Top Banner
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Gjakovë Fakulteti i Filologjisë Dega: Letërsi shqipe ROMANI DR. GJILPËRAAUTORI: FAIK KONICA PUNIM DIPLOME Mentor: Kandidatja: Prof. Ass. Dr. Kamber Kamberi Albulena Hajdari Gjakovë, Janar 2018
41

AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

Feb 10, 2020

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” GjakovëFakulteti i Filologjisë

Dega: Letërsi shqipe

ROMANI “DR. GJILPËRA”

AUTORI: FAIK KONICA

PUNIM DIPLOME

Mentor: Kandidatja:Prof. Ass. Dr. Kamber Kamberi Albulena Hajdari

Gjakovë, Janar 2018

Page 2: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

2

Përmbajtja

- Abstrakt---------------------------------------------------------------------------------------- 3

- Metodologjia dhe struktura e punimit------------------------------------------------------4

1. HYRJA---------------------------------------------------------------------------------------- 5

1.1. Tekstet pa kontekste----------------------------------------------------------------- 6

1.2. Personazhi-------------------------------------------------------------------------- 7

1.3. Vepra e autorit-------------------------------------------------------------------- 8

2. VEPRIMTARIA E KONICËS----------------------------------------------------------- 9

2.1. Veçantia e diskursit------------------------------------------------------------------11

2.2. Shpesh errësira të jep mundësinë të jetosh në harmoni me mungesat e tua--12

2.3. Doktor Gjilpëra rikthehet ne Tiranë----------------------------------------------- 13

2.4. Subjekti--------------------------------------------------------------------------------15

2.5. Doktor gjilpëra zbulon rrënjët e dramës se mamurasit------------------------- 15

2.6. Kompozicioni i veprës letrare------------------------------------------------------25

2.7. Prozë dhe kritikë--------------------------------------------------------------------- 27

2.8. Përfundimi---------------------------------------------------------------------------- 39

- Literatura---------------------------------------------------------------------------------------40

Page 3: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

3

ABSTRAKT

shqipe e përbashkët, si tregues i identitetit kulturor dhe kombëtar, kishte nevojë të

përpunohej, në mënyrë që të krijonte një sistem të qëndrueshëm për t’u kristalizuar në të

gjitha hallkat kryesorë të strukturës fonetike, gramatikore e leksikore. Në njësimin e saj

ndihmuan shumë përpjekjet e gjuhëtarëve, shkrimtarëve, mësuesve etj. për të përdorur në

shkrim dhe në të folur një gjuhë të përbashkët. Me zgjidhjen e çështjes së alfabetit në

Kongresin e Manastirit, problemi i njësimit të gjuhës letrare u kthye në një shqetësim kryesor

për shumë gjuhëtarë, të cilët ishin të vetëdijshëm për situatën e vështirë ku ndodhej shqipja, si

një gjuhë e zhvilluar me ritme shumë të ngadalta dhe e pa lëvruar.

Vetë Faik Konica në shkrimet e tij iu përmbajt në përgjithësi idesë së një gjuhe letrare të

përbashkët, të përftuar nga përzierja e dy dialekteve, toskërishtes dhe gegërishtes. Ndër

dialektet e të folmet e gjuhës shqipe, Konica e shihte elbasanishten, për nga shkalla e

pastërtisë, si të përshtatshme për t’u vënë në bazë të letrarishtes, por më pas ai do të dilte

kundër kësaj ideje, me argumentin se kjo e folme nuk ishte e njësuar, për shkak të popullsisë

së përzier që e fliste. Ndërsa në vitin 1922, në një artikull botuar te gazeta Posta e Korçës, ai

do të dilte në mbrojtje të toskërishtes, duke e cilësuar atë si gjuha klasike e Shqipërisë, një

qëndrim ky që kundërshtonte idenë e tij për një gjuhë që do të ngjizej nga përzierja e

dialekteve.

Page 4: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

4

METODOLOGJIA DHE STRUKTURA E PUNIMIT

Dr. Gjilpëra është kryevepra në prozë e Faik Konicës, kjo vepër kryesisht merret me

portretimin dituor, moral e shpirtëror të protagonistit Dr. Gjilpëra dhe të raportit të tij kërkues

në ambientet shqiptare të viteve njëzet e me njerëzit e kohës. Vepra ndahet në dy pjesë. Në

pjesën e parë merret me përshkrimin e personazhit gjatë kohës së formimit të tij dituor e

shpirtëror në studime jashtë Shqipërisë, kurse në pjesën e dytë me rikthimin dhe zbulimet e

kërkimet e tij në jetën e aktualitetit shqiptar të kohës. Pra ne konkretisht do të sqarojmë

krijimin e personazhit të Dr. Gjilpërës jetën e tij jashtë Shqipërisë, kthimin e tij, gjendjen e

Shqipërisë në vitet e njëzeta (gjatë kohës që flitet në roman) raportet me personzhet dhe me

mënyrën se si Dr. Gjipëra mundohet ta kuptoj realitetin e ashpër shqiptar të kohës.

Page 5: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

5

1. HYRJA

Autori i përzgjedhur për këtë studim është Faik Konica. Përzgjedhja është e

motivueshme, ngase, hulumtimi i fenomeneve që e karkterizon këtë zhanër, nisi me autorët

që njëherësh janë dhe të parët që kanë sprovuar këtë tipologji shkrimi. Duhet të theksohet se

ky autorë vlerësohen për kontributin e tij letrar, për shkak se në korpusin e letërsisë shqipe ka

lënë vepra me vlerë. Tashmë ai është pjesë e ndritur e traditës letrare moderne dhe njihet edhe

si individualitet letrarë që ka sjellë veçanti në pikëpamje të formës dhe përmbajtjes në prozën

letrare. Forma e parrahur letrare deri atëherë, proza poetike, është njëra ndër prurjet që të

parët, ia sollën kësaj letërsie.

Faik Konica është shembulli i shkrimtarit modern, që krijon në një kulture tradicionale.

Modeli i shkrimtarit të tij kritik do të bëhet më vonë model dominant në kulturën e në

letërsinë shqipe.

Në kryeveprën “Dr.Gjilpëra” zbulon rrënjë e dramës së Mamurrasit (1924) shfaq idetë

për shoqërinë shqiptare duke krijuar një personazh autobiografik sepse përmbledh ide që janë

të autorit, këtu kemi të bëjmë me vitet e njëzeta.

Në veprën e Konicës, Dr. Gjilpëra është një mendimtar që i pëlqen “qytetarët e botës”,

Sokratin e Gëten, dhe dëshiron t’u ngjajë atyre. “Këta të dytë ndejtën e vepruan në vendet e

tyre”.

Kjo mënyrë e të menduarit, ashtu si dhe ëndrra për Shqipërinë, e bëjnë që të vëndos për

t’u kthyer. Dr. Gjilpëra veprimin e vet e karakterizon si ëndërr të shkëputej nga rrethi i

qyetëruar dhe të vente në një vend ku dija dukej shumë larg njërzimit dhe të ballafaqohëj me

një mentalitet krejt ndryshe dhe kundër mendimit të tij.

Dr. Gjilpëra është heroi i parë intelektual në prozën artistike shqipe.

Karakterin e shkrimtarit kritik Konica e shfaq sidomos në kritikën letrare te Albania, ai është

themelues i kritikës shqipe dhe shkrimtar që mbron tezen se kritika është subjektive.

Faik Konica e paraqiti kulturën shqiptare në botën perëndimore.1

Arshi Pipa, Revista“Jeta e Re”, nr. 3, Prishtinë, 1995, f. 4

Page 6: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

6

1.1. Tekstet pa kontekste

Modernitetit universal ia njohim meritën autentike të fenomenit të tekstit pa kontekst,

d.m.th. të tekstit pa mimezë. Tekstet e tilla e provojnë fenomenin universal të teksteve në

jetën e tyre të brendshme, të identifikueshme me kodet e vogla e shpërthimet e mëdha

autoriale. Moderniteti i dha rrugë ikjes nga kontekstet edhe në letërsinë shqipe, meqë nisi dhe

u shtri si ikje nga ideologemat e mëdha, qoftë të religjionit, qoftë të nacionit. Politika humbi

ngjyrat dhe i lëshoi vend poetikës, mësimet u bënë rrëfime të dhimbjeve personale, pastaj të

ideve e të filozofive të përthyera në individin, në formimin e në kulturën e tij.

Shenjat e zbulesës së parë (të krijimit) dhe të zbulesës së dytë (të leximit) në modernitetin

shqiptar provohen me autorë si Konica, për ta provuar edhe me krijues të tillë se shenjat

shkojnë përtej tyre, në veprat e mëdha të epokës, që do të thotë në veprat përfaqësuese.

Faik Konica e lexoi jetën e gjallë shqiptare si evropian i kulturës, në vargun e gjatë të

zbulimeve të kodeve të ekzistencës e të sjelljes, që do të thotë të trashëgimisë në

bashkëkohësi dhe projektoi portretin e ri të shqiptarit e dha shenjat e etnosit shqiptar. Në

parodinë e tij e ktheu përmbys bashkëkohësinë, ndërsa kritikën e tha si projeksion për sot e

për nesër. Konica u bë kritiku i madh social i shqiptarëve, themeluesi i kritikës letrare shqipe,

kreu i letërsisë kritike. Të gjitha këto zbulesa të një autori të modernitetit, por zbulesa e

madhe e tij është diskursi kritik, që kap cepat e veprës së tij dhe që himnin e kthen në kritikë

e racionalitet edhe në faqet më të rralla të fiksionit. Konica e provon fort se zbulesa e

modernitetit është vetëdije letrare e kulturore, e projektuar edhe te diskurset sociale.

Diskursi modern shqiptar u hap si diskurs kritik dhe u maturua si gjuhë atributive, qoftë

kur u lidh në referencialitet e mimetikë të fortë me jetën, qoftë kur u hap në ligjërim

emocionesh e fiksionesh paskaj. Diskursi atributiv e zbulon autorin në çdo shenjë, në figurë e

struktura, në ide e mendime, që lidhen në botëkuptime për etnosit. Konica është autorë

atributiv me diskurset e tij apo me literaturën e shenjave autobiografike. Në variantin e parë

ata i thotë diskursi, në të dytin jeta bëhet intertekst, që do të thotë tekst, i cili kërkon të

lexohet përtej vetes, në psikiken e autorit, në jetën apo në kulturën e tij. Vetë kapërcimi tek

autori si objekt, është kapërcim te një kod i vogël letrar, në frymën në të cilën i konceptojmë

kodet në këtë tekst.

Konica bën kritikë dhe kjo do të thotë që ai shkruan literaturë të ideve; kur ato janë

autoriale, diskursi bëhet atributiv. Poradeci vajton për të gjitha dramat e personës, për

Page 7: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

7

dhimbjen universale të dashurisë apo për dhimbjen personale të humbjes, kur vetë është kod i

veprës, gjenezë e emocionit e zbulues i figurës, temë e gjuhë, për ta bërë veprën ekzistencë e

identitet të tij. Koliqi i thotë idetë në rrëfime situatash dhe hap karakteret kur përshkruan

psikiken, por në kulm e në fund të krijimtarisë e kërkon dhe e zbulon veten në veprën letrare,

në raporte identifikimi total.2

1.2. Personazhi

Trajta klasike (latine) për personazhet, paradoksalisht e shenjon pesonazhin letrar

modern, të veçuar si karakter/person, që do të thotë si individualitet. Kështu shenjohet kthimi

i modernitetit nga individi dhe psikikja, që përfaqësohen në personazhe të dhëna si

sensibilitete, karakter e veprim, për ta provuar personin së brendshmi dhe personin në situatë,

kur sprovohen fort sensibilitetet e karakteri. Personazhi bëhet shenjë subjektiviteti, kur

veprat, çfarë është tipike për modernitetin, shfaqin shenja të forta autobiografike apo

maturohen si letërsi autobiografike. Përfundimisht, personazhi është trajtë për kodet e vogla

të individit përballë kodeve të mëdha të kolektivitetit/societetit. Personazhet në veprat e

autorëve modernë shqiptarë i provojnë shenjat universale të modernitetit dhe përthyen në

shenja të poetikave moderne shqipe. Në një evidencë nistore, subjektiviteti provohet te

personazhi më i njohur i Konicës, Dr. Gjilpëra, po shenjohet fort me Plugun e Katër Përralla

nga Zullulandi (1922), shenjat autobiografike dhe idetë e autorit me personazhet e Koliqit;

personazhi në situata që sprovojnë karakterin me studentin e Migjenit; ndërsa, uni i fortë lirik

e modern - me veprën e Poradecit, i shkrirë në figurë e varg, frazë e strofë, tekst e cikle

poetike, madje në vepër e vepra. Personazhe të autorëve modernë i lidh profili i tyre: Dr.

Gjëlpëra - mjek, Hilush Vilza - poet, Nushi - student, të gjitha shenja të intelektualit të ri

përballë jetës së trashëguar shqiptare. Dr. Gjilpëra njohet si personazhi i hershëm intelektual

në letërsinë shqipe dhe ky është një përcaktim profili që shenjon veprimet e tij. Dr. Gjëlpëra

kërkon, ndërsa kërkimi do njohje; ai kritikon, kritika do njohje; ai projekton zgjidhje,

zgjidhjet duan njohje e kritikë bashkë; këto janë kategori të një personazhi të shenjës

racionaliste e të veprimeve iluministe, që do të thotë të një personazhi të rrënjëve të

modernitetit. I pasuruar me subjektivitetin dhe idetë e autorit e të veprës, ai bëhet personazh i

degëve të modernitetit. Profili i tillë e veprimet e personazhit të kësaj shenje së pari

manifestohen në diskursin e tij e maturohet me idetë për natyrën dhe jetën shqiptare, madje

për jetën politike shqiptare. Kërkimi e zbulimi janë shenja të modernitetit letrar e kulturor,

madje të modernitetit social, të cilin e projekton dhe e propozon Konica. Ndërsa, Hilush

2 Astrit Salihu, Revista “Thema”, nr. 11, , 1993, f. 115.

Page 8: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

8

Vilza personazh e pesudonim i Koliqit është intelektuali tjetër i prozës moderne shqipe që

provohet me jetën e gjallë shqiptare, përmjet projeksioneve të tij e zbulesave të saj, ndërsa

zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit,

iluminist, si Doda i novelës Gjaku apo si, shumë më vonë, Jorgji i romanit Shija e bukes së

mrûme (1960), që projekton jetën moderne të shqiptarëve, të lidhur me kulturën që rritet si

degë e re e traditës etnike dhe e autentikes. Por, jeta e gjallë është shumë më e gjerë se

projeksionet e tyre, më e ashpër, e lidhur në interesa pa ideale dhe e mbuluar nga hipokrizia.

Këto i zbulon për vete dhe i shenjon për ne Hilushi i novelës Tregtar flamujsh, kur përballen

idealisti e tregtari, kur flamuri i idealit bëhet leckë/plaçkë fitimi e tregtarit. Në fund apo në

fillim, personazhi ndeshet me kolektiven dhe e provon se si thyhen idealet dhe se sa i vështirë

është moderniteti kulturor e social i shqiptarëve.3

1.3. Vepra e autorit

Novela Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit (1924) e Konicës, që në titull

e shenjon kërkimin e zbulimin, për ta shenjuar fabulën, madje dhe rezultatin e kërkimit:

zbulimin e rrënjëve të dramës së Mamurrasit. Por, zbulesa e Konicës nis me substantivin Dr.

