Top Banner
37

Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

Jan 20, 2020

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar
Page 2: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

BALZAK

2 www.klasaletersi.com

Page 3: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

EVGJENI GRANDE

www.klasaletersi.com 3

BALZAK

Evgjeni

Grande

roman (fragmente)

Përktheu nga origjinali: Nonda Bulka

Page 4: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

BALZAK

4 www.klasaletersi.com

Page 5: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

EVGJENI GRANDE

www.klasaletersi.com 5

* * *

Fytyra plot nur dhe tiparet e asaj fytyre të cilën qejfet e

jetës nuk i kishin lënduar dhe as prishur freskinë, u

përngjanin vijave, që mezi shquhen në horizontin e largët të

liqeneve të kredhur në qetësi. Kjo pamje e qetë dhe me aq

shumë ngjyresa femre, ajo fytyrë e ndritur dhe e çelur, si lulja

kur bulon1, shprehte atë qetësi shpirti dhe atë ndërgjegje të

pa cenuar, që ia shtonte hijeshinë dhe femërinë. Evgjenia

ndodhej ende në pragun e jetës, në atë stad të saj, kur

lulëzojnë iluzionet2 femërore. Në këtë moshë, kur nuk e

njihte ende se ç’ishte dashuria, duke soditur veten në

pasqyrë, ajo nuk mund të mos mërmëriste: “A nuk do të m’i

hedhë sytë, vallë? Mos jam aq e shëmtuar sa nuk do të m’i

hedhë?”

1 bulon – çel bulë, end, mugullon (pema), lulëzon 2 iluzion – gabim i shqisave a i mendjes, që paraqet një dukje të rreme si të

vërtetë, shpresë e kotë.

Page 6: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

BALZAK

6 www.klasaletersi.com

Pas kësaj hapi derën e dhomës, që të nxirrte në çardak

dhe zgjati kokën se mos dëgjonte ndonjë zhurmë.

“Nuk po ngrihet,”- tha me vete, tek i zunë veshët të

kolliturën e Nanosë, e cila vërdallosej nëpër shtëpi: fshinte,

ndizte zjarrin, lidhte qenin dhe bisedonte me gjënë e gjallë në

stallë. Aty për aty Evgjenia i zbriti shkallët dhe iu afrua

Nanosë, që po milte lopën.

- Nano, xhanka ime, përveç kafesë, më përgatit dhe krem

për kushëririn tim!

- Mirë, mirë, zonjushë, po duhej të ma kishit thënë dje,- iu

përgjigj Nanoja, duke ia shkrepur të qeshurit. – Se unë vetë

nuk bëj dot krem, de! Kushëriri juaj është i bukur, po, ai është

me të vërtetë i hijshëm. Pa ta shikoje rrobën e natës prej

mëndafshi të qëndisur me ar. Unë e pashë. Ka ca të

brendshme të bardha, të holla si kota e zotit abat.

- E po, na bëj pite3, atëherë, Nano!

- Po ku t’i gjej drutë për të nxehur furrën! Ku ta gjej

miellin, gjalpin?- iu përgjigj Nanoja, e cila në cilësinë e

kryeadministratorit të zotit Grande i jepte vetes ndonjëherë

një peshë shumë të madhe para syve të Evgjenisë dhe të së

ëmës së saj. – Mos duhet ta vjedhim zotërinë për të kremtuar

ardhjen e kushëririt tuaj? Kërkojini ju vetë gjalpë, miell, dru,

se kush e di… ndoshta mund t’ju japë, se ai babai juaj është.

Ja tek po vjen për të parë si jemi me ushqimet.

Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi

shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar të

bëhej e turpshme dhe ndjente atë lloj turpi të veçantë, që na

e sjell lumturia e na duket se, ndoshta, ç’kemi në zemër,

është e pasqyruar në ballin tonë dhe mund ta lexojë tjetri.

3 pite – lloj buke e hollë, e bardhë; byrek i bërë me petë, me vezë e me gjalpë.

Page 7: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

EVGJENI GRANDE

www.klasaletersi.com 7

E gjora vajzë, i vinte plasje tek e shihte shtëpinë ashtu të

zhveshur, të rregulluar pa pikën e shijes. I shtohej marazi4,

tek e krahasonte me elegancën e kushëririt. Dhe aty për aty e

ndjeu që diçka duhej të bënte për kushëririn e saj. Po çfarë?

As vetë s’e dinte. E ku ta dinte? Ashtu e padjallëzuar dhe

tepër e sinqertë siç ishte, ia dorëzoi veten natyrës së vet

engjëllore pa pikën e mosbesimit, pa dyshuar as në

përshtypjet dhe as në ndjenjat e përjetuara.

Me ta parë kushëririn, ishin ngjallur tek ajo prirjet e

natyrshme të femrës dhe ato ndjenja morën zjarr, mbasi

vajza kishte shkelur në njëzet e tre vjet dhe si mendja, si

dëshirat, kishin arritur në pjekurinë e tyre.

* * *

- Erdhi babai! – tha Evgjenia.

Dhe hoqi kutinë e sheqerit duke lënë disa kokrra mbi

tryezë; Nanoja rrëmbeu pjatën e vezëve. Zonja Grande u

ngrit si një sorkadhe e trembur. Karli hapi sytë kur pa

panikun5 që u hipi këtyre grave, pa kuptuar asgjë.

- Moj, ç’patët? – i pyeti.

- Po, ja, babai!6 – iu përgjigj Evgjenia.

- Dhe pastaj?...

4 maraz – hidhërim, brengë 5 panik – frikë e madhe e përnjëhershme që zë njeriun, shumë herë pa ditur

arsyen. Reagimet e grave tregojnë për frikën që kanë kur shfaqet Grandeja. 6 Në shtëpi mbizotëron një gjendje terrori dhe përgjegjësi për këtë del vetëm

nga këto fjalë të Evgjenisë.

Page 8: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

BALZAK

8 www.klasaletersi.com

Zoti Grande, me të hyrë, i mbërtheu të dy sytë mbi tryezë;

pastaj shikoi Karlin dhe i mori vesh të gjitha.7

- Ah, ah, paski festuar ardhjen e nipit tuaj; mirë, mirë,

shumë mirë. S’ka ku vete më mirë! – tha pa belbëzuar dhe

pastaj shtoi: - Kur macja bredh mbi çati, minjtë hedhin valle

në dysheme.8

“Festim i thënçin!” – mendoi Karli me vete, i cili as mund

t’i merrte me mend zakonet e kësaj familjeje.

- Sillmë gotën time, Nanon! – tha babloku.

Evgjenia i solli gotën.

Grandeja nxori nga xhepi një sojak9 me dorezë prej biri,

preu një fetë bukë, mori pak gjalpë, leu bukën me të dhe nisi

ta hajë më këmbë. Në këtë çast Karli po i shtinte sheqer

kafesë. Grandeja pa copat e sheqerit, i hodhi një sy së

shoqes, e cila u zverdh dhe bëri tri hapa prapa;10 ai i vajti

pranë, u përkul te veshi i gruas së gjorë dhe i tha:

- Ku djall e gjetët gjithë këtë sheqer?11

- Mbasi qe sosur, Nanoja vajti dhe bleu tek Fasari.12

Është e pamundur të merret me mend se sa rëndësi të

madhe pati kjo skenë e heshtur për ato tri gra. Nanoja ua kish

mbathur këmbëve në kuzhinë dhe që andej shikonte ç’do të

ngjiste; Karli pa filluar mirë të heqë kafenë, kërkoi kutinë e

sheqerit t’i hidhte edhe pak, mbasi iu duk e hidhur; po

Grandeja e kish futur në dollap.

7 Grandeja e njeh mirë psikologjinë e pjesëtarëve të familjes dhe është në

gjendje të kuptojë kur ata bëjnë diçka në kundërshtim me dëshirat e tij.

8 Ironi, por sidomos kërcënim në këto fjalë të Grandesë.

9 sojak – biçak xhepi

10 Vetëm me një vështrim bën t’i priten këmbët zonjës së shtëpisë.

11 Cili është qëllimi i Grandesë që i flet së shoqes me zë të ulët: të mos dëgjojë

miku, Karli apo të terrorizojë të shoqen?

12 Bakalli i Somyrit

Page 9: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

EVGJENI GRANDE

www.klasaletersi.com 9

- Ç’kërkoni, nipi im? – e pyeti Karlin.

- Pak sheqer.

- Hidhni qumësht kafesë se ashtu ëmbëlsohet më mirë – iu

përgjigj i zoti i shtëpisë.13

Evgjenia, aty për aty, mori kutinë e sheqerit, e vuri mbi

tryezë dhe shikoi t’anë me sy të qetë... Karli s’e vuri re fare

një shikim therës që i hodhi së bijës ish vozaxhiu.14

- Po ti grua, pse s’ha?

