Top Banner
Lënda : Materialet Bashkohore Inxhinjerike Tema: Ekstrudimi I Masave Plastike
84

Ekstrudimi i masave plastike bahri fetahi

May 27, 2015

Download

Education

Bahri Fetahi

Ekstrudimi i masave plastike
Extrude technology of plastic masses
Beng. Bahri Fetahi
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Lënda : Materialet Bashkohore InxhinjerikeTema: Ekstrudimi I Masave Plastike

Page 2: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

1.0 HYRJE

1.1 Historiku

     Lënda e parë plastike masive është paraqitë në vitin 1910  në  formë  të  duroplastit  fenolik,  të  njohur  me emrin “bakelit”. Në  vitin  1926  filloi  prodhimi  i  duroplastit  në  formë kokrrizash.Diku nga viti 1930 filloi paraqitja e termoplasteve. Pas  luftës  së  dytë  botërore  masat  plastike  përjetuan lulëzim të paparë. Zhvillimi dhe rritja e tyre shkoi në llogari të zëvendësimit të materialeve klasike.  Koha e tanishme dhe veçanërisht e ardhmja do të  jenë gadi të paparamenduara pa këto prodhime njerëzore.

Page 3: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

2.0 MASAT PLASTIKE (POLIMERET) Polimeri (polymer) është një molekulë e madhe (makromolekulë) e përbërë nga njësitë strukturore të përsëritura. Këto subnjësi janë të lidhura në mënyrë tipike lidhje kimike kovalente.Në kimin polimerike, njësia strukturore është një bllok ndërtimi i një zinxhiri polimeri. Molekulat përbërëse nga të cilat janë formuar makromolekulat quhen monomeros (mono=e vetme, meros=pjesë).

Page 4: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

2.1 Ndarja e polimereve

Sipas prodhimit: Prodhime artificiale Prodhime sintetike

Prodhimet artificiale fitohen kryesisht me procese kimiko-fizike dhe fiziko-mekanike në materialet natyrore.Prodhimet sintetike janë materiale artificiale të cilat formohen me sinteza kimike gjatë së cilës përbërja kimike, struktura dhe vetitë e materialit të fituar dukshëm ndryshojnë dhe dallojnë prej përbërjes kimike.

Page 5: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Materialet polimere sipas prejardhjes mundë të jenë:

NATYRALE (psh., kauçuku natyral)SINTETIKE (psh., goma sintetike, bakeliti, najloni, PVC, polietileni, polipropileni, silikoni).

Materialet artificiale sipas përbërjes kimike mund të ndahen në :

Joorganike (qelqi, porcelani etj.) dheOrganike (bakeliti, PVC, pleksiglasi, polietileni, polistiroli, celofani, celuloidi etj.)

Page 6: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Sipas vetive termike ndahen në dy grupe;

Termoplaste (Plastomere) dheDuroplaste (Duromere)

Termoplastet janë materiale të cilat në gjendje të nxehtë zbuten, bëhen plastike dhe munden lehtë të përpunohen. Pas ftohjes, forcohen dhe bëhen të ngurta. Gjatë nxehjes së serishme përsëri zbuten. Ky proces mund të përsëritet shumë herë dhe masa kimikisht të mos ndryshoj.

Fig.1.1 Vargjet polimere të termoplasteve

Page 7: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Duroplastet (masat termoreaktive), janë masa plastike, të cilat gjatë nxehjes kimikisht ndryshojnë, zbuten dhe mund të formësohen.Pastaj, për dallim nga termoplastet me nxehjen e dytë fillojnë reaksionet kimike (termoreaktiviteti) të cilat lidhen kimikisht në mes veti dhe formohet rrjeta gjigante hapësinore, dhe bëhen të patretshme në bazat organike.

Fig. 1.2. Rrjeta hapsinore e duroplasteve

Page 8: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Sipas vetive fiziko-mekanike, në bazë të standardit DIN-7731 masat plastike ndahen në:

1. Plastomere (materiale plastike: termoplastet dhe duroplastet)2.Elastomere (kauçukut, silikoni ose tipe të tjera produktesh makromolekulare)3. Fluidoplaste (ngjitësat, llaqet)4. Fibra (sintetike dhe gjysëm sintetike).