Gjilpëra, që merr bashkë shenjat e karakterit të personazhit si zhbirues e zbulues dhe lidhjen e

të gjitha akteve të rrëfimit me heroin intelektual. Një hero letrar si ky i Konicës, zbulohet me

gjuhën e tij, sa me sjelljen, ndërsa bashkë shenjojnë personën dhe idetë që hapen si ide të

autorit, derisa personazhi bëhet (s)provues i tyre. Të gjitha këto, gjuha atributive, sjellja

atributive dhe idetë autoriale janë shenja të një vepre moderne, që thuret pa neutralitet me

autorin, madje e përfaqëson atë deri në fund. Me këto shenja, Dr. Gjëlpëra personazhi e Dr.

Gjilpëra… vepra e mbajnë dhe e japin Konicën si gjuhë e sjellje, pra si diskurs, kritikën e tij

kulturore e sociale, idetë e projeksionet e tij për jetën shqiptare, të lidhura me modelin

kulturor që përfaqëson e propozon ai. Një dijetar kritik është një dijetar veprues e korrektues,

por një dijetar i kulturës evropiane si heroi i Konicës (e vetë Konica) kërkon shpëtimin në

traditën e vendit, në njerëzit e vendit, në autentiken. I lexuar në rrafsh idesh, ky diskurs e njeh

traditën si identitet e bashkëkohësinë si bijë të saj, si degë të re të trungut të vjetër, në trajtën

që më vonë Koliqi do ta thotë me veprën diskursive e do ta provojë me veprën letrare.

Ndërsa, i parë si shenjim, që më vonë bëhet mësim, Konica e njeh shërimin me rrënjë te

kritika, ndërsa kritika ka rrënjët te njohja. E rimarrë në diskurs anticipues, Dr. Gjëlpëra… do

3 Alfred Uçi, Estetika e Groteskut, Libri IV, “Nobël”, Tiranë, 2001, f. 3.

Page 9: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

9

njohje, kritikë e transformim, diskurs ky i njohur i modernitetit, me rrënjë në racionalitet e

racionalizëm, kur transforimimi është akt iluminues.4

2. Veprimtaria e Konicës

Roli i Konicës duhet parë edhe si pasurues i kulturës kombëtare, si pubicist, si gjuhëtar e

letrar, si historian, etnograf etj. Si historian, ai do të sillte ndihmesa të reja në pasurimin e

tezave të autoktonisë së shqiptarëve, të trashëgimisë ilire të popullit tonë, të traditës së tij

shtetformuese, të rolit të epopesë skënderbejane etj. Si "princi i gjuhës shqipe", ai do të jepte

ndihmesë të madhe edhe në formimin e gjuhës letrare shqipe. Por është pikërisht problemi

kombëtar që ndikoi në parashtrimin prej tij të alternativave të veçanta për ecurinë dhe rrugët e

zhvillimeve demokratike në Shqipëri në këto vite. Duke qenë shtet i gjymtuar përsa i përket

tërësisë territoriale, Konica besonte se, shqiptarët nuk e kishin atë liri që të provonin, që të

bënin ndryshime për shkak të rrezikut të madh të jashtëm.5

Në vitet 1925-1939, ai do t'i kushtonte përsëri vëmendje çështjes së feve dhe klerit në

Shqipëri, raporteve të tyre me shtetin dhe rolin e tyre si fe dhe jo si "axhensi politike". Me

vlerë të posaçme është vlerësimi që i bën ai rolit të shqiptarëve katolikë në lëvizjen

kombëtare shqiptare. Bashkëkohësit e Konicës, miq dhe kundërshtarë, do ta vlerësonin lart

personalitetin për potencialin dhe rrezatimin e tij në kulturën shqiptare.Në lëmin e krijmtarisë

së mirëfilltë letrare, penës së Faik Konicës i përkasin disa proza poetike, të cilat

karakterizohen nga kulti i formës së kulluar artistike. Por vepra letrare artistike më e

rëndësishme është novela, “Doktor Gjilpëra që zbulon rrënjet e dramës së Mamurrasit”,

botuar si nënfletë në gazetën "Dielli". Në të kritikoi prapambetjen e jetës shoqërore dhe

shpirtërore të vendit. Faik Konica ishte gjithashtu një nga nismëtarët e kritikës letrare. Ai vuri

në dukje përparimin e poezisë shqiptare në veprën e Naimit dhe të De Radës, çmoi Asdrenin,

Çajupin etj. Faik Konica, la edhe përkthime mes të cilave disa përralla nga "Njëmijë e një

netë", që u botuan në librin "Nën hijen e hurmave". Faik Konica lindi më 15 mars 1876 në

4 Alfred Uçi, Estetika e Groteskut, Libri IV “Nobël”, Tiranë, 2001, f. 9.5 “Katër përralla nga Zullulandi”, përgaditur nga N. Jorgaqi dhe Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1983, f.263.

Page 10: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

10

Konicë; vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942. Rrjedh nga një familje e vjetër feudale.

Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Mësoi në Shkodër,

Konstadinopojë, Francë dhe SHBA. Ishte bir i derës së famshme të bejlerëve të Konicës. Nga

e ëma binte gjak me Ali Pashë Tepelenën edhe pse vetë kurrë nuk e ka pohuar. Fliste

frëngjishte të kulluar. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer

pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Më

1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SHBA me medalje ari, ndërkohë

që është cilësuar nga miqtë e tij si "biblioteka lëvizëse". Fitoi disa konkurse, duke u nderuar

me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me

veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit"

(1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë

politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë.

E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo

propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare,

historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më 1909 Konica, si u mbyll revista "Albania" në

Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SHBA ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas

gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet

sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të

lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA, do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes

kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u

mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh

kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur

diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Në 1921 u kthye në SHBA,

ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen

demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe

"Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e Ahmet Zogut

në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA. Ministër i oborrit

mbretëror në SHBA (përfaqësues i Shqipërisë), Konica ishte një pianist i shkëlqyer dhe një

shkrimtar gjenial. Ai mbahet si krijuesi i prozës moderne shqipe. Çdo krijues i letërsisë

shqiptare që vjen pas tij mund vetëm të quhet nxënës i tij. Faik Konica është një nga

personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe

estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në

lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti

artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë

Page 11: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

11

kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara

ideoartistike.6

2.1. Veçantia e diskursit

Shumë nga veprat e tij Faik Konica nuk i ka mbaruar. Nuk dihet me saktësi pse-ja e këtij

fakti. Nga njëra anë, duket e qëllimtë, ndërsa nga ana tjetër duket sikur i ka munguar koha t’u

shkojë deri në fund, edhe pse në letërsi nuk mund të ketë vepra të pambaruara në kuptimin

figurativ te fjalës. Veprat e Konices janë herë të lena përgjysëm e herë të përfunduara, por

edhe atëherë, fatkeqësisht Konica nguron të na tregojë fundin e mirëfilltë të tyre.7Them

“fatkeqësisht” sepse në një vepër si Doktor Gjilpëra, të cilën vetë Konica e quan Përrallë pasi

e tillë duhej të tingëllonte në veshët e atyre që nuk e njihnin Shqipërin, përdorimi i zgjuarsis

së ironikes dhe zgjuarsis ironike koniciane na rrefejne dicka shumë të rëndësishme dhe të

kobshme mbi shqipëtarët dhe në vecanti mbi udhëheqësit e tyre, dicka që profeti Konica

donte me çdo kusht të na përcillte.Me anë të kësaj vepre dhe disa të tjerave të pambaruara

qëllimisht të lëna ashtu, duket sikur do të na thotë se shumë nga veset dhe jovlerat qe

korruptojne shpirtin e njeriut sic jane vullneti për pushtet (i keq), padituria e qellimshme, të

keqedukuarit apo të mosedukuarit, varfëria e qëllimshme, dhe shumë të liga të tjera, pjesa me

madhe e e te cilave jane rrjedhoje e prapambetjes arsimore, shoqerore dhe ekonomike, e

gjithashtu e te kapurit fort pas traditave dhe rregullave konservatore, nuk do ti shqiteshin fort

kollaj shqiptarit.Kush lexon Doktor Gjilpërën dhe ndalet ne marrëdhëniet shoqërore dhe

politike aktuale që qeverisin realitetin shqiptar kupton se gjërat nuk kanë ndryshuar aspak që

nga periudha e pasluftës. Kupton gjithashtu se ai realitet i at’hershem në të cilin pati hasur

Konica nuk do ndryshonte aq lehtë dhe që ai qëllimisht i le veprat e tij të pambaruara për te

na bere te ditur se si do rridhte historia e shqiptarëve.

Rruga drejtë përparimit kulturor dhe zhvillimit shoqeror ne tërësi për Konicen është e

vështire dhe e mundimshme, është e mbushur plot me pengesa, ndaj ai popull që i futet kësaj

rruge arrin në fund, nësë arrin, ka per te qene tepër i lodhur dhe i rraskapitur. Këtë të vërtete

6“Katër përralla nga Zullulandi”, përgaditur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 263.7Sabri Hamiti, Vepër letrare 8, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003, f. 243.

Page 12: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

12

historike Konica e dinte shume mirë. Shqiptaret nuk i ishin futur kurrë asaj rruge të vështire

dhe të lodhshme dhe dukej sikur nuk kishin ndërmënd ti futeshin për shume kohe. Shqiptaret

kishin zgjedhur lehtësine dhe sigurinë e të jetuarit në errësirë kundrejte veshtirësisë dhe

mundimit të se kerkuarit të dijes, emancipimit njerezor dhe shkaqeve reale të fenomeneve.8

2.2. Shpesh errësira të jep mundësinë të jetosh në harmoni me mungesat

e tua

Dr. Gjilpëra flet, flet pa pushim, kërkon të përcjelle dijet e tij, dëshiron tu shërbeje të

tjereve, popullit te tij. Ai flet me policet, me Zylfikar agen, me Dr. Emrullahun dhe me Dr.

Protegoras Dhalla edhe pse percjellja e mendimit tek ata është e pamunudur. Këta personazhe

janë mishërimi i nivelit të kultures dhe dijes së shqipëtarëve të vitëve njëzet. Dialogjet mes

tyre lexohen dhe vetëm mund të imagjinohen nëpër përralla.

Vjen nje çast që Konica lodhet duke shkruajtur te vertetat mbi atë që shikon dhe dëgjon,

mërzitet sepse kupton realitetin ku vepron dhe kështu dorezohet e lë çdo gjë. Konica do kish

dashur te mos lodhej kurre duke u përpjekur, duke percjelle dijen e tij, ashtu sikurse Doktor

Gjilpëra te mos lodhej kurrë me veprën e tij humaniste dhe iluministe. Por nëse dija e ka një

kufi, injoranca nuk e ka një të tillë….

Një shëmbull i dhimbshem i vazhdimsisë së profecisë së tij mbi Shqiperine dhe

shqiptaret gjëndet në këtë pjesë të shkëputur nga Doktor Gjilpëra:

2.3. Doktor Gjilpëra rikthehet ne Tiranë

Zoti doktor,- tha polici,- duhet ,e para e penës,të kuptoni mire dy gjëra për të bere penë në

Shqipëri: E para është, që ketu hiçnjeri s’merr ryshfete.”

“Atë e kuptova”, tha doktori.

“E dyta gjë” vazhdoi polici “është që ketu të gjithe duan dhurata”.

Dhe dhurata me rryshfetin kanë një ndryshim, tha doktori.

“Shumë ndryshim,-vazhdoi polici. - Tani, zoti doktor, në nje vend ku asnjeri s’ben kabull të

marre ryshfete,po të gjithe presin dhurata,si i behet halli atij që ka hall? T’u japesh të

gjitheve është e pamundur.të mos u japesh hiçnjeriu, është marrezi,se ahere jo vetëm

s’mbaron dot penën tënde po të vënë dhe pengime.

8 Nasho Joragaqi, Estetika e fjalës shqipe, “Onufri”, Tiranë, 1996, f. 13.

Page 13: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

13

Fjala vjen të ndalojnë të gjesh shtëpi; ka shumë shtëpi të zbrazura në Tiranë, po s’t’i japin.

Ti ,axhami, s’merr vesh pse: Para ke,njeri i mire je, po s’ta vënë veshin.

Të kenda të gjesh gjëra taze për të ngrënë, nuk t’i shesin, ose që të flasim më’ drejtë, nuk të

lënë të të afrohen njerezit që i kanë për të shitur. Hajde të thomi se u vendose,-s’të lënë të

punosh. Ke ilaçe? Dale t’i tretim që të shohim a janë të paqme. Ke vegla dhe makina? Dale

t’i zberthejmë që të shohim se mos janë të demshme për Shtetin. Ke libra dhe doreshkrime?

Dale të ia japim nje komisioni që t’i kendoje.

Komisionët përbehen nga njerez që s’i dinë të gjitha shkronjat; librat e tu s’i ke për të pare

më me sy. Në qoftë, fjala vjen mjek-siç është shkalla juaj,zoti doktor-nuk të njohin dipllomën.

Puna pra, siç thashe edhe më pare, qëndron keshtu; S’dhe hiç, e ke penën të humbur;t’u

japesh të gjitheve është e pamundur.

Ilaçi është:t’u japesh cave. Cave,-po cileve? Ketu, zoti doktor, duhet të ju thom nje gjë me

rendesi. Shqipëria në keto të dhjetë vjetët e fundit, shyqyr zotit, ka mësuar shumë nga fqinjet,

veçan nga Italia. Ç’ka Italia që vlen të merret?. Makaronat dhe kamorren,hiçgjë tjetër.

Për makaronat s’kemi nëvoje,se kemi patatet tona; kamorren e kemi marre’ dhe,shyqyr

përendise, e kemi përmiresuar dhe regulluar me nje system më të mbaruar se italianët vetë.

Tani,zoti doktor,çfaredo penë,hall,nëvoje që të kini,e vetmja mënyre e shpejtme,e shigurtë,e

lire,që të behet deshira juaj,është të jinni nën mbrojtjen e kamorres se madhe, ku s’ka as

vjedhje,as shpërdorime,po çdo gjë është e parashikuar dhe e rregulluar me nje tarife të

ndershme..

Në qoftë, zoti doktor,se ambicia juaj është të vrisni ndonje njeri, ose disa njerez, do t’ju

kushtoje gjashtëdhjetë napolona për krye.”

Ketu dr. Gjëlpëra ia preu fjalen policit duke u shiguruar se ambicja e tij nuk qe të vraret.

Polici vazhdoi:

“Në qoftë se deshira e lartër e shpirtit tuaj është të vidhni ose të digjni shtëpi,çmimi është…”

Po dr. Gjëlpëre ia preu fjalen:

“ I ndershem zot,qëllimi im është vetëm të punoj si mjek që t’i sherbej ketij populli.”

“Në qoftë ashtu me të vertetë,- tha polici,-kini nëvoje vetëm për lehtësira, dhe tarifa për keto

është e unjur: tridhjetë napolona në mot.”

“Mire, - tha dr. Gjëlpëra, - jam gati t’i jap; po kujt ku, dhe kur?”

“Ajo është e lehtë”, tha polici.

“Do t’ju jap enë porositë e duhura. Kryetari i përgjithshem i Kamorres është ministri

Salemboza; keshilltar i tij është i shkelqyeri Abd-el-Katl.

