UNIVERSITET FAKU DR P ROLI I ASIST NDËRLIKIMET Kandidatet: Argjentina Ramadani Diellza Pervizaj TI GJAKOVËS “FEHMI AG ULTETI I MJEKËSISË REJTIMI: INFERMERI PUNIM DIPLOME TENCËS INFERMIERORE T NEUROLOGJIKE – GJE KOMATOZE Mentori: Prof.Asocc. Ilirjane Raça-Bunja Gjakovë, 2019 GANI” E TE ENDJET aku
44
Embed
DREJTIMI: INFERMERI · 1.2 Sistemi Nervor Sistemi nervor është një kompleks përbërësish në vazhdimësi me njëri tjetrin të përbërë kryesisht nga indi nervor (n eurone
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I MJEKËSISË
DREJTIMI: INFERMERI
PUNIM DIPLOME
ROLI I ASISTENCËS INFERMIERORE TENDËRLIKIMET NEUROLOGJIKE – GJENDJET
3.1 Kujdesi infermieror për të sëmurin në gjendje komatoze......................................................31
Kapitulli IV
4.1 Rezultatet e punimit...............................................................................................................34
5
4.2Trajtimi i pacientëve në gjendje komatoze në repartin e njësisë intenzive në spitalin “IsaGrezda” Gjakovë............................................................................................................................36
4.3 Kujdesi infermeror ndaj pacientëve në gjendje komatoze në repartin e njësisë intenzive nëspitalin “Isa Grezda” Gjakovë.......................................................................................................36
1Robert B. Wallace, James C. Torner “Shëndeti publik & mjekësi parandaluese” Kapitulli 67, fq 1139.2David A. Warrell, Timothy M. Codx “Traktati i Oksfordit për Mjekësinë” Vëllimi 3, fq 987, 990.
8
HYRJA
Gjendja komatoze është një gjendje e zgjatur e pavetëdijes gjatë së cilës pacienti komatozëështë ipapërgjegjshëm ndaj mjedisit.Personi është gjallë dhe duket sikur po fle, sidoqoftë ndryshe ngagjumi i thellë personi nuk mund të zgjohet nga ndonjë stimulim, përfshirë dhimbjen.
Gjendja komatoze shkaktohet nga një dëmtim i trurit për shkak të rritjes së presionit, ënjtjes,hemoragjisë së trurit, humbjes së oksigjenit, një goditje traumatike, infeksioni si meningjiti,mbidozës së drogës, tek njerëzit me diabet, nivelit të lartë të sheqerit në gjak.Më shhumë se 50%e komave kanë të bëjnë me traumat në kokë ose shqetësime në sistemin e qarkullimit të gjakut.3
Shenjat dhe simptomat e komës zakonisht përfshijnë:
Sytë e mbyllur Reflekset e depresionit të trurit, p.sh kur pupilat nuk reagojnë ndaj dritës
Nuk ka përgjigjie të ekskremiteteve, përveç lëvizjeve refleksive Nuk ka përgjigjie të stimujve të dhimbjes
Qëllimi i këtij punimi është vështrimi i përgjithshëm i personave në gjendje komatoze nëvendin tonë, kryesisht në komunën e Gjakovës, si dhe hulumtimi i rasteve me gjendjekomatoze të raportuara në repartin e njësisë intenzive në spitalin rajonal “Isa Grezda”Gjakovë në periudhën 9 mujore të vitit 2019 (janar – shtator).
Po ashtu, edhe shtjellimi i tematikave së sfidave të kujdesit ndaj pacientëve në gjendjekomatoze nga perspektiva e infermierëve të punësuar.
Objektivat janë:
•Njohja me çrregullimet neurologjike-gjendje komatoze.
•Llojet e komave.
•Kujdesi infermieror tek gjendjet komatoze.
•Numri i rasteve në gjendje komatoze brenda periudhës kohore janar-shtator 2019 në spitaline Gjakovës.
