REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE ÇËSHTJE TË PERCEPTIMEVE TË SHQIPTARËVE MBI KOSTOT DHE PËRFITIMET E HYRJES NË BASHKIMIN EVROPIAN. Kandidati: Udhëheqës Shkencor: MA. Mirjam REÇI Prof. Dr. Ilia KRISTO KORRIK 2014
117
Embed
Doktoratura Miriam Reçi, Instituti Studimeve Europiane
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS
INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE
ÇËSHTJE TË PERCEPTIMEVE TË SHQIPTARËVE MBI KOSTOT DHE PËRFITIMET E HYRJES
NË BASHKIMIN EVROPIAN.
Kandidati: Udhëheqës Shkencor:
MA. Mirjam REÇI Prof. Dr. Ilia KRISTO
KORRIK 2014
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE
Disertacion i paraqitur nga:
Mirjam REÇI
Në kërkim të gradës shkencore:
DOKTOR
Në
“Studime Evropiane dhe Integrim Evropian”
ÇËSHTJE TË PERCEPTIMEVE TË SHQIPTARËVE MBI KOSTOT DHE PËRFITIMET E HYRJES NË BE
Specialiteti: Diplomaci dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Bibliografia. ........................................................................................................................................ 104
efektit të adoptimit të disa fushave që janë me përparësi në periudhat e tranzicionit. Një
studim ka përcaktuar bujqësinë, lëvizjen e lirë të kapitalit dhe të forcës së punës, drejtësinë,
lirinë dhe sigurinë, sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe mjedisin. Ky negocim është
pjesë e procesit “screening” (radiografimit), i cili do të fillojë pas marrjes së statusit të vendit
kandidat për antarësim. Ky arsyetim bazohet edhe në studimet9 për zgjerimin e Bashkimit
Evropian.
Kur flitet për anëtarësimin në BE, në këndvështrimin ekonomik, ky proces ka të bëjë
me plotësimin jo vetëm të kriterit politik (stabilitetit të institucioneve që garantojnë
demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, si dhe respektimin dhe mbrojtjen e
minoriteteve) dhe njohjen e pranimin e legjislacionit përbashkët të BE – “Community acquis”
(aftësisë për të marrë përsipër detyrimet që burojnë nga anëtarësimi, duke përfshirë edhe
bindjen kundrejt qëllimeve të bashkimit politik, ekonomik dhe monetar), por edhe plotësimin
e kriterit ekonomik – ekonomi tregu funksionale dhe aftësinë për të ndërvepruar me presionet
dhe forcat e tregut brendapërbrenda BE-së. Këto parime janë sanksionuar dhe zbërthyer në
shumë dokumente bazë të BE-së që kanë fillesat në vitet ‘50 të shekullit të kaluar dhe, janë
përpunuar hap pas hapi në përputhje me rrethanat specifike të vendeve të veçanta.
Në një koncept më të thjeshtë, procesi i integrimit europian për secilin prej vendeve
që është anëtar, është futur në këtë proces apo synon të përfshihet në të ardhmen, themelor
mbetet bashkëpunimi ekonomik me vendet fqinje (rajonalizimi) si një rrugë që krijon interesa
të përbashkëta, shton shanset e pajtimit dhe kapërcimit të problemeve të krijuara nga
konfliktet e së shkuarës, duke ndihmuar kështu në zhvillimin e lidhjeve paqësore dhe të
dobishme ndërmjet vendeve dhe kombeve.
Perspektiva europiane e Shqipërisë, ashtu si për vendet e tjera të Ballkanit, është një
proces i qëndrueshëm dhe i pakthyeshëm, edhe pse i vështirë për t’u parashikuar në kohë.
Kushtet mbeten po ato: shtet i fortë me administratë funksionale, forcim i shtetit ligjor,
përmirësim i kushteve ekonomike dhe zgjerim i bashkëpunimit rajonal të paraqitura tek
qeveria shqiptare që në vitin 1999. Ndonëse për një pjesë të mirë të këtyre proceseve
mungojnë të dhënat e detajuara që mund të argumentojnë këto procese, nga raporte, studime,
analiza, të dhëna statistikore, etj., mund të arrihet në përfundimin se pavarësisht ngadalësisë
së procesit, mbështetja publike, e komunitetit të biznesit, shoqërisë civile, ndaj procesit të
integrimit europian të Shqipërisë ka qenë dhe mbetet e lartë, ndër përparësitë kryesore të
axhendës të zhvillimit të vendit. Pavarësisht kësaj dhe faktit se qeveritë shqiptare të dekadës
së fundit kanë qenë të angazhuara për këtë përparësi, dhe në disa raste, posaçërisht gjatë tre-
9 Enlargement of the European Union: an analysis of the negotiations for the countries of the western Balkans, Studimi SIGMA, nr. 37, shkurt 2007.
15
katër viteve të fundit ato kanë dështuar në adresimin e tyre në mënyrë të përshtatshme si dhe
në arritjen e rezultateve të prekshme në interes të qytetarëve të vendit. Në këtë mënyrë, duket
se zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i vendit është ngadalësuar dukshëm së bashku me vetë
procesin e integrimit europian të tij.
Vlen të theksohet se gajtë stadeve të fundit të procesit të integrimit europian vihet re
një rritje e ndërvarësisë midis zhvillimeve politike dhe reflektimit të tyre në aspektin
ekonomik. Ndërkaq, është po aq e qartë se reformat ekonomike dhe politike të ndërmarra në
vend karakterizohen nga adoptimi në vijimësi i kuadrit legjislativ. Ky kuadër përbën
demonstrimin kryesor të orientimit pro-europian politik, ekonomik e social të vendit në
përgjithësi dhe të klasës politike drejtuese në veçanti. Sikurse dihet, dakortësia në parim për
integrimin europian të Shqipërisë është emëruesi i përbashkët i kasës politike shqiptare. Po
kaq i dukshëm është edhe fakti se zbatueshmëria e këtij kuadrit legjislativ, ashtu si dhe vetë
funksionimi i shtetit të së drejtës në tërësi, është përkeqësuar, duke nxitur mosbesimin e
qytetarëve dhe biznesit ndaj institucioneve vendim marrëse lokale e qendrore vendase.
Gjithashtu, duhet pranuar se përgjithësisht, jo vetëm në radhët e qytetarëve të thjeshtë, por
edhe në radhët e administratës publike, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe madje
edhe të medias ekziston një perceptim disi naiv i tërë procesit të integrimit europian të
Shqipërisë, perceptim që nga njëra anë përjashton kostot e këtij procesi apo aspektet
detyruese ekonomike, si dhe e redukton integrimin në lirinë tashmë të fituar të lëvizjes nga
Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së. D.m.th lihen jashtë këndvështrimit publik zhvillimi
ekonomik, forcimi i shtetit ligjor dhe demokratizimi, duke e parë lëvizjen e lirë (pa viza) të
qytetarëve shqiptarë të shkëputur dhe jashtë kontekstit të lëvizjes së lirë të kapitaleve dhe
biznesit brenda dhe jashtë vendit; mundësisë së punësimit të lirë në vendet e BE-së, etj.
Në aspektin e hapjes së ekonomisë shqiptare, sipas të dhënave të Raportit të Progresit
të Shqipërisë për vitin 201110 rezulton se ky proces ka vazhduar të përparojë. Në këtë
mënyrë, BE-ja mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë me rreth 3/4 e eksporteve dhe të
importeve të marrë së bashku (2010), ndërsa Italia dhe Greqia së bashku zënë rreth 70% të
totalit të volumit të tregtisë së mallrave. Në përgjithësi, BE-ja mbetet partneri tregtar kryesor i
Shqipërisë edhe në fushën e investimeve, ndërsa tregtia me vendet e CEFTA11-s është në
rritje. Megjithatë, baza e prodhimit shqiptar është përqendruar vetëm rreth disa sektorëve dhe
10 Zef Preçi, http://europaesse.wordpress.com/2012/01/16/argumenti-per-statusin-europian, AIIS 11 www.cefta.int CEFTA – Central European Free Trade Agreement. (2006: Shqipëria, Bosnia dhe Herzegovina, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia, Kosova (Rezoluta 1244 nënshkruan marrëveshjen e amendimit dhe zgjerimit të CEFTA).
• Organizimi i aktiviteteve informuese për përfituesit/ aplikantët potencialë në
territoret përfituese të programit.
• Kontakt me organizatat, institucionet dhe rrjetet përkatëse për objektivat e
programit, të dhënat e fundit teknike, administrative dhe financiare, manualet,
rregulloret etj;
• Ofrimi i këshillimit dhe asistencës për përfituesit final shqiptarë lidhur me
zbatimin e projekteve dhe administrimin financiar të tyre.
• Organizimi i seminareve dhe trajnimeve informuese me përfituesit kryesorë duke
lehtësuar kontaktet dhe informacionin administrativ mes partnerëve kryesorë në
vend dhe Sekretariatit Teknik.
Mbetet një fakt i pranuar që BE është shumë aktiv në ndihmën që i ofron vendeve të
Ballkanit Perëndimor dhe kjo u theksua që në Samitin e Zagrebit15, mbajtur në Kroaci në
Nëntor të vitit 2000, ku krerët e politikës evropianë u shprehën se afrimi do të shkojë krah për
krah këtij procesi për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal. Bashkëpunimi më i thellë rajonal
është rruga e duhur drejt stabilitetit dhe zhvillimit, jo vetëm nacional, po edhe rajonal, duke i
shërbyer interesave të të gjithë vendeve pjesmarrëse në këtë proces. Bashkëpunimi më i
ngushtë rajonal përfshin krijimin e një rrjeti të marrëveshjes dypalëshe të tregtisë së lirë, ri-
integrimin e rajonit në rrjetet e infrastrukturës dhe nxitjen e autoriteteve për të punuar së
bashku në përgjigje të rreziqeve të përbashkëta që kërcënojnë sigurinë në rajon.
Pavarësisht se BE ju ka ofruar vendeve të rajonit asistencë të vazhdueshme në
proçeset integruese, rezulton se vende si Kroacia kanë përmbushur tashmë kriteret duke qenë
pjesë e BE-së, ndërsa Maqedonia ende pret negociatat për antarësim, teksa Kosova dhe
Bosnje-Hercegovina mbeten në një stad më të largët.
Prirja për antarësim në BE kalon edhe kufijtë gjeografike të Evropës. Sipas Jean –
Pierre Lehman16, Marrëveshja e asociimit me BE që Ukraina dhe Gjeorgjia firmosën, nxjerrin
në pah joshjen që ka përkatësia në Europë për shumë, (në mos për të gjithë) shtetet që dikur
kanë qenë në sferën sovjetike të influencës. Të gjendur përballë një zgjedhje mes Rusisë dhe
Europës, shumica e popujve do të zgjedhin Europën.
15 http:// www.aimpress.ch/dyn/alba/archive/data/200011/01116-005-alba-tir.htm 16 “Politika”, botim elektronik i ASP në bashkëpunim me Bota.al. Nr 3 – Qershor 2014.
20
1.3 Cila është ardhmëria e Europës? Europa dhe përfshirja e qytetarëve.
“Do të vijë dita kur të gjithë popujt e këtij kontinenti, pa i humbur cilësitë e
tyre dalluese ose individualitetin e tyre të lavdishëm, do të bashkohen në unitet më të
madh dhe do të formojnë vëllazërinë evropiane. Do të vijë dita kur nuk do të ketë
fushë beteja të tjera – përveç tregut të hapur të ideve. Do të vijë dita kur plumbat dhe
bombat do të zëvendësohen me vota” 17.
Viktor Hygo i ka thënë këto fjalë profetike në vitin 1849, por duhej më shumë se një
shekull që ky parashikim utopist të bëhej realitet. Gjatë kësaj kohe, dy luftëra botërore dhe
konflikte tjera të panumërta në tokën evropiane shkaktuan miliona viktima. Europa e sotme
po paraqet vështirësi dhe sfida të reja. Sikurse Paskal Fonten thotë: “Europa përfundimisht
arriti ta bashkojë historinë e saj me gjeografinë e saj” 18. Në të ardhmen Europa do të
vazhdojë të pranojë anëtarë të rinj. Në ndërkohë, liderët e saj – duke dëgjuar me kujdes
opinionin publik – do të duhet të vendosin kur caktojnë kufijtë përfundimtarë gjeografikë,
politikë dhe kulturorë të bashkimit. BE është marrëveshje mes popujve sovranë që kanë
vendosur të ndajnë fatin e njëjtë dhe të tërheqin një pjesë të madhe të sovranitetit të tyre. Kjo
ka të bëjë me ato aspekte për të cilat qytetarët evropianë më së së shumti shqetësohen: paqja,
siguria ekonomike dhe fizike, demokracia pjesëmarrëse, drejtësia dhe solidariteti. Kjo
marrveshje është përforcuar dhe i konfirmuar në mbarë Europën. Revolucioni teknologjik
aktual në mënyrë radikale transformon botën e industrializuar, duke përfshirë edhe Europën.
Me rëndësi është të kuptohet se kjo krijon sfida të reja që i kalojnë kufijtë tradicionalë.
Zhvillimi i qëndrueshëm, tendencat e reja të popullatës, dinamika ekonomike, solidariteti
social dhe përgjigja etike e avancimit të shkencave në lëmin e jetës janë çështje që duhet të
zgjidhen me sukses në nivel nacional. Pa harruar se duhet menduar edhe për brezat e
ardhshëm. Sot, procesi i integrimit europian ka ndikim mbi gjithë kontinentin dhe është pjesë
e botës që në mënyrë të shpejtë ndryshon dhe të cilit i nevojitet formë e re e stabilitetit.
Europa i përshtatet globalizimit duke u ndikuar nga ndryshimet e mëdha të kontinenteve të
tjera, nga marrëdhëniet me vendet ku kërcënojnë sëmundjet dhe uria, rritja pa kufi e numrit të
popullatës në Azi ose rindryshimi global i industrive dhe vendeve të punës. Europa nuk duhet
të përqëndrohet vetëm në zhvillimin e saj, por duhet të përfshihet plotësisht edhe në
globalizim. BE-së i qëndron një rrugë e gjatë që të mund të mund të jetë unanime dhe se
është aktor i sigurt në skenën e politikës dhe diplomacisë globale.
Institucionet e BE-së e kanë vërtetuar vlerën e tyre, por ato duhet t’i përballojnë me
numrin në rritje të detyrave që duhet të kryjë një bashkim, i cili vazhdimisht zgjerohet. Sa më
shumë shtete anëtare ka BE-ja, aq më të mëdha bëhen forcat që kërcënojnë ta ndajnë atë. Çdo
ndryshim në sistemin e tanishëm duhet të sigurojë se respektohet pluraliteti i Europës dhe
diversiteti i kombeve të jetë kapitali më i çmueshëm i popujve europianë. Reformat gjithashtu
duhet të fokusohen në procesin e vendim-marrjes. Qytetarët kanë nevojë që të dinë se “kush
bën çfarë në Europë”. Vetëm atëherë njerëzit do të përkrahin idenë e integrimit evropian dhe
do të ndjehen të motivuar të votojnë në zgjedhjet evropiane. Kushtetuta i përcakton qartë
kompetencat dhe përgjegjësitë e BE-së, vendeve anëtare dhe autoritetet rajonale. Në
Kushtetutë bëhet e qartë se integrimi evropian bazohet në dy lloje të legjitimitetit: në
vullnetin e njerëzve, të shprehur në mënyrë direkte dhe në legjitimitetin e qeverive nacionale,
që e paraqesin kornizën brenda së cilës funksionojnë shoqëritë evropiane19.
