-
1
Doracaku për identifikimin, vlerësimin dhe arsimimin e fëmijëve
me nevoja të
veçanta
UNMIK
INSTITUCIONET E PËRKOHSHME VETËQEVERISËSE
PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF-GOVERNMENT PRIVREMENE
INSTITUCIJE SAMOUPRAVLJANJA
QEVERIA E KOSOVËS – GOVERNMENT OF KOSOVO – VLADA KOSOVA
MINISTRIA E ARSIMIT MINISTRY OF EDUCATION MINISTARSTVO ZA
OBRAZOVANJE
SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SCIENCE & TECHNOLOGY NAUKU I
TEHNOLOGIJU
-
2
Prishtinë, 2007 PARATHËNIE Në doracakun për identifikimin,
vlerësimin dhe arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, është
bërë një sistemim kronologjik i të dhënave nga aspekti legjislativ
dhe ai profesional për të drejtat rreth arsimimit dhe edukimit të
këtyre fëmijëve si dhe mundësisë së vlerësimit nga Komisionet
rajonale të parapara përmes Ligjit mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm
të Kosovës (LAFMK) nr. 2002/2 dhe atij të Edukimit Parashkollor
(EP). Në këtë drejtim, përpos ekstrakteve të përzgjedhura nga
legjislacioni kosovar, si model krahasues për qëllime praktike e
orientuese, është marrë legjislacioni amerikan, e kryesisht Ligji
për Individët me Aftësi të Kufizuara IDEA - 2005) i cili vlerësohet
se është shumë i avancuar në përmbushjen e kërkesave dhe të
drejtave ligjore për edukim, arsimim, përkrahje në shërbime,
vlerësim profesional të fëmijëve dhe personave me nevoja të
veçanta. E tërë përmbajtja e këtij Doracaku është përmbledhur në
katër kapituj dhe në pesë shtojca. Për çdo nen të veçantë apo
tërësi nenesh, janë dhënë komentet e nevojshme, ndërsa në shtojca,
udhëzimet profesionale të cilat do të shërbejnë si ndihmesë në
zbatimin dhe realizimin praktik të punës së Komisioneve vlerësuese
gjatë aktivitetit të tyre në identifikimin, vlerësimin dhe
arsimimin e FNV. Kapitulli i parë trajton përmbajtje nga
legjislacioni aktual kosovar rreth të drejtës për arsim të obliguar
(niveli 0, 1, 2 e 3) për të gjithë fëmijët pa asnjë lloj
diskriminimi në mesin e të cilëve gjithsesi duhet të përfshihen
edhe ata me nevoja të veçanta. Për mundësitë reale të kësaj
përfshirjeje edhe për këta nxënës, janë dhënë format procedurale si
dhe mundësitë administrative rreth sendërtimit të kësaj të drejte,
kushteve për vlerësim, mundësive rreth përmbajtjeve të mësimdhënies
përmes gjuhës së shenjave dhe sistemit Braille, të drejtës për
shërbime të ndryshme etj. gjithnjë duke bërë krahasime vlerësuese
mes ligjit kosovar dhe atij amerikan sidomos kur kemi të bëjmë me
vlerësimet, përcaktimet e të drejtave të FNV, programeve të
individualizuara të arsimit, caktimit të vendeve për arsimim,
bashkëpunimit të fuqizuar ndërsektorial, shërbimeve për intervenim
të hershëm etj. Ndërsa në kapitullin e dytë janë dhënë
përgjegjësitë për identifikimin e FNV të paraparë përmes ligjit të
Kosovës, i cili parasheh që në partneritet mes ZRA, DKA dhe
bashkëpunimit të tyre me DKSHMS e QPS duhet aktivisht të sigurojnë
informata të nevojshme për identifikim, përfshirje në shkollim,
përcaktim të llojit të mësimit, sigurim të transportit dhe formave
të trajtimit për ata nxënës të cilët vijojnë dhe për ata që nuk e
vijojnë mësimin. Të gjitha këto të dhëna që janë pjesë e këtij
ligji, e fuqizojnë edhe më tepër rolin dhe kompetencat e pushtetit
komunal në të ardhmen.
-
3
Në kapitullin e tretë jepen të dhëna të mjaftueshme profesionale
për nevojat e anëtarëve të Komisioneve vlerësuese të cilat duhet
zbatuar sipas hapave të paraparë kur e bëjnë vlerësimin e FNV. Edhe
në kapitullin e katërt kemi të bëjmë me të dhëna profesionale tejet
të nevojshme dhe me interes të veçantë për secilin nga anëtarët e
Komisioneve vlerësuese, e sidomos në hartimin, zbatimin dhe
vlerësimin e Planeve Individuale të Arsimit (PIA) sipas përmbajtjes
së tyre, rolit të anëtarëve të ekipit të PIA-s, faktorëve të cilët
duhet të merren parasysh gjatë shkrimit të PIA-s si dhe marrjes së
vendimeve se ku do të sistemohen nxënësit për t’i vijuar mësimet.
Shtojcat kryesisht reflektojnë të dhëna dhe udhëzime të mjaftueshme
për thellimin e njohurive bazë për të gjithë anëtarët e komisioneve
vlerësuese nëse këto arrijnë që t’i përvetësojnë dhe t’i
materializojnë gjatë punës së tyre e cila aspak nuk do të jetë e
lehtë, por përkundrazi do të kërkojë një angazhim të mirëfilltë e
të ndërgjegjshëm për të gjitha subjektet të cilat do të marrin
pjesë dhe do të jenë bashkëpjesëmarrës në përmbushjen e të gjitha
kritereve vlerësuese, qoftë në takimet konsultative, atyre teknike
si dhe kur përcaktohen strategji të mundshme e alternative në çdo
fazë të vlerësimit. Pra, ky doracak shpresojmë se do të mirëpritet
si nga pjesëtarët e komisioneve vlerësuese, po ashtu dhe nga
drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, prindërit e nxënësve me NV,
profesionistët e shërbimeve përkatëse si dhe zyrtarët të cilët do
të jenë vendimmarrës në realizimin e shumë të drejtave që u takojnë
këtyre fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta. Fuqizimi dhe
mundësitë e zbatimit të tij do të zyrtarizohen gjithnjë e më tepër
nga përkrahja e dhënë nga MASHT-i, MPMS dhe MSH. Andaj, doracaku do
të ndikojë në përshpejtimin e punëve nga ana e Komisioneve rajonale
të vlerësimit, ndihmës së shkollave dhe familjeve të këtyre
nxënësve, aprovimit të akteve ligjore si dhe avokimit të të
drejtave të mundshme që i kanë dhe duhet t’i gëzojnë të gjithë
fëmijët me nevoja të veçanta nga mbarë Kosova. Fehmi Ismajli Vedat
Bajrami Muharrem Cërmjani
-
4
Shkurtesat e përdorura në Doracak AFMK Arsimi Fillor dhe i Mesëm
i Kosovës AS Arsimi Special AVA Agjencioni Vendor i Arsimit DKA
Drejtoria Komunale e Arsimit DKMS Drejtoria Komunale e Mirëqenies
Sociale FNV Fëmijë me Nevoja të Veçanta IDEA Ligji i Individëve me
Aftësi të Kufizuara të Amerikës KPAK Komiteti i Prindërve i Arsimit
të Kosovës KB Klasë e Bashkangjitur KRR Klasë e Rregullt MASHT
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë MPMS Ministria e
Punës dhe Mirëqenies Sociale MSH Ministria e Shëndetësisë PIA Plani
i Individualizuar Arsimor QB Qendër Burimore UA Udhëzimi
Administrativ VPA Vlerësimi i Pavarur Arsimor VNJV Vështirësitë e
të Nxënit Joverbal
-
5
Përmbajtja Shkurtesat e përdorura në
Doracak....................................................................................
Parathënie...........................................................................................................................
Hyrje.....................................................................................................................................
Kapitulli 1: Analiza e ligjeve kosovare lidhur me arsimimin e
fëmijëve me nevoja të veçanta.. Legjislacioni aktual kosovar: 1.
Ligji mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm të
Kosovës............................. a) Ligji i Edukimit
Parashkollor...............................................................
· E drejta për
arsim......................................................................................................
· E drejta për arsimin
special......................................................................................
· Procedurat administrative për vendimet mbi arsimin
special.............................. · Vlerësimi i
ekspertit....................................................... ·
Përmbajtja e
mësimdhënies............................................................................
· Shërbimi këshillimor dhe shëndetësor për nevojat
speciale................................... · Gjuha e shenjave dhe
sistemi
Braille....................................................................
Legjislacioni aktual nga shtetet tjera: 1. Ligji i SHBA për
Individët me Aftësi të Kufizuar (IDEA - 2005).................... ·
Nga materiali hyrës i këtij
Ligji..........................................................................
·Qëllimet e këtij
Ligji............................................................................................
·Shumat (grantet) e arsimit special për shtetet (pjesa
611)...................................
- shuma
maksimale.............................................................
- aktivitetet e
autorizuara.........................................................
- tarifat
ligjore.........................................................................
·Arsimimi publik pa
pagesë....................................................................................
·Arsimimi i
obliguar...............................................................................................
·Shërbimet për intervenim të
hershëm.....................................................................
·Afrimi i vlerësimeve, shërbimeve dhe ndihmës
arsimore....................................... ·Vlerësimet,
përcaktimet e të drejtave, programet e individualizuara të arsimit
si
dhe caktimi i vendeve për arsim (pjesa
614)........................................................................................
- vlerësimet, pajtimi nga prindërit,
rivlerësimet................................. - programet e
individualizuara të arsimit (PIA)........................... -
vendosja në lokacionet alternative për
arsimim.....................
-
6
· Plani i Individualizuar i Shërbimeve për Familjen (PISHF -
pjesa 636)............. - vlerësimi dhe zhvillimi i
programit....................................... - shërbimet e
intervenimeve të hershme.................................
· Qendrat për trajnimin dhe informimin e prindërve (pjesa
671)......................... - programi i autorizuar
(PA).................................................. -
aktivitetet e
kërkuara............................................................
- përparësitë (prioritetet)......................................
Kapitulli 2: Identifikimi i Fëmijëve me Nevoja të Veçanta (sipas
Ligjit të Kosovës)....
· Arsimimi i fëmijëve me nevoja të
veçanta...............................................................
· Identifikimi i fëmijëve me nevoja të
veçanta....................................................... ·
Sigurimi i
vijueshmërisë.....................................................................................
· Llojet e ndryshme të dhënies së arsimit për nevoja të
veçanta............................ · Gjuha e shenjave dhe Gjuha me
alfabetin Braille..................................................
· Sigurimi i transportit për fëmijët me nevoja të
veçanta...................................... · FNV që vijojnë
shkollën............................................................................................
· FNV që nuk vijojnë
shkollën.................................................................................
Kapitulli 3: Puna e Komisionit të
Vlerësimit...........................................................
· Hapi 1 - Identifikimi i fëmijëve me nevoja të
veçanta.......................................... · Hapi 2 -
Vlerësimi i fëmijës me nevoja të
veçanta................................................. · Hapi 3 -
Vendimi mbi të drejtat dhe
kundërshtimet............................................. · Hapi 4
- E drejta në shërbime të
FNV....................................................................
