Top Banner
Marrëveshja e detit mes Shqipërisë dhe Gre- qisë ka mbetur“pezull”dhe për këtë arsye ditën e djeshme nëTiranë zbarkoi ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias. Ashtu siç ishte paralajmëruar, ai mbërriti në selinë e Ministrisë së Jashtme rreth mesditës, ku u prit nga homologu... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Kryeministri paralajmëron Bashën: I shpëtove aferës së rrugës Durrës-Kukës me raport mjekësor, lidhjet me rusët do sjellin fundin tënd Kotzias vjen në Tiranë për kufirin detar, detajohet kalendari që do të ndiqet për paktin e ri, Bushati i jep plotfuqinë grupit negociator Tirazhi 10000 kopje E Premte 30 Mars 2018 Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ministrat në test para bazës, piketohen emrat që largohen nga qeveria dhe kandidatët për zgjedhjet vendore Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi ditën e djeshme vendimin për subvencionimin e intere- save të kredive dhe është llogaritur që përfitues të jenë 500 familje të pastreha. Përmes këtij vendimi të gjithë qytetarët që nuk kanë... Autoritetet italiane kanë rrëzuar të gjitha al- ibitë dhe deklaratat e opozitës shqiptare. PD, pas një pauze disa javore, ka nisur sërish sulmet mbi lidhjet e mundshme të ish-ministrit Saimir Tahiri me bandën e Habilajve, të arrestuar... Miratohet vendimi, Bashkia e Tiranës jep kredi të butë për 500 familje, shtyhet deri në 20 vite afati i shlyerjes nga përfituesit Zbardhen dëshmitë e Habiljave në Itali, mohojnë lidhjet me Saimir Tahirin, Katania asnjë provë që implikon ish-ministrin Faqe 9 Faqe 8 Faqe 4 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Shqipëri dhe shqiptarë “hesapi”! Nga Pandeli BARDHI Nga Majlinda BUSHJA Nga Ramazan SHERJA Ndihma ekonomike dhe ekonomia për ndihmë Një administratë e dobët mund të sfidojë një qeverisje të mirë 9 institucione shtetërore në kolaps, nga SHISH e BSH, te gjykatat me prokuroritë, Meta thellon luftën me qeverinë për dekretet Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 Ç m i m i 2 0 l e k ë Seanca e djeshme parlamentare është sho- qëruar nga debate të shumta mes opozitës dhe mazhorancës për taksën e vendosur nga qeveria në rrugën Durrës-Kukës. Teksa kryeministri Rama shpjegoi nga foltorja e Kuvendit arsyen e vendosjes së taksës në Rrugën e Kombit... Debate në Kuvend për Rrugën e Kombit, Basha e Berisha akuzojnë qeverinë për taksën e re, përçahet LSI Faqe 6 Pas Uashingtonit angazhohet Londra për të zbuluar pasuritë e pushtetarëve jashtë vendit, gjurmim parave të korrupsionit Zbardhen deklaratat e Hoxhës më 1967: Partia është zemra dhe truri i popullit, tradhtarët duhen dënuar, armiqtë tanë janë borgjezia dhe imperialistët Faqe 12,13 Faqe 3 Faqe 7 Institucionet kryesore të vendit rreziko- jnë që të shkojnë drejt kolapsit. Reforma në drejtësi, por dhe përplasjet politike në vend po sjellin bllokim të punës në shumë sektorë. Janë 9 institucione, ku disa prej të cilave janë në kolaps total dhe disa të tjera do të bllokohen në ditët në vijim. I pari është Shërbimi Informativ Kombëtar, i cili momentalisht është pa kryetar. Kompetencat i kanë kaluar .... Faqe 2 Faqe 5
24

Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

Nov 28, 2018

Download

Documents

nguyenliem
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

Marrëveshja e detit mes Shqipërisë dhe Gre-qisë ka mbetur “pezull” dhe për këtë arsye ditën e djeshme në Tiranë zbarkoi ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias. Ashtu siç ishte paralajmëruar, ai mbërriti në selinë e Ministrisë së Jashtme rreth mesditës, ku u prit nga homologu...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Kryeministri paralajmëron Bashën: I shpëtove aferës së rrugës Durrës-Kukës me raport mjekësor, lidhjet me rusët do sjellin fundin tënd

Kotzias vjen në Tiranë për kufirin detar, detajohet kalendari që do të ndiqet

për paktin e ri, Bushati i jep plotfuqinë grupit negociator

Tirazhi 10000 kopje E Premte 30 Mars 2018

Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ministrat në test para bazës, piketohen

emrat që largohen nga qeveria dhe kandidatët për zgjedhjet vendore

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi ditën e djeshme vendimin për subvencionimin e intere-save të kredive dhe është llogaritur që përfitues të jenë 500 familje të pastreha. Përmes këtij vendimi të gjithë qytetarët që nuk kanë...

Autoritetet italiane kanë rrëzuar të gjitha al-ibitë dhe deklaratat e opozitës shqiptare. PD, pas një pauze disa javore, ka nisur sërish sulmet mbi lidhjet e mundshme të ish-ministrit Saimir Tahiri me bandën e Habilajve, të arrestuar...

Miratohet vendimi, Bashkia e Tiranës jep kredi të butë

për 500 familje, shtyhet deri në 20 vite afati i

shlyerjes nga përfituesit

Zbardhen dëshmitë e Habiljave në Itali, mohojnë lidhjet me Saimir Tahirin, Katania asnjë provë që implikon ish-ministrin

Faqe 9

Faqe 8

Faqe 4

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Shqipëri dhe shqiptarë “hesapi”!

Nga Pandeli BARDHI

Nga Majlinda BUSHJA

Nga Ramazan SHERJA

Ndihma ekonomike dhe ekonomia për ndihmë

Një administratë e dobët mund të sfidojë një qeverisje të mirë

9 institucione shtetërore në kolaps, nga SHISH e BSH, te gjykatat me prokuroritë,

Meta thellon luftën me qeverinë për dekretet

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

[email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263

Çmimi 20 lekë

Seanca e djeshme parlamentare është sho-qëruar nga debate të shumta mes opozitës dhe mazhorancës për taksën e vendosur nga qeveria në rrugën Durrës-Kukës. Teksa kryeministri Rama shpjegoi nga foltorja e Kuvendit arsyen e vendosjes së taksës në Rrugën e Kombit...

Debate në Kuvend për Rrugën e Kombit, Basha e Berisha akuzojnë qeverinë

për taksën e re, përçahet LSI

Faqe 6

Pas Uashingtonit angazhohet Londra për të zbuluar pasuritë e pushtetarëve jashtë

vendit, gjurmim parave të korrupsionit

Zbardhen deklaratat e Hoxhës më 1967: Partia është zemra dhe truri i popullit, tradhtarët duhen dënuar, armiqtë tanë

janë borgjezia dhe imperialistët

Faqe 1

2,1

3

Faqe 3

Fa

qe

7

Institucionet kryesore të vendit rreziko-jnë që të shkojnë drejt kolapsit. Reforma në drejtësi, por dhe përplasjet politike në vend

po sjellin bllokim të punës në shumë sektorë. Janë 9 institucione, ku disa prej të cilave janë në kolaps total dhe disa të tjera do të bllokohen në

ditët në vijim. I pari është Shërbimi Informativ Kombëtar, i cili momentalisht është pa kryetar. Kompetencat i kanë kaluar.... Faqe 2

Faqe 5

Page 2: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

2 GAZETA SOTE Premte 30 Mars 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

1- Shërbimi Informativ Shtetëror2- Kontrolli i Lartë i Shtetit (Pritet

të jetë në ngërç)3- Banka e Shqipërisë (Pritet të

jetë në ngërç)4- Gjykata Kushtetuese5- Gjykata e Lartë6- Gjykata e Krimeve të Rënda7- Prokuroria e Krimeve të rënda8- Këshilli i Lartë Gjyqësor9- Prokuroria e Përgjithshme

JA INSTITUCIONET NË NGËRÇ

“Janë 9 institucione, ku disa prej të

cilave janë në kolaps total dhe disa të tjera do të bllokohen në ditët në vi-

jim. I pari është Shërbimi Informativ Kombëtar, i cili momentalisht është

pa kryetar. Kompetencat i kanë kalu-ar nënkryetarit Helidon Bendo, i cili

është propozuar nga kryeministri për të zëvendësuar Visho Ajazi Likën...

Italianët: Bashkëpunim në luftën ndaj kanabisitNë ceremoninë e djeshme, ku

u arrit marrëveshja me italianët për monitorimin e nga ajri të parcelave me kanabis, drejtori i Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane, Gjeneral Brigate CC Paolo D’Ambolo, tha se ky bash-këpunim do ketë efekte pozitive. "Edhe ne jemi të bindur për rezultatet pozitive të këtij projekti, sepse para së gjithash ne njohim kolegët, miqtë tanë shqiptarë të cilët janë të aftë dhe kanë dhënë rezultate për sa i përket luftës ndaj kanabisit. Për sa i përket rezultateve, siç e thamë ato ishin re-zultate të shkëlqyera për sa i përket vitit 2017, në fushatën e vjetshme mori pjesë Guardia di Finanza me avionët e saj dhe e mbështetur nga teknologjia e Qendrës së Ekselencës "Benecon" . Ky projekt është i ndry-shëm për sa i përket financimit të fushatave të kryera më përpara, për vetë faktin se financohet një pjesë nga Bashkimi Evropian. BE-ja i ka dhënë përgjegjësinë e drejtimit të këtij projekti palës italiane, Depar-tamentit për Sigurinë Publike dhe Shërbimit Ndërkombëtar të Policisë italiane", tha ai.

Emërohet Drejtori i SHÇBA dhe Sekretari i MB

Anila Trimi është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Urdhri i Minis-trit të Brendshëm për emërimin mban datën 29 mars 2018. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Eduard Merkajn, i cili u emërua më herët në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit. Që prej Tetorit të vitit 2017, znj.Trimi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përg-jithshëm në Ministrinë e Brendshme. Më herët, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit në MB dhe ka punuar në Po-licinë e Shtetit në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar. Znj.Trimi është diplomuar në Akademinë e Policisë, si dhe për Drejtësi. Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Min-istrisë së Brendshme është emëruar z.Dritan Palnikaj, i cili ishte pjesë e kabinetit të Kryeministrit.

Italianët zbarkojnë në Tiranë, bashkëpunim me qever-inë për të luftuar kanabisin, nis monitorimi nga ajri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë, priti një delegacion të policisë italiane, të përbërë nga Policia kriminale e Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë Shqiptare, për monitorimin ajror të territorit, për paran-dalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Drejtori i Përgjithshëm Veliu, shprehu konsideratën dhe falënderimet e tij

për projektin “Mbështetje për Strategjinë Anti-kanabis - Mbikëqyrja Ajrore” si dhe theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar që rezultatet e arritura gjatë vitit 2017 kundër fenomenit të kultivimit Kanabisit jo vetëm të ruhen, por që këtë vit ky fenomen të mos ekzistojë më. Ai nënvizoi se puna për parandalimin e këtij fenomeni ka më shumë se dy muaj që ka filluar. Më tej ai bëri prezent tre komponentët, ku do mbështetet projekti, për të operuar më tej në terren. “Në eksperiencën e fituar në kontrollin

e territorit dhe luftës ndaj kultivuesve dhe trafikuesve të kanabisit, gjatë vitit 2017; Në një analizë të plotë për të gjithë periudhën paraardhëse, mënyrat e kultivimit, rrugët e trafikimit të kanabisit dhe duke bashkëpunuar do të arrijmë në hartimin e një strategjie efikase policore por jo vetëm, si dhe në rritjen e orëve të fluturimeve për këtë vit, ku është llogaritur të jenë 30% më shumë se në vitin 2017”, tha ai. Duke shpjeguar masat e marra, Veliu tha se strategjia antikanabis funksionon vetëm

atëherë kur krijohet një frymë bashkëpunimi dhe marrje përgjegjësish nga të gjithë aktorët dhe institucionet përgjegjëse. “Policia e Shtetit, në këtë vit që ne po flasim, hartoi një plan të detajuar për kontrollin e territorit, "Mbi masat që duhen marrë, për evidentimin dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave, kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike Cannabis Sativa, në sera diellore, tunele të braktisura, ish-rezerva shtetërore dhe çdo ambient tjetër të mundshëm, për përdorim nga grupet kriminale".

Kliti TOPALLI

Institucionet kryesore të vendit rrezikojnë që të shkojnë drejt kolapsit. Reforma në drejtësi, por dhe përplasjet politike në

vend po sjellin bllokim të punës në shumë sektorë. Janë 9 institucione, ku disa prej të cilave janë në kolaps total dhe disa të tjera do të blloko-hen në ditët në vijim. I pari është Shërbimi Informativ Kombëtar, i cili momentalisht është pa kryetar. Kom-petencat i kanë kaluar nënkryetarit Helidon Bendo, i cili është propozuar nga kryeministri për të zëvendësuar Visho Ajazi Likën. Janë bërë 5 muaj që kur Rama i propozoi Metës emrin e Helidon Bendos dhe nuk ka asnjë lëvizje nga ana e kreut të shtetit. Në disa intervista, ai e ka treguar hapur se nuk e mbështet fort këtë kandidaturë, pasi sipas tij, mund të mos jetë e paanshme. Por gazeta ka mësuar se ka nisur një betejë e fortë Rama-Meta, pasi Presidenti kërkon të emërojë një person të afërt me të. Përveç kësaj, dy institucione të tjera që shumë shpejt mund të shkojnë në kolaps për shkak të përplasjeve Rama-Meta janë Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Banka e Shqipërisë. Man-dati i Bujar Leskajt mbaron këtë vit dhe sipas ligjit emri i ri propozohet nga Presidenti, por duhet ta zgjedhë Parlamenti. Pra, pa konsensusin e Ramës, asnjë kandidat nuk miratohet dot nga Meta. Një tjetër institucion është Banka e Shqipërisë. Guverna-torit Gent Sejko i mbaron mandati, pasi kur u emërua ai mori mandatin e lënë në mes nga Ardjan Fullani. Momentalisht po zhvillohet në bete-jë e fortë pasi mazhoranca kërkon që Sejko të ketë mandat 7 vjeçar të plotë dhe jo të vazhdojë mandatin e Fullanit. Mirëpo sipas ligjit, emri i ri duhet të propozohet nga Presidenti dhe ta zgjedhë mazhoranca, ku dhe këtu ka përplasje Rama-Meta. Pra, KLSH, SHISH dhe BSH, mund të fu-ten në kolaps për shkak të bllokadës që Meta i ka bërë Ramës me dekretet.

Institucionet e drejtësisëNdryshe nga institucionet e

mësipërme, disa prej institucion-eve kryesore të drejtësisë tashmë ndodhen në kolaps. E para është Gjykata Kushtetuese dhe ka një sërë faktorësh që kanë ndikuar. Nga 9 gjyqtarë, 2 prej tyre ju mbaroi man-

në fuqi ndryshimet në Kodin e Pro-cedurës Penale dhe sipas tij, Krimet e Rënda duhet të shqyrtojnë vetëm akuzat e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele shumë të lar-ta. Kjo ka bërë që si prokuroria dhe gjykata të delegojnë dosjet në gjyka-ta apo prokurori të shkallëve të para

dhe tani kanë mbetur pa çështje, përveç disa rasteve sporadike. Prokuroria ka disa doje korrupsioni nën hetim, ndërsa gjykata pothuajse i ka deleguar të gjitha çështjet. Nëse vazhdojnë vonesat me KLGJ dhe KLP, atëherë e gjithë drejtësi mund të mbërthehet nga kaosi.

dati, ndërsa njëri u dorëhoq. Ndërsa anëtari Fatos Lulo u përjashtua nga vetingu, duke bërë që gjykata të mbetet me 5 anëtarë, por sipas ligjit, ajo nuk mund të mblidhet sepse du-hen 6 anëtarë. Por kjo situatë mund të zgjasë për muaj me radhë për shkak dhe të përplasjeve PD-PS-LSI, pasi dhe përplasjeve Rama-Meta. Presidenti ka dorëzuar në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi një listë me kandidatë për në Kushtetuese, por mazhoranca ka dalë kundër, pasi sipas saj, KED nuk mund të marrë vendime se anëtarët e saj nuk kanë kaluar ende vetingun. Po në të njëjtën situatë është dhe Gjykata e Lartë. Nga 19 anëtarë që duhet të ketë, ajo ka vetëm 9, gjë që ka bërë që të ketë zvarritje gjyqesh dhe të mbeten stok rreth 20 mijë dosje. Edhe anëtarët e kësaj gjykate nuk zgjidhen sepse nuk kanë dalë rezu-ltatet e vetingut për anëtarët e KED. Dy institucione të tjera janë Gjykata dhe Prokuroria për Krimet e Rënda. Që prej 1 Gushtit këto institucione duhej të ishin shkrirë sepse në vend të tyre do ngrihet SPAK, por vone-sat me vetingun kanë shtyrë këtë institucion. Po ashtu në gusht hynë

Përplasjet politike dhe reforma në drejtësi shkaktojnë kaos institucional

9 institucione shtetërore në kolaps, nga SHISH e BSH, te gjykatat me prokuroritë,

Meta thellon luftën me qeverinë për dekretetDy institucione të tjera që janë në ngërç prej më

shumë se një viti janë Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme. KLD sipas ligjit duhej të ishte shkrirë sepse do zëvendësohet nga KLGJ. Për këtë arsye ky institucion të vetmen kompetencë ka të delegojë gjyqtarë, pasi nuk mund të shkarkojë apo të emëroje. Kjo ka bërë që të ketë shumë probleme. nga ana tjetër, Proku-

roria e Përgjithshme është me drejtues të përkohshëm por me kompetenca të kufizuara. Marku nuk mund të bëjë shkarkime apo emërime prokurorësh sepse kompe-tencën e ka KLP, institucion i pa ngritur ende. Kjo situatë ka bërë që të ketë ngërçe si me emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ashtu dhe me shkarkimin apo marrjen e masave disiplinore.

KOLAPS DHE NË KLD E PROKURORI

Page 3: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

GAZETA SOT E Premte 30 Mars 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Duke filluar nga 15 prilli e deri më 15 qershor, do ketë

takime në të gjitha bashkitë e vendit

dhe ministrat do të përballen me ba-zën dhe qytetarët

për performancën e tyre në 6 mujorin e

parë qeverisës. Ata ministra që rezul-tojnë se nuk kanë

punuar si duhet dhe ka ankesa nga qytetarët dhe baza,

pritet që të largo-hen...

Kokaina, media gjermane përgënjeshtron lajminMedia gjermane ‘Die Welt’ ka

korrigjuar pjesën e intervistës me kryeministrin Edi Rama, ku ai fliste për kapjen e 613 kg kokainë në Durrës. Një ditë më parë, lajmi bëri bujë në mediat shqiptare, pasi gazeta gjermane citonte Ramën, që thoshte se kjo sasi kokainë, e cila ishte dhe më e madhja e futur ndonjëherë në Shqipëri, ishte kapur nga autorite-tet shqiptare në bashkëpunim me autoritetet italiane. "Kur media nuk është kazan. “Prestigjiozja gjermane “Die Welt” korrigjoi në kohë rekord, citimin e gabuar nga intervista ime e regjistruar me gazetarin, lidhur me të vërtetën (e shtrembëruar pa dashje nga gazetari gjatë zbardhjes së intervistës) të kapjes së 613kg kokainë nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare, pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar! Mund të kishte qenë fare mirë një operacion në bash-këpunim me partnerët (si shumë të tjerë), që s’do zbehte as vlerën e operacionit e as rolin e agjencive tona, por e vërteta është se nuk ishte dhe kaq”, tha ai.

Paloka: Prokuroria të kërkojë arrestimin e Tahirit

Deputeti i PD-së Edi Paloka pas publikimit të disa përgjimeve ditën e djeshme nga selia blu, thotë se Prokuroria duhet te rikërkojë arres-timin e Tahirit dhe të gjithë atyre që rezultojnë në lidhjet kriminale Habi-laj-Tahiri”. Për Palokën nuk ka asnjë dyshim që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike dhe për këtë ai duhet të arrestohet. "Faktet e reja. Prokuroria duhet të rikërkojë arrestimin e Tahirit dhe të gjithë atyre që rezultojnë në lidhjet krimi-nale Habilaj-Tahiri. Nuk kanë qenë të pakta provat që inkriminonin Ta-hirin as në argumentimin e kërkesës së parë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e tij, por Rama urdhëroi bllokimin e drejtësisë nëpërmjet votave të mazhorancës. Sot jemi nën dritën e provave të reja të dala prej përgjimeve mbi lidhjet direkte dhe bashkëpunimin kriminal të drejtorit të policisë emëruar nga Tahiri me Habilajt, “kushot” e Tahirit dhe shoferin e Tahirit”, tha ai.

Qeveria shtyn planin për të bashkuar Drejtorinë e Tatimeve me Doganat, rritet performanca e dy institucioneve

Qeveria ka vendosur që për momentin të mos vërë në zbatim planin për bashkimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Kur u formua qeveria e re, kryeministri deklaroi se këto drejtori do të bashkohen, për të eliminuar procedurat. Por gazeta ka mësuar se qeveria ka vendosur që Tatimet dhe Doganat duhet të vijojnë të pavarura. Arsyeja është se është vënë re që kohët e fundit ato kanë pasur per-formancë shumë të mirë dhe bashkimi do sillte

kaos në mbledhjen e të ardhurave. Vetë FMN në muajin Tetor 2017 kërkoi rikonsiderimi të kësaj nisme dhe vlerësoi se ky proces do të kishte risqe të mëdha për buxhetin e shtetit. “Njoftimi për bashkimin e administratave tati-more dhe doganore është mirë të rikonsidero-het edhe një herë, po të kemi parasysh risqet e larta të cenimit të mbledhjes së të ardhurave dhe reformat që po bëhen në administratën tatimore. Më në përgjithësi, riorganizimi i administratës së qeverisjes qendrore është

mirë të zbatohet me vëmendje të veçantë tek efekti funksional”, shkruhet në deklaratën e FMN. Gjithashtu në deklaratë thuhet se ritmi i reformave u ul gjatë ndërrimit të qeverive dhe se është ulur angazhimi i shtetit për konsolidi-min fiskal. Për vitin 2018 Fondi Monetar para-shikon se rritja ekonomike do të ulet në 3,7% pasi do të përfundojnë shumë nga projektet energjetike, por shprehet optimist se reformat në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Eu-ropian do të rrisin performancën ekonomike

pas vitit 2019 duke e rritur GDP-në me mbi 4 për qind. “Në mungesë të masave të politikës tatimore, misioni parashikon që borxhi publik të arrijë rreth 63½ për qind të PBB së deri në vitin 2021. Kjo përfshin edhe akumulimin e rezervave fiskale të matura (prej rreth 1 për qind të PBB-së),por përjashton çdo borxh apo detyrim kontingjent që lind nga investimet e financuara në formë Partneriteti Publik Pri-vat(1 miliard euro, rreth 7 për qind e PBB-së deri në vitin 2021)”, shprehej FMN.

Kliti TOPALLI

Kryeministri Edi Rama në mes të muajit prill do të nisë një reformë rrën-jësore në PS dhe qeveri.

Gazeta e ka paralajmëruar prej disa ditësh se do të ketë ndryshime në ekzekutiv, por duket se dhe vetë partia nuk do i shpëtojë riorgan-izimit. Ditën e djeshme Rama ka mbledhur Kryesinë e PS, ku është vendosur që për rreth 1 muaj, do të nisë një tur në të gjithë vendin, pasi ministrat dhe kryebashkiakët do të duhet të japin llogari para bazës dhe qytetarëve për punën që kanë bërë në këtë periudhë. Sipas informacioneve të gazetës, duke filluar nga 15 prilli e deri më 15 qershor, do ketë takime në të gjitha bashkitë e vendit dhe minis-trat do të përballen me bazën dhe qytetarët për performancën e tyre në 6 mujorin e parë qeverisës. Ata ministra që rezultojnë se nuk kanë punuar si duhet dhe ka ankesa nga qytetarët dhe baza, pritet që të largohen. Po në test do të jenë dhe kryebashkiakët, pasi për ta baza dhe qytetarët do të vendosin nëse do rikandidojnë në zgjedhjet ven-dore apo jo. Gjatë këtyre takimeve do nisë piketimi i kryebashkiakëve që nuk rikandidojnë, por po ashtu do të fillojnë menjëherë në bazë lëvizjet për të piketuar kandidatët që do t’i zëvendësojnë ata në zg-jedhjet lokale të vitit që vjen. Ndër-sa në bashkitë që drejtohen nga PD dhe LSI, do të jenë këshilltarët bashkiakë që do japin llogari nëse janë realizuar premtimet që u bënë 3 vite më parë apo jo. E gjithë ini-ciativa ka qenë e kryeministrit Edi Rama dhe Kryesia e ka miratuar. Pra ashtu siç ndodhi pas zgjedh-jeve, ku kryeministri dhe deputetët nisën një tur takimesh me banorët, ashtu do të ndodhë dhe tani. Në korrik Rama pati takime në të gjitha qytet e Shqipërisë dhe në fund doli me një dokument me ankesat e çdo zonë, ku problemet kryesore ishin uji, infrastruktura, punësimet, etj. Këto ankesa ju për-collën ministrave dhe tani të gjithë ministrat do të dalin para qytet-arëve për të dhënë llogari nëse i kanë përmbushur apo jo kërkesat. Kjo do të jetë dhe arsyeja kryesore e ndryshimeve që pritet të ndodhin

qenë dhe largimet e këshilltarëve të LSI në drejtim të PS, ku Rama ka kërkuar që të punohet më fort për të rikthyer në PS të gjithë ata që u larguan dikur.

Dëgjesat me qytetarëtNë gusht të vitit 2017, pasi

u mbyllën dëgjesat me banorët, kryeministri Edi Rama fil-loi të publikonte raportet mbi shqetësimet e çdo zone. Shqetësi-mi kryesor që shfaqej në të gjithë raportet e dëgjesave që kreu i shtetit kishte bërë publik, ishte mungesa e ujit të pijshëm. Problemi i dytë sipas raporteve të Ramës, rezultonte mungesa e infrastrukturës rrugore, krye-

sisht ajo e zonave rurale. Por një tjetër problem madhor që figu-ronte në të gjitha raportet, ishte ai i politizimit dhe i paaftësisë së administratës. Një problem që ka shtrirë këmbët sa gjerë e gjatë në të gjithë institucionet shtetërore dhe që po i bën rezistencë luftës së qeverisë. Papunësia ishte një nga hallet e tjera që ka okupuar të gjithë shqiptarët dhe që do ngelet një sfidë për qeverinë Rama gjatë këtij mandati. Po ashtu problem ishte arsimi e shëndetësia, por dhe problemet me pronat. Ministrat ë mbulojnë këto sektorë do të duhet tani të japin llogari par atyre që i votuan më 25 qershor.

në qeveri, pasi kushdo që ka dësh-tuar do të duhet të largohet. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë është folur dhe për një reformë në sekretariate. Në fund të prillit do të mblidhet Asambleja e PS dhe do të bëhen një sërë ndryshimesh në se-kretariate. Po ashtu në fokus kanë

Nga 15 prilli nisin seancat dëgjimore në çdo qytet, ministrat dhe kryebashkiakët do japin llogari për premtimet

Rama nis reformën në PS, kryebashkiakët e ministrat në test para bazës, piketohen emrat që largohen nga qeveria dhe kandidatët për zgjedhjet vendore

Kryeministri Rama gjatë dëgjesave publike në Tiranë, disa kohë më parë, u shpreh se procesi i dëgjesave do eci përkrah reformave që do ndërmerren në administratë. “Unë i kam ndjekur me vëmendje raportimet që kanë bërë gjithë të deleguarit kryesor dhe rezulton që barra më e madhe psikologjike mbi njerëzit është ajo që ne kemi konstatuar. Pra, është pamundësia për të marrë

në kohë reale një shërbim dinjitoz nga shteti. Sigurisht që ky proces do të shkojë paralelisht me një reformë shumë rrënjësore të administratës, reformën që ne kemi diskutuar gjatë fushatës, për të cilën unë kam thënë kjo bëhet vetëm nëse na jepni ne timonin pa na u ulur të tjerë në prehër. Kjo do ndihmojë shumë”,u shpreh Rama disa kohë më parë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak ditë më parë raportin e 5 mujorit për platformën në bashkëqeverisjes me qytetarët, apo siç është pagëzuar me emrin “Shqipëria që duam”. Rezulton që në harkun kohor të pesë muajve janë bërë mbi 5500 ankesa nga qytetarët si në nivel qen-dror ashtu dhe në atë lokal, ku pjesa më e madhe e tyre

janë zgjidhur. Ajo që bie në sy, është fakti që institucioni që ka më shumë ankesa është Ministria e Drejtësisë, me 1326 të tilla të përfunduara dhe 120 të cilat janë ende në proces verifikimi. Ndërsa nga Bashkitë, është ajo e kryeqytetit, për të cilën 187 ankesa janë përfunduar, ndërsa për 57 te tjera janë ende në proces.

RAMA: DO DËGJOHEN ANKESAT E QYTETARËVE

BASHKËQEVERISJA, 4454 ANKESA TË SHQYRTUARA

Page 4: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

4 GAZETA SOTE Premte 30 Mars 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Teksa ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias dhe homologut të tij shqiptar, Ditmir Bushati u takuan ditën e djeshme, takimi mes kryemi-nistri Edi Rama dhe kryeministrit të Greqisë, Aleksis Tsipras është shtyrë. “Natyrisht ne sot kemi diskutuar dhe për vizitën e pritshme të kryem-inistrit grek në Shqipëri. Për shkak

të një lloj vonese nga pikëpamja e bisedimeve me Greqinë, kjo vizitë do të riplanifikohet për një periudhë të mëvonshme. Ishte planifikuar fil-limisht të ndodhte në pranverë. Tani besojmë se do kryhet brenda këtij viti dhe ne besojmë që janë mundësitë që kjo vizitë të kryhet brenda verës”, tha dje ministri Ditmir Bushati.

Ja kur mund të takohet Rama me Tsipras

“Marrëdhëniet tona kanë vite të cilat nuk po ngrihen dot në një lloj pike shumë të ulët. E kam thënë edhe në takime zyrtare pavarësisht këndshi-kimeve të ndryshme për shumë prej zhvillimeve ndërkombëtare, e kam konsideruar anomali faktin që marrëdhëniet tona janë në këtë pikë dhe faktin që Moska zyrtare nuk lë rast pa shigjetuar Shqipërinë

dhe shqiptarët për zhvillimet në Ballkan. Nuk mendoj se është në interesin e Shqipërisë sado që është një prej aktorëve kryesor në skatierën ndërkombëtare dhe nuk është në interesin e Shqipërisë për të patur një marrëdhënie anormale me asnjë vend dhe aq më tepër me Rusinë, kur dihet pesha e saj në raportet ndërkombëtare”, tha Ditmir Bushati.

BUSHATI: MOSKA NUK LË RAST PA SHIGJETUAR SHQIPËRINË Takimi Bushati-Kotzias, reagon Shpëtim IdriziKreu i PDIU, Shpëtim Idrizi

reagoi ditën e djeshme pas disa lajmeve se ministrit grek Nikos Kot-zias ka kërcënuar Ditmir Bushatin se do të largohej nëse në tavolinë përmendej çështja çame. Në një postim në rrjetet sociale, Idrizi u shpreh se ai që duhet të çohej nga tryeza e bisedimeve duhet të ishte ministri jonë i Jashtëm. “Në takimin që është zhvilluar mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, në tavolinën e diskutimeve, sipas mediave, Kotzias ka kërkuar që të mos përmendet Çamëria, në të kundërt ai do të çohet nga tavo-lina. Nëse ky lajm është i vërtetë po ju kujtoj, që çështja çame është dhe mbështetet me dokumente detyruese dhe jo çështje dëshirash për shtetin shqiptar. PDIU është për dialog dhe për zgjidhje në tavolinë, por po të ishte për të çuar nga tavo-lina, duhej të çohej Bushati, i cili për sa kohë Greqia nuk ka hequr ligjin e luftës me Shqipërinë, duhej të mos ulej në tavolinë”, tha Shpëtim Idrizi.

Meta me ambasadorin e Portugalisë: Rrisim

bashkëpuniminPresidenti i Republikës, Ilir

Meta zhvilloi një takim ditën e djeshme me ambasadorin e ri të Portugalisë në vendin tonë, Fran-cisco Maria de Sousa Rebeiro Telles. Teksa pranoi letrat kredenciale të tij, Presidenti Meta e ndali theksin tek niveli i bashkëpunimit politik dypalësh. Ai e cilësoi këtë bash-këpunim në një nivel të mirë dhe theksoi nevojën e nxitjes së mëte-jshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis dy vendeve. Në mënyrë të veçantë kreu i shtetit u ndal në mundësinë e bashkëpunim-it në fushën e turizmit, ku vlerësoi ekspertizën shumë të kualifikuar të Portugalisë në drejtim të arsimit e trajnimit profesional në indus-trinë e turizmit. Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Por-tugalia në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe besimin se kjo mbështetje nuk do të mungojë edhe për çeljen e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2018.

Prokuroria thellon hetimet për lobimet e demokratëve, merret në pyetje financieri i PD, Dervishi rëndon pozitat e Bashës

Prokuroria ka thelluar hetimet sa i takon çështjes së lobimeve të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe financimit rus. Skandali i lobimeve për kreun e PD, Lulzim Basha shpërtheu gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar pas një investigimi të “BIRN”. Kjo çështje u zgjerua edhe më shumë pas shkrimit të publikuar pak kohë më parë nga revista amerikane “Mother Jones”, e cila theksonte se Basha është financuar nga Moska për lobimet e kryera në SHBA. Pas këtij publikimi, Partia Socialiste ka bërë vazhdimisht

thirrje që Lulzim Basha të dalë përpara organit të akuzës dhe të japë llogari për lidhjet me rusët. Por deri më tani në prokurori kanë dëshmuar vetëm Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani dhe financieri i PD, Ilir Dervishi. Ashtu siç gazeta e paralajmëroi para disa ditësh, dëshmia e këtij të fundit u mor ditën e djeshme nga Prokuroria Ti-ranës si një personat që kanë dijeni për skandalin e lobimit rus. Ai është personi i cili ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve raportin e PD. Teksa u mor në pyetje për rreth 30 minuta,

Dervishi ndër të tjera ka pranuar se ka firmosur një shumë prej 125.000 dollarësh për kontratat lobuese në SHBA. “Kam firmosur 125.000 dollarë për kontratat lobuese. Gjithçka është deklaruar në thesar dhe KQZ dhe është kryer sipas ligjit. Nuk ka asnjë shkelje ligjore”, mësohet të ketë thënë Ilir Dervishi gjatë marrjes në pyetje. Por interesant është fakti se financieri i Partisë Demokratike, Ilir Dervishi ndër të tjera gjatë dëshmisë së tij ka deklaruar se nuk e njeh kompaninë lobuese “Biniatta Trade”. Ai nuk dha asnjë koment për këtë

kompani, duke pretenduar se nuk e njeh. “Nuk mund të flas për kontratën me Biniatta Trade, nuk e njoh atë kompani”, ka theksuar Dervishi. Mirëpo një dëshmi e tillë rëndon edhe më shumë pozitat e liderit demokrat, Lulzim Basha sepse në kontratën e firmosur me këtë kompani gjendet firma e tij. Pra, në një kohë kur financieri i PD ka thënë se nuk ka dijeni për “Biniatta Trade”, në dokumentet e firmosura mes kampit të djathtë dhe kompanisë lobuese është firma e Lulzim Bashës duke treguar kështu lidhjen mes tyre.

