Top Banner
Nr.3 Korrik 2011 BOTIM TRE - M UJO R I C R E D IN S B A N K Banka Credins Revista NE | |
12

B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · NE jEmi shumica! N uk besoj i ka shpëtuar syrit të askujt prej klientëve apo kolegeve tanë ... shlyerja e kredisë fillon mbas 3 muajsh

Aug 22, 2018

Download

Documents

vudieu
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · NE jEmi shumica! N uk besoj i ka shpëtuar syrit të askujt prej klientëve apo kolegeve tanë ... shlyerja e kredisë fillon mbas 3 muajsh

Nr.3 Korrik 2011 BOTIM

TRE - M

UJOR I

CREDIN

S BA

NK

B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E

|

|

Page 2: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · NE jEmi shumica! N uk besoj i ka shpëtuar syrit të askujt prej klientëve apo kolegeve tanë ... shlyerja e kredisë fillon mbas 3 muajsh

2

NE jEmi shumica!

Nuk besoj i ka shpëtuar syrit të askujt prej klientëve apo kolegeve tanë ... në credins Bank ka një numër të lartë punonjësesh

femra. Pa dashur të analizojmë komplimentet e shumta që marrim si Bankë për bukurinë e tyre, një fakt që pranohet, por asnjëherë nuk komentohet është se koleget femra përbejnë shumicën e stafit të Bankës. me saktësisht, jemi plot 390 femra kundrejt 165 meshkuj të punësuar deri më 06.07.2011. Është kjo thjesht një rastësi apo një trend në industrinë bankare?

Ky fenomen nuk karakterizon vetëm Bankën tonë, por të gjithë sistemin bankar në shqipëri. Femrat jo vetëm që janë në shumicë, por kanë gjithashtu një përqindje shumë të lartë të posteve drejtuese. “single” apo nëna me fëmijë, me një botë emocionale shumë më të ngarkuar dhe të ndërlikuar se gjinia tjetër, mund të themi që e kemi shtrirë hapin përtej ritmeve normale të jetës duke u vetëvendosur në para-vije dhe zbukuruar komunitetin që na rrethon.

Por a ka karakteristika dalluese, që na bëjnë më të dëshiruara në sytë e punëdhënësit se gjinia tjetër? studime të ndryshme kanë treguar se disa industri kanë preferenca të ndryshme gjinore. shpesh

dëgjojmë të thuhet se aty ku ka “paper work” ose punë zyre kërkohen femra dhe kur është fjala për punë në terren, meshkujt kanë shumicën e vendeve të punës. Padyshim që këtu ka një të vërtete. Duke lënë mënjanë çdo hamendësim mbi diskriminime gjinore apo të tjera fenomene sociale, që janë pjesë e çdo shoqërie dhe duke supozuar, si në studimin e modeleve ekonomike, një ambient ideal me pak variabla, do doja të përmendja disa karakteristika dalluese të gjinisë femër që na bëjnë të predominojmë.

- Disiplinë e lartë - aftësi organizuese- Përgjegjshmëri në çdo detyrë- Predispozitë të mirë në sheshimin e konflikteve- inteligjence emocionale superiore (dhe për këtë jemi në një mëndje me kolegët meshkuj)

Pavarësisht karakteristikave më sipër, disa prej të cilave janë pjesë e studimeve dhe ndonjë pjesë e mendimit subjektiv dhe të anshëm, një gjë nuk e mohon dot askush. Ne jemi “shumica”! Por pa “Pakicën” nuk bëjmë dot!

nga ilda VasO

Page 3: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · NE jEmi shumica! N uk besoj i ka shpëtuar syrit të askujt prej klientëve apo kolegeve tanë ... shlyerja e kredisë fillon mbas 3 muajsh

3

1. Pranoni çdo punë që ju ofrohet. Në qoftë se nga shefi juaj kërkoni që t’ju besojë më shumë punë me përgjegjësi vetëm dëshmojeni se jeni ambicioz, përkushtojuni punës dhe vetvetiu do të jeni kandidat më serioz për avancim.

2. Specializohuni. Mësoni ndonjë gjuhë të huaj, zotëroni punën në kompjuter, posaçërisht mësoni ndonjë program të caktuar, bëhuni ekspert për hulumtim në internet, informohuni sa më shumë rreth çështjeve financiare dhe të marketingut, lexoni revista profesionale nga fusha më të cilën merreni.

