EITI Shqipëri Plani i Punës 2018 -2019 Ver.1.3 Rishikuar Mars 2018 Shënim Ky dokument paraqet Planin e Punës të EITI-it Shqiptar për vitet 2018 - 2019. Në këtë dokument EITI Shqipëri dhe MSG kanë përcaktuar objektivat dhe detyrat për tu përmbushur dhe gjithashtu kanë identifikuar objektivat që janë përmbushur deri tani duam të përmbushim gjatë viteve 2018 - 2019. Rrjedha e natyrshme e proçesit EITI na kërkon që të ngjitemi nga faza “Fillestare- Informuese ” në fazën e “E Avacuar- të Performimit” EITI-t. Prandaj ne do të fokusohemi dhe do të investojmë në ato aktivitete të cilat do ti mundësojnë proçeseve EITI të jenë ritmike dhe të qëndrueshme. Për referencë lexuesit: Standarti EITI: https://eiti.org/, Kërkesa 1.5 Plani i Punës: https://eiti.org/document/standard#r1-5 Programi kombëtar dhe prioritetet qeverisëse janë të listuara: https://kryeministria.al/files/PROGRAMI.pdf Përfituesit Realë: https://eiti.org/beneficial-ownership Tregëtimi i lëndëve të para: https://eiti.org/commodity-trading Validimi: https://eiti.org/sites/default/files/documents/2018-11_validation_of_albania.pdf Në vijim, janë ato prioritete kombëtare që do të jenë në formë objektivash në Planin tonë të Punës, në përpjekje për të maksimizuar procesin EITI në vend, dhe ndikojnë në rrugëtimin shqiptar drejt "Rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse", i cili është objektivi kryesor i Qeverisë shqiptare! 1 1 https://kryeministria.al/files/PROGRAMI.pdf
17
Embed
EITI Shqipëri Plani i Punës 2018 -2019 Ver.1.3 Rishikuar ... · EITI Shqiptar Plani i Punës 2018 – 2019 (ver. 1.3) 5. Transparenca në procedurat e tregëtimit të lëndëve
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
EITI Shqipëri
Plani i Punës 2018 -2019
Ver.1.3 Rishikuar Mars 2018
Shënim
Ky dokument paraqet Planin e Punës të EITI-it Shqiptar për vitet 2018 - 2019.
Në këtë dokument EITI Shqipëri dhe MSG kanë përcaktuar objektivat dhe detyrat për tu përmbushur dhe gjithashtu kanë identifikuar objektivat që janë përmbushur deri tani duam të përmbushim gjatë viteve 2018 - 2019. Rrjedha e natyrshme e proçesit EITI na kërkon që të ngjitemi nga faza “Fillestare- Informuese ” në fazën e “E Avacuar- të Performimit” EITI-t. Prandaj ne do të fokusohemi dhe do të investojmë në ato aktivitete të cilat do ti mundësojnë proçeseve EITI të jenë ritmike dhe të qëndrueshme. Për referencë lexuesit:
Standarti EITI: https://eiti.org/,
Kërkesa 1.5 Plani i Punës: https://eiti.org/document/standard#r1-5
Programi kombëtar dhe prioritetet qeverisëse janë të listuara: https://kryeministria.al/files/PROGRAMI.pdf
Në vijim, janë ato prioritete kombëtare që do të jenë në formë objektivash në Planin tonë të Punës, në përpjekje për të maksimizuar procesin EITI në vend, dhe ndikojnë në rrugëtimin shqiptar drejt "Rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse", i cili është objektivi kryesor i Qeverisë shqiptare!1
EITI Shqiptar Plani i Punës 2018 – 2019 (ver. 1.3)
1. Lufta kundër Korrupsionit. 2. Mirëqeverisja e Burimeve Natyrore.
3. Të Dhëna të Hapura. 4. Përgatitja e një pakete ligjore për Transparenc[n në Industrinë Nxjerrëse dhe publikimin e Përfituesve Realë të kompanive që
operojnë në sektorët e Industrisë Nxjerrëse dhe Elektro Energjisë.2 5. Transparenca në procedurat e tregëtimit të lëndëve të para nga shoqëritë me kapital Publik.3 6. Identifikimi i ndikimit të industrive nxjerrëse, kontributi në rritjen ekonomike, të punësimit si dhe aspektin social në Shqipëri. 7. Ndikimi i industrive nxjerrëse në Mjedis. 8. Adresimi dhe puna për kryerjen brënda afateve të Veprimeve Korrigjuese të dala nga procesi i Validimit dhe Vendimi i Bordit EITI për
Shqipërinë.4 9. Mbështetje për Shoqërinë Civile.
Më poshtë, ju do të gjeni një arsyetim të shkurtër në lidhje me objektivat në axhendën EITI dhe prioritetet tona kombëtare.
1. Lufta kundër Korrupsionit
Qasja e qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit përqëndrohet në tre drejtime: parandalim, ndërgjegjësim dhe ndëshkim.
Si do të ndikojnë aktivitetet tona EITI në këtë axhendë kombëtare?
Ne planifikojmë ta bëjmë atë nëpërmjet "Reformimit të kornizës ligjore kombëtare për menaxhim më të mirë të burimeve natyrore". Bazuar në gjetjet dhe pikat nevralgjike që i kemi identifikuar gjatë përgatitjes së raporteve tona EITI ne kemi nevojë për të punuar me kornizën tonë ligjore për të mundësuar një rrjedhë normale të procesit të raportimit. Gjatë vitit 2018 dhe 2019 EITI Shqipëri do të punojë për miratimin dhe zbatimin
EITI Shqiptar Plani i Punës 2018 – 2019 (ver. 1.3) e ndryshimeve ligjore dhe rregullative të sugjeruara nga "rishikimi ligjor" dhe të rëna dakord me palët e interesit. Zbatimi i ndryshimeve ligjore që do të mundësojnë dhe rregullojnë lirimin, botimin dhe të dhënat e hapura per çdo agjenci qeveritare që merret me qeverisjen e burimeve natyrore.
Cili është objektivi ynë EITI në lidhje me pjesën e ndërgjegjësimit në axhendën Antikorrupsion?
1.2 Fuqizimin e MSG përmes pjesëmarrjes më të gjerë të grupeve të interesit dhe ndërtimit të kapaciteteve;
1.3 Rritja e pjesëmarrjes së publikut dhe angazhimin e palëve të interesit në menaxhimin e burimeve natyrore. Aktivitete për Rritjen e Ndërgjegjësimit dhe Komunikimi me një fokus të veçantë në komunikim të përshtatur për aktorët tanë që do të synojnë të krijojnë një platformë për debat profesional; ne kemi identifikuar disa partnerë në proceset tona EITI tilla si studentë, akademikë, ligjvënës, analistë, deputetë, etj. Ata duhet të jenë pjesë e proceseve EITI dhe çdo komunikim duhet të përshtatet sipas specifikave të tyre.
2. Mirëqverisja e Burimeve Natyrore
2.1 Hidrokarburet- Në këtë sektor do të synohet raportimi i Përfituesve Realë nga ana e kompanive të naftës dhe raportimi nga ana e Albpetrol i Tregëtimit të produkteve të lëndëve të para.
2.2. Industria Minerare- Në këtë sektor do të synohet gjithëpërfshirja dhe raportimi EITI në kohë dhe me cilësi.
2.3. Në sektorin elektroenergjetik – Do të synohet gjithëpërfshirja e këtij sektori në raportimet EITI dhe rregullimin ligjor të procesit të raportimit në këtë sektor.
Qeveria Shqiptare po synon zhvillimin e mëtejshëm të sektorit Elektroenergjetik dhe të Industrive nxjerrëse, duke e shndërruar atë në një sektor të qëndrueshëm financiarisht, operacionalisht dhe teknikisht. Ajo ka renditur mirëqeverisjen e burimeve natyrore, si pjesë e prioriteteve të saj strategjike në kapitullin Rritje e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse5. Në kuadër të Programit të Qeverisë por edhe të prioriteteve tona në vitet 2018- 2019, përveç fokusit në sektorët e Naftës e të Minierave e cila është duke u mbuluar tërësisht me anë të iniciativës EITI dhe raporteve EITI, ka fokus të veçantë prodhimi i Elektroenergjisë që është futur si risi për herë të parë nga Shqipëria në raportimin EITI.
EITI Shqiptar Plani i Punës 2018 – 2019 (ver. 1.3)
Cili është Objektivi EITI në lidhje me Axhendën Kombëtare për Mirëqeverisjen e Burimeve Natyrore?
Qendra e aktiviteteve EITI në përputhje dhe me standardet EITI do të jetë Prodhimi dhe publikimi i raporteve EITI në formatin vit + 1. Përmirësimi i çdo raporti konsekutiv EITI do të jetë objektivi kryesor.
Me përfshirjen e suksesshme në raportet EITI 2013 + 2014 të sektorit të Hidroenergjisë, raportet EITI në vitet e ardhshme do të vazhdojnë të përmbajnë një raportim të plotë për përdorimin e burimeve ujore.
Aspekte të rëndësishme që plotësojnë qeverisjen e burimeve natyrore do të jenë në axhendën tonë, të tilla si çështjet Lokale dhe Mjedisi.
3. Të Dhëna të Hapura
Kryeministri Rama ka vënë theksin në një qeverisje të hapur dhe transparente, si një nga prioritetet kryesore të axhendës kombëtare për "krijimin e një shoqërie të drejtë".
Më 18.2.2015, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr. 147: "Për miratimin e dokumentit të politikave për implementimin e të dhënave të hapura publike dhe krijimin e portalit të të dhënave të hapura"6.
Bazuar në këto prioritete dhe me rritjen e kërkesave nga publiku për një qeverisje transparente dhe të përgjegjshme, Shqipëria po kalon transformime shumë të rëndësishme dhe masive në lidhje me axhendën e saj digjitale në E-qeverisje dhe Strategjinë e Shoqërisë së Informacionit si pjesë e angazhimeve OGP të saj në "Të Dhënat e Hapura”7.
Cili është Objektivi ynë EITI përsa i përket të Dhënave të Hapura në prioritetet e axhendës kombëtare?
EITI Shqiptar Plani i Punës 2018 – 2019 (ver. 1.3) 3.1 Në kuadër edhe të prioriteteve të Qeverisë Shqiptare, përfshirja e të Dhënave të hapura për EITI-n dhe qeverisjen e Burimeve Natyrore, në prioritetet kombëtare për sistemet e hapura të të dhënave të qeverisë dhe të punuarit drejt integrimit, krijimin e të dhënave të hapura për EITI-n në sistemet qeveritare për të siguruar afate kohore, cilësi të të dhënave, ripërdorim dhe efektivitet në kosto.
4. Përgatitja e një pakete ligjore për publikimin e Përfituesve Realë të kompanive që operojnë në sektorët e Industrisë Nxjerrëse dhe Elektro Energjisë.
Identiteti i pronarëve të vërtetë - "Pronarët përfitues" - të kompanive që kanë fituar të drejtën për nxjerrjen e naftës, gazit dhe mineraleve shpesh është i panjohur, i fshehur nga një zinxhir i subjekteve të papërgjegjshme të korporatave. Ky problem gjithashtu prek sektorët e tjerë dhe shpesh ndihmon për të ushqyer korrupsionin dhe evazionin fiskal dhe ndikon negativisht komunitetet që jetojnë në Zonat ku ushtrohet aktivitet i Industrive Nxjerrëse. Deri në vitin 2020, të gjitha vendet e EITI-t duhet të sigurojnë që kompanitë që aplikojnë ose kanë interesa pjesëmarrëse në një licencë ose kontratë nafte, gazi ose minierash në vendin e tyre, të zbulojnë pronarët e tyre përfitues. Standardi EITI gjithashtu kërkon që zyrtarët publikë - të njohur edhe si persona të ekspozuar politikisht (PEPs) të jenë transparente në lidhje me pronësinë e tyre në kompanitë e naftës, gazit dhe minierave. Ky informacion do të jetë publikisht i disponueshëm dhe do të publikohet në Raportet EITI dhe / ose në regjistrat publikë.8
Cili është Objektivi EITI përsa i përket Përfituesve Realë në prioritetet e axhendës kombëtare?
Krijimi i një baze ligjore për sa i përket Përfituesve Realë, me anë të miratimit të Ligjit EITI apo rregullimeve të tjera të mundëshme ligjore. Ndërkohë ka filluar aplikimi i raportimit në mënyrë vullnetar në raportimin vjetor EITI.
Ky është një kapitull krejtësisht të ri për dhënien e informacioneve mbi Përfituesit Realë (Beneficial Ownership) që do të kërkojë aktivitete të dedikuara dhe burime për përgatitjen e pranimit publik, konsultime të gjera me grupet e interesit, ndryshime dhe zbatime ligjore.
EITI Shqiptar Plani i Punës 2018 – 2019 (ver. 1.3)
5. Transparenca në procedurat e tregëtimit të lëndëve të para nga Shoqëritë me kapital publik
Një nga objektivat kryesore të EIT-it është të hedh dritë mbi të ardhurat që një vend merr në këmbim të naftës, gazit dhe mineraleve të tij.
Në shumë vende të pasura me burime, pagesat nga kompanitë në qeveri për të drejtat e ekstraktimit të burimeve bëhen në natyrë, nëpërmjet transferimeve fizik të naftës, gazit dhe mineraleve, në vend të transferimit të parave. Gjithashtu, të ardhurat fizike mund të merren sepse shteti ose ndërmarrja shtetërore (NSH) zotëron aksione në një licencë prodhimi.
Shpesh Shteti apo NSH i shet këto burime fizike, tek kompanitë tregtare ose rafineritë vendase. Në mënyrë që qeveritë që zbatojnë EITI-n të llogarisin plotësisht të gjitha të ardhurat e marra nga burimet natyrore, është e nevojshme të dihet se sa të ardhura merr Shteti ose NSH nga shitja e këtyre burimeve, si dhe nëse këto të ardhura të shitjes transferohen në buxhet.9
Cili është Objektivi EITI përsa i përket Transparencë në procedurat e tregëtimit të lëndëve të para në prioritetet e Axhendës Kombëtare?
5.1 EITI Shqipëri është bërë pjesë e një Projekti Pilot të iniciuar nga EITI International ( Commodity Trading ), nga i cili do të prodhohet një Raport i cili do të skanojë gjithë situatën aktuale në lidhje me këtë çështje në vendin tonë. Ky Raport pritet të hedh dritë mbi procedurat dhe të ardhurat që përftohen nga tregëtimi i lëndëve të para në vendin tonë. Implementimi i projektit ka filluar dhe brenda Qershorit të viti 2018 pritet të përfundoje.
6. Identifikimi i ndikimit të industrive nxjerrëse, kontributi në Rritjen Ekonomike, të Punësimit si dhe aspektin Social në Shqipëri.
Në programin e saj Qeveria do të mbështesë edhe më tej zhvillimin e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese në industrinë minerare dhe jo vetëm, duke synuar rritjen e eksporteve të produkteve të përpunuara metalore e jometalore. Përveç rritjes së punësimit dhe mirëqenies për banorët e zonave mineralmbajtëse, ky zhvillim do t’i japë një hov ekonomisë kombëtare në tërësi dhe përmirësojë bilancin tregtar të vendit.10
EITI Shqiptar Plani i Punës 2018 – 2019 (ver. 1.3) Cili është Objektivi EITI përsa i përket Identifikimit të ndikimit të industrive nxjerrëse, kontributi në rritjen ekonomike, të punësimit si dhe aspektin social në Shqipëri në prioritetet e axhendës kombëtare?
6.1 Duke marrë parasysh prioritetet e Qeverisë, por edhe ndjeshmërinë që ka kjo çështje në planin kombëtar dhe ndërkombëtar, synohet të kryhet një studim mbi ndikimin e industrive nxjerrëse kontributin në rritjen ekonomike, të punësimit si dhe aspektin social në Shqipëri. Duke u bazuar në gjetjet e këtij studimi do të përcaktohen dhe hapat e mëvonshëm për tu ndërmarrë.
7. Ndikimi i industrive nxjerrëse në Mjedis.
Në programin e saj Qeveria do të mbështesë edhe më tej zhvillimin e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese në industrinë minerare dhe jo vetëm. Do të vazhdojë monitorimi i rreptë i zbatimit të rregullave teknike në miniera dhe zhvillim të industrisë në harmoni me mjedisin.11 Cili është Objektivi EITI përsa i përket identifikimit të ndikimit në mjedis të industrive nxjerrëse në Shqipëri në prioritetet e axhendës kombëtare? 7.1 Duke marrë parasysh prioritetet e Qeverisë, por edhe ndjeshmërinë që ka kjo çështje si në planin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar, synohet kryerja e një studimi mbi ndikimin e industrive nxjerrëse në mjedis në Shqipëri. Duke u bazuar në gjetjet e këtij studimi do të përcaktohen dhe hapat e mëvonshëm për tu ndërmarrë.
8. Adresimi dhe puna për kryerjen brënda afateve të Veprimeve Korrigjuese, të dala nga procesi i Validimit dhe Vendimi i Bordit EITI
për Shqipërinë
Mbas procesit të Validimit që vijoi gjatë vitit 2017, në 13 Shkurt 2018, Bordi EITI mori vendimin se Shqipëria ka bërë Progres Domethënës në implementimin e EITI-t. 8 vite të implementimit të EITI-t në Shqipëri kanë çuar në një përmirësim të prekshëm të reformave të qeverisë dhe rritjes së ndërgjegjësimit të komunitetit për të drejtat e tyre. Është bërë progres në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies në industritë nxjerrëse, duke përdorur
EITI Shqiptar Plani i Punës 2018 – 2019 (ver. 1.3) procesin për të adresuar shqetësimet lokale, nëpërmjet përpjekjeve për informim dhe zgjerimin e qëllimit të EITI-t edhe në sektorin e Hidroenergjisë. Bordi EITI gjithashtu ka vendosur që Shqipëria ka në dispozicion 12 muaj, deri në 13 Shkurt 2019, përpara se të kryhet një Validim i dytë, për të zbatuar veprimet korrigjuese që janë lënë si detyrë për tu kryer.12 Cili është Objektivi ynë EITI përsa i përket Adresimit dhe punës për kryerjen brënda afateve të Veprimeve Korrigjuese të dala nga procesi i Validimit dhe Vendimi i Bordit EITI për Shqipërinë në prioritetet e axhendës kombëtare?
8.1 Adresimi i menjëhershëm, shpërndarja dhe ndjekja sipas subjektit përkatës të veprimeve korrigjuese dhe përmbushja e tyre brenda afatit të përcaktuar në mënyrë që në validimin e dytë që do të kryhet në vitin 2019 të kemi arritur përmirësimin e gjithë komponentëve që shërbjenë si subjekt vlerësimi në proces.
9. Mbështetje për Shoqërinë Civile
Në kapitullin Programor për Shtetin e së Drejtës dhe Demokratizimin e Shoqërisë, Qeveria shqiptare e konsideron prioritetet të saj mbështetjen e Shoqërisë Civile. Qeveria Shqiptare është e bindur se me fuqizimin e shoqërisë civile do të kemi një mjet të rëndësishëm që do të plotësojë hendekun midis qytetarëve dhe institucioneve. Objektivi i saj është të promovojë krijimin e një mjedisi të shëndetshëm që inkurajon shoqërinë civile pavarësinë, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë.
Cili është objektivi ynë EITI në lidhje me Axhendën e Shoqërisë Civile?
9.1 Nxitja e krijimit të një mjedisi të shëndetshëm për mbështetjen e pavarësisë së shoqërisë civile, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë në proçesin shqiptar EITI.