Page 1
Erges Haka
Page 1 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU ’’ DURRES
FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE
DEGA:INFERMIERI KIRURGJIKALE
MASTER PROFESIONAL
TEMA:ABDOMENI AKUT/ILEUSI.KUJDESI INFERMIEROR
PUNOI:ERGEST HAKA UDHEHEQESI SHKENCOR
DR.MED.ENDRIT SINA
Page 2
Erges Haka
Page 2 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
PËRMBAJTJA
OBJEKTIVAT………………………………………………………….1
Qëllimi infermieror………………………………………………………2
HYRJE………………………………………………………………….3
Abdomeni akut.Përkufizimi ……………………………………………4
Etiologjia …………………………………………………………………………………………………………5
Klinika………………………………………………………………………………………………………………8
Diagnoza…………………………………………………………………………………………………………11
ILEUSI/Fizpatologjia dhe shenjat klinike…………………………………………………………14
Diagnoza…………………………………………………………………………………………………………18
Trajtimi……………………………………………………………………………………………………………23
KUJDESI INFERMIEROR……………………………………………………………………………………23
STUDIME STATISTIKORE………………………………………………………………………………….35
KONKLUZIONE/REKOMANDIME………………………………………………………………………43
ABSTRAKT/FJALET KYCE……………………………………………………………………………………44
LITERATURA………………………………………………………………………………………………………44
Objektivi infermieror
1-Objektivi i infermierit është të përcaktoj dhe dallojë ato raste që duhen operuar patjetër, duke
parandaluar një keqësim te gjëndjes nga ata të sëmurë që nuk duhen operuar.
2-Marrja e vendimit për operim nënkupton një siguri për shkakun që ka dhënë abdomeni
akut,por kjo jo gjithmon është e domosdoshme.
3-Rëndësi ka që infermieri bazuar në të dhënat që ka për të sëmurin ta fusi atë në një nga tre
kategorit e mëposhtme:
-Duhet operuar patjetër
Page 3
Erges Haka
Page 3 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Operacioni për momentin nuk është i nevojshëm por duhen grumbulluar të dhënat te reja dhe i
sëmuri ndiqet ne dinamikën për te parë në se ka nevojë per trajtim kirurgjikal.
-Operacioni nuk është i nevojshëm.
Qëllimi infermieror
Qëllimi është mbajtja e qetë e pacientit, mbahet në normë gjëndja e përgjithshme dhe integriteti
i lëkurës ,ulja e temperatures maksimale, mbajtja e pulmonëve ritmike dhe normale, abdomeni
duhet të jetë i butë dhe i tejdukshëm, plaga duhet të jetë e paster.
Hyrje
Në emertimin abdomen akut bëjne pjesë një sërë gjëndjesh klinike që kanë karakter urgjence
dhe që kanë të përbashkët një simptomatologji me dhimbje të forta abdominale.Shpesh është
përdorur si sinonim i abdomenit kirurgjikal, por mjekimi kirurgjikal nuk përbën zgjidhjen e
vetme të këtyre formave që jo rrall, kalojnë me terapi mjekësore (te paktën përkohesishtë). Në
fakte perfaqson shfaqen e një procesi patologjik akut në dëme të njërit prej organëve të
ndodhura në brëndësinë abdominale apo retroperitoneumit. Ai përbën rreth 10% të shkaqëve të
shtrimit ne spital me urgjencë. Ky është një fenomen i zakonshëm që shpesh paraqitet me një
kuadër klinik dramatik aq sa ti inponoj mjekut nevojën e përcaktimit të sëmundjes sa me shpejt
dhe saktë të jetë e mundur, tek shtrati i te sëmurit. Në faktë është për tu patur parasysh se, në
evolucionin natyral të simptomave të tilla, shpesh prognoza është e rezervuar, por mund të
ndikohet në mënyrë pozitive nga një ndërhyrje e menjëhershme mjekësore. Për arsye
diagnostike grumbullimi dhe interpretimi i të dhënave të anamnezës dhe të shenjave fizike merr
Page 4
Erges Haka
Page 4 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
një rëndësi të madhe, sepse të nënvlersosh infeksionet abdominale që kanë si emërtues të
përbashkët simptomën "dhimbje"është jashtezakonishte e gabuar.
Shkaqet më të zakonshme të abdomenit akut kirurgjikal janë:
• -ileusi
• -apendisit akut
• -kolecistit akut
• -kolangjit
• -divertikuliti
• -empiema e kolecistes
• -pankreatiti
• -hepatiti
• -sëmundjet infektive te pelvisit
• -koloni i irrituar
• -vaginizmi
• -infarkti splenik
• -infarkti hepatik
• -kist ovarik, etj.
ABDOMENI AKUT
Përkufizimi:
1-Abdomeni akut është termi mjekësor i përdorur për dhimbje abdominale që shfaqen pa pritur
dhe është kaq e fortë sa të detyron që të shkosh ne spital, për ndihmë mjekësore.
2-Abdomeni akut është një proces patologjik akut ne dëm të njërit prej organëve të ndodhura në
brendësine abdominale apo të retroperitoneumit.
Page 5
Erges Haka
Page 5 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
3-Në abdomenin akut përfshihen nje sëre shenjash klinike që kanë karakter urgjence dhe që
kanë të përbashkët një simptomatologji dhe dhimbje të forta abdominale, dhe në ndryshime nga
gjëndja bazë.
4-Eshtë një gjëndje që kërkon një gjykim imediat ose një vendim për të menaxhuar këtë
gjëndjen.
Dhimbja abdominale mund të tregojë për kushte serioze të shumta, disa prej të cilave kërkojnë
ndihmë imediate mjekësore ose kirurgjikale.
Këtu dhimbja shumë e fortë shfaqet në pacientët që kanë qenë shumë mirë me përpara, dhimbja
persiston me e gjatë se 6 orë dhe zgjat afërsisht 7 ditë.
Etiologjia e abdomenit akut.
Pacientët adult janë vlerësuar dhe ekzaminuar objektivisht,subjektivisht,të dhënat
imazherike,laboratorike,ndarja midis seksit dhe moshës.
Klasifikim i pare:
Page 6
Erges Haka
Page 6 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Shkaqet e pergjithshme te abdomenit akut mund të ndahen ne 6 kategori te mëdha:
• -Inflamatore
• -Mekanike
• -Neoplazike
• -Vaskulare
• -Defekte kongenitale
• -Traumatike
Klasifikimi i dytë:
Shkaqet e abdomenit akut sipas organeve përkatse:
• -Hernia
• -Gastroenteritis viral
• -Apendicitis
• -Pankreatitis
• -Divertikulitis
• -Gastritis etj.
Shkaqet
1 Inflamatore ndahen ne dy nëngrupe:
a-bakteriale
b-kimike
2-Mekanike përfshin disa raste si:
a-hernjet e inkanceruara
b-adezionet postoperatore
Page 7
Erges Haka
Page 7 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
c-atrazia etj
- është më e shpeshtë te karcinoma e kolonit
3-Vaskulare përfshin:
a-embolin arteriale mezenterike
b-nekroz ose gangren e zorres
4-Shkaqet traumatike
Më e shpeshtë është ruptura splenike
5-Kongenitale
Perben nje emergjencë kirurgjikale ndonjëherë në minutat e para te lindjes.
(atrazia duodenale, hernia diafragmale)
Dallimi midis sëmundjeve të perfshira në emergjencën kirurgjikale dhe jo-kirurgjikale të
abdomenit akut.