E shkreta skllave, bëri dy hapa përpara, preu një çikë bukë,

mori një dardhë dhe nisi të hajë. Evgjenia me shkathtësi i vuri

t’et përpara një kopan15 rrush dhe i tha:

- Ha rrush, baba! Janë nga ata që kam ruajtur unë për

dimër! Do të hash dhe ti, kushëriri im, apo jo? Për ty i kam

sjellë: sa të ëmbël që janë!

- Këto gratë, o nipi im, po t’i lesh, janë në gjendje të

plaçkitin gjithë qytetin për juve. Kur të mbaroni, do të

shkojmë bashkë në kopsht, se kam ca gjëra për t’iu thënë që

s’janë aspak të ëmbla.16

Evgjenia dhe e ëma drejtuar vështrimet nga Karli.

Nga ky shikim dhe nga fjalët e të ungjit, djaloshi nisi të

dyshojë për diçka me rëndësi.

- Ç’doni të më thoni, im ungj? Qysh nga vdekja e nënës

(këtu zëri iu drodh) s’di ç’e keqe më e madhe mund të më

bjerë mbi kokë.

13 Duke mbrojtur koprracinë e tij, Grandeja bëhet qesharak.

14 Kur Grandeja sillet në mënyrë të egër dhe të trashë, Balzaku nuk harron

asnjëherë t’i kujtojë prejardhjen e ulët (si për të justifikuar sjelljet e tij). 15 kopan – vile, bistak rrushi 16 Grandeja bëhet vërtet qesharak, kur i merr hakun të nipit për sheqerin që i

hëngri apo rrushin e ëmbël që do t’i hante, duke e paralajmëruar se do t’i jepte

lajme aspak të ëmbla. Por edhe i pashpirt, kur mendojmë që lajmi kishte lidhje

me vdekjen e babait të Karlit.

Page 10: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

BALZAK

10 www.klasaletersi.com

Zonja Grande i tha atëherë:

- Nipi im, kush mund t’i dijë fatkeqësitë me anën e të

cilave zoti i vë në provë njerëzit!

- Ta-ta-ta – ia preu plaku. – Hopaa! Filluan budallallëqet!

S’më vjen hiç mirë, nipi im, kur ju shoh me ato duar të bukura

dhe të bardha.

Dhe i tregoi dy shpatullat e tij të gjera dhe krahët e

shëndoshë që kish vetë.

- Ja, të tilla duar duhen për të fituar para. Jeni mësuar keq,

nipi im. Jeni mësuar në të butë, të shkelni gjithnjë në pambuk

e në pupla! Keq! Keq!

- Më thertë, në mora vesh gjë nga ato që thoni, im ungj!

- Ejani! – i tha Grandeja.

U dëgjua një e kërcitur, kur kopraci mbylli sojakun e

brinjtë! Dhe mbasi hodhi dhe ato dy gllënjka verë që i kishin

mbetur, Grandeja hapi derën.

- Kurajë, kushëriri im!

Tingulli i zërit të Evgjenisë ia ngriu fare zemrën Karlit, që

shkoi pas të ungjit të tij të tmerrshëm, i shqetësuar në kulm.

Evgjenia, e ëma dhe Nanoja, të nxitura nga një kureshtje që

s’e përmbanin dot, shkuan në kuzhinë për të përgjuar skenën

e tmerrshme që do të zhvillohej midis ungjit dhe nipit.

Grandeja përpara, Karli pas, po ecnin me ngadalë në kopshtin

plot lagështi.

Grandeja s’kishte hall se do t’i tregonte të nipit vdekjen e

t’et; ajo që e brente, ishte se si do t’i thoshte që s’i kishte

lënë asnjë dyshkë; ndaj mendohej të kërkonte një shprehje

për të zbutur këtë të vërtetë të hidhur. T’i thoshte “të vdiq yt

atë”, s’ishte asgjë për Grandenë, se është e natyrshme që

baballarët të vdesin para fëmijëve; por t’i thoshte “të la në

katër rrugët pa një dhjetësh”, i dukej bablokut se në këto

Page 11: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

EVGJENI GRANDE

www.klasaletersi.com 11

fjalë përmblidheshin të gjitha të këqijat e kësaj bote. Prandaj

zoti Grande i ra tri-katër herë në heshtje kopshtit dhe

dëgjohej vetëm kumi që kërciste nën këmbët e tij.

Në çastet e rëndësishme të jetës, zemra jonë lidhet me

vendet ku hasim gëzimet ose hidhërimet, prandaj Karli

vërente me një sy të veçantë pemëzat e atij kopshti të vogël,

fletët e verdha që po këputeshin një nga një, muret gjysmë të

rënë, format e çuditshme të drurëve frutorë; këto hollësira

skaliteshin thellë në kujtesën e tij dhe gjatë kësaj ore

vendimtare lidheshin me zemrën me anën e një kujtese të

veçantë, që kanë vetëm ndjenjat.

- Mjaft bënë vapë sot dhe koha është shumë e mirë – tha

Grandeja, duke thithur ajër me gjithë mushkëritë.

- Po, im ungj... Po pse...?

- E pra, nipi im, kam lajme të këqija për ty – iu përgjigj

Grandeja, - yt atë s’është hiç mirë...

- Po unë ç’bëj këtu, atëherë! – tha Karli. – Nano, - thirri me

të fortë, - shpejt më gjej dy kuaj nga ata më të mirët, si të

postës. Besoj se do gjej një karrocë në këtë vend, - shtoi dhe

u kthye nga i ungji, i cili qëndronte i palëvizur.

- Karrocë e kuaj s’të hyjnë në punë – iu përgjigj Grandeja

duke shikuar Karlin që mbeti si hu për një çast me sy të

zgurdulluar. – Po, po, djalosh i shkretë, ti e kupton vetë. Ai

vdiq. Po kjo s’është gjë! Më e keqja është se ai ia hoqi vetes.

- Kush, im atë?...

- Po, po, dhe prapë as kjo s’është gjë. Gazetat llomotitin

rreth çështjes sikur kjo të ishte e drejta e tyre. Ja, lexoje!

Grandeja që kishte marrë gazetën e Kryshoit, ia vuri Karlit

para syve artikullin fatal17 që përmbante mandatën.18

17 Artikullin që tregonte për fundin e babait të Karlit dhe për njollën që binte

mbi emrin e tij.

Page 12: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

BALZAK

12 www.klasaletersi.com

Djaloshi aty për aty ia shkrepi të qarit si fëmijë, pasi deri

atëherë nuk kishte ditur ç’është hidhërimi. Ndjenjat e tij ishin

akoma të pasprovuara, naive, prandaj ia ndrydhën krejt

zemrën.

“Deri tani s’vajti keq, - tha me vete Grandeja, - në fillim

sytë e tij më tmerruan, po tani që derdhi lot e nxori dufin dhe

shpëtoi”.

Dhe pastaj Grandeja vazhdoi pa çarë kokën nëse i nipi do

të kishte zemër ta dëgjonte ose jo.

- Po edhe kjo s’është gjë, nipi im i gjorë. Për këtë ti do ta

mbledhësh veten, po më e keqja është se...

- Kurrë s’do të ngushëllohem... Kurrë, oh babai im, babi

im...

- Ai të shkatërroi, të la pa një dyshkë!

- Për para s’kam gajle... unë dua babanë, babanë...

Të ulëriturit nga ngashërimet midis atyre mureve

përhapnin një jehonë të llahtarshme. Të tri gratë, të prekura,

po qanin. Lotët janë po aq ngjitës sa edhe të qeshurat. Karli,

pa dëgjuar më fjalët e të ungjit, u lëshua me vrap nëpër

oborr, ngjiti shkallët, hyri në dhomë, u plas në shtrat ashtu siç

ishte për të shfryrë dufin, vetëm, pa njeri pranë.

- Le të presim sa të kalojë rrëpira e parë, - tha Grandeja,

ndërsa po hynte në sallë. Evgjenia dhe e ëma shpejt e shpejt

zunë vendet e tyre, dhe, pasi fshinë lotët, nisën të bënin

punëdore me gishtat që u dridheshin. Dhe plaku vazhdoi:

- Këtë djalosh s’e ke për gjë; këtij i ardhka më shumë keq

për të vdekurit, sesa për veten e tij, që mbeti me gisht në

gojë.

18 mandatë – lajm për vdekjen e njërit prej njerëzve të afërt a të dashur; lajm i

zi, lajm shumë i hidhur.