Nga pikëpamja shoqërore, Evropa në kuptimin e përditshëm do të thotë arsimim dhe
kulturë. Pas antarësimit në BE, qytetarët e vendeve-anëtare mund të udhëtojnë, të jetojnë dhe
të punojnë në gjithë Europën. Ngrehina europiane vjen në ndihmë të qytetarëve në disa
forma:
• Në jetën e përditshme, mbështet dhe i financon programet për afrimin e qytetarëve të
saj, veçanërisht në fushën e arsimit dhe kulturës (People to people).
• Ndjenja e përkatësisë së Bashkimit Evropian forcohet gradualisht, nëpërmjet
rezultateve konkrete dhe suksesit të arritur.
• Ekzistojnë disa simbole që e paraqesin identitetin e përbashkët evropian. Më e
rëndësishmja është valuta e përbashkët Euro. Nga ana tjetër, BE-ja ka flamurin dhe himnin e
vet.
E drejta e parë e çdo qytetari evropian është e drejta të udhëtojë, të punojë dhe të
jetojë kudo në BE. Kjo e drejtë është pjesë përbërëse e Marrëveshjes së Mastrihtit20. P.Sh.
çdo person që është shtetas i ndonjë vendi anëtar të BE-së mund të punojë në fushën e
shëndetësisë, arsimit dhe në sektorët tjerë kudo në vendet e BE, me përjashtim të aktiviteteve
të cilat janë nën kompetenca të jashtëzakonshme të autoriteteve (policisë, forcave të
armatosura, punëve të jashtme etj.)
Që nga viti 2004, qytetarët evropianë që udhëtojnë nëpër BE marrin kartelë për
sigurim shëndetësor evropian nga autoritetet e veta kombëtare, e cila ndihmon në mbulimin e
shpenzimeve mjekësore në rast të sëmundjes gjatë qëndrimit në ndonjë vend tjetër.
Europianët nuk janë vetëm konsumatorë të përfitimeve ekonomike dhe sociale. Ata
19 Fonten, P. “Europa në 12 leksione” 20 http:// www.bankofalbania.org/web/Traktati_i_Mastrihtit_2089_1.php
22
gjithashtu janë shtetas të Bashkimit Evropian dhe si të tillë kanë të drejta specifike politike.
Në pajtim me Marrëveshjen e Mastrihti-t21, secili shtetas i BE (pa marrë parasysh
kombësinë), ka të drejtë të votojë dhe të kandidohet në zgjedhjet lokale në vendet-anëtare ku
jeton, si dhe në zgjedhjet parlamentare evropiane. Shtetësia e BEsë është e bazuar në
Marrëveshjen ku thuhet se “secili person që ka nënshtetësi të një vendi-anëtar është
nënshtetas i BE-së. Nënshtetësia e Bashkimit është komplementare dhe nuk e zëvendëson
nënshtetësinë nacionale”. Marrëveshja e Amsterdamit, e hyrë në fuqi në vitin 1999, e forcoi
konceptin e të drejtave bazë22. Marrëveshja parasheh ngritjen e procedurës kundër ndonjë
vendi të BE-së që i shkel të drejtat bazë qytetare. Marrëveshja gjithashtu e zgjeron parimin e
jo diskriminimit, sipas të cilit mbulon jo vetëm orientimin kombëtar, por edhe gjinor, racor,
fetar, të moshës dhe seksit. Jo vetëm kaq, por Marrëveshja e Amsterdamit e përmirësoi
politikën e BE-së për transparencë, duke u lejuar qytetarëve qasje më të madhe në
dokumentet zyrtare të institucioneve evropiane.
Orientimi i Bashkimit Evropian ndaj të drejtave qytetare u konfirmua në Nicë, në Dhjetor të
vitit 2000, kur u publikua Karta e të drejtave bazë të Bashkimit Evropian. Kjo Kartë23 u
përpilua nga Konventa e përbërë nga anëtarë të parlamenteve nacionale dhe nga Parlamenti
Evropian, përfaqësues të qeverive nacionale dhe nga një anëtar i Komisionit Evropian. Në
gjashtë kapitujt (Dinjiteti, Liritë, Barazitë, Solidariteti, Të Drejtat e Qytetarëve dhe
Drejtësia), nenet e saj i përcaktojnë vlerat bazë të Bashkimit Evropian dhe të drejtat qytetare,
politike, ekonomike dhe sociale të qytetarëve të BE-së. Nenet e para kanë të bëjnë me
dinjitetin njerëzor, të drejtën e jetës, të “integritetit ë personalitetit”, lirisë së të shprehurit dhe
moralit. Kapitulli për “Solidaritetin” përfshin të drejtat sociale dhe ekonomike, siç janë: e
drejta për grevë; e drejta e punëtorëve të informohen dhe të këshillohen; e drejta për jetë
familjare dhe profesionale; e drejta për kujdes shëndetësor, sigurim social dhe ndihmë sociale
në gjithë Bashkimin Evropian. Gjithashtu, promovohet barazi mes meshkujve dhe femrave, si
dhe të drejta, siç është mbrojtja e të dhënave, ndalim për klonimin e qenieve njerëzore, e
drejta për mbrojtjen e mjedisit, të drejtat e fëmijëve dhe personave të moshuar dhe e drejta
për administrim të mirë. Përcaktimi i këtyre të drejtave shërben si bazë për një Evropë më
gjithëpërfshriëse për qytetarët ku atyre ju ofrohen kushte për jetesë me dinjitet.
Ndjenja e përkatësisë së një bashkësie përfshin edhe vetëdijen e përbashkët kulturore,
që tregon se tani Evropës i duhet të fokusojë vëmendjen jo vetëm në ekonomi, por edhe në
arsimim dhe kulturë. Programet e BE-së për arsimim dhe trajnim janë gjithashtu elementë 21 Po aty 22 http:// www.bankofalbania.org/web/traktati_i_Amsterdamit_2326_1.php 23http://eeas.europa.eu/delegations/the_former_yugoslav_republic_of_macedonia/documents/more_info/publications/charteroffundamentalrights_sq.pdf
23
zhvillimi. P.sh. programi TEMPUS24 mbështet shkëmbime studentësh me qëllim të udhëtimit
jashtë shtetit, marrjes pjesë në aktivitete shkollore jashtë shtetit dhe mësimit të gjuhëve të
reja.
Sipas programit Comenius25, 5% nga nxënësit e arsimit fillor në Bashkimin Evropian
marrin pjesë në aktivitete të përbashkëta arsimore. Programi Erasmus26 parashikon që tre
milionë studentë mund të studiojnë në universitetet jashtë vendit të tyre. Trajnimi profesional
Leonardo da Vinçi27 pranon çdo vit 80.000 persona që të trajnohen në ndërmarrje dhe qendra
trajnimi në vende të tjera evropiane. Arsimi për të rriturit Grundtvig28 synon që 7.000 njerëz
çdo vit të kryejnë aktivitete arsimore jashtë vendit të tyre. Studimet për integrim evropian
“Zhan Mone” ofrojnë mbështetje hulumtimi akademik dhe ligjërata për integrimet evropiane.
Për të ndihmuar që ta ofrojë BE-në me qytetarët e vet, Marrëveshja për Bashkimin
Evropian parashikoi edhe funksionin e Avokatit të Popullit. Parlamenti Evropian zgjedh
Ombudsmanin dhe mandati i tij është i njëjtë me atë të Parlamentit. Roli i tij është të
shqyrtojë ankesat kundër institucioneve dhe organeve të BE-së. Ankesat mund të paraqiten
nga çdo qytetar i BE-së dhe nga çdo person që jeton ose është vendosur në një shtet të BE-së.
Avokati i Popullit tenton të arrijë marrëveshje miqësore mes atij që ankohet dhe institucionit
apo organit që është i akuzuar. Lidhje tjetër e rëndësishme mes qytetarëve dhe institucioneve
të BE-së është e drejta e çdo qytetari që jeton në ndonjë nga vendeve anëtare t’i dërgojë
peticion Parlamentit Evropian.
1.3.1 “Evropa e qytetarëve”.
Përfshirja e qytetarëve konceptohet edhe në kuadër të “Evropës së qytetarëve”29. Ekzistojnë
disa simbole30 që e paraqesin identitetin e përbashkët evropian, siç është pasaporta evropiane
(në përdorim që nga viti 1985), himni evropian (“Oda e gëzimit” nga Betoveni) dhe flamuri
evropian (rreth i përbërë nga dymbëdhjetë yje të arta, me sfond të kaltër). BE ka moton e vet
“Të bashkuar në diversitet”, ndërsa 9 maji është caktuar si “Dita e Evropës”. Kjo ditë
promovohet në shtetet antare dhe ato që aspirojnë të hyjnë në BE duke organizuar aktivitete
1.5. Sfida ekonomike dhe sociale aktuale të Shqipërisë.
Që nga viti 2003, janë bërë përparime lidhur me reformat strukturore me synim
tregun. Privatizimi i bankës shqiptare, “Bankës së Kursimeve”, përbën progres drejt
përfundimit të procesit të privatizimit të sektorit financiar, përfshirë ristrukturimin dhe
privatizimin e kompanive shtetërore. Ndonëse ekonomia shqiptare vazhdon të funksionojë
gjerësisht me para në dorë dhe shumica e transfertave dhe pagesave kryhen akoma jashtë
sistemit bankar, po bëhen përpjekje që të nxitet kalimi nëpërmjet bankave në maksimumin e
qarkullimit të parave. Megjithatë, sektori financiar ende duhet të forcojë strukturat e tij,
përfshirë këtu edhe mbikqyrjen bankare, si edhe të luajë një rol më qendror në zhvillimin
ekonomik të vendit.
Mjedisi që rrethon biznesin vazhdon të jetë i vështirë, kryesisht për shkak të
infrastrukturës së dobët, korrupsionit të përhapur, tregut të papërshtatshëm të tokës dhe
pasurive të patundshme, kapaciteteve administrative të kufizuara dhe ndonjëherë jo
profesionale dhe sigurisë ligjore të pamjaftueshme për kompanitë. Kjo gjendje ndikon
negativisht për investimet dhe për funksionimin normal të ekonomisë së tregut të lirë.
Pasiguria politike dhe shkalla e ulët e interesit nga investitorët strategjikë kanë shtuar sfidat e
ekonomisë. Në Shqipëri janë bërë hapa drejt përmirësimit të mjedisit dhe klimës së biznesit
duke synuar krijimin e lehtësive për investitorët, si edhe nxitjen e interesave të biznesit. Nga
ana tjetër, ato kanë për qëllim lehtësimin e dialogut ndërmjet bashkësisë së biznesit dhe
administratës.
Çështja ende e pazgjidhur e pronësisë mbi tokën, vazhdon të pengojë rritjen e
ndjeshme të investimeve dhe të ndikojë negativisht në perspektivën ekonomike. Rritja e
kostos së punës dhe ekonomia informale (“e nëndheshme”), gjithashtu dëmtojnë zhvillimin e
investimeve dhe biznesit. Nevojiten reforma të mëtejshme, veçanërisht nëpërmjet zbatimit të
kuadrit ligjor dhe luftës më të efektshme ndaj evazionit fiskal.
Forcimi i administratës tatimore, por edhe lufta kundër evazionit fiskal, kontrabandës
dhe korrupsionit dhe përmirësimi i sistemit të TVSH-së, mbeten ende në themel të strategjisë
fiskale. Është e rëndësishme për Shqipërinë që të garantojë zbatimin si duhet dhe objektiv të
legjislacionit tatimor për të parandaluar çdo lloj presioni dhe /ose trajtim diskriminues
ndërmjet kompanive. Përmirësimi i komunikimit me tatimpaguesit, thjeshtësimi i
procedurave të taksapagimit dhe zhvillimi i një sistemi funksional që garanton rikthimin e
tatimeve të tepërta, do të ndikonin në rritjen e mbledhjes së tatimeve dhe në forcimin e
besimit ndërmjet tatimpaguesve dhe administratës tatimore.
33
Kur shtetet anëtare të BE-së hoqën dorë nga monedhat e tyre kombëtare dhe pranuan
Euron, fillimisht u panë shumë efekte negative, sidomos tek vendet me rendiment më të ulët
ekonomik40. Por natyrshëm ato u bënë më atraktive për investimet e huaja, u bënë më të
menaxhueshme nga pikëpamja e kontrollit të inflacionit dhe të politikave të bankës qëndrore.
Për ta konkretizuar këtë ide në Shqipëri e rëndësishme është që fillimisht të bëhet një studim i
posaçëm, i cili duhet të nxjerrë përfundimin nëse duhet të bëhet ose jo shndërrimi i monedhës
kombëtare në euro. Dhe pas kësaj nëse studimi arrin në konkluzionin se kjo sjell rezultate
pozitive, atëhere ndiqet një strategji e posaçme për procedurat dhe afatet e realizimit të këtij
veprimi. Shqipëria ende ka nevojë edhe për shumë vite për monedhën e saj kombëtare, lekun.
Kjo për shkak të zhvillimit të saj, që të jetë e lirshme në përdorimin e politikave monetare.
Shqipëria u prek në mënyrë relative më pak se vendet e tjera nga kriza globale
financiare. Dhe një nga arësyet ishte fakti se ishte pikërisht monedha kombëtare, leku, zbuti
në mënyrë të ndjeshme pasojat e krizës ndërkombëtare. Kjo në një mënyrë më të dukshme se
vëndet e tjera rreth nesh, që kishin euro në përdorim. Aktualisht, leku eshtë ende me mjaft
vlerë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe duhet menaxhuar me kujdes gjithmonë në funksion
të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë kombëtare dhe mirëqenies së qytetarëve. Ndër
faktorët se pse vendi ynë nuk është gati për zëvëndësimin e monedhës kombëtare është edhe
nga problematika fiskale që ka, deficitit tregtar, deficiti në bilancin e pagesave, defiçiti fiskal,
borxhi i jashtëm, borxhi i brendshëm, etj. Pa i sjellë këto parametra në kuota të tilla, siç i
standardizon Banka Europiane Qendrore, Shqipëria natyrisht që nuk mund të jetë pjesë e
zonës së euros.
Po kështu dhe të hyrat valutore nga emigracioni -remitancat, për aq kohë sa dërguesit
e tyre, në pjesën më të madhe janë të vendosur në Greqi, Itali dhe Gjermani, janë të shprehura
në Euro. Në këtë kuptim, megjithë një prirje të shqiptarëve ndaj monedhës amerikane, siç
vihet re, një pjesë e mirë e hyrjeve valutore është e shprehur në Euro.