Metodologjia e punimit
Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e rishikimit të literaturës.Të dhënat përkëtë punim janë marrë nga libri i protokollit në repartin e njësisë intenzive në spitalin rajonal“Isa Grezda” Gjakovë, të lejuara nga shefi i repartit dhe nga drejtoria e spitalit.Në këto tëdhëna nuk është e cenuar privatësia e pacientit.
10
Kapitulli I
1.1 Neurologjia
Fjala neurologji rrjedh nga greqishtja neuron-nerv dhe logos-shkencë.Neurologjia është degë e
mjekësisë e cila merret me studimin e sëmundjeve të sistemit nervor, përkatësisht sëmundjeve të
trurit, të palcës kurrizore, të nervave periferik dhe vegjetativ.Neurologjia merret me kërkimin e
shenjave të sëmundjes, me studimin e etiologjisë, anatomisë dhe patofiziologjisë, pastaj edhe me
parandalimin dhe shërimin e sëmundjeve të sistemit nervor.
Neurologjia e ka prejardhjen nga mjekësia interne. Në fund të shek. XIX Charcot (Sharko)
formoi në Paris Katedrën e Neurologjisë.5
1.2 Sistemi Nervor
Sistemi nervor është një kompleks përbërësish në vazhdimësi me njëri tjetrin të përbërë kryesisht
nga indi nervor (neurone dhe qeliza gliale). Ndahet nëdy pjesë:
1. SNP përbëhet nga nervat, nyjet e receptorëve ndijor, duke përfshirë organet e shikimit,
dëgjimit, ekuilibrit, nuhatjes dhe shijes.
2. SNQështë i përbërë prej organeve siç janë: truri, palca e kurrizit dhe rrjeti i nervave, që
gjenden në të gjitha pjesët e trupit, udhëheq të gjitha veprimet tona të vullnetshme,
rregullon funksionimin automatik të organizmit, është përgjegjës për lidhjet që mbajmë
me ambientin e jashtëm dhe paraqet qendrën e aktivitetit intelektual.
5Doc. Dr. Zylfije Hundozi “Neuropsikiatria” Prishtinë 2002, fq 3.
11
Truri është pjesë e SNQ. Gjendet në brendi të kafkës, përbëhet prej strukturave që gjenden në
kafkë:
Truri i madh - është organi më i madh dhe më i rëndësishëm sepse ai kontrollon tërë
aktivitetin e vulnetshëm dhe një pjesë të madhe të aktivitetit të pavullnetshëm të trupit,
përveç kësaj është edhe qendër e aktivitetit mental.
Trungu truror - është i përbërë prej trurit të mesëm, urës dhe trurit të zgjatur, ku gjenden
qendrat që rregullojnë funksionet jetësore si dhe funksionet e bërthamave të numrit më të
madh të nervave kranial (të kafkës).
Truri i vogël – merr pjesë në mbajtjen e baraspeshës dhe udhëheq me lëvizjet e trupit.6
Figura 1. Pjesët e trurit
6Latif Ajrullai, Rita Petro “Atlas i anatomisë” – në gjuhën shqipe, Albas.Tiranë-Tetovë-Prishtin- 2004 fq 52-53.
12
1.3 Çrregullimet neurologjike
Çrregullimet neurologjike janë çrregullime që ndikojnë në SNQ dhe mund të dëmtojnë trurin,
palcën kurrizore, nervin periferik ose funksionin neuromuskular.7
Problemet neurologjike paraqiten në dy mënyra në njësinë e kujdesit intensiv (ICU) :
a. Si probleme neurologjike parësore, zakonisht nën kujdesin e një neurologu apo të një
neurokirurgu
b. Si ndërlikime neurologjike dytësore, të cilat ndodhin te pacientat me çrregullime të tjera
mjekësore ose kirurgjikale.8
Çrregullimet neurologjike përfshijnë shumë sëmundje dhe rrethana të zhvillimit kronik dhe
akut.Etiologjia e këtyre sëmundje mund të jetë infektuese, toksike, gjenetike, traumatike,
ishemike dhe lidhet me patofiziologji kronike (pathophusiologies). Këto çrregullime mund të
shfaqen që në lindje dhe mund të transformohen në paaftësi të cilat zgjasin gjatë gjithë jetës, por
ato mund të ndodhin edhe në moshë të mesme ose më vonë në jetë, të cilat mund të shpien në
përkeqësimin e çrregullimeve, madje edhe në vdekje.