3. Bëhuni mësues të të rinjve. Demonstroni aftësitë tuaja prej lideri dhe bëhuni udhëheqës i kolegëve dhe kolegëve të rinj.

4. Mos i refuzoni punët e rrezikshme. Propozojini shefit ide të reja dhe jini të gatshëm që të pranoni detyrat, të cilat kërkojnë angazhim dhe mund të madh. Transferimi në vendndodhje tjetër apo në ndonjë punë tjetër mund t’ju rrisë kreditet.

5. Bëhuni njëri që “nuk ja prish qejfin askujt”. Organizoni pikniqe të përbashkëta për tërë kolektivin, për kolegët më të vjetër organizoni takim afarist, dhe do të jeni në qendër të vëmendjes, do të njiheni me njerëz nga sektorët e tjerë të punës, do të dëshmoheni si besnik të kompanisë ku punoni.

6. Fitoni në kohë. Mësohuni që çdo detyrë që ju jepet ta kryeni para afatit dhe jo në çastin e fundit.

7. Bisedat kurrë mos i ndërpre. Mbani kontakte me njerëz edhe jashtë sferës së fushës suaj. Nëpërmjet raporteve të mira profesionale mund të siguroni informata të rëndësishme, përkrahje emocionale (e cila është e dobishme sidomos në momentet kur doni të ndërroni punën), siç janë këshillat se si të gjendeni më së miri në xhunglën afariste.

8. Mos e lini shefin të qetë. Raportojini rregullisht për e-mailet e arritura. Për çdo të re që jeni informuar rreth punës dhe për atë se deri ku keni arritur në punët e rëndësishme. Nuk duhet që ai të mendojë se sa i shkathët jeni për të punuar, por ju vetë duhet ta bindni atë për shkathtësitë tuaja.

9. Mos u frikësoni nga konkurrenca. Krahasojeni veten me punonjësit më të mirë të kompanisë suaj apo në fushën me të cilën merreni. Verifikojini aftësitë tuaja dhe përmirësojini ato gjera që ju duken se duhen përmirësuar.

10. Planifikojini hipotezat e karrierës suaj. Ndërmerrni iniciativa për avancim. Mos fajësoni shefin për pozitën aktuale. Mbajeni mend “ËSHTË KARRIERA JUAJ”.

përgatiti Eltin QERAZI

KarriEraMËNYRAT MË TË MIRA PËR T’U NGRITUR NË PUNË

Page 4: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · NE jEmi shumica! N uk besoj i ka shpëtuar syrit të askujt prej klientëve apo kolegeve tanë ... shlyerja e kredisë fillon mbas 3 muajsh

4

DEPOZITA “KALENDARIKE”

ÇDO DITË TEK NE ËSHTË MË SHUMË PARA PËR JU!

DEPOZITA “MIRË SE VINI”

Depozita “Mirë se Vini” ju ofron interesa konkurruese për depozitat bankare

Lekë deri në 7.6%, Euro deri në 4.5%

PrODuKtEt

DePozITA “MIRË Se vINI” është një depozitë me ofertë e lançuar për periudhën e verës në monedhën Lekë dhe Euro. Me depozitën “Mirë se Vini” përfitohet një interes shumë konkurrues krahasuar me tregun bankar për të dyja monedhat Lekë dhe Euro. Për më tepër, kjo depozitë ofron mundësinë e tërheqjes së interesit të depozitave 24 apo 36 mujore në fund të çdo viti, pa pritur datën e maturimit të depozitës.

Afatet për monedhën Lekë janë 12, 24 dhe 36 mujore, kurse për monedhën Euro janë 12 dhe 24 mujore. Interesat janë:

• Lekëderinë7.6%• Euroderinë4.5%

Oferta për këtë Depozitë është e vlefshme deri më 20 Shtator 2011.

Kursimet marrin më shumë vlerënë Credins Bank

DePozITA “KAleNDARIKe” është një depozitë e krijuar për t’iu përshtatur kërkesave të klientëve. Me këtë depozitë përfitohet një interes i lartë sipas shumës, afatit dhe monedhës të përzgjedhur.

Duke çelur një Depozitë “Kalendarike”, përveç një interesi konkurrues, klienti përcakton vetë datën e maturimit të depozitës së tij në një interval kohor 30 deri në 365 ditë.