Page 13: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

EVGJENI GRANDE

www.klasaletersi.com 13

Evgjenia u drodh e tëra, kur dëgjoi këto fjalë të t’et mbi

dhimbjen më të shenjtë që ka njeriu. Dhe qysh nga ky çast

filloi të mendonte se me ç’baba kishte të bënte.19

- Nga larg dëgjoheshin si të mbytura të qarat e djalit dhe

ngashërimi i thellë, që dukej se dilte nga fundi i dheut,

mbaroi vetëm në mbrëmje dhe ca nga ca.

- I mjeri djalë! – psherëtiu zonja Grande.

Britmë fatkeqe. Xha Grandeja shikoi me radhë të shoqen,

Evgjeninë dhe kutinë e sheqerit. I ra ndërmend dreka e

jashtëzakonshme, që iu shtrua Karlit dhe me gjakftohtësinë e

tij të ngahershme, qëndroi në mes të dhomës duke thënë:

- Hë! Jemi që jemi: unë besoj se ju nuk do të vazhdoni me

xhymertllëket20 tuaja, zonja Grande. Unë nuk të jap të hollat

e mia, që të sheqerosësh atë mistrec.

- Nëna s’ka asnjë faj, asnjë faj! – tha Evgjenia, – unë…

- Po ti mos pandeh se u bëre madhore21 tashti, – iu kthye

Grandeja së bijës, duke ia prerë fjalën, – dhe ke të drejtë të

vesh kundër urdhrave të mia?

- Ati im, në shtëpinë tënde, tyt nipi s’duhej t’i mungonte

asgjë.

- Ja-ja-ja-ja! – Këto katër rrokje, ish-vozaxhiu i shqiptoi në

katër nota muzikore të ndryshme dhe pastaj shtoi: - Im nip

këtej, im nip andej, çdo gjë për tim nip! Kurse i ati e ka lënë

kripë,22 ai ka dhënë falimenton dhe, kur ky bukurosh do t’i

derdhë të gjithë lotët që ka në zemër, do ta thyejë qafën

këtej. S’ia kemi ngenë që të na përmbysë shtëpinë.

- Ç’do të thotë të japësh falimenton? – pyeti Evgjenia. 19 Për herë të parë ndoshta Evgjenia e sheh me sy kritik të atin. 20 xhymert – bujar, dorëdhënë 21 u bëre madhore- u rrite, u bëre aq e madhe, sa të fitosh të drejta të plota, sa

të më kundërshtosh. 22 e ka lënë kripë – e ka lënë të varfër, pa pasuri.

Page 14: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

BALZAK

14 www.klasaletersi.com

- Të japësh falimenton, – ia ktheu i ati, – është çnderimi

më i madh midis gjithë çnderimeve të tjera.

- Qenka mëkat shumë i madh – u hodh zonja Grande – dhe

nipin tonë do ta ndjekë pas mallkimi.

- Ja, nise ti me psalmet e tua – iu kthye gruas duke ngritur

supet. – Të japësh falimenton, Evgjeni, do të thotë të bësh

një hajdutllëk, që për fat të keq ligji e merr nën mbrojtjen e

tij. Merre me mend sa shumë veta i kanë besuar pasurinë e

tyre Gijom Grandesë, duke pasur besim në ndershmërinë e tij

dhe duke e pandehur njeri të drejtë. Ai ua vodhi që të gjitha

dhe nuk u la, veçse dy sytë sa për të derdhur lot. Hajduti i

rrugëve është më i mirë nga ai që jep falimenton; ai të qëllon,

po mund të mbrohesh; ai vë në rrezik dhe kokën e tij... kurse

tjetri... Shkurt, Karli u çnderua.

Këto fjalët e fundit hynë si thikë në zemrën e vajzës së

gjorë. E pastër në thjeshtësinë e saj si një lule që rritet në

thellësinë e një pylli, ajo s’merrte erë nga punët e kësaj bote,

as nga gjykimet, as edhe nga sofizmat.23 Ajo pranoi

shpjegimin e hidhur që i ati ia kishte dhënë me prapamendim

rreth falimentos, pa bërë dallimin mes falimentos me qëllim

dhe asaj tjetrës pa qëllim.

- Po ju nuk mundët ta ndalonit këtë fatkeqësi, ati im?

- Im vëlla, as më pyeti fare; zaten kishte hyrë katër milion

borxh.

- Ç’do të thotë një milion, o atë? – pyeti e bija, me

naivitetin e fëmijës që pandeh se mund ta gjejë aty për aty

atë që kërkon.

23 sofizëm – këtu: mendime që janë në thelb të gabuara, por që paraqiten si të

vërteta.

Page 15: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

EVGJENI GRANDE

www.klasaletersi.com 15

-Një milion? – tha Grandeja. – Një milion do të thotë një

milion herë nga njëzet dhjetësha. Dhe duhen pesë copë nga

njëzet dhjetësha për të pasur pesë franga.

- O zot! – thirri Evgjenia. – Si? Im ungj kishte pra katër

milionë? A të ketë tjetër njëri në Francë me aq milionë?

Xha Grandeja fërkoi mjekrën, buzëqeshi, ndërsa hunda iu

zgjerua, në kohën që Evgjenia vazhdonte pyetjet e saj.

- Po tashti, ç’do të bëhet kushëriri im, Karli?

- Do të niset për në Indi, sipas dëshirës së t’et. Atje do të

përpiqet të pasurohet.

- Po a ka të holla për të shkuar gjer atje?

- Do t’ia paguaj unë udhëtimin... gjer... në... po, gjer në

Nantë.24

Evgjenia iu hodh t’et në qafë.

- Sa i mirë jeni, baba!

Ajo e puthte me aq dhembshuri, sa Grandesë i erdhi pak si

turp nga vetja, mbasi nga brenda e vriste ndërgjegjja.

- A duhet shumë kohë për të fituar një milion?

- S’do mend; a e di sa vlen një napolon? E pra, duhen

pesëdhjetë mijë për të bërë një milion.

- Nënë, a do t’ia bëjmë të tretat ungjit?25

- E mendova dhe unë, - iu përgjigj e ëma.

- Tamam aty e kini mendjen, si e si të prishni para;

pandehni se i korrim ndër ara.

Në atë çast një rënkim i thellë, që dallohej nga gjithë të

tjerët, u dëgjua në çardak; Evgjenisë dhe s’ëmës u ngriu

gjaku.

24 Kopraci mendohet cili është vendi më i afërt për të mos paguar biletë të

shtrenjtë. 25 Ceremoni përkujtimore që i bëhet të vdekurit.

Page 16: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

BALZAK

16 www.klasaletersi.com

- Nanon, - tha vozaxhiu, - pa shko e shih lart se mos ia ka

hequr dhe ai vetes.

Pastaj iu kthye së shoqes dhe së bijës që ishin bërë dyllë

nga fjalët e fundit të plakur dhe u tha:

- Ju të dyja mblidhni mendjen dhe mos bëni budallallëqe.

Unë po dal; do sillem pak nga ata holandezët që nisen sot,

pastaj do takohem me Kryshonë, se kam ca punë me të.

Doli. Evgjenia dhe e ëma morën frymë lirisht

* * *

Ndërsa po zbriste shkallët Grandeja e kishte mendjen te

skudat e argjendta që i erdhën nga Parisi; donte t’i kthente

në ar; gjithashtu ai ishte i thëthitur nga spekulimi i

mrekullueshëm që bëri me rentat e shtetit. Ai kishte

menduar t’i vendoste të gjitha të ardhurat e tij, derisa të

arrinte një rentë dyqind franga.

Nga kjo rrodhën të gjitha fatkeqësitë e Evgjenisë.

Me të hyrë plaku, që të dyja gratë i uruan Vitin e Ri gëzuar;

e bija iu hodh në qafë dhe e puthi me dhele26, kurse zonja

Grande e përqafoi rëndë-rëndë dhe me dinjitet.

- Eh, moj bija ime, - tha ai duke e puthur në të dyja faqet, -

siç e sheh, unë për ty punoj, për lumturinë tënde. Dhe për të

qenë i lumtur në këtë botë, duhen para. Pa para s’kemi gjë.

Na, merre këtë napolon të ri që më erdhi nga Parisi. Ja! S’ka

në këtë shtëpi asnjë fije ari, vetëm ti ke. Ma trego arin tënd, o

vajzë.

26 dhele – ledhatime, përkëdhelje

Page 17: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

EVGJENI GRANDE

www.klasaletersi.com 17

- Tani? Ç’është ajo? Bën shumë ftohtë. Hamë njëherë,

pastaj, - u përgjigj Evgjenia.

