesë e ndërtimit pavetor të përbërë nga vijnë vetën III njëjës + togu i tipit për të qeshur që funksionon si fjali pavetore

- +

Pjesë e kallëzuesit të përbërë foljor ose si pjesë e një kryepërbërësi me ngjyrime modale

- +

Pjesë e ndërtimit emfatik të përbërë nga një folje e shtjelluar e paraprirë nga paskajorja gjegjëse

- +

Pjesë e formës analitike të kohës së ardhme - +

Pjesë përbërëse e disa ndërtimeve frazeologjike e emfatike

_ +

Në vijim do t’i shohim më në detaje përkimet dhe dallimet midis dy gjuhëve.

Page 181: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

162

6.3.1. Infinitivi në anglishte dhe në shqipe

Ashtu si dhe format e tjera të pashtjelluara foljore të anglishtes, infinitivi nuk mund të qëndrojë i pavarur në strukturën e fjalisë. Ai mund të jetë folje bazë e fjalisë vetëm kur është komplement i foljeve ndihmëse can, will, may, might, am, have etj. Infinitivi i shqipes gjithashtu nuk mund të qëndrojë i pavarur në strukturën e fjalisë, por plotëson përbërësin që e drejton. Në raste të rralla infinitivi i pavarur i anglishtes, mund të formojë një fjali të thjeshtë, kryesisht në letërsinë artistike. P.sh.:

a) To be or not to be. “Të jesh a të mos jesh.”

b) Me luftue, o burra.( geg.) Infinitivi i anglishtes mund të ketë kryefjalë të shprehur në mënyrë eksplicite ose jo. Kryefjala e infinitivit në anglishte mund të jetë në rasën emërore (1a), ose kallëzore (1b).

1) me kryefjalë eksplicite: a) Rather than you cook the dinner, I'd prefer to buy a pizza.

“Në vend që ti të gatuaje darkë, do të parapëlqeja të blija një picë.” b) The best thing would be for you to tell her boss. “Gjëja më e mirë është që ti t’i thuash shefit të saj.”

2) pa kryefjalë eksplicite: a) The best thing would be to tell the boss. (infinitiv me to) “Gjaja më e mirë është me i thanë shefit.” (geg) b) All I did was find her a nice book. (infinitiv i zhveshur) “Githçka që bëra ishte që i gjeta asaj një libër të mirë.”

Në mënyrë të ngjashme, infinitivi i shqipes standarde mund të ketë kryefjalë

eksplicite, por këto janë raste mjaft të rralla. Zakonisht, kryefjalë e nënkuptuar e infinitivit të shqipes është kryefjala e sifjalisë kryesore.

Funksionet e përbashkëta të sifjalive me infinitiv të anglishtes dhe të shqipes

1. Kryefjalë Shembulli (a) jep funksionin kryefjalor të infinitivit në shqipe, ndërsa shembulli

(b) jep funksionin kryefjalor të infinitivit në anglishte.

a) S'do jetë e lehtë për ta zëvendësuar atë.

Page 182: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

163

“S’do jetë e lehtë me e zavëndësue atë.” (gegërishte) b) To win the game requires a lot of effort.

“Të fitosh lojën kërkon shumë përpjekje.” “Me fitue lojën kërkon shumë përpjekje.” ( gegërisht)

2. Pjesë emërore e kallëzuesit emëror146 Shembulli (a) jep infinitivin e shqipes në rolin e pjesës emërore të kallëzuesit

emëror, ndërsa shembulli (b) jep gjegjësin në anglishte. a) Ky kalë është për të shëtitur. b) His goal is to win the race.

“Qëllimi i tij është të fitojë garën.”

Funksione specifike të infinitivit të anglishtes Këtu do të përmblidhen ato funksione të infinitivit të anglishtes, të cilat nuk

kryhen nga infinitivi i ri shqipes standarde147. 1. Infinitivi i anglishtes del në rolin e kundrinës së drejtë, gjë që është e pamundur për infinitivin e shqipes standarde: She wants to study at university. *“Ajo do për të studiuar në universitet.”

2. Infinitivi i anglishtes del si kallëzuesor i kundrinës, rol i cili nuk mund të realizohet nga infinitivi i shqipes standarde për arsye se nuk mund të dalë në rolin e kundrinës së drejtë: We considered him to be the best candidate. *“Ne e konsideruam/menduam atë për të qenë kandidati më i mirë.” 3. Përcaktor (noun complement në a, noun postmodifier në b) a) His father understood his desire to play football for the national team.

146 Në anglishte ky rol i infinitivit njihet saktësisht me termin subject predikative (kallëzuesor i kryefjalës), por në teorinë sintaksore shqipe përkon me termin që i jemi referuar ne për arsye se vjen pas foljes këpujë to be - jam. 147 Infinitivi i ri i shqipes standarde në punimin tonë është trajtuar sipas qasje së Çelikut.

Page 183: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

164

“I ati e kuptoi dëshirën e tij për të luajtur futboll me skuadrën kombëtare.” b) That’s a bad thing to do. “Kjo është gjë e keqe për t’u bërë.” Sifjalisë me infinitiv në rolin e përcaktorit në anglishte, në shqipe i përgjigjet një sifjali me gerund në rolin e përcaktorit. 4. Plotësor i një mbiemri She’s afraid to talk to Gary. (“Ajo ka frikë të flasë me Gerin.”) Në këtë rast shqipja standarde i përgjigjet infinitivit të anglishtes me folje në lidhore. Në ndonjë rast tjetër të kësaj natyre, shqipja standarde i përgjigjet infinitivit të anglishtes me gerund: It is too beautiful to be true. “Ishte tepër e bukur për të qenë e vërtetë.” 5. Sifjalitë qëllimore Sifjalisë qëllimore me infinitiv në anglishte, në shqipe i përgjigjet një sifjali me gerund të qëllimit. My brother reads to improve his vocabulary. “Vëllai im lexon për të përmirësuar fjalorin.”

Funksione specifike të infinitivit (paskajores dytësore) të shqipes standarde

1. Si pjesë e ndërtimit pavetor të përbërë nga jam në vetën III njëjës + togu i tipit për

të qeshur që funksionon i tëri si fjali e thjeshtë pavetore:

Është për të qarë e për të qeshur njëkohësisht. “That is something that makes you cry and laugh at the same time.”

Infinitivit të shqipes në këtë rast anglishtja i përgjigjet me folje të shtjelluar.

Page 184: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

165

2. Si pjesë e ndërtimit pavetor të përbërë nga vijnë vetën III njëjës + togu i tipit për të

qeshur që funksionon si fjali pavetore: Më vinte për të qarë/për të qeshur. “I flet like crying/laughing.” Anglishtja i përgjigjet me gerund infinitivit të shqipes. Këto dy funksione janë karakteristike vetëm për shqipen për arsye se foljet pavetore në anglishte nuk ndiqen nga një infinitiv148. 3. Si pjesë e kallëzuesit të përbërë foljor ose si pjesë e një kryepërbërësi me ngjyrime modale: Është për t'u parë se si do të shkojnë gjërat. It is yet to be seen how things will roll. Në këto struktura anglishtja i përgjigjet infinitivit të shqipes standarde me një infinitiv, siç duket dhe nga përkthimi i shembullit të shqipes. 4. Si pjesë e ndërtimit emfatik të përbërë nga një folje e shtjelluara e paraprirë nga paskajorja gjegjëse: Erdhi doktori, po për të shpëtuar nuk e shpëtoi dot djalin. The doctor came but he couldn’t/wasn’t able to save the boy.

148 Ja disa shembuj për të kuptuar ndërtimet pavetore në anglishte:

(1) It rains. “Bie shi.” (2) It is cold. “Është ftohtë.” (3) It is growing dark. “Po errësohet.” (4) It seems that there is no discussion to this. “Duket se nuk ka diskutim për këtë.” (5) It is unclear why he spoke like that. “Është e paqartë pse foli ashtu ai.”

Page 185: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

166

Në një rast të tillë, anglishtja i përgjigjet infinitivit të shqipes me një folje modale + infinitiv të zhveshur. 5. Si pjesë e formës analitike të kohës së ardhme: Kam për të bërë pazarin. I am going to do the shopping. Formës analitike të kohës së ardhme të tipit kam për të bërë, anglishtja i përgjigjet me një foljen modale të së ardhmes be going to që ndiqet nga infinitivi i zhveshur (do). 6. Si pjesë përbërëse e disa ndërtimeve frazeologjike e emfatike: a) Fol siç është për të folur. You should speak in the right way. b) Nuk bëre një punë për të qenë. You never did anything right. c) Ai iku për të mos u kthyer më kurrë. He left never to come back again.

Ndërtimet frazeologjike janë specifike për çdo gjuhë, prandaj është e kuptueshme që në përgjithësi anglishtja do t’i përgjigjet shqipes në mënyrën e vet, me mjetet e veta gramatikore, të cilat në këto raste në përgjithësi nuk përkojnë. Në (a) dhe (b) anglishtja nuk i është përgjigjur fare me formë foljore infinitivit të shqipes. Është interesante të vërehet se në shembullin (c) infinitivi i shqipes standarde ka si gjegjës një infinitiv edhe në anglishte.

6.3.2. Pjesorja e anglishtes dhe pjesorja e shqipes standarde

Pjesorja në anglisht kryen funksione mbiemërore dhe rrethanore (adverbial). Në shqipe kryen kryesisht funksione përcaktore. Anglishtja ka dy tipe pjesoresh (e tashmja dhe eshkuara, prandaj përdoret më shumë). Funksioni i kundrinorit të drejtë realizohet vetëm nga pjesorja me –ed në anglishte, por nuk mund të kryhet nga pjesorja e shqipes, as nga pjesorja e tashme (me –ing) e anglishtes. Pjesorja e tashme (me –ing) në anglishte dhe pjesorja në shqipe dalin në rolin e kallëzuesorit të kryefjalës, ndërsa pjesorja e shkuar (me –ed) e anglishtes nuk mund të dalë në këtë rol.

Page 186: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

167

Pjesorja e shqipes mund të dalë në rolin e kallëzuesorit të kundrinorit, të kallëzuesit emëror dhe si pjesë e ndërtimeve modale, role të cilat nuk mund të përmbushen nga asnjë prej pjesoreve të anglishtes.

Vetëm pjesorja e tashme e anglishtes (me –ing) mund të funksionojë si plotësor i një mbiemri.

Funksionet e pjesores Pjesoren me –ed në anglishte

Pjesorja me–ing në anglishte

Pjesorja në shqipe

Kryefjalë _ + _

Kundrinor i drejtë + _ _

Përcaktor + + +

Kallëzuesor i kryefjalës _ + +

Kallëzuesor i kundrinorit

_ _ +

Kallëzues emëror _ _ +

Plotësor i mbiemrit _ + _

Pjesë e ndërtimeve modale

_ _ +

Rrethanor + + +

T’i krahasojmë me radhë këto funksione të pjesores në të dy gjuhët. Kryefjalë Në anglishte:

Hunting lions can be dangerous.

“Luanët gjuajtës (që gjuajnë) mund të jetë e rrezikshëm.”

Vetëm pjesorja me –ing e anglishtes mund të dalë në rolin e kryefjalës. Duhet shënuar sidoqoftë, se këto janë fjali ambige në anglishte. Në rastin kur folja me –ing hunting është pjesore, ajo ka kuptimin që do të kishte e njëjta folje e shtjelluar: Lions that hunt can be dangerous. “Luanët që gjuajnë mund të jenë të rrezikshëm.” Në rastin kur folja me –ing është gerund, ajo mund të zëvendësohet me një infinitiv me to në anglishte, të cilit në shqipe i përgjigjet një folje në lidhore ose një emër foljor:

Page 187: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

168

To hunt lions can be dangerous.

“Të gjuash luanë/gjuajtja e luanëve mund të jetë e rrezikshme.”