Këto çrregullime mund të kenë shenja të fshehta ose simptoma jo të qarta, tëcilat e bëjnë të
vështirë identifikimin dhe klasifikimin e tyre. Njerëzit shpesh i neglizhojnë këto simptoma derisa
funksionet të trupit përkeqësohen.Disa çrregullime tek fëmijët mund të jenë të tillë që zhvillohen
dhe mund të mbeten të pa zbuluara deri në momentin kur ato arrijnë moshën në të cilën mund të
gjenden apo të kontrollohen.
Diagnoza e çrregullimeve neurologjike nuk kërkon vetëm njohjen ose zbulimin e simptomave,
por gjithashtu edhe vërtetimin e tyre duke bërë ekzaminimin neurologjik.Ekzaminim neurologjik
mund të zbulojë në mënyrë më specifike simptomat dhe shfaqjen e tyre.
7https://www.nature.com/subjects/neurological-disorders8David A. Drachman “Problemet neurologjike në njësinë e kujdesit intensiv” seksioni 13, kapitulli 171, fq 1955.
13
Testet diagnostikuse kanë ndryshuar me futjen e testimeve elektrofiziologjike dhe atyre të cilët
japin edhe pamjen e asaj që testohet.9
Prej metodave të shumta diagnostike të cilat ekzistojnë do të përmenden ato që më shpesh
përdoren në punën e përditshme me të sëmurë neurologjik:
1. Metodat e neurofiziologjisë klinike:
a. Elektroencefalografia (EEG) - është metodë e regjistrimit të aktivitetit elektrik të
trurit me ndihmën e elektrodave, të cilat janë të përforcuara në lëkurën e kokës, e
me aparate që rrisin këto potenciale që janë shumë të vogla dhe me ndihmën e
aparatit për shkrim regjistrohen në letrën lëvizëse.
Figura 2. EEG
9 Robert B. Wallace, James C. Torner “SHëndet publik & mjekësi parandaluese” kapitulli 67, fq 1139.
14
b. Elektromiografia (EMG) – përfshin disa metoda të ekzaminimit dhe regjistrimit të
aktivitetit elektrik të nervit dhe muskulit gjatë aktivitetit të tyre spontan ose si
përgjigjie në stimulim të caktuar (më së shpeshti në elektrostimulim).
Figura 3. EMG
2. Metodat neuroradiologjike të ekzaminimit:
a. Angiografia cerebrale – me anën e kësaj metode shihen arteriet dhe venat e trurit,
12Artan Shkoza “Fiziologjia e njeriut” Botimi 3, Kreu 10, fq 304-305.13 B. Radojiçiq “Neurologjia klinike” përthyer nga Demir Ahmeti etj, Prishtinë 2005, fq 76.
19
2. Kardiovaskulare: -
Kollapsi
- Shoku
- Sulmi Adams-Stokes, ndërprerja e qarkullimit të gjakut
3. Çrregullimet endokrine:
- Shoku hipovolemik, koma diabetike
- M. Addison
- Kriza tireotoksike dhe koma miksedematoze
- Koma e hipofizës
- Kriza hiperkalcemike
- Diabeti isipidus
4. Sëmundjet :
- Gjakderdhja masive hipertonike, subarahnoidale
- Encefalomalazia
- Hematomi sub/-epidural
- Trauma e kafkës – trurit
- Epilepsia
- Meningjiti
- Encefaliti
- Tromboza sinuzale
- Sulm i gjeneralizuar i ngërrçeve
5. Psikike:
- Histeria
6. Anoksemike:
- Asfiksimi
- Hiperkapnia në insuficiencën respiratorike globale
7. Koma laktatacidotike:
- Hipoksia e rëndë14
14Gerd Herold dhe bashkëpunëtorët “Mjekësia Interne” 2007, fq 892.
