Top Banner
Prill qershor 30, 2011 Informatorit: The Advocate, është publikim i ATRCsë, i cili synon të informojë organizatat joqeveritare, donatorët, mediat, përfaqësuesit e institucioneve etj, për aktivitetet e zhvilluara në ATRC dhe nga partnerët e saj. Shpresojmë dhe urojmë që publikimi do të jetë në funksion të informimit dhe koordinimit më të mirë të aktiviteteve në mes ATRCsë dhe organizatave të tjera joqeveritare në Kosovë. Publikimi është bërë i mundur falë gatishmërisë dhe vullnetit të stafit të ATRCsë. Punëtori për informim publik: Mekanizmat e ankesave për sistemin e drejtësisë qe janë ne dispozicion për qytetaret. PERMBAJTJA Faqe 1 Punetori per informim pulbik: maknizmat e ankesave per sistemin e drejtesise qe jane ne dispocicion per Qytetare. Faqe 2 Debate publike pas zgjedhore me Kryetaret e Komunave te Kosoves Faqe 3 ATRC themelon grupe avokuese joformale ne kater komuna te regjionit te Gjilanit Faqe 4 ATRC monitoron procesin e kthimit te te zhvendosurve nga vendet e treta. Rreth ATRCse “Brining out the advocate in everyone” THE ADVOCATE Gjatë muajit qershor, në kuadër të fushatës: Drejtësia dhe Qytetarët, ATRC organizoi serinë e dytë të Punëtorive për Informim Publik: Mekanizmat e ankesave për sistemin e drejtësisë që janë në dispozicion për qytetarët, në 10 komuna të Kosovës: Mitrovicë, Gjakovë, Prizren, Mamushë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Drenas, Gracanicë dhe Kamenicë.. Këto punëtori kanë pasur për qëllim që t’i informojnë të gjithë qytetarët për mekanizmat e ankesave në sistemin e drejtësisë, kundër gjyqtarëve, kundër gjyqtarëve porotë, kundër prokurorëve, kundër policisë, dhe kundër avokatëve. Në këto punëtori qytetarët patën rastin të informohen për mekanizmat ekzistues të ankesave në sistemin e drejtësisë dhe te bëjnë pyetje direkte përfaqësuesve nga: fushata: Drejtësia dhe Qytetarët, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Zyra e Prokurorit Disiplinor, Prokuroritë regjionale, Gjykatat Komunale, Gjykatat Komunale për Kundërvajtje, Avokatët e viktimave, Këshillat Lokale për Siguri në Komunitet, , Policia e Kosovës, etj. Qytetarëve gjatë këtyre takimeve ju shpërndanë edhe broshura me të cilat fushata Drejtësia dhe Qytetarët synon t’i informoi qytetarët se si të parashtrojnë ankesat për gjyqtarët, gjyqtarët porotë, prokurorët, policinë, dhe avokatët. Interesimi i lartë i qytetarëve për tu informuar në këtë fushë, dëshmoj me pjesëmarrje të lartë në të gjitha komunat. Disa pamje nga këto punëtori Gjakovë, 07. 06 2012 Gjilan, 26.06.2012
4

Avokuesi prill - qershor 2012 · 2018. 9. 22. · save per sistemin e drejtesise ... Gjakovë, 07. 06 2012 Gjilan, 26.06.2012 . ATRC në bashkëpunim me BIRN dhe GAP, gjatë muajve

Mar 05, 2021

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Avokuesi prill - qershor 2012 · 2018. 9. 22. · save per sistemin e drejtesise ... Gjakovë, 07. 06 2012 Gjilan, 26.06.2012 . ATRC në bashkëpunim me BIRN dhe GAP, gjatë muajve

Prill ‐ qershor 30, 2011 

 Informatorit: The Advocate, është publikim  i ATRC‐së,  i  cili  synon  të  informojë organizatat  joqeveritare, donatorët, mediat, përfaqësuesit e  insti‐tucioneve etj, për aktivitetet e zhvilluara në ATRC dhe nga partnerët e saj.  Shpresojmë dhe urojmë që publikimi do të jetë në funksion të informimit dhe koordinimit më  të mirë  të aktiviteteve në mes ATRC‐së dhe organizatave  të  tjera  joqeveritare në Kosovë. Publikimi është bërë  i mundur  falë gatishmërisë dhe vullnetit të stafit të ATRC‐së.   

Punëtori për informim publik: Mekanizmat e ankesave për sistemin e drejtësisë qe janë ne dispozicion për qytetaret.   

 

 

P E R M B A J T J A  

 

Faqe 1 

•   Punetori per informim pulbik: maknizmat e anke‐save per sistemin e drejtesise qe jane ne dispocicion per Qytetare.  

 

                    Faqe 2 

• Debate publike pas zgjedhore me Kryetaret e Komunave te Kosoves  

   

  Faqe 3 

• ATRC themelon grupe avokuese joformale ne kater komuna te regjionit te Gjilanit  

 

  Faqe 4 

• ATRC monitoron proce‐sin e kthimit te te zhven‐dosurve nga vendet e 

treta. 

