Top Banner
Filozofia e menaxhimit të përgjegjshëm drejton veprimet tona dhe udhëheq strategjinë tonë Kodi i sjelljes së Raiffeisen Bank në Kosovë
8

Filozofia e menaxhimit të përgjegjshëm drejton veprimet tona dhe ...

Jan 31, 2017

Download

Documents

doanduong
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Filozofia e menaxhimit të përgjegjshëm drejton veprimet tona dhe ...

Filozofia e menaxhimit të përgjegjshëmdrejton veprimet tona dhe udhëheq strategjinë tonë

Kodi i sjelljes së Raiffeisen Bank në Kosovë

Page 2: Filozofia e menaxhimit të përgjegjshëm drejton veprimet tona dhe ...

2

Përmbajtja

A - KODI I SJELLJES SË RAIFFEISEN BANK KOSOVË

1 TË PËRGJITHSHME1.1 Vlerat kryesore të Bankës Raiffeisen1.2 Target Grupi1.3 Përputhshmëria me Kodin e Sjelljes së RBKO�së1.4 Ligjet vendase dhe Standardet e Grupit të RZB�së1.5 Përgjegjësitë1.6 Zbatimi1.7 Detyrimi për të Raportuar Shkeljet1.8 Sanksionet në rast të Shkeljes së Kodit të Sjelljes së RBKO�së

2 VENDI I PUNËS DHE MARRËDHËNIET ME KOLEGËT2.1 Respekti Reciprok, Ndershmëria dhe Integriteti2.2 Përgjegjësia Personale e menaxherëve dhe të punësuarve2.3 Konflikti i Interesit2.4 Mbrojtja e të Dhënave

3 MITMARRJA DHE KORRUPSIONI3.1 Mitmarrja3.2 Pagesat për Lehtësira3.3 Mitmarrja Direkte dhe Indirekte nga Palët e Treta3.4 Dhuratat dhe Ftesat3.5 Kontributet për Partitë Politike dhe Personat Politikisht të Ekspozuar3.6 Shpenzimet/Llogaritë e shpenzimeve, Dhurimet, Bamirësitë dhe Sponsorizimet

4 MARRËDHËNIET ME KLIENTËT DHE PARTNERËT E BIZNESIT4.1 Shërbimi i Klientit4.2 Konfidencialiteti4.3 Të Njohim Klientët4.4 Pastrimi i parave

5 ABUZIMI NË BURSË5.1 Spekulimi me Informacionin e Brendshëm5.2 Konkurrenca e drejtë

6. KONTABILITETI DHE FINANCAT6.1 Kontabiliteti dhe Raportimi6.2 Detyrimi për zbulimin e të dhënave6.3 Bashkëpunimi me autoritetet Mbikeqyrëse

7. FUSHAT E NDJESHME TË BIZNESIT7.1 Të Drejtat e Njeriut7.2 Mjedisi7.3 Fuqia Atomike7.4 Materialet luftarake7.5 Kufizimet e Tregëtisë dhe Sanksionet7.6 Biznesi në industrinë e lojërave të fatit7.7 Marrëdhëniet e ndaluara të Biznesit

Page 3: Filozofia e menaxhimit të përgjegjshëm drejton veprimet tona dhe ...

Kodi i Sjelljes (“KS”) së Raiffeisen Bank Kosovë mbështetpunonjësit e RBKO�së në lidhje me pyetjet e mëposhtme:

• A kam njohuri mbi vlerat themelore të Raiffeisen�it?• A është veprimi im i ligjshëm dhe a është në pajtuesh�mëri me politikën e RBKO�së ?• A ‘duket’ i drejtë veprimi im?• A mund ta arsyetoj veprimin tim tek të tjerët në RBKO,apo tek autoritetet përkatëse që merren me çështje të ndër�lidhura me RBKO�në?• A mund ta mbrojë veprimin tim nëse më vonë pyetempër të?

Asnjë Kod i Sjelljes nuk pretendon të artikulojë sjelljen e duhurpër çdo situatë, e as nuk duhet të kërkojë që ta bëjë këtë.RBKO mbështetet në secilin prej nesh për të bërë një gjykim tëkujdesshëm dhe të matur të asaj se çka është e drejtë dhe mëe përshtatshme për secilën situatë të mundshme.