20
Nga vetëdija e plotë (zgjuarja), deri në pavetëdijen e plotë ekziston një varg kalimesh të
pandërprera, në të cilët mund të dallohen disa shkallë të çrregullimeve sasiore të vetëdijes. Këto
janë: hutia, somnulenca (letargjia), supori, sinkopa, parakoma, deliriumi dhe koma.
Hutia - është gjendje e ngadalësimit të funksioneve psikike.Pacienti ka dukjen e njeriut të
lodhur, me vëmendje të zvogëluar.Përgjigjet ngadalë në pytjet e thjeshta, kurse në pytjet e
ndërlikuara nuk mund të jep përgjigjie të saktë.
Somnulenca -është gjendje e pagjumësisë joadekuate, me ndërprerjen të ngacmimit të jashtëm
bie në gjendje të ngjajshme me gjumin. Kur të zgjohet me ngacmim për një kohë të shkurtër me
atë mund të mbahet kontakti. Atëherë përgjigjet me vështirësi në pytje të thjeshta, kurse pastaj
sërish bie në gjumë.Forma më e rëndë e somnulencës është letargjia.
Supori - është gjendje e vetëdijes, në të cilën pacienti bën përshtypjen e gjumit të thellë.Vetëm
me ngacmime të forta është e mundur që t’i kthehet vetëdija dhe atëherë, me vështirësi është i
mundur kontakti më i thjeshtë. Në literaturën anglosaksone në vend të suporit përdoret shprehja
stupor. Te ne shprehja stupor tregon gjendjen e vetëdijes së frenuar, kur pacienti shumë vështirë
dhe ngadalë përgjigjet në ngacmime, edhe pse nuk jep përshtypjen e pavetëdijes.
Sinkopa - është një çrregullim kalimtar i vetëdijes dhe i humbjes së tonusit muskulor, e cila vjen
si rezultat i pakësimit global akut dhe të kthyeshëm të fluksit cerebral të gjakut.
Parakoma - është gjendje e pavetëdijes nga e cila me ngacmime të forta mund të shkaktohet
reaksion gjysëm i vetëdijshëm.
Deliriumi -është çrregullim i rëndë i vetëdijes me dezorientim, me frikë dhe ngacmim.15
15 Stjepan Gamulin, Marko Marushiq, Zdenko Kovaç “Patofiziologjia” botimi 6, fq 661-662.
21
Kapitulli II
2.1Gjendja komatoze (koma)
Komaështënjë çrregullim i vetëdijes, gjatë të cilit pacienti nuk mund të zgjohet nga asnjë
stimulim, pavarësisht se sa i fortëështë ai.16
Në komën më të thellë pupillat nuk reagojnë kurse reflekset muskulare janë të shuara.
Ekzistojnëdy grupe të proceseve patologjike që mund ta dëmtojnë vetëdijen:
1. Proceset të cilat i zvogëlojnë funksionet e hemisferës së trurit
2. Proceset të cilat e ulin ose e dëmtojnë aktivitetin e sistemit të trungut truror.
Fig.5 Pacienti në gjendje kome
16Harold B. Schiff, Thomas D. Sabin “Traktati i mjekësisë së kujdesit parësor” kapitulli 157, fq 1462.
22
2.2Ekzaminimi i të sëmurit në komë
Anamneza e marrur me kujdes mund tëna ndihmojnë në diagnozën dhe në etiologjinë e komës
ku hyjnë: të dhënat për diabetin, nefritin, toksikomaninë, lëndimet etj. Duhet pyetur personat
përcjellës për rrethanat në të cilat është gjetur pacienti.Nëse dyshohet për helmimin vetvrasës
atëherë duhet kërkuar në rroba ose në shtëpi barin me të cilin është helmuar. Pamja e
përgjithshme e të sëmurit mund të na jep të dhëna të rëndësishme si: obeziteti, skuqja e fytyrës
dhe mosha e shtyrë janë të shpeshta te hemoragjitë cerebrale, pastaj skuqja e lëkurës tek helmimi
me CO, shenjat e plagëve në gjuhë dhe në fytyrë janë të shpeshta tek personat epileptik, gjurmët
nga dhënja e injeksioneve tek diabetikët dhe tek narkomanët. Gjurmët e lëndimeve në kokë,
gjakderdhja dhe rrjedhja e likuorit nga hunda tregojnë për komën e shkaktuar nga lëndimet e
trurit dhenë frakturën e bazës sëkafkës.