Page 14: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

14

Ju pagesat do t’ia beni Abd-el Katlit. Po Abd-el-Katlin nuk mund ta shihni pa qënë i

dorezuar nga nje axhent i Kamorres. Do t’ju ve në marreveshje me axhentin Nr.5 të seksionit

11, një i qojtur Ibn-el-Kelb.

Tarifa e nje axhenti për të paraqitur nje kanidat të ri përpara keshilltarit Abd-ekKatl është

pese napolona. Kur të vini në Tiranë, të zbrisni në hotel që t’ju thom enë, dhe menjehere të

therrisni Ibn-el-Kelbin. Kur të vije ky,t’i thoni të fala nga ana ime dhe të zini buzet tuaja me

tre gishtërinj, Ibn-el-Kelbi do të veje nje gisht në’ maje të hundes. Ahere ju do të kruani

veshin e djathtë me doren e mëngjër. Ibn-el-Kelbi do t’ju pyese sa rrota ka tromobili; të

përgjigjeni që ka pese rrota. Ibn-el-Kelbi do të qeshe ;dhe ju t’i thoni se kini nje amanët nga

mua dhe t’i nëmëroni të pese napolonat. Ibn-el-Kelbi ahere do t’ju pyese ç’hall kini dhe do t’i

jape raport Abd-el-Katlit. Të nësermen do të vije t’ju marre në hotel dhe do t’ju shpjere

përpara keshilltarit.

Ketij ,pa humbur kohe, i shfaqni penën tuaj; pastaj t’i levdoni Salembozen, dhe t’i thoni që

jeni habitur me rregullen dhe përparimin e Shqipërise, dhe veçan me zhdukjen e rryshfetit.

Ahere Abd-el-Katli do t’ju thotë se jini i pranuar; dhe menjehere të nxirni t’i numëroni 15

napolonat për kestin e pare. Radha e kestit të dytë do të vije pas gjashtë muajsh.

Abd-el-Katli, në i befshi përshtypje të mire, mund t’ju thotë të piqeni dhe me kryetarin e madh

të Kamorres, Salembozen. Duhet të dini që Salemboza, si gjithe njerezit e mëdhenj, ka ca

dobesira të vogla; dhe njera nga keto esht se i pelqen të mësoje ç’bejnë princet e Avropes në

jetën e përditshme që t’i marre dhe ai për shembell.

Ashtu, zoti doktor, rregullohuni pas nëvojes. Dr Gjëlpëra, i habitur nga keto gjëra aq të ra

dhe të papritura, e falenderoi policin dhe nxori nje biletë njemije liretash.

Polici iu lut t’i jape bileta më të vogla, se nje biletë aq e madhe do të vihej re kur ta thyente,

do t’i vinte në vesh ndonje inspektori të kamorres, dhe ashtu polici do të shtrengohej të

paguante hise të rende.9

... ....

2.4. Subjekti

Veprat e gjinisë letrare epike, të gjinisë dramatike dhe të llojit epiko-lirik (poema, balada,

romani në vargje) përpos temës, idesë, kompozicionit, kanë edhe subjekt. Gjinia letrare lirike

nuk ka subjekt. Subjekti është tërësia e ngjarjeve, e veprimeve, e konflikteve nëpërmjet të të

cilave dalin në pah karakteret e tiparet dalluese të personazheve dhe zbulohet përmbajtja e një

vepre letrare. Subjekti ndahet në disa pjesë përbërëse, që u përgjigjen etapave të zhvillimit të

9 Faik Konica “Dr. Gjilpëra”, f.21.

Page 15: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

15

konfliktit themelor të veprës. Këto pjesë janë: paraqitja e veprimit, zhvillimi i veprimit,

kulmi, peripecia (shthurja), zgjidhja.

Nga këto fragmente kuptohet se sa të ngjashme janë Shqipëria e pasluftes me Shqipërine

e shekullit të XXI-të. Kuptohet se si ajo Përralle që Konica nuk mbaroi se treguari vazhdon të

tregohet dhe sot nëpër rrugët e qytetit, nëpër administratën publike dhe nëpër zyrat e çdo

ministrie…10

2.5. Doktor gjilpëra zbulon rrënjët e dramës se mamurrasit……

Kjo vepër satirike nisi në një seri shkrimesh në "Dielli" më 1924, por u ndërpre pasi

Konica u rendit me Zogun.

Në këtë vlerësim, sipas të gjitha gjasave, i ka rrënjët pohimi, i cili vijon i pandërprerë e i

përforcuar për gjysmë shekulli deri më sot, se "Dr. Gjilpëra" është një vepër e papërfunduar.

Ajo është cilësuar jo vetëm gjithmonë e papërfunduar, por në disa raste e saponisur, pasi merr

përsipër të na zbulojë rrënjët e dramës së Mamurrasit, ndërkohë që në fragmentin që njohim

kjo dramë s‘ka filluar ende të përmendet.

E ndërprerë "për shkak të kthesës politike të Konicës krah Zogut" "Dr. Gjilpëra" është

vlerësuar si një ndër provat më bindëse "të oportunizmit" e "të moskoherencës" së tij.

Ndërprerja e "Dr. Gjilpërës", të cilën të gjithë e vlerësojnë si kryeveprën letrare të

Konicës, ka rënduar më së shumti në gjykimin pothuaj unanim se Konica "nuk na ka lënë

qoftë dhe një vepër të përfunduar", rrjedhojë kjo e "pavullnetit të tij" dhe "e padëshirës për t‘u

shkuar punëve deri në fund".

Mospërfundimi i veprës ka peshën e vet në mospajtimet lidhur me përkatësinë e saj

zhanrore: është cilësuar prozë satirike, prozë e gjatë, roman i papërfunduar, roman i

saponisur, novelë, novelë satirike, novelë e llojit etologjik, diçka midis romanit dhe pamfletit.

Për shkak të këtij mospajtimi të madh "Dr. Gjëlpëra" nuk është përfillur asnjëherë si e sa

duhet në shqyrtimet sintetizuese mbi procesin e evoluimit të gjinive e llojeve në letërsinë

shqipe.11

Krahas pohimeve për vlera të padyshimta "Dr. Gjilpërës" i janë nënvizuar një varg

mangësish, ndër të cilat "mospërfundimi" vetë dhe ato që burojnë prej tij janë kryesoret.

10 Sabri Hamiti, Vepër letrare 8, Prishtinë, 2003, f. 246.11 Alfred Uçi, Estetika e Groteskut, Libri IV “Nobël”, Tiranë, 2001, f. 20.

Page 16: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

16

Është thënë se vepra më fort se e papërfunduar mund të cilësohet strukturisht e ndarë, se

motivimi psikologjik i veprimeve dhe i evoluimit të personazhit në pjesën e dytë është i

dobët, e në disa raste mungon krejt, se një varg fragmentesh mund të lexohen si trajtesa

eseistike për çështje të ndryshme që më fort kanë lidhje me frymëzimin enciklopedik të

autorit se sa me strukturën e veprës, se lidhjet midis episodeve nuk janë fort logjike, por të

sajuara nga autori, për t‘i dhënë rrugë zhvillimit të subjektit, se veprës i mungon një unitet i

plotë artistik, se pjesa e dytë ka karakter fragmentar dhe anekdotik, disproporcione si dhe

përsëritje të shpeshta të shprehjeve të veçanta te ndonjë nga personazhet, se duke e stërzgjatur

e shkapërderdhur rrëfimin e tij, Konica arrin në një pikë, që vazhdimi i mëvonshëm aq fort

ndërlikohet e ngatërrohet, saqë harron premtimin për të arritur në qëllimin e titullit të tij, në

zbulimin e rrënjëve të "dramës" së Mamurrasit etj.

Rëndësia mbiproporcionalisht e madhe që bart në këtë rast një fakt, përndryshe i

rëndomtë, siç është mospërfundimi i një vepre, si dhe jehona paralajmëruese e një vërejtjeje

të Lasgush Poradecit, sipas të cilit, në lëmë të botimeve të shqipes jo rrallë "gabohen përsëri

gabimet e gabuara e shtohen të tjera gabime", na shtynë të ndërmarrim një ekskursion

hulumtues në rrënjët e "Dr. Gjilpërës". Kemi arritur në disa përfundime:

1. Botimi i veprës "Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit" nuk është

ndërprerë më 24 dhjetor 1924, siç është thënë gjithmonë, as më 20, madje asfare në dhjetor,

por as në fund të nëntorit. Ne mund ta mbajmë hovin të qetë në numrin e datës 1 nëntor 1924.

Është e vërtetë se në mbyllje të fragmentit të kësaj date do të gjejmë shënimin "vijon në

një numër të arthmë", por tani ne jemi të paktën krejt të sigurt se ndërprerja e "Dr. Gjëlpërës"

nuk ndodhi kur Konica "u kthye" me Zogun.

2. Krijimi dhe botimi i "Dr. Gjilpërës" janë po aq sa reaksion ndaj Zogut, klikës, politikës

dhe mentalitetit të tij, edhe reaksion ndaj situatës së pas 20 qershorit 1924, madje shumë më

tepër se kaq, reaksion ndaj gjendjes së përgjithshme të botës shqiptare, dhe jo vetëm të

atëhershme: "Nëpër gjithë ngjarjet e kohëve të fundit, ku elementet konservative u çdukën

dhe erdhi në fuqi e dashura Guverna jonë borgjeze, kemi përgjuar me kujdes të math për një

shenjë mendimesh të përgjithshme, për një kuptim makar të vogël të problemeve të Rilindjes

së këtij populli. Po përgjuam më kot; "Në Shqipëri u bë vetëm një ndryshim kabineti, veç se u

bë me armë: është më tepër një pronunciamento se sa një revolucje. Jemi shumë lark nga një

revolucje e vërtetë. "Po. S‘ka dyshim se politikanët - turma e erët e njerësve që e përdorin

politikën jo si një udhë po si një qëllim - kanë zënë t‘i vënë kazmën Shqipërisë"; "Që

Shqipëtarët, në çdo çap të jetës politike dhe sociale, tërhiqen nga hollësirat dhe kurrë nga

Page 17: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

17

mendime të përgjithëshme; dhe nga ana tjatër, që Shqipëtarët kujtojnë se çdo ndryshim është

përparim: - ato janë dy fakte që duhet t‘i kenë vënë re gjithë vëzhgonjësit e shvillimeve në të

katër vjetët e fundit".

3. Botimin e "Dr. Gjilpërës" mund ta quajmë të ndërprerë, por veprën s‘kemi të drejtë ta

konsiderojmë të papërfunduar.

Në "Diellin" e 29 korrikut botohet ky shënim i redaksisë: "Doktor Gjilpëra zbulon rënjët e

dramës së Mamurrasit". Me titullin e mësipërm Faik Konica, tre muaj më parë shkruajti një

prallë të cilën pastaj nuk e pa të nevojshme ta botojë. Disa vatranë që e panë i këshilluan

përsëri e përsëri ta japë në shtyp. Zoti Konica vendosi t‘u bëjë qejfin atyre vatranëve dhe do

ta nisë ta botojë prallën në numër të afërm të Diellit". Sipas këtij shënimi del që vepra të ketë

qenë e përfunduar rreth fundit të prillit 1924. Ngjarja e Mamurrasit, vrasja e turistëve

amerikanë Robert Lewis dhe George B. De Long ka ndodhur më 6 prill 1924. Shënimin e

parë "Dielli" e jep më 8 prill, ndërkohë që Konica boton shkrimin e tij të parë në serinë e

gjatë të shkrimeve mbi dramën e Mamurrasit më 16 prill (Drama e Mamurrasit dhe Qeveria

shqiptare). Del pra që "Dr. Gjilpëra" të jetë konceptuar e shkruar në një hark kohor prej dy-tri

javësh.

4. Konica - ky përfundim është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e të mësipërmit - nuk i ka botuar

fragmentet e "Dr. Gjilpërës" "nën trysninë e rrotativës së një organi periodik", siç është thënë.

Përkundrazi, vepra ka nisur të botohet duke qenë e përfunduar.

E përfunduar mirë, por në ç‘përmasa? Pasi Konica në 70-90 faqet që njohim "nuk ka hyrë

akoma në temë", nuk e ka zënë në gojë qoftë edhe një herë "dramën e Mamurrasit".

Kemi në këto kushte, dy mundës zgjedhjeje: ose të supozojmë që në gjithë-gjithë 15-20

ditë Konica të ketë shkruar të themi 150 a 200 faqe, më e pakta, ose të pranojmë se diçka me

dramën e Mamurrasit nuk shkon.

Mundësia e parë, parashikon një rekord shpejtësie të shkrimit, të paimagjinueshëm në

rastin e Konicës: "[...] përkujdesja që Faik bej Konica i kushtonte hartimit të artikujve të vet

dhe ngadalësia e tij karakteristike bëheshin shkak që revista e tij të dilte gjithmonë me shumë

vonesë. Më 1904, nuk dolën veçse numrat e 1902-shit, dhe, më 1907, dilnin rregullisht

numrat e 1904-ës". - na kujton, ndër të tjerë, Apolineri.

Mbetet atëherë të pranojmë mundësinë e dytë: se diçka me dramën e Mamurrasit nuk

shkon. Në të vërtetë me dramën e Mamurrasit nuk shkon shumëçka. Dhe këtu vijmë në

përfundimin e pestë të hulumtimit: "Dr. Gjilpëra zbulon rënjët e dramës së Mamurrasit" nuk

Page 18: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

18

ka të bëjë fare me dramën e Mamurrasit. Po radhisim një varg argumentesh në mbështetje të

kësaj hipoteze:

Argumenti i parë: Pohimi i lartformuluar duket absurd, pasi titulli a nuk premton veç

ndriçim të dramës së Mamurrasit? Natyrisht që jo. Titulli premton ndriçimin e rrënjëve të

dramës. Dhe rrënjët, në kuptimin e parmë e në kuptimet e bartura të fjalës, vijnë në kohë

gjithmonë para trungut, degëve, aq më fort fryteve, qofshin këto të ëmbla a të tharta - komedi,

qofshin të helmëta - tragjedi, qofshin të hidhura - drama. Jemi pra në kohën e rrënjëve; në të

zhvillohen ngjarjet, me to premton të merret e merret Konica.

Argumenti i dytë: Një veçori e organizimit narratologjik të veprës nuk ka tërhequr

vëmendjen e studiuesve: Te "Dr. Gjilpëra" fillimi i subjektit është fundi i fabulës. Vepra nis

pra me një anticipim, me vizatimin e tablosë pothuaj idilike të shtëpisë së përfunduar të dr.

Gjëlpërës dhe të marrëdhënieve të tij pothuaj të shkëlqyera me vendasit. Përfundimi që do të

hiqej? Ndonjë hallkë e fabulës mund të mungojë, por stratagjema narratologjike na siguron se

asnjë tragjedi apo dramë nuk mund të ketë ndodhur.

Argumenti i tretë: Konica përtall ata që merren, të rritur e ushqyer në mesin e mentalitetit

mitik zotërues në Shqipërinë e kohës së vet, me simptomën, me pasojën, me shenjën. Dhe

bën thirrje se shërimi vjen përkundër duke trajtuar përmes arsyes dhe mjeteve që ka prodhuar

ajo, sëmundjen, shkakun, realen. Si mund të bënte Konica lajthimin kapital (të merrej me një

simptomë, si "e famshmja" dramë e Mamurrasit) pikërisht në veprën që i kushtohet satirizmit

të atij lajthimi?

