Top Banner
Delvina Kërluku GJURMË
90

Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Mar 26, 2015

Download

Documents

Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

ISBN: 978-608-211-037-0

Për librin e Delvinës: Rreth tetëdhjetë vjet më parë, një poet fin e i ri, në Kangët e pakendueme, lëshonte një zë klithme, fatalisht të dhembshur: “Unë djepi juej e ndoshta edhe vorri juej”. Në të vërtetë ai shqiptonte formulën e të gjitha kohëve se poezia është ultima verba e autorit, e ngjashme me gjithë sojin e saj, po aq sa edhe e mëvetësishme dhe e pangjarë me të tjerat. Brenda këtij ditari lirik e gjej edhe botën e vargjeve të Delvinës. Ajo, në librin “Gjurmë”, dëshmon se ka dije, kulturë dhe ndjeshmëri në po atë masë sa t'i japë vetës luksin të jetë vetvetja, pa çka se vargu i saj mund të marrë, kur e kur, edhe nuanca rebelimi e profaniteti. Ajo shquan, identifikon po edhe le gjurmë në perandorinë e poezisë. Kënga dhe vaji i saj është magma e shpirtit që derdhet në trajtë vargjesh, herë prajshëm e herë vrullshëm. Ajo di të lexojë heshtjen midis zhurmës, sikundër edhe vetminë midis turmës dhe te kundërtën e tyre. Edhe vetëm ky fakt është i mjaftueshëm që të bëhet pronë leximi ky libër.

Adem GASHI

Delvina Kërluku

GJURMË

Page 2: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Delvina Kërluku

G J U R M Ë(poezi)

Page 3: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Delvina Kërluku: Gjurmë (poezi)

Redaktor: Adem Gashi Kopertina: Rilind Kërluku

© Delvina Kërluku

Sponsorizoj: Shoqata JOSIF BAGERI

Shtëpia botuese: TRINGA DESIGN, Tetovë, 2011

Page 4: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Ajnik

Page 5: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)
Page 6: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Unë jam

..., qeshje në gëzimqarje në pikëllimvullnet në sosjemëshirë në kanosjepërballje,

.., vlerësim në vlerëjetë në dashurizbatim në premtimnxjerrje në trishtimkëndim në himnfitore në luftëbusull e shpresës,

në misionin e dritës.

5

Page 7: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Flamuri

Valëvitu kuq e ziNë qiellin kaltëroshNë troje shqipesh, Shqipëri

Valëvitu flamurNë çdo shtëpiKu jehon fjala shqip, Shqipëri

Valëvitu, valo, flamurKrenar në krenari

Valëvitu flamurnë krahët e miÇ’ndjenjë e zjarrtë të jesh shqiptarTë kesh nënën Shqipëri

Flamuri ynëNë ajër në zemër në gjikuq e zi…

6

Page 8: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Thirrje atërore

Delvinë, qyteti i kalasëQë bëre luftë dhe me shpatë,Kohëve që u këndoi dhe Hani vetëIlirëve të lirë, shqiptarëve me fletë.

Delvinë, ëndërr flurore në riniMë jep zemër, burrëri,Armë prej luftëtariKënduar Shekujve nga lahutari.

Nostalgjia më ziente në gjiNdaj i vura emrin tënd sime bijë -Ta gëzojë me nder e urtësi,Buzëqeshje engjëlli kaltërsi.

Shpesh më zgjon nga gjumiNë një lëndinë lulesh bozhuriE hapin e bën marshim,E lajmin e ditës ma bën gëzim.

Sa petale ka kjo burbuqe?Ajo bëhet gonxhe lulëkuqePikë vese në petaleSyve të saj pikojnë kristale.

7

Page 9: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Delvina më rri përballE zemrën ma bën mal,E më thotë: shih, o babi,Një Rilind ka sot Shqiptari.

Saranda të solli veç hare,Ulza, të dha fuqi pa fundPër mua, ti e the vetëT’u bëra krah, të dhashë fletë.

Delvina, më në fundËndrrat e bardha i përkund,Si shpresat, si dëshiratPër babanë gjithë Të mirat.

8

Page 10: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Adem Jashari

Kosova më thirri në tryezë,në gosti,E ngre dollinë e hedh valle

Dhe kur zbraz kupën plot me verëUnë – Rinia, daullja dhe trumbetapo bërtasim për trimërinë e tij...Adem Jashari

9

Page 11: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Nënëlokja ime

Për ty, NënëlokeDigjem e tretem mallit,E luftë bëj e hidhem zjarrit.

