Përdorimi i Dizajnit Mjedisor për të Parandaluar Dhunën në Shkollë Dr.Eris DHAMO GRECA Prof.Ass. Dr. Fiona Todhri Departamenti i Punës dhe Politikave Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës Autori i Programit Aktivitetet kryesore të Programit Grupi i synuar Burimet ku mund të gjendet Informacion Shtesë për Programin Metodat dhe dhe Rezultatet Kryesore të Programit Vlersimi i Efektivitetit Qëllimet e Programit Qëndra për kontrollin dhe Parahdalimin e Sëmundjeve (CDC) në USA, është duke aplikuar programin e titulluar ―Parandalimi i Krimit përmes Dizajnit Mjedisor – CPTED‖ si një mundësi të efektshmë në trajtimin e dhunës. Sipas këtij programi projektimi dhe përdorimi efektiv dhe i duhur i ndërtimit mjedisior mund të çojë në një reduktim të frikës dhe rasteve të krimit si dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës. I I Mair JS, Mair M. Violence prevention and control through environmental design. Annu Rev Public Health 2003;24:209-225. Crowe TD. Crime prevention through environmental design: applications of architectural design and space management concepts. Boston: Butterworth-Heinemann; 2000. Zhang A, Musu-Gillette L, and Oudekerk BA. Indicators of School Crime and Safety: 2015 (NCES 2016-079/NCJ 249758). National Center for Education Statistics, U.S. Department of Education, and Bureau of Justice Statistics, Office of Justice Programs, U.S. Department of Justice. Washington, DC; 2016. .Kann L, McManus T, Harris WA, et al. Youth Risk Behavior Surveillance — United States, 2015. MMWR Morb Mortal Surveil Summ. 2016;65(SS-06):1-174. Baza teorike ose Modeli i Programit të Parandalimit Shkollat mund të përfitojnë nga një qasje e tillë pasi do të mund të krijojnë një mjedis të ngrohtë dhe mikpritës Do të edukojnë dhe ndjenjat e rregullit social dhe atij fizik, Do të krijojnë një ndjenjë të pronësisë së shkollës nga vetë nxënësit, Do i dërgojnë mesaxhe positive nxënësve, Do minimizojnë prezencën e figurave autoritare dhe atë të aktiviteteve të padëshiruara dhe jo të duhura si dhe Do të menaxhojnë aksesin ndaj gjithë zonave të shkollës. Rezultatet Kryesore të Studimit Bazë Detajet e kontaktit të Autorit [email protected] [email protected] Programi fokusohet në reduktimin e mundësive të krimit dhe në promovimin e sjelljeve pozitive sociale, pa ndryshuar motivimin individual. Grupi i synuar janë ata të rinj të cilët kanë mundësi të shfaqin sjellje kriminale apo dhe më rëndë akoma të përfshihen në sjlellje kriminale në ambientet e shkollës duke përdorur edhe mjete të forta për ushtrimin e dhunës, kryesisht ndaj bashkëmoshatarëve. Ky program ofron mundësi shumë të mira ndërveprimi jo vetëm ndaj targetit të synuar, por ndaj gjithë aktorëve të shkollës, përfshirë mësuesit dhe prindërit e nxënësve. Vëzhgim natyral, i cili i referohet vendosjes së pajisjeve fizike dhe të godinës në mënyrë të tillë që maksimizon vizibilitetin. P.sh.: vendosja e dritareve strategjike që shohin hyrjen dhe nxënësit duke patur mundësi shikueshmërie jashtë, dinë që dhe të tjerët mund t’i vëzhgojnë veprimet e tyre. Menaxhimi i aksesit, i cili përfshin drejtimin e nxënësve duke përdorur shënja, në të cilat hyrjet dhe daljet të jenë të mirëshënuara dhe po kështu dhe ambientet rrethuese. Kjo mund të pëfshijë dhe hyrje të limituar në zona të veçanta, të cilat vlerësohen si jo të përshtatshme apo të rrezikshme, duke vendosur barriera simbolike apo realehyrëse. P.sh.:territore të veçanta të cilat reduktojnë aksesin në zona të pasurpervizuara, kryesisht në pjesën e jashtme të shkollës. Territoriteti, i cili përcaktohet si një ndarje e qartë ehapësirës, shprehjeve të krenarisë ose pronësisë, si dhe si një krijim i një mjedisi mikpritës. P.sh.: shenjat motivuese, të cilat tregojnë nxënës të artit kurseve të veçanta si dhe përdorimi i ngjyrave të shkollës të cilat krijojnë ngrohtësinë dhe shprehin krenarinë. Mirëmbajtja