- Mirë, mirë, pastaj. Pamja e arit do të na ndihmojë ta

tretim ushqimin. Epo hajde, hani tani! Ai i humburi Dë

Grasen, megjithatë na dërgoi diçka për të ngrënë. Hani pa

frikë, se s’kushton gjë. Jam i kënaqur prej tij. Ai krap dhe pa

shpërblim, s’i rregullon keq punët e Karlit. Edhe punët e të

ndjerit po i rregullon si duhet. Moreee, moreee! – bërtiti me

gojën plot, - ç’gjellë e mirë qenka kjo! Ha, moj grua, kjo e

ngrënë të mban për dy ditë.

- Ti e di, nuk para ma do stomaku; sesi jam, ashtu, - tha

zonja Grande.

- Moj po ha pa frikë, se s’të çahet plëndësi.27 Ti je nga

Bertalierët e shëndoshë si dushk. Sot më dukesh pak si e

verdhë, po më pëlqen ngjyra e verdhë.

Një i dënuar me vdekje që pret zbatimin e vendimit, do të

vuante më pak sesa ëmë e bijë në pritje të ngjarjeve që do të

zhvilloheshin pas mbarimit të drekës. Dhe sa më i gëzuar dhe

në qejf ishte plaku, aq më fort rrihte zemra e atyre dy grave.

Po vajza kishte një mbështetje, nga e cila merrte zemër:

dashurinë.

“Për atë jam gati të vdes njëmijë herë” – thoshte me vete

duke i hedhur nga një sy të shkathët s’ëmës për t’i dhënë

edhe asaj zemër.

Aty nga ora njëmbëdhjetë, kur mbaruan së ngrëni,

Grandeja i tha Nanosë:

- Pa ma pastro këtë tryezë, po tryezën mos e lëviz. Kështu

do të mundim ta shikojmë më me qejf thesarin e vogël të

Evgjenisë. – dhe i hodhi sytë së bijës, - Thesar i vogël? Jo mor,

jo dhe aq i vogël. Ti Evgjeni, ke në vlerë si ar pesë mijë e

27 plëndës – stomaku i kafshëve ripërtypëse

Page 18: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

BALZAK

18 www.klasaletersi.com

nëntëqind e pesëdhjetë e nëntë franga dhe dyzet që t’i

dhashë sot, bëjnë gjithsej gjashtë mijë franga pa një. Na, po

të jap unë edhe një frangë që ta kesh shumën rrumbullake,

se që thua ti bi-bi-bija ime... E pra ç’pret e nuk shkon t’i

sjellësh? Ti, Nano, as nuk na kthen krahët? Shko e puno në

qerthullin tënd!

Nanoja u zhduk.

- Dëgjo, bija ime. Ti duhet të ma japësh mua arin tënd.

Nuk besoj që do t’ia prishësh qejfin tyt eti, vajza ime... ashtu?

Të dy gratë heshtën. Dhe babloku vazhdoi:

- Unë u shkunda fare, s’më ka mbetur asnjë thërrime ar.

Pata, po s’kam më. Do të jap gjashtë mijë franga në livra dhe

do t’i vendosësh ashtu si do të them unë. Mos e mendo më

duzinën28 tënde. Kur të martohesh, dhe kjo punë s’do të

zgjasë shumë, do të zgjedh një burrë që do të dhurojë

duzinën më të mirë në tërë krahinën. Dëgjo pra, bi-bi-jë. Tani

ka raste të mira që t’i vendosësh ato gjashtë mijë franga në

bono të thesarit të shtetit dhe do të fitosh në çdo gjashtë

muaj dyqind franga interes, pa rreziqe, pa paguar taksa, pa

frikë nga breshëri, nga ngrica, nga valët e detit, pa frikë nga

rreziqet që shpartallojnë të ardhurat. Mos nuk të vjen mirë të

ndahesh nga florinjtë e tu, moj bi-bi-jë? Sidoqoftë, pa m’i

bjerë këtu! Mos ki frikë, se do të gjej më vonë për ty

monedha ari holandeze, portugeze, rupje mongolie, dhe me

ato që do të të dhuroj në ditët e shënuara, do të jesh në

gjendje përsëri ta krijosh gjysmën e thesarit tënd në ar. E,

ç’thua? E po shko de! Ç’më rri kështu, sikur të ka ngrënë

gomari bukën? Shko dhe ma sill bukuroshin. Ti duhet të më

puthësh në të dy sytë që po të tregoj të fshehtat dhe

28 duzinë – dymbëdhjetë; sasi sendesh të njëllojta prej dymbëdhjetë copash.

Page 19: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

EVGJENI GRANDE

www.klasaletersi.com 19

misteret e jetës dhe të vdekjes së skudave. Po, ashtu është,

paraja jeton dhe lëviz si njeriu. Vete, vjen, dërsin, shtohet.

Evgjenia u ngrit dhe pasi bëri disa hapa drejt derës, u

kthye përnjëherësh, ia mbërtheu sytë t’et e i tha:

- Unë s’e kam më arin tim!

- Si? Nuk e ke arin? – ulëriti Grandeja dhe u hodh përpjetë

si ai kali i trembur kur dëgjon krismën e topit pranë tij.

- Po, arin s’e kam më.

- Evgjeni! Ti gënjen!

- Jo!

- Pasha satërin e tim eti! – Kur vozaxhiu betohej kështu,

për satërin, edhe dërrasat e dyshemesë dridheshin.

- O zot i madh e i vërtetë! – thirri Nanoja. – Shikoni zonjën,

si u bë dyllë në fytyrë.

- Grande, zemërim yt po më kall në varr të gjallë – tha e

gjora grua.

- Ta ta ta! Ju s’para vdisni kollaj në familjen tuaj. Evgjeni,

ç’i bëre paratë? – bërtiti plaku dhe u derdh mbi të bijën.

- Zotëri, - tha vajza që ishte ulur në gjunjë pranë s’ëmës. –

Nëna po vuan tepër, nëna është keq... shikojeni... mos ia

merrni shpirtin fare!

Grandeja u tmerrua kur pa çehren e zbehtë prej të vdekuri

të së shoqes.

- Nano, më ndihmo të shkoj e të bie, - tha nëna e shkretë

me zë të hollë e të këputur. – Po vdes...

Përnjëherësh Nanoja dhe Evgjenia i vunë krahun zonjës,

njëra mënjanë, tjetra në anën tjetër. Me zor të madh e

shpunë sipër, se në çdo shkallë që ngjitnin i binte vilani29.

Grandeja mbeti vetëm; pas pak ngjiti shtatë a tetë shkallë

dhe thirri:

29 vilani – alivan, të fikët.

Page 20: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

BALZAK

20 www.klasaletersi.com

- Evgjeni, pasi të rregullosh tët ëmë, zbrit poshtë!

- Si urdhëron, baba!

Dhe nuk vonoi të zbresë, pasi i dha zemër s’ëmës.

- Bija ime, - tha plaku, - do të më thuash ç’e bëre thesarin?

- Dëgjo, baba. Në qoftë se peshqeshet që më bën nuk

mund t’i përdor si të dua, atëherë, na, merri prapë, - u

përgjigj me të ftohtë Evgjenia duke marrë napolonin që ishte

mbi oxhak dhe duke ia kthyer.

Grandeja ia rrëmbeu floririn nga dora dhe e futi në xhep të

jelekut.

- U mor vesh se s’do të të jap kurrë asgjë, as kaq – tha ai

duke kërcitur thuan e gishtit pas dhëmbit. – Pra ti e përbuz

tët atë. S’paske pikë besimi tek ai. A nuk e di ti se ç’do të

thotë baba? Ai për ty duhej të ishte çdo gjë dhe jo si një

paçavure, pa vlerë. Më thuaj ç’e bëre arin?

- Unë ju dua dhe ju nderoj, baba. Po, mos harroni, ju

lutem, se i kam mbushur njëzet e dy vjet. Ju vetë shpesh më

kini thënë se jam madhore; kjo dihet. Me paratë bëra ç’më

desh qejfi, veçse janë në duar të sigurta...

- Ku?

- Ajo është puna ime. S’tregohet. A s’kini dhe ju të

fshehtat tuaja?

- Moj jam apo s’jam kryetar i familjes? Unë e di ku më

pikon shtëpia.

- Ju thashë se ajo është puna ime.

- Sigurisht do jetë ndonjë palo punë, që kur s’ke guxim t’ia

tregosh tyt eti, zonjusha Grande.

- Veprimet e mija janë të shkëlqyeshme, po, megjithatë,

unë nuk mund t’jua tregoj...

- Moj thuamë të paktën ç’ditë e ke dhënë arin tënd?