Kirurgjikale
Kolecistiti akut
1-Katastrofike
Ruptura spontane ose traumatike e një organi kavitar (ulcera peptike)
Ruptura e një organi solid zakonisht traumatik me hemorragji masive (spleni, hepari, veshka)
Okluzioni vaskular akut (aksidentet mezenterike)
Page 8
Erges Haka
Page 8 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Hemoragji masive, ulcer peptike, varicet ezofageale.
2-Kolik
Obstruksion intestinal akut
Apendiciti akut (kolik nga prania e një pjesë fekale në lumen).
3-Inflamacioni
Apendiciti akut
Divertikulitis akut.
Masat jo-kirurgjikale te kategorive inflamatore
Tek një femijë me temperatur të lartë dhe dhimbje abdominale mund të kete adenitis mezenterik
akut 80% te rastëve pervec rastit te apendisitit.
Kjo lidhet me një faringitis akut dhe shpesh ka leukocitoze 15000-20000/mm] dhe nuk kërkohet
ndërhyrje kirurgjikale.
Enteritis regjional është nje inflamacion granulomatoz i ileumit terminal i karakterizuar me
humbje peshe,diarre,krampe abdominale.
Trajtimi medikal është simptomatik dhe mbështetes.
Inflamacioni akut pelvik me trajtim mjekesor me antibiotik.
Klinika
1-Dhimbja
Lokalizimi dhe karakteri i dhimbjëve janë me rëndesi të vecantë ne diagnozën diferenciale të
obstruksionit intestinal.
2-Crregullimet gastrointestinale
-vomitus
Page 9
Erges Haka
Page 9 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
-munges e oreksit
-nauze
3-Gjëndja e pergjithshme
E rënduar, pulsi i shpejtuar, i dobësuar, temperatur e lartë e trupit, meteorizma, defanci
muskular.
Dhimbja e abdomenit akut
Dhimbja ështe e ashpër me krampe abdominale, me intervale që quhen në një emërtim-dhimbje
kolike.(obstruksion), e vazhdueshme (inflamatore), akute e fortë (parientale).
Burimet e dhimbjes
1-Dhimbje viscerale
Mund te jenë dhimbje kolike si pasojë e kontraksionëve muskulare e organëve si zorra, dhe
-dhimbje nga tendosja e murit te organëva kavitare si fshikeza e temthit, kapsula e organëve
solide që është një dhimbje e vazhdueshme dhe e shurdhët.
Ndjenja e dhimbjes nuk lokalizohet ekzaktesishte nga i sëmuri.
Ne dhimbjet viscerale, infermieri duhet të dallojë midis një dhimbje që shfaqet me intervale të
rregullta (ileus, diarre) dhe dhimbjes që vjen nga distensioni, që është një dhimbje e
vazhdueshme (kolike, biliare, renale).
2-Dhimbja perinatale
E ka origjinën ne murin e barkut duke filluar nga poshtë lëkures deri në peritoneum.
Janë dhimbje që lokalizohen me saktësi.
Page 10
Erges Haka
Page 10 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
-Dhimbje nga irritimi peritoneal është ne varësi te shfaqes së peritoneumit që është përfshire në
procesin inflamator.
-Ne abcese, dhimbja është e lokalizuar, kurse në një ulcer të perforuar është e gjeneralizuar.
-Prania e gjakut jep irritim peritoneal ,bën qe barku të jetë i dhimbshëm por jo bark (derras).
-Kur inflamacioni përparon dhe organi është në kontakte me peritoneumin e murit të
përparshëm të barkut, shfaqen dhimbjet e lokalizuara.
3-Dhimbjet e irradiuara
Ne këtë rast, dhimbja fillon në një vend dhe perhapet në një tjetër, ndersa dhimbja ne vendin
fillestar vazhdon te jete.
Përmendim dhimbjen me origjinë nga pankreasi qe përhapen ne shpinë, në kolikat renale
dhimbjet ne meshkuj perhapen në testin dhe në regjionin inguinal, kurse te femrat ne labia
pudenta major
4-Dhimbja e lokalizuar
Nje dhimbje ne fosa iliake dekstra, (mundësi për apendisit akut) duhet vleresuar ndryshe nga
nje dhimbje e njejte por ne fosa iliake sinistra (mundesi per divertikuloze te kolonit) apo
dhimbje nen harkun brinjor te djathte (mundesi për kolecistit akut).
5-Dhimbja jashtë barkut
6-Dhimbje të stimuluara
(Sindromi Munchausen dhe të sëmuret e droguar)
Çrregullimet gastro-intestinale
Te vjellat
1-Koha
Page 11
Erges Haka
Page 11 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Në obstruksionin GI te sipërm është I shpejtë
Në obstruksionin GI te poshtëm është I vonshëm.
2.Karakteri i përmbajtjes
Ne ulcer ka gjak
Ne obstruksionin e ampula vater ka bile.
Ne obstruksionin intestinal mekanik ka fekale.
3.shkaku
Ndodh më shpesh nga crregullimet metabolike dhe nga ushqimet e ndryshme.
Mungesa e oreksit dhe nauzeja.
Shpesh nuk kanë lidhje specifike me shkakun e sëmundjes.
Diarrea
Më e zakonshme në gastroenteritin akut ose helmimin ushqimore, por edhe kur shoqëron
apendesitin dhe lezione inflamatore të intestinit.
Konstipacioni
Progressive ne karcinomen e kolonit.
DIAGNOZA
Ekzaminimi fizik
Ndihmon ne vendosjen e diagnozës, për të derminuar shkakun e urgjences, për ta klasifikuar
pacientin si një rast për tu operuar dhe për të bërë një plan te menaxhimit te situates.
Përfshine:
1.inspeksionin
Page 12
Erges Haka
Page 12 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
2.palpacionin
3.auskultacionin
4.perkusionin
KESHILLE
1-Stafi infermieror, i praktikës së përgjithshme duhet te njohi simptomatologjinë e abdomenit
akut.
Ne bazë të anamnezës dhe ekzaminimit fizik te të semurit, apo edhe nëse dyshohet për abdomen
akut, duhet menjëher ta udhezoj ne spital.
2-Percaktimet kryesore para marrjes së vendimit për operacion janë:
-Shikimi i përgjithshem klinik i te sëmurit.
-Monitorimi i PA-së
-Monitorimi i FK-së
-Monitorimi i FR-së
-Monitorimi i temperaturës së trupit
-Sigurimi i një rruge venoze periferike dhe marrja e solucionit fiziologjik rehidrues.
-Kontrolli i sasisë e cilesisë se diurezës
-Mbledhja e të dhënave në lidhje me patologjinë .
-Analizat laboratorike
-Rendgenografia e zemres, pulmoneve dhe abdomenit.
-EKG
-CT (skaner)
Page 13
Erges Haka
Page 13 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
-Ultrasonografia e organëve abdominale e në raste nevoje edhe punksioni abdominal.
3-Duhet te shmangim një rrisk të panevojshëm nqs problemi i pacientit nuk është kirurgjikal
duke mos e operuar.
-Kështu rrisqet shtohen tek moshat e mëdha duke iu bashkangjitur sëmundjeve të mëparshme.
-Por nqs pacienti nuk operohet dhe i percaktohet nje terapi e gabuar,ai perseri është i rrezikuar.
Page 14
Erges Haka
Page 14 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Nga të gjitha semundjet që perfshin abdomeni akut, ne do të trajtojmë obstruksionin intestinal
(ileusi)
ILEUSI
Ileusi, obstruksioni ose okluzioni intestinal ,kanë të njejten kuptim dhe tregojnë për një
ndërprerje te tranzitit intestinal. Shkaqet që cojnë në ndërprerje të tranzitit intestinal janë të
shumta, te lokalizuara ne segmente të ndryshme të intestinit.