Në qoftë se keni pyetje lidhur me zbatimin e Kodit të Sjelljessë RBKO�së apo nëse keni hamendje mbi pasojat direkte apoindirekte të një transaksioni, në qëllimet që RBKO�ja dëshirontë arrij bazuar në politikën e saj etike, duhet kërkuar këshillimnga menaxherët tuaj, apo nga Departamenti i Pajtueshmërisë.

1.1 VLERAT KRYESORE TË BANKËS RAIFFEISEN

RZB AG (RZB) bënë pjesë në grupin e bankave Raiffeisen tëAustrisë. Vlerat kryesore që drejtojnë këtë grup rrjedhin ngaidetë e F. W. Raiffeisen, sipas të cilit të gjitha aktivitetetekonomike duhet të orientohen drejt solidaritetit social dhembështetjes tek vetvetja si dhe qëndrueshmërisë.

Banka Raiffeisen është një nga aktoret kryesore ekonomik nëtregun e Kosovës. Ne jemi të perkushtuar ndaj menaxhimit teqëndrueshëm të korporatës dhe përgjegjësive sociale që vijnëme të. Roli ynë në botën e biznesit karakterizohet ngapërgjegjësia ndaj klientëve, punonjësve, aksionerëve si dheshoqërisë në përgjithësi.

KODI I SJELLJES SË RZB-së i përcakton vlerat kryesore tëGrupit tonë bankar, rrjedhimisht edhe të RBKO�së, dhe i vethemelet e një kulture korporative që është në përputhje meligjin dhe i orientuar drejt parimeve etike. Ai siguron që sjelljajonë në marrëdhëniet e biznesit dhe çështjeve etike të jetë nëpërputhje me standardet më të larta, të cilat mbështeten nëvlerat e mëposhtme:• Fokusimi i klienteve• Profesionalizmi• Cilësia• Respekti reciprok• Iniciativa• Puna në grup• Ndershmëria

Kjo përfshin një qeverisje të mirë të korporatës.

Përputhshmëria me këto vlera po ashtu shërben për të ruajturdhe përmirësuar reputacionin e tërë RZB Grupit.

1.2 TARGET GRUPI

Dispozitat e Kodit të Sjelljes së Grupit të RZB�së aplikohen dheduhet të respektohen nga të gjithë punonjësit e grupit te RZB�se. Keshtu, kodi aplikohet për të gjithë punonjësit e rrjetit tëBankave Raiffeisen apo kompanive ku në mënyrë të drejtëpër�drejtë apo tërthorazi pjesa madhore e interesit kontrollohetnga RZB�ja, duke përfshirë edhe RBKO�në, që përmes tij pu�bikon këtë kod identik me atë të RZB�së. Për më tepër, të gjithëpalët e treta, që veprojnë në emër të RZB�së, apo RBKO�së,duhet të marrin përsipër të respektojnë dispozitat e Kodit tëSjelljes së Grupit të RZB�së.

1.3 PËRPUTHSHMËRIA ME KODIN E SJELLJESSË RBKO-SË

Kodi i Sjelljes së RBKO�së është një grup normash që rregullonmarrëdhëniet e përditshme të biznesit. Qëllimi për fitim nukmund të arsyetojë shkeljet e ligjit dhe Kodit të Sjelljes sëRBKO�së.Ne nuk kryejmë transaksione biznesi që bien ndesh meparimet tona edhe sikur këto të kryhen nga konkurentët tanë.

1.4 LIGJET VENDASE DHE STANDARDET E GRUPITTË RZB-SË

RBKO respekton ligjet dhe rregullat e vendit ku e kryenveprimtarinë e vete. Ne përpiqemi të veprojmë në përputhjeme standardet më të mira të mundshme, për të kryer aktivitetete biznesit. Nëse ligjet vendase dhe stadardet e Grupit të RZB�së janë të ndryshme, do të aplikohen normat më strikte dhemë me ndikim.

3

Kodi i sjelljes sëRaiffeisen Bank në KosovëA

Të përgjithshme1

Page 4: Filozofia e menaxhimit të përgjegjshëm drejton veprimet tona dhe ...