S’më ndal armik as helm i gjarprit,Asgjë s’më ndal,Po ta dojë nevojaHidhem në varr e gjallë

Një grusht dhe e një copë tokëE bëj shtrat e bëj mbulojë

Truall, gurë, baltë e rrufeBëhem në çast -Për ty, atdhe.

10

Page 12: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Hero

S’të lëvdoj unë,Të lavdëron vepraHero,Dhe adhurimi vjen vetiuShtegut të amshueshëm -I adhurueshëm.

11

Page 13: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Pangopje

Të dëgjoj, të ndiej, sa afër të kam. Të puth, të përkëdhel, Sërish të puth -afër të jam.Të shoh, të prekSërish të shoh.

E ku ngopet njeriu?

12

Page 14: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Dilemë

Në mënyrë të çuditshme ti më buzëqeshE unë s`e di: të vrenjtëm a të qesh?Sytë e tu shpesh më kërkojnëE sytë e mi këtë shkas kërkojnë.

E ç’faj kam unë kur çiltërsia Ma le hapur veç një derë:Dilemë, dilemë, dilemë.

Megjithatë ka një shtegQë s’njeh pengesë që nuk sheh vëngër:Është veç një ëndërr, veç një ëndërrKu Njeriu takon Njeriun,Është një rrugëQë nuk matet me kilometër,Një rrugë tjetër, një rrugë tjetërKu Njeriu takon Njeriun.

Është dhe një tremë...E lëmë Dilemë!

13

Page 15: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Larg

Në stacionin e trenit tutje dikuE lodhur e tretur, fare e vetme, pres...Rrugës plot drita e njerëz të huajNjë përshëndetje nuk më vjen.

Më vjen ndër mend si qe më parëKur të qeshurat tona bënin hatanë,E rendnim tok e tokE kohën s’e ndjenim dotSi ikte moskthimit.

Tash pres trenin të vijë Po treni i pritjes më mbush vetmi,E vetmia m’i mbush sytë lotDhe si në një vegulliTë dashurit e zemrës pranë i ndiej,E bëj fjalë me kujtimet e qesh me zë.

Lot e qeshje në një log:Një bori gjumit më zgjon.

Mbështetur kokën në xhamTek kthehem kujtimesh:Në krah të kam.

14

Page 16: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Rrugë e ëndrrës

Rrugë të humbura në përmallimeArdhje, vajtje, labirinteMe një bagazh të rëndë kujtime.

Vetmuar mes njerëzve të huajEcje, rrugë, fjalëkryqe.

Rrugë ëndrre që më shpienNë mbretëri engjëjsh qiellit të riPo dorë të zgjaturS’prek dot njeri.

S’është... Veçse rrugë ëndrre.

15

Page 17: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Mos u kthe

Mos e kthe erën e dashurisë!Në të fllad i lehtë erëmonE zemrat peshë i çon.

Dashuria rifillon.

16

Page 18: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Në truallin tim

Dritë e një dielli tjetër sytë m’i vrauSi të mos e kisha parë qiellin qëkur

Ndihesha si në një skëterrë Udhëhumbur, helm e vrer Rrugën e parajsës duke kërkuar.

Më thuaj një fjalë, të lutem, o udhëtarTi që kilometrat me lot në sy i numëron

Mos më lër të ndihem e huaj në tren

Sytë drejtuar qiellit i bëj Lutje: Në agim, Dua të jem në truallin tim.

17

Page 19: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Bisedë me erën

Fryj, erë e ashpër dhe e ftohtëFryj, erë e rreptë ngjethëseNgrije pluhurin e këpucëve të mia,Ta dijë ky popull -Ç’domethënë rëndesa,Rëndësia e veprave të mira!

Jo fantazmë po vepërLe të shfaqet në çdo derë:Kjo penë ka vlerë!

Erë e ashpër fryj!Unë jam këtu, unë jam atyJam vetë dëshmi.

18

Page 20: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Gjallësia

Në terr të natës rrierrësira humnerë,pafundësi.

Pa ndjenja jeteveç shpresa...

Kur gjë s’pipëtinVeç shpezëve të natësGjallësia rilindNë një frymëmarrje.

19

Page 21: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Eja, zë

Eja zë dashurie,Trishtiminnë netët e errëta ma thyen.

Eja zë malli (imi),Ma shuaj etjen për dashurinë!

Zë, më pëshpërit, ejaJeta ime të marrë flatraQiellit të lirë,Zë toke qielli, hapësirë.