Mimoza IBRA

Marrëveshja e detit mes Shqipërisë dhe Gre-qisë ka mbetur “pezull” dhe për këtë arsye

ditën e djeshme në Tiranë zbarkoi ministri i Jashtëm grek, Nikos Kot-zias. Ashtu siç ishte paralajmëruar, ai mbërriti në selinë e Ministrisë së Jashtme rreth mesditës, ku u prit nga homologu i tij shqiptar, Ditmir Bushati. Ky i fundit u largua pak më herët nga seanca plenare për t’i uruar mirëseardhjen Kotziasit dhe për tu ulur më pas në tavolinë për të biseduar rreth vijimit të negociatave, këtë herë në nivel teknik. Gjatë një interviste, min-istri Bushati dha edhe disa detaje për takimin, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për rrugën që do të ndiqet tani mbrapa në mënyrë që të shkojë drejt finalizimit mar-rëveshja detare. Midis të tjerash, është rënë dakord për kalendarin e takimeve në nivel ekspertësh. “E para, kemi rënë dakord për kalen-darin e takimeve që do zhvillojnë ekspertët përsa i përket ambicies të të dyja palëve për të arritur një marrëveshje të re për kufizimin e zonave detare. E dyta, për të vijuar me mbylljen e të dy marrëvesh-jeve tjera që kanë të bëjnë me regjimin kufitar tokësor. E treta, për të konkluduar në një periudhe shumë të shpejtë, çështje javësh, edhe marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit. Më pas për shfuqizimin e ligjit të luftës dhe të gjitha pasojave ligjore që burojnë nga ky hetim dhe për të punuar drejt dokumen-tit të ri të partneritetit ndërmjet dy vendeve tona. Natyrisht pjesë e këtij kalendari do të jetë dhe vizita e kryeministrit grek në Shqipëri apo aktivitetet promovuese që do organizojë Greqia në mbështet-je të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropi-an për Shqipërinë”, tha Bushati.

Plotfuqi për grupin negociatorMinistri Ditmir Bushati bëri

me dije dje se i ka dhënë plotfu-qinë grupit negociator. Pas kësaj lëvizjeje të Bushatit, negociatorët janë gati që të ulen në tryezë bisedimesh me palën greke për të çuar një hap përpara marrëvesh-jen e detit. “Presidenti i Republikës

puna politike, takimet eksporative janë zhvilluar, sidomos me një intensitet mjaft të madh dy vitet e fundit që kulmoi me takimin e Kretës dhe Korçës. Tanimë është në duart e ekspertëve, flet autor-izimi i lëshuar nga Presidenti i Republikës, e përcakton qartë mandatin, parimet mbi të cilat grupi i ekspertëve teknikë ulet në tryezën e bisedimeve. Shpresoj, dëshiroj dhe uroj që të gjendet gjuha e përbashkët në mënyrë që të kemi një marrëveshje të re, më të drejtë dhe më të ndershme se

ajo e vitit 2009”, shpjegoi Bushati. Në vijim të intervistës, ai komentoi edhe marrëdhëniet me Presiden-tin e Republikës, Ilir Meta. Sipas Bushatit, ato janë marrëdhënie korrekte dhe do të vazhdojë konsultimi me kreun e shtetit për këtë çështje. “Dihet që Presidenti i Republikës autorizon në një mar-rëveshje të tillë edhe firmosjen e kësaj marrëveshje sikundër në çdo moment ka të drejtën të kërkojë informacion mbi ecurinë e pro-cesit në kuptimin teknik të fjalës”, deklaroi Ditmir Bushati.

Bushati: Po punojmë edhe për takimin mes dy kryeministrave

Kotzias vjen në Tiranë për kufirin detar, detajohet kalendari që do të ndiqet për paktin e ri, Bushati i jep plotfuqinë grupit negociator

ka lëshuar autorizimin, unë kam firmosur plotfuqishmërinë dhe grupi negociator është duke pun-uar”, u shpreh ministri i Jashtëm. Ai u shpreh se është çështje ditësh kur do të fillojnë edhe negociatat teknike për delimitimin e detit. “Mes dy delegacioneve do ketë takim vetëm në nivel teknik. Gjithë

E para, kemi rënë dakord për kalen-darin e takimeve që do zhvillojnë

ekspertët përsa i përket ambicies të të dyja palëve për të arritur një marrëveshje të

re për kufizimin e zonave detare. E dyta, për të vijuar

me mbylljen e të dy marrëveshjeve tjera

që kanë të bëjnë me regjimin kufitar

tokësor. E treta, për të konkluduar në

një periudhe shumë të shpejtë, çështje

javësh...

Page 5: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

GAZETA SOT E Premte 30 Mars 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Janë referuar gjithsej 401 raste (270 në Policinë e Shtetit dhe 131 në Prokurori), numër ky total i qëndrueshëm krahasuar me vitet pararendëse

Burimi kryesor i referimeve mbeten raportimet e aktivitet-it të dyshimtë, kryesisht nga bankat. 85% e referimeve e kanë indicien nga RAD, ç’ka është tregues i efikasitetit të lartë të sistemit parandalues në vend

Janë nxjerrë 52 urdhra bllokimi të përkohshëm kryesisht për llogari bankare, për një vlerë to-tale prej rreth 11,2 milionë euro, prej të cilave janë sekuestruar me vendim Prokurorie/Gjykate rreth 9 milionë euro

Janë dërguar në SHISH një sërë rastesh të bashkëpunimit të mëtejshëm

DPPPP ka bashkëpunuar me partnerët duke dërguar 78 kërk-esa për vitin 2017

Të dhënat e hetimeve të DPPP gjatë 2017

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, Xhafaj dhe Donald Lu në zyrën e Veliut, SHBA rrit presionet

Pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar dje një takim me ambas-adorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu. Takimi mes Xhafajt dhe ambasadorit Donald Lu u zhvillua tek Drejtoria e Policisë së Shtetit, ku i pranishëm ka qenë dhe Drejtori i Përgjith-shëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ndonëse takimi u zhvillua me dyer të mbyllura është mësuar se në fokus të bisedës kanë qenë op-eracionet e fundit policore kundër grupeve kriminale, operacioni “Forca e Ligjit” si dhe

krimi i organizuar që operon në vend. Kjo për faktin se gjatë vizitës në SHBA, ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj zhvilloi takime me DEA-në dhe FBI-në, prej ku kërkoi që një agjent i tyre të vijë dhe në Shqipëri për të ndihmuar në luftën ndaj krimit e korrup-sionit. Ndërkohë, është mësuar gjithashtu se përveç diskutimeve për operacionin “Forca e Ligjit”, Ministria e Brendshme i ka dhënë një Dekoratë Hamdi Kosturit, ish-atashe policor i ambasadës amerikane në Tiranë, oficer i FBI. Por pavarësisht kësaj, ambasadori Lu përg-

jatë takimit ka vijuar të përsërisë mesazhin se duhet të fillojnë goditjet në rang zyrtarësh dhe politikanësh pasi komuniteti ndërkom-bëtar nuk është i kënaqur vetëm me goditjen e grupit kriminal të falsifikatorëve që kanë dërguar në SHBA mbi 1 mijë shqiptarë, në këmbim të shumave të mëdha të parave. Ai tha gjithashtu se këto rezultate duhet të jenë konk-rete dhe se duhet të bëhen deri në përfundim të pranverës. Mesazh që ambasadori Donald Lu e ka përsëritur edhe para pak kohësh ku ka deklaruar se duhet të nisin arrestimet dhe

t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. “Politi-kanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe ko-rrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.”, u shpreh ambasadori amerikan Donald Lu pak kohë më parë në rrjetin social “Facebook”.

Endri ARIZI

Ngushtohet rrethi për pushte-tarët shqiptarë që kanë fshe-hur paratë e korrupsionit jashtë vendit. Pak ditë më

parë ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj ra dakord me DEA amer-ikane për të zbuluar të gjitha pasuritë jashtë vendit të zyrtarëve shqiptarë, ndërsa tani duket se do të angazhohet edhe Britania e Madhe. Dje, për këtë çështje ka folur koordinatori i Samitit të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Britaninë e Madhe më 10 korrik 2018, Andrew Page. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në ambasadën Britan-ike në Tiranë, Andrew Page deklaroi se britanikët prej kohësh kanë nisur asistencën ndaj organeve ligjzbatuese shqiptare me qëllim për të ndaluar ko-rrupsionin si dhe identifikuar të gjitha rastet e parave të ardhura nga kjo rrugë. Ai la të kuptohet se britanikët janë vënë në lëvizje për të zbuluar të gjitha rasteve të daljes së parave të korrupsionit jashtë vendit. Më tej, Andrew Page deklaroi se fokusi i ndërkombëtarëve është parandalimi dhe ndëshkimi i të gjithë zyrtarëve të implikuar në këtë çështje. “Sëbashku me ekipin tim vizitoj rreg-ullisht rajonin për të ndihmuar agjencitë ligj-zbatuese, agjencitë e inteligjencës përfshi ato të hetimit duke përdorur eksperiencën tonë në samitin e Londrës në 2016 kundra korrupsionit. Ky samit u fokusua në atë që ne e quajmë ndjekja se ku shkojnë paratë e korrupsionit. Pra nga faza e parandalimit të korrupsionit ne duam të avancojmë tek ndëshkimi. Kjo do të thotë ndjekje e parave të përftu-ara nga korrupsioni dhe pasurisë së pajustifikuar. Në disa raste paratë vinë nga korrupsioni ose krimi organizuar”, u shpreh Andrew Page. Sakaq, ai tha se nëse Shqipëria do që të vijojë rrugën drejt BE e vetmja mënyrë është që të bashkëpunojë me britanikët dhe të mos ndikohet nga vende të tjera si përshem-bull Rusia. “Ne jemi të shqetësuar nga fakti nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk bëjnë progres drejt BE apo edhe për t’ju bashkuar NATO-s. Kjo do të thotë së janë vende të tjera që duan të influenco-jnë në këtë rajon. Kjo do te thotë se ata nuk kanë qëllimet e mira që ne kemi në Angli apo familjen europiane. Kjo duhet të na shqetësojë. E kështu nëse vendet tuaja duan të shkojnë drejt BE ne jemi në kushtet që duam t’ju ndihmojmë. Ne

si dhe të bëhet arrestimi i politikanit në fjalë që akoma nuk i është bërë i ditur emri. Por përveç këtij rasti, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit të Parave në bazë të të dhënave që ka marrë nga bankat e nivelit të dytë ka dërguar dhe 80 letër-porosi për të marrë informacion mbi çdo zyrtar që ka para të fshehura jashtë vendit. Madje si pasojë e kësaj çështjeje problematike ministri Xhafaj ka filluar dhe një sërë bashkëpunimesh për ta bërë më të lehtë identifikimin e këtyre

rasteve. Kjo sepse përveç bashkëpunimit me DEA-në amerikane që u konfirmua gjatë këtyre ditëve, ministri Xhafaj pak kohë më parë kur ishte në Londër ka zhvilluar takime edhe në Metropolitan Police në New Scotland Yard, e cila është qendra që merret me pastrimin e parave dhe që do të sjellë një sërë infor-macionesh mbi transfertat e fshehta të politikanëve. Kujtojmë që Metropolitan Police përveç Shqipërisë bashkëpunon dhe me shumë vende të botës.

mendojmë se vende të tjera nuk mund ta bllokojnë këtë”, tha ai.

Gjurmim parave të korrupsionitGazeta ka deklaruar që Londra,

Zvicra, Meksika, Malta apo Ishujt Kajman janë disa nga destinacionet ku zyrtarë të ndryshëm kanë fshehur paratë e korrupsionit. Kjo për faktin se gazeta pak kohë më parë bëri me dije se shërbimet partnere kanë arritur që të identifikojnë një morri rastesh të fshehjes së parave të korrupsionit, ku më i rëndësishmi është ai i një politi-kani shqiptar që ka arritur të fshehë në Londër rreth 80 milion euro. Para që janë identifikuar nga shërbimet part-nere dhe se shumë shpejt pritet që të sekuestrohen nga organet kompetente

Andrew Page: Nga faza e parandalimit të korrupsionit, duam të avancojmë tek ndëshkimi

Pas Uashingtonit angazhohet Londra për të zbuluar pasuritë e pushtetarëve jashtë

vendit, gjurmim parave të korrupsionitDrejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit

të Parave ka zbuluar se 13 zyrtarë të lartë kanë tentuar të pastrojnë paratë e vënë nga korrupsioni. Pak ditë më parë drejtori i Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj raportoi në Komisionin e Sigurisë mbi punën e institucionit që ai drejton për vitin e kaluar. Sipas të dhënave të bëra publike, gjatë viti 2017 kjo drejtori ka hetuar rreth trembëdhjetë zyrtarë të lartë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës apo

korrupsionit kryesisht pasiv. Gjithashtu gjatë vitit 2017, kjo drejtori lëshoi 52 urdhra bllokimi të llogarive bankare me një vlerë totale për 11,2 milionë euro, nga të cilat 9 milionë euro janë sekuestruar. Ndërsa sipas drejtorie janë verifikuar rreth 7.000 persona për aktivitet të dyshimtë për pastrim parash në bashkëpunimi me institucione të rëndë-sishme, si BB, AMF, prokuroria, policia, doganat, tatimet, Ministria e Jashtme, SHISH, partnerët ndërkombëtar, etj.

7.000 PERSONA TË VERIFIKUAR PËR PASTRIM PARASH Campanati: Asnjë kompromis për korrupsionin e krimin

Bashkimi Europian ka hapur dyert për Ballkanin, por nuk do të bëjë asnjë kompromis për çështje si zbatimi i ligjit, lufta ndaj korrupsionit apo krimi i organizuar. Në tryezën e diskutimit: Shteti i së Drejtës – ‘Thembra e Akilit’ për Anëtarësimin në BE, që u zhvillua dje Rafaella Campanati, Sekretare e Parë e Ambasadës Italiane në Tiranë, tha se Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të rajonit, duhet të fokusohen veçanërisht te vendosja e shtetit të së drejtës për të bërë të mundur çeljen e negociatave. “Do të përqëndrohem tek shteti i të drejtës, e cila është tema e këtij takimi, dhe mendoj se zgjerimi vazhdon të jetë një mënyrë për të kon-soliduar shtetin se të drejtës në nivel kontinental. Ne nuk duam kompromise për kushtet për anëtarësimin, luftën ndaj korrupsionit, krimit etj.”, tha ajo. Gjatë eventit u diskutuan edhe gjetjet e analizës së mekanizmave vlerësues (benchmarking) të BE-së për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Artikulli i “De Telegraaf”, reagon ambasada shqiptare në Hagë

Ambasada shqiptare në Hagë ka reaguar dje për artikullin e publikuar në gazetën “De Telegraaf”, e cila shkru-ante se selia diplomatike shqiptare i ka dhënë vendet e parkimit një restoranti aty pranë. Ambasada sqaron se nuk ka asnjë lidhje me zënkat mes banorëve të rrugës dhe restorantit në fjalë. Konflikti, sipas tyre, ka të bëjë me zhurmat që shkakton restoranti në orët e vona, por edhe me plehrat që grumbullon resto-ranti çdo natë. Sa i përket vendeve të parkimit, ambasada shqiptare sqaron se i përdor gjatë orarit të punës, dy vende parkimi të akoluara nga Bash-kia e Hagës. Për më tepër, ambasada i paguan Bashkisë së Hagës një abonim vjetor parkimi. Këto parkime përdor-en nga punonjësit e ambasadës për mbarëvajtjen e punës së përditshme. “Sa herë që ne vërejmë parkime të parregullta në hapësirat e alokuara, ne njoftojmë shërbimin e policisë diplomatike”, thuhet ndër të tjera në reagimin e selisë diplomatike shqiptare. Ambasada i është drejtuar me një letër edhe gazetës që ka botuar artikullin.

Ngushtohet rrethi për pushtetarët shqiptarë që kanë fshehur paratë e kor-rupsionit jashtë vendit. Pak ditë më parë ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj ra dakord me DEA-n amerikane për të zbuluar të gjitha pasuritë jashtë vendit, ndërsa tani duket se do të an-

gazhohet edhe Britania e Madhe...

Page 6: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

6 GAZETA SOTE Premte 30 Mars 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Seanca e djeshme

parlamentare është shoqëruar nga de-

bate të shumta mes opozitës dhe mazhorancës për

taksën e vendo-sur nga qeveria në rrugën Dur-

rës-Kukës. Teksa kryeministri Rama

shpjegoi nga foltorja e Kuvendit arsyen...

Shezai Rrokaj: Të hartojmë një program antivarfëri Deputeti i LSI, Shezai Rrokaj u

bëri thirrje dje të gjithë deputetëve që të bëhen bashkë dhe të hartojnë një program antivarfëri në mënyrë që vendi të dal nga situata e vështirë që ndodhet. “Prandaj, të nderuar deputetë, për të mirën e qytetarëve dhe çeljen e negociatave, t’i nisim punët e vendit aty ku janë dhe jo aty ku doni të duken. Ta fillojmë punën me nevojën për një pro-gram kombëtar antivarfëri që kërkon: Projekte zhvillimi të qëndrueshme bujqësore, blegtorale e agroturizmi në të gjitha zonat e prekura nga kanabizimi; Rishikimi i paketës fiskale, në funk-sion të nxitjes dhe rritjes së punësimit. Uljen e taksave; një qëndrim i qartë për zgjidhjen e varfërisë nëpërmjet një pakete që do të luftonte urinë në mënyrë të drejtpërdrejtë, pasi edhe mungesa e ushqimit bazë është shfaqur në masë në Shqipëri. Pse jo deri në 50 kë energji falas për pensionistët kryefamiljarë, dhe të papunët kryefamiljarë. Pse jo rritje pensionesh nga ai minimal 20 mijë lekë dhe paga minimale 35 mijë lekë”, tha ai.

Grida Duma: Shqiptarët po plaken me ritme të shpejta

Deputetja e PD, Grida Duma, ka kërkuar dje në seancën plenare që marrëveshja e ratifikuar me Austrinë, mbi njohjen e kontributeve shoqërore të shqiptarëve në Austri, të vijonte me shtetet e Italisë dhe Greqisë. Deputetja Grida Duma theksoi nga foltorja Ku-vendit se plakja e popullsisë së vendit tonë sjell ngecje të zhvillimit, ndërkohë, që sipas saj, qeveria shqiptare nuk ka asnjë strategji krahasuar me vendet e zhvilluara. Më tej deputetja Duma, tha se plakja e popullsisë sjell krizë në kontributet shoqëror dhe shëndetësor. “Shifrat tregojnë se do të përgatitemi për një krizë globale, kriza e plakjes së popullsisë ku vendet perëndimore i tremben faktit se në vitin 2050 plakja në vendet e BE-së do të arrijë në masën 17%. Ne jemi sot në situatën ku plakja e popullsisë është në masën 32.9% e cila rezulton si vendi i 43, si një ndër vendet që rankohet me vendet e Afrikës dhe plakja e popullsisë do të gjenerojë shkretimin e këtij vendi”, u shpreh deputetja PD, Grida Duma.

Qeveria zbardh detajet për tarifën në Rrugën e Kombit, abone për personat që lëvizin shpesh

Qeveria ka zbardhur ditën e djeshme detajet për tarifën në Rrugën e Kombit. Ka qenë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ai i cili dje nga foltorja e Kuvendit ka sqaruar taksën për rrugën Durrës-Kukës, teksa deklaroi se kjo është forma e vetme për të mirëmbajtur rrugën. Po ashtu, ministri Gjiknuri paralajmëroi se nuk ka amnisti dhe se sipas tij, kushdo që kalon në Rrugën e Kombit do të tarifohet. Madje, ai theksoi se nuk përjashtohen nga taksimi edhe banorët e zonës pranë tunelit, siç pretendohet nga opozita. “Përpara se të dilni këtu, duhet ti bëni thirrje vetes

çfarë do të bëja unë po të isha në detyrë. Kjo rrugë nuk ka përfunduar ashtu siç nuk mbaroi asnjë rrugë në Shqipëri. Pra, thash gjithmonë keni pas dëshira, i keni lënë në mes dhe gjithmonë i kemi përfunduar ne. Koston e kemi mbajtur ne. Kush përdor makinë dhe kush do ta përdori atë rrugë, do të kontribuojë. Madje, nuk do të përjashtohen nga taksa as banorët e zonës pranë tunelit apo diku tjetër, siç kërkon opozita”, deklaroi ai. Gjatë fjalës së tij, Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri deklaroi se tarifa është për mirëmbajtjen e rrugës, ndërsa nënvizoi faktin se kjo pagesë nuk do të

rëndojë tek askush. Madje, ministri zbuloi se mjetet që udhëtojnë shpesh në rrugën e Kombit, sipas tij, do të pajisen me abone, me një çmim më të reduktuar. Po ashtu ai vuri rëndësi tek fakti se kjo taksë nuk do të ndikojë në ekonominë e vendit. “Një njeri që vjen të shpenzoj 1 mijë euro për pushime, nuk do ti kushtojë gjë 5 euro për taksën. A ka taksë më të çuditshme se vutë ju? Ju skanonit çdo lloj malli. Edhe energjinë elektrike, dhe për të skanoni mallin, 22 euro për çdo faturë. Dhe u merakoskan për paratë që do merren për këtë rrugë. Këto argumente flasin vet. Rrugët janë

të rëndësishme dhe mirëmbajtja e tyre është barrë e qeverisë. Pastaj nuk do paguajnë ata qytetarë që nuk kanë mjete. Për ata mjete që udhëtojnë shpesh do të ketë një abone me çmim të reduktuar, psh për një periudhë 6 mujore. Në tre vitet e para janë parashikuar pagesa në favor të shtetit”, u shpreh ai. Ndërkohë, ministri Gjiknuri rrëzoi edhe zërat se për shkak të taksës, do të bojkotohet kalimi i kamionëve në Rrugën e Kombit. Sipas tij, kalimi në aksin Durrës-Kukës është më i favorshëm për bizneset se sa nëse ata do të zgjidhnin të kalonin nga Maqedonia apo Greqia.

Debate në Kuvend për Rrugën e Kombit, Basha e Berisha akuzojnë qeverinë

për taksën e re, përçahet LSI

Edmond Haxhinasto: Rruga e Kombit të trajtohet me një taksë optimale

Endri ARIZI

Seanca e djeshme parlamen-tare është shoqëruar nga de-bate të shumta mes opozitës dhe mazhorancës për taksën e

vendosur nga qeveria në rrugën Dur-rës-Kukës. Teksa kryeministri Rama shpjegoi nga foltorja e Kuvendit arsyen e vendosjes së taksës në Rrugën e Kombit si dhe mënyrën sesi do të procedohet, ka ardhur menjëherë reagimi i opozitës. Ishte fillimisht kreu demokrat Lulzim Basha, ai që nga foltorja e Kuvendit lëshoi një sërë akuzash ndaj kryeministrit në lidhje me taksën e vendosur në Rrugën e Kombit. Sipas Bashës taksat e vendosura në Shqipëri janë më të lartat në Europë sa i takon tarifave ndaj një investimi publik. “Mashtron me krahasimet. Asgjë e veçantë thua. Në fakt të dhënat që ka publikuar media, ajo pjesë që ti nuk e kontrollon dot, ka bërë të qartë se Shqipëria ka nivelin më të lartë të tarifave të vendosura ndaj një investimi publik. Ky është një investim publik jo privat. Është bërë me fondet e shtetit. Informacionet zyrtare konfirmojnë, se Austria merr taksë për rrugë me pagesë, mesatarisht 0.5 euro në ditë për veturë, 0.9 euro për kamion. Maqedonia, 0.9 euro në ditë për veturë, deri në 2.5-3.5 euro për kamionët. Tuneli, Prado Carenage në Francë, 2.8 euro për veturë, 3.2 euro për kamion. Në Turqi, tek Sulltan Selimi, në ngushticën e Bosforit, pagesa 1.7 euro në ditë për veturat, 2.3 euro për kamionët. Rumania, 0.4 euro në ditë dhe këto çmime janë për investime të bëra kryesisht nga privatët, jo nga shteti. Nga privatët, të cilët përmes këtij taksimi nxjerrin paratë e investimit. Ja pra mashtrimi tjetër për atë që nuk mban përgjegjësi për atë çfarë thotë dhe çfarë bën, e nuk do të mbajë derisa shqiptarët t’i tregojnë vendin”, tha Basha.

Berisha i kundërpërgjigjet Ramës Ish-kryeministri Sali Berisha dje

nga foltorja e Kuvendit iu kundërpërg-jigj kryeministrit Rama në lidhje me deklaratën e bërë nga ky i fundit, se ka qenë qeveria e PD ajo që e ka nisur pro-cesin e vendosjes së taksës në Rrugën e Kombit. Ndonëse nuk e mohoi një gjë të tillë, Berisha tha se nuk pranoi që ta vendoste një taksë të tillë pasi dëmtonte ekonominë e vendit. “Është e vërtetë që në 2011 qeveria e kryesuar nga unë dhe me ministër të ndjerin Sokol Olldashin, bëmë të gjitha studimet dhe asgjë s'ka të fshehtë.

përgjegjësi të gjithë veprimeve që kam bërë në kohën kur kam qenë Ministër, edhe për rastin konkret. Por dua të bëj disa sqarime, të cilat i konsideroj shumë të rëndësishme. E para ka të bëjë me tarifën. Dua të shpjegoj që vërtet janë përgatitur dokumentat e konkurrimit në atë kohë, por porosia ka qenë shumë e qartë dhe e dokumentuar, që tarifa për kilometër të ishte nën-mesataren e

rajonit. Dhe po flasim për një tarifë nën 0.035 cent për kilometër. Aplikuar për distancën që ka kjo rrugë rreth 110 km, i bie 3.85 euro. Nëse kjo do të bëhet, unë i qëndroj përsëri atij qëndrimi që kam pasur që Rruga e Kombit e trajtuar me një taksë optimale është mënyra më e mirë se si mund ta kthejmë këtë rrugë kaq të rëndësishme, kaq vitale në gjendje të qëndrueshme”, tha ai.

Është po kaq e vërtetë që pas studimit u vendos që taksa të mos vihet. Vazhdojmë pak më tutje, a jam unë kundër fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve? Në asnjë mënyrë! Përkundrazi, sado fonde të sillni në parlament unë do ti votoj, sepse është jetike. Por të caktosh 5 mln dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve që janë 18 mijë km në mbarë vendin do të thotë se nuk jeton në këtë vend”, tha Berisha.

Përçahet LSILëvizja Socialiste për Integrim duket

se vijon të jetë në linja të ndryshme sa i takon çështjeve që trajtohen në Parla-ment. Dje në seancë ndonëse kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi lëshoi një varg sulmesh ndaj qeverisë për taksën e vendosur në Rrugën e Kombit, ndërsa nuk ka ndarë të njëjtin qëndrim deputeti Edmond Haxhinasto. Ndonëse u shpreh pro taksës të vendosur në Rrugën e Kom-bit, Haxhinasto nuk kurseu dhe sulmet ndaj qeverisë pasi e vlerësoi taksën të lartë. “Unë pa diskutim i përmbahem me

“Ata të cilët duhet të fshihen pas shpatullave të mia si mi, se burri se bën atë kurrë, i pyes pak. Pse se vura unë atë taksën? Unë aty e kisha studimin. Ramë dakord që kjo nuk do të ishte me tarifë, dhe nuk u vendos. Po janë të pafytyrë ata si puna jote që flet nga vendi, ata të cilët as i është dhënë kurrë dhe s’do jepej kurrë. Kjo është. Po të

ishte dhënë do ishte bërë. Asgjë nuk më pengonte mua, po u pa që nuk duhej bërë. Duhej kaluar në variantin tjetër. Taksa nuk u vu dhe nuk do vendosej. Taksa nuk u vu sepse është arterie e kombit, jo vetëm e Shqipërisë, është dhe e Kosovës, dhe ky është për çdo shqiptar”, deklaroi dje ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit.

BERISHA: TAKSA NUK U VU SEPSE ËSHTË ARTERIE E KOMBIT

“Marrim aspektin tjetër ekonomik, të dhënat zyrtare shqiptare dhe kosovare dhe të dhënat e institucioneve të specializuara shqiptare dhe ndërkombëtare faktojnë se vetëm nga kalimi pa pagesë në rrugën e Kombit Shqipëria ka përfituar direkt dhe indirekt 300-400 milion euro në vit, ky është përfitim ekonomik i drejtpërdrejtë. Do të mjafton-te një fraksion i këtyre të ardhurave për të përballuar nevojat për mirëmbajtje në gjithë rrjetin rrugor kombëtar.

Të parët që e ndjejnë këtë akt banditesk korrupsioni, këtë akt primitiv urrejtje nga banda në pushtet janë qytetarët e Kosovës, kjo është një kosto e shtuar për familjet e tyre, për ata vetë është një barrierë shtesë për ekonominë kosovare dhe për kompanitë e Kosovës. Ky akt kriminal dëmton drejtpërdrejt ekonominë e Shqipërisë, rrit koston për shërbimet, rrit koston për produktet”, deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha dje nga foltorja e Kuvendit.

BASHA: TAKSA NË RRUGËN E KOMBIT, KOSTO PËR SHQIPTARËT

Page 7: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

GAZETA SOT E Premte 30 Mars 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Sa për komisionin parlamentar, nuk ka nevojë fare, në këtë rast, çështja nuk është thjesht në dorë të prokurorisë shqiptare e ti këtë e di shumë mirë, sepse ka kapërcyer kufijtë e brendshëm. Problemi nuk është një problem i trans-parencës që duhet të bëjë KQZ-ja, apo i zbardhjes që duhet të bëjë prokuroria shqiptare. Është një problem më kom-pleks. Prandaj u sugjerova kolegëve të tu të mos qeshin se nuk është për të qeshur dhe i vetmi që s’qesh, sepse e di shumë mirë dhe e kupton shumë mirë, është lideri digjital. Nuk e ka nga kazani digjital arsyen e mosqeshjes, e ka shumë të qartë dhe prandaj si rrallë herë jam dakord me të, që Partia Demokratike këtu nuk hyn. Këtu je vetëm përballë shqiptarëve dhe nuk i ikën dot kësaj, duke thënë të bëjmë një komision parlamentar dhe të hetojmë ABI Bank, investimin më të madh amerikan në Shqipëri, se i bie pastaj që të bësh për budalla të gjithë planetin”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

KRYEMINISTRI: LOBIMI RUS I PD ËSHTË PROBLEM KOMPLEKS

“Çështjen e gropës, kur iu thua të tjerëve

se bien me këmbët e tyre, konsideroje seriozisht dhe të paktën mos e thirr më shpejt fatin tënd, që e ke shkruar vetë, pa u konsultuar as me partinë tënde e

lëre më me mua, se po të ishte konsultu-ar me mua do të kisha thënë, zgjedhjet...

Vasili thirrje qytetarëve: Refuzoni taksën

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili sulmoi dje kryeministrin Rama për taksën e Rrugës së Kombit. Vasili theksoi se qytetarët duhet të refu-zojnë këtë vendim, pasi sipas tij, Rruga e Kombit është investim strategjik, dhe jo patriotik. “Unë e kuptoj budallëkun që mund të kalojë të gjitha kufijtë se këtu çfarë nuk kemi dëgjuar dhe jemi detyruar të përdorim një gjuhë që nuk do preferoja. Por do ti përgjigjem budallëkut me të njëjtën gjuhë. Kjo rrugë nuk ka qenë investim patriotik. Ka qenë një investim i menduar në dhjetëra vjet për të cilin jo qeveria që e zbatoi por qeveritë më përpara që në 2003 bënë studim fizibiliteti Bankës Botërore. Për të cilën rrugë u vendos edhe një taksë e cila u pagëzua të pa-ktën në opinionin publik me emrin e një kryeministri që është dhe ministër sot për arsye të mëdha se nuk ishte patriotike por ishte strategjike. Për këtë arsye kam thënë të refuzohet pagesa. E them prapë, e them prapë dhe me bindje të fortë”, deklaroi ai.

Luan Rama: Drejtësia e zhytur në kolaps

Nënkryetari i LSI, Luan Rama i kujtoi kryeministrit Edi Rama dje nga foltorja e Kuvendit dimensionin skan-daloz të shpërdorimit të emrit të shtetit për interesat e vetë të parit të qeverisë. Sipas Ramës, një problem madhor në vend është edhe futja e drejtësisë në kolaps, pavarësisht se lart e poshtë qeveria ‘rreh gjoksin’ për reformimin e sistemit. “Sot Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese zoti Kryetar i Kuvendit! Sot Shqipëria është me një sistem drejtësie tërësisht në kolaps dhe përballë abuzivizmit, arbitraritetit dhe arrogancës së çdo institucioni në vendimmarrjen e vet, përfshirë këtu dhe Kuvendin e Shqipërisë, qytetarët shqiptarë janë të pambrojtur. Ky Ku-vend sot mund të ndërmarrë çfarëdo lloj akti dhe askush nuk ka mundësinë të mbrohet siç e garanton Kushtetuta duke ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese, sepse një Gjykatë Kushtetuese me 4 anëtarë nuk ka kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe për të marrë një vendim në mbrojtje të kushte-tutshmërisë”, deklaroi Rama.

PS: Të hetohet dosja për aferën me rrugën Durrës-Kukës, për Lulzim Bashën është kthim në vendin e krimit

Tarifa e rrugës Durrës-Kukës ka përplasur ditën e djeshme mazhorancën qeverisëse me opozitën. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ndali theksin edhe një herë në dëmin financiar që ka shkaktuar e djathta në pushtet për këtë rrugë, për të cilën ai theksoi se duhet të hetohet sërish. Madje, ai theksoi se i vetmi person që nuk duhet të flasë për këtë rrugë është Lulzim Basha. Sipas Ballës diskutimi për rrugën e Kombit, për Lulzim Bashën është si një person që kthehet në vendin e krimit, pasi dëmi për ndërtimin e kësaj rruge është 229.87 milionë dollarë. “Meqenëse

paska shkelje Lulzim, hajde bëje kallëzim penal në Prokurori, sepse kjo çështje nuk është mbyllur, afera Durrës-Kukës nuk është mbyllur dhe s’ka për tu mbyllur asnjëherë. Është 229.87 milionë dollarë dëmi në rrugën Durrës-Kukës, i vërtetuar nga Kontrolli i radhës së shtetit. Lulzim Basha në 2006 kur rruga ishte ende pa projekt, pa studim gjeologjik, e pa filluar thoshte që kjo rrugë do të jetë kështu, sigurisht siç është Luli thotë do jetë 400 milion dollarë, rruga shkoi 1.3 miliard dollarë, rruga nuk mbaroi. Tani për tani mbaruar duhen dhe 200 tjera. Bëhuni të sinqertë. Sa herë që flitet për rrugën Durrës-Kukës do të kujtohet dhe dëmi

ekonomik që i ka shkaktuar papërgjegjshmëria e Lulzim Bashës. Në këtë kuvend deklaronte që lidhjen e kontratës për ndërtimin e segmentit Kali-mash-Morinë nuk e kemi bërë sipas ligjit shqiptar, por sipas ligjit anglez, ky juristi i madh hollandez, i cili mori në qafë edhe kosovarët, kur bënte përk-thimet gabim për çështjet dhe dosjet e Kosovës”, deklaroi ai. Duke folur për skandalin më të rëndë që ka prekur një parti politike shqiptare në këto 27 vite, Balla tha se provat janë të pakundërsh-tueshme që PD-ja ka përfituar shërbime lobingu nga një kompani, pronarët fundorë të të cilëve janë 4 shtetas rusë. “Biniatta Trade LP” ka paguar

në shërbim të PD-së të paktën 150 mijë dollarë, kësti i parë për shërbime në interes të PD-së. Këto nuk janë gojëdhëna, por janë dokumenta zyrtarë në Departamentin Amerikan të Drejtë-sisë. Ky është një hetim, që unë kam besim në Prokurorinë shqiptare po vijon. Këtu nuk është PD e vërtetë ajo e demokratëve të thjeshtë dhe të ndershëm, por këtu është Basha personalisht, i përfshirë në një aferë të turpshme, e cila ka dëmtuar dhe sigurinë kombëtare të vendit, po të kemi parasysh dyshimet se edhe fushata tre mujore e çadrës është mbështetur nga të njëjtat fonde të dyshimta”, nënvizoi Balla.

