Top Banner
faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9 faqe 10 faqe 2 faqe 15 faqe 7 faqe 22 Me më të bukurat kam bërë dashuri C M Y K Elitis: Trashëgova sedren nga nëna ime shqiptare E DITORIA L Shtëpia n aciona l Gazetë javore, letrare, kulturore, politike BOTIM I “NACIONAL GRUP” VITI III BOTIMIT, NR. 134 12-19 SHKURT 2012 ÇMIMI 30 LEKË / 0,20 EURO Gazeta e përditshme online: Gazeta e përditshme online: Gazeta e përditshme online: Gazeta e përditshme online: Gazeta e përditshme online: www.gazeta-nacional.com Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranë E-mail: [email protected], [email protected] Nga Ali Podrimja Mbi librat e plagëve të pashëruara Musine Kokalari, disidentja e parë në të gjithë perandorinë komuniste Nacionalizmi qytetar nënkupton ambicien me zhvillue kombin Ndahet nga jeta poeti Miliano Stefa Nga Laureta Petoshani Ndikimi i poezisë tek fëmijët A ishte Enver Hoxha nacionalist? Poezi nga Tomislav Bilosni Poezi nga Koçi Petriti Kritikë nga Enver Lepenica Opinion nga Prof. Dr. Milazim Krasniqi Faqe12 faqe 4 faqe 4-6 Frika ndaj sherbimeve sekrete faqe 19 Vetëvrasja e hënes Tregim nga Feride Papleka Gazeta “Nacional” një zgjim shpirtëror dhe krijues Nga Xaje Sinani Poezi nga: Bashkëbisedim i panjohur i Odhisea Elitis me Andon Fostierin dhe Thanas Niarhon Ministria e Punëve të Jashtme dhe suksesi ndërkombëtar i vendit Unë besoj se Na- cionali është shndërruar me të vertetë në një Gazetë të madhe, ku idetë, debatet dhe veprat e au- torëve që i der- Faqe 22 gojmë në adresen tuaj zgjojnë kujtesen dhe vetëdijen e akcil- it krijues, sepse punët ecin mjaft mirë. T’ju them verteten, gëzohem që në faqet e gazetes Nacional gjenden dhe tekstet e mia. “ Në 3 vjetorin e daljës së numrit të parë të Gazetës Letrare “Na- cional” u vërejt një... Rikthimi i Sh- qipërisë në famil- jen euroatlantike mbetët një sukses i reformave të brendshme drejtuara nga kryeministri Berisha, por edhe i diploma- cisë së re shqiptare, e cila përfaqësoi denjësisht vendin në të gjitha strukturat perëndimore. E çliru- ar nga konceptet e së kaluarës, diplomacia shqiptare prej vitit 205 ka shënuar arritje të konsiderueshme, duke u prezantuar... Rexhep Polisi, Ilirjan Sadikaj, Zeqir Lushaj, Shahbaze Vishaj, Lida Lazaj www.radionacional.al Albana Lifchin, Besnik Avdiaj Prozë nga: Nga Mehmet Elezi Esse nga Kismete Hyseni Musine Kokalari kishte dje datëlindjen Shën Valentini mbrojtësi i dashurisë faqe 5-23 Nga Visar Zhiti 100 lirika poezie për Shën Valentinin
24

C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

Dec 25, 2019

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

nacional1/ E Diel,12 shkurt 2012

faqe 14 faqe 16-17

faqe 3

BRENDËSI

faqe8-9

faqe1 0

faqe2

faqe1 5

faqe7

faqe2 2

Me më të bukurat kambërë dashuri

C M Y K

Elitis: Trashëgova sedrennga nëna ime shqiptare

E DITORIAL

Shtëpia

nacionalGazetë javore, letrare, kulturore, politike

BOTIM I “NACIONAL GRUP” VITI III BOTIMIT, NR. 134 12-19 SHKURT 2012 ÇMIMI 30 LEKË / 0,20 EURO

Gazeta e përditshme online:Gazeta e përditshme online:Gazeta e përditshme online:Gazeta e përditshme online:Gazeta e përditshme online:www.gazeta-nacional.com

Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, TiranëE-mail: [email protected], [email protected]

Nga Ali Podrimja

Mbi librat e plagëve tëpashëruara

Musine Kokalari, disidentja e parë në tëgjithë perandorinë komuniste

Nacionalizmi qytetar nënkupton ambicienme zhvillue kombin

Ndahet nga jeta poetiMiliano Stefa

Nga Laureta Petoshani

Ndikimi i poezisë tekfëmijët

A ishte Enver Hoxhanacionalist?

Poezi nga Tomislav Bilosni

Poezi nga Koçi Petriti

Kritikë nga Enver Lepenica

Opinion nga Prof. Dr. Milazim Krasniqi

Në foto: Frederick Turner

Faqe12

faqe4

faqe4-6

Frika ndaj sherbimevesekrete

faqe1 9

Vetëvrasja e hënesTregim nga Feride Papleka

Gazeta “Nacional” njëzgjim shpirtëror dhe krijues

Nga Xaje Sinani

Poezi nga:

Bashkëbisedim i panjohur i Odhisea Elitis me Andon Fostierin dhe Thanas Niarhon

Ministria e Punëve tëJashtme dhe suksesi

ndërkombëtar i vendit

Unë besoj se Na-cionali ështëshndërruar me tëvertetë në njëGazetë të madhe,ku idetë, debatetdhe veprat e au-torëve që i der-

Faqe 22

gojmë në adresentuaj zgjojnë kujtesendhe vetëdijen e akcil-it krijues, sepsepunët ecin mjaft mirë.T’ju them tëverteten, gëzohemqë në faqet e gazetesNacional gjendendhe tekstet e mia. “Në 3 vjetorin e daljëssë numrit të parë tëGazetës Letrare “Na-cional” u vërejt një...

Rikthimi i Sh-qipërisë në famil-jen euroatlantikembetët një suksesi reformave tëbrendshme tëdrejtuara nga

kryeministri Berisha,por edhe i diploma-cisë së re shqiptare,e cila përfaqësoidenjësisht vendin nëtë gjitha strukturatperëndimore. E çliru-ar nga konceptet e sëkaluarës, diplomaciashqiptare prej vitit205 ka shënuar arritjetë konsiderueshme,duke u prezantuar...

Rexhep Polisi, Ilirjan Sadikaj, ZeqirLushaj, Shahbaze Vishaj, Lida Lazaj

ww

w.ra

dion

acio

nal.a

l

Albana Lifchin, Besnik Avdiaj

Prozë nga:

Nga Mehmet Elezi

Esse nga Kismete Hyseni

Musine Kokalari kishte djedatëlindjen

Shën Valentini mbrojtësi i dashurisë

faqe 5-23

Nga Visar Zhiti

100 lirika poezie për Shën Valentinin

Page 2: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

2/ E Diel,12 shkurt 2012nacional KRITIKË

Rreth librit të Bujar Leskaj “Muzat e qëndresës”, Tiranë 2011

Mbi librat e plagëve të pashëruara“Me këtë vepër Bujar Leskaj bëhet përfaqësuesi i brezit të ri që u formua në liri i cili hap udhën për studime të tjera të letërsisë së burgut ose burgologjisë siçthotë Visar Zhiti, dhe të historiografisë të shkruar nëpërmjet kujtimeve, përsiatjeve, analizave, artikujve të atyre që vujtën nëpër burgjet dhe kampet epërqëndrimit të ngritura në Shqipëri, në kohë paqje. Autori pra na paraqet atë që dëshëron dhe ka pritur shoqëria shqiptare: krijimtarinë e të burgosurve dhe tëpersekutuarve politikë, një shfqje që nuk na vjen për herë të parë, pasi edhe më parë ka pasur, analiza apo artikuj kritikë për atë që sot dëshmohet si letërsia eburgut, apo për kujtimet e “dosjeve të gjalla”, siç i quan Agim Musta të burgosurit politikë, por Bujar Leskaj për herë të parë na sjell një studim gjithëpërfshirës , çka do të thotë një evidentim shkencor të asaj rryme letrare që pasqyron jetën nën diktaturën komuniste dhe kjo është vlera dhe rëndësia e këtijlibri.”

Nga Enver Lepenica

Me librin e tij të fundit “Muzat e qëndresës”,Bujar Leskaj na sjell tabllot jetësore, të plagëvetë pa shëruara të shqiptarëve, duke synuar tëndriçojë kujtesën tonë të përbashkët.Falë intuitës, inteligjencës dhe largpamësisë,Bujar Leskaj, u fut vrullshëm në jetën shoqëroreshqiptare në pranverën e përgjakur të vitit 1997,duke u rreshtuar në atë krah kur shumë njerëz ikishin humbur shpresat, se mund të ishte fitor-ja. Bujari nuk pa fitoren por interesin e sho-qërisë, pa frontin nga duhej të pozicionohej përinteresat e vendit të tij dhe atje u rreshtua dukevënë në interes të shoqërisë energjitë e tij, dhejo pa sukses. Koha i dha të drejtë atij dhe njëko-hësisht provoi potencialin intelektual: mbësh-tetës i Partisë Demokratike dhe Sali Berishës nëmomente të vështira, optimist për të ardhmen,deputet i Partisë Demokratikë në vitin 2005, min-istër i kulturës, anëtar i këshillit kombëtar të PD-së, një karierë në gjitje.Por jo vetm kaq, doktor i shkencave ekonomikedhe ligjërues në Universitetin e Tiranës, shfaqetedhe si studjues i historisë me veprën “Për-faqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë1912-2009”, botuar në vitin 2009, një studim mevlera për historinë politike të Vlorës, nëpërmjetpersonazheve që e bënë atë.Pra, ideja për t‘i shërbyer shoqërisë shfaqet sëfundmi në vepra të shkruara dhe botuara, kësh-tu po këtë vit ai botoi veprën e tij të dytë “Bren-da dhe jashtë… Parlamentit”, që pasqyron ak-tivitetin si politikan, dhe idetë e shtruara nëparlamentin shqiptar.Dy vjet më vonë në vitin 2011, vjen vepra e tij etretë “Muzat e qëndresës”, një studim për letërs-inë dhe hisoriografinë e persekucionit komu-nist. Akt intiutiv që lindi së brendëshmi dhe qëgjeti pasqyrimin e tij në veprën e botuar.Personaliteti një njeriu të elitës kulture shqiptaresi Bujar Leskaj, nuk mund të jetë i plotë papërmëndur edhe botimet në fushën e ekono-misë: “Senjorazhi dhe ndikimi tij në financat sh-qiptare”, punim doktorature, “Paraja dhe ban-ka”, cikël leksionesh, “Leksione në financë”,përshatje nga autorë nobelistë etj.Kjo është përgjithësisht krijimtaria e dr. BujarLeskajt, veprimtari dhe krijimtari që jep të plotëfigurën e një personaliteti të elitës kulturore sh-qiptare.* * *Vepra studimore me titullin shprehës “Muzat e

qëndresës”, hapet me një hyrje të autorit ku nëpërmjet hulumtimeve bëhen përgjithësimedhe jepen konkluzione për veprat letrare metemën e dhimbjeve dhe vuajtjeve në diktaturë.“Ndryshe nga përshkrimi kronik, i autorëve tëtjerë, unë jam bazuar pas letrares, botës sëndieshme që në një mënyrë tjetër i shërben sër-ish dokumentimit në formë sinteze ideore të asajqë është ndjerë dhe shkruar prej autorëve qëkanë provuar mbi shpatullat e tyre diktaturënkomuniste”, thotë autori.

Libri ndahet në dy pjesë:Pjesa e parë përmbledh kritikë dhe analiza tëveprave letrare të 12 autorëve të pushkatuar apotë dënuar nga diktatura komuniste, që autori equan “Shënime për vepra letrare”Pjesa e dytë përmbledh hisoriografi në formëkujtimesh rrëfenjash dhe analizash të 13 person-aliteteve, qëndrestarë ndaj diktaturës, që autorie quan këtë pjesë “Ditarë dhe kujtime historike”.Duke analizuar veprat e këtyre autorëve që ar-ritën të shkruajnë dhe botojnë në liri, vetvetiu tëshkon mëndja tek të gjithë ata të persekutuarpolitik që u ekzekutuan, burgosën apo u inter-nuan dhe nuk mundën të shkruajnë për plagët etyre. Pra ky libër vlen jo vetëm për të gjallët poredhe për të vdekurit që mbetën të gjallë nëkujtesën e popullit tonë falë qëndresës, vua-jtjeve dhe persekucioneve sepse qenë të dashu-ruar me lirinë. Mënyra e përzgjedhjesh së ve-prave dhe autorëve nuk është rastësore. Autoriështë kujdesur që vepra të jetë gjithë përfshirëse,si në shtrirje gjeografike, me autorët më përfaqë-sues, në llojin e veprës letrara apo historike, meqëllim që të japi sa më mirë dhe më bindshëmidenë për atë shteresë të popullsisë që kundësh-tuan dhe i qëndruan diktaturës duke u bërë shem-bul frymëzimi për liri. Për Bujar Leskajn nuk ësh-të e rëndësishme të merret me komunistët, por e

rëndësishme për të, është të paraqes para botësshqiptare “muzat e qëndresës”, ata që qëndru-an, ata që ju kundërvunë diktaturës, ata që bënëdetyrën ndaj atdheut si:Vilson Blloshmi, Astrit Delvina, Pjetër Arbënori,Bedri Çoku, Visar Zhiti, Koço Kosta, PetraqKolevica, Amik Kasaruho, Henrik S.G. (Gjoka),Makensen Bungo, Halil Laze, Gëzim hajdari,Musine Kokalari, Havzi Nela, Ejëll Çoba, UranKalakula, Fatos Lubonja, Drita Çomo, Leka Toto,Beqir Ajazi, Lekë Tasi, Luan Myftiu, BardhaMulleti, Ahmet Bushati, Gëzim Çela.Nëpërmjet veprave të këtyre autorëve autorisynon të na tregojë diktaturën si një fatkeqësinjerzore, që frenoi zhvillimin dhe mohoi të drejtatelementare njerzore. Kjo ndodhte në një kohëkur në Europë triumfonte liria e mendimit dheveprimit, komunistët shqiptar instaluan mbitokën tonë erresirëm mesjetare osmane.Komunistët synuan të kontrollonin mendimin enjeriut dhe këtë e quajtën krijimin e njeriut të ri.Por ajo që paraqitet në veprat që merr në analizëBujar Leskaj është urrejta e një grupimi ndaj njëgrupimi tjetër të popullit ose siç e quanin komu-nistët lufta e klasave. Kjo luftë barbare çnjer-zore ndërtoi në Shqipëri burgje, hapi kampe in-ternimi në kohë paqje, vrau njerëz të pa fajshëmdhe e ktheu Shqipërinë në një burg të madh tërrethuar me tela me gjemba.Kështu pra Bujar Leskaj synon të tregojë dhe jovetëm të tregojë por edhe të evidentojë për his-torinë dhe të dënojë një realitet të dhimbshëmme qëllim që të gjithë ne të bashkohemi me men-dimin e tij që të mos harrohet diktatura komu-niste. Të gjithë veprat që autori merr në analizëkanë në themel idenë e përbashkët, vuajtjen ter-rorin dhe persekucionin që rëndoi mbi shqiptarëtgjatë 46 vjetëve të sundimit të diktatorit EnverHoxha, e parë nëpërmjet veprave letrare, poez-isë, kujtimeve, eseve, analizave, përsiatjeve dherefleksioneve. Autorët pra tregojnë historinë eshqiptarëve nën diktaturë.Shqiptarëve ju duhet një ide për të ecur drejtEuropës dhe Bujar Leskaj e sjell këtë ide nëpërm-jet analizës, kritikës dhe evidentimit të vepravetë autorëve që vijnë nga ferri komunist.Veçoria e veprës së z. Leskaj është se në anali-zat, kritikat dhe definicionet që arrin niset gjithën-jë nga fakti për të bërë analiza, kështu ai i drejto-het fakteve tronditëse që përshkruan Fatos Lu-bonja, Ejëll Çoba, Uran Kalakula, Leka Totos,Beqir Ajazit, Fatbardha Mulleti etj.Nëpërmjet analizës së ideve dhe mendimeve tevepra të 25 autorëve të ndryshëm të gjithë tëpersekutuar dhe burgosur politik ne shohimedhe shpirtin dhe zemrën e autorit të librit sepsegjithnjë ne marrim në analizë dhe vlerësojmë idetëqë jetojnë brenda nesh. Një vend të gjërë autorii ka dhënë me të drejtë Visar Zhitit dhe veprës sëtij, pasi Zhiti është prodhimtari më i madh i ditëvetona në atë lloj letërsie që ai e vetë e quan bur-gollogji. Kritika letrare është hartuar për dy ve-pra të Zhitit romanin “Në kohën e britmës”, qëLeskaj e cilëson si “një zë të kthjellët në kohën e

britmës”, dhe romanin tjetër “Rrugët e ferrit” qëBujari “zbret nën tokë me Visarin”, duke parëatje vuajtjet dhe brengat që hoqën djemtë sh-qiptarë të dashuruar me lirinë si Visar Zhiti. Jas-htë vëmëndjes së autorit nuk ka mbetur edhe“Memoriali i munguar për gratë martire” që du-het të dalë nga vepra e Fatbardha Mulletit“Dhimbje”. Kjo grua “përshkruan vuajtjet e pop-ullit shqiptar nëpërmjet “dhimbjes” së nënave…një mënyrë origjinale e këndvështrimit his-torik…” thotë autori. Në këtë mënyrë autori kaplotësuar gjithë mozaikun e zi të vuajtjeve dhendalimeve nën diktaturë. Petraq Kolevica nëromanin “Varri i fshahtë” trajton fatin e zi të va-jzave të huaja të martuara në Shqipëri. Ishin atovajzat e bukura dhe të hapura ruse, që me shpir-tin e gjërë rus u dashuruan me studentët sh-qiptarë, u falën atyre zemrën, lanë atdheun etyre dhe erdhën në vendin e pa njohur dhe të padëgjur që quhej Shqipëri. Dhe cili qe shpërblimiqë ato morën për dashurinë e tyre?“Persekutimi, përçmimi si përfaqësuese të “botësborgjezo revizionoste”… vetmia dhe izolimi…poshtërimi që u është bërë sa vite jetuan në tokënshqiptare…”, thotë autori.Natyrisht që kjo temë kaq delikate, kjo sjelljeçnjerzore e komunistëve s‘kish se si të mbetejjashtë vëmëndjes së z. Leskaj, sepse siç thotëshpirti tij qytetar:”Na ngarkon ne, dhe të gjithëshoqërinë shqiptare me një ndjenjë faji”.“Gjuetia e pullumbave” të henerik Gjokës, duketse me të drejtë ka lënë mbresa të thella në shpir-tin e autorit. Roman që kishte tërhequr edhevëmëndjen time dhe për të cilin pata folur në njëemision televiziv së bashku me të pa harruarinPjetër Arbënori dhe Agim Mustën.“Muzat e qëndresës” që analizojmë, është e il-ustruar me dokumenta historike, fotografi dheballina të librave të autorëve që merr në analizë,faksimile e dorëshkrime të autorëve të burgo-sur, si dhe vendimeve gjyqësore të tyre, pikturaqë i përshtaten idesë së veprës që autori merrnë analizë, karikatura që stigmatizon regjimin nëshqipëri, pamje të burgjeve komunist të Burre-lit, Spaçit ku kanë vuajtur Bedri Çoku me dyvëllezërit, Pjetër Arbënori, Visar Zhiti, HenerikGjoka, Halil Laze etj.Po kështu ka pamje të vendeve të tmerrit mefoto të atyre që u pushkatuan apo varën në litarsi Kujtim Beqiri, Abdyl Sharra etjAnalizës dhe kritikës duke i bashkangjitur edhekëto pamje e shndërrojnë librin në një enciklo-pedi të krimit komunist.Vihet re lehtë dashuriadhe respekti që pushton autorin gjatë leximitdhe analizës së veprës , gjë që e kthen veprënnë objekt inspirimi , sidomos për brezin e ri. Nëlibrin e tij të tretë, apo të pestë po të numurojmëedhe librat e fushës ekonomike duket qartë seBujar Leskaj e ka kaluar udhën e mundimshmetë krijuesit kritikuesit dhe analizuesit dhe tani aimund të eci i sigurtë në udhën e një studjuesime vlera Vlera është përtej asaj që shohin tëgjithë dhe kjo...

(Vijon në fq.9)

Në foto: Bujar Leskaj

Page 3: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

nacional3/ E Diel,12 shkurt 2012 INTERVISTËBashkëbisedim i panjohur i Odhisea Elitis me Andon Fostierin dhe Thanas Niarhon

Elitis: Trashëgova sedren nganëna ime shqiptare

“Në mars të vitit 1981,Odhisea Elitis dha për botim në revistën ‘’Leksi’’ (‘’Fjala’’),(një botim periodik me letërsi greke dhe të huaj) një anekdotë poezi të ‘’AdLibitum’’,e cila u botua në numrin e tretë të saj, që më vonë përfundoi në njerën nga tri poezitë e suksesshme dhe një seri mendimesh të rëndësishme poetike, metitull ‘’Karem për askënd’’.Në të njëjtin numër u botua edhe bashkëbisedimi i tij i gjatë me Andon Fostierin dhe Thanas Niarhon në lidhje me poezinë, veprën etij në përgjithësi dhe për marrjen e Çmimit ‘’Nobel’’,të fituar rishtas prej tij. Le të sjellim para lexuesit intervistën e plotë të nobelistit Elitis.”

Përktheu: Iliaz Bobaj, Selanik

-Sido që të pritet një çmim, siç është ai‘’Nobel’’,një çmim me vlerën dhe historinë etij, por edhe me famën botërore,që i jep autoritqë e merr,ai është një hap tjetër në jetën dhekrijimtarinë e një poeti.Cilat janë,pra,parashikimet dhe drejtimet,qëshpërfaqen në punën tuaj, pas marrjes së tij? -Dy llojesh mund të jenë pasojat:psikologjikedhe praktike.Për fat të mirë, në rastin tim, nuk ushfaq asnjë pasojë psikologjike.Dua të them senë botën time shpirtërore, ky lajm, nuk më rën-doi aspak. Do të ishte pamendësi të ndjeja sepapritur u bëra i rëndësishëm ose duhej tëndryshonte mënyra e jetesës dhe përballimi isaj.Akoma më tepër të përpiqem të përshtat ar-tin tim ndaj kërkesave të lexuesve, i cili nga ko-mbëta, bëhej ndërkombëtar. NGAARVANITËT,PARAARDHËSITE NËNËS SIME, KAM TRASHËGUAR NJËSEDËR, QË MË KA DALË PËR MIRË.Që nga hapat e parë, m’u dha të përvijoja linjate përgjithshme të ngrehinës që do doja të ndër-toja. E solla deri këtu me disa suksese, por edheme shumë avari.Sot, e vetmja gjë që më intere-son, është të kem shëndet dhe kohë, për ta plotë-suar atë.Gjithnjë me shumë vështirësi dhe gjith-një duke iu përafruar përsosmërisë.Nuk e kamparë, pra, me syrin se ku mund të vlejë apo tëdëmtojë ky çmin, përderisa synimet e mia janëato që thashë.’’Prerje’’ në botën timeshpirtërore,e përsëris,nuk ka.Ndërsa në anën praktike, sigurisht që ka.M’ubë jeta mishmash.Këtë grumbull kërkesash,tëcilat deri tani vështirësohesha t’i përballojabrenda Greqisë, pa mendoni të shumëfishohen20 ose 30 herë. Në fillim thashë:do të vë të gjithafuqitë e mia për t’ia dalë mbanë, derisa të jipetçmimi zyrtar.Pastaj do të qetësohem.Ku ta dija

unë se e keqja më e madhe do të ndodhte mëvonë.Para se të largohesha prejStokholmit,shkova të përshëndesja Sekretarine Akademisë, zotin Gilensten, një njeri i mrekul-lueshëm. ‘’Kijeni ndër mend’’,më tha,’’se dashur,padashur, dy vjet të jetës suaj do të shkojnëkot’’.M’u duk pakëz e teprua, thjesht njëshprehje.Por ka kaluar një vit e gjysmë dhe nukpo gjej ende pakëz kohë përtë hapur dorëshkrimet e mia.Natyrisht ka faj edhekarakteri im.Nuk e kam patur kurrë aftësinë përtë vënë të tjerët për të punuar për mua.Vazhdovat’i bëja të gjitha vetë.Iu jam përgjigjur me dorëntime mbi njëmijë e dyqind letrave.Kam dërguarqindra autografe.Kam bërë nëntë filma përtelevizionet e huaj. Por më të vështirat nga tëgjitha, ishin mospranimet.Se, nuk mjafton vetëmtë mos i pranosh ftesat, dikur shumë emo-cionuese, por duhet edhe t’i arsyetosh dhe t’ifalënderosh.Veç sfilitjes tjetër: atë tëbotuesve, që grinden midis tyre dhe të ngatër-rojnë në lloj-lloj marrëveshjes misterioze apo tëpërkthyesve, të cilët të parashtrojnë njëzet-tridh-jetë pyetje dhe sqarime.Këto janë gjëra jashtëpoezisë, të cilat je i detyruar t’i kapërcesh sa tëjetë e mundur më shpejt.Përpiqem.Veçse memospranimet kisha krijuar shumë pakënaqësi.Poredhe kjo, mesa duket, është pjesë e çmimit, qënë çastin që e pranove.Dhe unë e pranova atë.-Dhënia e çmimit Nobel tek ju,në cilët vendepati jehonën më të madhe?-Në Spanjë,në Gjermani dhe në Rumani.Pas kë-tyre vendeve edhe në Itali, në Francë,(ku edhemë bënë doktor nderi të Sorbonës) dhe nëSHBA.Jehonën më të vogël e pata në Angli. -Saprej librave tuaj janë përkthyer dhe qarkullojnëjashtë vendit?-Kanë qarkulluar rreth pesëmbëdhjetë.Dhe bren-

da vitit 1981 mbeten edhe pesë të tjerë.Kryesisht‘’Maria Nefeli’’,i cili, është e natyrshme që tëkuptohet më lehtë.Por të gjitha këto nuk më jap-in as kënaqësinë më të vogël.Ç’mund të japin përkthyesit në gjithë ato gju-hë, ku nuk mund të bëhet asnjë lloj kontrolli?Dhe,kur bëhen me kaq nxitim,për të t’i parapr-irë aktualitetit?Parapëlqej më mirë të mos e mendoj fare.-Ju janë bërë oferta për të vizituar vende tëndryshme dhe si i kini pritur ato?-Disa prej tyre do të më interesonin shumë ,pasibëhet fjalë për vende,(si Meksika, Kina, Koreja,India), në të cilët vetë nuk mund të shkojakurrsesi.Por edhe shtatëmbëdhjetë aponjëzetekatër orë në avion, nuk mund t’ipërballoj.Qytete të ndryshme të Amerikës dhetë Europës Qendrore, nuk më interesojnë më.Kështuqë deri më sot kam pranuar vetëm atë tëQipros,me të cilën më bashkojnë lidhje të ngush-ta. Edhe Spanjën, e cila tregoi se u gëzua mepërzgjedhjen time, sikur të isha spanjoll.E patalexuar në gazetat e tyre.Dhe e vërtetova kur sh-kova aty në tetorin e kaluar.Nuk desha ta rrëfe-ja, për të mos menduar se dua të dukem.Probleminuk isha unë, por Greqia.Gjatë gjithë kohës prejshtatëmbëdhjetë ditësh të turneut tim, gazetatdhe revistat nuk pushuan për asnjë ditë të vet-me së shkruari për Greqinë.Është mëkat që njëpopull të na dojë kaq shumë dhe ne të mos edimë.-Meqë flasim për Spanjën,cila është ajo gjë,qëju emocionoi më shumë tek ky vend ?-Vizita në Toledo.Më prisnin dy surpriza.Shpalljaime Qytetar Nderi.Dhe binjakëzimi i qytetit tëToledos me vendlindjen e Theotokopullos,( ELGREKO, 1541-1614-shënimi im):Iraklio i Kretësme Fodele. Mandej ishte Fuendevaqero,fshati iLorkës.Të gjithë njerzit kishin dalë për të mëpritur.Kryetari i bashkisë kishte përgatitur njëpllakë përkujtimore argjendi.Më shpunë në sh-tëpinë e poetit, më ulën në pianon e tij, më dhanëdhurata.Kurse në mbrëmje,Kryebashkiaku iGranadës,ndriçoi Alambrën, (kështjellë dhe pal-lat i mbretërve mauritanezë të Granadës,shekXIII-shënimi im).E ndjej për detyrë taritheksoj.Nuk bëhet fjalë për mua.Bëhet fjalëthjesht për një grek.Atë donin të nderonin dhekjo ka rëndësi.-Ka poetë,si brenda vendit,ashtu edhe jashtë,tëcilët kanë ndikuar,(nëse jo për mënyrën e tëshkruarit, pasi ajo u shpërfaq në letrat grekedhe në poezinë greke së bashku me ju), si viz-ion dhe si mënyrë jetese ? Dhe cilët janë poet-ët, të cilët, tej çdo ngjashmërie dhe vizioni tuaj,që ju mund t’i njihnit, e ndjeni se jini të afërtme ta ? -Duhet të besoni të kundërtën e asaj qëthoni.Në mënyrën e të shprehurit, patandikime,veçanërisht në hapat e mi të parë.P.sh.paraqitja dhe sintaksa krahasuese e Eluarit, mëdhanë mbështetje. Ashtu si edhe forma munge-sore e Ungaretit dhe pastërtia dhe intelekti i Jor-

go Sarandarit.Më vonë Lorka dhe fabulizmi i tijpopullor.Por si paraqitje dhe dhe si mënyrë jete-se nuk kopjoj askend, të paktën midis bashkëko-hësve të mi, grekë dhe të huaj.Në këtë kuptim,realisht, jam jetim.Prandaj edhe kur më paraqes-in si përfaqësues tipik të brezit të viteve1930,habitem se ku e mbështetin këtëmendim.Fatkeqësisht nuk kam,(po të përjashtojnë njëfarë mënyre Andrea Embirikon), asgjë tëpërbashkët me kolegët e mi.Dhe them‘’fatkeqësisht’’,se është vështirë ta duroshvetminë.Natyrisht, nëse dikush shkon larg, aigjen të dhëna të caktuara.P.sh.ndjesinë enatyrës, të cilën e ndesh tek Siqelianoi,guximine të njohurit si tek Kalvo,kulturën gjuhësore sitek Solomo, të cilat u mundova t’i marr prej tyre,pa e ditur nëse ia arrita. Ndoshta këta poetë,nëse do të njihnin veprën time, mund ta hidhninposhtë,secili për arsyet e veta.Personalisht,mësuesit e mi të mëdhenj,(por besoj për të gjithëata që punojnë rregullisht në mjeshtërinëpoetike), mbeten Helderlin, Malarme,Rembo dheSolomos.Madhështia e Solomos mëshpërfaqet përherë e më tepër dhe nuk dobëso-het kurrë.Sikur të jetoj edhe njëqind vjet të tjerë,besoj se diçka do të studioj, diçka do të zbulojnga gjenialiteti i tij.Është fatkeqësi që tëhuajt nuk mund ta lexojnë greqisht.Jo më kotthoshte Zisis Lorenxatos:’’Duhet të kesh lindurbrenda gjuhës greke,që ta kuptosh Solomonë’’.-Në çfarë periudhash të mëdha do të mundnit tandanit sot ju vetë veprën tuaj, cilat janëtë dhënat kryesore, të cilat karakterizojnëkëto periudha ?-Këto ndarje mund të jenë të dobishme kur bëhenprej historianëve të letërsisë sonë, për arsyestudimi.Ndërsa për ne, ç’kuptim kanë? Mund tëkem kaluar prej provash, peripecive të të shpre-hurit dhe transformimeve, pasi i takoj një breziqë nuk arriti të plakej me idealet qëushqyen rininë e tij.Do të parapëlqeja më mirë tëheshtja, se sa të shndërrohesha në një makinëkopjuese të vetvetes.Besoj se ka një njësim mëtë thellë në gjithë rrugëtimin e përpjekjes simepoetike.Se ‘’jam edhe nga ana tjetër’’,siç themtek ‘’Maria Nefeli’’. Veçse ajo që ndoshta ingatërron kritikët e mi, është zhvillimi ‘’brendatë njëjtit çast’’ i të dyja shtysave, që mbizotërojnëtek unë.Me këtë nënkuptoj komunikimin tim tëpandërprerë dhe të vazhdueshëm me lëndën, nganjera anë dhe nga ana tjetër prirjen time të vazh-dueshme drejt ekzagjerimit, dy gjëra,të cilat jemimësuar t’i nënkuptojmë të ndara nga njera-tje-tra. Mos vallë pikërisht kjo përbën edhe shenjate gishtrinjve të mi? Poeti është i fundit që ka tëdrejtë të gjykojë veprën e vet.Përjashtoj faktinse një intervistë është vendi më i përshtatshëmpër të guxuar për një përpjekje tëtillë.Sinqerisht,nuk mund t’u them asgjëtjetër.Mund t’ju flas vetëm për veprat e mia tëreja.Është ‘’Tri poezi me flamur të rastit’’,të cilatshpresoj të qarkullojnë brenda këtij viti...

