Top Banner
Nr. 146 | 2015 Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri
20

Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

Nov 03, 2019

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

Nr. 146 | 2015Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri

Page 2: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

MJEDISI SOTështë një botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) Zyra në Shqipëri. Në këtë botim periodik do të gjeni informacion për probleme mjedisore, lajme të përzgjedhura, opinione e komente për çështje të mjedisit nga vendi dhe rajoni, informacione për aktivitete për mjedisin nga vendi dhe bota etj. Versionin elektronik të kësaj reviste mund ta gjeni në faqet: http://albania.rec.org dhe www.mjedisisot.info

Për të marrë “Mjedisi Sot”, e përditshme elektronike, me postë elektronike apo revistën “MJEDISI SOT” (botim periodik), dërgoni emrin dhe adresën tuaj pranë REC Shqipëri, në:[email protected] • www.mjedisisot.info, ose telefononi në Tel/Faks: 04 223 29 28.

është një organizatë ndërkombëtare jopar-tizane, joavokate, jofitimprurëse me mision mbështetjen për zgjidhjen e problemeve mje-disore në Europën Qendrore e Lindore (EQL). Qendra e përmbush misionin e saj duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet organizatave joqeveri-tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur shkëmbimin e lirë të informacionit dhe pjesëmarrjen e publi-kut në vendimmarrjen mjedisore. REC është krijuar në 1990 nga Shtetet e Bashkuara, Komisioni Europian dhe Hungaria. Sot REC bazohet ligjërisht në Kartën e REC, nënshkruar nga 29 vende dhe Komisioni Euro-pian dhe në një marrëveshje ndërkombëtare me qeverinë hungareze. REC ka zyrën qendrore në Szentendre, Hungari dhe zyrat e vendeve në secilin prej 17 vendeve përfituese, të cilat janë: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kroa-cia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, RIJ e Maqedonisë, Polonia, Rumania, Serbia, Mali i Zi, Sllovakia, Sllovenia dhe Turqia. Donatorët më të fundit janë Komisioni Evropian dhe qeveritë e Shqipërisë, Austrisë, Belgjikës, Bosnje-Hercegovinës, Kanadasë, Kroacisë, Re-publikës Çeke, Danimarkës, Estonisë, Finlandës, Gjermanisë, Hungarisë, Italisë, Japonisë, Leton-isë, Lituanisë, RIJ të Maqedonisë, Hollandës, Norvegjisë, Polonisë, Serbi-Malit të Zi, Sllo-venisë, Suedisë, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe organizata të tjera ndërqeveritare dhe institucione private.

Numër 146 | 2015

Kanë kontribuar për këtë numër:

Xhemal Mato • Ermelinda Mahmutaj Felek Kasemi • Shkëlqim Elezi Marjana Cani • Endrit HabilajRita Strakosha • Eltjana Shkreli Eduart Cani • Besnik Baka

Stafi Editorial

Mihallaq Qirjo • Eduart Cani Besnik Baka • Genta HoxhaDaniela Ruçi • Rezart Kapedani

EDITORIAL 3Pokeri me ‘karta të gjelbëra’

AKTUALITET 4-5Skandali me mbetjet farmaceutike, hidhen pranë

liqenit të Bovillës

Çfarë do të bëjë Tirana për përmbytjet dhe vapën?

AKTIVITETE OJF 6 Çdo ditë është Dita e Tokës!

AKTIVITETE REC 725 vjet arritje, fuqizim, ndryshim -

Qendra Rajonale e Mjedisit në përvjetorin e saj të njëzet e pestë

TEMA E NUMRIT 9-16Horizonti i ri i njësive të pushtetit vendor

Gjelbërimi i zgjedhjeve dhe politika e gjelbër në

zgjedhjet që po afrojnë

Zgjedhjet vendore 2015 – një votë drejt zhvillimit të qëndrueshëm!

Sipas një anëtari të Këshillit Bashkiak, për një njësi vendore pro-mjedisore...

Politika e Gjelbër si alternativë ndaj sfidave ekonomike e sociale

PROFIL PROJEKTI 17Të mësojmë dhe të aplikojmë koncepte të Ekonomisë së Gjelbër

NGA BOTA 18-19Ndryshimet e klimës: Parisi “shansi i fundit” për veprim

“Të gjelbërit” në Britaninë e Madhe kërkojnë rritjen e

buxhetit për shkencën

Deti Mesdhe po kthehet në “akumulues” të mbetjeve plastike

Në këtë Numër

Mbështetur nga: në kuadër të programit

Opinionet e shprehura në shkrimet e kësaj reviste nuk paraqesin domosdoshmërisht opinionet e Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC)

apo të Qeverisë Suedeze

Page 3: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

Mjedisi SOT 146 | 2015 | 3

Edito

rial

Pokeri me ‘karta të gjelbëra’ Vitet e fundit, alternativat e gjelbëra në kuadër të debatit politik kanë njohur zhvillim, teksa sfidat mjedisore lokale

dhe globale bëhen gjithmonë e më të mprehta. Subjektet politike janë më të interesuara se kurrë për të luajtur ‘kartën e gjelbër’. Gradualisht ka ndodhur zhvendosja e politikave të gjelbëra, nga lëvizjet radikale të mbrojtjes së mjedisit, të cilat kërkojnë ndryshim rrënjësor të sistemit, tek grupet politike konvencionale, të cilat mund të bëjnë lehtë kompromis me reformat në sistemin aktual të funksionimit të demokracisë dhe kapitalizmit. Teksa politikat mjedisore bëhen gjithmonë e më ´mainstream´, ashtu edhe aktivizimin mjedisor sot e shohim të kufizuar brenda kornizave të strategjive reformiste, që funksionojnë me arnime legjilsative dhe masa të izoluara në sektorë specifikë. Këto më së shumti mund të interpretohen si manovra politike për të gëzuar mbështetjen e shoqërisë civile, një aleat i rëndësishëm në rrugën për qeverisje.

Por, a i ka bërë kjo politikat mjedisore më populiste dhe më të ‘arsyeshme’ për të ndikuar vendim-marrjen e për të luftuar degradimin e mjedisit, apo i ka bërë ato më shumë fasadë, në funksion të të ashtuquajturit zhvillim ekonomik? Rishtazi politikat e gjelbëra janë transformuar në produkte konsumi politik e mediatik, sidomos gjatë periudhave të fushatave elektorale. Debati politik shënjestron probleme të nxehta mjedisore, por pa arritur asnjëherë të prodhojë zgjidhje afatgjata e të qëndrueshme për komunitetin, për shoqërinë dhe vendin në tërësi. Alternativat e qëndrueshme mjedisore kërkojnë reforma radikale me ndikim në ekonomi dhe në politika sociale. Por këto vështirë të mundësohen nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë më shumë pushtet se sa ndryshim.

Në këtë garë për pushtet, përtej ekranit të televizionit qëndron, si gjithmonë, publiku. Me telekomandën në dorë kërcen sa nga politikat ekonomike të punësimit, që sjellin investitorët e huaj nga shfrytëzimi i burimeve natyrore, tek sfidat e uljes së ndotjes në qytet, duke reduktuar qarkullimin e automjeteve…

Suksesi i alternativës së gjelbër në thelb duket se është i lidhur me moralin dhe etikën që ne gëzojmë si individ dhe si shoqëri, për të merituar qeverisjen nga alternativa vërtet të gjelbëra.

Page 4: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

Mjedisi SOT 146 | 2015 | 4

Aktualitet

Investigim.al publikoi skandalin e trajtimit të mbetjeve farmaceutike, ku zbuloi një vendgrumbullim në zonën e Dajtit. Tonelata medikamentesh dhe materiale mjekësore të skaduara hidhen në afërsi të liqenit të Bovillës, në zonën e njohur turistike “Shkalla e Tujanit”, në luginën e lumit Tiranë. Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi disponon edhe foto të vendgrumbullimit të mbetjeve të rrezikshme farmaceutike.

Agjencia Kombëtare e Barnave refuzon të japë informacion për procesin e asgjesimit të mbetjeve farmaceutike, të njëjtën gjë bën dhe Inspektoriati i Mjedisit. Njësoj si me mbetjet spitalore, investigimi i Shoqatës së Gazetarëve për Drejtësi mori shkas nga raporti i rrjetit të vigjilencës mjedisore “Një sy për mjedisin”, i ngritur në kuadër të

programit SENiOR-A. Ky rrjet publikoi në muajin nëntor të vitit të kaluar raportin tregues të vlerësimit mbi menaxhimin e mbetjeve spitalore në 5 qytete të vendit.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave për trajtimin e mbetjeve spitalore dhe farmaceutike, Ministria e Shëndetësisë është institucioni përgjegjës për të kontrolluar procesin, së bashku me Ministrinë e Mjedisit. Por të dy këto institucione nuk kanë regauar.

