Top Banner
TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS Florina Jerliu KONCEPTET DHE KONTEKSTET E MBROJTJES
19

Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në...

Feb 06, 2018

Download

Documents

dangkien
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74

TRASHËGIMIAKULTUROREE KOSOVËS

TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS

Florina Jerliu

Florina JerliuKONCEPTET DHE KONTEKSTET

E MBROJTJES

Florina Jerliu (Prishtinë, 1969) është profesoreshë e arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Studimet universitare për arkitekturë dhe studimet pasuniversitare në arte pamore i kreu në Universite-tin e Prishtinës, ndërsa doktoroi në arkitekturë dhe planifikim urban në Universitetin e Sarajevës. Nga viti 2000 ka qenë e angazhuar si këshilltare në hartimin e politikave të ndërtimit dhe menaxhimit urban, nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe institucione vendore. Është themeluese dhe udhëheqëse e Fondacionit për Arkitekturë Archis Intervention Prishtina (AIP), si dhe themeluese dhe anëtare e Bordit të institutit kërkimor Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS). Veprimtaria e saj hulumtuese trajton fenomenet urbane-arkitektonike të qyteteve në tranzicion. Aktualisht është anëtare e Këshillit Drejtues të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, si dhe anëtare e Këshillit Ndërkombëtar për Monumente dhe Lokalitete ICOMOS. Është autore e librit Mbrojtja e Trashëgimisë Ndërtimore (2016), autore e tekstit të dokumentit Strategjia Kombëtare për Trashëgiminë Kulturore 2017-2027, si dhe e një sërë publikimesh dhe tekstesh mësimore për studentë.

Page 2: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74

FLORINA JERLIU

TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS

KONCEPTET DHE KONTEKSTET E MBROJTJES

Prishtinë, 2017

Page 3: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74

TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS: KONCEPTET DHE KONTEKSTET E MBROJTJES © 2017 Florina Jerliu Recensentë: Prof. Ibrahim Berisha Akad. Edi Shukriu Botoi: Shtëpia Botuese Artini, Prishtinë

Botimin e këtij libri e mbështeti financiarisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i këtij libri në çfarëdo forme ose mjeti elektronik, mekanik, fotokopjues, regjistrues, skanim, apo tjetër, pa lejen paraprake me shkrim të autores, përveç siç lejohet me Ligjin Nr. Nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, të Republikës së Kosovës.

Page 4: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74

i

PËRMBAJTJA

HYRJE V

1. TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS SIPAS

INTERPRETIMEVE BASHKËKOHORE 1

1.1. Vështrim në konceptet teorike të intepretimit të historisë dhe të trashëgimisë kulturore 1

interpretimi i historisë interpretimi i trashëgimisë kulturore

1.2. Kosova në thjerrzën e interpretimeve ndërkombëtare 11 vlerësimet historike pasuria natyrore e Kosovës dhe lidhja e saj me monumentet multietniciteti dhe identiteti kosovar religjioni dhe trashëgimia

