PROGRAMI I TRAJNIMIT KURRIKULA ME KOMPETENCA E CIKLIT FILLOR DHE RISITË E SAJ Lloji i trajnimit: Trajnim i drejtpërdrejtë Programi i trajnimit “Kurrikula me kompetenca e ciklit fillor dhe risitë e saj” përbëhet nga 3 module: - Moduli 1: Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në rezultate të nxëni për secilën lëndë. - Moduli 2: Metodologjia e mësimdhënies në ciklin fillor dhe situatat e të nxënit. - Moduli 3: Vlerësimi i arritjeve të nxënësve nga klasa 1-3. Numri i orëve të moduleve të trajnimit dhe seancave për secilin modul paraqitet si në tabelën më poshtë: Kurrikula me kompetenca e lëndës së gjuhës shqipe dhe risitë e saj Modulet Numri i orëve të modulit Numri i seancave në sallë Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në rezultate të nxëni për secilën lëndë. 18 orë 6 seanca Metodologjia e mësimdhënies në ciklin fillor dhe situatat e të nxënit. 18 orë 6 seanca Vlerësimi i arritjeve të nxënësve nga klasa 1-3. 18 orë 6 seanca TOTAL 54 orë 18 seanca 1
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
PROGRAMI I TRAJNIMIT
KURRIKULA ME KOMPETENCA E CIKLIT FILLOR DHE RISITË E SAJ
Lloji i trajnimit: Trajnim i drejtpërdrejtë
Programi i trajnimit “Kurrikula me kompetenca e ciklit fillor dhe risitë e saj” përbëhet
nga 3 module:
- Moduli 1: Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në
rezultate të nxëni për secilën lëndë.
- Moduli 2: Metodologjia e mësimdhënies në ciklin fillor dhe situatat e të nxënit.
- Moduli 3: Vlerësimi i arritjeve të nxënësve nga klasa 1-3.
Numri i orëve të moduleve të trajnimit dhe seancave për secilin modul paraqitet si në tabelën
më poshtë:
Kurrikula me kompetenca e lëndës së gjuhës shqipe dhe risitë e saj
Modulet Numri i orëve të
modulit
Numri i seancave në
sallë
Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave,
si dhe zbërthimi i tyre në rezultate të nxëni për
secilën lëndë.
18 orë 6 seanca
Metodologjia e mësimdhënies në ciklin fillor
dhe situatat e të nxënit.
18 orë 6 seanca
Vlerësimi i arritjeve të nxënësve nga klasa 1-3. 18 orë 6 seanca
TOTAL 54 orë 18 seanca
Përfituesit e këtij trajnimi
Përfituesit nga realizimi i këtij programi trajnimi janë:
- mësuesit e ciklit fillor;
- drejtuesit dhe zëvendësdrejtorët që mbulojnë ciklin fillor pranë shkollave 9-vjeçare të
arsimit fillor;
- specialistët e DAR/ZA-ve që mbulojnë arsimin fillor;
- pedagogët e fakulteteve të mësuesisë të ciklit fillor.
1
PËRSHKRIMI PËR SECILIN MODUL
MODULI 1
Tema: Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në
rezultate të nxëni për secilën lëndë.
Rezultatet e pritshme
Pjesëmarrësi në trajnim:
- shqyrton elementet dhe risitë e programeve të shkallës së parë dhe të dytë të ciklit fillor;
- analizon lidhjen mes Kornizës kurrikulare, kurrikulave bërthamë dhe programeve të ciklit
fillor;
- analizon rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe duke i përthyer në planifikim vjetor;
- aftësohet për integrimin e fushave kurrikulare me njëra-tjetrën sipas tematikave të
programeve të ciklit fillor;
- analizon elementet e përbashkëta mes lëndëve që përbëjnë një fushë;
- propozon mundësi për trajtimin e temave ndërkurrikulare në lëndë të ndryshme të ciklit
fillor;
- vlerëson njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet për çdo program lidhur me realizimin e
kompetencave të secilës fushë të nxëni.
Tema e çdo seance
a) Seanca 1: Vendi që zë cikli fillor në Kornizën kurrikulare dhe në kurrikulat bërthamë.
kompetencat kyçe, fushat e të nxënit dhe temat ndërkurrikulare.
b) Seanca 2: Shkalla 1 dhe 2 e kurrikulës. Veçoritë dhe të përbashkëtat e tyre. Fushat e të
nxënit, kompetencat e fushave, rezultatet e tyre të të nxënit, tematikat e programeve
lëndore.
c) Seanca 3: Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave, në funksion
të realizimit të kompetencave të fushave përkatëse: “Gjuhët dhe komunikimi” dhe
“Matematika”.
d) Seanca 4: Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave, në funksion
të realizimit të kompetencave të fushave: “Shkencat e natyrës” dhe “Shoqëria dhe
mjedisi”.