· Hapi 5 - Caktimi i takimit për hartimin e
PIA-s....................................................... · Hapi
6 - Mbajtja e takimit dhe të shkruarit e PIA-
s.................................................... · Hapi 7 -
Afrimi i shërbimeve të nevojshme përkrahëse për
FNV............................. · Hapi 8 - Matja e përparimit të
FNV si dhe raportimi i prindit............................... ·
Hapi 9 - Rishqyrtimi i arritshmërive të
PIA-s................................... · Hapi 10- Rivlerësimi i
FNV......................................................................................
Kapitulli 4: Plani Individual Arsimor
(PIA)..............................................................
· Përmbajtja e
PIA-s..............................................................................................
- gjendja momentale e
FNV..................................................... - qëllimet
vjetore......................................................................
- arsimimi special dhe shërbimet
tjera..................................... - pjesëmarrja e
përbashkët.........................................................
- pjesëmarrja në testet
kombëtare.............................................. - datat dhe
vendet....................................................................
- nevoja për shërbimet e
vazhdueshme.................................... - matja e
arritshmërive te nxënësit me
NV.................................
· Anëtarët e ekipit
PIA........................................................................................
· Të shkruarit e
PIA-s...............................................................................................
· Faktorët special që duhet të merren
parasysh..........................................................
· Marrja e vendimit për vendin se ku do të vendosen FNV
(lokacioni)....................
-
7
SHTOJCAT: Shtojca A: Vlerësimi nga ana e mësuesit për fëmijët me
vështirësi në të mësuar..........
· Vlerësimi i
leximit............................................................................................
· Vlerësimi i të
shkruarit......................................................................................
· Vlerësimi
matematik............................................................................................
Shtojca B: Vlerësimi i vetëdijshmërisë
fonologjike.........................................................
· Të vlerësuarit e vetëdijshmërisë
fonologjike.......................................................
Shtojca C: Vështirësitë në të nxënit joverbal
(VNJV)................................................
· Karakteristikat neurologjike të
sjelljes.................................................................
- vështirësitë në të
përshtatur.................................................... -
vështirësitë në përballimin e
ndryshimeve............................. - vështirësitë në
përgjithësimin e informatave të mësuara më parë - vështirësitë në
të kuptuarit e udhëzimeve disashkallëshe......... - të kuptuarit e
gjërave në mënyrë mekanike.......................... - të shtruarit
e pyetjeve në formë stereotipi.............. - lehtë ndihet i
mbingarkuar (frustruar)................................ -
manifestim i ndjeshmërive ndaj fenomeneve të jashtme (ngacmuesit e
jashtëm} - mospërmbajtja nga përjetimi momental i stresit dhe
ankthit.... - manifestimi i iluzioneve dhe kompetencave në masë të
tepruar Shtojca D: Model i Formularit të
PIA-s........................................................................
· Niveli momental i aftësive arsimore të
FNV............................................................. ·
Synimet dhe qëllimet e
afatizuara.................................................... ·
Administrimi i vlerësimeve të
arritshmërisë.......................................................
· Vendimit e Ekipit të
PIA-s.......................................................................................
Shtojca E: Adresimi i sjelljeve problematike të
nxënësve...............................................
· Rëndësia e analizës funksionale të sjelljes së
nxënësit........................................ · Kryerja e
vlerësimit funksional të
sjelljes........................................................
- identifikimi i sjelljeve
problematike........................................ · Strategji të
mundshme alternative për
vlerësim..............................................
- a është sjellja problematike e lidhur me ndonjë mungesë
aftësie? - a ka nxënësi aftësi për të ndryshuar sjelljet e
tij?................ - teknikat për kryerjen e vlerësimit
funksional të sjelljes........
· Planet e intervenimit në
sjellje.........................................................................
· Adresimi i mungesës së
aftësive............................................................
· Adresimi i mungesës në
performim.....................................................................
· Përshtatja e mjedisit për
mësim................................................................................
· Vlerësimi i planit për intervenim në
sjellje......................................................
-
8
Doracaku për identifikimin, vlerësimin dhe arsimimin e fëmijëve
me nevoja të veçanta
Kapitulli 1: Analiza e Ligjit kosovar lidhur me arsimimin e
fëmijëve me nevoja të veçanta dhe modele ligjesh nga shtetet
tjera.
1. Ligjet relevante kosovare (Burimi: Ligji mbi arsimin fillor
dhe të mesëm i Kosovës nr. 2002/20)
a. Edukimi parashkollor:
2.3 (Numrat në fillim të paragrafëve korrespondojnë me numrat në
Ligjin e AFMK). Deri në zhvillimin e një politike mbarëkosovare për
arsimimin parafillor, mundësia për realizimin e arsimit të nivelit
0 (edukimi parafillor) është kompetencë e komunës në bazë të
kritereve të mëposhtme: (a) Ndjekja e edukimit parafillor është mbi
baza vullnetare dhe komuna mund të kufizojë nivelin e përfshirjes
për arsye ekonomike. Komuna është e lirë të vendosë dhe të bëjë
përjashtime për pagesa për regjistrim, transportin në shkollë,
ushqimin dhe çdo shërbim tjetër lidhur me dispozitën e arsimit
parashkollor; dhe (b) Kohëzgjatja, orët, programi dhe çështje të
tjera lidhur me arsimin parafillor rregullohen nga MASHT. Situata
ligjore në Kosovë tani për tani, është e tillë që edukimi
parashkollor nuk është as i obligueshëm e as i zakonshëm apo i
shpeshtë. Një mungesë e tillë e edukimit parashkollor është faktori
parësor në rritjen e nevojave specifike mjedisore të mijëra
fëmijëve. NENI 3 E DREJTA PËR ARSIM 3.1 Është detyrë e përgjithshme
e MASHT, që në bazë të dispozitave të këtij Ligji dhe ligjit
përkatës, të nxitë arsimimin e njerëzve në Kosovë dhe të ketë një
program të përshtatshëm dhe efikas të arsimit fillor dhe të mesëm,
të pranueshëm për të gjithë. 3.2 Të gjithë fëmijëve u sigurohet e
drejta për arsim. Ky nen, është njëri nga nenet që më së shumti
mund të diskutohet në Ligjin aktual të arsimit në Kosovë. Është e
saktë se një numër i konsideruar i nxënësve të nivelit 1
-
9
- 3 nuk shkojnë në shkollë për shkaqe të ndryshme. Posaçërisht
fëmijëve me nevoja të veçanta, të shumtën e herave iu është mohuar
arsimimi i mundshëm me arsyetimin se mungojnë mjetet financiare dhe
personeli i trajnuar. Kjo situatë është e patolerueshme dhe
përmirësimi i saj është prioriteti më i lartë.
3.4 Në ushtrimin e përgjegjësive dhe detyrave të tyre të
përcaktuara me këtë ligj, MASHT dhe komunat respektojnë të drejtën
e prindërve për sigurimin e arsimit dhe mësimdhënies në përputhje
me normat ndërkombëtare të drejtave të njeriut. Problemi me këtë
nen qëndron tek zbatimi. Për të siguruar arsimimin sipas kërkesave
ndërkombëtare të drejtave të njeriut, duhet të bëhet trajnimi i
duhur i zyrtarëve. Shumica e shkollave nuk e parapëlqejnë
përfshirjen e prindërve edhe aq shumë në shkollat e tyre. Por, disa
prindër abuzojnë edhe vetë me të drejtat e fëmijëve të tyre duke i
penguar ata apo dhe mos lejuar fare që t’i dërgojnë në shkollë,
qoftë në shkolla të rregullta, klasa të bashkangjitura apo shkolla
speciale, varësisht nga nevojat dhe mundësitë e nxënësve. 4.2 I
gjithë procesi mësimor duhet t’u përshtatet aftësive, prirjeve dhe
moshës së secilit nxënës. Në praktikë, mësimdhënia i përshtatet
fëmijës me zhvillim mesatar në klasë. Mësuesit duhet të jenë edhe
të trajnuar por edhe të motivuar për të dhënë udhëzime individuale.
4.4 Theksi do të vendoset në krijimin e bashkëpunimit të mirë midis
nxënësve, prindërve, mësuesve, shkollave, institucioneve formuese
dhe vendeve të punës. Duhet të niset një program specifik i
zbatimit dhe të zbatohen një numër i programeve eksperimentale, në
mënyrë që të mësojmë si bëhet kjo. 5.1 Regjistrimi dhe përparimi
nëpër të gjitha nivelet e arsimit fillor dhe të mesëm në Kosovë,
mundësohet pa asnjë lloj diskriminimi të drejtpërdrejtë ose jo të
drejtpërdrejtë për arsye reale apo të supozuara që kanë lidhje me
gjininë, racën, me prirje seksuale, hendikepet fizike, e
intelektuale ose hendikepe tjera, gjendjen civile, ngjyrën,
religjionin opinionet politike apo të tjera, origjinën kombëtare,
etnike apo sociale, përkatësinë ndaj një komuniteti kombëtar,
pronësinë, vendlindjen apo rrethanat e tjera të nxënësit ose
familjes së tij. Ky nen nuk zbatohet, së paku jo pika lidhur me
dëmtimet e ndryshme, dhe duhet të bëhet presion mbi qeverinë që ta
zbatojë këtë. Vetëdija, trajnimi i tyre. 12.1 MASHT është
përgjegjës për hartimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të përmbajtjes
së arsimit publik, në bashkëpunim me mësuesit dhe ekspertët, në
përputhje me qëllimet e shprehura në nenin 4 të këtij Ligji. Në
kryerjen e funksioneve të veta, MASHT mbështetet në praktikën më të
mirë evropiane dhe botërore.
-
10
Gjatë hartimit të përmbajtjeve mësimore për arsimimin publik,
duhet të përfshihet edhe përshtatja e përmbajtjeve për arsimimin e
fëmijëve me nevoja të veçanta. (ii) Madhësinë maksimale të klasës:
udhëzimet mund të jenë të ndryshme, në varësi të faktit nëse
nxënësit e një klase i përkasin një apo më shumë grupmoshave.