Terreni i thyer malor ka favorizuar këtë vepër kriminale mjedisore, nga ku mbetjet farmaceutike përfundojnë në ujëmbledhësit që përdoren për vaditjen e të mbjellave në zonat në lindje të Tiranës e deri në rrethinat e Krujës.

Ambientalistët kanë lëshuar tashmë alarmin, pasi, sipas tyre, mbetjet e rrezikshme farmaceutike kërcënojnë jetën e mbi 30 mijë banorëve në Tiranë dhe në Krujë, të cilët përdorin burimet ujore të liqenit të Bovillës për shërbime jetësore dhe vaditjen e tokave bujqësore dhe të drurëve frutorë.

Licencë për menaxhimin e mbetjeve farmaceutike ka vetëm kompania “Polyeco Albania”, që sipas kushteve të përcaktuara në lejen mjedisore, i eksporton mbetjet farmaceutike për t’i asgjesuar në Greqi. Dyshime të forta ngrihen mbi këtë shoqëri për aktivitetin e saj dhe mënyrën e eksportimit të mbetjeve farmaceutike në drejtim të shtetit helen.

Skandali me mbetjet farmaceutike, hidhen pranë liqenit të Bovillës

Endrit Habilaj Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi

mb

etj

et

far

ma

ce

uti

ke

he

dh

ur

a n

Ë s

hk

all

Ën

e t

uja

nit

- fo

to s

hg

d

Page 5: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

Mjedisi SOT 146 | 2015 | 5

Aktualitet

Çfarë do të bëjë Tirana për përmbytjet dhe vapën? Bashkia prezanton Planin e Veprimit për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike

Rita StrakoshaQendra “Grupimi Ekolëvizja”, Tiranë

Me rastin e Ditës së Tokës, Bashkia e Tiranës prezantoi Planin e Veprimit për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike, ku masat e zbutjes të parashikuara në këtë plan do të integrohen në planifikimin urban, strategjitë dhe planet e tjera të qytetit të Tiranës.

Ndryshimet klimatike janë ndjerë tashmë, ku dhjetëvjeçari i fundit ka patur temperatura mesatare rekord, kurse rreshjet janë pakësuar mesatarisht me 200-300 mm shi/vit. Temperaturat në Tiranë pritet të rriten me 3-5 gradë celcius brenda 90 viteve të ardhshme. Nga viti 2065 e në vazhdim temperaturat në verë do të jenë mesatarisht +4 gradë celcius më të larta.

Ka skenarë të ndryshëm për shkallën e rritjes së temperaturave e të pakësimit të rreshjeve, por ky plan veprimi është një domosdoshmëri që nuk mund të presë saktësimin e plotë të parashikimeve. Plani parashikon si masa zbutëse ndaj temperaturave të larta dhe ndaj përmbytjeve: çatitë e gjelbëra (me bimësi), gjelbërimin e rrugëve, fasadat e gjelbëra (me bimë), fasadat e bardha, shatërvanet, betonin drenazhues etj.

Gjatë përgatitjes së planit u studiua brishtësia e 5 zonave të përzgjedhura të Tiranës ndaj ndryshimeve klimatike: zona e Komunës së Parisit, zona e Kombinatit, zona e 21 Dhjetorit, zona e Don Boskos, zona e Bulevardit të Tiranës.

• Komuna e Parisit është një zonë e mbipopulluar, me dendësi të madhe pallatesh dhe e ndjeshme ndaj valëve të të nxehtit. Për të zbutur të nxehtin në këtë zonë, është e nevojshme më shumë gjelbërim.

• Zona e 21 Dhjetorit, gjithashtu, do të jetë më e ndikuar nga valët e të nxehtit. Kjo mund të zbutet duke shtuar gjelbërimin nëpërmjet rritjes së shkurreve 2 metra të larta midis trotuareve dhe rrugës, e duke krijuar sipërfaqe ujore (si shatërvane) në vendet publike.

• Zona e Kombinatit është e ndjeshme ndaj përmbytjeve për shkak të lumit të Lanës. Për të eleminuar këtë gjë, shtrati i Lanës duhet të zgjerohet, të gjarpërohet me neandrina (kthesa) në mënyrë që të rrjedhë më ngadalë kur ka shumë prurje dhe në brigjet e tij të mbillen bimë hidrofile.

• Zona e Don Boskos do të ndikohet më shumë nga përmbytjet, e për këtë duhen zgjeruar kanalizimet, si dhe mund të përdoren betonet drenazhuese (të transpirueshme). Betonet drenazhuese janë të

përshkueshme nga shirat, duke mundësuar përthithjen e ujit nga toka në vend që të grumbullohen nëpër kanalizime. Kjo teknikë po përdoret tashmë nga investime private në Tiranë dhe mund të përdoret ndër të tjera në oborret e shkollave, në korsitë e biçikletave, në trotuare.

Krahas Planit për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike, bashkia ka aprovuar dhe Planin e Aksionit për Energjinë e Qëndrueshme, i cili parashikon që deri në vitin 2020-të Tirana do të shkarkojë 20% gazra serrë si dhe do të konsumojë 22% më pak energji. Pra, Tirana ka tashmë një strategji të shkarbonizimit të saj, krahas strategjisë së adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike.

Plani i Veprimit është hartuar në kuadër të projektit “Adaptimi ndaj Ndryshimeve Klimatike në Ballkanin Perëndimor”, mbështetur nga GIZ.

ng

a p

Ër

mb

ytj

et

zo

n e

do

n b

os

ko

s 2

014

- fo

to e

. ca

ni

Page 6: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

Mjedisi SOT 146 | 2015 | 6

Aktivitete OJF

Dita e Tokës nuk është vetëm një simbolikë dhe spektakël para kamerave, por një ditë

që duhet të ndërgjegjësojë njerëzit për kujdesin ndaj shtëpisë sonë të përbashkët ‘planetit TOKË’. Ky mesazh u përcoll nga qindra nxënës të zonës së Shkodrës, të cilët u mblodhën në Velipojë për të kurorëzuar punën e tyre dyjavore me punimet e realizuara në një ‘laborator’ vërtet të gjallë.

Të nxitur nga organizata për lëvizje urbane të qëndrueshme ‘GO2’, si një bashkëpunim dhe me dy organizatat lokale mjedisore ‘Wellpoint’ dhe ‘Ylberi’, nën mbështetjen e Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri në kuadër të projektit SENiOR-A, në aktivitet u përfshinë shkolla 9-vjeçare “Gjergj Vatë Martini”, shkolla aneks e Baks-Rrjollit në Velipojë dhe shkolla “Hysen Reshiti” në Zogaj, të cilat ndodhen pranë zonave të mbrojtura natyrore Liqeni i Shkodrës (zonë e mbrojtur RAMSAR) dhe lumi Buna me ligatinat (zonë e mbrojtur) me derdhje në detin Adriatik. Qëllimi ishte ndërgjegjësimi i fëmijëve dhe i komunitetit për natyrën dhe mbrojtjen e elementëve të saj përbërës.

Përmes një pune interaktive që në fillimet e ideimit të aktivitetit,

nxënësit, mësuesit dhe prindërit u përfshirë gjatë gjithë procesit, duke përcjellë një kënaqësi më vete te organizatorët. Droja dhe mosbesimi ishin pjesë e shikimeve të fëmijëvë fillimisht, ndoshta pasi ishte hera e parë që do të krijohej një ‘laborator’ kaq intensiv pune bazuar thjesht në kreativitetin e tyre, ndoshta pasi kishin frikë në do ia dilnin mbanë kësaj sfide dhe cili do të ishte më krijues dhe shpërthyes në fantazi?! Të gjitha këto mëdyshje dalëngadalë u shuan, derisa më 22 prill 2015 ekspozita me punimet e nxënësve fliste vetë…

Megjithëse punojmë çdo ditë me artistë e krijues, u magjepsëm përballë atij shpërthimi ngjyrash, idesh e energjish. Pema e jetës, e punuar me materiale të riciklueshme nga klasa e II-të A, nën kujdesin e mësuese Benisës, përcillte mesazhin e personalizuar e patetik “Do të të mbroj çdo ditë toka ime!”. Peisazhit brenda oborreve të shkollave iu shtua edhe arti i bunkerëve, lyerja e mureve anësore dhe e trungjeve të pemëve me gëlqere, mbjellja e fidanëve nga nxënësit e shkollës së Zogaj; ndërsa maketet e shumta me materiale të riciklueshme, pikturat konceptuale

aq të gjetura me mesazhe nga fëmijët, banerat e pikturuar etj., do mbeten pjesë e materialeve didaktike të vetë shkollave. Lojërat e ndryshme me top, tullumbacet, balonat, vallet dhe aktrimi i nxënësve të klasës së VIII-të i ofroi një atmosferë ritmike gjithë aktivitetit.

