www.al-tax.org Dita e Lirisë Fiskale, 2016 - Barra tatimore për 12 qarqet në Shqipëri - Barra tatimore në Kosovë 1 Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016 Dita e Lirisë Fiskale në Kosovë dhe vendet e tjera të Ballkanit Barra tatimore në Shqipëri, sipas qarqeve në vitin 2015. Krahasimi me vendet e Ballkanit
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
www.al-tax.org
Dita e Lirisë Fiskale, 2016 - Barra tatimore për 12 qarqet në Shqipëri - Barra tatimore në Kosovë
1
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016
Dita e Lirisë Fiskale në Kosovë dhe vendet e tjera të Ballkanit Barra tatimore në Shqipëri, sipas qarqeve në vitin 2015. Krahasimi me vendet e
Dita e Lirisë Fiskale, 2016 - Barra tatimore për 12 qarqet në Shqipëri - Barra tatimore në Kosovë
2
ALTAX Dokumente Fiskale, Nr. 2016/03/02 www.al-tax.org [email protected] Datë 20.03.2016 Tiranë, Shqipëri
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016 Dita e Lirisë Fiskale në Kosovë dhe vendet e tjera të Ballkanit Barra tatimore në Shqipëri, sipas qarqeve në vitin 2015. Krahasimi me vendet e ballkanit
ALTAX Dokumente Fiskale
DITA E LIRISE FISKALE NE SHQIPERI, 2016
Qendra ALTax është një nismë studiuesish shqiptarë me synimin e një qasje të re në gjuhën shqipe në ndihmë të politikës fiskale dhe ekonomike evropiane. Qëllimi kryesor është që të promovojë edukimin me tatimet, të ndihmojë tatimpaguesit dhe palët e interesuara (studentët, ekspertët në terren, nëpunësit civilë) nëpërmjet ekspertizës të jenë të informuar mbi ambjentin fiskal dhe klimën ekonomike. Nga ana tjetër bashkëpunimi me akademikë dhe ekspertë fiskale ndihmon për të zgjeruar dhe për të krijuar një audiencë të plotë në ndihmë të rritjes së kapaciteteve fiskale në Shqipëri dhe Kosovë. NE JU NDIHMOJMË TË PAGUANI TAKSAT. NE JU NDIHMOJMË TË MOS PAGUANI BAKSHISH PËR TAKSAT!
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016 Dita e Lirisë Fiskale në Kosovë dhe vendet e tjera të Ballkanit Barra tatimore në Shqipëri, sipas qarqeve në vitin 2015. Krahasimi me vendet e ballkanit
PËRSHKRIM
QENDRA ALTax prezanton për herë të katërt, llogaritjen e barrës tatimore, për secilin qark në Shqipëri duke bërë
edhe klasifikimin për barrën më të ulët dhe barrën tatimore më të lartë. Kjo barrë tatimore krahasohet edhe në
aspektin ndërkombëtar me barrën tatimore të vendeve të rajonit ballkanik.
Qëllimi i prezantimit të këtij vlerësimi është tërheqja e vëmendjes së politikës dhe studiuesve, medias fiskale,
politikes fiskale dhe administrimit, si dhe kritikëve që mund të rezervojnë komente për vlerësimin apo kanë
pyetje në lidhje me llogaritjet dhe faktet e prezantuara në dokument.
Të dhënat e përdorura për llogaritjet janë marrë nga burime brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe u përdorën për
të krahasuar dhe shërbyer si referencë kryesore për prezantimin.
Fjalë kyç: 2016, Ballkan, barra tatimore, Shqipëria, tatime, taksa, qark, rajon, shkalle tatimore, liria fiskale
Dita e Lirisë Fiskale, 2016 - Barra tatimore për 12 qarqet në Shqipëri - Barra tatimore në Kosovë
8
I
Barra tatimore në Kosovë dhe Ballkan Diskutimi përqendrohet te fakti se kush nga shtetet paguan më shumë dhe më pak tatime dhe detyrime të tjera fiskale përgjatë vendeve të Ballkanit, por edhe si e mbartin barrën tatimore rezidentët e këtyre shteteve, të shprehur në përqindje.
Nëpërmjet të dhënave në tabelë, për vendet e rajonit të Ballkanit mund të krahasohet treguesi i barrës tatimore dhe tendenca e saj nga njeri shtet në tjetrin.
Ndryshimi në barrën
tatimore vërehet se ka
një rritje në shumicën e
vendeve të Ballkanit. Të
vetmet shtete që kanë
një lehtësim të barrës
tatimore janë Bosnjë –
Hercegovina dhe Mali i Zi, të cilat janë vende fqinje me njeri-tjetrin. Vendet me barrën
tatimore më të ulët janë dy shtetet shqiptare dhe ato me barrën tatimore më të lartë janë dy
shtete që janë edhe anëtare të Bashkimit Europian (BE).