Kundrinor i drejtë Në anglishte pjesorja me –ing dhe me –ed mund të dalë në rolin e kundrinorit të drejtë, përkatësisht shembujt (a) dhe (b) më poshtë. a) Will you consider taking the job? “Do ta marrësh në konsideratë që ta fillosh/me fillue atë punë?” b) I will finally have my house painted. “Më në fund do ta kem shtëpinë të lyer. Dikush do të ma lyejë.” Në shembullin (a), pjesores me –ing (taking) në rolin e kundrinorit të drejtë në shqipe i përgjigjet një folje në lidhore (të fillosh) ose infinitivi geg (me fillue). Struktura e dhënë në shembullin (b) të anglishtes paraqet vështirësi të mëdha për t’u dhënë në një fjali të vetme në shqipe, pasi shqipja nuk ka një barasvlerës për këtë ndërtim. Formalisht, pjesores me –ed painted në këtë ndërtim në shqipe i përgjigjet një pjesore me mbaresë të përparme, përkatësisht të lyer. Përcaktor (noun postmodifier - modifikues i një emri) Pjesoret në anglishte dalin në rolin e një përcaktori, siç në shembujt (a) & (b), ose në rolin e një sifjalie përcaktore, si në shembujt (c) & (d). Në shembujt (a) & (b) pjesoret me –ing dhe –ed morfologjikisht janë barasvlerëse të një mbiemri. a) The woman walking on the street is my aunt. “Gruaja që është duke ecur në rrugë është tezja ime.” b) This, as the journalist said, is the story told by the writer himself. “Kjo, siç tha gazetari, është historia treguar nga vetë shkrimtari.” c) The crying baby bothered everyone. “Bebi qaraman i bezdisi të gjithë.” d) I don’t like bruised bananas. “Nuk më pëlqejnë bananed e nxira.” Në shqipe, pjesorja me dhe pa mbaresë të përparme mund të luajë rolin e një përcaktori:

Page 188: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

169

Qielli ishte i lartë dhe i ftohtë, mbuluar me re bojë hiri, të palëvizshme. E mbajti krahun e thyer me dorën tjetër dhe u kthye mbrapsht kokulur. Kallëzuesor i kryefjalës Pjesorja me –ing në anglishte del në rolin e kallëzuesorit të kryefjalës: His dream is playing football for the national team. “Ëndrra e tij është të luajë/me luejt futboll për skuadrën kombëtare.” Pjesorja –ing në shembullin e dhënë vjen pas foljes to be – jam. Në gramatikën angleze pjesores me –ing në ndërtime si shembulli që kemi dhënë, i njihet funksioni i kallëzuesorit të kryefjalës. Barasvlerësi i saj në shqipe do të ishte një folje në lidhore (të luajë) ose infinitivi geg (me luejt). Në shqipe të dy llojet e pjesoreve mund të dalin në rolin e kallëzuesorit të kryefjalës: Sytë i kishin mbetur të hapur. Drita kishte mbetur hapur. Kallëzuesor i kundrinorit Pjesorja në rolin e kallëzuesorit të kundrinorit del vetëm në shqipe. Pjesorja e shqipes në këtë funksion mund të jetë me ose pa mbaresë të përparme, përkatësisht shembujt (a dhe (b) më poshtë: a) Nëse me këngën e kapedan Kadri Gurrës u tund qyteti, me atë të Qenam bej Ormanit u trondit edhe Dhëmbeli, aq sa Veli bej Përmeti nuk i mbajti dot të mbyllura dritaret në odën e beharit. b) Ne i linim hapur të dy kanatet e portës, që njerëzit të vraponin brenda menjëherë, porsa të binte sirena e alarmit. Kallëzues emëror Pjesorja në rolin e kallëzuesit emëror del vetëm në shqipe dhe mund të realizohet me ose pa mbaresë të përparme: a) Njëra këmbë ishte e thyer. b) Dera ime hapur ka qenë dhe hapur ka për të mbetur.

Page 189: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

170

Plotësor i mbiemrit Pjesorja në rolin e plotësorit të mbiemrit del vetëm në anglishte dhe realizohet me mbaresën -ing: He is busy talking about everyone at his work. “Ai është i zënë duke folur për të gjithë në punë.” Kësaj pjesoreje të anglishtes (talking) në shqipe i përgjigjet përcjellorja pohore duke folur. Pjesë e ndërtimeve modale Pjesorja është pjesë e ndërtimeve modale vetëm në shqipe, ku realizohet pas foljeve modale duhet dhe do: a) I çmenduri duhet shëruar. b) Libri do lexuar. Rrethanor Pjesorja në rolin e rrethanorit realizohet në anglishte me të dy llojet e pjesoreve: a) He spent the day looking after his younger sister. “Ai e kaloi ditën duke u kujdesur për motrën evogël.” b) Devastated by the news, she couldn’t get a word out of her mouth. “Shkatërruar nga lajmi, ajo nuk arrinte të nxirrte një fjalë nga goja.” Në shqipe pjesorja del në rolin e rrethanorit si pjesë e përcjellores pohore ose mohore. Pjesorja në këto ndërtime është gjithmonë pa mbaresë të përparme: a) Kur arriti, bërtitiduke tundur dorën. b) Duke mbajtur qëndrim asnjanës, nuk rrezikohej humbja. c) Ishte herë e parë që njerëzit vrapuan jashtë pa mbaruar alarmi. d) Lek Dukagjini qeshi, pa i lëvizur buzët.

Page 190: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

171

Funksionet rrethanore të përcjellores pohore e mohore në shqipe janë trajtuar hollësisht në kren V.

6.3.3. Gerundi në anglishte dhe në shqipen standarde

Gerundi i anglishtes është i krahasueshëm me gerundin e shqipes. Në të dyja gjuhët gerundi është një formë e pashtjelluar foljore që kryen funksionet e emrit në fjali. Tipar tjetër i përbashkët i gerundit në të dy gjuhët është se nuk mund të marrë një kryefjalë gramatikore. Gerundi del në rolin e përcaktorit si në anglishte, ashtu edhe në shqipe. Ky është në fakt funksioni i vetëm i përbashkët i tyre në anglishte dhe në shqipe. Funksionet e tjera janë specifike për secilën gjuhë, në varësi të tipareve sintaksore të gjuhëve. Gerundi paraqet katër funksione të veçanta për anglishten: kryefjalë, kundrinor i drejtë, kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë dhe plotësor i një parafjale. Gerundi kryen po katër funksione të veçanta në shqipe: kundrinor i zhdrejtë me parafjalë, rrethanor, kallëzuesor, përbërës i kallëzuesit të përbërë foljor. Këto rezultate janë pasqyruar përmbledhtazi në tabelën e mëposhtme. T’i krahasojmë me radhë këto funksione të gerundit në të dy gjuhët. Kryefjalë Gerundi në rolin e kryefjalës del vetëm në gjuhën angleze: Swimming is fun. “Të notosh/noti është qejf.

Funksionet e gerundit Anglishte Shqipe

Kryefjalë + _

Kundrinor i drejtë + _

Kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë + _

Kundrinor i zhdrejtë me parafjalë _ +

Përcaktor + +

Plotësor i një parafjale + _

Rrethanor _ +

Kallëzuesor _ +

Përbërës i kallëzuesit të përbërë foljor _ +

Page 191: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

172

Kundrinor i drejtë Gerundi në rolin e kundrinorit të drejtë del vetëm në gjuhën angleze:

I like swimming. “Më pëlqen të notoj/noti.”

Kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë Gerundi në rolin e kundrinorit të zhdrejtë pa parafjalë del vetëm në gjuhën angleze:

I never gave swimming all that much effort. “Kurrë nuk u përpoqa shumë për notin.”

Kundrinor i zhdrejtë me parafjalë Gerundi në rolin e kundrinorit të zhdrejtë me parafjalë del vetëm në gjuhën shqipe, ku zakonisht varet nga një mbiemër (shembulli a) ose një ndajfolje (shembulli b): a) Nënëmadhja vinte tek ne një herë në vit ose një herë në dy vjet, sepse ajo nuk bënte kurrë vizita, nga që ishte tepër e rëndë për të bërë rrugë të gjata. b) Gjyshja dhe hallë Xhemua po bëheshin gati për të qenë kandidate për plaka jete. Përcaktor Gerundi në rolin e përcaktorit del si në gjuhën angleze (shembulli a), ashtu edhe në gjuhën shqipe (shembulli b): a) His one desire in life, playing football for a professional team, seemed a goal within reach. “Dëshira e tij më e madhe në jetë, të luante futboll për një skuadër profesioniste, dukej një synim i arritshëm.” b) Çdo udhëtari, që e shikonte për herë të parë, qyteti i zgjonte dëshirën për të bërë një krahasim. Plotësor i një parafjale (complement of a preposition) Gerundi në rolin e plotësorit të një parafjale realizohet vetëm në gjuhën angleze:

On being elected president, he moved with his family to the capital.

Page 192: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

173

“Me t’u zgjedhur president, ai u shpërngul me familjen në kryeqytet.” Rrethanor Gerundi në rolin e rrethanorit del vetëm në gjuhën shqipe: Po zbriste në tokë për të ndryshuar botën. Funksionet e ndryshme rrethanore të gerundit në shqipe janë trajtuar në kreun V. Kallëzuesor Gerundi në rolin e kallëzuesorit del vetëm në gjuhën shqipe: Herr Gurameto, nuk kam bërë dy mijë kilometra fluturim ajror për të dëgjuar përçartje në një shpellë të mesjetës. Përbërës i kallëzuesit të përbërë foljor Gerundi në rolin e kallëzuesit të përbërë foljor del vetëm në gjuhën shqipe, ku si pjesë e parë e kallëzuesit të përbërë foljor dalin foljet aspektore pushoj, mbaroj: a) Më në fund gruaja pushoi së foluri. b) Kur mbaroi së bëri detyrat, doli për të luajtur me shokët.

6.4. Gjegjësete formave të pashtjelluara të anglishtes në gjuhën shqipe

6.4.1. Infinitivi

6.4.1.1 Infinitivi me to

Infinitivi me to i anglishtes mund të jepet në shqipen standarde përgjithësisht me folje të shtjelluar në lidhore (1a, 2a, 3a, 6b, 7a), ndërsa në gegërishte me infinitiv (1b, 2b, 3b, 4b, 5b, 6c, 7b). Shqipja standarde mund ta japë infinitivin me to të anglishtes edhe me anë të gerundit (5a, 6a), ose me folje të shtjelluar në kohën e kryer (4a). Konkretisht: 1) He wanted to be a writer.

a) Ai donte të ishte shkrimtar. b) Ai donte me qen shkrimtar.

2) Jenny remembered to bring the wine.

a )Xheni u kujtua të sillte verën. b) Xheni u kujtua me sjell verën.

Page 193: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

174

3) She can send a letter.

a) Ajo mund të dërgojë një letër.” b) Ajo mundet me dërgu një letër.”

4) She pretended to have worked hard.

a) Ajo pretendoi që kishte punuar shumë. b) Ajo pretendoi me pas punu shumë.

5) That’s a bad thing to do.

a) Kjo është gjë e keqe për t’u bërë. b) Kjo është gjë e keqe me u ba.

6) His father understood his desire to play football for the national team. a) I ati e kuptoi dëshirën e tij për të luajtur futboll për skuadrën kombëtare. b) I ati e kuptoi dëshirën e tij që të luante futboll për skuadrën kombëtare. c) I ati e kuptoi dëshirën e tij me lujt futboll për skuadrën kombëtare.

7) She made me do it.

a) Ajo më detyroi ta bëj atë gjë. b )Ajo më detyroi me e ba atë gjë.

Në anglishte për përdorimin e infinitivit,luan rol edhe folja drejtuese, si në shembullin 8 ku folja pretended jepet në shqip me shprehjen bënte sikur. Kjo shprehje foljore në shqip imponon përdorimin e një foljeje të shtjelluar në kohë të pakryer të mënyrës dëftore: 8) She pretended to be working at work.

Ajo bënte sikur punonte në punë. Në ndonjë rast, shqipja e gjen të tepërt dhënien e infinitivit me to (to be) dhe e mënjanon fare nga struktura e fjalisë, siç tregohet në shembullin9: 9) We considered him to be the best candidate.

Ne konsideruam atë si kandidatin më të mirë.

6.4.1.2.Infinitivi i zhveshur

Infinitivi i zhveshur në anglishte përdoret rregullisht pas foljeve modale ose gjysmëmodale. Infinitivi i zhveshur pas foljeve modale can (mund), could (mund), may

Page 194: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

175

(mund), might (mund), should (duhet), must (duhet) jepet në shqipe me foljet modale gjysmëndihmëse mund/duhet + lidhore ose duhet + pjesore (shembujt 1, 2, 3): 1) I cango.

Unë mund të shkoj. 2) He must think about it. Ai duhet të mendohet për këtë gjë. Ai duhet me u mendue për këtë gjë. ( Geg.) 3) It must be done today.

Kjo duhet bërë sot. Kjo duhet të bëhet sot. Kjo duhet me u ba sot. Folja gjysmë modale going to që përdoret në anglishte për të dhënë një veprim të planifikuar në të ardhmen, ndiqet rregullisht nga infinitivi i zhveshur në anglishte. Ky ndërtim jepet në shqipe me kohën e ardhme (shembulli 4), përkatësisht me kohën e ardhme të përparme (shembulli 5): 4) I am going to talk to him about the project.

Unë do të flas me të për projektin.

5) She is going to have been working at that place for two years when it closes down. Kur ai vend të mbyllet, ajo do të ketë punuar atje dy vjet.

Foljet gjysmë modale have to, ought to që ndiqen gjithashtu rregullisht nga infinitivi i zhveshur në anglishte, jepen në shqipe me folje të shtjelluar me foljen modale gjysmëndihmës duhet + lidhore (shembujt 6, 8), duhet + pjesore (shembulli 7):

6) I have to go.

Duhet të iki. 7) It has to be talked about it.

Duhet folur për këtë.

8) He ought to be here by now. Ai duhet të ishte këtu tani.