Rastet kur një klasë mund të ketë më tepër se sa numri maksimal i
nxënësve mund të miratohen nga Ministria. Përderisa ekzistojnë
klasat e bashkangjitura dhe shkollat speciale (d.m.th, para
përfshirjes së plotë), çështja e numrit maksimal të nxënësve në
klasat speciale duhet të trajtohet veçmas. 13.3 MASHT kryen
kontroll periodik të institucioneve arsimore dhe bën rekomandime
për përmirësim. Në rastet kur konstaton shkelje të këtij Ligji ose
të udhëzimeve të nxjerra në bazë të tij, MASHT mund të urdhërojë
korrigjimin e kësaj gjendjeje. Duhet të hartohen dispozita
specifike për kontrollimin e gjendjes së fëmijëve me nevoja të
veçanta. 16.1 MASHT krijon një Komitet të Prindërve i Arsimit të
Kosovës (KPAK). Komiteti ka nëntë(9) anëtarë. Mandati i tyre është
katër (4) vjet dhe anëtarët zgjedhin një kryetar dhe një
zëvendëskryetar. Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta duhet të
përfaqësohen në këtë Komitet (njëri nga nëntë anëtarët e këtij
Komiteti, duhet të jetë nga radhët e prindërve të FNV) . Komuna do
të: (c) Bëjë vlerësime të nevojave të veçanta, siç përcaktohet më
poshtë në këtë Ligj; Tani për tani, vlerësimet e nevojave të
veçanta do të bëhen në nivel regjional, por duhet të niset puna për
themelimin e komisioneve komunale të vlerësimit. Komunat të cilat
kanë ose mund ta formojnë këtë Komision, kanë të drejtë të bëjnë
vlerësimin e FNV nëse ekipi i tyre është i nivelit profesional siç
do të përcaktohet me ligj. Më poshtë po japim Kapitullin e VII të
Ligjit mbi AFMK, që trajton në tërësi arsimin special. Komentet
janë dhënë me shkronja të trasha. KAPITULLI VII: NEVOJAT E VEÇANTA
Neni 35 E DREJTA PËR ARSIMIM SPECIAL 35.1 Nxënësit që nuk
përfitojnë ose që nuk kanë mundësi të përfitojnë mësimdhënie të
-
11
zakonshme në mënyrë të kënaqshme kanë të drejtë për arsim
special dhe është detyrë e komunës ta sigurojë këtë arsim, në bazë
të dispozitave të këtij Ligji dhe brenda kufijve të buxhetit
komunal. Ende në Kosovë nuk ka kuadër të mjaftueshëm për fëmijë me
nevoja të veçanta. 35.2 Në vlerësimin se çfarë lloj mësimdhënieje e
veçantë do të jepet, i kushtohet vëmendje e veçantë mundësive të
individit për zhvillim. Çështja më delikate lidhur me vlerësimin e
fëmijëve është se, shpesh është vështirë të përcaktohet potenciali
zhvillimor i fëmijëve me nevoja të veçanta në të gjitha nivelet, e
posaçërisht atëherë kur kërkohet përdorimi i testimeve të
standardizuara psikologjike. Mund të gabohet me mbivlerësimin e
potencialit. 35.3 Përmbajtja e kurseve të ofruara për arsim special
është e tillë që individi të përfitojë në mënyrë të përshtatshme
nga mësimdhënia në përputhje me objektivat arsimore të realizueshme
nga ai apo ajo. Individët që përfitojnë arsim special kanë të
njëjtin numër total të orëve mësimore si nxënësit e tjerë. Në fakt,
fëmijët me nevoja të veçanta duhet të kenë më shumë orë mësimi,
përfshirë këtu edhe kohën gjatë pushimeve, si dhe shtesa të tjera
si fizioterapia, terapia e të folurit, etj. varësisht nga nevojat e
veçanta të fëmijës. Neni 36 PROCEDURAT ADMINISTRATIVE PËR VENDIMET
MBI ARSIMIN SPECIAL 36.1 Me kërkesë të nxënësit ose prindit të tij,
komuna bën verifikimet e nevojshme për të përcaktuar nëse ekziston
nevoja për arsim special për nxënësin dhe, nëse po, çfarë lloj
mësimdhënie nevojitet. 36.2 Personeli mësimdhënës në një
institucion arsimor shqyrton nëse ndonjë nga nxënësit në këtë
institucion ka nevojë për arsim special dhe, nëse po, njofton për
këtë drejtorin e shkollës. 36.3 Arsimi special planifikohet në
bashkëpunim me prindin (prindërit) e nxënësit, dhe, për aq sa është
e mundur edhe me nxënësin. Mendimeve të tyre u kushtohet vëmendje.
Sipas kësaj procedure, problemi qëndron tek zbatimi. Përfshirja dhe
kompetencat e prindërve do të rregullohen përmes një Udhëzimi
administrativ të cilin do ta hartojë MASHT-i në partneritet me MPMS
dhe MSH. Neni 37 VLERËSIMI I EKSPERTIT 37.1 Përpara se komuna të
marrë vendim për arsim special për një nxënës, bëhet një vlerësim
profesional i nevojave të veçanta të këtij nxënësi. Ky vlerësim
përcakton nëse nxënësi ka nevojë për arsim special dhe se çfarë
lloj mësimdhënie duhet t’i jepet.
-
12
37.2 Vlerësimi i ekspertit, që përshkruhet në nenin 37.1,
shqyrton dhe përcakton çështjet e mëposhtme: (a) Nëse nxënësi mund
të përfitojë nga mësimdhënia e zakonshme; (b) Vështirësitë e
nxënësit për të mësuar dhe kushte të tjera të veçanta me rëndësi
për mësimdhënien; (c) Synime të përshtatshme arsimore për nxënësin;
dhe (d) Çfarë lloj mësimdhënieje është e përshtatshme, dhe nëse
është e mundur të jepet ndihmë për vështirësitë në kuadër të
dispozitave të zakonshme të arsimit. 37.3 Në rast se vendimi i
komunës ndryshon nga vlerësimi profesional, arsyet për vendimin e
komunës shpjegohen me shkrim. Vendimi përfundimtar në raste të
tilla merret nga MASHT. Neni 38 PËRMBAJTJA E MËSIMDHËNIES 38.1 Në
rastin e arsimit special, dispozitat në këtë Ligj dhe dokumentet
plotësuese të nxjerra në bazë të këtij ligji lidhur më përmbajtjen
e mësimdhënies zbatohen në atë masë që ato janë të aplikueshme. Për
nxënësit që janë në arsim special përgatiten programe mësimore
individuale. Në këto programe përshkruhen synimet dhe përmbajtja
arsimore si dhe mënyra e realizimit të mësimdhënies. 38.2 Çdo
semestër, mësimdhënësi i klasës përgatit një raport përmbledhës me
shkrim për mësimin e përfituar nga nxënësi që është në arsim
special si dhe bën një vlerësim për ecurinë e nxënësit. Drejtori ua
dërgon këtë përmbledhje dhe vlerësim si dhe vëzhgimet e tij apo të
saj për këtë ecuri prindit (prindërve) të nxënësit. Neni 39
SHËRBIMI KËSHILLIMOR DHE SHËNDETËSOR PËR NEVOJAT SPECIALE 39.1 Çdo
komunë themelon vetë ose në bashkëpunim me komunat e tjera një
shërbim këshillimor arsimor dhe psikologjik. Shërbimi këshillimor
arsimor dhe psikologjik në një komunë ka funksionet e mëposhtme:
(a) Ndihmon institucionet arsimore në komunë (komunat) të
zhvillojnë kapacitetin e specializuar për të përmirësuar
përshtatjen e mësimdhënies në institucione ndaj nxënësve me nevoja
të veçanta; dhe (b) Përgatit vlerësime profesionale sa herë që kjo
kërkohet në bazë të këtij Ligji 39.2 MASHT mund të nxjerrë udhëzime
për kontrollin dhe ndihmën mjekësore për nxënësit që janë në arsim
special. Themelimi i këtyre shërbimeve tani është i mundshëm dhe
duhet të bëhet sa më shpejt në të gjitha rajonet e Kosovës, e
mundësisht edhe nëpër komuna. Rekomandim: Këto shërbime duhet t’u
ofrohen FNV 1 ose 2 herë gjatë vitit.
-
13
Neni 40 GJUHA E SHENJAVE DHE SISTEMI BRAILLE 40.1 Nxënësit dhe
fëmijët nën moshën e arsimit të detyruar, të cilët përdorin gjuhën
me shenja si gjuhë të tyre të parë, duhet të marrin, për aq sa
është e mundur, mësime për përdorimin e gjuhës së shenjave si dhe
lëndët mësimore nëpërmes gjuhës së shenjave. Gjuha e shenjave duhet
të jetë me shenjëzime natyrore të përdorura nga komuniteti i të
shurdhërve. 40.2 MASHT mund të vendosë që mësimdhënia nëpërmjet
gjuhës së shenjave dhe përdorimi i gjuhës së shenjave të zhvillohet
në një vend të ndryshëm nga shkolla ku nxënësi do të duhej të
ndiqte mësimet normalisht. 40.3 Nxënësit me shikim të pjesshëm dhe
nxënësit e verbër kanë të drejtë në mësimdhënie për përdorimin e
gjuhës në alfabetin Braille dhe për mjetet e nevojshme teknike.
Nxënës të tillë kanë gjithashtu të drejtën për orientimin e
nevojshëm dhe për udhëzime gjatë lëvizjeve në shkollë, vajtjen dhe
kthimin nga shkolla, dhe në shtëpi. 40.4 Përpara se të merren
vendime për dhënien e mësimit në gjuhën e shenjave, me alfabetin
Braille, ose për orientim dhe lëvizje, shërbimi këshillimor dhe
shëndetësor i komunës, i krijuar në bazë të nenit 39, bën një
vlerësim profesional.
2. Ligjet relevante nga shtetet tjera Edhe pse tani për tani çdo
shtet evropian ka një ligj për arsimim special, konsiderojmë se
ligji më i plotë është Ligji i SHBA-ve për Individët me Aftësi të
Kufizuara (IDEA). Ligji është rishqyrtuar dhe modifikuar pak kohë
më parë. Disa nga pjesët më të rëndësishme të tij që janë me
interes për ne, janë të dhëna më poshtë: a. SHBA: Ligji i
Individëve me Aftësi të Kufizuara (IDEA) – 2005 Individuals with
Disabilities Education Act (IDEA) Nga materiali hyrës: (5) Gati 30
vite hulumtime e përvoja kanë vërtetuar se arsimimi i fëmijëve me
aftësi të kufizuara mund të bëhet më efektiv duke: (A) Pasur
pritshmëri të mëdha për fëmijë të tillë dhe duke e siguruar qasjen
e tyre në planprogramin e arsimit të përgjithshëm nëpër klasë të
rregullta, aq sa është e mundur, në mënyrë që: (i) të arrijnë
qëllimet zhvillimore, dhe aq sa është e mundur, të realizojnë
pritshmërinë sfiduese që janë caktuar për të gjithë fëmijët; dhe
(ii) të jenë të gatshëm të çojnë një jetë të pavarur e produktive,
në maksimumin e mundshëm; (B) Fuqizuar rolin dhe përgjegjësitë e
prindërve dhe duke u siguruar që familjet e fëmijëve të tillë të
kenë mundësi të mira të marrin pjesë në arsimimin e fëmijëve të
tyre në shkollë dhe në shtëpi;
-
14
(C) Koordinuar këtë titull me agjencitë tjera të shërbimeve të
arsimit, shtetin apo agjencitë federale të përpjekjeve për
përmirësim të arsimit, duke përfshirë përpjekjet për përmirësim të
cekura në Ligjin për Arsim Fillor dhe të Mesëm të vitit 1965, në
mënyrë që të sigurohet që këta fëmijë do të përfitojnë nga
përpjekjet e tilla dhe që arsimi special mund të bëhet një shërbim
për këta fëmijë, e jo një vend ku këta fëmijë dërgohen; (D) Ofruar
arsim special të duhur dhe shërbime të këtij lloji, si dhe ndihmë
dhe përkrahje për këta fëmijë që janë në klasat e rregullta, kurdo
që paraqitet nevoja; (E) Përkrahur përgatitjet intensive, të
cilësisë së lartë dhe zhvillimin profesional për mbarë personelin
që punon me fëmijët me aftësi të kufizuara në mënyrë që ky personel
të ketë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të përmirësuar
arritjet akademike dhe një paraqitje funksionale për fëmijët me
aftësi të kufizuara, përfshirë këtu edhe praktikat udhëzuese
shkencore, aq sa është e mundur; (F) Bërë shtypje për sigurimin e
qasjeve mbarë shkollore, programeve shkencore për lexim të hershëm,
ndihmave dhe intervenimeve të sjelljes pozitive, dhe shërbimeve të
intervenimit të hershëm për të reduktuar nevojën e etiketizimit të
fëmijëve si të paaftë dhe për të adresuar nevojat mësimore dhe
sjelljore (bihejviorale) të këtyre fëmijëve; (G) Përqendruar
burimet në mësimdhënie dhe mësim-marrje duke reduktuar burokracitë
administrative dhe kërkesat tjera që nuk ndihmojnë në përmirësimin
e rezultateve edukative/arsimore; dhe (H) Përkrahur zhvillimin dhe
shfrytëzimin e teknologjisë, përfshirë këtu mjetet dhe shërbimet e
teknologjisë ndihmëse (asistive), për të mundësuar plotësimin e
kërkesave për fëmijët me nevoja të veçanta. Koment:
1. Rëndësia e arritjeve të larta qëndron në faktin se,nëse
komisionet e vlerësimit gabojnë, atëherë gabimi të jetë i tillë që
mbivlerëson potencialin e fëmijës (siç ceket më lartë). Gjithashtu,
vlerësimi i potencialit është më pak i rëndësishëm se sa investimi
në një program që do ta realizonte atë potencial.