Ekzaminimi klinik i të sëmurit komatoz: tek i sëmuri komatoz duhet të gjendemi sa më
shpejtë sepse jeta e tij shpesh varet nga disa minuta. Ndonjëherë i duhet dhënë terapi e ngutshme
edhe pse nuk është konstatuar diagnoza.Nëse i sëmuri nuk merr frymë ose merr frymë
sipërfaqësisht, atëherë duhet t’i jepet frymëmarrje artificiale, oksigjeni dhe aminofilini.Nëse i
sëmuri ka gjakderdhje urgjentisht i jepet transfuzioni i gjakut.Nëse rrugët e frymëmarrjes nuk
janë të pastra ato duhet pastruar nga sekreti ose trupat e huaj.Nëse i sëmuri ndodhet në shok,
duhet shëruar shokun.Që të caktohet diagnoza e saktë pasi të jenë ndërmarrë masat urgjente,
merret anamneza nga të afërmit e të sëmurit se si është shfaqur sëmundja.Duhet bërë
ekzaminimin objektiv të të gjitha organeve dhe sistemeve të tij, statusin neurologjik, duhet bërë
fundus okuli si edhe një varg analizash laboratorike të gjakut (pasqyra e gjakut, koha e
gjakderdhjes dhe e koagulimit, numri i leukociteve, formula leukocitare, niveli i sheqerit në gjak,
urea), analiza e urinës.Me të gjitha këto ekzaminime dhe analiza në të shumtën e rasteve mund të
caktohet shkaktari i gjendjes komatoze.Duhet të ruhemi nga ekzaminimi sipërfaqësor sepse
ndonjëherë shkaku i gjendjes komatoze mund të jetë i ndërlikuar si p.sh. i sëmuri që kundërmon
në alkool gjendjen komatoze mund ta ketë për shkak të frakturës së kafkës gjatë rrëzimit e jo për
shkak të alkoolit, ose i sëmuri nga sëmundja e sheqerit (DM) mund të jetë në gjendje komatoze
23
për shkak se ka gjakderdhje në tru ose për shkak të infarktit të miokardit e jo për shkak të
sëmundjes që ka.17
Ekzaminimi neurologjik mund të zbulojë hemiplegjinë ngase në komë reflekset dhe tonusi janë
të zvogëluara ose të shuara në anën e marrur.
Ekzaminimi i SKV-së në disa raste mund ta shpjegojmë rastin e komës: hipertensioni arterial ose
shenjat e insuficiencës, aritmia, stenoza ose insuficienca e valvulave shpesh shkaktojnë
apoplexinë.
Frymëmarrja – mund të jep të dhëna të rëndësishme.Kështu frymëmarrja e Cheyne-Stockes
lajmërohet kur të ekzistojë lëndimi bilateral i hemisferave, i diencefalonit, ganglioneve bazale
ose i kapsulës interne por edhe kur të ekzistojë prolapsi fillestar nëpër tentorium.
Hiperpnea e zgjatur dhe e shpejtëte herniet nëpër tentorium, tek hipoglikemitë, anoksitë dhe te
infarkti.
Apnea e zgjatur vërehet tek lezioni i ponsit afër daljes së nervit së V-të kranial.
Pupillat – madhësia e tyre e njejtë ose e ndryshuar dhe reaksioni në dritë kanë rëndësi të madhe
në ekzaminimin e personave komatoz.