20

Page 22: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Mësomë

Mësomë, kitarës t’i bie!

Në një tingull, në një melodiTa nxjerr një shkëndijëPër zjarr dashurie.

Më mëso të vdes bukur!

Kënga e dashurisë sonëDo të jetojë si jehonë.

21

Page 23: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Rastësi

Asgjë nuk rritet vetiu,Unë, vullnetare e shoqërisëLulet, tokën ujis.

Dielli më dashuronNë trajtë rrezesh.

Nata më zhvesh më zbulon,Unë e HënaJapim e marrin nga njëra-tjetra.

Vë veshin e dëgjoj Këngëtarin e vetmuar sonte:

Kush humb zemrën, kush çel thesarin.

22

Page 24: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Lutje poetit

I nderuar njeri-poetshamë derisa jam gjallë,

Kur të vdesQiellit pa anë e skajDo të bredh shpirti pa varr.

...pastaj gjithçkaDo të mbetet vetëm këngë e vaj.

23

Page 25: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Ekzistoj

Ti, sy në mua,Shqipe

Ti grusht në mua,Unë trazoj –Domethënë ndjejEkzistoj.

24

Page 26: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Buzëqeshja

Buzëqeshja më vjenpas zërit tëndkrejt si një zog që cicërin

...e më zgjon.

Në sytë e mi çelen petale lulesh

Në magjistralen e dashurisëMerr ritëm të riJeta.

25

Page 27: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Dashuria më tremb

Sa kam frikë aq edhe të duakjo më tremb, më ngre lakun(xhelozia më prish gjakun)

Janë shoqe frika dhe dashuriamë rrinë rriqër pa kufi të dyja(zemrën ma di)

Sa kam frikë aq edhe të duadashuria më tremb qoftë edhe lehtë(Po, ka frikë në dashuri të nxehtë?).

26

Page 28: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Lumturia ka peshë

Merrma frymënE jeta le të ikë!

Të dyja një ditëDo të ndeshen në pritëNë humnerën e dashurisë.

Nuk e paskam diturSe lumturia ka çmim!

27

Page 29: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Ç’mbjell atë korr

Vërtitet rreth e rrotull, çirretMe tingullin e fundit thërretShpresa zë mbytet në det.

Gjendje që përgjigje s`ka,Në ç’humnerë ke rënë, në ç’hataQë njeri zërin s’ta dëgjon,Mos në ferr në një honDigjesh e përcëllon?

Klithma jote bëhet jehonë:- Këtu shpirti më trazon,Eja engjëll, Buzët e tua thërrasinPo bie më në fund tiktaku E shpirti si i qenit po të delÇ`ke bërë vallë që këtë po korrKaq plagë në kraharor?

28

Page 30: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Baladë kurbeti

Të kërrusure të shtrënguar

Të shqetësuarsi deti i trazuar

Vanë e lanë Arbërinëpër bukën e gojës,Morën arratinë...

29

Page 31: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Heshtja

Heshtja s’ka zhurmë(domethënë si vdekja)

Ajo më vret, më merr(më bën si vetja)s’di pse, Kur ti hesht!

30

Page 32: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Mërgimi

Dy pika lot,riguan mbi vatër,njerëzit larglotojnë natën...

Yjet rrëfejnëpër kohën që rrjedh,dita gdhin me shpresënata me dhembje vjen.

Njerëzit, ku mbetën...

Shtëpia e vetmuarruan një shpresë,lot në vatër,zjarr pa flakë,mall për një agim.

Për një agim të ri.

31

Page 33: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

…Ma mbush shpirtin veç tingulli i emrit tënd

Kur fryn si erë maji përkëdhel rreze dielli,Kur papritmas të shoh më shfaqesh nga qielli,Lule menekshe lehtas më thotë fjalë me mënd.

Kur s’je aty drobitem vetmie, frikësohem,Por e di se edhe ty të dhëmb,Gjithmonë pyes veten në delir mrekullie Si mund të plazmojë e gjallë dashuria,Në mija kilometra larg.

Një zjarr që rri ndezurNë lotët e mallit në sy.

32

Page 34: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Hija

Hija ime dhe jotjaUjiten me lot malliNdarë nga guri i vatrës,

Hija ime dhe jotjaRriten me mallinpër njëra-tjetrën,

Hija ime dhe jotjaNga mërziaderdhin inatin, vrerin e ndarjesNë trajtë lotësh.

Hija ime dhe hija jotjaTani vetëm ëndërrojnë.