2. Fuqizimi i të drejtave dhe përgjegjësive përmendet edhe në
Ligjin e Kosovës.
Çelësi është tek zbatimi.
3. Theksi në arsimin special si shërbim e jo si një vendndodhje
është qenësor për përfshirje dhe integrim të fëmijëve me nevoja të
veçanta në komunitetin e përgjithshëm.
4. Trajnimi profesional ofrohet/sigurohet me ligj.
-
15
5. Neni (F) thekson: a) Programet e leximit të hershëm për të
gjithë fëmijët do të ndihmojnë në uljen e numrit të fëmijëve të
etiketuar si me nevoja të veçanta, duke parandaluar problemet në të
lexuar. b) Ndihmat dhe intervenimet për sjellje pozitive janë
aftësi që të gjithë mësuesit duhet ti kenë për të përmirësuar
sjelljet dhe aftësitë e ballafaqimit të të gjithë fëmijëve,
përfshirë ata me nevoja të veçanta. c) Të hollat e shpenzuara në
intervenimet e hershme përfundimisht kursejnë mjete për arsim
special. Intervenimet e hershme duhet të fillojnë jo më vonë se
mosha trevjeçare.
6. Edhe pse zhvillimi i teknologjisë asistive është i
rëndësishëm, tregu për teknologji në gjuhën shqipe do të jetë i
vogël dhe çmimet do të jenë tejet të shtrenjta për disa vite.
(12) (A) Përpjekjet e vazhdueshme janë të nevojshme për të
parandaluar dukuritë e shpeshta lidhur me etiketimet e gabuara dhe
shkallën e lartë të ngeljes në mësimnxënie tek shumica e FNV.
Koment: Ky problem është i shpeshtë në Kosovë, meqë në këtë shkallë
nuk ekzistojnë teste objektive me norma kosovare. Testet në gjuhën
shqipe përdorin norma të huaja apo janë tepër të vjetra. ``(d)
Qëllimet. Qëllimet e këtij titulli janë: (1) (A) Të sigurojë që të
gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë në dispozicion
arsimim publik të përshtatshëm dhe falas që thekson arsimimin
special dhe shërbimet tjera relevante të dizajnuara për të takuar
nevojat unikate të tyre dhe për ti përgatitur ata për arsimim të
mëtutjeshëm, për punësim dhe jetë të pavarur; (B) Të sigurojë që të
drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe prindërve të tyre
janë të mbrojtura; dhe (C) Të ndihmojë shtetet, vendbanimet,
agjencitë për shërbime arsimore, dhe agjencitë federale që të
sigurojnë arsimim për fëmijët me aftësi të kufizuara; (2) Të
ndihmojë shtetet në zbatimin e një sistemi mbarështetëror, të
plotë, të koordinuar, multidisiplinar dhe ndëragjencior të
shërbimeve për intervenime të hershme për të porsalindurit dhe
fëmijët me aftësi të kufizuara dhe për familjet e tyre; (3) Të
sigurojë që edukatorët dhe prindërit i kanë mjetet e nevojshme për
të përmirësuar rezultatet arsimore për fëmijët me aftësi të
kufizuara duke përkrahur aktivitetet për përmirësim të sistemit;
hulumtime të koordinuara dhe përgatitje të personelit; asistencë të
koordinuar teknike, shpërndarje dhe përkrahje, dhe shërbime për
media dhe zhvillim të teknologjisë, dhe
-
16
(4) Të vlerësojë dhe të siguroj efektivitetin e përpjekjeve për
të arsimuar fëmijët me aftësi të kufizuara. Koment: Rëndësia e
këtij neni është që ligji krijon zbatimin dhe nuk pajtohet vetëm me
deklaratën e parimeve. Më shumë vëmendje duhet ti kushtohet
zbatimit ose me ligj ose me rregullore ministrore. (a) Në
përgjithësi – një shtet nuk do të jetë imun ndaj amendamentit të
11-të të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara në rast të padisë nga
Gjyqi Federal për shkeljen e këtij titulli. Koment: Kjo do të thotë
se prindi apo ndonjë person tjetër i interesuar mund të padisë
qeverinë me qëllim të detyrimit të saj për të ofruar fonde apo
trajnim për plotësim të ligjit. (a) Në përgjithësi – nëse Sekretari
vlerëson se një program i autorizuar me këtë titull do të
përmirësohet, duke lejuar fonde për të, për t’u shfrytëzuar në
sigurimin e pajisjeve të duhura, apo për të ndërtuar lokale të
reja/ ndryshuar ato ekzistuese, Sekretari autorizohet me ligj të
lejojë shfrytëzimin e këtyre fondeve për këto qëllime. Koment: Kjo
i jep autoritet pjesës administrative të qeverisë që të marrë
vendime në kuadër të fondeve të grumbulluara për këtë ligj (dhe
ligji duhet të vijë bashkë me fonde), për të ndërtuar dhe blerë
pajisjet. Sekretari do të sigurojë që çdo marrës i ndihmës nën këtë
titull bën përpjekje pozitive për të punësuar apo graduar individë
me aftësi të kufizuara që janë të kualifikuar në programet e
ndihmuara me këtë titull. Koment: Ky nen siguron që shteti e
jetëson frymën e këtij ligji, që është përparimi në pozitë i
individëve me aftësi të kufizuara. PJESA 611. (a) Shumat (grantet)
për shtete. (1) Qëllimi i shumave. Sekretari do të sigurojë shuma
për shtetet,... për t’i ndihmuar ata të ofrojnë arsimim special dhe
shërbime tjera relevante për fëmijët me aftësi të kufizuara, në
pajtim me këtë pjesë. (2) Shuma maksimale. Shuma maksimale e
grantit që shteti mund ta marr nën këtë nen : (A) për vitin fiskal
2005 dhe 2006 është-- (i) numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara
në shtetin që shfrytëzon arsimin special dhe shërbimet tjera
relevante -- (I) mosha 3 deri 5 nëse shtetit i takon granti nën
nenin 619; dhe (II)mosha 6-12; shumëzuar për
-
17
(ii) 40 % e shpenzimeve mesatare për një nxënës në shkollat
fillore dhe të mesme publike në Shtetet e Bashkuara; Koment: Ky nen
është shembull i sigurimit të fondeve me ligj. Fondet grumbullohen
si pjesë e ligjit dhe llogariten në pajtim me fondet ekzistuese për
arsim në zonat përkatëse. Kjo lloj llogaritjeje siguron që ligji
është praktik dhe mund të zbatohet.
C) Aktivitetet e autorizuara-Fondet e rezervuara në
nënparagrafin (A) mund të shfrytëzohen për të ndërmarrë aktivitetet
në vijim: (i) Përkrahje dhe shërbime direkte, përfshirë këtu
asistencën teknike, përgatitjen e personelit, dhe trajnimin e
zhvillimin profesional. (ii) Përkrahje për aktivitetet e reduktimit
të burokracisë, përfshirë këtu zgjerimin e shfrytëzimit të
teknologjisë në procesin PIA.. (iii) Ndihma për agjencitë vendore
të arsimit në ofrimin e intervenimeve dhe ndihmave për sjellje
pozitive dhe shërbime të përshtatshme për shëndet mendor të
fëmijëve me aftësi të kufizuara. (iv) Përmirësimi i shfrytëzimit të
teknologjisë në klasë nga ana e fëmijëve me aftësi të kufizuara për
të ngritur nivelin e të mësuarit. (v) Përkrahja e shfrytëzimit të
teknologjisë, përfshirë këtu teknologjinë me parime universale të
dizajnit dhe mjetet për teknologji asistive, për të ngritur
mundësitë e qasjes në planprogramin e arsimit të përgjithshëm për
fëmijët me aftësi të kufizuara. (vi) Zhvillimi dhe zbatimi i
programeve të tranzicionit, duke përfshirë koordinimin e shërbimeve
me agjencitë e përfshira në përkrahjen e tranzicionit të fëmijëve
me aftësi të kufizuara në aktivitete post-sekondare. (vii) Ndihma
për agjencitë vendore të arsimit për tu ballafaquar me mungesën e
kuadrit. (viii) Ndihma me aktivitete të aftësimit të kuadrove dhe
përmirësimi i shpërndarjes së shërbimeve nga ana e agjencive
vendore të arsimit për të përmirësuar rezultatet e fëmijëve me
aftësi të kufizuara. (ix) Programimi alternativ për fëmijët me
aftësi të kufizuara që janë përjashtuar nga shkollat, dhe shërbimet
për fëmijë me aftësi të kufizuara në qendrat korrektuese, fëmijët e
regjistruar në shkollat e udhëhequra nga shteti, dhe ata fëmijë me
aftësi të kufizuara që janë nëpër shkollat charter. (x) Përkrahja e
krijimi i akomodimit për fëmijët me aftësi të kufizuara, apo
krijimi dhe ofrimi i vlerësimeve që janë të besueshme dhe të
vlefshme për vlerësimin e performancës së fëmijëve me aftësi të
kufizuara, në pajtim me nenet 1111(b) dhe 6111 të Ligjit për arsim
fillor dhe të mesëm të vitit 1965. (xi) Ofrimi i asistencës teknike
për shkollat dhe agjencitë vendore të arsimit, dhe ofrimi i
shërbimeve direkte, përfshirë këtu shërbimet arsimore shtesë siç
janë definuar në 1116(e) të Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm të
vitit 1965 për fëmijët me aftësi të kufizuara, në shkollat dhe
agjencitë vendore të arsimit që janë identifikuar për përmirësim
nën nenin 1116 të Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm të vitit
1965, duke u bazuar plotësisht në rezultatet e vlerësimit të
nëngrupeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke përfshirë
ofrimin e trajnimeve profesionale
-
18
për mësuesit e mësimit të rregullt dhe atij special, të cilët i
mësojnë fëmijët me aftësi të kufizuara, duke u bazuar në udhëzimet
për përmirësim të arsimit të dala nga hulumtimet shkencore, në
mënyrë që të përmirësohen arritjet akademike dhe të arrihen synimet
e caktuara nga Shteti nën nenin 1111(b)(2)(G) të Ligjit për arsim
fillor dhe të mesëm të vitit 1965. Koment: Ky nen ndërlidhet me atë
se çka ofron ligji. Asnjë nga këto nene nuk ndodhet në ligjin
kosovar andaj duhet të futen nëpër rregullore. Ia vlen të ceket se
“shkollat charter” janë përmendur. Këto shkolla janë shkolla
gjysmëprivate, ngjashëm me shkollën ”Mileniumi” në Prishtinë. Do të
ishte ide e mirë të kërkohet nga këto shkolla të pranojnë edhe
fëmijë me aftësi të kufizuara dhe t’u jepen atyre fonde dhe
shërbime për këtë.
