Top Banner
DHJETOR 2017; Nr. 12(353) 1 V ETERANI NDERIMI OPINION URIMI MESAZHI ORGANIZATA E BASHKUAR E VETERANËVE TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR (OBVL) GAZETË PERIODIKE. NR.12 (353) DHJETOR 2017 ÇMIMI: 30 LEKË Kryeredaktor: Halil RAMA ; Zv/Kryeredaktor: Sakip Cami Email: [email protected] / website: www.VETERANIOBVL.ORG DOSSIER FESTA IDENTITETI SHQIPTAR , unik dhe i pandashëm nga qytetërimi Europian FAQE 3 VIJON FAQE 3 FAQE 11 FAQE 9 FAQE 10 105-Vjetori i Pavarësisë festohet me madhështi në Tiranë, Vlorë, Prishtinë, diasporë dhe në të gjitha viset shqiptare Krye-festa më përbashkuese Nga ILIR META* Në historinë e kombit shqiptar kudo që jeton, data e 28 Nëntorit është krye-festa më përbashkuese. 28 Nëntori i shtrirë në një hark pesë shekullor lidh dy ngjarje madhore të his- torisë sonë: Çlirimin e Krujës nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu në vitin 1443 dhe shpalljen e pavarësisë së Shtetit Shqip- tar në Vlorë nga Ismail Qemali në vitin 1912. Heroi Kombëtar, Gjergj Kastri- ot Skëndërbeu dhe themeluesi i shtetit shqiptar, Ismail Qemali ndërtuan urën 500-vjecare që e nxori Kombin Shqiptar nga mesjeta e errët dhe e vendosi atë në panteonin e popujve më të vjetër të Konti- nentit Evropian. Dita e madhe e shpalljes së pavarësisë hodhi rrënjë dhe u formë- sua në vitet e ndritura të Rilindjes sonë Kombëtare, e cila rreth figurës së Skën- derbeut ndërtoi forcën e pavdekësisë së identitetit kombëtar dhe luftës së popullit tonë për liri e pavarësi. Kjo ditë e lavdishme u kurorëzua falë patriotëve që formuan Lidhjen e Prizren- it dhe atdhetarëve dhe dijetarëve që u mblodhën në Kongresin e Manastirit, dy institucionet historike të kombit tonë në ditët e vështira të mbijetesës. Heroin tonë Kombëtar, Skëndërbeun dhe themeluesin e Shtetit tonë, Ismail Qemalin i bashkoi qëllimi i njëjtë atd- hetar për mbrojtjen e lirisë dhe pavarë- sisë së vendit. •Presidenti Meta u uron gjithë shqiptarëve 105-vjetorin e Pavarësisë: Idealet atdhetare të lirisë dhe pavarësisë kanë qenë dhe mbeten ylli polar i ndërgjegjes së popullit shqiptar VITI I GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT SHBA, përkushtim ndaj Shqipërisë Simbolet e Brukselit “vishen” me flamurin dhe kostumin shqiptar Dita e Flamurit shënohet nga shqiptarët gjithandej në botë, përmes manifestimeve me këngë, valle e gëzim Logoja zyrtare e Vitit të Skënderbeut, shdriti me një shkëlqim të ri natën e 29 Nëntorit, në ceremo- ninë festive ... Ndërsa ju festoni 105-vjetorin e Pavarësisë më 28 Nëntor, populli i SHBA më bashko- het në urimin për popullin shqiptar. Brigada e IV-të Sulmuese, pararojë e Ushtrisë NCÇl Luftimet në Dibër në fundvitin 1943 DOSSIER IN MEMORIAM STUDIMI Rishikimi i historisë së LANÇ dhe Masakra e Buzëmadhit Familja fisnike Blinishti dhe origjina e saj HISTORIA FAQE 5 FAQE 4 FAQE 6 FAQE 8 Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj Nga SAKIP CAMI Nga Mimoza Dajçi Xhemal Meçi Nga Myfit GUXHOLLI Nga Halil RAMA FAQE 12 FAQE 12 FAQE 2 DREJTËSIA MBI KRIMIN! IGLI TARE SHPALLET DREJTORI SPORTIV MË I MIRË NË ITALI “Historia e një gjenerali”, dokumentar kushtuar Gjeneral Qazim Kapisyzit 74 vjet më parë, më 28 dhjetor 1943, me urdhët të Shtabit të Përgjithshëm formohet Brigada e IV-të Sulmuese Pengu i Remzi Islamit: të dalë e vërteta dhe të dekorohen ata që strehuan partizanët KREMTOHET 100 VJETORI I LINDJES së Gjeneral Major Qazim Kapisyzit
12

FAQE 2 FAQE 12 FAQE 12 IDENTITETI SHQIPTAR, unik dhe i ... · Logoja zyrtare e Vitit të Skënderbeut, shdriti me një shkëlqim të ri natën e ... që lidhet me vlerat dhe me shpresat

Jan 15, 2020

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: FAQE 2 FAQE 12 FAQE 12 IDENTITETI SHQIPTAR, unik dhe i ... · Logoja zyrtare e Vitit të Skënderbeut, shdriti me një shkëlqim të ri natën e ... që lidhet me vlerat dhe me shpresat

DHJETOR 2017; Nr. 12(353) 1VETERANI

NDERIMIOPINION

URIMI

MESAZHI

ORGANIZATA E BASHKUAR E VETERANËVE TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR (OBVL)

GAZETË PERIODIKE. NR.12 (353) DHJETOR 2017 ÇMIMI: 30 LEKË

Kryeredaktor: Halil RAMA ; Zv/Kryeredaktor: Sakip Cami Email: [email protected] / website: www.VETERANIOBVL.ORG

DOSSIER FESTA

IDENTITETI SHQIPTAR, unik dhe i pandashëm nga qytetërimi Europian

FAQE 3VIJON FAQE 3

FAQE 11

FAQE 9

FAQE 10

105-Vjetori i Pavarësisë festohet me madhështi në Tiranë, Vlorë, Prishtinë, diasporë dhe në të gjitha viset shqiptare

Krye-festa më përbashkuese

Nga ILIR META*

Në historinë e kombit shqiptar kudo që jeton, data e 28 Nëntorit është krye-festa më përbashkuese.

28 Nëntori i shtrirë në një hark pesë shekullor lidh dy ngjarje madhore të his-torisë sonë: Çlirimin e Krujës nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu në vitin 1443 dhe shpalljen e pavarësisë së Shtetit Shqip-tar në Vlorë nga Ismail Qemali në vitin 1912. Heroi Kombëtar, Gjergj Kastri-ot Skëndërbeu dhe themeluesi i shtetit shqiptar, Ismail Qemali ndërtuan urën 500-vjecare që e nxori Kombin Shqiptar nga mesjeta e errët dhe e vendosi atë në panteonin e popujve më të vjetër të Konti-nentit Evropian. Dita e madhe e shpalljes së pavarësisë hodhi rrënjë dhe u formë-sua në vitet e ndritura të Rilindjes sonë Kombëtare, e cila rreth figurës së Skën-derbeut ndërtoi forcën e pavdekësisë së identitetit kombëtar dhe luftës së popullit tonë për liri e pavarësi.

Kjo ditë e lavdishme u kurorëzua falë patriotëve që formuan Lidhjen e Prizren-it dhe atdhetarëve dhe dijetarëve që u mblodhën në Kongresin e Manastirit, dy institucionet historike të kombit tonë në ditët e vështira të mbijetesës.

Heroin tonë Kombëtar, Skëndërbeun dhe themeluesin e Shtetit tonë, Ismail Qemalin i bashkoi qëllimi i njëjtë atd-hetar për mbrojtjen e lirisë dhe pavarë-sisë së vendit.

•PresidentiMetauurongjithëshqiptarëve105-vjetorin e Pavarësisë: Idealet atdhetare të lirisë dhe pavarësisë kanë qenë dhe mbetenyllipolarindërgjegjessëpopullitshqiptar

VITI I GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT

SHBA, përkushtim ndaj Shqipërisë

Simbolet e Brukselit “vishen” me flamurin dhe kostumin shqiptarDita e Flamurit shënohet nga shqiptarët gjithandej në botë, përmes manifestimeve me këngë, valle e gëzim

Logoja zyrtare e Vitit të Skënderbeut, shdriti me një shkëlqim të ri natën e 29 Nëntorit, në ceremo-ninë festive ...

Ndërsa ju festoni 105-vjetorin e Pavarësisë më 28 Nëntor, populli i SHBA më bashko-het në urimin për popullin shqiptar.

Brigada e IV-të Sulmuese, pararojë e Ushtrisë NCÇl

Luftimet në Dibër në fundvitin 1943

DOSSIER

IN MEMORIAM

STUDIMI

Rishikimi i historisë së LANÇ dhe Masakra e Buzëmadhit

Familja fisnike Blinishti dhe origjina e saj

HISTORIA

FAQE 5

FAQE 4

FAQE 6

FAQE 8

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Nga SAKIP CAMI

Nga Mimoza Dajçi

Xhemal Meçi

Nga Myfit GUXHOLLI

Nga Halil RAMA FAQE 12FAQE 12FAQE 2

DREJTËSIA MBI KRIMIN!

IGLI TARE SHPALLET DREJTORI SPORTIV MË

I MIRË NË ITALI

“Historia e një gjenerali”, dokumentar kushtuar Gjeneral Qazim Kapisyzit

74 vjet më parë, më 28 dhjetor 1943, me urdhët të Shtabit të Përgjithshëm formohet Brigada e IV-të Sulmuese

Pengu i Remzi Islamit: të dalë e vërteta dhe të dekorohen ata që strehuan partizanëtKREMTOHET 100 VJETORI I LINDJES së Gjeneral Major Qazim Kapisyzit

Page 2: FAQE 2 FAQE 12 FAQE 12 IDENTITETI SHQIPTAR, unik dhe i ... · Logoja zyrtare e Vitit të Skënderbeut, shdriti me një shkëlqim të ri natën e ... që lidhet me vlerat dhe me shpresat

DHJETOR 2017; Nr. 12(353)2 VETERANI

FESTIVELogojazyrtareeVitittëSkënderbeut,shdritimenjëshkëlqimtërinatëne29Nëntorit,nëceremoninëfestivenëmjediseteMinistrisësëMbrojtjes

VITI I GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUTVeprimtaritë festive për 105-vjetorin

e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe 73-vjetorin e çlirimit të Atdheut nga okupatori nazifashist, patën si lajmotiv shpalljen e vitit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Gjatë ceremonisë modeste për të çelur vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastrio-tit Skënderbeut nën patronazhin e Pres-identit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe të Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Rama, ndër të tjera tha: “Jo më kot ven-dimi i parë i qeverisë për këtë mandat, ishte shpallja e këtij viti mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut sepse edhe pas 550 vitesh nga vdekja e heroit tonë kombëtar, ai vazhdon të shfaqet si simbol i një lufte të pathyeshme për liri, si strategu madhështor e mjeshtër i artit luftarak, që prej 550 vitesh ka frymëzuar mbarë kombin tonë. Si ruajtëse, vazh-duese dhe kurorëzuese e thesarit të tra-ditave historike e patriotike, shqiptarët e patën Skënderbeun, një figurë që gjithnjë shënjoi ardhmërinë e tyre si komb. Fig-

Rama në Ditën e Çlirimit: Rruga jonë e përbashkët është drejt BE

Në aktivitetin e ministrisë së Mbro-jtjes me rastin e 73-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama vlerësoi lart kontributin e vendit tonë në Luftën e Dytë Botërore. “Në këtë përvjetor të Çlirimit të atdheut kemi mes nesh akoma më pak nga burrat dhe gratë që ishin autorët e dre-jtpërdrejtë të asaj fitoreje të rëndësishme, e cila na bëri të gjithëve ne, nderin e paçmuar të të qenit pjesë e një populli që u rendit në krah të fituesve të Luftës së Dytë Botërore. Por veteranët dhe veteranet kanë pasues. Ndërkohë që një cikël jete shkon drejt për-fundimit, cikle të tjera fillojnë. Janë të rin-jtë shqiptarë, ata që duhet të kujdesen për flakën e kujtimit të Luftës Nacional Çlirim-tare, si një pishtar i pazëvendësueshëm në ndriçimin e rrugës së të ardhmes, ku për-ditë duhet të njohim vetveten si komb, si shoqëri dhe si shtet.

Ndërkohë që shumë pak gjëra mbase kanë mbetur pa u ditur nga kjo luftë. Ama ka diçka që mbetet përditë për t’u zbuluar e rizbuluar. E kjo diçka është sensi i përkatë-sisë dhe zhvillimi i një angazhimi të përdit-shëm, që lidhet me vlerat dhe me shpresat e ëndrrat që e çuan masivisht rininë shqip-tare në mbështetje të Luftës Nacional Çlir-imtare”,-u shpreh kryeministri Rama.

Pasi vlerësoi kontributin e veteranëve gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të cilët e radhitën Shqipërinë me koalicionin botëror fitues të Luftës së Dytë Botërore, si dhe pasardhësit e tyre për ruajtjen e çuar-jen përpara të vlerave të LANÇ, kryeminis-tra Rama u shpreh: “Rruga jonë e përbash-kët e afrimit të përditshëm me familjen

Me rastin e 73 - vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, Ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka nderoi me medaljen e mirën-johjes katër efektivë, të cilët kanë dhënë kontribut në shpëtimin e jetëve njerëzore brenda dhe jashtë vendit. Në aktivitetin e zhvilluar me ushtarakë të Forcave të Armatosura dhe veteranë në garnizonin “Skënderbej”, mori pjesë edhe kryemin-istri, Edi Rama.

“Do të nderoj ata që shkojnë të parët në vatrat e zjarrit apo në shtëpitë e përm-bytura nga ujërat e shirave të rrëmbye-shëm. Janë profesionistët e thjeshtë, heronjtë pa emër që gjenden të parët aty ku një jetë njerëzore është në rrezik, ku duhet ngritur një urë apo ku refugjatët në ujërat ndërkombëtare duan ndihmë. Do ta nis me rreshterin e Forcës Ajrore Sajmir Balla, ky djalë që një vit më parë shpëtoi një fëmijë të sapolindur në Zen-isht të Burrelit, në kushte atmosferike shumë të rënda.

Ndërtimi i rrugëve dhe i urave nga batalioni i xheniove, shkatërrimi i ma-sivëve shkëmbore janë punë të mun-dimshme, në kushte të vështira, që i paraprijnë pasojave që mund të sjelli izolimi, moti i keq apo emergjencat e sh-kaktuara prej tij, Fatjon Lulja që merr

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi hom-azhe më 29 Nëntor paradite në Varrezat e Dëshmorëve të At-dheut me rastin e 73-vjetorit të Çlirimit, ku nderoi dhe u përul me respekt para kujti-mit dhe lavdisë së tyre të për-jetshme, duke vendosur edhe një kurorë me lule te Monu-menti i “Nënës Shqipëri”.

Përveç ceremonive zyrtare, Presidenti Ilir Meta, pjesë të festimeve për 73-vjetorin e Çlirimit ka bërë edhe vajzën e një parti-zani të njohur. Ai ka postuar në Facebook

ura e Skënderbeut, ikonës kombëtare të shekullit të 15 -të ka mishëruar përherë një imazh heroik rezistence të spikatur të një populli të vogël, kundër të gjithë pushtuesve dhe kundër çdo kanosje që i ka ardhur atij”.

Ridimensionimi i këtyre vlerave u theksua edhe nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë cereminisë festive më

29 Nëntor. Kështu, Logoja zyrtare e Vi-tit të Skënderbeut, që u promovua nga kryeministri Edi Rama në Shtëpinë e Fl-amurit, pas ceremonialit zyrtar të ngritjes së flamurit në Vlorë, në 105-vjetorin e Pavarësisë, shdriti me një shkëlqim të ri

natën e 29 Nëntorit, në ceremoninë festive të organizuar në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, ku merrnin pjesë kryeministri Rama, ministrja Xhaçka, veteran të LANÇ e pasardhës të tyre, gjeneralë e ushtarakë të tjerë të Forcave tona të Armatosura.

evropiane si një aspiratë e kahershme dhe një angazhim i palëvizshëm i të gjithë sho-qërisë sonë dhe të gjithë forcave politike dhe padiskutim qeverisë sonë të re.