Çdo ditë tek Credins Bank është më shumë para.

Page 5: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · NE jEmi shumica! N uk besoj i ka shpëtuar syrit të askujt prej klientëve apo kolegeve tanë ... shlyerja e kredisë fillon mbas 3 muajsh

5

NËSE JE NJË STUDENT I MIRË, PAGUAN MË PAK!

Të gjithë ju student që jeni përpjekur për rezultate të shkëlqyera, tashmë do të shpërbleheni.

KREDI PËR STUDENT

KReDIA “PUShIMe TË MBARA” është krijuar për tu ardhur në ndihmë klientëve për pushimet e tyre, të cilët ato gjithmonë i kane dëshiruar, por që xhepi nuk jua ka lejuar.

Kredia “Pushime të Mbara” është e veçantë, sepse shlyerja e kredisë fillon mbas 3 muajsh nga momenti i përfitimit, kështu që pushimet nuk janë më të shtrenjta për xhepin klientëve.

Për të përfituar këtë kredi është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Vetëm me një mjet identifikimi dhe me një vërtetim të ardhurash dhe klienti bëhet përfitues i kredisë “Pushime të Mbara”.

Kushtesh e kredisë janë:

Shuma e financimit - Deri në 400.000 lekë.Afati maksimal i shlyerjes - 6 deri në 24 muajMonedha – Vetëm në Lekë (ALL)

KReDIA PËR STUDIMe është një kredi që i jep mundësi studentëve për të financuar shpenzimet për arsimim në shkollat private brenda si edhe jashtë vendit për studimet universitare dhe pasuniversitare.

Kjo kredi përfitohet në dy monedha në Lekë dhe në Euro me një normë interesi tepër konkurruese. Norma e interesit është në Lekë duke filluar nga 15% dhe në Euro duke filluar nga 11%.

Përmes kësaj kredie Credins Bank financon deri në 85% të shpenzimeve. Shuma maksimale e financimit është deri në 2.000.000 Lekë ose 15.000 Euro. Afati i maksimal i shlyerjes është deri në 7 vjet.

Kredia për Studime është e thjeshtë për tu përfituar, sepse dokumentacioni i kërkuar është i kufizuar dhe procesi i marrjes së kredisë është i shpejtë.

Ndërkohë studentët që e kanë mesataren mbi 9-të do të bëhen pjesë e një BONUSI. Bonusi është një ulje e normës së interesit me 0.25% deri në 3 vjet rresht.

Page 6: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · NE jEmi shumica! N uk besoj i ka shpëtuar syrit të askujt prej klientëve apo kolegeve tanë ... shlyerja e kredisë fillon mbas 3 muajsh

6

LOgOja E rE EcrEDiNs BaNK zhvillimet kryesore të Bankës tonë në vitet e fundit dhe përshtatja me dinamikën e marrëdhënieve të Bankës Credins kanë sjellë si domosdoshmëri ndryshimin e formatit të emrit të Institucionit tonë në Credins Bank.

Dy arsyet me kryesore që sollën ndryshimin e logos së bankës janë si më poshtë:

• Më datë 12 Janar 2008, Institucioni ynë zyrtarizoipjesëmarrjen e dy aksionarëve të rinj të huaj, të cilët zotëruan 25.34 % të aksioneve të saj. Këta dy aksionarë janë: Balkan Financial Sector Equity Holding B.V. (BFSE Holding B.V), Holandë, i cili do të përfaqësohet nëpërmjet Development Financial Equity Partners (DFE) si dhe aksionari tjetër State Secretariat for Economic Affairs (SECO), i cili do të përfaqësohet nëpërmjet Swiss Investment Fund for Emerging Markets (SIFEM AG).

•Ecuriapozitivedhebashkëpunimimepartnerëttanëtë huaj e kanë kthyer të domosdoshme përshtatjen e emrit të Institucionit tonë në një format të kuptueshëm nga këta të fundit, gjë që do të lehtësojë identifikimin e saj edhe në tregjet ndërkombëtare.

Nisur nga këto dy arsye, bëjmë me dije se Institucioni ynë ka ndryshuar emrin e tij nga Banka Credins në Credins Bank.