Page 9: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Elastomeret kanë lidhje reciproke të dobët të makromolekulave dhe gjithherë janë amorfe.Në temperaturë normale janë elastike (ngjashëm më gomën). Deri në gjendje plastike nuk mund ti sjellim as me nxehje .Këtu bëjnë pjesë psh., kauçuku natyral (NR), polivinili kloridi i butë (PVC), poliuretani (PUR), silikoni (SIR) etj.

Struktura e Elastomereve

Page 10: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

2.2 Vetitë e masave plastike

Masat plastike kanë një varg vetish, të cilat materialet klasike, p.sh, jometalet, nuk i kanë.

Vetitë e mira - dendësia e vogël 0.92 – 1.9 g /cm3

- veti të mira izoluese elektrike, - përçueshmëri e vogël e nxehtësisë - qëndrueshmëri të mirë ndaj ndryshkut - nuk kanë ndikim të dëmshëm fiziologjik - përpunohen me lehtësi - mund të ngjyrosën lehtë në brendi dhe sipërfaqësisht. - çmimi i kushtimit i ultë

Page 11: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Vetitë negative të masave plastike në krahasim me metalet janë:

- rezistencë të vogël ndaj temperaturës, - ngurtësia e vogël në shumicën e rasteve, - bymim të madhe në temperaturë, - janë të ndezshme.

Page 12: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

2.3 Përdorimi i masave plastike

Masat plastike përdoren : - për prodhimin e artikujve të konsumit të gjerë, siç janë: pajisjet për vizatim dhe shkrim, shishet, paisje kimike dhe farmaceutike.- Për prodhimin e pajisjeve të automjeteve,

aeroplanëve, hekurudhës dhe anijeve. - Për punimin e aparateve teknike, makinave dhe pajisjeve, siç janë: pompat, ventilatorët, dhëmbëzorët, kushinetat, gypat, presat, vinçat. - Për materiale izoluese elektrike dhe termike. - Për prodhimin e elementeve të ndryshme, si: elemente të ndërtimtarisë, dyer, dritare etj.

Page 13: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

2.4 Përfitimi i masave plastike

Përfitimi i masave plastike sipas prejardhjes mund të jet:♦ Minerale: Karboni, nafta, gazi tokësor, katrani, acetileni, benzini, etileni, acetoni, acidi klorhidrik, klori, fenoli, urea, etj.♦ Organike:- bimore: druri (kauçuku natyral), celuloza etj.- shtazore: qumështi, kazeina, albuminat etj.

Page 14: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Llojet e prodhimeve finale dhe gjysëmfinale të cilat fitohen prej naftës së papërpunuar

Page 15: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Llojet e prodhimeve finale dhe gjysëmfinale të cilat fitohen prej nxehjes se thëngjilit Destilim i thatë:

Page 16: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Llojet e prodhimeve nga lënda bimore:

Page 17: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

2.5 Struktura e materialeve polimere

Polimeri është një molekulë e madhe e përbërë nga njësitë strukturore të përsëritura.

Page 18: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

2.6 Llojet e monomereve

Page 19: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

2.7 Makromolekulat e disa polimereve

Page 20: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi
Page 21: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

2.8 Struktura molekulare (kimike) e polimereve

Page 22: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

2.9 Struktura mbimolekulare (fizike) e polimerive

Page 23: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

2.10 Llojet e lidheve polimere a) Lidhjet primare (kimike): lidhja e mereve në zinxhirin makromolekularë.b) Lidhjet sekondare ( fizike): lidhja ndërmjet zinxhirëve makromolekularë.

Page 24: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

2.11 Shënimi i materialeve polimere sintetike Homopolimeri është një polimer i përbërë nga një lloj i njësisë së përsëritur. Poli -vendoset Kopolimeri ose heteropolimeri kur janë nga dy (ose më shumë) lloje të monomereve.Shembull:Kopolimeri ABS (Acrylonitrile/Butadiene/Styrene),

Page 25: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

2.12 Materiet shtesë në materialet polimere Materialet plastike përmbajn materie shtesë si:- stabilizator,- mbushësa,- zbutës dhe- pigmente ( për ngjyrosje).

Stabilizatorët - janë substanca, të cilat u sigurojnë qëndrueshmëri nga faktorët e jashtëm siq janë: temperatura, rrezatimi i dukshëm ose ultraviolet etj.