Barra tatimore1 në rajonin e Ballkanit në vitin 2015 është mesatarisht sa 31,5 përqind e Prodhimit të
Brendshëm Bruto. Në vitin 2014 barra tatimore është 31,2 përqind. Nga njeri vit në tjetrin rezulton
një ulje e barrës tatimore me 0,3 pikë përqind. Mesatarja e barrës tatimore e Ballkanit është dukshëm
më poshtë me 8,5 pikë përqind se mesatarja e barrës tatimore të BE.
Nëse shikojmë shpërndarjen gjeografike në Ballkan, barra tatimore më e ulët vijon edhe për
vitin 2015 në shtetet e Ballkanit Jugperëndimor dhe Qendror (Kosovë – 23,8%, Shqipëri –
24,1%, Maqedoni – 26,2%). Ndërsa barra tatimore më e lartë gjendet në shtetet e Ballkanit
Perëndimor (Mali i Zi - 37,5%, Kroaci – 38%) dhe Jugut të Ballkanit (Greqi - 39%).
1 Renditja e shteteve sipas barrës tatimore nuk merr në konsideratë faktin e rimbursimeve të tatimeve, pasi rregullat dhe
mënyrat e kthimit të tatimeve janë të ndryshme sipas shteteve, por edhe sipas nivelit të taksimit (qendror apo vendor) dhe
tipit të tatimit.
Tab.1 Tax to GDP ratio of Balkan countries, 2014 - 2015
Dita e Lirisë Fiskale, 2016 - Barra tatimore për 12 qarqet në Shqipëri - Barra tatimore në Kosovë
9
Në një analizë të tendencës së barrës tatimore midis viteve 2014 dhe 2015, Bullgaria, Kroacia,
Maqedonia kanë patur rritje të barrës tatimore në 2015 mbi 1 pikë përqind, ndërsa Bosnjë-
Hercegovina ka shënuar një rënie të dukshme me 3,4 pikë përqind më pak e pasuar nga rënia
në Malin e Zi me – 0,6 pikë përqind. Greqia duket se nuk ka patur ndryshim të barrës tatimore.
Në llogaritjen e barrës tatimore sipas shkallëve tatimore nuk përfshihen skemat e përjashtimeve tatimore, si dhe politikat e përkohshme të taksimit (brenda vitit fiskal).
Në renditjen e shteteve ballkanike në Tabelën 2 është marrë parasysh kriteri i ngarkesës
fiskale sipas shkallëve tatimore. Secili nga shtetet ja u prezanton bizneseve dhe individeve
bashkë me projekt buxhetin për vitin pasardhës.
Kjo ngarkesë është shuma që llogaritet në formën e shkallëve të taksimit për t’ja deleguar
administratës fiskale qendrore dhe lokale për ta arkëtuar nga bizneset dhe individët. Nga
renditja shikohet se Maqedonia dhe Kosova Kanë ngarkesën më të ulët fiskale në Ballkan. Për
ngarkesën më të lartë fiskale dy vendet e fundit i mbajnë Rumania dhe Greqia.
Shqipëria dhe Serbia janë në vendet që kanë një miratuar politikë fiskale, e cila i ka dhënë
ngarkesë fiskale sistemeve të tyre tatimore mbi mesataren e rajonit ballkanik.
Tab.2 NGARKESA FISKALE E SHKALLEVE TATIMORE GJITHSEJ NE VENDET E BALLKANIT, 2015 ne %
Dita e Lirisë Fiskale, 2016 - Barra tatimore për 12 qarqet në Shqipëri - Barra tatimore në Kosovë
13
II
Barra Tatimore në Shqipëri Në këtë kapitull do të jepet përgjigje pyëtjes se cili qark paguan më shumë apo më pak tatime në buxhet3. Paraprakisht do të prezantojmë ndikimet e faktorëve që e bëjnë vlerësimin të mundshëm. Kur marrim në konsideratë faktorët ndikuesë, matja e barrës tatimore nuk është matje e shtrirjes se efektit buxhetor të qeverisë apo administratës publike (përbërja e saj). Nga ana tjetër nuk është as matja e gjithë detyrimeve që mbart një tatimpagues në funksion të të ardhurave që ai realizon brenda një viti (pagesa për institucione jofiskale).
Së pari, për të arritur në
nivelin e barrës tatimore
sipas rajonit (qarkut) te
Shqipërisë do të shikohen
elementët përbërës që
përfaqësojnë këtë barrë në
buxhetin e shtetit.