• Rreth ATRC‐se  

 

 

 

“Brining out the advocate in everyone”  

THE ADVOCATE 

Gjatë  muajit  qershor,  në  kuadër  të  fushatës:  Drejtësia  dhe  Qytetarët,  ATRC organizoi serinë e dytë të Punëtorive për Informim Publik: Mekanizmat e ankesave për  sistemin  e  drejtësisë  që  janë  në  dispozicion  për  qytetarët,  në  10  komuna  të Kosovës:  Mitrovicë,  Gjakovë,  Prizren,  Mamushë,  Pejë,  Ferizaj,  Gjilan,  Drenas, Gracanicë dhe Kamenicë.. Këto punëtori kanë pasur për qëllim që t’i informojnë të gjithë  qytetarët  për  mekanizmat  e  ankesave  në  sistemin  e  drejtësisë,  kundër gjyqtarëve, kundër gjyqtarëve porotë, kundër prokurorëve, kundër policisë, dhe kundër avokatëve.  

Në këto punëtori qytetarët patën rastin të informohen për mekanizmat ekzistues të  ankesave në  sistemin  e drejtësisë dhe  te bëjnë pyetje direkte përfaqësuesve nga: fushata: Drejtësia  dhe Qytetarët, Këshilli Gjyqësor  i Kosovës, Zyra  e  Prokurorit Disiplinor,  Prokuroritë  regjionale,  Gjykatat  Komunale,  Gjykatat  Komunale  për Kundërvajtje, Avokatët  e viktimave, Këshillat Lokale për  Siguri në Komunitet,  , Policia  e  Kosovës,  etj.  Qytetarëve  gjatë  këtyre  takimeve  ju  shpërndanë  edhe broshura me të cilat fushata Drejtësia dhe Qytetarët synon t’i informoi qytetarët se si të parashtrojnë ankesat për gjyqtarët, gjyqtarët porotë, prokurorët, policinë, dhe avokatët.  

Interesimi  i  lartë  i  qytetarëve  për  tu  informuar  në  këtë  fushë,  dëshmoj  me pjesëmarrje të lartë në të gjitha komunat.   

Disa pamje nga këto punëtori 

Gjakovë, 07. 06 2012 Gjilan, 26.06.2012

Page 2: Avokuesi prill - qershor 2012 · 2018. 9. 22. · save per sistemin e drejtesise ... Gjakovë, 07. 06 2012 Gjilan, 26.06.2012 . ATRC në bashkëpunim me BIRN dhe GAP, gjatë muajve

ATRC në bashkëpunim me BIRN dhe GAP, gjatë muajve maj‐qershor, kanë organizuar debate pas zgjedhore me 32 kryetarët e 32 komunave të Kosovës.  

Qytetarë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, parti politike dhe media, pjesëmarrës në debatet publike, kanë patur rastin që të njihen me sukseset, të arriturat dhe sfidat në përmbushjen e premtimeve të dhëna nga kryetari i komunës së tyre, gjatë zgjedhjeve të fundit lokale. Ndër çështjet kryesore të diskutuara me kryetarët e komunave ishin: rezultatet e arritura në komuna, hapat kryesor në identifikimin dhe përfshirjen e nevojave dhe rekomandimeve të qytetarëve në buxhetin komunal dhe mekanizmat e komunikimit dhe konsultimit me qytetarë.   

Rreth 4,010 qytetarë, gjatë këtyre debateve kanë shfrytëzuar mundësinë që drejtpërsëdrejti të diskutojnë me kryetarin e komunës rreth problemeve dhe çështjeve me të cilat ata ballafaqohen. Problemet kryesore të ngritura nga qytetarët fokusoheshin më shumë rreth korrupsionit, ndërtimeve ilegale dhe papunësisë. 

Debatet e organizuara nga ATRC janë mbështetur nga FRIEDRICH EBERT STIFTUNG – FES. 

Debati publik ne komunen e Vitise Debati publik ne Komunen e Kamenices

Debati publik ne Komunen e Novo berdes Debati publik ne komunen e Lipjanit

DEBATE PUBLIKE PAS ZGJEDHORE ME KRYETARËT E KOMUNAVE  

Faqe 2 T H E   A D V O C A T E  

Page 3: Avokuesi prill - qershor 2012 · 2018. 9. 22. · save per sistemin e drejtesise ... Gjakovë, 07. 06 2012 Gjilan, 26.06.2012 . ATRC në bashkëpunim me BIRN dhe GAP, gjatë muajve

 