(Vijon në fq. 14)

Page 4: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

4/ E Diel,12 shkurt 2012nacional PROZË

Dashnorë të varfërTregim nga Albana M LIFSCHIN, New York

Ata ishin ulur përballë njeri tjetrit në një Mc-Donald’s. Ai vështronte flokët e saj në ngjyrëne kallinjve të pjekur, që i kishte hedhur mën-janë, e në pëllëmbën e tij mbante shtrënguardorën e saj të vogël. Kishte qenë vajza e endër-rave të tij që në shkollën e mesme. Ishin mësuart’i linin takimet tek oborri i shkollës me të rënëmbrëmja. Oborri rrinte ditë e natë hapur. Thu-hej qe e mbanin ashtu qëkurse një nxënës kish-te thyer këmbën duke dashur të kapërcentemurin e shkollës, pasi roja s’i kishte hapur derënedhe pse djali i qe lutur.Ajo vështronte sytë e tij të kaltër. Qenë takuarpas kaq vitesh! Sa herë i kishte puthur ata sykur ishin në Tiranë! Uleshin në barin e gjelbërnën shelgjet lotonjës nga kodrat e qytetit. Ai ivinte kokën në prehër dhe ajo përkulej mbi të e

i puthe sytë, flokët.... Tani ndjente të njejtëndëshirë, por i vinte zor. Rreth e qark tyre tavoli-nat ishin plot. -Dalim? Ai donte të rrinte vetëm me të.-Dalim, -tha ajo, duke tërhequr ngadalë dorënnga pëllëmba e tij të cilën ai vazhdonte ta mban-te ende fort. Ecnin në rrugët e atij qyteti tmerrë-sisht të madh e tmerrësisht të zhurmshëm. NëTiranë dikur ishin fytyra të njohura. Këtu ishindy të humbur në një botë të madhe,shumëngjyrëshe, ku askush s’e fliste gjuhën etyre. U ndalën nën strehën e një stacioni auto-buzi. Autobuzin e parë e lanë të kalonte. Komu-nikonin në heshtje. Nuk donin të ndaheshin aqshpejt. Kishin ende kaq shumë për të thënë dhebuzët u digjeshin për t’u puthur. Po ku, si? Ishinkrejt te zbuluar faqe botës së madhe. Matanërrugës ishin mpleksur për qafe dy të rinj. Duhettë ishin nxënës shkolle. Vështrimet e tyre u kryqë-zuan. Ai buzëqeshi. Buzëqeshi edhe ajo.-Nuk qënka dhe aq e vështirë, ë?- Ikim që këtu?- Ku?-Ç’rëndësi ka, ikim...Ata zunë vend në karriget e fundit të autobuzit.Ai ndjente praninë e saj, merrte frymë parfumine saj. I vinte ta shtrëngonte, i vinte “ta mbyste’’.-Ku po shkojmë ? -tha ai duke u kthyer nga ajo.Sytë e saj ishin gjithë dritë.

- E ç’rëndësi ka? përsëriti ajo.Autobuzi, (‘si ata të turizmit’ kishte thënë ajo,për urbanët e Amerikës), gjarpëronte nëpërqytet. Udhëtimin e tyre pa destinacion zuri tashoqëronte një shi i imët. -Sa mirë! tha ajo .-Mirë? Të kujtohet ajo ditë shiu në Tiranë?- Ehë, më kujtohet. -Ç’farë të kujtohet?Ai donte ta dëgjonte nga ajo.-Qe dita kur sandalet e mia i rrëmbeu vërshimi iujrave atë ditë rrebeshi dhe ti më ngrite në krahë,në mes të rrugës ... Të dy u kredhën në kujtimine asaj dite të jashtëzakonshme. Papritur, ai irrëmbeu dorën dhe mbështeti buzët e tij në to. Pas një gjysmë ore udhëtimi syri u zuri njëgodinë të lartë përpara atyre, ku dukeshin qartëshkronjat M-O_-T-_E_L.- Zbresim, -tha ai duke u ngritur.Ata dolën nga autobuzi.- Më pihet ujë apo diçka. Kam etje,- tha ajo-Ja të të marr një limonatë këtu, tek ky dyqan ivogël. Ai u kthye shpejt. Ajo e ktheu shishenplastike njëherësh. -Do edhe ti? - Jo, por ndoshta më vonë, shpirt. Ajo ndjeu një dridhje në zemër. Që kur ishintakuar qe hera e parë që ai e thërriste ashtu. Moteli tani qe tek këmbët e tyre. Ai bëri përpara

kurse ajo ndaloi. Ai e ndjeu ndrojtjen e saj.-Mirë, qëndro këtu, - tha ai dhe u hodh matanërrugës. Ajo nuk po ndihej rehat, gjithësesi.. Nefund të fundit kujt i fshihej? Pse s’e shoqëroi?E ndoqi pas. I dashuri i saj diçka po jepte emerrte me sportelistin. Pastaj u kthye duke fshirëduart e ballin me një shami xhepi . Asaj iu mblodhnjë gjë në gjoks. I u kujtua që, kur ai bënteashtu, diçka s’qe në rregull.- Çfarë?-Vijmë herë tjetër. Ajo s’e la t’ia fshihte sytë.- Nuk kishte dhoma dy orëshe. Ishin vetëm katërorëshe. Vijmë herë tjetër..shpirt. Ishte shtrenjtpër ne. -Sa dollarë kishe ti? pyeti ajo duke rrëmuarçantën e saj.-Këtu paskam vetëm nëntë dollarë..- Nuk bëjnë punë.. duheshin 48 dollarë,- tha ai.- Hëm.. sëbashku na bëhen 46 dollarë.Ajo vështroi shishen e limonatës.. “Sikur të mose kishim blerë atë” mendoi.-Tani më duket se kam unë etje,-tha ai duke imarrë shishen nga duart. Përballë tyre në një poster të dukshëm dukejfigura e një gruaje me këmbët vënë mbi tavolinë.Tek këpucët e saj qe shkruar me germa kapitale:“ THIS IS AMERICA, LOVE IT OR LEAVE IT!

Nju Jork, Tetor 2007

Sa sy të bukur...!Tregim nga Besnik Avdiaj, Gjakovë

Kishte kaluar java që nga koha kur Estela kish-te takuar atë djaloshin me sy blu në katin etretë. Asaj i kishte lënë një përshtypje jashtëza-konisht të madhe sjellja e lirshme e atij që kish-te takuar atë natë, por ishte njëri nga ata tëshumtët që e kishin përgëzuar për paraqitjen eprojektit për shkollën në formë kështjelle nëBjeshkët e Rugovës. Ishte ditë e shtunë. Ajokishte vendosur të dilte të merrte pak ajër tëpastër, sepse kishte vërtetë nevojë pasi që kish-te tri orë duke studiuar për arkitekturën. Në anëntjetër i kishin dhënë për të kryer një punim sem-inar me të vërtetë të komplikuar dhe ajo zakon-isht shkonte tek e shoqja, Magdalena, dhepunonte në kompjuterin e saj, pasi që personaltë vetin nuk kishte. Magdalena e ndihmontepër gjithçka që ajo mundej. Ajo jetonte në anëntjetër të qytetit dhe kishte mjaft rrugë për tëshkuar tek shtëpia e saj. Estela mori gjithë çkapati nevojë dhe u nis. Përshëndeti të ëmën qëpo përgatiste drekën dhe të atin që po merrej

me ca fletëpalosje.- Nuk do të hash drekë me ne sot?- e pyeti ajo.- Jo mami, faleminderit, por më pret Lena.- E pra mirë vogëlushja ime, mirupafshim!- Mirupafshim mami!Kur përshëndeti të atin, ai vetëm ngriti kokënlartë dhe buzëqeshi pa nxjerrë ndonjë fjalë ngagoja. Punëtorët e kishin riparuar defektin në ash-ensor dhe tani funksiononte për mrekulli. Shty-pi butonin që tregonte një shigjetë të përmby-sur dhe priti në heshtje. Kur u hap dera e ashen-sorit prej tij doli e motra, Anila e bërë qull dheplot flokë bore të mbetur nëpër flokët e saj ngjyrëgështenje.- Ku ishe deri tani? Nëna të kërkon ta ndihmoshta përgatitë drekën, kurse ti sorollatesh nëpërgjithë këtë borë që po bie,- i tha Estela me zë tëlartë.- Isha deri në bibliotekë për të shikuar në mund-ja ta gjej një libër që na e ka kërkuar profesore-sha e gjuhës shqipe,- ia ktheu Anila me kokënlartë.- Atëherë e ke mirë të ngutesh, se nëna ështëbërë merak për ty!-i tha Estela duke zbutur zërin.- Mirë, ika unë, po ti ku shkon?- e pyeti e motra.- Tek Magdalena për ta punuar një temë në ko-mpjuter,- ia ktheu Ela.- Epo mirë atëherë, mirupafshim!- Tung Nila!Estela u fut në ashensor pak pa u mbyllur dyerte tij dhe u gjend në kubin e ngushtë. Kur ashen-sori filloi të zbriste ngadalë poshtë, ajo përjetoiatë ndjenjën sikur diçka e tërhoqi për kërthize.

Dyert e ashensorit u hapën edhe dy herë të tjeradhe u futën një qift i moshuar i mbështjellë mirëe mirë për tu mbrojtur nga të ftohtit, një çupëlinëme një bebe-kukull, të cilën e kishte mbështjellëme shalle, kinse për të mos mërdhirë dhe të atine të ëmën që i qëndronin prapa krahëve të saj.Çupëlina kishte sy jeshil ashtu sikur edhe vetëEstela. Kishte veshur një xhup të trashë dhevënë një shall prej leshi rreth qafës. Kishtembathur një palë çizme prej stofi të trashë meqafore të ngritura lartë. Kur pa që Estela eshikonte me vëmendje, ajo i buzëqeshi tërë hirduke shfaqur dy radhe dhëmbësh të bardhë e tëvegjël si flokë dëborë të radhitura mirë njëra pastjetrës. Edhe Estela ia ktheu buzëqeshjen.Dyert e ashensorit u hapën dhe brenda u fut njëfuri ere e ftohtë duke i bërë të gjithë sa ishin tështrëngonin jakat rreth qafës dhe të dridheshin.Estela priti sa dolën të tjerët dhe doli menjëherëpas tyre. Kur doli jashtë ndërtesës u gjend nëajrin e ftohtë të asaj dite me borë. Hapi çadrënqë nuk kishte harruar ta merrte me vete për tumbrojtur nga bora dhe mori rrugën drejt bib-liotekës, ku në fillim do të merrte nja dy libra mevete e më pas të shkonte tek e shoqja, Magdale-na. Gëzofin e trashë që kishte hedhur krahëvedhe këpucët e rrafshëta me qaforë të larta prejstofi që i kishte blerë xhaxhi i saj, akoma idukeshin sikur i zënin frymën, por tashmë qemësuar me to dhe nuk ankohej fare. Magdalenai kishe blerë një kapele dimri dhe i kishte kërkuarqë ta vinte në kokë sa herë të dilte jashtë. Kursedorëzat që kishte vënë në duar për tu mbrojtur

nga të ftohtit e bënin të ndihej më ngrohtë bren-da atyre rrobave që kish veshur.Kur kaloi pranë dyqanit ku kish parë ato kë-pucët me qafore të larta e të trasha, ua ngulisytë dhe për ndonjë sekondë mbeti ashtu e ngr-irë me sytë ëndërrues të ngulur mbi to. Makinatqë i kalonin pranë, sikur mundoheshin që ta hidh-nin sa më larg baltën e krijuar nga bora e shkrirëpër ta lagur të bukurën Estelë. Por njëra ngamakinat ndaloi në momentin kur Estela po ngrintekokën lartë për të vazhduar rrugën drejt bib-liotekës së qytetit. U hap dritarja e pasme qëbinte nga trotuaret dhe nga ajo nxori kokëndikush që Estela e njohu në shikim të parë edhepse e kish parë vetëm njëherë në jetën e saj dheatë nëpër dritën e një llambe që vinte prapakrahëve të tij. Ishte ai djaloshi me sytë blu qëEstela e kishte takuar në katin e tretë.- Për ku je nisur moj gocë në këtë të ftohtë?- epyeti ai. Estela e mati me një shikim të shpejtëdhe ia ktheu me të njëjtin ton.- Po ty çfarë të duhet?- Desha të di nëse mund të të ndihmoj!- i tha aiduke hapur derën.- Mua më duhet të shkoj në bibliotekë për tëmarrë ca libra dhe pastaj tek shoqja ime,- ia ktheuEstela pasi e pa sinqeritetin e tij.- A mund të jem shoqëruesi yt deri aty?- pyetiai. - Sigurisht nëse nuk të pengon vonesa imeqë do bëj në bibliotekë,- ia ktheu ajo ftohtë.- S’më pengon fare, vetëm urdhëro hyr në mak-inë se përndryshe do ngrihemi këtu jashtë!...

(Vijon në nr. e ardhshëm)

Page 5: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

nacional5/ E Diel,12 shkurt 2012 POEZI

Vetëm ti e ngroh shpirtin tim

Nga Rexhep POLISI

ME TY NË UDHËTIM

Ti je në udhëtim taniDhe ndjej se hapat e tuTrokasin njëlloj meRrahjet e zemrës sime.

NDOSHTA

Ti ndoshta je në mendime taniNëpër livadhet me gjelbërim,Ndoshta je duke ëndërruarKujtimin e asaj dite të praruar,Apo me mendje tash po fluturonMe flatra drejt qiellit tim,Dhe mbjell me ëndje dashuriDhe shpresë në të aguar?!...

* * *

Kaq pranë dhe kaq larg për të dëgjuar një fjalë,Kaq larg dhe kaq pranë për të shijuar një puthje,Eh, largësitë tona i bashkon një rrugë e bardhëDhe vjen tek ti fjala e përmalluar si një lutje...!

VJESHTËN SONTE DO TA DEH

Do të pi të bëhem tapë,T’i kthej gotat nji nga nji,Të ec i vetëm nëpër natëGjersa të mbërrij tek ti...

Do ta pi të gjithë rakinë,Vjeshtën sonte do ta deh,Se ajo më heq mërzinë,Që pa gjumë po me le...

Mbi një re do shkoj shaluar,Hënën do ta rrok për qafe,Pastaj esëll në të aguarDo puth buzët e një vajze.

VETËM TI

Vetëm ti e ngroh shpirtin tim të mardhur në acar,Vetëm ti ma driçon rrugën kur për tek ti marr...Vetëm ti zbukuron ditët e mia të zymta kallkan,Ti je e vetmja që në këtë jetë me frymë më mban...

DITA PA TY

Si t’ia bëj ditës që pa ty më duket krejt e zezë,Si t’ia bëj lumit që pa ty, më tek unë nuk rrjedh,Si t’ia bëj dashurisë që pa ty, më nuk dashuron,Si t’ia bëj poezisë që pa ty, më nuk frymëzon?!

Nëse nuk do t’i doja këto të gjithaAtëherë harruar ty do të të kasha….

* * *

Nuk di ç’ngjyrë kanë ditët atje larg,A djeg dielli, apo po shtegton

Bashkë me tyNë vise të tjera, nëpër largësi?Nuk e di, a dhemb deti atje,A ka më stuhi brenda teje?!Ndërsa ndjej seBrenda meje, dallgët e detitI tërbojnë ditët e mia,Ujë bëhem krejt dhe mbytemNga dashuria...

Dielli perëndoi në skaj,Ndërsa breg të detitValët përskuqenSi të zëna në faj...

BORA

Bën ftohtë këtu, megjithëse bora është larg, ajoZbardh kreshtat e maleve me bardhësinë e sajUnë, ta mbaj në duar këtë bardhësi, kam mall,Ashtu siç të mbaja ty në atë vjeshtë të largët...

Bën ftohtë, por s’di ç’më ngroh së brendshmiËshtë zjarri i prushtë apo magjia e asaj dite?Që vjen tek unë si një ujvarë e argjendttë...Dhe më mbështjell të tërin me puthje drite?!

***

Këtu ndjehem si i huaj në dhe të huaj,Ndjehem bosh, pikë gjaku s’më lëvrinNën lëkurë, as dielli nuk ngroh si atyNë viset e tua, në viset tona të bukura...

Si i huaj ndjehem dhe paskam mall përGurgullimën e lumit tonë që na mbanNdezur përherë dashurinë kristalQë shkrin edhe borën në mal...

FJALA E PATHËNË

Ka ditë që nuk e dëgjoj zërin tëndDhe ndjej si tingujt shuhen brenda meje,Ka dtë që fjala e pathënë më dhembDhe s’guxon të marrë udhë drejt teje! Ka ditë që nuk e dëgjoj zërin tënd,Ndërsa dimri zbardh në malet e lartëAtje tej bardhësisë do ta gjej një vendPër dashurinë tonë të zjarrtë…

EDHE NJË HERË

A do mund të shoh edhe një herëDiellin kur çel në sytë e tu,Të shoh mëngjesin si lindTek ti dhe perëndon tek unë...

A do mund të shoh lumin si gjarpëronNë trupin tënd dhe derdhet në mua,A do mundem të shoh si shqiptohetPrej buzëve të tua fjala; “Të dua”!

Shkruaj një vargpër dashurinë

Nga Ilirian Sadikaj

Unë shkruaj nje varg per dashurinë,Njëqind vjet para se të lindesha,Njëmijë vjet më parë Ështe një varg dashurie pa fjalë,Me fytyrën timeStamposur në kohën përtej,Grimcuar në fytyrat e paraardhësve te mi,Me rripa mjegullash të ndritshme,Me ritmin e jehonës së ëndrraveMe rimat e alternuaratë jetëve dhe vdekjeve të mia,Të paralindura. Shkruaj një varg për dashurinëE paralindjes timeDhe çështjeve shumë të mistershmeDhe pyetjeve shumë të çuditshmeDhe protokollit shoqëror shumëtë papërshtatshëmUnë i bëj sfidë. Guxoj, me një varg për dashurinë,Të jetoj paralindjen time.

Nëse s’më do

Nëse më sheh e nuk më flet,Nëse më flet e nuk më do,Nëse s’më do, por më buzëqeshI lumtur jam aty të mbes,Në buzëqeshjen tënde moj. Nëse më prek e s’më takon,Në më takon e dorën s’jepPor më rri pranë, më mrekullon.I lumtur jam te ti të mbesDhe kur s’je pranë, e bukur, moj.

KomandantTropoja

Nga Zeqir Lushaj, SHBA

Një ditë,Do të ngrihet,Një memorial madhështor,Një Statujë Lirie.

Do t’i nderojë,Të rënët e saj,Kosova!

Aty,Patjetër,Duhet të shkruhet,

(Në rend alfabetik),Emni i djaloshit,Tahir Mal Sinani.

Është nga Grija,Nga Grija e Krasniqes,(Krasniqes së Vendit),

Ose,Përndryshe:–Komandant “Tropoja”!

Page 6: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

6/ E Diel,12 shkurt 2012nacional POEZI

Zemra që fal dashuriNga Shahbaze Vishaj

PËRTEJ MUREVE

Të pashëpërballë gjykatorespërtej shkallës 7këmbët të çoninnë shtratin e lëngimitas hap i parëas i funditnuk e donin lamtumirënsa shumë panë sytë përtej syvepanë kristalet e zemrës së thyerdhe buzëqeshjen e ngrirëkot fshiheni nën lëkurën e gjarpritse bebëzat e syve nuk mashtrojnëas zemra që fal dashurinuk vdes

PUTHJA

Qysh herëthodha hapintë takohem me zemrënqë fal dashurinë shtratin e sajt’i puthnim rrezete hënës t’i thurnimvargje bashkë

NDALESA

Ndalesa që e gjatëmurin se kalova dotse më fajësuanpse të deshamë gjykuanpse në damarët e mirridhte i njëjti gjak dashuriegjatë pritatë ta shoh atë bebëz syrisi anije pa busollë vërtiteshanë të njëjtat valë

e me vete thoshashtegu i dritës s’është largku do të shihet syri me syrindora do ta prek dorën e nënëse zemra do t’i flas zemrëspër dashurinë e ndarëu vërsulen drejt mejehipokritët’ ma ndalonin shikiminpërtej ndalesësunë dhe pse këtej ndalesësnotoja në bebëzat e syve tudhe lagia shkrumbin e moteveme ujin e detit Jon

QERPIKU VAJTUES

Në ëndërrçdo natë u takuamte det i dashurisëaty, biseduampër fshehtësitë e malevepër dhembjen e mallinpër mëngjeset e bardhaku bryma e kopshtevekishte venitur lulet e zemrëste Mani i kuqtë prisjaku fjala jotehijet i kthente në jetëe qerpikun vajtuesa mbante në shpresë

ETJA PËR TY

Çdo stinë që vinteishte me ngjyrë pikëllimishelgjet vajtueseshtrinin gjethetnë kristalet e zemrëse etja për typërtej muritbuzëve mu vurishkrumbin e vdekjessa herë ta putha emrinta zgjata dorënkur hordhitë barbarekishin hyr në Liqenine Mjellmave tonaçdo çastmund të fundoseshanga egoistët e kohësmëngjesi agoime re të zezae dashuri rreth lotittë ndarë kohësh

AROMA YTE

Te Qafë e Prushite ndjeva aromën tëndee Bukura e Mëmëdheuttani, më prittë gjitha portat e dashurisëjanë hapurku do të përqafohen kujtimete loti i vjetërdo të bashkohetme lotin e lotit të ri

Ftesë për pajtimNga Lida Lazaj

Pritmë

Vetmia e cyt të nisetMëdyshet , struket në vetmiSe tremb rrufe, stuhi, ortekShiu s‘e lag, dielli s‘e djegNga largësitë e terri s‘tutet

Shpirti më dyshet struket në vetmi

Ka frik‘se mos e shkelësh ti

Përtej retorikës

Teksa më thua:” Ti je bota”Dora mbi dorën time të ngrin koraleVështrimi të bëhet krah i një pulbardhe

Eh, si qenkan shqisatHutohen si fëmijët në parqe lodrash

Teksa më thua: “Ti je bota”Un‘pa kurrfarë keqardhje konstatoj s‘e s‘të mjaftoj

Se shpirtit tënd si mjafton bota

Ftesë për pajtim

Eja ta shembim kët‘ mëriTa rrokullisim në honet e harresës

Fytyrës na skaliti trishtimBrinjët na i kryqëzoi me pezm

Ne s‘kemi veç fjalësasgjë për të ndarëAs prona,As llogari bankareAs territore ku bëhet dashuri

Eja ta vrasim kët mëriKur bota zjenPërse te ngrijmë ne të dy

Vetmia e cyt të nisetMëdyshet , struket në vetmiSe tremb rrufe, stuhi, ortekShiu s‘e lag, dielli s‘e djegNga largësitë e terri s‘tutet

Shpirti më dyshet struket në vetmi

Ka frik‘se mos e shkelësh ti

Rrëfehet pema e një pylli

Nën dritën si vetëtimë të një yllipashë një pyll tjetërku zogjt‘ e qiellit çerdhoninnë tingëllima klorofili

U grinda me erën.Përse s‘më çoi në at‘ përrallëkur kolovitesha mbi ujra ëndrrash sipilivesë

Era më tha: “me fllade, zogjshira të ëmbël, breshër të beftëkafshë të buta , ujq të egërpyjet....si pyjenë gji të tyre shkrehen rrufe e digjen yje”

Andaj nderoj dheun ku rroj

E vezulloj si pemë krishtlindjesh kur e kure kur e kur kërrusur si pikëllimrënduar me fruta degët

Shpirti nuk laget

Vetmija e cyt të nisetSe tremb rrufe, stuhi dëbore, breshër, ortekshiu s‘e lag, dielli se djegnga hapësirat e largësitë s‘tutet

shpirti mëdyshettë niset a të mos nisete struket ne vetmi ka frik‘ se mos e shkelësh ti

Pragbeteje

Trëndafilë të zvetënuarÇngjyrosur, taravelëÇelur në janarMë sulmojnëDuan t‘më rrahinXhveshinSundojnë(kushedi ç‘e pandehin veten)

Nga lartësitë ku rron shqiponj‘ e zemrësKam mësuar heshtjen e bredhavedhe dy tre fjalënga gjuha e gjembave

Mbijetesë

Era fryn në erëDhe i shkul flokët pyllit që i del përparaNë shkretëtirën prej akulliE vetmja , ku ujku ngjëron gjakËshtë hëna

Nëse gjendem në gojën e erësO me një dhëmb të uritur ngulur në mishFaji s‘ështëAs i erësAs i ujkut

Page 7: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

nacional7/ E Diel,12 shkurt 2012 ESSERaportet e fëmijëve me poezinë fillojnë që në fazën e hershme të zhvillimit të tyre

NDIKIMI I POEZISË NË PROCESIN EMËSIM-NXËNIES TEK FËMIJET

“Procesi mësimor është një proces i rëndësishëm, i gjatë dhe kompleks në zhvillimin e individit dhe të shoqërisë ne përgjithësi . Shoqëria globale qe nenkuptonnjë shoqëri të nderlidhur mes vendeve te ndryshme ku mbizotërojnë perafersisht vlera të njejta, po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar prandaj edhe kërkonqytetarë të arsimuar që mund të mësojnë lehtë dhe vazhdimisht. Që ky proces të dal i suksesshëm dhe te jete i qëndrueshëm duhet vënë mbi themele të shëndoshadhe stabile. Për ti shtuar mundesite e arritjes se ketij qellimi perfundimtar, po ashtu kërkohet që në te, të përfshihen të gjithë përbërësit kryesorë të cilët do tëndihmojnë qe rezultatet e tërë këtij procesi të dalin sa më të mira.”

Nga Kismete Hyseni

Poezia dhe loja me fjalët

Poezia, si formë e veçantë e shprehjes letrare, eka për bazë fjalën, që ndikon në këtë proces tërëndësishëm të ngritjes, të formimit dhe tëedukimit të fëmijëve në përgjithësi. Raportet efëmijëve me poezinë fillojnë që në fazën e her-shme të zhvillimit të tyre. Fillon me ninullat qeparaqesin nje lloj të poezisë në shkallë fillestaredhe të pa zhvilluar. Për këtë arsye kërkohet qëpoezia si faktor me rëndësi të përdorët nëmënyrë të drejtë dhe ne të mirë të këtij procesi.