E) Tarifat ligjore. -Pagesat e nënparagrafit (D) nuk do të
përfshijnë tarifat ligjore, shpenzimet e gjykatës, dhe shpenzimet
tjera të ndërlidhura me ndonjë shkak a veprim të ndërmarrë në të
mirë të një fëmije me aftësi të kufizuara për të siguruar arsimim
të përshtatshëm publik, pa pagesë për atë fëmijë. Koment: Nëse
ngritet ndonjë padi për një fëmijë në gjykatë, shteti nuk merr
taksa ligjore, nëse fëmija e humb rastin. Vetëm nëse shteti humb,
atëherë pasojnë taksat ligjore. Ky nen inkurajon shtetin të veprojë
me përgjegjësi në të mirë të fëmijës, për të parandaluar aktpaditë
nga ana e fëmijës. (1) Arsimimi i përshtatshëm publik pa
pagesë.
(A) Në përgjithësi- një arsimim i përshtatshëm publik pa pagesë
është në dispozicion për fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët
jetojnë në shtetin përkatës nga mosha 3-21 vjeçare, duke përfshirë
edhe fëmijët me aftësi të kufizuara që janë suspenduar apo
përjashtuar nga shkolla.
Koment: Pjesa e rëndësishme e këtij neni është që fëmijët me
nevoja të veçanta kanë të drejtë për arsimim në periudhë më të
gjatë sesa fëmijët pa nevoja të veçanta. Edhe pse është e vërtetë
se norma për Botën Perëndimore është që arsimi special fillon nga
mosha trevjeçare dhe zgjat deri në atë 21 vjeçare, ajo që është më
me rëndësi është se arsimi special fillon më herët dhe përfundon më
vonë se sa arsimi i rregullt. Gjëja tjetër me rëndësi në këtë nen
është se fëmijët e pa korrektueshëm, e edhe ata që përjashtohen nga
shkolla, kanë të drejtë në një lloj arsimimi. Në Kosovë, kjo duhet
të përkthehet në “programe arsimore për fëmijët e rrugës”. Arsimimi
i obliguar është për: (A) Në përgjithësi. - Të gjithë fëmijët me
aftësi të kufizuara që jetojnë në shtetin përkatës, përfshirë edhe
fëmijët me aftësi të kufizuara që janë të pastrehë, apo në
pavijonet e shtetit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara që shkojnë
në shkollat private, pa
-
19
marrë parasysh seriozitetin e aftësisë së tyre të kufizuar, dhe
ata që kanë nevojë për arsimim special dhe shërbime të tjera të
këtij lloji, identifikohen, lokalizohen, vlerësohen dhe zhvillohet
e zbatohet një metodë praktike për të përcaktuar se cilët fëmijë me
aftësi të kufizuara janë duke marrë arsimimin e nevojshëm special
dhe shërbimet tjera të këtij lloji. (B) Ndërtimi.—Asgjë në këtë
titull nuk kërkon që fëmijët të klasifikohen sipas aftësive të tyre
të kufizuara, përderisa secili fëmijë që ka një aftësi të kufizuar
që ceket në nenin 602 dhe i cili, për shkak të kësaj aftësie të
kufizuar, ka nevojë për arsimim special dhe shërbime të tjera të
këtij lloji, do të konsiderohet si fëmijë me aftësi të kufizuara
nën këtë nen. Koment: Dy pika me rëndësi: 1) Në ata që “jetojnë në
një shtet përkatës” përfshihen edhe fëmijët që nuk janë shtetas të
atij shteti. Në kontekstin e Kosovës kjo do të thotë se fëmijët
refugjatë që vijnë në Kosovë nga shtetet tjera për të qëndruar një
kohë të gjatë. 2) Në vlerësim, fëmijët mund (dhe duhet) të
klasifikohen sipas llojit të shërbimeve që u nevojiten, e jo si me
aftësisë së kufizuara. Kjo do të thotë se, për shembull, një fëmijë
me vështirësi në të mësuar dhe inteligjencë normale mund të mësojë
së bashku me një fëmijë me çrregullim të rëndë intelektual dhe me
një fëmijë më të vogël pa dëmtime, kur të gjithë këta kanë nevojë
për ushtrime në vetëdijesimin fonologjik.
Procedurat për t’u siguruar që materialet e testimit dhe
vlerësimit dhe procedurat e shfrytëzuara me qëllim të vlerësimit të
fëmijëve me aftësi të kufizuara për shërbimet e cekura në këtë
titull do të zgjidhen dhe administrohen për të mos qenë
diskriminuese në racë apo kulturë. Materialet dhe procedurat e
tilla do të ofrohen dhe administrohen në gjuhën amtare të fëmijës
dhe modelin e tij të komunikimit, pos në qoftë se kjo nuk është
aspak e mundur, dhe një procedurë e vetme nuk do të jetë kriteri i
vetëm në përcaktimin e programit të përshtatshëm arsimor për
fëmijën.
Koment: Në këtë shënim, nuk ka procedura valide për vlerësimin
psikologjik të fëmijëve në gjuhën shqipe. Procedurat alternative
ende nuk janë krijuar. D) Politika.-Për të zbatuar këtë nen, shteti
do të adoptojë një politikë që përfshin nevojën që agjencitë
vendore të arsimit në shtet të marrin iniciativë për të punësuar,
trajnuar dhe krijuar personel të kualifikuar për të ofruar arsimim
special dhe shërbime të tjera të këtij lloji nën këtë nen, për
fëmijët me aftësi të kufizuara. 15) Synimet e performancës dhe
indikatorët. Shteti: (A) ka vënë synimet për performancën e
fëmijëve me aftësi të kufizuara në atë shtet Koment: Shteti është
përgjegjës për trajnimin e specializuar të atyre që punojnë me
fëmijë me nevoja të veçanta. Kjo është veçanërisht e rëndësishme
kur flasim për trajnimin e specializuar për lexim, shkrim dhe
aritmetikë.
-
20
Neni (A) thotë se të sistemosh një fëmijë në një klasë speciale,
do të thotë që mësuesi, shkolla, komuna dhe regjioni duhet të vënë
synime specifike për atë klasë, sikurse do ta bënin për një klasë
të rregullt. Kjo parandalon që klasa të shndërrohet në një
“koleksion mbeturinash” ku fëmijët dërgohen, por nga ata nuk
kërkohet të mësojnë. ``(f) Shërbimet për intervenim të hershëm (1)
Në përgjithësi. Një agjenci vendore e arsimit nuk mund të
shfrytëzojë më shumë se 15% të shumës që kjo agjenci i merr për
secilin vit fiskal… për të zhvilluar dhe zbatuar shërbime të
koordinuara të intervenimit të hershëm, që mund të përfshijnë
struktura financuese ndëragjenciore, për fëmijët nga çerdhja e më
lart… 3) të cilët ende nuk janë identifikuar si të tillë që kanë
nevojë për arsimim special apo shërbime tjera të këtij lloji, por
të cilët kanë nevojë për përkrahje të mëtutjeshme akademike dhe
bihejviorane (të sjelljes) në mënyrë që të kenë sukses në mjedisin
e arsimit të përgjithshëm. (2) Aktivitetet.-Gjatë zbatimit të
shërbimeve të koordinuara të intervenimit të hershëm nën këtë nen,
agjencioni vendor i arsimit mund të kryej aktivitetet që përfshijnë
-- (A) Zhvillimin profesional (që mund të ofrohet edhe nga palët
tjera, përpos agjencionit) për mësuesit dhe stafin tjetër të
shkollës për ti trajnuar ata të japin udhëzime akademike të bazuara
në hulumtime shkencore dhe intervenime bihejviorale, përfshirë këtu
udhëzimet për shkrim e lexim të bazuara në hulumtimet shkencore,
dhe kur është e përshtatshme, edhe udhëzimet për përdorimin e
softuerëve adaptiv dhe udhëzues; dhe
(B) Ofrimin e vlerësimeve, shërbimeve dhe ndihmës arsimore dhe
bihejviorale, përfshirë këtu edhe udhëzimet për shkrim e lexim të
dala nga hulumtimet shkencore.
Koment: Rëndësia e këtyre rreshtave është: 1) investimi i
fondeve për edukim special në të ardhmen në programet për fëmijët
që NUK janë identifikuar si me nevoja të veçanta, e posaçërisht në
udhëzimet për shkrim e lexim të dala nga hulumtimet shkencore
(theksi i vënë në hulumtimet shkencore ka për qëllim të pengojë
humbjen e parave në qasjen e “gjuhës në tërësi” që është më shumë
një fe (religjion) sesa një metodë e provuar) . Gjithashtu, vlen të
ceket investimi në zhvillimin profesional. PJESA 614. VLERËSIMET,
PËRCAKTIMET PËR TË DREJTAT, PROGRAMET E INDIVIDUALIZUARA TË
ARSIMIT, DHE VENDET PËR ARSIM. Koment: Kjo pjesë do të jepet gati
në tërësi, me komente, meqë kjo është esenca e procesit të arsimit
special. (a) Vlerësimet, Pajtimi nga Prindërit, dhe Rivlerësimet.
(1) Vlerësimet fillestare: (A) Në përgjithësi. Një agjencion
shtetëror i arsimit, apo ndonjë agjencion tjetër shtetëror do të
kryejë një vlerësim fillestar të plotë dhe individual, në pajtim me
këtë paragraf dhe nën nenin (b), para ofrimit të arsimit special
dhe shërbimeve të tjera të këtij lloji për një fëmijë me aftësi të
kufizuara nën këtë pjesë.
-
21
Koment: Vlerësimi fillestar duhet të jetë i plotë dhe i
përfunduar. Rivlerësimet e mëvonshme mund të jenë të pjesshme nëse
mund ta arsyetojnë këtë. (B) Kërkesa për vlerësim fillestar. Në
përputhje me nënparagrafin (D), qoftë prindi i fëmijës, apo
agjencion shtetëror i arsimit, ndonjë agjension tjetër shtetëror,
apo agjencion vendor i arsimit mund të inicioj një kërkesë për një
vlerësim fillestar për të përcaktuar nëse fëmija është me aftësi të
kufizuara. Koment: Është me rëndësi të lejohen sa më shumë palë që
është e mundur të iniciojnë vlerësimet fillestare. (Këtu ligji
futet në ngatërresat e llojeve të ndryshme të pajtueshmërisë së
prindërve, që është e ngjashme me Kosovën). (E) Rregulli i
konstruktivitetit. Analizimi i një nxënësi nga mësuesi apo
specialisti për të përcaktuar strategjitë e përshtatshme udhëzuese
për zbatimin e planprogramit nuk do të konsiderohen si vlerësim për
arsim special dhe shërbime të këtij lloji. Koment: Rëndësia e kësaj
është që në rrugën normale të arsimit dhe këshillimit, nuk kërkohet
pajtueshmëri formale nga ana e prindërve, edhe pse bashkëpunimi i
përgjithshëm me ta është i rëndësishëm. (B) Një rivlerësim …do të
bëhet: (i) jo më shpesh se një herë në vit, përpos nëse kërkohet
nga prindërit dhe agjencitë vendore të arsimit; dhe (ii) së paku
një herë në 3 vite, përpos nëse prindërit dhe agjencitë vendore të
arsimit pajtohen se rivlerësimi është i nevojshëm. Koment: Periudha
1-3 vite mes vlerësimit fillestar dhe rivlerësimit është e
pranueshme edhe në Evropë. Dhe realiteti kosovar duhet të
organizohet në këtë drejtim. 2) Kryerja e vlerësimit. Gjatë
vlerësimit, agjencia vendore e arsimit do të: (A) Shfrytëzojë një
llojllojshmëri instrumentesh vlerësuese dhe strategji për të
grumbulluar informata relevante funksionale, zhvillimore dhe
akademike, duke përfshirë këtu edhe informatat e ofruara nga
prindërit të cilët mund të ndihmojnë në përcaktimin e vlerësimit.