Nxënësit e dy shkollave të Baks-Rrjollit dhe Zogaj vinin miq në Velipojë dhe këtë ditë simbolike ata e prisnin me padurim. Pjesë e gëzimit dhe e emocionit të tyre ishin bërë edhe prindërit e tyre. Velipoja, si zonë e mbrojtur e pasur në biodiversitet ofroi mundësinë e organizimit të një vizitë pranë rezervatit, ku nxënësit e klasave të VII-ta panë nga afër shpendët dhe zogjtë e zonës. Kjo qasje mund të bëhet nesër pjesë e turizmit ekologjik në zonë, si një trend turizmi shumë i përfolur kohët e fundit në vend. Tek bashkëbisedonim me nxënësit, si vizitorë vendas, rreth 90% e tyre nuk kishin qenë asnjëherë në rezervat dhe kjo të dëshpëron pa masë, pasi është e pafalshme që të mos njohësh territorin ku jeton. Natyra mbrohet duke e njohur atë, duke qenë sa më pranë saj, në një bashkëjetesë të ndërsjelltë.

Dr. Eltjana Shkreli, planifikuese urbaneOrganizata GO2, Shkodër

ng

a p

un

ime

t e

nx

Ën

Ës

ve

ku

ad

Ër

dit

Ës

to

s -

foto

go

2

Çdo ditë është Dita e Tokës!

Page 7: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

Mjedisi SOT 146 | 2015 | 7

Aktivitete REC

Në 1989, Evropa pësoi ndryshime të rëndësishme, kur qytetarët e Evropës Lindore kaluan drejt një regjimi demokratik dhe tregut të lirë. Ky transformim, gjithashtu, solli mundësi dhe kërcënime për mjedisin në rajon. Falë angazhimit dhe mbështetjes së themeluesve të tij (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Hungaria), në vitin 1990 (25 vjet më parë) u themelua REC, një organizatë ndërkombëtare me qëllimin për të katalizuar dhe lehtësuar tranzicionin dhe për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme për rajonin e më gjerë.

REC ka marrë një rol pro-aktiv në rajon, duke kontribuar në forcimin e demokracisë mjedisore, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe ekonominë me nivel të ulët karboni. Ekspertiza jonë, gjithashtu, është bërë pjesë e proceseve ndërkombëtare, si Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin –

25 vjet arritje, fuqizim, ndryshimQendra Rajonale e Mjedisit në përvjetorin e saj të njëzet e pestë

Samiti Botëror për Zhvillimin e Qëndrueshëm; Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin; Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal; Zgjerimi i Bashkimit Evropian; zhvillimi rajonal dhe politika e kohezionit; Konventa Kuadër e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike; dhe Konventa e Karpateve.

25 vjetori i REC shënon një moment shumë të rëndësishëm historik në jetën e organizatës dhe të ardhmen e saj. Ne do të donim të formësonim strategjinë tonë të re, jo vetëm rreth zbatimit rajonal të marrëveshjeve më të rëndësishme të axhendës globale të zhvillimit pas 2015-ës (përfshirë dhe Qëllimet e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm), por, gjithashtu, për përfshirjen e vizioneve të individëve të famshëm, në mënyrë të veçantë atyre instrumentalë, në shndërrimin e REC në atë që është sot.

Page 8: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

Shatërvani i pasurisë që shteroi “jetën”

nga shpërthimi i puseve të naftës në Patos-Marinëz, prill 2015

foto

to

p c

ha

nn

el

Page 9: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

Mjedisi SOT 146 | 2015 | 9

tema e Numrit

Duke nisur nga 21 Qershori 2015, qeverisja vendore nuk do të jetë më ajo që

njohim sot, madje as ai që njihnim në regjimin e kaluar. Një drejtues vendor, me përvojë apo i ri, tani do të duhet të mendojë ndryshe, të udhëheqë ndryshe dhe të punojë ndryshe. Sipas ligjit nr. 115/2014 datë 31.7.2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale në Shqipëri”, njësitë vendore do të riorganizohen/bashkohen në 61 dhe me të njëjtën emërtesë: bashki.

Modeli i ndarjes së territorit me komuna e bashki, me qytete e fshatra, do të ndryshojë jo vetëm formën gjeografike të një njësie, por do të verë në sfidë të vërtetë aftësitë vizionare, gjithëpërfshirëse, kulturore dhe teknike të drejtuesve të rinj dhe të administratave të tyre.

Nga njësi gati të prera me thikë në urbane dhe rurale, njësitë e reja do të kenë brenda tyre gjithçka: qytetin, fshatin, pyllin, malin e kodrat, tokën bujqësore, lumin e diku liqenin e detin. Për këtë arsye, një drejtues i ri nuk mund të jetë as një mendimtar urban e as rural, as natyralist e as aventurier. Ai/ajo duhet t’i ketë të gjitha bashkë për të qenë i/e aftë të marrë vendime gjithëpërfshirëse.

Ndoshta, sot nuk jemi dot në gjendje të bëjmë analizën nëse ishte më mirë ndarja me 373 njësi vendore me kategori të ndryshme për vitet e para të tranzicionit, ku nevoja për ndërtimin e demokracisë ishte e ngutshme dhe afërsia me qytetarin jetike. Me siguri kjo analizë do të bëhet më e qartë kur të kalojë e njëjta kohë dhe me ndarjen e re territoriale.

Kandidatët e sotëm dhe kryetarët e nesërm do të përballen me sfida të mëdha në punën e tyre dhe veçanërisht me ndryshimet e mëdha kulturore dhe ekonomike brenda njësive të tyre.

Një administratë e re duhet të

Horizonti i ri i njësive të pushtetit vendor

Eduart CaniQendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri

menaxhojë dy aspekte madhore të rëndësishme: territorin e njësisë dhe qytetarët e njësisë.

Në menaxhimin e territorit, njësia do të jetë tashmë shumëdimensionale, brenda së cilës aspektet e planifikimit të territorit, të urbanizimit e të zhvillimit duhet të marrin në konsideratë asetet natyrore që një njësi ka, duke vënë në balancë përfitimet dhe humbjet. Për këtë arsye, kandidati sot dhe kryetari nesër duhet të ketë një njohje të mirë të aseteve që njësia e tij/e saj e re ka, dhe veçanerisht potencialin ekonomik që ai aset përfaqëson. Njësia e re, megjithëse nuk u arrit të jetë e vetëmjaftueshme në terma të aseteve, ka shansin e madh që burimet natyrore, në mos t’i ketë të gjitha nën administrim, t’i ketë në sasi të konsiderueshme. Me reformën e re do të kapërcehen vështirësitë e fragmentarizimit të thellë të këtyre burimeve, çka vështirësonte një vizion unifikues për menaxhimin e tyre dhe ishte shkaktari që në të gjithë vendin dëmi tek fqinji të rritej eksponencialisht, duke çuar në humbje asetesh mjedisore dhe ndotje shumë të madhe.

Më sfiduese do të jetë reforma e reformave. Gjatë dekadës së fundit shërbimet publike, veçanërisht ato të ujësjellës-kanalizimeve dhe

menaxhimit të mbetjeve urbane, kanë nisur një reformë të gjerë të riorganizimit rajonal dhe kalimit nën kompetenca të plota tek NJQV-të. Por, këto reforma qenë konceptuar nën kuadrin e një qeverisjeje tjetër dhe kësisoj do të duhet të ri-reformohen. Kjo do t’i kushtojë kohë dhe mund si administratave ashtu edhe qytetarëve.

Shërbimet publike duhet të shtrihen në të gjithë territorin njësoj dhe mundësisht me të njëjtën performancë. Praktikisht çdo qytetar, kudo që ai jeton dhe pavarësisht infrastrukturës aktuale, duhet të marrë ujë të sigurt, t’i largohen mbetjet, t’i sigurohen rrugë të mira dhe mjedis përreth miqësor. Por, duke ditur se shërbimet publike në njësitë aktuale janë të gjitha me eficiencë të ulët dhe atje ku pretendohet se kryhen më mirë, sigurimi i këtyre shërbimeve dhe bashkimi i aseteve të shërbimeve në njësitë e reja do të vihet në sfidë madhore financiare. Në kushtet ku vetë njësitë aktuale dinë pak ose kanë pak të dhëna mbi çfarë zotërojnë dhe si performojnë, administratat e reja duhet të veprojnë me një efikasitet të pashembullt, përndryshe i gjithë sistemi do të pësojë stanjacion dhe do i duhet kohë për të marrë veten.

