-
1
AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT
E DREJTA CIVILE, PENALE, LEGJISLACIONI TREGTAR DHE E
DREJTA E PUNËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
2016
Teza me përgjigje
SEKSIONI I PARË: PYETJE ME ALTERNATIVA ( 1 PIKË SECILA)
1. Personi juridik duhet të bëjë regjistrimin fillestar
brenda:
a) 15 ditësh nga data e themelimit;
b) 30 ditësh nga data e themelimit, por në cdo rast para nisjes
së veprimtarisë1 efektive;
c) 30 ditësh nga data e nisjes së veprimtarisë;
d) 20 ditësh nga data e nënshkrimit të kontributeve.
Përgjigja e saktë: alternativa ( b )
2. Cili nga pohimet e mëposhtëme është i vërtetë?
a) Kontributet e aksionarëve në një shoqëri aksionare mund të
jenë vetëm në para
b) Kontributet e aksionarëve në një shoqëri aksionare mund të
jenë në para, apo në natyrë;
c) Kontributet e aksionarëve mund të jenë në para, në natyrë dhe
në krah pune;
d) Kontributet e aksionarëve mund të jenë në para, në natyrë, në
punë dhe në shërbime.
Përgjigja e saktë: alternativa ( b )
3. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar shpërndan fitime vetem
kur: a) Aktivet e shoqërisë mbulojnë tërësisht detyrimet b) Vetem
kur aktivet e shoqërisë mbulojnë dyfishin e detyrimeve c) Vetem me
vendim unanim d) Përpara pagimit të dividentit
Përgjigja e saktë: alternativa ( a )
-
2
4. Shoqëria aksionare mund të ofrojë për emetim aksione me
vlerë: a) Më të vogël se vlera nominale b) Shoqëria nuk emeton
aksione c) Nuk ka rëndësi vlera e aksioneve të emetuara d) Asnjëra
nga alternativat më sipër
Përgjigja e saktë: alternativa ( d )
5. Likuiduesit nuk mund të shpërndajnë aktivet e mbetura përpara
përfundimit të afatit:
a) 3- mujor nga publikimi i thirrjes së dytë, drejtuar
kreditorëve, për të depozituar pretendimet e tyre
b) 6- mujor nga publikimi i thirrjes së dytë, drejtuar
kreditorëve, për të depozituar pretendimet e tyre
c) 3- mujor nga publikimi i thirrjes së parë, drejtuar
kreditorëve, për të depozituar pretendimet e tyre
d) 6- mujor nga publikimi i thirrjes së parë, drejtuar
kreditorëve, për të depozituar pretendimet e tyre
Përgjigja e saktë: alternativa ( a )
6. Të gjithë ortakët në shoqërinë kolektive janë të detyruar të
njoftojnë Qendrën Kombëtare
të Regjistrimit për regjistrim, në përputhje me nenin 43 të
ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 "Për
Qendrën Kombëtare të Regjistrimit", për:
a) aktet,
b) faktet e prishjes dhe largimit të ortakëve
c) nëse prishja bëhet me vendim gjykate
d) a+b
Përgjigja e saktë: alternativa ( d )
-
3
7. E drejta e parablerjes është:
a) E drejta e blerjes se sendit në kushte të njëjta nga anëtarët
e familjes. b) E drejta e blerjes se sendit në kushte të njëjta nga
personat në lidhje gjaku me vijë të
drejte me pronarin.
c) E drejta e blerjes se sendit në kushte të njëjta nga anëtarët
e familjes bujqësore. d) E drejta e blerjes se sendit në kushte të
njëjta nga bashkëpronarët e tjerë.