Thellësinë e komës e ekzaminojmë në bazë të intensitetit të ngacmimit dhe të reagimit të të
sëmurit në atë ngacmim. Gjatë dyshimit në meningjit ose në gjakderdhjen subarahnoidale,
punksioni lumbal dhe ekzaminimi i likuorit kanë vlerë të madhe diagnostike.Urina e marrur me
kateter, ekzaminohet sheqeri dhe proteinat në urinë, gjaku ekzaminohet – sheqeri dhe urea në
gjak.Ekzaminohen mushkritë, matet temperatura trupore, ekzaminohen organet abdominale,
pastaj ekzaminohet pasqyra e gjakut, eritrocitet, P, Na, K, Cl por duhet bërë edhe ekzaminimi
toksikologjik.Në rastet speciale është e nevojshme edhe radiografia e kafkës, arteriografia,
pneumoencefalografia, EEG dhe EKG.18
17 Do. Dr. Zylfije Hundozi “Neuropsikiatria” Botimi 3, Prishtinë 2002, fq 98.18 B. Radojiçiq “Neurologjia klinike” përkthyer nga Demir Ahmeti, Valbona Hysenaj, Prishtinë 2005, fq 77-78.
24
Koma nuk është gjumë i thellë, pasi gjatë gjumit truri është aktiv dhe konsumi i oksigjenit është
thuajse i njejtë me atë të gjendjes zgjuar. Përkundrazi, tek të sëmurët komatoz përdorimi i O2
është nën nivelin e kushteve normale të qetësisë.19
2.3Mekanizmat e zanafillës së komës
Zhvillimi i çrregullimeve sasiore të vetëdijes deri te koma është i lidhur në mënyrë të tërthortë
apo të drejtpërdrejtë me dëmtimin e sistemit i cili e mban gjendjen e vetëdijes.Kyështë sistem
ascendent jospecifik aktivizues retikular, i cili në mënyrë difuze e aktivizon koren e trurit.
Mekanizmi i dëmtimit i cili shkakton komën mund të jetë anatomik (shtypja ose shkatërrimi i
indit) ose metabolik kur çrregullimet e ndryshme metabolike ose substancat toksike e
çrregullojnë funksionin e sistemit aktivizues retikular ose të kores së trurit të madh.
Sipas etiologjisë komat i ndajmë nëdy grype të mëdha:
Komat të cilat shkaktohen me procese patologjike të trurit dhe mbështjellsëve të trurit
Komat metaboliko-toksike
2.3.1Komat të cilat i shkaktojnë proceset patologjike në tru dhe në mbështjellëset e trurit
Një numër i madh i procesve patologjike të trurit dhe mbështjellësve të trurit, shkaktojnë
çrregullime kuantitative të vetëdijes deri në komë.Ato e çrregullojnë funksionin e kores së trurit
të madh në mënyrë difuze, e dëmtojnë diencefalonin ose sistemin aktivizues retikular, pra mund
të jenë difuze ose të lokalizuara.
2.3.1.1Komat të cilat shkaktohen me procese difuze të trurit dhe mbështjellësve të trurit
Komat të cilat shkaktohen me procese difuze, sipas rregullit nuk janë të përcjella me simptoma të
qarta fokale, të cilat plasin për çrregullimin e funksioneve specifike ë lidhura për disa pjesë të
trurit, por ekzistojnë shenjat e ngacmueshmërisë së mbështjellësve të trurit (rritja e numrit të
qelizave dhe e përqendrimit të proteinave në likuor).
19Artan Shkoza “Fiziologjia e njeriut” Botimi 3, kreu 10, fq 305.
25
2.3.1.2Komat të cilat shkaktohen me proceset lokale të trurit dhe mbështjellësve të trurit
Proceset e lokalizuara mbi tentorium cerebri (proceset supratentorike), mund të shkaktojnë
komën me dëmtimin difuz të kores sëdy hemisferave, për shkak të edemës së trurit, shtypjes të
cilën e shkakton formacioni patologjik (abcesi, hematomi, indi neuplastik), ose me dëmtimin e
diencefalonit. Proceset e vendosura nën tentorium e dëmtojnë sistemin aktivizues retikular në
trungun truror dhe kështu e shkaktojnë komën.Proceset e lokalizuar të trurit dhe tëmbështjellësve
të trurit e çrregullojnë funksionin e pjesës së trurit të cilën e përfshijnë duke shkaktuar gjatë
sëmundjes simptoma përkatëse fokale.Në grupin e komave të cilat shkaktohen me lëndimet e
trurit radhitet edhe koma e cila lajmrohet me rastin e dridhjes (komocionit) së trurit, edhe pse
dridhja e trurit nuk paraqet dëmtim lokal.Pas komës pason amnezioni (kumbja e kujtesës) për
dukuritë të cilat i kanë paraprirë lëndimet dhe kanë pasuar pas saj.