Argumenti më prevalues i reformës territoriale-administrative ishte dhe

Njësia e re, megjithëse nuk u arrit të jetë e vetëmjaftueshme në terma të aseteve, ka shansin e madh që burimet natyrore, në mos t’i ketë të gjitha nën

administrim, t’i ketë në sasi të konsiderueshme.

Page 10: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

Mjedisi SOT 146 | 2015 | 10

mbetet ekonomia e shkallës, për të kapërcyer vështirësitë financiare të njësive të vogla dhe për të bërë eficiente shërbimet për qytetarët. Ky koncept, i nisur fillimisht tek menaxhimi i mbetjeve si një shërbim i cili ka ngecur nën një ngërç shumë të madh strukturor dhe financiar, ka nevojë për qytetarin dhe pikërisht për qytetarin e përgjegjshëm.

Pikërisht këtu qëndron sfida e dytë e administratave. Qytetari!

Ligji në Shqipëri nuk bën dallim mes qytetarëve se ku jetojnë apo ku e ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Të gjithë duhet t’i binden njësoj dhe të sillen njësoj kundrejt të drejtave dhe përgjegjësive. Mirëpo, ne jemi të ndërgjegjshëm se, në realitet, kjo nuk është e vërtetë.

Administratat e reja duhet të kuptojnë se “suksesi” i një njësie aktuale do të duhet të pjesëtohet me “dështimin” e njësisë që i bashkohet. Arritjet në edukimin dhe

ndërgjegjësimin qytetar për të mirën personale dhe atë të përbashkët do të vihen në sfidë të madhe, kur të njëjtët qytetarë të njësisë së re do të duhet të përballen me vështirësitë e të gjthë njësisë në zhvillimin e saj.

Duhet të jetë e qartë që në fillim se ekonomia e shkallës do të vihet në sprovë. Ajo nuk do të funksionojë as menjëherë dhe as në një kohë të shkurtër. Qytetarët do të duhet të kuptojnë detyrimet e tyre publike kundrejt përdorimit të burimeve dhe ndotjes që shkaktojnë. Koncepti i tarifës, e cila mbetet ende dhe sot si e ardhur nga një planet tjetër e sikur nuk i takon çdo qytetari, kërkon forcim rigoroz. Nga ana tjetër, performanca e administratave të reja pritet të jetë krejt në një nivel tjetër, si në organizim ashtu edhe në shërbim.

Buxhetet vendore pritet të jenë më të mira në njësitë e reja dhe kjo do të shikohet si një proporcion sesa si një shumë fikse. Sektorë të

ndryshëm duhet të kenë fondet e tyre të mjaftueshme për arritjet e rëna dakort. Buxhetimi për mjedisin duhet të zerë vend të qartë në buxhetin vendor, pavarësisht vlerës që ai do të ketë dhe, këtu nuk e kam fjalën vetëm për pastrimin e gjelbërimin, por për cilësi jete dhe mbrojtje mjedisore. Për këtë, këshillat bashkiakë duhet të jenë kuvende të mendimit të gjerë. Njerëz me integritet dhe me vlerë në drejtimin e qeverisjes vendore pritet të rreshtohen në to.

Këto problematika kërkojnë medoemos një drejtues lider, që shikon përtej të sotmes dhe ka një plan zhvillimi të qartë shumëvjeçar, të cilin duhet ta përmbushin administratat ndër vite. Ai/ajo duhet t’i tregojë qytetarëve të vet horizontin e largët dhe të angazhohet me seriozitet që së bashku me ta të mund të vendosin pllakat e para të rrugës drejt atij horizonti. Suksesi i administratave të reja nuk do të mund të matet në një dekadë, por dështimi do të duket menjëherë.

Shqipëria është në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ku qeverisja e mirë dhe sjellja qytetare janë në një nivel shumë të avancuar. Detyrimet për të mbërritur atje nuk na presin përpara, i kemi në tavolinë prej vitesh, pavarisht se bëjmë sikur nuk i vëmë re.

Arritjet në edukimin dhe ndërgjegjësimin qytetar për të mirën personale dhe atë të përbashkët do

të vihen në sfidë të madhe...

“”

Page 11: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

Mjedisi SOT 146 | 2015 | 11

Nëse i referohemi politikës shqiptare ndër vite, si janë parashtruar alternativat e ofruara në kuadër të politikave të gjelbëra në Shqipëri?

Nga një anketim i bërë nga shoqatat mjedisore të Shkodrës në vitin 1996, rezultoi se 60% e banorëve donin të largoheshin nga qyteti pasi ai ishte mjaft i ndotur dhe stresues. Sipas një studimi të investitorëve në zonën e Korçës, megjithëse më të shumtë në numër sesa investitorët në zonën e Tiranës, shumica pohonte se edhe ata vetë si investitorë preferonin të jetonin në një qytet më të pastër dhe të shëndetshëm. Në një tjetër pyetësor të vitit 2011-të, mbi ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit, të realizuar nga Qendra Kulturore Gjermane në Tiranë, rezultoi se 79% e banorëve të Tiranës vlerësonin si gjënë më të rëndësishme për qytetin e tyre mjedisin dhe zhvillimin e gjelbër të tij.

Këto shifra, në momentet e zgjedhjeve tregojnë nevojat dhe kërkesat e elektoratit për elementët e mjedisit dhe vota e tyre është pikërisht ajo që përzgjedh një politikë të gjelbër të kandidatit apo të partisë në garë. Pra, mjedisin mund ta quajmë politikë dhe momenti i zgjedhjeve është shumë i rëndësishëm për ta kontrolluar dhe përmirësuar atë.

Në këtë kuadër, zhvillimi i vendit tonë në vitet e tranzicionit u shoqërua me shkatërrimin dramatik të mjedisit në të gjithë përbërësit e tij. Ecuria e popullsisë në rrugën demokratike, nga një stacion zgjedhjesh në tjetrin, u shoqërua dhe me një ndërgjegjësim gjithnjë e në rritje mbi problemin jetësor të mbrojtjes së mjedisit dhe mirë-menaxhimin e pasurive

Gjelbërimi i zgjedhjeve dhe politika e gjelbër në zgjedhjet që po afrojnë

Intervistë me Xhemal MatoQendra “Grupimi EkoLëvizja”, Tiranë

natyrore. Pas 10-15 vjetësh, kauzat e lirisë, të demokracisë, të të drejtave të njeriut, etj., ishin bërë paksa rutinë dhe fluide, ndërkohë që njerëzit ndjenin dhe vuanin gjithmonë e më shumë në realitetin e tyre mungesën e së drejtës për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm. Kjo bëhej edhe më konkrete teksa pasuritë natyrore të trashëguara nga brezi i mëparshëm po shkatërroheshin dhe po humbisnin për brezin e dytë.

Sa vend kanë zënë zgjedhjet / alternativat e gjelbëra në politikën shqiptare dhe sa realiste kanë rezultuar këto alternativa të ofruara gjatë fushatave elektorale?

Fjala mjedis dhe zhvillim i gjelbër, nga viti në vit përflitej gjithnjë e më fort nga njerëzit e thjeshtë, nga media, nga politikanët dhe sigurisht, më shumë nga të gjithë, nga shoqatat mjedisore që pas viteve 2000 numëroheshin në mbi 70 të tilla në Shqipëri.

Në zgjedhjet vendore të vitit 2007, Grupimi Ekolëvizja, mbështetur nga Milieukontakt, zhvilloi në mbarë vendin fushatën “Të gjelbërojmë zgjedhjet”, me sloganin “Ndotja mban peng zhvillimin”. Kjo ishte një fushatë jo partizane, për rritjen e informimit dhe të ndërgjegjësimit të votuesve dhe kandidatëve mbi rëndësinë e mjedisit, të shëndetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në zgjedhjet lokale. Fushata u shtri në 8 qytetet kryesore të vendit (Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Pogradec, Korçë), përmes bashkëpunimit me 8 shoqata mjedisore lokale, anëtare të grupimit “Ekolëvizja”.