Mësimi i shkrimit, i leximit dhe i gjuhës nëpërgjithësi, disa fëmijëve u shkakton aq shumëshqetësim sa i shtynë ata që të kërkojnë arsyepër ta shmangur. Për ta evituar shqetësimin efëmijëve, dhe për ti evituar shkaktarët që i lar-gojnë ata nga mësimi dhe orët e gjuhës, ështëe mundur që të gjitha këto veprime: shkrimin,leximin, të folurit, të dëgjuarit tu ofrojmë ne njëformë shumë më të këndshme, dhe më të pran-ueshme. Kjo mund të realizohet përmes poez-isë. Përmes “magjisë” së poezisë dhe efektit tesaj, fëmijët futen në botën e imagjinatës dhe tëlojës, ajo u mbjell dëshirën për të bukurën dhedashurinë për gjuhën.Është obligim i shkollës por edhe i prindërveqë ta bëjnë fëmijën sa më parë një lexues të mirëdhe kërkues të përhershëm të thesarit që ruhetbrenda librave. E tërë kjo mund të bëhet natyrshëm dhe tëpranohet shumë lehtë nga fëmijët. Nën ndikimine fjalëve të poezisë, të tingujve të saj, të ritmit,të melodisë dhe të rimës, sikur në lojë, fëmijëtme fare pak përpjekje e marrin një bazë të mirëtë kulturës së gjuhës, e pasurojnë fjalorin dhe ekuptojnë me kohë strukturën e ndërtimit të gju-hës së tyre amtare. Kjo formë e të mësuarit undihmon që edhe në të ardhmen të shprehenmirë, të flasin rrjedhshëm dhe të shkruajnë drejt.Tërë ky veprim qe ngjanë në lojë, në të vërtetë

është orë mësimi e arritur me sukses. Edhe loja epërdorur për këtë qellim është faktor shumë merendësi për moshën e fëmijëve, madje po aq erëndësishme sa edhe kërkimi i fjalëve të reja.“Fjala mund të duket vetëm fjalë, por me tëpoeti mund të ndërtojë nje mbretëri të tërë”Rebecca Kai Dotlich (“ A Kingdom ofWords”.) Per ta arritur këtë efekt duhet zgjedhur mekujdes poezitë që i plotësojnë kriteret dhe që ikanë komponentët e duhur për moshën e fëm-ijëve si: formulimi i thjeshtë i fjalëve, ritmi, melo-dia, rima. Fjalët e sajuara dhe vargjet e përsërit-ura janë mjaft tërheqëse për fëmijët se u nxisinimagjinatën dhe mbahen lehtë në mend.. Këtoelemente që domosdo i kërkojnë fëmijët janëveçori kryesore e poezive të shkrimtarëve tëfamshëm botërorë për fëmijë, si Jabberwocky,Robert Frost, Lewis Carroll ose T. S. Eliot.

Poezia dhe dashuria për gjuhën

Fëmijët e moshës para shkollore, më shumë sefëmijët e moshave të tjera, janë të fascinuar ngagjuha, fjalët e reja dhe nga mundësia për ti sh-qiptuar ato. Këtë ndikim te poezisë ne procesine te mësuarit tek fëmijët, e ka shtruar edhestudiuesi Kornei Chukovski (1968) ne librin metitull ‘From Two to Five’ (ne shqip ‘Nga dy derine pese’). Chukovski vlereson se, që në moshëndy vjeçare, ‘për pak kohë çdo fëmijë është njëgjeni i gjuhës’. Kjo gjë ndodhë sepse në këtëperiudhë, dy deri pesë vjeç, fëmijët i krijojnë vetfjalët të cilat edhe mundohen ti shqiptojnë. Fjalëtqë dalin nga goja e tyre edhe pse janë të shtrem-bëruara tingëllojnë bukur dhe natyrshëm. Ngamosha gjashtë vjeç, ky gjenialitet gradualishtbie. Kurse në moshën tëtë vjeçe kreativiteti përfjalë të reja humbet gadi tërësisht. Mirëpo nëkëtë moshë ata kanë arritur të vënë një bazë tëmirë të gjuhës dhe të folurit. Këto forma të veçan-ta të ndikimit të poezisë në procesin e mësimit

janë objekt studimi i disa studiuesve dhe teor-icienëve më të njohur të Letërsisë për Fëmijë tëshekullit të kaluar por edhe të kohës sonë si:Northrop Frye, Michael Benton, Barbara Chat-tan, Chukovski , Rebecca Kai Dotlich, LelandB.Jacobs, etj.“Poezia u zgjon fëmijëve interesimin për fjalët.Pa këtë interesim fëmijëve kurrë nuk do tu in-teresojë as shkrimi e as leximi” Leland B. Ja-cobsEkzistojnë prova historike për forcën dhendikimin qe ka poezia në mesimin e gjuhës, nëformimin dhe edukimin intelektual të njeriut.“Për mësimin e mirë të gjuhës nuk ka asgjë mëtë bukur dhe më inspiruese se sa poezia”, thek-son Patrick Lewis, shkrimtar, profesor dhe stud-jues i poezisë për fëmijë ne Faculty of Educa-tion ne University of Regina. Emra të mëdhenj të letërsisë dhe të artit botërorjanë shembujt më të mirë të cilët e dëshmojnëkëtë. William Butler Yeats, konsiderohet njerindër poetët më të mëdhenj të shek. XX. Kurishte fëmijë (8-9 vjeç) çdo ditë e dëgjonte të atinduke i lexuar me zë romanca ritmike;Brendan Gill, prozator i shquar në New Yorker,derisa ishte fëmijë merrte nga i ati nga një dollarshpërblim për çdo varg që mësonte përmendesh.Ndikimi i shpërblimit me një dollar atëherë ishtei vogël, por efektet e mëdha u duken më vonëkur ai po mbërrinte majat e suksesit në krijim-tarinë poetike. Edhe Eva Merriam, poete dheprozatore e famshme amerikane, kur ishte fëmijëi kishte ndjekur gadi te gjitha shfaqjet dheproduksionet e Gilbert dhe Sullivanit, krijuesvetë njohur endacak që deklamonin poezitë e tyrenëpër sheshe dhe rrugë. Aq ndikim kishin lënëvargjet e tyre tek ajo, sa qe kush e njeh dhe ekupton zërin, melodinë dhe rimën e këndimevetë Gilbertit dhe Sullivanit , patjetër se do ta dëg-jojë edhe jehonën e tyre në poezinë e Eve Mer-riam’s.Ne nuk mund të krenohemi se ne të kaluarënkemi pasur shembuj të tillë të ndikimit apo inkura-jimit. Për arsye politike –shoqërore dhe për ar-sye te sistemit diskriminues në të cilit ka jetuarpopulli shqiptar, breza të tërë nuk kanë mësuaras dëgjuar poezi as me zë as ne gjuhën shqipe.Por për brezat sot , me nuk ekzistojnë pengesate tilla prandaj edhe format e inkurajimit janë tëmundura dhe mund të përdoren..Poezia për fëmijë zë një hapësirë te rëndësishmene periudhën e shkollimit të fëmijëve, ajo poashtu zë një hapësire te konsiderueshme netekstet mësimore dhe librat shkollor, dhe planprogramet mësimore. Por sa i plotëson kriteretpoezia qe u ofrohet fëmijëve sot, a janë për fëm-ijët vargjet qe u lexohen, a kanë vlera artistike,kjo është çështje me vete që kërkon trajtim tëveçantë. Ne qoftë se kjo ceshtje nuk trajtohet,fare lehtë mund të ndodhë qe tek fëmijët të krijo-het përshtypje e hidhur për poezinë nëpërgjithësi vetëm pse në librat e tyre kanë poeziqe nuk u përshtatën kërkesave të tyre. Ne ar-tikullin “Prezentimi i poezise tek parashkol-loret” botuar ne revisten ‘Earli Childhood Ed-

ucation Jurnal’(1973), autorja Connie Biewaldparaqet pershtypjet e saj mbi femijet dhe poez-ine “ ... Ne fillim nuk e kuptoja pse fëmijëvenuk u pëlqente poezia. Pastaj u zemërovashumë në arsimtarët e tyre pse kishin zgjedhurpoezi të cilat fëmijëve u kishin lënë përshtypjetë keqe”.Duhet te përmendim se në Kosovë, historia endryshimeve intensive në arsim është e re . Ajoka filluar në vitet pas luftës se fundit, si për-pjekje per ndërtim dhe sjelljen e të resë në fush-ën e arsimit. Ky proces, kjo reformë nga institu-cionet dhe shoqëria u pranua në sipërfaqe paprekur akoma në thelbin e çështjes. Sepse vënianë jetë e ideve të reja doli të jetë një processhumë më i ndërlikuar se ç’e kishin menduarhartuesit e politikave. Ky proces kërkonte vep-rime intensive dhe të vazhdueshme si nga anafizike ashtu edhe nga ajo përmbajtësore. Kjo nuku bë. Proces ngeci, ose u vu së prapthi, sepsenuk dha rezultate të mira ne ngritjen e shkallesse mesim-nxenjes tek femijet as e ngriti shkallene dijes ne pergjithesi .Nga terë kjo doli vetëm një mësim i mirë se më nëfund u kuptua se reforma është e domosdoshme.U kuptua po ashtu se arritja e saj është e vësh-tirë, dhe se ajo nuk paraqet vetëm objektet ereja shkollore, as vetëm plan programet e reja,por te gjitha këto edhe shumë më shumë se këto:paraqet ndryshim në shkallë të gjerë te koncep-tit dhe të kultures se të mësuarit. Prandaj thënë me një fjalë ne qoftë se vlenparimi se : Dukemi ashtu siç ushqehemi, atëherëedhe gjuha jonë është ashtu si lexojmë dhe salexojmë.

Page 8: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

8/ E Diel,12 shkurt 2012nacional POEZI

Me më të bukuratNga Koçi Petriti

Ju kujtova të gjithave

Ju kujtova të gjithave juve që them se ju desha,që nga m’e hershmja,gjer tek e vona,atë që ish e paputhura,atë që ish virgjëresha,atë që ish molla e sherrit e pela e harbimeve tona.

Atë që flijoi për tre grosh dashurizën e parë,atë që briroi fill pas muajit të mjaltit nën mua,atë që nguroi n’ udhëkryq: djall, a ëngjëll të marrë,atë që kuptoi që s’e desha, që sapo i thashë “të dua”.

Ja, po më ngjan sikur ngrihi nga heshtja e honeve,Të shumta, të ndryshme si ngjyrat, si zogjtë,ju fluturuat mbi prushin epshor të pasioneve,donit të ngroheshit, pendët e bukura dogjtë.

Vjen perëndisht edhe ti, që të desha së pari,pikëz e artë, flurorja, si rreze e përthyer mbi lotë,të shtrij e të shkoj përmbi buzë sërish si dikur një fill bari,ti nis këndon edhe qan: Dashuria bën xhiro në botë!

Prapë unë u desha pa ty,ti prapë u puthe pa mua,erdhën pas teje të tjera, shuan ç’ rindizet e digjet,erdhën, po s’hyri askush gjer në pronat e tua,mes njëri tjetrit shkon lumi që ndan e bashkon të dy brigjet.

Zbriti dhe suta e Veriut,mbrriti dhe krrilla prej Jugut,unë i pranova të gjitha, të gjitha, të gjitha,toka, grua beronjë palluar prej plugut,qan kur s’ ngarkohet me pemë, qesh kur mbulohet me drithra.

Ja, ku po vjen dhe më e vona, mjellma e fundit,mjellma e fundit brymuar nga vjeshta,hirin hënor të flijimit kalimthi ma shkundi,brymën e ikjes pa kthim më brymoi përmbi vjersha.

Unë kështu dimëroj gjer në flirtet e vona,herë i rishuar, herë i rindezur, sa mund,jam gati çdonjë ta ridua sikur të ish vërtet Dezdemona,pastaj ta harroj si një libër që s’mund ta lexosh gjer në fund...

* * *Shumë ëndërrova të doja një njeri,Kështu më mbeti koka kthyer nga dashuria,Ëndërr pas ëndrre blova dhimbje e vetmi,Në zemër mblodha gjithë muzgjet me shkëndija.Duhej të prisja që veç ty të të desha,I rrethuar kështu përjetësisht me xixëllonja.Jam unë që të dua vërtet gjer në eshtra,Apo ti të më bësh të të harroj je e pazonja?

l6 mars l972

Kënga e mjellmës

Kisha trefish moshën e saj,Ish si sajim prej perëndishE tha: Jam vajze ! E i thashë: Qaj!Më dërgoi Zoti të të prish.

Qenke sajim prej perëndish,Lëng luleshtrydhjesh, prush kulumbrish .

Më puthte që nga floku gjer në thua,Sikur ajo të ish grua e unë i mitur,Një çast nën mua u rrit e u moshua,U puth e prapë u përtërit papritur.

Ishte sajim prej perëndish,Lëng luleshtrydhjesh, prush kulumbrish .

Moshën e saj kisha trefish... 2001

***

S’rri dot me ty,s’bëj dot pa ty,nata ka vesh,dita ka sy.

Fshehur po dal,vjedhur po hy,nata ka vesh,dita ka sy.

Nën qiell veç,nën dhe të dy,s’ rri dot me ty,s’ bëj dot pa ty!

Me më të bukurat kam bërë dashuri

Me më të bukurat kam bërë dashuri,me më Të Bukurën kam bërë fëmijë,shijova luleshtrydhje e kulumbrie vdekja kur të dojë le të vijë!

Tëmthat më rrahin

Tëmthat më rrahin,zemra më digjet,dua një shekull të rroje larg në u largofsha si ujrat nga brigjet,prap ti më dhimbsesh njësoj.

Ç’ rëntë mbi mua,ç’ rrjedhtë nën mua,rrjedhtë e më ktheftë tek ti,unë ç’ njeri duhet dashur e dua,Ty të kam Perëndi.

Ç’ flasim kështu,ç’ heshtim kështu,vallë në ç’ ujra po zhytem?Ulur në çipin e syve të tu,lermë të pi e të mbytem!

Lermë të pi, lermë të hesht,zemra për zemër të digjet,shekullin tim le ta ngrysja kaq thjesht,në ujrat ku lozin gjithë brigjet!...

Tëmthat më rrahin, zëmra më digjet...

Baladë për ty që të dua

Unë emrin tënd e zë rrallë në gojë,Kjo do të thotë që në zemër e ruaj thellë,Veç më ndodhtë të kthehem në rrënojë,Ti do të dalësh si legjenda mbi një kështjellë.

Unë emrin tënd s’e kam vënë në asnjë vjershëE s’do ta shkruaj as në vargun më me bujë,Kjo do të thotë që gjërat më me peshëRrinë në thellësi dhe është zor t’i ngresh mbi ujë...

Balada e urës

Ish një vajzë e ish një djalë,vajza e donte e djali e donte,po Shkumbini i madh me valëi kish ndarë e turfullonte.

Dhe thërrisnin: Oo, të dua!Po kjo klithmë e lashtë fjalëshu dëgjohej: Joo, s’të dua!nëpër thashetheme valësh.

E humbisnin të dy shpresëne shpresonin prap më tepër,siç humbet dhe dita vesëndhe e gjen mëngjezin tjetër.

Oo, të dua, - nisej fjala,Joo s’të dua, - mbrrinte zallit.Vajza thosh: Më piftë vala!Të përpiftë! - i bëhej djalit.

Bot me buzë, bot me duar,anës dallgëve ndërkryer,herë për jetë dashuruar,herë për vdekje të zhgënjyer.

Hidhnin fjalën ta kalonin,shprishej porsi plisi i kumit,hidhnin gurin të qëllonin,binte mu në mes të lumit.

Një çast lumi s’ish më lumëmes dy maleve të mallitdhe u bind e ra në gjumëdhe u hap e fjeti zallit.

Rendi vajza e rendi djali,sa u ngrit një erë e marrë,që rrëzoi shkëmbinj nga malie një breshër që s’ish parë.

Zgjatën duart, vunë gurë,shtruan dhëmbjet që nuk thuhen,gjer mbi lumë u bënë urëtë kalojnë ata që duhen.

Ish një vajzë e ish një djalë...

Balada e pusit

Pus, o pus i shpirtit tim trishtuar,s’mban mend ç’sy ke larë gjer më sot,po për dertin tënd të përvëluarsi nuk derdhe dot një pikë lot?

Ja, po ngreh kapakun tënd të rëndëe që lart sheh hëna si kukudh,duke shkundur shpejt dremitjen tënde,zbret një pamje vajze dhe të puth.

Befas ti nga terr i zi mbështjellë,kur që poshtë ia pi të kaltrit sy,ndrit e shkëndijon e nxjerr që thellëqiejt e përmbysur përmbi ty.

Frymën mban, ç’mendon mos të ta vjedhin,do me të të flesh përjetësisht,sa një gur të vockël të të hedhinfaqen rreth i rrudhave ta prish.

Por pa pritur vajza ta nxjerr gjuhën,tallja e saj të ngjeth e sa s’të çmënd,ndaj mos pret sërish të ta zerë udhën,

Page 9: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

nacional9/ E Diel,12 shkurt 2012 POEZI

kam bërë dashurita varrosësh thellë fundit tënd?

Pus, o pus i shpirtit tim trishtuar,s’mban mend ç’sy ke larë gjer më sot,po për dertin tënd të përvëluarsi nuk derdhe dot një pikë lot?

Korçë, 26 tetor l962

Bredh brenga e mbrëmjes

Bredh brenga e mbrëmjes. Bryma brigjet zbardh.Ty të buis mbi dy bumbeska i bryllët gjiriE unë ndjej sikur nga gjithë ky mall i madhPërbrënda më vjen rreth një gur mulliri.

Mbi ç‘buzë bumbeskatzogj ti po i çuket,kur mijra zilka gjethesh troket plepie natyra nxjerr nga xhepi i vethënën si pasqyrëz tualeti?

Letër…

O dhembshuri mizore e qerpikqarë,sa ndjej nevojën shpirtin të ta hap,po ç’të të shkruaj ty tani më parë,kur drithërim i ëmbël vjen më kap?

Ka rënë nata, fle dhe shpezëria,ti nga thëllëzëria e tyre zbrete feks përmes qepallave të mia,si flutur që në krimb të kthehet pret.

Kur pret mbi shkretim shtrati e ndjen humnerë,si drithmë gjethërimi që rreth bie,mos, mos e lerë lotin të të bjerënë psherëtim të mekur dashurie!

Përqethur si dikur nga puthja e parë,humnerës pëshpëriti tinguj malli,

përfytyrimi krahë të më marrë,kur feks ti larg si lot margaritari.

Ti hyre e rrije në mëdyshje

Ti hyre e rrije në mëdyshjeaty në prag të derës,siç hyn një çast një dallëndyshemes dimrit dhe pranverës.

E ndërsa heshtnim sy ndër sy,as ngeshëm e as ngutur,të qe shkopsitur kopsa ty,apo të ish këputur ?

Se kur vështroja përmbi gjinj,herë shtrembër e herë drejt,s’di ç’ nomatisa me gishtrinje të shkopsita krejt.

Në puthje ishe krejt dëborë

Në puthje ishe krejt dëborë,sikur më puthte vdekja,E unëtë shtira kot në dorë,mos shkonte kot pikpjekja.

Po dhe në ish dorështënia e kotë,a thjesht pa epsh, pa ëndje,përse më kap rënqethja e ftohtësa herë të sjell ndër mëndje?

M’u dhe ti mes dëbore e zjarri,pa ditur ç’ ndeze e ç’ fike,e mua këtë puthje varrima ngule gozhdë e ike.

Fjalë të përsëritura

Ai ia prek flokët dhe ia ngatërron nëpër gishta,ajo një kopsë të këmishës ia shtyp me thua,vesa pikëzon mbi lirishta,shelgjet rrinë varur mbi përrua.

E marr me mënd ç’ i pëshpërit ai tanie ç’ mërmërin ajo në këtë orë të vonë.Sa të tjerë i kanë thënë këto fjalëe sa të tjerë do t’i thonë e do t’i thonë?

Dhe asgjë s’përsëritet, te asnjë vajzë e asnjëdjalë,në vitet që do të vijnë, të trazuar apo të qetë.Mjerë ai që s’i ka thënë dikujt të tilla fjalë,fjalë që thuhen vetëm njëherë në jetë!

Si të të nxjerr prej vjershave të mia

Si të të nxjerr prej vjershave të mia,ku ti hajdutërisht s’ke hyrë,si në atë shtrat, ku të iku çupëria,të dilje s’deshe e tjetra të pat shtyre?

Si të të nxjerr? Ti hyre gjer në çmëndje,pa ty më mbeten vjershat krejt gërmadhae s’di sesi je shndërruar në një dhëmbjee drithmë e klithmë, veshur me të bardha.

E veshur me të bardha e lule molle,nën lule molle lot një lojë zjarrie drurët degë mbyllur si kasollee ti më shkon mbi buzë një fill bari.

Dhe muzg i trëndafiltë e unë pa mëndjenjë degëz shelgu zhvesha lakuriqe ti, si për të fshehur zhveshjen tënde,the: Ah, ju djemtë ç’ jini kaq të liq!

(Vijon nga fq. 2)... e ngre autorin e librit BujarLeskaj mbi njerzit e zakonshëm. E parë mevëmëndje e gjithë vepra arrijmë në përfundiminse kemi një stil tregimtari dhe kritike që dallondhe që ndikon fuqishëm në sistemin ndiesor tëlexuesit, s‘ka se si lexuesi të mos ndiej dhe tëmos preket nga tregimi, analiza dhe përfundimetqë nxjerr z. Leskaj. Stili dhe gjuha është aq ethjeshtë dhe e bukur sa gjatë analizës që bënautori të duket sikur lexon “Globi në rrjetë”,romanin e Astrit Delvinës që thotë:”… Kemidy rrugë, ose të lëvizim në jetë dhe të bëjmëdiçka që na ndëshkon për këtë shkelje, ose tërrimë pa lëvizur, të mos jetojmë që të jemi nërregull me shoqërinë njerzore…”, apo tregimetplot dhimbje të Fatbardha Mulletit në librin metë njëjtin titull: “Shume gra të reja u dërguan nëinternim bashkë me foshnjat e tyre, … Fosh-njat mbetën atje, o në dheun e Tepelenës aponë lumen e Vjosës, ku i hidhnin policët, fosh-njat e sapo vdekura…” Është e nevojëshmëtë ëmë re burimet e shumta dhe literaturën qëshfrytëzon autori, gjë që e bën bindëse shkrimindhe idenë e tij dhe që flët për kulturën e tij tëgjërë.Kështu psh, gjatë analizës që ai i bën veprës sëVilson Blloshmit, autori u drejtohet disa au-toriteteve të kulturës që kanë shkruar për ve-prën e Blloshmit si Ismail Kadaresë, Sadik Bej-kos, Bardhyl Londos, Emil Lafes, Sabri Hamitit,etj. duke bërë krahasime të poezisë së Bllosh-mit, edhe me autorë të traditës, si me Asdrenin.Po ashtu autori shfrytëzon arkivin e Ministrisë

së Brëndshme, deklarimet e poetit në gjyq, ak-tekspertizat kundër tij që Leskaj i quan si plum-bat e parë që ranë mbi poetin e pushkatuar Vil-son Blloshmi. Kështu pra autori na jep një anal-izë të plotë e të dokuemtuar të veprës së poetittë pushkatuar. Në këtë libër krahas autorëve qëvuajtën burgjeve dhe kënetave të vdekjes, Bu-jar Leskaj nuk kishte se si të mos kujtonte menderim dhe inspirim edhe gjyshin e tij Halit Leskajqë vuajti në kënetën e Vloçisht në Maliq, për tëvetmin faj se ishte nacionalist dhe që babait tëBujarit, Farudinit i mbetën në vesh tërë jetënklithmat e të atit: “Vloçisht, Orman Pojan, amanshpirt, oh xhan!”

Rëndësia e veprës

Me këtë vepër Bujar Leskaj bëhet përfaqësuesii brezit të ri që u formua në liri i cili hap udhënpër studime të tjera të letërsisë së burgut oseburgologjisë siç thotë Visar Zhiti, dhe të histori-ografisë të shkruar nëpërmjet kujtimeve, përsi-atjeve, analizave, artikujve të atyre që vujtënnëpër burgjet dhe kampet e përqëndrimit të ng-ritura në Shqipëri, në kohë paqje.Autori pra na paraqet atë që dëshëron dhe kapritur shoqëria shqiptare: krijimtarinë e të bur-gosurve dhe të persekutuarve politikë, një shfqjeqë nuk na vjen për herë të parë, pasi edhe mëparë ka pasur, analiza apo artikuj kritikë për atëqë sot dëshmohet si letërsia e burgut, apo përkujtimet e “dosjeve të gjalla”, siç i quan AgimMusta të burgosurit politikë, por Bujar Leskaj

për herë të parë na sjell një studim gjithë përf-shirës , çka do të thotë një evidentim shkencortë asaj rryme letrare që pasqyron jetën nën dik-taturën komuniste dhe kjo është vlera dhe rëndë-sia e këtij libri. Vepra e Bujar Leskajt është patri-otike, sepse s‘ka patriotizëm formal me deklara-ta se e dua Shqipërinë! Po patriotizmi është bërëdhe ështe me vepra, ashtu si edhe në rastin eBujar Leskajt, e nga ky shembull çdo njeri për tëparë vlerat e vehtes së tij duhet të pyes veten:Ç‘kam bërë unë për vendin tim ?Në këtë mënyrë Bujar Leskaj merr përsipër tëpromovojë literaturën antikomuniste përparabotës shqiptare dhe kjo duhet vështruar jovetëm nga ana kulturore që mund ta bëje njëpersonalitet i elitës, por edhe si një detyrë atd-hetare, një domozdoshmëri për një komb qëkërkon të integrohet në Europë.Vepra e Bujar Leskaj “Muzat e qëndresës” ësh-të libër që të shtin në mendime të thella. Si uprenë këta lisa të elitës shqiptare që nuk mundtë lindin në çdo kohë, si u shembën këto shtyllatë kombit që mbanin strehën kombëtare dhepikërisht pse këta lisa u prenë pse këto shtylla ushembën , u shëmb edhe ngrehina çnjerzorekomuniste. Libra të këtij lloji janë të domoz-doshëm sepse ende në vendin tonë ka naziskinqë djegin librat që analizojnë e denoncojnëkrimin komunist, siç e pamë këtë akt mesjetëredhe në djegien e librit të Blendi Fevziut përdiktatorin komunist Enver Hoxha, ne disa qytetetë Shqipërisë dhe Kosovës.