1.3. Disa çështje të interpretimit bashkëkohor 23

2. KRIJIMI DHE ADMINISTRIMI I SISTEMIT TË MBROJTJES SË

TRASHËGIMISË KULTURORE TË KOSOVËS 27

2.1. Trashëgimia kulturore e Kosovës gjatë regjimit të ish Jugosllavisë 28

kategorizimi sipas vitit të mbrojtjes kategorizimi sipas gjinisë dhe llojit

2.2. Trashëgimia e Kosovës në listën e shtetit serb 54

2.3. Lista e Kosovës e trashëgimisë kulturore 61

2.4. Administrimi dhe vlerat reale të trashëgimisë kulturore të Kosovës 70

Page 5: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74

ii

3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE

PAS VITIT 1999 73

3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74

3.2. Plani i Ahtisaari-it: Aneksi V mbi trashëgiminë fetare dhe kulturore 76

3.3. Legjislacioni i Kosovës për trashëgiminë kulturore 84

3.4. Tri çështje që kërkojnë përmbyllje 88

4. TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS NË AGJENDËN

DHE DOKUMENTET POLITIKE NDËRKOMBËTARE 95

4.1. Angazhimet e institucioneve ndërkombëtare për Kosovën pas vitit 1999 97

UNESCO Unioni Evropian dhe Këshilli i Evropës

4.2. Standardet për Kosovën, 2003 105

4.3. Prioritetet e partneritetit evropian për trashëgiminë kulturore në Kosovë, 2004 114

4.4. Raportet e progresit, 2005-2011 118

4.5 Rekapitulim 124

5. TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS NË

DOKUMENTET VENDORE 129

5.1. Plani Hapësinor i Kosovës, 2010 129

5.2. Orientimet strategjike dhe politikat për trashëgiminë kulturore, 2010 139

5.3. Konservimi i integruar në Kosovë, 2011 144

5.4. Strategjia kombëtare për trashëgiminë kulturore të Kosovës 2017-2027 151

5.5. Rekapitulim 159

Page 6: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74

iii

6. TRASHËGIMIA KULTURORE NË KONCEPTET

EVROPIANE: NJË PERSPEKTIVË PËR KOSOVËN 163

6.1. Identiteti evropian 163

6.2. “Komodifikimi” i trashëgimisë kulturore si model alternativ 167

6.3. Përfundim: kontributi i qyteteve dhe zonave historike në komodifikimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës 177

Bibliografia 181

Lista dhe burimi i figurave 192

Lista e tabelave 193

Lista e grafikëve 194

Indeksi 195

Page 7: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74

iv

Page 8: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74

v

HYRJE

Qëndrimi universal mbi trashëgiminë e përbashkët të

njerëzimit i përfaqësuar gjatë shekullit XX është sfiduar

përherë nga lidhja kulturë-komb. Kuptimi konvencional mbi

identitetin kulturor të kombit sot ka shtrirje globale dhe

është gjithnjë në rritje, veçanërisht në kontekste të pas-

luftërave bashkëkohore.1 Në këtë kuadër hyjnë edhe shtetet

e Ballkanit bashkë me rëndësinë e vazhdueshme të

trashëgimive kulturore të tyre për ndërtim identitetesh

kombëtare. Instrumentalizimi i hapur i trashëgimisë

kulturore dhe nacionalizmi i bazuar në trashëgiminë etnike

është boshti i debatit ndërkombëtar mbi vendet ballkanike, i

cili rezultoi me një avokim të fuqishëm të

"multikulturalizmit" dhe respektit të ndërsjellë midis

etnive.2

1 Ashworth, 1994; L. Gibson at.al. (eds) 2009; B.Graham at.al. (eds) 2008; H. K. Anheier et.al. (eds), 2011; N. Moore at.al. [eds.] 2007; I. Serageldin at. al. (eds) 2001, etj. 2 Shih Charlesworth, E. 2006, Stanilov, K. (ed.) 2007, Bevan, R. 2006, Roudometof, V. 1996; Mertus, J. A. 1999, etj.

Page 9: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74

vi

Ky avokim në rastin e Kosovës është përkthyer në

formulim kushtetues të Republikës së Kosovës si shtet

multietnik, në të cilin, trashëgimia kulturore u kthye në

komponentën thelbësore të multietnicitetit.

Aneksi V i Planit të Ahtisaarit mbi trashëgiminë fetare

dhe kulturore, i përfshirë në Kushtetutën e Republikës së

Kosovës, ka luajtur rol qenësor në përcaktimin e kornizës

territoriale dhe juridike të një pjese të trashëgimisë

kulturore në Kosovë, e cila si pasojë ka aktualizuar

konceptin e “identiteteve të lokalizuara”, 3 të formësuara

përgjatë linjave etnike.