Page 26: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Mbushësit - shtihen me qëllim të arritjes së vetive të dëshiruara të plastikës:Përmirësim të vetive mekanike, përçueshmërisë termike ose elektrike, rezistencën ndaj konsumit etj.

Mbushësit mund të jenë:-Pluhur- metalik, grafit, blozë, druri, guri si dhe rërë kuarci,- Fije- metalike, qelqi, azbesti, dhe- Rrjeta metalike, pëlhura etj.

Page 27: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Zbutësit – Si zbutës kryesisht përdoren thartirat organike, amoniaku, alkooli etj.

Pigmentet - shtohen me qëllim që prodhimi të merr ngjyrën e caktuar dhe nuk ndikojnë në vetitë fizike.

Page 28: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

2.13 Termoplastet me të njohura

2.13.1 POLIETILENI-PE Pesha specifike: LDPE- i butë (0,91-0,94 kg/dm3) dhe HDPE- i fortë (0,94-0,98 kg/dm3) HDPE-(high-density polyethylene) , LDPE- (low-density polyethylene)

Page 29: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

2.13.2 POLIPROPILENI-PP Pesha specifike: (0,9-0,91 kg/dm3)

Page 30: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

2.13.3 POLIVINIL KLORIDI-PVC Pesha specifike: (1,1-1,3 kg/dm3)

Page 31: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

2.13.4 POLISTIRENI-PS Pesha specifike: (1,0-1,1 kg/dm3)

Page 32: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

2.13.5 AKRILONITRIL BUTADIEN STIREN-ABS Pesha specifike: (1,02-1,2 kg/dm3)

Page 33: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

2.13.6 POLIAMIDET-PA Pesha specifike (1,02-1,15 kg/dm3)

2.13.7 POLIACETALET-POM (polioksimetilen) Pesha specifike (1,41-1,42 kg/dm3)

Page 34: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

2.13.8 POLIKARBONATI-PC Pesha specifike (1,2 kg/dm3)

Page 35: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

3.0 EKSTRUDIMI

Ekstrudimi është proqes i pandërprerë i përpunimit të masave plastike. Lëndë e parë plastike, hidhet në cilindër të makinës, brenda cilindrit lënda përzihet, ngrohet, shkrihet dhe homogjenizohet nën veprimin e nxehtësisë dhe të rrotullimeve të vazhdueshme të një apo dy kërmilla, transportohet duke kaluar ndërmjet kërmillit dhe cilindrit dhe në fund në veglën e makinës, merr formën e dëshiruar. Kjo makinë quhet ekstruder

Page 36: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig. 3.1 Skema e ekstrudimit: 1- rezervuari, 2-cilindri, 3-boshti kërmillor, 4-nxehësi, 5-vegla

Page 37: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Pjesa kryesore e ekstruderit është kërmilli, i cili është i vendosur paralel me aksin e cilindrit. Forma dhe dimensionet e kërmillit varen nga lloji i materialit që përpunohet, gjegjsisht nga karakteristikat e polimerit.Boshti kërmillor ndahet në disa zona : 1. Zona hyrëse-fillon nga hyrja për furnizim dhe ka për detyrë të transportojë materialin deri në zonën tjetër. 2. Zona e zbutjes - ka për detyrë që masën plastike ta bëjë të shkrishme dhe t’a përcjellë në zonën tjetër në gjendje të homogjenizuar pa prezencë të ajrit. 3. Zona e ndrydhjes – kjo zonë e ndrydh dhe e shtyen masën drejt kokës së ekstruderit.

Page 38: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Ekstruderi mund të jet me një ose dy Kërmilla dhe raporti L : D L- gjatsia e kermillitD- diametri I kermillit

Kapaciteti në orë i ekstruderit llogaritet sipas formulës : K = Gs D∙ 2 T n 60 (gr/h) ∙ ∙ ∙ku janë: Gs –pesha specifike e masës plastike D – diametri i kërmillit në cm T – thellësia e ecjes në cm n – numri i rrotullimit në minutë

Page 39: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig.3.2-Prodhime të ndryshme me anë të ekstruderit

Pjeset e ekstruderit

Ekstruderi përdoret edhe në industritë e tjera, siç janë p.sh. brumrat ushqimore, industria e sapuneve, e porcelanit ose e metaleve.

Page 40: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig.3.2 ekstruderi

Page 41: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig.3.3-Disa tipe profilesh

Page 42: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

3.1 Ekstrudimi i gypave dhe profileve Për prodhimin e gypave dhe profileve më së shumti përdoren materialet nga PVC (polivinilkloridi), PE (polietileni me dendësi të vogël dhe të madhe), PP (polipropileni), më rrallë PA (poliamidi), PMMA (polimetilmetakrilati), PC (polikarbonati) etj.

Fig.3.8 -Skica e aparaturës për prodhimin e gypave

Page 43: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

3.1.2 Vegla për dhënjen e formës së gypit

Fig.3.9  Vegla për dhënjen e formës së gypit

Page 44: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

3.1.3 Elementet themelore të ekstruderit për prodhimin e gypave

Page 45: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Ekstruderi dykërmillor Lëndët e para: -PVC i fortë -PVC i butë -PVC pluhur

Page 46: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Ekstruderi me një kërmill Lëndët e para: -Polietileni (me dendësi të vogël) -Polietileni ( d. të m.) -Polipropileni -Poliamidi

Page 47: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

KUSHTET MESATARE PËR EKSTRUDIMIN E GYPAVE DHE PROFILEVE

Page 48: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

3.1.4 Kalibrimi i gypave Gypi i ekstruduar, nuk e ka të saktë prerjen tërthore në dalje nga vegla. Menjëherë pas daljes së materialit plastik nga gryka vie deri te zgjerimi i materialit. Ka mundësi të paraqitjes edhe të dukurisë së kundërt, gjegj. prerja tërthore gjatë daljes nga gryka të zvoglohet.

Fig.3.10- Principi i kalibrimit me ajër

Page 49: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig.3.11-Skica e kalibruesit me piston

Page 50: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

3.1.5 Ekstrudimi i gypave të brinjëzuar Gypat e brinjëzuar më së shumti prodhohen nga PVC e fortë, PE dhe PP, etj. Keta gypa gjithnjë e më shumë po përdoren në punimet nën tokë.

Rrotullimi rrethor i zingjirëve me veglat në formë të gjysëmunazave të cilat gjatë hyrjes në vegël puthiten njëra mbi tjetrën dhe ashtu në ecje bëjnë kalibrimin.

Page 51: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig.3.12-Skema e punimit të gypave të brinjëzuar

Page 52: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi
Page 53: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig.3.13-Gypat e brinjëzuar 

Page 54: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

3.2 Metoda e ekstrudim-fryrjes 3.2.1 Prodhimi i fletëve të holla (folive) me fryrje Kjo metodë pune shërben për prodhimin e fletëve të holla pa ndërprerje, të cilat në përgjithësi shërbejnë për nevoja të ndryshme. Proqesi i punës qëndron në prodhimin e një gypi të hollë, i cili , pasi të çahet për së gjati, jep një fletë. Për prodhimin e këtij lloji të fletëve vihen në përdorim ekstruderët, që janë të paisur me një kokë të veçantë, e cila siguron nxjerrjen e gypit. Fletët që prodhohen me këtë metodë pune, zakonisht kanë një trashësi ndërmjet 0,01 deri 0,2 mm.

Page 55: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig.3.14-Prodhimi i fletëve me metodën e ekstrudim –fryrjes

Page 56: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig.3.15- Ekstrudim-fryerja

Page 57: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Për prodhimin e fletëve me fryrje, zakonisht përdoren ekstruderët me një kërmill të madhësisë 45 deri 250 mm e më tepër.

Fig.3.16  Prodhimi I nje produkti nga një balon e madhe

Page 58: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig.3.17  Linja prodhuese

Page 59: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Temperaturat orientuese për ekstrudimin e fletëve (me fryrje)

Page 60: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig.3.18 Disa produkte të përfituara me ekstrudim fryrje

Page 61: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

4.0 EKSTRUDERËT

Ekstruderët punojnë me një cikël të vazhdueshëm Pjesët përbërëse të një ekstruderi ndahen në:a – Pjesët kryesore të makinësb – Pajisje ndihmëse 4.1 Pjesët kryesore të ekstruderitPjesët kryesore janë: bazamenti, elektromotori me grupin e dhëmbëzoreve, cilindri i ekstrudimit, boshti kërmillor, koka, filiera.