1.5 PËRGJEGJËSITË

Bordi Drejtues i RBKO�së ka përgjegjësinë kryesore për zba�timin e pergjithshëm dhe uniform të Kodit të Sjelljes.Përgjegjësia operative për paraqitjen dhe zbatimin e plotë tëtij, në të gjitha njësitë e RBKO�së, i takon Zyrtarit të Pajtuesh�mërisë të RBKO�së (pika 1.2). Drejtuesit ekzekutive në RBKOpërgjigjen për zbatimin dhe përputhshmërinë me Kodin eSjelljes të RZB�së në fushat e tyre përkatëse të përgjegjësisë.Të gjithë drejtorët e RBKO�se përfshirë anëtarët e borditdrejtues � e kanë për detyrë të shërbejnë si shembull.

1.6 ZBATIMI

Ky Kod i Sjelljes së RBKO�së është pjesë e Doracakut(Manu�alit) të Pajtueshmërisë së RBKO�së. Ky Doracak përkrahparimet bazë të përfshira në Kodin e Sjeljjes së RBKO�së,ofron informacion të detajuar për atë se si ky kod është vënënë praktikë dhe është implementuar në marrëdhëniet e përdit�shme. Në parim, Doracaku duhet të konsultohet dhe pranohetpërshtatshmërisht atëhere kur zbatohet KS i RBKO�së. Në rastdyshimi duhet të kërkohet autorizim nga Zyrtari i Pajtuesh�mërisë.

Gjatë zbatimit të KS së RBKO�së, është po ashtu e nevojshmetë parashikohet dhe parandalohet çdo rrezik i dëmtimit të rep�utacionit tonë. Për çdo vendim, punonjësi përkatës duhet tëketë parasyshë rrezikun e mundshëm të transaksionit gjegjesqë mund të i shkakton dëm reputacionit tonë.

1.7 DETYRIMI PËR TË RAPORTUAR SHKELJET

Në qoftë se punonjësit janë në dijeni për shkeljet materiale tëKS�së të RBKO�së, ata duhet ta raportojnë çështjen tek menax�heri përgjegjës apo te Zyra Lokale e Pajtueshmërisë pa uvonuar. Punonjësit mund të zgjedhin t’i raportojnë shkeljet tekZyrtari i Pajtueshmërisë edhe në mënyrë anonime. Të gjitha ra�portet trajtohen si konfidenciale. Ju sigurojmë se nuk do të pë�soni ndonjë ngecje në karrierë për shkak të raportimeve tëbëra në mirëbesim.

Raportimet mund të bëhen në çdo formë të mundshme komu�nikimi, përfshirë raportet e shkruar anonimë.

1.8 SANKSIONET NË RAST TË SHKELJES SË KODIT TËSJELLJES SË RBKO-SË

Kodi i Sjelljes së RBKO�së është pjesë përbërëse e kushteve tëpërgjithshme të punësimit. Prandaj, çdo shkelje e Kodit tëSjelljes së RBKO�së bart pasoja sipas Ligjit mbi Punën dhemund të ndëshkohet me masa disiplinore, përfshirë madjeedhe nderprerjen e marrëdhënies së punës pa njoftim para�prak.

2.1 RESPEKTI RECIPROK, NDERSHMËRIADHE INTEGRITETI

Ne i respektojmë mendimet e të tjerëve si edhe dinjitetin e tyrepersonal, intimitetin dhe të drejtat individuale. Ne nuk tolero�jmë asnjë lloj diskriminimi dhe ngacmimi, si për shembull nëllogari të kombësisë, kulturës, religjionit, ngjyrës së lëkurës,orientimit seksual, moshës apo paaftësisë fizike të personit.Marrja në punë, ngritja në detyrë/promovimi dhe vlerësimi ipunonjësve bazohen ekskluzivisht në kriterin e orientuar nëpërmbushjen e detyrës, siç është arritja e objektivave të dako�rduara, apo përvoja profesionale.Politika e shpërblimit aplikon standardet ndërkombëtare dhepërkrah strategjinë e biznesit, interesat, vlerat dhe objektivatafatgjata të kompanisë. Ajo gjithashtu përfshin masa për tëshmangur konfliktet e interesit.Punonjësit e RBKO�ës e kanë rreptësisht të ndaluar që të për�dorin ndonjë lloj strategjie personale mbrojtëse apo të shfrytë�zojnë sigurime të pagës ose përgjegjësisë me qëllim që tieskivojnë (anashkalojnë) kërkesat e analizës (evaluimit) tërrezikut të cekura në Rregulloret dhe Procedurat e Bankës.