Page 195: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

176

Infinitivi i zhveshur përdoret në mënyrën urdhërore në anglishte dhe jepet në shqipe me folje të shtjelluar në kohën e tashme të urdhërores (shembulli 9):

9) So tell me about your mother.

Atëherë më trego për nënën tënde.

Në disa ndërtime të anglishtes infinitivi i zhveshur përdoret për të shprehur një veprim në të shkuarën (shembujt 10, 11). Ky përdorim jepet në shqipe me një folje në të kryerën e thjeshtë: 10) All I did was find her a nice book.

Gjithçka që bëra ishte që i gjeta asaj një libër të mirë. 11) I saw a man enter the building.

Pashë një njeri që hyri në godinë.

6.4.2. Pjesorja e tashme (me –ing)

Pjesorja e tashme me –ing e anglishtes jepet zakonisht në shqipe me përcjellore pohore (shembujt 1, 2, 3, 4a), me emër foljor prapashtesor (shembulli 5), ose me gerund në kallëzore të paraprirë nga parafjala me (shembulli 4b). Kjo ndodh për të kompensuar mungesën e pjesores së tashme në gjuhën shqipe. Konkretisht: 1) I am reading a book.

Unë jam duke lexuar një libër. 2) Mary heard it going beep-beep.

Meri e dëgjoi atë duke bërë pip-pip. 3) Children defend plants by warning animals away.

Fëmijët mbrojnë bimët duket trembur kafshët. 4) Leaving the house, she fell over the stairs.

a) Duke u larguar nga shtëpia, ajo ra nga shkallët. b) Me të ikur nga shtëpia, ajo ra nga shkallët.

5) The practice being over for the day it would be rude not to sit in the garden with a beer.

Page 196: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

177

Me mbarimin e praktikës për atë ditë do të ishte e pahijshme të mos uleshe në kopsht me një birrë në dorë.

6.4.3. Pjesorja e shkuar (me –ed)

Pjesorja me –ed e anglishtes, kur përdoret për të formuar kohët e përbëra, jepet në shqipe me një pjesore e cila gjithashtu përdoret për të formuar kohët e përbëra, siç tregohet në shembujt 1 dhe 2: 1) I have worked hard.

Unë kam punuar shumë. 2) I had worked hard.

Unë kisha punuar shumë.

Në raste të tjera, kur ajo përdoret për të formuar sifjali të veçuara (që në gramatikën shqipe quhen gjymtyrë të veçuara, përcaktorë të veçuar), në përgjithësi jepet në shqipe me pjesore me ose pa mbaresë të përparme (shembujt 4, 5, 6, 7): 4) Devastated by the news, she couldn’t get a word out of her mouth.

E shkatërruar nga lajmi, ajo nuk arrinte të nxirrte asnjë fjalë nga goja. 5) This, as the journalist said, is the story told by the writer himself.

Kjo, siç tha gazetari, është historia (e) treguar nga vetë shkrimtari.

6) Rejected by his parents, the boy turned to a life of crime. I refuzuar nga prindërit, djali iu kthye jetës së krimit.

7) The new building, painted in many colours, attracts many tourists. Ndërtesa e re, (e) lyer me shumë ngjyra, tërheq shumë turistë.

Në rastet kur pjesorja me –ed përdoret me kuptim kauzativ (dikush tjetër do të

kryejë një veprim në përfitim të kryefjalës së fjalisë), siç është shembulli 8, kjo pjesore mund të jepet në shqipe me pjesore (8a) ose me folje të shtjelluar në të ardhmen (8b): 8) I will finally have my house painted.

a) Më në fund do ta kem shtëpinë të lyer. (dikush do të ma lyejë) b) Më në fund shtëpia ime do të lyhet.

Page 197: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

178

Kur pjesorja me –ed shpreh një veprim i cili ndodh para veprimit të sifjalisë kryesore, atëherë ajo jepet në shqipe me emër prejfoljor prapashtesor në kallëzore, ose me gerund në trajtën e kallëzores), të paraprirë nga parafjala me: 9) The meeting finished, the leader left for Boston.

a) Me mbarimin e takimit, drejtuesi u nis për në Boston. b) Me të mbaruar takimi, drejtuesi u nis për në Boston.

6.4.4. Gerundi

Gerundi i anglishtes jepet në shqipe me disa mjete gramatikore: Kështu, në shembujt 1, 2 dhe 3 gerundi i anglishtes jepet në shqipen standarde me lidhore (1a, 2a, 3a), ndërsa në gegërishte me infinitiv (1b, 2b, 3b): 1) His dream si playing football for the national team.

a) Ëndrra e tij është të luajë futboll për skuadrën kombëtare. b) Ëndrra e tij është me luejt futboll për skuadrën kombëtare.

2) Emma keeps trying to persuade me to go with her.

a) Ema vazhdon të përpiqet të më bindë që të shkoj me të. b) Ema vazhdon me u përpjek me e bind me shkue me të.

Në shembullin 3 më poshtë gerundi ka kuptim përgjithësues. Këtë kuptim e bart edhe lidhorja në shqipen standarde (3a) e infinitivi (3b) në gegërishte: 3) Life requires thinking.

a) Jeta kërkon të mendohesh. b) Jeta kërkon me u mendue.

Gerundi i anglishtes mund të jepet në shqipen standarde me emër foljor asnjanës në kallëzore (4, 5, 6, 8a), me gerund në rrjedhore (shembull, 7), ose me emër prejfoljor prapashtesor në kallëzore (shembujt 8b, 9): 4) Reading helps you learn English.

Të lexuarit të ndihmon të mësosh anglisht. 5) Becoming a mother makes you realize you can do almost anything.

Të bërit nënë, të bën të kuptosh se mund të bësh pothuajse gjithçka.

Page 198: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

179

6) He delayed telling his mother the truth. Ajo ia vonoi të thënit e së vërtetës nënës së tij.

7) Teens can’t help texting all the time.

Adoleshentët s’ndalojnë dot së shkruari mesazhe tërë kohës.

8) My day includes going to work. a) Dita ime përfshin të shkuarit në punë. b) Dita ime përfshin vajtjen në punë.

9) We will consider building a new hospital for the city.

Ne do ta marrim në konsideratë ndërtimin e një spitali të ri për qytetin. Disa ndërtime specifike të anglishtes, siç janë strukturat need (kam nevojë), require (kërkoj), want (dua) + gerund, mund tëjepen në shqipe me emër foljor (10a & 11 a), me lidhore (10b & 11b), me gerund në kallëzore (10c & 11 c), por edhe me pjesore (12): 10) Their house needs painting.

a) Shtëpia e tyre ka nevojë për lyerje. emër foljor b) Shtëpia e tyre ka nevojë që të lyhet. lidhore c) Shtëpia e tyre ka nevojë për t’u lyer. gerund në kallëzore

11) That’s the chair that wanted repairing.

(a) Kjo është karrigia që donte rregullim. emër foljor (b) Kjo është karrigia që kishte nevojë të rregullohej. lidhore (c) Kjo është karrigia që kishte nevojë për t’u rregulluar. gerund në kallëzore

12) Air conditioner requires fixing. Kondicioneri duhet rregulluar.

Page 199: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

180

PËRFUNDIME

Përfundimi i parë që del nga studimi i formave të pashtjelluara është ky: format e pashtjelluara përbëjnë një temë komplekse me disa çështje teorike të diskutueshme në gjuhësitë evropiane, në rastin tonë në gjuhësinë angleze dhe në atë shqipe. Termi i anglishtes non-finite verbs, ose verbals dhe termi i shqipes forma të pashtjelluara në kuptimin tradicional u referohen përbërësve foljorë që nuk përshtaten në vetë dhe në numër. Ato dallohen nga opozicioni me format të tjera foljore, të cilat përshtaten në vetë, numër etj. Këta terma nënkuptojnë se bëhet fjalë për forma gramatikore të pashtjellueshme të foljes, d.m.th. forma foljore që nuk mund të shtjellohen (ndryshojnë) në vetë dhe në numër. Të dhënat gjuhësore tregojnë se tipari [± i shtjelluar] nuk është universal për të gjitha gjuhët. Për këtë arsye klasifikimi i sistemit foljor sipas kundërvënies folje të shtjelluara – folje të pashtjelluara nuk mund të bëhet universalisht, por vetëm për gjuhë të caktuara. Një klasifikim i sistemit foljor sipas tiparit [± i shtjelluar] tashmë është argumentuar nga studiuesit për gjuhët indoevropiane. Klasifikimi binar i foljeve në këto gjuhë sipas tiparit [± i shtjelluar] mbështetet në kritere morfologjike, sintaksore dhe distribucionale. Gjuha angleze nuk ka një sistem eptimor kaq të pasur sa shqipja, por kriteri morfologjik luan rol me rëndësi edhe në këtë gjuhë për dallimin e formave të shtjelluara nga format e pashtjelluara foljore. Gjuha shqipe ka një sistem të pasur eptimor dhe kriteri morfologjik luan rol parësor në ndarjen e foljeve në të shtjelluara dhe të pashtjelluara. Në gjuhësinë angleze, ekziston një mendim që i ndan foljet në të shtjelluara dhe të pashtjelluara në kuadër të kategorisë së fleksionit, d.m.th.: format e shtjelluara foljore e kufizojnë foljen në numër, kohë, vetë ose mënyrë, ndërsa format e pashtjelluara foljore nuk e kufizojnë foljen sipas këtyre mënyrave; ato mund t’i referohen cilitdo numri, kohe, vete apo mënyre. Sintaksorisht, format e pashtjelluara foljore në gjuhën angleze konsiderohen gjithmonë kallëzues të një fjalie të varur.

Sipas një mendimi tjetër (Huddleston & Pullum, Payne etj.), shtjellueshmëria interpretohet si kategori sintaksore e fjalisë, jo si një veçori vetëm e foljes.

Format e pashtjelluara foljore të anglishtes janë infinitivi i zhveshur (pa pjesëzën to), infinitivi me pjesëzën to dhe pjesore - gerundi. Të tria këto tipe kanë të përbashkët tiparin që nuk ndryshojnë sipas kohës gramatikore. Vendi i formave të pashtjelluara foljore të anglishtes në sistemin foljor të gjuhës angleze mund të përmblidhet në grafikun e mëposhtëm:

Page 200: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

181

Shkallë e lartë e Shkallë e ulët e varësisë gramatikore: varësisë gramatikore: Fjalitë e pashtjelluara: Fjalitë gjysmë-të shtjelluara Fjalitë e shtjelluara �Infinitivi i zhveshur �Pjesoret e tashme �Lidhorja e tashme �Infinitivi me “to” �Pjesoret e shkuara �Lidhorja e shkuar

Në gramatologjinë angleze dallohen fjali të pashtjelluara dhe fjali plotësisht të shtjelluara, si dy skaje të kundërta në boshtin që shpreh shkallën e varësisë gramatikore. Edhe në gramatologjinë shqiptare tradicionale, kryesisht të paraluftës dhe të viteve të para të pasluftës, sidomos nga Xhuvani, Cipo, Domi, format e pashtjelluara shiheshin dhe trajtoheshin në funksion të fjalive të pashtjelluara.

Format e pashtjelluara janë folje që nuk kanë markues për vetën dhe numrin, por në varësi të natyrës së fjalisë kryesore, ato mund të shprehin një kohë të ndryshme nga folja e fjalisë kryesore.

Tradicionalisht, gerundi kuptohet si një fjalë me prejardhje nga një temë foljore, i cili luan rolin e një emri ose si të një emri në fjali. Në anglisht gerundi formohet duke i shtuar temës foljore mbaresën –ing. P.sh.: Reading helps you learn English. “Të lexuarit të ndihmon të mësosh anglisht.”

Pjesorja e tashme në anglisht formohet në të njëjtën mënyrë si gerundi, temës foljore i shtohet mbaresa –ing: I am reading a book. “Unë jam duke lexuar një libër.” Në këtë mënyrë, pjesorja e tashme dhe gerundi në anglisht, shfaqen identikë në formë.

Historikisht gerundi dhe pjesorja e tashme e anglishtes kanë burime të ndryshme, por në anglishten moderne (të sotme) gerundi dhe pjesorja e tashme në anglishte kanë formë identike. Në gjuhësinë angleze gjenden dy qëndrime në lidhje me kategorizimin e gerundit. Në teorinë gramatikore dhe në tekstet universitare gerundi dhe pjesorja e tashme me –ing trajtohen në një kategori të vetme e cila emërtohet gerund-pjesorja, ose thjesht pjesorja me –ing. Në procesin e të mësuarit të gjuhës angleze si gjuhë e parë apo e dytë, pjesorja me –ing dallohet nga gerundi. Në punimin tonë i kemi pasqyruar të dyja këto qëndrime.