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama ka sqa-ruar ditën e djeshme tarifën për rrugën Durrës-Kukës. Nga foltorja e Kuvendit, i pari

i qeverisë deklaroi se kjo rrugë ka kus-htuar një mal me para dhe ende nuk ka përfunduar, ndërsa vendimmarrja për të vendosur tarifën për përdoruesit e Rrugës së Kombit e ka zanafillën në vitin 2010, kur vendi qeverisej nga Partia Demokratike. Ai tha se kryeministri i asaj kohe mori iniciativën për të hapur këtë proces, por dështoi se nuk e mirëmbajti dot rrugën. “Pamundësia e mirëmbajtjes ka sjellë degradime të rëndësishme në atë aks gjatë gjithë këtyre viteve. Kjo rrugë nuk ka mbaruar ende dhe i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 1.4 miliardë dollarë. Ndërsa vendimmarrja për të vendosur jo taksë, se nuk është taksë, është tarifë për përdoruesit, e rrugës së Kombit e ka zanafillën në vitin 2010. Në atë kohë kryeministri i kohës ka marrë iniciativën për të hapur këtë proces. Ka thënë publikisht si rrallë në karrierën e tij atë që sot si gjithmonë në karrierën e tij e mohon. Ne e ndërtuam për ta mirëmbajtur, nuk e mirëmbajmë dot. Kjo nuk është një fjalë goje”, deklaroi ai. Meg-jithatë, kreu i ekzekutivit nuk ka lënë pa thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha apo ish-kryeministrin Berisha, të cilët i etiketoi si “të pandehurit” në sallë për shkak të akuzave ndaj tyre në këtë projekt. Madje, Rama i kujtoi Bashës edhe kohën kur i shpëtoi drejtësisë me raport mjekësor, ndërsa ishte nën hetim për aferën e rrugës Durrës-Kukës. “I dimë historitë dhe të pandehurit që janë këtu në sallë për shpërdorimin e parave të asaj rruge. Lulzim një kujtesë dua ta bëj. Unë nuk i kam hapur ndonjë gropë buxhetit të shtetit dhe ndryshe nga çfarë para-shikonte Kasandra digjitale nuk ndodhi rënia me këmbët e mia në atë gropë që e hapët ju, por përkundrazi e mbyllëm atë gropë. Së dyti, unë nuk i kam hapur ndonjë gropë Rrugës së Kombit. Atë gropë Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe proku-roria shqiptare thotë se ia ke hapur ti. Natyrisht, raporti mjekësor për gjendjen e rëndë shëndetësore të kohës bëjnë që, pavarësisht se të gjetën me këmbët e tua në atë gropë, këmbët e tua të fluturojnë për ndonjë gropë tjetër dhe që të mos numëroj të gjithë gropat ku këmbët e tua faktikisht kanë rënë në sytë e të gjithëve. Megjithatë, ne nuk u ndalojmë

që i ke hapur zotrote partisë tënde, e cila, për hir të të vërtetës, siç mendon edhe vetë Saliu, nuk ka lidhje me atë historinë e xhepave të errët të oligarkëve rusë. Jua kam thënë disa herë një shprehje, siç na ka treguar Saliu, këtu, që ia ka mësuar gjyshja e tij dhe konfirmoj që edhe gjysha ime ma ka mësuar “qesh mirë, kush qesh i fundit!” Mos qeshni me këtë histori, sepse sinqerisht nuk dua që t’u vijë shumë më e hidhur, shumë shpejt,

sesa çfarë duket sot. E dyta, çështjen e gropës, kur iu thua të tjerëve se bien me këmbët e tyre, konsideroje seriozisht dhe të paktën mos e thirr më shpejt fatin tënd, që e ke shkruar vetë, pa u konsultuar as me partinë tënde e lëre më me mua, se po të ishte konsultuar me mua do të kisha thënë, zgjedhjet do t’i humbësh, mos merr para nga rusët, sepse na duhesh për rrugë të gjatë”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

të thyeni qafën”, u shpreh Rama.Lobimi rus i PD

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryem-inistri Edi Rama solli në vëmendje skan-dalin e lobimit rus ku është përfshirë Partia Demokratike, duke e cilësuar atë gropën e fundit të Bashës, ndërsa shtoi se ai vetë nuk ja ka hapur gropën vendit apo partisë së tij. Madje, i pari i qeverisë ironizoi Bashën teksa theksoi se do kishte bërë mirë ta pyeste, pasi do ta këshillonte të mos ngatërrohej me rusët. Megjithatë, Rama paralajmëroi kreun e PD se lidhjet me rusët do të sjellin fundin e tij. “Unë nuk i kam hapur as vendit tim, as partisë time një gropë si kjo e fundit

Rama thumbon Bashën: Lulzim do të këshilloja mos të merrje para nga rusët, por nuk më pyete

Kryeministri paralajmëron Bashën: I shpëtove aferës së rrugës Durrës-Kukës me raport

mjekësor, lidhjet me rusët do sjellin fundin tëndTarifa e vendosur për Rrugën e Kombit është bërë

pjesë e debateve dje në seancën parlamentare. Kundër tarifës është shprehur edhe LSI, forcë e cila ka drejtuar gjithë procesin me ministrat e saj, sipas kryeministrit Rama. Ai madje ka ironizuar këtë forcë, që sipas tij, ndry-she shprehet për të njëjtën çështje në pushtet dhe ndryshe në opozitë. “Unë nuk llogaris LSI-në, LSI dihet, kur është në pushtet ka tjetër mendje, kur është jashtë pushtetit

ka tjetër mendje. Ne thjesht kemi ecur sipas procesit të nisur nga ministri Haxhinasto, dhe të përmbyllur nga zoti Dervishaj, për punën e tyre kam të gjithë respektin e merituar, sepse është bërë punë profesionale. Nëse dimri nuk solli asnjë sekondë bllokim, të rrugës e cila deri dje bllokohej sa dilte bora e parë, është kjo lidhet me këtë proces, lidhet me kompaninë që ka nisur mirëmbajtjen”, deklaroi kryeministri Rama.

RAMA: LSI, NDRYSHE MENDON NË PUSHTET, NDRYSHE NË OPOZITË

Page 8: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

8 GAZETA SOTE Premte 30 Mars 2018

8,9,10,11,14,15,18,19,20,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Prona e grabitur në Dhërmi, Alket Hyseni iu përgjigjet akuzave të PD: Gënjeshtra politike, jam i gatshëm të hetohem

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni reagoi dje pas akuzave të PD se ka tjetërsuar pro-na në bregdetin e jugut. Nga foltorja e Kuvendit, Hyseni sulmoi PD, teksa deklaroi se akuzat janë të pavërteta dhe se asnjë qindarkë e pasurisë së tij nuk ka prejardhje të jashtëligjshme, por ka ardhur nga mundi e shkollimi i tij. Madje, ai theksoi se është i gatshëm t’i përgjigjet çdo akuze të ngritur. “Deklaroj me përgjegjësi që akuzat janë thellësisht të pavërteta, por gënjeshtra me qëllime politike. Asnjë pasuri e imja nuk ka prejardhje të parregullt dhe të paligjshme. Rrjedh nga një familje njerëzish

të drejtë e të ndershëm, që respektojnë shtetin dhe me këtë frymë më kanë kultivuar. Familja Bua nga Dhërmiu, që nuk e njoh, ka një konflikt të brend-shëm prej shumë vitesh, për një pronë të lënë me trashëgimi. Konflikti ka lindur kur ka vdekur nëna dhe ka lidhje me testamentin e saj”, shpjegoi ai. Më tej, deputeti theksoi se ky konflikt duhet të lihet atje ku e ka vendin.“Është pronë që e kam marrë me të ardhura totalisht të ligjshme dhe që e kam deklaruar vetë. Toka që pretendon akuzuesja nga testamenti është e bllokuar”, deklaroi ai. Gjithashtu, Hyseni hodhi akuza të rënda kundrejt ish-ministrit dhe

njëkohësisht deputetit të PD-së Flamur Noka, teksa u shpreh se dy vëllezërit e Nokës kanë marrë shtëpi si të pastrehë në një pallat në Sarandë, ndërsa pub-likoi emrat e përfshirë. “Kush është Flamur Noka? Vetëm në Sarandë ka vjedhur një pallat të tërë. Është ndërtuar një pallat për të pastrehë dhe Noka ka 3 apartamente. Të tjerë që kanë marrë janë dy vëllezërit e tij”, nënvizoi ai. Ndërkohë, fill pas Hysen-it, deputeti Noka ka marrë fjalën, duke u e cilësuar deputetin Hyseni si “peshkun e madh” të drejtësisë. “Ndihem keq që vëllezërit e mi nuk kishin mundësi të kishin më shumë prona, pasuri edhe pse kanë 30

vjet në emigrim. Do doja shumë që ata të kishin qenë doganier si ti por s’e patën atë fatkeqësi. Problemi është që ti kërcënove Irini Buan dhe pasi tjetërsove pronën Kryeministri yt firmosi leje ndërtimi në një pronë që ishte e bllokuar me vendim gjykate, Frran Frrokajt i arrestoni,ty të lënë këtu me komoditetin që je ligjvënës, duhet të jesh aty si peshku i madh Alket, se të ka dalë edhe në Golem kur ishe në krye të Task-Forcës. Nën pushtetin e forcës së Task Forcës, zotit Musai ia ke rrëmbyer pronën. Ti bën ligje, ata bëjnë burg, duhet të jesh edhe ti si peshk i madh atje”, deklaroi deputeti Noka.

“Çdo shqiptar që i dëgjon këtë fakte e ka të qartë se këto nuk janë lidhje rastësore, por janë lidhjet që tregojnë se Saimir Tahiri ka qenë garancia politike për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit nga banda e Habiljave. Ajo çfarë nuk ka kuptim për shqiptarët është, pse për Drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela, ka kërkesë për arrest me burg dhe për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri,

që kontrollonte piramidën e trafikut të drogës, ka mbrojtje politike të kryeministrit Edi Rama. Për të mbrojtur me imunitet politik Saimir Tahirin, dhe, nëpërmjet tij, veten, si arkitekti dhe përfituesi kryesor i kanabizimit të Shqipërisë, Edi Rama është kthyer në pengesën kryesore për hapjen e negoci-atave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ka deklaruar PD.

PD: TAHIRI I LIDHUR ME KANABISIN

Zbardhen dëshmitë e Habiljave në Itali, mohojnë lidhjet me Saimir Tahirin, Katania

asnjë provë që implikon ish-ministrin

Gazetari italian zbardh deklarimet e Moisi Habilajt në prokurori

Rigels SELIMAN

Autoritetet italiane kanë rrëzuar të gjitha alibitë dhe deklaratat e opozitës shqiptare. PD, pas një pauze

disa javore, ka nisur sërish sulmet mbi lidhjet e mundshme të ish-ministrit Saimir Tahiri me bandën e Habilajve, të arrestuar në Itali për trafik droge. Por ditën e djeshme janë bërë publike dëshmitë që Habilajt kanë dhënë në Itali, kur janë marrë në pyetje nga ekipi i prokurorëve. Ka qenë gazetari italian, Dario De Luca, ai i cili ka nxjerr detaje gjatë emisionit “Real Story” të Sokol Ballës. De Luca, është gazetari i cili pub-likoi i pari dosjen për “Habilajt”, ndërsa tani ka arritur të sigurojë dhe dëshminë e tyre. Duke iu referuar deklaratave të Moisi Habilajt në hetuesi, ai ka mohuar kategorikisht përfshirjen e ish-ministrit në trafikun e drogës. Ai ka pranuar se ka lidhje të largëta farefisnore, por veç kaq. “Moisi Habilaj ka folur me proku-rorët. Ai është pyetur për marrëdhëniet me ish-ministrin Tahiri. Ai ka përjashtu-ar përfshirjen e ish-ministrit në çësht-jen e tij. Ai ka pranuar në mënyrë të pjesshme, se vetë ka lidhje me trafikun e drogës, ai ka pranuar përgjegjësitë e veta, por ka përjashtuar implikimin e ish-ministrit Tahiri”, deklaroi gazetari. Më tej ai u shpreh se Habilaj ka pran-uar se i ka blerë në të zezë makinën ish-ministrin. “Habilaj ka deklaruar se ka lidhje farefisnore me Tahirin, por ka thënë se është shumë e largët. Ai është pyetur edhe për Audi-n e ish-ministrit. Moisi Habilaj ka deklaruar se shitja është bërë në të zezë, pa një kalim pronësie të rregullt”, vijoi ai. Dario De Luca deklaroi se edhe Nazer Seitaj është marrë në pyetje nga prokurorët. Ai shtoi se mund të kemi edhe nisjen e një hetimi të dytë. “Seiti është marrë në pyetje. Ai mund të jetë brenda një drejtimi tjetër të hetimeve. Banda e Habilajve është e lidhur me disa grupe siçiliane. Njëri prej tyre ka bashkëpunuar me policinë. Mendo-jmë se mund të jenë edhe persona të tjerë të përfshirë në hetim. Mund të kemi një hetim të dytë, pas pen-dimit të një të arrestuari nga Italia. Nazer Seiti mund të përfshihet në këtë dosje të dytë”, vijoi ai. Gazetari u shpreh se ende nuk dihet se kush do jetë avokati i Seitit.

Akuzat e PDDitën e mërkurë Partia Demokra-

tike ju rikthye sulmeve ndaj Saimir Tahirit, duke publikuar disa përgjime që u janë bërë policëve të Vlorës, mes të cilëve dhe ish-kreut të komisariatit, i cili është në kërkim. “Partia Demokra-tike disponon dokumentet zyrtare që e provojnë këtë lidhje. Kjo është masa e sigurisë arrest me burg e vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për

2 oficerët e lartë të policisë, Jaeld Çela dhe Gjergji Kohila, shef i antidrogës në Vlorë, me akuzën e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, kultivim dhe trafikim të kanabisit. Dokumenti me 18 faqe është bazuar në të dhënat e antimafias italiane, e cila ka përgjime bisedash dhe shkëmbime mesazhesh mes Habiljave dhe drejtuesve më të lartë të Policisë së Vlorës, të cilët provo-het se ishin garantët për mbjelljen dhe

Ahmetaj: Taksa për Rrugën e Kombit e iniciuar nga PD

Ministri i Financave, Arben Ah-metaj i është përgjigjur ditën e djeshme akuzave të opozitës në lidhje me tarifën për Rrugën e Kombit dhe për skemën e ndihmës ekonomike. Nga foltorja e Kuvendit, Ahmetaj deklaroi se këto janë të dyja projekte të qever-isë së ish-kryeministrit Sali Berisha. “Çdo opozitë ka mënyrën e saj e të bërit opozitë, por një gjë nuk e kuptoj edhe me ndihmën ekonomike dhe me Rrugën e Kombit vini këtu e thoni ç’po bëni? Të dy janë vendime të qeverisë së Sali Berishës, ne kemi zbatuar me rigorozitet atë që kemi menduar se është e shëndetshme”, tha ai. Ndërsa në lidhje me deklaratat e Bashës se taksa e qarkullimit është taksë edhe për mirëmbajtjen e rrugëve, Ahmetaj tha se taksa e qarkullimit nuk ka lidhje me tarifimi. “Taksa e qarkullimit është në thesin e madh dhe pastaj shpërndahet, nuk ka një destinacion specifik. Ty të takon ta mësosh, tarifa ka destinacion specifik dhe jo taksa. Saliu luan lojën si të duash, ndërsa ty të takon ta mësosh”, nënvizoi Ahmetaj.

Spiropali përplaset me Berishën, i kujton

“Rapiskanin”Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa

Spiropali është përplasur dje në Kuvend me ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjatë debatit në seancën e djeshme plenare midis Berishës dhe Spiropalit, kjo e fundit i ka kujtuar “Rapiskanin” konçe-sionin që qeveria e tij lidhi për skanimin në dogana. Spiropali i ka numëruar aferat korruptive Berishës, gjë e cila ka bërë që ky i fundit të heshti. ““Kon-trata e Rapiskanit” është një skandal i firmosur nga ju, madje kjo është në hetim nga autoritetet amerikane, ku ekzistojnë prova se është paguar rysh-fet për atë marrëveshje skandaloze me vizionin tuaj prej burri shteti devijonte tregtinë drejtë Selanikut, Malit të Zi. A është bërë për arsye korruptive, a është bërë për arsye patriotizmi, atë e dini ju,” tha Spiropali. Berisha qëndroi disa minuta duke dëgjuar deputeten e PS më pas është larguar me shpejtësi nga salla”, deklaroi deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali.

PD ngriti pak ditë më parë një komision hetimor parlamen-tar për çështjen e kanabisit. “Në rastin e Saimir Tahirit pushuan së ekzistuari të gjitha institucio-net ligzbatuese në vend. Qëllim i komisionit është të zbardhë çfarë ndodhi dhe pse ndodhi për të mos lejuar kurrë më që shteti të kapet nga krimi dhe të kthehet në zgja-

tim të bandave të drogës. Ne do të hetojmë si dhe pse ndodhi që e gjithë kupola e policisë u kthye në organizatë kriminale dhe askush në qeverisje nuk reagoi. Si dhe pse ndodhi që me gjithë informimet e shumta për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun e drogës asnjë institucion shtetëror nuk e vuri para drejtësisë”, tha Lulzim Basha.

PD KOMISION HETIMOR PËR TAHIRIN

trafikun e kanabisit drejt Italisë. Bisedat mes drejtuesve të bandës së Habiljave dhe drejtuesve të policisë së Vlorës, provojnë se Policia e Shtetit, jo vetëm ishte kthyer në roje të transportit të kanabisit drejt Italisë, por Jaeld Çela ka dekonspiruar operacionet e Shër-bimit Informativ Shtetëror për llogari të Habilajve”, tha Enkelejd Alibeaj. Sipas tij, këto janë zbuluar në mesazhet e telefonave qe i përkasin Jaeld Çelës. Sipas tij, në vendimin e gjykatës thuhet se Jaeld Çela kishte komunikime telefo-nike me Artan Habilajn, i cili kishte në përdorim makinën e Ministrit të Brend-shëm; kishte komunikime me Gentian Çekën, shoferi personal i Saimir Tahirit; kishte komunikime me Orest Sotën, të cilit iu gjetën 863 mijë euro në makinë, bashkë me dy patentat e Saimir Tahirit.

Moisi Habilaj ka folur me prokurorët. Ai është pyetur për mar-rëdhëniet me ish-min-istrin Tahiri. Ai ka për-jashtuar përfshirjen e ish-ministrit në çështjen e tij. Ai ka pranuar në mënyrë të pjesshme, se vetë ka lidhje me trafikun e drogës, ai ka pranuar përgjegjësitë e veta, por ka përjashtu-ar implikimin e ish-min-istrit Tahiri...

Page 9: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

8,9,10,11,14,15,18,19,20,24

GAZETA SOT E Premte 30 Mars 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Vendimet e Këshillit Bashkiak të Tiranës, 3.719 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, bursa të plota për nxënësit dhe studentët

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi ditën e djeshme 23 vendime, disa prej të cilëve kanë të bëjnë me ndihmën ekonomike për familjet që nuk përballojnë dot qiranë e tre-gut apo edhe me bursat për nxënësit e gjim-nazit dhe studentët e shkollës së lartë. Më konkretisht, Këshilli vendosi që të përfitojnë nga aplikimi për ndihmë ekonomike 3.719 familje; 249 persona me statusin e jetimit, të cilët marrin një fond prej 747.000 lekësh; 65 individë që janë viktima të dhunës në

familje, me një fond prej 195.000 lekësh; 17 familje ku nëna ka lindur trinjakë, me një fond prej 153.000 lekësh; 4 familje ku nëna ka lindur katërnjakë, me një fond prej 640.000 lekësh; 1 familje me pesënjakë e më shumë, me një fond prej 250.000 lekësh. Në lidhje me bursat që do të përfitojnë nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, Këshilli Bashkiak mira-toi dje listën. Për të zbatuar këtë vendim, ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Shër-

bimeve Sociale dhe Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar. Sakaq, në lidhje me dhënien e bursave për studentët e uni-versitete publike, për studentët që ndjekin studimet në largësinë 10 km nga vendbanimi i përhershëm, familjet e të cilëve trajto-hen me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore do të shpërndahen 21 bursa të plota. Ndërsa për personat me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë në Punë,

përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar do të jepen 7 bursa të plota. Ndërkohë, për studentët që kanë përfituar statusin e jetimit do të jepet një bursë e plotë për studentin Xhefri Eduart Lekdushi. Nga ana tjetër, një tjetër vendim i rëndësishëm i marrë dje gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës ishte edhe ai për trajtimin me bonus stre-himi për 67 qytetarë. Totali i lekëve që do të jepen për këtë vendim është shuma prej 589.960 lekësh.

Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi ditën e djeshme që ambientet e bibliotekave të lagjeve të vendosen në dispozicion të organizatave jofitimprurëse për zhvillimin, stimulimin e ideve të reja dhe promovimin e tyre, sipas programit të shoqatës dhe udhëzuesit për zbatim. Çdo

shoqatë jofitimprurëse mund të aplikojë përmes formu-larit të aplikimit. Shoqata që përzgjidhet për përdorimin e hapësirës së Bibliotekave të Lagjes duhet të garantojë me shpenzimet e veta mirëmbajtjen e ambienteve dhe shërbimin e pastrimit gjatë kohës që e përdor.

BIBLIOTEKAT NË DISPOZICION TË ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE

Miratohet vendimi, Bashkia e Tiranës jep kredi të butë për 500 familje, shtyhet deri në 20 vite afati i shlyerjes nga përfituesit

Debate në mbledhje, opozita bojkoton Këshillin Bashkiak

Mimoza IBRA

Këshilli Bashkiak i Ti-ranës miratoi ditën e djeshme vendimin për subvencionimin e in-

teresave të kredive dhe është llogaritur që përfitues të jenë 500 familje të pastreha. Përmes këtij vendimi të gjithë qytetarët që nuk kanë strehim dhe plotësojnë të ardhurat e përcaktuara nga Bash-kia e Tiranës mund të plotësojnë dokumentacionin për të aplikuar për kredi të butë për blerjen e një banese. Gjatë fjalës së tij, krye-tari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se ky vendim do të zgjidhë problemin e strehimit për çiftet e reja. Ai e cilësoi këtë program si shumë ambicioz dhe të rëndësishëm. “Ndonjëherë na duhet që të marrim të marrim vendime të vështira, por kemi marrë vendime të drejta dhe më vjen mirë që historia provoi që kishim të drejtë. Pa dyshim që programi për kreditë e buta ka qenë programi social më ambicioz dhe eksperimenti më i guximshëm që kemi bërë në këtë fushë, që ka aplikuar ndonjëherë Bash-kia e Tiranës. Ky program na ka dhënë edhe një model realist dhe efikas për zgjidhjen e problemit të strehimit sidomos për çiftet e reja. E dini fare mirë që ne shko-jmë nga qendrat e emergjencës, tek banesat sociale, tek bonusi i qirasë dhe tek kreditë e buta si paketa të ndryshme që targetojnë shtresa të ndryshme të popullsisë sipas kapacitetit financiar që ata kanë”, tha kryebashkiaku. Më tej, Veliaj bëri edhe një rezyme të përfituesve një vit më parë. “Nga viti që kaloi, kur programi u hap për herë të parë u shpallën gjithsej 999 përfitues, për garsonieret 370 aplikime, për 1+1, 444 aplikime, për dy + një 181 aplikime dhe për 3+ 1 kanë qenë 4 aplikime sepse kanë qenë familje me një numër të madh anëtarësh dhe fëmijë të vegjël në këto familje”, u shpreh Erion Veliaj. Të gjithë ata që do të përfitojnë nga programi i Bash-kisë së Tiranës do të mund ta shlyejnë kredinë për një periudhë kohe 20-vjeçare, duke supozuar që interesi për kredimarrësin do

të jetë në normën 3%. Ndërkohë, kufiri maksimal i kreditimit për familjet llogaritet deri në 80% të vlerës së pasurisë (bazuar tek kontrata e shitjes).

Debate në mbledhjeGjatë mbledhjes së Këshillit

Bashkiak të Tiranës nuk munguan as debatet mes mazhorancës dhe opozitës. Fillimisht, të dyja palët miratuan 9 projektvendimet që lidhen me paketën sociale. Por më pas opozita e bashkuar PD-LSI e bojkotoi mbledhjen dhe nisi debatet sepse sipas saj, 6 man-date të anëtarëve në Këshill janë ndërprerë me vendim të Gjykatës Administrative të Tiranës. “Në këtë Këshill janë 6 individë me mandat të bërë nul nga gjykata e Tiranës. Praktikisht një mazhorancë e njëanshme në këtë Këshill nuk ekziston. Çdo vendim që bazohet në këto 6 vota nuk është një votim i ligjshëm sepse është një votim në bazë të mandateve nul”, u shpreh

Ngrihen borde mbikëqyrëse në Bashkinë e TiranësKëshilli Bashkiak i Tiranës

vendosi ditën e djeshme që të krijojë borde mbikëqyrëse në Bashkinë e Tiranës, të cilat do të shërbejnë si një strukturë këshillimore pranë kryetarit të bashkisë. Bordet do të kenë mision bashkëpunimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë e punës së institucion-eve dhe strukturave në vartësi të Bashkisë Tiranë. Numri i bordeve nuk mund të jetë më shumë se tre. Bordet mbikëqyrëse do të ndi-hmojnë kryebashkiakun në raport me mbikëqyrjen e veprimtarisë dhe mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Drejtorive të Përg-jithshme dhe enteve të Bashkisë së Tiranës. Qëllimi i tyre kryesor është që t’i rekomandojnë kryetarit të bashkisë mendime dhe propozime. Bordet mbikëqyrëse do të zhvillo-jnë veprimtarinë e tyre për një afat kohor 2-vjeçar. Në çdo rast, krye-bashkiaku pas përfundimit të këtij afati mund të propozojë në Këshill Bashkiak vazhdimin e funksionimit të bordeve.

Agjencia e Parqeve anëtarësohet në

Organizatën BotëroreNjë nga vendimet e marra

ditën e djeshme gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës ishte edhe ai për anëtarësimin e Agjen-cisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Organizatën Botërore të Parqeve Urbane. Kryetari i bashkisë apo personi i autorizuar prej tij do të përfaqësojë Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit në organet për-faqësuese të shoqatës si edhe do të kryejë çdo veprim të nevojshëm që rrjedh nga anëtarësimi në këtë sho-qatë. Efektet financiare për pagesën e kuotës vjetore të anëtarësisë, në vlerën prej 525 NZD, e konvertuar në 350 USD, do të përballohen nga buxheti i Agjencisë së Par-qeve dhe Rekreacionit. Ndërkohë, për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar kryetari i bashkisë, Dre-jtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar, Drejtoria e Përgjithshme për Marrëdhëniet me Publikun dhe Jashtë si edhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

kreu i Këshilltarëve të Djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çol-laku. Ndërsa këshilltari i majtë, Aldrin Dalipi iu përgjigj duke i quajtur këto deklarata si qeshar-ake. “Po bëheni qesharakë. Shkoni në Gjykatë të Apelit dhe sqarojeni. I thoni dhe gjahtarit me çifte që rri nga pas që përgjigjen do ta merrni. Për këtë i referohen 6 personave

që kanë zëvendësuar këshilltarët e mëparshëm që morën mandatin e deputetit në zgjedhjet e 2017”, tha ai. Pas debatit të krijuar, PD-LSI vendosi të bojkotojë mbledhjen, ndërsa Erion Veliaj, i cili mbërriti disa minuta më vonë, nuk bëri asnjë koment për situatën e kri-juar, por vijoi me prezantimin e 23 projektvendimeve.

Bashkia e Tiranës vendosi ditën e djeshme gjatë mbledh-jes së Këshillit Bashkiak që të krijojë 3 lagje të reja në qytetin e Tiranës me emërtesën “Lagje nr. 12”, “Lagje nr. 13” dhe “Lagje nr. 14”. Administratori i lagjes do të emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë dhe është përgjegjës para tij. Po ashtu, detyrat e administratorit si edhe struktura dhe organika e administratës së lagjes përcak-tohen me urdhër të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës. Efektet financiare që lindin nga zbatimi i këtij vendimi fillojnë nga momenti i ngritjes dhe funksionimit të secilës prej lag-jeve dhe përballohen nga bux-heti i miratuar për vitin 2018.

KRIJOHEN 3 LAGJE NË TIRANË

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi ditën e djeshme vendimin për subvencionimin e inte-resave të kredive dhe është llogaritur që përfi-tues të jenë 500 familje të pastreha. Përmes këtij vendimi të gjithë qytetarët që nuk kanë strehim dhe plotësojnë të ardhurat e përcak-tuara nga Bashkia e Tiranës mund të plotëso-jnë dokumentacionin për të aplikuar për kredi të butë për blerjen e një banese...

Page 10: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

10 GAZETA SOTE Premte 30 Mars 2018

8,9,10,11,14,15,18,19,20,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Zgjatet afati i aplikimit për skemën e investimit në bujqësi

Bizneset e Kosovës: Tarifa e Durrës-Kukës në Strasburg

Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural ka shtyrë afatin për aplikim për masat e investimeve për përmirësimin e kushteve ushqimore, agroturiz-min dhe programet e zhvillimit rural, investimit në fermë, deri më datën 27 prill. Burime zyr-tare nga Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural bënë me dije se kjo është një masë për të garantuar të gjithë aplikantët potencialë që kanë shprehur interes për masat e investi-meve, të përfundojnë procesin e aplikimit. Nga data 28 shkurt

deri në datën 28 mars kanë apli-kuar 5852 fermerë për 52 masat e investimeve dhe mbështetjes direkte në bujqësi dhe blegtori. Vihet re një rritje prej mbi 20% e numrit të aplikuesëve në kra-hasim me vitet e kaluara, edhe falë thjeshtimit të gjithë burokra-cisë të nevojshme për të aplikuar. Fermerët sivjet kanë mundur të aplikojnë me 0 dokumente dhe asnjë kosto në 36 pika asistence në të gjithë vendin kundrejt një dosje prej rreth 13 dokumentesh që u është dashur të aplikojnë deri në vitin 2017.

Organizatat e biznesit në Kosovë po shikojnë mundësinë për të çuar taksën e vendosur për segmentin Milot-Morinë në Gjykatën e Strasburgut. Lajmi konfirmohet nga Safet Gërxha-liu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, organizata kryesore e biznesit në Kosovë. Gërxhalliu tha se janë tre arsyet se pse ata gjyko-jnë që taksa që po vihet është e pa-drejtë. Sipas tij, së pari, nuk ka një alternativë tjetër rruge pa pagesë, ndërsa rruga e vjetër është tepër e amortizuar dhe ka dalë praktikisht jashtë funksioni. Së dyti, sipas

Gërxhalliut, taksa është më e lartë në krahasim me studimet, të cilat kanë rekomanduar se tarifa duhet të ishte maksimumi 1.4 euro. Së treti, rruga është e papërfunduar dhe po vihet tarifë kalimi, kur në gjithë rrugën ka shumë elementë pasigurie. Gërxhalliu thotë se do të merret një studio ligjore dhe do të formulohet padia pasi të jenë grumbulluar të gjitha argumen-tet. Sipas tij, janë 10 kompani të mëdha, 5 nga Shqipëria dhe 5 nga Kosova, që janë në rrezik falimenti sepse e kanë të lidhur gjithë aktivi-tetin me njëra- tjetrën.

TEC me gaz në Korçë, investim privat 500 milionë euro

Ashtu siç ishte parashi-kuar në Maserplanin e gazit për potencialet e vendit në zhvillimin e sektorit të gazit, termocentrali i Korçës duket se po shkon drejt konkretizimit. Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë bëri me dije se IFC dhe kompania IVI-COM GmbH, kanë prezantuar tashmë projektin për ndërtimin e një termocentrali me gaz me fuqi 500 MW për prodhim en-ergjie dhe ngrohje në periferi të qytetit të Korçës. Specialistë nga IVICOM GmbH dhe Kon-

sulentët prezantuan projektin dhe studimet e fizibilitetit të Tregut të përgatitura përgjatë 9 muajve të fundit. Një analizë gjithëpërfshirëse e tregjeve Ra-jonale dhe Shqiptare të energjisë elektrike, gazit dhe ngrohjes, sipas studimit dëshmon qën-drueshmërinë financiare të këtij investimi. Investimi i kompanisë austriake IVICOM GmbH për ndërtimin e këtij centrali para-shikohet të arrijë në 500 milionë euro. Ai propozohet të jetë tërë-sisht privat, pa asnjë ndikim në buxhetin e shtetit.

Ndryshimet në ligjin e ri “Për taksat vendore”, kanë zgjeruar gamën dhe kategoritë që përjashtohen nga taksa e banesës, e cila nis zbatimin në 1 prill 2018. Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Niko Lera tha dje, se ligji i vjetër i kufizonte të përjashtuarit nga taksa e banesës në nivelin 30%, në varësi të vendimit bashkiak. Ndërsa ndryshimet në ligjin e ri e zgjeruan spektrin e kategorive që përjashtohen nga taksa e banesës, duke filluar nga pensionistët e vetëm, familjet më ndihmë ekonomike, banesat që kanë marrë statusin e shtëpive muze dhe një sërë kategorish të tjera. “Në listën e përjashtimit, të përcaktuar në ligjin e miratuar në nëntor të vitit 2017, janë edhe ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike, ndërtesat e banimit që shfrytëzohen nga qiramarrësi

me qira të palegalizuar dhe banesat sociale në pronësi të bashkive. Të gjitha pronat shtetërore që përdoren për qëllime jofitimprurëse, pasuritë shtetërore nën administrimin e shoqërive publike shtetërore, ndërtesat e komuniteteve fetare në funksion të veprimtarisë së tyre, si dhe objektet e kulturës. Qeveria ka përjashtuar nga taksa e pronës edhe hotelet/resortet me 4 dhe 5 yje, që marrin “status special” po me vendim qeverie. Kjo masë, sipas saj është marrë për të stimuluar sektorin e turizmit”, tha Lera. Sipas tij, Instituti i Sigurimeve Shoqërore në koordinim me qeverisjen vendore do të përcaktojë që në fillim listën e personave që bëjnë pjesë në kategoritë e përjashtuara nga taksa e banesës, me qëllim që taksa të mos faturohet apriori. Taksa për banesën është një taksë lokale dhe do të përdoret nga bashkitë për investime publike.