Përgjigja e saktë: alternativa ( d )
8. E drejta e pushimeve që nuk (jepen) merren parashkruhet
a) brenda gjashtë muajve që nga dita në të cilën punëmarrësit i
lind kjo e drejtë. b) brenda një viti që nga dita në të cilën
punëmarrësit i lind kjo e drejtë c) brenda dy vjetëve që nga dita
në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë d) brenda tre vjetëve
që nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë
Përgjigja e saktë: alternativa ( d )
9. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të
Parandalimit të Pastrimit të Parave emërohet për një periudhë:
a) 2-vjeçare, me të drejtë riemërimi; b) 3-vjeçare, pa të drejtë
riemërimi; c) 4-vjeçare, me të drejtë riemërimi; d) 5-vjeçare, pa
të drejtë riemërimi.
Përgjigja e saktë: alternativa ( c )
10. Mbyllja e procedurës së falimentimit vendoset nga: a)
Seksioni tregtar i gjykatës së rrethit; b) Mbledhja e kreditorëve,
c) Komiteti i kreditorëve; d) Debitori.
Përgjigja e saktë: alternativa ( a )
-
4
SEKSIONI I DYTË: KODI TREGTAR DHE QKR
1. Ligji për Regjistrimin e Biznesit ka lejuar mundësinë e
regjistrimit pa depozituar një
akt themelimi dhe statut të shoqërisë. Për cilat lloje shoqërish
lejohet një shmangie e
tillë, si procedohet me regjistrimin në këtë rast dhe cilat
dokumente vlerësohet se
zëvendësojnë aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë? (3
PIKE)
Përgjigja:
Shoqëritë kolektive, komandite dhe ato me përgjegjësi të
kufizuar (0.5 pikë) mund të
regjistrohen, gjithashtu, duke depozituar vetëm aplikimin për
regjistrim fillestar, (0.5 pikë)
të plotësuar me të gjitha të dhënat e detyrueshme, dokumentet e
identifikimit të anëtarëve
apo ortakëve (0.5 pikë) dhe duke nënshkruar deklaratën e posaçme
për njohjen,
pranimin dhe zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi, për
organizimin dhe funksionimin
e llojit të shoqërisë që regjistrohet. (0.5 pikë)
Në këtë rast, aplikimi për regjistrim fillestar dhe deklarata e
mësipërme, e nënshkruar sipas
rastit nga ortakët, anëtarët ose nga personat e autorizuar të
veprojnë në emër e për llogari të
tyre, zëvendëson aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë (1
pikë)
-
5
2. Cilat janë të drejtat dhe detyrimet e këshillit të
punëmarrësve në një shoqëri tregtare?
(4 PIKE)
Përgjigja:
Këshilli i punëmarrësve monitoron zbatimin e ligjeve, të
kontratave kolektive dhe
dispozitave të statutit dhe përfaqëson interesat e punëmarrësve
të shoqërisë. (1 pikë)
Këshilli merr pjesë në vendimmarrjen për shfrytëzimin e fondeve
të posaçme dhe të
aktiveve të tjera të shoqërisë, të parashikuara në kontratat
kolektive dhe në statut, si
dhe për shpërndarjen e pjesës së fitimeve, që asambleja e
përgjithshme vendos t'ia
shpërndajë punëmarrësve. (1 pikë)
Përfaqësuesi ligjor i shoqërisë e mban këshillin e punëmarrësve
të informuar për
veprimtaritë dhe ecurinë e shoqërisë tregtare e në mënyrë të
veçantë për efektet e politikat
e shoqërisë për kushtet e punës, pagat, sigurinë në punë,
ndarjen e mundshme të fitimeve,
ndryshimin e statusit, sistemin e pensioneve të shoqërisë,
ristrukturimin dhe
pjesëmarrjen e shoqërisë në shoqëri të tjera. (1 pikë)
Përfaqësuesi ligjor, me kërkesën e këshillit të punëmarrësve,