Argumenti i katërt: Mënyra se si përfundon vepra është në pajtim të plotë me matricën

strukturore të saj, që mund të formulohej si ndeshje e dy botëve: e botës së diferencimit

funksional të shoqërisë evropiane të pas Iluminizmit, me botën shqiptare, një sintezë kjo e

botës së diferencimit segmentar që ka zotëruar në shoqëritë arkaike me botën e diferencimit

shtresëzor (social), tipik ky për epokën e Mesjetës evropiane. Vepra përfundon me skenën

shumë të gjatë të vizitës që i bëjnë Dr. Emrullahu dhe Dr. Protagoras Dhalla Dr. Gjilpërës. Jo

vetëm kjo skenë, në vështrim të parë, nuk përfundon, por nuk përfundon as sekuenca e fundit

e saj, madje as mikrosekuenca e fundit e sekuencës së fundit. Vepra mbyllet me një pyetje të

shqiptuar nga Dr. Gjëlpëra: "Po kush mund të thotë se ai djalë i popullit nuk ishte frymëzuar

nga një zë i fshehtë i natyrës?"

Page 19: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

19

Kemi të bëjmë pra, të paktën në pikëpamje formale, me një mospërfundim të trefishtë: të

skenës, të sekuencës, të mikrosekuencës. Por ky është një kinse mospërfundim, siç është një

kinse pyetje, fjalia e fundit.

Vepra mbyllet me një pyetje retorike të Dr. Gjilpërës, të mbetur pa përgjigje, shenjë e

vogël, por simbolike kjo e triumfit të tij ndaj përfaqësuesve të botës kundërshtare. Si mund të

mbyllej ndryshe dhe më mirë një vepër që tematizon ndeshjen dramatike të dy botëve kaq

rrënjësisht të ndryshme nga njëra-tjetra? Padyshim kështu, me "një përparim të ngadaltë por

të sigurtë" - sintagmë e Konicës kjo - të botës së re mbi botën e vjetër.

Argumenti i pestë: Rrethimi hipertekstual publicistik i veprës, pothuaj në kuptimin

modern të këtij termi - dhjetëra artikujt të Konicës kushtuar pikërisht dramës së Mamurrasit,

botuar po në "Dielli" dhe pothuaj në të njëjtën kohë me "Dr. Gjilpërën" - ia "pamundësojnë"

veprës letrare, për shkak të specifikës së saj si dhe të nevojës së domosdoshme për

vetidentifikim në sfondin e hipertekstit, të trajtojë të njëjtën gjë e në të njëjtën mënyrë me të.

Pohimet e tipit "Dr. Gjilpëra është një vepër letrare e shkruar me synimin për të zbuluar se

kush i vrau dy turistët amerikanë në Mamurras", dëshmojnë për një moskuptim dramatik të

natyrës së veprës së artit. Drama e Mamurrasit është një ngjarje reale, jo një ngjarje

fiksionale. Që kur funksioni i fiksionit qenkërka të ndriçojë si ka ndodhur realisht realja?

Argumenti i gjashtë: Ideja se Konica nuk shqetësohet aq dhe në radhë të parë për vrasjen

e Mamurrasit se sa kryesisht e mbi të gjitha për "mekanizmin" që e ka prodhuar atë shprehet

në mënyrë të përsëritur në shkrimet e tij. Prej këtyre shkrimeve del gati e formuluar

shprehimisht pamundësia që ai të mund t‘i përqendronte energjitë e veta krijuese mbi dramën

a "pusinë e Mamurrasit" në vetvete: "Po t‘ish se, që më 1913, kur Shqipëria u-bë më vete, po

t‘ish se të paktën që në Kongres të Lushnjës e tëhu, të gjitha elementet të vetëthëna "të

përparuara" të kishin bërë një propagandë të nxehtë dhe të papushuar për të zgjuar

ndërgjegjjen e popullit, për të përhapur në mes të popullit ndjenjën e respektit për jetën e

njeriut dhe kuptimin e poshtërsisë së gjakderdhjes, ahere ose pusia e Mamurrasit ndoshta

nukë ngrihej, ose kriminalëve do t‘u kish dredhur dorën zëri i ndërgjegjjes së re. Një

propagand‘ e atillë jo vetëm nuk është bërë, po nga tërë shvillimi i historisë në të dhjetë vjetët

e fundit ka rrjedhur një mësim i çuditshëm për popullin: që vrasja është trimëri, dhe që

trimëria sjell nder, fitim, dhe lartësim. "Patriotëve" t‘anë u pëlqen të shohin një Shqipëri të

përparuar; po mendimi i tyre duket të jetë se përparimi nukë munt të bëhet pa "qëruar" me

kobure njerësit e liq, të cilët natyrisht janë njerësit që mendojnë ndryshe. Nga kjo pikëpamje,

truri i vrasësve të Mamurrasit dhe truri i "patriotëve" janë më një shkallë: për njërin tru si për

Page 20: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

20

tjatërin, vrasja është një mjet i ndershëm. Sa kohë të mbetet e pandruar kjo mëndësi e erët,

Shqipëria do të mbetet një nisi afrikane në mes t‘Evropës".12

Argumenti i shtatë dhe i fundit lidhet me raportin kohë e ngjarjes - kohë e rrëfimit. Në

më shumë se tri të katërtat e tekstit përshkruhen ngjarje të ndodhura në një segment kohor që

nuk kap më tepër se disa javë të vitit 1920. Me këtë raport mes kohës së ngjarjes e kohës së

rrëfimit dhe me këtë ritëm sa do t‘i duhej rrëfimtarit të "Dr. Gjilpërës" për të mbërritur në

prillin e 1924-s?

Por, nëse vepra në gjendjen që njohim është e përfunduar, si do të shpjegohej atëherë

shënimi në fund të fragmentit të fundit, atij të 1 nëntorit 1924, "vijon në një numër të

arthmë"?

Pikërisht në ditët kur përfundon (siç kemi bindjen) apo "ndalet" botimi i "Dr. Gjëlpërës",

rihapet në Tiranë gjyqi për organizuesit dhe vrasësit e Mamurrasit. Konica rifillon të shkruajë

për "dramën", madje boton në disa numra të "Diellit", në dhjetor 1924, "Raportin zyrtar të

hetimeve mi ngjarjen e Mamurrasit". Mos vallë Konica ka pasur idenë që gjithçka e shkruar

prej tij rreth kësaj teme dhe vetë ky raport do të duhej të konceptoheshin në njëfarë mënyre si

të lidhur me veprën, në mos po si pjesë të saj?

Por këtu jemi në kufijtë e supozimit të mirëfilltë. Të përpiqemi të përfytyrojmë arsye më

të ngjashme që do të mund të përligjnin tezën tonë se, edhe përkundër shënimit "vijon në një

numër të arthmë", kemi të bëjmë me një vepër, nga pikëpamja autoriale, të përfunduar. Dhe

mundësitë janë disa:

Shënimi në fund të fragmentit të fundit është një lajthitje e redaktorit apo e rradhitësit,

ndryshe e lexuesve të parë të tij, pasi, siç e pamë, në vetvete dhe nga një vështrimi i përciptë,

ai nuk ka kurrnjëfarë natyrë përmbyllëse; shënimi është pjesë e tekstit, e menduar nga autori,

i cili, përmes këtij vijimi virtual të veprës, mund të ketë dashur t‘i bëjë me dije lexuesit, se një

aksion qytetërues, siç është ai i Dr. Gjilpërës nuk mund dhe nuk duhet të "përfundojë".

Shënimi është një provokim elegant që Konica mund të ketë pasur trillin t‘i bëjë

horizontit të pritjes të publikut.

Shënimi lajmëron vërtet një fragment vijues dhe më përmbyllës të veprës, por i cili - e

Konica mund të ketë arritur në këtë përfundim pas daljes së numrit të 1 nëntorit - do ta

mediokrizonte në një farë kuptimi veprën.

12 Zhan Hersh, Habia filozofike, “Dituria”, Tiranë, 1995, f. 315.

Page 21: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

21

Nëse gjithë kjo që u tha deri më tash provohet në thelb si e paqortueshme, si mund të

shpjegohet një gabim i gabuar kaq herë? Ka, sipas nesh, dy arsye, një të përgjithshme e një

konkrete.

Arsyeja e përgjithshme është, ndër të tjera, rrjedhojë e atij që ne e kemi emërtuar

kompleks i superioritetit të mendjes metaletrare ndaj mendjes letrare shqiptare, të cilit i rri

pranë një tjetër kompleks, ai i superioritetit të mendjes së sotme ndaj mendjes shqiptare të

mëhershme.

Arsyeja, apo më mirë përligjja konkrete, e gabimit të gabuar kaq herë lidhet me një

ndryshim radikal të perspektivës së receptimit: lexuesi historik di pothuaj gjithçka për dramën

e Mamurrasit, por thuajse asgjë për rrënjët e saj, në kuptimin e shkaqeve të thella historike,

politike, psikologjike etj. që e ushqyen, ashtu siç kanë ushqyer dhe vazhdojnë t‘i ushqejnë me

qindra e mijëra dramat e vogla e të mëdha shqiptare. Ndërkohë, lexuesi i sotëm di pothuaj

gjithçka për këto rrënjë, por thuajse asgjë për "dramën" e përveçme të Mamurrasit. Është e

natyrshme, në këto rrethana, që lexuesi historik të mos presë gjë për këtë dramë, ndërkohë që

lexuesi i sotëm të kërkojë të mësojë nga vepra pothuaj vetëm për të. Me fjalë të tjera: për

lexuesin historik drama e Mamurrasit është e pranishme në paratekst (titull), e papranishme

në tekst dhe e gjithëpranishme në kontekst. Për lexuesin e mëvonshëm e të sotëm drama e

Mamurrasit është e pranishme në paratekst, e papranishme në tekst dhe aq më fort e

papranishme në kontekst. Në këtë mosprani të dyfishtë tekstuale e kontekstuale e ka burimin

edhe kërkesa e ngulmët e lexuesit dhe e studiuesit të sotëm, i cili pret me domosdo "shfaqjen"

e Mamurrasit në vepër.13

Le të lemë mënjanë tezën e Michel Buttor-it, pas të cilit mospërfundimi nuk është veçori

e një a disa veprave të dhëna, por tipar inkoherent i veprës letrare moderne. Le të pranojmë si

plotësisht të mirëqenë edhe mitin a gjysmë të vërtetën se F. Konica na ka lënë vetëm vepra të

papërfunduara. Një fakt nuk mund assesi të mohohet: Tekstet koniciane, edhe ato "të

papërfunduarat", apo ato vërtet të tilla, janë paradoksalisht elementë të një makroteksti të

përfunduar. E kemi fjalën në radhë të parë te koherenca në kohë e botëvështrimit të

përgjithshëm të Konicës. Ky pohim yni - jemi të vetëdijshëm - është në kundërshtim flagrant

me opinionin zotërues, i cili nënvizon pikërisht moskoherencën si një ndër tiparet themelore

të autorit të "Dr. Gjilpërës". Të kuptohemi: Konica demonstron moskoherencë magjistrale,

veçse, dhe kjo është thelbësore, në çështje të dorës së dytë e të tretë. Në çështjet e dorës së

13Katër përralla nga Zullulandi, në Vepra, përgaditur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë,1993, f. 203.sa

Page 22: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

22

parë, dhe kjo vlen për ne të përfillet, koherenca e tij mund t‘i ketë të rralla shoqet në historinë

moderne të Shqipërisë. Cilët janë ata personalitete shqiptare që mund të "mburren" se kanë

ngulmuar në mënyrë të përsëritur e të palëkundur, për kaq e kaq vjet a dekada të rrënjosin në

botën shqiptare një të njëjtë ide?: "E kam thënë njëzet e tetë vjet me radhë dhe e përsëris dhe

një herë: Shqipëria ka nevojë për një revolucje morale për një ndrim të çeteleve, për një

kuptim të ri të së mirës e të së ligës, një kuptim jo vetëm të ri, por më të fortë, më të thellë,

më të gjallë". Nga perspektiva e kësaj koherence themelore të botëvështrimit, mund të thuhet

pa teprim, se gjatë jetës së vet Konica njëmendësoi, si rrallëkush në botën kulturore shqiptare,

në vija të përgjithshme, një vepër të vetme, një korpus (me një koherencë të brendshme të

fortë) pjesësh, të cilat i lidhin me njëra-tjetrën e të tërën raporte ndë tekstore të dendura. Për

të cikur veç ndonjë shembull: "Lulia e malit", "pralla" e shkruar rreth tri dekada para "Dr.

Gjilpërës", ka në thelb të njëjtën strukturë fabulore me të, është një lloj arkiteksti i saj, siç ka

me "Dr. Gjilpërën" - dhe kjo është vërejtur - lidhje të forta "Një ambasadë e Zulluve në Paris"

e po ashtu "Shqipëria si m‘u duk". Konica kujdeset ta përmbyllë veprën e vet të vetme

letrare-jetësore madje tekstualisht, me "Testamentin", i cili, po ashtu, bën fjalë për një kthim -

siç kthehet, me një mision qytetërues, Toskua ("Lulia e malit"), siç kthehet Plugu ("Një

ambasadë e Zulluve në Paris"), siç kthehet Dr. Gjilpëra - tash kthehet ati i tyre vetë dhe

përfundimisht. Është shenjë gjenialiteti padyshim jo aq fort përmbyllja e ngurtë e pjesëve,

sesa përmbyllja e hapur e së tërës, pjesët e së cilës shfaqen si variante të gjeneruara prej një

matrice të vetme thelbësore.

Koherenca bazale e së tërës, nga një anë, ia ka mundësuar Konicës "luksin" të mos

shqetësohet shumë për t‘i "përfunduar" punët, nga ana tjetër kjo koherencë ka aftësinë, në një

kuptim, "t‘i përfundojë" edhe "të papërfunduarat". Duke u mbështetur edhe në përfundimet e

mësipërme, dy fjalë tani lidhur me vendin e Konicës e të aksionit të tij në kontekstin e së

tërës shqiptare. Në krye të herës, ia vlen të shohim ç‘është e tëra, a tërësia shqiptare për vetë

Konicën: "Inglizët kanë një fjalë popullore, që njeriu i cili ndodhet në mes të një pylli nuk e

sheh dot pyllin po sheh vetëm ca lisa. Fjal‘ e drejtë. Pyllin munt t‘a shohin vetëm ata që

qëndrojnë jashtë pyllit. Vëzhgonjës si i nënëshkruari, të cilët rojnë lark Shqipërisë, munt të

lajthiten në ‘details‘ lokale përmi Hasanin ose Gjergjin, po shohin shumë më mirë e më

kulluar se të brendëshmit tërësinë (l‘ensemble). E dini si duket Shqipëria nga jashtë? Duket si

një vent i turbull e i trazuar e i erët, pa dritë udhëheqëse, pa qëllime të caktuara, ku sicilido

lëfton për kockën e tij, ku interesat lëftojnë kundr‘ interesave, dhe ku poshtrësia dhe balta

Page 23: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

23

bërtasin se janë të larta [...]. Ashtu duket Shqipëria nga jashtë. Dhe në qoftë se s‘jam i verbër,

ashtu është. Një tragjedi pa emër".14

Po, e vërtetë, thënë ndryshe, një varkë e shkalafitur. Veçse këtu Konica lajthit. Lajthit,

pasi Shqipëria nuk është vetëm kjo që "është". Shqipëria është edhe ajo që ka qenë; pos kësaj

Shqipëria është, për shembull, edhe Konica.