Kompleksiteti i përcaktimeve të trashëgimisë kulturore

dhe përfaqësimit të ndarë të kulturës dhe identitetit në

Kosovën e pasluftës ka krijuar një kontekst shtetndërtimi në

të cilin trashëgimia kulturore, megjithatë, nuk u përdor si

mjet për formësimin e identitetit bashkëkohor të saj. Arsyeja

duhet kërkuar fillimisht në proceset politike dhe efektet

anësore që vendimet politike i krijuan në të kuptuarit dhe

konceptimin e kulturës dhe identitetit.

Ndërkohë që pronësia dhe ruajtja e objekteve fetare dhe

kulturore të specifikuara si ortodokse serbe u bë faktor i

rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt BE-së, mbrojtja e

trashëgimisë kulturore të Kosovës si tërësi e peisazheve

historike dhe atributeve jomateriale të saj, siç konceptohet

me standardet ndërkombëtare, është adresuar në parim, por

nuk është ndjekur dhe as nuk është zbatuar për më shumë

se një dekadë e gjysmë (1999-2015). Rrjedhimisht, mbrojtja

3 Ashworth, G.J. Graham, B. Tunbridge J.E. (2007). Pluralising Pasts. Heritage, Identity and Place in Multicultural Societies. Kapitulli Territoriality and landscape: does place Identity matter? f. 58

Page 10: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74

vii

e qendrave të qyteteve, si dhe zonave historike dhe

lokaliteteve arkeologjike, ka mbetur çështje e hapur. Një

qasje e tillë ambivalente ndaj trashëgimisë kulturore, ka

kontribuar në një shkëputje në rritje të shqiptarëve të

Kosovës nga kuptimi i trashëgimisë kulturore dhe nga ajo se

çfarë mishëron trashëgimia kulturore.

Efekt i drejtpërdrejtë i këtij aspekti të ri kulturor është

nënshtrimi i qendrave dhe zonave historike ndaj ndërtimeve

të pakontrolluara, si dhe përjashtimi i trashëgimisë së tyre

kulturore nga procesi i planifikimit urban dhe ndërtimit të

identitetit të ri të qyteteve. Ky moment i ndërprerjes midis

politikës dhe potencialeve për ndërtim identiteti është

çështje sfiduese për të gjithë ata që dëshirojnë të hulumtojnë

komponentën e trashëgimisë kulturore dhe rëndësinë e saj

në vizionim të qyteteve të Kosovës, konteksteve të

ngjashme, si dhe korrelacionin e saj me paradigmën

bashkëkohore të identitetit evropian.

Studimet e kohëve të fundit mbi rëndësinë e

trashëgimisë kulturore për shoqërinë konstatojnë ndër të

tjera se trashëgimia kulturore pasqyron një formë të

kujtesës kolektive dhe të dyja, trashëgimia dhe kujtesa, janë

pjesë përbërëse e krijimit të identitetit kulturor. Prandaj, sot

këto tri komponente së bashku: trashëgimia, kujtesa dhe

identiteti, përbëjnë një faktor të rëndësishëm të zhvillimit

kulturor dhe shoqëror. Trashëgimia kulturore dhe më

konkretisht mbrojtja e saj, është pranuar në mbarë botën si

fushë e politikave kulturore publike. Si e tillë, mbrojtja e

trashëgimisë kulturore është bërë më komplekse në

kuptimin e formës dhe të përdorimit, kurse praktika e

Page 11: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74

viii

mbrojtjes dhe revitalizimit, faktor i rëndësishëm i rritjes

ekonomike.4

Është pikërisht dimensioni zhvillimor ekonomik ai që sot

e mban nën fre epërsinë e lidhjes konvencionale kulturë-

komb duke e promovuar dimensionin kulturor si pjesë të

kujtesës kolektive transnacionale, e cila i tejkalon kufijt dhe

politikat nacionale.