Niko Lera: Zgjeruam gamën dhe kategoritë që përjashtohen nga taksa e banesës

Artan Lame: Pronat e tjetërsuara në bregdet, për kompensimin e

ish-pronarëve dhe investime strategjike

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKreu i ALUIZNI-t garanton qytetarët se nuk do të hiqet asnjë titull pronësie

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame garanton qytetarët se fasha bregdetare që është përzgjed-hur për t’iu nënshtruar kon-

trollit është detajuar me saktësi, pikërisht për të ndarë zonën e brendshme të ven-dit, ku fermerët kanë marrë tokën reale e të ndershme me të cilën punojnë dhe mbajnë familjen, nga fasha bregdetare me të cilën është spekulluar dhe është keqpërdorur. “Kushdo që e ka marrë me rrugë të ndershme dhe mban familjen me atë tokë, si tokë bujqësore, të rrijë i qetë dhe të vazhdojë punën”, pohoi Lame në një intervistë ditën e djeshme. Ai sqaroi më tej se qeveria nuk ka hequr asnjë titull pronësie. “Vendimi i qeverisë nuk heq asnjë titull pronësie. Kemi një ligj për dhënien e titujve të pronësisë, ky ligj zbatohet procedurialisht nëpërmjet një VKM-je që përcakton se si janë pro-cedurat për të marrë një titull pronësie. VKM që nxori aktualisht qeveria, thotë që në këtë VKM zbatuese pezullohet përkohësisht zbatimi i saj, sa të bëhet verifikimi”, tha Lame. Në këtë drejtim, ai i ktheu përgjigje pretendimeve të opozitës, sipas së cilës, po ndryshohet në mënyrë antikushtetuese një ligj me VKM. “Nuk është shkelur Kushtetuta, pra nuk është ndryshuar ligji me VKM. Nuk ka asnjë gjë antikushtetuese, sepse nuk është ndryshuar ligji me VKM, por është pezulluar veprimi i një VKM-je me një tjetër VKM. Askujt nuk i është hequr titulli i pronësisë, thjesht është pezulluar regjistrimi i këtij titulli pronësie në ZRPP,

deri sa të bëhet verifikimi”, vijoi Lame. Sipas tij, vetë qeveria paraardhëse bëri një ligj për verifikimin e titujve të pronësisë në 2008, por ligji nuk funk-sionoi për arsye teknike dhe për arsye politike. “Nuk funksionoi për arsye politike, pasi kur panë se kush i kishte marrë këto toka, nuk ekzistoi vullneti politik për të zbatuar ligjin. Dhe së dyti, ata e bënë ligjin për gjithë Shqipërinë, ne merremi vetëm me bregdetin, ku është i dukshëm problemi i plaçkitjes së pronës”, tha Lame.

Përgjegjësia për falsifikimin e dokumentave

Kreu i ALUIZNI-i siguroi ndër të tjera se kush ka blerë në mirëbesim toka

në bregdet, është në gjendje mirëbesimi, pasi ky është term juridik. “Nëse ke blerë në mirëbesim sendi i rikthehet të zotit real, ti do të marrësh nga ai që ta ka shitur paratë, ose do të kthehet dëmi i shkaktuar. Por nuk është thjesht kjo zgjidhja, sepse do të komportojmë një numër të madh gjyqesh dhe aktesh të ndërmjetme, sepse ka njerëz që e kanë riblerë, apo kanë ndërtuar mbi këto troje”, shtoi Lame. Por, sipas tij, dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe përgjegjësi do të mbajnë ata që e kanë bërë të parët aktin. “Ne jemi duke parë rrugë të tjera zgjidhje për të penalizuar edhe financiarisht ata që e kanë bërë aktin të parët, pa shqetësuar përfituesin

e fundit”, theksoi Lame. I pyetur mbi përfaqësuesit politikë të përfshirë në këtë aferë, Lame tha se hetimet kanë treguar edhe aktualisht përfshirjen e përfaqësuesve të majtë në këto procese. Sipas tij, ka një nivel të caktuar të ad-ministratës deri te kryetarët e bashkive, komunave, zyrtarë qarqesh apo prefe-kturash, që kanë mbyllur sytë dhe do të mbajnë përgjegjësi për firmën”.

Kompensimi i ish-pronarëve dhe zhvillimi i turizmit

Duke sqaruar se si do të vijojë proc-esi, Lame tha se pronat e tjetërsuara nuk do të shtetëzohen por do t’i kthehen të zotit, dhe i zoti është shteti shqiptar. “Pra nuk është se do të shtetëzohen pronat.

Prona i kthehet komunitetit dhe shtetit. Përdorimi i tyre në parim ka dy aktorë të fuqishëm. I pari është përdorimi për kompensimin e ish-pronarëve, i cili vazhdon të mbetet një nga problemet më të mëdha në lidhje me një padrejtësi historike dhe një legjislacion që nuk është mbyllur asnjëherë”, tha Lame. Së dyti, sipas tij, ka të bëjë me investimet në zonat bregdetare. “Flasim për investitorë të fuqishëm, ndërkohë që kemi copëzim në dhjetra mijë parcela me nga 100-200-300-500 metra katrorë, që janë copëzuar pasi janë shitur e rishitur, për të zhdukur gjurmët. Për sa kohë është krijuar kjo fashë, ajo i merr frymën çdo lloj zhvillimi turistik në zonën bregdetare”, përfundoi kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame.

Vendimi i qeverisë nuk heq asnjë titull pronë-sie. Kemi një ligj për dhënien e titujve të pronësisë, ky ligj zba-tohet procedurialisht nëpërmjet një VKM-je që përcakton se si janë procedurat për të mar-rë një titull pronësie...

Page 11: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

8,9,10,11,14,15,18,19,20,24

GAZETA SOT E Premte 30 Mars 2018 11

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Kriza diplomatike, Rusia dëbon 150 diplomatë, mbyll konsullatën amerikane

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraMoska hakmerret ndaj dëbimit të diplomatëve në Perëndim

Andi LAMKO

Në konfrontimin që po vjen duke u rritur mes Rusisë dhe vendeve perëndi-more, Kremlini njoftoi

dje se do të dëbojë 150 diplomatë perëndimorë dhe se do të mbyllë konsullatën e Shteteve të Bash-kuara në Shën Petersburg. Veprimi vjen si hakmarrje për dëbimin e më shumë se 150 zyrtarëve rusë nga 24 vende perëndimore dhe SHBA, si reagim ndaj një sulmi me agjent nervor në tokën britanike, për të cilin Londra dhe aleatët e saj fajëso-jnë Moskën. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, tha se kishte njoftuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Rusi, Jon M. Hunts-man, se 60 diplomatë amerikanë do të dëbohen nga Rusia, njësoj sa numri i diplomatëve rusë të dëbuar nga Uashingtoni, ndërsa shtoi se Moska i kundërpërgjigjet vendim-it të Uashingtonit për mbylljen e konsullatës ruse në Seattle, duke mbyllur konsullatën e SHBA në Shën Petersburg. "Masat do të jenë reciproke ... ato përfshijnë dëbimin e një numri ekuivalent diplomatësh dhe tërheqjen e lejes për operimin e konsullatës së përgjithshme të SHBA në Shën Petersburg", tha Lavrov në konferencën e posaçme të shtypit.

Konsullata të mbyllet para 31 marsit

Ministria e jashtme ruse tha se mes diplomatëve amerikanë të dëbuar ishin 58 nga ambasada e Moskës dhe dy nga konsullata e Jekaterinburg. Ata do të kenë kohë deri më 5 për t’u larguar nga Rusia ndërsa konsullata e Shën

Policia franceze arreston shoferin që tentoi të godiste ushtarët

Denuklearizimi, Seuli dhe Peniani mbajnë samit më 27 prill

Policia franceze ka ar-restuar mbrëmë personin e dyshuar për tentativë sulmi me një veturë të vjedhur, drejt një grupi ushtarësh që po vraponin jashtë bazës së tyre, ka thënë një burim i policisë. Një zëdhënës i ushtrisë për rajonin Isere, tha se ushtarët e kanë njoftuar policinë se ngasësi fillimisht i ka kaluar ata duke bërtitur në gjuhën arabe, dhe më pas është kthyer drejt tyre. Askush nuk është lënduar në këtë incident. “Ush-tarët ishin 10 persona që po

vraponin. Ai ka shënjestruar katër prej tyre, mirëpo askush nuk është lënduar”, ka thënë zëdhënësi për forcat e rajonin Isere. I dyshuari u arrestua rreth 15 kilometra larg vendit ku ka ndodhur incidenti. Kjo ngjarje ka shkaktuar alarm pasi sulmit që ka ndodhur të premten e kaluar në Francë, ku kanë vdekur katër persona dhe sulmuesi, i cili ishte sulmi i parë terrorist islamist që prej heqjes së statusit të gjendjes së jashtëzakonshme nga presiden-ti francez, Emmanuel Macron.

Udhëheqësi i Koresë së Ve-riut, Kim Jong Un, do të takojë presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në fshatin kufitar në zonën e demilitarizuar mes dy vendeve më 27 prill, raportoi agjencia jug-koreane e lajmeve Yonhap, duke cituar zyrtarët. Samiti, i treti i këtij lloji që nga Lufta Koreane më 1950-53, mund të rezultojë i rëndë-sishëm në përpjekjet globale diplomatike për të denuklear-izuar Korenë e Veriut. Njoftimi vjen pas një takimi të nivelit të lartë midis dy vendeve, i

cili u zhvillua të mërkurën në fshatin kufitar Panmunxhom, si dhe pas një takimi të befa-sishëm të liderit veri-korean me presidentin e Kinës, Xi Jin-ping, në Pekin. Mediat koreane kanë thënë se Kim Jong Un në Kinë ka shprehur vullnetin për bashkim të Koreve dhe për denuklearizim të vendit, sipas kushteve të duhura. Në fund të majit, ndërkaq, Kim pritet të takojë edhe presidentin amerikan, Donald Trump, pas pranimit të ftesës nga ky i fun-dit në fillim të muajit.

Itali, arrestohen 5 tunizianë në një operacion anti-terrorizëm

Pesë tunizianë të dysh-uar për lidhje me terroristin franko-tunizian Anis Amri, u arrestuan dje nga policia e Italisë, në kuadër të një oper-acioni të gjerë anti-terrorizëm. Amri vrau 12 njerëz në sulmin me kamion në Berlin dhe u vra nga policia e Milanos pesë ditë më vonë. Prokurorët italianë thanë se të ndaluarit e fundit dyshohen për organizmin sulmesh terroriste, falsifikim dokumentesh dhe ndihmë në emigracion ilegal të të rinjve të radikalizuar. Në operacio-

net e mëngjesit të djeshëm u kryen aksione në Romë, Napoli, Latina, Casertana, Viterbo e Matera. Policia italiane ka përshkallëzuar arrestimet e terrorit muajt e fundit. të mërkurën autoritetet arrestu-an një italian me origjinë ma-rokene për planifikim të një sulmi me makinë. Ministri i brenshëm Marco Minnititha se rreziku i terrorizmit në vend është më i lartë në Itali prej kthimit të luftëtarëve të huaj në Evropë me anë të emigracionit ilegal nga Italia.

Petersburg duhet të mbyllet para 31 marsit. “Ne ftojmë qeverinë ameri-kane, e cila po inkurajon fushatën e shpifjeve kundër vendit tonë, të rimendojë dhe të heqë dorë nga këto veprime të papërgjegjshme që po shkatërrojnë marrëdhëniet tona bilaterale”, thuhej në deklaratën e ministrisë duke iu referuar fazave të para të krizës. Dëbimet filluan më 14 mars, kur Britania e Madhe shpalli 23 diplomatë rusë persona non grata, duke pretenduar se Mos-ka fshihej pas helmimit të supozuar të ish-spiunit Sergej Skripal dhe vajzës së tij, me agjentin kimik "Novichok". Rusia ka mohuar aku-zat dhe kërkoi nga qeveria britani-ke të siguronte prova për akuzat e saj, përndryshe do ta konsideronte sulmin si një ngjarje të stisur nga Britania për të nxitur fushatën e histerisë anti-ruse.

Guterres: Tensione si të Luftës së Ftohtë

Zhvillimet përkeqësojnë edhe më shumë frikën e ngritur nga se-kretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili tha sot se bota po i afrohet një situate të ngjashme me tensionet e Luftës së Ftohtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. “Gjatë Luftës së Ftohtë kishte meka-nizma komunikimi dhe kontrolli për të evituar përshkallëzimin e incidenteve dhe daljen e gjërave jashtë kontrollit, ndërsa tani këto mekanizma nuk ekzistojnë më”. Guterres duke shtuar se ndoshta ka ardhur koha për të ringritur përsëri strukturat e vjetra. “Mendoj se është koha përsëri për masa të tilla komu-nikimi dhe parandalimi, për të garantuar kapacitetet dhe ndal-

Vuçiç: I dhashë Prishtinës ultimatum dhe u tërhoqën

Presidenti i Serbisë, Alek-sandar Vuçiç tha dje në lidhje me arrestimin e Marko Gjuriv të hënën në Mitrovicë, se u kishte thënë autoriteteve në Prishtinë afat deri në orën 19:30 për ta liruar drejtorin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Kosovës, dhe sipas tij ata u tërhoqën dhjetë minuta para afatit. Presidenti serb ka theksuar se objektivi politik i shqiptarëve të Kosovës është për të marrë ver-iun, siç tha “për tua marrë serbëve ‘kartën e fundit’ nga duart për çfarëdo kompromisi për Kosovën”.

Vetëvendosja ankimon Demarkacionin

në KushtetueseDeputeti i Lëvizjes Vetëvendos-

je, Glauk Konjufca, tha dje se është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ankesa për Marrëveshjen e Demark-acionit. "Në emër të Vetëvendosjes dorëzova në Gjykatën Kushtetuese ankesën për Marrëveshjen e Demark-acionit. Shkelja më e rëndë e kësaj marrëveshjeje është ajo e integritetit territorial. Deputetët kanë votuar diçka antikushtetuese", ka thënë Konjufca për mediat, duke shprehur gjithashtu kundërshtime për Asociacionin.

Xhaferi: Nuk e nënshkruaj ligjin e gjuhëve në

vend të IvanovKryetar i Kuvendit të Maqedonisë

Talat Xhaferi, deklaroi dje se nuk e ka ndërmend ta nënshkruaj dekretin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në vend të Presidentit Ivanov. Ai ka kërkuar takim me presidentin Gjorge Ivanov, por akoma nuk ka marrë përgjigje. “Nuk do të lëshohem dhe të vendos nënshkrimin në emrin e dikujt tjetër”, tha Xhaferi në takim me gaze-tarët, duke shtuar se janë analizuar të gjitha mundësitë për dalje nga situata aktuale, por nuk dha detaje.

imin e përshkallëzimit”, tha ai për gazetarët. Guterres shtoi se situata aktuale, e nxitur nga sul-mi kimik në Britani por dhe nga akuzat e përfshirjes së Rusisë në zgjedhjet e SHBA apo konflikti në Siri, ndryshon nga Lufta e Ftohtë në dy mënyra të rëndësishme. “Së pari, ka më shumë lojtarë në konflikt sesa në kohën e sy su-perfuqive, dhe së dyti ka më pak kanale komunikimi për ndalimin e përshkallëzimin e problemeve, prandaj jam i shqetësuar”, tha ai për gazetarët. Lufta e Ftohtë zgja-ti rreth katër dekada pas Luftës së Dytë Botërore, dhe u shënua me tensione të ashpra gjeopolitike mes SHBA dhe aleatëve të saj perëndimore në njërën anë, dhe Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të Bllokut Lindor në anën tjetër.

Masat do të jenë reciproke. Ato përfshijnë dëbimin e një numri ekuiv-alent diplomatësh dhe tërheqjen e lejes për operim-in e konsullatës së përgjithshme të SHBA në Shën Petersburg...

Disa drejtues të një kolegji turk në Kosovë, të raportuar me lidhje me klerikun opozitar në ekzil Fetullah Gulen, u arrestuan dhe deportuan me shpejtësi drejt Turqisë dje paradite, në lëviz-jen që ka sjellë kritika nga zyrtarët më të lartë të vendit. Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se operacioni i kryer nga Agjencia e Inteligjencës së Kosovës dhe ministria e brendshme është kryer pa dijeninë e tij, prandaj do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë e tij kushtetuese. “Sot përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë opera-cion siç është urgjenca e deportimit. Duke mos

qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth tij”, ka shkruar Haradinaj. Me të njëjtin ton ka folur dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, duke kërkuar përgjegjësi ligjore për aktorët e përfshirë në shkeljen e të drejtave të qytetarëve të huaj. “Si shtet demokratik, Kosova në mënyrë institucionale duhet të adresojë përgjegjësinë ligjore të aktorëve të përfshirë. Arrestimi i shtetasve të huaj në flagrancë për dyshime të pabaza, nuk korrespondon me vlerat evropiane që duhet t’i përfaqësojë Kosova. Kosova s’ka alternative tjetër veç rrugëtimit evropian. Kjo,

natyrisht, kërkon sundim të ligjit dhe lloga-ridhënie prej abuzuesve arbitrarë”, ka shkruar Veseli. Fillimisht kryeministri Haradinaj rapor-toi shkurt në mesditë kur u pyet nga gazetarët, se shtetasit turq ishin ndalur për probleme me dokumentacionin. Por disa orë më vonë, në një ton krejt të ndryshëm dhe të alarmuar, ai tha se do të thërriste mbledhje të qeverisë për shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe të kreut të shërbimeve të inteligjencës. I gjithë spektri politik i Kosovës dënoi veprimet me qytetarët turq që jetonin prej vitesh në Kosovë dhe nuk kishin probleme dokumentacioni, ndërsa situata sa absurde e qesharake pritet të qartësohet në ditët në vijim.

Kosova deporton 6 turq në lidhje me Gulen, Haradinaj: S’kisha dijeni

Page 12: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

12 GAZETA SOTE Premte 30 Mars 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Zbardhen deklaratat e Enver Hoxhës në vitin 1967: Partia është zemra dhe truri i popullit, tradhtarët duhen dënuar, armiqtë tanë janë borgjezia dhe imperialistët

Zbardhet memorandumi i bisedës mes ish-diktatorit Enver Hoxha dhe delegacionit të Gardës së Kuqe të Kinës. Sipas dokument-

eve që publikon gazeta, Enver Hoxha thotë se Garda e Kuqe e Kinës është ngritur në mbrojtje të Partisë Komuniste, kryetarit Mao Ce Dun, dhe Kinës social-iste. Nga ana tjetër, ai aty sulmon armiqtë dhe kërkon ndëshkimin e tyre.

8 korrik 1967 Hoxha: Si jeni me shëndet shokë?

Jeni lodhur?Jao Venuan: Faleminderit, jemi

mirë, nuk jemi lodhur.Hoxha: Garda e Kuqe nuk lodhet

kurrë. Ata gjithmonë mbajnë mbi supe revolucionin dhe revolucionarët nuk lodhen kurrë.

Jao Venuan: Jemi prekur shumë nga ndjenjat e forta revolucionare të popullit shqiptar dhe rinisë shqiptare për Kinën dhe popullin kinez, prandaj dhe nuk ndjejmë lodhje.

Hoxha: Gjatë ditëve të fundit ju e patë me sytë tuaj dashurinë e madhe të rinisë dhe popullit shqiptar për ju. Çfarë vizituat gjatë këtyre ditëve të dashur shokë?

Jao Venuan: Vizituam shumë rajone të Shqipërisë. Ishim në Durrës, Shkodër, Vlorë, Fier dhe në Berat, në kombinatin “Mao Ce Dun”. Kudo që shkuam vërejtëm entuziazmin e madh të rinisë shqiptare. Pamë të rinj që punonin në ndërtimin e hekurudhës Rrogozhinë-Fier, duke ndërtuar tar-raca në kodra dhe gjithandej. Të rinjtë punonin kudo me entuziazëm.

Hoxha: Ju me vizitën tuaj keni ndi-hmuar shumë pasi sillni këtu ndjenjat revolucionare të rinisë kineze, dashurinë e sinqertë të popullit kinez dhe të shokut Mao Ce Dun. Gjatë kohës që kaluat në Shqipëri ju patët mundësinë të dëshmonit dashurinë e rinisë dhe të popullit tonë për Kinën dhe sa më shumë kontakte që të ketë mes të rinjve tanë komunistë aq më shumë forcohet miqësia jonë. Ne themi me modesti se vendi ynë ka një rini të arsimuar, heroike dhe revolucionare, që frymëzohet nga parimet marksiste-len-iniste dhe internacionalizimi proletar. Të bashkuar si çeliku me partinë, rinia jonë qëndron patrembur para çdo rreziku, qoftë edhe luftës. Kjo është një nga fitoret më të mëdha, dhe vjen prej vëmendjes që partia i ka kushtuar edukimit të gjeneratës së re. Ashtu diç na mësojnë veprat klasike të marksizëm-leninizmit dhe citimet e shokut Mao Ce Dun, partia është mbi çdo gjë, partia është zemra dhe truri i popullit, pa të cilat ai nuk jeton dot. Kjo është theksuar dhe nga shoku Mao Ce Dun, ashtu di dhe nga Marksi, Engelsi e Lenini. Ata e duan partinë pasi pa të nuk do të kishte një Shqipëri të lirë e të pavarur si kjo që kemi sot, por do të kishte qenë përsëri koloni e të huajve dhe e borgjëzisë; këtu do të ishin në fuqi ende reaksionarët. Por ishte partia që me linjën e saj të qartë revolucionare nxiti popullin kundër pushtuesve fashistë dhe udhëhoqi vendin në rrugën e socializmit. Armiqtë tanë, që janë borgjezia reaksionare, imperialistët dhe revizionistët modernë, e dinë mirë se nëse arrijnë të dobësojnë partinë tonë, mund të arrijnë më shpejt qëllimet e tyre. Prandaj ata përpiqen të dobësojnë partinë ose të shtrembërojnë parimet mark-siste-leniniste, për të arritur qëllimin e tyre të mbjelljes së kaosit. Shumë armiq kanë punuar kundër partisë sonë për ta nxjerrë atë nga rruga marksiste-leniniste, por ne nuk i kemi lejuar të arrijnë qëllimet e tyre, si për armiqtë e brendshëm dhe ata të jashtëm. Ne i kemi detyruar ata të marrin kazmën e të punojnë dhe të bëjnë autokri-tikë, pasi kjo është në interes të popullit dhe të socializmit. Nëse dy ose tradhtarë zbulohen brenda partisë ne nuk i lëmë asnjëherë pa i dënuar duke ndaluar që ata të infektojnë popullin. Në vendin tonë

Ja çfarë deklaronte diktatori shqiptar përballë një delegacioni kinez

mbi gjithçka tjetër. Mbështetësit e Mao Ce Dun e dinë mirë se partia është zemra e shpirti i tyre. Ju keni krijuar komitetet revolucionare për eliminimin e revizion-istëve si Liu Xiaoqi dhe Deng Ciaoping. Revolucioni i madh kulturor i proletariatit i drejtuar nga shoku Mao Ce Dun na ka mësuar shumë gjëra. Ju i njihni mirë 16 pikat e plenumit të komitetit qendror të Kinës në gusht 1966, të cilat mes të tjerave bëjnë dhe klasifikimin e kuadrove të par-tisë. Mësimet marksiste të Mao Ce Dun janë udhëzime për veprim, në zhvillimin e mëtejshëm të revolucionit kulturor. Partia jonë është e vogël dhe këtë e refl-ekton eksperienca e saj. Gjatë historisë së saj ajo ka pasur humbje të vëmendjes dhe vigjilencës prandaj elementë të fqinj kanë depërtuar në të. Në raste të tilla partia jonë ndjek disa parime kyçe. Një prej tyre është spastrimi i elementëve problematikë por jo vrasja e tyre. Partia

jonë thotë se spastrimet duhet të jenë më të ashpra me krerët pasi siç thotë pop-ulli ynë “peshku qelbet nga koka”. Janë drejtuesit ata që kthehen në burokratë dhe jo punëtorët e fshatarët. Kështu që partia menjëherë i ka përjashtuar ata nga radhët dhe ka ndryshuar kursin e ndjekur prej tyre. Pastaj partia e ka ngritur problemin me organizatat bazë dhe ka bërë dallimet mes elementëve të mirë dhe të këqij. Në krye të komiteteve u vendosën njerëzit më revolucionarë dhe u mbajtën zgjedhje, pasi situata ishte e tillë që nuk mund të bënim ndryshe. Kështu që situata u përmirësua shpejt. Kjo ndodhi në komitetin e partisë në

Lushnje, ku ju patë fushat e bukura e të gjelbëruara, por dhe në Gjirokastër e në Shkodër.

Bashkëpunimi me KinënNe jemi me fat që kemi shokun Mao

Ce Dun dhe Kinën socialiste që po ud-hëheq revolucionin kulturor proletar, dhe shpresojmë që ata të vazhdojnë ta bëjnë këtë për nju kohë sa më të gjatë. Shokë të Gardës së Kuqe, ju jeni ngritur në mbrojt-je të partisë komuniste, kryetarit Mao Ce Dun dhe Kinës socialiste. Të gjithë popujt e botës e dinë se Kina socialiste është armiku më i madh i imperializmit dhe re-vizionizmit, prandaj armiqtë formulojnë shumë plane djallëzore për ta mundur atë

rinia ka krijuar themelet e partisë. Kur flasim për rininë e kemi fjalën jo vetëm për studentët por dhe të rinjtë punëtorë dhe fshatarë. Mao Ce Dun ka theksuar se aleanca e klasës punëtore me fshatarësinë ka luajtur një rol të madh në revolucion dhe duke analizuar kushtet në fshatin kinez, ai ka theksuar se të rinjtë punëtorë, studentët dhe fshatarët kanë luajtur rol të rëndësishëm për revolucionin në Kinë. Duke aplikuar këto parime të rëndë-sishme ne vërejmë se brenda radhëve të partisë dhe uniteti mes partisë dhe rinisë është i fortë si çeliku. Çështja tani është të sigurojmë që ky unitet të ruhet dhe të mos dobësohet nga armiqtë, pasi siç thotë një shprehje e popullit tonë “ujku fle armiku s’fle”, prandaj populli dhe partia jonë nuk duhet t’i mbyllin sytë asnjëherë. Organiz-mi dhe disiplina e çeliktë është shumë e rëndësishme për ne. Reaksionarët thonë se në Shqipëri nuk ka organizim, se nuk mund t bashkohemi apo se nuk mund të arrijmë unitetin. Por ne e kemi arritur këtë me parimet e marksizëm-leninizmit pasi partia jonë e ka prioritet disiplinën dhe pa të ka vetëm anarki dhe armiqtë mund të infiltrohen më lehtë. Eksperienca që kemi fituar gjatë kohës së luftës tregon se ven-det ku ka mungesë disipline dhe dobësi politike e ideologjike, gjithnjë infektohet nga mushkonjat. Ndërsa aty ku ka organ-izim dhe disiplinë të çeliktë edhe kënetat kthehen në toka pjellore. Kjo tregohet nga eksperienca e partisë dhe proletariatit tonë e cila vazhdon e pandërprerë. Siç e keni parë dhe vetë, të rinjtë tanë nën drejtimin e partisë dhe njëkohësisht duke ruajtur karakteristikat e tyre energjike, janë pjesë e përpjekjes revolucionare dhe mbrojtjes së parimeve të marksizëm-leninizmit. Prandaj komiteti qendror do të vazhdojë të tregojë kujdes të veçantë për edukimin e rinisë revolucionare.

RevolucioniRevolucioni është një çështje serioze

dhe partia jonë e ruajtur këtë parim të marksizëm-leninizmit duke mos lejuar askënd të peshkojë në ujëra të turbullta. Ajo ka sulmuar ashpër dhe shpejt të gjithë ata që janë përpjekur ta bëjnë këtë, veçanërisht në situatat brenda partisë ku dhe rreziqet ishin më të mëdha. Partia i ka goditur ata në kokë dhe i ka shkatërruar, pasi në situata të tilla tradhtarët dhe re-vizionistët përpiqen të riorganizohen. Kjo ndodh prej shprehjes së kontradiktave antagoniste në lidhje me luftën e klasave që do të thotë luftës sonë kundër armiqve, në cilat do forma e ngjyra që ata paraqit-en. Në këtë përpjekje mund të ketë vep-rime taktike, të cilat i shërbejnë likuidimit të shpejtë të grupit armik. Sa më shpejt që ky grup të eliminohet aq më mirë është për revolucionin. Ju e keni parë nga afër sesi armiqtë mund të merrnin kontrollin e fabrikave në Shangai dhe më pas ju u mobilizuat dhe i goditët në kokë elementët kundër-revolucionarë, në mënyrë që ata të mos ngrihen më kurrë. Duke vepruar kështu ju mbrojtët partinë tuaj, të cilën kryetari Mao Ce Dun e vë

Ashtu diç na mëso-jnë veprat klasike të marksizëm-len-inizmit dhe citimet e shokut Mao Ce Dun, partia është

mbi çdo gjë, partia është zemra dhe truri i popullit, pa

të cilat ai nuk jeton dot. Kjo është thek-suar dhe nga shoku Mao Ce Dun, ashtu di dhe nga Marksi,

Engelsi e Lenini. Ata e duan partinë

pasi pa të nuk do të kishte një Shqipëri

të lirë e të pavarur si kjo që kemi sot, por

do të kishte qenë përsëri koloni e të

huajve dhe e borg-jëzisë; këtu do të

ishin në fuqi ende reaksionarët...

Page 13: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

GAZETA SOT E Premte 30 Mars 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Zbardhen deklaratat e Enver Hoxhës në vitin 1967: Partia është zemra dhe truri i popullit, tradhtarët duhen dënuar, armiqtë tanë janë borgjezia dhe imperialistët

Ja çfarë deklaronte diktatori shqiptar përballë një delegacioni kinez

dhe për të arritur qëllimet e tyre të shtyp-jes së popujve. Nëse kjo do të ndodhte atëherë revolucioni do të kthehej disa shekuj prapa. Prandaj partia dhe populli i Shqipërisë, bashkë me popujt të tjerë të botës mbështesin Kinën dhe i kërkojnë të udhëheqë rrugën drejt socializmit. Imperialistët dhe revizionistët sovjetikë mendojnë se Kina po dobësohet tani që revolucioni kulturor po zhvillohet me furi. Ata besojnë se Kina po humbet prestigjin e saj dhe pozitën ndërkombëtare. Këto janë sloganet e armiqve dhe tradhtarëve të marksizëm-leninizmit, pasi janë vetë ata që do të shkojnë drejt humnerës dhe shkatërrimit, dhe jo Kina e Shqipëria të

cilat marshojnë drejt revolucionit. Kina socialiste ka një pozitë ndërkombëtare politike, ushtarake e politike që i frikëson armiqtë e saj. Dhe ata kanë të drejtë që i frikësohen pasi në fund të fundit ata që përhapin këto slogane e dinë mirë se rev-olucioni po shpërthen. Imperialistët dhe revizionistët i mbajtën shpresat e tyre në elementët revizionistë në administratë, në grupe si të Liu Shaoqi, të cilat tashmë janë rrëzuar dhe çarmatosur. Ne e shikojnë se zhvillimi në Kinë po ecën me hapa kolo-sale. Revolucioni proletar kulturor nuk e ka ngadalësuar ritmin e zhvillimit indus-trial e teknologjik, por përkundrazi i kanë përshpejtuar ato. Ndërsa në Bashkimin

proletariatit. Për këtë arsye Mao Ce Dun i ka kushtuar vëmendje të veçantë ushtrisë duke i dhënë edukim politik, ideologjik e ushtarak marksist-leninist. Ajo është e armatosur me mjetet më moderne si raketa dhe bomba atomike me hidrogjen. Të gjitha këto tregojnë se populli i Kinëska arritur dhe do të vazhdojë të arrije suksese të tjera në revolucionin socialist. Populli i Kinës po mbështet në mënyrë heroike luftën e popullit Vietnamez kundër impe-rializmit dhe këtë e di e gjithë bota, meg-jithëse revizionistët po përpiqen më kot të shuajnë flakën e luftës. Tani lufta ka nisur të zgjerohet në Indi, ku në shumë rajone po vijnë në pushtet komunistët marksistë-len-inistë. Në Burma partizanët po luftojnë tashmë 30 km larg vilës së Ne Vin. Forcat revolucionare po luftojnë gjithashtu në Tailandë, në Indonezi. Megjithëse partia komuniste e Indonezisë ka bërë gabime dhe ka pësuar disfata ajo do t’i tejkalojë këto vështirësi. Në Amerikën Latine ne shikojmë se lufta revolucionare po rritet dita ditës. Edhe në Evropë ne po rritemi në numër dhe demonstratat e grevat vazhdojnë. Kjo rritje të lëvizjes revolucion-are tregon se imperializmi është nervoz pasi ata kërkojnë të mbajnë gjithçka në qetësi në të ashtu-quajturën “bashkë-ek-zistenca paqësore” revizioniste. Sa herë që rriten flakët e luftës revolucionare, ne shikojmë që imperialistët amerikanë dhe revizionistët sovjetikë lëvizin menjëherë për t’i shuar. Kjo tregon se ata janë të dobët, nervozë dhe se po humbasin terren. Në këtë situatë revolucionare sot në botë, Kina e Mao Ce Dun luan një rol udhëheqës, pasi popujt e botës shikojnë nga ajo si fuqia më e madhe, dhe dëshirojnë forcimin e saj të mëtejshëm.