Shqipëria nuk është, pra, veç varka e shkalafitur. Shqipëria është varka e shkalafitur, e

cila - nuk dihet sesi - i qëndron një tallazi dy-tre a kushedi sa mijëvjeçar, dhe të cilën - prapë

nuk dihet sesi - një fill i hollë, por i pashkëputshëm e mban lidhur me shkëmbin më të epërm

të qytetërimit. Kjo është Shqipëria, e trefishtë: shkalafitje, qëndresë, orientim. Shkalafitje e

skajshme, qëndresë e paçbëshme, orientim epror.

E sikur të mos mjaftonte kjo, një individ, një ide, një aksion në botën shqiptare, jo rrallë,

për të mos thënë shpesh, i ndih njëherësh edhe shkalafitjes, edhe qëndresës, edhe orientimit.

Në këto kushte mbetet të përcaktohet, edhe pse nuk është e lehtë, se cili është funksioni

dominant i individit, i idesë, i aksionit në këtë botë të trefishtë dhe të ngatërruar shqiptare.

Natyrisht, jo i funksionit të idesë, individit, aksionit në vetvete, pasi funksion në vetvete nuk

ka, madje as i funksionit të pjesës në raport me pjesën, se ky e tregon të deformuar tablonë,

por i funksionit të tyre në të tërën.15

Konica, dhe kjo është një ndër të veçantat e tij, është partizan jo i sinkretizmit, por i

diferencimit të funksioneve. Funksioni i tij është ai më i vështiri, funksioni i orientimit, i fillit

të pashkëputshëm, që e mban varkën e shkalafitur që reziston, lidhur fort me shkëmbin më të

epërm të qytetërimit.

"Dhe Faiku faqe ndron"- po, e vërtetë; "Dije shante, sot lëvdon"- kështu ka qenë; "fryn

bulçitë e trumbeton / se katrani sbardhëllon." - po s‘e luan as topi. Të gjitha të vërteta.

Çështja është se këto janë të vërteta më fort emocionale se racionale, që pjesa ia thotë pjesës,

sot për sot, brenda varkës së shkalafitur që mbijeton e që përpiqet të orientohet.

Mjafton ta zgjerojmë horizontin, të dalim nga varka e shkalafitur, t‘i largohemi asaj, ta

rrokim të plotë së largu e së larti pamjen e Shqipërisë së trefishtë, e Shqipërisë-në-botë-dhe-

në-kohë, dhe atëherë do të kuptojmë, se në optikën e kësaj të tëre Konica nuk është thjesht

një personalitet, qoftë dhe "një nga më të shkëlqyerit bij të Shqipërisë", me përkufizimin e

Nolit; ai është një përbërës a më mirë një dimension i botës dhe i qytetërimit shqiptar. Pa të

15 Faik Konica, “Doktor Gjilpëra...”.

Page 24: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

24

Shqipëria e gjysmës së parë të shek. XX është kryesisht shkalafitje dhe qëndresë. Jo vetëm

me të, por në radhë të parë me të, Shqipëria e gjysmës së parë të shek. XX është shkalafitje,

qëndresë, orientim. Varka e shkalafitur që tallazitet doemos e ndeh, e tund, e tërheq, e vërtit

sa në një anë në tjetrën fillin që e lidh atë me shkëmbin më të epërm të qytetërimit; mund

ndoshta ta këpusë. Përderisa filli ka zgjedhur pozicionin e qëndrueshmërisë së palëkundshme,

përderisa ai nuk do dhe nuk mund të epet, ai do t‘i përjetojë në mënyrë të natyrshme të gjitha

këto tensione.

Pjesa më e madhe e kompleksit të pafund të veseve, të mëkateve, të gabimeve që i vishen

Konicës, parë jo nga një vështrim psikologjik-vetjak, se kjo nuk na thotë gjë, por nga një

vështrim sistemik i së tërës shqiptare, nuk është gjë tjetër veçse kundërpesha e

pashmangshme e pozicionit të tij të qëndrueshmërisë së palëkundur, idesë së tij të vetme, i

ëndrrës së tij të jetës, i funksionit të veprës së tij, të cilat qëlluan të jenë jo thjesht ëndrra e tij,

vepra e tij, ideja e tij, por një përmasë e botës shqiptare. U përpoqëm të vërtetojmë thuktas se

Dr. Gjëlpëra zbulon rënjët e dramës së Mamurrasit" në pikëpamje fabulore nuk ka të bëjë fare

me dramën e Mamurrasit, se e ashtuquajtura ndërprerje e saj nuk ka ndodhur më 24 dhjetor

1924, por dy muaj më parë, se ky fakt nuk ka kurrfarë lidhje me të ashtuquajturin ndërrim të

kursit politik të Konicës e renditjen e tij krah Zogut, se, përderisa vepra tre muaj para se të

nisë botimi e për një varg arsyesh të tjera letrare e jashtëletrare dëshmohet e përfunduar, ajo

nuk ka se si dhe pse të quhet e papërfunduar, se në vështrim të përkatësisë zhanrore - ne nuk

u ndalëm në këtë pikë - vepra nuk duhet të vlerësohet në mënyrë të ngurtë, pasi është një

shembullim i shkëlqyer i dinamikës dhe i kompleksitetit të evolucionit të sistemit të gjinive

në letërsinë shqipe, se të gjithë përbërësit e veprës, në të tërë nivelet shqyrtimi i thelluar do të

mund t‘i dëshmojë organikisht funksionalë, se të ashtuquajturat të meta të rënda të Konicës

dalin të rëndësishme vetëm nëse shqyrtohen përmes një optike jo të rëndësishme, se "Dr.

Gjilpëra", ashtu si gjithë aksioni i Konicës në botën shqiptare, më në fund e thënë

përmbledhtas, nuk është një vepër e pakryer, por e kryer, madje diç më shumë, e përkryer.

Kjo fjalë e fundit na sjell ndër mend edhe njëherë, njeriun që e nisi i pari atë historinë e

gabimit të përsëritur të gabimit të gabuar, dhe i cili, si për ta shlyer atë mëkat, na ka lënë

cilësimin më lapidar që i është bërë ndonjëherë atit të Dr. Gjilpërës, shqiptarit më të

përkryer", Faik Konica.16

16 “Katër përralla nga Zullulandi...” Përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f.203.

Page 25: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

25

2.6. Kompozicioni i veprës letrare

Faik Konica për fat të keq shkroi pak letërsi të mirëfilltë, por si stilist, kritik, publicist

dhe figurë politike, pati një ndikim të fuqishëm në shkrimet dhe kulturën shqiptare të atyre

viteve. Me shkrimet e shumta të Albania, e botuar frëngjisht dhe shqip nën pseudonimin

Thrank Spirobeg, jo vetëm bëri që kultura dhe çështja shqiptare të njihen në Evropë, por edhe

hapi rrugën për zhvillimin e mëtejshëm të prozës letrare në dialektin toskë. Nga një pjesë e

mirë e opinionit ajo trajtohet si periodiku më i rëndësishëm shqiptar para Luftës së Dytë

Botërore. Nga faqet e këtij organi, botimit të të cilit Faik Konica nuk iu nda për dymbëdhjetë

vjet, u bënë të njohur për herë të parë për publikun e gjerë shkrimtarë si Thimi Mitko (1820-

1890), Kostandin Kristoforidhi (1830-1895), Andon Zako Çajupi (1866-1930) dhe Gjergj

Fishta (1871-1940). Albania (96), e financuar deri diku nga autoritetet austro-hungareze nën

kujdesin e Kultusprotektorat-it dhe duke marrë shpeshherë anën austriake, përmbante artikuj

dhe informacione për një gamë të gjerë fushash: histori, gjuhë, letërsi, folklor, arkeologji,

politikë, ekonomi, fe dhe art, dhe si e tillë ajo përbën një enciklopedi të vogël të kulturës

shqiptare të kohës. Konica e çmonte këmbimin e lirë të ideve dhe shtyllat e Albania-s i vuri

edhe në dispozicion të rivalëve të vet, të cilëve u kundërvihej duke i thumbuar me zgjuarsi.

Në fushën e letërsisë ai kritikonte shpërthimet nacionaliste shpesh vulgare për virtytet e larta

të shqiptarëve dhe bënte thirrje për një qëndrim më realist e më kritik ndaj vendit të vet me të

gjitha të metat e tij. I mbrujtur me kulturë perëndimore, ai e ndiente të vështirë të çmonte

poetët e hershëm romantikë kombëtarë si Naim Frashëri, idealet dhe shijet e të cilëve kishin

mbetur prapa nga koha, dhe për më tepër poezia e tyre, sipas mendimit të tij, ishte e

papërpunuar. Me shprehjen e zjarrit patriotik, si mund të krahasoheshin ata me nivelin e lartë

letrar e artistik që kishte ndeshur në Francë, me shkrimtarë si Verleni, Bodleri dhe Apolineri?

Sarkazma therëse me të cilën ai shprehte intransigjencën e vet kundrejt naivitetit të

bashkatdhetarëve e kundrejt shumë tabuve të kulturës dhe historisë shqiptare lëshoi një fllad

të freskët në kopshtin e letrave shqiptare. Konica u përpoq për një kulturë më të përpunuar

perëndimore në Shqipëri, por ai vlerësonte edhe traditat e vendit. Ai, për shembull, ishte një

nga të parët që propagandoi idenë e botimit të teksteve të letërsisë së vjetër shqipe. Në një

artikull me titullin Për themelimin e një gjuhës letrarishte shqip, të botuar në numrin e parë të

Albania-s, Konica gjithashtu theksonte nevojën e krijimit të një gjuhe letrare të njësuar. Ai

sugjeronte zgjidhjen më të kuptueshme, që të dy dialektet kryesore, toskë e gegë, të të

shkriheshin e të njësoheshin shkallë-shkallë. Stili i tij i rrjedhshëm, bashkë me atë të Fan

Nolit, ndikoi mjaft në përsosjen e prozës në toskërishte, e cila dekada më vonë do të përbënte

Page 26: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

26

bazën e gjuhës së sotme letrare. Lidhjet e Konicës me regjimin e Zogut në vitet e

mëvonëshme do të sillnin një farë ftohjeje e largimi ndër shumë intelektualë shqiptarë, dhe qe

pikërisht kjo rrethanë më fort se gjithçka tjetër që e bëri ndikimin e tij mbi letërsinë dhe

kulturën shqiptare të nënçmohet e të mos përfillet nga kritikët e pasluftës në Tiranë.

Komentet dhe polemikat e tij sarkastike në Albania e gjetiu, dhe karakteri zemërak e arrogant

i tij shpesh e penguan të bëhej i dashur për këdo (97), por spontaneiteti dhe përsosmëria e

prozës së tij pranohen e adhurohen nga të gjithë.17

Megjithatë, duhet thënë se krijimtaria letrare e paktë dhe karakteri i saj fragmentar ishin

ato që i bënë shumë bashkatdhetarë të qaheshin e të ankoheshin për të sa ishte gjallë. Përveç

një numri të madh artikujsh e të tjerë për çështje të politikës, gjuhës, letërsisë dhe historisë,

shumica e të cilëve dolën në Albania e vogël, shtojcë e përdyjavshme e Albania-s, që u botua

me radhë në dialektet toskërisht e gegërisht nga 1899 deri më 1903, Konica ka shkruar edhe

një vepër tjetër, që mund të quhet roman, ndonëse nuk arriti ta përfundojë. Është vepra

satirike Dr. Gjilpëra zbulon rënjët e dramës së Mamurrasit, ku ai bën disa vrojtime të

këndshme therëse për prapambetjen dhe nivelin e ulët të higjienës së bashkatdhetarëve të tij.

Prejardhjen Dr. Gjilpëra e ka nga një ngjarje historike. Më 1924 dy turistë amerikanë u vranë

pranë fshatit Mamurras, thuhet se nga njerëz të Ahmet Zogut. Përballë një proteste të qeverisë

amerikane, qeveria shqiptare, tani nën kryesinë e Fan Nolit, i nxori të pandehurit në gjyq dhe

i dënoi me vdekje më 18 dhjetor 1924. Për qeverinë e Nolit, ndërkaq, Konica kishte

mendimin se ishte treguar tepër e butë me vetë Zogun. Ai nisi të botojë Dr. Gjilpëra në disa

numra njëri pas tjetrit në gazetën Dielli të Bostonit më 1924. Kur vitin tjetër Konica u pajtua

me përfaqësuesit e Zogut, botimi u ndërpre. I vetmi libër i Konicës i botuar në gjuhën shqipe

është një përkthim përrallash arabe nga 'Një mijë e një netët', me titullin Nën hien e hurmave,

Boston 1924. Në Dielli nga viti 1929 e këndej botoi edhe përshkrimet e tij të udhëtimit nëpër

Shqipëri, një seri shkrimesh nën titullin Shqipëria si m'u-duk, në të cilat ai nuk druhet e nuk

kursehet të fshikullojë lloj-lloj tipash e karakteresh që kishte ndeshur atje: burokratë,

karrieristë, aristokratë të rënë nga vakti etj. Pjesë të zgjedhura nga vepra e tij iu botuan pas

vdekjes në anglishte nga Qerim M. Panariti në vëllimin 175-faqesh Albania, the rock garden

of south-eastern Europe and other essays, Boston 1957 (Shqipëria, kopshti shkëmbor i

Evropës juglindore dhe shkrime të tjera).18

17, Faik Konica, “Doktor Gjilpëra...”.18Faik Konica, “Doktor Gjilpëra...”.