Evgjenia tundi kokën në shenjë mohimi.

Page 21: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

EVGJENI GRANDE

www.klasaletersi.com 21

- A i kishe kur u kremtua ditëlindja jote?

Evgjenia, e shtrënguar të bëhet dinake prej dashurisë,

ashtu si i ati prej kopracisë, mohoi përsëri me kokë.

- Ku është parë e dëgjuar gjer sot një kokëfortësi e tillë

dhe një hajdutllëk kaq sheshit? – tha Grandeja me një zë që

shkonte kreshendo30 dhe tundte shtëpinë nga themelet. – Si?

Këtu në shtëpinë time? Të vijnë e të rrëmbejnë arin tënd? I

vetmi ar që ndodhet këtu? Dhe unë të mos di se kush? Ari

është diçka e shtrenjtë. Vajzat më të ndershme mund edhe të

bien në gabime; mund t’u falin të tjerëve shumë gjëra, siç

ngjet te zotërinjtë fisnikë dhe në borgjezët. Çdo gjë mund të

falësh, po arin? Se s’do mend, dikujt ia ke falur.

Evgjenia qëndroi si statujë.

- Ku është parë një vajzë e tillë? A jam unë a s’jam unë yt

atë? Kujt ia ke dhënë paratë? Të paktën, i ke marrë ndonjë

dëftesë?...

- Të hollat ishin apo s’ishin të mijat? A kisha të drejtë të

bëja ç’të doja me to? – ia preu e bija.

- Po ti je akoma çilimi.

- Jam madhore!

I trullosur nga logjika e së bijës, kopraci u zbeh në fytyrë,

përpoqi këmbët në dysheme me sa fuqi që kishte, përtypi me

vete disa të shara dhe pastaj ja shkrepi me të fortë:

- Ah, nepërkë e mallkuar! Ah, farë e keqe! Ti e di se unë të

dua, prandaj po më merr nëpër këmbë. Ti po i vë thonjtë në

grykë tit eti. Do t’ia kesh dhënë arin atij brashnjarit31 me

çizme të lustruara, pasha satërin e tim eti! Betohem për

vozën, edhe pse nuk të heq dot nga trashëgimia, po të

30 Term muzikor: duke u rritur. 31 brashnjar – këpucar që rregullon këpucë të vjetra.

Page 22: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

BALZAK

22 www.klasaletersi.com

mallkoj ty, tët kushëri dhe fëmijët e tu! Mos prit asnjë hair32

nga këto që bëre; e more vesh? Mos ia ke dhënë Karlit? Por,

jo, s’është e mundur. Kush? ai kopuk të më ketë plaçkitur

kështu?

I hodhi një sy së bijës, që qëndronte pa lëvizur, e heshtur

dhe e ftohtë.

- Ja! E kyç! S’lëviz as sy, as qepallë. U bë më e fortë edhe

nga unë. Kjo qenka më Grande edhe nga ç’jam unë vetë. Të

paktën, a more ndonjë shpërblim të mirë! Hajde, fol!

Evgjenia i mbërtheu t’et një shikim ironik, që e dogji.

- Evgjeni, mos harro se je në shtëpinë time, tek yt atë. Në

do të vazhdosh të jetosh këtu, duhet t’u bindesh urdhrave të

mija. Priftërinjtë a nuk iu porositin që t’u bindeni prindërve

tuaj?

Evgjenia uli kokën, ndërsa plaku vazhdoi:

- Më ke qëlluar atje ku më dhemb më shumë, kurse unë

s’kërkoj prej teje veçse bindje. Dhe tani shko në dhomën

tënde dhe aty të qëndrosh mbyllur sa të dua unë dhe s’ke për

të dalë pa lejen time. Nanoja do të sjellë bukë thatë e ujë. E

more vesh? Shporru tani!

* * *

Pas vdekjes së nënës, Evgjenia u lidh edhe më ngushtë me

vatrën ku kish lindur, ku kish vuajtur dhe ku kish dhënë shpirt

e ëma. Kur sodiste dritaren, kolltukun e saj në sallë, sytë i

mbusheshin me lot. Nisi të besonte se e kishte gjykuar keq të

32 hair – mbarësi, dobi, lumturi

Page 23: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

EVGJENI GRANDE

www.klasaletersi.com 23

atin e saj plak, kur shikonte kujdesin e madh atëror që po

tregonte ai. Kur zbriste për të ngrënë mëngjesin, ai e kapte

përkrahu, ia mbërthente sytë ëmbël-ëmbël orë të tëra dhe e

ruante sikur të ish prej floriri. Sa kish ndryshuar zoti Grande!

Sa shikonte të bijën, i hipte një dridhmë; Nanoja dhe familja

Krysho, që e vunë re këtë dobësi, menduan për një çast se

mos plaku kishte rrjedhur nga mendtë prej pleqërisë.

Por plaku e nxori sheshit fytyrën e tij të vërtetë gjatë

drekës mortore33, ku ndodhej dhe noteri Krysho, i vetmi që ia

dinte sekretin vozaxhiut.

- Bija ime e dashur, - i tha Evgjenisë kur u ngrit sofra dhe

kur dyert u mbyllën me kujdes. – Tashti ti mbetesh e vetmja

trashëgimtare e nënës sate dhe na mbeten hesape për të

ndrequr midis nesh. Ashtu Krysho?

- A është ditë e përshtatshme që tamam sot të merremi

me këtë punë, baba?

- Po, vajza ime. Mua s’më durohet dhe nuk besoj se do t’ia

thyesh zemrën tyt eti.

- Oh, baba...

- Po, po! Kjo punë duhet të marrë fund që sonte.

- Po ç’kërkon nga mua, xhanëm?

- Atë e di ti e jo unë. Ja, fol më mirë ti, zoti Krysho.34

- Zonjushë, yt atë nuk do as ta ndajë pasurinë e vet, as

edhe të paguajë taksa tepër të mëdha për të hollat që ka në

metal tingëllonjës. Pra, duhet mënjanuar inventari i të gjithë

pasurisë, e cila ndodhet sot e pandarë midis teje dhe

zotërisë, tyt eti... 33 drekë mortore – drekë, që sipas zakonit, jepet për nder të një të vdekuri. 34 Paraja ka shkatërruar marrëdhëniet e ngushta në familje dhe në fis. Sjellja e

Grandesë në këto çaste është mjaft e neveritshme. Duke e parë atë të sillet

ashtu, lind natyrshëm pyetja: Po kujt do t’ia lerë trashëgim Grandeja paratë e

tij? Ai nuk ka fëmijë tjetër veç Evgjenisë.

Page 24: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

BALZAK

24 www.klasaletersi.com

- Krysho, a je i sigurt për këtë, që po flet aq haptazi

përpara një fëmije? – e ndërpreu plaku.

- Më lër të mbaroj, Grande!

- Po, po, - tha plaku, - ashtu është, as ti Krysho, as ime bijë

s’keni ndër mend të më rripni lëkurën. Apo jo, vogëlushe?35

- More, zotni Krysho, - e pyeti Evgjenia me padurim, -

fundi i fundit ç’kërkoni prej meje?

- Ja, pra, - tha noteri, - duhet të nënshkruani një akt, me

anën e të cilit hiqni dorë nga trashëgimi i zonjës, nënës suaj

dhe ja lini atit shfrytëzimin e të gjithë pasurisë së pandarë

midis jush, dhe për të cilin ai ju siguron zotërimin e zhveshur

të pasurisë.

- Unë s’po marr vesh asgjë nga këto që më thoni, - u

përgjigj Evgjenia, - po më jepni aktin dhe më tregoni vendin

se ku duhet të vë firmën.

Xha Grandeja hidhte sytë herë tek akti, herë tek e bija dhe

fshiu disa pika djerse të ballit, që i kulluan prej tronditjes së

madhe. Dhe në kohën që e bija gatitej të firmoste, i tha:

- Moj bija ime, në vend që të nënshkruash këtë akt, që do

të kushtojë një djall e gjysmë për t’u regjistruar, a nuk heq

dorë krejt nga pasuria e të ndjerës nënës sate dhe të më lësh

vetëm mua zotërues në të ardhmen? Kjo do të më pëlqente

më shumë. Pastaj do të të jap për çdo muaj një të ardhur prej

njëqind frangash, kështu mund të bësh sa përshpirtje të

duash dhe për kë të duash. E more vesh, njëqind franga në

muaj...

- Unë bëj ç’të duash ti, o im atë!

- Zonjushe, - i tha noteri, e ndiej për detyrë t’ju them se,

po ta nënshkruani atë akt, mbeteni fare me gisht në gojë.