Çdo Institucion financiar, që punon në mënyrë të vazhdueshme me paratë e klientëve të saj, duhet të përcjellë profesionalizëm, besim, përkushtim e të transmetojë një nivel të lartë konfidence në aftësitë e tij për të menaxhuar paratë. Një logo banke duhet

të komunikojë menjëherë me audiencën dhe të reflektojë personalitetin e një banke të besueshme.

Logoja bëhet pjesë e formimit të besimit tek klienti, përcjell ecurinë e Bankës e mbi të gjitha ndihmon në identifikimin e njëtrajtshëm të Bankës në shtrirjen e saj gjeografike.

TAShMË, CReDINS BANK ËShTË TËRËSIShT e KoNSolIDUAR Dhe PARARojË NË SISTeMIN BANKAR.

Ne jemi të parët, pasi dimë të rritemi shpejt, ngaqë shtëpia jonë e përbashkët CREDINS ka krijuar një familje të madhe që e kultivon atë me respektin ndaj klientit, dëshirën e mirë për punën e gjithsecilit, frymën e bashkëpunimit dhe cilësinë e spikatur profesionale”. Duam që çdo pjesëmarrës i tregut bankar, qoftë klient apo konkurrent, partnerë biznesi apo çdo lloj Institucioni financiar ndërkombëtar, të ndjejë e të respektojë ecjen e Credins Bank.

Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë në ditët e sotme Logon e re të Credins Bank, logo kjo që është në përputhje me dinamizmin e formuar tek Credins. Logoja ka në brendësinë e saj ngjyra e linja germash moderne e klasike. Ky imazh tashmë po përdoret në të gjitha tabelat, publikimet promocionale, kartëvizita e çdo material tjetër të Bankës.

Emri Credins sot renditet mes të mëdhenjve në sistemin Bankar. Përgjegjësia jonë është të rrisim peshën e këtij emri me punën tonë, sepse e mira e këtij emri është e ardhmja jonë e përbashkët.

Page 7: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · NE jEmi shumica! N uk besoj i ka shpëtuar syrit të askujt prej klientëve apo kolegeve tanë ... shlyerja e kredisë fillon mbas 3 muajsh

7

raPOrti VjEtOr

Viti 2010 tregoi pjekurinë tërësore të Credins Bank në një kohë ku ekonomia shqiptare ka pasur një nevojë të dukshme për mbështetje

financiare. Sfida jonë më e madhe ishte rritja e Bankës në të gjithë parametrat e saj, rritje kjo e realizuar në mënyrë të tillë që të balanconte përgjegjësitë tona, përballë të gjitha grupeve të interesit.

Ne patëm një rritje impresionuese prej 43.26% të aseteve, numri i degëve të Bankës shkoi në 41 dhe numri i klientëve të cilëve Banka u shërbeu, u rrit në 125.737

Gjatë vitit 2010, ne vazhduam financimin e klientëve ekzistues por edhe të rinj të Bankës, nëpërmjet një game të gjerë të produkteve. Portofoli i kredisë u rrit me rreth 34%, rritje kjo e cila i siguron Bankës një pozitë konkurruese në treg, por gjithashtu të kontrolluar dhe të përgjegjshme.

Raporti vjetor për vitin 2010, tregon të pasqyruara qartë rezultatet tona financiare, të cilat për nga niveli i realizimit tejkaluan pritshmërinë e Aksionarëve dhe Manaxhmentit të Bankës.

Kështu, aktivet e Credins Bank në fund të vitit 2010, rezultuan në shifrën 71 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 43.26% kundrejt vitit 2009, investimi i fondeve në dhënie kredie arriti në 42.4 miliardë lekë me një rritje prej 35.04% kundrejt vitit 2009 dhe totali i llogarive të klientëve

rezultoi në shumën 62.1 miliardë lekë, me një rritje prej 43.79 %. Zgjeruam rrjetin e Bankës me 6 dege të reja në Tiranë, Berat, Peshkopi, Burrel dhe Ballsh. Fitimi neto rezultoi në vlerën 667 milion lekë, ndërsa kapitali aksionar kapi vlerën 5.3 miliardë lekë.

Raportin vjetor për vitin 2010, pasqyron një përmbledhje të plotë të punës sonë gjatë gjithë vitit si edhe vuri në dukje kapacitetet financiare dhe njerëzore të Credins Bank, të cilat së bashku rezultuan në tregues pozitive dhe të kënaqshëm në fund të vitit.