Si pjesë e projektit “Qytetarë aktiv‐komuna të përgjegjshme dhe transparente”, të mbështetur nga Olof Palme International Center, ATRC ka themeluar 20 grupe joformale avokuese në 4 komuna të regjionit të Gjilanit. Në secilën nga katër komunat: Gjilan, Viti, Kamenicë dhe Novobërdë janë themeluar nga pesë grupe avokuese. Qëllimi i themelimit të këtyre grupeve është ngritja e kapaciteteve avokuese të qytetarëve në inicimin e prakti‐kave të qëndrueshme dhe efektive në mes qytetarëve dhe komunave të tyre.  Gjatë muajve maj‐qershor ATRC ka organizuar punëtori dhe trajnime me përfaqësuesit e grupeve avokuese. Trajnimet janë fokusuar në dizajnimin e projekteve me iniciativë të komunitetit, përfshirjes së qytetarëve në fushatat avokuese, rolit të qytetarëve në qeverisjen lokale dhe mekanizmave ekzistues të përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse në nivel lokal.  ATRC do të vazhdoj me përkrahjen e grupeve avokuese si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në mes tyre dhe zyrtarëve komunal me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse.       Disa foto nga takimet e organizuara me perfaqesues te grupeve avokuese ne Komunen e Gjilanit.   

Faqe 3 

ATRC THEMELON GRUPE AVOKUESE JOFORMALE NE KATËR KOMUNA TË REGJIONIT TË GJILANIT  

Page 4: Avokuesi prill - qershor 2012 · 2018. 9. 22. · save per sistemin e drejtesise ... Gjakovë, 07. 06 2012 Gjilan, 26.06.2012 . ATRC në bashkëpunim me BIRN dhe GAP, gjatë muajve

ATRC në partneritet me UNHCR edhe gjatë këtij viti vazhdon me monitorimin e procesit të të kthyerve nga vendet e treta. ATRC aktualisht ka të angazhuar 4 monitorues në Aeroportin e Prishtinës, të cilët në koordinim të  ngushtë  me  Policinë  e  Kosovës,  përfaqësinë  e  UNHCR‐it  në  Kosovë  dhe  Aeroportin  e  Prishtinës, intervistojnë dhe grumbullojnë të dhënat e nevojshme për të gjitha rastet e kthimit të Kosovarëve nga vendet e treta, qoftë kthim vullnetar ose i detyruar. Të dhënat e grumbulluara ATRC në vazhdimësi i përcjell në zyrën qendrore të UNHCR‐it.   

 

PER ATRC‐ne  

 

MISIONI I ATRC‐së 

ATRC është organizatë kosovare, jo‐ftimprurëse e cila synon rritjen e pjesemarrjes së qytetareve në përgjithesi dhe shoqërise civile në veçanti në proceset vendimmarrëse përmes ofrimit të shërbimeve dhe bashkëpunimit aktiv me palët me  interes në vend dhe  jashtë tij si një nga kushtet themelore për një shoqëri të zhvilluar dhe demokratike.   

PROGRAMET KRYESORE TË ATRC 

1. Programi  i ngritjes së kapaciteteve,  i cili synon që përmes  trajnimeve dhe ofrimit  të konsulencave,  të rrisë kapacitetet  e  organizatave  joqeveritare  në  Kosovë  në  fushën  e  zhvillimit  të  përgjithshëm  organizativ, menaxhimit të projekteve, zhvillim të fushatave të suksesshme të avokimit etj. 

2. Programi i administrimit të granteve, i cili synon të ndihmoj organizatat joqeveritare lokale përmes granteve të vogla kryesisht në fushata avokimi në nivel lokal dhe nacional. 

3. Programi për Avokim, përmes projekteve të ndryshme ATRC synon të avokoj në institucione nacionale dhe lokale për probleme të ndryshme të cilat janë preokupim dhe brengë e qytetarëve në përgjithësi.  

4. Informimi, përmes të cilit ATRC synon të ofrojë informacione në mënyrë elektronike në ueb faqe, në lidhje me diskutimet publike dhe  tryeza  të  rrumbullakëta, ndërtimet e koalicioneve, ndërmjetësim partneriteti dhe bashkëpunimi. ATRC, gjithashtu në kuadër  të kësaj komponente ofron  librari me 1756  tituj  të ndryshëm, si: botime  për  çështjet  sociale,  politike  dhe  ekonomike  që  lidhen me  Kosovën  dhe  rajonin,  analiza,  studime, hulumtime dhe dokumente tjera me rëndësi mbi fushëveprimtarinë e organizatave joqeveritare në pergjithësi, të krijuara nga organizata joqeveritare brenda dhe jashtë Kosovës.  

 ADVOCACY TRAINING & RESOURCE CENTER ‐ ATRC 

RR. GAZMEND ZAJMI  NR.20 PRISHTINË,  PHONE/FAX: +381(0)38 244810 

E‐MAIL: info@advocacy‐center.org  

web page: www. advocacy‐center.org 

Faqe 4 

ATRC MONITORON PROCESIN E KTHIMIT TË TË ZHVENDOSURVE NGA VENDET 

T H E   A D V O C A T E