Sa i takon formave të pashtjelluara foljore në shqipe, kjo përbën një ndër çështjet më të vështira e më të diskutuara. Në emërtimin, përkufizimin e trajtimin e tyre ka pasur e vazhdon të ketë qëndrime të ndryshme. Në përgjithësi, forma të pashtjelluara të foljes në shqipe konsiderohen ato folje që gjatë zgjedhimit të tyre nuk ndryshojnë sipas vetës e

Page 201: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

182

numrit, në kundërvënie me format e shtjelluara të foljes, të cilat ndryshojnë sipas vetës e numrit. Gjithashtu, në dallim nga format e shtjelluara të foljes, format e pashtjelluara karakterizohen nga mungesa e kategorisë gramatikore të mënyrës. Veçanërisht ky tipar i fundit ka bërë që të lindin mospajtime të mëdha midis gramatikanëve, për shkak se mënyra, në teorinë sintaksore që mbizotëron gramatikën shqipe, përbën tiparin themelor të kallëzuesisë. Në bazë të tiparit të modalitetit përcaktohet nëse këta përbërës formojnë fjali apo vetëm gjymtyrë fjalie. Gjithashtu, për statusin kategorial të disa prej formave të pashtjelluara të shqipes standarde ka mendime të ndryshme. Një përfundim tjetër lidhur me format e pashtjelluara, ka të bëjë me veçantinë e shfaqjes së tyre në gjuhët e ndryshme evropiane: në anglisht pranohen: paskajorja, pjesorja dhe pjesorja- gerundi, në shqipe kohët e fundit pranohen: përcjellorja, pjesorja dhe gerundi. Në gjuhësitë e ndryshme ka dallime jo vetëm për numrin e formave të pashtjelluara, por edhe për trajtat e shfaqjes së këtyre formave, si edhe për funksionet sintaksore të tyre.

Sistemi foljor i gjuhës shqipe përmban një numër formash të pashtjelluara, të cilat janë kryesisht analitike, me përjashtim të pjesores që është sintetike. Si forma të pashtjelluara foljore të shqipes standarde pranohen unanimisht pjesorja e tipit ardhur dhe format e tipit pa ardhur, dhe duke ardhur. Forma e pashtjelluar foljore e tipit duke ardhur në shqipen e sotme letrare gërsheton tipare të foljes dhe të ndajfoljes. Kjo formë është kategorizuar prej kohësh dhe nuk paraqet probleme në rrafshin sinkronik. Trajta duke ardhur pranohet nga të gjithë studiuesit si përcjellore. Por përfshirja në përcjellore edhe e trajtës pa ardhur në kategorinë e përcjellores, krahas përcjellores pohore, është argumentuar së pari nga M. Çeliku.

Nga të gjitha trajtat e pjesores që ekzistojnë në gjuhë të ndryshme indoevropiane, në gjuhën shqipe ruhet vetëm një trajtë: pjesorja me kuptim të shkuar. Pjesorja në gjuhën e sotme letrare gërsheton tipare foljore e mbiemërore. Pjesorja e shqipes shfaqet me dy trajta: punuari dhe i (e) punuar, d.m.th. trajta pa mbaresë të përparme dhe trajta me mbaresë të përparme. Ky është qëndrimi më i ri në lidhje me pjesoren e shqipes, i cili është argumentuar nga Çeliku. Ky qëndrim ndiqet prej nesh në këtë punim.

Në format e pashtjelluara të tipit për/me/një të ardhur studiuesit e shqipes mbajnë dy qëndrime: a) për të ardhur është paskajore (në çdo rast interpretohet si paskajore dhe me/ një të ardhur, si forma të tjera të pashtjelluara); b) sipas një qëndrimi tjetër kemi një gerund të paraprirë nga parafjalët për, me, dhe fjala një. Një trajtë gerundi shihet edhe në trajtën e pashtjelluar të tipit së foluri, së bëri. Qëndrimi i parë mbahet nga pjesa më e madhe e gjuhëtarëve shqiptarë, ndërsa qëndrimi i dytë mbrohet prej M. Çelikut, i cili ofron qasjen më të re për këtë çështje. Kategorizimi i Çelikut duket se dita-ditës po gjen më shumë mbështetje në gramatologjinë shqipe. Format e pashtjelluara të gjuhës angleze mund të jepen në këtë diagram të thjeshtuar:

Page 202: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

183

Format e pashtjelluara të anglishtes

Infinitivi (paskajorja) Pjesorja

i zhveshur me to e tashme (–ing) e shkuar (-ed)

pjesore gerund

Format e pashtjelluara në shqipen standarde, përbëjnë një sistem, që skematikisht mund të paraqitet me dy tabela identike, ku çdo kundërvënie kuptimore i përgjigjet një kundërvënie formale: Skema 1

Format e pashtjelluara kategoriale

Gerundi Përcjellorja Pjesorja

Kuptimi kategorial Folje/ Emër Folje/ Ndajfolje Folje / Mbiemër

Në skemën 1, në planin kuptimor, gerundi gërsheton (kombinon) tiparet e foljes me të emrit, përcjellorja gërsheton tiparet e foljes me të ndajfoljes, pjesorja gërsheton tiparet e foljes me tiparet e mbiemrit. Skema 2

Format e pashtjelluara kategoriale

Gerundi

Përcjellore

Pjesore

Trajtat e shfaqjes Kallëzore/ rrjedhore Duke/pa Me mbaresë të përparme/ pa mbaresë të përparme

Skema 2 paraqet kundërvënien formale: Trajta e gerundit në kallëzore: të punuar Trajta e gerundit në rrjedhore: së punuari Trajta e përcjellores pohore: duke punuar Trajta e përcjellores mohore: pa punuar Trajta e pjesores pa mbaresë të përparme: punuar Trajta e pjesore me mbaresë: i/e ...punuar Ky klasifikim është sipas M. Çelikut, skemat janë të A. Riskës149.

149 A. Riska, Recension. Mehmet Çeliku, Format e pashtelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe, Buletini shkencor UNIEL, nr. 2, Elbasan, 2000, f. 185-186.

Page 203: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

184

Një interes të veçantë paraqesin edhe përdorimet e funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara, ndërtimet me forma të tilla, varësia e tyre nga përbërësit kokë, etj.

Një folje e pashtjelluar e anglishtes normalisht nuk qëndron dot më vete në fjali të thjeshta. Në fjali të pavarura ato realizohen gjithmonë si plotësorë të foljeve ndihmëse can, will, may, might, am, have etj. Kur varen nga një sifjali kryesore, sifjalitë me folje të pashtjelluara mund të jenë me ose pa kryefjalë. Në bazë të këtij kriteri, dallohen tre tipe strukturore të sifjalive me folje të pashtjelluara: sifjalitë me infinitiv (infinitiv me todhe i zhveshur), sifjalitë me –ing dhe sifjalitë me pjesoren –ed.

Infinitivi me to realizohet në një gamë të gjerë ndërtimesh, ndërsa infinitivi i zhveshur është shumë i kufizuar. Infinitivi i zhveshur realizohet kryesisht si plotësor i një numri të vogël foljesh, të cilat përfshijnë foljet modale e ndihmëse dhe pjesëzën mbështetëse do. Sifjalitë me infinitiv kryejnë në anglisht këto funksione sintaksore: 1) Kryefjalë: a) në pozicion nistor b) e zhvendosur në fund të fjalisë 2) Kallëzuesor i kryefjalës (subject predicative) 3) Kundrinë e drejtë (object predikative) 4) Kallëzuesor i kundrinës 5) Rrethanor 6) Plotësor i emrit (noun complement) 7) Modifikues i emrit (noun postmodifier) 8) Plotësor i një mbiemri. Sifjalitë me –ing kryejnë këto funksione sintaksore: 1) Kryefjalë 2) Kallëzuesor i kryefjalës 3) Kundrinë e drejtë 4) Rrethanor 5) Plotësor i një parafjale (përfshi kundrinën me parafjalë) 6) Modifikues i emrit (noun postmodifier) – sifjali përcaktore plotësore 7) Plotësor i një mbiemri.

Page 204: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

185

Në kuadrin e kategorisë gerund-pjesore, dallohet gerundi i anglishtes, i cili kryen këto funksione sintaksore: 1. Kryefjalë e fjalisë 2. Kundrinë e drejtë në fjali 3. Kundrinë e zhdrejtë pa parafjalë (indirect object) 4. Plotësor i një parafjale (complement of a preposition) 5. Përcaktor (noun komplement) Funksionet sintaksore të pjesores me –ed janë: 1) Kundrinë e drejtë 2) Rrethanor 3) Modifikues i emrit (noun postmodifier) – sifjali përcaktore.

Sifjalia me një folje të pashtjelluar mund të jetë e lidhur ngushtë me predikatin e fjalisë kryesore ose mund të japë një informacion shtesë për të, pak a shumë një lloj rrethanori periferik, në rolin e një fjalie të ndërkallur. Sifjalia e ndërkallur mund të ketë si bazë organizuese një pjesore me –ing ose me –ed. Sifjalitë me folje të pashtjelluara që janë në rolin e plotësorit, janë gjithmonë të integruara në fjalinë kryesore. Sifjali me folje të pashtjelluara në rolin e plotësorit dalin: 1. Sifjalitë me infinitivin to: a) me infinitiv postfoljor, me këto gjedhe strukturore:

Gjedhja 1: folje + to-sifjali Gjedhja 2: folje + përbërës emëror + to-sifjali Gjedhja 3: folje + for + përbërës emëror +to-sifjali Gjedhja4: folje + sifjali me infinitiv të zhveshur Gjedhja 5: folje + përbërës emëror + sifjali me infinitiv të zhveshur

Ndër foljet që drejtojnë sifjalitë që kanë një infinitiv me to, më të shpeshtat janë foljet want (dua), try (mundohem, përpiqem), seem (duket), like (pëlqej), begin (filloj), tend (synoj, kam prirje), attempt (orvatem, përpiqem). Foljet që drejtojnë sifjalitë me to ndahen në dhjetë klasa semantike kryesore, përkatësisht:

1) Folje të aktit ligjërimor (speech act verbs) 2) Folje që shprehin aspekte të tjera të komunikimit (other communication' verbs) 3) Folje konjitive (cognition verbs) 4) Folje të perceptimit (perception verbs) 5) Folje që shprehin dëshirë (verbs marking desire)

Page 205: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

186

6) Folje që shprehin qëllime a vendime (verbs of intention or decision) 7) Folje që shprehin përpjekje (verbs of effort) 8) Folje që shprehin modalitet apo shkakun e realizimit të një veprimi (verbs of

modality or causation) 9) Folje aspektore (aspectual verbs) 10) Folje që shprehin probabilitet apo thjesht realizimin e një fakti (verbs of

probability and of simple fact).

b) Sifjali me infinitivin to postemëror, të cilat dalin në rolin e sifjalisë përcaktore, njësoj si sifjalitë me –ing dhe me -ed. Sintaksorisht dallohen këto tipe të sifjalive me infinitiv postemëror:

1) me kryefjalë të parealizuar 2) me kundrinë të parealizuar 3) me rrethanor të parealizuar 4) me kundrinor me parafjalë të parealizuar 5) me kryefjalë të shprehur fonetikisht (të paraprira nga for - për).

Emrat më të zakonshëm që drejtojnë sifjali me infinitivin to janë: chance, attempt,

effort, ability, opportunity, desire, decision, plan, power, right, tendency, failure, capacity, inability, bid, permission, commitment, determination, intention, refusal, willingness, battle, proposal, scheme.

c) Sifjalitë me infinitivin to postmbiemëror, ku predikatët mbiemërorë formojnë gjashtë klasa semantike kryesore. Ata shprehin:

1) Shkallë sigurie 2) Aftësi a dëshirë për të bërë diçka 3) Gjendje emocionale 4) Lehtësi a vështirësi 5) Vlerësim 6) Sjellje që tregon zakon.

Mbiemrat që drejtojnë sifjalitë me to të zhvendosura në krye të fjalisë shprehin:

1) Nevojë a rëndësi 2) Lehtësi a vështirësi 3) Vlerësim.

Në ngjashmëri me foljet që drejtojnë sifjalitë me to, një mbiemër + sifjali me to gjendet në katër gjedhe të ndryshme gramatikore:

Page 206: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

187

1) Gjedhja 1 - kryefjala e sifjalisë kryesore shërben edhe si kryefjalë e nënkuptuar e

sifjalisë me to 2) Gjedhja 2 - realizohet me mbiemra predikativë që shprehin siguri 3) Gjedhja 3 - mbiemrat që shprehin mundësi (ease) apo pamundësi (difficulty)

realizohen në ndërtime në të cilat kundrina e sifjalisë me to vendoset në pozicionin e kryefjalës së sifjalisë kryesore.

4) Gjedhja 4 - disa mbiemra që shprehin vlerësim realizohen në struktura të ngjashme me gjedhet 2 dhe 3, me ndryshimin që nuk kërkojnë patjetër një sifjali me to që të jenë të plotë gramatikisht.

Mbiemrat që drejtojnë sifjalitë postpredikative me to ndahen në gjashtë klasa. Ata shprehin kryesisht:

1) shkallë sigurie (degree of certainty) 2) aftësi apo vullnet për të bërë diçka (ability or willingness) 3) gjendje emocionale (personal affective stance) 4) lehtësi apo vështirësi (ease or difficulty) 5) vlerësim (evaluation) 6) sjellje që tregon zakon (habitua behaviour).