Sa i takon sfidave sociale, procesi i liberalizimit të vizave të Shqipërisë me vendet
anëtare të Bashkimit Evropian shënoi së pari arritjen e një synimi lidhur me një nga të drejtat
më themelore, lirinë e lëvizjes41. Një arritje e tillë pati efekte pozitive psikologjike dhe reale.
Efekti psikologjik ishte në radhë të parë mbi vetë shqiptarët, individualisht dhe kolektivisht,
sepse u çliruan nga një ndjesi e margjinalizimit që shoqëronte çdo shqiptar përgjatë gjithë
procesit të aplikimit për një vizë e deri në pikat kufitare, tokësore, portet apo aeroportet e
vendeve evropiane. Ndërkohë që efekti tjetër psikologjik është që edhe vetë nëpunësit
shqiptarë fitojnë më shumë respekt për detyrën e tyre, rregullat për të cilat kujdesen për t’u 40 Civici, A. 2010. “Kriza financiare apo globale”, UET Press. 41 http://www.aiis-albania.org/PDF/2011-PR-ALB.pdf
34
zbatuar dhe institucionet për të cilat punojnë. Këto efekte pozitive shndërrohen në efekte
reale të ndryshimit të sjelljes më korrekte dhe më pak informale të vetë shqiptareve dhe
institucioneve shqiptare.
Përmirësimi i imazhit sjell efekte të tjera pozitive p.sh. do të thotë se në rrethana të
tjera të barabarta, rritet mundësiaqë një tregtar apo një investitor të mendojë më shumë për
mundësi tregtie me Shqipërinë, sikurse edhe një vizitor apo turist. Liberalizimi i vizave solli
çlirimin psikologjik të shqiptarëve, që në një farë mënyre kishin kohë që vuanin nga izolimi,
herë i brendshëm e herë i jashtëm dhe shkrirja e kufijve i dha shoqërisë shqiptare një status të
barabartë me bashkësinë evropiane dhe perëndimore. Veçse shqiptarët në perceptimin e tyre
ndalen vetëm në lëvizjen e lirë të njerëzve pa analizuar lehtësirat në lëvizjen e lirë të kapitalit,
mallrave dhe shërbimeve.
1.6. Përfundimet kryesore të Raportit të Progresit për Shqipërinë për vitin 2013. Në prag të marrjes së statusit të vendit kandidat.
Raporti i Progresit për Shqipërinë42, (parashtruar në Bruksel, më 16 tetor 2013) është
pjesë e Paketës së Zgjerimit për vitin 2013, miratuar nga Komisioni Evropian. Komisioni
Evropian arriti në përfundimin se Shqipëria ka bërë një progres të mirë në udhën e saj drejt
integrimit në BE, sidomos me miratimin e masave që janë identifikuar si thelbësore për
marrjen e statusit të vendit kandidat dhe me vazhdimin e kryerjes së reformave lidhur me
përparësitë kyçe të opinionit të Komisionit për vitin 2010. Aty theksohet se Shqipëria ka
ndërmarrë hapa fillestare drejt përmirësimit të efikasitetit të hetimeve dhe ndjekjes penale në
luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas institucioneve monitoruese,
zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 u kryen përgjithësisht të qeta dhe të rregullta. Duke pasur
parasysh këtë, Komisioni Evropian rekomandoi që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit
kandidat në BE, me mirëkuptimin që Shqipëria të vazhdojë të marrë masa në luftën kundër
krimit të organizuar dhe korrupsionit. Me qëllim që të kalojë në stadin tjetër dhe të hapë
negociatat e anëtarësimit, Shqipëria duhet të plotësojë përparësi të tjera kyçe, me fokus të
veçantë në reformën administrative, shtetin ligjor dhe të drejtat themelore. Sipas raportit,
dialogu politik konstruktiv dhe i qëndrueshëm mbetet thelbësor për një proces të suksesshëm
1.8. Çfarë perceptojnë qytetarët shqiptarë me integrimin europian?
Për një qytetar të zakonshëm, secili duhet të jetë i vetëdijshëm se realizimi i procesit
të integrimit përmban njëkohësisht si përfitime në nivel mikro dhe makro, individuale dhe
shoqërore. Sikurse pritshmëria është të ketë edhe kosto të pashmangshme për t’u paguar nga
individi dhe shoqëria shqiptare. Ndërkohë, po aq i vërtetë dhe i pranuar si parim dhe fakt
është se procesi i integrimit europian përmban efekte si në nivelin mikro-ekonomik ashtu
edhe në atë makro-ekonomik, në periudhën afatshkurtër dhe afatgjatë.
Përvoja e vendeve që tashmë janë anëtarë të BE-së ose më pranë saj krahasuar me
Shqipërinë tregojnë se përfitimi kryesor i pritshëm i këtij procesi është ekonomik p.sh.
pjesëmarrja e eksporteve në tregjet e huaja, nxitja e strukturave konkurruese dhe
përmirësimet që lidhen me eficiencen, të cilat në një periudhë afatgjatë do të çojnë në
forcimin e ekonomisë shqiptare. Ndërsa kostot e vlerësuara të këtij procesi lidhen kryesisht
me ndryshimin që sjell kalimi nga një ekonomi e mbyllur në një ekonomi të hapur dhe
konkurruese, e cila nga ana e saj mund të çojë edhe në humbjen e të ardhurave ose të vendeve
të punës.
Njëkohësisht, ekziston edhe një perceptim, që rezulton të jetë i bazuar, edhe për
faktin se çështje të tilla si madhësia e vendit, kultura e tij apo çështje të natyrës kombëtare
ndikojnë jo pak në dinamikën e procesit të integrimit europian. Megjithatë, pranohet
gjerësisht se anëtarësimi në BE është një mundësi thelbësore për vendet ende jo anëtare të
këtij bashkimi që të sigurojnë rritje ekonomike të qëndrueshme, kryesisht nëpërmjet zgjerimit
të lidhjeve tregtare dhe hyrjes së fondeve për përmirësimin e infrastrukturës. Duke qenë e
informuar për kushtëzimet dhe e përfitimet e kësaj natyre, qeveria shqiptare ka bërë përpjekje
për ndërmarrjen e reformave strukturore, që kanë marrë formën e një kursi këmbimi të
qëndrueshëm, mbajtjen nën kontroll të inflacionit apo norma interesi për huatë bankare në
kufij të kontrolluar nga Banka e Shqipërisë. Si rezultat, ka pasur përpjekje për rritje graduale
të nivelit të jetesës së qytetarëve dhe familjeve shqiptare, si dhe është ngushtuar, kategoria e
familjeve shqiptare që jetonin në varfëri ekstreme. Së paku, ky është perceptimi që duhet
krijuar tek qytetarët kur reformat zbatohen dhe priten efekte afatgjata.
Në Shqipëri, perspektiva e qenies një ditë vend anëtar i BE-së ka shërbyer dhe
shërben si një nxitje për angazhimin qytetar në rritjen e mirqenies jo vetëm vetjake, por edhe
të shoqërisë. Përcaktimi në mënyrë gati unanime i elitës politike dhe drejtuese të vendit në
favor të anëtarësimit në BE, (edhe pse në mjaft raste vetëm deklarative), ka ndihmuar
gjithashtu në promovimin e zhvillimit ekonomik si përparësi të programeve qeveritare. Këto
të fundit pikërisht për këtë arsye, janë mbështetur nga programet e asistencës, të ndërmarra në
41
synim qe vendi të përmbushë angazhimet e veta kontraktuale në funksion të procesit të
integrimit europian të vendit. Pavarësisht kësaj, zhvillimet politike konfliktuale të dy viteve të
fundit kanë treguar jo vetëm kushtëzimin e dukshëm të reformave ligjore dhe atyre
ekonomike të pritshme në funksion të integrimit europian nga raportet politike midis
shumicës dhe pakicës parlamentare, por edhe kanë çuar në përkeqësimin e zbatimit të këtyre
reformave, në rritjen e arbitraritetit të administratës fiskale kundrejt biznesit, në
transparencën e pamjaftueshme në një numër investimesh dhe privatizimesh të shoqërive
publike, etj. D.m.th paqëndrueshmëria dhe ngërçet politike dhe mangësitë që shfaq sistemi
politik e kushtetues i vendit rezultojnë të jenë ndër pengesat kryesore të procesit të integrimit
europian të vendit, të paktën ndikojnë në vonimin e këtij procesi.
Ndërkaq, në procesin përgatitor dhe në funksion të drejtpërdrejtë të integrimit
europian, vitet e fundit Shqipëria ka ecur përpara në procesin e bashkëpunimit ekonomik
rajonal. Madje, duke ndjekur trajektoren e qëndrimeve të burokracisë së BE-së kundrejt
vendeve të Ballkanit, të krijohet përshtypja se megjithë shpejtësinë e ndryshme të procesit të
integrimit europian të vendeve të veçantë të shprehur në marrëveshjet e secilit vend me BE-
në, herë-herë bashkëpunimi rajonal mbizotëron bashkëpunimin e tyre individualisht me këtë
bashkim. Këto dy procese duhet të ecin paralelisht dhe bashkëpunimi ekonomik rajonal
mbetet një test i fortë për secilin vend në rrugën e identifikimit dhe të sigurimit të përfitimeve
që vijnë nga avantazhet konkurruese dhe krahasuese të tyre. Rritja e pranisë së një numri
investitorësh të huaj pas antarësimit në sektorë të tillë si prodhimi i energjisë elektrike,
investimet publike në fuqizimin e rrjetit të transmetimit, etj., vlerësohet se mund të
kontribuojë në sigurimin e energjisë elektrike për bizneset dhe familjaret – një ndër
problemet shqetësuese për një periudhe të gjatë për ekonominë e këtij vendi.
1.9. Integrimi europian dhe kriza aktuale.
Ekonomia shqiptare është prekur nga kriza ekonomike botërore, gjë që si një goditje e
jashtme mbi këtë ekonomi, transmetohet përmes kanaleve të ndryshme si rënia e prurjeve
monetare të emigracionit (remitancave), zvogëlimin e investimeve të huaja të drejtpërdrejta,
zvogëlimi i kreditimit të ekonomisë dhe biznesit e mbi të gjitha në ngadalësimin e ritmeve të
rritjes ekonomike. Ky i fundit është një fenomen i përbashkët për shumicën e vendeve të
rajonit tonë.
Në debatin ndërmjet ekspertëve është shtruar cështja se si ka ndikuar ecuria e
derisotme e reformave integruese në përballimin e efekteve të kësaj krize si dhe cështja tjetër
42
se si kjo krizë po e ndikon vetë procesin e integrimit europian të Shqipërisë në stadin para
dhe pas marrjes së statusit. Natyrisht që në debat sillen argumente të ndryshme, por janë të
paktën dy referenca që nuk mund të anashkalohen. E para është shkalla apo masa në të cilën
vendi ka adaptuar “acquis communautaire” të përmendura, si një treguës përcaktues i vetë
shkallës së integrimit në BE të tij, progresin e tranzicionit. Ndërsa referenca tjetër është
mjedisi institucional i matur përmes cilësisë së qeverisjes. Studime të ndryshme provojnë se
vendet me ekonomi më elastike për shkak të përparimit të shpejtë me reformat e tranzicionit
janë në gjendje për t’u përshtatur më mirë kundrejt ndikimit të goditjeve të jashtme. Dmth ato
vende që kanë shënuar progres më të madh në reformat institucionale dhe kanë zhvilluar
mekanizma më të mirë të tregut mund të konsiderohen më të afta se të tjerët për t’u përshtatur
me ndikimin e goditjeve të jashtme, siç është edhe kriza aktuale, dhe anasjelltas.
Ka një argument të përdorur gjerësisht se shkalla e ulët e integrimit të ekonomisë
shqiptare me BE-në ka ndihmuar në mosprekjen e saj nga kriza ekonomike botërore.46 Kjo
shpjegon edhe insistimin e autoriteve të BE-së për përfshirjen në cilëndo paketë
rekomandimesh për qeverinë shqiptare të cështjeve që lidhen me mirëqeverisjen dhe ecjen
përpara të reformave integruese të vendit në fushen e ekonomisë. Kështu p.sh. në 12
rekomandimet47 e njohura ende në proces zbatimi nga pala shqiptare janë përfshirë edhe
çështje të tilla si: forcimi i shtetit të së drejtës, rritja e pavarësisë së gjyqësorit; depolitizimi i
administratës publike; zgjidhja e problemit të pronave; lufta kundër korrupsionit dhe krimit të
organizuar, etj.
Për përballimin me kosto të ulët të krizes aktuale ekonomike botërore, po kaq të
rëndësishme mbeten edhe politikat ekonomike të brendshme të qeverisë dhe të institucioneve
ndërkombëtare nëpërmjet të cilave mund të zbuten ose të përkeqësohet ndikimet e mjedisit
negativ të jashtem, etj. Për sa i takon ndikimit të krizës aktuale në ecurinë e metejshme të
integrimit europian të Shqipërisë, nuk duhet të kemi iluzione se kjo krizë, efektet e së cilës
pritet të shtrihen të paktën për një dekadë, nuk mund të mos vonojë vetë procesin e integrimit,
madje edhe të shtojë kushtëzimet e BE-së ndaj vendeve si yni, por mendoj se kjo do të nxisë
njëkohësisht edhe proceset e bashkëpunimit ekonomik rajonal duke e parë këtë të fundit si një
mundësi për t’u afruar më shpejt me BE-në, tashmë në nje dimension rajonal dhe jo thjesht
kombëtar apo në kuadrin e secilit vend të vecantë.
Shkalla e lartë e ndërvarësisë së zhvillimeve politike dhe institucionale të Shqipërisë
kundrejt atyre ekonomike të vendit nuk lë shumë hapësirë për formulim rekomandimesh
46 http://europaesse.wordpress.com/2012/02/01/integrimi-europian-ne-kendveshtrimin-ekonomik/ (Ese rreth temës së integrimit europian të Shqipërisë) AIIS 47 http://www..em-al.org/skedaret/
43
specifike se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të përfituar sa më shumë nga procesi i integrimit
europian të saj. Në çdo rast ka vetëm një përgjigje, e cila është provuar tashme nga vendet e
anëtarësuara përpara Shqipërisë në këtë bashkim, sic ishte edhe rasti i fundit i antarësimit të
Kroacisë: vazhdimi i reformave dhe zbatimi rigoroz i atyre që janë ndërmarrë me herët. Në
realizim të këtij procesi nevojitet jo vetëm ruajtja e stabilitetit makro-ekonomik të vendit, por
edhe një trajtim praktik dhe i ekulibruar që merr njëkohësisht në konsideratë si përfitimet
(mundësitë që krijon procesi i integrimit europian) por edhe kërcënimet e këtij procesi. Pritet
që qeveria të ushtrojë përgjegjësitë e veta me synim gjithëpërfshirjen e aktorëve të ndryshëm
institucionale dhe të shoqërisë civile dhe opinionit publik në këtë proces, si dhe
ndërgjegjësimin hap mbas hapi të tyre.