35 Është natyra e plakut dhe lidhja e tij me paranë që e bën dyshues ndaj

kujtdo.

Page 25: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

EVGJENI GRANDE

www.klasaletersi.com 25

- Sa para bën për mua? – tha ajo.

- Krysho, mbylle gojën! Ajo e dha fjalën!36 – buçiti

Grandeja, duke marrë dorën e së bijës dhe duke e përpjekur

me atë të tijën:

- Evgjeni, nuk besoj se do ta hash fjalën; ti je çupë e

ndershme, apo jo?37

- Po, baba.

E puthi me ngashërim dhe e shtrëngoi aq fort, sa mend i

zuri frymën.

- Mirë, bija ime. Ti sot po i jep tyt eti jetën që ta ka dhënë

dikur. Jemi të larë. Ja, kështu de shkojnë mbarë punët. Jeta

është një çështje tregtare.38 Paç uratën, moj bijë! Ti je plot

virtyte dhe yt atë të do fort.39 Tashti je e lirë të bësh ç’të

duash. Mirë u pafshim nesër. Krysho – i tha noterit të

tmerruar.40 – Ki kujdes dhe qëndise mirë aktin e heqjes dorë

nga trashëgimia, vërtetoje pranë sekretarisë së gjyqit.

Të nesërmen, aty nga dreka, Evgjenia nënshkroi

deklaratën, me anën e së cilës zhvishte vetveten. Me gjithë

premtimin solemn, që i pat bërë së bijës, se do t’i jepte

njëqind franga në muaj, vozaxhiu plak gjer në fund të vitit të

parë, s’i kish dhënë asnjë dyshkë. Kur Evgjenia, një ditë ia zuri

36 Duket qartë që Grandeja po ia hedh së bijës, po e gënjen. Dhe ca më qartë

duket që ai e di këtë gjë, por nuk i bëhet vonë. 37 Ndershmëria nuk është virtyt për Grandenë, por duke e ditur se duhet të jetë

për të tjerët, e përdor kur i intereson. 38 Kjo është filozofia e kopracit: jeta nuk është dashuri, ndjenjë, lidhje

miqësore, por marrëdhënie tregtare. Bën përshtypje që ai jo vetëm e gënjeu të

bijën dhe i mori gjithë pasurinë, por ca më tepër, këtë ia paraqet asaj si një

borxh që ajo i ka shlyer. 39 Cilat janë virtytet e Evgjenisë që Grandeja i çmon? Me sa duket, naiviteti dhe

pafajësia, sepse në këtë moment i vijnë për shtat atij vetë. 40 Qoftë edhe Kryshoi, i cili e njeh Grandenë mirë, tmerrohet prej fjalëve dhe

veprimeve të tij.

Page 26: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

BALZAK

26 www.klasaletersi.com

në gojë, si me shaka, ai s’mundi të mos skuqej nga turpi. U

ngjit shpejt në kabinetin e vet, zbriti dhe i dha Evgjenisë një

të tretën e stolive që i kish blerë Karlit.

- Na, vogëlushe, - i tha së bijës me ironi, - i pranon këto

për njëmijë e dyqind frangat që të kam premtuar?

- Si? Vërtet baba po m’i jep, me gjithë mend?

- Mot do të jap edhe aq të tjera, - ia ktheu plaku, duke ia

hedhur në futë41 dhe shtoi: - në pak kohë do të t’i jap të

gjitha çikërrimat e tij. Pastaj fërkoi duart i kënaqur që mundi

të spekulonte edhe mbi ndjenjat e së bijës.

* * *

Plaku mbahej akoma mirë, po megjithatë, e gjeti të

arsyeshme të fillojë ta stërvitë Evgjeninë, duke i mësuar disa

nga sekretet e shtëpisë. Gjatë dy vjetëve me radhë e vuri të

bijën t’i bënte porositë Nanosë për ushqimet dhe nevojat e

tjera dhe ai vetë i rrinte mbi kokë.42 Gjithashtu e stërviti në

mbledhjen e borxheve që i sillnin borxhlinjtë. Pak nga pak i

mësoi emrat dhe madhësitë e kopshteve dhe të fermave. Në

vitin e tretë e kishte stërvitur aq mirë me sjelljet e tij prej

kopraci, sa ia la pa frikë kyçet në dorë dhe e emëroi

administratore të gjithë shtëpisë. Vajza nisi t’u hyjë brenda

sjelljeve43 dhe mënyrës së jetesës së kopracit.

41 futë - përparëse 42 i rrinte mbi kokë – e mbikëqyrte, e vëzhgonte 43 T’i përvetësojë sjelljet e tij

Page 27: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

EVGJENI GRANDE

www.klasaletersi.com 27

Kaluan pesë vjet; asgjë me rëndësi në jetën monotone të

Evgjenisë dhe të t’et... Të njëjtat gjëra përsëriteshin

vazhdimisht çdo ditë, siç përsëriteshin të goditurat e sahatit

të varur në mur. Që të gjithë e dinin se një melankoli e brente

nga brenda zemrën e zonjushës Grande. Po shkakun e

vërtetë të kësaj brengosjeje askush s’e dinte.

Trashëgimtares së pasur as edhe një herë të vetme s’i

kishte shkarë goja44 rreth mërzitjes së saj. Miqtë i kishin të

rrallë. Vetëm tre Kryshotë dhe vjedhurazi ndonjë shoku i tyre

vinin mbrëmje për mbrëmje dhe luanin.

Aty rrotull vitit 1827 ati Grande nisi të ndjejë peshën e

pleqërisë; ai filloi ta stërvitë të bijën dhe t’i mësojë të

fshehtat e pasurisë së paluajtshme;45 e këshilloi që në raste

të vështira të shkonte te noteri, ndershmërinë e të cilit s’e

vinte në dyshim. Nga fundi i po këtij viti, kur plaku mbushi

tetëdhjetë e dy vjet, i ra damllaja46 dhe i mori këmbën.

Sëmundja sa vinte keqësohej. Doktori ia hoqi fillin47. Evgjenia,

duke menduar se pas një kohe të shkurtër do të mbetej fill e

vetme në botë, iu afrua si të thuash më pranë t’et dhe e

shtrëngoi më fort atë hallkë të vetme të fundit të dashurisë.

Ashtu si për të gjitha gratë që dashurojnë, edhe për Evgjeninë

dashuria vlente sa tërë bota; po ç’e do që Karlin s’e kishte

pranë. Për kujdesin dhe vetëmohimin që tregoi ndaj t’et, ajo

u shqua edhe njëherë për fisnikërinë e shpirtit të saj.

44 Nuk i kishte shpëtuar ndonjë fjalë që s’duhej thënë 45 pasuri e paluajtshme – në përgjithësi ato pasuri që edhe kur shiten, mbeten

në të njëjtin vend; shtëpia, arat etj. 46 damllaja – sëmundje që[ shkaktohet nga një hemorragji, derdhje gjaku në

tru dhe e cila pezullon menjëherë ndjesinë dhe lëvizjet, pa ndaluar të marrit

frymë dhe qarkullimin e gjakut; pikë, apopleksi. 47 i hoqi fillin – i preu shpresat (për një përmirësim)

Page 28: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

BALZAK

28 www.klasaletersi.com

Babloku, megjithëse kishte filluar të matufepsej48, djallin e

koprracisë vazhdonte ta mbante akoma në bark. Dhe vdekja

e këtij njeriu u përputh pikë për pikë me jetën e tij. Çdo

mëngjes Nanoja me Evgjeninë zvarritnin kolltukun, mbi të

cilin dergjej plaku, nga oxhaku i dhomës së fjetjes deri tek

dera e kabinetit, i cili, pa dyshim ishte mbushur plot me ar.49

Ai qëndronte aty pa lëvizur, duke shikuar me ankth herë

mysafirët, herë derën e veshur me hekur. Pyeste edhe për

zhurmat më të vogla që ia zinte veshi. Dhe noteri mbeti

gojëhapur kur vuri re se ai dëgjonte dhe kuisjet e qenit të

përgjumur atje tej në oborr. Ai zgjohej nga e ashtuquajtura

kllapi në ditën dhe çastin kur kishte për të mbledhur të holla

nga gjysmatarët ose kur do të mbyllte hesapet me

bahçevanët, ose kur kishte për të lëshuar dëftesa.50 Atëherë

e lëvizte kolltukun me rrota, derisa të gjendej kundrejt derës

së kabinetit. E bija ia hapte dhe ai vëzhgonte që ajo t’i

vendoste fshehurazi thasët me para njëri mbi tjetrin dhe

derisa ta kyçte mirë e mirë.

Kur e bija i dorëzonte kyçin e vlefshëm, të cilin ai e shtinte

gjithnjë në xhep të jelekut dhe e prekte kohë pas kohe, i

sëmuri kthehej qetë-qetë në vendin e zakonshëm.

Noteri, miku i tij i vjetër, tregonte një kujdes dhe interesim

të madh ndaj trashëgimtares së pasur; ai mendonte se po të

mos kthehej Karli, Evgjenia s’kishte ku të vinte, ajo do të

martohej, pa një pa dy me nipin e tij, kryetarin.51 Ai vinte

48 matufepsem – humbet freskinë mendore 49 Gjithë jeta e plakut mund të përmblidhet simbolikisht në këtë veprim. 50 Pasioni i plakut është aq i madh, sa edhe në regëtimat e fundit ai është në

gjendje të kujtojë ç’para ka për të marrë, kur janë datat e larjes së borxheve që

i kanë të tjerët etj. 51 Interesi është thelbi dhe motori i kësaj bote (madje qëllimisht Evgjenia nuk

përmendet me emër në këtë rast, por si trashëgimtarja e pasur.

Page 29: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

EVGJENI GRANDE

www.klasaletersi.com 29

rregullisht çdo ditë për të marrë urdhra nga Grandeja dhe

sipas porosive të tij, shkonte në Froafond, në toka, në

livadhe, në vreshta; shiste prodhimet dhe të hollat i kthente

të gjitha në ar e argjend, që bashkoheshin fshehurazi me

thasët e tjerë.

Më në fund çastet e agonisë52 po afroheshin, ai alamet

trup53 i fortë, i ngjeshur, filloi të përleshet me

shkatërronjësen e çdo gjëje të gjallë, me vdekjen. Më kot

Evgjenia me Nanonë, përpiqeshin ta bindnin që të mbulohej

dhe të rrinte shtrirë; atij i pëlqente të qëndronte në vatër

pranë zjarrit, pranë derës ku gjendej thesari. I merrte ato

mbulesa, i mblidhte kruspull54 dhe i thoshte Nanosë:

- Kyçe këtë, se mos më vjedhin!

Dhe kur kishte fuqi të hapte pak sytë, aty ku ishte

përqendruar e tërë jeta e tij, i kthente dhe i mbërthente

shpejt e shpejt nga dera e hekurt, ku dergjeshin thesaret dhe

me zë të dredhur prej një paniku të brendshëm i thosh së

bijës:

- Janë aty? Aty janë?

- Po, baba!

- Hapi sytë katër; kujdes për florinjtë! M’i sill këtu para

syve të mi!

Evgjenia i shtronte ar mbi tryezë dhe ai rrinte orë të tëra

duke kullotur sytë mbi verdhushkat, tamam si ajo fëmija që

porsa fillon t’i shquajë sendet, nga njëri te tjetri dhe sodit si e

52 agoni – gjendje e rëndë e njeriut në çastet e fundit të jetës, që shoqërohet

zakonisht me humbjen e vetëdijes dhe grahma; të dhënët shpirt. 53 alamet trup – trup shumë i madh 54 kruspull – të mbledhura si lëmsh; lëmsh; shuk.

Page 30: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

BALZAK

30 www.klasaletersi.com

shushatur55 të njëjtin send. Nga buzët e plakut shkëputej

atëherë një nënqeshje e pikëlluar, e brengosur.56

- Sa ma ngroh zemrën ky i shkretë! – thoshte nganjëherë

dhe fytyra e tij shkëlqente nga drita e lumturisë.

Kur arriti prifti i famullisë57 për ta kunguar58, sytë e

bablokut, të cilët prej disa orësh dukeshin si të shuar, me ta

parë kryqin, shandanët, vazon e argjendtë të kungatës u

ringjallën. Nishani që kish në majë të hundës, u lëkund për të

fundit herë. Kur prifti ia afroi kryqin e praruar në buzë për ta

puthur, ai shtriu, i babëzitur59 e i llahtarshëm, dorën që ta

kapë; ky mundim i fundit i kushtoi jetën.

Thirri Evgjeninë, megjithëse e kish pranë; po sytë i qenë

veshur dhe nuk e pa dot të gjunjëzuar që po derdhte lot mbi

dorën e tij të ngrirë.

- Më jep uratën, baba! – iu lut e bija.

- Më ruaj me kujdes çdo gjë! Do të më japësh hesap atje

lart. – tha plaku duke provuar me këto fjalët e tij të fundit se

krishterimi duhej të jetë feja e kopracëve.

55 shushatur – matufosur, hutuar. 56 Grandeja nuk qan hallin se po humb gjënë më të shtrenjtë, jetën, por se do

të ndahet nga paratë e tij të dashura. 57 famulli – rrethi i shërbimit fetar të një prifti; prifti i famullisë – ai prift që

shërben në një famulli. 58 kungoj – i jap kungatën, bukën dhe verën e bekuar. 59 i babëzitur – që ka grykësi të madhe, që është i panginjur, i pangopur.

Page 31: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

EVGJENI GRANDE

www.klasaletersi.com 31

* * *

Prifti doli. Zonjusha Grande u ngjit në dhomën e vet dhe

qëndroi tërë ditën vetëm, pa zbritur as për të ngrënë darkë,

me gjithë lutjet e Nanosë. Në mbrëmje, kur erdhën mysafirët,

ajo zbriti dhe e gjeti sallonin plot; kurrë ndonjëherë s’patën

ardhur aq shumë. Lajmi i kthimit të Karlit dhe marrëzia e

tradhtisë së tij, ishin përhapur në tërë qytetin. Po me gjithë

kureshtjen që kishin vizitorët, Evgjenia mbajti një gjakftohtësi

shembullore dhe asnjë nga brengat e brendshme, nuk u

shfaq në fytyrë. Ajo u përgjigjej me buzëqeshje atyre që

tregonin interes për të ose përdornin ndonjë shprehje

melankolike. Nën vellon e mirësjelljes, ajo mundi ta fshehë

fatkeqësinë e vet.

Aty rrotull orës nëntë, lodra mbaroi, dhe lojtarët, mbasi i

paguan borxhet njëri-tjetrit, u ngritën dhe nisën të bënin

muhabet. Në çastin kur po përgatiteshin të iknin të gjithë,

mbasi ish bërë vonë, ngjau një e papritur, që buçiti dhe mori

dhenë60 jo vetëm në Somyr, por në të gjithë rrethin dhe në të

katër prefekturat.

- Ju qëndroni, zoti kryetar!- i tha Evgjenia zotit De Bonfons,

kur ai po merrte bastunin për të dalë. Këto fjalë prekën që të

gjithë sa ishin aty. Kryetari u zverdh nga fytyra dhe u detyrua

të ulej.

- Milionat shkuan te kryetari!- tha zonjusha Degribonku.

- Kjo lodër na qenka ç’na qenka! Më e mira nga të gjitha!-

tha prifti.

60 mori dhenë – u përhap

Page 32: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

BALZAK

32 www.klasaletersi.com

Dhe noteri shtoi: - Këtij i doli asua me tridhjetë dhe u bë

tridhjetë e një.

Gjithsecili bëri nga një lodër fjalësh dhe ndërkohë që të

gjithë shikonin trashëgimtarin të hipur në një piedestal61,

majë milionave të saj. Drama, që kish filluar nëntë vjet më

parë, po merrte fund.

T’i thuash kryetarit në sy të gjithë botës që të rrijë aty, kjo

kish vetëm këtë kuptim: se ajo e kish zgjedhur për burrë. Në

qytetet e vogla vihen re shumë zakonet dhe nuk quhet e

sjellshme ajo vajzë që i flet në një mënyrë të tillë një burri.

Ato fjalë të dala nga goja e një vajze kundrejt një burri,

përbënin premtim solemn62.

- Zoti kryetar, - i tha Evgjenia, me një zë mekës63 kur

mbetën vetëm. Unë e di pse kërkoni të bëheni burri im.

Betohuni se do të më lini të lirë gjatë gjithë jetës sime dhe

nuk do të kërkoni asnjë nga të drejtat, që i lejon martesa

burrit ndaj gruas; me këtë kusht unë jam juaja. – Kur kryetari

i ra më gjunjë, ajo shtoi, - Dale se s’kam mbaruar. Unë s’kam

ndër mend t’ju gënjej, zotni. Zemrën time e ka pushtuar një

dashuri që s’ka për t’u shuar kurrë. Pra, bashkëshortit tim

unë mund t’i dhuroj vetëm miqësinë time. Unë nuk dua as të

lëndoj zemrën time, as të veproj kundër ligjeve të zemrës

sime. Që të mund të quheni burri im, zot i pasurisë sime,

kërkoj nga ju një shërbim shumë të madh.

- Jam gati të bëj ç’të doni ju, - u përgjigj De Bonfonsi.

Evgjenia nxori nga gjiri i vet njëqind aksione të bankës së

Francës dhe ia dorëzoi duke i thënë:

61 piedestal – mbështetje e lartë, zakonisht prej guri ku vendoset një statujë

për t’u dukur më mirë. 62 premtim solemn – premtim serioz e me rëndësi të veçantë. 63 të mekur – të shuar, të dobësuar, të mpakur (për zërin).

Page 33: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

EVGJENI GRANDE

www.klasaletersi.com 33

- Merrni këto një milion e gjysmë franga dhe nisuni shpejt

për në Paris. Jo nesër, jo sonte natën, po tashti në çast.

Shkoni te zoti De Grasen, merrni emrat e të gjithë

kreditorëve të tim ungji, mblidhini bashkë dhe paguajini jo

vetëm kapitalet, po dhe interesin pesë për qind që nga dita e

borxhit e gjer më sot.64 Kini kujdes dhe merrni një dëftesë të

rregullt të përgjithshme noteriale. Ju jeni vetë gjykatës dhe

më mirë nga ju s’ka kush mund ta bëjë këtë punë. Ju jeni njeri

i ndershëm, fisnik dhe i besuar. Unë po i jap besim fjalës tuaj,

dhe nën mbrojtjen e emrit tuaj, do t’u bëj ballë sot e tutje

tërë rreziqeve të jetës… Ne njihemi prej kohe aq të gjatë, sa

mund të thuash se jemi të afërt. Unë nuk besoj se ju do të

dëshironit të më bënit fatkeqe. Ne duhet të jemi shumë

zemërgjerë për njëri-tjetrin.

Kryetari i ra më gjunjë trashëgimtares së pasur, duke u

dridhur nga gëzimi dhe nga ankthi.

- Do të jem skllavi juaj, - tha ai.

- Na Paris, mbasi të merrni dëftesën – i tha Evgjenia duke i

hedhur një shikim të ftohtë – do të shkoni pranë kushëririt

tim Grande dhe do t’ia shpini atij së bashku me këtë letër.

Kur të ktheheni, fjalën që ju kam dhënë, do ta mbaj.

Kryetari e kuptoi se vendimi i Evgjenisë për t’u martuar me

të, rridhte nga inati i një dashurie të dështuar; dhe nga frika

se mos të dy dashnorët pajtoheshin përsëri, bëri çmos që t’i

vinte shpejt e shpejt në jetë urdhrat e trashëgimtares

milionere.

Kur u nis De Bofons për në Paris, Evgjenia u shtri në një

kolltuk dhe u shkri në vaj. Çdo gjë kish marrë fund.

64 Në emër të dashurisë për Karlin, pavarësisht tradhtisë së tij, Evgjenia

sakrifikon një pjesë të madhe të pasurisë së saj për t’u larë borxhet kreditorëve

të të ungjit.

Page 34: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

BALZAK

34 www.klasaletersi.com

* * *

Evgjeninë e kishte regjur vetmia. Ajo ishte në gjendje t’i

shikonte dhe t’i gjykonte me sy të mprehtë ngjarjet rreth saj;

e mësuar nga plaga e dashurisë dhe nga edukata, ajo i

vërente çështjet thellë me intuitë65. Ajo pat kuptuar dhe ish

bindur se i shoqi dëshironte vdekjen e saj që t’i merrte

pasurinë, atë pasuri të madhe që ishte rritur edhe më tepër

nga trashëgimi që la noteri, i ungji i kryetarit si dhe nga ajo e

ungjit tjetër, abatit Krysho, të cilin zotit iu shkrep ta thërrasë

pranë tij. Vajza buzëplasur dhe e vetmuar pat mëshirë për

kryetarin; po zoti ia mori hakun për poshtërsinë dhe

indiferencën e një bashkëshorti, i cili respektonte, si

garancinë më të fortë, pasionin pashpresë që ushqente

Evgjenia. T’i dhuronte një fëmijë, a nuk do të thoshte kjo që

t’ia rrëzonte kryetarit të gjitha shpresat e egoizmit të tij,

gëzimet dhe ambiciet e tij? Zoti e rrethoi robëreshën e tij me

thasë plot me florinj. Po kësaj gruaje nuk i bënte asnjë

përshtypje ari. Ajo i kishte varur të gjitha shpresat e saj në

qiell. Jetonte e devotshme, pa bërë zhurmë, ndihmonte

vazhdimisht dhe fshehurazi fatkeqët.

Kështu zonja De Bonfons66 mbeti e ve në moshën 33 vjeç,

me një pasuri prej tetëqind mijë frangash të ardhura në vit,

akoma e bukur ashtu siç mund të jetë një grua që ecën drejt 65 intuitë – aftësia e njeriut për ta njohur dhe për ta kuptuar realitetin

drejtpërdrejt e pa ndërmjetësinë e arsyetimit, në bazë të përvojës e dijeve të

grumbulluara që më parë. 66 Zonja De Bofons – Evgjenia mbiemrin De Bofons e ka marrë pas martesës.

Page 35: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

EVGJENI GRANDE

www.klasaletersi.com 35

të dyzetave. Fytyra e saj është e bardhë, e qetë, zëri i saj i

ëmbël, i butë dhe sjelljet e saj të thjeshta. Në zemrën e saj ka

bërë fole fisnikëria që rrjedh prej dhembjes dhe shenjtëria e

një njeriu që nuk e ka njollosur kurrë shpirtin në kontakt me

botën e jashtme. Po në të njëjtën kohë, ajo ka marrë tiparet e

një vajze të plakur dhe zakonet bajate që rrjedhin nga jeta e

mbyllur e provincës. Megjithëse ka tetëqind mijë franga të

ardhura, ajo vazhdon të jetojë ashtu si jetonte dikur e shkreta

Evgjeni Grande. Zjarrin e ndez vetëm ato ditë që e lejonte i

ati dhe e shuan sipas programit të ditëve të çupërisë së saj.

Vazhdon të vishet si e ëma.67

Shtëpia e saj në Somyr, pa diell, pa ngrohtësi, e zymtë,

melankolike, është pasqyra e gjallë e jetës së saj. Vazhdon të

grumbullojë me kujdes të ardhurat dhe ndofta tek-tuk ka

ndonjë që e quan koprace dhe zemërngushtë. Po këto

thashetheme ajo i përgënjeshtron me përdorimin fisnik të

pasurisë së saj. Ajo ngriti institute mirëbërëse, një azil për

pleqtë, hapi shkolla fetare për fëmijët dhe një bibliotekë

publike, me gjithë pajisjet. A nuk mjaftonin këto që t’ua

mbyllnin gojën atyre që llomotitnin poshtë e lartë për

koprracinë e saj? Zonja De Bonfons, që disa me tallje e

quanin “zonjushë”, frymëzon ndër të gjithë respektin më të

thellë. Ajo i zbukuroi kishat e Somyrit... Po megjithatë, në atë

zemër fisnike që rrihte vetëm për ndjenjat më ledhatare,

tashti nisi të rëndonte pesha e interesit dhe e llogarive. Dhe

ngjyra e ftohtë e parasë filloi të pasqyrohej në atë jetë

qiellore dhe ta bënte të humbiste besimin ndaj ndjenjave, atë

grua që ish kokë e këmbë ndjenja.68

67 Pikërisht këtu qëndron tragjedia e personazhit dhe romanit, tek shndërrimi i

njeriut. 68 Shih shënimin 65

Page 36: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

BALZAK

36 www.klasaletersi.com

- Vetëm ti më do në këtë botë, - i thosh Nanosë.

Dora e kësaj gruaje shëron plagët e fshehta të atyre që

vuajnë. Evgjenia po ecën në rrugën drejt qiellit, e shoqëruar

nga shumë vepra mirëbërëse. Madhështia e shpirtit të saj ia

mbulon vogëlsitë, edukatën dhe zakonet e saj të përditshme.

Kjo është historia e kësaj gruaje, e cila, ndonëse jetoi në

këtë botë, nuk ish për këtë botë. Ajo qe lindur për të qenë

grua e shkëlqyeshme dhe nënë; dhe tashti s’ka as burrë, as

familje, as fëmijë.

Page 37: Balzak - Evgjeni Grande (fragmente) - Klasa e Letërsisë · Evgjenia vrapoi e llahtarisur për në kopsht, kur dëgjoi shkallët të dridheshin nga hapat e të atit. Kishte filluar

EVGJENI GRANDE

www.klasaletersi.com 37