Kallëzuesit emërorë që realizohen me sifjali të paravendosura me to ndahen në tri

klasa semantike kryesore. Ata realizohen me mbiemra dhe shprehin: (1) nevojë a rëndësi, (2) lehtësi a vështirësi, dhe (3) vlerësim. Ndër ta, më të zakonshmit janë mbiemrat (im)possible (i pa/mundur), difficult (i vështirë) and hard (i rëndë, i vështirë, i rreptë). Mbiemrat e të tria klasave semantike përshkruajnë gjendje emocionale a qëndrim të jashtëm, d.m.th. një emocion apo qëndrim që kryefjala ka për situatën e përshkruar nga sifjalia me to, jo një ndjenjë a qëndrim që lidhje me veten e vet.

Sifjalitë që organizohen nëpërmjet një pjesoreje të tashme (pjesorja me –ing) mund të shprehin: a) një veprim që ndodh në të njëjtën kohë me veprimin e shprehur në sifjalinë kryesore, b) një veprim që ndodh pak para veprimit të shprehur në sifjalinë kryesore, c) një veprim i cili është rezultat i veprimit të shprehur në sifjalinë kryesore, d) një veprim i cili shpreh arsyen e realizimit të veprimit të përshkruar nga folja e sifjalisë kryesore.

Pjesorja e kryer e anglishtes (having done – duke pas bërë, në kuptimin pasi kam bërë) përdoret për të shprehur një veprim që ka ndodhur më herët se një veprim tjetër.

Page 207: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

188

Përdorimi i pjesores së kryer e bën të qartë se veprimi i shprehur prej saj është realizuar më parë se veprimi i përshkruar nga folja drejtuese në sifjalinë kryesore.

Sifjalitë me pjesore të shkuar (past participe) janë ekuivalente me sifjalitë e shtjelluara në formën joveprore (pasive). Nëse theksohet fakti që veprimi i shprehur në sifjalinë me pjesore realizohet përpara veprimit të sifjalisë kryesore, atëherë në anglishte përdoret pjesorja e kryer pësore (passive perfect participle).

Foljet që drejtojnë sifjali me –ing në pozicion postpredikativ ndahen në këto klasa semantike kryesore:

1) Folje aspektore ose të mënyrës 2) Folje të komunikimit 3) Folje konjitive 4) Folje të perceptimit 5) Folje të gjendjes emocionale 6) Folje përshkruese 7) Folje që shprehin përpjekje, lehtësim apo pengesë 8) Folje të miratimit apo kundërshtisë 9) folje të shmangies e të detyrimit 10) Folje që shprehin sulm, ndëshkim a ndjesë 11) Folje që shprehin një veprim të kërkuar.

Për sa i përket ndërtimit strukturor, sifjalitë plotësore me –ing në pozicion post

predikativ gjenden në dy gjedhe sintaksore: 1) folje + sifjali me –ing 2)folje + përbërës emëror + sifjali me –ing. Në gjedhen (1) kryefjala gramatikore e sifjalisë kryesore është në të njëjtën kohë edhe kryefjalë e nënkuptuar e sifjalisë së varur me –ing, ndërsanë gjedhen (2) sifjalia kryesore dhe sifjalia e varur me –ing kanë kryefjalë të ndryshme.

Foljet më të shpeshta që drejtojnë sifjalitë me –ing janë: keep (vazhdoj), start (filloj), see (shikoj), go (shkoj), stop (ndaloj, pushoj), beging (filloj). Klasat semantike të foljeve drejtuese të sifjalive me –ing janë: 1) Folje aspektore ose të mënyrës (Aspect and manner), me këto gjedhe strukturore:

a) Folje + sifjali me –ing b) Folje + përbërës emëror + sifjali me –ing

2) Folje të komunikimit, me këto gjedhe strukturore: a) Folje + sifjali me –ing b) Folje + përbërës emëror + sifjali me –ing

Page 208: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

189

3) Foljet e kondicionit, me këto gjedhe strukturore: a) Folje + sifjali me –ing b) Folje + përbërës emëror + sifjali me –ing

4) Foljet e perceptimit, me këto gjedhe strukturore: a) Folje + sifjali me –ing b) Folje + përbërës emëror + sifjali me –ing

5) Foljet që shprehin gjendje emocionale (të pëlqimit ose mospëlqimit) a) Folje + sifjali me –ing b) Folje + përbërës emëror + sifjali me –ing

6) Foljet përshkruese, me këto gjedhe strukturore: a) Folje + sifjali me –ing b) Folje + përbërës emëror + sifjali me –ing

7) Folje që shprehin përpjekje, lehtësim apo pengesë, me këto gjedhe strukturore: a) Folje + sifjali me –ing b) Folje + përbërës emëror + sifjali me –ing

8) Folje të miratimit ose të kundërshtimit, me këto gjedhe strukturore: a) Folje + sifjali me –ing b) Folje + përbërës emëror + sifjali me –ing

9) Folje të shmangies dhe të detyrimit, me këto gjedhe strukturore: a) Folje + sifjali me –ing b) Folje + përbërës emëror + sifjali me –ing

10) Folje që shprehin sulm, ndëshkim a ndjesë, me këto gjedhe strukturore: a) Folje + sifjali me –ing b) Folje + përbërës emëror + sifjali me –ing

11) Folje që shprehin një veprim të kërkuar, të cilat realizohen vetëm me një strukture sintaksore: Folje + sifjali me –ing.

Sifjalitë me folje të pashtjelluara mund të jenë edhe shtesore për strukturën e fjalisë, duke dhënë informacion shtesë për rrethanat e kryerjes së veprimit të shprehur nga folja kallëzues e sifjalisë kryesore. Ato kryejnë rolin e sifjalive rrethanore të qëllimit dhe realizohen me sifjali me infinitivin to. Sifjalitë rrethanore me predikat një formë të pashtjelluar foljore zakonisht nuk paraprihen nga ndonjë lidhëz, por rrallë mund të ndodhë që ato të paraprihen nga një lidhëz (when – kur, before - para se, in order - me qëllim që, so as - me qëllim që). Për format e pashtjelluara foljore të shqipes, në sa u tha më lart, aplikuam kategorizimin e M. Çelikut në Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe (2010, 2013):

Page 209: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

190

Format e pashtjelluara të shqipes

Gerundi Paskajorje e re Përcjellorja Pjesorja

pohore mohore me mbaresë të përparme pa mbaresë të përparme

Për aspektin teorik të këtij kreu të punimit tonë dhe për termat e përdorur, u mbështetëm fort në monografinë lartpërmendur, porse të gjithë shembujt dhe listat e përbërësve të përdorur për ilustrim janë fryt i punës sonë vetjake. Funksionet sintaksore kryesore të gerundit janë funksioni rrethanor dhe funksioni përcaktor. Gerundi del edhe në rolin e kallëzuesorit, të kundrinorit të zhdrejtë me parafjalë dhe si përbërës i kallëzuesit foljor të përbërë. Gerundi i rrethanës tregon rrethanën e realizimit të veprimit të shprehur nga folja-kallëzues që e drejton. Rrethanat që përcakton gerundi mund të specifikojnë qëllimin, kohën ose shkakun e realizimit të veprimit të shprehur nga folja drejtuese. Gerundi i qëllimit realizohet me parafjalën për + trajtën e rasës kallëzore të bërë. Kuptimi kryesor i parafjalës për është ai i shprehjes së qëllimit. Gerundi i qëllimit kryen funksionin e rrethanorit të qëllimit në strukturën e fjalisë. Ai mund të drejtohet jo vetëm nga folje të shtjelluara, por edhe nga forma të pashtjelluara foljore, kryesisht nga një përcjellore apo pjesore. Grupi mbizotërues i kallëzuesve nga të cilët varet gerundi i qëllimit realizohet me folje që shprehin lëvizje konkrete apo lëvizje në kuptim të figurshëm, si: vij, eci, hedh, shkel, vë, ngre, zbres, lë, cënoj, dal, mbyll, sjell, patrulloj, shkoj, marr, çoj, mbledh, kapërcej, notoj, ndjek, shpejtoj, zvarritem etj. Këto folje zakonisht janë në rolin e kallëzuesit të thjeshtë, por mund të jenë edhe pjesa e dytë e kallëzuesit të përbërë foljor.

Gerundi i qëllimit mund të varet edhe nga folje si them, flas, pohoj, thërras, klith, përshkruaj, përkufizoj, shpreh, tregoj, shpall, shpjegoj, justifikoj, përforcoj (një ide), bëj thirrje etj., por edhe nga folje aspektore, si: vazhdoj dhe nisem. Gerundi i qëllimit mund të plotësojë një kallëzues të realizuar me një shprehje foljore dhe mund të paraprihet nga pjesëzat si, sa, gjoja, veç etj., të cilat theksojnë më shumë gerundin duke i dhënë ngjyrime të caktuara. Shpesh marrëdhëniet qëllimore ndërthuren me marrëdhënie shkakore, dhe nuk është e lehtë të bëhet dallimi midis tyre. Gerundi përcaktor në shqipe, varet zakonisht nga emra si: shpresë, dëshirë, qëllim, mundësi, arsye, kohë, passion, rast, hall, urdhër, mundim, përpjekje, tundim etj., por mund të varet edhe nga përemra. Gerundi mund të plotësojë njëkohësisht një folje të shtjelluar dhe një emër/ përemër në rasën emërore a kallëzore. Gerundi në funksionin e kundrinorit të zhdrejtë del në rolin e kundrinorit me parafjalë. Në këtë funksion, gerundi varet nga një mbiemër, ndajfolje ose emër. Mbiemrat

Page 210: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

191

nga të cilët varet gerundi në përgjithësi tregojnë aftësi fizike a intelektuale, cilësi morale, ose paaftësi, si: i mjaftueshëm, i vetmuar, i plakur, i qetë, i dashur, i vjetër, i rëndë, i vogël, i denjë, i paktë. i pafuqishëm, i ngathët, i dobët, i paaftë, i kujdesshëm etj. Ndajfoljet më të shpeshta nga të cilat varet gerundi kundrinor i zhdrejtë janë gati, vonë, herët etj.: Gerundi mund varet jo vetëm nga folje të shtjelluara, por mund të zgjerojë edhe një pjesore ose pjesën e dytë të një kallëzuesi të përbërë. Gerundi varet dendur nga një mbiemër a emër prejfoljor, por nuk mungojnë rastet kur varet nga një ndajfolje. Gerundi i varur nga një folje mund të jetë në krye të fjalisë, por më zakonisht, i prapavendoset foljes që zgjeron. Gerundi që zgjeron një emër, mbiemër a ndajfolje vjen pas fjalës që përcakton. Në ndonjë rast, për të shmangur përsëritjen, gerundi mund të përdoret në fjali më vete.

Në gjuhën shqipe togu për + gerund paraqet mjaft raste të gramatikalizimit, thënë ndryshe duke kaluar në një paskajore dytësore. Përcjellorja e shqipes shfaqet në dy trajta, pohore dhe mohore. Përcjellorja pohore shprehet nga pjesëza duke + pjesore, ndërsa përcjellorja mohore realizohet me pjesën pa + pjesore.

Përcjellorja pohore shpreh një sërë kuptimesh e funksionesh, të cilat janë kryesisht rrethanore dhe marrëdhënie bashkërenditëse; më pak përcaktore.

Përcjellorja pohore e rrethanës realizon kuptime të kohës, mënyrës, shkakut, qëllimit, kushtit, lejimit, krahasimit e rrjedhimit.

Përcjellorja pohore e kohës është sinonimike me një sinjali kohore. Ajo përcakton nga ana kohore veprimin e shprehur nga folja drejtuese, duke treguar: a) njëkohësi, b) parakohësi, dhe c) paskohësi. Përcjellorja pohore e mënyrës tregon mënyrën e kryerjes së veprimit të shprehur nga folja-kallëzues që e drejton. Jo rrallë ajo mund të zëvendësohet me një ndajfolje mënyre.

Përcjellorja pohore e shkakut tregon shkakun e realizimit të veprimit të shprehur nga folja drejtuese. Përcjellorja pohore e shkakut është sinonimike me një sifjali shkakore. Ajo mund të zëvendësohet me një sifjali shkakore të paraprirë nga lidhëzat sepse, për shkak se, për arsye se. Përcjellorja pohore e qëllimit tregon qëllimin për të cilin kryhet veprimi i shprehur nga folja drejtuese, përcjellorja pohore e kushtit shpreh marrëdhënie kusht-pasojë, përcjellorja pohore e lejimit shpreh marrëdhënie lejore dhe përcjellorja pohore e krahasimit realizon marrëdhënie krahasore me strukturën përcjellore pohore + ndajfolje në shkallën krahasore + përcjellore pohore. Ndërtimi kallëzore + përcjellore është sinonimik me një sifjali në rolin e kallëzuesorit të kundrinorit. Përcjellorja pohore mund të ndiqet nga një folje në lidhore.