2
e) Seanca 5: Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave, në funksion
të realizimit të kompetencave të fushave: “Artet” dhe “Edukimi fizik, sporti dhe
shëndeti”.
f) Seanca 6: Planifikimi mujor dhe tremujor. Analiza e formateve të këtyre planifikimeve.
Përshkrimi i përmbajtjes së modulit
Moduli “Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në
rezultate të nxëni për secilën lëndë” jep në mënyrë të sintetizuar specifikat që ka
kurrikula e re e arsimit fillor; analizon shkallët 1 dhe 2 të kurrikulës bërthamë;
interpreton temat ndërkurrikulare; trajton përmbajtjen e fushave kurrikulare: Gjuhët
dhe komunikimi, Matematikë, Shkencat e natyrës, Shoqëria dhe mjedisi, Artet,
Edukimi fizik, sporti dhe shëndeti1.
Nëpërmjet secilës seancë, pjesëmarrësit do të njihen me kompetencat kyçe dhe
rezultatet e tyre të nxënit, temat ndërkurrikulare dhe kompetencat e fushave të të
nxënit, të cilat në mënyrë të përmbledhur jepen në vijim.
KOMPETENCAT E LËNDËS SË GJUHËS SHQIPE
Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme.
Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar.
Të lexuarit e teksteve të ndryshme.
Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale.
Përdorimi i drejtë i gjuhës.
KOMPETENCAT E LËNDËS SË MATEMATIKËS
Zgjidhja e situatës problemore.
Arsyetimi dhe vërtetimi matematik.
Të menduarit dhe komunikimi matematik.
Lidhja konceptuale.
Modelimi matematik.
KOMPETENCAT E FUSHËS SË SHKENCAVE TË NATYRËS
Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre.
Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore. 1 Nga fusha “Teknologjia dhe TIK-u”, lënda e Teknologjisë është e përfshirë brenda fushës “Shkencat e natyrës”.
3
Komunikimi në gjuhën dhe në terminologjinë e shkencës.
KOMPETENCAT E FUSHËS “ SHOQËRIA DHE MJEDISI”
Personale
Sociale
Qytetare
KOMPETENCAT E FUSHËS SË ARTEVE
Krijimi artistik
Performimi artistik
Vlerësimi artistik
KOMPETENCAT E FUSHËS SË EDUKIMIT FIZIK, SPORTET DHE SHËNDETI
Zhvillimi i aftësive lëvizore në përshtatje me situata të ndryshme lëvizore e sportive.
Ndërveprimi me të tjerët në situata të ndryshme lëvizore e sportive.
Përshtatshmëria me një stil jete aktiv e të shëndetshëm.
KOMPETENCAT E FUSHËS SË TIK-ut DHE TEKNOLOGJISË
Teknologjia dhe bota e kompjuterit.
Përpunimi digjital i të dhënave.
Komunikimi grafik.
Strukturat dhe materialet teknologjike.
Teknologjia dhe veprimtaria ekonomike.
Etika dhe kushtet e sigurta në shkollë dhe jashtë saj.
Moduli trajton tematikat përmbajtësore të fushave të të nxënit, të cilat krijojnë kushte që
nxënësi t’i ndërtojë dhe t’i zbatojë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat, në funksion
të kompetencave të fushave dhe kompetencave kyçe.
Planifikimi i kurrikulës përqendrohet në domosdoshmërinë e zbërthimit të
programeve nga mësuesi. Moduli, gjithashtu, ndalet në elementet e reja të
planifikimit të kurrikulës, të cilat i krijojnë mësuesit hapësira lirie dhe fleksibiliteti
për t’u ardhur më mirë në ndihmë interesave të nxënësve.
Fjalët kyçe: Kornizë kurrikulare, kurrikul bërthamë, fushë të nxëni, kompetencë,
Rubrika e metodologjisë së zbatimit të këtij moduli përmban metodat që do të përdoren për
secilën seancë të trajnimit, mjetet mësimore për konkretizim dhe detyrat për pjesëmarrësit që
do të kryhen pas zhvillimit të modulit. Ky informacion është organizuar në tabelën më
poshtë:
Tema e seancës Metoda Mjetet
Seanca 1
Vendi që zë cikli fillor
në Kornizën kurrikulare
dhe në kurrikulat
bërthamë.
Kompetencat kyçe,
fushat e të nxënit dhe
temat ndërkurrikulare.
Ushtrim. Pjesëmarrësit shkruajnë në mënyrë të
pavarur elementet kryesore të kurrikulës
ekzistuese të ciklit fillor.
Fletore, stilolaps,
flipçart, lapustila.
Prezantim nga trajneri i elementeve të
kurrikulës së re me qasje kompetencat.
Bimer, laptop,
prezantimi në PPT.
Përgatitja e tabelës krahasuese mes kurrikulës
ekzistuese dhe kurrikulës së re.