Elozhe KinësTë dashur shokë të gardës së Kuqe,

populli shqiptar dhe partia e punës janë të lidhur si mishi me kockën me partinë e madhe kineze të Mao Ce Dun, dhe nuk do të ketë forcë në botë që të dobësojë këtë miqësi. Por përse ka një miqësi të tillë mes nesh? Cila është origjina e saj? Kjo vjen nga lidhja e dy partive tona me marksizëm-leninizmin dhe objektivat e përbashkëta të triumfit të komunizmit në të gjithë botën. Për shqiptarët, shokët më të dashur janë vëllezërit luftëtarë të Mao Ce Dun. Gjatë ditëve që keni qenë këtu e keni ndjerë kudo pulsin e popullit tonë, forcën e dashurisë së tij, të punëtorëve, fshatarëve, të rinjve e ushtarakëve. Në themel të mi-qësisë sonë është ideologjia e përbashkët marksiste-leniniste, prandaj miqësia jonë është e fortë dhe e pathyeshme. Secila nga fitoret tona është dhe e juaja dhe fitoret tuaja janë edhe tonat. Sigurisht që gjatë rrugës sonë dhe përpjekjes së përbashkët do të ketë dhe vështirësi, por ato janë pjesë e revolucionit. Në do t’i kalojmë vështirësitë dhe kodo ta bëjë më të bukur fitoren. Asgjë që është e vjetër apo reaksionare nuk mund të eliminohet pa luftë dhe pa përmbysje revolucionare, edhe pse kjo i duket e çuditshme sovje-tikëve. Ata nuk i kuptojnë sakrificat që

ne po bëjmë gjatë kësaj kohe pasi kanë degjeneruar dhe kanë humbur frymën revolucionare të Leninit e Stalinit. Në përshtatje me natyrën e tyre borgjeze, ata kërkojnë lukse për klikën e tyre, megjithë faktin se populli i tyre vuan. Atyre nuk u pëlqen revolucioni pasi kjo përfshin eliminimin e privilegjeve të tyre. Ndërsa me marksistë-leninistët është një çështje krejt tjetër. Me anë të luftës dhe sakrificave ne prodhojmë bollëkun për popullin tonë. Ne, dhe jo vetëm ne shqiptarët por e gjithë bota, shikojmë nga Kina e madhe e Mao Ce Dun si një fener ndriçues i ideologjisë dhe politikës, e gjithashtu si shembull i ekonomisë dhe ushtrisë, në mbështetje të popujve revolucionarë. Nëse miqtë kinezë i japin diçka një populli tjetër dhe nuk e mbajnë për vete e bëjnë prej frymës revolucionare dhe sepse janë edukuar me ndjenja të larta internacionaliste. Prandaj populli kinez ka ndihmuar me çdo gjë që ka pasur popullin shqiptar, në një kohë të vështirë bllokade nga vendet revizioniste moderne. Ata vazhduan të ndihmojnë popullin shqiptar pa i kursyer asgjë, duke forcuar ekonominë dhe ush-trinë e tij. Pa asistencën e Kinës ne nuk do të kishim sot një ushtri të fuqishme, të pajisur me të gjitha mjetet deri në atë pikë sa populli ynë nuk frikësohet më as nga monarko-fashistët grekë, as nga titistët jugosllavë dhe as nga fashistët italianë. Populli dhe ushtria jonë janë gjithmonë të përgatitur dhe armiqtë tanë e dinë se nëse Shqipëria sulmohet ata do të pëso-jnë disfatë dhe do të pësonin të njëjtën gjë nëse do të sulmohej Kina. Prandaj partia dhe populli i Shqipërisë ushqejnë një dashuri të madhe e të pakufizuar për marksistin e shquar Mao Ce Dun, të cilit i urojmë shëndet dhe jetë të gjatë sa malet tona! Shokë të Gardës së Kuqe, ashtu si ju dhe ne jemi entuziastë. Garda e Kuqe ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e kësaj dashurie, nën drejtimin e partisë së Kinës dhe kryetarit Mao Ce Dun. Ashtu siç ju keni vendosur, duhet të mbeteni gjithnjë besnikë të revolucionit dhe unitetit të çeliktë me partinë. Ne dhe veçanërisht rinia jonë, ju duan dhe ju admirojnë. Ne jemi të lidhur me Mao Ce Dun dhe do të punojmë që populli ynë ta dojë edhe më shumë pasi ai e ka shpëtuar Kinën në një moment të vështirë dhe shumë gjenerata të ardhshme do të jenë mirënjohëse por këtë. Le të ngremë një dolli për shokun tonë të dashur Mao Ce Dun, rroftë sa malet! Rroftë partia legjendare komuniste e Kinës, populli i madh kinez dhe miqësia jonë e çeliktë! Rrofshin Garda e Kuqe e Mao Ce Dun!

Jao Venian: Shoku i dashur Enver, faleminderit shumë për fjalët e ndjera, mikpritjen dhe miqësinë e popullit tuaj për relacionin e madh kulturor të Kinës. Ju faleminderit shumë për prit-jen vëllazërore kudo që kemi shkuar, faleminderit të gjithë shokëve shqiptarë, komitetit të të rinjve dhe të gjithë shokëve të partisë. Gjatë vizitës sonë në Shqipëri ne pamë nga afër entuziazmin e madh të popullit dhe rinisë shqiptare për ndërtimin e socializmit dhe revolu-cionarizimin e jetës së vendit. Ne pamë sa shumë e do populli shqiptar partinë e punës nën drejtimin e shokut Enver Hoxha dhe sa shumë populli juaj e do Kinën dhe kryetarin Mao Ce Dun. Duke u larguar nga vendi juaj ne duam të theksojmë se do ta marrim këtë dashuri për t’ia transmetuar shokëve kinezë dhe popullit tonë. Ne do të përpiqemi të kthejmë në një forcë të madhe këtë miqësi mes vendeve tona, të madhe si Muri i Madh Kinez, i pakalueshëm nga armiqtë tanë; imperializmi ameri-kan dhe revizionizmi sovjetik. Sapo të kthehemi në Kinë ne do të vazhdojmë revolucionin e madh kulturor, të nisur dhe ideuar nga udhëheqësi ynë Mao Ce Dun. Me gjtihë fitoret e arritura rev-olucioni duhet të çohet deri në fund, kjo është detyra jonë historike.

Sovjetik ku janë në pushtete revizionistët, kapitalistët po sjellin projektet më të vogla industriale, në një kohë kur në Kinë ato prodhohen me ritme gjithnjë e më të shpejta dita ditës. E njëjta gjë vlen dhe për bujqësinë. Revizionistët sovjetikë po importojnë bukë nga Kanadaja,m kurse në Kinë bëhet gjithnjë progres dhe tregjet janë të mbushura. Vitin e kaluar vendet revizioniste evropiane ishin në krizë mishi, kështu që vinin dhe na kërkonin ne në Shqipëri. Ka një lloj peshku që ne kapim por që njerëzit tanë nuk e hanë, por duke llogaritur se bullgarët do të vinin për ta kërkuar, ne rritëm masën e peshkimit për t’ua dhënë atyre. Kjo është situata në vendet revizioniste.

UshtriaSuksese të rëndësishme janë arritur

në Kinë dhe në sferën ushtarake dhe të mbrojtjes. Bazuar në teknikat dhe mësimet e Mao Ce Dun, bashkëluftëtari i tij Lin Biao ka krijuar një ushtri të fortë e të bashkuar, që i tmerron imperialistët dhe revizionistët sovjetikë. Ushtria luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen dhe konsolidimin e fitoreve të revolucionit, pasi është arma kryesore e diktaturës së

Nëse dy ose tradhtarë zbulohen brenda partisë ne

nuk i lëmë asnjëherë pa i dënuar duke ndaluar që ata të

infektojnë popullin. Në vendin tonë rinia

ka krijuar themelet e partisë. Kur flasim

për rininë e kemi fjalën jo vetëm për studentët por dhe të rinjtë punëtorë

dhe fshatarë. Mao Ce Dun ka thek-

suar se aleanca e klasës punëtore me fshatarësinë ka luaj-

tur një rol të madh në revolucion dhe duke analizuar kushtet në

fshatin kinez...

Page 14: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

14 GAZETA SOTE Premte 30 Mars 2018

8,9,10,11,14,15,18,19,20,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Abuzimi me naftën virgine, dënohet me 10 vite burg biznesmeni Ardian Xhillari

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraBiznesmeni ka futur në treg 4.4 milionë litra naftë virgine të papërpunuar

Falsifikoi dokumentet e dekriminalizimit, shkon për gjykim dosja e Elvis RoshitProkuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë

dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Ish kryetari i Bashkisë Kavajë, akuzo-het për falsifikimin e vulave, stampave apo formularëve. Sipas dosjes së prokurorisë, Elvis Roshi ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij të arrestimeve, ndalimeve dhe dënimeve. Gjithashtu ish-kryebashkiaku i Kav-ajës, Elvis Roshi ka fshehur masat e sigurisë në Itali, Zvicër dhe Gjermani. Ka qenë prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Enklid Gjini, ai i cili dërgoi në gjykatë dosjen hetimore në ngarkim të shtetasit Elvis Rroshi. Në datë 09.06.2016 mbi bazën e akteve të ardhura nga

Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Sektori i Dekriminalizimit në Proku-rorinë e Përgjithshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është regjistruar Procedimi Penal nr.4810 nr.4810, për veprën e mësipërme penale. Por sipas Prokurorisë, shtetasit Elvis Rroshi i është vërtetuar e kundërta e përgjigjes mohuese për dënim për vepra të ndryshme nga ndonjë autoritetet i huaj. “Subjekti i ligjit në fjalë, ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij të arrestimeve, ndalimeve, dëni-meve, dëbimeve, masave të ndryshme sigurie dhe shtrënguese në Itali, Zvicër dhe Gjermani, falsifikim dokumentesh, shqiptare dhe të huaja”,

thuhet në njoftim. Gjithashtu në vitin 2015, DEA/US ka informuar autoritetet zviceriane se ata po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash, nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. Autoritetet zvice-riane po kryejnë hetime të mëtejshme në lidhje me këtë shtetas. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se është duke pritur përfundimin e hetimeve nga autoritetet italiane nëse kemi të bëjmë me të njëjtin shtetas apo jo. Elvis Roshi ishte kryetari i parë i Bashkisë së Kavajas që vinte nga rradhët e Partisë Socialiste pas rënies së komunizmit. Ndërkohë në mandatin e dytë ai dha dorëheqjen pas akuzave të ngritura nga organi i akuzës.

Armë e municione në banesë, arrestohet 58-vjeçari në VlorëNjë 58-vjeçar nga Vlora u arrestua pasi gjatë kontrollit

në banesë iu gjetën armë zjarri, municione dhe lëndë narko-tike. Gjatë një operacioni të koduar “Stoeger” të zhvilluar në Selenicë në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe evi-dentimin e personave që posedojnë armë zjarri pa leje, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme në qarkun e Vlorës. Gjatë këtij operacioni në pranga u vu Imer Maskaj, 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën dhe iu sekuestruan, 2 armë zjarri automatik model 56; 1 armë gjahu teke; 121 fishekë luftarakë; 447 copë fishekë për pistoletë TT M-54; 12 copë fishekë për armë gjahu dhe 11.5 kilogramë lëndë narko-tike hashash. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Pro-dhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sherr mes vëllezërve për pronën, parandalohet përdorimi i armës

Parandalohet në kohë një konflikt mes dy vëllezërve nga policia, konflikt i cili mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda. Ngjarja ka ndodhur në Vaun e De-jës në Shkodër, ndërsa në pranga ka përfunduar njëri prej vëllezërve, Luigj Preçi, 60 vjeç, banues në fshatin Nënshat. Arrestimi i tij u bë pasi 60 vjeçari ishte duke u konfliktuar për motive pronësie me vëllain e tij, shtetasin H. Preçi, konflikt i cili rrezikonte përshkallëzimin, deri në përdorim të armës së zjarrit. Menjëherë familjarët e tjerë të familjes Preçi, kanë lajmëruar policinë Marrja në kohë e informacionit si dhe reagimi i shpejtë i policisë, bënë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke shoqëruar dy vëllezërit në komisariat dhe sekuestruar një armë zjarri automatike model 56. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthy-ese dhe i municionit” e “Kanosja”.

Gara për të marrë pasagjerë, furgoni merr përpara dy 19-vjeçare

Mund të kishte rezultuar një tragjedi, por fatmirësisht u mbyll vetëm si një aksident me dy të plagosura. Bëhet fjalë për aksidentin e ndodhur dje paradite në autostradën Tiranë-Durrës si pasojë e garës së mjeteve të transportit për pasagjerët që dalin në çdo cep të rrugës. Pranë mbikalimit të Sukthit ishin të paktën 10 persona, dhe drejtuesit e dy furgonëve janë vënë në garë për t'i marrë dhe për pasojë kanë përfunduar të përplasur. I pari me targë AA 387 FF ka përfunduar jashtë rruge dhe është përplasur me mbrojtësen e anësore dhe ka marrë përpara dy vajza 19 vjeçare që po prisnin mjet transporti. Të rejat janë dërguar men-jëherë në spitalin e Durrësit ku pas trajtimit mjekësor mësohet se janë jashtë rrezikut. Aksidenti mund të merrte përmasa më të rënda pasi në të u përfshi edhe një trajler, edhe pse drejtuesi i tij tentoi të shmangë përplasjen me dy mjetet e transportit, të cilat udhëtonin para tij. Stacionet informale të mjeteve të trans-portit përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, janë kthyer në burime aksidentesh dhe rreziku për jetën e qytetarëve.

Elvis MYRTA

Gjykata e Tiranës dënon me 15 vite burg biznesmenin e naftës virgine, Ard-

ian Xhillari, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij ulet me 10 vite. Biznesmeni i njohur u dënua për "fshehje e të ardhurave", mospagim taksash" dhe “pastrim par-ash”Sipas konkluzioneve të Gjykatës së Tiranës rezulton se Xhillari ka kryer trans-portin fiktiv të sasisë prej 4.406.855 litra ose 3.251.688 kg të artikullit “naftë virgine” që ajo kishte depozituar në magazinën fiskale në Kodër Mëzez, Tiranë për në magaz-inën doganore Ballsh. Ndërsa dy ish-zyrtarët e doganave, të pandehur në të njëjtin proces, u deklaruan të pafajshëm nga Gjykata e Tiranës. Në këtë mënyrë togat e zeza dhanë ditën e djeshme dënimin për skandalin e naftës virgine, ku përveç dënimit me 10 vjet heqje lirie të biznesmenit Ardian Xhillari, u shpallën të pafajshëm ish-zv/drejtoresha e Doganave, Lula Njebza dhe ish-drejtorit të Doganës Tiranë, Erarbër Teneqexhiu për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Për dy ish zyrtarët e doganave organi i akuzës kish kërkuar 5 dhe 3 vite burg. Biznesmeni Xhillari u fajësua për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave”, “mospagimit të taksave” dhe “pastrimit të parave”. Në vendimin prej 78 faqesh në total, gjykata arsye-ton se biznesmeni ka realizuar të ardhura të paligjshme, që nuk i ka deklaruar, nuk ka paguar detyrimet tatimore, si edhe ka riqarkulluar të ard-hurat e krijuara në mënyrë të paligjshme nëpërmjet sistemit bankar. Xhillari u dënua në mungesë. Ai ndodhet i ar-restuar në Gjermani, ku pret ekstradimin drejt Shqipërisë. Ashtu si administratori i saj, fajtore u shpall edhe sho-qëria “Tea Construksion & Petrol” në cilësinë e personit juridik. Për të, gjykata vendosi “mbarim të personin juridik”, c’ka do të thotë mbylljen e saj. Ardian Xhillari u gjykua

në mungesë, pasi ai iu fsheh drejtësisë menjëherë pas zbu-limit të skandalit. Biznesmeni u largua nga Shqipëria në vitin 2014 dhe pas akuzave nga ana e prokurorisë ai u shpall në kërkim. Ndërkohë që vetëm tre ditë pas pretencës së organit të akuzës, ku kërkoi dënimin me 15 vjet për biznes-menin, Xhillari u arrestua në shkurt në Gjermani. Ardian Xhillari, biznesmeni i shpallur në kërkim për skandalin me naftën virgine, u arrestua në datën 1 shkurt në aeroportin e Frankfurtit. arrestimi i Xhillar-it është bërë nga INTERPOL-i gjerman, në bashkëpunim me INTERPOL Tirana, pas shpall-jes në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

Kërkesa e Prokurorisë për të pandehurit

Organi i akuzës, në se-ancën e datës 1 shkurt ka kërkuar deklarimin fajtor të pandehurit Ardian Xhillari për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/3, dhe dënimin e

tij me 7 vite burgim. Gjithash-tu është kërkuar deklarimi fajtor i të pandehurit Ardian Xhillari për veprën penale “Mospagimi i Taksave” të par-ashikuar nga neni 181 i Kodit Penal dhe dënimi i tij me 2 vite burgim. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar deklarimin fajtor të pandehurit Ardian Xhil-lari edhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të ve-prës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/3 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 15 vite burgim. Gjithashtu në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal nga organi i akuzës është kërkuar heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese për një periudhë prej 10 vitesh për të pandehurin Ardian Xhillari. Në zbatim të nenit 55 par-agrafi 3 të Kodit Penal, kjo prokurori kërkoi dënimin për-fundimtar me 15 vite burgim për biznesmenin. Gjithashtu akuza kërkoi që të dënohej dhe kompania që përfaqëson Xhillari, Tea Construction

& Petrol për veprat penale “Fshehje e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe i tatimeve” dhe “Pastrim i Pro-dukteve të veprës penale” dhe dënimin e kësaj kompanie me gjobë prej 5 milion lekësh. Ndërkohë që Prokuroria e Tiranës në seancën e datës 1 shkurt ka kërkuar dhe dekla-rimin fajtor të pandehurës Lula Njebza për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim, par-ashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 5pese vite burgim; Në zba-tim të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e së drejtës për të ush-truar funksione publike për një periudhë prej 5-vjeçare, për të pandehurën Lula Njeb-za; Së fundmi, organi i akuzës kërkoi deklarimin fajtor të pandehurit Mirarbër Teneq-exhiut për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim, par-ashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij j me 3 vite burgim.

Togat e zeza dhanë ditën e djeshme dënimin për skan-dalin e naftës virgine, ku përveç dënimit me 10 vjet heqje lirie të biznesmenit Ardian Xhillari, u shpallën të pafajshëm ish-zv/drejtoresha e Doganave, Lula Njebza dhe ish-drejtori i Doganës Tiranë, Erarbër Teneqexhiu për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”...

Page 15: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

8,9,10,11,14,15,18,19,20,24

GAZETA SOT E Premte 30 Mars 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

“Ballist Morina i shpëton ekstradimit në Serbi, Kroacia e dërgon në Itali

Isamil Morina i ashtuquajturi “Ballisti” i cili ngriti dronin në stadiumin e Beogradit mbrëmjen e 14 tetorit 2014, me sa duket i shpëtoi ekstradimit në Serbi. Ditën e djeshme ai është transferuar ditën e djeshme drejt një burgu në Itali, ku do të vazhdojë gjykimin për të fituar lirinë. Kjo ka qenë zgjedhja e Edhe pse jo zyrtarisht, kjo me sa duket është zgjidhja që avokati i tij kroat ka mundur të gjejë, duke hedhur poshtë kërkesën për azil në Kroaci, që ishte opsioni i parë për të shpëtuar nga ekstradimi në Serbi. Italia është vendi ku Ismail Morina është rezident prej shumë vitesh, së bashku me familjen e tij, në mënyrë të ligjshme, duke qenë se edhe bashkëshortja e tij është italiane. Ai qëndroi në

burgun e Zagrebit prej datës 10 qershor të vitit 2017, kur policia kroate në fillim zbatoi një kërkesë të shtetit serb, i cili kishte nxjerrë një urdhër-arresti ndërkombëtar për ndalimin e “Ballist” Morinës, por pas disa seancash gjyqësore drejtësia kroate rezistoi, duke mos plotësuar kërkesën e drejtësisë serbe për gjykimin e Ismail Morinës në Beograd. Me transferimin e tij në Itali, duket se edhe lirimi përfundimtar për të është shumë pranë. Kujtojmë që Në maj të vitit 2017, nisur nga fama që mori pas ngritjes së dronit në Serbi, Ballist Morina u kon-taktua nga tifozët e Genoa-s për t’u dhënë leksione në mënyrë që të ngrinin një dron gjatë një proteste që kishin planifikuar kundër presidentit të ekipit

pas rezultateve shumë të dobëta të skuadrës. Pas pranimit të ftesës, shqiptari vendosi që një ditë të ndihmonte ultrasit e Genoa-s duke bërë prova në një kodër. Por vendi që shqiptari dhe ultrasit e ekipit të futbollit të Genoa-s kishin zgjedhur për të bërë prova nuk lejohej dhe policia i ndaloi. Morinës iu bllokua pasaporta dhe po hetohej në gjendje të lirë nga autoritetet italiane. Megjithëse i ishte bllokuar pasaporta, Morina vendosi që të vinte në Shqipëri ilegalisht, ndërkohë që vendosi që sërish ilegalisht të rikthehej në Genoa duke tentuar të ka-lojë nga Mali i Zi. Në Dubrovnik, Morina u ndalua nga autoritetet, ndërsa gjatë kontrollit iu zbulua se kishte një fletë-arresti nga Serbia.

Met Kanani, magazinë kultivimi droge në Stamboll

Autoritetet turke i kanë dhënë një tjetër goditje rrjetit të trafikantit shqiptar Met Kanani, i cili u arrestua pak ditë më parë pas një aksioni të antidrogës në qytetin e Bodrumit. Pas hetimeve të autoriteteve turke u zbuluan edhe dy bash-këpunëtorë të tij dhe një magazinë ku kultivohej kanabis. Magazina që përdorej për mbjelljen e kanabisit është zbuluar nga policia në Stamboll, ndërsa u gjetën të mbjella 218 rrënjë kanabis. Trafikantët kishin krijuar të gjitha kushtet për rritjen e lëndës narkotike. Përpos 218 rrënjë kanabis u sekuestruan edhe 6 çadra të përdorura për prodhimin e drogës, 3 ngrohje, 3 ventilatorë, 2 peshore dhe instrumente për matjen e temper-aturës. Met Kanani me orgjinë nga Memaliaj drejtonte rrjetin e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Turqisë, por edhe trafikun e heroinës nga Afganistani. Ai fshihej prej vitesh në Turqi, por Kanani ka edhe një biznes në qytetin e Fierit. Duke iu referuar të dhënave të QKR-së Met Kanani është pronari i vetëm i kompanisë “Albtek”, që merret me tregti.

Vetëvaret në banesë, 20-vjeçari vdes rrugës për në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Fier. Një 20-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në fshatin Bishan, duke u vetëvarur. Ai është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, në banesën e tij, në fshatin Bishan të Fierit. Kanë qenë familjarët ata që panë djalin e tyre, i cili kishte varur veten. Pasi kanë parë të riun, ata menjëherë e kanë transportuar të riun për në spitalin e Fierit por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Burime policore bëjnë me dije se 20 vjeçari me inicialet Sh. V., është vetëvarur në banesën e tij dhe ka ndërruar jetë pasi po transportohej për në spitali. Nuk dihen ende shkaqet që e çuan atë të marrë vendimin ekstrem, ndërsa po punohet për të sqaruar rrethanat. Ndërkohë që vetë familjarët e 20-vjeçarit kanë thënë se i riu nuk ka pasur probleme dhe se gjithmonë ka qenë i qeshur. Materialet për ngjarjen e rëndë iu referuan prokurorisë së Fierit për hetime të mëtejshme

Fshehu 189 kg kanabis në trajler, arrestohet 42-vjeçari

Një kontroll i policisë në një trajler të prishur dhe të përsh-tatur si magazinë, ka zbuluar një sasi të madhe lënde narkotike. Droga u zbulua pasditen e djeshme në Fushë Krujë, ku për pasojë u arrestua pronari i trailerit. Në prangat e uniformave blu ra Artan Kraja 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Më konk-retisht policia thotë se pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një karroceri-trajler, të prishur që 42-vjeçari e kishte përshtatur si magazinë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 188 kg e 650 gramë marijuanë. Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se kishin informacione se 42-vjeçari kishte një kohë të gjatë që e përdorte si magazinë të lëndës narkotike trilerin. Menjëherë 42-vjeçari është marrë në pyetje nga uniformat blu, pasi dyshohet se ai bashkëpunon dhe me persona të tjerë. Të njëjtat burime saktësojnë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre. Ndërkohë që ndaj të dysh-uarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

Grabitet banka në Librazhd, arrestohet në kohë rekord autori

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraAutori me precedent penal dhe i droguar, tentoi grabitjen e bankës dhe para 3 javësh

Elvis MYRTA

Një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Librazhdit ka rënë pre e grabitjes

gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes. Më konkretisht rreth orës 02:20 të mëng-jesit të djeshëm, policia e Librazhdit është sinjalizuar se ka rënë alarmi i një banke. Menjëherë efektivët e poli-cisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se ishte thyer dera e xhamit të bankës dhe ishte marrë një shumë parash si dhe disa dosje. Pas një pune intensive kanë uniformat blu të këtij qyteti kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në kohë rekord të autorit të dyshuar Nuredin Sula, 32 vjeç banues në Librazhd. Ndërkohë që 32-vjeçari është me precedentë penalë dhe njihet në qytet si përdorues i drogës. Policia e identifikoi 32-vjeçarin pas këqyrjes së kamerave të sigurisë të bankës. Menjëherë pas iden-tifikimit të tij policia ka ar-restuar Sulën në flagrancë, ku i janë sekuestruar dhe lekët e vjedhura dhe dosjet që ai mori. I riu ka arritur të largohet me shpejtësi nga banka që sulmoi pasi lekët që ai grabiti së bash-ku me dosjet që mori ishin mbi një nga sportelet e bankës. Dyshohet se 32-vjeçari është ndihmuar dhe nga një person tjetër që ka qëndruar jashtë bankës. Marrja në pyetje e tij do të hedhë dritë mbi ngjarjen dhe për dyshimet e policisë nëse ai është ndihmuar nga persona të tjerë apo jo. Në vijim të hetimeve ka rezultuar se Sula dyshohet të jetë autor edhe i ngjarjes së ndodhur më 9 mars, ku ka thyer me gurë xhamin e derës kryesore të po këtij filiali banke në Librazhd. Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Librazhdit për veprime të mëtejshme.

PoliciaMenjëherë pas zbardhjes

së ngjarjes dhe arrestimit të Sulës Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për grabitjen

në qytetin e Librazhdit. Sipas policisë është hera e dytë që 32-vjeçari Sula ka sulmuar bankën. Sipas uniformave blu ai ka thyer derën e xhamit te bankës me sende të forta me qëllim vjedhjen e saj. “Më datë 29.03.2018 rreth orës 01:20 në sallën operative të Komisariatit të Policisë Li-brazhd ka rënë alarmi i një banke. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë dhe pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar kanë bërë identifikimin dhe arrestimin në kohë rekord të autorit të dyshuar Nuredin Sula, 32 vjeç banues në Librazhd, i cili kishte marrë disa lekë të holla që kishin qenë mbi banak dhe dosje. Në vijim të hetimeve ka rezultuar se shtetasi i lartpërmendur dyshohet të jetë autor edhe i ngjarjes së

ndodhur më datë 09.03.2018 ku ka thyer me sende të forta (gurë) xhamin e derës krye-sore të po këtij filiali banke në Librazhd. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, është shprehur Policia e Elbasanit.

Banka u sulmua dhe më parë nga Sula

Banka e nivelit të dytë e cila u grabit mesnatën e së enjtes nga një 32 vjeçar, është hera e dytë që sulmohet, nga i njëjti autorë. Mesnatën e datës 9 mars 02:30, ku në sallën operative të Komisar-iatit të Policisë Librazhd ka rënë alarmi i bankës. Men-jëherë pas rënies së alarmit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku kon-statuan se në një filial të një banke të nivelit të dytë në Librazhd është thyer me

sende të forta, konkretisht me gurë xhami i derës krye-sore. Pas këtij momenti ka rënë alarmi i cili ka trembur autorin dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ng-jarjes. Nga veprimet e para hetimore, këqyrja e kamerave dhe nga deklarimet e drejtorit të filialit të bankës e cila u sulmua rezulton se personi që ka thyer me gurë xhamin e derës nuk ka vjedhur vlera monetare. Mesnatën e 9 mar-sit 32-vjeçari Nuredin Sula ndryshe nga mesnata e së enjtes, iu tremb alarmit dhe u largua nga vendngjarja. Por ai nuk e la me kaq tentativën për grabitje pasi në të njëjtën mënyrë hyri sërish brenda duke marrë një shumë par-ash dhe disa dosje, por pas dy orësh ai u zbulua dhe u arrestua nga policia.

Policia e identifikoi 32-vjeçarin pas këqyrjes së kam-erave të sigurisë të bankës. Menjëherë pas identifi-kimit të tij policia ka arrestuar Sulën në flagrancë, ku i janë sekuestruar dhe lekët e vjedhura dhe dosjet që ai mori. I riu ka arritur të largohet me shpejtësi nga banka që sulmoi pasi lekët që ai grabiti së bashku me dosjet që mori ishin mbi një nga sportelet e bankës...

Page 16: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

16 GAZETA SOTE Premte 30 Mars 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

“Neni shtatë” për ata që duhet të provojnë “ndihmën sociale”

Shqipëri dhe shqiptarë “hesapi”!

është se ata që kanë dhënë dorëheqje brenda tre muajve përfitojnë dhe pagesë shtesë sipas ligjit të “Për pensionet shtetërore suplementare të per-sonave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit” në pikën shtatë tij – kurse ata më pas tre muajve jo. Po pra po, është neni numër shtatë që ju jep përfitime modeleve të tilla që japin dorëheqjen pa kaluar në veting.

Ja dhe ligji përkatës: “Neni 56 Dorëheqja 1. Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheq-jen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për push-imin e procedurës së rivlerësimit. 2. Pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika1, të ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.

Po sipas një pike shtatë të këtij ligji ku tentohet të privilegjohet një shtresë zyrtarësh dhe nëpunë-sish të devotshëm të shtetit shqiptar! Një elitë e cila ka shërbyer mirë, ka bërë mbi mesataren e nevojshme të detyrës së shtetit dhe e ka kryer me nder atë. Dakord. E kush do të përfitojë këtë gjë? Gjyqtarë dhe prokurorë që kanë shmangur vetin-

Nga Besi BEKTESHI

Ka një breshër i dorëheqjesh për shkak të vetingut në turmën e madhe të

gjyqtarëve dhe këshilltarëve të lartë në gjykatat tona. Nuk dua t’i hyj dhe një herë vrerit të madh politik dhe juridik, që të shkaktojnë një numër i jashtëzakonshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh që kanë shkatërruar këtë vend nga ana ligjore! Kanë shkaktuar një turbullirë lig-jore dhe prone, por dhe mjedisi të ndyrë ekonomik sa që një zot e di, se kur do të fillojë koha e ligjit dhe respektit ndaj tij! Por sot po dorëhiqen dhe nuk duan të bëjnë më moralisht dhe respektivisht pjesën e “veting kontrollit” me dëshirën e tyre. Ju është dhënë ligjërisht kjo alternativë. Ju është sajuar kjo e drejtë (e padrejtë sigurisht) e koncep-tuar për të kaluar fazën e një përplasjeje të madhe mes institucioneve të reja të vetingut, politikës dhe njerëzve të gjykatave dhe prokurorive në Shqipëri! Pasuritë e mëdha, të fshehura në banka jashtë dhe brenda, pasuri të shpërndara nëpër kushërinj dhe diku-diku dhe komshinj, pasuri që kanë bërë “muuu” në marrëzinë e njerëzve të lartë të drejtë-sisë që deklarojnë 500.000 dollarë si “donacion” i motrës jashtë shtetit, prokurorë dhe gjykatës që nuk justifikojnë nivelin e tyre të deritanishëm të jetës shumë mbi atë të njerëzve normalë, aferat me drejtësinë e shitur dhe blerë në gjykata dhe prokurori – po japin dorëheqjen. Po si përpara tre muajve të ligjit në fuqi dhe pas tre muajve. Dallimi

gun në saj të këtij ligji sigurisht të përpiluar për të hapur rrugë të shpejtë fillimit të pikërisht vetingut. Kanë dhe një kleçkë e cila ka të bëjë se në disa raste “SPAK” do të merret me të tillë individë, por në përg-jithësi fryma e këtij ligji që parashikon dorëheqjen dhe përfitimin e trajtimit të veçantë ose më mirë pagesa për “pensione suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe punonjësve të shtetit”. Një i dorëhequr nga vetingu dhe frika e tij që do të trajtohet si një nëpunës i lartë apo një shte-tar që i ka shërbyer me rigorozitet dhe ndershmëri shtetit dhe kushtetutës së vendit - si koncept i nenit shtatë. “Bukur shumë” dhe pse e kuptoj mirë se kishte arsye ai që e ka përdorur këtë diversiv për një numër të madh njerëzish që kanë “arsye” të dorëhiqen. Por ka diçka! Ata që kanë abuzuar me ligjin, me shtetin, me detyrën dhe janë detyruar për këtë gjë dhe jo arsye normale të dorëhiqen – kanë nevojë të provojnë nivelin e jetesës së viktimave të veprimtarisë së tyre. Sepse viktimat më të mëdha të tyre janë njerëzit e asistencës, të papunët, të rropa-turit nëpër gjykata, njerëzit që nuk kanë marrë pronat me vite e vite, njerëzit që kanë mbetur me gisht në gojë nga vendimet gjyqësore të maskaren-jve gjyqtarë dhe prokurorë.

Këtyre drogaxhinjve të ligjit t’ju japësh dhe një pension “lezeti” për thyerjen e ligjit, të pasurimit në saj të mos dhënies drejtësi – do të thotë që pa-

drejtësia të jetë dhe kur vetingu ka filluar. Njerëz të hurit e litarit më të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare, vijnë pikërisht nga gjykatësit, gjyqtarët dhe prokurorët - e moskalimit të vetingut qoftë dhe me dorëheqje. Të tillë njerëz do të ishte e mira që kur nuk i kalon në sitën reale të drejtësisë për t’ju gjetur pasurimit dhe futur në burg - t’i detyrosh të jetojnë si viktimat e tyre në standart të njëjtë. Jo ti japësh dhe pension suplementar - që ju jepet zyrtarëve të mirë të shtetit. Ata nuk meritojnë as “pensionin social” dhe as asistencën dhe as “ndi-hmën sociale” që i thonë ashtu si kot në – Shqipëri një lëmoshe të pa mëshirë. Të tillë njerëz që kanë frikë nga pasuria dhe kontrolli i vetingut të tyre – nuk ju hyn asnjë ferrë në këmbë dhe sikur mos të punojnë sepse kanë miliona. Prandaj është fatkeqe dita që t’ju japësh dhe pension. Ata duan – “punicion ligjor dhe burg” nëqoftëse e meritojnë sigurisht në drejtësinë e vërtetë. Po vetëm këtë gjë meritojnë, për të provuar se sa keq kanë bërë në këtë shoqëri, sa keq janë sjellë me ligjin dhe sa të dëmshëm janë dhe kur japin dorëheqje.

Kjo shoqëri ka nevojë t’i shikojë rrugëve të barabartë me viktimat e tyre dhe jo me xhepin plot nga pensioni i nenit numër shtatë. Kjo shoqëri, shumë prej tyre i do të zhveshur nga pasuria që kanë vjedhur. Po dhe ky do të ishte dhe veprimi më i mirë.

Nga Pandeli BARDHI

Është shprehja që e ndeshim rëndom në jetën e përditshme. Nuk përdoret nga të

huajt, përkundrazi, përdoret nga vetë ne, shqiptarët. Ka edhe kjo shprehje domethënien, e cila nënkupton diçka që nuk është në normalitet, por në të veçantën e shqiptarëve, që vetëm këta e kuptojnë. Kjo shprehje nënkupton një mënyrë të veçantë qysh nga mënyra se si qeverisemi e deri tek ato më të thjeshtat në të gjitha aspektet e jetës. Për të mos u marrë me shpjegime të shumta po e ilustroj me disa shembuj konkretë.

Qysh mbas rënies së komunizmit, të gjithëve iu krijuan mundësitë që të shkojnë e të punojnë në shtete të ndryshme të Europës e kudo. Të gjithë panë ndryshimet që ekzistojnë në mënyrën e jetesës, të kulturës, e të gjithçkaje në jetën e përditshme midis nesh dhe atyre. Sot, shqiptarët që punojnë në vende të ndryshme i janë përshtatur kërkesave, rregullave dhe ligjeve të vendit ku puno-jnë apo si të themi, janë integruar në atë mënyrë jetese. Sapo ata vijnë në Shqipëri, menjëherë u nënshtrohen “rregullit”, “Shqipëri hesapi”!