2.2 PËRGJEGJËSIA PERSONALE E MENAXHERËVEDHE TË PUNËSUARVE

Brenda organizatës të gjithë punonjësit duhet të veprojnë mepërgjegjësi dhe të mos involvohen në çfarëdo sjellje të papër�shtatshme. Menaxherët duhet të veprojnë si një shembull imirë për punonjësit e tyre. Realizimi i kësaj përgjegjësie ishërben qëllimeve të mbrojtjes dhe sigurisë së bankës, tëpunësuarve dhe klientëve të bankës.

Për këto arsye parimet e poshtëshënuara të kontrollit duhet tërespektohen dhe të përmbushen me kujdes:

• Parimi Katër Sy (Four Eye Principle);• Verifikimi i identifikimit;• Pajtueshmëri me Autoritetet relevante;• Verifikim i vërtetësisë dhe besueshmërisë së dokumentevetë ofruara;• Përputhshmëri me rregullat kufizuese;• Përputhshmëri me përgjegjësitë e dhëna (personale);

Për të gjitha korrespondencat me shkrim, sidomos ato dalëse,nënshkruesit e autorizuar duhet të jenë të vetëdijshëm përpërgjegjësitë dhe pasojat në çastin e nënshkrimit të këtyredokumenteve.

2.3 KONFLIKTI I INTERESIT

Të gjithë punonjësit duhet të sigurojnë se interesat e tyre nukjanë në konflikt me detyrat e tyre përballë RBKOsë, apo klien�tëve të saj. Konflikte të interesit mund të lindin nga relacionete afërta(personale) ndërmjet punëtorëve dhe klientëve, për�faqësuesve të partnerëve të biznesit apo punëtorëve tjerë.Konfliktet potenciale të interest, në veçanti mund të shkaktohennë lidhje me dhuratat, ftesat, dhënien e kontratave, sikur edhe

4

Vendi i punës dhemarrëdhëniet me kolegët2

Page 5: Filozofia e menaxhimit të përgjegjshëm drejton veprimet tona dhe ...

transaksionet nga instrumentet financiare. Konflikte të interesitpoashtu mund të ndërlidhen me korrupsionin, mashtrimin, apoabuzimin në bursë. Këto konflikte duhen raportuar tek Zyrtari iPajtueshmërisë, i cili më pas vendos se a ekziston faktikishtnjë konflikt interesi dhe cilat masa duhet të ndërmerren.

2.4 MBROJTJA E TË DHËNAVE

Ne veprojmë me kujdes dhe maturi kur marrim, përpunojmedhe ruajmë informacione (të dhëna financiare, të dhënateknike, të dhëna operacionale, informata për klientin, shën�ime në dosje, etj.). Në këtë aspekt, ne mbështetemi në stan�dardet dhe procedurat specifike të ruajtjes së të dhënave dhe iparandalojmë personat e pautorizuar të mund të shohin,shfrytëzojnë, ndryshojnë apo shkatërrojnë këtë informacion.

3.1 MITMARRJA

RBKO nuk toleron asnjë formë të mitmarrjes dhe korrupsionit.Ne nuk pranojmë apo japim asnjë përparësi(nxitje) të pavendtë asnjë lloji, pavarësisht nëse personi që i ofron, apo i kërkonkëto avantazhe punon në sektorin publik apo privat.

3.2 PAGESAT PËR LEHTËSIRA

As punonjësit dhe as personat e tjerë që punojnë për RBKO�nënuk japin pagesa për lehtësira. Pagesat për lehtësira janëshuma të vogla parash të dhëna zyrtarëve publik me qëllim qëtë përfitohen apo nxiten shërbimet e këtyre personave, për tëcilat të gjithë kemi të drejtë ligjore (për shembull, kontrolli ipasaportave, leja doganore).

Përjashtime lejohen vetëm në qoftë se kemi të bëjmë merrethana që kërkojnë mbrojtje më të madhe ligjore, siç psh.Jeta në rrezik, dhe mënyra e vetme për të evituar këtë rrezikështë që të bëhet pagesa.