Page 8: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · NE jEmi shumica! N uk besoj i ka shpëtuar syrit të askujt prej klientëve apo kolegeve tanë ... shlyerja e kredisë fillon mbas 3 muajsh

8

mONEDhat E arit

Një ndër të rejat e fundit që ofron Credins Bank është shërbim i shitjes së monedhave të Arit. Tani klientët mund të blejnë direkt monedha Ari tek Credins Bank. Produktet që ofrojmë në shitje për monedhat e çmuara janë Ar të cilësisë maksimale, 24 karat, të certifikuar me origjine Austriake. Ky Ar (Gold Bars) është në prerje të ndryshme si 1gr, 2gr, 5gr, 10gr, 20gr, 50gr, 100gr, 250gr, 500gr, 1000gr dhe 12.5 kg.

Si Bankë ne i përgjigjemi klientit brenda ditës për sasinë deri në 100 gr. dhe për sasi Ari më të mëdha klienti do të pajiset deri në 3 ditë kohë.

Çmimi është i bazuar në bursën botërore, transparent në çdo moment për tu kontrolluar.

Tashmë ne vijmë me një gamë të madhe monedhash Ari për klientët.

• Gold Sovereign Coins

• Angleze Elizabeth II, prerje të vjetra dhe të reja, që njihen në të gjithë botën për vlerën e tyre.

Monedhat e blera tek Credins Bank janë të tregtueshme kudo në botë. Këto monedha tregtohen shumë në Evrope dhe gjatë viteve në vazhdim ato përfitojnë dhe vlerë numizmatike, gjë kjo që tërheq vëmendjen e koleksionuesve të monedhave në Shqipëri.

Tashmë, këto monedha Ari kanë mbërritur në Credins Bank, dhe mund ti blejë kushdo që është i interesuar.

Gold Sovereign Coins

Page 9: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · NE jEmi shumica! N uk besoj i ka shpëtuar syrit të askujt prej klientëve apo kolegeve tanë ... shlyerja e kredisë fillon mbas 3 muajsh

9

BOta E FiNaNcËs

ChRISTINe lAGARDeGRUAjA e PUShTeTShMe e FMN

Christine, një nga femrat më të suksesshme të botës, deklaron se do të dëshironte më shumë të kalonte kohë me “trëndafilat e saj të bukur” në Normandi, pranë familjes duke gatuar reçelrat e preferuar të kajsisë apo manaferrave…

Dhe këto i thotë thjesht dhe qartë Christine Lagarde, Drejtoresha elegante e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ajo, e cila mban në karrierën e saj poste mjaft të rëndësishme si Ministre e Ekonomisë, Financës dhe Industrisë së Francës, Ministre e Bujqësise dhe Peshkimit, Ministre e Tregtisë etj. Ajo është gruaja e parë që u bë Ministre e Punëve Ekonomike të G8 kur Franca kishte rradhën e presidencës dhe tashmë në krye të Institucionit Huadhënës mjaft aktiv në tërë botën FMN (pas dorëheqjes të shumë përfolur të Dominique Strauss – Kahn). Kjo mbrojtëse e flaktë e Euros, sidomos në këtë periudhë të brishtë ekonomike globale është zgjedhur si Ministrja më e mirë e Eurozonës në vitin 2009 nga Financial Times.

Lagarde është një politikane franceze e ndryshme nga pjesa tjetër e elitës pariziene. Paçka se ka mbaruar “grand ecole” madje me rezultate të shkëlqyera për degën juridik, karrierën e saj nuk e filloi në Paris, por në Amerikë në firmën ndërkombëtare juridike Baker and McKenzie në Chicago. Në bazë të punës dhe talentit u ngrit duke u bërë Drejtore Ekzekutive e saj.

Ajo nuk është e rastësishme në krye të FMN-së. Është atje ku duhej të ishte - pohojnë me admirim kolegët e

saj. Shpalosi vullnet, intuitë dhe inteligjencë të lindur e të kultivuar me mjaft kujdes nga backgroundi i një

familje me prindër intelektual. Me një anglishte mjaft elokuente u bë shpejt një prezantuese

shumë e mirë e qeverisë franceze nëpër botë, duke u vendosur në krah të djathtë të Nicolas Sarkozy. Mbështet fuqishëm planet ambicioze të Francës, Gjermanisë, Evropës në përgjithësi për stabilitetin e Euros dhe të Eurozonës.