3 muaj para zgjedhjeve lokale u bë investigimi, kërkimi dhe skedimi i informacionit mjedisor në rajonet ku do të përqëndrohej fushata. U studiuan në mënyrë të detajuar programet e kandidatëve për zgjedhje në këto rajone, që më pas iu shpërndanë dhe shoqatave të rrjetit për t’i përdorur në ndihmë të aktiviteteve të tyre

Në kuadër të fushatës u përgatitën materiale të shumta ndërgjegjësuese si postera, kartolina, fletëpalosje, etj., me informacion të plotë mbi problemet mjedisore të qytetit, detyrimet ligjore të pushtetit lokal dhe të kryetarit të bashkisë në politikat mjedisore, si dhe të dhëna statistikore mbi mjedisin lokal. Një ndikim të mirë fushata pati dhe në masmedia, ku analistë të shoqatave mjedisore u bënë shpesh pjesë e debateve që realizoheshin mes kandidatëve për kryetar bashkie.

Gjatë fushatës së informim/ndërgjegjësimit të komuniteteve lokale lidhur me problemet mjedisore dhe programet për zgjidhjen e tyre, u rrit ndjeshëm motivimi për të ngritur zërin për problemet e tyre mjedisore, duke kërkuar nga kandidatët rritjen e përgjegjshmërisë në programet e tyre ndaj përmirësimit të mjedisit. Përvoja tregoi se problemet mjedisore zinin peshën kryesore në programet e kandidatëve, në kërkesat e votuesve dhe, rrjedhimisht, edhe në tematikat e mediave.

Si rezultat i zbatimit të projektit “Gjelbërimi i zgjedhjeve lokale 2007”, në Durrës dhe në Vlorë, pas debateve me publikun mbi programet e kandidatëve për kryetar bashkie, vendi që zunë problemet e mjedisit dhe zgjidhja e tyre në programet e reja u rrit deri në një të tretën e programeve fillestare të kandidatëve.

tema e Numrit

Page 12: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

Mjedisi SOT 146 | 2015 | 12

tema e Numrit

Nga kandidati i Durrësit, ky rezultat u konkretizua në dy nisma të reja mjedisore: rigjenerimin e tokës në Porto Romano dhe nënshkrimin e një memo-je nga ana e qytetarëve kundër ndërtimit të termocentralit.

Cili është mendimi juaj mbi alternativat e gjelbëra në zgjedhjet që aktualisht po afrojnë?

Zgjedhjet lokale të vitit 2015 kanë një veçanti që lidhet dhe me çështjet e mjedisit. Ligji i ri i reformës territoriale përcakton hapësira të reja të veprimit dhe të menaxhimit të bashkive të krijuara pas zgjedhjeve. Ato tashmë menaxhojnë edhe territoret ku më parë nuk ndërhynin dot, pasi me ligjin e mëparshëm i takonin komunave. Kjo shtrirje e pushtetit të bashkive iu shton

atyre përgjegjësi të politikave të menaxhimit të pasurive natyrore dhe të problemeve mjedisore mjaft më të mëdha dhe më të rëndësishme. Duke shtuar këtu dhe problematikat e shumta mjedisore që kanë trashëguar bashkitë në territoret e tyre të mëparshme, si menaxhimi i mbetjeve, standardet e hapësirave të gjelbëra, transporti dhe ndotja e ajrit, etj., rezulton se, si për kandidatët dhe për votuesit, tematika e mjedisit do të jetë më e madhe dhe më e rëndësishme. Prandaj, rrjeti i shoqatave “ECIM”, në kuadër të Programit SENiOR-A, me mbështetjen e REC Shqipëri, vendosi që këtë vit projektin ta zhvillojë në përshtatje me atmosferën e zgjedhjeve lokale 2015 me logon “Gjelbërimi i zgjedhjeve”.

8 shoqatat e rrjetit do të punojnë së bashku, si për nga metodologjia dhe në sinergji mes tyre, por të shpërndara ne 8 qytete të ndryshme për të identifikuar

problemet mjedisore të cdo qyteti, për të informuar dhe ndërgjegjësuar publikun votues për rëndësinë që ze mjedisi në zhvillimin ekonomik dhe në mirëqënien e jetës së qytetit . Nga ana tjetër, do të studiohen programet e kandidatëve, duke vlerësuar vendin që zenë çështjet e mjedisit dhe drejtimet e synuara, si dhe do të informohen e ndërgjegjësohen mbi problematikat reale mjedisore dhe kërkesat e publikut votues ndaj politikës dhe drejtuesve të rinj të pushtetit lokal.

Këto objektiva do të realizohen nëpërmjet një sërë aktivitetesh, që nga anketimet e publikut, takimet ballafaquese midis kandidatëve me publikun dhe ekspertët mjedisorë, përdorimin e mediave lokale dhe atyre qendrore, si dhe internetit e rrjetet sociale.

po

ste

ri i

fu

sh

atË

s “g

jelb

Ër

imi i

zg

jed

hje

ve

201

5” -

rr

jeti

i s

ho

qat

ave

“ec

im”

Page 13: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

Mjedisi SOT 146 | 2015 | 13

tema e Numrit

Të flasësh për mjedisin në periudhën e zgjedhjeve mund të përkthehet në shumë forma veprimi dhe angazhimi, si nga ana e kandidatëve politikë, ashtu edhe nga ana e qytetarëve.

Përgjatë zgjedhjeve qendrore 2013, shoqëria civile u angazhua në shumë drejtime, me qëllimin për të forcuar në programet e partive politike shumë çështje të rëndësishme për të drejtat e njeriut. E drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm, e ngritur nga rrjeti i vigjilencës mjedisore, ishte një prej këtyre drejtimeve.

Fushata e 2013-ës nxiti dy fenomene me vlerë në mendësinë e politikanëve dhe të votuesve:

• Disa vite më parë çështjet mjedisore nuk merreshin pothuajse fare në konsideratë në programet politike, tanimë po diskutohet se si ato të trajtohen më mirë.

• Kandidatët politikë dhe qytetarët i kërkojnë njëri–tjetrit që të përmbushin detyrimet reciproke. Të dyja palët identifikojnë mjedisin si një çështje që i përket të gjitha niveleve dhe për përmirësimin e tij të gjithë duhet të bashkëpunojmë dhe të jemi të përgjegjshëm!

Parë nga ky këndvështrim, zgjedhjet vendore janë akoma më të rëndësishme! Qeverisja vendore e konkretizon mjedisin fare pranë qytetarëve, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve, të cilat, të menduara me vizionin e zhvillimit të qëndrueshëm, shtrojnë rrugën e qytetarëve drejt një jetese më të shëndetshme dhe sjellin qytetet tona më pranë atyre evropiane.

Zgjedhjet vendore 2015 – një votë drejt zhvillimit të qëndrueshëm!

Ermelinda Mahmutaj Qendra EDEN, Tiranë

Mesazh për kandidatët para periudhës elektorale:

Duam që në programin tuaj të shohim mbrojtjen e mjedisit si një pjesë të integruar të zhvillimit të sektorëve të ndryshëm të shërbimeve dhe jo si një paragraf më vete veçmas nga zhvillimi i qytetit!

Duam që në strategjinë tuaj të mos shohim premtime për zgjidhje të problemeve të shumta në shërbimet vendore, por vizionin e zhvillimit të qytetit tonë! Nëpërmjet tij ne e kemi të qartë zgjidhjen.

Duam që në vizionin tuaj qeverisës, pjesëmarrja qytetare të jetë pikë e fortë e punës suaj dhe edukimi mjedisor shoqëruesi i çdo nisme vendore.

Duke vazhduar punën e nisur dy vite më parë, tashmë në 5 qytete të vendit- Shkodër, Tiranë, Elbasan, Berat dhe Vlorë - qendra EDEN po udhëheq rrjetin e vigjilencës mjedisore në një fushatë vendore demokratike “Unë votoj… dhe duke votuar Gjelbër, votoj për rritjen e standardit tim të jetesës!”

Synimi është (i) rritja e numrit të votuesëve të cilët shprehin këndvështrimin dhe pritshmëritë e tyre për një cilësi më të mirë jetese; dhe (ii) ndërtimi i një marrëdhënieje

konstruktive komunikimi me kryebashkiakët e ardhshëm për ngritjen e planeve dhe të politikave vendore mjedisore.

Nëpërmjet kësaj fushate presim që kandidatët fitues të kuptojnë që prioritizimi i një mjedisi të shëndetshëm nënkupton zhvillim lokal e qytetar; si dhe tentativat e para për të patur një shoqëri demokratike, ku qytetarët punojnë së bashku për të qenë ndryshimi që duan të shikojnë.