paraqet gjendjen e llogarive,
përfshirë llogaritë e konsoliduara, raportet për gjendjen e
ecurisë së veprimtarisë së
shoqërisë tregtare, raportet e këshillit mbikëqyrës apo të
ekspertëve kontabël të
autorizuar. (1 pikë)
Këshilli i punëmarrësve, gjithashtu, mund të informojë veten
drejtpërdrejt për performancën
e shoqërisë tregtare dhe të këqyrë librat e dokumentet e
shoqërisë, duke u dhënë mendime
dhe sugjerime organeve drejtuese. (1 pikë)
Këshilli i punëmarrësve i raporton asamblesë së punëmarrësve të
shoqërisë për
veprimtaritë e veta të paktën dy herë në vit ose sa herë e
kërkon shumica e
punëmarrësve. (1 pikë)
-
6
3. Çfarë thotë parimi i ndalimit të konkurrencës? Cilat janë
sanksionet që mund të
zbatohen në rast se ndonjëri prej ortakëve të shoqërisë e shkel
parimin e ndalimit të
konkurrencës? Cilat janë mjetet alternative që mund të përdorë
shoqëria në një rast të
tillë? (6 PIKE)
Përgjigja:
Ortakët e shoqërisë kolektive, ortakët e pakufizuar të shoqërisë
komandite, ortakët dhe
administratorët e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, si dhe
administratorët dhe anëtarët e këshillit të
administrimit të një shoqërie aksionare nuk mund të mbajnë një
pozicion drejtues apo të jenë të
punësuar në shoqëri të tjera, që ushtrojnë veprimtari në të
njëjtin sektor ekonomik me shoqërinë e
parë. Gjithashtu, këta persona nuk mund të mbajnë statusin e
tregtarit për të ushtruar veprimtari në
këtë sektor (3 pikë)
Nëse ndonjëri prej personave të përmendur në pikën 1 të këtij
neni shkel ndalimin e konkurrencës,
shoqëria mund:
a) ta përjashtojë atë nga shoqëria apo ta shkarkojë nga detyra;
(0.5 pikë)
b) të kërkojë ndërprerjen e veprimtarisë konkurruese; (0.5
pikë)
c) të ngrejë padi për shpërblimin e dëmit (0.5 pikë)
Shoqëria, si alternativë të ngritjes së padisë për shpërblimin e
dëmit, mund t'i kërkojë secilit prej
personave të përmendur në pikën 1 të këtij neni:
a) të pranojë se transaksionet e kryera për llogari të tij të
kalohen për llogari të shoqërisë; (0.5 pikë)
b) t'i transferojë shoqërisë të gjitha përfitimet që ka marrë
nga kryerja e veprimeve për llogari të
personave të tretë; (0.5 pikë)
c) t'i transferojë shoqërisë të gjitha të drejtat e kreditë, që
kanë rrjedhur nga kryerja e veprimeve për
llogari të personave të tretë. (0.5 pikë)
-
7
4. Cilat janë funksionet e QKR-së? (5 PIKE)
Përgjigja:
a) mban regjistrin tregtar; (0.5 pikë)
b) kryen regjistrimet në regjistrin tregtar; (0.5 pikë)
c) kryen regjistrimin e subjekteve, për qëllim të regjistrimit
fiskal, të sigurimeve shoqërore e
shëndetësore, si dhe inspektimit të marrëdhënieve të punës; (1
pikë)
ç) lëshon certifikata, ekstrakte të regjistrimeve dhe kopje të
vërtetuara të akteve, të
depozituara sipas përcaktimit të këtij ligji; (1 pikë)
d) publikon të dhënat e regjistrit të mbajtur, si dhe siguron
aksesin e lirë të publikut në to; (1
pikë)
dh) informon dhe këshillon për procedurat e regjistrimit. (1
pikë)
-
8
5. Cili është organi kompetent për zgjedhjen e Administratorit
në njëshoqëri aksionare? (3 PIKE)
Përgjigja:
Administratori i nje shoqerie aksionare zgjidhet nga Keshilli i
Administrimit (keshilli
mbikqyres).