Megjithëse Sektori Financiar është i mbizotëruar nga meshkujt dhe hapësira e femrave është e vogël, ajo është përpjekur të pozicionohet shumë lart, deri në lidership.

“Tregjet adhurojnë paqëndrueshmërinë., - thotë ajo. Ato (tregjet) thjesht panë mundësinë e krijimit dhe më pas fitimit nga kjo paqëndrueshmëri, të cilën rregullat e brishta themeluese të Eurozonës dhe tensionet bashkëkohore e kanë të pamundur ti qetësojnë. Këto rregulla i kanë vendosur Baballarët Themelues (se për fat të keq në tavolinën e rrumbullakët të krijimit nuk kishte femra në atë kohë). Themelet janë ato që duhet të bëhen më të forta. Është Kompromisi ai që duhet, ai që shpëton gjithçka” – thotë Lagarde.

Ajo urren të thotë se ekzistojnë mënyra femërore apo mashkullore të drejtimit të pushtetit, sepse beson që secili prej nesh ka pjesën e tij femërore dhe mashkullore. Por bazuar në eksperiencën e saj, femrat mundohen të përfshihen për të arritur sa më shumë, sepse përkujdesen më shumë.

Me të drejtë e kanë quajtur “Fitore të Francës”dhe i kanë uruar me gjithë zemër Félicitations!...

përgatiti Julinda STAMBOLLIU

Page 10: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · NE jEmi shumica! N uk besoj i ka shpëtuar syrit të askujt prej klientëve apo kolegeve tanë ... shlyerja e kredisë fillon mbas 3 muajsh

10

Ndryshimet strukturore në Credins Bank prekën edhe Departamentin e Burimeve Njerëzore, brenda të cilit u krijua një Sektor i veçantë, ai

i Trajnimeve dhe Rekrutimeve. Kjo i hapi rrugë vënies në jetë të porosisë se Drejtorit të Përgjithshëm për krijimin e një Shkolle Permanente Trajnimi në Credins Bank. Në muajin Prill u analizuan dhe u intervistuan rreth 120 kandidatura për shërbim klientele ose arkë dhe në fillim të Majit u kaluan të gjithë në testim me shkrim. Sistemi i përdorur ishte me 100 pikë dhe kandidatet u përcaktuan secili me nga një numër për të eliminuar sistemin e njohjes në bazë të emrit. Lista e pikëve u shpall brenda dy ditëve dhe mbi këtë baze u përzgjodhën 20 të parët të cilët fituan edhe të drejtën e pjesëmarrjes në grupin e parë të Shkollës Credins.

Sektori i Trajnimeve organizoi me të gjithë drejtuesit e departamenteve dhe drejtorive takime pune dhe në përfundim hartoi një plan mësimor të detajuar teorik dhe praktik i cili u miratua nga Menaxhmenti i Lartë. Shumica e drejtuesve të departamenteve u bënë pjesë e këtyre leksioneve, duke dhënë një ndihmesë të madhe në përgatitjen teorike të kandidatëve të rinj për punonjës të Bankës tonë. Midis tyre përmendim Ardianën, Florencën, Eltin, Denadën, Editin, Albën, Çeljetën, Edlirën, Albertin, Ildën, Ervisin, si dhe

falënderojmë shumë të tjerë që morën pjesë në këtë proçes.

Pas fazës së parë teorike 10 ditore, kandidatët kaluan një periudhë praktike në degë prej tre javësh dhe më pas në muajin Korrik u krye faza e dytë dyjavore teorike dhe përsëri kandidatët u shpërndanë nëpër degët respektive. Pas një periudhe tjetër praktike u organizua testi përfundimtar, me të njëjtën procedurë si ai kualifikues, nga ku doli renditja e gjithsecilit. Nisur nga kjo renditje do të bëhet edhe punësimi i tyre në Credins Bank, si forma më transparente dhe korrekte e punësimit në Bankë. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë Shkollë u pajisën me certifikatat përkatëse të cilës i bashkëngjitet edhe struktura mësimore e kryer.

E njëjta procedurë po ndiqet edhe për Grupin tjetër të punonjësve, atë të kredisë, të cilët nisur nga nevojat e Bankës janë më të pakët në numër dhe po trajnohen pranë kësaj Shkolle me specifikat përkatëse.