Page 15
Erges Haka
Page 15 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Manifestimet klinike janë të menjëhershme ose graduale ne varësi të nivelit dhe shkallës së
pengesës ndaj emërtimi i ileusit i atribuohet shkakut.
Fiziopatologjia
Ndryshimet fiziopatologjike që ndodhin në organizem janë thuajse të njëjta për të gjitha llojet e
ileuseve. Fillimisht zorra per të shtyrë përmbajtjen intestinale shton tkurrjet e saj (peristaltiken).
Shtimi i peristaltikes mbi pengesën con në dhimbje,në formë kolike. Valët e hiperperistaltikës
që ndeshen me pengesën mekanike cojnë në zgjerim të anses mbi penges.
Krahas zgjerimit ansa mbushet me permbajtje intestinale të ujshme, e cila con në rritje te
presionit intraluminal, që nxit hipersekrecion nga ngacmimi i mbaresave nervore te zorrës.
Në këtë menyrë krijohet një rreth viskoz, rritet grumbullimi i gazëve dhe përmbajtjes se zorrës
mbi pengesën që con në distension abdominal, i cili është më i shprehur dhe uniform në
pengesat e poshtme, ndërsa mungon në pengesat e sipërme, ku barku është i leshtë dhe i
ekskavuar.
Grumbullimi i lëngjeve mbi penges dhe të vjellat cojne ne dehidrim.Ne format e avancuara, nga
rritja e permabilitetit te pareteve të zorrës, ka ekstravazim lëngjesh edhe ne kavitetin abdominal.
Në varësi të segmentit të zorrës që përfshihet në penges ndodh kalimi për diapedeze i bakterëve
intestinal në kavitetin e lirë peritoneal, që rezulton në kontaminimin e likidit intraabdominal.
Rritja e presionit endoluminal sjell staze venoze, rritje te permabilitetit te enëve të gjakut,
infiltrim hemorragjik te pareteve.
Këto dy faktor, rritja e presionit dhe vatrat hemorragjike, cojnë në ishemi të pareteve te zorrës
dhe më tej në perforacion i cili mund te shkaktohet dhe nga prania e trupave te huaj në ushqime,
si dhe nga rritja e presionit endoluminal mbi pengesë.
• Klasifikimi
Page 16
Erges Haka
Page 16 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Ka disa klasifikime të ileusit, me i përgjithshem është ai që e ndanë ileusin në: mekanik dhe
funksional.
Ileusi mekanik quhet ai që shkaktohet nga pengesat mekanike. Ky ileus ndahet në obturativ, kur
nuk ka penges të qarkullimit të gjakut.
Në varësi të lokalizimit të pengesës ileusi mekanik mund te jetë; ekstraluminal, luminal dhe
endoliminal.Pengesat mekanike më të shpeshta me lokalizim jashtë lumenit te zorrës janë
aderencat, që mund të cojnë në torsion apo brilje, herniet e paretit abdominal të inkarceruara,
herniet e brëndshme, tumorret e ndryshme që komprimojne paretet e zorrës (perianale), janë
anomalit e lindura që manifestohen heret pas lindjes, ngushtimet pas iskemive të pareteve të
zorrëve, stënozat post operatore pas rrezatimeve, TBC intestinal, tumorret e zorrëve.
Pengesat mekanike që shkaktojn ileus me origjinë endoluminale janë askaridoza, gurët biliar,
bezoaret etj.
Të gjitha këto shkaqe japin penges te plotë (ileus akut) ose te pjesshëm që quhet edhe
subokluzion.
Tabela 1. Tipet e ileuseve
Mekanik Funksional
Ekstraluminal Luminal Intraluminal Paralitik Spastik Vaskular
Aderencial
Hernie e
paretit
Tumoret
Hernie
interne
etj
Tumoret
Stenozat
TBC
Semundje e
rreyes
Etj
Parazitozat
Guret biliar
Bezoaret
Invaginacionet
etj
Postoperator
Peritonitet
Traumat
Nitrogen
etj
Spazmofili
VSS
Metabolik
etj
Trompoza
Arteriale dhe
venoze.
Page 17
Erges Haka
Page 17 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Shenjat klinike
Okluzioni intestinal në formen e tij klasike karakterizohet nga një tetraede klasike qe perfshin:
1-Dhimbje ne forme kolike me meteorizma.
2-Ndërprerjen e eleminimit te gazëve dhe fecëve.
3-Te vjella
4-Prani te niveleve hidroaerike ne Ro-grafi.
Tabela 2 Nxjerrja e përqindjes se pacientëve ne bazë të shenjave klinike.
Nr.rendor Dhimbje ne
forme kolike
Nderprerja e
eliminimit te
gazeve dhe
feçeve
Te vjella Meteorizma
30 25 8 16 3
% 83% 26% 53% 10%
-Dhimbja është shenja kryesore e ileusit intestinal, ajo është element diagnostik i rëndesishëm
në disa raste, në varësi te saj ze 83% dhe gjykohet per llojin e ileusit.
Ileusi karakterizohet nga dhimbje me nderprerje (ne forme kolike). Periudha e dhimbjes perkon
me valen e peristaltikes, ndërsa ajo e qetësis me uljen e valës peristaltike.
Dhimbjet në format që shoqërohen me nekroz janë të pa ndërprera.
-Të vjellat, në fillim janë reflektorë, me përmbajtje ushqimore, ndërsa më vonë bëhen biliare
dhe më vonë fekaloide.
Page 18
Erges Haka
Page 18 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Të vjellat janë të shpeshta dhe të paketa me sasi në ileuset e sipërme, ndonjëher hemorragjike
sic ndodh në invaginacionet jejuno-gastrike dhe në hernien e Petersen.
Në ileusin e zorrës së hollë janë më të bollshme dhe me ngjyrë jeshile të errët "stazike".
Në pengesat e lokalizuara në zorrën e trashë janë të vonshme, të bollshme dhe fekaloide.
Të vjellat lehtësojne të sëmurin, mbasi ulin dimesionin intestinal.
-Mos eleminimi i feceve dhe gazeve, eshte shenja kryesore e ileusit intestinal.
Ne fillim ndodh ndalimi i eleminimit te gazëve dhe më vonë i feceve mbasi pacienti mund të
eleminoj përmbajtjen fekale të segmentit poshtë pengesës.
-Meteorizmi, mos eleminimi i feceve dhe gazëve con në fryrje te abdomenit, meteorizem, i cili
mund të jetë asimetrik ose uniform në varesi të llojit te ileusit. Në rastet me ileus aderencial
strangulativ, kur aderenca perqafon disa ansa, ai mund të jetë i lokalizuar. Distensioni është
uniforme dhe më i shprehur në pengesat e lokalizuara në kolonin e majte dhe rektum.
Diagnoza
Tek një i sëmure që mendohet për ileus intestinal duhet të saktesojmë:
1-A kemi të bëjmë me ileus?
2-Nqs po, cfarë ileusi eshte?
3-Cila është mënyra e lezionit që ka shkaktuar obstruksionin?
4-A kemi granulacion, përcaktimi i këtij elementi ka rëndesi vitale?
5-Cila është gjëndja e përgjithshme e të sëmurit, gjëndja e sistemeve te tjera?
Nje pjesë sqarohet nga të dhënat e anamnezes dhe një pjesë marrin pergjigje nga ekzaminimet.
Page 19
Erges Haka
Page 19 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
a-Në ispeksion, në fazat e para te sëmundjes dhe gjëndja e përgjithshme nuk japin shumë
informacion. Në fazën kur është instaluar klinika konstatojmë shenjat e dehidrimit, gjuhën dhe
lëkuren e thatë, fryrje të barkut, ndërhyrje të meparshme kirurgjikale, hernie, si dhe valet e
peristeltike.
b-Palpacioni
c-Auskultacioni
d-Shenjat radiologjike
e-Echografia
f-Pasazhi intestinal
g-Fibrokolonoskopia
h-Irigoskopia dhe Irigografia
i-CT dhe MRI
j-Ekzaminimet laboratorike.