Koment: Vlerësimi duhet të përmbajë testimin psikologjik,
përshkrimet zhvillimore, përshkrimet e sjelljeve të fëmijës nga
prindërit ose mësuesi, dhe informatat rreth të arriturave të
fëmijës nga shkolla, nëse ai shkon në shkollë. Nëse jo, ekzaminuesi
duhet të vlerësoj njohuritë e fëmijës që janë të rëndësishme për
shkollë. (i) nëse fëmija është fëmijë me nevoja të veçanta; dhe
(ii) përmbajtjen e programit të individualizuar arsimor të fëmijës,
duke përfshirë informatat lidhur me mundësitë e përfshirjes së
fëmijës dhe përparimin e tij në
-
22
planprogramin e përgjithshëm arsimor, ose, për fëmijët
parashkollorë, për pjesëmarrje në aktivitetet përkatëse; Koment:
Vlerësimi duhet të bëhet në atë mënyrë që të përgjigjet në pyetjet
themelore siç janë: Çfarë duhet të mësojë nxënësi dhe si. (B) Të
mos shfrytëzohet një matje apo vlerësim si kriteri i vetëm për
përcaktimin e asaj se a ka fëmija aftësi të kufizuara apo në
përcaktimin e programit të përshtatshëm arsimor për fëmijën; dhe
(C) Të përdoren instrumente të sakta që mund të vlerësojnë
kontributin relativ të faktorëve kognitiv (njohës) dhe bihejviorane
(sjelljes), si shtesë ndaj faktorëve fizik dhe zhvillimorë. Koment:
Shfrytëzimi i instrumenteve të sakta është mjaft i vështirë në
Kosovë për dy arsye: 1) Shumë instrumente të mira nuk ekzistojnë
këtu fare, dhe 2) Disa nga instrumentet duhet të përkthehen dhe
përshtaten në kulturën e pranishme. (3) Kërkesat shtesë. Secila
Agjenci Vendore e Arsimit (AVA) do të sigurojë që vlerësimet të:
(iii) Bëhen për qëllimet për të cilat matjet janë valide dhe të
besueshme; (iv) Administrohen nga personeli i ditur dhe i trajnuar;
dhe (v) Administrohen në pajtim me udhëzimet e ofruara nga
prodhuesi i atyre vlerësimeve/matjeve; (B) Fëmija vlerësohet në të
gjitha fushat ku dyshohet për dëmtime; (C) Sigurohen instrumentet
dhe strategjitë vlerësuese që ofrojnë informatat relevante që u
ndihmojnë drejtpërdrejtë personave të bëjnë përcaktimin e nevojave
arsimore të fëmijës; Koment: Problemi me personelin e ditur dhe
trajnuar është problem i rëndësishëm dhe duhet të bëhen përpjekje
për të trajnuar personelin që do të kryejë vlerësimet. (d)
Programet e Individualizuara të Arsimit. (1) Përkufizimet në këtë
titull: (A) Programet e Individualizuara të Arsimit. (i) Në
përgjithësi. Termi “Programet e Individualizuara të Arsimit “ apo
PIA nënkupton një deklaratë me shkrim për secilin fëmijë që ka
aftësi të kufizuar, e shqyrtuar në pajtim me këtë pjesë dhe që
përfshin: (I) Një deklaratë të niveleve momentale të arritjeve
akademike dhe performancës funksionale të fëmijës, duke përfshirë:
(aa) si ndikon aftësia e kufizuar e fëmijës në përfshirjen e tij
dhe përparimin në planprogramin e arsimimit të përgjithshëm; (bb)
për parashkollorët, si ndikon aftësia e kufizuar në pjesëmarrjen e
fëmijës në aktivitetet e përshtatshme për të; dhe
-
23
(cc) për fëmijët me aftësi të kufizuara, si u nënshtrohen
vlerësimeve të tjera të dedikuara për të ndryshuar standardet e të
arriturave, një përshkrim i synimeve afatshkurta; Koment: PIA duhet
të shkruhet në pajtim me të arriturat e pritura në nivelin
zhvillimor të fëmijës dhe në nivelin klasor. Duhet të ceket
saktësisht se cila nevojë e veçantë e fëmijës po i shkakton
probleme në shkollë. Programi më vonë do t’i adresojë këto
probleme, qoftë duke sugjeruar mënyra për t’i tejkaluar ato, qoftë
duke iu përshtatur atyre. (II) Një deklaratë të synimeve të matshme
vjetore, duke përfshirë synimet akademike dhe funksionale, të
dizajnuara për: aa) të përballuar nevojat e fëmijës që rrjedhin nga
aftësia e tij e kufizuar, në mënyrë që ti mundësohet atij të
përfshihet në planprogramin e arsimimit të përgjithshëm, dhe të
përparoj në të; dhe (bb) të përballuar nevojat tjera arsimore të
secilit fëmijë, nevoja këto që rrjedhin nga aftësia e kufizuar e
fëmijës; Koment: Keni parasysh se përmbajtjet programore (dizajni)
për PIA duhet të jenë të matshme, ashtu që kriteret të jenë si ato
në planprogram të rregullt, apo të tilla që i përmbushin nevojat
arsimore të fëmijës. Edhe pse raporti është vjetor, shpesh synimet
vihen për periudha tremujore. (III) Përshkrimi i asaj se si
përparimi i fëmijës drejt përmbushjes së qëllimeve vjetore të
përshkruara në nënklauzolën (II) do të maten dhe kur do të
sigurohen raportet periodike të përparimit që fëmija bën drejt
përmbushjes së qëllimeve vjetore (përdorimi i raporteve periodike
apo tremuajshe, të njëkohshme me lëshimin e kartelave raportuese);
Koment: Përshkrimi i përparimit të fëmijës në PIA zakonisht i
raportohet edhe prindërve, si shtojcë e kartelave të raportit të
rregullt. (IV) Në deklaratë për arsimim special dhe shërbime të
këtij lloji, dhe ndihmave e shërbimeve plotësuese, bazuar në
hulumtimet me moshatarë, duhet ti ofrohen fëmijës, në emër të
fëmijës, dhe një deklaratë e modifikimeve të programit apo ndihmave
për personelin shkollor që do ti ofrohet fëmijës -- (aa) për të
përparuar drejt përmbushjes së qëllimeve vjetore; (bb) për t’u
përfshirë në planprogramin e arsimit të përgjithshëm dhe për të
përparuar në pajtim me nënklauzolën (I) dhe për të marrë pjesë në
aktivitete jashtë-programit dhe të tjera joakademike; dhe (cc) për
t’u arsimuar dhe për të marrë pjesë në aktivitetet e përmendura në
këtë nënparagraf me fëmijët tjerë me aftësi të kufizuara dhe pa to;
(V) një shpjegim pse fëmija nuk mund të marrë pjesë me fëmijët pa
dëmtime në klasë të rregullt dhe në veprimtaritë e përshkruara në
nënklauzolën (IV)(cc); Koment: Duhet të keni parasysh se PIA mund
të specifikojë trajnimin e personelit për një program përkatës për
fëmijën, si dhe përcaktimin se kur fëmija nuk mund të përfshihet me
fëmijët tjerë duke dhënë njëherësh arsyeshmërinë.