33

Page 35: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Si njeriu, njeriut

Të shkoj a të pres?

Pyes i trallisurShpirt boshatisurZemër llahtarisur.

Të shkoj...Rruga ç’më fanitetZemra më digjet“Mora rrugën për Janinë, ooo!”Pa arabaxhinë, ooo!

Në mes flakë zjarriNë fund deti pa fund.

Më thuaj,si i thonë njeriu - njeriut!

34

Page 36: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Martesa

Bëhem luginëKu ti ngashënjehesh

Bëhem rrugëKu ti të ecësh

Bëhem malKu ti të ngjitesh

Bëhem burimKu ti shuan etjen

Bëhem grua,Tokë bëhemTë rris bimën, lulen.

35

Page 37: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

D

Afërsia me tymë shndërron në lot

Largësia më përmend,

Dashuri s’ështëVeçse një kënd heshtjejeQë më ngjall e më vdes,E më çmend fare.

36

Page 38: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Njeri

Kur ke dashuriti je dikush,kudo dhe ngadonë zemër, në mëndjeshpirt.

Në tradhtije askush dhe askund kudo dhe ngado të jeshti nuk je veçse një hiç.

37

Page 39: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Larg sysh, larg zemrës

Fuqia jonë e vakëthapat na i ndaldhe pikëtakimet mbesin bosh.

Të harruar në rrugë qëndrojmëStatuja anonimeDhe shirat derdhenmbi trupat tanë

E shpirtrat Na bëhen plagë.

38

Page 40: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Me dhimbje rrojmë

Edhe Dashuriadhembçmend

Prandaj, Të dua...

Vallë,Edhe dhimbja qenka jetë?

Të dua,prandaj..

39

Page 41: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

E bekuara

Si margaritar loti yt mbi vello të bardhë pikoiPo nurin nusëror s`ta prishi dot,Dhe yjet e natës së gushtitMe bukurinë tënde i zgjoi.

Edhe mali KorabiDajret, lodrat e buritë i dëgjoi,Dasmorët me hare si yjeNuk përmbaheshin dot.

Një shpirt i kthjellët vajzërieNga gëzimi e dhimbjadukej se nuk qante, por bëhej lot.

Ti nuse bëhesh sotBashkë me kujtimet pjesë pajeDhe natën e lotëve si një dekor,Me aureolë bekimiNga i madhi Zot.

40

Page 42: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

S’pipëtin

Pritje me ankthPritje e vjetërPritje e mykur në kohë me shiPritje e vonuar...

Ditët rendin, të vranëta me shiFiltri i cigares digjet në gishtërinjS`pipëtin asgjë, s`e pret të vijë

Dashuria humb dritënNë mbretërinë errëti.

41

Page 43: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Ç’fshihet?

Më thuaj ç’fshihet nën mallin tim,një lot me pikëllimdhimbje e një zemrea puthja e parë e një femre?

Ç’fshihet vallë në buzët e mia,Fjalët e para nga fëmijëriaPuthjet e para nga dashuriaFjalët e pathëna A vetë egërsia?

42

Page 44: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Nata më fsheh

Sonte nata s’më përkundas sytë s’m’i mbyllSytë hapur më janëtrup e shpirt lidhur i kam

Rri, çmendem në terrinënata trishtuese ka melodinë në mendimet e mia

Unë qaj, shaj, duaNata errësirë fytyrën ma fsheh

Po nuk fsheh lotin që rrjedh.

43

Page 45: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Ti ekziston

S’të shohS’të prekdhe unë dashuri ndjej!Shprese jete më jepDhimbjen e ndajdhe ma tretGëzimin ta japdhe ma zgjat...

44

Page 46: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Ngadhënjim beteje

Sonte mund të pi një gotë,një gotë me pasurinë e kësaj natetë devotshme,fitimprurëse.

Një gotë në buzët e miaplot etje,një gotë shuarje,një gotë ngadhënjiminë betejë.

Një gotë marr e puth e pi me buzëme një pikëpirje dehemRrëzohem,bie në duart e pishtaritÇ’prehje!

45

Page 47: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)
Page 48: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Madrigal

Page 49: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)
Page 50: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Dashuri e vërtetë

Larg me viteMe thinja u pamëSy më syDhe u puthëm Për çudiEkzistuaka e shenjta dashuri!

Rroj largDhe kam..!Një ndjenjë, një dashuri.

Përsëri them:Të dua si gjithnjë.