Diagnoza sipas mekanizmit te ileusit
Eshtë shumë e rëndësishme të njohim mekanizmin, mbasi ai percakton shkallën e urgjencës dhe
vendimin për ndërhyrje kirurgjikale. Shkaku i ileusit është një pengese, që keërkone ndërhyrje
kirurgjikale, por natyra e urgjencës është e ndryshme, nese kemi te bëjme me ileus obturativ
strangulativ. Anamneza pyetjet janë element i rëndesishem për ti dalluar.
Ileusi strangulativ
Dhimbja shfaqet menjëher ,është e fortë, e vazhdueshme dhe violente, sepse ka natyrë
iskemike. Vitaliteti i anses intestinale kompromentohet nga kompresioni i trungut vaskular.
Page 20
Erges Haka
Page 20 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Rreziku është nekroza dhe peritonitis nga perforacioni. Dhimbja mund të shoqerohet me kolaps
te hershëm.
Inspeksioni vë neë dukje meteorizem asimetrik,në askultacion ka heshtje dhe në palpacion
dhimbje te provokuara. Ne radiologji vërehen anse intestinale dhe nivel hydroaerik.
Ileusi obturativ
Dhimbja është në forme kolike intermitente, dhimbjet e pa qarta, "vage", shtohen
progresivishte, duke arritur në maksimum. Më pas dhimbja ulet progresivishte dhe shoqerohet
me një periudhë qetesie.
Në ispeksion, në pacientët e dobët, mund të vërehen valë hiperperistaltike.
Shpesh degjohën zhurma të valeve që shkaktohen nga spostimi i lëngjëve dhe gazeve në
lumenin intestinal. Kur pengesa nuk është e plotë dhimbjet pakësohen progresivishte.
Diagnozat ne varësi te nivelit te pengesës.
Argumentet klinike në favor të nivelit të pengeses së zorrës së hollë apo të kolonit janë;
1. Në favor të pengeses së zorrës së hollë ;
• Të vjella të hershme
• Ndalimi i gazëve dhe fecëve me vonesë
• Shenjat e dehidratimit janë më të shprehura
2-Në favor të pengeses së zorrës së trashë :
• Të vjella më të vonshme
• Ndalimi i gazeve dhe feceve heret
• Shenjat e dehidrimit të moderuara.
Specifikat e ileuseve
Page 21
Erges Haka
Page 21 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Ileusi aderencial mund të jetë i hershem, i vonshëm, ose perserites (recidivues).
Eshtë forma më e shpeshtë e ileusit, te sëmuret kanë cikatrice të laparatomive të mëparshme.
Aderencat zhvillohen kryesisht pas ndërhyrjëve kirurgjikale poshtë mezokolonit si p.sh. pas:
• -apendektomis
• -kirurgjis së zorrës së hollë
• -kirurgjis së kolonit
• -ndërhyrjeve gjinekologjike
• -peritoniteve dhe laparatomive për shkaqe te tjera.
*Në formimin e aderencave luajn rol:
• -inflamacioni
• -drenazhet
• -veprimet traumatike
• -pudra e dorezave
• -koleksionet poste operatore.
Aderencat që formohen në periudhen e hershme postoperatore janë të shkrifta, nuk japin
strangulacion. Ato perthyejne ansat e zorres së hollë, duke penguar kalimin e përmbajtjes
intestinale, me pasojë ileusin.
Ileusi i vonshëm mund të ndodhë disa muaj ose vite pas nderhyrjes kirurgjikale. Aderencat në
këto raste organizohen, bëhen si kordone të fortë, me pamje te zbardhur, me trashesi që variojne
nga fije të holla deri në fije shkrepse.
Ato mund të jenë te pranishme në kavitetin abdominal dhe të mos ndërlikohen me ileus.
Kur japin ileus aderencat e forta "perqafojnë" një segmente të zorrës se holle, duke e
stranguluar dhe rrotulluar zorrën perreth saj. Nëse nuk nderhyhet ne kohë jep nekroz intestinale.
Page 22
Erges Haka
Page 22 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Individët e vecantë që kanë "tendencë" për formim aderencash, i nënshtrohen ndërhyrjeve
kirurgjikale te përsëritura.
Deri sot asnjë teknik kirurgjikale nuk ka zgjidhur shmangien e ileusit aderencial.
Kohet e fundit , për të shmangur aderencat, ëerdoret lënia në kavitet e solucioneve me acid
hialurinik. Menyra më e mire për te shmangur ileusin, mendohet të jenë disa detaje teknike.
Sipas manifestimeve klinike invaginacioni mund te jetë:
1-akut
2-intermitent
3-solitar
4-multipel
Invaginacionet emertohen në varesi të segmentit që invaginohet:
1-Jejuno-gastrik, është shumë i rrallë dhe shfaqet në të sëmuret që i janë nënshtruar rezeksionit
gastrik.
2-Ileu-ileal dhe ileo-jejunal, kur segmentet respektiv futen brënda njëri-tjetrit.
3-Ileo-kolik, kur futet ileumi në cekum.
4-Kolo-kolik, kur koloni futet në kolon.
Invaginacioni ndodh kryesisht tek femijët, kur kalojnë nga ushqimi me gji ne ushqim të
zakonshem.
5-Ileusi biliar është shumë i rrallë.
Page 23
Erges Haka
Page 23 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Në grafi abdomeni direkte dallojmë 3 shenja:
1-ileus te zorrës së hollë
2-aerobili
3-kalcifikime të rrumbullakosura në fosen iliake të djathtë
Ekografia vlerëson gjëndjen e kolecistes dhe gureve biliar.
Trajtimi
Eshtë laparatomia urgjente, heqja e kalkulit me enterotomi dhe suturimi i saj. Nuk manipulohet
në fistulat dhe rruget biliare, për shkak të gjendjes së shkaktuar nga ileusi, gjithashtu
ndryshimet inflamatore në zonën subhepatike janë shumë të shprehura dhe veshtirsojnë
ndërhyrjen .Por trajtimi bazë në perqindjen më të madhe të rasteve mbetet nderhyrja
kirurgjikale.
Page 24
Erges Haka
Page 24 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Kujdesi infermieror në trajtimin kirurgjikal të ileusit është tepër i rëndësishëm.
Kujdesi Infermieror pre-operator përfshin:
1-Sigurohet marrja e një historie të plotë preoperatore.
2-Prezenca e dhimbjeve.
3-Mosha (moshat e vjetra kanë një toleranc të ulët ndaj efektëve stresuese të operacionit).
4-Statusi ushqimor, si obeziteti ashtu edhe kaheksia shtojne rrisqet e pacientit.
5-Të minimizojm komplikacionet postoperatore p.sh. duke mesuar pacientin të kryej
frymemarrje të thella dhe kjo për të qenë mirë pas operacionit.
6-Të sigurohemi që pacienti ndodhet në një gjendje te mirë fizike dhe mundet ta përballoj
operacionin.
7-Të vleresojmë kushtet fizike të pacientit, keshtu që problemet e mundshme të pacientit mund
të parashikohen dhe të parandalohen.
8-Të sigurohemi që pacienti e kupton natyren e operacionit që do ti nënshtrohet.
9-Të vlersojmë ankthin e pacientit dhe të bisedojm me të rreth kësaj.
10-Të mësojm pacientin për atë se cfarë e pret në periudhen pas operacionit si p.sh.ndonje dren
apo kateter.