Megjithate statuti mund te percaktoj te drejten e zgjedhjes se
administratorit nga ana e
Asamblese se Aksionereve.
-
9
6. Cili është numri i kuotave që mund të zotërojë një ortak në
njëshoqëri me përgjegjësi të kufizuar? (3 PIKE)
Përgjigja:
Nje ortak ne shoqerine me pergjegjesi te kufizuar mund te
zoteroj vetem nje kuote qe
perfaqeson perqindjen e zoteruar prej tij ne kapital.
-
10
7. Cilat janë mënyrat e zmadhimit të kapitalit? (4 PIKE)
Përgjigja:
Menyrat e zmadhimit te kapitalit jane:
- zmadhim i kapitalit me emetim te aksioneve te reja;
- zmadhim i kufizuar;
- zmadhim i autorizuar;
- zmadhim me aktive te shoqerise;
-
11
8. Cilat jane vendimet që mund të regjistrohen nëmënyrë të
veçantë në rastin kur
shoqëria zotërohet nga një ortak i vetëm?
Cila është pasoja e mosregjistrimit të tyre? (4 PIKE)
Përgjigja:
Shoqeria me ortak te vetem ka si detyrim te regjistroje ne
menyre te vecante vendimet qe
kane te bejne me:
a. Miratimin e pasqyrave financiare vjetore dhe te raporteve te
ecurise se veprimtarise;
b. Shperndarjen e fitimeve vjetore dhe mbulimin e humbjeve;
c. Investime;
d. Vendimet per riorganizimin dhe prishjen e shoqerise.
Nese keto vendime nuk regjistrohen ne regjistrin e vendimeve,
ato jane absolutisht te
pavlefshme.
-
12
9. Çfarë kuptojmë me të drejtë parablerje të aksioneve dhe në
cilat raste ushtrohet ajo?
(4 PIKE)
Përgjigja:
Me te drejte parablerje nenkuptojme te drejten qe kane
aksioneret e shoqerise per te qene te
paret ne lidhje me propozimin e nje aksioneri per te shitur
aksionet e tij. Kjo e drejte e
shitblerjes ushtrohet nese eshte parashikuar ne statut ne cdo
rast qe nje aksioner do te shese
aksionet e tij.
-
13
10. Cilat janë kushtet të cilat nëse ekzistojnë njëkohësisht një
individ nuk mund të zgjidhet si antar i këshillit të administrimit?
(5 PIKE)
Përgjigja:
Nje individ nuk mund te jete njekohesisht anetar i keshillit te
administrimit te nje shoqerie
aksionere nese:
a. Ai eshte anetar i keshillit te administrimit apo te keshillit
mbikqyres ne dy shoqeri
te tjera te regjistruara ne republiken e shqiperise; (2
pikë)
b. Eshte administrator i nje shoqerie meme ose i nje shoqerie te
kontrolluar te
shoqerise; (1 pikë)
c. Eshte administrator i nje shoqerie tjeter e cila ka si
administrator ose anetar te
keshillit te administrimit nje anetar te keshillit te
administrimit apo te keshillit
mbikqyres te shoqerise. (2 pikë)
-
14
11. Kur mund të likuidohet nëpërmjet një procedure të
përshpejtuar shoqëria tregtare?
(4 PIKE)
Përgjigja:
Vetëm, nëse kjo vendoset nga të gjithë ortakët apo aksionarët (2
pikë)
dhe kur këta deklarojnë përpara gjykatës përkatëse se të gjitha
detyrimet e shoqërisë ndaj
kreditorëve janë shlyer e janë rregulluar të gjitha marrëdhëniet
me punëmarrësit. (2 pikë)
-
15
12. Nga cili organ shpallet pavlefshmëria relative dhe cila
është pasoja në këtë rast?