2.3.2Komat metabolike–toksike
Proceset patologjike të cilat i shkaktojnë komat metabolike–toksike janë të shumta kurse
patogjeneza e këtyre komave është e shumëllojshme dhe e ndërlikuar, shpeshherë e pasqaruar
plotësisht.Mekanizmat themelorë të cilat shkaktojnë komën metabolike-toksike kryesisht mund
të përmbledhen në hipoenergozën trunore, çrregullimet e ngacmueshmërisë membranore dhe
sintezën e transmitorëve nervor.
2.3.2.1Komat të cilat i shkakton hipoenergoza trunore dhe mungesa e kofaktorëve
metabolikë
Cilido faktor që e pengon prodhimin e energjisë në tru, mund të shkaktojë komë.Truri shpenzon
80% të prodhimit energjetik për funksionin, kurse 20% për mbajtjen e strukturës së vet. Për këtë
komat janë shpesh reverzibile sepse dëmtimet strukturore zhvillohen vetëm atëherë kur prodhimi
energjetik është aq i ulët sa bëhet i pamjaftuar për ruajtjen e strukturës fizike.
2.3.2.1.1Komat për shkak të hipoksisë së trurit
Në hipoksinë hipoksemike të cilën e shkakton zvogëlimi i PaO2 në ajrin atmosferik ose
çrregullimet e frymëmarrjes zhvillohet koma kur PaO2 zvogëlohet nën 3,3 kPa. Zvogëlimi i
qarkullimit të gjakut nëpër tru, i cili zë fill gjatë çrregullimeve të ndryshme të qarkullimit
26
tëgjakut kompensohet në tru me marrjen e shtuar të O2 dhe glukozës nga gjaku. Kur qarkullimi i
gjakut zvogëlohet aq sa PaO2 në gjakun venoz të trurit zvogëlohet nën 2,7 kPa rëndom
zhvillohet koma. Ndërprerja e përnjëhershme e qarkullimit të gjakut shkakton komën pas 8-10
sekonda, kurse pas 4-5 minuta të iskemisë rëndom ndodhin ndryshime ireverzibile.
2.3.2.1.2Koma hipovolemike
Hipoglikemia shkakton hipoenergozën e trurit për shkak të mangësisë së substraktit. Kur
përqendrimi i glukozës në gjak zvogëlohet nën 1,5 mmol\L, zvogëlohet shkalla e gjendjes së
zgjuar deri në komë. Nëse zgjat shkurt, kjo komëështë reverzibile.Në hipoglikemi truri i
shpenzon lipidet dhe proteinat për prodhimin e energjisë qka shkakton dëmtime ireverzibile kur
hipoglikemia zgjat më shumë se 90 min.
2.3.2.1.3 Mungesa e kofaktorëve metabolikë
Mungesa e vitaminave të cilat janë kofaktorët metabolik, posaçërisht vitamina e grupit B,
shkakton çrregullime të ndërlikuara të SNQ dhe SNP.Në encefalopati të shkaktuara me
hipovitaminoza, çrregullimet e vetëdijes janë një pjesë e çrregullimit të funksionit të
SNQ.Rëndom manifestohen me hutueshmëri dhe somnolencë, kurse në rastet e rënda me
delirium.Vetëm në rastet më të rënda zhvillohet koma.
2.3.2.2Komat të cilat shkaktohen me çrregullimet e funksionit të sistemeve të ndryshme
funksionale
2.3.2.2.1 Sistemi kardiovaskular
Çrregullimet e sistemit kardiovaskular të cilat shkaktojnë iskeminë e trurit kanë për pasojë
komën hipoksike.