11-Historia medikamentoze.
12-Prezenca e traumave.
13-Eshtë duhanpires apo jo, sepse duhanpirja ul nivelin e hemoglobinës.
14-A ka operacione te meparshme.
15-Alergji dhe reaksione të ndryshme, kufizimet ushqimore.
16-Ndonjë sëmundje kronike dhe serioze.
17-Lidhje fetare
18-Statusi civil.
19-Eshtë i siguruar apo jo sepse mund të shkaktoj rritjen e stresit si pasojë e pamundësive
financiare.
Page 25
Erges Haka
Page 25 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Gjithashtu e sqarojmë pacientin rreth asaj që do të ndodhë në fazen intraoperatore dhe atë
posoperatore.
Për periudhën intraoperatore shpjegohet:
-Mënyra e transportit për në bllokun operator.
-Diskutimi i procedurave në dhomen e operacionit, kjo në pershtatje me anestezin.
-Rimbeshtesim informacionin e mjekut kirurg.
-Përshkruajmë gjithcka për veshjen, pranin e tubave dhe paisjeve të tjera që do të jenë të
pranishme.
Për periudhën postoperatore shpjegohet:
• Sqarojm gjithcka për reanimacionin dhe procedurat që kryen aty.
• Mënyren e administrimit te oksigjenit(me mask ose tub).
• Mënyren e administrimit të medikamentëve te pershkruara nga mjeku-kirurg.
• Procedurat e zakonshme për matjen e shenjave vitale.
• Shpelarja e drenave.
• Terapia i/v.
• Kujdesi për katetertet.
• Alterimet e dietës.
• Observimet dhe ndryshimet e garzave të plaëes operatore.
• Lëvizja e pacientit dhe kufizimet në lëvizje
.
Por që kjo të arrihet sa më mirë duhet:
• Krijojmë një raport të mirë me pacientin.
• Informohemi rreth mundësis që mund të ketë pacienti për alergji nga medikamente apo
ushqime të ndryshme.
• Masim dhe regjistrojmë shenjat vitale dhe peshën e pacientit.
Page 26
Erges Haka
Page 26 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
• Saktesojmë nëse pacienti ka proteza dhembësh, aparat degjimi apo syze.
• Regjistrojmë shfaqen e ndonjë shenjë stresi apo ankthi nga ana e pacientit.
• Vlersojmë përgjigjet laboratorike për ndonjë anomaly (EKG, analiza gjaku, urine,
bilirubin, transaminazat, kreatinemine, azotemin etj).
• Shmangim në maksimum komplikacionet postoperatore.
Ja shkaqet që mund të rrisin rrezikun për komplikacione postoperatore:
1-Diabet i pa kontrolluar
2-Insuficenc renale
3-Obeziteti
4-Terapi e gjatë me antibiotik
5-Probleme kardiake
6-Shenja dehidrimi
7-Anemia
8-Edema dhe imbalanca elektrolitike
9-Infeksioni preoperator.
Faza intraoperatore
• Në ketë fazë duhet që të zhvillojmë një koshienc kirurgjikale.
• Të kuptojmë principet e teknikës aseptike.
• Të kerkojmë vetëdisiplinim në menaxhimin e higjenës, veshjes dhe praktikës
infermjeroreme vemëndje të vecantë në thyerjen e teknikave aseptike.
• Të plotesojmë nevojat për mjete dhe paisje për skuadrën kirurgjikale dhe pacientin.
• Të kemi një komunikim të mirë dhe aftesi të identifikojmë nevojat e pacientit apo
thyerjet në teknikat aseptike.
• Të sigurojmë një kujdes optimal jo vetëm për procedurën kirurgjikale por në cdo rrethan
që gjendet pacienti.
•
Page 27
Erges Haka
Page 27 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Dhoma në të cilen kryhet operacioni duhet të ketë:
1-Tavani dhe muret jo poroze, zjarrduruese, të lemuara dhe të thjeshta per tu pastruar.
2-Dhomat duhet të jenë me dritë të mjaftueshme.
3-Abazhuret janë të pa keshillueshme.
4-Prezenca e një niveli ventilimi efektiv për ndryshimin e ajrit në menyre të vazhdueshme.
5-Mbulesat e dyshemeve të jenë të thjeshta për tu pastruar dhe me rezistenc të lartë.
6-Temperatura duhet të jetë20-27 grad C.
7-Lagshtia në nivel 50%.
Ky nivel ul rritjen bakteriale dhe kufizon elektricitetin statik.
Në periudhen intraoperatore rregullat e asepsis kirurgjikale janë të rëndesishme.
Zbatimi i perpikt i principeve te meposhtme ulin shancete e kontaminimit dhe mundesin
për infeksion.
• Doreza dhe përparsja e perdorur nga personeli janë sterile.
• Përparsja konsiderohet sterile në pjesën e përparme nga kraherori deri në nivelin e
fushës sterile. Zona jo sterile e përparses kirurgjikale përfshin jaken, regjionin aksilar,
shpatullat dhe shpinën.
• Artikujt e hedhur poshte nivelit te kyceve ose poshte nivelit te tavolinës operatore janë
të kontaminuara.
• Mbulesat sterile përdoren për të krijuar një fushë sterile.
• Mbulesat e tavolinës janë sterile vetëm në nivelin e tavolinës operatore.
• Mbulesat sterile të pacientit, mjetet dhe paisjet sterile përdoren vetëm brenda fushës
sterile.
• Të gjitha mjetet që përdoren ne fushën sterile janë sterile.
• Paketat sterile duhet të kontrollohen për lageshtiren,vrima,njomje dhe duhet të kenë
prezencën e treguesit të sterilizimit.
• Paisjet e paraqitura në fushën sterile duhet të shpërndahen në mënyre që të ruhet
steriliteti i tyre dhe të ruhet integriteti i fushës sterile.
• Solucionet derdhen në mënyre të tillë që të shmangen spërkatjet.
Page 28
Erges Haka
Page 28 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
• Nëse hapet një shishe me solucion steril permbajtja e saj duhet të jetë në fushën sterile.
• Steriliteti i fushes sterile duhet të monitorizohet vazhdimishtë.
• Fusha sterile e pa mbikqyrur quhet e kontaminuar.
• Integriteti i fushës sterile duhet të mbahet nga individet që lëvizin brenda dhe jashte
fushes.
• Personeli steril prek dhe kap vetëm fushen sterile.
• Personeli jo steril prek dhe kap vetëm fushën josterile.
• Personat steril qëndrojn vetëm para fushes sterile dhe asnjeher nuk i kthejn asaj shpinën.
• Individet steril ndryshojnë pozicionin duke kaluar shpin me shpin ose ball per ball.
• Individet jo steril nuk duhet të kalojnë permes fushes sterile.
Veshjet e sallës së operacionit:
Kapelia kirurgjikale
Kostumi kirurgjikal i cili vishet pasi është venë kapelia
Këpucët kirurgjikale duhet të jenë të rehatshme dhe të hapura te gishtat
Maskat janë të nevojshme për të parandaluar kontaminimin e mjedisit kirurgjikal nga
sperklat respiratore.
Faza post-operatore
Faza postoperatore është faza e tretë dhe finale e eksperiences kirurgjikale. Ajo fillon me
pranimin e pacientit në dhomën e zgjimit ose në reanimacion dhe mbaron me një vleresim apo
ndjekje në klinik ose në shtëpi.
Periudha post-operatore mund të ndahet në dy faza:
Faza 1. E cila perfshin periudhën e oreve të para mbas operacionit, ku pacienti është i mbuluar
nga efekti i anestezis.