49

Page 51: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Pasion i vërtet

Kur ti je largUnë zërin tënd si jehonëE dëgjojDhe hapat në pragun e derës i ndiejÇdo rrahje të zemrës tënde kërkojFrymëmarrjen tënde dua ta thithNgrohtësia e trupit, trupin tënd ftonE në netët pa gjumë imagjinojTrajtat e tua,Paj, ti je vetë.

Dhe s’qenka tjetër kyVeçse pasioni i vërtetë.

50

Page 52: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Platitem

Të ndjej ty dhe përqafimet e tuakilometra të tëra largDhe më vijnë që andejPrekjet e tua e puthjet në gjuhën e zjarrtë

Lërmë në brendësinë time,Flakën tënde ta ndiejT`a di se si është kur trupiNë mornica mbërthehetMinuta dhe çasti po afronDallgët e mia të tuave u përgjigjen,Kush s’do të donte të fundosej andej

Nga thellësia e shpirtitKlithma e pasionit shpërthenDhe veten në lehtësinë e kënaqësisëTë shkrihet e le.

Oh, dëshirë e flaktë të të kem pranëtë të ndiej, të të ndjej

A s’është vetë kjoPavdekësia!

51

Page 53: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Të jam besnike

Mik, të dhashë dashurinëTë lidha në shpirt, rrotull të ndrydhame rrathë çelikudhe nuk u lodha, as desha të përkëdhel shokë të ri,

Besa me besë, - të thashëpërjetë tek ty!

52

Page 54: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Natë e çmuar

Sonte pa sy e gjej udhënDal pa shikuar, s’di ku veteMe syrin të mbërthyer, trokasPengohem te zemra joteAjo perlë, margaritarllavë derdh në mua

Natë dhe Dashuri e çmuar!

53

Page 55: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Një vashës

Syri yt pa – largdhe s’rreshti pa e afruar,Syri yt e ka – afër,dhe ndenji duke e vështruar

Me duar vazhdoi duke e lëmuardhe e quajti atë – bukuriqë e do me shpirtsi perëndi.

54

Page 56: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Përballë

Në sytë e tu fytyra ime,Në sytë e mi fytyra jote:Zemra zemrës i troket,Bashkohen

Ç’zemra lozonjare Lodhen e çlodhen.

55

Page 57: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Të treturit(pa gjurmë, pa varr)

Dhe s’kthehet prapë, vallë!?Ja morën kurorën, jetën e gjithçka që patN’mënyrë barbare vdekja e tijvarrimi-tinësDhe unë ende se gjej, ku është dhe (ku je) s’e di?!

As shpatë patias helmetë, as dekoratëas krisma nderimiqë bie trimias lutje e rrite...

Shpirti i tijqë nga qielli e deri në dhenis klithmat rrufe:-Dua dritë!Dhe unë s’e gjej dote gjallë përmbi dhe.

56

Page 58: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Shqiptar i Maqedonisë

Ishim si nuse e pritmee Kosovës dhe ShqipërisëKu ne prisnim kulmin e lumturisëtë lavdisë...

Fati ynë mori tatëpjetënë mjerimnë marrëzie në varr.

Ne ishim si nuse e pritmee Kosovës dhe ShqipërisëPor koha shkëmbinj në mes na vuriKriminelët shkelin drejtësinëblejnë ligjin, vjedhin tokënvatrën e Nënëlokes.

E gjaku m’u nxeh e m’u bë vreredhe miqtë m’u bënë armiq

Qenia ime këtu u zhbë, shpirti e gjuha flakë m’u ndezKu je mik,Në truallin tënd vjen një armikTi le nusen e vetë ik?

Unë jam në pritje deri në amshim:Vetëm Bashkim.

57

Page 59: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Pikëllim për ndarje

Çdo ditë vdes nga pak,sepse Zotima bën më të ëmbël vdekjen!

Çdo ditë vdes nga pak,sepse ofshamat e Nënës Lokepër bijtë e saj shqiptarë(ç’pikëllim, u ndanë!)Lëngatë në zemrën time,më ndjek pas klithma e saj,dhe unë po vdes nga paksepse Zotima bën më të ëmbël vdekjen!

58

Page 60: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Në luftë me veten

Vetene grije hae sos...Përsëri gjallë,Rritem e rritem.

Në luftë me veten:Vetene grieje hae sos...Derisa të çaratsi rrjedhat e gjakderdhjesmë shtrijnë përdhe,sfilitem, mekem.

59

Page 61: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Shko

Shko më tutjeaty ku dielli perëndonqë kthimi yt të jetë i vështirë

Mos ndoshta atëherëmë mungondhe them -kam humbur dashurinë.