Page 211: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

192

Përcjellorja pohore mund të shprehë edhe marrëdhënie përcaktore. Ajo është sinonimike me një sifjali përcaktore. Përcjellorja përcaktore mund të zëvendësohet me një sifjali përcaktore të paraprirë nga lidhëzat përcaktore që/e cila.

Përcjellorja mohore, pothuaj njësoj si përcjellorja pohore, shpreh një sërë kuptimesh e marrëdhëniesh me nënrenditje ose me bashkërenditje. Ajo realizon funksione nënrenditëse rrethanore të kohës, të mënyrës, të kushtit, të shkakut, të lejimit, si dhe funksione përcaktore.

Përcjellorja mohore e kohës shpreh kuptime të parakohësisë. Veprimi i shprehur prej saj realizohet përpara veprimit të foljes drejtuese. Përcjellorja mohore e kohës është sinonimike me një sifjali kohore të paraprirë nga lidhëzat kohore para se, përpara se.Në strukturën e fjalisë, përcjellorja mohore e kohës mund të dalë e veçuar ose e paveçuar.

Përcjellorja mohore e mënyrës tregon mënyrën e realizimit të veprimit të shprehur nga folja drejtuese, e cila rezulton të ketë denduri mjaft të madhe përdorimi në materialin e vjelë prej nesh.

Përcjellorja mohore e kushtit shpreh kushtin e realizimit të veprimit të shprehur nga folja drejtuese.

Përcjellorja mohore e shkakut shpreh shkakun e realizimit të veprimit të përcaktuar nga folja drejtuese.

Përcjellorja mohore e lejimit tregon realizimin e veprimit të shprehur nga folja drejtuese, megjithëse ka pasur pengesa të mundshme.

Pjesorja e shqipes standarde del rregullisht në rolin e përcaktorit. Pjesorja në këtë rol mund të jetë pa mbaresë të përparme ose me mbaresë të përparme. Në strukturën e fjalisë pjesorja mund të dalë e veçuar ose e paveçuar. Pjesorja në rolin e kallëzuesorit lidhet njëherazi me foljen e shtjelluar dhe me një emër në rasën emërore ose në rasën kallëzore. Pjesorja në këtë funksion mund të jetë me mbaresë të përparme ose pa mbaresë. Pjesorja që lidhet me një emër në rasën emërore zakonisht zgjeron folje që tregojnë gjendje, apo kalim në një gjendje si: mbetem, mbaj, gjendem, qëndroj, bëj, rri, pres etj., por mund të plotësojnë edhe folje lëvizore, si: hyj, trazoj, eci etj. Pjesorja që lidhet me një folje të shtjelluar dhe me një emër në kallëzore është më pak e përdorur. Ajo zakonisht plotëson folje si mbaj, gjej, lë e ndonjë tjetër.

Në rolin e kallëzuesit emëror, pjesorja vjen pas foljes këpujë jam. Në këto ndërtime pjesorja me mbaresë të përparme mund të këmbehet lirshëm me pjesoren pa mbaresë të përparme. Pjesorja pa mbaresë del rregullisht pas foljeve modale duhet dhe do. Pjesorja në këto ndërtime e tregon veprimin në formën abstrakte, njëlloj si paskajorja e zhveshur mbeturinore.

Pjesoret mund të përdoren të bashkërenditura. Lidhja e dy pjesoreve të bashkërenditura zakonisht bëhet nëpërmjet lidhëzave bashkërenditëse, veçanërisht dhe, e, por bashkërenditja mund të realizohet edhe pa lidhëza.

Page 212: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

193

1) Krahasimi i formave të pashtjelluara foljore në anglishte dhe shqipe dha disarezultate

me interes, që po i evidentojmë në vijim. Pjesorja kryen funksione mbiemërore) në të dyja gjuhët. Funksioni i përcaktorit

është i përbashkët për të dyja gjuhët dhe për të gjitha tipet e pjesoreve. Funksioni rrethanor është karakteristikë për pjesoren e anglishtes. Funksioni i kundrinorit të drejtë realizohet vetëm nga pjesorja me –ed në anglishte, por nuk mund të kryhet nga pjesorja e shqipes, as nga pjesorja e tashme (me –ing) e anglishtes. Pjesorja e tashme (me –ing) në anglishte dhe pjesorja në shqipe dalin edhe në rolin e kallëzuesorit të kryefjalës, ndërsa pjesorja e shkuar (me –ed) e anglishtes nuk mund të dalë në këtë rol. Pjesorja e shqipes mund të dalë në rolin e kallëzuesorit të kundrinorit, të kallëzuesit emëror dhe si pjesë e ndërtimeve modale, role të cilat nuk mund të përmbushen nga asnjë prej pjesoreve të anglishtes. Vetëm pjesorja e tashme e anglishtes (me –ing) mund të funksionojë si plotësor i një mbiemri. Gerundi i anglishtes është i krahasueshëm me gerundin e shqipes. Në të dyja gjuhët gerundi është një formë e pashtjelluar foljore që kryen funksionet e emrit në fjali. Gerundi del në rolin e përcaktorit si në anglishte, ashtu edhe në shqipe. Ky është në fakt funksioni i vetëm i përbashkët i tyre në anglishte dhe në shqipe. Funksionet e tjera janë specifike për secilën gjuhë, në varësi të tipareve sintaksore të gjuhëve. Gerundi paraqet katër funksione të veçanta për anglishten: kryefjalë, kundrinor i drejtë, kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë dhe plotësor i një parafjale. Gerundi kryen po katër funksione të veçanta në shqipe: kundrinor i zhdrejtë me parafjalë, rrethanor, kallëzuesor, përbërës i kallëzuesit të përbërë përcaktor foljor.

Paskajorja dytësore e shqipes (infinitivi) dhe infinitivi i anglishtes paraqesin të përbashkëta dhe të veçanta. Ata nuk mund të qëndrojnë të pavarur në strukturën e fjalisë, përveç rasteve të rralla në letërsinë artistike. Infinitivi i anglishtes mund të ketë kryefjalë të shprehur në mënyrë eksplicite ose jo, e cila mund të jetë në rasën emërore (1a), ose kallëzore (1b). Infinitivi i shqipes standarde mund të ketë kryefjalë eksplicite, por këto janë raste mjaft të rralla, pasi kryefjalë e nënkuptuar e infinitivit të shqipes është kryefjala e sifjalisë kryesore. Funksionet e përbashkëta të sifjalive me infinitiv të anglishtes dhe të shqipes janë:

1) Kryefjalë 2) Pjesë emërore e kallëzuesit emëror.

Funksione specifike të infinitivit në anglishte janë:

1) Kundrinë e drejtë 2) Kallëzuesor i kundrinës 3) Përcaktor

Page 213: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

194

4) Plotësor i një mbiemri 5) Sifjalitë qëllimore

Funksione specifike të infinitivit (paskajores dytësore) në shqipen standarde janë: 1. Pjesë e ndërtimit pavetor të përbërë nga jam në vetën III njëjës + togu i tipit për të qeshur që funksionon si fjali pavetore; 2. Pjesë e ndërtimit pavetor të përbërë nga vijnë vetën III njëjës + togu i tipit për të qeshur që funksionon si fjali pavetore; 3. Pjesë e kallëzuesit të përbërë foljor ose si pjesë e një kryepërbërësi me ngjyrime modale; 4. Pjesë e ndërtimit emfatik të përbërë nga një folje e shtjelluara e paraprirë nga paskajorja gjegjëse; 5. Pjesë e formës analitike të kohës së ardhme; 6. Pjesë përbërëse e disa ndërtimeve frazeologjike e emfatike. 2) Mbi ekuivalentimin e formave të pashtjelluara të anglishtes në shqipe, në mësimdhënie, gjuha shqipe ofron mjete të shumta gramatikore për këtë qëllim. Infinitivi me to i anglishtes përgjithësisht jepet në shqipen standarde me folje të shtjelluar në lidhore, ndërsa në gegërishte me infinitiv. Shqipja standarde mund ta japë infinitivin me to të anglishtes edhe me anë të gerundit, ose me folje të shtjelluar në kohën e kryer. Në dhënien e infinitivit nga anglishtja luan rol edhe folja drejtuese e tij,e cila mund të imponojënë shqipe përdorimin e një foljeje të shtjelluar. Në ndonjë rast shqipja e gjen të tepërt dhënien e infinitivit me to dhe e eliminon fare nga struktura e fjalisë. Infinitivi i zhveshur në anglishte përdoret rregullisht pas foljeve modale ose gjysmëmodale. Infinitivi i zhveshur pas foljeve modale can (mund), could (mund), may (mund), might (mund), should (duhet), must (duhet) në shqipe jepet me foljet modale gjysmëndihmëse mund/duhet + lidhore ose duhet + pjesore. Foljet gjysmë modale going to, have to, ought to që ndiqen rregullisht nga infinitivi i zhveshur në anglishte, jepen në shqipe me folje të shtjelluar në kohën e ardhme (going to) ose me foljen modale gjysmëndihmës duhet të ndjekur nga një pjesore. Infinitivi i zhveshur i përdorur në mënyrën urdhërore në anglishte jepet në shqipe me folje të shtjelluar në kohën e tashme të urdhërores. Në disa ndërtime të anglishtes infinitivi i zhveshur përdoret për të shprehur një veprim në të shkuarën, i cili në shqipe jepet me një folje në të kryerën e thjeshtë.

Pjesorja e tashme me –ing e anglishtes jepet zakonisht në shqipe me përcjellore pohore, me emër foljor, ose me gerund në kallëzore të paraprirë nga parafjala me. Kjo ndodh për të kompensuar mungesën e pjesores së tashme në gjuhën shqipe. Pjesorja me –ed e anglishtes, kur përdoret për të formuar kohët e përbëra, jepet në shqipe me një pjesore e cila gjithashtu përdoret për të formuar kohët e përbëra. Kur pjesorja me –ed përdoret për të formuar sifjali të veçuara, në përgjithësi jepet në shqipe

Page 214: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

195

me pjesore me ose pa mbaresë të përparme. Në rastet kur pjesorjame –ed përdoret me kuptim kauzativ, kjo pjesore mund të jepet në shqipe me mbiemër ose me folje të shtjelluar në të ardhmen. Kur pjesorja me –ed shpreh një veprim i cili ndodh para veprimit të sifjalisë kryesore, atëherë ajo jepet në shqipe me emër prejfoljor në kallëzore të paraprirë nga parafjala me. Gerundi i anglishtes jepet në shqipe me disa mjete gramatikore, siç janë mënyra lidhore në shqipen standarde dhe infinitivi në gegërishte, qoftë me kuptim të zakonshëm apo me kuptim përgjithësues. Gerundi i anglishtes mund të jepet në shqipen standarde me emër foljor asnjanës në kallëzore, me gerund në kallëzore ose me emër prejfoljor në kallëzore. Disa ndërtime specifike të anglishtes, siç janë strukturat need (kam nevojë), require (kërkoj), want (dua) + gerund, mund të jepen në shqipe me emër foljor, me lidhore, me gerund në kallëzore, por edhe me pjesore. 3) Disa çështje të lidhura me format e pashtjelluara që presin një trajtim më të thellë në

të ardhmen. - Shqipja standarde nuk ka një paskajore (infinitiv) të mirëfilltë që kanë gjuhëte tjera

evropiane, por gegërishtja (dialekti i veriut), e gjuhës shqipe, ka një paskajore të tillë të mirëfilltë. Aktualisht është diskutuar për integrimin e paskajores së gegërishtes në shqipen standarde. Çfarë qëndrimi duhet mbajtur lidhur me këtë propozim? Mendimi më i përgjithshëm është që të respektohet zhvillimi i natyrshëm i gjuhës, duke kaluar paskajorja sekondare në një paskajore të mirëfilltë.

- Një ndriçim të mëtejshëm pret edhe problemi teorik i funksionit a statusit funksional i formave të pashtjelluara në kuadrin e fjalisë: roli i tyre gjymtyror, roli fjaliformues, roli kallëzuesor.

- Për njohjen më të mirë jashtë vendit të sistemit të formave të pashtjelluara të foljes në shqipe, del e nevojshme përkthimi i veprave bashkëkohore moderne të kryera kohët e fundit në gramatologjinë shqiptare, kërkesë kjo tashmë e shtruar edhe nga gjuhëtarë të tjerë. Kjo do të rriste interesin për gjuhën shqipe dhe do të shtonte fakte të reja në zgjidhjen e problemeve teorike në përgjithësi dhe për format e pashtjelluara në veçanti.