Faza 2. E cila përfshin kohën e shërimit dhe parandalimit të komplikacioneve. Kjo periudhë
mund të zgjas disa ditë, javë ose muaj mbas operacionit.
Proceset e kujdesit në periudhën post-operatore kanë si qellim:
Page 29
Erges Haka
Page 29 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
• rivendosjen e ekuilibrit psiqik të pacientit
• parandalimin e komplikacioneve dhe dhimbjeve
• kthimin e pacientit në gjendje normale.
Vleresimet bazë në këtë fazë janë:
Vlerësojmë lirimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Aplikojmë oksigjen të lageshtuar duke përdorur kanjul nazale ose maskë
Masim rregullishtë Presionin arterial
Masim Frekuencen kardiake
Masim Frekuencen respiratore
Masim Temperaturën e trupit
Vlersojmë ngjyren e lekures
Vlersojmë oksigjenimin
Vlersojmë nivelin e vetëdijes së pacientit
Observojm infuzionet intravenoze, garzat e plagës dhe drenat.
Qendrojmë pranë shtratit të pacientit duke vazhduar të observojmë për cdo moment
gjëndjen e tij.
Ruajm sigurin dhe komfortin e pacientit.
Vlersojmë diurezen.
Vlersojmë eleminimin nga zorra.
Vlersojmë sistemin Gastro-Intestinal.
Vlersojmë për pranin apo jo te dhimbjes.
Sigurojmë shmangjen e infeksioneve.
Kujdesi infermieror në pacientët me obstruksion intestinal
Obstruksioni intestinal paraqitet në dy forma:
1.Obstruksioni mekanik (ileusi dinamik,ileusi organik,ileusi spastik).
Page 30
Erges Haka
Page 30 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
2.Obstruksioni paralitik (ileusi adinamik).
Shkaqet që mund të pengojnë peristaltiken intestinale mund të jenë:
1-Laparatomia
2-Traumat
3-Infeksioni
4-Ishemia mezenterike
5-Çrregullimet metabolike
• Ileusi adinamik
Eshtë shkaku më i shpeshtë i bllokimit.
Acidi klorhidrik, përmbajtja e zorrës së trashë dhe enzimat pankreatike janë nga lëndet me
ngacmuese, ndërsa gjaku dhe urina janë nga lëndet me pak te tilla.
Ileusi adinamik vihet në një farë shkalle mbas cdo operacioni dhe rendesia e tij varet direkt nga
sasia e zorrës në të cilën bëhen nderhyrje kirurgjikale si dhe kohezgjatja e operacionit.
Zakonisht ndodh 2-3 dite pas procedurave operative.
Ileusin adinamik e shkaktojne:
-Hematomat retroperitoneale.
-Infarkti i miokardit.
-Brinjët e thyera.
Page 31
Erges Haka
Page 31 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Ileusi spastik ose dinamik
Eshtë i rrallë dhe vjen nga tkurrja jo normale dhe e zgjatur e zorreë. Kjo vjen nga helmimet me
metale të rënda, në uremi si dhe në ulcerat e shtrira te zorrës.
Bllokimi mekanik i zorrës së hollë (simptomat):
1-dhimbje prerëse në fund të barkut
2-të vjella që permbajnë mukus
3-në bllokimet e poshtme ileale vjelljet bëhen frekuente
4-pacienti është më i qetë midis intervaleve të dhimbjes
5-shpesh dëgjohen zhurma
6-konstipacion dhe mos eleminim i gazëve
7-lemza ëshhtë e zakonshme
8-ndonjëher ka diarre pas bllokimit të pjesshem
9-hemoragjia në fece është e rrallë
10-por më e rëndesishme është se simptomat e bllokimit nuk mund të dallojnë nga ato të
përdredhjes.
Bllokimi mekanik i zorrës se trashe (simptomat):
1-ankesat për dhimbje mungojnë tek personat e moshuar
2-të vjellat shfaqen shumë vonë
Page 32
Erges Haka
Page 32 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
3-konstipacioni perparon dhe pasohet nga obstipacioni që pengon kalimin e duhur te gazeve
4-mungon dhimbja kolike dhe është i dukshem vetëm shqetesimi nga fryrja abdominale.
Bllokimi vaskular mezenterik
Ketu nuk kemi bllokim mekanik te zorrës por tipar bazë është iskemia e zorrës si shkak i
bllokimit të arterjes mezenterike të sipërme.
Gjithashtu kemi:
-ngurtësim te abdomenit
-ethe
-leukocitoz
Vdekshmëria është më e larte se 8% dhe duhet bëre operacion i hershëm.
Pacientët e mbijetuar janë shumë të rrallë
Diagnozat infermierore
1-Alternimet ne perfuzionet indore si rezultat i inflamacionit.
2-Dhimbje e lidhur me procesin inflamator.
3-Ndryshime në statusin nutricional lidhur me të vjellat dhe deficitet nga marrjet orale.
4-Frymemarrje inefektive lidhur me dhimbjen nga distensioni abdominal.
5-Rënie e ritmit kardiak lidhur me deficitet e volumit vaskular.
6-Intoleranc në aktivitet lidhur me dhimbjen.
7-Ndjenjë ankthi e frika lidhur me dhimbjen dhe trajtimin e ileusit.
Page 33
Erges Haka
Page 33 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
8-Prishje te gjumit lidhur me dhimbjen.
Menaxhimi i pacientëve me obstruksion te zorrës se hollë.
-Bëhet një pregatitje preoperatore e kujdesshme për pacientin që kerkon disa ore.
-Bëhet dekompresion i zorrës nëpermjet nje sonde nazogastrike.
-Gjatë kohes së përgatitjes pacientit i administrohet antibiotik.
-Nqs nuk ka te dhëna klinike e radiologjike te sigurta te zhdukjes së bllokimit atëher pacienti
duhet ti nënshtrohet menjëher interventit kirurgjikal.
Menaxhimi i pacientëve me obstruksion te zorrës së trashë.
Trajtimi jo operator nuk rekomandohet nëse bllokimi nuk është i pjesshëm.
Radiografia me barium është e indikuar në keto raste, por nëse bllokimi është i plot interventi
kirurgjikal është i detyruar.
Menaxhimi i ileusit adinamik
Ky lloj ileusi reagon ndaj dekompresionit jo-operator të vazhdueshem, të dhëne ndaj mjekimit
të përshtatshem të pershkruar nga mjeku për sëmundjen primare.
Prognoza e kesaj sëmundje është e mirë.
Rralël mund të nevojitet cekostomia si pasojë e gangrenës së cekumit dhe në rast se zgjerimi
adinamik i zorrës behet teper i madh.
Page 34
Erges Haka
Page 34 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Trajtimi i bllokimit vaskular mezenterik.
Vdekshmëria nga bllokimi vaskular mezenterik është me e larte se 80%.
Në këtë raste pacientit i bëhet një pregatitje specifike pre-operatore sepse operacioni është i
detyrueshem dhe i menjëhershëm. Nëse nuk kemi gangren te zorrës se hollë bëhet rezeksion i
zorrës së dëmtuar.
Tabela 3. Komplikacionet potenciale nga interventi kirurgjikal intestinal.
Komplikacionet Vleresimet infermierore
Ileusi Paralitik
-Iniciohet ose vazhdohet intubimi nazo-
gastrik.
-Pregatitet pacienti per x-ray.
- Sigurohet ekuilibri i lengjeve dhe
elektroliteve ne menyre adekuate.
-I jepen antibiotiket e pershkruar nese pacienti
ka simptoma te peritonitit.
Obstruksioni mekanik -Vleresohet pacienti per dhimbje kolike
interminente, nauze dhe te vjella.