-
24
(VI)(aa) një deklaratë e mjeteve të përshtatshme individuale që
janë të nevojshme për të matur arritjet akademike dhe performancën
funksionale të fëmijës, te qendrueshme me nenin 612(a) (16(A); dhe
(bb) nëse Ekipi PIA përcakton se fëmija do ti nënshtrohet një
vlerësimi tjetër në ndonjë shtet tjetër, është e nevojshme të bëhet
një deklaratë me arsyetimin: (AA) pse fëmija nuk mund ti
nënshtrohet vlerësimit të rregullt; dhe (BB) vlerësimi alternativ
që është zgjedhur është i përshtatshëm për fëmijën; Koment: Në
shumë shtete, vlerësimet në nivel shtetëror bëhen për të përcaktuar
nivelet e të arriturave të studentëve/nxënësve. Në disa shtete,
fëmijët me nevoja të veçanta (edhe ata me aftësi të kufizuara në të
mësuar) përjashtohen nga ekzaminimet. Meqë përjashtimi nga
ekzaminimet mund të perceptohet si neglizhencë në përpjekjet
arsimore, IDEA kërkon që fëmijët me nevoja të veçanta të jenë
pjesëmarrës të këtij vlerësimi, e nëse jo, atëherë sistemi arsimor
duhet të shpjegoj arsyeshmërinë e mospjesëmarrjes. (VII) data duhet
caktuar për fillimin e shërbimeve dhe modifikimet e shpjeguara në
nënklauzolën (IV), dhe frekuenca e paraparë, lokacioni dhe
kohëzgjatja e këtyre shërbimeve dhe modifikimeve; dhe (VIII)
fillimi i matjeve të arritshmërisë së nxënësit duhet të llogaritet
në PIA jo më vonë se në moshën 16 vjeçare duke u modifikuar dhe
praktikuar çdo vit: (aa) qëllime të përshtatshme, të matshme,
postsekondare, të bazuara në vlerësime të tranzicionit të moshës,
të ndërlidhura me trajnim, arsim, punësim, dhe aftësi për jetë të
pavarur; (bb) shërbimet e tranzicionit (duke përfshirë kurset
studimore) të nevojshme për t’u ndihmuar fëmijëve të arrijnë ato
qëllime; dhe (cc) duke filluar jo më vonë se 1 vit para se fëmija
të arrijë moshën e pjekurisë nën Ligjin Shtetëror, një deklaratë që
fëmija është informuar për të drejtat e tij nën këtë titull, nëse
ka të tilla, që do t’i përcillen fëmijës kur arrin moshën e
pjekurisë sipas nenit 615 (m). Koment: Keni parasysh se për fëmijë
më të rritur, PIA përfshin një program për aktivitete për jetë të
pavarur, nëse paraqitet nevoja. (B) Ekipi i Programit të
Individualizuar të Arsimit Termi Ekipi i Programit të
Individualizuar të Arsimit apo Ekipi PIA, nënkupton një grup të
individëve të përbërë nga: (i) prindërit e fëmijës me aftësi të
kufizuara; (ii) jo më pak se 1 mësues i arsimit të rregullt për
fëmijën e tillë (nëse fëmija është, apo mund të jetë, pjesëmarrës
në mjedisin e arsimit të rregullt); (iii) jo më pak se 1 mësues i
arsimit special, apo kur është nevoja, jo më pak se një ofrues i
arsimit special për fëmijën e tillë;
-
25
(iv) një përfaqësues i agjencisë vendore të arsimit, i cili
është i kualifikuar të ofroj, apo mbikëqyrë dhënien e udhëzimeve të
dizajnuara në mënyrë specifike për ti përmbushur nevojat e veçanta
të fëmijëve me aftësi të kufizuara; I) ka njohuri rreth
planprogramit të arsimit të rregullt; dhe II) ka dijeni rreth
disponimit me resurse të agjencionit vendor të arsimit; (v) një
individ i cili është anëtar i Ekipit, mund të interpretoj
ngatërresat e rezultateve të vlerësimit, duke i përshkruar në
klauzolat (ii) deri (vi); (vi) përpos prindërve dhe agjencionit,
individët tjerë që kanë njohuri apo ekspertizë speciale që lidhet
më fëmijën, duke përfshirë personelin e shërbimeve relevante kur
paraqitet nevoja; dhe (vii) edhe fëmija kurdo që kjo është e
përshtatshme. Koment: Në kushtet tona kosovare, mund të përfshihen:
prindërit, mësuesi (kujdestari i klasës), një ekspert i arsimit
special, ekspertë profesionalë për aftësinë e kufizuar përkatëse të
fëmijës, dhe një pedagog apo psikolog i shkollës. (B) Marrja
parasysh e faktorëve specialë - Ekipi PIA (i) Nëse sjellja e
fëmijës e pengon të mësuarit e tij dhe të tjerëve, duhet praktikuar
përdorimi i intervenimeve dhe ndihmave për sjellje pozitive, dhe
strategji tjera për ta përmirësuar atë sjellje;
Koment: Terapia e sjelljes dhe ndihma speciale për fëmijën duhet
të vihet në programin PIA për fëmijët me probleme në sjellje. 4)
Rishqyrtimi dhe ndryshimi i PIA-s. (A) Në përgjithësi. Agjencioni
Vendor i Arsimit (AVA) do të vlerësojë dhe rishqyrtojë
nënparagrafin (B) të cilin më parë e ka bërë ekipi i PIA –s. (i)
shqyrton PIA-n e fëmijës në mënyrë periodike, por jo më shpesh se
një herë në vit, për të parë nëse janë arritur qëllimet vjetore për
atë fëmijë; dhe (ii) ndryshon PIA-n kur paraqitet nevoja për të
adresuar: (I) ndonjë lëshim në përparimin e pritur drejt
përmbushjes së qëllimeve vjetore dhe në planprogramin e arsimit të
përgjithshëm, në pikat ku paraqitet nevoja; (II) rezultatet e
ndonjë rivlerësimi të kryer nën këtë nen; (III) informatat për
fëmijën që i jepen apo merren nga prindërit, siç përshkruhet në
nënpjesën (c) (1) (B); (IV) nevojat e parashikuara të fëmijës; apo
(V) çështjet tjera. (B) Kërkesat lidhur me mësuesin e arsimit të
rregullt. -
Një mësues i arsimit të rregullt, si anëtar i ekipit PIA, në
pajtim me paragrafin (1) (C), do të merr pjesë në rishqyrtimin dhe
ndryshimin e PIA-s për fëmijën.
Koment: Rishqyrtimi dhe ndryshimi i PIA-s janë qenësore për
suksesin e secilit program për fëmijën me nevoja të veçanta.
Varësisht nga numri i fëmijëve për të cilët hartohet PIA për
nevojat e tyre, nënkuptohet se duhet të grumbullohen fonde për
personel dhe për trajnimin e tyre, në mënyrë që ata të kryejnë
punën si duhet.
-
26
Pjesët në vijim kanë të bëjnë me fëmijët me probleme të
sjelljes: Vendosja në lokacionet alternative për arsimim (1)
Autoriteti i personelit shkollor (A) Përcaktimi nga rasti në rast.
Personeli shkollor mund të marrë parasysh rrethanat unikate për
secilin rast veç e veç, kur bën përcaktimin e asaj se a duhet të
ndërrohet lokacioni për fëmijën me aftësi të kufizuara që ka thyer
kodin e sjelljes së nxënësit. B) Autoriteti. Personeli shkollor nën
këtë nënpjesë mund ta largojë fëmijën me aftësi të kufizuara nga
vendi ku ndodhet për momentin në një lokacion të përkohshëm
alternativ të arsimit, që është i përshtatshëm, apo ta suspendoj
për jo më gjatë se 10 ditë mësimi (përderisa këto alternativa
aplikohen edhe për fëmijët tjerë). Autoritetet tjera Nëse personeli
shkollor dëshiron të bëjë një ndryshim në lokacion, që do të
zgjaste më shumë se 10 ditë mësimi dhe nëse sjellja që ka shkelur
kodin e shkollës nuk është manifestim i aftësisë së kufizuar të
fëmijës, në pajtim me nënparagrafin (E), procedurat relevante për
disiplinë të aplikueshme për fëmijët pa dëmtime, mund të aplikohen
edhe tek fëmijët me aftësi të kufizuara, në mënyrën e njëjtë dhe
kohëzgjatjen e njëjtë si për fëmijët pa dëmtime, përpos në rastet
që ceken në pjesën 612 (a) (1), edhe pse mund të caktohen në një
lokacion të përkohshëm alternativ për arsim. (C) Shërbimet. Një
fëmijë me aftësi të kufizuara që largohet nga lokacioni i tij
momental në nënparagrafin (G)(pa marrë parasysh se a përcaktohet
sjellja si manifestim i aftësisë së kufizuar të fëmijës) apo
nënparagrafin (C) do të: (i) vazhdojë me pjesëmarrjen në shërbimet
arsimore, siç ceket në pjesën 612(a)(1), ashtu që t’i mundësohet
fëmijës të marrë pjesë në planprogramin e arsimimit të
përgjithshëm, edhe pse kjo bëhet në një lokacion tjetër, dhe të
përparojë drejt arritjes së qëllimeve që janë cekur në PIA-n e
fëmijës; dhe (ii) t’i nënshtrohet, kur kjo është e përshtatshme,
një vlerësimi të sjelljes funksionale, shërbimeve të intervenimit
në sjellje dhe modifikimit të saj, që janë të dizajnuara për ti
adresuar sjelljet e këqija, që ato të mos ndodhin më. Koment:
Rregullat e lartpërmendura janë një përpjekje për të arritur një
balancim mes të drejtës së fëmijës për arsim dhe të drejtës së
fëmijëve tjerë të mësojnë pa pengesa nga një fëmijë tjetër tejet
problematik. Gjithashtu janë një përpjekje për të trajtuar dhunën
në shkollë në mënyrë që të sigurohemi se fëmijët po mësojnë në një
mjedis të sigurt. Shfrytëzimi i vlerësimit të sjelljeve funksionale
është qenësore për këtë balancim dhe duhet të mësohet nga i gjithë
personeli që punon me fëmijë me nevoja të veçanta. Ç) Përcaktimi i
manifestimit.
-
27
(i) Afati: Sipas asaj që ceket në nënparagrafin (B), brenda 10
ditëve të mësimit nga marrja e vendimit për të ndryshuar lokacionin
e fëmijës me aftësi të kufizuara për shkak të shkeljes së kodit të
nxënësit, agjencia vendore e arsimit, prindërit dhe anëtarët tjerë
relevantë të ekipit PIA (sido që të vendoset nga prindërit dhe
agjencia lokale e arsimit), do të shqyrtojnë të gjitha informatat
relevante të marra nga prindërit për të përcaktuar: (I) nëse
sjellja në fjalë është shkaktuar nga faktorët përmbajtësor, apo ka
lidhje direkte me aftësinë e kufizuar të fëmijës; (II) nëse sjellja
në fjalë është drejtpërdrejtë rezultat i dështimit të agjencisë
lokale të arsimit gjatë zbatimit të PIA-s. D) Manifestimi. Nëse
agjencia lokale e arsimit, prindi apo anëtarët tjerë relevantë të
ekipit PIA, vendosin që nënklauzola (I) ose ajo (II) e klauzolës
(i) janë të aplikueshme për fëmijën, sjellja do të cilësohet si
manifestim i aftësisë së kufizuar të fëmijës. F) Përcaktimi se
sjellja ka qenë manifestim. Nëse agjencia lokale e arsimit, prindi
apo anëtarët tjerë relevantë të ekipit PIA përcaktojnë se sjellja
ka qenë manifestim i aftësisë së kufizuar të fëmijës, ekipi PIA do
të: (i) bëjë një vlerësim të sjelljes funksionale dhe do të zbatojë
një plan të intervenimit në sjellje për fëmijën, pos nëse agjencia
lokale e arsimit e ka bërë këtë para se të përcaktohet sjellja që
ka rezultuar në ndryshimin e lokacionit siç përshkruhet në
nënparagrafët (C) e (G); (ii) në rastin kur plani i intervenimit në
sjellje është krijuar, duhet të shqyrtohet plani i intervenimit në
sjellje dhe të ndryshohet nëse është nevoja për të adresuar
sjelljen përkatëse; dhe (iii) me përjashtim të asaj që ceket në
nënparagrafin (G), të rikthehet fëmija në lokacionin nga i cili
është larguar, përpos nëse prindërit dhe agjencia lokale e arsimit
pajtohen të ndryshohet lokacioni si pjesë e modifikimit të planit
për intervenim në sjellje. Koment: Ky rregull është pak kompleks,
por në parim nënkupton që komuna ka përgjegjësinë të ndryshojë
sjelljen e fëmijës dhe ta kthejë atë në lokacionin paraprak nëse
vërtetohet se sjellja problematike ka qenë rezultat i sistemit
arsimor në ndonjë mënyrë apo tjetrën. (G) Rrethanat speciale.
Personeli shkollor mund ta largoj fëmijën nga lokacioni i
përkohshëm alternativ për arsim për jo më shumë se 45 ditë mësimi
pa marrë parasysh se a cilësohet sjellja si manifestim i aftësisë
së kufizuar të fëmijës, në rastet kur fëmija: (i) mban ose posedon
armë në shkollë, lokacionet e shkollës apo në ndonjë funksion të
shkollës që është nën juridiksionin e Shtetit apo agjencioni lokal
arsimor; (ii) me vetëdije posedon apo përdorë droga ilegale, apo
shet dhe ndihmon shitjen e substancave të ndaluara, përderisa është
në shkollë, në lokacionet e shkollës apo në ndonjë funksion të
shkollës që është nën juridiksionin e shtetit apo agjencionit
vendor të arsimit; apo
-
28
(iii) i ka shkaktuar dikujt plagë serioze trupore përderisa
është në shkollë, në lokacionet e shkollës, apo në ndonjë funksion
të shkollës që është nën juridiksionin e shtetit apo agjencisë
vendore të arsimit. Koment: Keni parasysh se në rrethana ekstreme,
e drejta e fëmijëve tjerë për të mësuar në një mjedis të sigurt dhe
të qetë, e tejkalon të drejtën e fëmijëve që arsimohen në një
mjedis jo të kufizuar. Gjithashtu është me rëndësi të dihet se edhe
nëse fëmija largohet plotësisht nga shkolla, ai përsëri ka të
drejtë të marrë pjesë në shërbimet arsimore. Kjo gjithashtu i jep
përparësi financimit të programeve alternative për fëmijët me
probleme të rënda të sjelljes që ndërlidhen me aftësitë e kufizuara
të tyre si dhe me sistemin arsimor i cili do t’i ofrohet sipas
nevojës. Intervenimi i hershëm: PJESA 636. PLANI I INDIVIDUALIZUAR
I SHËRBIMEVE PËR FAMILJEN (a) Vlerësimi dhe Zhvillimi i Programit.