fizike përfshin rregullimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e përgjithshme të hapësirës dhe të objekteve të veçanta që gjenden në mjediset shkollore. P.sh. Heqja e grafiteve apo e vizatimeve të ndryshme në mjediset e përbashkëta, por edhe në tualetet e shkollave në kohën e duhur (sa më shpejt) si dhe duke bërë riparimet e nevojshme për këto ambiente, vendosjen e ndriçimeve të nevojshme sa herë dëmtohen, si dhe mirëmbajtjen e shkallëve për të ruajtur sigurinë dhe rehatinë e nxënësve. Mirëmbajtje të tjera, në të cilat ka mundësi të përfshihen akte të vogla të papranueshme dhe sigurimi i menjëhershëm i masave të cilat në mënyrë të qartë deklarojnë sigurim e sjelljeve të pranueshme. P.sh.: prania e dukshme e një të rrituri gjatë gjithë kohës në lëvizjeve të nxënësve nga një vend në një tjetër . Në mes të viteve 1850, Dr. John Snow hoqi dorezën e pompës së kontaminuar për të ndaluar një shpërthim vdekjeprurës të kolerës. Modifikime moderne mjedisore, të tilla si rripat e sigurimit dhe airbegët në automjete, kanë shpëtuar jetë të panumërta. Modifikime të tjera mjedisore, të tilla si trotuaret dhe parqet komunitare, kanë rritur aktivitetin fizik duke ndihmuar në reduktimin e mbipeshës. Në fillim të viteve 1960 kriminologët veçanërisht u interesuan në identifikimin e karakteristikave mjedisore që lidhen me krimin. Këto karakteristika përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në, dizajnin fizik të një hapësire të caktuar, disponueshmërinë e armëve, numrin e njerëzve në hapësirë si dhe qëllimet e të qënit atje (Mair, 2003). Këto karakteristika janë të lidhura me mjedisin e aty-këtushëm në vend sesa me faktorët më të gjerë shoqërorë, të tilla si varfëria, racizmi, pabarazia gjinore, ekspozimi ndaj dhunës përmes mediave dhe ligjet penale (Mair, 2003). Në vitin 1971, C. Ray Jeffrey shpiku "Parandalimi i Krimit Përmes Dizajnit Mjedisor (CPTED)." Sipas kësaj qasjeje "projektimi i duhur dhe përdorimi efektiv i mjedisit të ndërtuar mund të çojnë në reduktimin e frikës dhe rasteve të krimit si dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës " (Crowe, 2000). CPTED fokusohet në reduktimin e mundësive të krimit dhe në promovimin pozitiv të sjelljes sociale. Mjetet për të vlerësuar qëndrueshmërinë e karakteristikave fizike të shkollave me parimet CPTED duhtet të formatohen pas çdo rasti specifik. Këto mjete duhet të vlerësojnë zbatimin e parimeve CPTED në tre zona gjeografike të shkollave: oborret, ndërtesat dhe pjesët e brendshme. Së pari realizohet një studim që vlerëson shkallën e respektimit të parimeve CPTED dhe masat e zbatueshmërisë së rregulloreve nga nxënësit dhe sjelljet e dhunshme në ambientet e shkollës. Në fund të dhënat mund të përdoren për të zhvilluar dhe vlerësuar ndërhyrjet shkollore që reduktojnë dhunën përmes (ri) projektimit të mjedisit fizik dhe krijimit të politikave dhe procedurave përkatëse. Vetëm dizajni mjedisor nuk do të parandalojë të gjitha veprimeve të dhunshme brenda shkollave por e sigurt që i adreson ato dhe i redukton në mënyrë të efektshme, duke garantuar sjellje pozitive. Ajo duhet të punojnë së bashku me, strategjitë e tjera sociale dhe mjedisore të bazuara në komunitet Programi përbëhet nga pesë parime: i) siguria fizike ii) mbikëqyrja; iii) kontrolli i lëvizjeve; iv) menaxhimi dhe mirëmbajtja dhe v) hapësirë e mbrojtur. Ofton masat për të siguruar nxënësit të përballojë sulmet; siguron nxënësit se janë në gjendje për të vëzhguar zonën përreth; ndalojnë shkelësit të veprojnë dhe identifikohen kur sillej jo drejtë; siguron një zhvillim të lirë të nxënësve dhe përcakton qartë ambientet dhe veprimet e aktivitetet e lejueshme në secilin prej tyre. Ajo është një strategji premtuese parandalimi që, ka treguar të jetë efektive në uljen e frikës ndërmjet nxënësve dhe mësuesve dhe në ndërveprime shumë pozitive sociale për shkolla të sigurta.