Shkolla e trajnimit duke filluar nga ky vit dhe në vazhdim do të trajnojë punonjësit e rinj, të cilët vijnë si kërkesë e bankës për të rritur personelin ekzistues. Ndërkohë ky proces do të vazhdojë edhe për punonjësit egzistues të bankës të cilët nga vlerësimi performancës janë vlerësuar me notën 1.

BurimEt NjErËzOrESISTeMI I ReKRUTIM - TRAjNIMIT

Page 11: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · NE jEmi shumica! N uk besoj i ka shpëtuar syrit të askujt prej klientëve apo kolegeve tanë ... shlyerja e kredisë fillon mbas 3 muajsh

11

aNEKDOta

albani hyri në zyrë një orë me vonesë për të tretën herë gjatë një jave dhe e gjeti shefin e tij duke e pritur.

“cila është këtë herë historia jote, alban ?” e pyeti ai, në mënyrë sarkastike.“Le të dëgjojmë një justifikim të mirë tani”.

albani filloi të pëshpëriste me gjysëm zëri: “ Çdo gjë shkoi keq këtë mëngjes,

shef. gruaja vendosi të më çonte me makinë në punë .

ajo u bë gati për dhjetë minuta, por papritmas ndërsa po kalonim me makinë, ura e Lanës u bllokua dhe s’mund të shkonim në anën tjetër .

Që të vija në kohë, unë notova përmes Lanës .

-“shiko kostumi im akoma është i lagur, shef” – Pastaj i hipa një biçiklete nga stacioni Ecovolis dhe nisem menjëherë.

si për ters, rrezohem rrugës dhe bie nga biçikleta. shyqyr që vjen ambulanca shpejt e më sjell direkt këtu në zyrë.”

“ti mund të gënjesh më mirë se kaq, alban” tha shefi mjaft i zhgënjyer.

“asnjë grua nuk mund të bëhet gati për 10 minuta”.

Page 12: B a n k a C r e d i n s R e v i s t a N E · NE jEmi shumica! N uk besoj i ka shpëtuar syrit të askujt prej klientëve apo kolegeve tanë ... shlyerja e kredisë fillon mbas 3 muajsh

12

DEGA DURRËS Bulevardi kryesor, Rruga Tregtare, Nr 42, Tel. (052) 236 256,(052) 239 925, Fax. (052) 239 500AGJENCIA PORTI DURRËSTek sheshi i trageteve në Portin detarTel./Fax. (052) 234 500AGJENCIA DURRËS 2 Pranë Qendrës Tregtare Industriale, Lagjja 17, Rr. Unazës,Tel/Fax. (052) 236 257DEGA SHKOZET Lagja 14, Përballë Shkollës së Mesme “Olsi Lasko”, Shkozet, Durrës, Tel. (052) 237 668; Fax. (052) 237 669DEGA SHIJAK Lagjja Kodër, Shijak. Tel. (0571) 23 069; Fax. (0571) 23 070DEGA KAVAJË Lagjja Nr. 5, Kavajë. Tel. (0554) 227 858; Fax. (0554) 227 859DEGA FUSHË-KRUJË Lagjja Kastrioti; Tel. (0563) 22 489; Fax. (0563) 22 490DEGA FIER Bulevardi “Jakov Xoxe”. Tel. (034) 29 131; (034) 29 132;Fax. (034) 229 130DEGA LEZHË Lagjja Besëlidhja, Rruga “Luigj Gurakuqi” Nr 48. Tel. (0215) 23 500; Fax. (0215) 23 600DEGA VLORA 1 Lagjja Pavarësia, Banesë 12 katëshe, Skelë, Vlorë. Tel. (033) 229 958; Fax. (033) 229 959