Enver Lepenica

Page 10: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

10/ E Diel,12 shkurt 2012nacional POEZI

ShtëpiaPoezi nga Tomislav Marijan Bilosni

SHTËPIA MBRETËRORE(Kraljeva kuæa)

Mbreti im, tani derisa je ende i fshehurtë dëshiroj shtëpi me konaqe bollëk për oborrtarëtnë çdo derë të shtëpisë sate të jetë çelësi i besimitTë dëshiroj kopsht që është i denjë për mençurin tëndeqë në te çdo fije të jetë shpresëTë dëshiroj frone prej guri të rëndomtëqë mbi ta të jetë kulmi i dashurisëDëshiroj të hash në tryezën me dorën tëndetë punuarçdo gjë në shtëpi të merr frymë urtësishtTë dëshiroj shtëpi në të cilën ia behin edhe të panjohuritqë dritaret e saj të bëhen dritë drejtësieTë dëshiroj shtëpi e cila të ruan ditë e natëmuret e saj të jenë dhe vrundulli ytMbreti im, të dëshiroj shtëpi që në zemër ta ndërtojqë shtëpia të bëhët yrnek i përkormë pastërtie

DERISA JETON SHTËPIA(Dok •ivi kuæa)

A ka kush që se ëndërron shtëpinëarkëmortin plot eshtravarrin vetjaktryezën me mur të rrethuaraltari që zhduketdjepin me guvë të pushtA ka kush që s’ka dashuripër secilin gurëpër çdo tjegullëpër çdo thërrmijëzë rërepër jetën që e ka braktisurkur tashmë njëherëe ka dëgjuar qarjen e parëtë parën fjalëndijimin e urisë së parëtakimin e parë me të huajtëseç mbesin për jetë e mot në shtëpiA, ka kush që se dëshirone tëra kjo të jetë thëniekështu së paku derisa mbanë kujtesaderisa jeton shtëpiadhe hapësira e saj boshehapësirë terri i së cilës është romantik

KRIJESAT E SHTËPISË(Biæe kuæa)

Në këtë shtëpi do të vijnë të parët e mimjaft jam i vjetër t’i mbaj në mendIm atë do të vjen në këtë shtëpiai në te mëtutje e mbanë zjarrin ndezurIme ëmë do të vjen në këtë shtëpiajo ngahera përgatit rishtas çdo gjë nisUnë jam nisur në shtëpime çdo gjë që kam përfituar rrugësIme shoqe ka ardhur në këtë shtëpiduke më rrëfyer të kaluarën e shtëpisë së sajFëmijët e mi do të vijnë në këtë shtëpiduke pritur ti shoh dhe të mësohem ti takoiNipërit e mi do të vijnë në këtë shtëpidhe në fund them: këtu ka jetuar vetëm shtëpiavetëm krijesat e shtëpisë mund të bëjnë këso rrëmuje

SHTËPIA KATRORE(Èetvrtasta kuæa)

Zorshëm se shtëpia katrore hyn në vargje

në te dihen orët e zgjimitKjo është shtëpia e tim etiShtëpia e cila s’i lëshon pè acarimitshtëpia e materializuarShtëpia katrore rrethuar me kopsht katrorparajsa e së cilën në katër anë të botës shtrihetI ka katër hyrje dhe po aq dalje me nga tre dyertë cilat shpiejnë nga tryeza katroreNë oborr shatërvani katrorështë katror sikur gur i skaliturnë mur nga katër sarajenë distancim nga tre orë fryejnë nga katër erërambushur freski kristaloreShtëpi është ajo me kryq në mesnë secilin shermend të saj bie dritënë njërën nga katër stinët e motitShtëpia katrore përgjatë katër murevei ruan gjurmët e atyre që hyjnë në të

NDËRTUESI(Graditelj)

Para se shtëpia të ishte gatindërtuesi u zhdukhumbi në thellësirën e dënesjes së kaluarNga shtëpia ngeli vetëm një pamje shkëlqiminga pragu i saj qiellin e kam soditurkam vështruar në dritaret e PerëndisëKam parë: e vërteta është e vogëlpërballë vet qenjes së pavarurdëgjuar e kam jehun e çekanit të mjeshtritnë rrethojën me tulla të pjekuraDuke papandehur pamjen e resakaq e ngriti murintrupin e vete sheshoi prodhimin e ëndërrëspërgatitur nga bëzhdilat e yjëveNdërtuesi prapa vetes çdo gjë rrënoiende vetëm të vërtetat e ditës u përmbushëndhe u ndërruan

UNË ËNDËRROJ NJË SHTËPI(Ja sanjam jednu kuæu)

Unë ëndërroj një shtëpiunë atë shtëpi e didhe e kam shtëpinë të cilën e ëndërroiAjo s’ka fund as në gjumësi fërfëllizë dritaret janë yjësuarDhe çatia është përplot yjekur kredhet në honin e errët t’ëndërrësUnë ëndërroj një shtëpiatë e shohkokën nxjerr në dritaren e sajqë duket si afisheme vjershat e mija

Era fshikullonakullin e shpondiellin e fërgone shtëpia edhe mëtutje yllëzohetnë gjumërrëshqet nëpër përjetësinë hapësirën e bardhë të botësnë kopshtin e të parëverrëshqet si guaska në fund të oqeanitnëpër fjalënëpër fije bariprej imazhit në imazhrrëshqet mespërmes ajrit

duke më fshehurprej çdo pluhuri që s’është ëndërr

Unë kam shtëpi të cilën e ëndërroi

ÇFARË SHTËPI EKZISTOJNË(Kakve kuæe postoje)

Ekzistojnë shtëpi të ndryshmeshtëpi në të cilat vigjilojmëdhe shtëpi që bëjmë gjumështëpi për të kënduarshtëpi që krejt ç’ke nisur ka mbaruarshtëpi për shpirtrat që duhet zgjuarshtëpi në të cilat trupi është aktivEkzistojnë shtëpi për të jetuar me gruandhe shtëpi për ata që kanë vdekurshtëpi për çdo gjë ç’ka ngjarë në jetëkrejt ç’ka lidhje me fëmijëtkrejt ç’ka s’ka lidhje me neveEkzistojnë shtëpi që kanë përfunduardhe shtëpi në të cilat do të kthehemikur jeta jonë vate në pakthimShtëpi në të cilat kemi përfituar nga rastidhe në të cilat jemi gremisurshtëpi me formë njerëzore të jetësdhe shtëpi me organet tona ndijimoreshtëpi që s’ka ti kuptojmëdhe shtëpi në të cilat do të dëgjojmëvargun e bukurmuzikë e krijuar nga jeta

SHTËPIA ËSHTË NËNË(Kuæa je majka)

Krejt çka të duash shtëpia e plotësonnëse ajo ështe nëna jote e zgjuarnë vend teje gurin e bartë në krahe bartë diellin në krahrorplumb dhe flori në thimthat e gjinjëveShtëpi është heshtja e nënës derisa ëndërronVarfëria në të cilën të gjithë shërbehenme të njejtën gjuhënga ajo janë bijtë e vettë shpërndarë nëpër tërë botënVërtetë shtëpia dhe nëna janë një trupqë është sall nisma e jetës së tyreme kreshtë në qiell

SHTËPIA ËSHTË RRËFENJË PËR FËMIJËRINË(Kuæa je prièa o djetinjstvu)

Shtëpia është rrëfenjë për fëmijërinëKjo është vendvendosja e shtëpisënë të cilën mbahet mend vetëm një këndShtëpia e lindjes e ka formën e mushkëriveajo është shënuar në emrinështë shprehi organikepërkujtimore me kolonanë dritaret e treturanë tavannë lëvizjen e parë vrik jemi ringjallurShtëpia është tregim për trupinpër izbën plot rrënjë të kujtimeve tonapër arteriet dhe damarët e sajAjo është pikturë përplot pamje të të parëve tanënë të cilën fëmijëria është gur sprovimiShtëpia është rrëfenjë për lotin e parënë dhomën që për herë të parë humb lirinësepse në te s’kishte kushte jetesepikërisht ashtu siç kemi ëndërruar

Shqipëroi nga origjinali kroatisht, Mustafa SPAHIU

Page 11: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

nacional11/ E Diel,12 shkurt 2012 KRITIKË

Demijurgu Tomislav Marijan Bilosniç, shkrimtar dhe piktor i mirënjohur kroat me rrënjë e prejardhje arbëreshe

Respekti për gjenezën“T.M. Bilosniç është bartës i shumë shpërblimeve dhe mirënjohjeve për letërsi. Është fitues i shpërblimit më të njohur për poezi në Kroaci “Tin Ujeviç” (2009), ishpërblimit të parë për prozë “Dubravko Horvatiç” (2009), i shpërblimit të parë në Takimin e krijimtarisë letrare shpirtërore kroate “Stjepan Kranjiç” (2009).Shpërblimi Trashëgimia e pasionuar (2010), shpërblimi i parë për udhëpërshkrimin kroat letrar (2011), shpërblimi për haikun më të mirë në Kroaci (2006) dhe njënumër i madh i mirënjohjeve letrare. T.M. Bilosnip është fitues i shpërblimit ndërkombëtar letrar “Ilinden” në Shkup, Maqedoni (2007), “Trëndafili i kuq i Elbasanit”në Shqipëri (2009), i Diplomës së Nderit në Festivalin e 12-të ndërkombëtarë “Mainichi haiku” në Japoni (2009). Plaketën e artë Ndërkombëtare për fotografiartistike në ekspozitën “Island and Sea” (2010) etj.”

Nga Mustafa SPAHIU, Shkup

hapësirën e mediave kroate, ka shkruar me mijëraartikuj, komente, reportazhe, shënime dheudhëpërshkrime të botuara pothuajse në tëgjitha gazetat në Kroaci.Bashkëpunon me radion dhe televizionin. Ësh-të i njohur TV – seriali i tij “Pustolovine mor-skog konjica” (Aventurat e kalthit të detit). E kashëtitur një pjesë të madhe të botës, kurse kapunuar si punëtor krahu në ndërtimtari, teknik imakinave, kamarier, shofer (ngasës), kontabi-list, administrator, gazetar, udhëheqës i mar-ketingut dhe referent i lartë komercial i pavarur.Ka qenë drejtor i firmës tregtare “Zadranka”.Është njëri nga themeluesit dhe drejtor i parë i“Zadarski list” (Gazeta e Zarës), si dhe njëri ngainiciatorët kryetar i Këshillit drejtues të “Nar-odni list”, gazetës me stazh më të gjatë në Ball-kan, e cila sivjet e kremton 150-vjetorin e daljessë saj. Para pak muajve ka qenë kryeredaktor ijavores “Zadarski Regional” dhe kryeredaktor i“List”- javores në hapësirën e regjionit të Likës,në Dalmaci.Në luftën e Atdheut në Kroaci, T.M. Bilosniç,në orët e para u gjend në urdhërin e komandan-tit të Togës së Pavarur të Artistëve. Është anëtari Shoqatës së veteranëve kroat të Luftës së At-dheut. Anëtar i SHSHR dhe kryetar i Degës sëSHSHK në Zarë, anëtarë i Shoqatës së poetëvehaikuist kroat, anëtar i Këshillit drejtues tëAmzës Kroate në Zarë, poashtu anëtar i Sho-qërisë kulturore kroate “Napredak”, e ka theme-luar dhe është udhëheqës artistik i Taborit(fushim) Karin, është kryetar i Kuvendit të Sho-qatës kroate të piktorëve në Zarë, sekretar iShoqatës humanitare kroato-amerikaneFëmija dhe familja (Children and Family Soci-ety), kryetar i Lions Club-it në Zarë, kryetar ishoqërisë 3000 ZA DAR. Si pjesëmarrës iLëvizjes Kombëtare Kroate në vitin 1971 ishte iarrestuar, i ndjekur dhe i cenzuruar. Është fituesi shpërblimit të Stemës së qytetit të Zarës (2001).I shpërblimit të qytetit të Zarës (2008), i shpër-blimeve vjetore të Zhupanisë së Zarës (2003dhe 2008), i Stemës së komunës Polaça (1998), iStemës së komunës së Zemunikut (2007).T.M. Bilosniç është bartës i shumë shpërbli-meve dhe mirënjohjeve për letërsi. Është fituesi shpërblimit më të njohur për poezi në Kroaci“Tin Ujeviç” (2009), i shpërblimit të parë përprozë “Dubravko Horvatiç” (2009), i shpërblim-it të parë në Takimin e krijimtarisë letrareshpirtërore kroate “Stjepan Kranjiç” (2009).Shpërblimi Trashëgimia e pasionuar (2010),shpërblimi i parë për udhëpërshkrimin kroat letrar(2011), shpërblimi për haikun më të mirë në Kroa-ci (2006) dhe një numër i madh i mirënjohjeveletrare. T.M. Bilosnip është fitues i shpërblimitndërkombëtar letrar “Ilinden” në Shkup, Maqe-doni (2007), “Trëndafili i kuq i Elbasanit” nëShqipëri (2009), i Diplomës së Nderit në Festi-valin e 12-të ndërkombëtarë “Mainichi haiku”në Japoni (2009). Plaketën e artë Ndërkombëtarepër fotografi artistike në ekspozitën “Island and

Sea” (2010) etj.Vite më parë shtypi ditor në Kroaci ka shkruarse TMB është i vetmi shkrimtar, i cili brenda vititi ka botuar nga pesë vepra, e vitin e kaluar kyrekord është dyfishuar, duke e tejkaluar vetvet-en dhe gjithësesi ka vendosur vijë të re kufiri, icili padyshim do ta thyej me rekord të ri, ose nënjë farë mënyre tjetër, duke parë, duke pritur,koha do të jetë dëshmitare. Derisa e kremton botimin e 100-të të librit tëvetë të botuar, T.M. Bilosniç, sivjet i paraqetedhe pesë botime të veprave të veta të reja, sidhe tri libra për opusin e vet letrar.Paraqitja e tij me peshë të rëndësishme ështëpërmbledhja me vjersha “Tigri”, e cila muajinmars këtë vit do të botohet në SHBA, për botënanglishtfolëse.Përmbledhja e vjershave “Tigri”, për të cilën lir-isht nund të thuhet se e bashkon të gjithë poe-tikën e këtij poeti, ndërkombëtarisht është e njo-hur kjo vepër e Bilosniçnit, në tërësi e përkthyernë anglishte, italishte, gjermanishte, shqipe (bo-toi “Poeteka” – 2011, Tiranë – M.S.) në maqe-donisht dhe gjuhën rome.Si shkrimtar TMB është i gjithanshëm, me vizë-pamje të gjerë, mirëpo edhe mëtutje me kuresh-tje fëmijërore ka dëshirë të vallëzoi si çunarakdhe nuk është çudi që shkruan edhe për fëmijëdhe për të rritur e, me motive e tema i rrethuarnga përditshmëria, të cilën e kultivon me stilinpoetik modern; mirëpo, gjithashtu nuk e anash-kalon kohën e ikur, të kaluar...Nuk zgjedh mënyrë se si ta shpreh impresionindhe ekspresivitetin. Pothuajse nuk ka tema bash-këkohore me të cilat nuk është marrë ky autor,që nuk ju ka qasur, sikur që nuk ka gjini letrarenë të cilën se ke sprovuar penën. Për Luftën eAtdheut në Kroaci, Bilosniçi ka shkruar dhebotuar dy romane me prirje vrojtimi, si dhe librinme dokumente për artistët pjesëmarrës në luftë.Popullaritetin ndërkombëtar e ka arritur me përm-bledhjen me haiku “Velebit” e përkthyer në an-glishte dhe në gjuhën shqipe, për të cilën kritikae revistës së rëndësishme “Ko” dhe ajo ameri-kane “Modern Haiku” jashtëzakonisht lartë ekanë vlerësuar. Televizioni shtetëror japonez eka incizuar në Zarë 2003, filmin televiziv të me-trazhit të gjatë “Stazama hrvatskog haiku” (Sh-tigjeve të haikut kroat) për poezinë – haiku tëT.M. Bilosniç.Është prezantuar në disa antologji ndërko-mbëtare të haikut sipas shembullit të asaj japon-eze Four Seasons.T.M. Bilosniç i ka përgatitur 60 ekspozita të pa-varura të pikturës në teknikë monotipe, vaj,pastelë, vizatime dhe fotografi artistike. I ka botu-ar shtatë monografi për piktura: “Metamorfo-za”, “Lulet e vitoreve të Ravnokotarit” – (kra-hinë Dalmacie ndërmjet brigjeve të lumenjveZërmanja e të Kërkës – M.S.), “33”, “Pollocko-va svjetlost” (Drita e Jackson Pollock), “Maskei lica” (Maska dhe fytyra), “Mediteranski pas-tel” (Pastel mesdhetar) dhe “Duhovi sa zadar-

skog Foruma” (Shpirtrat e Forumit të Zarës),si dhe fotomonografinë “Skriveno kamenoblago” (Pasuria e fshehur e gurit), gjithashtuedhe monografinë poetike me akademik AntoStamaç dhe Zllatko Tomiçiç. Për opusin e tijpiktural kanë shkruar shumë kritik të shquar tëartit.Me rëndësi është të sinjalizohet për kontribu-tin e historisë kroate të Bilosniçit. Ravni- Ko-tori dhe Bukovica, janë të njohura në parahis-tori si krahinë ilire Liburne, deri tek paraq—itjae T.M. Bilosniçit, kanë ngelur deri tani jashtëhistoriografisë kroate, në njëfarë mënyre të lënaanash, ndonëse bëhet fjalë për krahinë me njëhistori të pasur në kontinuitetin mijëvjeçar dhe,çka është ajo më me rëndësi, krahinë e cila kavend të rëndësishëm në historinë e zhvillimit tëpopullit kroat dhe shtetit të tij.Në 30 veprat me tematikë – historike, shkrim-tari T.M. Bilosniç, e ka obliguar historiografinëkroate, veçanërisht atë të cilën e përpunon përilirët (liburnët), të kaluarën romake dhe kroatetë Zarës, Ninit, Velebitit, Ravni-Kotorit, Buk-ovicës, ishujve të Zarës dhe të Kuarnerit.Në përmbyllje, ja vlenë të theksohet se si poetiBilosniç ia ka përkushtuar shumë vjersha tëveta Shqipërisë, ka shkruar një numër të madhreportazhe dhe udhëpërshkrime për qytetet sh-qiptare, peisazhe e imazhe të ndryshme, njerëz-it dhe raste të ndryshme.Në gjuhën shqipe i janë përkthyer katër vepra:“Velebit”, “Ata që i hanë peshqit”, “Kalen-dari i ëndrrës” dhe “Tigri” (tri të fundit itakojnë penës sime dhe të sime bijë, mr. JehonaSpahiu), si dhe disa vepra të tjera.Ka marrë pjesë në shumë festivale poetike nëShqipëri. T.M. Bilosniç është anëtar nderi iLidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të El-basanit dhe Klubit të shkrimtarëve “KostadinKristoforidhi” në Elbasan. Thellësisht e nderondhe e respekton gjenezën e vet dhe gjenezën elashtë të popullit shqiptarë.

Demijurgu Tomislav Marijan Bilosniç, sh-krimtar dhe piktor i mirënjohur kroat me rrënjë eprejardhje arbëreshe (i fisit Paleta, M.S.), sivjeti shënon dy përvjetorë të rëndësishëm: 65-vje-torin e jetëgjatësisë dhe 45-vjetorin e krijim-tarisë së vet letrare. Duke shtuar dhe ate, sisivjet Bilosniç, e botoi dhe veprën e tij të 100-të, gjithashtu ai i ka realizuar mbi 50-të ekspozi-ta të pavarura me piktura, atëherë është fjalapër vitet, numrat dhe veprat me cilësi, vlerë dhetë denja për respekt. Veprën e vet të parë letraree sendërtoi “Senza luna” T.M. Milosniç, e bo-toi në fillim të janarit të vitit 1968, derisa, këtëveprën e tij të fundit të 100-të, përmbledhjenme vjersha “Afrika” e nxorri nga shtypi kahmbarimi i vitit 2011. Për 65-vjetorin e vitlindjessë T.M. Bilosniç, shkenctari e shkrimtari D-r.Sc. Igor Shipiç, nga Spliti, e botoi librin “Zhiv-ot na sudbini vullkana” (Jeta në mëshirën efatit të vullkanit) duke ia kushtuar opusit tëkrijimtarisë letrare të T.M. Bilosniçit. Pas ve-prës së Sanja Knezheviçit “Razotkrivanja”(Zbulimi i fshehtësisë) dedikuar Bilosniçit përkultin e romanit “Ispovijed isuvishna çovjeka”(Nunosja e njeriut të tepërt), kjo është vepra edytë, e cila merret me portretin letrar të shkrim-tarit më të frytshëm kroat.T.M. Bilosniç u lind më 18 janar 1947 në Zemu-nik. Është shkrimtar bashkëkohor kroat, poet,fejtonist, udhëpërshkrues, kritik, gazetar, pik-tor dhe fotograf artistik. Shkollën tetëvjeçare ekreu në Zemunik, shkollën e mesme teknike dheFakultetin filozofik në Zarë.Siç thamë është autor i qindra veprave të zhan-reve të ndryshme dhe i mbi 50 ekspozitave mepiktura në teknikë monotipike, vaj, pastelë, viza-time dhe fotografi artistike. Dendur merret meekologji, pra ky është shkrimtar, i cili me atrak-tivitetin e vet, veçmas të bën për vete duke tëtërhequr me numrin e konsiderueshëm të ve-prave të botuara dhe preokupimin e gjërë artis-tik, si dhe me biografinë e vet në kuptimin emirëfilltë të fjalës. Deri më tani është përkthyernë këto gjuhe: shqipe, anglishte, italishte, gjer-manishte, japonishte, turqishte, maqedonish-te, në gjuhën rome, sllovenishte, hungarishte,spanjishte, polonishte dhe në ruse.Është përfshirë në shumë përzgjedhje letrare,panorama, antologji, leksikone dhe programeshkollore; ka redaktuar revista, revista letrare,biblioteka dhe rubrika të gazetave. Ka nxjerrdhe redaktuar “Zoraniç” (Agimi), “Pllakat”dhe “Zadranka” (Zadranja). Një kohë ka qenëredaktor i “Zadarske revije”, anëtar i redaksisë“Tlla” (Trualli), “Plavi vjesnik” (Lajmëtari blu)dhe “Vedri dan” (Dita e kthjelltë).Si mysafir – redaktor e ka redaktuar revistënletrare për fëmijë “Masllaçak” (Lulja qumësh-tore). E ka redaktuar numrin e parë të gazetës“Grad Nin” (Qyteti Nin). Ka qenë redaktorshumëvjeçar i Festivalit Ndërkombëtarë të fëm-ijës në Shibenik dhe redaktor i bibliotekës haiku“Matsuo Basho”. I kudondodhur është në

Page 12: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

12/ E Diel,12 shkurt 2012nacional INFO

C M Y K

Gezohem që në faqet e gazetes Nacional gjenden dhe tekstet e mia

“Nacional” një zgjim shpirtërordhe krijues

“Unë besoj se Nacionali është shndërruar metë vertetë në një Gazetë të madhe, ku idetë,debatet dhe veprat e autorëve që i dergojmënë adresen tuaj zgjojnë kujtesen dhe vetëdijene akcilit krijues, sepse punët ecin mjaft mirë.T’ju them të verteten, gëzohem që në faqet egazetes Nacional gjenden dhe tekstet e mia. “Në 3 vjetorin e daljës së numrit të parë tëGazetës Letrare “Nacional” u vërejt një zgjim

shpirtëror dhe krijues. Pra më në fund arritet të tuboni krijues nga tëgjitha trevat shqiptare si dhe nga Diaspora. Kjoështë fitore jo vetëm e juaja, por e të gjithë atyreqë e ndjejnë vetën shqiptar.Mik i dashur dhe poet i nderuar të fala gjithëredaksisë dhe çdo të mirë e suksese. Unë besojse Nacionali është shndërruar me të vertetë nënjë Gazetë të madhe, ku idetë, debatet dhe ve-prat e autorëve që i dergojmë në adresen tuajzgjojnë kujtesen dhe vetëdijen e akcilit krijues,sepse punët ecin mjaft mirë. T’ju them tëverteten, gëzohem që në faqet e gazetes Nacio-nal gjenden dhe tekstet e mia.

Suksese e çdo të mirë miq të ndëruar !

Me respekt,Ali Podrimja

Botuesi në të shumtën e rasteve përfaqëson krijuesin dhe veprën e tij

Tek “ Nacional” çdo mendimështë identitet krijues

“Lexuesi shqiptar tashmë thotë: tek “Nacionali”...Kjo ka një shpjegim!Krijimtaria këtu, është më shumë se publikim individual.Është identitetkrijues, e mbi të gjitha identitet kombëtar.Mjafton të shohësh publikimin eartikujve, jehonën e tyre “migruar” nën atdhesim siç është diaspora e vetëqenësia e saj sa njerëzore, po aq bujshëm kombëtare kupton, që i përket jovetes, por një komuniteti ku lexuesi-komb, sheh atë që pret...Nga historia,kritika, letërsia me poezi e tregime, për të mbërritur në nevojën intelektuale,atë të shkrimit dhe botimit të eseve.”

Nëse do t’i referoheshim mendimit, tashmëbindës, se çdo vepër njerëzore krijohet dhe lindpër t’u shkruar, ose për t’u “shkrirë” në një libër,po të njëjtën gjë, do na duhej të thoshim dhepër botuesin.Botuesi në të shumtën e rastevepërfaqëson krijuesin dhe veprën e tij, nga njëvëllim poetik, në libër tregimesh, e deri në gjin-inë e romanit.Kjo, kuptohet i përket cilësimit“shtëpi botuese”. Kurse, ndryshe qëndronçështja, jo me këtë botues, por më një faqegazete, “pak” vend në revista letrare etj. Tëgjithë Ne, që letërsia na “kurorëzon” me idealine së bukurës, dhe pse të “kapërcesh” realitetinme figurën, nuk është as akt pëllumbash, kua-jsh me krahë, reklama tv, sesa t’i dhurosh lex-uesit, atë që vetë ai, s’do mundte kurrë ta shihte,e më larg...ta përfytyronte, duke i kërkuar fig-urës-metaforë “ kthimin”...Kjo i dedikohet nëfillimtari botuesit “gazetari!”Dhe pse më kujtohet botimi i poezisë së parë,viti 1990 në gazetën “Adriatiku” të qytetit tim,Durrësit, dhe botime të mëvonshme, nga “Zërii Rinisë”, “Drita”, “Fjala”, revista “Poeteka”,“Mehr Licht”, “Obelisk”; tek “ Nacional”, ( këtunuk po përmend cilësimin gazetë, sepse lexuesitashmë thotë: tek “Nacionali”...Kjo ka njëshpjegim!). Krijimtaria këtu, është më shumë sepublikim individual.Është identitet krijues, e mbitë gjitha identitet kombëtar.Mjafton të shohësh

publikimin e artikujve, jehonën e tyre “migru-ar” nën atdhesim siç është diaspora e vetëqenësia e saj sa njerëzore, po aq bujshëm ko-mbëtare kupton, që i përket jo vetes, por njëkomuniteti ku lexuesi-komb, sheh atë qëpret...Nga historia, kritika, letërsia me poezi etregime, për të mbërritur në nevojën intelektu-ale, atë të shkrimit dhe botimit të eseve.Ndoshta, një nga vlerat e “Nacional” qëndronnë veçanti, në “dëshirën” e stafit për të afruar,zgjedhur këtë shkrim, atë të esesë, sepse, dukemos dashur të citoj përkufizimin teorik mbi sh-krimin e saj, po vë në pah, se të shkruarit ese,është një mendim më shumë.Dhe të gjithë edimë , dhe e kuptojmë, që të krijosh mendim,është e njëjtë, sikur pas leximit të një libri tëkërkohet jo mendim-kritik, por mendimi,i cili dolindë tek lexuesi, i pas nga një dekade... e mëlarg... Si shumë autorë, dhe unë dërgova disapoezi para dy vitesh. Por pritja e një aproviminuk i përngjante riteve tashmë të zakonshëm të“suplementeve” të shtypit të shkruar. Gjithse-si, kjo ka një arsye! Duke shkruar të gjithë, jopak dhe letërsi, radha e pritjes ndodh të kthe-het në “ mërzitje godojane”, ti nuk e pret, osenuk ke dëshirë ta presësh Godonë, deri sa mbër-rin në një ide “post ekzistenciale”:Ti nuk edëshiron një pritje të tillë, e ca më shumë njënjeri të pa nisur për diku. U botuan poezitë epara, më pas një ese nacionale dhe tejet ko-mbëtare, sërish poezi, e sërish ese...Por tek shehemrin tënd si krijues, radhitur pranë njerëzve,të cilët pena e tyre i ka shpërblyer me respekt emirënjohje jo vetëm nga lexues e krijues, ndje-hesh ndryshe.Je dhe ti aty, me vargun tënd,një mendim më shumë, e mbi të gjitha, mendimjo në vetmi, atëherë kupton se ndaj teje, kyNacional kërkon vetëm një “shpërblim”! Iden-titet krijues! Dhe ky identitet mbart në supe tëkrijimtarisë një mesazh. Nëse “Nacioanl” dhu-ron nga vetja, ti njeri i mendimit duhet të kup-tosh, se më pas duhet t’i dhurosh po këtij or-gani “përkrenaren” e muzës tënde, atdhetar-izmin! Urime një organi, ku krijuesit që prezan-tohen aty, si bij dhe etër zotash pijnë endequmësht nga Bjeshkët...Fuqia e tyre s’njeh mërivëllazërish!

Nga Ilir Paja

Nacional, shembi e para kufijtë dhe muret e shpirtit brenda shqiptarëve

Tribunë e lirisë dhe pluralizmit“E çmoj shumë gazetën Nacional për faktin se është kthyer në një tribunë tëlirisë dhe pluralizmit, të rrahjes së mendimeve dhe debatimit progresiv, si dhepër faktin tjetër se ajo ka ringjallur nga harrimi autorët dhe letërsinëdisidente, ata që shkruanin ndryshe në një kohë të pa kohë dhe për këtë ukalvarizuan në mënyrë të pashembullt.”

Gëzimi i shkrimtarëvenë të gjithë hapësirënetnike të botës sh-qiptare për tre vjetor-in e daljes në dritë tëgazetës Nacional, njëgazetë kulturologjikeme përmasa mbarëko-mbëtare është më se iligjshëm dhe i natyr-shëm. Brenda një

kohe të shkurtër, gazeta Nacional ia doli tëkthehet në një tribunë të mendimit të lirë sh-qiptar, të iluminojë tendencat më të mira dhemë progressive të letarve shqipe, në këtëepokë të dixhitalizimit dhe globalizimit. Ajoshembi e para kufijtë artificialë dhe muret eshpirtit brenda për brenda shqiptarëve, këteje matanë kufijve administrativë të Shqipërisë,duke u bërë një zë i dashur dhe i ngrohtë, njëzë demokratik dhe pluralist, për të gjithë sh-qiptarët. Falenderoj vëllezërit e talentuarBuçpapaj, Flamur e Mujë Buçpapaj, dy per-sonalitete të njohura në fushën e letrave sh-qipe, që drejtuan e drejtojnë me vizion këtëorgan kaq të hapur dhe prestigjioz të shtypit

tonë kombëtar, dhe që na dhanë mundësinë tëkemi një gazetë letrare dhe jo vetëm letrare, ku tëmund të shpalosim idetë dhe shijet tona, krijim-tarinë dhe shpirtin shqiptar. E çmoj shumëgazetën Nacional për faktin se është kthyer nënjë tribunë të lirisë dhe pluralizmit, të rrahjes sëmendimeve dhe debatimit progresiv, si dhe përfaktin tjetër se ajo ka ringjallur nga harrimi au-torët dhe letërsinë disidente, ata që shkruaninndryshe në një kohë të pa kohë dhe për këtë ukalvarizuan në mënyrë të pashembullt. Gjithashtuçmoj faktin se në këtë gazetë kanë sjellë dhevijojnë të sjellin krijimet e tyre emrat më të shquartë letërsisë sonë, në Shqipëri, në Kosovë, ndërshqiptarët e Shqipërisë Lindore nën Maqedoni,si dhe autorë të njohur nga diaspora shqiptare evjetër dhe e re. Uroj që gazeta Nacional, ky zë idashur për ne të gjithë, të shndërrohet në njëogur të bardhë, për zgjimin e dhe iluminimin emëtejshëm të botës shqiptare, në këtë epokë tëmrekullueshme demokratike, ku po jetojmë tëgjithë shqiptarët, tashmë pa mure dhe pa keqk-uptime historike dhe aktuale midis njëri-tjetrit.*Shkrimtar disident

Nga Sali Leka

Gazeta Nacional edhe përdiasporën

Natyrale. Edhe në diasporën, gjymtyrën e sh-këputur të kombit. Na duhet të bëjmë shumëakoma në rilindjen tonë pas Zezones së robërisëe komunizmit. Shqipëria etnike kërkon nga nerimëkëmbje në rrugën e traditës e të modernes,në ruajtjen dhe kultivimin e dashurisë për sh-qiptarin e përbuzur nga vetja dhe nga të tjetër.