Të marrim rregullat e qarkullimit. Në vendet e tjera u nënshtrohen me korrektësi rregullave të qa-rkullimit, normave të shpejtësisë, kurse këtu. “hajt mo se Shqipëri hesapi, edhe po të të kapin, me një pesçe në dorë dhe gjithçka zgjidhet”. Ky mentalitet i gabuar, i bën që edhe rripin e sigurimit ta heqim edhe të flasin me celular në vesh sa të duan. Askush nuk zbaton rregullat e qarkullimit për policin, por i zbaton për të ruajtur veten dhe jetën e të tjerëve. Zbatimi i ligjit këtu nuk është bërë edukatë, por vetëm kur të shohin ndonjë polic, ku edhe polici nga ana e tij, mendon “të shohim sa gjoba do të vendosim sot”! Drejtuesi i automjetit, i cili nuk duhet të fali askënd për vendosjen e rripit të sigurimit, u thotë: “Mos çani kokë, vetëm kur të shihni ndonjë polic...”! Bashkë me shumë shokë të tjerë punuam kohë të gjatë në bujqësi në vendin fqinj. Çdo gjë ishte e sistemuar me një përkujdesje të veçantë. Rruga shkonte në majën e malit e asfaltuar dhe me të gjitha standartet. Çdo ulliri e vreshti, uji u shkonte në rrënjë dhe çdokush, kishte sahatin e ujit të tij ku kontrollonte edhe sasinë e harxhuar. Çdo javë e muaj që shkonim për punë në majën

e malit, pronari kontrollonte edhe sahatin e ujit, edhe atë të harxhimit të energjisë elektrike dhe i ballafaqonte me atë ç’ka shkruhej në faturë. Ask-ush nuk kishte pretendime. Një ditë, e pyes: “Nuk keni frikë që t’ua vjedhin sahatin këtu në majë të malit? “Ç’thua more? Kush do ta vjedhi, kur secili ka sahatin e vet”? Unë nuk e zgjata më, por men-doja me vete: “Eh, ta dish ti more afendiko, që unë rri në mes të Tiranës, dhe nuk ka mbetur banor në pallat pa i vjedhur sahatin e ujit megjithëse hyrjet janë të gjitha me dyer të blinduara”! Erdhi dita të largohemi. Autobusi për Tiranë qëndronte gati për të marrë bagazhet e udhëtarëve e më pas të imbarkohej në traget. Një sekser qëndron në gat-ishmëri për sistemimin e bagazheve. Një mënyrë “allashqiptarçe” kjo, sepse aty ka edhe autobusë të tjerë nga vendet fqinje, por nuk kanë “ordinancë” siç u shpreh njëri, por vetë shoferi kujdesej për vendosjen e tyre. Do të prisni faturë prej 20 euro, na thotë, dhe pesë për mua për punën”! Sa të bësh sherr, menduam më mirë t’i bindemi e më pas të themi: “Këtu fillon “shqiptar hesapi”! E megjithatë nuk na e di për faleminderit, por i “pakënaqur” kur na thotë, “e kaloni shumë peshën e bagazheve, por nejse”. Kjo donte të thoshte që “paguani përsëri”!

Në Pire, të vetmit që bërtasin dhe grinden janë bashkëkombasit. Një sekser, që nuk i zënë këmbët dhe, e arrin njërin prej patriotëve dhe duke i bërtitur me një fjalor rrugësh i këput edhe një grusht që nuk u tregua vigjilent që t’i kthente dy udhëtarë në autobusin e tij, por shkuan tek tjetri. Të gjithë bëjnë sehir... Edhe këtu shqiptari demonstron “shkathtësi” dhe “dhunë” jo “qullash” si të gjithë të tjerët, të cilët mbajnë nga një tabelë për vendin ku shkojnë. Edhe këtu “çmallesh” me “shqiptar hesapi”! Në Doganën e shtetit fqinj, të gjithë zbresin një nga një dhe me një qetësi absolute drejtohen për në sportelin për vulosjen e pasaportave. Me po atë qetësi, një nga një hipin në autobus dhe askush nuk pipëtin, në pritje për t’u nisur. Kalojmë trarin dhe hyjmë në tokën shqiptare. Janë po ata udhëtarë aq të “urtë”, tani bëhen çakërrqejf. Autobusi mbushet me lypsa romë dhe mbrapa tyre “profesori” që i hedh në “sulm”! Ata kërkojnë ndonjë frangë nga të “kamurit” e ardhur nga Europa. Të tjerët, shitësa, shesin karta telefoni, gazeta, qofte e ç’të them unë. Janë të shumtë që vihen në “shërbim” të udhëtarëve me “prodhimet” e tyre. Në autobus bëhen më shumë tregtarë e lypsa se sa udhëtarë. Të gjithë në “shërbim” të udhëtarëve, që ata të mos e ndiejnë as “urinë” as “ushqimin” e ditës, lajmet, e të mos e ndiejnë as “peshën” e xhe-

pave! Plehrat kanë “pushtuar” Doganën rreth e qark dhe askush nuk merr mundimin të heqi mbeturinat, shishe plastike e qese plastmasi ngado. I themi një polici që gjoja kryen shërbimin, por sytë i mban larg se mos i zë syri ndonjë të njohur. “Po pse more z. polic nuk e mbani pastër këtu, kur e dini që vijnë edhe të huaj”?! Dhe polici përgjigjet: “Po pse ere babam, mos kujton ti se je në Francë këtu? Këtu është Shqipëri hesapi dhe ti duhet të mësohesh...”. Që Shqipëria nuk është si Franca kjo dihet, por di-het edhe kjo që me dy orë punë edhe këta pesë apo gjashtë metra katrorë po të pastrohen, bëhet edhe këtu “Francë” i themi... Por mënyra se si na vështroi, duket sikur thoshte: “Paskeni muhabet ju, ku më rreh mua e ku e keni hallin ju! Më mirë ta mbyllim me një “Shqipëri hesapi”! Për tualetet, nuk dua të flas sepse të gjithë e dinë si veprohet në mungesë të tualeteve! Autobusi tani nga Dogana është gati për t’u nisur. Edhe shoferi e heq rripin e sigurimit dhe bën gati letrat dhe porositë për t’i shpërndarë nëpër adresat përkatëse. Dhe për këtë, telefonin nuk e heq nga veshi. Kur befas, polici i bën me shenjë të ndalojë. “Bobo, thirri dikush e kapi polici që ishte me shpejtësi dhe me telefon në vesh. Autobusi për iner-ci ndalon pak më shumë se tridhjetë metra. Polici, bashkë me një police, vajzë e re, nisen serbes serbes për tek “prehu” që kapën. Hë mo si po kalon? A u lodhe? Prisni dy minuta se do të vijë një shoku ynë në Tiranë, por ka shkuar të marri një shishe ujë”! Ne, të gjithëve na “shkriu” gjaku, sepse “shpëtoi” shoferi pa e gjobitur! Të gjithë presin. Po pse more çuditesh për këtë, më thotë shoku në krah, ti kaq shpejt e harrove që këtu është “Shqipëri hesapi”? Kush pyet për rregulla e për ligj këtu? Sikur të ishte vetëm kjo pritje që i bëmë një “personaliteti” polic nuk do të ishte asgjë, por sa e sa të tjera pritje i kemi duruar deri në kryeqytet. Duheshin shpërndarë porositë që shoferët kishin sjellë nga larg. Dikush prej tyre ngatërronte vend qëndrimin, tjetri e kishte marrë gabim adresën. Në Durrës hyjmë në disa rrugica sepse një i ardhur nga larg nuk i njihte emërtimet e rrugëve. Autobusi bashkë me udhëtarët kthehet në Postë! Më shumë se dy orë u bënë vetëm sorol-latje për të çuar porositë në destinacion. Dikush i thotë shoferit: “Po mirë mo autobus udhëtarësh apo postë është ky? Dhe shoferi i përgjigjet: “Mirë e keni ju mor vëlla, por tjetri ka paguar paranë”! “Nuk paska faj, paska arsye të fortë”, bisedonim gjatë rrugës me shokun në krah. Bile, kjo arsye duhet të jetë më e fortë se ajo, “Shqipëri hesapi”! Kishim mbi dhjetë orë që udhëtonim në një distancë prej

afro nëntëqind kilometrash dhe më shumë se dhjetë orë na u deshën për të bërë jo më shumë se dyqind kilometra. Në të njëjtën rrugë lëvizin edhe karroca me dru, edhe qerre me lëndë ndërtimi, edhe gomari ngarkuar me arka me portokaj. Ç’të bësh? Shqipëri hesapi”! Trafiku i rënduar bëhet edhe më i vështirë. Një furgon para nesh ndalon për të marrë pasagjerë,. Vargu i makinave i fryjnë burive, njerëzit vrapojnë për të hipur në çdo stacion ku shoferët improvizojnë sepse “gjahu” nuk duhet të të ikë nga duart! Ata ndalojnë ku të duan e ku të munden. Kjo do të jetë në varësi të pasagjerëve se ku do të dalin. Kush ka menduar për të bërë edhe “xhepa” si i thonë rrugorët, që automjeti i pasagjerëve të ketë një stacion? Pasagjerë të tjerë presin rrugën për të kaluar në anën tjetër, apo për të çuar lakrat në njësinë e shitjes më të afërt. “Shqipëri hesapi”! Po pse në kryeqytet nuk janë po këto rregulla që i nxjerr secili nga vetja!? Asnjë autobus urban nuk ndalon aty ku e ka stacionin sepse vazhdimisht do të jetë i zënë nga makina të tjera që dikë presin apo diçka duan të marrin. I njëjti ritual, e njëjta pamje. Qytetarët vrapojnë për të hipur në autobusin urban, rruga bllokohet, vargu i makinave i fryjnë burive. Sa për inertet dhe hedhurinat që na shoqërojnë gjatë gjithë rrugës, nuk po i zëmë në gojë sepse na është mësuar syri dhe nuk na bëjnë më përshtypje.

Kisha kohë që nuk e kisha takuar një mik të vjetër. Befas më shfaqet me një qen bukurosh, që e mbante me kapistër. “Me siguri ka ardhur nga Europa i them shokut që kisha në krah dhe do të jetë bërë “europian”! Por, shumë shpejt u zhgënjyem sepse ai kishte mbetur ashtu si kishte qenë dikur. Qeni kërkoi të kryente nevojat e tij dhe e tërhiqte të zotin në anë të rrugës, pranë një peme. Por, i zoti nuk i jepte “vizën” duke e detyruar atë të kryente nevojat, në mes të trotuarit. “Qeni qenka më i për-paruar nga i zoti, i them shokut tim sepse ndërsa qeni kërkon të veprojë si në Europë, i zoti i thotë: “Mos u bëj budalla, sepse në Shqipëri je”! Por, edhe faj nuk kishte sepse me jashtëqitje katërkëmbësh dhe dy këmbësh janë mbushur trotuaret. Të zotëve” u duhet shumë shumë kohë akoma të shkojnë në Europë, kurse kafshët diçka kanë mësuar andej. U janë bërë shprehi veprimet atyre, kurse të zotëve akoma jo. Nuk reaguan për këtë as shitësi i qumështit aty pranë, as shitësi i zarzavateve dhe as polici bashkiak që përtyp çamçakiz. Është pikërisht mentaliteti “Shqipëri hesapi”! Më mirë bëj sikur nuk sheh e nuk dëgjon dhe mbylle, duke menduar me vete “E po, Shqipëri “hesapi”!

Page 17: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

GAZETA SOT E Premte 30 Mars 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Ndihma ekonomike dhe ekonomia për ndihmë

Një administratë e dobët mund të sfidojë një qeverisje të mirë

vërtetën. Nuk janë qytetarët e zakonshëm që kanë faj për gjendjen aktuale përsa kohë shteti mungon. Mungon me politikat e tij të punësimit, por jo të tak-simit. Taksat po përpiqen “të kafshojnë” ekonominë familjare duke i lënë vetëm “kockën” si shenjë e ekzistencës formale, por jo fuqisë.

Në kohën që ekonomia jonë ka nevojë për ndihmë shumë qytetarë i drejtohen ndihmës ekonomike si e vetmja zgjidhje. Por nuk janë vetëm familjet që aplikojnë për ndihmë ekonomike në vështirësi, por edhe shumë familje të tjera në fshat dhe në qytet që kanë në shtëpitë e tyre një televizor, një lavatriçe, apo frigorifer që mund të jetë marrë nga puna e dikurshme, apo falur, por që nuk janë në punë aktualisht dhe nuk sjellin të ardhura për të mbuluar shpenzimet e përditshme e kanë nevojë për ndihmë. Ndaj është kaq logjike që qytetarët t’i drejtohen ndihmës ekonomike, por është e palog-jikshme që nuk ka politika punësimi për të dalë nga gjendja dhe ndryshimin e situatës. Përveçse shumë familje janë larguar pa të drejtë nga skema e ndihmës ekonomike shumë pak gjë është bërë në këtë drejtim, e cila nuk reflekton, por humbet në varfërinë që ka kapluar vendin. Uria në shumë familje nuk pret për të korrigjuar marzhin e gabimit,

Nga Majlinda BUSHJA

Kur ekonomia e një vendi ka nevojë për ndihmë qytetarët e tij i drejtohen ndi-

hmës ekonomike si i vetmi mjet shpëtimi nga varfëria. Kështu po ndodh edhe në Shqipëri. Ndihma ekonomike për mijëra familje shqiptare konsiderohet një nga zgjedhjet në funksion të zgjidhjes së problemit të varfërisë, por që realisht nuk jep zgjidhje reale, veçse lë në lëngatë familjet në nevojë që mbesin të tilla për vite me radhë. Qytetarët mbesin peng i ndihmës ekonomike në një vend si ky i yni i mposhtur nga korrupsioni (ku vet perceptimi i qytetarëve e rendit në 20 vendet më të korruptuara në botë), trafiqet, kriminaliteti, taksat e larta, sorollatjet, dhe gjithë farë intrigash të politikës shqiptare që e rrënoin atë pak ekonomi familjare. Me një ekonomi shterpë që ka vendi nuk ka se si të mos sëmurë edhe vetë qytetarët e tij nga shterpësia e tij për të prodhuar punësim, mirëqenie, zhvillim dinjitet. Papunësia sjell gjithë të këqijat, sjell liri të varfër dhe liria e varfër dinjitet të nëpërkëmbur. Për shkak të atyre që na kanë qeverisur deri më sot për 27 vite po jetojmë kohën e dinjitetit të nëpërkëm-bur që duhet ndryshuar. Pasi, të mbesësh peng i ndihmës ekonomike për vite me radhë për mijëra familje shqiptare nënkupton të mbesësh peng i varfërisë që s’njeh fund. Dhe kjo gjendje e krijuar reflekton mungesën e gjatë të shtetit apo dështimin e tij që përmes “akrobacirave televizive” mbulon të

as për kurs profesionial. Çdo tallje me urinë e tjetrit reflekton cinizmin e atyre që janë vendosur për të na mbrojtur, shërbyer dhe dhënë zgjidhje të shpejta. Uria s’njeh pritje, por bëhet pritë e mbijetesës, ashtu sikundër një strehë e sigurtë që disa nga familjet me ndihmë ekonomike nuk e zotërojnë. Media çdo ditë, qoftë e shkruar apo elektronike pasqyron tablonë e qartë të realitetit ku mjerimi i kohëve moderne nuk po njeh fund, është bërë i mërzitshëm, nuk po zvogëlohet, por është përhapur si një farë e hidhur që duhet të luftohet një orë e më parë. Çdo maskim i realitetit nuk e ndreq atë, por e lë në harresë për të mos e ndryshuar dhe përmirësuar në vazhdim.

Disa ditë më parë Banka Botërore deklaroi në një raport auditimi mbi projektin e modernizimit të asistencës sociale se 70% e familjeve të varfra janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike, ose 53 mijë familjet më të varfra të vendit nuk e përfi-tojnë. Ndërkohë që, e marrin ndihmën ekonomike 22 mijë familje, nga 75 mijë familjet më të varfërat e vendit. Raporti i Bankës Botërore ka analizuar 10% e familjeve më të varfëra të popullsisë së vendit. “Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se pagesa që merr një familje me ndihmë të plotë ekonomike për periudhën 2014-2017 është rritur

vetëm me 2.3 %, nga 4 430 lekë në muaj që ishte në 4538 lekë në muaj. Por për të njëjtën periudhë, po sipas instat, çmimet të matura sipas treguesit të inflacionit, janë shtrenjtuar me 5.2%. Kjo do të thotë se familjet me ndihmë ekonomike marrin realisht më pak ndihmë nga shteti se tre vite më parë,...” bëri me dije Top Channel. Ndërkohë, sipas indeksit të GfK për vitin 2017, Shqipëria është një nga vendet me më pak fuqi blerëse në Evropë bashkë me disa vende të tjera të Ballkanit përjashtuar Malin e Zi. Nga ana tjetër statistikat e Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk janë aspak optimiste për vitin 2022. Sipas statistikave të publikuara të ardhurat për frymë të Shqipërisë në vitin 2022 pritet të arrijnë në 6, 206 dollarë nga 5, 420 dollarë që ishin në vitin 2017. Pavarësisht rritjes Shqipëria përsëri mbetet një nga shtetet më të varfra të Evropës. Kështu, tabloja nuk është aq “gazmore” siç e paraqiti pozita në parlament gjatë diskutimit për skemën e re të ndihmës ekonomike. Ekonomia familjare shqiptare ka nevojë emergjente për ndihmë, por më parë duhet ndihmuar ekonomia e vendit të prodhojë punësim që të përmirësojë gjendjen. Por kjo është e vështirë të ndodh sepse prej vitesh në vend mbizotëron “dreqtësia” dhe jo drejtësia që është rregullatori i mirëfunksionimit të shtetit.

Nga Ramazan SHERJA

Një nga premtimet kryesore të kryem-inistrit Rama gjatë fushatës për zgjedhjet

parlamentare të 25 qershorit, ishte ngritja e një administrate të shëndoshë,profesioniste , ko-rrekte e të ndershme që t’i shër-bente në mënyrë sa më cilësore qytetarit. Ishte edhe ky premtim, ndër më të rëndësishmit që e bindi elektoratin shqiptar për ta votuar masivisht mazhorancën so-cialiste, sepse populli tek administrata sheh fytyrën e vërtetë të shtetit. Edhe pse kanë kaluar pak muaj nga dita që filloi qeverisjen PS në mandatin e dytë të saj, rezultatet pozitive në forcimin dhe shëndoshjen e administratës duken. Kjo tregon se Edi Rama si kryeministër është i përkushtuar maksimalisht që të ndërtojë e t’i japë popullit administratën që meriton. Emërimi i prefektëve të rinj në 12 qarqet, ndryshimi i drejtuesve në spitale dhe hipoteka, reformimi i disa dikastereve dhe sjellja në krye të tyre e drejtuesve të rinj plot energji, që po u japin një impuls tjetër punëve, janë treguesit më kryesorë se sa seriozisht e ka marrë kryeministri Rama perfeksionimin e shër-bimit të administratës në të gjitha strukturat e saj. Në Ministrinë e Shëndetësisë, në atë të Brendshme, në Ministrinë e Drejtësisë dhe në mjaft digastere e institucione të tjera janë emëruar profesionistë të vërtetë, që jo vetëm i dalin zot detyrës, por edhe kanë krijuar marrëdhënie të ndershme, korrekte e komunikim të kulturuar me qytetarët. Shko tek Ministria e Shëndetësisë dhe merr përgjigje në vend e i jepet zgjidhje konkrete hallit që ke, sepse drejtuesit kryesorë të këtij digasteri janë shumë operativë e i ndjekin seriozisht shqetësimet e çdo qytetari. Shembull i korrektesës dhe përkushtimit është vetë ministrja Manastirliu, shefja e kabinetit të saj e deri tek nëpunësi më i thjeshtë i këtij institucioni. Një i sëmurë kronik tregon se për arsye të ndryshme mungonte ilaçi me të cilin ai kurohej dhe sapo sin-jalizoi shefen e kabinetit të ministres, menjëherë me interesimin korrekt të saj u sigurua ilaçi i munguar.

Nëse kryeministri Rama vazhdon në këtë rrugë të reformimit të administratës së shtetit, duke ngritur me të vërtetë një administratë të zhveshur nga nepotizmi dhe pandershmëria, injoranca dhe korrupsioni, ka realizuar në të vërtetë një nga dëshirat kryesore të elektoratit, i cili e promovoi atë edhe një herë si timonier i vetëm i qeverisjes së ard-hshme. Një administratë e shëndoshë, korrekte dhe profesionale bën që të shkëlqejë qeverisja, e secili shtetar të ndjehet krenar para popullit të tij. Në të kundërt një administratë e hallakatur, dembele dhe e pandershme, që i mban sytë nga duart e hallexhiut se ç’po i jep, apo ka në majë të gjuhës përgjigjen “ik se jam i zënë”, e bën të nxijë punën e një qeverie.

Pacienti që përmendëm më lart tek po dilte i kënaqur nga dyert e Ministrisë së Shëndetësisë, na u shpreh: “Ja këtu e shoh dhe e takoj shtetin unë. Tek sigurimi në kohë të ilaçit që më zgjat jetën, tek shërbimi i kul-turuar në spital, tek përgjigja e saktë që marr në një sportel, tek qëndrimi korrekt i fatorinos në autobus, tek mbajtja në gatishmëri e rrjetit elektrik dhe ujit të pijshëm,tek sigurimi i rregullit dhe rendit nga punon-jësi i policisë. Ja ky është shteti. Kur janë këto në rregull, themi se ka shtet, ndryshe atij i mbetet vetëm emri.“Një vlerësim real dhe serioz të raportit efektiv midis nëpunësit të administratës dhe qeverisjes së një shteti ka bërë Adlai Stevenson. “Një administratë e dobët –shkruan ai –mund të sfidojë një qeverisje të mirë, po aq sa dhe një administratë e aftë nuk mund të shpëtojë kurrë një qeverisje të keqe”. Pra një administratë e dobët, nepotike dhe e korruptuar e merr në qafë jo vetëm popullin, por edhe vetë qeverinë, por ama nga ana tjetër një administratë e ndershme nuk ka çfarë t’i bëjë një qeverie të korruptuar. Është qeveria, ajo që pasi zgjidhet nga populli për të drejtuar vendin, ka detyrën, jo vetëm të zgjedhë një administratë profesioniste, shërbëtore të përkushtuar të popullit, por edhe ta kontrollojë e t’i qëndrojë tek koka kësaj administrate për të evituar çdo devijim të saj nga detyra e ngarkuar. E thënë më shkurt, nëse një ministër apo drejtor është i ndershëm, korrekt, i pakorruptueshëm, i aftë në menaxhimin e problemeve që nxjerr realiteti dhe detyra e ngarkuar, atëhere nuk mund të vjedhë e nuk ia mban të shpërdorojë detyrën vartësi i tij. Para ca kohësh la përshtypje shumë të keqe në popull rasti “Fullani”, ish Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Fillimisht bëri bujë të madhe qëndrimi që mbajti drejtësia dhe instancat shtetërore ndaj tij, duke ar-ritur deri në arrestimin e tij. Por më pas, atij jo vetëm që iu dha pafajësia, por përfitoi edhe shpërblim për “dëmin moral”, që gjoja iu shkaktua. Pra Fullani, edhe pse në krye të një institucioni të rëndësishëm, që i shkaktoi miliarda lekë dëm popullit, jo vetëm që nuk mbajti asnjë përgjegjësi, por edhe kërkoi dhe u shpërblye për vjedhjen “e bukur e me kulturë” që bëri në institucionin që drejtonte. Pra sipas “drejtësisë” që i dha pafajsi, rezulton se vjedhësit ishin “ata poshtë”, kurse drejtuesi që ka detyrën ligjore të kontrollojë, të parandalojë e ndëshkojë vjedhësit, paska “mer-itën e madhe”, se i zbuluaka” ata! Shefi i madh është në atë post që në radhë të parë të vendosë në admin-istratë njerëz të zot e me ndershmëri maksimale, të cilët Shqipërisë nuk i mungojnë, pastaj t’u rrijë

punëve në kokë, të bëjë kontrolle e ballafaqime, të mos lejojë të shpërdorohet qoftë edhe një lek nga djersa e popullit dhe paratë shtetit, e të parandalojë në kohë çdo abuzim, dhe jo të shkojë në fund e të bëjë inventarin e sasisë që është vjedhur dhe të bëjë denoncimin në polici! Jo, kjo nuk është detyra e tij, kjo është puna e rojes së institucionit, ai paguhet për këtë punë. “Nëse kalon oficeri dhe vjedh një vezë –shkruan Sami Frashëri, ushtarët që vijnë pas tij bë-jnë kërdinë në pulat e katundit”. Rama ka meritën e pamohueshme se është ndalur personalisht vetë për çdo sinjalizim korrupsioni e pandershmërie të konstatuar në drejtues të veçantë të digasterit, apo administratës lokale duke rekomanduar dhe shkarkimin e tyre në disa raste.

Kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte Lulzim Ba-sha, punova për disa kohë në Landifillin e Sharrës dhe kam qenë dëshmitar i vjedhjeve galopante që bëheshin atje, sidomos i naftës që vinte për fur-nizimin e mjeteve që kryenin procedura të ndryshme në këtë kantier të rëndësishëm. Në këtë ndërmarrje në vartësi të Bashkisë së Tiranës, jo vetëm që nuk kryheshin punimet dhe shërbimet e nevojshme konform rregullave e parametrave teknikë që kërkonte landfilli, një vepër kjo e ndërtuar tërësisht sipas kërkesave moderne evropiane, por u shtua edhe ndotja e ambientit përreth tej çdo limiti, duke ua bërë jetën të padurueshme komunitetit të asaj zone. Në landfill, për funksionimin normal të mjeteve që punonin aty, si bomakë, traktorë e buldozerë, të cilët duhej të sistemonin plehrat në destinacion sipas kushteve teknike, furnizonte një bot me rreth 500 litra naftë çdo ditë, nga ku nëpërmjet dokumentave fiktive e firmave false të shoferëve, mbi gjysma e kësaj sasie vidhej. Mendova se ky ishte xhest i ndyrë i bashkëpunimit të njerëzve që kishte mbledhur rreth vetes përgjegjësi i zyrës teknike, një ish shofer furgoni, ndaj ia paraqita këtë si shqetësim Drejtorit të Përgjithshëm. Por pas këtij sinjalizimi, “shefi i madh”, jo vetëm që e bëri veshin shurdh, por më përgatiti një motivacion fals e më largoi nga puna. Kur gjykata e rrëzoi vendimin hakmarrës të drejtorit ndaj meje, e mora vesh se në këtë drejtori ishte krijuar një vorbull nepotike, drejtor, shoferë, magazinier, përgjegjësa e furnitor, të cilët ndanin rregullisht pjesën e fitimit me njeri- tjetrin. Dhe pas kësaj, u ndërrua vetëm drejtori, dhe ky u largua vetë, pasi u ngop gjer në fyt me allishverishe, kurse gjithë administrata mbeti po ajo që ishte me ato përgjegjësa e inxhinierë, sepse këtë drejtori e mori në administrim LSI, parti pjesëtare

e koalicionit qeverisës, e cila strehoi aty gjithë mbe-turinat e PD dhe militantët e saj hileqarë e zhvatës.

Me gjithë përpjekjet serioze të qeverisë “Rama” për reformimin e vazhdueshëm e cilësor të adminis-tratës mbeten ende dhe mjaft gjëra për të rregulluar. Administratën e deritanishme nuk e dëmtuan dhe dobësuan vetëm partitë qeverisëse në koalicion. Kjo ishte njëra anë. Ana tjetër ishte se në administratë depërtuan dhe jo në pak raste po depërtojnë edhe sot, njerëz mediokër, të cilëve u mungon jo vetëm aftësia dhe korrektesa, por edhe fakti që nuk kanë as një lidhje me PS. Kur populli votoi masivisht PS kishte parasysh, jo vetëm deputetë e ministrat që do të përbënin mazhorancën drejtuese, por edhe social-istët e vërtetë e të ndershëm që do të punonin në ad-ministratën publike. Koha ka vërtetuar se socialistët e thjeshtë në përgjithësi janë të aftë, të ndershëm, të përkushtuar ndaj punës dhe dinë të ndërtojnë mar-rëdhënie korrekte me komunitetin. Ata që morën një teserë për të siguruar një punë dhe që e gjetën sofrën shtruar, shmangën socialistët e vërtetë dhe po i bëjnë gjëmën punës dhe PS. Ka shembuj të tillë që një specialist mediokër, që ka punuar 8 vjet me PD, ka vegjetuar në zyrat e saj duke marrë vetëm rrogën, sepse punën e ka mbajtur me servilizma e duke spi-unuar shokët, jo vetëm që nuk largohet tua lëshojë vendin nëpunësve që e meritojnë, por me penetrim në pushtetin e PS, “konkurrojnë” dhe bëhen drejtorë! Në dëgjesat që organizoi kryeministri me elektoratin pati mjaft ankesa për disa drejtues institucionesh e të administratës, disa prej të cilëve u botuan edhe në shtyp, në një listë me 100 emra, që dikush e quajti “listë të zezë”, por disa nga këta penetruan gjetën rrugët e format dhe u bënë përsëri drejtues e shefa në një institucion tjetër. Ndodhin shumë mbifaturime të qytetarëve për energji elektrike dhe ujë të pijshëm të pa harxhuar, dhe kjo ndodh në radhë të parë sepse faturistët janë të paaftë, dembelë, të pandershëm, edhe të pakontrollueshëm, por asnjë nuk ndëshko-het për këtë vjedhje që u bëhet qytetarëve. E si mund të ndodhë që i njejti futurist tallet me qytetarin duke i faturuar disa muaj rresht energji elektrike sa t’i teket, pa e parë fare matësin dhe të mos mbajë asnjë lloj përgjegjësisë, sikur ky të paguhet, jo për t’i shërbyer popullit por për ta vjedhur atë. Kapitalizmi është konkurencë e ndershme dhe meritokraci në të gjithë sektorët, ashtu duhet të jetë edhe në administratë që kush ka dëshirë të ulet në karrige e të përdorë lapsin, ta meritojë plotësisht atë vlerësimin e popullit “është qen i punës” edhe pse ndoshta jo shumë etik.

Page 18: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

18 GAZETA SOTE Premte 30 Mars 2018

8,9,10,11,14,15,18,19,20,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Në skenën e Teatrit të Metropolit po vijon për të rinjtë shfaq-ja teatrore “Rome e Zhulieta”. Historia e njohur e dashurisë midis Romeos dhe Zhuljetës, e sjell në skenë nga regjisorja Sonila Kapidani dhe me interpretimin e aktorëve të rinj Roerd Toçe në rolin e Romeos, Sheila Domi në rolin e Zhuljetës, Klesta Shero, Edvin Mustafa, Ermir Jonka, Delvis Bejleri dhe Alek-sandër Mitrollari. Teatri Metropol bën me dije se pjesëmarrja e të rinjve të Tiranës për çdo fundjavë në teatër dhe komunikimi me ata për të ndarë mendime dhe përvoja njerëzore, është padiskutim pjesa më e bukur e punës së artistëve. “Ne duam të prezantojmë punë e cila merr trajta më të mëdha në mendjen dhe imagjinatën e të rinjve të qytetit, dhe kjo gjë ka ndodhur me shfaqjen “Romeo e Zhulieta” në teatrin Metropol”, shkruan teatri. Shfaqja është mendu-ar dhe realizuar për grup-moshën e të rinjve me qëllim njohjen, por edhe hapjen e bisedave mbas-shfaqje mbi pyetje të rëndësishme shoqërore që ngre vepra mbi probleme sociale dhe probleme të teatrit. “Pyetjet që shtrohen? A duhet të jemi besnikë ndaj ndjenjave tona? Po ndaj familjes? Po ndaj parimeve tona? Po ndaj autoritetit ? “E shikoni, këto nuk janë thjesht pyetje që të lindin duke bërë një shëtitje romantike në qytetin e vjetër të Veronës. Këto ishin pyetje që shoqëronin shoqërinë Elisabetiane, e për të cilat Shekspiri zgjodhi një tjetër vend, Veronën dhe Italinë - larg Anglisë, për të kërkuar përgjigje. Ndërsa ne, zgjodhëm sallën e rrumbullakët për të prezantuar punën tonë”, thuhet në materialin e Metropolit. “Romeo e Zhulieta” është një tragjedi e publikuar në vitin 1597 nga Shekspiri. Ajo tregon historinë e dy të dashuruarëve, fiset e të cilëve janë armiq. Drama që mbaron me vetëvrasjen e Romeos dhe Zhulietës është një nga veprat më të njohura të Shekspirit dhe një nga historitë dashurie më të famshme të letërsisë botërore. Tragjedia në qytetin italian të Veronës vepron mbi dashurinë të Romeos dhe Zhulietës, që bëjnë pjesë në dy fise armiqësorë, atyre të Montague-ve (Romeo) dhe të Capulet-ve (Zhulieta). Skenografia e veprës mban emrin e Klajd Ymeri dhe kostumografia është realizuar nga Jonida Beqo.

Kalaja e Gjirokastrës në rrezik, specialistët apel që mos të ketë fatin e urës së Hoshtevës

por nëse është thyer xhami atëherë ka lëvizje të mureve. Në murin e kullës ishin thyer xhamat dhe kjo tregon që është zgjeruar krisja e murit. Ka rrezik dhe ndaj duhet të mblidhen specialistët dhe të diskutojnë për gjendjen”, cilëson më tej Miraj. Sipas arkitektes shkatërrimet në trashëgiminë kulturore po vijojnë dhe përmend si absurd dhe faktin kur nga tërmeti në Janinë nuk shemben objektet monument kulture dhe ministrja Kumbaro thotë që kisha e Leshnicës u shemb se ra tërmet në Janinë. “Tek ne shembet kisha e Leshnicës dhe ministrja e Kulturës thotë u shemb kisha se ra tërmeti në Janinë, por në Janinë kur bie tërmet nuk shembet e asnjë kishë. Kjo që thuhet është absurde, në Janinë nuk shembet, tek ne u shemb se ra tërmeti atje. Shkatërrimi i trashëgimisë kultu-rore po vijon nuk është se ka ndodhur vetëm tani. Gradualisht me heqjen e specialistëve vijuan problemet, nuk pyetën specialistët”, cilëson më tej ajo.