Page 215: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

196

LITERATURA FAKTIKE (BURIMORE)

Gjerak Karaiskaj, 5000 vjet fortifikime në Shqipëri, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë,

1981. Ben Blushi, Shqipëria, Mapo Editions, Tiranë, 2011. Ismail Kadare, Darka e gabuar, Onufri, Tiranë, 2008. Ismail Kadare, Kronikë në gur, Naim Frashëri, Tiranë, 1971. Dritëro Agolli, Njerëz të krisur: tregime dhe novela, Apollonia, Tiranë, 1995. Eqerem Canaj, Kështjella mbi ujanë. Roman. Eqerem Canaj, Njeriu me nofulla të hekurta. Roman. Thomas Hardy, Tess of the D’Urbervilles, Penguin Popular Classics, 1981. Ernest Hemingway, The Snows of Kilimanjaro and other skories, Simon and Schuster,

1995. Cambridge Dictionaries online, http://dictionary.cambridge.org/. Longman Dictionary of Contemporary English, http://www.ldoceonline.com/. Collins Dictionaries, http://www.collinsdictionary.com/.

Page 216: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

197

BIBLIOGRAFI

Agalliu, Fatmir. 1972. Pjesorja në gjuhën shqipe (analizë e kategorive dhe e funksioneve të saj), në “Studime filologjike”, nr. 2.

Agalliu, Fatmir. 1988. Çështje të morfologjisë së gjuhës së sotme shqipe. Tiranë: Shtypshkronja “Mihal Duri”.

Agalliu, Fatmir. 1983. Vëzhgime mbi formën gramatikore pa + pjesore, në “Studime filologjike”, nr. 3. Tiranë.

Ajeti, Idriz. 1969. Historia e gjuhës shqipe (Morfologjia historike). Prishtinë: Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i krahinës socialiste autonome të Kosovës.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë. 1980. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe (me rreth 41.000 fjalë). Tiranë.

Andersson, Evert. 1985. On verb complementation in written English. Lund: Gleerup. Badallaj, Imri. 2012. Infinitivi në gjuhën shqipe dhe serbe. Prishtinë: Akademia e

Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Bach, Emmon. 1981. On Time, Tense, and Aspect: An Essay in English Metaphysics, in

P. Cole, ed., Radical Pragmatics, Academic Press, New York, p. 63-81. Bhat, D. N. Shankhara. 1999. The Prominence of Tense, Aspect and Mood. Amsterdam:

John Benjamins. Douglas Biber et al. 1999. Longman Grammar of Spoken and Written English. Harlow:

Pearson Education Limited. Biber, Douglas, Stig Johansson, Geoffrey Leech, Susan Conrad and Edward Finegan.

2007. Longman Grammar of Spoken and Written English. England: Pearson Education Limited.

Biber, Douglas, Susan Conrad and Geoffrey Leech. 2003. Longman Student Grammar of Spoken and Written English. England: Pearson Education Limited.

Bladon, R. A. W. 1968. Selecting the to— or —ing nominal after like, love, hate, dislike, and prefer. “English Studies”, 49: 203-214.

Bokshi, Besim. 1998. Pjesorja e shqipes-vështrim diakronik. Prishtinë: ASHAK. Bokshi, Besim. 2011. Rreth problemit të paskajores në gjuhën shqipe, në “Shqipja në

etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit”, Tiranë: Botimet albanologjike, f. 159-164.

Bolinger, Dwight. 1971. The Phrasal Verb in English. Cambridge, MA: Harvard University Press.

Brinton, Laurel J. & Donna M. Brinton. 2010. The linguistic structure of Modern English, 2nd ed. Amsterdam: John Benjamins Publishing Company.

Brinton, Laurel. 1988. The Development of English Aspectual Systems: Aspectualizers and Post-Verbal Particles. Cambridge: Cambridge University Press.

Page 217: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

198

Bošković, Željko. 1997. The Syntax of Nonfinite Complementation: An Economy Approach.Cambridge, MA: MIT Press.

Bresnan, J. 1972. Theory of Complementation in English Syntax. Doctoraldissertation. MIT, Cambridge, Massachusets.

Brown, Gould. 2004. The grammar of English grammars. Project Gutenberg. http://faculty.ksu.edu.sa/alwadani/The%20Library/English%20books/The%20-Grammar-of-English.pdf

Brown, Keith, Jim Miller. 1999. Concise encyclopedia of grammatical categories. Amsterdam, Lausanne, New York, Oxford, Shannon, Singapore and Tokyo: Elsevier.

Carter, R. and M. McCarthy. 2006. Cambridge grammar of English: a comprehensive guide: spoken and written English grammar and use. Cambridge: Cambridge University Press.

Chomsky, Naom. 1981. Lectures on Government and Binding. Dordrecht: Foris. Cipo, Kostaq. 1952. Sintaksa. Tiranë: Instituti i Shkencave. Comrie, Bernard. 1976. Aspect: An Introduction to the Study of Verbal Aspect and

Related Problems. (Reprinted with corrections 1978, 1981) (Cambridge Textbooks in Linguistics).

Comrie, Bernard. 1985. Tense (Cambridge Textbooks in Linguistics). Cambridge University Press.

Crystal, David. 1995. The Cambridge Encyclopedia of the English Language. Cambridge: Cambridge University Press.

Crystal, David. 2008. A Dictionary of Linguistics and Phonetics. Oxford: Blackwell Publishing House.

Çeliku, Mehmet. 2013. Koncepte dhe terma të rinj të sintaksës shqipe, në “Studime filologjike”, nr. 1-2, f. 13-23.

Çeliku, Mehmet. 2012. Sintaksë e gjuhës shqipe (Përbërësit sintaksorë).Tiranë: ILAR. Çeliku, Mehmet. 2013. Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe. Tiranë: Shtëpia

botuese & shtypshkronja “Ilar”. (Botim i katërt i plotësuar. Botimi i dytë 2006, botimi i tretë 2010.)

Çeliku, Mehmet. 2000. Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe. Tiranë: Shtëpia Botuese e Librit Universitar.

Çeliku, M., 2008. Tekst ushtrimesh për sintaksën e shqipes standarde, Shtëpia botuese “Ilar”, Tiranë.

Çeliku, Mehmet. 1984. Kuptimet dhe përdorimet sintaksore të përcjellores në gjuhën shqipe, në “Studime filologjike”, nr. 2, f. 77-104.

Çeliku, Mehmet. 1984. Trajtat e përcjellores në gjuhën e sotme letrare shqipe, në “Studime filologjike”, nr. 2, f. 173-186.

Çeliku, Mehmet. 1986. Kuptimet dhe përdorimet sintaksore të trajtës së tipit pa punuar në gjuhën e sotme letrare shqipe, në “Studime filologjike”, nr. 3, f. 91-114.

Page 218: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

199

Çeliku, Mehmet. 1991. Gerundi i rrethanës në gjuhën e sotme letrare shqipe, në “Studime filologjike”, nr. 2, f. 49-78.

Çeliku, Mehmet. 1999. Statusi sintaksor i formave të pashtjelluara dhe i ndërtimeve të formuara me to, në “Studime filologjike”, nr. 3-4, f. 53-68-156.

Çeliku, Mehmet, R. Karapinjalli, R. Stringa. 2007. Gramatika praktike e gjuhës shqipe, Tiranë: Shtëpia botuese “Ilar”.

Çeliku, Mehmet. 1988. Do të bëj dhe kam për të bërë në gjuhën e sotme letrare, në “Gjuha jonë”, nr. 1. Tiranë.

Çeliku, Mehmet. 1989. Ndërtimet e tipit me të ardhur dhe një të ardhur, në “Gjuha jonë”, nr. 2. Tiranë.

Çeliku, Mehmet. 1984. Kategorizimi i formave të pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe, në “Studime filologjike”, nr. 1, f. 133-156.

Çeliku, Mehmet. 1996. Kontributi i Prof. Sh. Demiraj në studimin e formave të pashtjelluara të foljes në gjuhën shqipe, “Studime Albanologjike” II: 139-143.

Çeliku, Mehmet. 1998. Togjet e tipit “me të pasur”, “me pasur” e “duk me pasur”, sinonimike me përcjelloren, në “Studime filologjike”, nr. 3-4, f. 155-166.

Çeliku, Mehmet. 2000. Rreth studimit të formave të pashtjelluara në rrafshin dialektor, në “Studime filologjike”, nr. 3-4, f. 161-166.

Çeliku, Mehmet. 2009. Pa bërë apo duke mos bërë, në “Çështje të shqipes standarde”, Tiranë: Shtëpia botuese “Ilar”, f. 304-308.

Çeliku, Mehmet. 2009. Problemi i paskajores në shqipen standarde, në “Çështje të shqipes standarde”, Tiranë: Shtëpia botuese “Ilar”, f. 313-319.

Demiraj, Shaban. 1969. Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe II. Tiranë: Drejtoria e Botimeve të USHT. Ribotim. Botimi I 1965.

Demiraj, Shaban. 1969. Rreth disa problemeve të paskajores në gjuhën shqipe, në “Studime filologjike”, nr. 1, f. 81-120.

Demiraj, Shaban. 1969. Emrat prejfoljorë asnjanës dhe togjet me vlerë foljore të formuara me pjesëmarrjen e tyre, në “Studime filologjike”, nr. 2.

Demiraj, Shaban. 1970. Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe. Prishtinë: Enti i tekseve dhe i mjeteve mësimore i krahinës socialiste autonome të Kosovës.

Demiraj, Shaban. 1971. Rreth zhdukjes së paskajores në gjuhën shqipe, në “Studime filologjike”, nr. 1.

Demiraj, Shaban. 1977. Rreth kategorive gramatikore të mënyrës dhe të kohës në gjuhën shqipe, në “Studime filologjike”, nr. 3, f. 101-129.

Demiraj, Shaban. 1992. Gjuha letrare shqipe e njësuar dhe çështja e paskajores, në “Gjuha jonë”, nr. 3-4. Tiranë.

Demiraj, Shaban. 1994. Gjuhësi ballkanike. Shkup. (online: http://www.dielli.net) Demiraj, Shaban. 2002. Gramatikë historike e gjuhës shqipe. Tiranë: Botim i Akademisë

së Shkencave. Demiraj, Shaban. 1970. De la perte de l’infinitif en albanais. Studia Albanica 7, f. 125-

Page 219: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

200

130. Demiraj, Shaban. 1969. Emrat prejfoljorë asnjanës dhe togjet me vlerë foljore të formuar

me pjesëmarrjen e emravet prejfoljorë asnjanës, në “Studime filologjike”, nr. 2. Tiranë.

Dik, Simon C. and Hengeveld, Kees. 1997. The Theory of Functional Grammar. Walter de Gruyter.

Domi, Mahir. 2013. Vepra I Studime sintaksore. Tiranë (468 faqe). Domi, Mahir. 1954. Gramatikë e gjuhës shqipe. Pjesa e dytë. Sintaksa. Tiranë. Duffley, Patric J. 1992. The English infinitive. London: Longman. Duffley, Patric J. 1999. The use of the infinitive and the -ing after verbs denoting the

beginning, middle and end of an event. “Folia Linguistica”, 33: 295-331. Duffley, Patric J. 2000. Gerund versus Infinitive as Complement of Transitive Verbs in

English. “Journal of English Linguistics”, 28 (3): 221-248.. Duffley, Patric J. 2003. The Gerund and the to-Infinitive as Subject. “Journal of English

Linguistics”, 31 (4): 324-352. Duffley, Patric J. 2004. VerbsOf Liking With The Infinitive And The Gerund. “English

Studies”, 85: 358-380. Duffley, Patric J. 2006. The English gerund-participle: a comparison with the infinitive.

New York: Peter Lang. Duffley, Patric J. and J.-F. Joubert. 1999. The gerund and the infinitive with the verbs

intend, mean, propose and their close synonyms. “The Canadian Journal of Linguistics”, 44 (3): 251-266.

Duffley, Patric J. and R. Tremblay. 1994. The infinitive and the -ing as complements of verbs of effort. English Studies 75: 566-575.

Dhima, Thoma. 2005. Gjuha shqipe, Sintaksa. Tiranë: SHBLU. Dhrimo, Ali. 1986. Paralelizma kuptimorë ndërmjet trajtave foljore me po (po punoj) dhe

jam (jam duke punuar), në “Studime për nder të A. Xhuvanit”. Tiranë. Dhrimo, Ali. 1970. Kategoritë gramatikore të mbiemrave, në “Studime filologjike”, nr. 3.

Tiranë. Eggan, Thomas. 2008. Non-finite complementatio: a usage-based study of infinitive and –

ing clauses in English. Amsterdam, New York: Rodopi. Eggins, Susan. 2004. An Introduction to Systemic Functional Lingusitcs. New York and

London: Continuum. Floqi, Spiro. 1965. Disa tipe semantiko-strukturore të periudhës me fjali të varur në

shqipen e sotme, në “Studime filologjike”, nr. 3. Floqi, Spiro. 1968. Çështje të teorisë së togfjalëshit në shqipen e sotme, në “Studime

filologjike”, nr. 1. Tiranë, f. 183-191. Fona, Agim. 1987. Mbi mjetet leksiko-morfologjike të shprehjes së kategorisë së

modalitetit, në “Studime filologjike”, nr. 4, f. 153-166. Frashëri, Sami. 1886. Shkronjëtore e gjuhësë shqip, Bukuresht, 1886, në: Sami Frashëri,

Page 220: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

201

Vepra 2”, Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë, Tiranë 1988. Friedman, Viktor. 2015. The Albanian gerund from an Balkanological perspective. In

“Studi in onore del prof. Francesco Altimari in occasione dl 600 compleano (Studime në nderim të prof. Francesco Altimarit me rastin e 60-vjetorit të lindjes)”, p. 199-202.