Page 62: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig. 4.1 Pjesët kryesore të ekstruderit

Page 63: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig. 4.2 Skica e ekstruderit njëboshtore dhe elementet e tij: 1-Motori; 2-Pulexhoja; 3-Reduktori; 4-Kushineta aksiale; 5-Pompa e vajit; 6-Mbështetësi i cilindrit; 7-Cilindri; 8-Boshti kërmillor; 9-Mbështjellësi I cilindrit; 10-Lidhësja; 11-Furnizuesi me rrymë i veglës; 12- Pajisja ftohëse; 13 - Bazamenti i ekstruderit; 14-Pajisja vakuumuese; 15-Pajisja komanduese

Page 64: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

4.1.1 Bazamenti Shërben për mbajtjen e të gjitha pjesëve të makinës.

4.1.2. Njësia për ngasja të ekstruderit (reparti i ekstruderit) Funksionin e makinës ngasëse të ekstruderit, zakonisht e kryen elektromotori. Për të rrotulluar boshtin kërmillor përdoren elektromotorë me rregullim kontinual të numrit të rrotullimeve.

Page 65: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

4.1.4. Boshti i ekstruderit (boshti kërmillor)

Boshti kërmillor i ekstruderit është elementi kryesor i ekstruderit.Forma, dimensionet dhe materiali i boshtit zgjedhet në varësi të shumë faktorve. Nga kjo rrjedh se nuk ka ndonjë bosht universal.

Boshti mund të ndahet në tri zona kryesore:

I-zona e hyrjes (zona e furnizimit);II-zona e shkrirjes së masës (plastifikimi),III-zona e shtypjes (ndrydhjes) - metering zona

Page 66: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig. 4.3 Pozita e boshteve kërmillore te ekstruderi dyboshtor dhe zonat e boshteve

Page 67: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig.4.4. Boshti i ekstruderit

Fig. 4.5  Format e ndryshme të majës së boshtit kërmillor

Page 68: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig. 4.6 Tipet e boshtit kërmillor: I – me një hap; II- në zonën hyrëse me një hap, e pastaj me dy hape; III – me dy hape.

Hapësira në mes kermillit dhe cilindrit sillet nga 0.8 mm deri 0.6 mmBoshtet me pjerrësi të njëjtë në tërë boshtin, kanë gjerësinë e hapit prej 0.8 D -1.8D.Tek boshtet me pjerrësi që zvogëlohet, gjerësia e hapit mund të zvogëlohet nga 2.1D në 0.8D e më pak

Page 69: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig. 4.7 Skema e tre boshetve për fryrjen e foljeve nga polipropileni (PE) dhe polietilenit me dendësi të vogël (PP).

Page 70: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

4.1.5. Hinka për furnizim dhe dozim Hinka përdoret për furnizim të nevojshëm të ekstruderit me lëndë të parë.Mbushja e hinkes mund të bëhet në mënyrë automatike por në rezervarë montohen dy sonda të cilat shërbejnë për kyçje dhe ç’kyqje të elevatoritTe rezervarët montohen edhe pllaka magnetike me qëllim të evitimit të pjesëve metalike.

Fig. 4.9 . Mbushja e hinkës së ekstruderit

Page 71: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

4.1.6. Vegla e ekstruderit (koka e ekstruderit)

Koka e ekstruderit ka këto pjesë: filieren, mashkullin, mbajtësin e mashkullit, fluturën shpërndarëse, filtrin, elementet e ngrohjes e vidat e centrimit.

Fig. 4.11  Vegla e esktruderit: - ekstrudimi i profilit të plotë

Page 72: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig. 4.11  Vegla e esktruderit:-ekstrudimi i gypit 

Page 73: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig. 4.11  Vegla e esktruderit:-koka për veshjen e telave 

Page 74: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig. 4.12 Vegla e ekstruderit: a- Vegla për ekstrudim; b- vegla për koekstrudim c, d – prerja tërthore e veglës, e-pamja e pjesës së 

fundit të veglës

Page 75: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

4.2 Rregullimi i temperaturës së cilindrit

Rregullimi i saktë i temperaturës luan rol me rëndësi në procesin e ekstrudimit. Ekzistojnë sisteme të ndryshme të ftohjes së ekstruderit, në varësi nga prodhuesi dhe tipi i ekstruderit. Shumica e ekstruderëve përdorin ajrin, ujin ose kombinimin e tyre për ftohje.