60

Page 62: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Predikim

Mësues i mërrolur Më tha: ec udhës së ngushtë,pa devijim.

Vetë ai (si hipokrit)pa mëndje, pa frebaret për verë,lulevere dhe dëfrimi.

Dhe vesh nuk kaas gishtin vë në kokë.

61

Page 63: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Nuse

Zogëzës dorën ia dojeVel i vije përmbi kokëNuse shtatselvi,Të bukurën natë e shijojeNë gjirin e bardhëdhe kokën pushoje e psherëtima(qiellore, idhull i shpirtit tim!)lëshoje.

62

Page 64: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Këtu ka jetë

Unë punojnë vendlindjet’u mësojse ka të ardhme,

Unë bëjpër të treguarqë nuk kamë të shkuar...

63

Page 65: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Bota jonë

Njëri qan e tjetri qeshNjëri fle, tjetrin e ha vreri,Të gjithë vdesim e na merr varri.

Kështu qenka bota, njerëziaNjëri në parajsëTjetrin e pret ferri!

64

Page 66: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Ç’bën atdheu për mua?!

... atdheu ...S’më dha bukë të rritemS’më dha tokë të mbjellS’më dha varr të vdes

Më dha ujë - lotMë dha ajër - jetëqë ta dua, përjetë...

65

Page 67: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

I varrosuri i gjallë

Humbur diku në mes gërmadhaveBrenda skëterrësI lutet Zotit që (njeri) ta gjejëDhe s`di në është i gjallë apo i vdekur.

Në dorë ka dorën e djalitQë pa thënë gjë, shpirtin e dhaKoha kalon, natë a ditë se ç`është s`e diE veten e pyet me psherëtimë,Shpresat kanë thënë që s`po e kërkojnë(thua do të shohë tjetër agim?)

Një çast ngrihet një copë dheu mbi tëE drita e pritur sytë ia vretPyet Zotin pse s`e la atje.

Ngrihen gërmadhat e çohet peshaE vërteta e grin dhe e plakNjerëzit e shikojnë e belbëzojnë:``Ky qenka i varrosuri i gjallë!``

66

Page 68: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Thirrja e Kosovës

U sosa duke priturDua të më rrjedhë gjaku imPër t’u ndjerë e lirë

Pastaj lotëtLe ta mbushin trupin të tërëplot Pavarësi do të jem...

67

Page 69: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Deti Jon

Det Të flasTi hesht e luan me valë

Syri im të sheh tyMrekulli

...Dhe dua të zhytem aty tek ti(vras mendjen të vij tek tiapo të rroj me timen dashuri!?)

Të rrëshqas FundjaTë bëj dashuri.

68

Page 70: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Pritje

E hënë, e martë, e mërkurë...Ikën kështu ditët sërishE unë në mes të njerëzve dikuPres për një ditë më të mirë

Se gjethet filluan sërish të vyshkenPa thënë dhe ata të fundit lamtumirë,U ndave dhe ti papritur nga jeta imeE dhimbje shkaktove në shpirtin tim.

Dhe ditët rendin:E hënë, e martë, e mërkurë...Dhe shpirti im akomaPret, kërkon e bëhet urë.

69

Page 71: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Heroinë

S’kam mjeshtri që t’i vargojëpsherëtimat e miaPor unë dua, oh sa fort dua, pa masë(të thuren vargje për mua)

E hap zemrën, gojën, veshëtTurrem andej, këndejNë agjërim e hidhërimnë pagjumë e dobësinë marrëzi sillem vërdallësi të gjithë,për dashurinëatdheunu bëmë të marrë.

70

Page 72: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Mendimi

Mendimi bredhlirshëmSi retë në qiell

Herë shfaqet në tokëHerë tretet në hapësirë.

71

Page 73: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Eja Shqiponja nënë

Fluturo, fluturo e dashurç’gëzim, ç’hare, ç’frikë!

Fluturo e dashur në qiellin kaltëroshplot liri,dhe unë vuaj, të pres tytë dua si gjithnjë.

Fluturo, fluturo e dashurpërtej lumturisë,Fluturo deri tek pragu i fëmijësplot nostalgji!

Eja!Fluturo!Gëzimi të rilindë.

72

Page 74: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Dhimbja DASHURI s’do të ketë fund

Mendimet më vërtitenTurbull nëpër kokëGjallë apo vdekur, s’di se ç’jamNjëherë kam sytë e mbytur në lotNjëherë si Saharë të tharë i kam.