Raporti i tatimeve,
detyrimeve doganore, taksave nacionale, taksave lokale dhe tarifave lokale, si dhe
kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vitin 2014 dhe 2015,
respektivisht janë sa 23,8% dhe 24,1% e PBB-së.
Barra tatimore që reflekton veprimtarinë e administratës tatimore qendrore dhe doganore
përbëjnë një pjesë të të ardhurave tatimore, respektivisht për 2014 dhe 2015, sa 17,9% dhe
18,2% e PBB-së. Kjo rritje i dedikohet kryesisht rritjes së TVSH, taksave nacionale dhe rritjes
së shkallës së tatim fitimit.
Barra tatimore nga administrimi tatimor vendor (administratat fiskale lokale) në vitet 2014
dhe 2015 është respektivisht sa 0.9% dhe 0.8% e PBB-së duke arritur në nivelet e dy viteve
më parë në buxhet dhe ende nën kapacitetet e performancës.
Barra e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vitet 2014 dhe 2015
përfaqësojnë një pjesë respektive, sipas viteve sa 5% dhe 5,1% e PBB-së.
3 e shprehur si përqindje e tatimeve dhe taksave e tarifave të paguara ndaj PBB-së
Dita e Lirisë Fiskale, 2016 - Barra tatimore për 12 qarqet në Shqipëri - Barra tatimore në Kosovë
17
Pesha specifike që zënë qarqet e vendit, ka specifikat që përfshijnë numrin e tatimpaguesve që mbajnë barrën tatimore, karakteristikat industriale, përbërjet gjinore, strukturën e popullsisë, arsimimin, burimet natyrore nëntokë dhe mbitokë, pasuritë individuale të trashëguara dhe aktivet e krijuara në mbi dy dekada, si dhe elementëve të ambjentit dhe investimeve me fonde publike dhe private duke përfshirë edhe planet e zhvillimit zonal. Këto raporte orientojnë edhe shpërndarjen e segmentimit të tatimpaguesve, sipas madhësisë që ata kanë (mikro, të vegjël, të mesëm, apo të mëdhenj). Nga të dhënat e raporteve, mund të shihet se barra tatimore në rajone mbahet në nivelin sasior nga baza e tatimpaguesve rezidentë që përfshihen në kategoritë e bizneseve mikro (vetëpunësimet) dhe të vegjël, se sa nga baza e tatimpaguesve rezidentë që përfshihen në kategoritë e bizneseve të mesme dhe të mëdhenj. Një faktor ndikues lidhet me shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve për konsum, të cilat kanë një prirje të konsumohen jashtë zonës ku krijohen apo prodhohen drejt eksportit apo në zonat me dendësi popullsie. Shembull kuptimplotë është rasti i zonave ku nxirren pasuritë natyrore nëntokësore. Zhvendosja e tyre drejt eksportit apo zonave me popullsi të dendur urbane bën në të njëjtën kohë edhe zhvendosje të barrës nga njëra zonë e qarkut në tjetrën. Nga ana tjetër, barra tatimore që mbajnë jorezidentët, edhe pse ka një peshë specifike jo më shumë se 4% në totalin e barrës tatimore ka një ndikim në zonat ku ata janë vendosur dhe krijojnë të ardhura brenda territorit të Shqipërisë.
Llogaritja e barrës tatimore për qarqet Llogaritja Barra tatimore për qarqet e vendit është bazuar mbi të dhënat e shpërndara mbi bazë qarku sipas ndarjes administrative e territoriale. Të dhënat statistikore janë marrë nga buletini informativ i Instat, nga të dhëna të tjera të publikuara nga administratat tatimore, doganore dhe pushteti lokal, të kryqëzuara me të dhënat e publikimeve të Fondit Monetar, Bankës Botërore, si dhe të studimeve të kryera për Shqipërinë nga projekte vendore, të cilat kanë shërbyer si referencë për llogaritjen e barrës tatimore dhe treguesve të tjerë krahasuesë. Për llogaritjen e prodhimit të brendshëm të qarkut për vitin 2015 janë vlerësuar nga ekspertët tanë edhe botimi i Institutit të Statistikave si dhe tendenca rajonale e strukturës së prodhimit të brendshëm në 5 vitet e mëparshme ndaj mesatares. Për llogaritjen e detyrimeve doganore janë llogaritur arkëtimet e degëve doganore dhe alokimi sipas mallrave dhe pikave të hyrjes së tyre kryqëzuar me konsumin dhe aktivitetet në qark. Ndërsa tatimet e paguara nga shoqëritë më të mëdha janë llogaritur si një barrë tatimore që i përket Tiranës dhe vendodhjes së tyre në disa nga qarqet ku kanë vendodhjet e tyre të biznesit në qytete kryesore si: Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër dhe Gjirokastër. Pas përcaktimit të tatimeve të paguara sipas qareve është bërë raporti me prodhimin e brendshëm sipas qarkut përkatës duke rezultuar në raportet e paraqitura në analizë. Në këtë përllogaritje gabimi shkon deri në ± 3%.