Na duhet një Nacional i vërtetë jashtë tutlavepartiake e klanore por brenda shpirtit artdashëse kombëtar. Kjo do të ishte dhuratë me vlerëpër gjeneratat pasojnë. Suksese!

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Rruga e bashkimit kombëtar realisht nis me bash-kimin krijimtarisë artistike. Në qenien e çdo sh-qiptari bashkimi është i lindur në gjenet e tij. Ataqë fizikisht ndanë harta harruan se ato shqyhennë lagështirën e kohës. Kjo ka filluar të ndodhë.Nacional po e ndihmon këtë me ringjalljen e vler-ave nga arti e kultura kudo në Shqipërinë

Page 13: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

nacional13/ E Diel,12 shkurt 2012

INFO

C M Y K

Shtëpia Botuese Nacional publikon dramën për kukulla “KATALLANI”, tëshkrimtarit të mirënjohur Flamur Buçpapaj

Shtëpia Botuese Nacional sapo ka publikuardramën për kukulla “KATALLANI”, të shkrim-tarit të mirënjohur Flamur Buçpapaj. Dramambështetet në një përrallë shqiptare ku Katal-lani një gjysmëkafshe dhe gjysmënjeri ven-dos të ndihmojë një vajzë jetime e cila keqtraj-tohet nga vajza zemërkeqe e mbretit, duke iabërë edhe më të rëndë punën si shërbëtore nëpallatin mbretëror. Shpirtligësia është njëmënyre sjelljeje e vajzës së Mbretit me të gjithënjerëzit në pallat, por fakti që jetimja është njëbukuri e rrallë ka bërë që princesha e shëmtuar,ta përjetojë këtë fakt edhe si një sfidë person-ale dhe torture, duke e çuar atë në një urrejtje tëpaparë ndaj vajzës së varfër, me qëllimin finalpër ta mërzitur dhe shëmtuar me çdo kusht.Falë mbështetjes së Katallanit, një hero i shëm-tuar, por zemërmirë, Jetimja arrin t’i shkatërrojetë gjithë armiqtë e saj, si dhe të vendosë paqedhe drejtësi në pallatin mbretëror dhe në krejt

mbretërinë. Shkrimtari ka arritur të na jap njëdramë moderne për fëmije, ku gjendet gjithçkaqë kërkon kureshtja ekstravagante e një fëmije,siç mund të jenë aksioni, e papritura, intriga,supërheroi i pathyeshëm që bën çudira dukemarrë anën e Jetimes së varfër, duelet, përleshjetdhe aventurat e Katallanit që nxjerr zjarr ngagoja, duke rrëzuar një pallat vetëm me një frymëdhe rrënuar një ushtri të tërë mercenarësh, për tëvendosur rregullin dhe drejtësinë.Drama është shkruar me një stil të rrjedhshëmdhe dialog të zgjedhur me kujdes, çfarë e bën atëpjesën teatrale me të mirë për fëmije të shkruarkëto 20 vjetët e fundit. Çdo fjalë dhe çdo dialogështë në vendin e vet duke përgatitur ngjarjenqë vjen më pas. Libri lexohet më një frymë dhemban gjallë kureshtjen deri në fund.Drama ka pak skena, si dhe pak personazhe çfarëe bën të thjeshtë për t’u venë në skenë dhe tëlehtë për t’u kuptuar nga fëmijët. Ajo përcjellmesazhin se pavarësisht vuajtjeve të gjata,njerëzit me ideale të forta mund të tejkalojnëpengesat, të çfarëdo natyre qofshin, si dhe tëarrijnë qëllimet sublime në jetë si drejtësia,mirëqenia, dashuria dhe paqja njerëzore. Dramapërcjell idenë se autoriteti në jetë dhe shoqërinuk vendoset nga posti, pasuria, apo shkallaherarkike por nga aftësitë individuale, human-izmi, ndershmëria dhe besnikëria ndaj parimevetë larta në jetë dhe se veprat e këqija gjithmonëvjen një ditë dhe ndëshkohen.Ky është libri i dytë me drama për fëmijë ishkrimtarit Flamur Buçpapaj

Mirësevini

Adresa:Rr. “Kavajes No:96/2, Tirana, Albania.Tel.: +355 42 235270Fax.: +355 42 235271Cel.: +355 68 24 11 641E-mail: [email protected]: www.hotel-nirvana.com

Komoditet dhe cilësi. Hoteli është i vendosur 50 m larg qendrësse Tiranës ,ne Rrugën e Kavajës ,përballë Kishës Katolike.Vend ideal për vizitorë që merren me biznes, si dhe për ata qeduan të vizitojnë Kryeqytetin. Hoteli ofron shërbime si :dhomëbiznesi,salle konferencash,të përshtatur për aktivitete të ndry-shme dhe seminare ,shërbim interneti ne çdo dhomë si dhe shër-bim wireless në ambjentet e barit ,restorantit dhe hollit ,shërbimtaksi, lavanteri, parkim etj.

Te 15 dhomat janë të mobiluara me shije dhe të pajisura metelefon,Tv me satelit ,minibar, tharëse flokësh, ajër i kondicionuardhe me ngrohje qendrore. Dhoma teke ,dyshe dhe me shtrat mat-rimonial si dhe dy suita të mrekullueshme .Në ambientet e hotelitne kemi edhe një koleksion të mrekullueshëm prej 300 pikturash

të cilat klientët mund ti admirojnë.Relaksohuni në një atmosferëtë qetë dhe të rehatshme

Aventurat e Katallanit

Page 14: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

14/ E Diel,12 shkurt 2012nacional IN MEMORIUM

Musine Kokalari, shkrimtarja e parë grua shqiptare, disidentja e parë në të gjithë perandorinë komuniste

MUSINE KOKALARI KISHTEDATËLINDJEN

“Më 10 shkurt, pra 2 ditë më parë, Musine Kokalari, shkrimtarja e parë grua shqiptare, disidentja e parë grua në të gjithë perandorinë komuniste, themeltare enjë partie opozitare, e burgosura politike, që pas 20 vitesh burg, do të mbyllte sytë në internim, ndërkaq 10 vjet më vonë, më 1993, kur diktatura komunistekishte rënë, do të dekorohej nga Presidendi me medaljen “Martir i Demokracisë” dhe së fundmi “Nderi i Kombit”, kishte datëlindjen. 95 vjetori i saj.”

Nga Visar ZHITI

Më 10 shkurt, pra 2 ditë më parë, MusineKokalari, shkrimtarja e parë grua shqiptare, dis-identja e parë grua në të gjithë perandorinëkomuniste, themeltare e një partie opozitare, eburgosura politike, që pas 20 vitesh burg, do tëmbyllte sytë në internim, ndërkaq 10 vjet mëvonë, më 1993, kur diktatura komuniste kishterënë, do të dekorohej nga Presidendi me med-aljen “Martir i Demokracisë” dhe së fundmi“Nderi i Kombit”, kishte datëlindjen. 95 vjetorii saj. Duhej përkujtuar nga të gjithë. Por gjith-sesi çdo ditë mund të ndihet dhe si datëlindje evlerave e njerëzor, pra dhe e emrit të ylltë tëMusine Kokalarit. Jeta dhe vepra e saj, bëmat,vuajtjet, qëndrimi, bukuria, pamposhtmëria janënjë përvojë e vyer, një pasuri e paçmuar moralepër të gjithë, rrezatim virtytesh, kulture e rëndë-sishme, një apel i përhershëm për të qenë tëdenjë për jetën, të dobishëm për vendin…Gjirokastritja e mrekullueshme Musine Kokalari,pasi kryen shkollën e mesme “NënaMbretëreshë” në Tiranë, më 1937, shkon përstudime në Universitetin e Romës, në Itali, delme rezultatet më të larta. Qysh studente botonlibrin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë”,me rrëfime magjepsëse. Njihet dhe do të ketëdhe vlerësimet e një nga shkrimtarëve më tëmëdhenj italianë Alberto Moravia. Së bashkudhe me disa shokë të tjerë, më 1943 formonPartinë Socialdemokrate dhe nxjerr gazetën“Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e dytëme tregime “Si u tund bota”348 faqe, ndërsamë 12 nëntor të po këtij viti pushkatuhen pagjyq vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari.Fitimitarët e ardhshëm po futeshin në kryeqytetme terror të llahtarshëm. Katër ditë më vonë earrestuan dhe shkrimtaren e parë shqiptare, embajtën 17 ditë në burg. Ajo boton libri i tretëpas një viti “Rreth vatrës” duke u bërë sh-krimtare e vërtetë me autoritet, por më më 23janar të vitit 1946, e arrestojnë për së dyti dhegjyqi terrorist i fitimtarëve e dënoi me 20 vjetburg.

Nga thëniet e saj në gjyq:

“Mbas Mbledhjes së Mukjes, kam marrë pjesënë Ballin Kombëtar si socialdemokrate dhe kamqenë përgjegjëse e gazetës `Zëri i Lirisë`, në tëcilën kam botuar artikuj ku flitet për çështjen eKosovës në bazë të Kartës së Atlantikut…. Kri-teri për të luftuar ishte jo për qëllimin e përfitimittë disa klikave, por për demokratizimin e ven-dit”.

“Unë s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe kys’mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por nëburg nuk duhet të jem…. Unë jam nxënëse eSami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Ril-indjen”.Kur dikush i vënë thirri se ajo duhet të dënohejme vdekje në litar, dhe kryetari Frederik Nosi,tha se a e dëgjonte atë që kërkonte populli,Musineja me qetësi iu përgjigj: “Nesër këtë dotë thonë edhe për ju turmat”.Në vitin 1961 lirohet dhe e internojnë në Rrësh-en, bën punë të rënda fizike, llaç dhe mur. Vetmiasi dënim dhe libra, libra, këta ishin miqtë e saj.Megjithatë ajo do të jetë mecenatja shpirtëroree shkrimtarit të ardhshëm Bilal Xhaferri, që do tëarratisej në SHBA për t’i shpëtuar përndjekjes,nga që ishte me baba të pushkatuar. Në vitin1981 Musineja sëmuret rëndë, pashërueshëmdhe vdes dy vjet më vonë. Makina e zhavorrit ehodhi në gropën ku mbuluan atë dhe veprën qënuk e lanë ta shkruante.

Në fundin e jetës:

Në dorëshkrimin “Mbi jetën time”, Musinejashkruan: “Komunistët më varrosën për së gjal-li... nuk iu kërkova falje në gjyq për aktivitetintim. Dhe pse do të kërkoja falje?…. Unë s’jamfajtore…”.Një përfundim i trishtë: “Njoha kulturëndemokratike, njoha tragjedinë e përmbysjeve të

mëdha revolucionare. Njoha një gjyq special.Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me për-plasje andej-këndej. Njoha punën e punëtoritme normë individe, njoha punën e krahut menormë kolektive në bujqësi e ndërtim. Njohavetminë e vetëkërkuar, shoqërinë e rastit në burgdhe gjithë ndryshimet që pasojnë nga ky tërmeti pandërprerë për të konsoliduar diktaturën eproletariatit. Nganjëherë them me vete se nukfitova gjë që mbeta gjallë. Kam 38 vjet që nuk edi ç’domethënë familje. Ndoshta do të ishte mirëtë kisha mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë.Kështu merrnin fund edhe vuajtjet, me gjithëgjendjen tragjike.Porosi e saj: Nëse vdes, në valixhen e vogëlkam disa sende me vlerë etnografike për Muze-un e Gjirokastrës. Ato pak kursime dhe gjithçkatjetër le të hyjë në fondin e shtypit që duhet tëkrijohet për punëtorin e krahut, i cili është i do-mosdoshëm, që të demokratizohet puna e krahutdhe të kultivohet punëtori i thjeshtë”.Porosia e Musine Kokalarit është shumë më emadhe, e dhëmbshme, me rëndësi dhe e përher-shme. Është thirrje kujtesës kolektive, veprimit,jetës, atdheut. Natyrisht sot ajo nderohet, kamarrë aureolën e martires, vepra e saj është botu-ar e plotë, falë dhe zellit të përkujdesësit të stu-diuesit Novruz Shehu. Lexuesit e saj janë tëshumtë, admiruesit po ashtu, edhe përkujtuesit,po kështu dhe Ambasadori Amerikan në Tiranë,madje jepet dhe njjëçmim për graté veprimtareme emrin e saj, kurse një studiues italian, MauroGeraci, po përgatit botimin e saj në Itali, kujtimete Musinesë në Romë. Kur ajo ishte studenteatje, bënte takime kulturore e patriotike, por sal-lat ia siguronte duke pagur vetë një tjetër sh-qiptar, Dane Zdrava, ai që do të sillte kinemanëe parë në qytetin e tij në Berat. Kishte kryerakademinë detare në Napoli, patriot, por dhe kydo të vdiste në burgun komunist. I kujtojmë këtosi një përvojë e mrekullueshme, që diktatura irrënoi, por duhen ringjallur.Musine Kokalari pse i ka marrë titujt më të lartë

që jep demokracia, etj, etj, megjithatë ditëlindjae saj u harrua dhe pse ishte 95 vjetori i lindjes.Porosia është që ne duhet të jemi të lidhur si njëvazhdim i domosdoshëm me rilindasit tanëshpirtërore, t’i kemi në kalendarin e veprimevetona, përherë. Ky 100 vjetor i pavarsisë së ven-dit tonë duhet të na i rrënjosë kéto. Pa një kalen-dar të tillë qytearia jonë do të jetë e mangët, pokështu edhe drita e së ardhmes. Kremtime tëtilla duhet të kemi patjetër dhe nuk duhet të jenëthjesht ceremoniale të harrueshëm, as rutinëzyrtare, por pjesë e gjallë e kujtesës kolektive, epërditshmërisë tonë. Të jenë të natyrshëm dhet’i ngjajnë, si të thuash, ndezjes së një qiririmetaforik, për të cilin një grua tjetër e madheshqiptare, Nënë Tereza, thoshte: Më mirë ndiznjë qiri, se sa të mallkosh errësirën. Që harresatë mos bëhet errësirë.

(Vijon nga fq. 3)..Veç kësaj. është edhe ‘’Lun-dërtari i vogël’’,pjesë të të cilit janë botuar paradisa kohësh në revistë.Është edhe ‘’Elegjia eOksopetras’’,një seri poezish,të cilat i kam endenë mes dhe lutem të më jipet forca e nevojshmepër t’i përfunduar.’’Oksopetra’’ është një vendgjeografik, një gadishull në ishullin eAstipaleas.Për mua është pjesa e tokës që hynmë thellë në det, pjesa më e skajshme e epokëssonë brenda një epoke tjetër dhe pjesa më eskajshme e jetës sime brenda vdekjes.Të sho-him.-Si ndjehet në personalitetin tuaj poetik, punadhe kontributi juaj në një art sikolazhi?(teknikë vizatimi,në të cilën,përveçngjyrave,përdoren edhe materiale tëndryshme,si fotografi,pulla poste,basmaetj.Këtu ka kuptimin e strukurës artistike-shënimi im).-Në poezi përherë mundohem që pamjet e mia tëkenë një përballje konkrete me realitetin.

Të shoh jashtë vetes sime,në një mjedis objek-tiv vizionet që përvijojnë mitologjinë timeindividuale.E meqë nuk jam piktor, nuk di të pro-jektoj, i mora të gatëshme të dhënat që i kishatë nevojshme dhe përparova në strukturën timetej kufirit të logjikës. Më pëlqente që kjo të silltenjë pështjellim midis njerëzve të kultururës dhehutim tek specialistët. Më mbetet të kërkoj sesa thellë fajtojnë shtysat tona dhe sa vet padi-turia. Kolazhi është një metodë konkrete.U shpiknga Maks Ernst, i cili fillimisht mendoi të ngjistecopra të vjetra zinkografie, për të na dhënëmishin dhe kockat në vizionet e tij tejrealitetit.Atëherë ishin të shumtë ata që e imitu-an atë dhe,mesa di,në Greqi,Nanos Ballaoritisdhe Dhimitër Kalloqiris, me shumë sukses.Veçsengjitja në ujvarën e vjetër, besoj se pasqyrontethjesht psikizmin e Ernst .Për mua kjo nuk kish-te asnjë rëndësi.Përkundrazi, më ofronin shumëgjëra fotografitë bashkëkohore,bardhezi dhe mengjyra,të cilat u jipnin gjallëri gjërave të parëlin-

dura dhe veçantinë e të dhënave natyrore tëvendit tim.Mbajta metodën dhe ndryshovalëndën. Kjo ishte gjithshka.Por, meqë kjo nukishte bërë herë tjetër, as në Greqi, as në Europëdhe nuk kishte term krahasimi dhe pikëreferimi,u krijua një mëdyshje dhe ngatërresë.Udrejtuan për ndihmë tek Pikaso dhe Matis përtë mësuar.Por ata veçse pikturonin.Por edhePikasso, në periudhën e tij kubiste,mendoithjesht nga reagimi në shkrirjen e objektit,qëkishte më parë, të shtonte p.sh një copëz gazeteose një etiketë në pikturën e vet.Matis,në peri-udhën e tij të fundit,bëri një kompozim të mrekul-lueshëm prej letrash të ngjyrosura,të cilat i ngjy-roste vetë.Gjendemi gjithnjë në caqet epikturës,të cilën do të ishte paturpësi të më sh-konte qoftë edhe ndër mend kontakti metë.Porse u gjykua se do ta përvetësoja, edhepse nuk kishte asnjë penelatë në kalazhin tim.Evetmja gjë,të cilën mundën të vërrejnë kritikët emi, është se ndërmjet kolazhit të tejrealistëve

dhe të miave, përveç ndryshimit të lëndës, kaedhe një ndryshim tjetër: ndërsa ata parashiko-nin të materializonin një paradoks ,unë u mun-dova të të vë nën pushtetin tim një vizion memëtime plastike.Synova që në arritjen përfun-dimtare të arrija diçka të përafërt me atë do tësynonte një piktor.Kjo më kushtoi orë të tërapune dhe mund të madh,disa soditës tëpërciptë,jo vetëm që nuk e kuptuan atë,por edhemë akuzuan për improvizim dhe naivitet.M’udesh të bëja qindra prova kombinimi për çdovepër, pa aspak të kuqe,p.sh.në një detaj të ko-mpozimit të kishte përkatësen e vet tek me njëtjetër, ose të gjitha të dhënat e takimeve të shr-regullt ,që kompozohen,të jenë të ndriçuara ngae njëjta anë.Deri në atë pikë sa edhe gjerësiadhe stili prej shiritave anësorë,të cilat m’u desht’i shtoja dikur,për të realizuar një ‘’ekulibër’’ samë të plotë,janë të studiuara deri në hollësi.Këtudetyrohem të shtoj se të vetmit që i vërrejtënato,ishin të huajt. FUND

Page 15: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

nacional15/ E Diel,12 shkurt 2012 PROZË

Vetëvrasja e hënësFragment romani nga Feride Papleka

FAC SAPIAS ET LIBER ERIS(Bëhu i ditur që të jesh i lirë)

Ky roman është një vepër fantastike. Ai përsh-kruan një univers të hamendësuar, syrrealist mesubstance pergjithësisht realiste që krijohet nganjë ëndërr. Ngjarja zhvillohet në një dhomë tëvogël, brenda një nate. Hëna, mysafire e rastit,që shpirtezohet, është personazhi kryesor, njedysi e rrëfimtares. Referencat e ndryshme kul-turologjike ndërtojnë me tekstin një enciklope-di të vogël, e cila luan me të vërtetën. Subjektifragmentar i kumton lexuesit se tekstet e hapu-ra janë të pafundme.Hëna e nis ligjërimin thjesht dhe shpalos dhim-bjen për një dashuri të humbur që përbën çelësinkryesor të « subjektit ». Vizioni i saj për dashu-rinë është pjesa më e rëndësishme e tekstit qërealizohet me prova të ndryshme ligjërimore, mevegime, me përshkrime gjendjesh që e mbajnëgjallë bisedën e çuditshme natore.Ky roman, i mbaruar para pesë apo gjashtëvjetësh që nuk e ka gjetur ende botuesin - « Toe-na », « Dituria » dhe ndonjë shtëpi tjetërbotuese më e vogël, e kanë kthyer të pasho-qëruer me përgjigje sipas rregullit, por thjeshtme një « jo » gojarisht, lënë në sekretari - e kafillesën te një tregim me të njëjtin titull, që ështëbotuar në verë 2001 në revistën Mehr Licht, merastin e një konkursi për tregimin fantastik.F.P

“Letërsia nuk është gjë tjetër, veçse një ëndërre komanduar”

J. L. Borges

Një mbrëmje të vonë, mes një qetësie varri kumë kishte kredhur pasazhi i një libri që thoshtese Plutarku tallej me ata që mëtonin se hëna eAthinës ia kalonte asaj të Korintit, vura re seqelqi i dritares po dridhej prej pasqyrimit të njëdrite të bardhë në të kaltër. Në të njëjtën kohë,dëgjova një murmurimë muzikore, të ngjashmeme fëshfëritjen e jargavanëve nëpër stinët e lulë-zimit. Ngrita sytë disi e përhumbur dhe pashëme llahtari se në parvazin e dritares ishte ulurhëna. Gjithë duke ndriçuar, ajo përftoi dalën-gadalë trajta njerëzore dhe më vështroi tepër ehutuar. Kështu ne dukeshim të dyja sikur patëmdalë nga i njëjti ferr. Në të vërtetë, pasi kaloiçasti i parë i turbullimit, unë u mrekullova meatë pamje drite. Mrekullimi filloi të më derdhejnë shpirt duke gurgulluar, ndaj, kur desha tëflisja, diç më pengonte.- Mirë se erdhe! - i thashë me vështirësi.Jehona e zërit tim u përplas nëpër mure, si njëkumt i largët.- Mirë se ju gjeta! - tha ajo dhe zgjati dorën drejtmeje.I zgjata edhe unë dorën time në shenjë mirësjell-

jeje, duke i qëndruar disi larg, sepse një lloj ank-thi, që nuk e kisha provuar më parë, ishte ulurkëmbëkryq, në një kënd të dhomës, si lakuriq izi. Përfytyroja se do të rrëqethesha nga e ftohta,por në dorën e saj fërgëllonte një zjarr i ëmbël, sidashuria. E kundrova në sy, për t’u bindur setrupi dhe shpirti në fund të fundit janë dy re-alitete që flasin e i thashë:- Digjesh.- Nga trishtimi, - foli.- Trishtimi është gjendje e përhershme në kohëttona moderne, - iu përgjigja dhe u çudita edhevetë me këtë thënie.- Për mua kohët njëlloj janë. Çdo kohë, ështëmoderne në raport me atë që ikën. Që nga Her-akliti në antikitet, i cili e koncepton kohën silumë e deri te Borges që në shekullin XX, e quanZoti tjetër, koha po ajo është. Pra, koha në vetve-te është një iluzion, pavarësisht nga kalendarët,horoskopët, klepsidrat, orët me rërë, orët go-tike, kullat e sahateve dhe qindra e mijëra llojet eorëve që përdorni ju njerëzit e tokës. Ajo sjelltrishtiiim sidoqë të jetë. Hëna e zgjati zanoren efundit të fjalës trishtim dhe unë megjithëse umagjepsa nga tërë ai ligjërim i kulluar e i përpik-të, në vërtetë, disi i rënduar, e pyeta:- Më thuaj, të lutem, si e kupton që je e trishtu-ar?E bëra pyetjen shpejt se mos e harroja dhe mëmbërtheu një ndjesi faji. I isha drejtuar prapë meti, kur ne sapo kishim shkëmbyer fjalët e para.- E kuptoj menjëherë, - tha. - Një erë e ftohtë sistuhi fryn brenda meje dhe zemra më ngrin ebëhet akull. Dua ta zhvendos kohën, por vësh-trimi më errëtohet nga hidhërimi. Unë zhytem nëthellësi të shpirtit. Nuk ndiej fare jehona. Në kra-harorin tim varet shpresa e zhgënjyer. Nga pasig-uria kam frikë se mos rrëzohem. Vetëdija ime ështëe papajtueshme me lumturinë. Njëherësh jam dhenuk jam e pranishme. E ndiej si zhbëhem. I shohkufijtë e mi që shuhen. Shumë fjalë veniten nëheshtje dhe jeta më duket si objekt i humbur, ipakthyeshëm. Oh, si më shkatërrohen pa undalur ndjesitë dhe ëndrrat! Tërë uni im i thërretvetmisë. Drita duket e mugët dhe e verdhë sivdekja. Çfarë jam unë? Në mos një pasion përvdekjen. “Trishtimi tek unë ngjitet si batica”.Pastaj, të moshuarit që e quajnë veten të rinjthonë: I trishtë, si një i dashuruar.- Ngrijeni pak zërin, - iu drejtova, duke mos efshehur druajtjen që më mbërtheu sërish ngafjalët e saj.- Oh, unë flas vetëm me zë të ulët, se dua të mëdëgjojnë,- tha.Ajo e vendosi dorën në anën e majtë të kraha-rorit. Gishtat iu mbytën në një shkumë drite.Butësia e zërit i valëzohej dhe ajo vetë dukej sinjë filiz i njomë, që nxjerr kokën hijshëm nënrrezet e majit. Fliste dhe ndihej në ato fjalë njëlehtësim, një fllad erëmirë që lëshohet ndër gjethe lule. Unë po e dëgjoja me kureshtje. E kuptovaqë kishte një brengë të madhe shpirtërore. Gjith-një, duke e mbajtur dorën në anën e majtë tëkraharorit, ajo nuk e reshti fjalën:-I trishtuar vjen nga latinishtja tristis. Ka ngjyratë trishtuara, peizazhe të trishtuara. Melodi tëtrishtuara. Ka edhe diçka më të rëndë: sy të tr-ishtuar. Është një lloj dënimi i perceptimit njerë-zor që i shndërron sytë në imazh vajtues, nëgjuhë zjarri që djeg, në faqe të zhveshura mali.Por, kur trishtimi zapton tërë fytyrën, shprehjagjuhësore humb nëpër labirintet abstrakte tëmosqenies. Mendimi bëhet i palëndët. Njeriu ingjet një terreni të braktisur, që e ka rrahur pa

mëshirë era dhe ka mbjellë sh-kretimin.Duke mos dashur të bëhesha emërzitshme me pyetje të kota:kur, si, qysh e gjepura të këtilla,me të cilat njerëzit e popullojnëdhe e bëjnë të pakëndshëmplanetin tonë, iu drejtova shkurt:-Po ju dëgjoj.Mendova se kështu unë i drejtohesha në bisedësi një të barabarte, por e vura theksin te fjala judhe, sigurisht, krijova me të njëfarë largësiepsikologjike. Megjithëkëtë, ajo për çudinë timee vazhdoi dialogun me ti:-Të ka rënë në dorë një poezi që thotë: “Hënaështë varur në degët e shelgut si merimangë”.Tunda vetëm kryet për të mos e pranuar aq hapurmosdijen time. Sepse tundja e kokës është shen-jë tepër e ngatërruar. Mohimi që shpreh një pjesëe planetit, është pohim në pjesën tjetër. Ajo m’inguli sytë e kaltër, në të cilët shquhej një dritëze mprehtë zgjuarsie dhe zëri i kaloi nga tonetromantike në një ton të ri me ngjyrim disi pate-tik:- Duke e imituar, shumë poetë kanë shkruar sehëna qëndron e varur në qiell në një fije meri-mange; ose thjesht: hëna varet. Dikush ka shk-ruar se hënën e mban një kolltuk i argjendtë, qëndërron vend nëpër qiell. Një tjetër më shëm-bëllen me një të varur sipër pyllit: E tu pendeviallor su quella selva, thotë ai. Ja, pra, përseerdha. Që të flisja me dikë ngaqë isha tepër epikëlluar. Ju përdorni shprehjen: Si pika e lisitkur pikon. Ja, kështu isha. Nëpërmjet dritaressë hapur pashë një fytyrëz që shkëlqente nëmënyrë të prajshme dhe libri në duar drithëro-hej. Kjo ndodh me shpirtrat e trazuar. Paskamnjë mike, mendova.Nuk e kuptova edhe aq mirë në ato që tha, sepseqëllimi i vizitës së saj shformësohej, si figurat esendeve prapa xhamave kur bie shi.-Ti je hënë, mund të futesh lehtë nga dritarjadhe mund të thuash çfarë të dojë zemra, - folapaksa e sëkëlldisur nga ideja e dritares së hapurnëpër natë.Eshtë e pabesueshme, por pikërisht jo më largse atë pasdite kisha lexuar se në vitin 1220 njëprift ka shkruar: “Në vjeshtë, kur pluhur dritederdh hëna”. Po aty sillej edhe shembulli nganjë prift tjetër, që duke shpjeguar zanafillën enjë poezie, shkruante se hëna e lau borën medritë e bardhësi dhe se shpirti është i mbushurme dritë. Ai e mbyllte poezinë me fjalët: “O hënëe ndritshme!” Fjalën e ndritshme e përsëristenjëmbëdhjetë herë.Sidoqoftë, unë nuk gjeta guximin e duhur të flis-ja për këtë rastësi të çuditshme. Ajo më hetoi qëngurroja, ndaj më hodhi disa shikime paksapritëse. Kur e pa që unë po rrija ashtu, e hesh-tur, vazhdoi vetë:-Një poet i dinastisë së Sungëve të Jugut, nëmes të një varke në liqen, ngatërron qiellin meliqenin e më krahason me një rrotëz akulli të varurmbi degët e pishave, apo me një pjatë nefriti qëpluskon mbi ujë dhe shkruan: “Hëna e ndrit-shme më shtyu të pija / I dehur prehem midisluleve / Për mbulesë qiellin / Tokën përnënkresë”. Këto qëmtime i ka bërë poeti ...Ajo u mendua pak për të gjetur emrin e poetit.Pushoi një çast, i mbylli paksa sytë dhe njëmallëngjim i pangushëllueshëm e hodhi në grem-inën e harrimit. Unë vështroja e çmeritur, sepsebiseda e saj me emra që i kam dëgjuar, po mëtërhiqte jashtë mase. Si i dinte ajo? Pas një grime,

si të zgjohej nga një gjumë i rëndë, tha:-Poezitë më të bukura nën dritën time janë shk-ruar. Serenadat nën hënë këndohen. Dashuritëe mëdha netëve me hënë janë shpallur. Dafnis eKloe në një natë me hënë e kuptojnë se në zem-rat e tyre të reja ka hyrë përgjithmonë dashuriaqë u trondit jetën të dyve. Zhënievra nën hënë edetyron Lansëlotin të kalojë provat e dashurisëqë sipas kodit kalorsiak janë mizore.Tristani dhe Izolta të ndriçuar nga rrezet e mia, ekuptojnë se sytë e tyre fshehin dashurinë më tëkobshme dhe duke shikuar nga unë e japinfrymën e tyre të fundit, për të mos u ndarë mëkurrë. Dhe sa e sa të tjerë!Një psherëtimë e thellë e lëkundi trupin e sajmjegullor. Mua nuk më pëlqeu edhe aq vetëm-burrja e saj, por në tërë atë që thoshte më bëntepërshtypje një brengë e pamasë, ndaj i fola mezë të dhmbshur.-Përse je kaq e pikëlluar? Kur je lart në qiell tivetëm rrezëllon. “Atlasi i hënës” të tregon sikurlahesh në dritë të kaltëreme. Fytyra jote shfaqetgjithnjë mospërfillëse e madhështore, si e dalënga ëndrra. Ne të admirojmë për dritën tënde tëkulluar.-Është iluzion optik. Po të më soditësh me kujdes,unë kam male dhimbjesh në trup. Të gjithë pish-tarët janë fikur në shpirtin tim. Kur ia marr këngës,ajo shndërrohet në vaj. Dua të dal nga errësira etë hyj në dritë, por s’mundem. Dhe më rrëmbenpastaj një dëshirë e përhershme për të vdekur. -Pa hënë s’do të kishte jetë mbi tokë, - thashëunë.Pas kësaj fytyra e hënës përftoi një magji poet-ike. Ashtu si ishte, ajo e ndryshoi pamjen dheca rreze të argjendta, lemerisht të këndshme, upërhapën nëpër dhomë si jone muzike. Hëna popërjetonte një nga ato transformimet ebrendshme, që përmes një mrekullie të errët fla-sin për ekzistencën e qenies dhe për identitetin,për origjinën e origjinave, për fillimin e fillimeve,për frymën dhe zjarrin, për ujin e burimeve dheagimin, për foshnjën dhe heshtjen e trëndafiltëtë dashurisë.Ato momente ishin të bukura si fjala e dhënë,apo besa.Melankolia që nuk i kisha vënë rëndësi në fillim,po nderej tani në hapësirë si një cipëz kristalore.Ishte aq qetësi sa hënës i dëgjohej edhe frymë-marrja. Shiheshin rreth e qark mendimet e saj tëbardha si objekte imcake.-Zambakëve të bardhë u thonë edhe hënë uji, -e ngrita zërin, e lumturuar sidoqoftë se kishagjetur diçka për të qenë që do ta gjallëronte dia-logun.-Hënë uji?!Ajo e përsëriti mrekullisht pas meje, me një tonqë shprehte edhe magjepsje edhe pyetje dhefoli sërish. -Në një hajk të famshëm, mua më qua-jnë shumë të vogël, trembëdhjetë vjeçe. Ështëfare qesharake. Kurse për poetët e lashtë kinezëunë fluturoj, notoj, lundroj, futem brenda në ujë,mbytem, dal sërish. Madje jam hënë kineze. Nëpoezinë “Pi i vetëm nën hënë”, jam e ftuar bash-kë me hijen e së dashurës së një poeti...