Page 76: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

4.2.1 Temperimi i cilindritTemperimi i cilindrit bëhet me kombinim të nxehjes me trupa ngrohës dhe ftohjes me ventilator ose me ujë. Sot me se tepermi përdoren nxehsit me rrym (induksion).

Fig.4.13 Trupi ngrohës

Fig.4.14 Nxehësit e ndryshem

Page 77: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

4.2.2 Sistemi i ftohjes së cilindrit Për ftohjes të cilindrit të ekstruderit përdoret ajri dhe lëngu.

Fig. 5.15  Parimi i temperimit të  cilindrit  të  ekstruderit (Bone):  1-nxemja  dhe  ftohja e  cilindrit  (këmishëza),  2 elementi  nxehës,  3-hyrja  e ujit  të  ftohtë,  4-treguesi  I rrjedhjes,  5-  valvula magnetike, 6- gypi kthyes, 7- hyrja  për  ujë  të  ftohtë,  8-rezervuari,  9-këmbyesi  i nxehtësisë, 10- pompa e ujit, 11- prurja e ujit të ftohtë.

Page 78: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Sistemi me prioritet ftohje: 1-gypi për ftohje, 2-nxehësi, 3-diametri I gypit për ftohje

Sistemi me prioritet nxehëjen: 1-gypi për ftohje, 2-nxehësi, 3-diametri I gypit për ftohje

Page 79: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

4.5 Sistemi i filtrimit të masës

Filtri.- Shërben për të penguar kalimin e papastërtive dhe kokrrizave të paplastifikuara nëpër filierë. Ky filter metalik vendoset në pjesën e fundit të cilindrit dhe është i demontueshëm. Ndërrimi i filtrit mund të bëhet në mënyrë jokontinuale, gjysmëkontinuale dhe kontinuale.

Mënyra jokontinuale. Me këtë metodë bëhet ndërrimi i filtrit pas ndërprerjes së punës së makinës.

Mënyra gjysmë kontinuale. Ndërrimi i filtrit bëhet vetëm për disa sekonda, andaj edhe metoda është shumë praktike.

Page 80: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig.4.17  Ndrruesi gjysmë kontinual i filtrit

Page 81: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Fig.4.19 Ndrrimi hidrualik me një filter

Fig.4.20 Ndrrimi hidrualik me dy filter

Page 82: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Mënyra kontinuale. Ky sistem i ndërrimit të filtrit punon pa u ndalë procesi i punës së makinës dhe është proces shumë i lehtë.

Fig.4.18 Ndërruesi kontinual i filtrit

Page 83: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

Mashkulli.- Shërben për të rregulluar përparimin e brumit të plastifikuar drejtë filierës.

Flutura shpërndarëse (pllaka me vrima) shërben për shpërndarjen e lëndës në mënyrë të barabartë që rrjedhshmëria e lëndës plastike të bëhet e njëllojtë në daljen e vet nga filiera.

Filiera.- Është pjesë e cila përcakton trajtën e jashtme të profilit që prodhohet. Vrima e saj duhet t,i përshtatet lëndës plastike me të cilën punohet. Një filierë e saktë dhe e mirëmbajtur mund të prodhojë mbi 100.000 metra lineare prodhim me masa te pa ndryshueshme.

Page 84: Ekstrudimi i masave plastike   bahri fetahi

6.0 LITERATURA1. Dr.sc. Hysni OSMANI “Makinat për përpunimin e materialeve polimere” 20082. Dr.sc. Hysni OSMANI “Materialet mekanike” prishtinë 20083. Dr.sc. Nexhat QEHAJA “Polimeret I” (Ligjerata të autorizura), Prishtinë 20114. Dr.sc. Nexhat QEHAJA “Polimeret II” (Ligjerata të autorizura), Prishtinë 20115. Fatmir QERKINI “Teknika e përpunimit të materialeve polimere” (ligjerata të autorizura), Ferizaj 20046.http://www.wabensandwich.de/Ausgangswerkstoffe/matrixwerkstoffe/ 7.http://www.cgg.at/www.cgg.at/chemie/schuelerdaten_alt/berufswettbewerb_2000_01/3a/erhart_gagyi.htm 8. http://www.pitfallsinmolding.com/extrusion1.html