3.3 MITMARRJA DIREKTE DHE INDIREKTE NGA PALËTE TRETA

RBKO, në veçanti, në mënyrë të kujdesshme dhe të përpiktëbën përzgjedhjen e agjentëve tanë të biznesit, keshilltarëve,ndërmjetësuesve dhe të gjithë palëve të treta që veprojnë nëemër të RBKO�së. Ne gjithashtu sigurojmë që këto palë të tretanuk ofrojnë apo marrin mito apo pagesa për lehtësira brendafushës së marrëdhënies së tyre të biznesit me RBKO�në.

3.4 DHURATAT DHE FTESAT

Shkëmbimi i dhuratave dhe/apo ftesave modeste mund të për�bëjë një komponentë të pranueshme shoqërore për marrëd�hënie të suksesshme biznesi. Sidoqoftë, marrja dhe dhënia e

dhuratave dhe/apo ftesave është e prirur të ketë ndikim jo tëpërshtatshëm në një marrëdhënie biznesi. Në parim marrjadhe dhënia e parave si dhuratë eshte e ndaluar, dhe të gjithadhuratat dhe ftesat e tjera janë subjekt i normave strikte.

3.5 KONTRIBUTET PËR PARTITË POLITIKEDHE PERSONAT POLITIKISHT TË EKSPOZUAR

Bordi menaxhues i RZB�së mund të autorizojë kontributet ePartive Politike dhe Personave të ekspozuar politikishtnëqoftëse janë përmbushur kushtet e mëposhtme:

1. kontributet nuk janë në kundërshtim me ndonjë normëligjore;2. kontribuetet janë brenda masave të zakonshme(zakon�eve) në shtetin përkatës;3. kontributet nuk priren të kenë ndonjë ndikim të papërsh�tatshëm.

Këto kontribute duhet të bëhen në mënyrë transparente, mepërfshirjen Pajtueshmërisë së Grupit.

3.6 SHPENZIMET/LLOGARITË E SHPENZIMEVE,DHURIMET, BAMIRËSITË DHE SPONSORIZIMET

Kontributet në formën e shpenzimeve, donacioneve, bamirë�sisë dhe sponsorizimeve nuk mund të shfrytëzohen me qëllimtë shmangies së udhëzimeve për marrje dhe dhënie të dhu�ratave, mitos, pagesave me para ‘të pista’, kontributetet përpartitë politike dhe personave të ekspozuar politikisht.

4.1 SHËRBIMI I KLIENTIT

RBKO angazhohet për një kulturë të dalluar shërbimi, dukesynuar vazhdimisht të tejkalojë pritjet e klientëve. Ne ofrojmënjë produkt apo shërbim vetëm nëse kemi liçencë dhe eksper�tizë përkatëse, si edhe nëse janë të vendosura funksionetdhe/apo mundësitë e nevojshme mbështetëse. Ne gjithmonëdo të ofrojmë shërbimet më të mira të mundshme duke u sigu�ruar që janë në interes të klinetëve tanë. Rekomandimet që ijapim, duhet të sigurohemi që të jenë të sinqerta dhe të drejtadhe që klientët janë të informuar saktësisht për rreziqet e përf�shira. Këshillimi i gabuar apo çorientues është i pa�pranueshëm për ne.

4.2 KONFIDENCIALITETI

RBKO është e obliguar që informacionin e klientit ta trajtojë sitejet konfidencial. Në parim ne nuk ia kalojmë asnjë të dhënëtë klientit palëve të treta. Përjashtimet janë lejuar vetëm nësekonsumatori paraprakish ka dhënë pëlqimin e tij/saj meshkrim, ose nëse kemi kërkesë për informatë nga autoritetetmbikqyrëse dhe/apo autoritetet persekutuese (përndjekëse).

5

Mitmarrja dhe korrupsioni3

Marrëdhëniet me klientëtdhe partnerët e biznesit4

Page 6: Filozofia e menaxhimit të përgjegjshëm drejton veprimet tona dhe ...

4.3 TË NJOHIM KLIENTËT

Duke njohur klientët tanë, reputacionin dhe pozitën e tyre sidhe natyrën e aktiviteteve të biznesit të tyre, ne përpiqemi tëarrijmë cilësinë më të mirë të mundëshme të shërbimeve.Përderisa ne respektojmë objektivat investuese dhe vendimet eklientëve tanë, ne poashtu sigurojmë që nuk perfitojmë ngapraktikat e biznesit të paligjshëm, siç është financimi i terror�izmit, pastrimi i parave, apo mashtrimi. Ne në mënyrë të qën�drueshme kryejmë ekzaminimet e duhura, të kujdesshme dhekontrollojmë me qëllim që të njohim origjinën e fondeve tëklientëve tanë dhe të identifikojmë çdo aktivietet të dyshimtë.

4.4 PASTRIMI I PARAVE

Institucionet financiare dhe kreditore mund të përdoren sikanale për të ‘pastruar’ të ardhurat nga aktivitetet kriminale, sidhe për të fshehur origjinën e tyre të paligjshme dhe futur atopërsëri në sistemin e biznesit normal. Këto aktivitete shkatërro�jnë integritetin e një banke, dëmtojnë reputacionin e saj dhemund ta ekspozojnë bankën ndaj sankcioneve të ndryshme.RBKO mbështet përpjekjet ndërkombëtare kundër pastrimit tëparave dhe zbaton masa parandaluese dhe mbrojtësejashtëzakonisht strikte.

5.1 SPEKULIMI ME INFORMACIONIN E BRENDSHËM

Spekulimi me informacionin e brendshëm përfshin përdorimine papërshtatshëm të informacionit të papublikuar, kundrejtpagesës, për përfitime personale apo në interes të palëve tëtreta, kur ka të bëjë me gjëra te siguruara. Spekulimi me infor�macionin e brendshëm sjellë pasoja të drejtëpërdrejta penaledhe disiplinore.

5.2 KONKURRENCA E DREJTË

Abuzimi me pozitën, si pjesëmarrës profesionist në treg,ndikon mbi besueshmërinë e funksionimit te tregjeve kapitaledhe ka pasoja të rënda për RBKO�në si dhe për çdo punonjëstë përfshirë në këto aktivitete. Kërkesa e integritetit gjithashtuzbatohet në betejën për ndarjen e pjesës së tregut. Ne nukhyjmë në asnjë marrëveshje verbale të palejueshme dhe pajto�hemi me të gjitha normat e konkurencës së drejte dhe me rreg�ulle at që qeverisin sjelljen në treg që janë të zakonshme nënjë nivel ndërkombëtar (MiFID nës� nëse është e zbatueshmene R.e Kosovës).

6.1 KONTABILITETI DHE RAPORTIMI

Në proceset e saj vendimarrëse, RBKO bazohet në korrektës�inë dhe saktësinë e regjistrave kontabël të saj. Në këtë kon�tekst, e rëndësise së veçantë eshte që siguria e informacionit,të dhënat e stafit e po ashtu edhe te dhënat e kontabilitetitdhe të dhënat financiare të trajtohen si konfidenciale. Të gjithatransaksionet e biznesit duhet të regjistrohen në librat tonë nëpërputhje me procedurat specifike, parimet e verifikimit dhenë pajtim me parimet e kontabilitetit të pranuara përgjithë�sisht. Këto regjistrime përmbajnë informacionin e nevojshëmpër transaksionet përkatëse.

6.2 DETYRIMI PËR ZBULIMIN E TË DHËNAVE

RBKO e merr përsipër që të ofrojë të dhëna në kohën e duhur,të sakta, të kuptueshme, të drejta dhe të plota në komunikimettona. Kjo nënkuptohet brenda fushës së detyrave tona përzbulimin e informatave tek autoritetet mbikëqyrëse dhe pub�like. Zbulimet tona financiare janë në përputhje me standardetaktuale në industri.

6.3 BASHKËPUNIMI ME AUTORITETET MBIKEQYRËSE

Ne ju sigurojmë që marrëdhëniet tona me autoritetetmbikëqyrëse përkatëse për RBKO�në janë të hapura, transpar�ente dhe bashkëpunuese. Qëllimi ynë është të zhvillojmë mar�rëdhënie midis RBKO�së dhe autoriteteve, të cilat janë tëbazuara në besim dhe konfidencë.

7.1 TË DREJTAT E NJERIUT

RBKO nuk do të financojë qoftë direkt apo indirekt ndonjëtransaksion, projekt apo palë të përfshire në përdorimin epunës së detyruar(përfshirë punën me kontratë) apo punën efëmijëve, ose kur

• Shkelet Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut;• Shkelen detyrimet sipas Ligjit të Punës dhe ligjit të Shër�bimeve dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës;• Shkelen normat e zbatueshme të nxjerra nga organizatatndërkombëtare, duke përfshirë pa ndonjë kufizim Konven�tat korresponduese të Kombeve të Bashkuara; apo• Shkelen të drejtat e popullsisë lokale apo banorëve vendas.RBKO nuk përfshihet në biznese ku produktet mund tëshfrytëzohen për shkaktimin e demonstratave, traziravepolitike apo shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut. Kjovlen në veçanti për vendet ku trazirat politike apo konfliktetushtarake apo shkeljeve tjera të të drejtave të njeriut janëtë vazhdueshme apo në pritje.

6

Abuzimi në bursë5

Fushat e ndjeshmetë biznesit

7

Kontabiliteti dhe financat6

Page 7: Filozofia e menaxhimit të përgjegjshëm drejton veprimet tona dhe ...

7.2 MJEDISI

Financimi apo pjesëmarrja në ndonjë transaksion dhe /oseprojekte, të cilat e vejnë në rrezik mjedisin me pasojë tëpërhershme. Për shembull, shkatërrimi i pyjeve tropikale,ndotja e mjedisit dhe e ujrave , etj, nuk janë në përputhje mepolitikën e biznesit të RBKO�së.

Në çdo vendim, punonjësi përkatës duhet ta ketë parasyshrrezikun e mundshëm të dëmtimit të reputacionit të RBKO�së,që mund të jetë shkaktuar nga transakcione apo projekte qëmund të kenë ndikime negative mbi ambientin. Kujdes duhettë ndërmerret për të siguruar që çdo ndërmarrje e financuardo t’i përdorë fondet në përputhje me

• dispozitat e R.Kosovës për mbrojtjen e mjedisit,• dispozitat e BE�së për mbrojtjen e mjedisit dhe• konventat ndërkombëtare lidhur me mbrojtjen e mjedisit

që janë të detyrueshme herë pas here.

Nëqoftëse nuk jeni të sigurtë për efektet direkte po indirekte tënjë transakcioni mbi qëllimet që RBKO dëshiron t’i arrin sipaspolitikës së vetë të mjedisit, duhet të kërkoni këshillë nga zyr�tari i përputhshmërisë.

7.3 FUQIA ATOMIKE

RBKO nuk merr pjesë në ndërtimin e centraleve bërthamore,dhe as nuk bën biznes me centralet bërthamore apo me oper�atorët e tyre. Përvojat e fundit tregojnë që rreziku i ndërlidhurme centralet bërthamore nuk janë aktualisht të menaxhueshmesi për mjedisin ashtu edhe për qenien njerëzore.

7.4 MATERIALET LUFTARAKE

Për shkak të natyrës veçanërisht të ndjeshme të këtyre transak�sioneve, RBKO ka norma gjithpërfshirëse dhe strikte lidhur mefinancimin e marrëveshjeve të materialeve luftarake. RBKOnuk merr pjesë në biznese të lidhura me armatim luftarak dhepajisje të tjera ushtarake (duke përfshirë pajisjet e përdorurapër represion të brendshëm apo agresion kundër vendeve tëhuaja), me vendet që kanë konflikte të vazhdueshme ose tëpritura ushtarake ose trazira politike. RBKO nuk investojnë nëkompanitë që bëjnë prodhimin e pajisjeve ushtarake dhe ar�mëve.

7.5 KUFIZIMET E TREGËTISË DHE SANKSIONET

RBKO është në pajtueshmëri me të gjitha sanksionet e zbat�ueshme financiare dhe embargot. Për rastet e ndjeshme mundtë aplikohen rregulla edhe më të rrepta, për shembull biz�nesin me Iranin apo Korenë e Veriut.

7.6 BIZNESI NË INDUSTRINË E LOJËRAVE TË FATIT

Biznes me kompanitë në industrinë e lojërave të fatit është emundur vetëm nëse ajo është e garantuar se nuk do të jetë nëkundërshtim me kornizën ligjore në fuqi. Zbatueshmëria erregulloreve dhe licencave të Republikës së Kosovës kërkon vë�mendje të veçantë.

7.7 MARRËDHËNIET E NDALUARA TË BIZNESIT

RBKO nuk mban marrëdhënie klientele me bankat guackë.

7

Page 8: Filozofia e menaxhimit të përgjegjshëm drejton veprimet tona dhe ...

...JETO MË MIRË