Kjo zhvendosje e kuptimit të trashëgimsë është në fazë

të hershme të hulumtimit empirik dhe kontekstual dhe

arsye për këtë mbetet projeksioni i vjetër i shtetit-komb

sovran dhe konceptimi i kulturës në kuadër të tij. Sot, në

diskursin ndërkombëtar të trashëgimisë kulturore, si sfidë

identifikohet pikërisht plotësimi i hendekut të njohurive

empirike dhe kontekstuale mbi korrelacionin e globalizimit

dhe ndryshimeve kulturore, si dhe ndikimet e tyre në të

kuptuarit e prodhimit kulturor në nivel global. 5

Nisur nga konstatimi i sipërthënë, ky studim mbi

konceptet dhe kontekstet e mbrojtjes së trashëgimisë

kulturore të Kosovës mund të shihet si një kontribut në

diskursin ndërkombëtar meqë trajton, nëpërmjet shembullit

të Kosovës, korrelacionin e një konteksti të trashëgimisë

kulturore dhe të paradigmës së ndërtimit dhe zhvillimit të

shtetit bashkëkohor në Evropë. Dimensioni empirik i këtij

studimi mund të shtojë vlerë në të kuptuarit, jo vetëm të

qëndrimit të Kosovës kundrejt trashëgimisë dhe identitetit

në raport me integrimet evropiane, por edhe të shteteve të

4 Shih: Anheier K. Helmut, Isar, Raj Yudhishthir, Eds. (2011). Cultures and Globalization: Heritage, Memory and Identity. 5 Isar, Raj Yudhishthir, et.al. Introduction. Në: Cultures and Globalization: Heritage, Memory and Identity, f.2

Page 12: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74

ix

rajonit, e edhe të mbarë botës, që poashtu ndërlidhen me

luftën, shtetndërtimin, si dhe tranzicionet e shumëfishta

shoqërore, politike dhe ekonomike.

Janë dy arsye që në Kosovë nuk është ndjekur sa duhet

qasja bashkëkohore, e cila integron zhvillimin e

vendbanimeve dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore,

përkatësisht, qasja e konservimit të integruar, e cila në

esencë promovon vlerat dhe vlerësimin e trashëgimisë

kulturore për qëllime të rritjes ekonomike. E para dhe më në

fokus për nga angazhimi i të gjitha palëve të interesit në

shtetësinë e Kosovës, lidhet me qasjen ndaj trashëgimisë

kulturore si instrument dhe qëllim politik. E dyta vjen si

pasojë e asocimeve të penguara, të mangëta apo inferiore

me trendet dhe praktikat e mira evropiane, të cilat

trashëgiminë kulturore e gjykojnë si avantazh zhvillimor

socio-ekonomik dhe kulturor.

Ndërkohë që promovohet identiteti evropian i Kosovës,

koncepti i trashëgimisë së përbashkët duket i largët.

Rrjedhimisht, ndërkohë që historia po i lë hapësirë të

ardhmes, kujtesa mbi traditën, trashëgiminë dhe identitetin

urban të qyteteve dhe zonave historike të Kosovës është

relativizuar deri në pikën e braktisjes. Për këtë arsye,

alternativat që i bëjnë qytetet dhe trashëgimitë e tyre

kulturore ndërtuese të drejtpërdrejta të ekonomive

kombëtare dhe që hapin mundësi të reja zhvillimore, janë

mundësi e duhur për Kosovën; sepse Kosova duhet të hapet

ndaj konceptit bashkëkohor të zhvillimit të integruar dhe

duhet të pranojë dhe promovojë shumësinë e vlerave të

trashëgimisë (përtej kulturores) dhe të përdorimit (përtej

politikës).