2.3.2.2.2Koma hiperkapnike
Kjo komë zhvillohet në insuficiencën respiratore, kur hipoksisë i bashkangjitet edhe
hiperkapnia. Për shkak të veprimit narkotizues të CO2, zvogëlohet shkalla e gjendjes së zgjuar në
hiperkapni në varshmëri të PCO2.Përveç veprimit narkotizues rritja e shtypjes parciale të CO2
shkakton vazodilatim në tru dhe me këtë edhe rritje të shtypjes intrakraniale.Në hiperkapni
27
qendra e frymëmarrjes bëhet më pak e ndjeshme në CO2 andaj hipoksia bëhet stimuluesi kryesor
i frymëmarrjes. Dhënia e pakujdeshme e O2 në këto gjendje, duke përmirsuar hipoksinë mund të
zvogëlojë stimulimin për respirim dhe me këtë edhe ta keqësojë hiperkapninë dhe të shkaktojë
komën. Koma hiperkapnike është reverzibile, andaj gjendja e vetëdijes përmirsohet me
zvogëlimin e hiperkapnisë.Kur mungon përmisimi i vetëdijes atëherë me gjasë komën e ka
shkaktuar hipoksia.20
2.3.2.2.3Koma hepatike
Kjo komë nuk paraqet vështirësi diagnostike nëse në anamnezë kemi të dhëna për sëmundjen e
më hershme të mëlçisë.Vetë komës i paraprin somnolenca ose psikoza delirante.Shenjat
neurologjike flasin për dëmtimin e trurit të vogël dhe të sistemit piramidal si dhe
ekstrapiramidal.Në rast të atrofisë hepatike kemi tablon klinike të rëndë me delirium, me
halucinacione, konvulzione, rigor muskular e pasaj shpesh i sëmuri kalon në komë e cila për disa
ditë kalon në vdekje të të sëmurit.
2.3.2.2.4 Koma uremike
Zakonisht shkaktohet gradualisht ku së pari manifestohet vjellja, diarrea, kokëdhembja, dridhja e
muskujve, ëndërrimi dhe gjendja konfuze. Të shpeshta jan konvulzionet. I sëmuri ka edema
kurse rreth hundës dhe gojës mund të vërehen kristalet e uresë.Urea në gjak është e rritur, kurse
prezenca e uresë në urinë tregon se veshkët janë të dëmtuara.Së pari duhet të mjekohet sëmundja
e veshkëve.21
2.3.2.2.5 Komat të cilat shkaktohen me çrregullime endokrine
Çrregullimet e shumta funksionale të sistemit endokrin shkaktojnë çrregullime të vetëdijes dhe
Biografi e shkurtër e kanditat-ve CV( Curriculum Vitae )
Informatat e përgjithshmeEmri dhe Mbiemri Argjentina RamadaniDatëlindja 26.09.1997Gjinia FemërNr.personal 1243356233Të dhënat kontaktueseTelefoni +383 49 324 147Adresa Kojush, PrizrenEmaili [email protected]ë dhënat e kualifikimitShkolla e mesme e lartë Shkolla e Mesme e Mjekësisë
“Luciano Motroni” PrizrenUniversiteti Universiteti “Fehmi Agani” GjakovëFakulteti Fakulteti i MjekësisëProgrami InfermieriStatusi E rregulltNr.ID 160306002
Informatat e përgjihshmeEmri dhe Mbiemri Diellza PervizajDatëlindja 13.10.1998Gjinia FemërNr.personal 1172210623Të dhënat kontaktueseTelefoni +383 49 343 544Adresa Krajk, PrizrenEmaili [email protected]ë dhënat e kualifikimitShkolla e mesme e lartë Shkolla e Mesme e Mjekësisë
“Luciano Motroni” PrizrenUniversiteti Universiteti “Fehmi Agani” GjakovëFakulteti Fakulteti i MjekësisëProgrami InfermeriStatusi E rregulltNr.ID 160306038