(3 PIKE)
Përgjigja:
Pavlefshmëria relative shpallet nga gjykata (1 pikë)
Shpallja e pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë tregtare
nuk do të ketë si pasojë prishjen
e shoqërisë dhe hapjen e procedurave të likuidimit, nëse përpara
vendimit gjyqësor, rrethana
që shkakton pavlefshmërinë është korrigjuar, dhe ky korrigjim
është publikuar nga shoqëria
në regjistrin tregtar, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9723,
datë 3.5.2007, “Për Qendrën
Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar (2 pikë)
-
16
13. Cilat janë pasojat e regjistrimit të bashkimit të shoqërive
pranë Qendrës Kombëtare të
Regjistrimit? (6 PIKE)
Përgjigja:
a) ka pasojë kalimin te shoqëria përthithëse të të gjitha
aktiveve e pasiveve të shoqërisë që
përthithet. Ky transferim ka pasoja si në marrëdhëniet ndërmjet
shoqërive, ashtu edhe te palët e
treta; (2 pikë)
b) bën që aksionarët apo ortakët e shoqërisë së përthithur të
bëhen aksionarë apo ortakë të
shoqërisë përthithëse; (2 pikë)
c) bën që shoqëria që përthithet të vlerësohet e prishur, ndaj
çregjistrohet nga Qendra Kombëtare
e Regjistrimit, sipas seksionit V të ligjit nr.9723, datë
3.5.2007 "Për Qendrën Kombëtare të
Regjistrimit", pa kaluar në procesin e likuidimit. (2 pikë)
-
17
SEKSIONI I TRETË:
KODI CIVIL, KODI PENAL DHE PARANDALIMI PASTRIMIT TE PARAVE,
E
DREJTA E PUNES DHE FALIMENTIMI
1. Çfarë nënkuptoni me kusht penal? (3 PIKE)
Përgjigja:
Sipas Kodit Civil, palët për të siguruar ekzekutimin ose
ekzekutimin siç duhet të detyrimeve
mund të parashikojnë në kontratë pagimin e një shumë të hollash
ose kryerjen e një detyrimi
tjetër, për riparimin e dëmit ose për të nxitur ekzekutimin e
detyrimit.
Është me rëndësi të theksohet që pagimi kushtit penal nuk mund
të kërkohet në të njëjtën kohë
me ekzekutimin e detyrimit. Kushti Penal mund të paguhet pasi
detyrimi nuk ekzekutohet fare
ose nuk ekzekutohet në mënyrën e parashikuar nga kontrata.
Kur kushti penal është caktuar për rastin e mosekzekutimit të
detyrimit dhe debitori nuk
ekzekuton detyrimin e tij, kreditori ka të drejtë të kërkojë
pagimin e kushtit penal, si dhe
shpërblimin e pjesës së dëmit që kalon kushtin penal. Kur kushti
penal është caktuar për rastin e
ekzekutimit të detyrimit jo në mënyrën e duhur, dhe debitori nuk
e ka ekzekutuar detyrimin e tij
në mënyrën e duhur, kreditori ka të drejtë të kërkojë
ekzekutimin e detyrimit dhe pagimin e
kushtit penal, si dhe shpërblimin e pjesës së dëmit që kalon
kushtin penal.
Si alternative për paragrafin e mësipërm përgjigja mund të jetë
duke pasur si bazë idenë që
Kushti Penal është një mjet që siguron ekzekutimin e detyrimeve
dhe ka një natyrë ndëshkuese.
Ndërkohë, Kushti penal ndahet në kusht disiplinor, kushti penal
është caktuar për rastin e
mosekzekutimit të detyrimit, dhe kusht gjobor, kur kushti penal
është caktuar për rastin e
ekzekutimit të detyrimit jo në mënyrën e duhur.
Kur kushti penal është tepër i madh në krahasim me dëmin e
pësuar nga kreditori, gjykata me
kërkesën e debitorit mund të pakësojë kushtin disiplinor deri në
nivelin e dëmit të pësuar.