Dita e Lirisë Fiskale, 2016 - Barra tatimore për 12 qarqet në Shqipëri - Barra tatimore në Kosovë
19
Indeksi i Lirisë Fiskale 2016 Metodologjia Dita e Lirise Fiskale llogaritet në bazë të raportit të të ardhurave tatimore për vitin fiskal me produktin e brendshëm bruto. Të ardhurat tatimore përfshijnë të gjithë llojet e taksave dhe tatimeve, detyrimet doganore, si dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Totali i të ardhurave tatimore llogaritet si një përqindje ndaj PBB-së. Raporti që rezulton
shumëzohet me numrin e diteve të vitit (për vitin 2016 viti përmban 366 ditë). Numri që
rezulton llogaritet si ditë të muajve duke filluar nga 1 Janari. Numri i ditëve të ndarë, sipas
ditëve të çdo muaji vijues ndalon deri në ditën që plotësohet sipas muajit që i përkon. Ajo ditë
që llogaritja ndalon konsiderohet si Dita e Lirisë Fiskale.
Kuptimi i kësaj dite lidhet me faktin se tatimpaguesit e vendit në këtë ditë kanë mbyllur
llogaritë e pagimit të detyrimeve tatimore dhe nga kjo ditë e vitit e në vijim ata punojnë për
veten e tyre, pa i patur asnjë detyrim tatimor shtetit.
Dita e Lirisë Fiskale, 2016 - Barra tatimore për 12 qarqet në Shqipëri - Barra tatimore në Kosovë
22
Përmbledhje Në mbyllje, mund të shprehemi se barra tatimore ka patur ndryshime në dy vitet e fundit, përsa i përket rishpërndarjes së saj në Shqipëri. Ndërsa, barra tatimore për vitin e kaluar ka qenë në nivelin mbi 38% të PBB-së, në vitin 2015 kjo situatë ka rënë nën nivelin 30% duke ulur diferencën midis Tiranës dhe zonave të tjera të vendit. Niveli i barrës tatimore për shumicën e qarqeve më të mëdha në kufirin midis 25 % deri 27 % është një realitet që tregon zhvillimin e konsumit dhe investimeve, pikërisht në këto zona ku është rritur edhe prezenca e kapitalit dhe fuqisë punëtore. Me peshën që mban Shqipëria5, apo peshën që mban Kosova6 hyjnë te vendet nga fundi në Ballkan. Por edhe pse barra tatimore në Shqipëri apo Kosovë është nga më të ulëtat e rajonit të Ballkanit, vërehet një rritje të barrës në 2015 krahasuar me 2014. Ky fakt spjegohet, si prej rritjes së disa shkallëve tatimore, po ashtu edhe me rritjen e performancës së administrimit fiskal. Ky fakt duket te Indeksi i Ditës së lirisë Fiskale që në Shqipëri në vitin 2016 nuk vjen më herët se në çdo shtet tjetër ballkanik, ashtu si ka rezultuar në vitet e kaluara. Nëse shikohen Investimet e Huaja Direkte neto Shqipëria është në vend të dytë në Ballkan
për peshën e tyre në raport me PBB-në për periudhën 2015 duke treguar se efekti i barrës
tatimore dhe shkallëve të ulëta nuk është ndikuesi primar në tërheqjen e investimeve.
Treguesi i IHD neto na tregon se nëse harmonizohen me sukses shkallët tatimore me rritjen e
kapaciteteve të administrimit dhe forcimin e kapaciteteve rregullatore dhe uljes së
korrupsionit do të rezultojë një efekt me nxitje dhe rritje të flukseve të investimeve të huaja
në vend. Ky konkluzion duhet të vlejë për Shqipërinë, Kosovën dhe secilin nga vendet e tjera
ballkanike.
Barra tatimore e shpërndarë në rajonet e ndryshme nëse ballafaqohet me burimet dhe
kapacitetet në dispozicion dhe nëse ndërthuret në mënyrë më racionale ndikimi i rolit të
programeve të qeverisë në shpërndarjen e investimeve dhe përgatitjen e kushteve për
investitorët aty ku barra nuk është nxitëse, do të ndihmonte secilën bashki, që të mendonte
më thellë mundësitë dhe mënyrat për tu integruar brenda modelit të rritjes ekonomike të