Infeksioni Intraperitoneal -Sigurohemi per prezencen e dhimbjeve
abdominale lokale ose te gjeneralizuara,puls i
shpejte dhe hipertermi.
-Rivendosen fluidet dhe elektrolitet me rruge
I/V.
-Perdoren antibiotiket e pershkruar.
Paraqitja septike
Intra-abdominale,
-Vleresohet pacienti per nauze,takikardi,ethe,
temperatur maksimale.
Page 35
Erges Haka
Page 35 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Peritonitis -Perdoren antibiotik me rruge I/V.
-Pregatitet pacienti per tu rifutur ne salle nese
gjendja perkeqsohet.
Formimi i abcesit -Administrohen antibiotiket e duhur.
-Pregatitet pacienti per drenim kirurgjika.
Komplikacionet e plages
Infeksionet
-Regjistrohet temperatura e matur ne nje
grafik per te verifikuar nese ka tendenc per tu
rritur.
-Observohet lekura per irritim,skuqje,dhimbje
perreth plages,asistohet per lavazhin lokal te
plages
STUDIME STATISTIKORE
Qëllimi i studimit
Te evidentojmë Menaxhimin Infermieror te të sëmureve të shtruar në pavionin e kirurgjise në
Spitalin Rajonal Tirane QSUT me diagnozë; Abdomen akut, kujdesi për pacientët me
Ileus intestinal akut
Do të vleresohet aspekti mjekësor i ketij menaxhimi, administrativo-financiar dhe do të
përshkruhet menaxhimi infermieror.Te evidentojmë qëndrimin mesatar dhe koston në
medikamente e materiale mjekimi për ditë qëndrimi për paciente.
• LLoji i studimit:
Prospektiv,diskriptivo analitik,që përfshin një periudhë kohore nga 14 Janari 2014 deri ne 22
mars 2014
Materiali dhe metodat:
Pacientët adult te shtruar dhe trajtuar në pavionin e kirurgjis ne Spitalin Rajonal QSUT.
Page 36
Erges Haka
Page 36 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Të dhenat janë marre nga kartelat klinike dhe infemierore te të sëmureve te shtruar ne patologjit
ne fjale.
Janë bëre ekzaminimet e nevojshme për pacientët e intervenuar dhe ata qe nuk jan intervenuar.
U vëzhguan gjithsej 30 raste.Nga keto te operuar jane 20 pacient (66%) dhe 10(33%) te tjere
jane trajtuar konservativisht.
Në studim do mundohemi të nxjerrim lidhje me semundjet shoqëruese, operacionet e
mëparshme ne abdomen, komplikacionet hospitalore, kujdesin infermieror, organizimin e këtij
kujdesi, ekzaminimet e ndryshme laboratorike dhe imazherike, perparsit dhe mangesit ne këtë
drejtim, edukimin e pacientit per gjendjen e tij shëndetesore dhe matja e arritjes së këtij objekti,
procedura të cilat janë realizuar nga personeli infermieror dhe masen e cilësinë e realizimit të
tyre.
Vleresimet dhe diagnozat infermierore, sa të dobishme kanë qenë ato në ecurin e pacienit.
Te dhënat/Analiza
Mosha mesatare e pacientëve rezultoj 35 vjec.
Predominonin femrat me 54% te numrit te mostrës se marr ne studim.
Ditë qëndrimi mesatar eshte 5 ditë.
U vleresuan patologjite shoqeruese që kishin të sëmuret dhe u vu re se numrin më të madh e
përbënin patologjite gostro-intestinale te pasuara nga ato kardiake dhe pulmonare.(shiko
tab.4,5)
Tabela 4. Shperndarja e te semureve sipas semundjeve shoqeruese.
Lloji e sëmundjes shoqëruese Numri i rasteve
Sëmundje iskemike kardiake 5
Sëmundje të ritmit kardiak 7
Sëmundje pulmonare kronike 8
Sëmundje metabolike/endokrine 5
Page 37
Erges Haka
Page 37 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Sëmundje varikoze 4
Sëmundje neurologjike 8
Sëmundje psikiatrike 6
Sëmundje gastrohepatologjike 5
Sëmundje infektive 12
Gjëndje shoku 9
Insufiçencë renale akute 11
Tabela 5. Parametrat vital te te sëmureve në dy momente të ndryshme preoperatore.
Frekuenca
kardiake(rrahje/min)
Presioni arterial
(mmhg)
Frekuenca
respiratore(res/min)
Temperatura
Ne
pranim
Pas 5h Ne
pranim
Pas 5h Ne
pranim
Pas 5h Ne
pranim
Pas
5h
Vl. mesatar 90 70 120/76 124/80 20 18 37.7 38.3
Page 38
Erges Haka
Page 38 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Sic e shohim nga tabela dhe diagrama me sipër vihet re një prirje e pacientëve për një rënie të
frekuences kardiake. Kjo shpjegohet me faktin qe një pjesë e mirë e pacientëve kanë pasur një
puls te shpejtë, madje disa prej tyre dhe takikardi.
(sic duket nga matjet individuale) shpjegimi i takikardis bazohet ne 2 mekanizma kryesore:
1-dhimbja e cila rrit frekuencën kardiake
2-ulja e volemis si pasojë e te vjellave dhe nga zhvendosja e likidëve në të ashtuquajturën
"hapsirë e tretë".
Rënia e frekuences kardiake është një indikator i mirë që tregon trajtimin e mirë me antralgjik
te pacientëve, si dhe mbushjen e shtratit vaskular.
Po ashtu po te analizojmë PA, vihet re një ngritje e lehtë e vlerave te tij.
Por ketu analiza nuk është dhe aq e thjeshtë, pasi mbushja e shtratit vaskular ndikon në rritjen e
tij, ndërsa trajtimi i disa rasteve me HTA shoqerues dhe reduktim i nivelit te dhimbjes tek
Page 39
Erges Haka
Page 39 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
pacientet, bën qe rritja mesatare që vjen nga zëvendesimi i likidëve të neutralizohet nga dy
faktorët e tjerë te sipërpërmendur.
Po ashtu persa i takon frekuencës respiratore, theksojmë se raste te pakta kan patur takipne dhe
mesatarisht pritet një ulje e saj si rrjedhojë e manaxhimit te dhimbjes dhe rregullimit te bilancit
hidroelektrolitik dhe acido-bazik.
Ndersa temperatura trupore ka pesuar një rritje te lehtë, mund të ketë ardhur kjo si rrjedhojë e
perfuzionit me te mire te indeve dhe relaksimit te pacientit.
Pra në total do të thonim që ka nje përmirsim në parametrat vital te pacientëve pergjat 5 oreve
te para te hospitalizimit. Faktor ky qe tregon per nje menaxhim te mirë te pacientit persa i takon
si terapis së vendosur nga mjeku ashtu edhe ndërhyrjeve e menaxhimit infermieror.
Ja një nga rastet ku është bere ekzitus lateralis ne orën e katert te hospitalizimit.
Persa i takon procedurave dhe veprimëve infermierore kemi mbledhur të dhëna në lidhje me
vendosjen e linjave venoze periferike me: vigon, kateterit urinar, klizmes, sondës nazogastrike,
marrjen e analizave të gjakut periferik dhe grupit te gjakut, si dhe është vleresuer koha nga
shtrimi i pacientit deri në realizimin e ketyre procedurave.
Si edhe u vu re që jo në të gjitha rastet keto procedura realizoheshin nga infermieret, por edhe
nga personeli tjetër mjek kirurg apo anestezist.
Të dhënat i kemi përmbledhur në tabëlen e mëposhtme.
Tabela 6. Procedurat dhe veprimet infermierore.