Marrëveshja për kushtin penal duhet të bëhet me shkresë,
pavarësisht nga madhësia e tij dhe nga
forma që kërkohet për kontratën kryesore. Pra kjo nënkupton që
mjafton të bëhet me shkresë të
thjeshtë dhe se forma e kërkuar me shkresë të thjeshtë
pavarësisht formës që kërkohet për
kontratën kryesore, parashikohet nga ligji vetëm për qëllime
provueshmëri.
-
18
2. Përcaktoni rrethin e sendeve të paluajtshme dhe parimin e
dallimit të tyre me ato të luajtshme. (6 PIKE)
Përgjigja:
Ndarja midis sendeve në të luajtshme dhe në të paluajtshme bëhet
duke pasur parasysh
lidhjen e tyre të vazhdueshme e të qëndrueshme më tokën.
Konkretisht, tek sendet e paluajtshme bëjnë pjesë toka, burimet
e rrjedhjet e ujërave, drurët,
ndërtesat, ndërtimet e tjera notuese të lidhura me tokën dhe çdo
gjë që është e trupëzuar në
mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme me tokën ose ndërtesën.
Përsa i përket drurëve
duhet sqaruar që ato janë të paluajtshme përsa kohë janë të
trupëzuara në mënyrë të
qëndrueshme me tokën. Një kriter tjetër është që nëse shkëputja
me tokën ndryshon
destinacionin e sendit, atëherë sendi bëhet send i luajtshëm.
P.sh. një drurë frutor qershie
është i paluajtshëm, por në momentin kur pritet ai kthehet vetëm
në një masë druri pra bëhet i
paluajtshëm pasi ndryshon edhe destinacioni i përdorimit të tij.
E njëjta gjë ndodh me një
anije përsa kohë qëndron në ujë me qëllim lundrimin është e
paluajtshme, por në momentin
kur ajo vendoset në tokë për të mos u kthyer më në lundrim, ajo
bëhet thjesht një mjet i
luajtshëm.
Nga kjo pikëpamje, të gjitha sendet e tjera, duke përfshirë edhe
çdo energji tjetër natyrore,
janë sende të luajtshme. Normat juridike mbi sendet e
paluajtshme zbatohen edhe ndaj të
drejtave reale që kanë si objekt sende të paluajtshme.
-
19
3. Cila është ana subjektive e figurës së veprës penal të
korrupsionit pasiv në sektorin privat? Neni 164/b i Kodit Penal. (5
PIKE)
Përgjigja:
Ana subjektive, kjo vepër penale bëhet me dashje direkte me
qëllim përfitimin e parregullt
ose të një premtimi të tillë për vetë ose për persona të tjerë,
ose pranimin e një ofertë ose
premtimi që vjen nga përftimi i parregullt, nga personi që
ushtron funksion drejtues ose
punon në çdo pozicion në sektorin privat për të kryer ose mos
kryer një veprim në
kundërshtim me detyrën ose funksionin e tij. Motivet që çojnë në
kryerjen e kësaj vepre
penale mund të jenë të ndryshme, por nuk ndikojnë në cilësimin
juridik të veprës penale.
Duhet theksuar që në rastin konkret, subjekti është një subjekt
i posaçëm i cili ka mundësi
objektive dhe subjektive për të realizuar kryerjen ose
moskryerjen e rregullt të detyrës në
përputhje me qëllimin e personit që realizon veprën penale të
korrupsionit aktiv pra të atij që
mundëson përmbushjen e qëllimit të kryerjes së kësaj vepre
penale. Kjo do të thotë që nëse
personi do të premtonte kryerjen ose mos kryerjen e një veprimi,
i cili nuk do të ishte pjesë e
detyrës funksionale të tij sipas përcaktimeve të normave
juridike të sektorit përkatës privat
dhe legjislacionit në fuqi, atëherë nuk do të ishim para kësaj
vepre penale, por përpara një
vepre tjetër. Kjo për arsye se kjo vepër penale ka si objekt
mbrojtjen e marrëdhënieve
shoqërore në fushën e sektorit privat për të garantuar
përmbushjen e rregullt të detyrës ose
funksionit nga drejtuesit ose punonjësit e tjerë të sektorit
privat.