Page 14: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

Mjedisi SOT 146 | 2015 | 14

tema e Numrit

duhet të jetë një njohës i mirë i çështjeve mjedisore lokale, përpara planifikimit,

programimit dhe hartimit të politikave afatshkurtra dhe afatmesme për zhvillimin

e qytetit. Përveç kësaj, ai/ajo duhet patjetër që të konsultohet me strukturat

përkatëse shtetërore që merren me çështjet e mjedisit ose me ekspertë mjedisorë, përpara se të diskutojë apo

të vendosë për zhvillimin e qytetit. Këtu nuk duhet anashkaluar, absolutisht, konsultimi me shoqërinë civile

dhe grupet e tjera të interesit që punojnë për në fushën e mjedisit.Vlora është e ndarë në rajone, të cilat janë nën varësinë e Administratorit të Qytetit, zyrë që ndodhet

brenda bashkisë së Vlorës. Në perceptimin tim, rajonet nuk e kanë kryer siç duhet punën e tyre, pasi jo

vetëm zona e mbrojtur e Pyllit të Sodës që është dëmtuar shumë nga ndërtimet pa leje, por edhe brenda

lagjeve të vjetra të qytetit janë bërë shumë ndërtime informale, dhe kjo ka ndodhur si pasojë e mos

funksionimit të mirë të rajoneve të bashkisë. Përsa i përket rastit të Petroliferës, duhet përmendur fakti që

këshilli bashkiak i bashkisë Vlorë ka qenë në krah të shoqatave mjedisore dhe ka protestuar së bashku me

to për të mos u ndërtuar kjo vepër me pasoja në mjedis.Nuk më kujtohet që të ketë patur raste kur nga një rajon i bashkisë Vlorë të ketë ardhur një ide apo

sugjerim për përmirësimin e mjedisit në lagje apo rajon.Stafi i bashkisë Vlorë lë për të dëshiruar, kryesisht përsa i përket menaxhimit dhe administrimit të qytetit.

Në stafin e bashkisë mund dhe duhet të zgjidhen persona me reputacion dhe me një eksperiencë më të mirë,

njohës të mirë të çështjeve e problemeve të qytetit dhe që të kenë dëshirën e mirë për zhvillimin e qytetit dhe

për mbrojtjen e mjedisit.

Marjana Cani, anëtare e Këshillit Bashkiak Vlorë

...një kryetar bashkie

sipas një anëtari të Këshillit Bashkiak, për një njësi vendore pro-mjedisore...

Page 15: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

Mjedisi SOT 146 | 2015 | 15

tema e Numrit

që i jep prioritet çështjeve të mjedisit, i garanton komunitetit të tij shërbime mjedisore të një cilësie

të lartë dhe një mjedis të mirëqenë për të gjithë. Primare për një kryetar bashkie duhet të jetë uji i

pijshëm, ruajtja dhe mirëmbajtja e mjedisit, hapësirat e gjelbra, infrastruktura, shërbimi i pastrimit

të qytetit në të gjithë skajet e tij, etj.Ne, si anëtarë të këshillit bashkiak Shkodër, kemi propozuar dhe kemi lobuar herë pas here për disa çështje

mjedisore siç janë: heqja e mbetjeve urbane nga vend-depozitimi në zonën e varrezave të dëshmorëve dhe

rehabilitimi i kësaj zone; kemi bërë kërkesa për akordimin e fondeve më të larta në buxhetin e bashkisë për

pastrimin e brigjeve të Liqenit të Shkodrës; kemi lobuar për krijimin e hapësirave të gjelbra ndërmjet pallateve;

si dhe kemi tërhequr vëmendjen për tregtimin e ushqimeve në kushte krejtësisht të papërshtatshme higjieno-

sanitare që shkaktojnë ndotje pamore. Nga këto çështje, me ndihmën dhe nxitjen e Perfektit të Shkodrës,

është vënë në praktikë dërgimi i mbetjeve urbane në landfillin e Bushatit dhe rehabilitimi i pjesshëm i zonës së

varrezave të dëshmorëve pranë së cilës kalon lumi Kir, i cili bashkohet me lumin Drin e Buna, duke mbartur

me vehte këto mbetje urbane të depozituara pranë brigjeve. Po ashtu, janë marrë masa që të pastrohen brigjet

e liqenit të Shkodrës nga shkurret dhe papastërtitë e ndryshme. Megjithatë, ngelet ende shumë për të bërë në

drejtim të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, si dhe në aspektin e gjelbërimit të qytetit.

Për hartimin e buxhetit me fokus mjedisin, është shumë e rëndësishme të përfshihet opinioni apo mendimi

i të gjithë anëtarëve të këshillit, pa dallim force politike, meqënëse këta të fundit janë përfaqësues të fjalës

së komunitetit dhe u japin prioritet nevojave të tyre, duke mos harruar që mjedisi është i të gjithëve. Vlen

të theksohet rëndësia e një mbështetjeje dhe vëmendjeje më të madhe nga ana e kryetarit të bashkisë ndaj

propozimeve të sjella nga anëtarët e këshillit bashkiak. Felek Kasemi, anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër

mund të ofrojë një shërbim më të mirë për komunitetin, për shumë arsye. Në radhë të parë,

ai ka njohuri të thella për rëndësinë që ka mjedisi në shëndetin e njerëzve dhe, si

rrjedhim, edhe në menaxhimin e mjedisit për ngritjen e cilësisë së jetës. Një kryetar

i tillë di të përcaktojë përparësitë, të përqëndrojë burimet njerëzore, materiale e financiare atje ku efektiviteti

i tyre do të jetë më i lartë. Duke qenë person me vizion të gjerë, do të zbatojë përvojat më të përparuara të

huazuara nga vendet perëndimore, duke u larguar nga disa praktika të prapambetura të trashëguara nga e

kaluara.Një fushë konkrete ku duhet të synohet në qeverisjen e re mund të ishte zgjerimi i zonave të gjelbra,

ndryshimi rrënjësor i konceptimit të gjelbërimit në shtrirje por edhe në lartësi, dhe trajtimi i lulishteve. Një

risi për Elbasanin do të ishte rinimi ose krijimi i fashave të gjelbra, i kombinuar me lulishte në rrjedhat e

Zaranikës e të Manasderës, për ta shtrirë hapësirën e gjelbër jo vetëm në të gjithë qytetin, por edhe në zonat

rurale, sipas këtij modeli.

Tjetër fushë shumë e rëndësishme për Bashkinë e Elbasanit është trajtimi i mbetjeve të ngurta urbane në

mënyrë bashkëkohore, në mënyrë sa më racionale. Ka pasur shumë ide pozitive nga komuniteti, e propozime

konkrete nga njësitë bashkiake për vendgrumbullime të mundshme ku mund të kryhet sa më mirë ky trajtim.

Për mendimin tim, parësore është grumbullimi i mbetjeve urbane në konteinerë të mbyllur me kapak dhe

të mos vazhdohet më me mënyrën si trajtohen sot. Kjo gjë do të shmangte përhapjen e papastërtive, do të

eleminonte djegien e mbetjeve nëpër kazanë dhe ruajtjen e parametrave shëndetësorë. Një trajtim i tillë siguron

edhe ndarjen në burim të mbetjeve për riciklim e më tej përdorimin e atyre që do të shkojnë për përfitim

energjie elektrike. Në këtë mënyrë, mbetjet urbane kthehen në të mirë të komunitetit dhe vlerësohen më shumë

duke u transformuar në të mira materiale me sa më pak punë, rriten të ardhurat si rezultat i punësimit, ulet

varfëria dhe sigurohet një mjedis më i pastër e më i shëndetshëm, me një cilësi të lartë jetese.

Një kryetar me një mentalitet të përparuar e të hapur, që vlerëson parimet e zhvillimit të qëndrueshëm,

që merr parasysh propozimet dhe idetë pozitive të komunitetit, di si të sigurojë edhe fondet e nevojshme për

realizimin e këtyre ideve. Fonde për mjedisin ka, si nga Bashkimi Evropian apo donatorë të tjerë, dhe për t’i

marrë ato duhen projekte, të cilat pritet të realizohen në të ardhmen në përshtatje me kërkesat e Bashkisë

Elbasan, tashmë të zgjeruar edhe me pjesën rurale. Por, ka edhe fonde të Qeverisë dhe rasti më i freskët është

akordimi i tyre për koncesionin e inceneratorit, miratuar në muajin dhjetor 2014, me një pritshmëri të madhe

pozitive mjedisore dhe ekonomike.