Trupi po më digjet si në prush të Ferritmë është tretur dhe po bëhet hiShkëndijat e yjeve prej në kupë të qiellitPo më ngulen si shigjeta në gjiDitët, javët, muajt më duken si viteNetët e gjata të dimrit si shekuj, pa fund.

Nga dita që ike më dogje më fikeKam mbetur vetëm, si statujë në shi.

Ndoshta do të ndodhë që ne të shihemiNë ferr apo parajsë – Zoti e diDashura ime - Dhimbja-dashuris’do të ketë fund, këtë dije ti.

73

Page 75: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Zoti jep zgjidhje

Ti, qanvuanzgjidhje kërkon

Kur Zoti të rri pranëka aq zgjidhjesa yje në qiell...

74

Page 76: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Je...

Je dritëbardhë si boraKur nata, ditën mbulon

Je hëna që nuk fshiheshnë hapat e mia,që shndrit tokën e zezë.

Je veshja ime që më ngrohnë acaret me ngrica

Je fryma e ekzistencës timeqë quhet Jetë.

75

Page 77: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Zemra për zemrën

Të kam sosë, e di!Ti je shembulli i dashurisëqë unë s’e gjej kund.

Je shembulli i dijes,që s’arrij të di sa ti.

Je pikëmbështetja imeqë më çlodh.

Je siguria ime tiaskush s’më vret dot.

Je fjala ime në dhomë rrëfimidhe e shpërthimitnë hidhërim.

Bota vetë jeJeta.

76

Page 78: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Lodhje

Lodhje me fjalët e botësMe rregulla e fjalime,Lodhje në mëngjeset, mbrëmjetE zhegun e ditëve,Lodhje rrugëve plot llahtari pa fundLodhje në pritje dhe netëve pa gjumëLodhje nga malli i grirë dhe i treturNë vetmi e mbeturLodhje me ty dhe vetveten

A thua kur do të pushoj?

77

Page 79: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Në djall

Ti s’mund të mbetesh në mesTë rrugës sateSado që fundit po i afrohesh

Unë me sy të ftoj, me gjeste të thërrasPo ty shikimet e tjetrës të kthejnë pas

Mes turmës provon të më gjesh,Por unë aty më s’do të jem.

Do të më lutesh që krahët t’i kthej një ditë,Por do të jetë vonë.

Nga buzët e mia tjetër s’do të dëgjoshPos:“Në djall të tëra!”.

78

Page 80: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Të erdhi ora

Engjëllti vjen në formë të çuditshmeQoftë për mbarë,a ardhje e prapë,ti sjell aromë parajsea tufan ferri?

Qëllimi i tij, i mirë a i lig,të rëmben!

Veç pavdekësia ruan një fronPër bëmën tonë E të shpirtit.

79

Page 81: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Ky shpirt do paqeedhe në kohë lufte!

Iki me zhgënjimnga miqtë,të hapurat dyer i mbyllapër hipokritët, rrenacakët, smirëzinjtëqë silleshin si engjëj të dashuruar.

Ky shpirt do paqe

Ku vajte të pyes - një ditëveç s’dua të kthehem në trishtimsërisht ballë renave të jetës...

80

Page 82: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Terr

Sot fjala imeterrtë çau zemrën,

Nata vuri errësirëntunel mes nesh

Kjo (ish) dashurivdes.

81

Page 83: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Gjithçka vdes

Më rri largdhe pas shumë mundimeveu bëra imun.

Por,ndjenja s’shuhet!

Dhe mendimi qëndron:... rron a nuk rron!?

Dhe kjo tutjeVjen e shkon...

82

Page 84: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

Ç’njeri!

Ti le derën hapur,le diellin të hyjë

Ndeshet vashëzanë zemrën,në shpirtin tënd të zi

Ç’fat(keqësi) të lindi ty?!