Një element i rëndësishëm për zhvillimin normal të procesit të integrimit europian
mbetet klima politike dhe konsensusi politik për reformat kyçe që garantojnë suksesin e
procesit. Zhvillimet politike të periudhës mbas vitit 2008 dhe posaçërisht gjatë dy viteve të
fundit, të karakterizuara nga mosmarrëveshje politike dhe vënie e reformave pro integrimit në
funksion të axhendave politike të shumicës dhe të pakicës parlamentare, por jo në kontekstin
e afrimit të vendit me BE-në kanë krijuar një kosto shtesë si dhe kanë përkeqësuar edhe
ecurinë e vetë procesit të integrimit në përgjithësi. Një shenjë pozitive ishte marrëveshja
politike e vjeshtës së 2011, por që ende nuk ka siguri nëse reforma elektorale, zhvillimet
ekonomik, zhvillimet institucionale, reformat e tregut në tërësi së bashku me reformat
juridike do të marrin udhe në funksion të përshpejtimit të integrimit europian të vendit.
Pavarësisht vështirësive përmasat e shtrirjes së reformave integruese të Shqipërisë në BE, i ka
në dorë vetë pala shqiptare, udhëheqja politike e vendit, institucionet demokratike dhe
shoqëria civile.
44
Kapitulli 2.
Metodologjia.
Puna për përgatitjen e këtij punimi kërkimor ka konsistuar në mbledhjen e materialeve
dhe të dhënave nëpërmjet studimeve, revistave shkencore, artikuj gazetash e periodikësh,
raporteve të qeverisë shqiptare dhe të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare dhe
materiale të marra nga faqe interneti të shoqatave të specializuara për çështjet në fjalë.
Literatura e shfrytëzuar ka qenë në gjuhën shqipe dhe angleze. Në këtë aspekt, mendojmë se
studimi është një burim të dhënash të besueshme dhe të hollësishme për studiuesit që
përpiqen të kuptojnë perceptimin e kategorive të ndryshme sociale rreth perspektivës së
antarësimit të Shqipërisë në BE në kontekstin e kostove dhe përfitimeve.
Në këtë kapitull përshkruhet metodologjia e ndjekur për të konkretizuar analizën
lidhur me perceptime të qytetarëve për stadin e Shqipërisë drejt BE-së dhe pritshmëritë e tyre
për kostot dhe përfitimet e vendit nga integrimi. Së pari, tregohet se si është kryer proçesi i
kampionimit, përshkrimi i përgjithshëm i të dhënave dhe shtrirja / realizimi i studimit, për t’ia
lënë vendin kapitullit pasardhës të gjetjeve nga studimi në terren.
2.1. Kampionimi.
Popullsia e marrë në konsideratë për këtë studim përbëhet nga 242,801 banorë të
Qarkut Durrës (statistikë e vitit 2009) banues në 4 bashki dhe 6 komuna.
45
Rrethi i Durrësit48 ka 242,801 banorë, me një sipërfaqe prej 433 km². Shtrihet nga
Kepi i Rodonit në veri deri tek Përroi i Agait, pas Shkëmbit të Kavajës, me një sipërfaqe 430
km² dhe lartësi mesatare 2-6 m mbi nivelin e detit. Zona ku shtrihet popullata në shqyrtim
përbëhet nga:
Bashkia Durrës (18 lagje të organizuara në 5 komuna);
Bashkia Shijak;
Bashkia Manzë (Qyteti i Manzës dhe fshatrat Armadh, Borç, Hamallaj fshat,
Kameras, Kuçoku, Radë, Shkallë);
Bashkia Sukth (Qyteti i Sukthit e fshatrat Hamallaj, Kullë, Perlat, Vadardhë,
Rrushkull);
Komuna Gjepalaj (Qëndra Hardhishtë e fshatrat Gjepalë, Hardhishtë, Çizmeli,
Eminas i vogël, Likesh, Këneta, Shtraza, Shahinaj, Shetel);
Komuna Ishëm (Qëndra Likmetaj e fshatrat Likmetaj, Kërtushaj, Kapidanaj,
Gjuricaj, Lalëz, Kuaratën, Bizë, Draç, Shetaj);
Komuna Katund i Ri (Qendra Katundi i ri e fshatrat Katundi i ri, Jubë, Qerret,
Fllakë, Bisht Kamëz, Rinia, Sukth, Adriatik);
Komuna Maminas (Qëndra Maminas e fshatrat Maminas, Karreç, Vlashaj, Karpen,
Bodinak, Metallë, Bilalas, Rubjek);
Komuna Rrashbull (Qëndra St. Zoot. Xhafzotaj e fshatrat Rrashbull, Arapaj,
Nga rezultatet e shfaqura në fig. 13 dhe tabelë dallohet se 33 prej tyre kanë dhënë
përgjigjen e saktë. Aplikimi për kandidaturë në BE është bërë pikërisht në vitin 2009.
Përgjigja e saktë është dhënë nga punonjësit e Pushtetit lokal (16) dhe banorët në zonën
rurale (17). 76 prej tyre (33.9 %) e të gjithë përgjigjedhënëse nuk kanë dijeni se në cilin vit
është bërë aplikimi.
Vështirë të themi nëse kjo përgjigje e gabuar apo e munguar ka ardhur si pasojë e
mungesës së njohurive apo e mos interesimit.
Nëse do të kishte një referendum popullor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si do të
votonit ?
Total
Nuk e di Pro Kundër
Kategoria
Pushteti Lokal (administratë ose Keshilltar bashkiak)
0 50 3 53
Shoqëria civile 1 14 4 19
Banor në zonën urbane 0 67 11 78
Banor në zonën rurale 0 71 3 74
Total 1 202 21 224
Fig. 14 Qëndrimet për referendum
66
Sipas fig. 14, shumica dërrmuese e përgjigjedhënësve janë optimistë për proçesin e
integrimit, sepse do të kishin votuar pro BE-së në rast referendumi (202 përgjigjedhënës ose
90% e tyre). Kjo tregon shkallën e lartë të besueshmërisë në qëndrimet ndaj BE-së, e cila
është dëshmuar edhe nga sondazhe të organizatave Think Tank të kryera periodikisht vitet e
fundit.
Në cilin stad drejt BE-se është Shqipëria aktualisht ?
Total Pa pr.
Kandidat potencial
Kandidat Anëtar Nuk e di
Kategoria
Pushteti Lokal (administratë ose Keshilltar bashkiak)
0 20 29 3 1 53
Shoqëria civile 1 12 5 0 1 19
Banor në zonën urbane
0 47 28 1 2 78
Banor në zonën rurale 0 27 39 8 0 74
Total 1 106 101 12 4 224
Fig. 15 Stadi i Shqipërisë drejt BE.
Në përgjigjet e dhëna për pyetjen “Në cilin stad drejt BE-se është Shqipëria
aktualisht?” pritej që përgjigjedhënësit të ishin më të informuar. Duke mbajtur parasysh që ky
pyetësor është zhvilluar në periudhën Shkurt – Prill 2014 debati mbi marrjen ose jo të statusit
të vendit kandidat për Shqipërinë ka qenë shumë intensiv dhe i pranishëm në media. 106 prej
67
tyre (47.3 %), kanë pohuar se është kandidat potencial, duke qenë të qartë për statusin e
vendit. Interesante është se 101 të tjerë (45 % e tyre) mendojnë se jemi vend kandidat, duke
dhënë përgjigje të gabuar. Më të konfuzuarit në përgjigje shfaqen ata që duhet të ishin më të
informuar, pra punonjësit e pushtetit lokal dhe këshillit bashkiak. Në realitet statusi i vendit
kandidat u fitua nga Shqipëria në fund Qershor 2014.
Kriteret e antarësimit të një vendi në BE Shpeshtësia Perqindja Vlefshmëria e
perqindjes Totali
Pushteti Lokal (administrate ose
Keshilltar bashkiak)
Kritere të tjera 22 41.5 41.5 41.5
Rendi demokratik dhe i shtetit ligjor 2 3.8 3.8 45.3
Pranimi i zbatimit të gjithë kuadrit
ligjor të BE-së 29 54.7 54.7 100.0
Total
-------------- 53 100.0 100.0
Shoqeria civile
Kritere të tjera 4 21.1 21.1 21.1
Pranimi i zbatimit të gjithë kuadrit
ligjor të BE-së 15 78.9 78.9 100.0
Total
--------------- 19 100.0 100.0
Banor në zonën urbane
Kritere të tjera 25 32.1 32.1 32.1
Rendi demokratik dhe i shtetit ligjor 1 1.3 1.3 33.3
Respektimi i të drejtave njerëzore dhe
civile 4 5.1 5.1 38.5
Pranimi i zbatimit të gjithë kuadrit
ligjor te BE-se 48 61.5 61.5 100.0
Total
--------------------- 78 100.0 100.0
Banor në zonën rurale
Kritere te tjera 34 45.9 45.9 45.9
Rendi demokratik dhe i shtetit ligjor 1 1.4 1.4 47.3
Pranimi i zbatimit të gjithë kuadrit
ligjor të BE-së 39 52.7 52.7 100.0
Total 74 100.0 100.0
68
Fig. 16 Kriteret e antarësimit të një vendi në BE
Të gjithë target grupet e pyetura përcaktojnë si kriter prioritar të anëtarësimit të një
vendi në BE, pranimi i zbatimit te gjithe kuadrit ligjor te BE-së (acquis communitare).
Gjithashtu, një numër i koniderueshëm i përgjigjedhënësve kanë përcaktuar kriter rendin
demokratik dhe shtetin ligjor.
69
A mendoni se Shqipëria do të pranohet edhe n.q.s. nuk plotëson
kriteret e anëtarësimit ?
Total
Pa përgjigje Po Jo Nuk e di
Kategoria
Pushteti Lokal (administrate
ose Këshilltar bashkiak) 0 13 28 12 53
Shoqëria civile 1 4 12 2 19
Banor në zonën urbane 1 10 55 12 78
Banor në zonën rurale 0 17 47 10 74
Total 2 44 142 36 224
Fig. 18. A mendoni se Shqipëria do të pranohet edhe nqs nuk plotëson kriteret e anëtarësimit ?
Sipas fig. 18, shumica e përgjigjedhënësve janë shumë të qartë dhe besojnë se
Shqipëria nuk do të pranohet nëse nuk plotëson kriteret e anëtarësimit. Kjo përgjigje është
korrelacion të drejtë me faktin se përgjigjedhënësit besojnë në zbatimin e parimeve
demokratike në BE. Përfaqësuesit e shoqërisë civile paraqiten më konsistentë në plotësimin e
kritereve për anëtarësim.
70
Cilat janë vendet që kane status më të avancuar se Shqipëria drejt BE-
së ?
Total
Nuk e di Maqedoni Mali i Zi Serbia Kosova Pa përgj.
Kategoria
Pushteti Lokal
(administratë ose
Keshilltar bashkiak)
0 10 17 23 2 1 53
Shoqëria civile 1 6 6 3 3 0 19
Banor në zonën urbane 0 16 18 36 8 0 78
Banor në zonën rurale 0 10 29 27 7 1 74
Total 1 42 70 89 20 2 224
Fig. 19 Vende me status më të avancuar se Shqipëria
Shumica e përgjigjedhënësve janë të saktë kur arsyetojnë se Maqedoni, Mal i Zi dhe
Serbia janë në status më të avancuar drejt anëtarësimit. 20 prej tyre besojnë se Kosova është
më para proçeseve krahasuar me Shqipërinë, informacion që nuk është i saktë. Por të mara si
vende individuale, më së shumti besohet se është Serbia më e avancuar në proçes, para
vendeve të tjera.
71
Si e mendoni shpejtësinë e ecjes së Shqipërisë drejt BE ? Total
Nuk e
di
Shume
shpejt
Shpejt Normal Ngadal
e
Shume
ngadale
Nuk po
ecen fare
Kategoria
Pushteti Lokal
(administratë ose
Këshilltar bashkiak)
0 1 6 18 21 5 2 53
Shoqëria civile 1 0 1 3 7 6 1 19
Banor në zonën
urbane 0 3 5 34 24 12 0 78
Banor në zonën
rurale 0 1 5 14 31 20 3 74
Total 1 5 17 69 83 43 6 224
Fig. 20 Shpejtësia e ecjes së Shqipërisë drejt antarësimit
Po t’i referohemi fig 20, shumica e përgjigjedhënësve (126 ose 56%) besojnë se
Shqipëria dhe ritmi i proçeseve integruese në Shqipëri është ngadalë dhe shumë ngadalë.
Ndër këto kategori përgjigjedhësit nga shoqëria civile dhe nga zona rurale (rreth 68 % e tyre)
mendojnë se Shqipëria po ecën në ritme të ngadalta. Në grupimin e përgjigjeve, mbizotërojnë
ato negative, që janë edhe tregues i qartë i zhgënjimit për punën e bërë nga qeveritë shqiptare
në këtë proçes.
72
Sipas jush cilat janë disa nga përfitimet pas integrimit në BE ? Total
Pa
pergj
Levizja
e lire
Zhvilli
mi i
shoqeris
e
Zhvillimi
ekonomik
Zhvillim
i
instucio
nal
Respekti
m i te
drejtave
te
individit
Zhvillim
social-
kulturor
E drejte
per
aplikim
fondesh
Kontroll
nga
institucio
net e BE
Rritje e
kredibil
itetit
ndaj te
huajve
Kateg
oria
Pushteti Lokal
(administratë
ose Këshilltar
bashkiak)
16 6 2 12 5 1 1 4 2 4 53
Shoqëria civile 6 2 3 6 0 0 1 0 0 1 19
Banor në zonën
urbane 31 11 1 19 6 3 1 1 3 2 78
Banor në zonën
rurale 5 28 8 17 8 3 0 1 1 3 74
Total 58 47 14 54 19 7 3 6 6 10 224
Fig. 21. Përfitimet pas integrimit në BE
Në fig. 21 janë analizuar përfitimet pas integrimit në BE. Nëse do të përdornim një
shprehje popullore do të thonim “gjuha shkon, ku dhemb dhëmbi”. 54 të pyetur përgjigjen për
përfitime ekonomike, 47 për lëvizjen e lirë (shumica prej tyre banorë të zonës rurale). Numri
i këtyre përgjigjeve është shumë i lartë në krahasim me përgjigjet e tjera. Nuk janë të
vetëdijshëm 58 përgjigjedhënës në lidhje me përfitimet e integrimit të Shqipërisë në BE. Ata
nuk kanë janë shprehur në lidhje për përfitime konkrete nga integrimi.
73
Sipas jush sa do të përfitojë Shqipëria pas integrimit në fushën – Demokratizimi
dhe reforma institucionale ?
Total
Pa
pergj.