Një sistem mbarështetëror i përshkruar në pjesën 633 do të ofrojë,
së paku për secilin të porsalindur apo fëmijë me aftësi të
kufizuara, dhe për familjet e tyre. (1) një vlerësim
multidisiplinar të fuqive dhe nevojave unikate të të porsalindurit
apo fëmijës dhe identifikimin e shërbimeve të përshtatshme për ti
përmbushur nevojat e tilla; (2) një vlerësim të drejtuar kah
familja për resurset, përparësitë dhe brengat e familjes dhe
identifikimi i ndihmave dhe shërbimeve të nevojshme për të aftësuar
familjen të përmbushë nevojat zhvillimore të të porsalindurit apo
fëmijës; dhe (3) një plan të individualizuar të shërbimeve për
familjen, me shkrim, të krijuar nga ekipi multidisiplinar,
përfshirë këtu edhe prindërit, siç kërkohet në nënpjesën (e), duke
përfshirë edhe një përshkrim të shërbimeve të përshtatshme
kalimtare për të porsalindurin apo fëmijën. (b) Shërbimet e
intervenimeve të hershme. Termi “shërbimet e intervenimeve të
hershme” nënkupton shërbimet zhvillimore që: A) ofrohen nën
mbikëqyrjen publike; B) jepen falas kur ligji shtetëror apo federal
siguron një sistem të pagesave nga familjet; C) dizajnohen për të
përmbushur nevojat zhvillimore të një të porsalinduri apo fëmije me
aftësi të kufizuara, siç identifikohet nga ekipi për planin e
individualizuar të shërbimeve për familjen, në një apo më shumë nga
fushat në vijim:
-
29
(i) zhvillimi fizik; (ii) zhvillimi kognitiv (njohës); (iii)
zhvillimi i komunikimit; (iv) zhvillimi social apo emocional; ose
(v) zhvillimi adaptiv (përshtatës); D) plotësojnë standardet e
shtetit në të cilin ofrohen shërbimet, duke përfshirë edhe kërkesat
e kësaj pjese; E) përfshijnë: (i) trajnim familjar, këshillim dhe
vizita shtëpiake; (ii) udhëzime speciale; ( iii) shërbime për
patologjitë e gjuhës dhe të folurit dhe shërbime të audiologjisë,
dhe shërbime për gjuhën e shenjave; (iv) terapi për profesionin;
(v) terapi fizike; (vi) shërbime psikologjike; (vii) shërbime për
koordinim të shërbimeve; (viii) shërbime mjekësore vetëm për
qëllime të vlerësimit e diagnostifikimit; (ix) shërbime për
identifikimin e hershëm, incizimin dhe vlerësimin; (x) shërbime
shëndetësore që janë të nevojshme për ti mundësuar të porsalindurit
apo fëmijës të përfitoj nga shërbimet e intervenimeve të hershme;
(xi) shërbime të punës sociale; (xii) shërbime të të pamurit;
(xiii) mjete dhe shërbime të teknologjisë ndihmëse; dhe (xiv)
transporti dhe shpenzimet e tjera që janë të nevojshme për t’i
mundësuar fëmijës apo të porsalindurit dhe familjeve të tyre të
marrin shërbime tjera siç përshkruhen në këtë paragraf; F) ofrohen
nga personeli i kualifikuar, përfshirë këtu: (i) edukatorët
specialë; (ii) terapeut të gjuhës dhe të folurit (logoped) dhe
terapeut të dëgjuarit (audiologjist); (iii) terapeut të
profesionit; (iv) terapeut fizik; (v) psikolog; (vi) punëtorë
social; (vii) motra medicinale; (viii) ekspertë të regjistruar të
dietave; (ix) terapeut familjar; (x) specialist të të pamurit,
përfshirë këtu oftalmologë dhe optometrikë; (xi) specialistë të
orientimit dhe lëvizshmërisë; dhe (xii) pediatër dhe mjekë të
tjerë;
-
30
(G) shërbimet e nevojshme u ofrohen në mjedise të natyrshme,
përfshirë këtu shtëpitë, lokalet e komuniteteve ku marrin pjesë
edhe fëmijët pa dëmtime; dhe (H) ofrohen në pajtueshmëri me planin
e individualizuar të shërbimeve për familjen, të adoptuar në pajtim
me nenin 636. (5)Termi “I porsalinduri apo fëmija me aftësi të
kufizuara”: (A) nënkupton individin nën moshën trevjeçare i cili ka
nevojë për shërbime të intervenimit të hershëm sepse ky
individ:
(i) po përjeton vonesa zhvillimore, që maten me instrumente dhe
procedura të përshtatshme diagnostike në një apo më shumë fusha të
zhvillimit kognitiv(njohës), zhvillimit fizik, zhvillimit të
komunikimit, zhvillimit social dhe emocional, dhe zhvillimit
adaptiv; apo
(ii) ka një gjendje të diagnostikuar fizike apo mentale që ka
mundësi të mëdha të rezultojë në vonesë zhvillimore; dhe (B) mund
të përfshijë: (i) të porsalindurit dhe fëmijët e rrezikuar; dhe
(ii) fëmijët me aftësi të kufizuara që kanë të drejtë ndaj
shërbimeve nën nenin 619 dhe të cilët më parë kanë marrë shërbime
falë kësaj pjese, deri sa këta fëmijë të mos fitojnë të drejtën të
regjistrohen në çerdhe apo shkollë fillore, me kusht që programet
që i shërbejnë këta fëmijë përfshijnë: (I) një komponentë arsimore
që promovon gatishmërinë për shkollë dhe inkorporon mësimin e
hershëm të shkrimit e leximit, gjuhës dhe aftësive numerike; dhe
(II) një njoftim me shkrim prindërve, për të drejtat dhe
përgjegjësitë e tyre në përcaktimin e asaj se a do të vazhdojë
fëmija të marrë këto shërbime nën këtë pjesë apo do të marrë pjesë
në programet parashkollore nën pjesën 619. Koment: Ligji njeh
rëndësinë e financimit të programeve të intervenimit të hershëm dhe
potencialin e tyre për të reduktuar ngarkesat financiare në ligj.
Ligji vazhdon duke themeluar komisione shtetërore, ndëragjenciore,
bashkërenditëse, puna e të cilëve është të rrisin shërbimet që u
jepen fëmijëve me aftësi të kufizuara nga ministritë e ndryshme.
Një tjetër komponentë e ligjit që përfshin arsimimin e të
porsalindurve dhe fëmijëve me vonesa zhvillimore është themelimi i
sistemit mbarështetëror që ofron shërbime të intervenimit të
hershëm, që duhet të përfshijnë: (1) Një përkufizim rigoroz të
termit “vonesë zhvillimore” që do të përdoret nga shteti gjatë
zbatimit të programeve në këtë pjesë, në mënyrë që të identifikohen
saktësisht të porsalindurit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara që
kanë nevojë për shërbimet nga kjo pjesë. (2) Politika shtetërore që
është në fuqi dhe që siguron që shërbimet e intervenimeve të
hershme, të bazuara në hulumtimet shkencore, aq sa janë të
aplikueshme, janë në
-
31
dispozicion të të gjithë të porsalindurve dhe fëmijëve me aftësi
të kufizuara dhe familjeve të tyre, përfshirë këtu edhe të
porsalindurit dhe fëmijët indianë me aftësi të kufizuara dhe
familjet e tyre që jetojnë në një vend që është pjesë gjeografike e
shtetit dhe të porsalindurit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara që
janë të pastrehë dhe familjet e tyre. (3) Një vlerësim i
përgjithshëm, multidisiplinar dhe në kohën e duhur të funksionimit
të secilit të porsalindur dhe fëmijë me aftësi të kufizuara në
shtet, dhe një identifikim i nevojave të secilës familje për të
porsalindurit dhe fëmijët e tillë, për të ndihmuar në zhvillimin e
të porsalindurit dhe fëmijës. (4) Për secilin të porsalindur dhe
fëmijë me aftësi të kufizuara në shtet, një plan i individualizuar
i shërbimeve për familjen në pajtim me pjesën 636, përfshirë këtu
edhe shërbimet për bashkërenditje të shërbimeve në pajtim me një
plan të tillë të shërbimeve. (5) Një sistem i përgjithshëm për
gjetje të fëmijës, konsistent me pjesën B, duke përfshirë edhe një
sistem referimesh tek ofruesit e shërbimeve që siguron pjesëmarrjen
nga burimet e referimeve primare dhe që siguron standarde rigoroze
për identifikimin e saktë të të porsalindurve dhe fëmijëve me
aftësi të kufizuara për shërbimet nën këtë pjesë, gjë që do të
reduktojë nevojën për shërbime të tilla në të ardhmen. (6) Një
program i vetëdijesimit publik që përqendrohet në identifikimin e
hershëm të të porsalindurve dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara,
duke përfshirë përgatitjen nga agjencia përgjegjëse e themeluar nën
paragrafin (10) për të gjitha burimet e referimit primar,
veçanërisht spitalet dhe mjekët, për informatat që do t’u jepen
prindërve, veçanërisht për ti informuar prindërit që kanë fëmijë të
papjekur apo fëmijë me faktorë të tjerë të rrezikut që ndërlidhen
me komplikimet në të mësuar dhe ato zhvillimore, për ekzistimin e
shërbimeve të intervenimit të hershëm nën këtë pjesë dhe për
shërbimet nën pjesën 619, dhe procedurat për t’i ndihmuar këto
burime në shpërndarjen e informatave për prindërit e të
porsalindurve dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara. (7) Një bazë
qendrore të të dhënave që përmban informata për shërbimet e
intervenimeve të hershme, resurset dhe ekspertët që ndodhen në
shtet dhe hulumtimet dhe projektet demonstruese që janë duke u bërë
në shtet. (8) Një sistem i plotë i zhvillimit të personelit, duke
përfshirë trajnimin e para profesionistëve dhe trajnimin e burimeve
të referimit primar lidhur me komponentët themelore të shërbimeve
për intervenime të hershme që ndodhen në shtet: (A) do të
përfshijnë: i) zbatimin e strategjive dhe veprimtarive me risi për
punësimin dhe mbajtjen e punëtorëve të shërbimeve për arsimim të
hershëm; (ii) promovimin e përgatitjeve për punëtorët e
intervenimeve të hershme që janë plotësisht të kualifikuar për të
ofruar shërbime të intervenimeve të hershme nën këtë pjesë; dhe
(iii) trajnimin e personelit për të bashkërenditur shërbimet e
tranzicionit për të porsalindurit dhe fëmijët që shërbehen nën këtë
pjesë nga një program që ofron shërbime të intervenimeve të hershme
nën këtë pjesë dhe nën pjesën B (ndryshe nga pjesa 619) në një
tjetër program parashkollor, që merr fonde nga pjesa 619, apo
ndonjë program tjetër të ngjashëm; dhe (B) mund të përfshijë: (i)
trajnimin e personelit për të punuar