Page 27: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

27

2.7. Prozë dhe kritikë

“Në letërsinë moderne të shek. XX, në këtë letërsi të larmishme e të shumëllojtë nga

pikëpamja e origjinalitetit kombëtar e individual, estetik e filozofik, me shkolla, drejtime dhe

praktika krijuese nga më të ndryshmet ka qenë realizuar një princip estetik, që vetëm vitet e

fundit u shpall nga Moda e veshjes si mbizotërues: gjithë llojet e mënyrat më të ndryshme të

veshjes, që pëlqehen e i përshtaten individit, janë të përligjura. Një liri e këtillë është kërkuar

e afirmuar edhe në letërsinë, artet dhe shijet estetike të shekullit të XX, e cila ka sjellë larmi

shkollash e drejtimesh letrare”. Pikërisht kësaj periudhe i përket Faik Konica. Lindi në

Konicë dhe vdiq në Uashington. Studimet e larta në Francë dhe ShBA. Themeloi dhe drejtoi

revistën “Albania”(1897-1909) në Bruksel dhe në Londër. Për mendimin tim këndvështrimin

estetik të botëkuptimit të tij, m’u duk e arsyeshme ta hulumtoja në këtë prizëm në një nga

shkrimet e tij të pakta por të rralla për nga fuqia e gjithanshme transmetuese “DOKTOR

GJILPËRA….” Shkroi dhe “Katër përralla nga Zullulandi”, vepra postume “Shqipëria –

kopshti shkëmbor i Evropës juglindore” 1957 …etj, por mbi të gjitha njihet si themelues i

kritikës letrare shqipe. Ky ishte pak a shumë konteksi konician, që shkëlqeu në mendime

konçize dhe të prera me përmasat e argumenteve të një kulture të thukët. “Faik Konica në

prozën e tij shëmbullore…, ndër të tjera në pika të veçanta e koncepton botën shpirtërore të

personazhit, të strukturuar përbrenda narracionit modern letrar”. Njeriun modern e

karakterizon vizioni mbi “progressus ad infinitum, si parim i historisë”. Konica ishte kritik

edhe kur objekti i tij i drejtpërdrejtë ishte kritika letrare, por edhe kur ky objekt qe i

ndryshëm, një prozë artistike (art letrar). Për Konicën sërish, një prozë – art do të ishte kritikë

por dhe patjetër estetikë. Shije e re, kjo do të thotë për të një art që dërrmon një mënyrë e re

të shprehuri dhe mentaliteti. Konica shfaqet si individi që kerkon revolucion në rrënjë në

mendim, në shpirt, në moral. Nga mendja dhe dora e tij dalin veç gjilpëra, që të ngulen në tru,

sapo i lexon. Siç thamë më lart, nuk jemi në kritikë, por gjithashtu Konica edhe në prozën e

tij art, si kudo dhe në gjithçka nuk njeh tërheqje, njeh vetëm revansh. Dikush shkroi : “ Faiku

u shmang nga tradita …u largua nga kuptimi i atyre rrënjëve të forta e të shëndosha qi qenë

gjallnija e shqiptarit gjatë shekujve”. Do të isha krejt në një mendje. Konica nuk kishte pse

gërryente nostalgji brenda të qenit, shqiptar. Ai i përkiste modernes, së resë si concept, në

mendim dhe shihe, bashkëkohores në kuptimin më korrekt të saj. Individualiteti i tij ishte

Konica, si startues i një epoke të re në art dhe kritikë ose më saktë, jo një ndër të tjerë

elemente të suazës së Rilindjes Kombëtare. Konica, me gjak të fisëm shqiptar, me krenari

Page 28: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

28

tipike shqiptare, të ligjshme e të themeltë. Kjo ligjërohej sepse ai vishte për kostum të qenies

së tij si “i tillë”, kulturën më bashkëkohore, firmë evropiano-perëndimore, si rrallëkush i qenë

shqiptar. Si autor i frymës moderne të fillimshekullit XX, thyen (e theksoj këtu!) frymën

tradicionaliste të Rilindjes Kombëtare, “përkundër rilindësve të mëdhenj, që krijuan mitin e

adhurimit dhe mitizimit…”. Individualiteti i tij është përcaktuar si “i tillë” si rezultante e

hapësirë-shtrirjes social-historike, në të cilën jetoi. “Konica është një nyjë kundërthëniesh, që

burojnë jo vetëm nga karakteri. Shumë merita të personalitetit të tij janë erudit, poliglot,

atdhetar, publicist, stilist i rallë, diplomat, evropian i amerikanizuar, aristokrat progresist etj.,

virtyte që plekseshin në mënyrë të çuditshme me të meta e dobësi: grindavec, snob, inaçor,

prepotent i papërmbajtur, elitar, përpuzës i ashpër i vulgut, pragmatist, inkoherent, etj….

Sigurisht të tilla kapërcime nuk janë vetëm koherenca të karakterit individual, por edhe të

zhvillimeve kaotike, irracionale, kthesave e përmbysjeve të papritura dhe kundërthënieve të

jetës, kombit, atdheut, që e përcollën tërë jetën e tij”. Ndërkaq, do të kemi parasysh sikurse

shprehet studiuesi “Elementet moderne të përceptimit ambiental, situatat dhe veprimet e

personazheve, tipizimi i tyre, karakterologjia dhe biografia shpirtërore etj. dukshëm priren

nga rezultantja e poetikës moderne. Duke përdorur një fjalor karakteristik gjatë prurjes së

intrigës dhe pikturimit të karaktereve (sidomos dr. Gjilpëra), Konica arrin, që me origjinalitet

stilistik dhe narrativ të mbitheksojë procedimin ironiko-satirik përbrenda tematikës specifike

dhe të papërsëritshme në prozën satirike shqipe të viteve 20- 30”. Konica njihet si kritik . Në

kritikën e tij qe reagim, ironi, sarkazëm gjer në art dhe anasjelltas në art, qe ironi gjer në

sarkazëm, qe reagim kritik socio-psikologjik, analist. Në secilin rast, para tij ndjehesh, si para

një vullkani. Gjithçka e dalë nga mendja e dora e tij shpon. Jo rastësisht pra, kritikë ndaj

gjithshkaje, ishte Konica dhe për kombin dhe artin shqiptar. Një mënyrë e tillë koniciane,

kritikë ndaj gjithçkaje do të ishte nisma bazë e lindjes dhe lulëzimit të modernizmit, si dukuri

sociale dhe fenomen artistik. Ky është ambienti i fenomeneve sociale dhe artistike, me të cilat

jeton dhe u përket krejtësisht në kohë. “Neve na duket i pabesueshëm epiteti modern, d.m.th.

bashkëkohor për shkrimet letrare të Konicës: edhe neve na pëlqen ta quajmë të tillë, por nga

që e dallojmë para së gjithash nga shkrimtarët tanë të Rilindjes. Ku e shohim këtë dallim? Së

pari duke afirmuar idealin pozitiv sikurse Naimi, Pashko Vasa, Çajupi, etj., Konica është

modern ngaqë i dha letërsisë artistike “frymë kritike”. Zaten për këtë frymë pati keqkuptime

nga lexues të gjysmës së parë të shekullit XX që ishin nanurisur vetëm ose kryesisht me

përralla dhe iluzione të historisë sonë kombëtare të Shqipërisë dhe të Shqiptarëve…, por ajo

që ishte e re, më origjinale, më e mprehtë tek ai qe mosndrojtja për t’i paraqitur e për t’i

kritikuar dhe shumë vese, mëkata, kufizime e mangësi intelektuale, politike e social-

Page 29: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

29

kulturore, që lidhen me dramën e stërgjatur të historisë së kombit tonë. Në këtë mes Faik

Konica ish i Pari që solli frymë kritike në letërsinë shqiptare, duke e afruar me modelet e

letërsisë moderne me evropiane të shek. XX”. Konica është dr. Gjilpëra. Konica në prozë

kërkon art të një shije të re dhe në këtë lloj arti ai bën kritikë. Konica është dr.Gjilpëra.

Konica është Plugu. Dr. Gjilpëra është i dërguari i fatit, për të injektuar, për t’i kaluar në gjak

këtij populli, kohën konkrete. Ai është i dërguari i kohës për të injektuar kulturën. Është

qesharake gjer në vaj të vdekjes, që bashkëkombasit e kuptojnë, por s’duan ta dëgjojnë

gjuhën e tij. “Bartësi i një lufte të tillë kundër shoqërisë së korruptuar kundër shoqërisë të

prampambetur dhe të korruptuar është mjeku i ri dr. Gjilpëra, i cili është shkolluar në

Perëndim dhe i cili ka një kulturë të gjerë evropiane dhe zemër e ideal shqiptari”. “Heshtni,

shtrohuni, bashkohuni, mos u bëni besim raporteve që thonë gjëra të mira për ne dhe mbase

një ditë dalim të rritur në sytë e botës. Udha që shpie në nder, në liti e në shpëtim nuk është e

shtruar me lule po me ferra; ai që arrin në kulm arrin i grisur, i përgjakur, i dërsitur, i lodhur

dhe trendafilat, dafinat, ujët e ftohtë, lëndinat ku është mirë dhe ëmbël të shtrihet, të gjitha

këto i gjen në kulm vetëm, dhe atje shumë herë as që i gëzon dot se bie i vdekur nga të

lodhurit, po me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit. Ne, vëllezër, jemi negër të varfër,

pa ndonjë rëndësi fare… Jo mbledhje, po kazmën. Jo misione, po kazmën. Po mjaft me

lëvdime”. Është ky, mesazhi gjithpërfshirës i Konicës, i prozës koniciane. Është ky, i gjithë

potenciali i fuqisë së tij prej artisti, për të paralajmëruar të ardhmen e duhur dhe për të treguar

drejtimin, në të cilin duhej ecur, për të qenë ato që duhet të jemi, jo prè e vesit, e fodullëkut, e

vetëlëvdatës, por qenie të ndershme e të arsyeshme, fytyrë e virtytit të kombit, nëpërmjet

punës e dijes së urtë. “Madje dihet përcaktimi fillimtar i tekstit si përrallë, që tregohet për

kohën e ndodhur në retrospektivë. Tërë kjo dëshmon për mënyrën e rrëfimit nga distanca

estetike e përceptimit të ngjarjeve”. Nisur nga kjo largësi estetike, ajo që vlen të vihet re është

fakti, se ky lloj mesazhi i dyfishtë, që i përket të njëjtit realitet, atij shqiptar, është vjelur nga

Konica, si një mësim i përvojës së pohuar e të pranuar që nga koha e Platonit dhe lënë si

mësim i jetës nga Hesiodi. Konkretisht, Hesiodi do të na mësonte: “Vesi mund të ushtrohet

me shumicë fare lehtë: Rruga që të çon tek ai është e shtruar dhe ai banon afër, por përpara

virtytit, perënditë kanë vënë djersë, rruga që të çon atje është një rrugë e gjatë dhe e thepisur.”

“Konica e vë Dr. Gjilpërën në prozë duke i sjellë pacientë nga shtresat me të ulta deri tek vetë

Salemboza dhe në të gjitha rastet, doktori përfshihet në situata që të bëjnë të qeshësh e të qash

për gjendjen e mjeruar e injorancën e njerëzve që kanë qenë mjekuar me metodat “magjike”,

që përdoren në xhunglat e Afrikës. Dr. Gjilpëra e ndjen veten si një kalorës donkishotezk me

një botë të çuditshme ku njerëzit jetojnë në varfëri e pisllëk”. 1. “…bashkëkombësit e tij

Page 30: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

30

…ishin shëmbëlltyra shumë të varfëra të racës së njeriut…njerëz të mërzitur nga bota dhe

vetja e tyre, që nuk shihnin”. “Shëmbëlltyra shumë të varfra të racës së njeriut”, çka do të

thotë, pasqyrime mjerane të natyrës, as imitime të sakta jo. Më saktë, në gjuhën estetike kemi

të përftuar, një imitim të mjerë të racës njerëzore, më saktë tek fytyra dhe truri i

bashkëkombasve të Konicës. Më pas, veçojmë: “… që nuk shihnin”. Për të shijuar të

bukurën, qoftë edhe si një imitim identik, me anë të shqisës së parë të kontaktit të qenies me

realitetin, me të “të parit”. Mungesa kësaj shqise, nuk u lejon bashkëkombasve, as këtë

imitim të arrijnë, duke bërë kështu absolut, imitimin negativ, duke shkuar ku injoranca e

tërheq rrëshqanë, me sytë e vet. Shëmbëlltyra e mjerë e bashkëkombasve, krahasuar me racat

e tjera njerëzore, nxit mllef dhe revoltë tek Konica. Fatkeqësisht ata, të bindur verbërisht, nuk

duan të shohin veten nuk kanë dëshirë të dëgjojnë, e jo më të të kuptojnë, se ishin jashtë

kohës reale. Në kokat e tyre, ato nuk pranojnë sytë e mendimit, si çdo qenie e arsyeshme. Ato

ishin thjesht, ashtu siç ata vetë donin të ishin, vetëm qenie biologjike, brenda tërësisë

njerëzore. E pjesa tjetër e bashkëkombasve “elita”, me nofkën e ndyrë “kamorra”, e cila

“...s’mund të japë leje të bëhet ndonjë ndryshim me themel në Shqipëri”. “….Ndryshim me

themel!..” Pikërisht, ky ndryshim me themel, qe e drejta dhe kërkesa numër një, e fillim i

shekullit XX. Ndryshimi në themel është tipar agresiv, agresivitet tipik bashkëkohor, për të

ecur përpara, pa imituar.. Në kohën përkatëse, ky tipar shfaqet në të gjitha fushat ashtu si

edhe në art, por jo në Shqipëri, as në mendjen e shqiptarit. Tek Konica, po. Konica e njihte

dhe e pohonte kohën. Ai gjendej në të njëjtën linjë mendimi, bukurie e madhështie me

ndryshimin rrënjësor nga mentaliteti i tejkalbur shqiptar. Fjala e fundme e një mendimi të

koracuar në verbëri e që s’lejonte as ndryshimin më të vogël, jo më ndryshim me themel,

ishte kundërshtia absolute ndaj së resë. Kjo kundërshti shprehet me një fjalë të vetme nga

“elita” e asaj kohe në Shqipëri: “Meazallah!” Rrënjësore është e reja, që kërkon të futet, nga

Konica, por po aq e paarsyeshme, është kundërshtia “e elitës”. Ky lloj paradoksi, pushton gjer

konvencionin e të folurit thjesht shqip. Ndaj këtij fenomeni, Konica qesh dhe kafshon me art

gjer në sarkazëm. Ai zbulon ironi, kundërshti, paradokse të njëpasnjëshme me realitetin në

mendimin shqiptar të kohës. “Dr. Protagoras flet gjysëm greqisht, Dr. Emrullahu flet gjysëm

turqisht, vetëm dr. Gjilpëra flet pastër shqip. Sipas studiuesit Sabri Hamiti dhe domethënia e

emrave është – Salep dhe Boza është bashkimi i emrave të dy pijeve orientale, Abd-el Katl,

që shqip do të dilte diçka si Rob i Gjakpirësit, apo Ibn-el-Kelb, që do të thoshte bir i

Fundrinës…”. Kështu, edhe në radhitjen e artit të fonemave të lidhura në emra –elite, Konica

realizon një kuptimësi të tillë, plot ironi e realitet të mjerë. Vetëm art- mendimi i Konicës, i

bën në maksimum funksionale, si kritikë, si art, si mendim. Të tillë, emra si: Salem boza,

Page 31: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

31

Abd-El –Katli, Dr.Habi-bullah, Dr. Emrullahu, Dr. Protagoras Dhalla, Denizullu Serpia,

Zullu, Zgjebo etj, janë përzgjedhur qëllimisht prej tij, për të bërë efekt të menjëhershëm

impresionues, së pari, estetik, për shijen auditive të lexuesit. Mjafton t’i shqiptosh t’ua

dëgjosh tingullin dhe arrin të kuptosh gjithë arealin e mendimit të Konicës dhe të kritikës së

tij depërtuese në palc. Komunikimi estetik që përcojnë këto emra, me anë të së shëmtuarës,

që bartin në impresionin që realizojnë kur i dëgjon, Konica me qëllim i zgjedh, që të zbulojë,

dhe zhveshë. Vetëm kështu, sic i përzgjodhi qëllimisht Konica, ato emra-domethënës elite, do

të ngjallë efektin funksional meditativ, për kërkimin e pse – së së fshehur të mesazhit, brenda

tyre. Realizohet ky funksion meditatues rreth tyre, falë efektit funksional estetik , të së

shëmtuarës, që ato transmetojnë. E shëmtuara e zbuluar nga Konica, nëpërmjet gjuhës së tij

therëse, kthehet në bukuri estetike arti., prej tij dhe kritikë njëkohësisht. Në mënyrë ironike,

Konica radhit tinguj “të dashur” për veshët e bashkëkombasve dhe krijon reaksion të

menjëhershëm. Në këtë mënyrë, Konica të detyron t’i hapësh vend qëllimit të tij, për të

shkatërruar me sarkazmën tipike, atë traditë të dalë boje, ngulur gjer në emra., duke e kthyer

konceptin e elitës, në një rrashtë. Konica ishte shkatërrues i tillë, sepse vuante shijen dhe

ushqimin shpirtëror anadollak të bashkëkombasve, truri qeverisës i të cilëve, si drejtues të

fatit, të së ardhmes, qëndronte në shina rrangalle për kohën. Zhvillimi i shkencës dhe i

teknikës qe gjuhë e huaj dhe e panevojshme fatkeqësisht për ta. Gjithçka e tyre, ishte

mbllaçitje e hershme nga Lindja. Por koha, në të cilën jetonte Konica, nuk pranonte kurrsesi

në moto të saj, as bashkëqëndrim me të shkuarën, jo më bashkëjetesë totale vetëm me të.