Në këtë përvjetor kemi akoma më pak nga burrat dhe gratë që ishin autorët e dre-jtpërdrejt të asaj fitoreje të rëndësishme, që na bëri nderin e paçmuar të të qenit e një populli u rendit në krah të fituesve të Luftës së Dytë Botërore.

FA shfaqen si pol orientues jo vetëm për ne në Shqipëri, por të gjithë botën e lirë dhe sa më shumë e jetojmë këtë botë sot dhe sa më shumë kuptojmë rreziqet se në SHBA ushtarakët dhe veteranët janë kaq shumë të nderuar dhe të respektuar. E ar-dhmja nuk vjen nëse ne nuk e kërkojmë. E ardhmja evropiane duhet të kthehet në një strehë për ne, prandaj duhet të punojmë ta arrijmë këtë.

Do të luftojmë terrorizmin bashkë me partnerët tanë në NATO. Forcat ushtarake do të ndihmohen për trajnime dhe spe-cializime në vendet aleate, duke u dhënë mundësinë të jenë ashtu siç do vend i NATO” deklaroi Rama.

Ministrja Xhaçka, jep katër dekorata për ushtarakët që shërbyen si heronj

medaljen e mirënjohjes sot është një prej qindra djemve që punojnë në të ftohtin, dimrin e zhegun e verës për të bërë më të lehtë jetën e qytetarëve. Evakuimi i banorëve në raste emergjencash është një prej detyrave me shumë përgjegjë-si në radhët e FA-ve. E në morinë e historive në raste përmbytjesh, dua të kujtoj atë të fillimit të këtij vitit, ku mbi 30 familje në Urën Vajgurore u rrezikuan nga rrjed-

ha e tërbuar e ujit. Babai i dy fëmijëve, rreshteri Ervin Todo ka hyrë në banesat thuajse nën ujë për të evakuuar fëmijë, burra e gra, ashtu siç bëri verën e këtij viti gjatë operacioneve kundër zjarreve.

Janë rreth 1 mijë jetë njerëzish të shpëtuar nga efektivët tanë në ujërat ndërkombëtare. Pak ditë më parë është kthyer në shtëpi anija “Oriku”, e cila prej një viti, me 6 ekuipazhet e saj kontribuoi dhe u vlerësua maksimalisht nga NATO për angazhimin në operacionin e kërkim - shpëtimit në detin Egje. I gjithë ekuipazhi i “Orikut” meriton të dekorohen sot. Por besoj në emër të tyre, këtë medalje duhet ta mbajë sot Esmeralda Murati, nëna e dy fëmijëve, infermierja e cila bashkë me mjeken Aurela Bala kanë qenë vajzat e para që kërkuan të jenë pjesë e misionit tonë në detin Egje, dhe anijes “Oriku” si shpëtimtarja e madhe e jetës që nuk njeh kombësi.”- tha Ministrja e Mbrojtjes.

Gjithashtu gjatë fjalës së saj minist-ja Xhaçka shprehu falenderimin e saj për veteranët dhe përfaqësuesit e orga-nizatave të tyre, të cilët me gjakun dhe sakrificën e mijëra bashkëluftëtarëve bënë të mundur lindjen e një Shqipërie të lirë e të pavarur, fituese të luftës.

Halil RAMA

Nderohet kujtimi i Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 73-vjetorit të Çlirimit

Pranë këtij monumenti bënë homa-zhe edhe kryeministri Rama, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministra e deputetë si dhe autoritete të tjera të vendit.

Homazhe zhvilluan edhe drejtuesit e Organizatës të Bashkuar të Vet-eranëve të LANÇ (OBVL). Në emër të Kryesisë së OBVL, nënkryetarja e kësaj organizate, Mirjana Ohri dhe anëtari i Komitetit Drejtues Kombëtar, Trifon Llupo vendosën një kurorë me lule te Monumenti i “Nënës Shqipëri”.

Meta feston Ditën e Çlirimit me vajzën e një partizani të njohur

foto me Lili Sali Verdhën, Konsulle e Përg-jithshme Nderi e Shqipërisë në Finlandë, e cila sipas tij bën një punë të mrekul-lueshme për promovimin e Shqipërisë.

STATUSI I PLOTEIshte një kënaqësi e veçantë që 29 Nën-

torin ta festoj me vajzën e një partizani të njohur, Lili Sali Verdhën e cila është Kon-sulle e Përgjithshme Nderi e Shqipërisë në Finlandë dhe bën një punë të mrekul-lueshme për promovimin e Shqipërisë.

Page 3: FAQE 2 FAQE 12 FAQE 12 IDENTITETI SHQIPTAR, unik dhe i ... · Logoja zyrtare e Vitit të Skënderbeut, shdriti me një shkëlqim të ri natën e ... që lidhet me vlerat dhe me shpresat

DHJETOR 2017; Nr. 12(353) 3VETERANI

JUBILARE

Presidenti i Rpublikës, Sh.T.Z. Ilir Meta mikpriti në Pallatin e Brigadave pritjen shtetërore me rastin e Festës sonë Kombëtare: Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit, në të cilën ishin të

Po këtë ditë në Tiranë u zhvil-luan veprimtari të shumta festive. Në sheshin e ri “Skënderbej”, i shtruar e rrethuar simbolikisht me gurë dhe pemë nga të gjitha trev-at shqiptare, nën tingujt e Himnit Kombëtar të ekzekutuar për herë të parë nga rreth 60 kitaristë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prefektja e Tiranës, Suzana Ja-hollari, kreu i Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, deputetë, ministra, përfaqësues të komuniteteve fetare, veteranë lufte dhe qytetarë të Ti-ranës, morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit Kombëtar.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se kjo është pady-shim dita më e bukur për të gjithë shqiptarët.

Nga ILIR META*

(vijon nga fq.1)

Idealet atdhetare të lirisë dhe pavarësisë kanë qenë dhe mbeten ylli polar i ndërgjegjes së popullit shqiptar.

Askush më shumë se këta dy kolosë të historisë tonë nuk investoi në formimin e ndërgjegjes atdhetare shqiptare.

Ata na mësojnë se pa ideale të larta at-dhetare nuk ka qëllime të ndritura dhe pa qëllime të ndritura nuk ka vepra të mëdha në dobi të Kombit.

Gjergj Kastrioti dhe Ismail Qema-li së bashku me mbështetësit e tyre janë farkëtuesit më të fuqishëm të unitetit politik mbarë shqiptar.

Këto dy personalitete të mëdha, më shumë se kushdo tjetër në historinë shqip-tare, kuptuan se ndasitë përçarëse mes shqiptarëve përbëjnë rrezikun e kërcënimin më të madh dhe se fuqia e vërtetë e shqip-tarëve qëndron tek bashkimi i tyre.

Fitoret e arritura nën udhëheqjen e këtyre prijësve të ndritur shqiptarë kanë lënë pas mësimin historik për kohët tona se pa unitet politik dhe gjithë përfshirje mbarë shqiptare nuk mund të projektohen qëllimet madhore atdhetare dhe nuk mund të përballen sfidat e çdo kohe dhe të çdo lloj natyre.

Heroi ynë Kombëtar Skënderbeu dhe Themeluesi i Shtetit të pavarur shqiptar Ismail Qemali janë mbështetur tek tiparet më të qëndrueshme të identitetit kombëtar dhe i kanë ngritur ato më lart me veprat e tyre.

Ndonëse në kohë dhe rrethana të ndryshme tejet sfidante, këta dy burra të mëdhenj të Kombit tonë arritën që tiparet qenësore të identitetit shqiptar t’i vendos-nin në piedestalin e vlerave më të larta ev-ropiane. Në këtë kontekst Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Ismail Qemali na kanë lënë mesazhin e patjetërsueshëm se iden-titeti kombëtar shqiptar është unik dhe një-kohësisht i pandashëm nga vlerat e qytet-ërimit evropian.

Vepra e tyre na mëson se çdo gjë i lidh shqiptarët me Evropën dhe asgjë nuk i ndan prej saj.

105-Vjetori i Pavarësisë festohet me madhështi në Tiranë, Vlorë, Prishtinë, diasporë dhe në të gjithë viset shqiptare

Identiteti shqiptar, unik dhe i pandashëm nga qytetërimi Europian

•PresidentiMetauurongjithëshqiptarëve105-vjetorinePavarësisë: Idealet atdhetare të lirisë dhe pavarësisë kanë qenëdhembetenyllipolarindërgjegjessëpopullitshqiptar

pranishëm Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, depu-tetë të Kuvendit, anëtarë të Qeverisë, ish-Presidentë, ish-kryeministra, dre-jtues dhe përfaqësues të bashkësive

fetare, Ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Ti-ranë, akademikë, artistë, intelektualë, familjarë dhe trashëgimtarë të nënsh-kruesve të Aktit të Pavarësisë, përfaqë-sues nga Kosova dhe bashkatdhetarë të shumtë nga mbarë trojet shqiptare si dhe miq të shquar të vendit tonë.

Ndërsa e cilësoi pavarësinë si ditën më të lavdishme të kombit shqiptar, Meta theksoi se Gjergj Kastriot Skën-derbeu dhe Ismail Qemali më shumë se kushdo tjetër kuptuan se ndasitë përçarëse mes shqiptarëve përbëjë rrezikun më të madh dhe fuqia qën-dron te bashkimi.

“Pa unitet politik dhe gjithpërf-shirje nuk mund të projektohen qëlli-met madhore. Skënderbeu dhe Ismail Qemali arritën që tiparet e identitetit shqiptar ti vendosin në piedestalin e

vlerave më të larta euriopiane.Identiteti shqiptar është unik dhe i

pandashëm nga qytetërimi Europian. Ata na mëshuan se shqiptarët i lidh gjithçka me Europën dhe asgjë nuk i ndan.

Skënderbeu dhe Ismail Qema-li lartësuan imazhin e kombit. Ne sot përkujtojmë edhe çlirimin, përkulemi me nderim për dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë”, tha Meta. Në vijim, Presidenti vuri thek-sin në reflektimin për konsolidi-min e demokracisë, përmirësimin e qeverisjes, zhvillimin e ekonomisë dhe anëtarësimin në BE.

“Ne do të punojmë që në 2018 të hapen negociatat dhe të garantohet e drejta e qytetarëve të Kosovës që të lëviznin të lirë në BE”, shtoi Presidenti.

Në këtë pritje festive merrnin pjesë edhe drejtuesit e OBVL: Kryetari Rrah-man Parllaku – Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, nënkryetari, kolonel Myfit Guxholli, Sekretari i Përgjith-shëm, av.Halil Rama, si dhe Znj.Tat-jana Parllaku. Gjatë pritjes, gjeneral Parllaku u takua përzemërsisht dhe bëri disa foto me kreun e shtetit shqip-tar, Meta, me përfaqësues nga Kosova e Mali i Zi si dhe me personalitete të Forcave tona të armatosura.

105-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, u festua me madhështi edhe në Vlorë, ku më 28 Nëntor 1912 u ngrit flamuri ynë kombëtar nga Ismail Qemali. Në këtë ditë feste, në Vlorë ishin dy presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi, kryeministri Edi rama dhe persnalitete të tjera të të dy shteteve tona.

VELIAJ: DITA MË E BUKUR PËR TË

GJITHË SHQIPTARËT

KRYE-FESTA MË PËRBASHKUESEHeroin tonë Kombëtar Gjergj Kastri-

ot Skënderbeun e lidh ngushtësisht me Themeluesin e shtetit tonë të pavarur, Is-mail Qemalin, modeli i një lidershipi shqip-tar. Ky model dallohet nga mbështetja te traditat kombëtare, përkushtimi ndaj as-piratave popullore, gatishmëria për sakri-fica sublime, gërshetimi i trimërisë dhe mençurisë, i diturisë dhe përvojës, i forcës dhe diplomacisë, i fuqisë kombëtare dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Skënderbeu dhe Ismail Qemali, me bashkëkohësit e tyre të ndritur dhe veprat e tyre, lartësuan imazhin e kombit shqiptar në botë.

Të nderuar pjesëmarrës,Krahas 28 Nëntorit, datës së pavarë-

sisë së Shtetit Shqiptar, sot përkujtojmë edhe 29 Nëntorin 1944, datën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazi-fashist.

Në këtë datë historike, ne krenohemi me renditjen e popullit shqiptar përkrah Aleancës Antifashiste Botërore, si dhe përkulemi me mirënjohje të veçantë për dëshmorët dhe heronjtë që dhanë jetën e tyre për Çlirimin e Shqipërisë.

Vepra e tyre shërbeu si simbol i bash-kimit për idealet e lirisë, pavarësisë, demokracisë dhe frymëzim për rikthimin tonë përkrah Aleatëve tanë të mëdhenj, SHBA, NATO dhe Bashkimit Evropian.

Këto momente kulmore të historisë së lavdishme të popullit shqiptar na shërbe-jnë për reflektime të mëdha në mobilizimin e energjive mbarëkombëtare, për ruajtjen e lirisë dhe pavarësisë, për konsolidimin e demokracisë, forcimin e sundimit të ligjit,

përmirësimin e qeverisjes, forcimin e insti-tucioneve, respektimin e lirive dhe të dre-jtave të njeriut, zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian.

Në të njëjtën kohë, ne riafirmojmë vull-netin e vendosmërinë tonë për promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe bash-këpunimin e palëkundur me aleatët tanë në luftën kundër ekstremizmit dhe terror-izmit ndërkombëtar.

Ne besojmë dhe do të punojmë që viti 2018 do të kurorëzojë përpjekjen tonë për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe njëkohësisht të garantojë të drejtën legji-time të qytetarëve të Kosovës për të lëvizur të lirë në hapësirën Shengen.

“Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastri-ot Skënderbeut” do t’i shërbejë para së gjithave rinisë shqiptare për të forcuar ndjenjat e atdhetarizmit, frymën e besim-it dhe të shpresave të mëdha se atdheu i Gjergj Kastriotit dhe i Ismail Qemalit është më i bukuri në botë, është vendi i bekuar, ku do të realizohen ëndrrat, idealet dhe dëshirat e tyre.

Gëzuar 105-Vjetorin e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit Kombëtar!Lavdi veprës së pavdekshme të Gjergj

Kastriot Skënderbeut dhe Ismail Qemalit!Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo ku

ndodhen krye-festën tonë kombëtare!”*Fjala e Presidentit të RSH, SHT Z.Ilir

Meta në Pallatin e Brigadave, në pritjen shtetërore me rastin e Festës sonë Kom-bëtare: Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit

Page 4: FAQE 2 FAQE 12 FAQE 12 IDENTITETI SHQIPTAR, unik dhe i ... · Logoja zyrtare e Vitit të Skënderbeut, shdriti me një shkëlqim të ri natën e ... që lidhet me vlerat dhe me shpresat

DHJETOR 2017; Nr. 12(353)4 VETERANI

HISTORIA

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

ORGANIZIMI I OPERA-CIONIT KUNDËR ARMIKUT

Pas kapitullimit të Italisë, forcat reaksionare të zonës së Dibrës bënë dy tentativa për të shpartalluar repartet partizane dhe këshillat nacionalçlirimtare në qark dhe për të shtënë në dorë qytetin e Peshkopisë, si dhe Dibrën e Madhe të çliruara nga UNÇSH. Herën e parë reaksioni e provoi që ta bënte vetë çlirimin e tyre, ndërsa herën e dytë edhe me ndihmën e oficerëve dhe të një pakice ushtarësh gjermanë. Pas dështimit të këtyre tenta-tivave reaksioni, kërkonte një ndërhyrje më të gjerë të ushtrisë gjermane, për të larguar Forcat Nacionalçlirimtare nga Dibra e Madhe e Peshkopia.