(Vijon në nr. e ardhshëm)

Page 16: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

16/ E Diel,12 shkurt 2012nacional ESSE

Ka ende shqiptarë, sado që të pakët, që kujtojnë se Hoxha ka qenë atdhetar i madh

A ISHTE ENVER HOXHA NACIONALIST?“Profesori i njohur zviceran Viktor Ghebali thotë se nuk mund të flitet për nacionalizëm në përgjithësi. Nacionalizmin ose kombëtarizimin ai e ndan në dy lloje.1. Nacionalizmi qytetar. Sipas tij, nacionalizmi qytetar nënkupton ambicien me zhvillue kombin tënd në lartësitë e qytetërimit bashkëkohor. Nacionalizmi qytetarpërmbush interesat kombëtare në bashkëpunim dhe në harmoni me kombet e tjera. Ai nxit përparimin dhe paqen. Ai është pjesë e kulturës së vendeve tëzhvilluara demokratike. Uashingtoni, për shembull, thotë hapur: iks qëndrim u shërben ose jo interesave amerikane. Në pajtim me këtë e me parimetdemokratike përcakton hapat e mëtejshëm.2.Nacionalizmi parak, i skajshëm; ndryshe: etnonacionalizmi.” Nga Mehmet ELEZI

Duke parë ku e çoi Shqipërinë politika e tij, kjopyetje duket pa kuptim.Megjithatë ka studiues e gazetarë të huaj qëpohojnë herë pas here se Enver Hoxha ka qenënacionalist. E thonë si idée reçue, pa e argu-mentuar. Historiani Ualter Laker (Walter Laque-ur) në librin “Europa në kohën tonë: 1945-1992”,në kreun e shkurtë më pak se një faqe të titullu-ar “Shqipëria”, shkruan: “Shqipëria përbëntenjë përzierje kurioze të komunizmit parak dhenacionalizmit...”. Nuk shtjellon ku e sheh na-cionalizmin në përzierjen politike të Shqipërisësë atëhershme. Ashtu siç ka ende shqiptarë,sado që të pakët, që kujtojnë se Hoxha ka qenëatdhetar i madh. Thonë ai mbrojti dhe forcoipavarësinë e vendit! Eshtë thellësisht parakeme mendue se pavarësia forcohet duke ngu-juar vendin si eremitët në shpellë me një korebukë thatë, duke e shkëputur prej botës eqytetërimit, duke e lënë pa një mik e dashamir.Pavarësia forcohet në përpjesëtim të drejtë melirinë, me zhvillimin dhe modernizimin.Në fund të fundit ç’është nacionalizmi? Eshtë“gjë e mirë” apo “gjë e keqe”, vlerë apokundërvlerë?Profesori i njohur zviceran Viktor Ghebali thotë

se nuk mund të flitet për nacionalizëm nëpërgjithësi. Nacionalizmin ose kombëtarizimin aie ndan në dy lloje.1. Nacionalizmi qytetar. Sipas tij, nacionalizmiqytetar nënkupton ambicien me zhvillue kombintënd në lartësitë e qytetërimit bashkëkohor. Na-cionalizmi qytetar përmbush interesat kombëtarenë bashkëpunim dhe në harmoni me kombet etjera. Ai nxit përparimin dhe paqen. Ai ështëpjesë e kulturës së vendeve të zhvilluarademokratike. Uashingtoni, për shembull, thotëhapur: iks qëndrim u shërben ose jo interesaveamerikane. Në pajtim me këtë e me parimetdemokratike përcakton hapat e mëtejshëm.Nacionalizmi qytetar përbën vlerë. Mund të qu-het edhe atdhetari, patriotizëm.2. Nacionalizmi parak, i skajshëm; ndryshe: et-nonacionalizmi.Nacionalizmi parak ndryshon thelbësisht prejnacionalizmit qytetar. Ai është përjashtues. I ngrelavd kombit të vet, duke përjashtuar e shtypurkombet e tjera. Nacionalizmi serb në fund të qind-vjetëshit të njëzetë spikati si i tillë. Ai ndezi katërlufta të përgjakshme në mes të Europës. Nacio-nalizmi parak është kundërvlerë.Në vështrimin e Ghebalit, nacionalizmi qytetar

qëndron ndaj nacionalizmit parak ose etnona-cionalizmit, në të njëjtën marrëdhënie (raport)që qëndron kombi ndaj etnisë. Kombi është tipari shoqërive të zhvilluara, moderne. Etnia i përketnjë shkalle më të hershme, të pazhvilluar të tyre.A ishte pra Enver Hoxha nacionalist? Dhe nësepo, çfarë nacionalisti?Po të lëmë mënjanë do retorika folklorike pa kur-rfarë rrezikshmërie, në veprimtarinë e tij siudhëheqës politik i forcave partizane e më vonësi kryetar-padron shteti, ai kurrë nuk është sjellësi nacionalist parak. Asnjë akuzë serioze nuk iështë bërë në këtë pikë.S’ka dashur apo s’ka mundur?Nuk dimë ç’ka pasur në mendje. Po të kishtepasur fuqi, mbase nuk do të kishte lënë gjë pabërë. Jo për të mirën e shqiptarëve, por për tëmirën e pushtetit të vet. Pushteti vetjak ishteboshti rreth të cilit sillej e përsillej bota e tij.Po atdhetar a ishte Enver Hoxha?Në karrierën e tij gjysmëshekullore ai i kërkoialeatët politikë të kombit te armiqtë historikë tëkombit; dhe miqtë e njëmendtë e aleatët e natyr-shëm të shqiptarëve, në radhë të parë Shtetet eBashkuara të Amerikës, i shpalli armiq të përjet-shëm. U prish me Beogradin (duke mbajtur anëne Stalinit, që ishte më i fortë), mirë bëri, por sh-koi në Lindje, në Moskë. U prish me Moskën,kur Hrushovi filloi liberalizimin, dhe shkoi më nëLindje, në Pekin. U prish me Pekinin, sepse Kinapo hapej drejt Perëndimit, dhe vendin e çoi nëngujim biruce. Në qoftë se ky varg prishjesh dotë kishte pasur në thelb mbrojtjen e interesavekombëtare të shqiptarëve, Enver Hoxha duhejta kishte afruar ose hapur Shqipërinë drejt Perën-dimit. Në mos më shumë, të paktën sa e afroiTitoja Jugosllavinë. Në emër të “internacional-izmit proletar” dhe jo të nacionalizmit shqiptar,në mbarim të Luftës së Dytë ai nisi brigadatpartizane me mision “për të ndihmuar popujtvëllezër të Jugosllavisë”. Eshtë i vetmi rast nëEuropën e Luftës së Dytë, kur një vend i vogëlpa kurrfarë potenciali i shkon në ndihmë ushtar-akisht një vendi disa herë më të madh; dhe përçudi ky vend është Shqipëria, më e vogla, më evarfra. A thua “popujt vëllezër të Jugosllavisë”,të cilët po ndihmoheshin edhe prej makinës gji-gande të Ushtrisë së Kuqe, paskeshin qenë kaqngushtë për partizanët shqiptarë, që luftoninnazizmin trimërisht, por vetëm me një pushkë tëvjetër në krah, ndërkohë që po i shuante edhetifoja? Qëllimi i dërgimit të brigadave partizanenë Jugosllavi ka qenë krejt tjetër.Qëllimi ka qenë përmbushja e marrëveshjes sëHoxhës me Titon për të shtypur lëvizjen ko-mbëtare të shqiptarëve në Kosovë e në trojet etjera shqiptare në ish-Jugosllavi me armët e vetëshqiptarëve. Lëvizja kombëtare e shqiptarëvenë Kosovë buronte nga e drejta e popujve përvetëvendosje. Për shqiptarët kjo e drejtë ishteligjësuar edhe në Konferencën e Parë të Këshil-lit Nacional-Çlirimtar për Kosovën e Rrafshin eDukagjinit, që njihet si Konferenca e Bujanit(Bujan - Tropojë, 31 dhjetor 1943 - 2 janar 1944).Në dokumentin përfundimtar të Konferencës,nënshkruar nga përfaqësues institucionalë ser-bë e shqiptarë, thuhet se Kosova e Rrafshi i

Dukagjinit popullohen në pjesën ma të madhenga popullsia shqiptare, “e cila, si gjithmonë,dëshiron edhe sot me u bashkue me Shqipn-inë”. Si rrugë e vetme për këtë qëllim shihet luftae përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë,kundër pushtuesit, për të fituar lirinë, kur të gjithëpopujt, pra edhe shqiptarët, do të kenë mundës-inë “me u deklarue rreth fatit të vet, me të drejtënpër vetëvendosje deri në shkëputje”.Konferenca e Bujanit ishte akti i dytë historik iKuvendit të Vlorës 28 Nëntor 1912. Ishte përm-byllje e tij. Kuvendi i Vlorës shpalli pavarësinëe shtetit shqiptar, por pavarësia e shpallur u jetë-sua vetëm në gjysmën e trojeve etnike. Konfer-enca e Bujanit do të bashkonte jo gjysmën, porkrejt shqiptarët në një shtet të vetëm; do t’i bash-konte jo me luftë e gjak kundër fqinjëve, por nëmënyrë demokratike, në mirëkuptim me ta, nëpërputhje me të drejtën e popujve për vetëven-dosje. Idealistët e Konferencës së Bujanit dheshqiptarët e tjerë atdhetarë i kishin bërë hesa-pet pa hanxhiun. Hanxhiu ishte Titoja. Bash-këhanxhiu - Enveri. Duke çuar brigadat parti-zane në Kosovë, Enver Hoxha i bëri Beograditshërbim të paçmueshëm: siç ishte shestuar, lëviz-ja atdhetare shqiptare u shtyp prej shqiptarëve.Nacionalistët në Kosovë nuk mund të binin nëkurthin e zi të vëllavrasjes. Ishin të shumtë ataqë, sapo shihnin flamurin e kuq me shqiponjëne zezë, ulnin armët: “Mosni bre vllazën, a e dininë dorë të kujt po na lëshoni?”. Të çarmatosurprej shqiptarëve përfundonin në duart e serbëve.Gjamët e tyre edhe sot i përcjell dheu. Për këtëpabesi nuk ishin përgjegjës partizanët e thjesh-të. Ata kishin dalë malit të gatshëm me u flijuenë emër të Lirisë dhe nuk i dinin e nuk mund t’idinin prapaskenat e zeza të Enver Hoxhës meserbët. Ndërkaq Beogradi lante duart në hesh-tje si Ponc Pilati. Ç’ne dhunë mbi shqiptarët?Janë ata vetë që lajnë hesapet ndërveti. Ne nukpo i prekim. Po më pas e ngriti ndonjëherë zërinEnver Hoxha në institucionet ndërkombëtare përmizoritë serbe në Kosovë? Kurrë. As në OKB,as tjetërkund, ani pse për këtë nuk lypeshin harx-he e investime. Pa hyrë në përmbajtjen e shkri-meve denoncuese që botonte herë pas hereZërit të Popullit, mund të thuhet se ato vleninasgjë më shumë se për konsum të brendshëm,me drogue e me vu në gjumë ndërgjegjen ko-

Page 17: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

nacional17/ E Diel,12 shkurt 2012 ESSE

mbëtare, duke bërë zhurmë sikur po bëhej diç-ka. Kosova mund të ndihmohej vetëm dukendërkombëtarizuar dramën e saj pa fund, qëzhvillohej në terr. “Rrife, mos e len me kja”, thotëFishta. A lejoi Enver Hoxha që të paktën sh-qiptarët në të dy anët e kufirit të mbanin lidhjepër të mos harruar gjakun?Të kundërtën bëri. Edhe ndonjë shqiptar i rrallëqë kish fatin me ardhë prej matanë kufirit si viz-itor, quhej “jugosllav”. Shihej e vëzhgohej ngasigurimi si “agjent i Titos”. Mund ta takoje vetëmme leje të degës së punëve të brendshme, dukei hapur vetes një dosje (në se nuk e kishe tëhapur ndërkaq) dhe një telash afatgjatë.Në redaksinë e Zërit të Popullit troket një bur-rë rreth të pesëdhjetave. Me prejardhje vuth-jan. Punon në arsim. E njoh pak, për shkak tënjë lidhjeje të largët familjare. Ma zgjat dorën.-Ti ke një teze në Kosovë, bash motrën e Nanës,apo jo?-Po.Më pushton një parandjenjë e keqe. Diçka erëndë do të ketë ngjarë. Ky e ka marrë vesh.-Djali i saj ka ardhur si turist. Çelë e quajnë, edi? Ka lypë me të takue. Po të them që ta dishmë përpara, mos me të ra në zbeh.Hesht pak. -Në daç, unë i them se nuk je këtu. Jeme shërbim jashtë Tiranës.Më këqyr drejt në sy.Kjo në daç e tij do të thotë në më dëgjofsh mua,këshilla ime është kjo.Përnjëmend kishim një teze të martuar në Vuthaj.Ndonja pesëdhjetë vjet më parë, kah fundi iviteve njëzet. Motra e madhe e Nanës. Qysh me1948 ishin prerë të gjitha lidhjet me të. As tele-fon, as letër. Edhe kartolinat e saj të urimit përVit të Ri duheshin kthyer mbrapsht. Ishin“jugosllavë”!Tashti njëri prej pesë djemve të tezes paskakapërcyer murberlinin shqiptaro-shqiptar.Thonë është i shkolluar mirë, fizikan.Pas Zërit të Popullit, burri që shoqëron turistët“jugosllavë” shkon edhe në Fakultetin e Sh-kencave të Natyrës, në katedrën e kimisë fiz-ike, ku punon im vëlla. Edhe për të e njëjtakëshillë:-Në daç, i them nuk je këtu. Ke shkuar me stu-dentët në aksion, në hekurudhë.Burri që shoqëron turistët më vjen prapë tënesërmen. Më thotë se kushëriri im i parë ështëi prerë me pa të paktën Nanën, me që ju nukndodheni në Tiranë. Ngul këmbë se nuk mundtë kthehet në Kosovë pa parë tezen e vet. E kaamanet nga e ëma: mos eja në Prishtinë pa matakuar motrën. Të bindem të paktën se ështëgjallë. Burri rri si ndërdyzash.-Si të duash. Në daç i them Nana nuk ështëkëtu. Ka shkuar në Tropojë, për verim. Nuk ësh-të mësuar me vapën e Tiranës.Kushëriri im prapë nuk ishte dorëzuar. Më çonite shtëpia, u thotë. Të paktën ta shoh derën eshpisë ku jetojnë. T’i them Lokes nuk ishtemotra aty, por derën e banesës së saj e pashëdhe e preka qe, me këtë dorë e kam prekur atëderë. Çelë Gjonbalaj u kthye në Prishtinë pa kryerdot amanetin e nënës së tij. Ishte mesi i viteveshtatëdhjetë. Me të u takova vetëm pas afronjëzet vjetësh. Nana ime kurrë. As me të motrën.Kam menduar për burrin prej Vuthajve, që sho-qëronte grupin me turistë prej Kosove. Me sig-uri deshi me më ruejtë. Mua dhe vëllezërit e mi.Prandaj edhe sugjeroi vetë, me kujdes: në daç,i them se nuk je këtu, je me shërbim jashtë Ti-ranës. Ai e dinte se po të bëhej ai takim do tëpaguanim çmim të rëndë. Nuk të mbante kushas edhe një ditë në Zërin e Popullit, kur kishelidhje me “jugosllavë”. Nuk të mbante kush asedhe një ditë pedagog në fakultet, kur kishelidhje të me gjakun tënd në Kosovë. Nuk...Ai burrë ishte i rryem, kishte përvojë. Me gjasë,nën ftohtësinë e dorës së zgjatur kishte fshe-hur dashamirësinë. Kujdes, o djalë, druaj se nuki di do sende...Atyre pak kosovarëve që mundtë vinin në Shqipërinë e “Bacit Enver” jo rrallë ubëhej pyetja dërrmuese: sa mirë e ditkeni sh-

qipen, ku e keni mësuar? Sepse brezave të rinjkëtu nuk u thuhej një fjalë për Kosovën e përShqipërinë “jolondineze”, që ishte pa aq e mad-he e po aq shqiptare sa kjo “londinezja” (siç iquan Konica). Atyre që arratiseshin në shtetinamë, u ndodhte si në këngën e Dervish Shaqës:“Kur ta kthyem oj Kosovë shpinën/ E lamë borëe gjetëm dimën”. Me pak fat e me shumë mun-dim disa bënin hair. Shumë syresh, pasi shtryd-heshin e nuk u mbetej pikë lëngu, internoheshin,burgoheshin, shfytyroheshin. Jo pak vriteshinose dorëzoheshin në pranga te UDB-ja. Në lib-rin Rrno vetëm për me tregue At Zef Pllumi kapërshkruar një prej rasteve rrëqethëse më tëdhimbshme që mund të gjinden në letrat shqipe.E ka parë me sytë e vet, e ka njohur e takuar sëafërmi në burg. Njoh një gjeolog që pati bërërreth dhjetë vjet burg politik. Përse? Gjatë eks-peditave kërkimore, në vetminë e çadrës majëmalit kishte dëgjuar Radio-Prishtinën në gjuhënshqipe. Nëpër filma me policë të tipit agjenti 007kemi parë një makinë që shkon çmendurisht nëdrejtim të kundërt nëpër autostradë. Makinashqiptare nën Enver Hoxhën shkonte çmen-durisht në drejtim të kundërt dhe grahësi i saj uthoshte shqiptarëve që kishte marrë peng në të:“I shikoni të marrët? Të gjithë ecin në drejtim tëgabuar, veç ne jemi mbarë! Ata janë të tërë bu-dallenj e armiq!”. Në vend të Atdheu mbi të gjithaai vuri Partia mbi të gjitha. Atdhedashuria mundtë ishte vetëm patriotizëm socialist, dashuri ebesnikëri ndaj diktatorit. Çdo mendim për njëShqipëri të hapur sipas gjedhes europiane, meekonomi tregu e pa luftë klasash, ndëshkohej sitradhti e lartë. Himni kombëtar praktikisht u har-rua. Nuk këndohej në ndërmarrje, në shkolla asnë marshime, nuk ndihej në festa as në kongre-set e mbuluara me gulshe e shkumë entuziazmi.Në vend të tij gjëmonin dy marshe të tjerë.Marshi Në njërën dorë kazmën dhe në tjetrënpushkën, himnizonte kazmën, simbol i rrënimitdhe jo i ndërtimit (a nuk thuhet me i vu kazmënpër një gjë që duhet shembur me themel?) dhepushkën, që mbjell vetëm vdekje. Tjetri EnverHoxha tungjatjeta ngrinte në qiell kultin e dik-tatorit, i cili “mprehu shpatën” kundër “gjithëarmiqve që ka bota”. Udhëheqësit shpëtimtar tëShqipërisë (dhe të botës!), i falshim ditë ngajeta jonë! - nuk dihet në ç’zyra të fshehta u për-punua dhe u pllenua ky formulim ndeshzi, ipadëgjuar kund dhe thuajse i papërkthyeshëmnë gjuhët e tjera të botës. “Nga ky yll që kaShqipëria/ Lum kuj’ i bien rrezet e tija!”. EnverHoxha mburrej se vendi për herë të parë kishtesiguruar bukën vetë. Edhe sikur kjo të ishte enjëmendtë, thjesht copa e bukës a nuk ështëkërkesë tejet minimaliste për një popull europi-an në kohët moderne?Qytetërimi i kontinentit po pushtonte majat, fqin-jët tanë po zhvilloheshin me të, ndërsa Shqipëriaduhej t’i gëzohej një llambe për ndriçim, “dhu-ratë e Partisë”. Shqipëria s’kishte as një kilo-metër autostradë. Mineralet nxirreshin meteknologjitë e para njëqind vjetëve, shumicadërmuese eksportoheshin pa u përpunuar. U folpër prodhimin e traktorit në vend, por ky traktornuk doli kurrë në fushë. Në vend të tij dolënkazmat e lopatat. Ato prodhoheshin e për-doreshin me plotni. Do ushqime bazë e veshjepër tregun e brendshëm prodhoheshin pakonkurrencën e mallrave të jashtme.Edhe Koreja e Veriut, me të cilën e përqasin herë-herë Shqipërinë komuniste, kishte ecur dukshëmmë shumë. Teknikisht po bëhej fuqi bërthamore.Atdheu fillon te carani i votrës, thotë Fishta.Enver Hoxha ua mori shqiptarëve edhe gurin evatrës. Jeta e përditshme u zhvesh nga përm-bajtja kombëtare e njerëzore. Gratë që do të lind-nin e do të edukonin shqiptarët e shekullit të 21-të duhej të ishin me kujtesë të fshirë e me shpirttë tharë, thjesht makina pune dhe lufte: “O mojnuse e re/ Sa e bukur je/ Kazmën edhe push-kën/ Pajë i moré!”. Në emër të një jetese “pashpenzime të tepërta”, u ndaluan rite, doke eveshje të lashta, përfshi festat pagane, dasmat

e dekmitë (ceremonitë mortore) e traditës.E ardhmja do të ngrihej mbi rrënojat e genit tëshpërbërë. Shqiptarët duhej të ishin pa vetvetë-si, pa identitet. Kjo ishte filozofia “futuriste” ePartisë. Domethënë e Enverit.Varfërimi dhe ngujimi si mjete e strategji sundi-mi, e thanë institucionin e nacionalizmit. Kurqytetari i këtij vendi ndeshte dikë të ardhur ngajashtë, e shikonte nga duart për një çamçakëz astilolaps njëpërdorimësh. Pa kuptuar nisi me bapërgjegjës për këtë gjendje atdheun, vetë të qenitshqiptar: pse duhet me e dashtë aq fort një tru-all ku jetoj e vuaj më keq se gjithkush në këtëbotë, i veçuar prej saj? Prindët nisën me pagë-zue fëmijët me gjithfarë emrash të huaj, “europi-anë”, në vend të emrave shqiptarë. Në mesin eviteve 1980 më tregonte një etnografe, doktoreshkencash, për një studim për emrat e njerëzve,për të cilin kishte hulumtuar në tri qytete tëmëdha: në Korçë, në Tiranë e në Shkodër. Po tëgjykosh nga të dhënat e onomastikës, pra ngaemrat e njerëzve, për të argumentuar se kush kajetuar në këto qytete në kohën tonë, më thoshteajo, pas 100 vjetësh do të nxjerrësh përfundiminse shqiptarët këtu kanë qenë pakicë e papër-fillshme, 7-8 deri në 10 për qind! Në asnjë qytettë madh të një vendi tjetër të Europës nuk mundtë gjeje shembull të ngjashëm. Mjerimi e bënteshqiptarin me mendue se edhe emri “europian”i fëmijës mund të ishte shkëputje nga realitet ishkretuar shqiptar, mund të ishte fluturim (vir-tual) drejt Europës. Emri “europian” i fëmijëspërjetohej edhe si kumt për Perëndimin, rrekjeme përgënjeshtrue karikaturizimin e Shqipërisë.Qe ku jemi. Jemi e ndihemi thellësisht europi-anë, pse na keni harruar?Në vitet tetëdhjetë u shfaq në televizion një te-lenovelë limonadë, prodhim latinoamerikan, metitull Skllavja Izaura. Në Tiranë telenovela vijoime një seri groteske që asnjë regjisor nuk mundta kish parashikuar. Në një çerdhe fëmijësh uregjistrua Izaura e parë foshnje, që do të paso-hej me të tjera Izaura, Malvina e Paloma. Estra-dat amatore luanin skeçe ku vinin në lojë këtëprirje, duke dëshmuar gjithsesi edhe praninë enjë vetëdijeje të ngritur qytetare. Ndërkaq nënate reja ofshanin: të keqen e skllaves Izaura, ku tagjesh me qenë si ajo? Rri tërë ditën e lume dukeu këqyrur në pasqyrë e duke ndërruar fustanet,neve na doli shpirti edhe të dielave në aksionpër ditën e Enverit. Laj teshat me dorë me ujë tëbartur me kova e gatuaj në banjë!Nuk di ku mund të gjindet një lugë nacionalizëmnë politikën e Enver Hoxhës. Nacionalizëm folk-lorik si hashash për turmat, përzier me paranojë,po. Ai mëtonte se, në rast sulmi, Shqipëria do të

ngadhënjente edhe ndaj një koalicioni ushtaraktë NATO-se dhe të Traktatit të Varshavës!Për rolin e Hoxhës në Luftën Antifashiste Na-cional-Çlirimtare është mirë të shprehen histori-anët. Gjithsesi një pyetje del: si është e mundurqë në morinë e “veprave” pa fund të tij, mbinjëqind tituj, që rëndonin bibliotekave si tulla,askund s’ka përshkruar si përpunoi një plan luftea si udhëhoqi vetë një betejë? E vetmja herë kuai shfaqet bukur gjatë në Luftë është një ikjenëpër malet me borë të Martaneshit e të Dibrës.Ikje për t’u shpëtuar gjermanëve. Këtë ikjeheroike, duke bujtur nëpër shtëpi mikpritëse mebesë, e përshkruan me imtësi në dhjetëra faqe. Ikushton gati një “vepër” të plotë.Po të kishte pasur edhe përvojë mësymjeje, dhejo vetëm ikjeje, a thua do ta kishte lënë Enveripa e thënë? Enver Hoxha është marrë më fort meshestimet si me vra shqiptarët kundërshtarë,duke shndërruar Luftën Nacional-Çlirimtare nëluftë qytetare (civile). Eshtë marrë me “deko-rimin” e të dyshimtëve, siç shprehet vetë nëletrat e asaj kohe të zbuluara e të botuara prejstudiuesit Vasfi Baruti. Aty udhëzon Nexhmijenpër të “dekoruar” shokët e bashkëluftëtarët qëmund t’ia rrezikonin planet e përbashkëta me“shokët jugosllavë”. Duke quajtur “dekorim”vrasjen e shokëve me plumb pas shpine, ai jepedhe shembullin e një cinizmi të rrallë të ngriturnë sistem. Shfaktorizimi i plotë i Shqipërisë prejEnver Hoxhës la pa mbështetje edhe shqiptarëtnë ish-Jugosllavi. Eshtë domethënëse pyetja qështroi një analist, kur Milosheviçi filloi planin epërgjakshëm të zhbimjes së Kosovës: në qoftëse Shqipëria do të kishte qenë Izrael, tha ai, a dotë kishte guxuar Milosheviçi?Megjithatë Enveri i bëri një shërbim jo të vogëlEuropës. Krejt pa dashje. E ashtuquajtura Re-publikë Popullore Socialiste e Shqipërisë, vepërpolitike e tij, i vlejti Perëndimit si shpifë, dor-dolec, për të trembur adoleshentët e fluturakëtqë josheshin prej aventurave komuniste tëmodës a là Che Guevara. Doni komunizëm ju?Qe ku e keni fytyrë e gjallë të tij, Shqipërinë, jupëlqen? Kuba e Fidel Kastros nuk mund ta kry-ente plotësisht këtë rol. Jo vetëm pse Kuba ish-te larg matanë oqeanit, e mjegullt, e parrokshme.Por edhe sepse, krahasuar me Shqipërinë, gjend-ja në ujdhesën e Karaibeve ishte lule.Bash siç e kishte përcaktuar Arshi Pipa, RamizAlia u shfaq pa personalitet të vetin. Karrocier iradhës, do të grahte kuajt në “udhën e vazh-dimësisë”.(Marrë nga libri “NUK ISHA STUDENT I DH-JETORIT” - Ramiz Alia dhe Sofokli Lazri, enig-ma e vëllezërve siamezë-).