Page 13: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74

x

Struktura e librit

Libri shtjellon kontekstin dhe konceptet e bërjes së

politikave në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore

në Kosovë. Përbëhet prej 6 kapitujve të cilët përfshijnë tema

nga fusha e trashëgimisë kulturore, me synimin që të

paraqitet një pasqyrë e përgjithshme e ndikimeve historike,

politike dhe normative të mbrojtjes së saj, në kontekstin e

Kosovës dhe kundrejt konteksteve evropiane dhe globale.

Kapitulli i parë “Trashëgimia kulturore e Kosovës në

fokusin e interpretimeve bashkëkohore” shkurtimisht

shtjellon trendet dhe nevojat për interpretimin e historisë

dhe të trashëgimisë në kontekstin bashkëkohor, për të

rishikuar më pas publikimet ndërkombëtare, të cilat e

trajtojnë “Çështjen e Kosovës” duke vënë thekse në një varg

problemesh të nocioneve të cilat lidhen me trashëgiminë

kulturore, si: multietniciteti, religjionet, monumentet,

minierat, etj. Ajo që bie në sy gjatë shfletimit të shumë

teksteve mbi Kosovën është se interpretimi i historisë së saj

në veçanti, ka shërbyer si pikënisje për shumë autorë që

trajtuan kompleksitetin e proceseve të saj politike, sociale

dhe kulturore, si dhe ndikimin që diskursi bashkëkohor i

shtetndërtimit të Kosovës ka në vlerësimin e nocioneve të

lidhura me trashëgiminë kulturore dhe konceptet evropiane

të shtetësisë dhe identitetit.

Kompleksiteti i kuptimeve të nocioneve të

lartpërmendura dhe përdorimi i tyre në fushat e historisë

dhe të kulturës politike është sjellur këtu duke e

konsideruar si pikënisje të rëndësisë vitale për studimet

dhe diskursin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Page 14: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74

xi

Për të kuptuar shkak-pasojën e mungesës së

trashëgimisë kulturore në vizionin bashkëkohor të Kosovës

evropiane, Kapitulli i dytë “Krijimi dhe administrimi i

sistemit të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës”,

përqendrohet në sfondin e njohjes dhe të mbrojtjes së saj.

Analiza e inventarit të monumenteve të Kosovës të

mbrojtura në vitet 1947-1999, si dhe marrëdhënia e tij me

Listën e trashëgimisë kulturore të Kosovës të konsoliduar

pas vitit 1999, dëshmon se kjo fushë ka qenë subjekt i

administrimit represiv dhe selektiv të regjimit të ish

Jugosllavisë dhe atij serb, i cili nuk e pasqyroi diversitetin e

shprehjes dhe të trashëgimisë kulturore të Kosovës në

tërësinë e saj.

Politikat kulturore në ish-Jugosllavi i heshtën ose i

tjetërsuan shumë lokalitete me vlera autentike që lidhen me

trashëgiminë shqiptare të Kosovës. Meqë ato pasqyrojnë

mënyrat e jetës dhe vazhdimësinë historike materiale dhe

jomateriale të popullit shqiptar të Kosovës dhe si të tilla

mishërohen në shtëpitë, sheshet dhe rrugët e qyteteve

kosovare, lokalitetet e kësaj trashëgimie të gjallë u

përjashtuan si mjet për ndërtim identiteti; për më tepër, ato

u shkatërruan në emër të ndërtimit të ri. Hulumtimi në këtë

pikë argumenton se interpretimi i historisë dhe i

trashëgimisë së vendbanimeve është kritik në konceptimin

bashkëkohor të trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe

përdorimin e saj për ndërtimin e identiteteve urbane,

rrjedhimisht, identitetin kulturor të Kosovës si tërësi unike.

Page 15: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74

xii

Trashëgimia kulturore është një ndër mjetet më të

rëndësishme për formimin dhe fisnikërimin e identitetit. 6

Në Kosovë ajo kornizoi konstruktin politik, hapësinor dhe

kulturor të shoqërisë multietnike kosovare. Megjithatë,

analizat e Kapitullit të tretë, “Korniza ligjore dhe

institucionale pas vitit 1999”, tregojnë se dispozitat mbi

trashëgiminë kulturore si të ndara përgjatë vijave etnike

mbeten pjesa më e dallueshme e këtyre kornizave.