Edhe pushtuesit hitlerianë e quanin Lëvizjen Nacionalçlirim-tare në Dibër një rrezik në planet e tyre dhe kishin arritur në për-fundim se nuk mund t’i largonin forcat partizane nga Peshkopia dhe Dibra e Madhe “pa forca të mëdha dhe pa armë të rënda”.

Njëkohësisht ata kishin ven-dosur që të armatosnin dhe të shfrytëzonin sa më shumë edhe forcat “nacionaliste”. Madje, ata parashikonin që t’u ngarkonin sigurimin e zonës, kur të shiko-nin se Lëvizja Nacionalçlirimtare në Dibër do të ishte dobësuar aq shumë, sa të mos paraqiste më rrezik të dukshëm në planet gjermane. Nga bisedimet e bëra midis tyre, njoftonte komanda e Armatës së 2-të të blinduar, ko-mandën e Korpusit XXI, është siguruar bashkëpunimi me ko-mandantin e reaksionit, Fiqiri Dine me 400 veta në kuadrin e aksionit “Edelveis”.

Në luftimet në Dibër armiqtë dhe bashkëpunëtorët nuk e ar-ritën qëllimin për të shuar Lëviz-jen Antifashiste Nacionalçlirim-tare. Goditjet që kishin marrë në Dibër e Peshkopi nga forcat par-tizane, bëri që forcat pushtuese dhe reaksioni i qarkut të Dibrës të fillonin përgatitjet për një sulm më të fuqishëm për të rimarrë me çdo kusht këto qendra, që ishin në duart e partizanëve, si dhe shkatërrimin e forcave par-tizane. Veprimet luftarake ata nuk mund që t’i ndërmerrnin pa ndihmën e reparteve të ushtrisë pushtuese hitleriane, të cilët, nga ana e tyre, ishin shumë të interesuar që të asgjësohesh-

QëllimikryesoriarmikutishtespastrimingapartizanëtdhepushtimiizonësDibëreMadhe-Peshkopi

Luftimet në Dibër në fundvitin 1943 •KomandaeGrupittëDibrës,einformuarpërfilliminemësymjesarmike,vurinëgatishmëriforcatpartizaneevullnetarëdhemorimasapërmbrojtjeneqytetittëDibrëssëMadhedukevlerësuarsekyishteedheobjektivikryesorisulmittëtrupavegjermanedheforcavereaksionare.Veprimetluftaraketëforcaveparti-zanenëqytetedotëkishinpërobjektivjotambaninatëmeçdokusht,port’ishka-ktoninarmikuthumbjesamëtëshumtanënjerëzdhenëmjeteluftarake

•Popullsianukulargua,megjithëseuvranëeuplagosënshumëvetangaqitjeteartilerisësënazistëvegjermane.Burra,gra,tërinjdhepionierëndihmoninpar-tizanëtevullnetarëtmeushqime,shërbeninsikorrierë,udhërrëfyesezbulues,tërhiqnindhepërkujdeseshinpërtëplagosurit.Ataqëkishinarmëluftuankrahpër krah me partizanët

in forcat partizane me të gjitha mjetet e mënyrat.

LUFTË PËR MBROJTJEN E DIBRËS

Më 16 nëntor 1943 armiku filloi luftimet kundër qytetit të Di-brës. Repartet naziste gjermane dhe bashkëpunëtorët e tyre ishin të shumta, duke kaluar mbi 5.000 ushtarë. Në mëngjes artileria e armikut hapi zjarr të dendur mbi qytet, shkatërroi shtëpitë, vrau gra, pleq e fëmijë.

Rreth qytetit kishin zënë pozi-cione batalionet e Dibrës dhe Martaneshit, si dhe forca të tjera. Raporti i forcave ishte në favor të armikut. Me gjithë këtë, koman-da partizane mori vendim që të luftohej për mbrojtjen e Dibrës. Hitlerianët ishin afër pjesëve të jashtme të qytetit kur partizanët hapën mbi ta zjarr të dendur.

Detashmentet hitleriane dhe reaksionare u gozhduan në vend, megjithëse shoqëroheshin me tanke e autoblinda, Në këto kushte qëndresa e gjatë ishte e pamundur dhe rrezikonte asgjë-simin e batalioneve partizane.

Nga mesnata komanda par-tizane dha urdhër që partizanët të tërhiqeshin dhe të kalonin në anën tjetër të Drinit, veprim ky që u bë në mënyrë të rregullt dhe të disiplinuar. Në luftime e sipër, një grup prej disa partizanë mbetën të rrethuar afër qytetit. Pushtuesit dhe bashkëpunëtorët ju bënë thirrje partizanëve të dorëzoheshin, por luftëtarët ju përgjigjën me zjarr.

Nazistët gjermanë sulmuan për të kapur lartësinë ku po mbroheshin partizanët, por çdo përpjekje e tyre ishte e kotë. Ata e goditën grupin e luftëtarëve me artileri e mortaja. Me ini-siativën e tyre, luftëtarët trima me shpejtësi të rrufeshme, sul-muan përpara me bomba dore, çanë rrethimin dhe u bashkuan me forcat e tjera të luftëtarëve. Por bashkëpunëtorët, duke u ndihmuar nga forcat pushtuese morën nisiativën e veprimeve në qarkun e Dibrës, prandaj qën-drimi i formacioneve të mëdha partizane ishte i pamundur. Në zonë mbetën vetëm njësite gue-

rile partizane. Kështu, krerët e reaksionit në qarkun e Dibrës ishin ndër të parët që u lidhën me pushtuesit hitlerianë, duke u vënë në shërbim të tyre dhe duke zhvilluar luftime kundër lëvizjes partizane. Paria dibrane ishte ndër grupet më të forta dhe më të organizuara të reaksionit në Shqipëri dhe tepër e vendosur për luftë kundër partizanëve.

Komanda gjermane e përfun-doi hartimin e planit të opera-cionit të madh në Dibër me 10 nëntor 1943, duke e pagëzuar atë me emrin “Edelveis”, emër i një lule mali.

Qëllimi kryesor që kishte ar-miku në këtë operacion ishte: spastrimi nga partizanët dhe pushtimi i zonës Dibër e Mad-he-Peshkopi. U caktuan për zh-villimin e luftimeve 5 batalione këmbësorie gjithsej 6-7 mijë ushtarë. Drejtimi i operacionit iu ngarkua komandantit të Di-vizionit të 297-të. Në këtë plan veprimi përfshiheshin dhe forcat e reaksionit të Peshkopisë, të Di-brës, të Gostivarit, të Kërçovës dhe të Tetovës, më shumë se 1000 veta.

Komanda pushtuese i pajisi bashkëpunëtorët shqiptarë me armatim, municion dhe unifor-ma. Mësymja, e parashikuar sipas planit do të zhvillohej nga dy grupe luftarake, njëri do nisej nga Librazhdi dhe tjetri nga Stru-ga në Dibër të Madhe e Peshkopi. Ndërsa forca të tjera do mbyllnin

rrugët Dibër e Madhe-Burrel, Peshkopi-Burrel dhe drejtimin Peshkopi-Kukës. Një batalion, pasi të merrte Kërçovën, do mar-shonte njëkohësisht në drejtim të Dibrës së Madhe për të marrë pjesë me grupet e tjera luftarake për mësymjen në qytet.

Forcat bashkëpunëtore të reaksionit do luanin rol ndihmues, por, në përputhje me rrethanat, mund të ngarkoheshin të mësynin drejtpërdrejt në Dibër të Madhe dhe në Peshkopi, në for-macion me ushtrinë naziste.

ORGANIZIMI I FORCAVE LUFTËTARE NË QARK

Në Dibër të Madhe dhe përqa-rk kishte rreth 600 luftëtarë të UNÇSH (forca të Grupit të Di-brës), 1 batalion i Brigadës II Sul-muese me luftëtarë të batalionit të Çermenikës dhe një numër vullnetarësh të çetave territoriale të krahinës. Rreth 200 vullnetarë e partizanë të tjerë ndodheshin në Peshkopi dhe në Zerqan.

Duke vlerësuar fitoret e arrit-ura nga forcat partizane, Shtabi i Përgjithshëm për mbrojtjen e Dibrës së Madhe dhe të Pesh-kopisë nga mësymja e forcave të reaksionit, e përqendroi vëmend-jen në mënyrën e organizimit të forcave luftëtare në qark. Ai theksonte se “keni grumbullu-ar të gjitha forcat në qendrat, si Dibër dhe Peshkopi, me qëllim që t’i mbroni nga fuqitë reak-sionare, kështu që është trans-

formuar karakteri i luftës sonë nga ofensiva në defensivë”. Ky veprim, analizonte Shtabi i Përg-jithshëm, i ka bërë forcat tona “objektiva të vërtetë për armiqtë tanë dhe bashkëpunëtorët e tyre”. Duke vepruar kështu, vazhdonte Urdhri i Shtabit të Përgjithshëm, “... u është lënë dorë e lirë reaksionarëve që të veprojnë në krahina, të bëjnë propagandën e tyre, kështu që të mobilizojnë forca për t’i hedhur në luftë kundër nesh, në këtë mënyrë ne kemi mbetur larg nga turmat e popullit”.

Shtabi i Përgjithshëm, mbështetur në analizë realiste të gjendjes në urdhrin që i dër-gonte komandës së Grupit të Dibrës, më 9 nëntor 1943, ndër të tjera jepte edhe idenë e vepri-meve luftarake të ardhshme të forcave partizane të qarkut. Ko-manda e Grupit të Dibrës, e in-formuar për fillimin e mësymjes armike, vuri në gatishmëri forcat partizane e vullnetarë dhe mori masa për mbrojtjen e qytetit të Dibrës së Madhe duke vlerësuar se ky ishte edhe objektivi kryesor i sulmit të trupave gjermane dhe forcave reaksionare. Veprimet luftarake të forcave partizane në qytete do të kishin për objektiv jo ta mbanin atë me çdo kusht, por t’i shkaktonin armikut humbje sa më të shumta në njerëz dhe në mjete luftarake.

Mbrojtja e qytetit të Dibrës së Madhe u organizua rretho-re, duke zënë pikat sunduese dhe në to u vendosën mitraloza, mortaja dhe topa. Për të penguar armikun gjatë afrimit u shkatër-ruan pjesë rrugësh që çonin në qytet dhe u hodh në erë ura e Spilesë mbi Drin.

Armiqtë e filluan mësymjen e tyre më 16 nëntor 1943, rreth orës 10.30. Artileria armike go-diste me breshëri zjarri të pan-dërprerë jo vetëm objektiva që mendohej se mund të ishin zënë nga forcat partizane, por edhe shtëpitë e qytetit të Dibrës së Madhe, shumë prej të cilave u shkatërruan dhe u dogjën plotësisht. Këmbësorët nazistë u penguan mjaft nga prishja e urës së Spilesë dhe nga shkatër-rimet e tjera gjatë rrugëve, por megjithatë, ata mundën ta kalo-nin Drinin dhe pengesat e tjera, sido që dhe me humbje. Epërsia numerike, artileria e fuqishme dhe forcat e mjetet e shumta xheniere u dhanë atyre dorë t’i kapërcenin këto pengesa dhe t’i afroheshin qytetit të Dibrës së Madhe duke e sulmuar nga lind-ja e nga jugu.

Tanket, që vinin nga Stru-ga, nuk e kaluan lumin Drin ditën e parë, për shkak të urës së prishur. Në fillim komanda e forcave partizane mendoi të or-ganizonte një kundërmësymje.

(Vijon ne faqen 5)

Page 5: FAQE 2 FAQE 12 FAQE 12 IDENTITETI SHQIPTAR, unik dhe i ... · Logoja zyrtare e Vitit të Skënderbeut, shdriti me një shkëlqim të ri natën e ... që lidhet me vlerat dhe me shpresat

DHJETOR 2017; Nr. 12(353) 5VETERANI

HISTORIA

•BrigadaeIV-tëSidhaatdheut274dëshmorë,ndërmjet tyre N/koman-dantiBrigadësPanoXhambolli, Xhafe Cenko Lubonja,komandantitrim Riza Taçi etj; të cilët prehen të qetë në altarin elirisësëatdheut.VetëmnëluftënpërçlirimineTiranësranënëfushënenderikt 98 partizanë

•BrigadaeIV-tëSnë321ditë të jetës së saj ka për-shkruar2200kmrrugë(në këmbë, jo me makina) dukekryer265luftimeeoperacionedhedukeIshkaktuararmikutmbi2000 të vrarë e 200 robër (shumëushtarëgjermanë)si dhe dëme të mëdha ma-teriale e armatim

Në qarkun e Korçës deri në dhjetor 1942 ishin formuar 18 çeta parti-

zane, midis të cilave ajo e Mokrës (Pogradec), e Gorë-Oparit, etj. Ndërsa nga tetori ‘42 deri në maj 1943 numri i çetave partizane u

74vjetmëparë,më28dhjetor1943,meurdhëttëShtabittëPërgjithshëmformohetBrigadaeIV-tëSulmuese

Brigada e IV-të Sulmuese, pararojë e Ushtrisë NCÇl

Nga Myfit GUXHOLLI

rrit akoma.Më vonë, me rritjen e numrit të forcave të kryengritjes së armatosur nga çetat u krijuan batalionet partizane si Batalioni i Mokrës, Gorës, Kolonjës, Rëzes, Malit të Thatë, Batalioni “Shqi-ponja” etj.

Si rezultat i luftimeve të ash-pra të këtyre batalioneve me forcat armike u realizua çlir-imi i zonës malore të Qarkut të Korçës. Në gusht 1943 formohet njësia më e madhe luftarake e Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Makrezë të Vithkuqit me par-tizane e partizanë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, me ko-mandant Mehmet Shehun, komisar Tuk Jakovën dhe zv/komandant Tahir Kadarenë. Ndërsa, më 28 dhjetor 1943, me urdhët të Shtabit të Përgjithshëm formohet Brigada e IV-të Sul-muese. Në përbërje të saj ishin batalionet me përvojë luftarake, si “Hakmarrja”, “Reshit Çollaku”, “Shqiponja”, “Fuat Babani”, batalioni Gorë-Opar sidhe “Rinia antifashiste dhe punëtore” nga qyteti i Korçës. Në fillim Brigada kishte 550 partizanë e kuadro të organizuar në katër batalione: batalioni 1 me komandant Zija Kambo, i 2-të me komandant Petrit Dumen, i 3-të me koman-dant Spiro Moisiu e komisar Vaskë Gjino, i 4-ti me komisar Andrea Ziu. Intendent i Brigadës ishte Raqi Qirinxhi. Brigada e IV-të Sulmuese, një repart i armato-sur, me 265 luftimet dhe opera-cionet e saj u konfirmua si një njësi luftarake e aftë për të kryer detyra akoma më të mëdha. Ajo u rreshtua në Divizionin e I-rë Sulmues, të cilit iu ngarkua një detyrë e rëndësishme, siç ishte kalimi në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut dhe çlirimi i tyre nga okupatori nazist e kolab-oracionistët e tij. Faqe lavdie e trimërie tregoi Brigada e IV-të S në Operacionin armik të Dimrit 1943-1944.Ajo zhvilloi luftime të përgjakshme dhe shpërtheu rrethimin që nazistët gjermanë kishin përgatitur gjatë këtij op-

eracioni. Luftimet u kryen në kompaktësi bashkëveprimi mes batalioneve të brigadës. Në një kohë që forcat armike mendo-nin të shkatërronin forcat parti-zane të saj dhe forcat e Beratit, Brigada e IV-të S, e drejtuar nga shtabi i saj me në krye koman-dant Nexhip Vinçani e komisra Pëllumb Dishnica çau rrethimin në Qafën e Becit, duke kaluar në zonën e Beratit.