Nr. rendor
i pacientit 30
Lidhje venoze
periferike
Kateterizimi
urinar
Sond
nazogastrike
Klizem per
rektum
Inf. Mjek Inf Mjek Inf Mjek Inf Mjek
Totali 23 8 8 11 5 18 17 2
Page 40
Erges Haka
Page 40 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Vihet re se te gjithe pacientet kanë pranuar vendosjen e te paktën nje rrugë periferike e cila
është vendosur ne 100% te rastëve.
Duke patur parasysh karakterin me tepër diskriptiv te studimit te realizuar për te nxjerr ne pah
përmbushjen e detyrës se kujdesit e diagnozës infermierore si dhe edukimin e pacientit.
U realizua nje anketim i te sëmureve te cilët ju nënshtruan operacionit, në diten që ata dolen nga
spitali.
1
Tabela 7 . Anketimi i te semureve persa i takone edukimit shendetesore nga personeli
infermieror.
Pyetjet
A ju kane treguar
infermieret per
ushqimin qe
duhet ose jo te
konsumoni?
A ju kane thene
infermieret qe
sduhet te beni
aktivitet te rënda
fizike?
A ju kane
sqaruar
infermieret per
analizat e marra
,procedurat e
kryera dhe
rëndesine e tyre?
A ju kane treguar
infermieret rreth
semundjes tuaj?
PO JO PO JO PO JO PO JO
Paciente 30 8 12 7 13 11 9 7 14
% 26% 40% 23% 43% 36% 30% 23% 46%
Një pjesë e mire e pacientëve i mungon informacioni i duhur .
Page 41
Erges Haka
Page 41 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Qëllimi i anketimit:
Te jap një anketim ne lidhje me menaxhimin, e parë kjo nga kenveshtrimi i pacientit.
Kjo ka rëndesi per vetë faktin se të mirat qe sjell një menaxhim i mire infermieror janë të
lidhura ngushtë dhe drejtperdrejtë me vleresimin dhe komoditetin e pacientit.
Sepse gjithmon ka vend per permirsime aq me tepër ne spitalet tona.
Menaxhimi administrativ dhe kostoja financiare
Shërbimi i urgjencës është i organizuar me personel mjekësh me sherbim 24 orësh, dhe me
personel infermierësh 8 dhe16 orësh.
Pacientët menaxhohen nga ky shërbim ne fazën preoperatore, operatore dhe ate postoperatore.
Transferohen sipas gjëndjes shëndetsore në shërbimin e klinikave kirurgjikale ose në atë të
reanimacionit qendror.
Llogaritja e kostos financiare të një pacienti te shtruar dhe të operuar ështk një rezultat i të
gjitha kostove ne faza të ndryshme të menaxhimit të pacientit.
Kostoja do te ndahej:
1-Shërbime si: energji elektrike, uji, banka e gjakut, ushqim, siguria, mirembajtja etj.
2-Kosto ne medikamente, materiale mjekimi dhe ekzaminime.
3-Kosto e personelit mjek, infermier, sanitare.
Kostoja ne pranim perfshin ekzaminimet e realizuara, bjankerin, medikamentët.
Në fazen intra-operatore përmbledh të gjitha materialet e përdorura në operacion, medikamentët
për anestezine etj.
Page 42
Erges Haka
Page 42 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Në fazn post-operatore kostoja përmbledh medikamentët, analizat dhe ekzaminimet e
ndryshme.
Tabela 8 Llogaritja e kostos sipas ditëve per 30 paciente.
Pacientët 30 Kostoja sipas ditëve te qëndrimit (në leke)
Dita 1 Dita 2 Dita 3 Dita 4 Dita 5 Dita 6 Diat 7 Dita 8 Dita 9
Totali 87500 71100 58450 52300 45500 34000 20400 9500 3000
Sic shihet nga tabela, kryesishte kosto më të lartë kemi diten e pare te shtrimit ku realizohet dhe
interventi ne shumicen e rasteve.
Diteqëndrimi minimal ka qenë 3 ditë ndersa ai maksimal 9 ditë.
Kostoja mesatare e shpenezimëve ne medikamentève dhe materiale mjekime për ditëqëndrim
per 1 paciente del 5000 lek
Page 43
Erges Haka
Page 43 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
KONKLUZIONE
1.Mortaliteti u paraqit ne shifra afro 5% më pak ne krahasim me literaturen, kjo fal
menaxhimit infermieror korrekt,vleresimit të hershem klinik te pacientit dhe trajtimit
kirurgjikal të hershëm.
2.Më tepër i kushtohet kohe kontaktit me pacientin dhe aktevitetit te tij te hershëm.
3.Menaxhimi ne aspektin administrativ dhe ekonomik i pacientit ka manges persa i takon
mungesave që hasen shpesh ne medikamente e materiale te tjera te domosdoshme per
procedurat e manipulimeve me paciente
REKOMANDIME
Pavarsishte se është modest ne kemi nxjerr dy rekomandime kryesore te cilat jane si me poshte:
A-Interventet infermierore të përqendruara në:
1-Qetësimin e pacientit dhe familjarëve.
2-Verifikojmë gjëndjen e pacientit nëse ka nauze, të vjella apo dhimbje.
3-Hospitalizimi i pacientit i menjëhershëm sjell ulje te vdekshmeris dhe sëmundshmerisë.
4-Pregatisim mjetët e nevojshme të ndihmës mjekësore emergjente.
5-Vendosim pacienti në pozicion me kokën me poshtë se niveli i trupit.
6-Pregatisim mjekim I/M sipas pershkrimit te mjekut.
Page 44
Erges Haka
Page 44 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
Abstrakt
Abdomeni akut përbën një urgjencë kirurgjikale e shpeshte e karakterizuar ngadhimbje të
fortaabdominale.Perfaqeson shfaqen e një procesi patologjik akut në dëme të njërit prej
organëve te ndodhura në brëndesine abdominale apo retroperitoneumit. Ai perben rreth 10% të
shkaqëve të shtrimit në spital me urgjencë.Qëllimi studimit:Të evidentojmë Menaxhimin
Infermieror te të sëmureve të shtruar në pavionin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal QSUT me
diagnozë; Abdomen akut, kujdesi për pacientet me Ileus intestinal akut.Te dhënat janë marrë
nga kartelat klinike dhe infemierore te të sëmurëve të shtruar në patologjit në fjalë.Nga të
dhënat e studimit vihet re një ulje e mortalitetit .prognozë e kenaqshme.
Fjalet kyce
Obstruksion ; peritonitis;kirurgji;antibiotikoterapi;reabilitim
BIBLIOGRAFIA
1.Delmar’s Fundamental and Advanced Nursing Skills 2000.
2.Kozar RA.JJ: The apendiks, ne Schwartz SI(ed):Principles of Surgery, ed 7. McGraw-Hill
Inc, f 1383-1394.
3.Lui CD,Mc Fadden DW:Acut abdomen nGreenfield L J(ed);Surgery,Scintific principles and
practice.ed 2.Lippincott-Raven,1997,f1246-1261.
4.Nathens AB Rotstein OD, Marshall JC: Tertiary Ileus: Clinical features of a comlex
nasocomial infection.World ,J Surg 1998,22:158-163.
5.Mann,S.D.Debinski,H.S and Kamm, M.A.(1997)clinical charecteristics of chronic idiopathic
intestinal pseudo-obstrucion in adults. Gut 42(5),675-681.
6.NMS Surgery 5 ed.
Page 45
Erges Haka
Page 45 Abdomeni akut/Ileusi.Kujdesi infermieror
7.Mastery of Surgery 5 ed.
8.Medical surgical Nursing-sixth edition Brunner –sudarth 1996.
9.Medical surgical nursing , A nursing process approach –third edition ,fq .989 1001.