ZYRA QENDRORE DEGA TIRANA 1Rruga Ismail Qemali, Nr. 4, Tel. (04 )22 34 096; 069 20 69666;(04 ) 22 50 994Fax. (04) 22 22 916SWIFT Code: CDISALTR www.bankacredins.com; [email protected] E G A T I R A N A 2Bulevardi “Zogu i I”, Qendra VeVeTel. (04) 22 58 252; (04) 22 57 988Fax. (04) 22 48 654.D E G A T I R A N A 3Kryqëzimi 21-Dhjetorit. Tel. (04) 22 39 042, Fax. (04) 22 38 995D E G A T I R A N A 4Rruga Komuna e Parisit Tel. (04) 23 20 234, Fax. (04) 23 20 233D E G A T I R A N A 5Rr. e Elbasanit, pranë “Shkollës së Baletit”. Tel/Fax. (04) 23 47 809D E G A T I R A N A 6Brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Tel/Fax. (04) 23 76 305D E G A T I R A N A 7Rruga Ali Demi Tel/Fax. (04) 23 58 083D E G A T I R A N A 8Rruga “Bardhyl”, (tek kryqëzimi i Rr. ”Bardhyl” me Rr. ”Hoxha Tahsim”),Tel. (04) 23 47 572D E G A T I R A N A 9Rruga Bajram Curri, pranë kryqëzimit të Shkollës së BashkuarTel/Fax. (04) 23 47 560D E G A T I R A N A 1 0Rr. ”Ferrit Xhajko”, (ish-Frigoriferi) Tel. (04) 22 48 485

DEGA VLORA 2 Rr. “Demokracia“, Lagjja. “Osmen Haxhiu”, Vlorë. Tel. (033) 237 170DEGA ELBASAN Lagjja Aqif Pasha, Rruga 28 Nëntori, (pranë Drejtorisë së Policisë). Tel. (0544) 224 213; (0544) 24 472Fax. (0544) 24204DEGA SHKODËR Lagjja Vasil Shanto Rruga “Vaso Kadia”. Tel. (022) 250 643; (022) 250 645; Fax. (022) 250 633DEGA KORÇË Bulevardi “Republika”, Lagja 12 (tek “Ish-Vetëshërbimi”)Tel. (082) 254 300; Fax. (082) 254 400DEGA LUSHNJE Bulevardi Kryesor Ish-Hotel Myzeqeja Tel. (022) 2986, Fax. (022) 2983DEGA KUKËS Lagjja Nr. 2 Pallati 67, Tel. (024) 224 903, Fax. (024) 224 904 DEGA BURREL Lagjja Pjeter Budi, Burrel Tel. (02172) 3404, Fax. (02172) 3414DEGA BALLSH Lagjja “5 Shkurti”, BallshTel. (0313) 23642, Fax. (0313) 23643DEGA PESHKOPI Bulevardi “Elez Isufi”, PeshkopiTel: (0128) 25624 Fax. (0218) 25625DEGA BERATLagjja “22 Tetori”, Shëtitorja kryesoreTel: (0322) 34 612, Fax. (0322) 34718

D E G A T I R A N A 1 1Rruga Gjin Bue Shpata, pranë stadiumit Selman Stermasi, Tel/Fax (04) 22 56 694D E G A T I R A N A 1 2Pranë Shkollës “Harry Fultz”Rr. Jordan Misja, Tel. (04) 22 35 439Fax. (04) 22 30 756D E G A T I R A N A 1 3Rr. Myslym Shyri, TiranëTel. (04) 24 21 223, Fax. (04) 24 21 221 D E G A T I R A N A 1 4Rr. Don Bosko, TiranëTel. (04) 240 6367Fax. (04) 240 6368D E G A T I R A N A 1 5Rr. Luigj Gurakuqi, pranë Ushtarit të Panjohur, Tel: (04) 22 58 128Fax: (04) 22 57 995D E G A T I R A N A 1 6Bulevardi Gjergj FishtaTel/Fax: (04) 24 19 672D E G A L A P R A K ËTek Blloku “Gintash” (dykatëshet) në Laprakë, Tel : (04) 23 56789Fax : (04) 23 56 285D E G A V O R ËNë qendër të Vorës, Tel. (047) 26 00 435Fax. (047) 26 00 422 D E G A K A M Ë ZNë qendër të KamzëTel. (04) 22 00 485; Fax. (04) 22 00 487 A G J E N C I A T I R A N A 2Autostrada Tiranë – Durrës, Km 11, pranë Emigres Sh.p.k, Tel/Fax. (048) 23 01 260A G J E N C I A T I R A N A 3Agjencia tek Hipoteka e Tiranës

D E G Ë T D H E A G J E N C I T Ë N Ë T I R A N Ë

D E G Ë T D H E A G J E N C I T Ë N Ë R R E T H E

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

8.

9.

10.

22. 32.

33.

34.

35.

36.

37.

38.

39.

40.

41.

23.

24.

25.

26.

27.

28.

29.

30.

31.

11.

12.

13.

14.

15.

16.

17.

18.

19.

20.

21.