Page 18: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

18/ E Diel,12 shkurt 2012nacional LIBRI I RI

“NUK ISHA STUDENT I DHJETORIT”, libër i ri nga Mehmet ELEZI

Alia-Lazri, enigma evëllezërve siamezë

“Nuk isha student i dhjetorit” e me nëntitull “Ramiz Alia dhe Sofokli Lazri,është më shumë sprovë (ese), që zë fill te kthesa historike e Shqipërisë nëvitet 1989-1991, te disa anë siç i ka parë e përjetuar autori asokohe, dukeqenë herë dëshmitar e herë protoganist, por pa mbetur thjesht tek ato.Bashkë me pamje të panjohura të zhvillimeve të atëhershme, që jepen përherë të parë, Elezi përvijon edhe profile të panjohura ose të patrajtuara tëfigurave politike të historisë që përfaqësojnë pole të kundërta.”

Libri i ri i Mehmet Elezit me titull “Nuk ishastudent i dhjetorit” e me nëntitull “Ramiz Aliadhe Sofokli Lazri, enigma e vëllezërve siamezë”

nuk është i gjinisë së mirëfilltë të kujtimeve,megjithëse në brendësi autori e quan “përm-bledhje ditari”. Eshtë më shumë sprovë (ese),që zë fill te kthesa historike e Shqipërisë nëvitet 1989-1991, te disa anë siç i ka parë e përjet-uar autori asokohe, duke qenë herë dëshmitar eherë protoganist, por pa mbetur thjesht tek ato.Bashkë me pamje të panjohura të zhvillimeve tëatëhershme, që jepen për herë të parë, Elezi përvi-jon edhe profile të panjohura ose të patrajtuaratë figurave politike të historisë që përfaqësojnëpole të kundërta.Kapituj të tillë si “A ishte En-ver Hoxha nacionalist”, “Mustaqet e shpresës”,“Berisha”, “Shah apo poker”, “Ramiz Alia dheSofokli Lazri, enigma e vëllezërve siamezë”, emjaft të tjerë përbëjnë këndvështrime e fakte tëpanjohura e të pazbardhura në botimet ederisotme.Libri 308 faqesh, botim i shtëpisëbotuese “Gjergj Fishta”, doli për herë të parë nëpanairin kombëtar të librit me 9 nëntor 2012 dheshpërnda nëpër libraritë e Tiranës.

X.Sinani

Për vëllimin poetik “Mos m’i fshij lotët” të Lindita Prengës

Poete e lirikës sëbrishtë

Ndër brezat e poetëve të rinj, që vazhdojne të krijojnë art vërtetësisht tëzhveshur nga gënjeshtrat, që po mbeten besnik të ëndrrave dhe ideve më tëkthjellta njerëzore, njëra nga ato pra, është poetja mirditore, Lindita Prenga, ecila prej vitesh jeton në Greqi

Çdo ditë e më shumë vijnë prurje të reja në fush-ën e krijimtarisë letrare, si një ortek i zbritur ngamajat e krenarisë së shpirtrave krijues. Ndërbrezat e poetëve të rinj, që vazhdojne të krijojnëart vërtetësisht të zhveshur nga gënjeshtrat, qëpo mbeten besnik të ëndrrave dhe ideve më tëkthjellta njerëzore, njëra nga ato pra, është po-etja mirditore, Lindita Prenga, e cila prej viteshjeton në Greqi. Bota e të rinjve krijues po vjenpërherë e mbushur me emocione, me ndjesi, qëngacmojnë çdo qelizë të shpirtit për t’u shpre-hur. Poezitë e këtij libri sjellin një tematikë mjafttë gjërë, pothuajse nga çdo fushë, ku i ka hedhurfarën dhe grumbulluar nektarin e krijimit të sajpoetik, duke mos harruar Nënën, respektin ndajsaj, të afërmit e munguar, duke kërkuar kujtimetnë “Rrugët e vjetra”, duke i kënduar me plotndjenja dashurisë, por dhe shprehur mërzinë dhedhimbjen e mërgimtarit. Poetja shfaq në libër njëbotë të madhe, sjell dhe përcjell në çdo poezimetaforën e jetës gjithnjë me shpresën për tëmos humbur ëndërrën, kërkon gjithçka është emundur dhe tek lulja e bukur, edhe tek gjethet e

rëna nga pema përdhe, duke sjellë dhe mesazhetë tilla: “Dhe bota, o miq, e gjithë iluzion, / Qënis pakuptuar e nuk mbaron.....”. Lindita nukharron t’i këndojë vashëzës së malësisë, qoftënë përshkrimin e saj fizik, përmes figurave tëbukura letrare, si krahasimi: “Flokët e tua të gja-ta, lëshuar si ujëvarë / Beli këputur si selvia sh-kon / dhe duke e përmbyllur meditimin metaforik“Endërr ëngjullore në mure qëndisur”. Ngarke-sa e madhe emocionale, që duket se përbën “vor-bullën” meditative të poetes, e bën atë të gjejëshprehjen tek fjala, tek heshtja, tek gjurma, tekrruga dhe tek era e bjeshkës e kudo ku natyrapërputhet me shpirtin e lotit rrëshqet me peshëne mallit ngarkuar. Lindita nuk harron t’i këndojëMirditës, vendlindjes së saj, ku vargu merrfrymën “e shkëmbit” të bukës, të mrekullive, tëligjërimit të zanave të maleve. Dhe shpërthimi isaj është më shumë se një premtim pra, një betimi saj. Poetja rri në një hulli ndjesore me ëndërrat,dashuritë, gjethen. Vashës, një puthje me njëndjesi të paimagjinueshme, si një mbështetësejetësore që të jep forcë ngado që shkon. Ajoshpreson beson, dedukton dhe ndjen. Ndjenpulsin e jetës dhe flladin e ëmbël, por ndjesh-mëria e saj del më shumë në poezitë e librit edhesi heroizëm, qëndresë, patriotizëm.Vargu i lirë është i natyrshëm, është i ngrohtë,me një harmoni që nuk i jep rima tradicionale,por ia jep harmonia e detajit dhe e figurës. Porgjithsesi, mjeshtërinë e rritjes së profilit të poez-isë, Lindita, si poete e lirikës së brishtë, poete emetaforës së saktë, poete e ndjenjës së sinqertëdhe marrëdhënieve tepër njerëzore në inter-pretimin e integritetit të saj shpirtëror dhe kul-turor, i jep lexuesit një tablo emocionale të reali-tetit. Ajo mishëron figurat poetike në dy plane:në planin dinamik, si figurë e përgjithshme, bazamentale e poezisë dhe si figurë e copëzuar nëfunksion të plotësimit të mozaikut poetik. Poez-itë kanë brenda figura të këndëshme dheprekëse, të kapshme për lexuesit, pa marrë me-sazhe nga askush, duke u përqëndruar tek për-voja individuale, pa marrë hua nga askush, dukeu vetmjaftuar në lëndën e parë, që i vjen ngashpirti, si një thirrje për të përpunuar dhe për tëkthyer në akt të mirëfilltë poetik.

Nga Fran Gjoka, Dar-Lezhë

Për dramën “Qëndistraja s’ka mort”, e Shqipe Hasanit

Kë pret Hirushja esotme ?

Si tekst letrar, drama e Shqipe Hasanit “QËNDISTARJA S’KA MORT” ështëpa dyshim një nga më të realizuarat në vitet e pasluftës. Prandaj, do të ishte edobishme që ndonjëri nga teatrot tona sa më shpejt ta vinte në skenë.

Në dramën e Shqipe Hasanit “QËNDISTARJAS’KA MORT” (me personazhet: Hirushja, Bar-di, Njerku, Çakalli, Nili, Sara, Sjellësi i Pusullës,Paramilitari, Çetniku i Parë, Çetniku i Dytë, Ves-hatorja e Parë, Veshatorja e Dytë, Jevga Vithek-ërcyer, Jevga e Ngjallme, Ushtarja Flokartë,Ushtari etj.), janë gërshetuar mrekullisht ele-mentet e përrallës së Hirushes me ato të fatit tëvajzës sonë të sotme. Madje, kryeheroina ekësaj drame gjithashtu mban emrin e Hirushes,vajzës së përrallës, fati i keq i së cilës në fiilim ika bërë të qajnë aq breza njerëzorë dhe pastajkthimi i papritur i mbrodhit në dramën e saj - potë njëtit i ka bërë të qeshin dhe mbi të gjitha tëbesojnë se në peizazhet e fateve njerëzorembarësia gjithmonë bie si dielli pas një nate tëtrishtë. Ky do të ishte thelbi filozofik i përrallës,që njeriu e krijoi për vete dhe për shpresat qëduhet të ketë në këtë jetë. Mbi këtë taban Sh-qipja e projektoi darmën në tre akte e njëmbëdh-jetë skena “QËNDISTARJA S’KA MORT”. Vetëtitulli mbërthen gati të njëjtën filozofi të për-

rallës me ndryshimin se, derisa heroina e moçmeështë një vajzë bonjake që duke gjurmua udhëte fshehta të dashurisë - paprutur e gjen edhefatin, kryeprotagonistja e dramës, ndërkaq,përveç hireve e bukurisë, ka edhe talentin e lin-dur të qëndistares, pra atë prirjen që i jep hijeshibotës me lulen e artit. Kjo shtesë e re, që e bënmë llamburitëse heroinës e dramës, pastaj gjatëthurjes kompozicionale, bëhet strubullar që endihmon vajzën të shkojë drejt fatit të bardhë.Kjo është fryma e shenjtë e trashëguar nga ekaluara. Po kë pret Hirushja e sotme? Në kohëntonë s’ka princër përrallash. Është, megjithatë,një që rri mbi princër e mbretër. Është ky Bardi,që Hirushja Qëndistare e kohës sonë e ka priturpa e kuptuar as vetë. Bardi, që mban kurorën embretit të kangjeles, është princi modern i Hu- Nga Rushit Rambaja

rushes së dramës.Kështu shenjohet hyrja e Hirushes brendakufijve realë në dramën “QËNDISTARJA S’KAMORT”. Në tre aktet dhe në dhjetë skenat emëvonshme të dramës Hirushja Qëndistare je-ton e tunduar dhe lufton për dy ideale sipërane:që të bëhet sjellëse e lirisë së mëmëdheut dheqë të bëhet yshtëse e dashurinë së Bardit. Këtoideale të epërme, më të qashtrat e më të shenjtatpër njeriun e etninë, e bëjnë vajzën të papërbal-lueshme. Si tekst letrar, drama e Shqipe Hasanit“QËNDISTARJA S’KA MORT” është pa dyshimnjë nga më të realizuarat në vitet e pasluftës.Prandaj, do të ishte e dobishme që ndonjëri ngateatrot tona sa më shpejt ta vinte në skenë.

Page 19: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

nacional19/ E Diel,12 shkurt 2012 IN MEMORIUMNjë përvjetor i denjë për shkrimtaren Elsa Morante

Figura qiellore,zymtësi të izoluara

“E ndërsa realiteti i shekullit të kaluar flet për një shkrimtare italiane që ështëNobeliste në fillimet tij, dekadave më pas i shtohen listës shumë emra të tjerë tëshkrimtareve femra. Morante nuk e arriti dot famën e nobelistes, por arriti atëtë një shkrimtareje me fantazi dhe penë të fortë në përshkrimin e realitet tëdhimbshëm, sidomos gjatë ngjarjeve të mëdha botërore të viteve të shekullit tëXX.”

Gjenialiteti nuk është një tabu që i përket vetëmmeshkujve, por ka doza të qarta, jo të shpesh-ta, si tek të parët, edhe tek gratë. E ndërsa reali-teti i shekullit të kaluar flet për një shkrimtareitaliane që është Nobeliste në fillimet tij, deka-dave më pas i shtohen listës shumë emra tëtjerë të shkrimtareve femra. Morante nuk e arri-ti dot famën e nobelistes, por arriti atë të njëshkrimtareje me fantazi dhe penë të fortë nëpërshkrimin e realitet të dhimbshëm, sidomosgjatë ngjarjeve të mëdha botërore të viteve tëshekullit të XX.100 vjet më parë në vitin 1912 lindi Elsa Mo-rante, shkrimtare, poete, eseiste, përkthyese,që bashkë me disa autorë të tjerë si Gadda dheDi Lampeduza janë në majat e tregimtarisë ital-iane të ‘900, dhe e romaneve të pasluftës. Qyshe re filloi botimet e saj me përralla, poezi dhetregime të shkurtra, duke filluar nga viti 1933deri në fillimin e Luftës së Dytë botërore. Nëvitin 1936 njohet me Moravia me të cilin marto-het në vitin 1941 dhe bashkë frekuentuan sh-krimtarët më në zë si Pazolinin, Sabën, Bassa-nin, Penën, Bertoluçin etj. Nga fundi I luftëspër t’iu shpëtuar raprezaljeve naziste u larguannga Roma dhe jugu I Italisë shfaqet shpesh nëveprat e saj të mëvonshme si Historia. Veprat esaj më të njohura janë Gënjeshtra dhe magji nëvitin 1948, Ishulli i Arturit në 1957 dhe Historianë 1974. Shumë vepra të saj janë shndërruar nëfilma nga regjizorë të njohur italianë.Gënjeshtër dhe magji është libri që shënoi de-butimin e saj të jashtëzakonshëm, duke marrëparasysh moshën e saj të re, 36 vjeçe dhe njëlibër me rreth 700 faqe. Ky fakt flet shumë pasiështë e zakonshme që gjeniu letrar të lulëzojëme kaq thellësi në shpirtin femëror si dhe taki-mi i lumtur i saj me siksesin, i një shkrimtareje tëpajisur me talent dhe me romanit tradicional të‘800. Në atë kohë dikush do të kishte dekretuarse romani tradicional ishte në fundin e vet,

marrëzi pasi romani transofrmohet dhe nuk merrfund. Romani është një libër i një jorealiteti mëtë pamëshirshëm, bën një luftë trime kundërbotës reale. Nuk ka rëndësi se kush del fitimtarnë fund, shpirtërat që e popullojnë mendjen eMorantes - figura qiellore dhe zymtësi të izolu-ara në një shtëpi qiellore që i ngjan më shumënjë burgu ku zhvillohet një jetë larvash apo evërteta lakuriqe dhe e ftohtë që vret çdo iluzion,zbulon gënjeshtra, anulon çdo thyerje, përhumbçdo ëndërr. Bukuria e romanit qëndron tek ajobetejë e dëshpëruar dhe titanike mes banorëvetë krahinave mbinjerëzore dhe banorëve të përu-lur të atyre tokësore, midis mërgimit tokësor dheparajsës.

Pak histori e romanit

Në një epokë jo fort të përcaktuar, në një qytettë jugut të Italisë edhe ky jo i përcaktuar, plasinjë dashuri tepër pasionale midis një vajze, Anasdhe kushëririt të saj tepër fisnik dhe të pasur,Edoardo. Ana që kur i ati ia tregoi fëmijë në kar-rocë, e pati gjithmonë në zemër kushëririn e sajbiond. Kur të dy ritakohen dhe njihen në njëditë të pazakontë me borë, para një dyqani çokol-latash ku të papunët zbaviteshin, duke ua marrëmendjen që të rrëshqisnin në akull, ndërsa pa-sioni i tyre i menjëhershëm rritej. Por kushëririnuk i përkiste tokës, ai si perënditë Olimpit qëdashurohen me njerëzorët dhe zbresin në tokë,që të marrin kënaqësitë e tyre, por pa i gritur nëselinë e tyre qiellore. Martesa është një ferr ivërtetë. Lind fëmija që mori emrin Eliza,tregimtarja që gjendet në fillim të romanit, e rre-thuar nga fantazmat e veta, në dhomën e njëpallati të madh roman në periferi. Eliza e do nënëne vet më shumë se çdo qënie tjetër në botë : esheh si një mbretëreshë, si një Shën Mari tëlindjes. Ana mendon vetëm për Edoardon dhe eurren Françeskon që vuan dhimbje të papërsh-krueshme.Në qendër të librit është dashuria e Anës dheEdoardit, një dashuri që nuk njeh kufij, por tepërisentimentale dhe intransigjenca që janë pjesë etë gjithë personazheve, papërjashtim. Të gjithëdashurojnë me një dhunë që të tmerron, të gjithëu besojnë fantazmave, udhëtimeve me aventurë,gënjeshtrave nga më të paturpshmet që tregojnëdhe dëgjojnë. Ky pasqyrim prodhon njësëmundje aluçinante shkatërruese. Si mund tëreagojnë personazhet para një shkatërrimi që nuki çon veç tek vdekja? Megjithatë romani rezis-ton dhe ndaj magjisë edhe gënjeshtrës. Moranteruan në subkoshiencën e vet atë pikë të palëvi-zur të reales. Libri fillon në një dhomëzë dhepërfundon në atë ku vdes Ana. Për 11 ditë Anadalldisi dhe Eliza i mban dorën tek shtrati derisae kupton se dora është e ftohtë. “ Një erë dimërim’u vërtit, më gëlltiti një ujë I ftohtë pa drita.Dhe dhoma e dashur prindërore, e ndezur ngamesdita e gushtit, u largua përgjithmonë ngapamja ime, si një anije e huaj.

Përgatiti Arjan Th. Kallço dhePierangelo Filigheddu

U nda nga jeta poeti dhe dramaturgu, Miliano Stefa

Poeti që la sitestament një poezi

“Por poetin, që ecte kundër rrymës, e vuri përpara lumi i madh i grumbulluarbrenda vetes, derisa u rebelua shpirtërisht dhe në vitin 1980, u shkëputpërfundimisht nga realizmi socialist duke u vetëpërjashtuar nga Lidhja eShkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë...”

Nga Laureta Petoshati

Më 9 shkurt 2012u nda nga jetashkrimtari vlon-jat MilionaStefa.Poeti dhedramaturgu Mil-iano Stefa, ikubashkë medallgët. Iku nënjë ditë të ftohtëshkurti, kurgjithçka u gjun-jëzua nga ngri-cat dhe i ftohti.

Tek lexoj disa libra nga kolona e tij poetike “Sh-trati i Prokustit”, ku bashkë me vargjet përzihenklithmat e pulëbardhave në bregun e detit, ku aiu lind dhe, për të cilin shkroi tërë jetën, më duketsikur dëgjoj zërin e tij, që më thotë: “Kush tha,që kam ikur!? Ja, e sheh, ti tani sapo fole memua!” Poeti, u nda vetëm fizikisht. Por mbrapala mijëra faqe të shkruara në ditë e netë vetmie,aty buzë detit, për të përsiatur ato, që nuk iathoshte dot askujt. Deti për të, ishte liria, ndajdhe lirisë, ai i shkroi për tërë jetën. Filloi të shk-ruajë në moshë fare të re dhe të botojë rregull-isht në shtypin e kohës, pothuajse në të gjithaorganet e shtypit dhe periodikët, qysh në fillimtë viteve 50 të Shekullit të XX. Rrugëtimin egjatë të krijimtarisë e nisi me poezi, duke shpre-hur me shpirt fjalët e detit, ngjyrat e tij, që shkri-heshin e përhapeshin me fjalët e erës dhe je-honën e legjendave të lundërtarëve të moçëmtë Zvërnecit mitik, ku u rrit dhe kaloi fëmijërinësë bashku me një tjetër poet, Fatos Arapin. Po-eti Miliano Stefa ka botuar 8 vëllime me poezi,ku ka treguar një integritet artistik dhe ndjenjatepër të holla, të një aftësie perceptuese artis-tike të shprehur tepër qartë dhe me një individ-ualitet mjaft të spikatur. Madje, i pajisur me njëkulturë tepër të madhe, pasi pat mbaruar Uni-versitetin Shtetëror të Tiranës në fakultetin egjuhës dhe të letërsisë shqipe dhe ishte njohësi disa gjuhëve të huaja, ai nuk mund të linte pa ubërë një shqyrtim të thellë mendor dhe logjikçështjeve të përgjithshme që kishin të bënin medramën e njeriut, në kuptimin filozofik të fjalës,ndaj shkroi plot 12 drama, të vëna në skenat eteatrove profesionistë shqiptar, si teatri i Dur-rësit, i Vlorës, i Korçës, i Elbasanit, dhe ai iShkodrës. Disa nga dramat e tij që janë vënë nëskenat e teatrove shqiptarë janë:1. “Në krye të kolonës” 1962 Teatri “Ale-ksandër Moisiu” Durrës. 2. “Një histori e thjesh-të 1963, Teatri “Petro Marko” Vlorë.3. “Pranverë në male” 1966, Teatri “PetroMarko” Vlorë. 4. “Otranto 44” 1966, Teatri “PetroMarko” Vlorë. 5. “Buka e duarve tona” 1970,Teatri “Petro Marko” Vlorë6. “Flamur në dallgë” 1975, Teatri “AndonZako Çajupi” Korçë. 7. “Vëllezërit” 1968, Teatri“Petro Marko” Vlorë dhe Teatri “Skampa” El-basan. 8. “Horizonte drite” 1978, Teatri “PetroMarko” Vlorë. 9. “Për pushtetin e Popullit” 1978,Teatri “Andon Zako Çajupi” Korçë.10. “Vajza me çantë sportive” 1978, Teatri “An-

don Zako Çajupi” Korçë. 11. “Nëntori i Flamu-rit” 1979, Teatri “Petro Marko” Vlorë.12. “Dëftesë pjekurie” 1980, Teatri “Migjeni”Shkodër. Të gjitha këto drama, bile dhe tre dra-ma për të rinj, si dhe tre teledrama, kanë qenëdrama edhe për vetë shpirtin e autorit, i cili mezipërshtatej me shkurtimet që i bënin, me ndry-shimet, madje kishte raste me bërjen karton sëtë gjithë veprës. Brenda tij, përplaseshin si nëdy brigje deti, materialja dhe idealja, e dukshmjadhe e padukshmja, e gënjeshtërta dhe e vërteta,të gjitha ngjyrat që pasqyronte ylberi i natyrësdhe grija reale e regjimit të kohës. Ai donte lir-inë, donte të shkruante atë që shihte brendavetes dhe që nuk e shihnin të tjerët. Aty ngavitet 1953 -1954, rreth 20 vjeç, siç ka shkruar dhevetë së fundmi, ai, i pat treguar një poezi të tij tëmadhit Petro Marko. “Ai, e lexoi, u mendua gjatëe, më në fund më tha: ‘Dëgjo këtu, ti, djali i Jotës(Petroja e njihte tim atë.) Vjershën ose grise, osevarrose në ndonjë cep të shtëpisë, se do të tëmarrë lumi...!’” Por poetin, që ecte kundërrrymës, e vuri përpara lumi i madh i grumbulluarbrenda vetes, derisa u rebelua shpirtërisht dhenë vitin 1980, u shkëput përfundimisht nga real-izmi socialist duke u vetëpërjashtuar nga Lidhjae Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.Ndërpreu botimet në të gjitha organet e shtypit,por vazhdoi të shkruante për vete. Ato fletë, qëi shkruante ngado që ishte, i fshihte pastaj mekujdes, madje midis dërrasave të tavolinës sëbukës. Ato, do të shihnin dritën e botimit nëvitin 2008 me kolanën me 12 vëllime me poezi“Në shtratin e Prokustit” dhe me kolanën e Dra-mave me 4 vëllime. Madje para një viti, ai iu para-qit lexuesit me librin e ri me lirika poetike “Lil-jas”, ku i bën himn ndjenjës së përjetshme,dashurisë, si vlerë universale. Miliano Stefa,poeti, dramaturgu, autori i “Besës së Trojeve”,prindi, bashkëshorti dhe njeriu model, ishte tepëri respektuar në qytetin e tij të lindjes, Vlorë.Miliano Stefa është fitues i disa çmimeve ko-mbëtare në dramaturgji dhe i shumë çmimeve nëpoezi. Krahas çmimeve të ndryshme që ka marrëpër krijimtarinë e tij, është shpallur dhe “Mirën-johje e qytetit të Vlorës.”Ai iku në tjetër për-masë, për t’u prehur përjetësisht nën qiparisat eblerta të Zvërnecit buzë detit, por la mbrapa sh-krimet e tij që shprehin një kulturë të mirëfilltëartistike dhe një kujtesë historike të ngriturmjeshtërisht në art. Është e dhimbshme kur po-etët përcjellin poetët. Por, Milano Stefa, është ivetmi poet, që ka shkruar si testament një poezitë titulluar “Libri i jetës dhe i vdekjes”, me tëcilën do të doja t”i thosha fjalët e lamtumirës:Librin e gjelbëruar të jetës,unë e mbolla me vjersha.Mbinë jargavanët e dashurisë njerëzore!Librin e mermertë në varrezae gdhenda me vargje, me rreshta...Mbinë krizantemat e një malli,dashurie njerëzore...!Libri im -Me jetë dhe vdekje njëherësh.Jeta ime!

Vlorë më 10.2.2012

Page 20: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

20/ E Diel,12 shkurt 2012nacional POEZI

Dashuria është e verbër,XHORXHIA

PHILIPPE SOUPAULT (FRANCË)

Unë nuk fle XhorxhiaUnë lëshoj shigjeta nëpër natë Xhorxhiaunë pres Xhorxhiaunë mendoj XhoxhiaZjarri është si boraXhorxhiaNata është fqinja ime Xhorxhia.Unë dëgjoj zhurmat i dëgjoj që të gjitha Xhorxhiashoh tymin që ngjitet lart edhe ikën Xhorxhiaeci në majë të gishtave nëpër mugëtirë Xhorxhiavrapoj, ja rruga, ja lagjet e jashtme Xhorxhia.Ja një qytet që është po aidhe që unë nuk e njoh më Xhorxhianxitoj ja era që fryn Xhorxhiadhe të ftohtit dhe heshtja dhe frika Xhorxhiaunë iki Xhorxhiaunë vrapoj Xhorxhiaretë varen poshtë ato do të rrëzohen Xhorxhiaunë zgjat krahët Xhorxhiaunë mbyll një sy Xhorxhiathërras Xhorxhia, klith Xhorxhiaunë thërras Xhorxhiatë thërras ty XhorxhiaA do të vish Xhorxhiasë shpejti XhorxhiaXhorxhia, Xhorxhia, XhorxhiaXhorxhiaunë nuk fle Xhorxhiaunë të pres tyXhorxhia.

VJERSHË DASHURIE

RON PADGET (SHBA)

Në shtëpinë tonë ka shumë shkrepëse.Mjafton të zgjatësh dorën për t’i marrë.Tani marka që na pëlqen më shumë është Ohio Blue Tip,ndërsa më parë parapëlqenim markën Diamond.Kështu ngjiste para se të gjenim shkrepëset Ohio Blue Tip.Kutitë e këtyre shkrepëseve janë të shkëlqyera, të forta.Kuti të vogla, me etiketa blu, ngjyrë qielli e të bardhaFjalët në trajtë kaligrami aty sajojnë një megafon,si për të thirrur më fort që ta dëgjojnë të gjithë:“Ja shkrepësja më e bukur e botës;tre centimetra e gjysmë pishë e butë, një cipali kurorëzuar nga një perlë e vogël, ngjyrë vishnjë, kaq e urtë dhe kaq e xhindosur,vendosmërisht e gatshme për të marrë flakë,ndoshta për të ndezur cigaren e gruas së dashurpër herë të parë, diçka e papërsëritshme,ja, këto shkrepëse ju ofrojmë edhe juve”Ja, këto më ofrove ti muabërë cigare e ti – shkrepëse ose unëShkrepëse e ti cigare, të dy të ndezur zjarrNga puthje të zjarrta që ngjiteshin në qiell.

PARA FILLIMIT

OCTAVIO PAZ (MEKSIKË)

Zhurma të ngatërruara, zbritje e turbullt.Fillon në ditë tjetër.Një dhomë në mugëtirë

dhe dy trupa të shtrirë.Te balli im humbasnë një rrafshinë të mbetur shkretë.Tani orët mprehin thikat.Por ti merr frymë përbri meje:fort e dashur dhe e largët,ti rrjedh si lumë dhe nuk lëviz.E paarritshme je, kur mendoj për ty,të prek lehtazi me sy,të vështroj me duar.Ëndrrat na ndajnëdhe gjaku na bashkon:ne jemi një lumë me rrahje zemre.Nën qepallat e tua piqenfarat e diellit. Botanuk është gjithmonë e njëmendtë,koha dyshon: e sigurt ështëveç ngrohtësia e lëkurës sate;Në frymëmarrjen tënde dëgjojbaticën e qenies,rrokjen e harruar të fillimit.