Mbas çarjes së rrethimit, brigada u kompaktësua dhe për një muaj rrjesht, me luftime sul-muese dhe në bashkëveprim me batalionet “Hakmarrja”, “Shqi-ponja”, “Reshit Çollaku”, “Fuat Babani” e forcat sulmuese të fshatrave të qarkut çliroi shumë fshatra, duke filluar nga Arrëzi

(Devoll), Malësia e Kolonjës, Vith-kuqit, Gorë-Oparit, Shënepreëm-te. Në pranverë, gjatë mësymjes pranverore, në bashkëpunim me batalionet “Reshit Çollaku” dhe dy batalione të Brigadës së I-rë S çliruan Pogradecin dhe rrëzën e tij, Starovë, Tushemisht, Hun-dënisht, Piskupat, Grabovë. Mbas gjithë këtyre sukseseve, Brigada mblidhet në Lozhan për të bërë bilancin e luftimeve në 9 maj 1944.Numri i partizanëve ishte shtuar.Gjatë muajit maj brigada çliroi fshatrat në fushën e Korçës, Rrëzës, Gor-Opar duke përfshirë dhe zonën e Mokrës, Pogradecit, Malit të Thatë, Po-jan etj. Gjatë Opercionit Armik të Qershorit 1944, batalionet e Brigadës së IV S zhvilluan luf-time të ashpra në Qafë Thanë me forcat e Divizionit malor gjerman.Luftime të ashpra u zhvilluan në Maliq, Grabovë, Plloçë, Guri i Kamjes, Krosnisht, Moçan, Osa-jë, Gjinikas, Malin e Dusharit, Qafa e Gjarpërit, në Bitinckë e Bilisht.

Shtabi i Përgjithshëm i Ush-trisë NCÇl lëshoi Urdhërin më 28 Maj 1944 për kalimin në Mësym-jen e Përgjithshme. Brigada e IV-të S, pasi kishte kaluar një rrugë të suksesshme luftarake dhe në çlirimin e një teritori të madh në Qarkun e Korçës, u inkuadrua në Divizionin e I-të S të UANÇl. Gjatë luftimeve në përbërje të këtij divizioni (brigada e IV dhe V-të) çliroi Qarrishtën, Zerqanin, Matin, Homesh-Sofraçan, Fushë Alie, Grevë, Melan, në kazermat e Dibrës, kundër forcave gjermane

e kolaboracioniste në Mirditë; çliroi Peshkopinë. Në dy javët e fundit të shtatorit Brigada e IV-të S zhvilloi luftime brenda në Elbasan dhe organizoi disa prita në rrugën Librazhd-Elbasan-Qa-fë Krrabë.

Nga krahinat e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut populli u bind për luftën e drejtë kundër okupatorit dhe veglave të tij; u rreshtuan në radhët e parti-zanëve deri 2000 veta.Midis tyre kishte dhe disa partizanë ital-ianë dhe ermenë, të cilët kishin hyrë në UANÇl mbas kapitul-limit të Italisë në shtator 1943. Brigada e IV S shkroi faqe faqe lavdie gjatë operacionit për çlir-imin e Tiranës. Ajo, së bashku me Brigadën e I-rë S, Brigadën e VIII-të dhe Brigadën e XVII-të sulmoi në një rajon tepër të fortifikuar; duke filluar nga ko-drat pranë KombinatitTekstil në veriperëndim të Tiranës, deri tek kodra e Kopilit (sot senatoriumi- varret e dëshmorëve të kombit).

Po ashtu mori pjesë në luf-timet tek varrezat e dëshmorëve të kombit, në Pallatin e Briga-dave, në ish Kisha e Shën Proko-pit (në veri të Liqenit Artficial, ish kazermat e Shkumbinit (qyteti i nxënësve, brenda në qytet tek pallatet e Moskatit dhe të Shall-vares dhe deri tek Banka. Briga-da e IV –të S, në betejën historike të Mushqetas (duke filluar nga Qafë Krraba-Mushqeta) luajti një rol të rëndësishëm në shpartal-limin dhe asgjësimin e forcave të mëdhaja gjermane. Brigada e IV-të S në operacionet për çlirimin e Tiranës tregoi vlerat e saj si njësi luftarake e suksesshme dhe e denjë për emrin që mbante, duke përmbushur me nder detyrat e ngarkuara.

Aftësitë e kuadrove, parti-zanëve e partizaneve spikatën si çlirimtarë të suksesshëm. Rruga luftarake e Brigadës së IV-të S, trimëria, heroizmi i luftëtarëve të saj në luftë për çlirimin e vendit, janë sot një burim i madh fry-mëzimi për popullin dhe veçanër-isht për brezin e ri. Brigada e IV-të S i dha atdheut 274 dësh-morë, ndërmjet tyre N/koman-dant i Brigadës Pano Xhamballi, Xhafer Cenko Lubonja, koman-danti trim Riza Taçi etj; të cilët prehen të qetë në altarin e lirisë së atdheut. Vetëm në luftën për çlirimin e Tiranës ranë në fush-ën e nderit 98 partizanë. Briga-da e IV-të S në 321 ditë të jetës së saj ka përshkruar 2200 km rrugë (në këmbë, jo me makina) duke kryer 265 luftime e opera-cione dhe duke i shkaktuar ar-mikut mbi 2000 të vrarë e 200 robër (shumë ushtarë gjermanë) si dhe dëme të mëdha materiale e armatime.

Ing.Myfit GUXHOLLIIsh partizan dhe kuadër i

Brig.IV-të S

Por kur pa se armiqtë ishin 10 herë më shumë në forca, hoqën dorë nga kjo ide. U vendos që de-risa të binte nata, të mbaheshin me këmbëngulje pikat sunduese që kishin në zotërim partizanët. Komanda dha gjithashtu porosi që nga pozicionet të dëmtohej sa më shumë forca e gjallë e armi-kut dhe të mos lejohej që armi-ku të futej brenda në qytet, por të luftohej për ta rrethuar nga perëndimi e nga veriu, për të qën-druar të lira rrugët e tërheqjes.

Luftimet vazhduan afër 10 orë pa pushim. Luftëtarët e UN-ÇSH thyen disa sulme të na-

Luftimet në Dibër në fundvitin 1943 zistëve gjermanë duke mos i le-juar që të pushtonin qytetin as ta rrethonin atë plotësisht.

Forcat reaksionare ishin përqendruar në veri dhe në ver-ilindje të Dibrës së Madhe. Atyre u ishte caktuar si detyrë për të mbyllur rrugët e tërheqjes së partizanëve. Luftimet vazhduan deri në mbrëmje dhe qyteti vazh-donte gjithnjë të qëndronte në dorë të UNÇSH. Ushtria hitleri-ane kishte mundur të pushtonte vetëm disa shtëpi në anën jugo-re të tij. Popullsia nuk u largua, megjithëse u vranë e u plagosën shumë veta nga qitjet e artilerisë së nazistëve gjermane. Burra, gra, të rinj dhe pionierë ndihmo-

nin partizanët e vullnetarët me ushqime, shërbenin si korrierë, udhërrëfyes e zbulues, tërhiqnin dhe përkujdeseshin për të plago-surit. Ata që kishin armë luftuan krah për krah me partizanët.

Gjermanët dhe tradhtarët e pushtuan Peshkopinë. Vull-netarë dhe partizanë që ndod-heshin në qytet u tërhoqën pas një qëndrese të vogël. Ishte e pamundur mbrojtja e qytetit përballë një fuqie armike shumë herë më të madhe dhe u tërho-qën në rajonin malor të Sllovës në veri të Peshkopisë.

(Marrë nga gazeta “TELEGRAF”)

(Vijon nga faqja 4)

Page 6: FAQE 2 FAQE 12 FAQE 12 IDENTITETI SHQIPTAR, unik dhe i ... · Logoja zyrtare e Vitit të Skënderbeut, shdriti me një shkëlqim të ri natën e ... që lidhet me vlerat dhe me shpresat

DHJETOR 2017; Nr. 12(353)6 VETERANI

IN MEMORIAM

Nga SAKIP CAMI

Remzi Islami, vëllai i Pajo Islamit, sot në Pragë të Çekisë ka një peng të madh, ndaj i shkruan kryetarit të OBVL (Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirim-tare të Popullit Shqiptar ) Gjen. Leit. Rrah-man Parllaku, Hero i Popullit sot Nderi i Kombit.

Jam larg atdheut dhe jam në prag të vdekjes , por nuk dua të vdes me pen-gun e Buzëmadhit. Si Kryetar i OBVL dhe hero i LANÇ dua t’ju jap shpjegimet e mija për ngjarjen e Buzëmadhit. Kanë kaluar 73 vjet dhe nuk ka dalë siç është, e vërteta. Unë dhe dy veteranë , Dero De-raj dhe Rexho Kapo e kemi thënë dhe deklaruar me shkrim, kemi guxuar edhe në vitet 74 , por është koha që jo vetëm të kërkohet falje, por familjet që na stre-huan të dekorohen njëlloj si të gjitha ba-zat e LANÇ.

Brigada e V në rrugën e saj për në Kosovë në shtator 1944 kaloi në zonën e Lumës ku hasi në rezistencën e bajrak-tarit Muharrem Bajraktari, por shumë partizanë e partizane, ndër to edhe unë dhe Rexhua u strehuam dhe shpëtuam jetën në familjet e fshatit Buzëmadh.

Ne na ka strehuar në stanet e tij Dan Lala, tregon Remzi Islami. Dan Rexhepi dhe Mehdi Rexhepi vunë jetën e tyre në rrezik për të mbrojtur jetët tona, ndër-sa si shpërblim shtabi i brigadës , pas vrasjes në përpjekje, të Hysen Çinos, pushkatoi në Kroin e Bardhë 21 banorë të fshatit Buzëmadh, 14 të fisit Lala.

KRONOLOGJIA E NGJARJES:

Më 2 shtator 1944 Muharrem Ba-jraktari takohet në Kalis me Dali Ndre-un, Haxhi Lleshin, Hysni Kapon dhe majorin anglez Smith.

Sipas Haxhi Lleshit (Vite, njerëz, ngjarje, f. 274) – Bajraktari u deklaroi atyre preras: “Me ju nuk bashkohem, por kundra jush nuk luftoj”. Pra, ai nuk ishte kundër Lëvizjes NaÇl;, por donte të luftonte armikun si forcë më vete.

Ndërsa Muharremi në letrën që i shkruan Y. Dishnicës, thotë: “Na u desht me e lanë frontin, se partizanët na nxuerën pengime të mëdha… Duen me na detyrue që të hyjmë në Fron-tin e tyne ose të presim luftën që ata nuk e dëshirojnë, mbasi nuk asht luftë partizane…”.

Më 20 shtator 1944 shtabi i Brig. V pushkatoi në Kolesjan kryetarin dhe sekretarin e këshillit NAÇl të Lus-nës (Rexhep Gjeta, Kadri Peposhi) që kishin shkuar atje në emër të fshatit për të kërkuar që të shtyhej mobilizimi

PENGUIREMZIISLAMIT:TËDALËEVËRTETADHETËDEKOROHENATAQËSTREHUANPARTIZANËT

RISHIKIMI I HISTORISË SË LANÇ DHE MASAKRA E BUZËMADHIT•RefleksionengaletraeishpartizanittëBr.V-tëRemziIslami,drejtuarkryetaritteOBVL(OrganizatesseBashkuarteVeteranëvetëLANÇtepopullitshqiptar)GjeneralRrahmanParllaku,ishkomandantidivizionittëVSulmues,NderiiKombit

(foto: Masakra gjate luftes)

VENDI I MASAKRIMIT: Kroi i BardhëDita, muaji, viti: 26 Shtator 1944Koha: Paradite, ndërmjet orës 10 dhe 11Urdhëruesi i masakrës: Shefqet PeçiTë masakruar: 21 vetëNumri i fëmijëve që mbetën jetimë: 59

TË MASAKRUARIT:

1. Dan Rexhep Lala, 53 vjeç2. Mehdi Rexhep Lala, 39 vjeç3. Ramiz Sali Lala, 30 vjeç4. Arif Tahir Lala, 36 vjeç5. Nuhi Musë Lala, 35 vjeç6. Tahir Ali Lala, 19 vjeç7. Sulë Etem Lala, 27 vjeç8. Ymer Etem Lala, 24 vjeç9. Zenun Habib Lala, 40 vjeç10. Muharrem Habib Lala, 37 vjeç11. Cen Mexhit Lala, 39 vjeç12. Rexhep Ramadan Lala, 45 vjeç13. Rakip Ramadan Lala, 40 vjeç14. Qazim Selim Lala, 45 vjeç15. Sulejman Hasan Vellku, 45 vjeç16. Riza Halim Hoda, 45 vjeç17. Zylbehar Nuhi Bresa, 22 vjeç18. Jemin Hakik Bresa, 37 vjeç19. Qamil Shivar Tola, 42 vjeç20. Isak Islam Bresa, 23 vjeç21. Arif Ramadan Mata, 47 vjeç

i partizanëve, për shka të festës së Ba-jramit. Lusjanët u acaruan tej mase dhe me 21 shtator sulmuan shtabin partizan në Kolesjan. (H. Xhelo, 860 ditë luftë, 291).

Luftimet në Lusën e në rrethinë vijuan tri ditë me shumë të vrarë e të plagosur nga të dyja palët, ndër ta qenë edhe 5 lusjanë të pushkatuar pa u gjykuar (Bajram Peposhi, Ramë Peposhi, Sulë Lashi, Bajram Peposhi, Ahmet Peposhi). Në ndihmë të Lusnës u çuan edhe bajrakët e Topojanit dhe të Çajës.

Novosejasit rrethojnë një kompani partizane që kish konfiskuar bagëtinë e M. Bajraktarit në bjeshkë. Më 22 shtator, në një ndeshje të ashpër te Lera e Zezë, mbi Buzmadhe, vriten 7 partizanë, ndër ta edhe Hysen Cino, kom. i bat. III. 9 partizanë të tjerë të sëmurë e të plagosur zihen robër e strehohen në stanet e fisit Lale (Buz-madhe).

Për të përballuar këtë situatë të rëndë, forcat partizane rrethojnë fsha-tin. Kërkohen të gjenden pjesëmarrësit në betejë, por ata qenë larguar në Ma-qedoni. Sh. Peçi organizon një mbled-hje me disa kryefamiljarë në Krue të Bardhë, i premton falje fshatit, veç 2-3 organizatorëve. I njofton se të nesër-men do të mblidheshin të gjithë mesh-kujt e fshatit. Të vinin edhe të lar-guarit, sepse ishin falur… – u tha ai.

Në mëngjesin e 26 shtatorit, duke i besuar fjalës së Kom. të Brigadës, bur-rat e fshatit, shoqëruar nga partizanët,

që i kishin strehuar, tubohen tek Kroi i Bardhë, por aty u gjendën të rrethuar nga forcat partizane. Aty iu kërkua të tregojnë organizatorët e vrasjes së par-tizanëve, por pa rezultat. Ymer Lala, 24-vjeçar, që do të martohej pas dy javëve, përgjigjet: “ata që kanë marrë pjesë në luftë, nuk janë këtu, kurse ne jemi të pafajshëm” –

I irrituar tej mase, plaku i nderuar Ramadan Lala, strehues i partizanëve robër, i thotë Sh. Peçit: “Ja ku më ke mue, baj ç’të duesh, por liro katund-arët, se janë të pafajshëm”. Por kjo fjalë nuk ia ndryshoi mendjen koman-dantit. Vendimi ish marrë, lista ish gati: për një partizan – tre banorë të fshatit :

21 burra të lidhur me litarë i nisen për në Lerën e Zezë; aty ku kish rënë Hysen Çino, dhe i pushkatojnë.

Dy ditë më vonë, më 28 shtator, Shefqet Peçi, Halim Xhelo e Nuri Arapi pushkatojnë pa i gjykuar më parë Me-hdi Nokën, Muharrem Nokën, Hysni Bashën e Rexhep Nokën.

Ja si e kujton Gjen. Rrahman Parl-laku:

“Ndodhesha në Zerqan. Papritur më vjen një letër nga Sh. Peçi. Orig-jinalin ma konfiskuan gjatë arrestimit (1974), por përmbajtjen e mbaj mend: I dashur Krajli (më thërriste kështu, se isha nga Veriu). Ju shkruaj nga Bi-caj, Krajli! Erdhëm në Lumën tënde, ku fillimisht na pritën mjaft mirë në të gjitha zonat. Por, në një ditë të bukur, goditemi befasisht pas shpine nga forcat e Bajraktarit. Luftimet kanë qenë shumë të rrepta, patëm shumë të vrarë e të plagosur. Në mes tyre na u vra edhe komandanti i batalionit, Hy-sen Cino. Por edhe ne u sollëm ash-për. Kjo nga dëshpërimi i humbjeve që patëm. Kemi pushkatuar 21 vetë nga Buzmadhja dhe 4 vetë në katundin tënd; e kemi tepruar, por nga dësh-përimi nuk u mbajtëm”.

Që ato ditë, në vend e qortova mi-kun e kolegun, Shefqetin, por edhe Hiton etj., shokë të shtabit. Ata mun-doheshin të justifikoheshin, por e kuptova se kishin rënë në gjynahe, në faje të dënueshme politikisht dhe mor-alisht. U distancova nga ato sjellje dhe tejet i rënduar u largova i revoltuar.”

Ja si e përshkruan këtë ngjarje ish komisari i kompanisë, shkrimtari disident Kasem Trebeshina:

Shkrimtari Kasem Trebeshina në librin me tregime “Koha tani, vendi

këtu” , në tregimin me titull “Kohë pa fund” shkruan:

“Humbjet kishin qenë të rënda për të dy palët dhe komandanti ynë par-tizan urdhëroi që të pushkatoheshin njëzetë e dy vetë të mbledhur nga fsha-ti , ashtu siç kishte rastisur. Në mes të atyre njëzetë e dy njerëzve, ishte edhe një djalë që zor se i kishte mbushur të pesëmbëdhjetë vjetët.

Në mes të njerëzve , që kishin bërë ato arrestimemizore isha edhe unë, një komisar kompanie që akoma nuk i kishte mbushur të tetëmbëdhjetë vjetët.

... Po më mbushej mendja që koman-danti ynë i brigadës do të derdhte aq gjak sa të gjakosej varri i komandantit të batalionit partizan , vrarë në luftimin e zhvilluar në kodrat para fshatit.

*Po ish partizanët dhe drejtuesit e tjerë si reaguan para dhe më pas ?

Naile Ferra (Gjinushi) : Si partizane e Br. V ruaj vetitë e lar-

ta morale të këtyre njerëzve, mikpritjen, bujarinë. Gratë e Buzëmadhit, nxirrnin për ne partizanet, nga sepetet e tyre çorapet dhe rrobat e tyre të trupit dhe ushqimet më të mira.

Pas çlirimit deri në vitin 1948 bash-kë me burrin tim, Etem Gjinushi, shërbyem në Kukës dhe patëm mar-rëdhënie të shkëlqyera me kuksianët.

Mato Hasamataj, nga Smokthina e Vlorës, ish partisan i Br. V, veteran, ish kuadër i MB :

Ngjarjet e Buzëmadhit i mësova nga Remzi Islami. Kam mbështetur deklaratat e Remzi Islamit, Rexho Ka-pos dhe Dero Rerajt që në vitet 74 për banorët e Buzëmadhit, që të ndryshojë qëndrimi politik ndaj tyre dhe fëmijtë e tyre të shkojnë në shkollë.

(Vijon ne faqen 7)

Page 7: FAQE 2 FAQE 12 FAQE 12 IDENTITETI SHQIPTAR, unik dhe i ... · Logoja zyrtare e Vitit të Skënderbeut, shdriti me një shkëlqim të ri natën e ... që lidhet me vlerat dhe me shpresat

DHJETOR 2017; Nr. 12(353) 7VETERANI

IN MEMORIAM

Remziu në atë kohë vrapoi drejt Kroit të Bardhë, kur mori vesh se po pushkatohej edhe mbrojtësi i 7 par-tizanëve, por kur arriti në vend, egze-kutimi ishte bërë. Nuk ishte përfillur as deklarata e Dan Lalës se kam shpëtuar jetën e 7 partizanëve.

Maliq Sadushi, partizan i Br. V, ish zv.ministër i mbrojtjes :

“Sa herë i kthehem historisë së LANÇ dhe enkas Br. V në Lumë, i përmbahem moralit të historisë reale. Seicili të çmohet pa i paragjykuar anti parti, tradhëtar, ar-mik etj.

I përkas dhe mbroj LANÇ si vepër e gjithë popullit shqiptar , edhe e Kukësit. Por edhe gabimet lypsen parë me drejtësi.

Me mision në Kosovë, Br. V do të ka-lonte përmes Kukësit duke kryer edhe disa detyra. Kukësi i varfër u bë prapavija jonë, jo për një ditë e një javë, por për një muaj. …Kukësi ishte një nga viset patri-ote të vendit dhe i antifashizmit. Historia t’i japë vendin e rolin.

Bajraktari e zotëronte Lumën. Fana-tik i moskonfrontimit me UNÇ, ai heshti deri me 20 shtator 1944. Br. V duhej ta afronte me takt dhe të bashkëpunonte. Pas Lusnës dhe Kolesjanit i erdhi rrad-ha Buzëmadhit. Duke lëvizur na u vra H.Çino dhe hymë në fshat me shkëm-bim zjarresh. Sidoqoftë familjet na stre-huan dhe na ndihmuan nga zakoni mikpritës.

Nderoj historinë e lavdishme të

SHPENDI TOPOLLAJ

Banorët e fshatit Luz i Vogël në Kavajë, janë dalluar gjatë gjithë historisë për vlerat e tyre të larta

atdhetare. Janë të shumta familjet për të cilat gjithmonë ka se ç`tregon, kur bëhet fjalë për kontributin e tyre në luftën për liri; por ajo e Haki Tafës, zë një vend të veçantë. Më i vogëli i pesë djemve të Halil-it dhe Fatimes, ai ruajti dhe çoi më tej traditat e shquara të të parëve. Pikërisht për këtë, dhe sidomos për ndershmërinë, besnikërinë dhe guximin që e karakteri-zonte, u zgjodh nga miku i tij Qazim Mer-hori për një detyrë me shumë përgjegjësi, për të shpënë në Vlorë burrin e shquar të Shqipërisë Ismail Qemalin, i cili do kryente aktin më madhor, atë të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Dhe Hakiu, pa asnjë hezitim, madje me një entusiazëm e gëzim të papërmbajtur, vuri në shërbim të këtij misioni, jo thjesht pajtonin e tij, por edhe jetën, pasi rrëmuja, ngatërresat dhe paqartësia që zotëronte aso kohe, paraq-iste rreziqe nga më të papriturat.

Nuk do të ndiqej rruga ekzistuese, pasi ajo nuk kishte asnjë garanci për hartues-in e memorandumit të Gërçes, organiza-torit të kryengritjes së atij viti dhe parash-truesit të domosdoshmërisë së mëvetësisë në kançelaritë e Evropës. Do ndiqej një

HAKI TAFA – BURRI QË ÇOI NË VLORË ISMAIL QEMALIN

RISHIKIMI I HISTORISË SË LANÇ DHE MASAKRA E BUZËMADHITKukësit. Atje gjetëm ngrohtësinë shqip-tare e prindërore.

*Opinionet dhe kujtimet e ish par-tizanëve të Br. V janë marrë nga libri i Vangjel Kasapit, “Lumë, Kukësi, mrekulli e natyrës, kështjellë e his-torisë” 1999, f. 213-224.)

DEKLARATAT E TRE VETER-ANËVE (ISH PARTIZANË TË Br. V-të

NË VITET 74)

Rexho Kapo, motra e Hysni Kapos, Dero Deraj dhe Remzi Islami i lësh-uan deklaratë rekomanduese një prej djemve të fisit Lala sepse nuk e lejo-nin që të ndiqte studimet e larta. Në vitet 74 tregon Dero Deraj dhe këtë e përforcon Remzi Islami në letrën dre-jtuar Gjen. Rrahman Parllakut erdhi nga Kukësi dhe më takoi në Durrës një nga fisi Lala. Kërkonte një deklaratë për qëndrimin e 21 të pushkatuarve dhe veçanërisht të familjes së tij gjatë luftës Antifashiste Nacional Çlirim-tare. Pa asnjë pendesë , tregon Deraj , bëra një deklaratë të fortë :”Jetën e dytë e kemi nga ata.” Kështu shkruan edhe Rexho Kapo dhe Remzi Islami.

Dero Deraj thotë se i shkrova edhe Sekretarit të Parë të Komitetit të PPSH të Kukësit që të rishikonin qëndrimin ndaj Buzëmadhit.

Ne na ka mbrojtur Dan Rexhep Lala në stanet e tij, deklaroi para viteve 90 Remzi Islami. Ai deklaron edhe sot , duke kërkuar organeve të pushtetit ven-

dor dhe të atij qendror dekorimin e tij . Kemi qenë 5 partizanë dhe 2 partizane, njëra prej tyre Rexho Kapo. Ai u dekla-roi njerëzve të bajraktarit që kishin ard-hur për të na marrë dhe për tu dorëzuar se ju jap robt e shtëpisë dhe miqtë e shtëpisë sime, kurrë.

BUZËMADHI, FSHAT FETAR, MIKPRITËS DHE I BESËS

Buzëmadhi njihet si fshat fetar. Sot në këtë fshat ndodhet një teqe nga më të përmendurat e Veriut. Kjo tyrbe dhe dervishlerët e saj i kanë shërbyer pop-ullit gjithmonë, edhe në kohë të vështi-ra.

Brigada e V kaloi kalimthi në Buzëmadh. Në përpjekje me forcat e bajraktarit u vra komandanti i batali-onit Hysen Çino. Askush nuk e kishte shënjestruar komandantin Hysen Çino. Përkundrazi Ramadan Lala dhe djemtë e tij shpëtuan 7 partizanë , dy partizane dhe pesë partizanë duke u përballur me bajraktarin: “Partizanët janë në besën time dhe nuk i dorëzoj, deklaroi ai. Dhe kështu ndodhi. Udhëheqja e Brigadës së V si hakmarrje thirri në pabesi në Kro-in e Bardhë , aty u vra Hyseni, jo pak , por 21 fshatarë, 14 të fisit Lala, ndër to 4 pjesëtarë të Dan Lalës. Dani foli me burrëri: “ Mos pushkatoni të tjerët, pushkatoni mua se ata nuk kanë faj, aq më tepër që po marrin pjesë edhe në rradhët e Brigadës së V. Partizanëve

të Brigadës së V të shpërndarë nëpër shtëpitë në Buzëmadh ju vu për detyrë që të merrnin nga çdo shtëpi për një mbledhje në Kroin e Bardhë. Katër veta pranuan me dalë partizanë. Ishte hartu-ar një listë, përjashto ata që dolën par-tizanë, të tjerët ishin vënë në plan për tu pushkatuar. U pushkatuan 21 veta. 21 kufoma u varrosën nga plakat e ka-tundit.

PLENUMI I DYTE I BERATIT, NENTOR 1944, KRITIKON VRAS-

JET E BUZËMADHIT POR MË PAS EGZEKUTUESIT U BËNË AKUZUES

Dokumentat , proces verbali, tru-pi gjykues (nëse ka patur), trupi egze-kutues etj, janë zhdukur. Megjithatë në raportin kryesor të Plenimit të Be-ratit, Enver Hoxha kritikoi ngjarjet e Buzëmadhit dhe veprimet e udhëheqjes së Br. V

“Në Lumë po vihen në plumb kot së koti dhe në mënyrë histerike 20 katund-arë të Buzëmadhit, të cilët dorëzohen dhe shokët tanë (Komanduesit e Br. V) i pushkatojnë.”

Sigurisht komanduesit e Br. V, nuk e pranuan fajin dhe akuzuzan fshatarët e Buzëmadhit për vrasjen e Hysen Çinos dhe për kundërvënien ndaj Brigadës.

Pas vitit 1948 shumë banorë të Lumës e veçanërisht të Buzëmadhit i shkruan Enver Hoxhës, por morën të njëjtën përgjigje standarte : “Janë dënuar me gjyq partizan.”

(Vijon nga faqja 6)

kalim në rrugë pa rrugë, andej nga Karp-eni, ku Ismail beu do zbarkonte, në Bago, Çorrum, Zhabjak, Kala e Bashtovës, Div-jakë, Seman, Vlorë.

Në krye do printe trimi Bajram Xhani me Qazimin dhe të gjithë ishin të arma-tosur. Do kaloheshin dhe tre lumenj, por as ata, as shkurret, as balta e kënetës së Çermës dhe as prishja e karrocës nuk i penguan për ta kryer detyrën. Ishin të ndërgjegjshëm se fati i kishte caktuar që të bëheshin pjesë modeste e një ngjar-je madhështore. Se është ashtu sikurse thosh Leon Tolstoi se “Njeriu që të veprojë, duhet të besojë se ajo që bën është një gjë

e mirë dhe e rëndësishme.” Dhe të gjithë ata e dinin se nuk mund të kishte vepër më të mirë se kjo. Por Hakiu nuk e la me kaq veprën e tij në shërbim të Atdheut. Pak kohë më vonë, pra në vitin 1913, kur vendi kërcënohej nga rreziku i pushtimit malazezo - serb, së bashku me vëllezërit e tij, shkoi për të luftuar në Shkodër, ku Aliu dhe Kasemi dhanë jetën, kurse vetë Hakiu u plagos rëndë.

Vuajti gjatë nga kjo plagë dhe nga pla-ga e humbjes së vëllezërve, por krenar-ia dhe energjia për vepra të mira nuk iu lëkundën asnjëherë. Familja e tij dha sërish një kontribut të madh gjatë luftës

kundër okupatorëve nazi - fashistë. Shtëpia e Haki Tafës u kthye në bazë të rëndësishme për luftëtarët partizanë. Kurse djali i tij Haqimi u përfshi në rin-inë antifashiste dhe përballoi me shumë dinjitet ashpërsinë e hetimeve gjatë arres-timit.

Pas çlirimit të vendit, ai u bë oficer e më pas, për arsye shëndetësore, punoi në sektorë ekonomikë. Djali tjetër i Hakiut, Nazimi studioi gjithashtu në shkollën e oficerëve dhe Akademinë Ushtarake dhe kreu detyra të ndryshme në ushtri, der-isa doli në pension. Aktualisht është zg-jedhur kryetar i shoqatës së veteranëve të LANÇ Dega Durrës. Kështu, edhe djemtë vazhduan rrugën e të atit, i cili gjersa ndërroi jetë në vitn 1969, pra në moshën 85 vjeçare, asnjëherë nuk u mburr se kishte bërë ndonjë gjë tjetër veç detyrës si shqiptar, duke çuar shëndosh e mirë Plakun e madh të Vlorës, për të ngritur atje flamurin tonë kuq e zi, pas gati 500 vjet robërie

Për 105-vjetorin e shpalljes së pavarë-sisë dhe 73-vjetorin e çlirimit të atdheut u organizuan veprimtari të shumta edhe në qytetin e Pukës, si dhe në qendrat admin-istrative të Bashkisë Pukë në Luf- Qerret, Qelzë, Rrape e Gjegjan, të organizuara nga Pallati i Kulturës,” NDUE SHYTI”, Muzeu Historik , Qendra Kulturore e Fëmi-jëve Pukë,me Drejtorin e përkushtuar e apasionant, Ramazan Rringaj, familje Vet-erani, po kështu Dega OBVL, Dega Pukë, Organizata a Dëshmorëve të Atdheut, Dega Pukë , Drita Hyseni e Rasim Cina, si dhe Klubi i Artistëve Pukë me president Regjisorin e talentuar Fran Vukaj. Krahas reportazheve muziko-letrarë, ekspozitave fotografike për dëshmorët e atdheut e të LANÇ-it, pjesëmarrësit ndoqën spektak-lin e bukur dhe shumë emocionues: “Jetë të gjatë Flamur e Shqipe” të shkollave të Bashkisë Pukë. Por surpriza e ditëve të festës ishte shfaqja e dramës “Trimëre-sha e Tërbaçit”, e autorit të mirënjohur

“JETË TË GJATË FLAMUR E SHQIPE!”VEPRIMTARI FESTIVE NGA DEGA E OBVL PUKË ‘’TRIMERESHA E TERBAÇIT ’’ NE SKENEN E PUKES

Odise Grillo, vënë në skenë me nxënësit e talentuar të Shkollës 9-vjeçare “Migje-ni” të qytetit të Pukës, nga regjisori Fran Vukaj, bashkë me mësuesen e dalluar Pashke Mesuli, familje veterani. Përveçse

në qytetin e Pukës, kjo dramë e inskenuar mjeshtërisht dhe e interpretuar mjaftë

ALBAN DOÇAJ Drejtori i QKP, Familje veterani

Page 8: FAQE 2 FAQE 12 FAQE 12 IDENTITETI SHQIPTAR, unik dhe i ... · Logoja zyrtare e Vitit të Skënderbeut, shdriti me një shkëlqim të ri natën e ... që lidhet me vlerat dhe me shpresat

DHJETOR 2017; Nr. 12(353)8 VETERANI

DOSSIER

(vijon nga nr. i kaluar)Historia e Shqipërisë jep të dhëna

me interes për familjen fisnike Blin-ishti që nga gjysma e dytë e shek XIV. Përreth tre shekuj kjo familje fisnike bën emër në historinë e Shqipërisë, si dhe në atë të Ballkanit deri në brig-jet perëndimore të Adriatikut krahas familjeve më të njohura të kohës, si: Skura, Araniti, Muzaka, Topia etj.

Blinishtët si dhe familjet e tjera fisnike në krye të principatave të shek XII-XV, vinin përgjithësisht nga zonat malore. Pushteti i tyre në këto zona malore mbështetej kryesisht në lidhjet e gjakut, në lidhjet fisnore dhe në ato vendore me interesa të përbashkëta ekonomike, shoqërore, politike e kul-turore. Lidhjet e interesave të ngushta të krijuara brenda zotërimeve të tyre u siguronin këtyre krerëve forcë të arma-tosur në rritje që ishte e mjaftueshme për t’u vlerësuar dhe tërhequr në siste-min e qeverisjes mbretërore të sun-duesve bizantinë, anzhuinë, e serbë.

Blinishtët, të mbështetur në ndik-imin e forcës së tyre, në përshtatje me situatat politike, që zhvilloheshin në të dy anët e Adriatikut deri në brendësi të Ballkanit, zhvilluan një veprimtari politike aktive me aleancat herë me Bizantin, herë me serbët, herë me an-zhuinët e herë me Papatin.

Me këto aleanca e marrëvesh-je Blinishtët, si dhe fisnikët e tjerë të shek.XI-XIV, arritën të ruanin au-tonominë e zotërimeve të tyre dhe të marrin tituj fisnikërie mbretërore. Kështu, Blinishtët që nga gjysma e dytë e shek XI bashkë me Skurajt, Aranitët, Muzakajt, Topiajt etj. për-menden si familje fisnike që mbanin tituj të lartë mbretërorë bizantinë.

me 1274 Vlado Blinishti është stra-tiot bizantin (titull i ngjashëm me ti-tullin mbretëror perëndimor miles). Nga mbretëria serbe mori titullin “ka-znac”. Në vitin 1304 ai merr diplomën e mbretit të Napolit “comes”, ndër-sa i biri Guljelm bëhet mareshall i Shqipërisë. Një kushëri i Vlado Blin-ishtit, Kalojan Blinishti (1304-1319) mban titullin”comes”.

Dr. Shuflaj, historian i shquar kro-at, duke ndjekur rrjedhën historike të Blinishtëve, arrin në përfundimin se: “Kjo familje shuhet përgjithmonë gjatë kryengritjes së madhe që shpërtheu përgjatë Adriatikut kroat e deri në Shkumbin, Devoll e Vlorë”, (organizuar

BlinishtëtsidhefamiljetetjerafisnikenëkryetëprincipatavetëshekXII-XV,vininpërgjithësishtngazonatmalore

Familja fisnike Blinishti dhe origjina e saj

Xhemal Meçi Studiues - “Mjeshtër i Madh”

nga selia e Papës 1319- 1336).Gurakuqi, teolog e studiues i

mirënjohur para 80 vjetësh ka shfaqur mendimin se familja fisnike Blinishti e ka zanafillën e vet në Blinisht të Ka-bashit, Pukë.

Këtë përfundim e arriti pasi hulum-toi me kujdes traditën fisnore të Blin-ishtit të Zadrimës, si dhe me njohje të burimeve historike të Mesjetës.

Së pari, Blinishtin e Mirditës e Blin-ishtin e Zadrimës i merr si përpjekje të derës fisnike Blinishti të Kabashit të Pukës për t’u shtrirë drejt qytetit të Lezhës e brigjeve të Adriatikut. “Mun-det,- shprehet i matur, i nderuari G. Gurakuqi, -prej Kabashit në Blinisht të Mirditës e prej këtej në Blinisht të Zadrimës”. Përsa u takon emrave Blin-ishti i Mirditës e Blinishti i Zadrimës, ai mbetet në traditën shqiptare “se fisi që ka banue në Blinisht të parë e ka bajt me veti këtë emën, e ka ngulë rend me rend edhe në ato vende ku ka banue mbrapa”.

Është një traditë e kahershme dhe e fortë që praktikohet në migrime. P.sh. nga Kabashi i Pukës para 3-4 sheku-jsh, kanë emigruar disa familje në ver-ilindje të Prizrenit, Kosovë. Fshatit ku ngulën i dhanë emrin e prejardhjes së tyre –Kabash. (4) Më pas, disa famil-je kabash e lanë Kabashin e Prizrenit dhe themeluan një Kabash të ri – Ka-

bashin e Vitisë, apo Kabashi i Moravës së Epërme. Po kështu, thuhet edhe për Kabashin e Hasit të Prizrenit. Po këta të fundit thonë se kabashët së pari ngulën në Has. Prej aty disa familje kaluan në verilindje të Prizrenit. Pra, prej Kabashit të Pukës u themeluan: Kabashi i Hasit, Kabashi i Prizrenit, Kabashi i Vitisë, po me emrin Kabash).

Kështu ka ndodhur edhe me fiset ardhës. Është bërë emër vendbanimi, kur ai ka ngulur në një vend të banu-ar, ku ka mbizotëruar më vonë ky fis ardhës.

Pra, kështu duhet të ketë ndodhur me Blinishtin. Nga Blinishti i Kabashit është themeluar Blinishti i Kushnenit, Mirditë dhe në vazhdim Blinishti i Za-drimës.

Këtë mendim studiuesi G. Gur-akuqi e mbështet në faktin se një pjesë e madhe e banorëve të Blinish-tit të Zadrimës “përgjithësisht thonë se jena prej Blinishtit të Mirditës, por “me i imtue mirë shumicën, dalin prej Kabashit të Pukës”. Nga këto imtime i nxjerr shumë në pah tradita kanunore që ndalon martesat në fis. Ai vëren se në Blinisht të Zadrimës “ më 1923 nga 74 familje (shtëpi), 25 prej tyre nuk bënin martesa ndër veti. Këto familje “as ia marrin as ia apin varzat sho-qi-shoqit se “jena fis Kabashi”-thonë”.

Së dyti, G. Gurakuqi sjell edhe një

fakt tjetër të rëndësishëm. Ndoshta, më të rëndësishmin: -pozitën gjeografike me zhvillimin ekonomik e politik që duhet t’i ketë një vendbanim a një rre-thinë për një familje fisnike princërore si Blinishti, e cila bëri emër në ngjar-jet historike me aleanca të brendshme e të jashtme që nga gjysma e dytë e shek. XI. Në principatat shqiptare më shumë u afrua me Muzakajt, gjë që tregon shtrirje gjeografike shumë të gjerë veprimesh politike.

Atëherë, cili nga Blinishtët i plotësonte kushtet si djepi i Familjes Fisnike BLINISHTI?

I nderuari G. Gurakuqi, si njohës i mirë i terrenit dhe i dokumenteve Mes-jetare, merr për bazë Blinishtin e KA-BASHIT, për të cilin shprehet se “- jo vetëm ishte në një farë qendre, po edhe në të përpjekun me rrugën e hershme të bregut të Drinit, e cila nëpër Qafë të Ajtyrës së Bicajve (të Kabashit) qitet në Shmijë të Mirditës (Breg)”.Duke marrë shkas edhe nga ky pohim, është e nev-ojshme që të vërejmë më për së afërmi Blinishtin e Kabashit dhe Fushën e Blinishtit.

Edhe pse në shekujt e fundit Blin-ishti i Kabashit u bë një fshat i zakon-shëm me pak tokë prodhuese e kullo-ta, si dhe me ujë të pamjaftueshëm, dikur merrte rëndësi, sepse përmes tij kalonte udha e karvaneve Lezhë e Shkodër për Kosovë, që vinte duke u ngjitur nëpër Kokaj të Kabashit drejt Qafë – Ajtyrës, (2) Bicaj e Fushë – Ar-rëz etj. drejt Dardanisë ( Kosovës) dhe anasjelltas.

Në perëndim të fshatit Blinisht, afro 2 km larg shtrihet FUSHA e Blinish-tit. Kjo fushë është afro 2 km e gjatë (lindje – perëndim) dhe rreth 500 m e gjerë (jug – veri), duke dhënë rreth 74 ha e më tokë nga më pjelloret në Pukë. Ka një tokë diçka argjilore me përzierje rëre, ku nuk mungojnë edhe gëlqerorët, që e bën FUSHËN shumë pjellore për drithëra, pemëtari dhe një kullosë shumë ushqyese për dhenë e lopë. Livadhet poshtë Fushës, kufi me Kokaj, kositeshin tri herë. Gjithmonë të gjelbërt edhe në janar. (3)

Nga veriu i qëndron shpati i pjer-rët malor i Kunorës së Poshtme e i Kunorës së Epërme me 1200-1300 m lartësi, duke e mbrojtur nga erërat e ftohta. Nga lindja e mbron kurrizi ko-drinor Mbasstena.

Dielli e rreh gjithë vitin. Verën e ngrohtë e freskon një fllad që fryn nga perëndimi e veriperëndimi, që është i hapur deri në Cukal e Alpe. Dimri është mjaft i butë. Ndërsa në qytetin e Pukës veriu i ftohtë e me borë e zbret temperaturën nën zero, në Fushë – Blinisht bora shkrin shpejt nën rrezet e ngrohta të diellit. Ujin e merrnin të bollshëm në Nershej, 1300 m lartësi. Shpateve të Kunorës e zbritnin me ku-jdes që të mos shkaktonte gërryerje e rrëshqitje mali, siç shkaktoi shekuj më vonë. Kështu, kjo Fushë jepte gjithfarë prodhimesh bujqësore me një pemëtari shumë të pasur, bletari e blegtori po aq të zhvilluar.

Klima shumë e mirë dhe uji i freskët i krojeve bri shpateve poshtë Fushës e bënte FUSHËN një vendbanim të

Page 9: FAQE 2 FAQE 12 FAQE 12 IDENTITETI SHQIPTAR, unik dhe i ... · Logoja zyrtare e Vitit të Skënderbeut, shdriti me një shkëlqim të ri natën e ... që lidhet me vlerat dhe me shpresat

DHJETOR 2017; Nr. 12(353) 9VETERANI

OPINION

Nga Mimoza Dajçi

New York, Nëntor 2017

Dy vite më parë, në muajin nëntor të vitit 2015 ndod-hesha me tim atë në Hagë,

me një grup aktivistësh për të dre-jtat e njeriut e misionerë të paqes në botë. Si kosovare e si familje patri-otësh, gjak nga familja e Boletinëve të Kosovës martire, me vete mora edhe tim atë.

Megjithëse i rënduar nga hallet e jetës si ish i burgosur politik në Shqipëri, por edhe shqetësimi famil-jar pasi një muaj e një javë më parë sapo na kishte lënë për jetë ime më, bashkëshortja e tij, kur mësoi se do të ishim prezent edhe në një seancë gjyqēsore për krimet kun-

DREJTËSIA MBI KRIMIN!

dra njerëzimit në Tribunalin Ndër-kombëtar të Hagës, shfaqi dëshirën

për të më shoqëruar. Sigurisht që ja plotësova, ashtu sikurse i shëtis-

ja çdo fundjavë me makinë të dy prindërit e mi buzë oqeanit si në verë ashtu edhe në dimër.

Siguruam biletat për këtë udhë-tim dhe u nisëm. Atje na u dha rasti, edhe sipas axhendës së programuar të vizitonim Institucione dhe Qëndra të rëndësishme botërore të drejtë-sisë, politikës, artit, kulturës, Inter-polin etj.

Por interesimi më i madh për mo-mentin për ne, mua e tim atë ishte Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, ku në një seancë gjyqësore po zhvillohej gjyqi ndaj kriminelit Ratko Mlladiç, pikërisht atij që sot kjo Gjykatë i dha dënimin e merituar. Gjykata Ndër-kombëtare e Hagës është një Insti-tucion i rëndësishëm i OKB. Kishte kohë popullsia e pafajshme në Bosn-je e të gjithë paqedashësit në botë që prisnin të jepej vendimi përfundimtar i tij. Shtyhej këtë muaj, këtë vit, saqë edhe me tim atë prisnim se çfarë do të ndodhte, por sigurisht duke patur besim se ai duhej të dënohej.

Pas një kontrolli të imët tek hyrja e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë u gjendëm përballë Trupit Gjykues dhe kriminelit Ratko Mlladiç. Salla e gjyqit një ambjent modern, sigurisht nën elementet e sigurisë së lartë mid-is të akuzuarve dhe pjesëmarrësve në sallë. Rojet dhe kamerat e sigurisë të ndiqnin ngado. Sapo u ulëm, Ratko, kureshtar pyeti me kokë në gjuhën e tij njerëzit ulur në të djathtë për-ballë xhamit hermetik, se kush ishim ne. Ata (djemtë e tij siç na treguan më pas rojet) menjëherë kthyen kokën, menduan se ishim dëshmim-tarë okularë të ngjarjes kundër të akuzuarit, por kur një punonjës sho-qërues serb i asaj gjykate, i shpjegoi se ne nuk ishim dëshmimtarë por misionerë të paqes u “çlirua”. Filloi të qeshte e të bënte xheste humori, një bashkëbisedim i shtirur mes tij e djemve të tij në sallë matanë xham-it të tejdukshëm. Lëvizte, rrotullo-hej në poltroin rrotullues, saqë na la një shije të hidhur ky moment, saqë po thonim me njëri tjerin; ky zotëri është në burg apo në kafe.

Ratko Mlladiç si komandat i forcave serbe të Bosnjes, ose i njohur si kasapi Bosnjes akuzohej për geno-cid dhe krime ndaj njerëzimit, krime të luftës. Ai është përgjegjës për ekze-kutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Eu-ropë pas Holokaustit. Megjithëse ai i ka hedhur vazhdimisht poshtë të gjitha akuzat ndaj tij, por ato janë faktuar si vrasje, tortura, dhunime, shfarosje, dhe bombardime.

Kaloi një vit, dy e im atë më pyste herë pas here nëse përfundoi gjyqi i tij apo jo. U fol se do të dënohej me burgim të përjetshëm. Dhe ja sot, si dy vite më parë, më në fund krimineli Ratko Mlladiç mori dënimin e merit-uar. Im atë u nda nga jeta në muajin dhjetor të vitit 2015.

Vendimi që u morr ndaj Ratko Ml-ladiç është gjykimi i fundit nga ky Tri-bunal qysh prej datës së themelimit në Hagë në vitin 1993, për dënimin e krimeve të kryera në luftrat Ballkan-ike të viteve 90 të.

Mimoza Dajçi me babain e saj, Enver Dajçi, ne Hage

shëndetshëm, një parajsë në atë mje-dis malesh.Një vend i tillë me mundësi të mëdha të zhvillimit ekonomik, siç e pamë, nuk mund të mos e kishte edhe një zhvillim të lartë shoqëror, kulturor e politik.

Sa më sipër, vijmë në përfundimin, se fortifikimet në Bokë, ndërtimet e vendbanimeve në prehër të shpatit të kunorave me kishën e Shën Ilisë e të Shën Markut, me një fushë aq pjellore e klimatike, të mjaftueshme për një komunitet prej 100 shtëpish me rreth 1000-1500 banorë në mos më shumë, veç fshatrave në afërsi, si: Bicaj, Rrape, Rrypë etj. do të ishin të mjaftueshme për forcën fillestare të një familjeje malësore si Blinishti. Një familje e tillë me të gjithë kushtet: ekonomike, kli-matike, kulte të krishtera, sigurisht do të fuqizohej ushtarakisht e politikisht duke ndikuar jo vetëm në jetën poli-tike të viseve të Pukës e të Mirditës, por edhe më gjerë, derisa në shek. XI të shquhet krahas familjeve të tjera fisnike shqiptare.

Legjenda e gojëdhëna së bashku për Lekë Dukagjinin nuk gjenden gjëkun-di sa në Fushë – Blinisht, të cilat u ruajtën aty për më se 500 vjet. Sig-urisht, lindën dhe u ruajtën për të na dëshmuar në mënyrën e tyre se në Fus-hë – Blinisht ka pasur familje fisnike princërore me forca të mjaftueshme të armatosura, që kishte ndërtuar “sara-jet” apo trashëguar. Pranë tyre kishte kroje të ftohta e të shëndetshëm. Pa-surinë gjoja në monedha e paskn fshe-hur nën Gurin e Filxhanave, për ta pa-sur gati kur të ktheheshin një ditë. Po pse të gjitha këto nuk lidhen me Blin-ishtët, familje fisnike e fuqishme e me shumë emër në shek. XI-XIV, po me Lekë Dukagjinin?

Lidhen me Lekë Dukagjinin se ky doli në skenë pas shuarjes së Blin-ishtëve dhe se Lekë Dukagjini u bë figura kryesore e Dukagjinëve që nga mesi i shek. XV dhe deri në fundin e këtij shekulli. Për më tepër, në prag të vdekjes së Skënderbeut deri në rrethimin e Shkodrës Lekë Dukagjini

udhëhiqte ushtritë e Lidhjes Shqip-tare të Lezhës. Në të gjitha situatat kryengritëse më vonë, prapë Lekë Dukagjini qe i pranishëm vetë. Sigur-isht, këto lanë mbresa të thella këtyre anëve. Kështu, kujtimi për Blinishtët u tret në kujtimet për Lekë Dukagjinin, ashtu si dhe i të gjithë vetë princërve të shquar të Dukagjinëve.

Të gjitha këto familje fisnike, me princërit e historitë e tyre në shekuj, u bashkuan në kujtesën e popullit te një figurë e vetme, në figurën e princit më me emër, në atë të Lekë Dukagjinit, (Leka III).

Megjithatë, sadoqë edhe prania e emrit të Lekë Dukagjinit gjithandej vi-seve të Pukës e më gjerë, kjo nuk do të thotë se në Fushë – Blinisht dhe në vise të tjera të Pukës e të Mirditës të mos ketë pasur familje të tjera fisnike si Blinishtët; aq më shumë kur Blin-ishtët u shfaqën në skenën e historisë dy shekuj më parë se Dukagjinët. Blinishtët – në pjesën e dytë të shek XI, Dukagjinët – në pjesën e dytë të shek. XIII.

Si përfundim,autori I. Balaj duhej të ishte më i kujdesshëm për këto ndodhi e zhvilime, për të cilat nuk mund të heshtja me qëllimin e mirë, për derisa i kam hulumtuar dhe botuar.

Kjo është arsyeja që Blinishtët para se të ballafaqoheshin me Dukagjinë u shtrinë në të dy anët e brigjeve të Fan-it të Madh. Në afërsi të Vaut të Madh themeluan një qendër tranziti për në Zadrimë me emrin Blinisht ( i njohur më vonë me emrin –Blinishti i MIRD-ITËS).

Edhe kisha e Shën Palit (në Shpal të Mirditës) me emrin e abacisë së Kabashit, duhet të jetë themeluar në të njëjtën kohë me qendrën tranzit të Blinishtit.

Kështu, këto dy themelime duhet t’i përkasin kohës, kur Blinishtët e Ka-bashit të Pukës po forconin pozitat e tyre në viset e Mirditës. Atëherë kjo periudhë mund t’i përkasë mesit të shek. XI-XII.

Është e kuptueshme se çdo familje fisnike, para se të bëjë emër në ana-let e huaja historike, do t’i duhet kohë

për t’u fuqizuar e ndikuar në vise të gjera, aq më shumë për të arritur deri në sferat e mbretërve të kohës.

Blinishtët prej qendrës transit Blin-ishti u shtrinë në jugperëndim derisa zbritën në Zadrimë, ku Shpërngulën qendrën e tyre princërore, prej së cilës mori emrin e ri Blinisht i ZADRIMËS, i cili u bë qendër e rëndësishme ekono-mike e politike e Blinishtëve.

Prej këtu arritën të ishin fare afër qytetit të Lezhës e bregdetit prej ku mundësoheshin lidhjet politike me principatat e tjera shqiptare, si dhe me Perëndimin tej Adriatikut.

Si përfundim, autori Ismet Balaj duhet të ishte treguar më i vëmend-shëm për këto ndodhi e zhvillime his-torike, për të cilat nuk mund të hes-htja, sepse po të heshtja, kur i kam botuar te KABASHI, Puka që në lashtë-si -2,do te dilja i gabuar.

Prandaj e pashë të nevojshme të shkruaja , sa më sipër, por duke re-spektuar autorin për botimin në fjalë dhe vëllazërinë DELIAJ, e cila ka qenë e nderuar, si edhe sot me vlera, duke formuar një komunitet jo fort të vogël vital e të vyrtytshëm në Pukë, Tiranë e më tej. Sa më sipër, shpresoj që ky shkrim, siç ndodhë në disa raste, të mos keqkuptohet, qoftë prej autorit, qoftë prej vëllazërisë së mirënjohur DELIAJ, Dakaj etj, sidomos lidhur me prejardhjen prej fisit të fortë Krasniqe. Edhe sot kjo traditë se janë Krasniqe, në Blinisht të Kabashit është TABU. Mbështetje të tilla fisesh gjejmë kudo, p. sh. Fisi i Bobit në Fierzë e Kokë-dodë. Nuk u vjen mirë po t’u thuhet se nuk janë THAÇ, po me emrin e tyre bobçor.

Më la përshtypje të mirë Fran GJOKË DAKA, kur e bisedova me tele-fon me te që nga SHBA, “ Se ju blin-ishtësit e Kabashit jeni “PIRAJ” e jo Krasniqe” . U mjaftua, duke thënë me një farë habije se “KËSHTU E KISHTE DËGJUAR GJITHMONË PREj TË ATIT dhe të moshuarëve të tjerë të Blinishtit të tyre, se ishin fis Krasniqeje!”

Xhemal Meçi, studiues,“Mjeshtër i Madh”

Familja fisnike Blinishti dhe origjina e saj(Vijon nga faqja 8)

Page 10: FAQE 2 FAQE 12 FAQE 12 IDENTITETI SHQIPTAR, unik dhe i ... · Logoja zyrtare e Vitit të Skënderbeut, shdriti me një shkëlqim të ri natën e ... që lidhet me vlerat dhe me shpresat

DHJETOR 2017; Nr. 12(353)10 VETERANI

HOMAZH

Para tre muajsh (në mbrëm-jen e vonë të 13 shtatorit 2017), papritur por shpejt,

ndërroi jetë në moshën 81 vjeçare, nga një sëmundje e rëndë, shkrim-tari për fëmijë e të rinj Adil Zeqir Zeka (01.06.1936 – 13.09.2017), siç është quajtur nga kritika jonë letra-re: klasiku i fundit, veçanërisht për prurjen në poezinë parashkollore.

Adilin e njoha, jo vetëm pse prej shumë vitesh jetonim në një qytet (në Shkodër), ishim miq (ndonëse me diferencë moshe), takoheshim poth-uajse çdo ditë, por fati e deshi (dhe isha fatlum) të ishim bashkudhëtarë të një misioni të madh e fisnik, kri-jues të Letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj.

Për gjatë shumë takimeve ku flisnim për letërsinë e planet kri-juese, bisedave të pafund po ashtu edhe të kafeve të panumërta që pin-im; shumë mësime mora, shumë urti e përvojë. Ishte jo vetëm shkrimtar me “universitet” jete, por edhe një prind i vlertë.

Zakonisht e niste bisedën, duke përgatitur ngeshëm cigaren me të dredhur. I pinte, çuditërisht me ra-cion. I kishte me numër.

Dhe ishte i prerë në këtë mar-rëdhënie me duhanin, dhe nuk e tradhtonte fjalën e vet. Shpesh i tho-ja ta linte duhanin. Çuditërisht nuk më përgjigjej, por vetëm më vësht-ronte dhe heshtëte, ndonëse fjollat e hirta të duhanit i mbulonin herë pas here fytyrën. Ishte njeri i heshtur, i pafjalë. Puna që i besohej e qëndiste. Ishte botë e një njeriu që edhe mis-terin e kishte mineral me vlerë e të kushtueshëm.

Dhe… as që më shkonte mend-ja ndonjëherë që, me këtë njeri të afërt, mik të shtrenjtë, do të vinte një ditë pas ca vitesh, kur ai nuk do të shëtiste më me biçikletë udhëve të Shkodrës, nuk do të takohej më me miq, nuk do të shkonte më në loka-lin-kafe të preferuar… Çdo ditë bise-dat e tij do të bëheshin edhe më të pakta. Ai po luftonte me sëmundjen e rëndë, dhe e humbi betejën me të…

Do të sjell ndër mend se kishte pasur një fëmijëri të trishtuar. Vend-lindja e tij kishte qenë Kabashi i Pukës, ku babai i tij, Zeqiri shër-bente atje si mësues. Vitet kalonin… dhe Adili përsëri pas gjurmëve të babait… Shkollën 8-vjeçare e kreu në Gjakovë.

ë 1950 familja Zeka kthehet në Shkodër. Në këtë qytet mbaron Shkollën e mesme pedagogjike “She-jnaze Juka”. Pasi përfundon Institu-tin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës, vazhdon me korespondencë për de-gën gjuhë shqipe-letërsi në Universi-tetin e Tiranës, ku dhe diplomohet.

Nisin shtegtimet e mësuesisë... Shërbeu si mësues në Zapod e Krumë dhe inspektor i arsimit në Kukës. Më pas shërbeu si mësues në Koplik, Gruemirë, Hajmel dhe Koplik i Sipërm. Më 1966 transferohet në qytet, ku jep lëndën e gjuhës shqipe në disa shkolla tetëvjeçare të Shko-drës.

Ka qenë edukator në Shtëpinë e Fëmijës, dhe për 10 vjet ka punuar metodist në shtëpinë e pionierit. Me emrin e tij, jo vetëm si metodist, lid-hen dhe shumë librete aktivitesh kul-turore-artistike, festivale të këngëve

Derisadolinëpensionnëvitin1991,punoisimësuesnëShkollën“PashkoVasa”

Adil Zeqir Zeka, klasiku i fundit në poezinë parashkollore

për fëmijë në Shkodër, dhe si autor i shumë tekste këngësh ku një pjesë prej tyre u nderuan dhe me çmime.

Në tre vitet e fundit punoi si më-sues në Shkollën “Pashko Vasa”, der-isa doli në pension në vitin 1991.

Përveç jetës së mësuesisë, Adili qe dhe një krijues i talentuar i Letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj.

Ai hyri në këtë udhë letrare, dhe i përket plejadës së krijuesve të viteve ’60, që ende edhe sot mbeten me in-teresantët, me një shumësi individ-ualitetesh dhe me plot risi në gjini e zhanre (që lëvruan) të letrave shqipe për fëmijë e të rinj. Ai hyri, dhe ishte shpresë.

Ai hyri, dhe qe mjaft premtues për natyrën dhe këndin e vështrim-it poetik. Krijimtaria e tij përbën dy udhëtime: - atë të poezisë, poemës, tregimit në vargje dhe – atë të prozës (tregimit, më pak në përrallë dhe ro-manit). Krijimet shquhen për subjekt dhe të papritura të këndshme, detaje të freskëta, fantazi e humor burimor shkodran.

Njohu psikologjinë dhe botën e asaj moshe që u adresoi krijimet e tij. Me emrin e shkrimtarit Adil Zeka lid-hen këto botime: - Anija e çuditshme (Naim Frashëri, T. 1962, bashkautor, vjersha për fëmijë), - Nga e hëna tek e diela (Naim Frashëri, T. 1967, po-emë), - Tregim për Komisarin e Dritës (Naim Frashëri, T. 1969, poemë), - Vullnetarët e vegjël (Naim Frashëri, T. 1971, vjersha), - Tring, tring zilja katër herë (Naim Frashëri, T. 1978,

vjersha), - Një ketrush mëson në shkollë (Naim Frashëri, T. 1981, po-emë-përrallë), - Gjuetarët çamarokë (Camaj-Pipa, Shkodër 1997, vjer-sha), Aventura mbi Drin (Camaj-Pi-pa, Shkodër 1999, roman), - Rina, gardalina (Camaj-Pipa, Shkodër 2000, poemë), - Agushi shëtit botën (Rozafat, Shkodër 2008, tregime).

Lënda artistike (poezi dhe prozë) që na la shkrimtari Adil Zeka ka disa karakteristika, që e shquajnë atë, dhe e bëjnë të këtë disa shenja në rr-jedhën e historisë së Letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, si dhe në veçanti në gjinitë e poezisë dhe të prozës, që autori Zeka i lëvroi me talentin e tij. Po përmend disa prej tyre:

- Veçori e brendshme dhe një-kohësisht përcaktuese në individu-alitetin e tij si poet ishte se këngët, lodrat, fjalët onomatopeike etj., të fëmijërisë së tij të kahershme ruajti dhe i përdori si tharm në poezitë e tij herë me subjekt e herë meditative. - Fjalori, humori dhe ngjyresat shko-drane mbeten bazale në poetikën e tij. – Trajtimit e temave të ditës vijnë kryesisht përmes ritmit lodërtar dhe distikut (të përdorur dendur dhe me efikasitet) sa veçantues aq dhe përg-jithësues, racional dhe hapësinor. Mendoj, që librat:

Një ketrush mëson në shkollë (Naim Frashëri, T. 1981, poemë-për-rallë), - Gjuetarët çamarokë (Cam-aj-Pipa, Shkodër 1997, vjersha), janë arritjet më të mira të poetit në gjininë e poezisë, dhe vetë letërsia shqipe për

Igli Tare u shpall menaxheri më i mirë sportiv në Itali, pas një votimi të organizuar nga portali i njohur sport-iv Tuttomercatoweb.

Shqiptari mori 34.99% të votave dhe la pas vetes menaxherë me emër si Marco Fassone i Milanit, Piero Aus-ilio i Interit apo Guiseppe Marotta i Juventusit.

Në fjalën e tij pas marrjes së çmimit, Tare u tregua modest, duke e ndarë çmimin me trajnerin aktual të Lazios, Simone Inzaghin.

“Duhet t’i bëj komplimente të gjitha stafit tim. Me Simone Inzaghin punojmë bashkë që prej 12 vitesh”.

“Ai u rrit te të rinjtë e Lazios dhe tani po aplikon një futboll shumë të bukur, duke marrë edhe rezultate të mira”.

“Janë pikërisht rezultatet dhe loja e mirë, ato që nxjerrin në pah edhe punën time, ndaj dua të falënderoj edhe Inzaghin”, ka thënë Igli Tare.

OBVL uron ish-sulmuesin e Kom-bëtares Shqiptare, duke shprehur bindjen se do arrije gjithnje suksese.

OBVL uron ish-sulmuesin e Kombëtares Shqiptare

Tare shpallet drejtori sportiv

më i mirë në Itali

fëmijë ka pse të krenohet me këto krijime të vlerta.

Gjithashtu, mendoj që, romani Aventura mbi Drin është arritja më e shkëlqyer e krijimtarisë së tij dhe një e përveçme në tipologjinë e romanit shqiptar për fëmijë. Si çdo vepër, edhe këtë krijim në prozën e gjatë e shkroi me dashuri. Njohu gjer në imtësi trevën ku zhvillohen ngjarjet.

Kujtimet dhe përjetimet e viteve të rinisë si mësues gjejnë pasqyrim dhe realizëm, psikologji dhe botë fëminore, aventura të përligjura dhe besimplote, fantazi pa kursim, dhe një polifoni ëndrrash, dëshirash, etj., si ajo botë e magjishme ku “shëtisin” ngjarjet e përplasen personazhet. Ve-pra mbart një kompozicion, ku ele-mentet e tij ruajnë raporte të drejta dhe homogjenitet. Organiciteti i jep ngjarjve dinamikë dhe tension.

Studiuesi Astrit Bishqemi, mbase është nga të vetmi që është marrë me studimin e disa veprave të shkrim-tarit Adil Zeka. Dhe, si mbyllje të këtij shkrimi, po vendos si përkujtim fjalët e studiuesit Astrit Bishqemi, që thotë për romanin Aventura mbi Drin: “Meritë e autorit është se i njeh mirë këto treva dhe na i përshkruan me bukuri e dashuri të veçantë. In-formacioni që na sjell ai për to është i madh dhe me vlerë. Madje e gjithë ngjarja në jepet e përceptuar nën prizmin e dy heronjve të vegjël, gjë që e ofron me moshën e lexuesve.”

Kledia Lohja

Page 11: FAQE 2 FAQE 12 FAQE 12 IDENTITETI SHQIPTAR, unik dhe i ... · Logoja zyrtare e Vitit të Skënderbeut, shdriti me një shkëlqim të ri natën e ... që lidhet me vlerat dhe me shpresat

DHJETOR 2017; Nr. 12(353) 11VETERANI

NDERIMI

Me datën 24 nëntor 2017 në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, në kuadrin e veprimtarive me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit u shfaq dokumentari “Historia e një gjenerali” kushtuar Gjeneral Qazim Kapisyzit, me skenar dhe regji të Verdi Takes. Në realizimin e këtij dokumentari një vend të veçantë zinte intervista e Gjen-eral Rrahman Parllakut, bashkë-kohës dhe bashkëluftëtar i Kapisyzit.

Merrnin pjesë veteranë, ush-tarakë, familje të dëshmorëve të LANÇ, pjesëtarë të familjes Kapisyzi etj. Ndodhej edhe Kryetari i OBVL, Gjen-eral Leitnant Rrahman Parllaku, Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, Gjeneral brigade Dedë Prenga -zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjener alët në pension Kostaq Karoli, Perlat Sula dhe Astrit Jaupi. Në emër të ministrit të Mbrojtjes Znj. Olta Xhaçka përshën-deti dhe i dorëzoi mirënjohjen e MM, djalit të madh, Perlat Kapisyzi, She-fi i Shtabit të Përgjithshëm të FASH , Gjeneral Bardhyl Kollçaku.

PO KUSH ËSHTË GJENERAL QAZIMKAPISYZI ?

Qazim Mujo Kapisyzi është lindur në nëntor të vitit 1917 në qytetin e Shkodrës në një familje me tradita patriotike. E ëma e la të vogël dhe u rrit nën kujdesin e të atit. Shkollën fillore dhe gjimnazin i mbaroi në qytetin e lindjes.

KREMTOHET100VJETORIILINDJESsëGjeneralMajorQazimKapisyzit

“Historia e një gjenerali”, dokumentar kushtuar Gjeneral Qazim Kapisyzit

• Nërealiziminekëtijdokumen-tari një vend të veçantë zinte intervistaeGjeneralRrahmanParllakut,bashkëkohësdhebashkëluftëtariKapisyzit

• Me29nëntor1944,meçlir-imim e Shkodrës dhe të gjithë ShqipërisëukrijuaedheBriga-dae27Sulmuese.KomandantiBrigadësucaktuaQazimKa-pisyzidheKomisarSadikBek-teshi të dy djem trima të Shko-drës që kishin dhënë prova gjatëgjithëLuftës.

Në vitin 1935 shkon për studime ushtarake në Itali. Me 13 maj 1939, pas pushtimit italian të 7 prillit, 400 studentë ushtarakë shqiptarë refuzuan të bënin betimin mbi fla-murin italian. Ne jemi shqiptarë dhe betohemi vetëm mbi flamurin shqip-tar, qenë betuar shqiptarët, ndër to edhe Qazimi.

Ja si e tregon Skënder Malindi, student bashkëkohës me Qazimin në atë kohë:

“Autoritetet në tribunë, tashmë të shqetësuara, nuk i mbante më vendi.Gjenerali italian u shpreh: “Këta janë shqiptarë dhe nuk e dinë mirë ital-ishten, prandaj do tua sqaroj edhe njëherë si bëhet betimi”.

Pastaj iu drejtua qetësisht katërqind nxënësve dhe akade-mistëve ushtarakë shqiptarë: “Dëg-joni! Ju nuk e keni kuptuar mirë. Do tua them edhe njëherë tjetër. Kur unë të ngre shpatën dhe t’iu pyes “A betoheni”, ju do të përgjigjeni duke thirrur “Betohemi!” Tani besoj se e keni kuptuar, prandaj do ta përsëri-tim edhe njëherë”.

Kështu gjenerali e lexoi edhe

njëherë tjetër formulën, pastaj nxori shpatën, e ngriti lart, thirri “A beto-heni?”, por edhe këtë herë asnjë përg-jigje nuk i erdhi. Atëherë të gjithë në tribunë e kuptuan që shqiptarët në mënyrë të vetëdijshme nuk dëshiro-nin ta bënin atë betim. U urdhërua

shpërndarja e të rreshtuarve dhe vetë autoritetet ikën.

Për hakmarrje autoritetet italiane arrestuan dhe internuan në ishullin Ventontene shumë studentë shqip-tarë, ndër to edhe Qazim Kapisyzin.

Një foto që shoqëron këtë kronikë paraqet personat që kundërshtuan këtë betim. Në foto edhe Qazimi.

Skënder Çaçi, Riza Nazimi, Hamid Keçi, Qazim Kapisyzi, Spiro Shalsi, Hasan Fariçi, Xhavit Topçiu, Meh-met Buhi, Riza Kuça, Xhemal Punavi-ja, Hajrullah Ishmi, Rexh Zeqiri, Arif Peza, Ali Tafaj, Enver Lufi dhe Petraq Vuçani.

Pas një viti burgim dhe internim Qazimi kthehet në Shqipëri dhe përf-shihet në lëvizjen nacional çlirimtare, në fillim me njësitet guerile dhe më pas në formacionet partizane si dre-jtues batalioni dhe brigade.

Me 29 nëntor 1944, me çlirimim e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë u krijua edhe Brigada e 27 Sulmuese. Komandant i Brigadës u caktua Qazim Kapisyzi dhe Komisar Sadik Bekteshi të dy djem trima të Shkodrës që kishin dhënë prova gjatë gjithë Luftës.

QAZIM KAPISYZI DHE SADIK BEKTESHI GJATË DITËVE TË

LUFTËS

Pas çlirimit të vendit Qazimit iu be-sua përgatitja e oficerëve të rinj për ushtrinë e re shqiptare. Në vitin 1949 deri në vitin 1953 Qazim Kapisyzi nd-jek studimet në Akademinë Ushtarake “Frunze”. Gjatë këtyre viteve ai dre-jton edhe grupin e studentëve shqip-tarë në Moskë.

Qazim Kapisyzi është një ndër ko-mandantët dhe drejtuesit më të për-gatitur të Shkollës së Bashkuar të Oficerëve. Shkollën e Bashkuar të oficerëve e kanë drejtuar gjeneralë e komandantë të shquar si Vaskë Gji-no, Gjin Marku, Thoma Xhixho, Qaz-im Kapisyzi, Enver Begeja, Halil Xhu-ka, Spiro Adhami, Rustem Peci, Aleks Andoni, Perlat Sula, Armand Vincani,

Luan Hoxha etj. Mijëra ushtarakë kanë studiuar në këtë shkollë, ndërkohë që dhjetra prej tyre kanë arritur të drej-tojnë strukturat më të larta ushtarake dhe të marrin gradën Gjeneral.

Në Shtabin e Përgjithshëm të Ush-trisëatij ju besua detyra e Drejtorit të Përgatitjes Luftarake , detyrë të cilën e kreu me përsosmëri dhe përkushtim.

Qazim Kapisyzit në vitet 60 ju be-sua detyra e Zv.Ministrit të Mbrojtjes për arsimin ushtarak. Të shumta janë botimet e Q. Kapisyzit për arsimin ushtarak si nga Instituti i Studimeve Pedagogjike, Botimet Ushtarake etj.

Po në vitet 60, Qazimit ju besua edhe një detyrë tjetër e rëndësishme politiko-ushtarake, ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kinës, ku ai luajti një rol të madh për pajisjen dhe modern-izimin e ushtrisë shqiptare.

Pas kësaj detyre Qazimit për nevoja të drejtimit i caktohet detyra e Koman-dantit të Korpusit të Shkodrës, korpu-sit më të rëndësishëm të Veriut.

Komandant të Korpusit të Shko-drës kishin qenë shumë gjeneralë si-Tahir Kadareja, Arif Hasko, Nexhip Vinçani, Hito Çako, ndër to edhe Qaz-im Kapisyzi.

Në vitet 1970-1974 Qazim Kapisyzi ka qenë deputet iKuvendit Popullor për zonën e Shkodrës.

Por në fund të vitit 1974 ndodhi ka-trahura në ushtrinë shqiptare. Partia shtet “zbuloi” “puçistët” ushtarakë dhe pushkatoi, burgosi, internoi dhe liroi nga detryra qindra oficerë mad-horë. Ndër to edhe Qazim Kapisyzin. Qazimin e përjashtojnë nga partia dhe e caktojnë instruktor ushtarak pranë Ministrisë së Tregëtisë dhe më pas e nxjerrin në pension.

Jeta dhe vepra e Gjeneral Major Qazim Kapisyzit është jeta dhe vepra e një heroi të vërtetë, që jetën ja kush-toi atdheut, që kurrë nuk u ndal, që kurrë nuk u zbraps nga vështirësitë, model i mardhënieve me njerëzit dhe me popullin.

Sakip Cami

Page 12: FAQE 2 FAQE 12 FAQE 12 IDENTITETI SHQIPTAR, unik dhe i ... · Logoja zyrtare e Vitit të Skënderbeut, shdriti me një shkëlqim të ri natën e ... që lidhet me vlerat dhe me shpresat

DHJETOR 2017; Nr. 12(353)12 VETERANI

FESTA

MESAZHIDitaeFlamuritshënohetngashqiptarëtgjithandejnëbotë,përmesmanifestimevemekëngë,valleegëzim

Simbolet e Brukselit “vishen” me flamurin dhe kostumin shqiptar

Dita e Flamurit shënohet nga shqiptarët gjithandej në botë, përmes manifestimeve me këngë, valle e gëzim. Por, e gjithë kjo mbetet kryesisht, brenda komuniteteve përkatëse shqip-tare. Ndërsa shqiptarët e Brukselit kanë pasur një ide më origjinale.

Kjo shihet në një postim të bërë nga Amet Gjanaj, deputet në Parlamentin e Brukselit dhe veprimtar i shquar shqiptar në Belgjikë, shkru-an albinfo.ch. Me angazhimin e tij eshtë arritur që edhe sivjet, me flamur gjegjësisht me veshje kombëtare shqiptare të “vishen” dy nga simbo-let e Brukselit dhe të Belgjikës: Atomiumi dhe “Manneken-Pis”.

Më poshtë, postimi i Gjanajt:“Përmes fotove të Atomiumit, simboli i Belgjik-

ës, me flamur shqiptar sikur valvitej të dielen më 26/11 dhe Manneken-Pis, simboli i Brukselit, i ve-shur me një ndër kostumet kombëtare, që arrita t’i ekspozoj me mbështetjen e bashkisë së Bruk-selit dhe kryetarit të saj,Philippe Close, ju shpreh gjithë Shqiptarëve, urimet e mia më të përzemërta për 105 vjetorin e Festës tonë kombëtare”.

SHBA, përkushtim ndaj Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve

të Bashkuara, Donald Trump, me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë:

“I dashur Zoti President,Ndërsa ju festoni 105-vjetorin e

Pavarësisë më 28 Nëntor, populli i Shteteve të Bashkuara më bashkohet në urimin për popullin shqiptar. Në këtë ditë ne konfirmojmë miqësinë tonë të fortë dhe përkushtimin ndaj Shqipërisë si dhe presim që ta fuqizojmë edhe më tej këtë marrëdhënie gjatë viteve të ar-dhshme.

Dy kombet tona kanë zhvilluar një bashkëpunim të thellë që na ka lejuar të punojmë së bashku për të trajtuar çësht-je me rëndësi globale. Ju falënderojmë për rolin tuaj si partner vendimtar në promovimin e qëndrueshmërisë rajo-nale dhe luftën kundër ekstremizmit si dhe mbështetjen tuaj anembanë botës si një Aleat i NATO-s dhe vend anëtar i kolacionit për Shkatërrimin e ISIS-it.

Këtë vit mirëpritëm zbatimin nga ana e Shqipërisë të reformave kyçe të drejtësisë, të cilat e kanë sjellë vendin më afër qëllimit për të hyrë në Bash-kimin Evropian dhe bashkëpunimit më të madh rajonal. Ne e lavdërojmë për-parimin që ka shënuar Shqipëria në drejtim të integrimit euro-atlantik dhe të sigurimit të paqes e begatisë për të gjithë shqiptarët.

Jemi bashkë me ju teksa festoni këtë ditë të veçantë dhe iu uroj Ju dhe popullit shqiptar gjithë të mirat gjatë vitit të ardhshëm!” – shkruhet në me-sazhin e urimit të Presidentit Trump.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta Mori Pjesë në Cer-emo¬ninë e Përurimit të

Shta¬tores së Heroit Kombëtarë, Idriz Seferi në Gjilan. I Shoqëruar nga Homologu i tij, Hashim Thaçi, Meta Shprehu mirënjohjën për kon-tributin e Tyre kundër ndarjes së territoreve të shtetit shqiptar, ndër-sa tha se 105- Vjetori i Pavarësisë e gjen kombin tonë më të bashkuar.

“Ne jemi dy shtete por jemi një Komb i pandarë. Qyteti i Gjilanit është shquar në të gjitha luftërat, për kontributin kundër ndarjes së territorit të Kombit Shqiptar. Ne kemi si detyrë nderimin e figurave si Idriz Seferi, Isa Boletini dhe Ba-jram Curri, të cilet janë Nderi i Kombit tonë. Në këtë përvjetor të 105-të nuk jeni vetem Ju por është bashkë i gjithë Kombi jonë. Sot, bashkë me Ju është edhe Koman-

Shqipëri-Kosovë, dy shtete por një komb i pandarë

Madagaskari bëhet shteti i 115-ë që njeh Pavarësinë e Kosovës. Lajmin, fillimisht

e bëri të ditur kryeministri Ramush Haradinaj gjatë Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare që po zhvillohet në Prishtinë.

Edhe shefi i diplomacisë kosova-re, Behgjet Pacolli e konfirmoi këtë

Madagaskari njeh Kosovën, vendi i 115-të që e pranon si shtetpërmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Urime Kosovë!, faleminderit Mada-gaskar”- thuhet në mesazhin e minis-trit të Jashtëm të Kosovës, i cili shton më tej se nga kjo ditë Kosova dhe Mad-agaskari kanë nga një mik më shumë. Pacolli i shpreh falënderimet të sinqer-ta popullit e qeverisë së këtij vendi.

dandi Legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, Ai që çoi deri në fund

amanetin e Idriz Seferit, Isa Bolet-init”, deklaroi Meta.