3. 4. 5. 6 7. 8. 9. 10
Kategor
ia
Pushteti Lokal
(administratë ose
Keshilltar bashkiak)
0 0 2 8 1 5 10 6 21 53
Shoqeria civile 1 1 1 4 1 4 3 0 4 19
Banor në zonën
urbane 1 0 8 3 9 13 14 10 20 78
Banor në zonën
rurale 0 4 3 4 5 12 20 9 17 74
Total 2 5 14 19 16 34 47 25 62 224
Fig. 22 Demokratizimi dhe reforma institucionale
74
Sipas jush sa do të përfitojë Shqipëria pas integrimit në fushën –
Zhvillimi ekonomik ?
Total
1 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9 10.
Kateg
oria
Pushteti Lokal
(administratë ose
Këshilltar
bashkiak)
0 0 2 3 4 6 3 8 11 16 53
Shoqëria civile 1 1 0 3 0 3 1 6 1 3 19
Banor në zonën
urbane 0 0 0 0 5 4 12 18 11 28 78
Banor në zonën
rurale 0 1 0 5 4 6 13 12 20 13 74
Total 1 2 2 11 13 19 29 44 43 60 224
Fig. 23. Përfitimi i Shqipërisë pas integrimit në fushën e zhvillimit ekonomik
75
Sipas jush sa do të përfitojë Shqipëria pas integrimit në fushën Standarte jetese
në rritje ?
Total
1 2 3. 4 5. 6. 7 8. 9 10.
Kateg
oria
Pushteti Lokal
(administratë ose
Keshilltar
bashkiak)
0 0 1 4 6 6 2 12 7 15 53
Shoqëria civile 1 1 3 0 2 0 0 6 2 4 19
Banor në zonën
urbane 0 0 0 4 3 4 5 20 13 29 78
Banor në zonën
rurale 0 1 0 3 4 5 14 16 12 19 74
Total 1 2 4 11 15 15 21 54 34 67 224
Fig. 24. Standarte të jetesës në rritje
76
Sipas jush sa do të përfitoj Shqipëria pas integrimit në fushën Fuqizim i
rregullave dhe ligjeve ?
Total
Pa
pergji
gje
3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10.
Katego
ria
Pushteti Lokal
(administratë ose
Këshilltar
bashkiak)
0 2 2 2 5 6 6 6 24 53
Shoqeria civile 1 0 4 1 0 0 5 5 3 19
Banor në zonën
urbane 0 0 0 4 1 12 15 17 29 78
Banor në zonën
rurale 0 2 2 2 4 7 10 22 25 74
Total 1 4 8 9 10 25 36 50 81 224
Fig. 25 Fuqizim i rregullave dhe ligjeve
77
Sipas jush sa do të përfitojë Shqipëria pas integrimit në fushën - Zgjedhje të lira dhe
demokratike ?
Total
1 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10
Katego
ria
Pushteti Lokal
(administratë ose
Këshilltar
bashkiak)
0 2 2 2 3 4 5 6 7 22 53
Shoqëria civile 1 0 3 0 0 2 0 4 6 3 19
Banor në zonën
urbane 0 0 0 4 0 2 8 14 22 28 78
Banor në zonën
rurale 0 2 3 1 2 5 9 9 21 22 74
Total 1 4 8 7 5 13 22 33 56 75 224
Fig. 26 Zgjedhje të lira dhe demokratike
Nqs analizojme fig 22, 23, 24, 25 dhe 26, shohim se janë marrë në shqyrtim perceptimet e përgjigjedhënësve për përfitime të caktuara që priten pas integrimit në BE. Respektivisht, në shkallët më maksimale (9 dhe 10), qytetarët janë përgjigjur demokratizimi dhe reforma institucionale (87 vetë), zhvilllimi ekonomik (103 vetë) standarte jetese në rritje ( 101 vetë). Interesante është se dy aspektet më të rëndësishme me 131 përgjigje pohuese kanë qenë fuqizimi i rregullave dhe ligjeve dhe zgjedhje të lira dhe demokratike.
78
Sipas mendimit tuaj, cilat janë disa kosto që pritet të ketë Shqipëria pas anëtarësimit në BE ? Total
Pa
pergji
gje
Kosto
ekonomi
ke
Kosto ne
ndryshim
in e
monedhe
s
Kosto ne
sektore
te
ndryshe
m
Rritje e
pa
punesise
Konkure
nce mbi
prodhimi
n
Konkure
nce mbi
kualifiki
min
Rritje e
cmimeve
Konkure
nce ne
punesim
Kateg
oria
Pushteti Lokal
(administratë ose
Këshilltar
bashkiak)
24 4 7 9 0 4 0 5 0 53
Shoqëria civile 9 2 1 5 0 0 1 0 1 19
Banor në zonën
urbane 49 6 5 6 2 6 0 4 0 78
Banor në zonën
rurale 19 6 12 7 1 12 2 15 0 74
Total 101 18 25 27 3 22 3 24 1 224
Fig. 27 Kostot
Shumica e përgjigjedhënësve nuk kanë asnjë informacion në lidhje me koston që
pritet që Shqipëria të ketë pa anëtarësimit në BE. 62.8 % e përgjigjedhënësve nga zona
urbane nuk paraqesin asnjë lloj komenti se cilat mund të jenë këto kosto. Edhe kur
artikulohen kostot, përgjigjedhënësit në shumicën rasteve nuk specifikojnë llojin.
79
Fushat/ sektorët që Shqipëria do të përballet me kostot e integrimit janë- Reforma
financiare dhe ekonomike drejt Bashkimit Ekonomik dhe Monetar Total
1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10.
Kateg
oria
Pushteti Lokal
(administratë
ose Këshilltar
bashkiak)
0 0 0 0 2 6 3 9 7 8 18 53
Shoqëria civile 1 0 0 1 0 3 2 4 4 1 3 19
Banor në zonën
urbane 0 0 1 1 5 11 15 14 10 7 14 78
Banor në zonën
rurale 0 1 0 3 2 9 7 9 16 10 17 74
Total 1 1 1 5 9 29 27 36 37 26 52 224
Fig. 28 Reforma financiare dhe ekonomike drejt Bashkimit Ekonomik dhe Monetar
Në fig. 28 shohim se 23.2% e përgjigjedhënësve e kanë vlerësuar me shkallën 10
reformën financiare dhe ekonomike drejt bashkimit ekonomik dhe monetar, si një kosto më
prioritare për integrimin.
80
Fushat/ sektorët ku Shqipëria do të përballet me kostot e integrimit janë - Gjendje Kaotike
ekonomike për shkak të zëvendësimit të monedhës vendase me euron
Total
0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 -
Kateg
oria
Pushteti Lokal
(administratë
ose Keshilltar
bashkiak)
0 2 1 3 4 2 3 3 7 9 19 0 53
Shoqëria civile 1 1 0 0 2 2 0 4 4 0 4 1 19
Banor në zonën
urbane 0 2 0 1 2 7 10 3 23 12 18 0 78
Banor në zonën
rurale 0 3 1 1 7 6 6 8 17 6 19 0 74
Total 1 8 2 5 15 17 19 18 51 27 60 1 224
Fig. 29. Gjendje kaotike ekonomike për shkak të zëvendësimit të monedhës vendase me €
Sipas fig. 29, kemi 26.7 % të përgjigjedhënësve që kanë vlerësuar me shkallën 10 se
një nga kostot e integrimit është edhe gjëndja kaotike dhe ekonomike për shkak të
zëvendësimit të monedhës vendase me Euron. Kjo vjen edhe si rezultat i dijenisë së
qytetarëve për eksperiencat që kanë pasur vendet kur janë antarësuar në BE. Shumica prej
tyre kanë përballuar sfida ekonomike nga zëvendësimi i monedhave vendase me euron. Për
shqiptarët, kjo bëhet edhe me shumë e ndjeshme po të marrim parasysh se emigracioni ka
ndodhur në vende të antarësuara në BE si: Greqia, Italia apo Gjermania. 81
Fushat/ sektorët që Shqipëria do të përballet me kostot e integrimit janë- Kosto mbi
prodhimin
Total
1. 2. 3. 4. 5 6 7. 8. 9. 10.
Kateg
oria
Pushteti Lokal
(administratë ose
Këshilltar
bashkiak)
0 1 2 1 1 8 4 7 7 7 15 53
Shoqëria civile 1 0 1 0 2 3 2 3 1 0 6 19
Banor në zonëen
urbane 0 2 3 1 6 5 11 11 17 12 10 78
Banor në zonën
rurale 0 3 2 1 4 6 6 17 14 10 11 74
Total 1 6 8 3 13 22 23 38 39 29 42 224
Fig. 30 Kosto mbi prodhimin Sipas fig. 30, kemi 18.6 % të pëgjigjdhënësve që vlerësojnë koston mbi prodhimin
(rënia e prodhimit vendas dhe rritja e papaunësisë për shkak të konkurrencës që vjen nga
jashtë).
Kjo është një nga sfidat që të pyeturit e parashikojnë duke ditur shkallën e
konkurencës nga jashtë dhe hyrjen e kapitalit të huaj (mallra dhe shërbime) si ekonomi më e
zhvilluar dhe që shton konkurencën.
82
Fushat/ sektorët ku Shqipëria do të përballet me kostot e integrimit janë -Mosnjohje e
diplomave, për pasojë mungesë kualifikimi Total
1. 2. 3. 4. 5 6. 7 8. 9. 10
Kateg
oria
Pushteti Lokal
(administratë ose
Këshilltar
bashkiak)
0 2 2 5 2 6 2 8 7 9 10 53
Shoqëria civile 1 0 1 0 0 1 0 4 5 3 4 19
Banor në zonën
urbane 0 3 3 3 6 10 8 16 13 13 3 78
Banor në zonën
rurale 0 3 2 0 3 7 15 7 11 11 15 74
Total 1 8 8 8 11 24 25 35 36 36 32 224
Fig. 31 Mosnjohje e diplomave, për pasojë mungesë kualifikimi
Fig. 31 ilustron se 14.2 % e përgjigjedhënësve e vlerësojnë mosnjohjen e diplomës, për
pasojë mungesë kualifikimi si një nga kostot e integrimit të Shqipërisë. Shumica e
përgjigjedhënësve e vlerëson këtë kriter në shkallën 7 – 9. Bëhet akoma më e ndjeshme kjo
kosto po të marrim parasysh se ka një tendencë në rritje të ndjekjes së arsimit të lartë. Duke
qënë se qytetarët e shohin si investim arsimin, ata kanë hezitimin se investimi i tyre do të
zhvlerësohet kur të përballet me kriteret e vendeve të BE-së dhe për pasojë nuk do të jetë
eficient për gjetjen e një vendi pune.
83
Fig. 32. Infrastruktura e transportit dhe e energjitikës në Shqipëri në nivele të varfra
krahasuar me standartet e Europës Shohim se në fig. 32, kemi 20.5 % të përgjigjedhënësve i përgjigjen në shkallën 10 kostos
infrastruktura e transportit dhe e energjitikës në Shqipëri në nivele të varfra krahasuar me
standartet e Europës. 38.3 % e vlerësojnë këtë kosto në shkallën 7 – 8. Kjo përqindje e lartë
vjen si perceptim që duhen investime shumë të mëdha në këto sektorë strategjikë që
Shqipëria të mund të jetë konkuruese.
Fushat/ sektorët që Shqipëria do të përballet me kostot e integrimit janë -Infrastruktura e
transportit dhe e energjitikës në Shqipëri në nivele të varfra krahasuar me standartet e
Europës
Tot
al
1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9 10
Kategoria
Pushteti Lokal
(administratë
ose Këshilltar
bashkiak)
0 1 1 0 2 6 5 6 10 10 12 53
Shoqëria civile 1 1 0 1 0 1 3 2 4 0 6 19
Banor në
zonën urbane 0 0 0 2 4 5 11 17 19 8 12 78
Banor në
zonën rurale 0 2 1 2 2 6 6 14 14 11 16 74
Total 1 4 2 5 8 18 25 39 47 29 46 224
84
Fushat/ sektorët që Shqipëria do të përballet me kostot e integrimit janë -Kostot e
ristrukturimit të institucioneve Total
1. 2. 30 4. 5 6 7. 8 9 10.
Kateg
oria
Pushteti Lokal
(administratë ose
Keshilltar
bashkiak)
0 1 5 2 2 4 8 6 10 6 9 0 53
Shoqëria civile 1 0 0 2 0 3 1 4 2 1 5 0 19
Banor nëzonen
urbane 0 1 0 7 4 5 14 14 14 7 12 0 78
Banor në zonën
rurale 0 1 0 2 2 9 10 13 20 9 8 0 74
Total 1 3 5 13 8 21 33 37 46 23 34 0 224
Fig. 33. Kostot e ristrukturimit të institucioneve
15.1 % e përgjigjedhënësve (sipas fig. 33) e përcaktojnë koston e ristrukturimit te
institucioneve në shkallën 10. Ndërsa 37 % e tyre e vlerësojnë këtë kosto në shkallën 7- 8.
Më tepër se gjysma e përgjigjedhënësve kuptojnë se ngritja dhe funksionimi i institucioneve
demokratike është kriter domethënës për zhvillimin si vend i BE-së.
85
Fushat/ sektorët që Shqipëria do të përballet me kostot e integrimit janë : Kosto në sektorët
e mjedisit, bujqësisë, mbrojtjes së konsumatorit Total
Pa
pergj.
1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10.
Kateg
oria
Pushteti Lokal
(administratë ose
Këshilltar
bashkiak)
0 0 1 4 3 2 8 6 7 8 14 53
Shoqëria civile 2 0 1 0 1 0 2 3 4 1 5 19
Banor në zonën
urbane 0 5 4 2 1 8 13 11 14 8 12 78
Banor në zonën
rurale 0 1 1 5 0 5 12 8 6 11 25 74
Total 2 6 7 11 5 15 35 28 31 28 56 224
Fig. 34. Kosto në sektorët e mjedisit, bujqësisë, mbrojtjes së konsumatorit
25 % e përgjigjedhënësve sipas fig. 34, e përcaktojnë në shkallën maksimale koston
në sektorët e mjedisit, bujqësisë, mbrojtjes së konsumatorit. Nqs e krahasojmë me fig. 29 të
kostove nga zëvendësimi i monedhës vendase kishim 26.7 % të përgjigjedhënësve që
mendojnë se kosto primare do të jetë gjendje kaotike ekonomike për shkak të zëvendësimit të
monedhës vendase me Euron. Kjo dmth se një shqetësim po aq serioz sa zëvëndësimi i
monedhës vendase me Euron, mund të jenë edhe reformimi në sektorët e mjedisit, bujqësisë
dhe mbrojtjes së konsumatorit.