Shkëlqim Elezi, anëtar i Këshillit Bashkiak Elbasan

Page 16: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

Mjedisi SOT 146 | 2015 | 16

Politika e Gjelbër si alternativë ndaj sfidave ekonomike e sociale

Besnik BakaQendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri

Politika e gjelbër mund të përcaktohet si një filozofi që synon të krijojë një shoqëri

të qëndrueshme ekologjike, e cila i ka rrënjët në ruajtjen e mjedisit, barazinë dhe demokracinë sociale, duke shmangur konfliktet dhe dhunën. Politikat e gjelbëra nisën të marrin formë për herë të parë në vendet perëndimore gjatë viteve ’70-të, ndërkohë që me kalimin e viteve grupet që fokusoheshin në politikat e gjelbëra u themeluan dhe u zhvilluan në gjithë botën, duke arritur edhe suksese të rëndësishme elektorale. Filozofia politike e saj (studimi i politikave dhe etikës radikale që bazohet tek vlerat mjedisore) bazohet pikërisht në ‘Etikën e Gjelbër’, e cila përbën një element kyç në adresimin dhe gjetjen e alternativave të duhura për përballjen me sfidat e zhvillimit industrial dhe ekonomik aktual, që ka gjeneruar kaq shumë probleme mjedisore.

Në bazë të filozofisë së gjelbër, që përfaqësohet në parti të shumta me ndikim në disa vende perëndimore, qëndron ‘barazia sociale’, e cila i jep të drejtën të gjithë njerëzve të përfitojnë në mënyrë të barabartë nga burimet që mundëson shoqëria dhe mjedisi. E gjitha kjo duke përdorur ‘dijen ekologjike’ dhe teknologjinë për të reduktuar ndikimin negativ që civilizimi human i shkakton mjedisit natyror, bio-sferës apo planetit, si dhe të gjejë mënyra alternative për të bashkëjetuar në harmoni me natyrën. Kjo mund të realizohet vetëm nëpërmjet funksionimit të ‘demokracisë pjesëmarrëse’, si e vetmja mënyrë qeverisjeje që mund të sjellë ndryshimin social. Fryma e bashkëpunimit dhe zgjidhja e konflikteve nëpërmjet ‘shmangies së dhunës’, mund të sjellë edhe zhvillimin

e një shoqërie të qëndrueshme. Në këtë kontekst, kombinimi

dhe koordinimi i politikave lokale me ato kombëtare mes strukturave shtetërore, pavarësisht forcës politike që ato mund të përfaqësojnë, është e vetmja mënyrë për të siguruar zgjidhje afatgjata dhe politika të qëndrueshme zhvillimi.

Edhe pse mund të duket utopik modeli i zhvillimit të qëndrueshëm që mjaft vende të Evropës perëndimore aktualisht po zbatojnë, është lehtësisht i realizueshëm si teknikisht edhe institucionalisht, me një kosto të ulët ekonomike. Gjithmonë e më shumë politikat e gjelbëra përkthen e kombinohen me politikat sociale dhe ekonomike, duke patur në focus, krahas adresimit të çështjeve më të nxehta mjedisore në një vend, edhe alternativat e planet konkrete që synojnë zhvillimin e një ekonomie dhe shoqërie të qëndrueshme, mundësisht në harmoni me mjedisin.

Alternativat e gjelbëra në politikat qeverisëse janë tashmë një nevojë dhe domosdoshmëri për të adresuar shqetësime të mprehta mjedisore që komunitetet përballen. Kjo i bën të rëndësishme për të fituar mbështetje politike. Por, avancimi i tyre kushtëzohet nga disa faktorë dhe kushte.

Zhvillimi i politikave të gjelbëra, së pari përcaktohet nga kushtet ekonomike dhe sociale që një shoqëri gëzon. Shpesh janë aktivistët mjedisorë ata që kërkojnë masa konkrete dhe ekstreme për adresimin e çështjeve kyçe mjedisore. Por, kjo nuk ndodh me politikanët, të cilët janë të kujdesshëm për të ruajtur balancat qeverisëse, ku çështjet mjedisore dominohen nga sfidat ekonomike dhe ato sociale.

Një pengesë që alternativat e gjelbëra hasin është kultura mjedisore ende shumë sipërfaqësore në një shoqëri. Mjaft alternativa të gjelbëra i bëjnë njerëzit të ndihen më pak komod (mospërdorimi i çantave plastike, reduktimi i përdorimit të makinës, riciklimi, braktisja e konsumit të produkteve të caktuara etj.), duke kërkuar ndryshimin e stilit të jetesës. Kjo vështirë se mund të përqafohet nga masat dhe komunitetet në tërësi, që s’janë kurrësesi gati të heqin dorë nga komoditetet dhe stili i jetës që gëzojnë, për të mundësuar një zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë të komunitetit dhe të mjedisit ku ata jetojnë.

Në veçanti gjatë viteve të fundit, përkrah luftës kundër terrorizmit, zgjidhja e krizës mjedisore mbetet sfida më e madhe e qeverisjes në mbarë globin. Çështjet mjedisore, jo rastësisht kanë një peshë të rëndësishme në fushatat elektorale, qofshin parti apo grupe politike ambjentaliste, apo parti të cilat përfshijnë si komponentë të platformave të tyre elektorale, çështjet më të ndjeshme mjedisore.

Në këtë kontekst, zgjedhjet lokale marrin një rëndësi të veçantë pasi të zgjedhurit kanë një përfaqësim të drejtëpërdrejtë në elektorat dhe politikat janë të përqëndruara tërësisht në problemet lokale. Në ndryshim nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, votimet lokale janë një mundësi që i jepet gjithkujt për të vendosur se cili kandidat do të adresojë më mirë sfidat lokale mjedisore me të cilat komuniteti përballet.

tema e Numrit

Page 17: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

Mjedisi SOT 146 | 2015 | 17

Profil Projekti

Objektivat e projektit:• Forcimiinjohurivedhemotivimiistudentëvepërtë

vepruarnëmënyrëproaktive,përtënxiturmendimininovativdhesjelljet“egjelbëra”;

• Mbështetjadheinkurajimiistudentëveqëkanëidesipërmarrëseinovativenëmundësiminerealizimittëtyre.

Grupet e synuara:UniversitetiBujqësoriTiranës-studentëtevitittëfundittë

ciklitBachelordheMaster.

6 fazat e zbatimit të projektit: 1. Kursnjëjavormeleksionembiparimetkryesoretë

EkonomisësëGjelbër,tëlidhurangushtësishtmeekonominë.

2. Konkursi“KamnjëidetëGjelbër”,kustudentëtdotëaplikojnëmeidenëetyre,tëcilënataduantarealizojnësinjëprojektsipërmarrjeje.

3. VlerësimiiidevesipërmarrësetëstudentëvedhevetënismëstëtyresipërmarrësengaekspertëtëpërgjedhurngaGIZ–Pro-SME.

4. TrajnimpërPlanineBiznesitpëridetëmëinteresantedheinovative.

5. Prezantimiiidevesipërmarrësetëgjelbëraparanjëjurieekspertësh,jovetëmpërt’uvlerësuaridejamëemirë,pordhepërtëgjeturfondembështetësepërrealiziminetyre.

6. PanairiiIdeveSipërmarrësetëGjelbra,mepjesëmarrjeneaktorëvetëndryshëm,meqëllimmbështetjenestudentëvenërealiziminesipërmarrjevetëgjelbëra.

komunite

t

tregti

Natyrë

Kulturë

komunite

t

tregti

Natyrë

Kulturë

Të mësojmë dhe të aplikojmë koncepte të Ekonomisë së Gjelbër

Kohëzgjatja e projektit: 23 dhjetor 2014 – 31 korrik 2015

Kyprojekt,nëvazhdimtëprojektittëparëzbatuarmë2013-2014-ën,dotëpërpiqëttëgjejërrugëteduhurapërtëpërfshirëkoncepteteEkonomisësëGjelbërnëUniversitetetShqiptare,meqëllimpërmirësimineekonomisënëvenddhezhvillimineqëndrueshëmmjedisor.Studentëttanëkanëtëgjithanjohuritë,aftësitëdhemjetetenevojshempërtëparandaluardegradiminmjedisordhepërtërealizuarnjëbiznestëqëndrueshëmnëvend.

Qëllimi i projektit: ZhvillimiimekanizmaveefektivëqëlidhenmeEkonominëe“Gjelbër”,përmesintegrimittë

EdukimitpërZhvillimineQëndrueshëmnëkurrikulateuniversitetevenëShqipëri,dhepromovimiisjelljevedhejetesësnëharmonimemjedisin,qëçojnënëshembujtëbiznesevetëqëndrueshëm.