Modernia, ose më saktë bashkëkohësia, për Konicën ishte koha ekzistuese, e gjitha e re,

origjinale, identitet i vetvetes, bashkëjetesë me të renë. Për të, kjo e re duhej bërë identitet i

kombësisë shqiptare dhe i botëkuptimit të tij. Në thelb, duhej nisur nga fillimi, që të

ekzistonte. Kombi duhej të pohonte vetveten. Bashkëkombasit duhej të pranonin së pari, se

çfarë dhe kush ishin. Por, korniza dhe rregullat e lojës, në kohën shqiptare, për të cilën

Konica flet, ishin: “Korrupsion kamorrist!”. Fatkeqësisht ky ishte realiteti. Më i fëlliqti

model, vetëm ky i përshtatshëm, i kapërdishëm, perfekt i të qenit shqiptar dhe Shqipëri.

Konica, zbuloi pa frikë arketipin ose kryemodelin shqiptar të kohës. Ky model kish ngelur

jashtë kohës së vërtetë të normalitetit njerëzor dhe asaj, që ai do dëshironte për to. Konica

vëzhgoi, evidentoi dhe pohoi krejt ndryshe nga ç’ishte bërë më parë, në letërsi. Për të tilla

përshtypje të përçudshme, që i falë dheu i vet dhe njerëzit e tij, ai u bë Gjilpëra. Ai ngulet pa

tkurrje gjer në palc, për të na dhënë efektin në tru. Bashkëkohorja pranonte vetëm, të renë në

koncept, nga zero tek njëshi e me radhë… . Kështu dhe Konica, fillimin e kërkon në tru, nga

duhet të fillojë gjithçka për së mbari, në një mendim krejt të ri, krejt tjetër, të ndryshëm në

Page 32: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

32

themel. Përsëri , këtë shenjë të së resë evidenton edhe studiuesi Sabri Hamiti: “Me dr.

Gjilpërën, Faik Konica fut në prozën shqipe për herë të parë me sukses njeriun shqiptar

perëndimor, i cili duke nxënë dijen nuk tjetërsohet kombëtarisht…” Peshku ish qelbur nga

koka për Konicën (Dr. Gjilpërën) dhe Konica kokës i bie. Ai kërkon të mos humbë kohë.

Zhvesh, për të parë gjithë ç’është, lakuriq. Duke qenë ithtar i së resë, koherent me periudhën

në të cilën jetonte ai ofron e këshillon “diell”, “ajr” natyrë”. Mendja e pseudointelektualit për

vëzhguesin Konicë, ishte katror i mbyllur. Mendimi i tij ishte dogmatik, i thatë, pa jetë, si

(Dr. Protagoras +Emrullahu) ose i frikshëm në mediokritet, si:(Denizullu Serpia, Zgjebua). “I

frymëzuar nga historia dhe jeta shqiptare nga njeriu shqiptar dhe bota e tij, Konica provoi të

krijojë një letërsi me koncepte e shije bashkëkohore me vizion të ri të çliruar krejtësisht nga

konvencionalizmi dhe rekuizita e vjetër e modeleve të letërsisë orientale”. “është afër mendsh

që në Ballkan dhe vecan në Shqipërinë tonë, të mbetur në llom të kohës së Mesme, fuqia e

diellit si shëronjëstë jetë e panjohur”. Ja, gjer ku arrin pohimi i tij shkatërrues! Shkatërrues

me themel, i gjithçkaje të pathemeltë. 19

Kështu individualiteti Konicë, merr guximin e vëzhguesit empirik, imtësisht të qëndisë

tre fakte:

1. “Shqipëria – mbetur në llom të Kohës së Mesme”- 500 vite prapa, largësi kohore me

realitetin e duhur.

2. “Shqipëria, pjesë e Ballkanit” kështu Ballkani parcelizohet më vete, në kuadrin e

përgjithshëm. Pra, jo Evropë!

3. “Shqipëria veçan” çka do të thotë, sektor origjinal prapambetjeje brenda këtij

fenomeni, sikurse edhe brenda vetë Ballkanit. Ky është rrjedhimi i logjik, origjinal i emrit

Konicë, që arrin për kombin e tij. Dielli, drita, e reja u duhet të depërtojnë në 500 vite larg, u

duhet të ngrohin njëherësh, çka është e pamundur të realizohet, 500 vite breza, për të filluar të

besohet, se jo larg saj, në Evropë, i njëjti diell s’ka kaq llom për të tharë, por vetëm ndriçim të

vërtetë e të natyrshëm, brenda hapësirë –kohës aktuale. “E vërteta është se Faiku, në

polemikat e ndezta të veta, shprehte mëninë e vet të thellë sidomos kundra vogëlsirave

shpirtërore, që shëmtojnë jetën, kundra mendjes së madhe të injorantëve, ngushtësisë

mendore të gjysmakëve, verbnis së fanatikëve, guximit të shpërdoruesvet të patriotizmit.

“Paradoksi tjetër vazhdon se veprën e shpëton arti i saj. E arti i saj është përgjithësimi. Se dija

e injoranca janë në kacafytje kudo për sot e mot, veçanërisht në botën shqiptare”. Mendja e tij

19, Faik Konica, Prozë “Doktor Gjilpëra...”.

Page 33: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

33

është lëruar me dije sistematike bashkëkohore evropiane. Përfundimisht, në përzgjedhjen e

vijë-jetës së tij, Konica (Dr. Gjilpëra) nuk mund të barazohet kurrë, me ligjet e jetës së të

tjerëve, prè e një tradite mesjetare, traditë tashmë, që duhej kapërcyer me çdo kusht, për hir të

mospërputhjes së saj me kohën. Konica (Dr. Gjilpëra) zotëron tashmë në mentalitet, si

normale, konceptin e domosdoshmërisë të shtetit ligjor, në përputhje me mendimin dhe

zhvillimin e kohës. Konica është Plugu, pse Plugu përfaqëson misionin e tij. Konica kërkon

të plugojë mendjet, konceptet, mediokritetin, për të shpresuar më pas, në farën e hedhur.

Kështu Konica nuk kërkon rikthim të askujt, as moderim, përpunim në asgjë çka sheh dhe

dëgjon nga bashkëkombasit, por një plugim total të mentalitetit. “Bëhuni burra! Rrëmbeni

kazmat! Të vihet re! E reja e modernes, fillon nga ndryshimi i mentalitetit. “Bëhuni burra”,

çka do të thotë lini mënjanë britmat, euforinë, parazitizmin. E reja, aq e dhimbshme për të

lindur, për shqiptarin, fillon nga koncepti punë. Me këtë koncept do të fillojë ndryshimi total,

fillimi i gjithçkaje për të arritur diku, për të qenë dikushi si komb, për Konicën. Në

përzgjedhjen e vijë-jetës së tij, do të vëmë re, se Konica (Dr. Gjilpëra) për të ardhmen, nuk

vendos të merret me letrat (letërsi-art), duke e arsyetuar si një vijë luksi, si diçka e tepërt ose

më saktë të pamundur me auerolën e saj, për pikëqëllimin e tij. As për jetën e përditshme dhe

as për nevoja të domosdoshme të shpejta të bashkëkombësave nuk e shihte të arsyeshme këtë

përzgjedhje. Në koncept- simbol, gjithçka fillon nga mjekimi psikologjik dhe fizik i qenies së

sëmurë, në rastin tonë, i një kombi, që është në komë. Për këtë arsye ai zgjedh mjekësinë. I

bindur në vete, për të mos qenë dogmatiku “i recetave” të mykura, pa funksion në raport me

kohën, në të cilën vazhdojnë të përdoren. Efektet e tyre janë vetëm hapa prapa, qoftë në

shëndetin fizik dhe atë mendor. Konica, pranuesi i kulturuar i përparimit, i gjithçkaje të mirë

e të re, nuk mohon traditën, origjinën e rrënjëve të shëndetshme që kemi trashëgim. Natyra,

thënë ndryshe, gjithcka e mirë e pozitive, që trashëgojme nga kultura jonë, “mjekësia

popullore”. Shërimi psikologjik, mendor dhe fizik i popullit, duhet t’i ruajë karakteristikat

dhe epërsitë e veta më të mira, të trashëguara nga tradita e tij. Mjekësia popullore dhe natyra

për të janë trashëgimia jonë më e mirë që duhet ruajtur., për të shëruar nga prapambetja e

verbëria. Konica pranon e pohon, jo dogma, por hapësirë për çka është e mirë dhe pozitive në

shërbim të së ardhmes, që duhej të vinte patjetër. Ku qëndron e reja? Së pari, në mohimin e

varësisë idioteske në kanunin e dogmave. Dogmat dhe “recetat” nuk përputheshin me fillimin

e së resë së një kombi, por çonin në ngurtësimin “e mjekësisë” shëruese, simbolikisht , e

realisht në mospranimin e së resë. Kërkon brenda shërimit dhe indirekt brenda koncepteve

për shërim, natyrën, origjinalitetin, traditën më të mirë, që kemi trashëgim dhe kulturë. Ai

përdor dijen duke kërkuar një fillim ndërtues. Për hir të rifillimit të gjithçkaje të mbarë, ai

Page 34: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

34

niset nga pranimi dhe pohimi i të mirave origjinale, tradicionale dhe specifike, që ka një

komb. Ky rifillim i mbarë, nis me shëndetin fizik, por pashmangshmërisht, në simbolikën e

vet me trurin, shëndetin mendor të kombit. “Gjithçka në masë” (Aristoteli), për të mos rënë

në kthetrat e rregullave të ngurta e të pajetë, nga duhet të shkëputemi njëherë e mirë. Së dyti,

me kërkimin kësaj mase, ndeshim në shijen e tij dashurore ndaj Ingridës suedeze dhe Verës

misterioze ruse. Ai shpreh dhe pranon indirekt, me të njëjtën logjikë, një të mesme të arrirë

mes Ingridës dhe Verës Së treti, në dialogët me personazhet filoturk dhe filogrek në të vërtetë

shqiptarë, por që mohojnë kombësinë e vet në thelb. Jo më kot, përzgjedhjet e veta, në jetë

dhe për jetën, janë qëllimi i tij në përpjekjen e ideimit për fytyrimin e plotë të Shqipërisë së

kohës dhe të projektimit të idesë të së ardhmes së saj. E mesmja e artë dhe masa e duhur është

pikërisht fytyra e Dr. Gjilpërës, i cili sjell të renë, bashkëkohoren, kulturën perëndimore dhe

pranon, çka është e mirë nga tradita e kombit në masën dhe sensin e duhur, të nevojshëm dhe

të domosdoshëm. Andaj dhe dialogët me personazhe filoturkë dhe filogrekë janë shndërruar

në dialogë filozofikë. Të duket se gjithçka, në gërmimin dhe idetë dr. Gjilpërës, kanë qëllim.

Qëllim, i cili tenton drejt paditjes së të metave dhe krijimit nga e para, të një “Republike

platoniane”, ku të sundojë e drejta, e mira e vërteta, ose më saktë një fytyrë kombëtare siç

meriton të jetë. “Në këto pika teksti: merr trajtën e traktateve filozofike, prandaj edhe kur

teksti është i shkruar në trajtën e dialogëve dramatikë, ata i janë më tepër të përgjasuar dhe

kanë për qëllim të fundit mësimin, sidomos kur zhvillohen ndrmjet Dr-ve”. “...diskuton

relativizmin e Protagorës, për të gjetur udhën e bindjes dhe të së vërtetës, bashkohet me

përsëritjet e Platonit për të gjetur këtë udhë: “Mendimet e drejta, mendimet e vërteta; të

menduarit gjëra të drejta; dituria e mendit të drejtë”. Së katërti, ndeshim edhe në një koncept

pastërtisht estetik – shija, . Shfaqet në hapat e parë të hyrjes në këtë prozë. Ndofta fare e

thjeshtë në dukje, krejt praktike, por ama si e tillë, vjen nga reminishencat dhe dritëhijet e

kujtimeve me të atin. Kjo lidhet me shijen e verës së Shqipërisë, shije e papërsëritshme, por

në vetvete domethënëse në âmën e vet, përsa i përket konceptit shije dhe thirrjen e gjakut

tënd. I kthyer kështu, në të vërtetën, që kërkon të arrijë, në shijen e origjinalitetit të amës

shqiptare. “Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla!” Palla dhe trimëria

janë mbetje të kapërcyera tashmë në epokën e trurit, shkencës dhe teknikës. Palla e trimëria

janë donkishoteske, para projektit të një kohe të re, themelet e së cilës, duan veç mendim dhe

punë. Në fakt, modernizmi, kohë në të cilën veproi Konica, projektoi krejtësisht themele të

reja për ndërtesën e saj ideale. Ndërkaq, për Konicën themelet e reja, fillonin pikërisht me

ripërtëritjen e ndjenjës së kombësisë në tru. Ky është mesazhi i Plugut dhe mesazhi i vetë

Konicës. Ky është kodi, që i duhej kohës, alfabeti i sigurt, për të mos mbetur jashtë saj.

Page 35: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

35

Kazma, puna, jo trimëria, jo palla! Ato i përkisnin tashmë, një alfabeti të vjetëruar. Turma

jepet si simbol i primitivizmit shkatërrues dhe i kohës së kapërcyer në histori.

Pseudointelektualëve u jepet një shuplakë. Ato jepen po aq të shpërlarë sa c’është një tru i

frenuar, përtej murit të të cilëve, nuk duket askund kombi. “Një turmë e tillë nuk mund të

kuptojë një lagpamës të iluminizmit dhe të ideales…”.Raca e ngelur në llom të Kohës së

Mesme, mbijeton si kundërshti i kohëve të reja dhe përçudshëm, kërkon të drejtën e

ekzistencës së vet, në një kohë, që s’i përket aspak. Këtë të drejtë e kërkon me kodin e

vjetruar të klithmave, armëve. Me këtë kod kërkon edhe të ardhmen, si borxh i të tjerëve, si

borxh i trurit ndaj instiktit. Puna më e lartë se trimëria e kazma më fisnike se palla, dalë nga

goja e Plugut, qenë herezia vetë për bashkombasit(!). Ato u lëshuan ndaj së resë, si ndaj

largqoftit. E vërteta për ta është herezi, e drejta është herezi, liria totale nga skllopi i së

kaluarës është herezi, pra rrjedhimisht, fillimi është herezi. Kështu, të jetosh me kohën për ta

është herezi. Bashkëkombasit ishin zhytur kokë e këmbë në kalbësirën e së vjetrës dhe nuk e

pranonin zë tjetër vec britmës së vet.. Duke gjetur tokë të papluguar dhe tru të palëruar,

Konicës i duhej, që me hovin e kohës të plugonte thellë e dhimbshëm, aksiomat e së ardhmes

së duhur për kombin dhe bashkëkombasit e vet. “Konica ndërton një kundërthënie midis

intelektualit, plugut, krijuesit e prijësit të lëvizjes kombëtare të zulluve dhe turmës së marrë të

pushtuar nga gëzimi e krenaria për “Fitoren”, turmës së dalldisur e të kredhur në euforinë

irracionale, në shfrimet instiktive festive”. “…Dhe përmbi të gjitha , heshtni!”, “ jo fjalët, por

kazmën dhe parmenden dhe draprin, dhe shoshën , dhe furrën. Po mjaft me lëvdime!” Duhej

arrritur shkëputja nga tradita negative, anadollake e dembelllëkut, euforisë ndaj së kaluarës.