Megjithëse balanci midis politikës dhe perspektivës

ekonomike është pothuajse i munguar, analizat e dhëna në

këtë kapitull e bëjnë të ditur praninë e nevojës për

adresimin e trashëgimisë kulturore përbrenda orientimeve

zhvillimore ekonomike, ndonëse në terma të përgjithshëm.

Për të kuptuar vonesën e këtij adresimi, mjaft të

rëndësishëm për vlerësim të trashëgimisë kulturore të

Kosovës, Kapitulli i katërt “Trashëgimia kulturore e Kosovës

në agjendën dhe dokumentet politike ndërkombëtare” sjell

në mënyrë kronologjike disa dokumente dhe politika

ndërkombëtare, të cilat e krijuan kuadrin përcaktues të

trashëgimisë kulturore të Kosovës. Analizat krahasimore të

standardeve dhe prioriteteve të përcaktuara për Kosovën

në fushën e trashëgimisë kulturore nga ana e Organizatës së

Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, sugjerojnë

një kontekst të veçantë kushtëzimi, në të cilin epërsi fiton

ruajtja e trashëgimisë kulturore e kultit ortodoks të asocuar

me pakicën serbe në Kosovë. Kjo qasje fuqizohet pas

dëmtimit të objekteve fetare ortodokse gjatë trazirave të

marsit të vitit 2004, duke ngritur një mekanizëm kompleks

6 Graham, B., Howard, P., Eds. (2008). The Ashgate Research Companion to Heritage and Identity, f.1

Page 16: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74

xiii

për rindërtimin e kësaj trashëgimie. Këtë qasje, bashkësia

ndërkombëtare nuk e pati kundrejt shkatërrimeve masive

të trashëgimisë kulturore të Kosovës nga agresioni i Serbisë

para dhe gjatë luftës së viteve 1998/99. Arsyetimi mund të

gjendet në përkushtimin për rindërtimin e Kosovës së

pasluftës, por ajo që krijoi hapësirë për gjykim të qasjes

inferiore të ndërkombëtarëve është futja e trashëgimisë

kulturore të shkatërruar gjatë luftës nën ombrellën e

rindërtimit të përgjithshëm të pasluftës, pa ngritur ndonjë

mekanizëm relevant që do të siguronte rindërtimin e saj, në

terma të barabartë me mekanizmin për rindërtimin e

kishave ortodokse serbe, i cili i dha në mënyrë të qartë

kushtet dhe specifikat e zbatimit.

Në kapitullin e pestë në vazhdim “Trashëgimia kulturore

e Kosovës në dokumentet vendore” bëhet analizë e

ngjashme kronologjike e dokumenteve dhe politikave

vendore për trashëgiminë kulturore, për të konkluduar se

strukturimi përmbajtësor i kësaj fushe fillon gjatë dekadës

së dytë të pasluftës. Disa arritje në zbatimin e standardeve

dhe prioriteteve të përcaktuara nga instancat

ndërkombëtare (si psh. zbatimi përmbajtësor i rindërtimit

të kishave ortodokse serbe bashkë me miratimin e kornizës

ligjore të dalë nga Plani i Ahtisaarit), kanë ndikuar në

zhvendosjen e konceptit të trashëgimisë kulturore nga

konteksti i bartësit të obligimeve politike për Kosovën, në

një kontekst normal të obligimeve ligjore dhe programore

për mbrojtjen e saj sipas termave ndërkombëtare. Megjithë

mangësitë në përmbajtje, si dhe mungesën e vendosmërisë

dhe të fuqisë implementuese të këtyre dokumenteve, vetë

procesi i normalizimit dhe përparimit të sistemit të

Page 17: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74

xiv

mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë, është proces

i pamohueshëm dhe prandaj shpresëdhënës për të ardhmen

e saj.