Asnjë masë për kalanë Arkitekti Kreshnik Merxhani një

nga zërat në mbrojtje të trashëgimisë kulturore ka publikuar foto të cilat trego-jnë problemin në kullën jugore të kalasë së Gjirokastrës. “Dje vizituam kalanë e Gjirokastrës për të parë dhe njëherë nëse kishte masa për parandalimin e çdo lloj emergjence të mundshme, e cila do kishte pasoja fatale për kalanë dhe lagjen poshtë saj. U pa që dhe shënjuesit e xhamit të vëna së fundmi ishin thyer e vandalizuar, ata shënjues që do duhet të mbaheshin në monitorim të vazhdueshëm dhe të kujdesshëm. Nuk po komentoj faktin që shënjuesit nuk duhet të ishin prej xhami, por prej

skalimetri të cilët do të masnin çdo lloj lëvizje, as faktin që skalimetri duhej të shtrihej më gjerë në muraturë dhe jo aq ngushtë (për ta regjistruar lëvizjen në mënyrë dinamike të të gjashtë apo shtatë çarjet që ka kulla) dhe as mungesën e një izolimi të mirë të kreut të kullës për të mos lejuar depërtimin e ujit të reshjeve në muret e saj”, pohon Merxhani, postimin e të cilit e ka publikuar dhe Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Në Facebook Merxhani shkruan se nuk ka asnjë të dhënë për lëvizjet dhe se si do të hartohet projekti. “Sigurisht situata aty, e shkaktuar dukshëm nga shkëputja e shkëmbit poshtë kullës, e sinjalizuar që më 1966 (1 vit pas themelimit të IMK-së) dhe e dhënë me alarm në 1996, 8, 2002, 2006, 2008, 2012, 2014.. 2016) do duhej të ishte në monitorim prej vet IMK-së si institucioni më i lartë teknik në sistemin e trashëgimisë dhe që jam i bindur që nuk ka asnjë të dhënë për këto lëvizje dhe nuk e di si do hartohet projekt detyra”, vijon më tej arkitekti. Në reagimin e tij Merx-hani thotë se duhen marrë masa para se kulla të ketë fatin e urës së Hoshtevës. “Pavarësisht kësaj përgëzoj autoritetet që po lëvizin në drejtimin e zgjidhjes, por më duhet të përsëris dhe njëherë masat paraprake për ankorime dhe drenazhime korrekte të kullës përpara se sa ashtu si me urën e Hoshtevës të na ngelet projekti në dorë dhe monumenti të mos jetë më! Si konkluzion, asnjë mase paraprake nuk ishte marrë. Kjo e lë monumentin të ekspozuar ndaj riskut në çdo moment. Gjithashtu duhet thënë se zgjidhja konsoliduese nuk duhet të jetë pjesore, sepse problemi nuk është i tillë”, përfundon reagimi i arkitektit.

“Romeo e Zhulieta”, me artistët e rinj

në skenën e Metropolit

Specialistët e trashëgimisë: Situata në kalanë e Gjirokastrës tejet alarmante,

ministria justifikohet me tërmetetJulia VRAPI

Kalaja e Gjirokastrës e rrezikuar dhe specialistët pohojnë se nga institucionet duhen marrë sa më parë masat. Çarja e mureve

të kullës jugore të kalasë sipas tyre tregon se monumenti rrezikohet, por deri tani nuk ka ndërhyrje. Në reagimet e tyre ata pohojnë se Ministria e Kulturës duhet të nisë sa më parë punën me projektin e ndërhyrjes, që mos të ndodhë si me Urën e Hoshtevës. Arkitektja Lida Miraj tregon se në një kohë kur në Ministri të Kulturës mungojnë specialistët, nuk ka interes që ata të thërriten dhe të diskutohet për problemin e çarjes së murit në kullën e kalasë në Gjirokastër. Edhe pse më herët ministrja Kumbaro në komisionin e Medias ka folur për projekt ndërhyrje në kalanë e Gjirokastrës, sipas prof. Lida Miraj arkitekte, arkeologe, është një situ-atë emergjente. Në reagimin e saj Miraj thotë se ministria duhet të mbledhë spe-cialistë të fushës si sizmiologë, gjeologë, etj, dhe të mendohet për problemin në kala. “Ministria e Kulturës të pyesë spe-cialistët, atje duhen sizmiologë, gjeologë, por ata akoma nuk kanë anulluar dhe Bypass. Duhet anulluar Bypass dhe të thërriten specialistët e fushës për kalanë e Gjirokastrës. Në Ministri të Kulturës nuk ka asnjë specialist. Çfarë mund ti thuash Ministrisë së Kulturës kur ende nuk ka anulluar ligjërisht Bypass deri tani”, pohon arkitektja Miraj në reagimin saj. Më 18 Janar shembja e një masivi dheu pikërisht nën kullën Jugore alarmoi një pjesë të specialistëve për një aktivizim të ri të lëvizjes së shkëmbinjve, që mund të prishin ekuilibrin statik të gjithë shpatit. Studio italiane Torresi që realizoi në vitin 2006 Studimin e Riskut Sizmik për Gjiro-kastrën e prezanton situatën të vështirë dhe zonën rreth kështjellës si një territor me risk sizmik të nivelit 3 dhe 4 që treg-ohet me ngjyrë të kuqe në hartën e asaj periudhe. Raporti rekomandon masa për reduktimin e riskut, por asnjë ndërhyrje nuk ka ndodhur deri tani. Sipas prof. Lida Miraj edhe fotot e publikuara së fundmi nga arkitekti Kreshnik Merxhani tregojnë se ka lëvizje të murit. “Ishin llahtar fotot të cilat ishin publikuar nga Kreshnik Merxhani për çarjen e murit të kullës jugore të kalasë. Xhami vendoset për të parë që do të ketë apo jo lëvizje,

“Jeta e një marinari” promovohet në qytetin e Durrësit

“Bordel Balkan”, pjesëmarrëse në festivalin e Sarajevës

Në qytetin bregdetar të Durrësit u promovua libri “Jeta e një marinari”, në qendër të së cilit është Nazario Sauro, marinar italian, por që fatin e tij e lidhi me historinë e bregdetit Adriatik. Promovimi i librit është bërë në sallën e Këshillit Bashkiak të Durrësit, ku morën pjesë autoritete vendore dhe autoritete të marinës italiane. Jeta e Sauro-s ka qenë e lidhur ngushtë me vijën bregdetare të Shqipërisë, me Durrësin, Shëngjinin dhe Shkodrën, me qytete shqiptare më në Veri; me kryengritësit shqiptarë

tashmë të vendosur për të mos e lënë vendin e tyre të shembej bashkë me "të sëmurin e Bos-forit". Nazario Sauro kishte letërkëmbim me Terenc Toçin, italo-arbëreshin që u shqua për veprimtarinë e vet kombëtar në fund të Rilindjes dhe në fillimet e Pavarësisë. Ata ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin në qëllime dhe ide. Për të pranishmit Ro-mano Sauro dhe djali i tij Franc-esco, që e shkruan këtë libër mbështetur në arkivin e familjes dhe pas shumë kërkimesh në burime, janë për t'u admiruar me punën e tyre.

Shfaqja “Bordel Balkan” nga Kosova do të jetë pjesë e festivalit të njohur në Saraje-vë - MESS. Shfaqja me regji nga Andras Urban do të jetë pjesë e edicionit të MESS që mbahet nga 29 shtatori deri me 6 tetor të këtij viti. “Bordel Balkan” prekë temën e luftës dhe pasluftës në Kosovë, ndërsa në natën e premierës në Prishtinë, në prillin e vitit të kaluar, edhe pse u lajmëru-an kërcënime të ndryshme, shfaqja erdhi fuqishëm dhe pa ndonjë incident. Autor i shfaq-jes është Jeton Neziraj, ndërsa

në të luajnë Astrit Kabashi, Adrian Morina, May-Linda Kosumovic, Shengyl Ismajli, Ylber Bardhi, Arta Selimi e aktorë tjerë. Shfaqja do të jetë një prej 16 projekteve teatrore që do të shfaqen në Sarajevë në kuadër të MESS- Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Sarajevë. Shfaqjet e tjera të festivalit që do të marrin pjesë janë nga Italia, Hollanda, Bel-gjika, Irani, Serbia, Polonia, Kameruni, Sllovenia e shtete tjera. Më herët në skenën e Kosovës kjo vepër është përc-jellë me interes.

Vepra e Tionin Harapit, aktivitete në Universitetit të Arteve

Akademiku Vasil Tole bën me dije se më datë 3 prill do të bëhet promvomi i CD me vepra të kompozitorit të njohur Tonin Harapi. “Tonin Harapi, melodisti unikal i muzikës sonë! Mos e humbni rastin për të dëgjuar muzikën e tij! Do të ketë një kon-ferencë për shtyp, ditën e martë, datë 3 prill ora 12:00 tek salla e Lektoriumit në Universitetin e Arteve, të cilës me këtë rast do ti vihet emri “Tonin Harapi”. Në vijim do jetë fjala përshëndetëse, promovim i CD-se me vepra të kompozitorit Tonin Harapi në interpretimin e Anita Tartari si

dhe promovim i publikimeve: “Pjesë të zgjedhura pianistike” dhe “Temë me variacione” të Tonin Harapit”, shkruan akade-miku Tole. Tonin Harapi lindi në vitin 1926 dhe vdiq në vitin 1992, ishte muzikant shqiptar. Fëmijërinë dhe vitet e para të rinisë i kaloi në një mjedis tra-ditash muzikorë, siç ishte qyteti i Shkodrës me muzikantë të tillë si Palok Kurti, Frano Ndoja, Martin Gjoka, Mikel Koliqi, Zef Shestani, Prenk Jakova etj. Këta të fundit ishin edhe mësuesit e tij të muzikës dhe drejtuesit e formacioneve orkestrale.

Page 19: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

8,9,10,11,14,15,18,19,20,24

GAZETA SOT E Premte 30 Mars 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Në Pallatin e Kongreseve nesër do të vijë në skenë opereta e famshme nga Johann Strauss, “Die Fledermaus” ose “Lakuriqi i Natës”, por do të mungojë tenori i njohur Saimir Pirgu. Drejtore-sha e TOB Zana Çela ka bërë me dije se tenori mungon për arsye shëndetësore. “Saimir nuk ndodhet në gjendjen e tij të shën-detësore të zakonshme, ka një bronkit aku. Ai ndodhet në Japoni sepse ka një koncert dhe e kishte të pamundur të vinte, por këto janë gjëra që kanë të bëjnë me shëndetin, dhe i uroj shërim të shpejtë. Saimiri ka qenë shumë i lidhur me teatrin, dhe ne kemi komunikuar me atë për detaje të ndryshme”, pohon drejtoresha e TOB. Por dhe vetë Saimir Pirgu dje përmes një postimi në profilin e tij në Facebook shprehte keqardhjen që nuk mund të merrte pjesë në këtë operetë. “Të dashur miq, kolegë, orkestrantë dhe koristë, gjithë trupës së TOB si dhe gjithë publikut e artdashësve që më presin këto ditë në Tiranë. Me keqardhje ju njoftoj se për shkak të një bronkiti aku dhe me konsultën e stafit mjekësor në Tokio, nuk mund të jem mes jush për op-erën “Die Fledermaus” ku kisha nderin të isha i ftuar. Më vjen jashtëzakonisht keq që nuk do të mund të këndoj përpara jush, dhe ju kërkoj ndjesë nga zemra duke ju premtuar se së shpejti do të rikthehem tek ju. Urimet më të mira për shfaqjet gjithë trupës së TOB, kolegëve të mi, mjeshtrave të Korit dhe Orkestrës, Regjisorit Renato Zanel-la dhe dirigjentit Lazlo Gyuker. Suksese, Suksese, Suksese , të gjithëve”, shkruan në postimin e tij tenori Pirgu. "Lakuriqi i natës" ofron një komedi situatash dhe ngatërresash, që në të vërtetë i has edhe sot. Gra e burra kurorëshkelës, gjyqtarë e drejtorë burgjesh të korruptuar, politikanë pijedashës, artiste mendjelehta dhe shërbëtore që duan të arrijnë nivelet e zonjave të tyre. Opereta “Lakuriqi i Natës” është historia e Eisenstein. Në festën e vitit të ri ai duhet të ishte në burg, pasi goditi një oficer policie. Atë mbrëmje pasi e gënjeu bashkëshorten, Rosalinde, shkon në ballon me maska të princit bujar Orlofsky. Ajo e di këtë dhe e ndjek duke u prezantuar në festë si një konteshë hun-gareze. Pas identiteteve të rreme, Eisenstein, përpiqet të joshë konteshën pa e ditur që pas maskës është bashkëshortja e tij.

Regjisori italian Sciaccaluga: Në skenë, një debat i madh për lirinë e gruas

por dhe skenografia janë nga Carlo Sciaccaluga, kostumografe Sofi Kara dhe as/regjisor Ledian Gjeçi.

Aktorët në role Me aktorët në role Myzafer

Zifla, Elidon Alika, Kristian Kor-oveshi, Alert Çeloaliaj, Genci Fuga, Gjergj Mena, Endri Çela, Xhuliano Brisku, Françeska Hysi, Esela Pysqyli, Ina Morinaj, duke filluar nga 31 mars, çdo të mërkurë, të enjte, të premte, të shtune dhe të diel ora 20:00 vepra vjen në Teatrin Eksperimental salla Moliere. Në veprën e Shekspirit, kemi femra në një botë meshkujsh, ose meshkuj në një botë të femrave. Përballja mes gjinive, thuhet në materialin e teatrit. Në sfond të një lufte lumtur-isht të fituar, ushtarët fisnikë të Don Pjetrit të Aragonës, në kthim prej luftës, mbërrijnë zhurmshëm në shtëpinë e Leonatit, guvernatorit të Mesinës. Bota mashkullore depër-ton dhunshëm në atë femërore: konfliktet dhe dashuritë do të jenë të pashmangshme. Në botën “e fortë” të meshkujve virtytet dom-inuese janë virtytet e meshkujve dominues: nderi, vlerat, vëllazëria mes ushtarësh, një vetëndërgjeg-jësim paksa i sëmurë. Bota “e dobët” e femrave është viktimë e bastisjes mashkullore në rastin e Heros,

vajzës së Leonatit, edukuar nga i ati për të qenë ekskluzivisht grua, e cila akuzohet pa të drejtë për tradhti bashkëshortore ; ndërkohë te Beatriçja, kushërira e saj, femrat gjejnë një përfaqësuese të seksit të tyre që përdor mjeshtërisht fjalët dhe intelektin për të krasitur armët mashkullore. “Është një komedi, e nuk është e nevojshme t’a themi, mbaron mirë, por përplasjet janë të ashpra, dhe vetëm falë vullnet-it dhe inteligjencës ngjarja nuk përfundon në tragjedi. Nëse qenia njerëzore është e gatshme të ndry-shojë idetë apo ndjenjat e veta, dhe nuk i ngurtëson ato verbërisht, edhe fati më i trishtë mund të shndërro-het në gëzim”, shkruan tetari për veprën që mbrëmjen e 31 marsit vjen premierë në skenë. Ajo ç’ka Shekspiri na thotë, ndoshta mbi të gjitha, në këtë komedi, është: triumfi i qenies njerëzore arrihet kur i besojmë inteligjencës, fan-tazisë, lirisë së mendimit praktik. Tragjedia rrëfen fatin e një indi-vidi të paaftë për të ndryshuar realitetin e tij, dhe arrin deri aty sa të shkatërrojë vetë botën në të cilën jeton, ndërsa komedia rrëfen fatin e një komuniteti që, duke ndryshuar, e përmirëson jetën për gjeneratat e ardhshme.

Opereta “Lakuriqi i Natës”, në skenë pa Saimir Pirgun

“Shumë zhurmë për asgjë” gati për në skenën e teatrit, nesër premiera në EksperimentalJulia VRAPI

Komedia e Shekspirit “Shumë zhurmë për as-gjë” vjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eks-

perimental “Kujtim Spashivogli” me regji nga italiani Carlo Sci-accaluga. Për veprën regjisori ka zgjedhur 11 aktorë, emra të njohur të skenës dhe të rinj që këtë herë do të sjellin personazhet e Shekspirit. Kjo është hera e dytë që regjisori italian është me një projekt në fushën e teatrit në vendin tonë. Për veprën ai thotë se është aktuale, pasi përpjekja e femrës për pavarësi dhe poziviteti mashkullor në emër të dashurisë vazhdojnë. Për regjisorin italian Carlo Sciaccaluga kjo është një vepër që thërret lirinë e mendimit. Regjisori u shpreh se ndryshe nga tragjeditë e tjera të Shekspirit kjo vepër flet me gjuhën e komedisë dhe jep mesazhe të qarta se përmes komunikimit arrihet gjithçka. “Në skenë do të shihni në konfrontim të vërtetë mes meshkujve dhe fem-rave, një debat i madh për lirinë e gruas, një dramë të shoqërisë me shumë ritëm, por që ka një fund të lumtur. Ndryshe nga tragjeditë e tjera të Shekspirit kjo flet me gju-hën e komedisë e na jep një mesazh të qartë, se nëpërmjet komunikimit arrihet gjithçka, në këtë pjesë edhe liria, ajo e mendimit, liria për të thënë shumëçka”, pohon regjisori italian që këtë herë sjell komedinë e Shekspirit në skenën e teatrit. E mbushur me intriga, nënkuptime, të qeshura, “Shumë zhurmë për asgjë” është komedia më e mirë që Shekspiri shkroi për familjet. Ky është përshkrimi i “Globe Theatre” të Anglisë për veprën që do të jetë për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Kjo shfaqje teatrore ishte parashikuar të çelte sezonin artistik në fund të shtatorit, por për shkak të koreografisë dhe lëvizjeve në skenë aktori Alert Çeloaliaj u dëmtua dhe vepra vjen këtë sezon artistik. Në komedinë “Shumë zhurmë për asgjë”, aktorët edhe do të kërcejnë, pohojnë se është një sfidë për disa prej tyre por ia kanë dalë për të realizuar këtë gjë. Vepra e përkthyer nga Alqi Kristo, regjia

Rehabilitimi i TOB, Bashkia ia kalon pronën Ministrisë së Kulturës

Muzeu Kombëtar: “Albania”, një tribunë e mendimit shqiptar

Bashkia e Tiranës ka kaluar projektvendimin për kalimin në pronësi të një sipërfaqeje prej 235 metra katrorë Ministrisë së Kulturës, që i hap rrugën pro-jektit për rehabilitimin e Teatrit Kombëtar të Operës. Ministria e Kulturës ka kërkuar vënie në dispozicion të sipërfaqeve të caktuara në pronësi të QTZHK, ku dhe Bashkia e Tiranës është ortake në këtë shoqëri, sipas ven-dimit të Këshillit të Ministrave nr. 760/2017 dhe kalimi i një pjesë të kësaj pasurie prej 235 metra ka-tror nuk e cënon veprimtarinë e qytetit. “Me Ministrinë e Kulturës

është dakordësuar që në zbatim të projektit “Rehabilitimi i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor”, për real-izimin e një dhome teknike në zbatim të tij, Bashkia e Tiranës të transferojë në pronësi të min-istrisë një sipërfaqe prej 235 1112, pjesë e pasurisë nr. 1/256, me sipërfaqe 1644 (një mijë e gjashtëqind e dyzetekatër) 1112, me vendndodhje në zonën kadastrale nr. 8150, vërtetuar sipas certifikatës së pronësisë nr. 1517047, të lëshuar më datë 9.2.2018”, thuhet në vendim e këshillit bashkiak.

Muzeu Historik Kombëtar sjell në vëmendje themelimin e revistës “Albania” në mars të vitit 1897. Në faqen e MHK shkruhet se qëllimi i revistës ishte zgjimi i ndjenjës kom-bëtare. “Më 25 mars të vitit 1897, në Bruksel, doli në qa-rkullim revista “Albania”. Në këtë revistë, themeluesi i saj, eruditi Faik Konica, hodhi themelet e mendimit shqiptar në disa fusha. Revista trajtonte aspekte të historisë, letërsisë, gjuhësisë dhe aspekte të tjera të jetës shqiptare. Qëllimi i revistës “Albania”, ishte zgjimi

i ndjenjës kombëtare, eman-cipimi shoqëror dhe pavarë-sia e Shqipërisë. Kjo revistë e botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, ishte një enciklopedi e vërtetë duke përfshirë një hapësirë të gjerë informacionesh. Revista “Albania” u shndërrua në një tribunë të mendimit shqiptar, ku publikoi dhe lëvroi pjesa më elitare e Rilindjes Kom-bëtare. Botimi i kësaj reviste vazhdoi deri më vitin 1909”, shkruan Muzeu Historik Kombëtar për themelimin e revistës me Faik Konicën.

Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, projekte në fushën e arkeologjisëNjë sërë projektesh janë

miratuara së fundmi nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, synojnë që përgjatë këtij viti në zgjerim-in e gërmimeve arkeologjike, përmes të cilave do të përfitohet informacion i ri mbi qytetet antike dhe sitet arkeologjike të vendit tonë, duke rritur mundësinë për vizitueshmërinë e tyre përgjatë sezonit turistik. Disa nga sitet arkeologjike në të cilat përgjatë këtij viti do të kryhen disa pro-jekte shkencore në zgjerimin e gërmimeve arkeologjike janë qyteti antiko-mesjetar i Kaninës, vijimi i gërmimeve në Antigone,

kërkime në ishullin e Maligradit në Prespë, varri monumental në qytetin antik të Klosit. Vijojnë pro-jektet me gërmime arkeologjike në kastrumin e Paleokastrës në Gjiro-kastër, gërmime në Finiq dhe në Butrint, ndërtimi i hartës nënujore të Bregdetit, sondazhet arkeolog-jike në zonën e Nivicës, rikthimi në format 3D i Bylisit, gërmimet në fortifikimet prehistorike të luginës së Shkumbinit dhe në vendbani-met prehistorike në Skrapar. Janë miratuar dhe projektet gërmimet rreth kishës paleokristiane në Hot të Malësisë së Madhe, studimi i qytetit ilir të Zgërdheshit, etj.

Page 20: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

20 GAZETA SOTE Premte 30 Mars 2018

8,9,10,11,14,15,18,19,20,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

FSHF kandidaturë për të pritur Superkupën e Europës në “Arena Kombëtare”

Kamza ka humbur busullën në vitin 2018 dhe nga një skuadër me pretendime për zonën europiane tashmë ka marrë të tatëpjetën dhe shihet si e rrezikuar për mbijetesën. Shifrat flasin për një skuadër të brishtë, pasi në 13 takimet e fundit në kampionat skuadra e Ramazan Ndreut ka vetëm 3 fitore, 2 barazime dhe 8 humbje, duke rrëshqitur nga vendi i 3-të në të 7-in. Pikërisht për këtë arsye sfida ndaj Partizanit shi-kohet si një mundësi për të ndryshuar ritmin dhe për të rigjetur dëshirën për të arritur një objektiv madhor siç është pjesëmarrja në Europë. Trajneri Ndreu ka probleme në ndërtimin e formacionit pasi do të mungojë për ar-sye pezullimi mbrojtësi Erlis Frashëri.

MBROJTËSI

AMBICIA

Qeveria europiane e futbollit jep masën më të rëndë ndonjëherë ndaj një klubi futbolli

UEFA shkatërron Skënderbeun, 10 vjet pezullim dhe 1 mln euro gjobëAdriatik BALLA

Skënderbeu është përjashtuar me dhjetë vjet nga garat euro-piane, për shkak të përfshirjes në trukimin e ndeshjeve. Ajo

që ishte paralajmëruar nga UEFA është dhënë edhe zyrtarisht. Skën-derbeu pezullohet për 10 vjet nga Europa dhe merr një gjobë të rëndë 1 mln euro. UEFA është treguar e pamëshirshme me klubin korçar, duke e bërë shembull për një peri-udhë shumë të gjatë kohe. Nuk është thjesht një precedent, por një masë ndëshkimore që nuk kishte ndodhur më herët në futbollin europian e botëror. Dënimi i Skënderbeut është më i rëndë se rasti “Pobeda”, skuadrës maqedonase që u penalizua me 8 vjet përjashtim dhe ishte marrë deri dje si shembull negativ por edhe si precedent bazë për UEFA-0n që të penalizojë këdo që shkel rregulloret kur është fjala për manipulim rezulta-ti. Pra, ajo që i trembeshin të gjithë në Korçë dhe në Shqipëri tashmë është bërë realitet pasi qeveria e futbollit europian ka pranuar kërkesën e dy in-spektorëve të saj pranë komisionit të Disiplinës dhe Etikës në UEFA, duke përjashtuar me 10 vite nga kompeti-cionet europiane klubin bardhekuq dhe duke e dënuar me 1 milion euro gjobë Skënderbeun. Dënimi është dhënë në datën 21 mars por vetëm sot ka dalë në dritë dokumenti i plotë i UEFA-s që fundos klubin korçar. Merr fund në mënyrën më të keqe historia e suksesit të Skënderbeut në Shqipëri dhe në Europë gjatë dekadës së fundit me klubin bardhekuq që duhet të vua-jë tashmë pasojat për përfshirjen në fiksimin e rezultateve të disa sfidave.

Skënderbeu ka një afat prej 60 ditësh për ta kundërshtuar dënimin e UE-FA-s që e shkatërron si skuadër me klubin korçar që pritet ta ankimojë çështjen në KAS-in e Lozanës me shpresën se do t’i ulet dënimi dhe do të ketë të paktën mundësi të marrë pjesë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm nëse vendimi i KAS do të vonojë.

Pjesë nga raporti që fundosën Skënderbeun

1)Krusaders-Skënderbeu- Në mënyrë të përgjithshme, këto mod-ele basti tërësisht anormale tregojnë se një periudhë specifike e ndeshjes ishte manipuluar, për të siguruar përfitime bastesh te korruptuara. 2)Dinamo Zagreb-Skënderbeu- Prova për të mbështetur këtë konkluzion është shumë e madhe, me baste

shume dyshuese, Skënderbeu qëllim-isht tentoi të jepte të paktën dy gola të vonë. 3)Sporting-Skënderbeu- Ka prova të konsiderueshme për të tre-guar se ka një përpjekje të organizuar për të gjeneruar përfitime bastesh te korruptuara nga kjo ndeshje. Asnjë justifikim nuk mund te provohet për bastin shumë të madh për Skënderbe-un, të pësojë të paktën një gol të vonë në ndeshje dhe për të paktën 6 gola të shënuar në total. 4)Skënderbeu-Loko-motiva- Nuk ka faktorë mbështetës që mund të llogariten për modelet e bastit live shumë të dyshimta, të cilat janë parë për Skënderbeun të hum-basë nga të paktën dy gola, dhe për të paktën 2 ose 3 gola të shënuar në total. Në mënyrë të përgjithshme, teoria e provave sugjeron se Skënderbeu ma-nipuloi këtë ndeshje për të siguruar

Shqiptari Igli Tare ishte i ftuari i veçantë i “Sportitalia”, që i dorëzoi ish-futbollistit të kombëtares tonë çmimin e drejtorit sportiv më të mirë të vitit. Drejtuesi i Lacios, i vlerësuar për menaxhimin e merkatos badhek-altër, sidomos për blerjet e goditura, foli për tema të ndryshme, që lidhen me Lacion. Më së pari Tare foli për të ardhmen e tij dhe të sulmuesit. “Unë tek Interi në vend të Ausilios? Nuk punoj kurrë me “nëse” apo me “por”. Për momentin ndihem shumë mirë te Lacio dhe nuk kam asnjë propozim

për të cilin duhet të mendoj. A do të shkojë De Vrij tek Interi. Ka mundësi. Shpresoj që deri në fund të sezonit të japë maksimumin, siç ka bërë gjithmonë me fanellën e Lacios”, u shpreh Tare. Shqiptari nuk la jashtë vëmendjes as trajnerin Simone In-zagi, për të cilin kujtoi se ka kontratë me Lacion dhe nuk do të largohet. “Lacio u tregua e zonja, por ishte edhe me fat kur i besoi Inzagit. Ne kishim marrë Bielsan dhe ai do të shkonte te Salernitana. Do të largohet te Napoli apo Juventusi? Ju siguroj që nuk do të

shkojë gjëkundi, të paktën edhe gjatë dy viteve të ardhshme do të vazhdojë të drejtojë Lacion. Do të respektojë kontratën, më pas mund të shkojë ku të dojë”, shtoi Tare. Në lidhje me talentin Milikoviç-Saviç, Tare ishte i prerë dhe i qartë. “Nuk e di se sa mund të shitet, por me presidentin Lotito e kemi një ide sa mund të shkojë çmi-mi i tij. Më shumë se 80-90 milionë? Po, edhe më shumë. Ka interes nga skuadra të ndryshme, por jo oferta konkrete. Nuk kemi patur kontakte me Realin”, përfundoi Tare.

VLERËSIMI/ “Drejtori sportiv i vitit” në Itali, Tare befason me përgjigjet për Lacion

Kamza s’e ka humbur shpresën për në Europa League

Ajeti: Mund të luaj edhe si mesfushor, por vetëm për një ndeshje

përfitime nga bastet e korruptuara në një skeme qe u ekzekutua në një mënyrë shumë të organizuar. Pra, nga raporti kuptohet qartë ser Skën-derbeu ka luajtur shuma të mëdha në baste për qëllime përfitime dhe ka fituar shumë falë përfshirjes së skuadrës në skemën e paracaktimit të rezultatit.

Takaj: Jemi të pastër, do të apelojmë në KAS

Pas vendimit të dhënë nga UEFA, presidenti i Skënderbeut Ardian Ta-kaj ka reaguar, duke thënë se akuzat e ngritura nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta. Ai insiston se Skënderbeu është i pastër dhe do ta apelojë vendimin brenda 60 ditësh siç par-ashikon rregullorja. Ai do ta kalojë çështjen në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, me shpresën se do të merret një vendim i drejtë dhe jo një vendim i tillë masakrues siç mori UEFA së fundmi.

Qëndrimi i FSHFFederata Shqiptare e Futbollit

bën me dije opinionin publik se UEFA ka vënë në dijeni sot FSHF për vendimin e marrë nga ana e Komi-sionit të Disiplinës dhe Etikës pranë saj, për çështjen “Skënderbeu”. Sipas vendimit të marrë, ky Komision ka dënuar skuadrën e KF Skënderbeu me 10 vjet mospjesëmarrje në kom-peticionet europiane të futbollit, sho-qëruar me një sanksionin financiar prej 1 mln euro. Ky vendim është i apelueshëm. FSHF e konsideron këtë një lajm të keq për futbollin shqiptar, megjithëse ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi do të kalojë edhe në shkallë të tjera të gjykimit. FSHF mbështet çdo vendim që i shërben integritetit të lojës dhe Fair-Play-t!

Federata Shqiptare e Futbollit depozitoi dje zyrtarisht në UEFA kërkesën për organizimin e “Superkupës së Europës” të vitit 2020, në stadiumin “Arena Kombëtare”, në Tiranë. Pra, edhe zyrtarisht, “Arena Kombëtare” është një nga impiantet kandidate për të marrë finalen e Superkupës së Europës për vitin 2020. Ideja për organizimin e këtij eventi të rëndësishëm në kalendarin e futbollit Europian, vjen nga dëshira për promovimin e vlerave të mikpritjes shqiptare, si dhe nga ambicia për zhvillimin e emrit të mirë të kulturës sportive në vend, e nxitur kjo, edhe nga përfundimi i shpejtë i “Arenës Kombëtare”,

punimet e të cilit vijojnë me intensitet shumë të lartë. FSHF ka prej javësh që i bën jehonë punimeve të shpejta që po bëhen në impiant dhe ritmin e lartë të ndërtimit, me shpresën se impianti do të jetë gati në fund të këtij viti, ose e shumta në fillim të vitit tjetër, pra në pranverë të vitit 2019. Organizimi në kryeqytet i Superkupës Europiane merr një rëndësi absolute, jo thjesht nga pikëpamja sportive, por mbi të gjitha, edhe për imazhin e Shqipërisë, dhe sidomos Tiranës. Ndërkohë, pas dorëzimit të dosjes zyrtare në UEFA, Federata Shqiptare e Futbollit falënderon të gjitha institucionet që bashkëpunuan me të për

plotësimin e kritereve të kërkuara nga UEFA, përfshirë këtu: Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ministrinë e Arsimit, Rin-isë dhe Sportit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkinë e Tiranës, Drejtorinë e Përg-jithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Përg-jithshme të Doganave, Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale, Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, “Tirana International Airport”, Agjencia Kombëtare e Turizmit, si dhe të gjithë partnerët e tjerë që u angazhuan me këtë proces për të kërkuar sërish për herë të dytë organizimin e një finale Superkupe në Tiranë.

Kukësi është skuadra më në formë e momentit, dhe nëse do të përjashtohet humbja në Gjirokastër ndaj Luftëtarit atëherë do të flisnim me superlativa për kampionët e vendit. Ndalesa e kampionatit nuk erdhi në momentin e duhur për verilindorët megjithatë Peter Pakult shpreson të vi-jojë rrugën e nisur. Java 27-të i dhuron një transfertë të vështirë, në Vlorë ndaj flamurtarit rival në garën europiane. Në një sfidë të tillë kampionët shkojnë pa mesfushorin Besar Musolli i cili do të mungojë për arsye pezullimi, një mungesë e rëndësishme duke parë formën e mirë që po kalonte 29-vjeçari, por edhe rëndësinë që ka në skuadër. Ndaj Flamurtarit në mesfushë pritet të rikthehet në fushë Eni Imami.

KLUBI

Arlind Ajeti la pas shijen e hidhur të humbjes me Kombëtaren kundër Norvegjisë dhe po mendon për duelin e Krotones së tij në Serie A kundër Fiorentinës. “Jam i kënaqur që u aktivizova në një tjetër takim me Kombëtaren e Shqipërisë. Tani jam këtu, i përqendruar për ndesh-jen me Fioren”, tha ai. Ajeti mund të aktivizohet në mesfushë nga trajneri Zenga. “E kam provuar në stërvitje, por është hera e parë që do të luaj në këtë rol në një ndeshje zyrtare. I takon trajneri të vendosë, ne jemi profesionistë dhe dimë të gjithë të luajmë futboll” Për përballjen me skuadrën vjollcë, Ajeti komentoi: “Të gjitha ndeshjet janë njësoj, duam të grumbullojmë sa më shumë pikë.”

Kukësi në Vlorë pa Musollin, Pakult enigma

për formacionin

Page 21: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

8,9,10,11,14,15,18,19,20,24

GAZETA SOT E Premte 30 Mars 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Bushi anashkalon dështimet në eliminatore: Kualitetet na i mori Panuçi

Në fundjavë një nga ndeshjet më të rëndësishme është ajo mes Parti-zanit dhe Kamzës, një duel derbi që do të luhet në Kamzë. Partizani i Klevis Dalipit ka funksionuar në mënyrën e duhur, ndoshta edhe më mirë se sa mund të pritej nga një trajner në eks-periencën e tij të parë në këtë detyrë. Të kuqtë kanë bindur në 3 takimet e zhvilluara në drejtimin e teknikut elbasanas, megjithatë të dielën i pret një sfidë mjaft e ndërlikuar kundër kamzalinjve. Dalipi do të ketë të gjithë grupin e lojtarëve në dispozicion duke qenë se janë rikthyer edhe Telushi e Fejzullahi, por pasuria në organikë ka zgjuar edhe pikëpyetjet e mëdha përsa i përket formacionit titullar që do të luajë kundër Kamzës.

SFIDA

SKUADRA

Shtangisti ynë zhgënjeu mbrëmë, duke mos realizuar asnjë provë në shkëputje me 159 kg

Daniel Godelli dështon në shkëputje, dëmtohet dhe tërhiqet nga shtytja

Adriatik BALLA

Një nga pretendentët për titull europian nga përfaqësuesja jonë e shtangës, Daniel Go-delli, nuk arriti të finalizon-

te me sukses garën e tij në baterinë A të peshës trupore 77 kg, duke dështuar të ngrejë në shkëputje qoftë një provë të vetme. Godellit i mjaftonte vetëm një provë e saktë për të marrë medal-jen e artë, por dështoi në të tri provat me 159 kg, duke mos u klasifikuar në dygarësh. Dëmtimi në krah bëri që ai të tërhiqet nga gara dhe të mos futet fare në stilin e shtytjes.

