Master Profesional (60 ECTS) E Drejtë Tregtare PËRSE UMB? > Universitet i ndërtuar sipas modelit anglo-sakson. > I vetmi universitet në Shqipëri që ofron Programe Profesionale. > Programe bashkëpunimi me universitete nga Europa, SHBA, Azia. > Staf me reputacion të njohur brenda dhe jashtë vendit. > Infrastrukturë moderne që mundëson përdorimin e teknologjisë së informacionit. > Programe bashkëkohore studimi të kërkuara nga tregu i punës. Fushat kryesore të studimit: Çfarë është? Programi për studimet e nivelit Master Profesional (60 kredite) në të Drejtën Tregtare ofrohet për formimin e studentëve që kanë mbaruar studimet e larta për drejtësi, ekonomik ose degë të tjera të përafërta, por që operojnë në fushat ekonomike, duke i thelluar më tej dijet e tyre rreth të drejtës tregtare. Gjithashtu ky master është një mundësi për përditësimin me legjislacionin përkatës dhe praktikën gjyqësore. Ky program ka si qëllim kryesor përgatitjen e specialistëve me një formim profesional teorik dhe praktik në fushën e të drejtës tregtare, duke i aftësuar studentët në gjetjen e zgjidhjeve të duhura për çështje që lidhen me fushën e të drejtës tregtare. Kujt i drejtohet? Masteri E Drejtë Tregtare u drejtohet të gjithë studentëve që kanë një formim të përgjithshëm juridiko - ekonomik dhe duan të thellojnë dijet e tyre duke u specializuar më tej në fushën e të drejtës tregtare. Ky master u drejtohet gjithashtu të gjithë personave që janë të punësuar apo synojnë të punësohen dhe të zhvillojnë një karrierë të suksesshme në institucionet dhe njësitë përkatëse të administratës publike, shoqëri të ndryshme tregtare brenda dhe jashtë vendit, banka, studio ligjore etj. Fakulteti i Drejtësisë / Master në E Drejtë Tregtare Moduli akademik bazë: E drejtë e Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Ndërkombëtar Tregtar E Drejta e Shoqërive Tregtare Kontratat Tregtare Moduli akademik kërkimor: Metodat e Kërkimit Shkencor Moduli akademik specifik: E Drejta Finaciare, Bankare dhe Monetare Ndërkombëtare E Drejta e Konkurrencës E Drejtë e Falimentimit E Drejta Tatimore dhe Doganore Stazh ose Praktikë Profesionale Prova Finale: Tezë Kërkimi Empirik ose Dosje Profesionale