86
Sa informacion merrni ju për BE nga- TV ? Total
1. 2. 3. 4 5. 6. 7. 8. 9. 10. Pa
pegj
Kateg
oria
Pushteti Lokal
(administratë
ose Këshilltar
bashkiak)
0 2 0 2 2 1 3 5 4 8 26 0 53
Shoqëria civile 1 1 0 1 0 3 0 1 2 5 5 0 19
Banor në zonën
urbane 0 0 0 1 5 3 10 5 15 13 25 1 78
Banor në zonën
rurale 0 3 3 0 3 1 2 5 7 10 40 0 74
Total 1 6 3 4 10 8 15 16 28 36 96 1 224
Fig. 35. Informacion nga TV
Shumica e përgjigjedhënësve, pikërisht 42.8 % përgjigjen se informacionin rreth BE-
së e marrin nga TV (fig. 35). Informacionet e marra nga TV kanë më tepër ndikim në banorët
e zonave rurale për shkak se ata përdorin TV si mjet për informim.
87
Sa informacion merrni ju per BE nga Radio ? Total
1. 2. 3. 4. 5 6. 7. 8 9. 10
Katego
ria
Pushteti Lokal
(administratë ose
Keshilltar
bashkiak)
0 12 5 3 2 8 4 1 2 3 13 53
Shoqëria civile 1 4 0 5 0 3 0 2 2 2 0 19
Banor në zonën
urbane 0 11 11 12 3 14 9 9 6 3 0 78
Banor në zonën
rurale 0 21 9 6 9 10 6 7 0 1 5 74
Total 1 48 25 26 14 35 19 19 10 9 18 224
Fig. 36 Informacion nga radio
Fig. 36 na tregon funksionin e radios si mjet komunikimi për shpërndarjen e informacionit.
Një pjesë e konsiderueshmë e përgjigjedhënësve (21.4 %) nuk marrin aspak informacion nga
radio në lidhje me BE-në. Radio shihet si një burim më i rrallë informacioni në zonat rurale.
88
Sa informacion merrni ju për BE nga Gazetat ? Total
1. 2. 3. 4. 5 6 7. 8. 9. 10.
Kateg
oria
Pushteti Lokal
(administratë ose
Këshilltar
bashkiak)
0 3 2 3 0 5 5 8 9 5 13 53
Shoqëria civile 1 2 0 3 0 1 4 3 3 2 0 19
Banor në zonën
urbane 1 5 1 3 9 12 8 18 9 3 9 78
Banor në zonën
rurale 0 11 2 3 6 6 10 9 4 8 15 74
Total 2 21 5 12 15 24 27 38 25 18 37 224
Fig. 37 Informacion nga gazetat
Gazetat shihen si burim informacioni më shumë nga banorët e zonave urbane dhe më pak nga
shoqëria civile. 55 nga përpgjigjedhënësit shprehen në vlerësimin 9- 10, pra që
informacionet mbi BE-në i marrin pikërisht nga leximi i gazetave. (fig. 37)
89
Sa informacion merrni ju per BE nga Interneti ? Total
1. 2. 3. 4 5 6 7. 8. 9 10
Kateg
oria
Pushteti Lokal
(administrate
ose Keshilltar
bashkiak)
0 2 1 1 4 1 1 2 7 11 23 53
Shoqeria civile 1 0 0 0 0 0 2 0 4 7 5 19
Banor ne zonen
urbane 1 7 0 0 1 7 7 1 15 11 28 78
Banor ne zonen
rurale 0 17 7 5 4 2 4 6 5 7 17 74
Total 2 26 8 6 9 10 14 9 31 36 73 224
Fig. 38 Informacion nga interneti
Me interes është të kuptohet interneti si burim informacioni për BE-në. (fig. 38). 32.5 % e
përgjigjedhënësve e shohin internetin si burim informacioni të rëndësishëm. Kjo statistikë
është e kuptueshme po të mbajmë parasysh shkallën e lartë të përdorimit të internetit nga
qytetarët si kërkues i informacionit.
90
Sa informacion merrni ju për BE nga- Delegacion i BE-së në Shqipëri? Total
1. 2. 3. 4. 5 6 7. 8. 9 10
Kateg
oria
Pushteti Lokal
(administratë ose
Këshilltar
bashkiak)
0 10 2 3 3 7 9 4 3 5 7 53
Shoqëria civile 1 2 3 0 0 4 3 0 3 2 1 19
Banor në zonën
urbane 0 7 4 5 6 13 8 15 8 2 10 78
Banor në zonën
rurale 0 19 5 6 4 12 5 8 7 3 5 74
Total 1 38 14 14 13 36 25 27 21 12 23 224
Fig. 39. Delegacion i BE-së në Shqipëri
Në fig. 39 synohet të ilustrohet roli i delegacionit të BE-së në Shqipëri si burim
informacioni për gjithçka lidhet me proceset integruese. Vlerësohet nga përgjigjedhënësit me
shkallë shumë të ulët si burim informacioni, sidomos nga përfaqësuesit e pushtetit lokal. Këto
përgjigje japin një të vërtetë të diskutuar vitet e fundit, që përfaqësuesit e BE-së në Shqipëri e
kanë të përqëndruar aktivitetin e tyre brenda Tiranës. Një pjesë e madhe e përgjigjedhënësve
nuk e njohin institucionin e delegacionit të BE-së në Shqipëri, për pasojë nuk dinë se ka edhe
rol të informimit qytetar për proceset integruese.
91
3.2. Rezultatet e anketimit (cilësor).
3.2.1. “Fokus grup” me qytetarë (përfaqësues të Komisionit Këshillimor Qytetar Vendor, KKQV).
KKQV (CAP – Citizens Advocacy Panel) Durrës është grupim qytetar me përfaqësim
të gjerë qytetarësh që kanë vizion dhe duan të mundësojnë ndryshime pozitive në qytetin e
tyre. KKQV shërben si organ këshillimor për Pushtetin Lokal (Bashkinë). Rreth 10 KKQV
janë të ngritura dhe të institucionalizuara në të gjithë vendin me mbështëtjen e USAID.
KKQV funksionon si komision gjithëpërfshirës dhe i pavarur nga kontrolli i njësive të
qeverisjes vendore. Përbëhet nga drejtues dhe përfaqësues të OJFve vendor, bizneseve,
grupeve rinore dhe grupeve të marxhinalizuara, të cilët japin kontributin e tyre vullnetarisht.
Objektivi i përgjithshëm i KKQV është të nxisë kontributin nga poshtë-lart të
qytetarëve për zyrtarët e qeverisë vendore. Kjo nismë synon të krijojë një mekanizëm që do
t’i bëjë të mundur qytetarëve të mësojnë më shumë për njësinë e qeverisjes vendore, të
vendosin për çështje të rëndësishme për qytetin e tyre dhe të bëjnë rekomandime për këto
çështje.
Fokus grupi është përbërë nga 6 persona, antarë të KKQV Durrës.
Të pyetur nëse do të kishte votime referendumi për hyrjen e Shqipërisë ne BE, si do
të kishin votuar, ata përgjigjen 3 pro dhe 3 kundër. Arsyetimet për përgjigjet pozitive
mbështeten në:
“Pas vitit 1990 ka liri të fjalës për qytetarët”.
“Infrastruktura e vendit ka ardhur duke u përmirësuar”.
“Ka më shumë investime”.
“Stad ekonomik më të lartë për qytetarët”.
“Liri, te drejta dhe zbatim ligji”.
Ata që janë shprehur kundër mendojnë se:
“Nuk jemi të përgatitur për të qenë pjesë e BE-së; pushteti qendror është
akoma i pastabilizuar për të punuar për qytetarin; sistemi shëndetësor është i dobët”.
“Sistemi arsimor i korruptuar”.
“Standarti i jetesës do të ulet kur të hyjmë në BE për shkak të hyrjes në
qarkullim të monedhës euro”.
92
Arsyet e sipërpërmendura mund të lidhen me paqëndrueshmërinë që karakterizojnë
klimën politike, ekonomike dhe sociale në periudhat pranë zgjedhjeve elektorale. Për më
tepër, duke qenë se ka një shpeshtësi zgjedhje lokale dhe qendrore një herë / dy vjet në
perceptimin qytetar dobësia e funksionimit të Pushtetit Lokal dhe Qendror bie në sy.
Platformat politike pompoze në premtime përkundrejt korrupsionit në sektorët kyç bën që
qytetarët të gjykojnë se jemi ende larg meritës për marrjen e statusit antar të BE-së.
Lidhur me korrupsionin, evidenca nga anketime të UNODC49 2011 Ëestern Balkans
Corruption dëshmojnë se qytetarët shqiptarë e rendisin korrupsionin si problemi i dytë i
rëndësishëm pas papunësisë. Arsyet kryesore pse paguhen rryshfete në Shqipëri janë që të
merret shërbim më i mirë (71%), të përshpejtohet një procedure (9%) ose të evitohet pagesa e
një gjobe (9%).
Arsyet që mund të justifikojnë ndjesinë e popullatës se do të ulet standariti i jetesës
lidhet me çmimet në rritje, pagat e ulta dhe inflacion i shpejtë. Përgjithësisht, indikatorët
ekonomike nuk kanë të shpjeguar qartë për qytetarët. Ata thjesht janë të informuar se
Shqipëria po kalon krizë ekonomike si pjesë e krizës botërore.
Të pyetur cilat janë kriteret e antarësimit të një vendi në BE përfaqëuesit e grupit
identifikojnë të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, të drejtën e pronës, zbatimin e ligjit, luftën
kundër korrupsionit, pavarësinë e insitutucioneve; shërbimin social dhe mirëqenien sociale,
sistemin arsimor në nevojë për t’u reformuar.
Sikurse shihet, përgjigjedhënësit janë të informuar për një pjesë të kritereve të
antarësimit, kryesisht ato të lidhura me interesat e tyre të përditshme si: prona, korrupsioni,
sherbimi e mirëqenia sociale.
Sipas përfaqësuesve të grupit, “Kosova, Serbia, Maqedonia, Mali i zi janë vendet e
rajonit që kanë status më të avancuar sesa Shqipëria drejt BE”. 5 nga 6 antarët e grupit në
fokus shprehen se Shqipëria do t’a përfitojë statusin e vendit kandidat në Qershor 2014. Ky
rezultat i përgjigjeve të tyre ndikohet nga informacioni i marrë në rrugë mediatike, debatet
televizive të shpeshta të kohëve të fundit lidhur me raportimet dhe vlerësimet e BE për
ecurinë e Shqipërisë në plotësimin e kritereve.
Ndër përfitimet ekonomike të Shqipërisë pas hyrjes në BE antarët e grupit fokus
“Do të përfitojë ndihma humanitare, grante, mundësi për aplikime fondesh, rritje të
mirqenies; rritje të pagave”;
“Do të shihemi si vend strategjik, sepse jemi tranzit me vendet ballkanike”.
Sikurse konstatohet përfitimet ekonomike të perceptuara janë pozitive dhe të
fokusuara në situatën e mirëqenies dhe të mundësive për shfrytëzim.
Ndër përfitimet sociale të Shqipërisë pas hyrjes në BE antarët e grupit fokus rendisin:
“Rritet standarti i jetesës, ka më shumë shkëmbime experiencash me vende të tjera
antare, rriten premisat për respektim të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve”;
“Ka fonde që mbështesin për rritjen e standarteve për të burgosurit si pjesë e
respektimit të të drejtave të njeriut”.
Shpesh antarët e pyetur nuk venë vijë ndarëse midis përfitimeve ekonomike e sociale.
Ata në përgjigjet e tyre miksojnë elementë ekonomikë e socialë. Përfitimet ekonomike janë
më të dëshiruarat dhe të pritura nga përgjigjedhënësit, gjë që i bën ata të shprehen psh: për
rritje fondesh kur në fakt pyetja ishte për përfitime sociale.
Të pyetur për kostot ekonomike antarët e grupit fokus përmendin:
“ Rënie ekonomike për shkak të ndryshimit të monedhës vendase me euron, rritja e
taksave aktuale dhe shtimi i llojeve/ larmive të taksave”,
“Rriten çmimet e mallrave ushqimore dhe jo ushqimore”,
“Shtim i llojeve të gjobave”.
Shihet se përgjigjedhënësit janë të ndërgjegjshëm për kosto në rritje të çmimeve dhe
gjobave, elementë ekonomikë me të cilat janë në kontakt të përditshëm.
94
Të pyetur për kostot sociale antarët e “fokus grup”it përmendin:
“Burimet njerezore të kualifikuara do të priren të largohen në vende të tjera të BE në
kërkim të punësimit”,
“Do të ketë investime të huaja dhe punësim për njerëz të kualifikuar dhe gjysmë të
kualifikuar”.
Përsëri kemi miksim të kostove ekonomike me kostot sociale, ku duket se elementët e
ndryshimit social të përmenduara janë si të thuash pasojë e ndryshimit ekonomik. Psh:
largohen në vende të tjera për qëllime ekonomike e për pasojë ndodh mobilitet social
horizontal50.
Grupi Rinor Durrës (Durrës Youth Movement) është grup vullnetarësh të përkushtuar
për promovimin e pjesëmarrjes qytetare duke reflektuar vlerat e përbashkëta për të ndërtuar
një të ardhme më të mirë për qytetin dhe komunitetin. DYM udhëhiqet nga një grup kryesor i
vullnetarëve, të cilët motivojnë dhe inkurajojnë të tjerët. Ata janë përgatitur për mobilizim e
udhëheqje nismash përmes trajnimeve, takimeve me aktorët lokalë dhe zbatimit të iniciative
sociale. Ata shërbejnë si një model për moshatarët e tyre dhe duke patur ndryshim përmes
aktiviteteve të tilla si fushatat IEC (Information, Education and Communication –
Informacion, edukim dhe komunikim). DYM rrit vizibilitetin e tij publik, duke përhapur në
vetëdijen e misionit nëpërmjet një pranie aktive në shtyp dhe media sociale. Përfshirja e të
rinjve në metodologjinë e Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen51 është mjet për të
përmirësuar më tej përfaqësimin e të rinjve në jetën publike dhe politike. Udhëheqësit rinore
janë të përgatitur për hapin tjetër të ndikimit në politika nëpërmjet bashkëpunimit me
pushtetin lokal.
Rëndësia e lëvizjeve rinore për proceset integruese parashihet edhe nga reformat
institucionale duke u mbështetur dhe angazhuar energjinë dhe potencialin që brezat e rinj
kanë drejt ndyshimit.