Givón, Talmy. 1984. Syntax, an introduction. Volume I. Amsterdam/ Philadelphia: John Benjamins.

Givón, Talmy. 1990. Syntax: a functional-typological introduction. 2; Amsterdam: John Benjamins.

Givón, Talmy.1984. Syntax: a functional-typological introduction. 1; Amsterdam: John Benjamins.

Gosturani, Xheladin. 1994. Format e pashtjelluara të foljes në të folmet e gegërishtes verilindore, në “Studime filologjike”, nr. 1-4. Tiranë.

Gramatika e Gjuhës Shqipe I. 1995. Tiranë: Akademia e Shkencave. Gramatika e Gjuhës Shqipe II. 1996. Tiranë: Akademia e Shkencave. Gjinari, Jorgji. 1970. Dialektologjia shqiptare. Prishtinë: Enti i tekseve dhe i mjeteve

mësimore i krahinës socialiste autonome të Kosovës. Halliday, M. A. K. 1994. An Introduction to Functional grammar. Second edition.

London: Eduard Arnold Ltd. Halliday, Michael & Christian Matthiessen. 2004. An Introduction to Functional

Grammar. Third Edition. London: Arnold. Hebst, Thomas & Susen Schüler. 2008. Introduction to syntactic Analysis: A valency

approach. Tübingen: Gunter Narr Verlag, Germany. Hinds, John. 1986. Japanese. (Croom Helm Descriptive Grammars, 4.) London: Croom

Helm, Routledge. Hornstein, Norbert. 1990. As times goes by: tense and universal grammar. Cambridge,

Mass.: MIT Press. Huddleston, R. & Pullum, G. K. 2002. The Cambridge Grammar of the English

Language. Cambridge: Cambridge University Press. Hudson, Richard. 2007. Language networks: The new word grammar. Oxford: Oxford

University Press. Hysa, Enver. 1970. Ndajfoljet në gjuhën e sotme shqipe, në “Studime filologjike”, nr. 3.

Tiranë. Joseph, D. Brian. 2009. The synchrony and diachrony of the Balkan infinitive: a study ia

areal, general, and historical linguistics. Cambridge: Cambridge University Press. First published in 1983.

Kananaj, Anila. 2015. Rrethanori në gjuhën shqipe. Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë.

Kananaj, Anila. 2012. Mbi konstruktet predicative të shqipes standarde, në “Theoretical and empirical studies in Albanian syntax (Studime teorike dhe empirike në fushën

Page 221: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

202

e sintaksës së shqipes)”. Turano, Giuseppina, Rami Memushaj & Flora Koleci (eds.). Munchen: Lincom Europa Academic Publications.

Kananaj, Anila. 2011. A comparison of the infinitive in Greek and Albanian. In “Albanohellenica”. Issue No. 4. Athens: Albanian-Greek Association of Philology, p. 53-68.

Kelmendi, Tafil. 2010. Funksionet sintaksore të ndërtimeve me paskajore në gjuhën popullore (sipas folklorit). Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Koleci, Flora & Giuseppina Turano. 2011. Hyrje në sintaksën gjenerative të shqipes. Tiranë: shblu.

Kolgeci, Salih. 1955. Sintaksa e gjuhës shqipe për klasën e VII dhe të VIII të shkollave tetëvjeçare. Prishtinë.

Kolgjini, Julie May. 2011. Mundësia e përdorimit të paskajores në standardin e gjuhës shqipe, në “Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit”. Tiranë: Botimet albanologjike, f. 217-234.

Lafe, Emil. 1962. Trajtat e pjesores te Gjon Buzuku, në “Konferenca I e studimeve albanologjike”. Tiranë.

Leech, Geoffrey, Jan Svartvik. 2003. A communicative grammar of English. Third edition. London: Routledge.

Lieber, Rochelle. 2009. Introducing morphology. United States of America, New York: Cambridge University Press.

Likaj, Ethem. 1970. Disa çështje të kategorisë gramatikore të diatezës në gjuhën shqipe, në “Studime filologjike”, nr. 4.

Likaj, Ethem. 1987. Mbi format analitike në gjuhën letrare shqipe, në “Studime filologjike”, nr. 3.

Likaj, Ethem. 1997. Format analitike në gjuhën shqipe. Tiranë: shblu. Likaj, Ethem. 2006. Zhvillimi i eptimitnë gjuhën shqipe. Tiranë: Julvin. Lock, Graham. 1996. Functional English Grammar: An Introduction for Second

Language Teachers. Cambridge: Cambridge University Press. Lyons, John. 1968. Hyrje në gjuhësinë teorike. Tiranë: Shtëpia botuese “Dituria”. 2001.

Përkthyer nga gjermanishtja nga prof. dr. Ethem Likaj. Matoshi, Veton. 2015. Paskajorja e gjuhës shqipe në këndvështrimin e gjuhësisë

ballkanike dhe eurolinguistike, në “Studi in onore del prof. Francesco Altimari in occasione dl 600 compleano (Studime në nderim të prof. Francesco Altimarit me rastin e 60-vjetorit të lindjes)”, p. 387-396.

Mancaku, Seit. 1979. Ndërtimet me foljet modale mund dhe duhet te Gjon Buzuku, në “Studime filologjike”, nr. 3.Tiranë.

Mancaku, Seit. 1980. Ndërtimet me foljen ndihmëse kam + paskajore tek autorët e vjetër, në “Studime filologjike”, nr. 2. Tiranë.

Mancaku, Seit. 1983. Funksionet sintaksore të paskajores tek autorët e vjetër, në “Studime filologjike”, nr. 2. Tiranë.

Page 222: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

203

Mancaku, Seit. 1982. Paskajorja e shqipes dhe kategoritë gramatikore të saj, në “Studime filologjike”, nr. 1. Tiranë.

Memishaj, Valter. 2007. Rreth mbiemrave prejpjesorë në shqipe dhe në greqishte, në “Studime filologjike”, nr. 3-4. Tiranë, f. 59-71.

Miller, D. Gary. 2002. Nonfinite structures in theory and change. Oxford: Oxford University Press.

Morley, D. G. 2000. Syntax in Functional Grammar. London and New York: Continuum. Munishi, Shkumbin. 2011. Mbi mundësinë e integrimit të paskajores në gjuhën standarde

shqipe, në “Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit”. Tiranë: Botimet albanologjike, f. 195-204.

Myderrizi, Osman. 1944. Gramatika e re e shqipes. Tiranë. Newmark, Leonard, Phillip Hubbard, and Peter Prifti. 1982. Standard Albanian. A

reference gramar for students. Stanford: Stanford University Press. Pani, Pandeli. 2002. Rreth prejardhjes së formës së përcjellores në gjuhën shqipe, në

“Studime Albanologjike”. Tiranë. Palmer, Frank R. 1986. Mood and Modality. Cambridge: CUP. Palmer, Frank R. 1988. The English Verb. London and New York: Longman. Payne, Thomas E. 2011. Understanding English grammar: A linguistic introduction.

Cambridge: Cambridge University Press. Prifti, Stefan. 1971. Sintaksa e Gjuhës Shqipe. Prishtinë. Prifti, Stefan. 1962. Sintaksa e gjuhës shqipe: pjesa e II, disp. II, Volumi 1-2. Shtypur nga

dega e botimeve të universitetit, 190 faqe. Përnaska, Remzi. 1973. Gramatika e gjuhës shqipe 2 për shkollën pedagogjike. Tiranë. Quirk, Radolf and Sidney Greenbaum. 1976. A university grammar of the English

language. London: Longman. Quirk, Radolf; Sidney Grenbaum; Geoffrey Leech & Jan Svartvik. 1985. A

comprehensive grammar of the English language. Index by David. Crystal. London: Longman.

Quirk, Randolph; Sidney Greenbaum; Geoffrey Leech and Jan Svartvik. 1972. A Grammar of Contemporary English. Cambridge: Cambridge University Press.

Radford, Andrew. 2004.English Syntax: An Introduction. Cambridge: Cambridge University Press.

Riska, Albert. 2000. Recension, Mehmet Çeliku, Format e pashtelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe. Buletini shkencor UNIEL, nr. 2, Elbasan, f. 185-186.

Riza, Selman. 2004. Çështja e paskajores shqipe. Në Vepra 4. Prishtinë. Riza, Selman. 1994. Sistemi foljor i letrarishtes shqiptare bashkëkohore. Tiranë. Riza, Selman. Sistemi foljor i letrarishtes shqiptare bashkëkohore, në “Vepra të

zgjedhura”. Tiranë: 2009. Riza, Selman. 1997. Selman Riza, Vepra 2. Prishtinë.

Page 223: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

204

Rudanko, Juhani. (1996), Prepositions and complement clauses: a syntactic and semantic study of verbs governing prepositions and complement clauses in present-day English. Albany: State University of New York Press.

Rrota, Justin. A. 1942. Syntaksa e Gjuhës Shqipe, për klasën II, III, IV të shkollavet të mesme, Shkodër: Shpija Botuese “A. Gj. Fishta”.

Saussure, Ferdinand de. 1972. Kurs i gjuhësisë së përgjithshme. Tiranë: Dituria. 2002. Përkthyer nga prof. dr. Rexhep Ismajli.

Sapir, Edward. 1921. Language: an introduction to the study of speech. New York: Harcourt, Brace & Co.

Savoja, Leonardo & Rita Manzini. 2003. Pjesorja dhe paskajorja në të folmen e Shkodrës, në “Studime filologjike”, nr. 3-4. Tiranë.

Spenser, Andrew. 1997. Morphological Theory: An Introduction to Word Structure in Generative Grammar. Oxford UK & Cambridge USA: Blackwell.

Stowell, Tim. 1982. The tense of the infinitives.“Linguistic Inquiry”. Vol. 13. No. 3. Summer, p. 561-571.

Sheperi, Ilia D. 1927. Gramatika dhe sintaksa e gjuhës shqipe. Vlorë. Timberlake, Alan. 1976. Nonfiniteness in Finnish. In R. Harm & F. Karttunnen (eds.)

Papers from the Transatlantic Finnish Conference. Texas Linguistic Forum 5:129-50.

Tesnière, Lucien. 1959. Éléments de syntaxe structural. Paris: Klincksieck. Topalli, Kolec. 2010. Evolucioni i sistemit foljor në gjuhën shqipe. Tiranë: Plejad. Topalli, Kolec. 2010. Sistemi foljor i gjuhës shqipe. Tiranë: Plejad. Topalli, Kolec. 2012. Gramatikë historike e shqipes. Tiranë: QSA. Topalli, Tefë. 2011. Sintaksa e fjalisë. Shkodër (746 faqe). Totoni, Menella. 2012. Sintaksa e gjuhës shqipe. Fraza e përbërë. Tiranë. Ndërtimet me

format e pashtjelluara, f. 491-535. Totoni, Menella. 1981. Ndërtimet me emra foljorë prapashtesorë në shqipen e sotme, në

“Studime filologjike”, nr. 2. Totoni, Menella. 1981. Çështje të gjymtyrëve të fjalisë, në “Studime filologjike”, nr. 3, f.

109-113. Totoni, Menella. 1970. Si duhet kuptuar njësia themelore sintaksore?, në “Studime

filologjike”, nr. 2. Totoni, Menella. 1965. Trajtat e pjesores së foljeve me temë në likuide në toskërishte, në

“Studime filologjike”, nr. 4. Van Valin, Robert D., Jr. 2004. An Introduction to Syntax. Cambridge: Cambridge

University Press. Veselaj, Nuhi. 2000. Paskajorja çështje e shqipes standarde. Prishtinë: Dardania sacra. Wallace, Daniel B. 1996. Greek Grammar Beyond the Basics. Grand Rapids: Zondervan

Publishing House.

Page 224: FORMAT E PASHTJELLUARA TË GJUHËS ANGLEZE NË … · Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde Ma. Artemisa Dralo iii

Format e pashtjelluara të gjuhës angleze në përqasje me format e pashtjelluara të shqipes standarde

Ma. Artemisa Dralo

205

Word Frequencies in Written and Spoken English: based on the British National Corpus. 2001, pp 320, Longman, London. ISBN 0582-32007-0. http://ucrel.lancs.ac.uk/bncfreq/

Xanoni, Anton M. 1909. Gramatika shqyp, Shkodër. Xhuvani, Aleksandër. 1933. Njohunit e para të sintaksës shqipe. Tiranë: Shtypshkronja

“Teknike”. Xhuvani, Aleksandër. 1956. Pjesorja në shqipet, në “Studime gjuhësore”. Tiranë. Xhuvani, Aleksandër. 1980. Paskajorja në gjuhën shqipe, në “Vepra I”. Ribotim. Botimi

I 1960. Young, David J. 2003. Introducing English language. Third edition. London & New

York: Routledge.