Page 18: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

Mjedisi SOT 146 | 2015 | 18

Shkencëtarët i bëjnë thirrje udhëheqësve të shteteve në mbarë botën që, në bisedimet që do të zhvillohen në Paris në maj 2015, të firmosin planin e veprimit, prej tetë pikash, për ndryshimet klimatike.

Elementi kryesor në këtë plan është qëllimi për të kufizuar ngrohjen globale nën 2 gradë celcius, duke bërë të mundur kështu arritjen e shkarkimeve të karbonit në nivelin zero, kjo deri në vitin 2050.

Sipas Ligës së Tokës, takimi i Kombeve të Bashkuara në dhjetor 2015, është “mundësia e fundit” për të parandaluar ndryshimet e rrezikshme të klimës.

Të dhënat shkencore tregojnë se kjo mund të arrihet, por vetëm nëpërmjet veprimeve të guximshme tashmë.

Kryetari i Ligës së Tokës, Johan Rockstrom, nga Qendra për Ripërtëritjen në Stockholm të Suedisë, shprehet se deklarata thekson qëndrimin shkencor mbi atë se çfarë është e nevojshme të ndodhë në bisedimet e Parisit, për të shmangur rrezikun e ndryshimeve të rënda klimatike të lidhura me rritjen e nivelit të deteve, valët e të nxehtit, thatësirat dhe përmbytjet.

“Gjashtë vjet pas dështimit në Kopenhagen, bota tani ka një mundësi të dytë për të rënë dakort mbi një rrugë të sigurtë drejt një të ardhmeje që nuk dëmton mirëqënien njerëzore në botë”.

“Ekziston ende një mundësi për të kaluar në një të ardhme me klimë të qëndrueshme e të sigurt.”

Deklarata u bë publike në kuadër të Ditës së Tokës, një ngjarje e përvitshme për të treguar mbështetje për mbrojtjen e mjedisit.

WWF në Britaninë e Madhe u shpreh se qeveritë në mbarë botën duhet të bien dakord mbi një marrëveshje të drejtë në Paris, por duhet të ndërmarrin veprime përtej kësaj.

Ndryshimet e klimës: Parisi “shansi i fundit” për veprim

Nga Bota

Deklarata përfshin tetë thirrje për veprim:

• Kufizimin e ngrohjes globale nën nivelin 2 gradë celcius;

• Mbajtjen e shkarkimeve të dioksidit të karbonit në të ardhmen nën 1000 gigaton;

• Krijimin e një shoqërie me karbon-zero deri në vitin 2050;

• Barazi e përqasjes – ku vendet e pasura të ndihmojnë ato të varfra;

• Kërkime teknologjike dhe inovative;

• Një strategji globale për të adresuar humbjet dhe dëmet nga ndyshimet klimatike;

• Mundësimin e financimeve për klimën për vendet në zhvillim;

• Ruajtjen e ekosistemeve, si pyjet dhe opeanet, të cilat thithin dioksid karboni.

Page 19: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

Mjedisi SOT 146 | 2015 | 19

Nga Bota

Një angazhim i shprehur nga “Të gjelbërit” (Greens) në Britaninë e Madhe për të rritur fondet për shkencën në nivelin mbi 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit, qëndron shumë larg deklaratave të paraqitura nga drejtuesit e gjashtë partive britanike lidhur me shkencën dhe inxhinierinë.

Kjo deklaratë u bë nga Fushata për Shkencën dhe Inxhinierinë (Case), e cila u kërkoi partive, mendimin e të paktën një përfaqësuesi të tyre në parlament, në prag të zgjedhjeve në Britaninë e Madhe.

David Cameron dhe Ed Miliband u shprehën se shkenca ishte e rëndësishme në planet e Konservatorëve dhe të Laburistëve, respektivisht, për të nxitur rritjen ekonomike.

Por “Case” u shpreh se asnjë nga dy partitë e mëdha nuk ka vendosur një numër firmash në këtë deklaratë.

Konservatorët janë shprehur se një deklaratë e tillë do të duhet të presë deri në Vlerësimin e Përgjithshëm të Shpenzimeve, ndërsa Laburistët kanë shtyrë, në mënyrë të ngjashme, një angazhim të veçantë deri sa të propozohet “Rishikimi me bazë zero”, ngjarje që pritet të ndodhin pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Në kundërshti me këto parti, drejtuesi i “Greens”, Natalie Bennett, ka shkruar se partia e saj “dëshiron të dyfishojë shpenzimet publike për kërkime në 10 vitet e ardhshme, duke arritur në këtë mënyrë në 1% të PBB-së.

“Të gjelbërit” në Britaninë e Madhe kërkojnë rritjen e buxhetit për shkencën

BBC News

Buxheti për shkencën në Britaninë e Madhe ka rënë ndjeshëm dhe në vitin 2012 ishte nën 0.5% të PBB-së. Në proporcion me PBB-në, shpenzimet kombëtare për shkencën në Britani janë më të ultat krahasuar me vendet e G8-s.

Organizatat më të njohura shkencore dhe drejtuesit e tyre kanë paralajmëruar se kjo gjë duhet të marrë vëmendjen e duhur dhe kërkojnë 1% të shpenzimeve publike.

Pavarësisht pozicionit të “Greens” si një parti e vogël, me vetëm një përfaqësues në parlament, drejtori i fushatës për shkencën dhe inxhinierinë, Naomi Weir, u shpreh se zotimi i tyre ishte i rëndësishëm.

Sasi të mëdha mbetjesh plastike po grumbullohen në detin Mesdhe.

Sipas një studimi të kryer së fundmi, rreth një mijë ton plastikë po lundron në sipërfaqen e detit, kryesisht pjesë shishesh, çantash plastike apo mbështjellëse.

Kërkuesit spanjollë theksojnë se kjo ndotje plastike është shumë e rrezikshme për jetën e pasur biologjike të detit Mesdhe - mbetjet plastike janë gjetur në stomakun e peshqve, të zogjve, breshkave apo balenave. Pjesëza shumë të vogla plastike janë shfaqur dhe në midhjet që rriten në brigjet e Evropës Veriore.

Deti Mesdhe po kthehet në “akumulues” të mbetjeve plastike

BBC news

“Ndotja detare nga plastika është përhapur shumë duke u shndërruar në një problem planetar, kjo vetëm pas gati gjysëm shekulli përdorimi të gjerë të materialeve plastike, çka kërkon strategji urgjente menaxhimi për të adresuar këtë problem”, shprehet Andres Cozar nga Universiteti i Cadiz në Puerto Real të Spanjës.

Plastika po grumbullohet në detin Mesdhe në të njëjtën shkallë si dhe në rrymat oqeanike si ato të Atlantikut të Veriut, Atlantikut të Jugut dhe Oqeanit Paqësor. Shkencëtarët janë

veçanërisht të shqetësuar për copëzat shumë të vogla të pjesëve plastike, më të vogla se 5mm, të njohura si mikroplastika. Studimi gjeti se më shumë se 80% e sendeve plastike të gjetura në detin Mesdhe bëjnë pjesë në këtë kategori.

Deti Mesdhe përfaqëson më pak se 1% të sipërfaqes oqeanike në botë, por ka një rëndësi të madhe ekologjike dhe ekonomike. Ai përmban rreth 4% - 18% të llojeve detare, si dhe ofron turizëm dhe të ardhura të shumta nga peshkimi për vendet e Mesdheut.

mik

ro

pla

sti

mu

nd

llti

tet

ng

a p

es

hq

it- f

oto

bb

c

Page 20: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ...documents.rec.org/offices/news/294_mjedisisot146-web.pdf · nga politika dhe politikanë konvencionalë, të cilët kërkojnë

2015 - Koha për Veprim Global!

2015 paraqet një mundësi historike dhe të paparë për të bashkuar vendet dhe qytetarët në mbarë botën të ndërmarrin shtig je të reja me qëllimin për të përmirësuar jetën e njerëzve kudo ndodhen. Këto vendime do të përcaktojnë kursin global të veprimit për t’i dhënë fund varfërisë, për të promovuar prosperitetin dhe mirëqenien për të g jithë, për të mbrojtur mjedisin dhe për të adresuar ndryshimet klimatike.

Në vitin 2015, vendet kanë mundësinë të miratojnë një axhendë të re të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të arrijnë një marrëveshje globale mbi ndryshimet klimatike. Veprimet e ndërmarra në 2015-ën do të rezultojnë me qëllime të reja për zhvillimin e qëndrueshëm, mbi të cilat do të ndërtohen tetë Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit.

OKB-ja është duke punuar me qeveritë, shoqërinë civile dhe partnerë të tjerë për të ecur me një axhendë ambicioze zhvillimi post-2015.