DYM është i përfshirë në përdorimin e procesit të vlerësimit të komunitetit për
qeverisjen, një mjet monitorimi me bazë komunitare, një hibrid i teknikave të auditimit
social, monitorimit komunitar dhe skedave të raportimit qytetar. Ashtu si skedat e raportimit
qytetar, edhe procesi i VKQ-së është një instrument për të kërkuar llogaridhënie dhe
përgjegjshmëri sociale dhe publike nga ofruesit e shërbimeve. megjithatë, procesi shndërrohet
në një instrument të fortë për fuqizimin e rolit të burrave dhe grave, duke mundësuar edhe 50 http:// www.sociologyguide.com/social-mobility/types-of-mobility.php 51 http://platformagjinore.al/ëp-content/uploads/gravity_forms/3/2012/10/Vleresimi%20per%20qeverisjen%20ok%20(2).pdf
95
takime të drejtpërdrejta midis ofruesve të shërbimeve dhe komunitetit. Procesi i VKQ-së
përdor “komunitetin” si njësi analize dhe përqendrohet tek niveli vendor. Për rrjedhojë, ky
proces mundëson vlerësimin dhe monitorimin e shërbimeve të ofruara, projekteve si edhe të
njësive administrative të qeverisjes nga vetë komuniteti. pra, është e kuptueshme që
metodologjia e VKQ-së përdoret më shumë në rastet kur duam të monitorojmë cilësinë dhe
përshtatshmërinë e shërbimeve që i ofrohen komunitetit vendor dhe fiton vlerën reale kur ky
monitorim është periodik. Përfitues të procesit të VKQ-së nuk janë vetëm pjesëtarët e
“komunitetit”, por edhe ofruesit e shërbimeve apo autoritetet vendore. Nëpërmjet përdorimit
të VKQ-së grupet rinore janë të përgatitur për ndikimin në politika nëpërmjet bashkëpunimit
me pushtetin lokal dhe qendror për rritjen e mirqenies së të rinjve dhe përmirësimit të
punësimit dhe shfrytëzimit të kohës së lirë për ta.
Grupi fokus u zhvillua me 15 antarë të DYM në Durrës.
13 prej tyre shprehen se do të kishin votuar pro integrimit në BE dhe 2 prej tyre janë
kundër.
Ndër kriteret e antarësimit të një vendi në BE ata rendisin:
“Zbatimin e direktivate të BE për tregtinë, lehtësirat fiskale, marrveshjet për export-
importin e mallrave dhe shërbimeve”;
“Borxhi publik të jetë në nivelin 60 % të GDP”;
“Të respektohet liria e medias; reduktim i nivelit të papunësisë; reduktimi dhe lufta
kundër korrupsionit; respektimi i të drejtave të njeriut dhe minoriteteve”.
Dukshëm vihet re nga krahasimi më grupin fokus të KKQV, që të rinjtë e DYM janë
më të informuar për kriteret e antarësimit e kjo vjen nga informacioni që marrin në shkollë (
programet e Fakultetit të Biznesit dhe Edukimit) dhe nga kanalet e ndryshme mediatike.
“Serbia, Mali i zi dhe Maqedonia janë vendet e rajonit që kanë status më të avancuar
sesa Shqiperia drejt Besë” shprehen antarët e grupit fokus”.
Ndër përfitimet ekonomike të Shqipërisë pas hyrjes në BE ata rendisin:
“Mundësi punësimi edhe në vende jashtë Shqipërisë”,
“Heqjen e doganave, investime nga BE për fusha ku ka nevojë zhvillimi, zhvillimin e
promovimi e turizmit si potencial për rritje ekonomike në vend”,
“Rritet kredibiliteti i vendit ndaj investitorëve të huaj”.
96
Ndër përfitimet sociale rendisin:
“ Pranim të diversitetit kulturor dhe globalizimi”,
“Shtim i larmishmërisë së aktivitete sociale me fokus diversitetin, mundësi arsimimi
më të shumta”,
“Reduktim të paragjykimit dhe diskriminimit të çdo lloji, fuqizim të shoqërisë civile”.
DYM ka qenë aktiv së fundmi në aktivitete që promovojnë diversitetin p.sh: Vlerat e
familjes ose bashkëpunimin mes brezave, gjë që i ka ndryshuar dukshëm qëndrimet ndaj
grupeve me status të ndryshëm si të rinj- të moshuar, LGBT dhe hetero seksualë etj.
Nëpërmjet aktiviteteve të realizuara ata derivojnë ndryshim qendrimesh dhe vlerash duke
kuptuar një dimension të ri të integrimit siç është pranimi i diversitetit dhe gjithëpërfshirja.
Ndër kostot ekonomike të Shqipërisë pas hyrjes në BE shihen:
“Buxhet kontribues ( i Shqipërisë) kur je vend anëtar i BE-së”,
“Mallrat që importohen nuk kanë tarifa doganore, kosto e printimit të monedhës
humbet (nuk rikthehet) pas hyrjes në BE”,
“Rriten çmimet e produkteve e shërbimeve pas hyrjes së euros në qarkullim”.
Kryesisht, të rinjtë studentë të programeve të studimit në degët e biznesit i kanë
studiuar teorikisht në lëndë të ndryshme këto elementë dhe për pasojë janë më të njohur me
termat ekonomikë.
Ndër kostot sociale të Shqipërise pas hyrjes në BE sipas antarëve të grupit
konsiderohen:
“ Humbja e elementëve të rëndësishme të kulturës e traditës (për shkak të
globalizimit)”;
“Donacionet nga angjeci të ndryshme zëvendësohen me fonde të strukturuara të
BE”; “rritet konkurenca për fonde”.
97
Kapitulli 4.
Përfundime dhe rekomandime 4.1. Përfundime.
Në këtë punim kemi tentuar të ndërthurim elementë të teorisë mbi integrimin europian
me gjetje praktike të metodave sasiore dhe cilësore, të zbatuara në Qarkun e Durrësit.
Kampionimi ka qenë përgjithësues me përfaqësim të punonjësve të administratës së Bashkisë
Durrës, anëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të zonave urbane dhe rurale (duke
mbuluar të gjitha komunat). Nga ana tjetër kërkimi cilësor është bërë nëpërmjet 2 grupeve të
fokusuara në grupe të institucionalizuara si: Lëvizja Rinore Durrës (DYM) dhe Komisioni
Këshillimor Qytetar Vendor (KKQV) duke qenë se janë në kontakt me informacionet mbi
proçeset integruese.
Ajo çka vihet re është një hendek midis aspekteve dhe kritereve reale që BE kërkon
për t’u plotësuar prej një vendi aspirues për antarësim dhe, njohurive e opinioneve që
qytetarët kanë mbi to. Perceptimi qytetar është i thjeshtëzuar, nisur nga qëllime praktike, si:
vendet e punës apo lëvizja lirshëm nëpër Europë. Bëjnë këtu dallim një nivel më i lartë dhe i
organizuar informacioni nga Lëvizja Rinore Durrës, të cilët artikulojnë më saktë një seri
kostosh dhe përfitimesh nga integrimi.
Tjetër këndvështim është mungesa e informacionit ekzistues mes qytetarëve në zonat
urbane dhe zonat rurale. Në zonat ku janë administruar pyetësorët ka një informacion të
vakët dhe mungesë dijenie rreth debateve mbi BE-në, stadeve të Shqipërisë drejt BE-së,
kritereve për t’u plotësuar dhe raportit të kostove - përfitimeve të një vendi pas integrimit.
Perceptimi i këtyre banorëve nuk është më i thelluar, sesa përfitimi i liberalizimit të vizave
apo domosdoshmërisë së gjetjes së një vendi punë si rrugë për daljen nga kriza ekonomike
familjare. Ata nuk kanë të qarta kostot ekonomike të lidhura me zëvendësimin e monedhës
vendase, rritjen e konkurencës për shkak të importeve apo në fushat e mjedisit dhe të
bujqësisë.
Ndër kanalet e informacionit rreth proceseve më integruese më i frekuentuari është
televizioni dhe gazetat. Shërbimi që ofron radio për informim përdoret me pak. Akoma më
pak njihet Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe roli i tij.
98
Sikurse del edhe nga rezultatet e 2 fokus grupeve pritshmëria për marrjen e statusit të
vendit kandidat rezultoi reale. Rreth 90 % e përgjigjedhënësve besonin se në qershor 2014
Shqipëria do e merrte statusin e vendit kandidat.
Niveli i mbështetjes për integrimin është sërish i lartë. Edhe pse vitet e fundit ka pasur
luhatje në perceptimet qytetare rreth proçeseve integruese, kemi një kthim të sigurt në
normalitet në mënyrën sesi qytetarët përjetojnë dhe vlerësojnë procesin e integrimit, duke e
shoqërizuar këtë perceptim me kushtin se qeverisja e mirë vendore dhe qendrore është jetike
për proçesin.
Zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme nuk është vetëm një parakusht për hapjen
e negociatave për pranimin, por ajo që është më e rëndësishme, është gjykuar nga vetë
qytetarët shqiptarë si një faktor i rëndësishëm që ndikon mbi integrimin dhe aktorët politikë
duhet të marrin përgjegjësinë maksimale për të siguruar një proçes elektoral normal dhe të
besueshëm.
4.2. Rekomandime.
Marrja e statusit të vendit kandidat është një hap para integrimit të vendit drejt BE-së,
pa harruar se ka ende kritere për t’u plotësuar deri në destinacionin final. Një stad i tillë është
mundësi për shpërndarje informacioni mbi proçeset integruese, gjë që shërben si rritje e
shkallës së njohes së BE-së ndër të gjitha kategoritë e popullatës.
Vetëm përkthimi dhe adoptimi i ligjeve evropiane (acquis communautarie) në
Shqipëri, (ashtu si dhe në çdo vend tjetër kandidat ose kandidat potencial) nuk mjafton. Në
shumë raste legjislacioni mbresëlënës evropian nuk është i aplikueshëm në kontekstin
lokal.
Së pari, sepse i mungojnë aktet nënligjore praktike dhe instrumentet e tjera detyruese
dhe së dyti, nuk merr në konsideratë vullnetin ose kulturën e klasës politike, të cilat kanë
akoma nevojë të mësohen me respektimin dhe zbatimin e ligjit.
Vullneti dhe kultura e popullsisë përfshirë edhe pritshmërinë e saj (p.sh. vitet e
tranzicionit kanë treguar se ne nuk jemi të prirur drejt respektimit të ligjit deri në detaje. Kjo
gjë as që nuk mendohet në Europë, pasi merret si fakt a priori)
Për më tepër, në rastin e Shqipërisë nevojitet një luftë intensive kundër korruspionit
në sektorë jetikë si: gjyqësori dhe shërbimet publike (arsimi dhe kujdesi shëndetësor) ku edhe
99
perceptimi qytetar, edhe treguesit, dëshmojnë se ka shkallë të lartë korrupsioni, si dhe mbi
faktorë të tjerë, të tillë si: shkatërrimi i mjedisit që po bëhet gjithnjë e më alarmante.
Shpeshherë Shqipëria lavdërohet për rolin e saj si aktore politike konstruktive dhe
stabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Gjithsesi, duket se qytetarët e thjeshtë janë indiferentë
ose kanë qëndrime dyshuese, kundrejt shumë vendeve në rajon. Rëndësia e marrëdhënieve
miqësore dhe ekonomike me të gjithë partnerët në rajon duhet të bëhet e prekshme edhe për
publikun duke ju shpjeguar detajet, përfitimet dhe kostot nga integrimi.
Ky rol i Shqipërisë merret vetëm kur ka qenë i nevojshëm roli i saj si “zjarrfikës” në
rajon. Pra, sa herë ka qenë e nevojshme që klasa politike shqiptare të ndërhynte për
bashkëkombasit tanë të cilët kërkonin të drejtat minimale, i është kërkuar nga Europa të
qetësonte situatën. Ajo çka pasonte më pas, ishte harresë e ushtrimit të presioneve të
nevojshme për të bërë plotësimin e kushteve të kërkuara në refoma administrative
institucionale. Ndërkohë, roli shumë i lavdërueshëm i Shqipërisë në ato momente kishte
kaluar në hije dhe nuk i njihej si pikë plus në procese të tjera.
Në fushën e integrimit evropian, konteksti rajonal (i bashkëpunimit dhe i integrimit)
ka një peshë më të rëndësishme nga sa e mendojnë qytetarët. Për më tepër, edhe po të mos
kishte qenë një shtysë si synimi i përbashkët për t’u bërë anëtarë të BE-së, lidhjet politike,
shkëmbimet ekonomike dhe kulturore me fqinjët duhet të përmirësohen për zhvillimin e vetë
vendeve.
Prandaj, projektet dhe iniciativat në nivel lokal dhe mes kategorive të ngjashme të
shoqërisë (aktivistë rinorë, aktivistë të shoqërisë civile, akademikë, etj.) duhet të mbështeten
nga agjencitë donatore dhe institucionet respektive në BE.
Nevojitet më shumë larmi dhe shpërndarje njohurish dhe informacioni.
Pavarësisht nga përmirësimet e ndjeshme në përgjigjet e dhëna nga qytetarët, dallohet
konfuzioni dhe mungesa e njohurive edhe kur pyetjet më të thjeshta synojnë të identifikojnë
statusin aktual të Shqipërisë në lidhje me BE-në. Ndërkohë, ne shohim një konfuzion akoma
më të madh në përgjigjet lidhur me faktorët që ndikojnë në procesin e integrimit. Në të
njëjtën kohë shohim një këmbëngulje në pritshmëritë aspak realiste dhe në ngatërrimin e
kushteve me përfitimet dhe këtu rekomandohet domosdoshmëria e sqarimit të informacionit
në gjuhë të thjeshtë në përputhje me shkallën e të kuptuarit të çdo qytetari.
Dukshëm identifikohet media dhe interneti si dy burimet më të rëndësishme, ndaj dhe
bëhet e kuptueshme se shpërndarja e informacionit nëpërmjet këtyre dy rrugëve është
mëse efektive dhe duhet të vijojë. Respektivisht, media dhe interneti janë kanalet e
100
komunikimit më të përdorshme nga qytetarët. Kjo duhet të shkojë paralelisht me rritjen e
kualifikimit profesional të gazetarëve, moderatorëve dhe analistëve në mënyrë që cilësia
të përmirësohet ndjeshëm me sasinë e njohurive dhe të shmangen konceptet e gabuara. Rritja
e kualifikimit profesional gjithashtu, mund të orientohet drejt përdorimit të një gjuhe më të
thjeshtë dhe krijuese për ta transmetuar mesazhin me efektivitet.
Gazetarët dhe analistët mund të jenë pjesëmarrësit kryesorë në këtë lloj debati.
Trajnimi i gazetarëve që mbulojnë çështjet në lidhje me integrimin përbën një nevojë
urgjente. Duhet të ketë studime anketimesh analitike më të shpeshta dhe më të
larmishme. Delegacioni i BE-së dhe strukturat e qeverisë qendrore kanë interes të vlerësojnë
perceptimet dhe pritshmëritë e integrimit në një mënyrë profesionale, objektive e të pa-
anshme, ndaj edhe ata duhet të mbështesin iniciativat që kanë për synim diskutimin lokal të
procesit.
Mbulimi i nevojave për informacion të publikut nga ana e shoqërisë civile duhet
të përmirësohet duke u zgjeruar përtej aktiviteteve në kryeqytet në drejtim të qendrave
të tjera urbane apo rurale dhe duhet të punohet me sektorin e arsimit për të rritur
njohuritë në këtë drejtim te grupmoshat e reja si faktorë ndryshimi dhe progresi.