Jo më rikthim të mallshëm ndaj së kaluarës së kalbur, jo më krenari boshe për çka ka kaluar,

jo më gjumë të përjetshëm mbi to. Të shkëputemi nga ç’qemë dhe jemi, për të filluar ecjen

me kohën që është, ofron Konica me këtë lloj proze, art, mendim dhe kritikë.

Bashkëkombasit për Plugun, për vetë Konicën, ishin të dështuar. Brohorisnin veten, të

shkuarën e vet, vajtje – ardhjet rreth vetes, pa ecur aspak më tej, pa ditur përse, pa ditur për

çfarë, pa arsye, pa ditur çfarë janë, ku janë e pa dashur ta dëgjojnë këtë, prej askujt.

Bashkëkombësit gjendeshin brenda një drame pa fund, të përçarë gjer në teatralitet të vetvetes

si absurd, vendosnin gjithashtu po në mënyrë absurde, fatin e përgjithshëm të një kombi.

Ndaj Konica thërret, madje klith: “ Hiqni dorë, ju them, se u bëmë palaçot e dheut!” Kjo

është e vërteta, që i dhëmbi Konicës në sy të kombeve të tjera. Ky ishte referimi ynë në

hartën e qytetërimit, fatkeqësisht. Tashmë, sërish e vërteta reale brenda së vërtetës artistike.

Në tërësinë e emrave të zgjedhur qëllimisht nga Konica, përballemi edhe me emra krejt të

shqipërueshëm, aspak të huaj për publikun pritës. Mesazhi i marrë nga domethënia ka ngjizur

Page 36: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

36

me emrin përkatës me trurin. Vetë domethënia e emrit të përzgjedhur, është gjithashtu

zhgënjim i plotë i shpresës për ndryshim, tek bashkëkombasit e tij. Kjo ndodh, pse Konica e

vuri re saktë, logjikën e vetos pas së cilës zvarritej kombi.Veto-ja që udhëheq kombin -

“Zgjebë”, as më pak e as më shumë. Konica evodenton. Konica nxori në sipërfaqe,

kunderthënie dhe paradokse, koncepte morale të përmbysura. Koncepti i së mirës, si normë

etike ishte logjikisht i gabuar. Kjo duhej ta trembte Konicën , por jo. Ai guxon përsëri të

fshikullojë drejtpërdrejtë. Konica arrin të pohojë: “ në çdo punë që bëni , në çdo masë që

merrni, në çdo lëvizje e në çdo fjalë që ju del nga goja , shoh shenjën e një barbarie të

thellë…” Profecia fatale: “Më tepër plakem dhe më tepër më hyjnë dyshime nëse do të

qytetërohemi ndonjë ditë!” Konica plugon të vërteta, fakte, arrin në zhgënjime të

njëpasnjëshme e në kriza të pariparueshme besimi, për të ardhmen e kombit të vet, “nëse do

të qyterohemi ndonjë ditë!”. I pamëshirshëm gjer në shkatërrim të gjithçkaje ekzistuese

mesjetare, arrin në parashikimin fatal, që ende sot, ka fuqi të na frikësojë në këndvështrimin e

vet. Kjo është e reja – koniciane. Kjo është sarkazma, gollë përpirëse e pamëshirshme e

gjthçkaje në emër të domosdoshmërisë së lindjes së të resë në gjithçka, por mbi të gjitha,

duke filluar që në tru. Konica shkatërron me të vërtetën. Nëpërmjet artit dhe kartëcipërisht

nga të dhënat e një teoreme të tillë , e vërtetë dhe art, ai arrin në: “ Perënditë ishin

vrarë…vetëm në kokë, vend,që për një zullu, s’ka ndonjë rëndësi, a sa për vithet e barkun, ato

janë pjesët më fisnike të trupit”. Ky është rezultati sarkastik i një plugimi të gjatë, në trurin

dhe psikologjinë e këtij populli të verdhë, meit, mbetur e ardhur në kohët e reja, si atavizëm i

Kohës së Mesme. S’ kish si të pritej ndryshe nga letargjia e tij. Por, Faik Konica gjithashtu,

nisej nga bindja, se nga pikëpamja kulturore, Shqipëria i takonte Evropës perëndimore. Në

këtë rrugë, ajo kish ecur gjer në shek. XV, por me pushtimin osman, ishte detyruar me forcë

të ndryshonte drejtimin e të merrte rrugën e Lindjes. “Është detyra e jonë, theksonte ai, ta

shkëpusim Shqipërinë nga shekujt e sundimit osman dhe ta rikthejmë ku e gjeti pushtimi turk,

për të vazhduar rrugën drejt Evropës Perëndimore”. Vendi i Konicës, Shqipëria, kultura

shqiptare, dhe truri flasin nëpërmjet tij me artin e tij. Kështu hyri Konica, me një shkëlqim

verbues, tronditës, shokues brenda në një shpellë – labirinth të atdheut të vet. Edhe pse ishte

atdheu i vet, ai ia përplasi të vërtetat, i hapi udhë lirisë në gjykim dhe në art, për hir të së resë,

që duhej të lindte patjetër. Atdheut të vet, të pesë shekuj pa dritë, të pesë shekuj pa ecje, të

padritë në tru dhe të padiell në kohë, ai iu dha, me dëshirën e ethshme iluministe të ndriçimit

të mendjes dhe shpirtit, por përfundimisht, mbeti një protagonist i dëshpëruar në art dhe i

tëhuajtur në atdheun e vet. Koha e paqëruar dhe mentaliteti i nxirë thukët, nuk e kapërdinë

frymë-kritikën e tij, qoftë edhe nëpërmjet mënyrës së tij të paditjes së këtij lloj realiteti, me

Page 37: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

37

art, nëpërmjet prozës. “ Plugu (Konica) protagonist i një tragjedie të fshehtë dhe të errët

vajton”. “ Por, jeta ime psherëtijti Plugu (Konica), është një faliment. Dhe doli nga shpella si

hije e vetvetes”, “të iki , të iki nga ky kontinent, të iki për jetë , dhe jo nesër , por që sonte, që

tani. Të shkund këmbët mirë,që të mos më mbetet as pluhur nga dheu i Afrikës, dhe i

sëmundjeve , dhe i vrasjeve, dhe vjershave mirlitone…! Ky është fati i intelektualit të vërtetë,

fati i Konicës, që u ndje i tepërt në boshësinë e kombit të vet. Konica, qe mendimtari, artisti,

esteti i parë modern. Si i tillë, pati për udhërrëfyes, moton, kritikë ndaj gjithçkaje, rindërtim

total, përplasje të së vërtetës. Kjo është fytyra e tij, dora e tij, jeta e tij. Në prozën e tij gjen

një realitet, ku kufizimet e trurit nuk mund të kapërceheshin vetëm nga Konica. I gjendur

vetëm, përballë një çorientimi kohor të ngritur në themelet e orgjive të korrupsionit,

shumëfishon shijen e përvojës së disfatës, zhgënjimit, pamundësisë për të kryer kapërcimin,

që kishte për qëllim të kryente. Populli, qe i paracaktuar të dështonte në përzgjedhjen e vet.

Megjithatë, Konica zbuloi shkaqet e lajmëroi pasojat. E reja, moderniteti i tij kritik-

shkatërrues qe i domosdoshëm. “Krijuesi i parë i prozës moderne shqipe” dhe “ Mjeshtri më i

skalitur i prozës” e quan Fan Noli. Me këtë përcaktim ka parasysh hopin cilësor që solli vepra

e tij në rrugën e mundimshme të prozës sonë”. Për Bergsonin, “themeli i të gjithave është

shpirti krijues, liria”. Kush më shumë se individualiteti i Konicës, përmban në vete, qenien

shpirt krijues dhe i lirë. Ndofta kjo edhe për vetë faktin se ai: “... nuk ishte shkrimtar

profesionist, ulur mbas tryezet, por një krijues. Estet, Aristokrat deri në art.” Vullneti i tij për

të vërtetën, njëlloj si tek Niçja “është pasion që përpin gjithçka të shëmtuar”. Përfundimisht,

gjilpëra e mendimit, artit dhe estetikës koniciane ishte individualiteti i tij tipik, origjinaliteti,

moderniteti. E reja, që duhej të vinte patjetër, qe kritika dhe kjo erdhi me Konicën. Ai i

përkiste kriticizmit impresionist, një version i modernizmit ky, i lindur në fund të shekullit të

XlX e në fillim të shek. të XX. “ Mbrojtja…” e Ëolter Peter i përkiste të tillë kriticizmi, në

“Hyrjen e Studimit të tij për Historinë e Rilindjes” (1873) e formuluar kështu, se në

kriticizëm estetik, hapi i parë ishte të shikuarit e një objekti, si ai ishte në të vërtetë, ishte të

njihje veten në impresionim si ajo vërtetë ishte, ta diskriminoje atë, ta realizoje të qartë. Më i

zakonshmi lloj i kriticizmit impresionist ishte themeluar në teatër dhe në rradhë të tërë

librash: “Unë qesha gjithë natën;Unë nuk munda ta mposht atë!”. “… Mësimet që nxirrnin

shkrimtarët shqiptarë prej tij qenë orientuese, kishin të bënin me progresin estetik të letërsisë

sonë. Dukuria novatore që bart Konica shprehet në artikujt teorikë dhe kritikë, siç shfaqet dhe

në publicistikën dhe eseistikën e tij, por ajo mishërohet qartë në veprën letrare që ai shkroi”.20

20, Faik Konica, Prozë “Doktor Gjilpëra...”.

Page 38: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

38

2.8. Përfundimi

Tek ky roman me përmbajtje satirike hasëm realitetin e rëndë shqiptar, jetën e

prapambetur, por edhe dashurinë ndaj atdheut. Autori përmes kësaj vepre autobiografike u

mundua të na sillte më afër gjendjen e Shqipërisë gjatë viteve të njëzeta, mënyrën e të

jetuarit, mentalitetin shqiptar , dhe udhëheqësinë.

Ai i tall dhe i godet pa mëshirë ata që e kishin sjellur Shqipërinë në këtë gjendje dhe që

ishin vetë shqiptarët, që nuk ngriheshin të punonin, të ndryshonin, të shikonin realitetin në të

cilin gjendeshin por siç duket ta ishin mësuar të jetonin në këtë mjerim.

Nga ky roman autori me anë të personazhit dhe ideve të tij kishte qëllim paditjen e të

metave dhe krijimit nga e para të një “Republike platoniane”, ku të sundojë e drejta,e mira e

vërteta ose më skatë një frymë kombëtare siç meriton të jetë.

Page 39: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

39

Literatura

1. Faik Konica “Dr. Gjilpëra”, faq.21.

2. Uçi, Alfred, Estetika e Groteskut, Libri IV, “Nobël”, Tiranë, 2001, f. 3.

3. Salihu, Astrit, Revista “Thema”, nr. 11, Organ i Shoqatës së Filozofëve, Kosovë,

1993, f. 115.

4. Pipa, Arshi, Fletore për Konicën (Faik Konica 1876 - 1942) Revista “Jeta e Re”, nr. 3,

Prishtinë Maj-Qershor, 1995, f. 4/kol.3/2.

5. Uçi, Alfred, Estetika e Groteskut, Libri IV “Nobël”, Tiranë, 2001, f. 9.

6. Uçi, Alfred, Estetika e Groteskut, Libri IV “Nobël”, Tiranë, 2001, f. 13.

7. Konica, Faik, Prozë “Doktor Gjilpëra...” , në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi dhe Xh.

Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1983, f. 263.

8. Platoni, Republika, Libri II, Tiranë, 1999, f. 62.

9. Uçi, Alfred, Estetika e Groteskut, Libri IV “Nobël”, Tiranë, 2001, f. 33.

10. Konica, Faik, Prozë “Doktor Gjilpëra...”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh.

Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 263.

11. Konica, Faik, Prozë “Doktor Gjilpëra...”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh.

Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 263.

12. Hamiti, Sabri, Vepër letrare 8, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003, f. 243.

13. Hamiti, Sabri, Vepër letrare 8, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003, f. 239.

14. Jorgaqi, Nasho, Estetika e fjalës shqipe, “Onufri”, Tiranë, 1996, f. 13.

15. Konica, Faik, Prozë, “Doktor Gjilpëra...”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh.

Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 263.

16. Koliqi, Ernest, Fletore për Konicën, Maj-Qershor 1995 (Faik Konica 1876-1942), f. 3,

kol.1.

17. Hamiti, Sabri, Vepër letrare 8, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003, f. 246.

18. Konica, Faik, Prozë, “Doktor Gjilpëra...”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh.

Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 263.

19. Hamiti, Sabri, Vepra letrare 8, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003, f. 241.

20. Uçi, Alfred, Estetika e Groteskut, Libri IV “Nobël”, Tiranë, 2001, f. 20.

21. Konica, Faik, Prozë “Katër përralla nga Zullulandi...”, në Vepra, Përgatitur nga N.

Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 203.

22. Konica, Faik, Prozë “Katër përralla nga Zullulandi...”, në Vepra, Përgatitur nga N.

Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 203.

Page 40: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

40

23. Konica, Faik, Prozë “Katër përralla nga Zullulandi...” në Vepra, Përgatitur nga N.

Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 203.

24. Konica, Faik, Prozë, “Katër përralla nga Zullulandi...”, në Vepra, përgatitur nga N.

Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 203.

25. Frashëri, Kristo, Vendi i Konicës në kulturën shqiptare, Revista “Jeta e Re”, nr. 3,

Prishtinë, Fletore për Konicën, Maj-Qershor 1995, f. 8, kol. 2.

26. Konica, Faik, Prozë, “Katër përralla nga Zullulandi...”, në Vepra, përgatitur nga N.

Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 203.

27. Konica, Faik, Prozë, “Doktor Gjilpëra...”, “Katër përralla nga Zullulandi...”, në Vepra,

përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 203.

28. Jorgaqi, Nasho, Estetika e fjalës shqipe, “Onufri”, Tiranë, 1996, f. 15.

29. Hersh, Zhan, Habia filozofike, “Dituria”, Tiranë, 1995, f. 315.

30. Konica, Faik, Prozë “Doktor Gjilpëra...”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh.

Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 203.

31. Konica, Faik, Prozë “Doktor Gjilpëra...”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh.

Lloshi, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 203.

32. Baldick, Chris, The Concise Oxford Dictionary of Literary Terms, Oxford University

Press, 1991, f. 108.

33. Jorgaqi, Nasho, Estetika e fjalës shqipe, “Onufri”, Tiranë, 1996, f. 15.

34. Hamiti, Sabri, Faik Konica jam unë, Tiranë, 1994, f. 171/3.

Page 41: AUTORI:FAIKKONICA - filologjiku.uni-gjk.org Diplome - Albulena...zbulimet bëhen shenjime për të e për ne. Hilushi është personazhi i idealit të Koliqit, iluminist, si Doda i

41