Kapitulli i gjashtë “Trashëgimia kulturore në konceptet

evropiane: Një perspektivë për Kosovën” është një

propozim përmbyllës në lidhje me qasjen që Kosova duhet

të ketë në raport me trashëgiminë kulturore, identitetin, si

dhe konceptet e zhvillimit dhe konservimit të integruar.

Gjykuar nga perspektiva e trendeve evropiane dhe globale,

si dhe aftësia për t’u njësuar me to, ndërkohë që të ruhet

dhe respektohet veçantia lokale identifikuese e Kosovës, ky

kapitull prek çështjen e komodifikimit të trashëgimisë

kulturore si model alternativ që mundëson hapjen ndaj

tregut të “Evropës së re”. Kjo alternativë hap perspektiva të

planifikimit dhe menaxhimit efektiv të qyteteve,

ansambleve urbane e rurale, lokaliteteve arkeologjike dhe

peisazheve historike, së bashku me historitë e tyre aktive

urbane dhe kulturore, dhe jo vetëm të monumenteve si

objekte të përveçme dhe si koncept tanimë i tejkaluar në

botëkuptimet bashkëkohore ndërkombëtare.

Page 18: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74

180 TRASHËGIMIA KULTURORE NË KONCEPTET EVROPIANE:

Në ndjekje të këtij angazhimi, riinterpretimi dhe

menaxhimi i duhur i trashëgimisë kulturore të qyteteve dhe

zonave historike të Kosovës mund të jetë bazë për nxitjen e

zhvillimit, rëndësisë, identitetit të qyteteve, rrjedhimisht, të

Kosovës në tërësi. Qytetet, ansamblet urbane, lokalitetet

arkeologjike dhe peisazhet historike, së bashku me historitë

e tyre aktive urbane dhe kulturore, dhe jo vetëm

monumentet si objekte të përveçme, bëhen alternativë e

fuqishme për inkurajimin e shprehjes kulturore dhe të

mirëqenies socio-ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Prandaj, vlerësimi i tyre në gjithë tërësinë dhe

llojllojshmërinë që kanë, në linjë me dokumentet, kartat dhe

përvojat ndërkombëtare të këtij shekulli, përbën një

perspektivë të mundshme dhe të duhur për ruajtjen,

mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të trashëgimisë

kulturore të Kosovës.

Page 19: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74

TRASHËGIMIAKULTUROREE KOSOVËS

TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS

Florina Jerliu

Florina Jerliu

KONCEPTET DHE KONTEKSTETE MBROJTJES

Florina Jerliu (Prishtinë, 1969) është profesoreshë e arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Studimet universitare për arkitekturë dhe studimet pasuniversitare në arte pamore i kreu në Universite-tin e Prishtinës, ndërsa doktoroi në arkitekturë dhe planifikim urban në Universitetin e Sarajevës. Nga viti 2000 ka qenë e angazhuar si këshilltare në hartimin e politikave të ndërtimit dhe menaxhimit urban, nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe institucione vendore. Është themeluese dhe udhëheqëse e Fondacionit për Arkitekturë Archis Intervention Prishtina (AIP), si dhe themeluese dhe anëtare e Bordit të institutit kërkimor Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS). Veprimtaria e saj hulumtuese trajton fenomenet urbane-arkitektonike të qyteteve në tranzicion. Aktualisht është anëtare e Këshillit Drejtues të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, si dhe anëtare e Këshillit Ndërkombëtar për Monumente dhe Lokalitete ICOMOS. Është autore e librit Mbrojtja e Trashëgimisë Ndërtimore (2016), autore e tekstit të dokumentit Strategjia Kombëtare për Trashëgiminë Kulturore 2017-2027, si dhe e një sërë publikimesh dhe tekstesh mësimore për studentë.