MADRIGAL

FEDERIKO GARSIA LORKA (SPANJË)

Puthja ime qe një shegëE hapur, e thellë,Një trëndafil prej letreGoja jote qe.

Në sfond një fushë me borë,

Duart e mia qenë të hekurtaPër kudhrat e rëndaDhe trupi yt i lehtëQe perëndimi i një kënge

Një sfond një fushë me borë.Në kafkën e madhe të qiellit,Të bërë vrima-vrima,Si stalactite varenTë gjitha “të dua-t” e mia.

Në sfond një fushë me borë.

Ëndrrat e mia fëmijëroreShtresa ndryshku kanë zënë,Dhimbja ime spiraleE ka zhbiruar hënën.

Në sfond një fushë me borë.

Tani le të bëhemi seriozë.Le t’i vëmë të marrim mësimeDashuritë dhe ëndrrat e mia(Mëza të vegjël pa sy)

Në sfond shtrihet një fushë me borë.

DASHURIA PËR ELENËN

LOUIS ARAGON (FRANCË)

Jam xheloz për çdo pikë shiQë me puthje më shëmbëllenMë bëjnë të ndiej xheloziSytë e gjithçkaje që shkëlqen

Kur e zë jam xheloz për bletënPër pasqyrën ku ajo shihetPër harrimin, për kujtesënDhe për gjumin ku kridhet

Për trotuarin që ajo zgjedhPër erën që e fshik me duarNë ëndërr gjumin ma vjedhXhelozia ime që rri zgjuar

Jam xheloz për një këngë një ofshPër një hukamë a një rënkimPër zymbylat jam xhelozPër një parfum për një kujtim

Jam xheloz për statujat në sheshTunduese me ata sy-zgavraJam xheloz kur ajo heshtPër fletën e bardhë që ka përpara

Për një qeshje a një lëvdatëDimrit për një drithmë të lehtëPër një fustan që vesh në shtatPranverës për drurët e blertë

Jam xheloz kur i pëlqen zjarriPër një degë që e ndjek prapaPër krëhrin në flokët ngjyrë ariNë ag më bën xheloz mesnata

Për gjithçka që ka për zemërPër zumrudët që e stolisinAh nata e ligë nata shemërMe hijet e saj ma merr shpirtin

Çdo stinë ndiej xheloziMë ngulen një mijë gozhdëJam xheloz gjer në marrëziJam xheloz si një qen xheloz

Kur vonohet një grimë herëJam xheloz për botën mbarëGjestet e saj janë misterJam xheloz për çdo kitarë

FILLIKAT ME DETIN…

Nga ENDRE ADY (HUNGARI)

Një dhomë hoteli, mbrëmja dhe një plazh,Ajo ka ikur dhe është veç mirazh,Ajo ka ikur dhe është veç mirazh.

Në kanape, lulja që ajo ka lënë,Ia puth kanapesë stofin e ngrënë,Ia puth kanapesë stofin e ngrënë.

Parfumi i saj si një puthje më josh,Gjëmon e zë të qeshë deti përposh,Gjëmon e zë të qeshë deti përposh.

Së largu, flakërin drita e një fari,Eja shpirte, deti po këndon te zalli,Eja, shpirte, deti po këndon te zalli.

I egri det që dua ta dëgjoj me nge,Tek ëndërrij në të vjetrën kanape,Tek ëndërrij në të vjetrën kanape.

Përktheu : Anton Papleka

Page 21: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

nacional21/ E Diel,12 shkurt 2012 POEZI

se nuk e sheh vetveten

Aty e shoh tek shtrihet kurmzbuluar,Deti magjeps dhe këndon kohë e shkuar,Deti magjeps dhe këndon kohë e shkuar.

AJO S’MË DESHI . . .

Nga NIKOLLAJ TOHONOV (RUSI)

Ajo s’më deshi me zemër aspak,Më deshi si flaka që mështeknën djeg,Në fushim, supi i saj ndriste nga larg, Më fort se rrezja e bardhë kur dielli shkrep.

Por kënga, as grindja, as ladhatime mikuNuk na mbajtën bashkë për shumë vite,Me një nomad të zeshkët ajo iku,Me varkën e tij që fishkëllinte.

Një natë, tek po hanim darkë në jurtë1),Një jakut, si i fala një thikë gjahu,Më tha se ajo me zeshkanin tokte kupënDhe nga puthja e tij i ndizej gjaku.

Pra, unë s’i jepja atë që i jepte zeshkani!“Sigurisht!” u gjegj jakuti në errësirë Dhe me dorën e mavijosur nga acari. Ai më zgjati një shuk duhani të ngrirë.

Me qytë pushke e rraha tokën fort,Mora duhanin e i thashë:”Pse t’i vë faj?

ZGJIMI I KLEOS

JUSTO JORGE PADRON (SPANJË)

Ti përkul kokën dhe rrëkeja e floknajës satepërhapet gjithandej puhi ariqë me vetëtimën e saj përmbyt jastëkun.Dhe dita e ngashnjyer zgjohetme një kthjelltësi burimi. Ti i çel sytëdhe një horizont kaltërie hovetnëpër parfumin e degëve të dendura.Buzëqeshja jote zgjon një muzikë qielloredhe drita e saj të vezullon në buzë.Një tringëllimë e lehtë ujërash të kristaltama pushton zemrën, deri në thelb ma dëlir.Burim ujëshumë që lëkura joteia pasqyron ujërat e rrëmbyera,fruta që ndritin, shtegtime zogjsh,Edeni më intim i dhembshurisëku dorështrënguara vdekje nuk guxon të ëndërrojë.

KRIJIMI

OLE WIVEL (DANIMARKË)

Nën duart e mia mbaj peizazhin tënd të çuditshëmSiç sillet atje lart zogu mbi kodradhe pyjesiç fluturon një re sipër tokësdhe e ndanPor tek e fundit edhe ashtu dashuria ishte një metaforë .

Dashuria: pika të ëmbla që kullojnë një nga një nga pjeshkët

Dashuria: zjarri që bie në depot e skenës me lëndë plasëse.

Dashuria: mëngese vezulluese të muajit të shtatëDashuria: një viç që i ndrit qimja në diell .

Ma mbyllni gojën dhe buzët e tijdhe në krahë me shtrëngoi ai burriëErrësira e një parku gjethe pemesh që kundërmojnë një shatrivan që shpërthenNgado ishte si dashuria që shpërthen ngado

Orët kaluan përsipër , vetëm orëtAto mbanin një teh shumë të mprehtë mbi faqen timeAto më gjakosën .

BIE MUZGU

JORGE LUIS BORGES (ARGJENTINË)

Pavarësisht se ti nuk më do,bukuria joteshpërndan mrekullinë e saj nëpër kohë,lumturia është te tisi pranvera në gjethen e re.Heshturazi përbri tejehumb gjakun e saj qetësia.Tashti nuk jam më askush,jam vetëm një dëshirëqë tretet te ndajnata.Te ti ndodhet kënaqësia,siç është mizoria në shpata.

KAMONIANE

NUNO JUDICE (PORTUGALI)

Kush je ti, Barbara, që rrinë një poemë që e studiojnë dhe e recitojnënëpër shkolla,-ti që vetëm sa qe e dashurae një poeti që ndoshta nuk të dhagjë tjetër në këmbim të kësaj dashurieveç një poemë që ti ndoshtaas që e ke dëgjuar kurrë? Kush je ti,o grua më e njëmendtë se poetiqë këndoi për ty dhe për të cilinaskush nuk di gjësend-veç kësajqë të deshi dhe të vurinë këtë poemë ku ti rron ende dhe merr frymësi atë ditë që ai e shkroi,tek sillte në mend trupin tënd, buzët e tuadhe ditët apo netëtqë me ty i kaloi? Kush je ti,grua e njëmendtë dhe e ëndërruar që banonnë të gjitha poemat që kjo poemëi frymëzoi dhe në të gjitha ëndrratqë te kjo Barbara gjetën një shëmbëllimtë saktë e të përkryer! Kthehunë këto vargje, që ne të ta shohimfytyrën dhe na e thuaj emrin tënd-emrin tëndtë vërtetë dhe jo atë që poetisajoi për të folur me ty në një poemë,e cila veç ty nuk ta tregon të fshehtën;fli, pastaj harroato që u thanë për ty dhe komentetqë morën shkas nga ti, dhe shëmbëllimetku gjithnjë e më tepër ti e humbeatë shëmbëllim të papërsëritshëm, shëmbëllimin tënd.

DASHURIA

OLOF LAGERCRANTZ (SUEDI)

Dashuria është e paarsyeshme.Dashuria nuk e di që ekziston,prandaj është aq e rrezikshme.Dashuria kujton se është e paanshmedhe vjedh varfanjakun.Dashuria pandeh se sapo ka filluar.Dashuria e mbron veten bujare,por gllabëron gjithçka.Dashuria xhindoset kundër gjithë botës që nuk merr vesh.Dashuria është e verbër, se nuk e sheh vetveten.Po të takohej me veten ndonjë ditë, ajo do të nxirrte thikën.

U hodh nga ankthi i një çasti dashurienë tjetrin,por kurrë nuk e mbërrita në kohë.Tani shoh tek po vjen goditja e rrufeshme.E them haptas gjithçka qe e rreme.

TI I THE…

ALAIN BOSQUET (FRANCË)

Ti i the: “Do të doja t’ju dashurojanë një jetë jashtë jetës”Ajo të tha:”Dahuromë, të lutem,

pa e vrarë mendjen, pa thënë asnjë fjalë.”Ti i the:”Do të doja t’ju dashurojasi të isha duke vdekur.”Ajo të tha: “Dashuromë, dashuromë,pa menduar për vdekjen, pa menduar përdashurinë.”Ti i the: “Do të doja t’ju dashuroja,pavarësisht nga ti, pavarësisht nga unë.”Ajo të tha: “Dashuromë më shumë se ti,më shumë se unë: kjo është hyjnore është kaqe lehtë.”Ti i the : “Do të doja një dashuri të tillëqë s’e kanë njohur kurrë të dashuruarit.”Ajo të tha:”Të urdhëroj, dashuromë,siç merr frymë dhe fërgëllon njeriu”.

Page 22: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

22/ E Diel,12 shkurt 2012nacional OPINION

Shqiptarët vazhdojnë të vuajnë traumën e fantazmës së shërbimeve sekrete

SHËRBIMET SEKRETE DHE PRODHIMI I FRIKËS„Ndërsa, në terrenin ku këto shërbime sekrete bënin ligjin, morën hov të tmerrshëm veprimtari të shumta kriminale, sikundër janë krimi i organizuar, haraçi,vrasja dhe kidnapimi i njerëzve, trafikimi i krijesave njerëzore, kontrabanda e drogës dhe e armëve, korrupsioni shkatërrues dhe forma të tjera morbide tëpatologjisë sociale, morale, ekonomike e politike.”

Nga Prof. dr. Milazim Krasniqi

Shqiptarët e Kosovës kanë vazhduar ta vuajnëtraumën e fantazmës së shërbimeve sekreteedhe pas çlirimit të vendit, kur shpresohej seakronimet e tmerrshme UDB dhe KOS të shër-bimeve serbe e jugosllave kishin mbetur tëngordhura në të kaluarën e tyre të ndyrë e krim-inale. Vendi ishte çliruar nga intervenimi usht-arak i NATO-s, ishte instaluar një administratëcivile ndërkombëtare dhe po fillonte në liri pro-cesi i ndërtimit të shtetit, me vullnetin e tëgjithëve, si rezultat i fitores së dëshiruar ngambarë populli. Por, nuk qe e thënë që fantazmate shërbimeve sekrete të zhdukeshin nga përfy-tyrimet, nga kujtesa po edhe nga realiteti i jetëssonë të përditshme. Menjëherë pas çlirimit tëvendit, filloi marrja në pyetje e njerëzve që edhemund të kishin qenë bashkëpunëtorë të push-tuesit dhe mund të kishin faje në ndërgjegjen etyre, por nuk kishte askush autorizim dhe bazëligjore për t’i marrë në pyetjer a për t’i ndësh-kuar. Pushtuesi kishte kapitulluar me Mar-rëveshjen e Kumanovës dhe kishte ikur mebisht nën shalë, pa shpresë se do të mund tëmbante aktive shërbimet e veta sekrete parahundëve të NATO-s. Realisht, rreziku nga bë-mat e bashkëpunëtorëve të pushtuesit ishteminimal, prandaj trajtimi hakmarrës ndaj tyrenuk duhej të ishte në krye të agjendës. Por,përveç të dyshuarve për bashkëpunim mepushtuesin, janë marrë në pyetje edhe njerëz tëndershëm e patriotë, por që kishin rastisur tëishin qoftë kundërsharë politikë, qoftë rivalëpotencialë në karrierë ose në bizneset e reja qëpo ngriheshin. Dhe disa prej tyre edhe janëekzekutuar. Pastrimi i terrenit nga kundërshtarët Edhe dymbëdhjetë vjet pas atij fillimi problem-atik “të ndërtimit të intitucioneve demokratike”,askush nuk ka një statistikë se sa njerëz janëmarrë në aso bisedash, sa prej tyre janë keqtra-jtuar dhe sa viktima janë shkaktuar në atë qërimhesapesh me mbeturinat e regjimit të pushtuesitdhe me kundërshtarët e rinj politikë eekonomikë. Përveç ndonjë rasti të rrallë, vikti-mat e keqtrajtimeve e kanë mbyllur gojën dhepothuajse asgjë nuk ka dalë në publik. Ngaana tjetër, hamendësohet se jo pak nga ata të

keqtrajtuar, që kishin qenë bashkëpunëtorët tëshërbimeve sekrete të pushtuesit, ose vetëm tëadministratës së tij, kanë pranuar të punojnë përshërbimet e reja partiake dhe ashtu janë bërëgjeneratorë i pezmeve dhe i hakmarrjeve të reja.Një det i tërë stërkalash të shpifjeve dhe in-trigave janë dosjetuar në këtë veprimtari meproduktivitet të lartë. Shumë kush e ka gjeturrastin të hakmerret duke e hedhur gurin e duke efshehur dorën. Dhe ashtu është krijuar përsh-typja se pothuasje të gjithë shqiptarët kanë qenëspiunë dhe tradhtarë. Madje edhe ata që i kanëmbajtur me bukë e ua kanë ntrashur fondet mepara, edhe ata që ua kanë ndriçuar mendjet meidetë tyre politike e kombëtare, janë shpallurspiunë e tradhtarë. Sigurisht kjo ka qenë njëmënyrë për ta pastruar terrenin nga kundërsh-tarët realë e imagjinarë e për të hyrë pa pengesanë biznese e në politikë me kredencialet e fortatë të fortit. Fakti i hidhur është se UNMIK-u asnë fillim e as gjatë tërë mandatit të vet, nuk arrititë instalojë kurrfarë institucionesh kredibile tëdrejtësisë në vend, të cilat do të nxirrnin paradrejtësisë kryesit e krimeve dhe të gjithë ndih-mësit e tyre gjatë spastrimit etnik dhe gjenociditserb të viteve 1998/1999. Kësisoj, u kompromen-tua administrata e UNMIK-ut dhe ndjenja e hak-marrjes filloi të bënte trysni në mendjet e shumënjerëzve gjaknxehtë e me prirje kriminale. Në këtëvakum tragjik morën krahë shërbimet sekrete tëpartive politike e të individëve të fortë, krahaslulëzimit të shërbimeve sekrete të shumë sh-teteve që kishin personel civilë dhe ushtarak nëKosovë. Janë krijuar legjenda lidhur me numrine madh të shërbimeve sekrete në Kosovë, pornumri i tyre nuk u mor vesh tamam asnjëherë.Natyrisht, s’pati si mirret, sepse asnjëri prej tyrenuk u legjitimua si institucion me anë ligjesh adokumentesh valide. Rivalitetet e tyre, por edhebashkëpunimi a këmbimi i informacioneve, si dhegoditjet e fshehta të ndonjërit për t’ia lënë fajintjetrit shërbim, mbetet që të ndriçohet vetëm mendonjë film të zhanrit triller. Me asgjë tjetër mbasenuk do të ndriçohet asnjëherë, nëse drejtësia nëkëtë shtet nuk fuqizohet dhe nëse nuk aftëso-het që të vërë nderin e saj në vend.Lulëzimi i krimit krahas lulëzimit të shërbi-meve sekrete Ndërsa, në terrenin ku këto shërbime sekrete

bënin ligjin, morën hov të tmerrshëm veprimtaritë shumta kriminale, sikundër janë krimi i orga-nizuar, haraçi, vrasja dhe kidnapimi i njerëzve,trafikimi i krijesave njerëzore, kontrabanda edrogës dhe e armëve, korrupsioni shkatërruesdhe forma të tjera morbide të patologjisë so-ciale, morale, ekonomike e politike. Sot për sotaskush nuk është në gjendje të dijë se a kanëpasur dhe sa kanë pasur tagër në këto aktivitetekriminale edhe shërbimet sekrete të partive poli-tike, po edhe të shteteve të huaja, ose së pakueksponentë të tyre. Por, ajo që dihet nga vetërezultati, është se ato shërbime me asgjë nuk ekanë penguar lulëzimin e krimit të organizuar,kidnapimin e njerëzve, trafikimin e krijesave njerë-zore, kontrabandën me drogë e me armë, kor-rupsionin shkatërrues dhe format e tjera të pa-tologjisë sociale, morale, ekonomike e politike,të cilat edhe sot, katër vjet pas çlirimit të vendit,janë duke ia zënë frymën shtetit tonë të ri. Gjas-at janë se nuk ka qenë prioritet i tyre kjo fushë.Pasurimi i rrufeshëm i shumë eksponentëvevetë atyre shërbimeve dhe fuqizimi i tyre në poli-tikë, zbulojnë prioritetet që i kanë pasur dhe qënë një masë të madhe i kanë përmbushur. Por,pavarësisht se janë pasuruar më mënyrë tërrufeshme, pavarësisht se shumë prej tyre janëpjesë e bizneseve të dyshimta, pavarësisht seshumë prej tyre mund të kenë bërë faje të rëndagjatë ushtrimit të detyrave në veprimtari jole-gale, praktikisht askush nuk guxon as t’ua për-mend emrat. Konkluzioni logjik prej kësaj del seato shërbime ose pjesëza të tyre, në një formëose në një tjetër janë ende aktive, të fuqishmedhe me kapacitete shantazhuese ose edhegoditëse. Ndryshe nuk kuptohet pse frika prejtyre ende është e fuqishme në radhët e elitavepo edhe të qytetarëve të zakonshëm. Njerëzvekjo frikë vetëm sa po u rritet nga akuzat dhekundërakuzat e ditëve të fundit, që kanë arrituredhe në foltoren e Kuvendit. Përfshirja e jetëspersonale në shantazhim me prejardhje të shër-bimeve sekrete, qoftë dhe të politikanëve, mad-je dhe të atyre që mund të konsiderohenradikalë, është e padrejtë, e padenjë dhe jolegji-time. Janë institucione të tjera ato që mirren mekëtë veprimtari. Në rastin konkret është komi-sioni kompetent parlamentar, Agjencia Kosovaree Intelegjencës dhe gjykatat kompetente, që

duhet të trajtojnë brenda kornizës strikte ligjoreedhe veprimtarinë e kaluar e të tashme të politi-kanëve.

Pastrimi i dyfishtë nga krimi

Dhe këtu dalim pashmangshëm te një zgjidhje evetme e drejtë e këtij problemi:pasi të hapen mepërparsi dosjet e individëve që kanë qenë bash-këpunëtorë të shërbimeve sekrete serbe ejugosllave dhe pas sigurimit të një trajtimi ligjortë statusit të tyre si të kompromentuar (të dëno-hen ata që kanë kryer krime dhe t’u pamundëso-het që të marrin pjesë në asnjërën nga tri degëte pushteteve të gjithë të tjerëve), duhet të hapetedhe çështja ligjore e shërbimeve sekrete të par-tive politike e individëve të fortë të pasluftësdhe hetimi paramentar i bëmave të tyre. Pa ubërë ky pastrim i dyfishtë, pra fillimisht i ekspo-nentëve të shërbimeve sekrete serbe ejugosllave, po menjëherë pas kësaj edhe hetimii plotë parlamentar i veprimtarive të shërbimevesekrete të partive politike në Kosovën epasluftës, duke denoncuar në gjykata edhekryesit e krimeve, është pothuajse e pamundurqë shoqëria jonë të çlirohet nga frika që e kanëinjektuar të gjitha shërbimet, sigurisht me mo-tive e qëllime të ndryshme, por secila për hesaptë vet. Fatkeqësisht jo vetëm nga frika, po edhenga kërcënimi real, sepse ato edhe kur janë kri-juar edhe kur e kanë shpallur vetëshpërbërjen,kanë qenë jashtë kontrollit adekuat ligjor dheaskush nuk e di a janë shpërbërë vërtet apo janëpërshtatur në rrethanat e reja.

Rikthimi i Shqipërisë në familjen euroatlantikembetët një sukses i reformave të brendshme tëdrejtuara nga kryeministri Berisha, por edhe idiplomacisë së re shqiptare, e cila përfaqësoidenjësisht vendin në të gjitha strukturat perën-dimore. E çliruar nga konceptet e së kaluarës,diplomacia shqiptare prej vitit 205 ka shënuararritje të konsiderueshme, duke u prezantuar sinjë trupë profesionale e përkushtuar tërësishtndaj misionit të saj.

Pavarësisht kritikave, shpesh inatçore, arritjetmë të mëdha të vendit tonë, qysh prej pavarë-sisë së të tij janë arritur gjatë 7 vjetëve të fundit,kur në pushtet ka qënë koalicioni i udhëhequrnga Partia Demokratike.Anëtarësimi i vendit në NATO, heqja e regjimittë vizave me BE-në, Pavarësia e Kosovës, vizitae Presidentit Amerikan Xh.W. Bush në Tiranëmë 10 qershor 2007 dhe plotësimi i kushteveteknike për marrjen e statusit të vendit kandidat

në BE, janë pady-shim arritjet më tëmëdha edhe diplo-matike të një vendi,pra edhe të Minis-trisë së Punëve tëJashtme të Sh-qipërisë dhe tëtrupës së saj diplo-matike, e cila është

Ministria e Punëve të Jashtme dhesuksesi ndërkombëtar i vendit

Page 23: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

nacional23/ E Diel,12 shkurt 2012

Festa e të dashuruarve nëpër shekuj

Shën Valentini mbrojtësi i dashurisë“Shën Valentini ka një të kaluar prej 2000 vjetësh që nëpër shekujsh është festuar në tradita të ndryshme. Një nga traditat e praktikuara shekuj më parë, ishte përtë gjetur një të dashur në ditën e të dashuruarve, për çka organizoheshin shorte. Në atë periudhë, ishin njerëz të veçantë ata që merreshin me këtë llojë riti.”

Ndërmjetësi merrej vesh me vajzën e cila duhettë shkruante emrin e personit që pëlqente nënjë copë letër dhe t’ja jepte ndërmjetësit që tëmerrte pjesë në short, dhe të fitonte njeriun epreferuar. Në shekullin e 16-të, pikërisht më 14shkurt, si shenjë dashurie jepeshin dhurata tëkëtilla si; dorëza, çorape dhe shami. Në shekul-lin e 17-të, Puritenët amerikanë, që ishin një sho-qëri e krishterë, me arsyetimin se është dita e tëdashuruarve është një besim i kotë, u munduanta ndalonin. Edhe këtë here dashuria triumfoi,dhe ata nuk ia dolën ta ndalojnë këtë festë. Dhu-ratat e asaj kohe ishin veshjet dhe një shisheverë. Ne atë periudhë, 14 Shkurti festohej nëFrancë, Itali, Gjermani etj.Në një fshat të vogël të Francës, pleqtë e fshatitndaheshin në dy grupe dhe shëtisnin shtëpipër shtëpi për të zgjedhur të rinjtë të cilët dilninnëpër dritare dhe thonin emrat e njëri-tjetrit, emë pastaj vajza i dërgonte një veshje të re sishenjë ftese mashkullit për mbrëmjen e njohjesqë organizohej në qendër të qytetit. Nëse ftesai pranohej nga djali, si përgjigje vinte një shishevere. Atë natë në mbremjen e Shën Valentinit,nëse vajza apo djali nuk e pelqenin njëri-tjetrin,po atë natë ndizej një zjarr i madh dhe digjeshintë gjitha veshjet që ishin dërguar për ftesë. Nëvitin 1776 kjo tradite u ndalua.Në shekullin e 18-të, shfaqen kartolinat e parapër ditën e dashurisë. Ishte zakon që ato karto-lina të punoheshin vet nga personi që do i dër-

Shën Valentini është një shënjt dhe dëshmor ikishës katolike.

Shën Valentini dhe dashuria e përjetshme

“Shën Valentini vdiq në Romë me urdhër të pe-randorit Aurelian në vitin 270 (ose ndoshta 273,data nuk është e sigurtë). U varros në kodrën eTernit, qytet në të cilin ishte peshkop nga viti197 dhe është ende sot shenjt mbrojtës i tij.”

Shën Valentini ishte një shënjt dhe dëshmor ikishës katolike dhe i kishës ortkdokse. Në shek-ullin III ai ishte peshkop në Interamna (sot: Ter-ni). Ai është shenjt mbrojtës i dashurisembarëbotërore. Lindi rreth vitit 176. Përqafoikrishterimin dhe u emërua peshkop i San Feli-ciano di Folinjos. Vdiq në Romë me urdhër tëperandorit Aurelian në vitin 270 (ose ndoshta273, data nuk është e sigurtë). U varros në ko-drën e Ternit, qytet në të cilin ishte peshkopnga viti 197 dhe është ende sot shenjt mbrojtësi tij.Në vendin ku u varros ngrihet sot një bazil-ike në të cilën ruhen teshat e tij; pranë, një shta-tore argjendi mban shkrimin:Shën Valentinimbrojtësi i dashurisë. Figura e shenjtoritmbrojtës të të dashuruarve vihet megjithatë nëpyetje nga disa që parapëlqejnë t´ia rikthejnënjë prifti romak i cili poashtu pak a shumë në tënjëjtat rrethana vdiq po ato vite siSh.Valentini.Emrin Shën Valentin e mban edhenjë festë e njohur botërore si “dita e të dashuru-arve”, që është më 14 shkurt.

Nga Klodiana Danaj

INFO

konsideruar vazhdimisht një partner serioz mendërkombëtarët.Për herë të parë qysh prej krijimit të shtetit sh-qiptar Shqipëria dhe diplomacia shqiptare ushndërruan në një faktor i rëndësishëm jovetëm për nismat rajonale, por edhe për ndërm-jetësimin dhe zgjidhjen e shumë çështjeve mëkarakter të mprehtë në Ballkanin Perendimor.Një komb i hapur ndaj lirisë dhe ekonomisë sëtregut, rivendosi shpejt marrëdhëniet e hum-bura me perëndimin, duke i dhënë një përmasëkuptimplotë përpjekjeve të tij për të vënë em-rin poshtë arkitekturës paqësore të Ballkanit.Aktualisht asnjë nismë ballkanike apo çështjeballkanike nuk mund të parashikohet apoformësohet pa marrë në konsideratë qëndrimine Tiranës.

Aderimi i Shqipërisë në NATO, u dha sh-qiptarëve nga Ksamili në Mitrovicën e Veriutnjë ndjenjë të vërtete sigurie dhe besimi se gjeno-cidet dhe spastrimet etnike të ndodhura ndajtyre, deri në pranverën e vitit 1999 nuk do tëpërsëriteshin më të ardhmen.Në qoftë se në vitet 1997-2005 qeveritë e majtanë Tiranë, e kishin ri-izoluar vendin nga botadhe rajoni (tashmë jo për shkaqe ideologjike,por për shkaqe të krimit organizuar, desabilitetit,luftës së brendshme dhe trafiqeve), diplomaciaqë erdhi pas 3 korrikut të vitit 2005 dhe në vazh-dim e përmbysi këtë opinion duke u imponuarnë raportet ndërkombëtare me seriozitetin dheautoritetin e nevojshëm.Është e qartë se si çdo administratë edhe ajo eMPJ ka nevojë për reformat e veta dhe rritje të

efikasitettit, por kjo nuk mund të jetë argumentpër ta hedhur poshtë punën e saj, nisur nga 2-3emërime që janë thuajse të papërfillshme jovetëm në organikën, por edhe në punën e njëministre të madhe.Edhe vetë kreu i MPJ zoti Haxhinasto foli këtoditë për këto reforma dhe për një stad të ri tëdiplomacisë shqiptare, por kjo është një gjë enatyrshme për një trupë diplomatike që punonpër të ardhmen.Sukseset e diplomacisë shqiptare gjatë këtyre 7vjetëve të fundit kanë qenë mbresëlënëse dhekjo është pranuar nga të gjithë partnerët ndërko-mbëtarë të vendit. Ato nuk mund të përmbysennga qëndrime kritike apo të pabazuara.

gonte. Kartolinat zbukuroheshin me germa tëflorinjta dhe dantella. Në to shkruhej poezidashurie, dhe më pastaj dërgoheshin. Ndërsadisa kartolina zbukuroheshin me zemra dhe bren-da i futej qeskë parfumi. Këto kartolina sot ru-hen si antikitete të vlefshme nëpër muze. Mbasvitit 1850 u shtypën kartolinat e para për ditën eshën Valentinin dhe u nxorën në treg për t’ushitur. Që prej asaj kohe, shën Valentini u për-dor edhe për interese fitimi në biznes.

Nga Xaje Sinani

Page 24: C M Y K 1/ E Diel, n 12 shkurt 2012 aciona lradionacional.al/wp-content/uploads/2012/02/Gazeta-Nac...nacional 1/ E Diel, 12 shkurt 2012 faqe 14 faqe 16-17 faqe 3 BRENDËSI faqe 8-9

24/ E Diel,12 shkurt 2012nacional

CMYK