Gara Daniel Godelli dështoi të ngrinte

peshën në stilin e shkëputjes, dështoi në të tri provat, duke dështuar kësisoj të kualifikohet në dygarësh. Preten-dimet e mëdha në shkëputje, për të ngritur një peshë që i jepte medaljen e artë, bënë që Daniel Godelli të mos e vlerësonte si duhet garën, ndoshta duke ndërtuar një strategji të gabuar teknike me peshat, pasi duhet ta niste garën me 155 kg, sikurse dhe rivalët e tij, një peshë që teorikisht ai do ta ngrinte më lehtë dhe do t’i jepte mundësinë e kualifikimit në dygarësh. Rivaliteti ishte me Razvan Martin të Rumanisë, i cili zuri vendin e parë në shkëputje me 158 kg. Pas tij u rendit spanjolli Andres Mata që ngriti 157 kg, ndërsa në vend të tretë në këtë stil u rendit Suharevs i Letonisë me 156 kg. Godelli ynë e nisi garën me 159 kg, duke synuar medaljen e artë. Atij i mjaftonte qoftë dhe një peshë e ngritur për të realizuar objektivin e tij, por Godelli dështoi në të tri provat ta ngrinte lart shtangën. Edhe pse e fiksoi mirë peshën në krah, ai nuk mundi të ngrihet lart, duke dëshmuar mangësi

teknike. Ishte një nxitim i madh dhe një dështim i madh, pasi shtangisti ishte farë pranë medaljes së artë. Në të tria provat Godelli dështoi të ngrinte shtangën lart dhe për rrjedhojë dështoi të klasifikohej në shkëputje,e por edhe në dygarësh. Në stilin e shtytjes Godel-li nuk u fut fare në garë, sepse pësoi

një dëmtim në krahë gjatë shkëputjes dhe media e fiksoi atë duke u fashuar nga pjesëtarët e stafit të ekipit. Ishte një mbrëmje e pafat për shtangisti tonë, tek i cili besohej shumë që do të sillte medaljen e artë nga ky Euro-pian. Për të gjërat nuk shkuan aspak mirë, ndërsa dëmtimi mund ta vërë

Një nga lojtarët e Kombëtares që ka marrë prioritet gjatë ndesh-jeve të fundit dhe është ftuar e aktivizuar nga trajneri Kris-tian Panuçi është Kamer Qaka. I ardhur si një zbulim i trajnerit italian, por me një të shkuar jo të panjohur me skuadrat e moshave të Norvegjisë, Qaka duket se ka marrë prioritetin e nevojshëm për të qenë pjesë e formacionit në të ardhmen. Ndërkohë, në kampion-atin rumun ku luan Qaka, skuadra e tij do të ketë një ndeshje mjaft

delikate në fundjavë, pasi do për-plaset me skuadrën e Steauas së Bukureshtit, ndaj në kundërshtari që lufton për titullin kampion. Megjithatë, Poli Iasi do t’i duhet të bëjë pa mesfushorin shqiptar, pas dëmtimit që Qaka pësoi në ndesh-jen e fundit ndaj Norvegjisë. Shefi ekzekutiv i klubit rumun, Adrian Ambrosie ka njoftuar mungesën e Qakës ndaj Steauas: “Qaka është dëmtuar në ndeshjen që Shqipëria ka zhvilluar ndaj Norvegjisë. Fatkeqësisht, ai është lënduar në

fundin e pjesës së parë dhe kjo bëri që të mos e përfundonte atë takim. Mungesa e tij ndaj Steauas është e sigurt. Ne e presim atëherë të na rikthehet në mesjavë, por do të bëjmë edhe një vlerësim më të mirë të gjendjes së tij fizike. Ajo që mund të them në këtë moment është që shenjat nuk janë inkura-juese”, është shprehur Ambrosie. Qaka shpreson të kalojë sa më parë dëmtimin dhe të luajë për skuad-rën e tij në duelin e mesjavës së ardhshme në ligën e parë rumune.

TALENTI/ Kamer Qaka i dëmtuar, humbet duelin me Steauan e Bukureshtit

Partizani i plotë kundër Kamzës, Dalipi ka

dilema për formacionin

Teuta në mbijetesë, ndaj Laçit e destinuar

vetëm për fitore

në rrezik për sfidat e e ardhshme në Lojërat Mesdhetare.

Briken Calja, medalje falë fizioterapistit gjeorgjian

Briken Calja fitoi tri medalje të arta në Europianin e Rumanisë mbrëmjen e të mërkurës, duke fiksuar një peshë fantastike në dygarësh 321 kg, një rezultat që i dha titullin euro-pian dhe që bëri krenarë shqiptarët me rezultatin e arritur. Por ndërsa të gjithë kanë përshëndetur sportistin për këtë triumf, vetë Calja ka nxituar Calja është shprehur se ky triumf ka ardhur pas fizioterapistit gjeorgjian, i cili riktheu peshëngritësin shqiptar në garë pavarësisht dëmtimit të rëndë që pësoi në garë. “Unë kam bërë dy teste përpara se të shkoja në Rumani, njëra ka qenë përpara 10 ditëve. Për këtë kam garanci të plotë pasi nuk mund të luajë me jetën dhe gjakun tim. Ne nuk duhet të gjykojmë gjithë fisin, për shkak se dikush i afërt ka vrarë dikë. Sportistët janë kapur me dopingë pas triumfeve të arritura, më tepër për mungesë informacioni, sigurisht, këtu po flas për një pjesë të tyre. U bënë shumë javë stërvitje përgatitje dhe ia kam dalë bashkë me stafin tim. E kam deklaruar përpara pak ditëve që do të vij me medalje në Shqipëri dhe kam qenë i përgatitur për çdo skenar. Për shkak të bllokimeve që kam pasur gjatë garës, ku më ka ka-pur mesi, kofsha dhe supi, më duhej patjetër ndihma e fizioterapistit të cilin ne nuk e kishim në Rumani. Atje më është gjendur një fizioterapist që kishte ardhur nga Gjeorgjia, që bëri të mundur që unë të rikthe-hem për të marrë medaljen e arit edhe në stilin e shtytjes, pasi në të kundërt do e kisha të pamundur”, është shprehur Briken Çalja.

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, doli në një konferencë për shtyp, të cilën e nisi me një analizë për dy humbjet me Sllovakinë, që e nxorën skuadrën jashtë objektivave. “Pas një humbjeje të thellë 4-1 nuk ndihem mirë, sepse ishte e rëndë. Si staf bëjmë analizën dhe shohim ku kemi gabuar. Disfata e parë në “Selman Stërmasi” ndikoi në ndeshjen e dytë. Kishim lojtarë me pak minuta në këmbë dhe shumë mungesa. E dinim që do ta kishim të vështirë. Kemi bërë gabime amatoreske në mbrojtje, por nuk mund të themi se kemi qenë të shthurur. Është e vështirë të përballesh me një skuadër si Sllovakia, që ka lojtarë shumë të mirë.

Kemi patur vetëm një “stoper” për një vit. Sa i përket lojës, mendoj se kemi marrë atë që kërkojmë, duke mbajtur në kontroll dhe qarkulluar topin. Shqipëria po e qarkullon topin më shumë se kundërshtarët. E vetmja ndeshje ku ekipi nuk u përgjigj si duhet ishte kjo e fundit dhe ndodhi për shkak të mungesave. Bare, Abazaj Ramadani kishin ngritur nivelin e lojës, por edhe shumë të tjerë. Na munguan 11 lojtarë, praktikisht e gjithë skuadra. Është kënaqësi kur sheh që 3 lojtarë u grumbulluan në Kom-bëtaren A. Kjo është arsyeja pse jam shprehur se e ardhmja është e sigurt, dikush edhe mund të ketë qeshur. Mendoj se Manaj dhe Ndoj do të shkojnë

te Kombëtarja A. Na ka munguar qarkullimi i topit dhe moseksperienca në minutat e fundit. Duhet të riparohet ky problem, duhet të luajmë pa emocione. Janë djem të rinj, shumë prej tyre luajnë në kate-gorinë e tretë në Itali dhe janë rezervë. Megjithatë, mendoj se i përballuan. Ekipi kombëtare e ka të vështirë të marrë një lojtar me pak minuta në këmbë. Ne e morëm dhe u treguam të guximshëm dhe tani ai tregoi se është gati për Kombëtaren A. Është lojtar shembullor, ka sakrifikuar dhe luftuar për skuadrën. Është shumë e vështirë për trajnerin të ketë lojtarë pa minuta në këmbë. Për këtë i jap të drejtë edhe Panuçit. Po punojmë shumë me të

gjitha skuadrat e moshave për të nxjerrë lojtarë aty ku kemi nevojë, siç janë stoperat. Është edhe çështje brezash, mendoj. Kemi te U-17 dhe U-19, e ardhmja është e mirë. Objektivat në 3 ndeshjet e radhës, dy me Spanjën dhe një me Estoninë? Përballë Spanjës është shumë e vështirë. Janë tre ndeshje. Jetoj me mendimin që të mund Spanjën këtu dhe t’i marr një pikë atje. Dua edhe 3 pikë me Estoninë. Pse të mos mendojmë pozitivisht. Objektivin për të çuar lojtarë te skuadra e parë e kemi realizuar. Rasti i Abazajt? Është pozitive që ishte te Kombëtarja dhe nuk duhet ta mbajë mendjen që nuk luajti”, u shpreh Bushi.

Ndërsa mediat vendase dhe ndërkom-bëtare i bëjnë jehonë dënimit të Skën-derbeut, lojtarët bardhekuq nuk e hum-basin shpresën për të luajtur në Europë edhe këtë sezon. këtë besim ka dhe një prej mbrojtësve kryesorë të skuadrës së Skënderbeut, Tefik Osmani, i ncili u jepo kurajë tifozëve në rrjetet sociale. Në një nga komentet e tije me tifozët, Osmani shkruan se Skënderbeu nuk është trem-bur nga turku në luftë dhe nuk trembet as nga greku, ku greku në këtë rast duket se është vetë UEFA. Ndërkohë që në një koment tjetër kur vetë tifozët shihen të demoralizuar, Osmani shprehet se Skënderbeu do të luajë në Europë edhe këtë sezon, duke pasur siguri se korçarët do t’i shpëtojnë dënimit.

MBROJTËSI

Kategoria Superiore do të kthe-het këtë fundjavë me duelet e javës së 27-të të saj, ku spikat dhe Teuta-Laçi. Në fakt, Teuta shkon në këtë përballje ndaj Laçit në një moment pozitiv. Fitorja ndaj Lushnjës i shërbeu “djemve të detit” jo vetëm për pikët në klasifikim por edhe në aspektin psikologjik. Një skuadër e aftë të luftojë deri në fund për të arritur objektivin. Ndalesa e kampionatit i ka shërbyer trajnerit Gentjan Begeja për të konsoliduar lojën e skuadrës si dhe për të rikuperuar të dëmtuarit. Në një sfidë tepër delikate moralin e skuadrës e ngre edhe fakti që dy prej futbollistëve të Teutës ishin pjesë e përfaqësueses së 21- vjeçarëve të Shqipërisë për sfidat ndaj Sllovakisë.

Osmani kundër skeptikëve: Skënderbeu

do të luajë në Europë

“Ishte një mbrëmje e pafat për shtangisti tonë, tek i cili besohej shumë që do të sillte medaljen e artë nga ky Europian. Për të gjërat nuk shkuan aspak mirë, ndërsa dëm-timi mund ta vërë në rrezik për sfidat e e ardhshme në Lojërat Mesdhetare...”

Page 22: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

22 GAZETA SOTE Premte 30 Mars 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Lana Del Rey: Mund ta këndoj sa herë të dua “Get Free”

1-Gjergj Elez...luftoi me bajlozin...2-Pije alkoolike që përdorin pi-ratët...3-Është pjesë përbërëse e bërthamës...4-Mjeshtër e baletit Cin-gu...5-Tani, me dialekt...6-Përemër vetor...7-Krahinat, viset, trevat...8-Kha-jami i rubairave...9-Stacioni ndërplanetar rus në hapësirë...10-Organizatë Terrorsite...11-Një shtet europian...13-Dëshirë e shfrenuar për të patur diçka...14-Njëlloj si nr. 26 horizontalisht...16-Veladoni i priftit...17-Embrioni i luleve...18-Aktori amerikan Kabir...20-Magazinë e madhe drithi, hangar ose...21-Diametri i brendshëm...22-Ndërtesa ku ushtron funksionet e saj një institucion shtetëror...23-Guri i mullirit...24-Analisti Henri...25-Diskutimi i zjar-rtë dhe i ndërsjelltë...26-Port slloven në Adriatik...27-...Shele, kimist suedez që zbuloi oksigjenin...29-Tufë kafshësh...30-Vend ku rrinte bagëtia gjatë verës dhe ku bëhet përpunimi i qumështit...31-Grimcë lementare...33-Banor i një krahine në jug të vendit...34-...Visi, këngëtare greke...35-Njëlloj si egoja...36-Aktorja Luca në inic...37-Humoristi anglez Atkinson në inic...

1-Interpretimi i një pjese nga opera...4-Humoristi italian...Banfi...7-Mal i lartë në jug të vendit, i shquar...12-Fshat i Kava-jës...13-Ish aktori Prokop...14-Luftëtar që del malit për liri...15-E pandershme...17-Një lloj loje me letra...18-Alibali i këngës në inic...19-Në këtë çast...20-Lloj vaji që del nga kullimi i naftës, për-doret si lëndë djegëse për motorët...21-Piktori shkodran Kodhe-li...22-Mbaroi, me dialekt...23-Populli, turq...24-Një shtet afrikan me kryeqytet N’djameno...25-Magazinë...26-Bashkëpunëtor...27-Ka për kryeqytet Santiagon...28-Profil metalik...29-Vajzë apo grua e bukur e bëshme...30-Patrioti...Nivica...32-Në fillim të bisedës...33-Xhenifer..këngëtare dhe aktore meksikane...34-Ndihmëse...36-Dackë, shpullë...37-Përmbledhje ngjarjesh të një periudhe...38-Dirigjenti Koço...39-Cilësia e zërit...40-Një shtet në lindjen e mesme...41-Është vepër e rëndë penale, pa fund...

Lana Del Rey është shprehur se mosmarrëveshja e saj për të drejtat e autorit me Radiohead ka mbaruar. Më parë këtë vit, Del Rey tha se grupi britanik po e padiste atë lidhur me ngjashmëritë midis këngës së saj Get Free dhe hitit të tyre Creep. Sipas saj Radiohead refuzoi ofertën e saj për të pranuar vetëm 40 përqind të së drejtës mbi pub-likimin e këngës duke i kërkuar 100 përqind Publikuesit e këngës mohuan se kishin ndërmarrë veprime ligjore, por konfirmuan se kishin kërkuar që emri i tyre ti shtohej këngës. Këngëtarja konfirmoi se mosmarrëveshja ishte zgjidhur gjatë festivalit Lollapalooza në Sao Paolo, Brazil në fundjavë. "Tani që çështja ime ligjore ka mbaruar, unë

mendoj se mund ta këndoj atë sa herë që të dua apo jo, por po përgatis projektin e ri?" i tha Del Rey fansave. Eliz-abeth Woolridge Grant e njohur më mirë me emrin e artit si Lana Del Rey, është një tekstshkruese amerikane. U rrit në pjesën veriore të Nju Jork, Del Rey u zhvendos në Nju Jork në moshën tetëmbëdhjetë vjeç, ku ajo ndoqi kolegj dhe filloi shkrimet në muzikë dhe paraqitjet në klube. Në korrik 2011, ajo lançoi këngën "Video Games" në internet, i shoqëruar me një video të bërë vetë. Kënga më vonë u lëshua si audio në tetor, duke udhëhequr albumin debutues të “Del Rey, Born to Die”, që u lançua në 21 janar, 2012 nëpërmjet Interscope Records.

Bisedë midis vajzashDy shoqe ishin ulur dhe po

bisedonin për temën e dashurisë. E para i thotë shoqes:

-Unë nuk besoj në dashurinë me shikim të parë.

Tjetra e cila është dashuru-ar me të fejuarin e saj në këtë mënyrë e pyet e çuditur:

-Atëherë besoj se je tepër besimtare, apo....?

Shoqja i përgjigjet:-Jo, por jam miope.

Arratisja e të dënuarit

Komisari ka rreshtuar të gjithë policët pasi është larguar nga burgu një vrasës tepër i rrezikshëm:

-Po, si ju ka ikur vrasësi? Ju kisha paralajmëruar të kontrol-lonit të gjitha daljet.

Njëri prej policëve përgjig-jet në emër të shokëve për të shpëtuar nga kritikat e tepërta:

-Pikërisht zoti komandant. Vepruam siç na këshilluat ju, por ai duhet të ketë kaluar nga hyrja.

Ngatërrimi i emrit

Një person takon një tjetër në rrugë dhe i afrohet duke i thënë:

-Mirdita Paolo, sa paske ndryshuar.

Tjetri nuk reagon fare, por vetëm dëgjon.

-Ishe ezmer dhe tani je bërë biond, ishe i vogël e tani je më i gjatë, nuk kishe mustaqe, tani shoh që paske edhe mjekër. Po sa paske ndryshuar.

Tjetri i cili u mërzit nga gjithë këto fjalë të kota, më në fund reagon:

-Dëgjo, mua nuk më quajnë Paolo.

Tjetri i bindur në kujtesën e tij vazhdon:

-Pa shiko, pa shiko, paske ndryshuar edhe emër tani.

k u l t u r e www.sot.com.al

9 5 2 7 4

4 9 1

9 8

2 5 3

5 4

7 9 5

2 3

6 3 8

7 9 4 1 6

7 6 4 3

8 2 9

7 3

5 1

3 2 4

4 7

6

8 5 9 3

9 5 6 1

3 6 7

1 7 8 5

4 5 6

4 5 2

2 7 4

4 3 2

7 8 9 1

8 4 3

Page 23: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

GAZETA SOT E Premte 30 Mars 2018 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntorPeshorja Akrepi

Orët e para të ditës janë tepër me fat. Nuk duhet të nënvlerësoni këtë parashikim, me mbështetjen e yjeve çdo gjë do t’ju shkojë mirë.

23 shattor-22 tetor

Ditë e qetë dhe e përfshirë nga surpriza. Në këto mo-mente më shumë se kurrë keni nevojë për shoqëri dhe njerëz simpatikë që t’i keni pranë.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Duhet të shihni përreth për përmirësimin e ambientit tuaj. Do gjeni një pikë referimi për të shfrytëzuar mundësitë tuaja në drejtimin e duhur.

Me pak mundim mund të veçoheni për origjinalitetin e propozimeve dhe për aftësitë tuaja dinamike. Pranoni një propozim profesional.

Nuk ndiheni në formë të mirë fizike dhe zemra juaj nuk arrin të mendojë për dashurinë. Mendoni për ditët e bukura që ju presin.

Dashi Demi

Periudhë e mirë për in-vestime. Keni raste me të vërtetë të mira për t’u marrë me biznes, hidhuni një sy llogarive tuaja bankare.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Në ambientin e punës dhe në familje sjellja juaj duhet të jetë më e rezervuar. Duhet të jeni të kujdesshëm edhe ndaj shëndetit.

Keni mundësi t’i përkus-htoheni aktiviteteve tuaja të preferuara duke u mbështe-tur tek miqtë dhe personat e rëndësishëm.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Sfera profesionale është dinamike dhe ju siguron shumë avantazhe. Optimizmi mund t’ju dhurojë një vizion të ri për jetën tuaj të përditshme.

Huawei prezanton celularin me

kamerën më të mirë

Jo gjithnjë gjërat mund të shkojnë siç dëshironi ju, duhet të respektoni edhe vendimet e të tjerëve. Evitoni provimet dhe intervistat e punës.

Horizontal

Çdo person i lindur në këtë shenjë do të ketë mundësinë të kalojë një ditë argëtuese. Është mirë të evi-toni provimet e vështira.

Hëna ju dhuron mo-mente të këndshme në jetën e përditshme. Një familjar ka nevojë për ndihmën tuaj dhe ju si gjithnjë nuk dini të thoni ‘jo’.

Është prezantuar më në fund Hua-wei P20 Pro, celulari më i mirë deri më sot i markës kineze. Sipas ekspertëve, kamera e këtij “smartphone” është ndryshe nga kamerat e të tjerëve dhe ndoshta më e mira e prodhuar deri më tani. Bëhet fjalë për një sistem kamer-ash të trefishtë. Huawei ka nxjerrë në treg edhe versionin më “normal” të këtij celulari, që quhet Huawei P20. Këta “smartphone” kanë një procesor Kirin 970, bateri 4 000 mAh, 6 GB RAM dhe 128 GB hapësirë për ruajtje të dhënash në P20 Pro. Ndërsa Huaewi P20 ka 4 GB RAM dhe bateri 3400 mAH. Huawei P20 kushton 649 euro, ndërsa Huawei P20 Pro kushton 899 euro.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Projekti 40 miliardë dollarësh që kishte për synim ndërtimin e qytetit të parë në botë të mençur, është duke u krahasuar me Çernobilin si një “qytet fantazmë”. “Utopia e teknologjisë së avancuar”, Songdo në brigjet verilindore të Koresë së Jugut ishte ndërtuar nga zeroja dhe projektuar gjithçka sipas teknologjisë më të avan-cuar, ku kompjuterët do të kontrollonin trafikun. Banorëve i është premtuar qyteti i së ardhmes, ku me telekomandë kontrollohen dyert dhe me pajisje pneumatike mund të “thithin” mbeturinat nga shtëpia, të cilat më pas do të ricikloheshin dhe do të gjeneronin energji elektrike. Por, fotografitë e publikuara tregojnë se edhe pas 15 viteve që kur filloi projekti Songdo, qyteti nuk është as afër përfundimit të gjysmës së punimeve, ku një qytetar pretendon se po jeton “sikur në një burg të ndërtuar në shkretëtirë”.

Fjalëkryq i shifruar

1-Klaudia. . . ish topmodele gjer-mane. . .6 -Boksier i durrsak Kresh-nik...7-Fshat i Tiranës në rrugën për në Elbasan...8-Zotëron...9-Notë në pen-tagram...10-...Qinari tek filmi “Komistari Dritës”...11-Shkencëtarja franceze me origjinë polake...Kyri...12-Teatri i Milanos...16-Ish fut-bollisti anglez...Kigan...17-Një ndër filmat e parë shqiptar...18-Mbretër të ballsamosur të egjyptit...19-Tani, me dialekt...20-Dëshmori...Shijaku...22-Komuniteti Europian...23-Një shtet gadishull në Azi...24-Alibali i këngës lirike në inic...25-Ka një të tillë edhe televiziv...26-Dis-ponoj...27-Është figurë gjeometrike...29-Ak-torja Zamira...30-Ai drejton një manas-tir...31-Është ngjyrosës flokësh...32-Titulli i mbretit të Kuvajtit...33-Gruaja e Skënder-beut...35-“Mbreti” i Shekspirit...36-Kryeqyteti Santiago ka për shtet...37-Studiuesi i letërsisë shqipe Zeqo në inic...38-Mikrob që dëmton zorrët...39-Shkencëtari rus Pavllov në in-ic...40-Oficer i Perandorisë Osmane...41-Stacio-ni televiziv...Njus...42-Bretkocat...43-I moshuar...

1-I thonë një njeriu me teka për veshje për tu dukur apo nazeli...2-Ndryshe i thonë çudi...3-Italia në tabelën elektronike...4-Ish sha-histi mjeshtër Omari në inic...5-Arabia Saudite ka për kryeqytet...8-Vend me drurë dushku dhe shkurre të dendura...10-Koperfildi, një vepër e Molierit...11-Shabani i politikës...12-Ndod-hen tek boçja e pishës...13-Thikë me dy pre-sa...14-Një nënë Gjirokastrite...15-Notë muz-ikore...16-Është pije e jashtme...18-Njëlloj si inat apo smirë...20-Humnerat ndryshe i thonë edhe...21-Janë dythundrrakë nga Peruja me lesh të mirë...23-Njëlloj si paradhënie...24-Vend me baltë dhe llucë...25-Aktori i Hollivudit...Be-di...26-Medikament që lufton malarjen...28-Ish tenori...Kovaçi...29-Një shtet afrikan që ka për kryeqytet Nairobi...31-Irritim i zorrës së trashë...32-Prerës xhami...33-Çitjane. Brek-ushe veshje karakteristike të grave...34-Asn-jëçikë...36-Solo me klarinetë...38-Banor i një krahine në jug të vendit...39-Është organizatë terroriste në Irlandë...40-Zyber Alluni...41-Or-ganizatë Laburiste...

k u l t u r e www.sot.com.al

40 miliardë dollarë për një “qytet fantazmë”

Page 24: Edi Rama nis reformën në PS, krerët e bashkive dhe ... · Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës "BENECON", në kuadër të mbështetjes për Policinë

24 GAZETA SOTE Premte 30 Mars 2018

8,9,10,11,14,15,18,19,20,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Lionel Mesi është i dëmtuar, por dëm-timi i tij nuk është serioz dhe që zgjat

në kohë. Është një tërheqje muskulare që pritet të kalo-jë shpejt dhe sipas mediave spanjolle, sulmuesi i Barçës do të jetë gati për ekipin bla-ugrana me shumë gjasë që këtë fundjavë, pavarësisht se askush në staf nuk do të guxojë të marrë vendim që ia të hidhet në fushë e të rrezikojë. Mesi është kthyer në stërvitje dje me Bar-celonën. Në një deklaratë zyrtare të klubit thuhet se ai sot ishte në gjendje të mirë fizike dhe ka stërvitur me skuadrën. Të mërkurën trajneri Ernest Valverde kishte thënë se “nuk është një lëndim” i rëndë për Messi dhe ai tha se nuk ishte shqetësues lëndimi. Dyshja e Barcelonës, Lionel Mesi dhe Marc Andre ter Stegen, të dy janë lënduar gjatë miqësoreve. Kjo ka ngritur dyshimet se ata nuk do të jenë të gatshëm për Seviljen. Ter Shtegen

QËNDRIMI/ Roma sqaron pse e shiti Mohamed

Salah te Liverpuli

VENDIMI Futbolli grek do të rikthehet në fushë këtë fundjavë, pasi federa-ta greke mori vendim për nisjen e garës, si dhe dha dënimet e rastit për ushtruesit e dhunës në ndeshjen Pa-ok-Aeek, e cila kulmoi me kërcënimin e presidentit të Paokut Ivan Savidis ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, duke mbajtur dorën te arma që kishte në brez. Kështu, Ivan Savidhis, presidenti i PAOK-ut, është penalizuar. Tashmë Federata Greke e Futbollit ka dhënë dënimin për këtë ngjarje, duke e dën-

uar me 3 vjet pezullim. Më 11 mars, i irrituar nga një gol i anuluar për PAOK-un në ndeshjen me AEK-in, numri 1 i klubit të Selanikut zbriti në fushë të protestonte me pistoletë në brez. Një gjest i papranueshëm, që solli ndërprerjen e ndeshjes dhe më pas të kampionatit grek për një javë. Përveç dënimit të presidentit Savidhis, PAOK-u e ka humbur 3-0 në tavolinë ndeshjen, tre pikë penalizim dhe dy të tjerë, që do t’i hiqen nga sezoni i ardhshëm. Por edhe një gjobë prej 63

mijë eurosh për klubin dhe skuadrën, që do t’i luajë tri ndeshjet e radhës në shtëpi me dyer të mbyllura. Kështu, me klasifikimin e ri, AEK-u kryeson me 57 pikë, Olimpiakosi ka 52, PAOK-u 50 dhe Atromitosi 49. Pas këtij vendimi Paoku penalizohet jo pak në objektivat e tij, sepse e ka të vështirë të rivalizojë në këto javë të mbetura me efikasitet ndaj dy gjigandëve të Athinës, Olim-piakosit dhe AEK-ut. Gjithsesi, deri në fund të garës ka ende shumë ndeshje dhe surprizat mund të ndodhin.

TALENTI SULMUESI TEKNIKU

Klajvert në gjurmët e babait, dëshiron të luajë për Barçën

Mançini kandidat kryesor për të drejtuar Italinë

Sulmuesi i Ajaksit, Justin Klajvert, djali i ish-futbollistit të njohur holandez Patrik Klajvert, ka bërë të ditur se do t’i pëlqente të luante për Barcelonën gjatë karrierës së tij. Klajvert konsiderohet si njëri prej lojtarëve me të ar-dhme të ndritur në futbollin evropian dhe në 44 paraqitje ai ka realizuar nëntë gola për ekipin holandez. Mançester Unitedi është lidhur me një transferim të të riut holan-dez, por ai ka paralajmëruar se Barça është destinacion i preferuar i tij, ekip për të cilin babai Patrik luajti në 257 ndeshje. “Ëndrra ime?

Trajneri Hoze Murinjo duket se e ka bindur yllin e Re-alit të Madridit, Gareth Bale, të bashkohet me “Djajtë e Kuq” në merkaton e kësaj vere. Lajmin e publikojnë të përditshmet spanjolle, sipas të cilave inter-esimit të gjatë të Mançester Junajtid për 28-vjeçarin nga Uellsi i ka ardhur fundi. Në të vërtetë tentativa e portugezit Murinjo për të përfituar shër-bimet e Bale që verën e shkuar rezultoi e dështuar. Gjithsesi, këtë herë Gareth Bale pre-tendohet të mos dështojë më, pasi situata që Bale ka përjet-uar gjatë kohëve të fundit në Madrid nuk ka qenë ndër më

Roberto Mançini cilëso-het në mediat italiane si kandi-dat kryesor për stolin e Italisë. Kështu, sipas “Gazzetta Dello Sport” ish-trajneri i Interi i cili aktualisht drejton Zenitin e Shën Petersburgut në Rusi, është emri më i lakuar për tu ulur në stolin e përfaqësueses së kaltër qershorin e ard-hshëm. Mançini ka parakalu-ar në këtë garë Karlo Ançelo-tin që deri para disa ditësh ishte kandidati kryesor për të drejtuar 4-herë kampionët e Botës. Ish-trajneri i Bajernit ka ende mëdyshje dhe po mendon të jetë në stolin e një klubi, ashtu si edhe Antonio

Barcelona. Është klub i ën-drrave. Të shkoja hapave të babait? Po, Barça është klubi i ëndrrave të mia”, tha Klajvert junior.

pozitivet duke i hapur dyert largimit të mundshëm të tij. Projekti i Murinjos për të sjellë Bale synon të jetë konkurrues në Premier League.

Konte që nuk e mendon aspak rikthimin te Italia. Klaudio Ranieri nuk bind si kandidat dhe të gjitha rrugët të çojnë te Roberto Mançini.

Sulmuesi nuk luajti për shkak dëmtimi në dy miqësoret e “Selecion” ndaj Italisë dhe Spanjës, por trajneri Valverde beson se mund të kthehet në fushë që këtë fundjavë

luajti në miqësoren e parë të Gjermanisë me Spanjën, por jo edhe në miqësor-en me Brazilin. Ndërkaq, Mesi nuk e ka luajtur asnjë minutë gjatë pushimit të Kombëtarëve për gjysmë muaji në mars. “Nuk dimë shumë për gjendjen fizike të Mesi dhe Ter Shtegen. Të dyve do ju bëhet një test mjekësorë të enjten për të kuptuar gjendjen e tyre. Mesi ka lëndim në kofshë. Sa është seriozë e shohim sot”, ka thënë Valverde gjatë ditës së mërkurë.

Ramos dhe rivalët te Reali pranojnë se Argjentina pa

Mesin është e dobëtNdërkohë, teksa Mesi po

punon të jetë gati për sfidën e radhës, duke u stërvitur sipas një programi të veçantë e të diferencuar, rivalët e tij te Re-ali i Madridit që ishin pjesë e kombëtares spanjolle në du-elin miqësor me Argjentinën tri ditë më parë nuk e fshehën faktin se Argjentina pa Mesin nuk kishte forcën e duhur dhe se mungesa e sulmuesit i ndihmoi ata të regjistronin një fitore të thellë. I këtij

Rikthehet Mesi, Valverde thotë se mund të luajë titullar në fundjavë

Murinjo bind Bale, uellesiani në verë te Junajtid

Mohamed Salah po bën “ligjin” në Premier League këtë sezon, ku ka realizuar plot 28 gola dhe shihet si kandidati kryesor për të fituar “Këpucën e Artë” në kampionatin anglez. Por shumë syresh shtrojnë py-etjen: Si ka mundësi që Roma e shiti kaq lirë një futbollist klasi si Salah? Kjo pikëpy-etje mori dje një përgjigje nga zyrtarët e klubit. Drejtori sportiv i Romës, Monçi, ka sqaruar shitjen e Mohamed Salah te Liverpuli për vetëm 36 milionë funte (më pak se 40 mln euro). Egjiptiani deri më tani ka realizuar 36 gola nëpër të gjitha garat në Angli. Për shkak të formës së lartë,

janë shtruar pyetjet se përse Roma lejoi largimin e tij për një çmim të lirë. Monçi ka thënë se klubi ra në presion për shitje të lojtarëve shkaku i Fair-Playt fi-nanciar, ndërsa shtoi se shitja e Nejmarit për 220 milionë euro te PSG-ja ndryshoi drejtimin e tregut. “Te Salah duhet kuptuar dy gjëra të rëndësishme”, ka thënë Monçi. “Së pari, Salah është shitur para se Nejmari të revolucionarizonte tregun. Së dyti duhej ta shitnim Salah para 30 qershorit”. “Të gjithë ata që e kuptojnë këtë biznes se ishte sikur të kesh thikën në fyt. Prandaj duke menduar për këto dy kushte, mendoj se bëmë shitje të mirë”, shtoi ai.

mendimi ishte dhe lojtari që është ndëshkuar më shumë me kartonë të kuq për shkak të ndërhyrjeve ndaj Mesit. Kapiteni i Spanjës, Serxhio Ramos, është treguar i kën-aqur pas fitores 6-1 kundër Argjentinës, por e ka pranuar se në mungesë të Lionel Me-sit, Argjentina është ekip më i dobët. “Gjithmonë është mirë të fitosh kundër një ekipi kom-bëtar me kaq shumë lojtarë që kanë cilësi të mëdha. Jemi në rrugë ideale drejt Kupës së Botës”, ka thënë Ramos. Mesi mungoi në humbjen turpëruese ndaj Spanjës dhe Ramos nënvizoi se është evi-dente se pa Mesin Argjentina është më e dobët. “Leo është lojtar i mahnitshëm, i veçantë dhe Argjentina është ekip më i dobët pa të. Me Mesin, Arg-jentina është më e fuqishme”, shtoi Ramos. Duhet thënë se Mesi e ka cilësuar Botërorin e Rusisë si mundësinë e fundit në karrierën e tij për të fit-uar një kupë bote. Disfata me Spanjën në miqësor-en e pak ditëve më parë tregoi se Argjentina e tij ka dobësi dhe nuk mund të cilësohet favorite.

U fut me armë në fushë, dënohet 3 vjet presidenti i Paokut

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /