Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë Viti akademik 2008/2009 Semestri IV Lënda: Gjeopolitika dhe Gjeostrategjia Detyra: Mini seminar Tema Kah po shkon gjeopolitika e Unionit Evropian? Bartës të Lëndës Dr. Pjetër Hidri Mr. Dritëro Arifi Lideri i Grupit: Studenti; Bahri Gashi Jeton Mustafa Ngadhnjim Brovina Shkodran Krasniqi Mentor Krasniqi Avdush Bobratiqi
26
Embed
Bahri Gashi - Punim Grupor & Gjeopolitika e Unionit Europian
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe DiplomacisëViti akademik 2008/2009Semestri IV
Lënda: Gjeopolitika dhe GjeostrategjiaDetyra: Mini seminar
Tema Kah po shkon gjeopolitika e Unionit Evropian?
1. Hyrje..............................................................................................................32. Definicionet dhe konceptet e Gjeopolitikës...................................................43. Gjeopolitika e UE-së në “Teoritë e Sundimit Kontinental”..........................44. Konteksti Gjeografik, Historik, Politik dhe Ekonomik të Unionit
Europian....................................................................................................... 65. Tre dimenzionet e Gjeopolitikës së Unionit Europian .................................9
Dimenzioni gjeopolitik i Juglindjes – Turqisë.....................................................9Dimenzioni gjeopolitik drejt Ballkanit...............................................................10
Dimenzioni gjeopolitik drejt vendeve të ish -Bashkimit Sovjetik.......................11
6. Sfidat aktuale të gjeopolitikës së Unionit Europian .....................................13
Konkluzioni...........................................................................................................15 Burimi i Literaturës................................................................................................16
Hyrje:
Të shkruash rreth kompleksitetit gjeopolitikë me temë; Kah po shkon gjeopolitika e
Unionit Evropian? nuk është fare e thjeshtë, madje tejet e ndërlikuar. Kjo për faktin se
analizimi i dimensioneve gjeopolitike pothuajse nën ndikimin e jashtëm, apo të
brendshëm që duhet trajtur seriozisht konceptet themelore të gjeopolitikës të Unionit
Europian janë kontradiktore brenda vet UE –së
Pyetja themelore apo konceptuale se në cilin drejtim duhet të alokohet
gjeopilitika e UE –së. Ideja mbi një koncept kontinental të koordinuar të një karakteri
gjithpërfshirës në kontekstin kohor, aspektin e komunikimit qytetërues të dominimit
gjopolitik që do të trajtohet në këtë temë, ka për qëllim të analizoj krahasimin në
këndvështrimin e ndërlikueshmërisë së këtij procesi jo garantues se do të ndodhë edhe aq
shpejt përballë specifikave aktuale. Pa dyshim se Unioni Europian do të zgjerohet në
kuptimin gjeopolitik dhe gjostrategjik, pralelisht në shekullin në të cilin jetojm dhe në
këtë kontekst janë përpjekjet shumëdimenzionale të arritjes së këtij synimi. Njëra nga
çështjet themelore bënë ndarjet të tre dimenzioneve ktyesore të gjopolitikës së UE-së që
do të analizohen në vijim të akceptuara si “Kodifikimi politik i arritjes së veprimeve
gjeopolitike të Unionit Europian”
Problemi themelor: Teza konsiston në argumentimin se kah po shkon
gjeopolitika e Unionit Evropian?, rrespektivisht kah do të duhej shkuar më saktësisht ,
ndonse burimi kryesor i dallueshmërisë konceptuale në këtë aspekt gjeopolitik në mes të
parimeve europiane dhe zgjerimit të kontinentit në një botë drejt globalizmit do të jetë
kryesisht ballafaqimi apo konfrontimi i konceptit të zgjerimit dhe mos zgjerimit,
rrespektivisht të gjeopilitikës së ndikimit apo të nënshtrimit, të koherencës apo
influencës, të objektivitetit apo subjektivizmit gjeopolitik etj.
3Definicionet dhe konceptet e Gjeopolitikës
Gjeopolitika lindi si koncept për herë të parë në fillim të shek.XX, konkretisht në
vitin 1899 nga politikologu suedez Rudolf Kjellen. “ Ai e përdori këtë term për herë të
parë , për të realizuar një analizë të vecant të politikës, analizë që shpreh politikën e
jashtme të shtetit komb”1
Në vijim disa këndvështrime mbi definicionet dhe konceptet e Gjeopolitikës na
paraqesin kuptimin e plotë të përkufizimit dhe nocioneve sipas së cilave vërtetohen
prioritetet dhe faktet si vijojnë: 1. “ Gjeopolitika është një disiplinë që analizon raportet
midis faktorëve gjeopolitikë e zgjedhjeve politike”.Për tu bindur mjafton të nanalizohet
doktrina Truman (“Containment”) me të dy derivatet e saj me teorinë “Linkage” dhe me
torinë “ Domino”2. 2. Sipas konceptit nacional “ Gjeopolitika është e domosdoshme si
për analizën e kapaciteteve të një shteti edhe për interesat të tij kombëtaare”3.
3. “Gjeopolitika është një metodë së gjykuari e të konceptuari të hapsirës në dimensionet
e saj materiale dhe jomaterilae, në thelb gjeopolitika shërben për të menduar për vetvetën
në raport me botën”.4 Dhe së fundi përkufizimi i përzgjedhur konsiston se “ Gjeopolitika
është një reflektim , është një sistem arsyetimi, një konceptim i hapsirës, jo vetëm fizik,
por edhe njerëzor madje shumë dimenzional”.5
Gjeopolitika e UE-së në “Teoritë e Sundimit Kontinental”
Në kuptim te ofrimit të nocioneve të duhura rreh konceptit për zgjerim të UE,
janë analizuar me mjaft mjeshtri disa teori që ndoshta kanë bërë që sot kontinenti
europian të ketë barazpeshimin rreth konceptit gjeopolitik. Në fakt teoritë gjithpërfshirëse
që i kemi fokusuar në sferen gjeopolitike, ne fuqine tokësore, detare dhe ajrore të
evropes konsiderohet padyshim aktor ndërkombëtar të bërjës së gjeopolitikës.
1 Lleshi Abaz, Gjeopolitika e Ballkanit dhe Prespektivat e Sigurisë në Rajon , 2009, f 682 Jean Karlo, Gjeopolitika 1998, Tiranë. Faqe 13.3 Po aty faqe 37.4 Shih po aty faqe 38 – 39.5 Po aty faqe 39.
4
Teoritë e sundimit kontinental mështesin epërsinëe tokës mbi detin, d.m.th. epërsinë
e shteteve që realizojnë zotërimin e masës kontinentale6. Ato si të tilla edhe realizojnë
interesa të caktuara falë praktikave të teorive mbi sundimin kontinental. Autorët e
mdhenjë dhe shkollat teorike të botkuptimit mbi gjopolitikën dhe realizimin përmes
teorisë së sundimit kontinental, nodshta më së miri e ka realizuar deri më sot Unioni
Europian.
Janë disa shkolla që kan frymëzuar rryma të caktuara për tu marrë dhe dhënë
shpjegime të hollësishme lidhur me akceptimin e sundimit kontinental.
Shkolla e Makinderit; Xhon Makinderi është mbështetësi më i njohur i teorisë
kontinentale. Pikë qëndrore e tezës së tij është mendimi se ekziston një zonë që fillimisht
u emërua si shtylla e botës, më tutje si zemra e tokës – sundim i të cilës do të garantonte
sundimin e masës kontinentale, madje edhe sundimin e botës. Nisur nga momenti historik
në të cilin ka vepruar kjo teori, saktësisht në vitin 1904, në vitin 1919 e në vitin 1943, u
zhvendosën në drejtime të ndryshme kufijt perëndimorë.7
Teza e ekzistencës së një qendre nga ku do të nis pushteti kontinental, aq shumë i
shfrytëzuar për që llime propagandistike, që përsëritet shumë herë nga vet Makinderi, u
shfaq në momente të tjera kryesore historike sidomos për një rend të ri në Europë pas
Luftës së Dytë Bortërore.8
Shkolla e Haushoferit; Kësaj shkolle i paraprinë gjenerali i luftës së parë botërore
Karl Haushever ( 1869-1946) i cili po mbështeste konceptet e nevojës së komunikimit
dhe mirkuptimit të Gjermanisë me Rusinë. Haushoveri mori idetë që Makinderi kishte
mbështetur në vitin 1919. Në atë ide i kushtohej një rëndësi të madhe Evropës Qendrore
dhe Lindore.9
Në këtë seminar janë trajtuar këto shembuj mbi teoritë dhe konceptet që kan
ekzistuar edhe në planin gjeopolitikë të Europës së asaj kohe, mirpo tani mund të themi
se teoritë e sundimit të kontinetit Europian janë tash realitet dhe kjo gjeopilitikë e UE – së
do të vazhdoj derisa të ketë intresa nga vet EU-ja.
6 Jean Karlo, Gjeopolitika 1998, Tiranë. f.47-48.
7 Poaty f.488 Po aty f. 509 Po aty f. 52
5
Konteksti Gjeografik, Historik, politik dhe ekonomik të Unionit Europian
Konteksti Gjeografik: Gjatë viteve të 80-90-ta, UE-ja në kontekstin gjeografik vazhdoi
të zgjerohet duke i pranuar Greqinë (1981), Spanjën dhe Portugalinë (1986), Austrinë,
Finalndën dhe Suedinë (1995). Këto pranime e sollën numrin e shteteve anëtare në 15, i
cili është edhe numri momental. Shihet qartë se UE-në e abstenuan dy shtete mjaft të
mëdha Evropiane, Zvicra dhe Norvegjia të cilat e refuzuan me referendum nacional. Pas
1 Majit të vitit 2004 do të jemi dëshmitarë të pranimit edhe të 10 kandidatëve të rinj në
Unionin Evropian duke përfshirë këtu ish-shtetet e paktit të Varshavës. Ishin 3 kandidatë
të cilët së bashku kanë dorëzuar kërkesën për anëtarësim, Rumania, Bullgaria, dhe Turqia
kjo e fundit akoma nuk ka përgjegjje pozitive kurse dy të tjerat jan futur në UE –në. Si
rast fakultativ mbetet anëtarësimi i Kroacisë, për të cilën Unioni Evropian ka
rekomanduar që të plotësoj disa kushte që të hapen negociatat për anëtarësim e saj . Edhe
Shqipëria po i bënë përpjekjet e saja dhe deri më tani ka shënuar progres pozitiv.
Në kontekstin gjeografik dhe territorial është vështirë të thuhet se entiteti i
Unionit Evropian ka zgjeruar territorin e vetë, meqë territori aktual është në fakt vetë
Unioni Evropian. Bazuar në traktatet e Maastricht-it dhe Nice-s kërkesat formale
territorale të UE-së janë krijuar së pari si zona ekonomike, dhe më pastaj si zona
politike. Konventa Montevideo, mbi të drejtat dhe obligimet e shteteve, thekson se
shtetet duhet t’i plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- popullësi të përhershme;
- territor të definuar;
- qeveri;
- dhe kapacitet të hyj në mardhënie me shtete tjera.
6
Përmes zgjerimit të fundit është e qartë se UE në fakt ka rritur territorin dhe kështu po
plotëson kriterin e kërkuar për t’u bër superfuqi dhe të balansojë hegjemoninë
amerikane, duke u munduar t’a limitoj influencën globale të SHBA-ve.10
Konteksti Historik: Historia e UE-së tregon se integrimi evropian ishte një lëvizje
kontinentale. Edhe pse Britania e Çerçilit, ishte grishëse krijimit të Shteteve të Bashkuara
të Evropës, Britania e Madhe qëndroi jashtë procesit deri më 1970 . Ajo qëndroi jashtë
për shumë arsye por arsyea kryesore ishte radhitja në të njëjtin krah me Francën rivale
edhe frika e humbjes së epitetit fuqi botërore duke u radhitur me popujt e tjerë evropianë
në një organizatë të përbashkët.
Njëri nga protagonistët kryesorë për një Evropë të bashkuar ishte luftëtari Italian i
rezistencës, Altiero Spinelli. Në vitin 1944, Spinelli diskutoi për një “Evropë federale me
një kushtetutë të shkruar, një qeveri supernacionale e përgjegjshme direkt ndaj popujve të
Evropës dhe qeverive të tyre, së bashku më një armatë nën kontroll të përbashkët, por pa
asnjë forcë tjetër të lejuar.11
Vitet 50-ta do të jenë dëshmitare të krijimit të 3 bashkësive të veqanta të
bashkëpunimit ekonomik. Këto tri bashkësi së bashku ishin themelet e krijimit të asaj që
ne e njohim si Unioni Evropian. Më 1952, gjashtë shtete ratifikuan dhe filluan krijimin e
bashësisë së parë, të quajtur Bashkësia Evropiane e Thëngjillit dhe Çelikut (BETHÇ).
Anëtarët e parë nënshkrues ishin Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe
Holanda. Më 1957 këto shtete krijuan dy bashkësi tjera duke e nënshkruar dy traktate në
Romë, të cilat hyjnë në fuqi më 1958. Njëri nga këto traktate themeloi Bashkësinë
Evropiane Ekonomike (BEE), kurse tjetri Bashkësinë Evropiane për Energji Atomike
(BEEA) të njohur si Euroatom. Qëllimi i BEE ishte që ta zgjerojë tregun e përbashkët në
të gjitha sektorët e jo vetëm për thëngjill dhe çelik. Qëllimi i Euroatomit ishte krijimi i
një tregu të përbashkët për industrinë e energjisë atomike. Këto komunitete kishin një
qëllim, krijimin dhe unifikimin e ekonomive Evropiane si një vektor kohor. Nga
kooperimi i gjeneruar nga këto dhe organizata tjera nisën fillet e integrimeve të mëdha 10 http://kennedy.byu.edu/publications/essay/manthonyhawsessay.pdf11 Derek Urwin, The community of Europe: a History of European Integration since 1945 (New York:, Longman, 1991), fq.8
Evropiane, të cilat u rritën në atë që është sot Unioni Evropian (UE)12. Për tu ndihmuar
evropianëve që të ngrihen në këmbë dhe përkrahur fuqishëm, sekretari i shtetit të SHBA-
ve Xhorxh Marshall rekomandoi që SHBA-të të ofrojnë shuma të mëdha të asistencës
financiare për shtetet evropiane për ti ndihmuar në rikonstruim. Kështu lindi Plani
Marshall, i cili kishte një sukses të pakufishëm.13
Konketsti Politik: Tanimë e kemi më të qartë angzhimin e UE-së në politikën e saj
të jashtme. Deri më tani kemi parë që UE u jep shumë rëndësi marrëdhenieve të saja me
botën dhe angzhimit të saj për ta bërë botën më të sigurtë, qoftë duke kontribuar në
luftimin e krimit ndërkombëtar, qoftë duke luftuar terrorizmin ndërkombëtar ku shtetet
kanë një bashkëpunim të mirë, qoftë duke zgjidhur problemet në Ballkan – duke i
ndihmuar ato finanaciarisht që të mund të ngrisin ekonomitë e tyre ose duke zgjidhur një
konflikt siç ishte ish-republika jugosllave e Maqedonisë. Mirëpo ne ende nuk kemi parë
një politikë të jashtme dhe të sigurisë të UE-së të njëzëshme. Shtetet Anëtare ende kanë
sovranitet të plotë përsa i përketë politikës së jashtme. Se nuk ka politikë të jashtme të
përbashkët dhe të sigurisë më së miri dëshmon rasti i Kosovës më 1999, pastaj i Irakut
dhe tani i njohjës së pavarësisë së Kosovës. Henri Kessegjer në vitin 1970 duke
përshkruar mosunifikimin e kësaj politike ka thënë: “nëse deshiroj të flas me Europen,
kujt duhet t’i telefonoj”14 Ky shembull jep të kuptoj se EU – ja ka filluar si e tillë dhe
vazhdon akoma të jet jo e unifikuar politikisht.
Konteksti Ekonomik: Momentalisht UE-ja është tregu më i madh botëror i eksport-
importit dhe një fuqi e vërtetë ekonomike. Është i dyti pas SHBA-ve në madhësi për
prodhimin nacional bruto, dhe numëron reth 20 përqind e tregëtisë botërore, duke u
krahasuar me 14 % të SHBA-ve dhe 9% të Japonisë. UE-ja sot është më shumë se kurrë
prezente në politikën botërore në gjeoekonomik. Është një prej aktorëve që nuk mund të
nënvlersohet në politikën botërore. Poashtu UE është bërë një fuqi në ekonominë dhe 12 Unioni Evropian (UE) një etnitet mbikobëtar i përbërë nga 15 vende Evropiane i dedikuarpër një integrim politik dhe ekonomik Evropian, pas 1 Majit u pranuan edhe 10 vende të reja duke e rritur numrin në 25 shtete anëtare.13 Martin Walker, “Gorge Marshall: His Plan Rebuild Europe”, Europe, Aprill 1997 fq. 22-23.14http://europa.eu.int/abc/12lessons/index11_en.htm#top
8
tregëtinë botërore. Kjo fuqi e madhe ekonomike konsiston me një treg të madh që pas
zgjerimit të parë lindor ka arritur deri në 500 milion konsumator, që e bënë një ndër
tregun më të madh në botë. Fuqia ekonomike që posedon ajo e ka bërë atë një prej
partënerëve ekonomik më kryesor në botë dhe një dhurues të madh humanitar. Politika e
jashtme e UE-së, nuk konsiston vetëm në dhurimin e ndihmave. Mirëpo shkalla e
ndihmave të dhurura nga UE-ja është e rëndësishme të regjistrohet. UE tani është dhurusi
më i madh i ndihmave humanitare dhe vendi i pestë pas SHBA-ve, Japonisë, Gjermanisë
dhe Frances në kuptimin e donacioneve financiare. UE dhe shtetet anëtare të saj japin 55
% të shumës së përgjithshme botërore të ndihmave ndërkombëtare për zhvillim dhe 2/3 e
ndihmave. 15
Tre dimenzionet e Gjeopolitikës së Unionit Europian
Dimenzioni gjeopolitik i Juglindjes – Turqisë ; Turqia, territori i së cilës është në
Evropën Juglindore dhe Azinë Jugperendimore, ka filluar rrugën e reformave që prej
kohësh, për t’i plotësuar kriteret e lartëpërmendura për integrim evropian. Edhe pse është
ende larg për t’u bërë anëtare në BE, ajo ka përparuar në reforma, sidomos në vitet e
fundit kur erdhi në pushtet partia e Rexhep Tajip Erdogan-it, kryeministrit të tanishëm të
Turqisë. Turqia, bën presion për pranim në BE qysh prej vitit 1959, por u njoh si shtet
kandidat vetëm më 1999. Cilat janë arsyet kryesore që ka bërë që Turqia të mos jetë pjesë
e UE-së? UE thotë se Turqia ka disa anomali në sistemin politik të saj. Zakonisht, Turqia
kritikohet se nuk i respekton të drejtat e njeriut, se ushtria përmes Këshillit Kombëtar të
Sigurisë merrë pjesë në vendim-marrje, i keqtrajton të burgosurit politik, konteksti me
Qipron, një popullatë prej 30% të varfur, etj. Ekonomia është një çështje edhe më
urgjente kur vjen puna te anëtarsimi i plotë i Turqisë në BE. Pranimi i dhjetë vendeve të
reja më 1 maj me një popullësi të kombinuar prej 75 milionshe do të kushtoi 40 miliard
euro. Një Turqi e varfër, me një popullësi prej 70 milionshe do t’i kushtojë vendeve
15 Vetem në Kosovë në vitin 1999 kishte ndarë 378 milion euro si ndihmë urgjente humanitare, 127 milion euro për rindertim ndersa në vitin 2000 janë ndarë 360 milion euro. Për më shumë shiko: Reka, Blerim. E Drejta e Bashkimit Evropian. KIEAI; Prishtinë; 2001.
9
anëtare shumë më tepër. Popullsia e Turqisë po i afrohet asaj të Gjermanisë dhe nëqoftëse
mbahet kjo normë lindjesh, nga mesi i shekullit tonë Turqia do të ketë aq popullsi sa
Franca dhe Gjermania së bashku. Një pengesë serioze që injorohet nga zyrtarët e UE-së,
por jo edhe nga popullata e saj është se Turqia ka 98% të popullit të saj mysliman. Nëse
UE do të pranonte Turqinë, atëhërë do të deshmonte se nuk është një “klub krishterësh”. 16
16 Aletrmatt, Urs. Etnonacionalizmi në Europë. Përth. Ardian Klosi dhe Bashkim Lahi; SHLK & PHONIX; Tiranë; 2002, fq. 221
10
Dimenzioni gjeopolitik drejt Ballkanit
Konteksti regjional ; Evropa Juglindore është pjesa e vetme e Evropës bashkohore e cila
ka mbetur e paintegruar tërësisht në strukturat Evro-Atlantike. Cështja e pazgjdhur e
Kosovës si tërësi e qështjes shqiptare së bashku dhe shtetet e dobëta të Ballkanit
Perëndimor janë njërat nga pengesat kryesore të zvarritjes së integrimit të tërësishëm të
këtij regjioni në Evropën e bashkuar. Forcat ushtarake të NATO-s dhe Unionit Evropian
ende garantojnë paqën dhe sigurinë në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Për më tutje, Samiti Evropian i Selanikut i vitit 2003 dhe NATO Samiti i
Stambollit i vitit 2004 bënë të qartë dyert e hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor në
këto institucione. Integrimi do të varet nga rezultatet e reformave të brendshme të këtyre
vendeve, në raport me kushtet e Kopenhagës të cilat përfshijnë reformat demokratike,
shtetin e ligjit, ekonominë e tregut, të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, reformat në
fushën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe përshtatjen e ligjeve vendore me “Aqui
Communitaire”. Megjithe veshtiresite, regjioni ka shenuar progres ne integrimet
Evropiane. Kroacia eshte duke i zhvilluar negociatat per akcesion, Maqedonia ka fituar
statusin e kandidatit, Shqiperia dhe Mali i Zi kane nenshkruar marreveshjen per asocim
dhe stabilizim, ndersa Serbia i ka perfunduar negociata per kete marreveshje.
Siguria në Evropën Juglindore është ngritur me anëtarësimin e Bullgarisë dhe
Rumanisë në NATO, ndërsa të Shqipërisë, Kroacisë e Maqedonisë për anëtarësim në
Union Evropian. Në anën tjetër, në bazë të trendeve të tanishme pozitive në këtë vit -
2009 anëtarësimi i Shqipërisë, Kroacisë në NATO ka sjellur refleksione dhe stabilitet të
pakontestueshëm në Ballkan. Këto rrjedha integruese po e ndërrojnë në mënyrë
fundamentale gjeopolitikën e kësaj pjese të Evropës, që po shprehet me rritje të sigurisë
dhe prosperitetit në regjion. Poashtu edhe Bosnia dhe Herzegovina, Mali i Zi dhe Serbia
jane antaresuar ne Partneritetin per Paqe (PfP). Me zgjidhjen e statusit, Kosova do t’i
ploteson te gjitha kushtet per anetaresim ne kete strukture te NATO-s. Anetaresimi ne
PfP do te kete ndikim te rendesishem ne rritjen e sigurise kombetare te Kosoves dhe
krijimin e kushteve per zhvillim ekonomik.
Gjeopolitika evropiane vlerëson rajonin e Evropës Jugore dhe posaqërisht
Ballkanin. Pozicioni gjeopolitik i Gadishullit të Ballkanit është teër i rëndësishm. Ai
është udhëkryqi q lidh Evropën, Azinë dhe Afrikën. Vetë pozicioni gjeografik dhe
ekonomik nga njëra anë, si dhe lidhjet dhe afrimitetet e shumta me popuj e vende të
ndryshme të Evropës e të Botës nga ana tjetër, e bëjnë këtë rajon një rajon përparësish për
të mos shmangur kurrsesi pritjeve të zhvillimeve politike, gjeopolitike e gjeostrategjike
që përfshin këtë rajon e më gjerë.17
Dimenzioni gjeopolitik drejt vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik
Ish shtetet e Bashkimit Sovjetik, ndahen në tri gjeo-sisteme:
1. Gjeo-sistemi i Evropës Lindore: Estonia, Latvia, Lituania, Bellorusia, Ukraina,
Moldavia, Rusia;
2. Gjeo-sistemi i Kaukazit: Gjeorgjia, Armenia, dhe Azerbejxhani;
3. Gjeo-sistemi i Azisë Qendrore: Kazakstani, Turkmenistani, Uzbekistani,
Tagjikistani dhe Kirgizstan.18
Dy gjeo-sistemet e para i takojnë Evropës, përderisa i treti hyn në Azi. Gjeo-sistemi i
Evropës Lindore ka rol kyc në formimin e struktures së brendshme të Evropës së re,
për shkak se lejon për të parën herë implementimin e vizionit gjeopolitik gjerman të
një ashtuquajture ’Evrope të Mesme’. Tri nga shtetet e këtij gjeo-sistemi tani më janë
anëtarësuar në Unionin Evropian, ndërsa shtetet tjera si: Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia
shihen me një kompleksitet të madh nga ana e UE-së duke pasur parasysh influencën
tradicionale të Rusisë në këto territore. Shembull konkrekt ishte konflikti i fundit
ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë, për shkak të pretendimeve ruse ndaj Osetisë dhe
Abzakisë, ku pala ruse përmes agresivitetit ushtarak shprehi qëndrimin e saj ndaj
interesave gjeopolitike.
Shtetet e gjeo-sistemit të Azisë Qendrore janë shumë atraktive për Unionin Evropian
për shkak të pasurive natyrore, si gazi dhe nafta; me qëllim që të largohet nga
varshmëria e gazit rus. Por, shtrohet pyetja: UE-ja a do t’a kishte më lehtë ta shtrij
influencën e saj në këto territore nëse Turqia do të bëhej anëtare e plotë e UE-së? 17 Lleshi Abaz, Gjeopolitika e Ballkanit dhe Prespektivat e Sigurisë në Rajon , 2009, f 11- 1218 www.da.mod.uk/colleges/arag/document-listings/special/s43/S43.Pt2/