-
20
4. Paga minimale, kushtet dhe institucioni që e përcakton atë (4
PIKË)
Përgjigja:
1. Paga minimale caktohet me vendim të Këshillit të
Ministrave.
2. Paga minimale përcaktohet në bazë:
a. të faktorëve ekonomikë, kërkesave të zhvillimit ekonomik dhe
zvogëlimit të papunësisë, rritjes
së prodhimit;
b. të nevojave të punëmarrësve dhe familjeve të tyre, duke pasur
parasysh nivelin e përgjithshëm
të jetesës së punëmarrësve në vend, të ardhurat e përfituara nga
sigurimet shoqërore dhe nivelet e
jetesës së grupeve të ndryshme shoqërore.
3. Këshilli i Ministrave mund të caktojë një pagë minimale më të
ulët për të lehtësuar futjen e të
rinjve në tregun e punës.
-
21
5. Cilat janë degët e sigurimeve të cilat iu paguajnë të ardhura
në para personave përfitues: (5 PIKË)
Përgjigja:
a) dega e sigurimit të sëmundjes;
b) dega e sigurimit të barrëlindjes;
c) dega e sigurimeve të pensioneve;
ç) dega e sigurimit të aksidenteve dhe sëmundjeve
profesionale;
d) dega e sigurimit të papunësisë
-
22
6. Çfarë kuptoni me termin “Procedura njihe klientin tënd”, të
përdorur në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe
financimit të terrorizmit”? (4 PIKË)
Përgjigja:
Procedura njihe klientin tënd” nënkupton një sërë rregullash, të
përdoruara nga institucionet
financiare (1 pikë), që kanë të bëjnë me politikat e pranimit (1
pikë) e të identifikimit të
klientit (1 pikë) dhe administrimit të riskut të tyre (1
pikë).
-
23
7. Çfarë mund të vendosë seksioni tregtar i gjykatës së rrethit
mbasi ka shqyrtuar kërkesën për hapjen e procedurës së
falimentimit? (3 PIKE)
Përgjigja:
Seksioni tregtar i gjykatës së rrethit vendos:
a) rrëzimin e kërkesës për mungesë të shkakut ligjor për hapjen
e procedurës së
falimentimit. (1 pikë)
b) rrëzimin e kërkesës për shkak të pamjaftueshmërisë së
pasurive të debitorit për të
mbuluar shpenzimet e procedurës së falimentimit. (1 pikë)
c) pranimin e kërkesës dhe hapjen e procedurës së falimentimit.
(1 pikë)
-
24
8. Mund të bëhet ankim kundër vendimit të seksionit tregtar të
gjykatës së rrethit për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për hapjen
e procedurës së falimentimit? Nëse po,
kush legjitimohet për të bërë ankimin? (3 PIKE)
Përgjigja:
Po. (1 pikë) Kundër vendimit të seksionit tregtar të gjykatës së
rrethit për pranimin ose
rrëzimin e kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit mund
të bëhet ankim i veçantë
nga debitori (1 pikë) ose kërkuesi për hapjen e procedurës së
falimentimit (1 pikë) .
-
25
9. Kush e financon krijimin dhe funksionimin e Agjencisë së
Mbikqyrjes së Falimentimit? (3 PIKE)
Përgjigja:
Burimet financiare për krijimin dhe funksionimin e Agjencisë
sigurohen nga Buxheti i Shtetit
(1,5 pikë), si dhe nga tarifat e realizuara nga veprimtaria e
saj (1,5 pikë).