Shkolla është një nga vendet më të përshtatshme për të mësuar mbi BE-në dhe nga
ana tjetër të rinjtë duhet të jenë në qendër të iniciativave. Sikurse përmenda në këtë punim,
ngritja e strukturave rinore të ngjashme me Grupin Rinor Durrës mund të shërbenin si
gjenerues të ideve dhe debatit mbi proceset integruese duke luajtur rol informues edhe për
shtresa të tjera shoqërore. Ngritja e Info Point, qendrave të shpërndarjes së
informacioneve mbi BE-në nuk duhet të fokusohet vetëm në kryeqytet, por të kenë
mbulim mbarëkombëtar. Info point mund të jenë struktura ad hoc (me qëllim të posaçëm)
rreth çështjeve të integrimit, për aq kohë sa Shqipërisë i nevojitet të aderojë në BE. Info Point
mund të hapen pranë universiteteve rajonale dhe qendrave të kërkimit.
Nisur nga një këndvështrim strategjik, programet arsimore duhet të pasurohen me
informacion në lidhje me BE-në dhe integrimin. Shkolla duhet të kthehet në një ambient
ku njohuritë mbi të dyja këto objektiva duhet të ofrohen në një mënyrë sistematike dhe
krijuese dhe kjo është detyrë e Ministrisë së Arsimit e Sportit në bashkëpunim me Ministrinë
e Integrimit.
Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit, duhet të
jetë përgjegjëse edhe për kurrikulat e shkollave të mesme si një fushë ku mund të përfshihen
njohuritë mbi proceset integruese dhe të përgatisë të rinj që e dinë se çfarë nënkupton familja
101
evropiane në kushtet kur një pjesë e qytetarëve në moshë të re të pyetur nuk e kanë të qartë
fazën në të cilën ndodhet integrimi evropian i Shqipërisë. Për më tepër, kurrikulat e
arsimit 9 vjeçar dhe të mesëm duhet të integrojnë edhe lëndë të edukimit qytetar që
theksojnë diversitetin kulturor si parakusht për përballimin e sfidave sociale të
bashkëjetesës me qytetarë të vendeve të ndryshme. Planifikimi i shkollave 9 vjecare si
shkolla komunitare mund të shfrytëzohet si ambient aktivitetesh për promovimin e
vlerave europiane (në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Kulturës) dhe për
shpërndarje informacioni tek nxënësit mbi BE-në dhe perspektivën europiane të vendit.
Duke qenë se ka një nivel të pamjaftueshmëm informacioni rreth proceseve të
integrimit europian në kategori të ndryshme qytetarësh dhe duke pasur hendek informacioni
nga përfaqësues – funksionarë të Pushtetit Lokal apo studentë drejt banorëve të zonave rurale,
del e nevojshme marrja e masave për diversifikimin e informacionit. Për një debat
domethënës dhe një demokraci më të fortë, do të ishte mirë që bota akademike të
përqëndrohej më shumë në sfidat e integrimit jo vetëm duke ndërmarrë kërkime shkencore
akademike, por duke përcjellë debatin tek brezat e të rinjve, kryesisht studentë.
Shtypi lokal dhe kombëtar, sikurse edhe në aspekte të tjera të zhvillimit, ka rol
për të luajtur në çështjet e integrimit europian. Në vend të emisioneve të shumta të
diskutimeve pa qëllime aktuale, të mundësohet dhe realizohet edukimi i qytetarëve mbi
rëndësinë e zbatimit të vlerave bazë të demokracisë, të mundësohet një reflektim publik mbi
rrjedhën që kanë marrë proceset integruese në Shqipëri apo të bëhen krahasime të thjeshta
me vendet që kanë kaluar këto stade para nesh. Vit pas viti Shqipëria po bën progres drejt
antarësimit (marrja e statusit në Qershor 2014 e tregon këtë) dhe mbi këto procese qytetarët
duhet të jene të informuar hap pas hapi.
Përpos shtypit, do të ishte mirë që edhe shoqëria civile, ta konsideronte më
seriozisht idenë e ndikimit mbi proceset politike dhe të nxitjes së debatit mbi integrimin.
Ka disa organizata think-tank, të cilat kanë në fokus integrimin (përmendim këtu: AIIS, ISB,
EMA, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, etj) dhe përfshijnë në diskutime edhe
studentë në auditore universitetesh, por informacioni mbetet ende larg nga qytetari i
vetëpunësuar ose i papunë në periferi të qytetit, apo bujku e blegtori në komunën më të largët.
Në këtë proces të integrimit nevojitet jo vetëm ruajtja e stabilitetit makro-ekonomik
të vendit, por edhe një trajtim pragmatik dhe i balancuar që merr njëkohësisht në konsideratë
si përfitimet, apo mundësitë që krijon procesi i integrimit europian, por edhe rreziqet, kostot e
102
këtij procesi. Dmth qeveria duhet të ushtrojë përgjegjësitë e veta me synim gjithëpërfshirjen
dhe harmoninzimin e diskutimeve të aktorëve të ndryshëm institucionale dhe të opinionit
publik në këtë proces, si dhe ndërgjegjësimin hap mbas hapi të qytetarit që jeton në zonat
urbane, po ashtu edhe në zonat rurale. Praktikat konsultuese me shtresat e qytetarëve
kanë dhënë rezultate edhe në reforma të së kaluarës.
Në këtë proçes integrues të gjatë dhe jetik, jo gjithçka duhet lënë si detyrë e qeverive
që janë në pushtet. Debati ka mjaft vend edhe për kontributin e qytetarëve të vendit tonë.
Madje mund të themi se kontributi i tyre mund të jetë po aq i rëndësishëm sa edhe ai i
qeverisë që drejton vendin. Kjo gjë do të thotë përgjegjësi, përkushtim dhe korrektësi nga ana
e qytetarëve të vendit tonë në rrugën drejt një standarti më të mirë jetese për të gjithë.
Dymbëdhjetë rekomandimet e Komisionit Europian nuk duhen parë si udhëzime të
komplikuara të ngarkuara si detyrë shtëpie e politik-bërësve, por si detyrime konkrete të çdo
qyetari. Si fillim, ato duhet të zbërthehen në fjalë të thjeshta e të kuptueshme për qytetarët në
mënyrë që të realizohen si detyra konkrete.
Në reflektimet e përfaqësuesve europianë fill pas marrjes së statusit të vendit kandidat
u theksua se në të ardhmen do të ketë sfida të rëndësishme për Shqipërinë si qëndrueshmëria
dhe demokratizimi i institucioneve, prandaj duhet konsensus politik për çështjet madhore.
Sidoqoftë, për ritmet, dimensionet dhe shtrirjen e reformave integruese të Shqipërisë
në BE, tashmë fjalën e ka qeveria shqiptare, shtresa politike e vendit, institucionet
demokratike dhe qytetarët.
103
Bibliografia.
Biberaj, Elez. 2011. “Shqipëria në tranzicion, Rruga e vështirë drejtë demokracisë 1990-
2010”. AIIS. Tiranë.
Borçard, Diter –Klaus. 2010. “ABC – ja e të Drejtës të Bashkimit Evropian”. Bashkimi
Evropian.
Bogdani Mirela, Loughlin John. 2004. “Shqipëria dhe BE, Integrimi Europian dhe
Prespektiva e Pranimit”. Dajti, Tiranë.
Braudel, Fernand. 2005. “Gramatikë e qytetërimeve”. SHL & K. Tiranë.
Bravo, Gian Mario & Malandrino, Corrado. 1994. “Il pensiero politico del novecento”.
PIEMME.
Brzhezhinski, Zbigniev. 1995. “Jashtë Kontrollit, trazira që përfshiu botën në prag të
shekullit XXI”. Elena Gjika. Tiranë.
Civici, Adrian. 2010. “Kriza financiare apo globale”. UET Press
Dahrendorf, Ralf. 1997. “Konflikti shoqëror modern, ese për politikën e lirisë”. Dituria.
Tiranë.
Fonten, Paul. “Europa në 12 leksione”
Giddens, Antony. 2006. “Sociologjia”. Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë
Milo, Paskal. 2002. “Bashkimi Evropian: Ideja, Integrimi, Identiteti E Ardhmja”.
Lakër, Wollter. 1996.“Evropa në kohën tonë 1945- 1992”. Shtëpia Botuese Dituria. Tiranë.
3 OSBE (Organizata për siguri e bashkёpunim nё Europё) Po Jo Nuk e di/ refuzim
4 UN (Kombet e Bashkuara) Po Jo Nuk e di/ refuzim
5 NATO Po Jo Nuk e di/ refuzim
6 Organizata Botёrore e Tregtisё (OBT) Po Jo Nuk e di/ refuzim
2. A ёshtё Shqipëria anёtare e :
1. BE-së Po Jo Nuk e di / refuzim
2 Keshillit të Europës Po Jo Nuk e di / refuzim
3 OSBE (Organizata për Siguri e Bashkëpunim ne Europe) Po Jo Nuk e di / refuzim
4 UN (Kombet e Bashkuara) Po Jo Nuk e di / refuzim
5 NATO Po Jo Nuk e di / refuzim
6 Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) Po Jo Nuk e di / refuzim
3. Sipas jush, me cilat nga organizmat e mёposhtёm ёshtё e rёndësishme qё Shqipëria tё forcojё marrdhëniet:
1 Shtetet fqinjë Po Jo Nuk e di / refuzim
2 Bashkimi Evropian Po Jo Nuk e di / refuzim
3 OSBE (Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Europë) Po Jo Nuk e di / refuzim
4 UN (Kombet e Bashkuara) Po Jo Nuk e di / refuzim
5 SHBA Po Jo Nuk e di / refuzim
6 NATO Po Jo Nuk e di / refuzim
7 Tjetër, specifiko Po Jo Nuk e di / refuzim
110
4. Cila prej strukturave tё mёposhtme ёshtё institucion i BE?
1. Parlamenti Europian Po Jo Nuk e di
2 Komisioni Europian Po Jo Nuk e di
3 Këshilli i Europës Po Jo Nuk e di
4 NATO Po Jo Nuk e di
5 Banka Botërore Po Jo Nuk e di
6 OSCE Po Jo Nuk e di
5. Pёr mendimin tuaj, si shihet BE në raport me vendet qё presin tё aderojne? Ju lutem vlerёsoni nё njё shkallё nga 1 deri nё 10, ku sa mё i lartё numri aq mё i rёndёsishёm faktori pёrkatёs. (Zgjidhni vetëm një nga mundësitë në secilin rresht).
Nr Përshkrimi
1 BE ёshtё organizëm demokratik 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
2 BE mirëpret antarёsimet e reja 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
3 BE ёshtё faktor paqe dhe sigurie nё Europë 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
4 BE promovon zhvillimin ekonomik edhe tё vendeve jashtë saj (duke ofruar fonde)
6. Sipas jush, sa e rëndësishme ёshtё ndjekja e qёllimeve tё mёposhtme pёr BE. Ju lutem vlerёsoni nё njё shkallё nga 1 deri nё 10, ku sa mё i lartё numri aq mё i rёndёsishёm faktori pёrkatёs.
Nr Pershkrimi
1 Zhvillimi politik i shteteve antare 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
2 Zhvillimi ekonomik i shteteve antare 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
3 Zhvillimi social e kulturor i shteteve antare 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
4 Demokracia dhe respektimi i D.NJ. dhe minoriteteve në shtetet antare
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
5 Zgjerimi i BEsë me antarё te rinj 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
4 Fuqizim i rregullave dhe ligjeve 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
5 Zgjedhje të lira dhe demokratike 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11. Njerëzit kanë mendime të ndryshme për kostot nga integrimi nё BE. Sipas mendimit tuaj, cilat janё disa nga kostot qё pritet tё ketё Shqipёria pas antarёsimit nё BE?
12. Sipas jush nё cilat fusha / sektorё Shqipëria do tё pёrballet me kostot e integrimit? Ju lutem vlerёsoni nё njё shkallё nga 1 deri nё 10, ku sa mё i lartё numri aq mё i rёndёsishёm faktori pёrkatёs.
Nr Pёrshkrimi
1 Reformat financiare dhe ekonomike drejt monedhës së përbashkët evropiane
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
2 Gjendje kaotike ekonomike pёr shkak tё zёvendёsimit tё monedhёs vendase me euron
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
3 Kosto mbi prodhimin (rënia e prodhimit vendas dhe rritja e papunësisë për shkak të konkurrencës nga jashtë)
5 Infrastruktura e transportit dhe energjetikës në Shqipëri në nivele të varfra krahasuar me standardet e Europës
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
6 Kosto e qëndrueshmërisë dhe demokratizimit të institucioneve
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
7 Kosto në sektorët e mjedisit,turizmit, bujqësisë. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
114
13. Antarësimi i Shqipërisë varet nga një llojshmëri faktorësh. Nё opinionin tuaj sa tё rёndёsishёm janё ata? Ju lutem vlerёsoni nё njё shkallё nga 1 deri nё 10, ku sa mё i lartё numri aq mё i rёndёsishёm faktori pёrkatёs.
Nr Pershkrimi
1 Zhvillimi politik 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
2 Zhvillimi ekonomik 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
3 Situata rajonale 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
4 Qëndrimi i BEsë ndaj Shqiperisë 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
7 Krimi i organizuar dhe trafikimi i qenieve njerëzore 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
8 Dështimi i zbatimit të ligjit 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
9 Zgjedhje të lira e të ndershme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
D) Burimet e informacionit pёr BE
1. Ka disa burime informacioni pёr BE-në. Sa informacion merrni ju mbi BE nga burimet e mëposhtme? Ju lutem vlerёsoni nё njё shkallё nga 1 deri nё 10, ku sa mё i lartё numri aq mё i rёndёsishёm faktori pёrkatёs. (Zgjidhni vetëm një nga mundësitë në secilin rresht).
Nr Pershkrimi
1 TV 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
2 Radio 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
3 Gazetat 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
4 Internet 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
5 Delegacioni i BE në Shqipëri 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
6 Bashkëbisedimet me njerëz 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
7 Institucioni ku punoj 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
8 Shkolla që ndjek unë ose fëmijët 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
2. Informacioni për BE-nё ёshtё i larmishëm . Sa jeni tё interesuar të merrni informacion nё fushat e mёposhtme? Ju lutem vlerёsoni nё njё shkallё nga 1 deri nё 10, ku sa mё i lartё numri aq mё i rёndёsishёm faktori pёrkatёs.
Nr Pershkrimi
1 Ekonomia e BE 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
2 Historia e BE 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
3 Politikat e BE 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
4 Institucionet e BE 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
5 Aktivitete kulturore e artistike në vendet e BEsë
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
6 Zgjerimi i BEsë 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
7 Tjetër (specifiko)__________
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
Faleminderit pёr bashkёpunimin tuaj!
116
Aneks II.
Pyetësor për grupet në fokus.
1. N.q.s. do të kishte referendum për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ju si do të
kishit votuar?
2. Cilat janë kriteret e antarësimi të një vendi në BE?
3. Cilat janë vendet e rajonit që kanë status më të avancuar sesa Shqipëria drejt BE-së?
4. A do e marrë Shqipëria statusin e vendit kandidat në Qershor 2014?
5. Cilat janë përfitimet ekonomike e sociale të Shqipërisë nga integrimi në BE?
6. Cilat janë kostot ekonomike e sociale të Shqipërisë nga integrimi në BE?