83

Page 85: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)
Page 86: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

PËRMBAJTJA

AJNIK ......................................................................................... 3Unë jam .......................................................................................... 5Flamuri ........................................................................................... 6Thirrje atërore ............................................................................... 7Adem Jashari ................................................................................. 9Nënëlokja ime ............................................................................. 10Hero ............................................................................................. 11Pangopje ..................................................................................... 12Dilemë ......................................................................................... 13Larg ................................................................................................14Rrugë e ëndrrës ........................................................................... 15Mos u kthe .................................................................................... 16Në truallin tim .............................................................................. 17Bisedë me erën ............................................................................. 18Gjallësia ......................................................................................... 19Eja, zë .............................................................................................20Mësomë ......................................................................................... 21Rastësi ........................................................................................... 22Lutje poetit ................................................................................... 23Ekzistoj ......................................................................................... 24Buzëqeshja ................................................................................... 25Dashuria më tremb .................................................................... 26Lumturia ka peshë ...................................................................... 27Ç’mbjell atë korr ......................................................................... 27Baladë kurbeti .............................................................................. 28Heshtja .......................................................................................... 29Mërgimi ......................................................................................... 30Ma mbush shpirtin veç tingulli i emrit tënd ............................ 31Hija ................................................................................................ 32Si njeriu, njeriut ............................................................................ 33Martesa .......................................................................................... 34D .................................................................................................... 35Njeri .............................................................................................. 36Larg sysh, larg zemrës .................................................................37Me dhimbje rrojmë ..................................................................... 39E bekuara ...................................................................................... 40S’pipëtin ........................................................................................ 41Ç’fshihet? ...................................................................................... 42Nata më fsheh .............................................................................. 43i ekziston ....................................................................................... 44Ngadhënjim beteje ...................................................................... 45

85

Page 87: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

MADRIGAL .............................................................. 47Dashuri e vërtetë .............................................................. 49Pasion i vërtet ................................................................... 50Platitem ............................................................................. 51Të jam besnike ................................................................. 52Natë e çmuar ................................................................... 53Një vashës ......................................................................... 54Përballë .............................................................................. 55Të treturit (pa gjurmë, pa varr) ...................................... 56Shqiptar i Maqedonisë ..................................................... 57Pikëllim për ndarje ........................................................... 58Në luftë me veten ............................................................ 59Shko ................................................................................... 60Predikim ............................................................................ 61Nuse ................................................................................... 62Këtu ka jetë ....................................................................... 63Bota jonë ............................................................................ 64Ç’bën atdheu për mua?! ................................................... 65I varrosuri i gjallë .............................................................. 66Thirrja e Kosovës ............................................................. 67Deti Jon .............................................................................. 68Pritje .................................................................................... 69Heroinë .............................................................................. 70Mendimi ............................................................................. 71Eja Shqiponja nënë .......................................................... 72Dhimbja DASHURI s`do të ketë fund ......................... 73Zoti jep zgjidhje ................................................................ 74Je... ...................................................................................... 75Zemra për zemrën ............................................................ 76Lodhje ............................................................................... 77Në djall ............................................................................. 78Të erdhi ora ...................................................................... 79Ky shpirt do paqe ............................................................ 80Terr ..................................................................................... 81Gjithçka vdes ................................................................... 82Ç’njeri! ............................................................................... 83

86

Page 88: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)
Page 89: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821.18(497.7)-1 KËRLUKU, Delvina Gjurmë : (poezi) / Delvina Kërluku. - Tetovë : Tringa design, 2011. - 83 стр. ; 21 см ISBN 978-608-211-037-0 COBISS.MK-ID 87363594

Page 90: Delvina Kërluku, Gjurmë (poezi)

ISBN: 978-608-211-037-0

Për librin e Delvinës: Rreth tetëdhjetë vjet më parë, një poet fin e i ri, në Kangët e pakendueme, lëshonte një zë klithme, fatalisht të dhembshur: “Unë djepi juej e ndoshta edhe vorri juej”. Në të vërtetë ai shqiptonte formulën e të gjitha kohëve se poezia është ultima verba e autorit, e ngjashme me gjithë sojin e saj, po aq sa edhe e mëvetësishme dhe e pangjarë me të tjerat. Brenda këtij ditari lirik e gjej edhe botën e vargjeve të Delvinës. Ajo, në librin “Gjurmë”, dëshmon se ka dije, kulturë dhe ndjeshmëri në po atë masë sa t'i japë vetës luksin të jetë vetvetja, pa çka se vargu i saj mund të marrë, kur e kur, edhe nuanca rebelimi e profaniteti. Ajo shquan, identifikon po edhe le gjurmë në perandorinë e poezisë. Kënga dhe vaji i saj është magma e shpirtit që derdhet në trajtë vargjesh, herë prajshëm e herë vrullshëm. Ajo di të lexojë heshtjen midis zhurmës, sikundër edhe vetminë midis turmës dhe te kundërtën e tyre. Edhe vetëm ky fakt është i mjaftueshëm që të bëhet pronë leximi ky libër.

Adem GASHI

Delvina Kërluku

GJURMË