Kurrikula
bërthamë e ciklit
fillor ;
Programet e ciklit
fillor sipas
fushave;
flipçart, lapustila,
ngjitëse muri
Seanca 2
Shkalla 1 dhe 2 e
kurrikulës.
Veçoritë dhe të
përbashkëtat e tyre.
Fushat e të nxënit,
kompetencat e fushave,
rezultatet e të nxënit,
tematikat e programeve
lëndore.
Punë në grup: Pjesëmarrësit ndahen në 2
grupe. Për secilën shkallë kurrikulare ata do të
organizojnë materialin e mëposhtëm:
- Fushat e të nxënit.
- Kompetencat e fushave.
- Rezultatet e të nxënit.
- Tematikat e programeve lëndore dhe
sasinë e orëve të sugjeruara.
Kurrikula
bërthamë.
Programet
përkatëse sipas
fushave.
Fletore, stilolaps,
flipçart, lapustila,
ngjitëse muri
Pjesëmarrësit bëjnë prezantimet dhe
mirëpresin komentet e grupit tjetër.
Në fund, me ndihmën e trajnerit nxjerrin
5
veçoritë dhe të përbashkëtat e të dy shkallëve.
Seanca 3
Zbërthimi i njohurive,
shkathtësive dhe
qëndrimeve të
tematikave në funksion
të realizimit të
kompetencave të
fushave përkatëse:
“Gjuhët dhe
komunikimi” dhe
“Matematika”.
Punë në çift ose në grup: Pjesëmarrësit
ndahen në çift ose në grup dhe shqyrtojnë
njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e
një tematike nga lënda e Gjuhës shqipe ose e
Matematikës
Programi i
“Gjuhës shqipe”
dhe i
“Matematikës”.
Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë,
komentojnë dhe nxjerrin përfundime.
Fletore, stilolaps,
flipçart, lapustila
Ushtrim: Sipas mendimit tuaj, cilat mund të
jenë disa vështirësi lidhur me zbatimin e këtyre
programeve? Diskutime
Seanca 4
Zbërthimi i njohurive,
shkathtësive dhe
qëndrimeve të
tematikave, në funksion
të realizimit të
kompetencave të
fushave: “Shkencat e
natyrës” dhe “Shoqëria
dhe mjedisi”.
Punë në çift ose në grup: Pjesëmarrësit
ndahen në çift ose në grup dhe shqyrtojnë
njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e
një tematike nga lënda e Diturisë së natyrës
dhe Edukimit për shoqërinë.
Programi i
“Diturisë së
natyrës” dhe
“Edukim për
shoqërinë”.
Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë,
komentojnë dhe nxjerrin përfundime.
Fletore, stilolaps,
flipçart, lapustila
Ushtrim: Sipas mendimit tuaj, cilat mund të
jenë disa vështirësi lidhur me zbatimin e këtyre
programeve? Diskutime
Seanca 5
Zbërthimi i njohurive,
shkathtësive dhe
qëndrimeve të
tematikave në funksion
të realizimit të
kompetencave të
fushave: “Artet” dhe
“Edukimi fizik, sportet
dhe shëndeti”.
Punë në çift ose në grup: Pjesëmarrësit
ndahen në çift ose në grup dhe shqyrtojnë
njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e
një tematike nga lënda e Edukimit muzikor,
Artit pamor, Teatrit dhe kërcimit, Edukimit
fizik, sportit dhe shëndetit.
Programi i
“Edukimit
muzikor”, “Artit
pamor”,
“Edukimit fizik,
sportit dhe
shëndetit”.
Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë,
komentojnë dhe nxjerrin përfundime.
Fletore, stilolaps,
flipçart, lapustila
6
Ushtrim: Sipas mendimit tuaj, cilat mund të
jenë disa vështirësi lidhur me zbatimin e këtyre
programeve? Diskutime
Seanca 6
Planifikimi vjetor dhe
tremujor. Analiza e
formateve të këtyre
planifikimeve.
Prezantim nga trajneri i formateve të
planifikimit.
Formatet e
planifikimit mujor
dhe vjetor.
Ushtrim
Punë në grupe. Pjesëmarrësit do të ndahen në 6
grupe që përkojnë me fushat e të nxënit për
hartimin e planifikimit tremujor.
Programi i njërës
lëndë të ciklit
fillor, stilolaps,
flipçart, lapustila.
fletë pune për
formatet e
planifikimit
Prezantime të punës në grup
Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë dhe
nxjerrin përfundime.
Fletore, stilolaps,
flipçart, lapustila
Detyra për pjesëmarrësit në trajnim
Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit dorëzojnë një portofol me këto detyra:
- Modeli i planifikimit 3-mujor për 2 lëndë.
- Modele të temave të integruara mes lëndëve të ciklit fillor.
7
Fletë pune 1
Planifikimi 3 mujor i lëndës _______________________
Tematikat/
Kompetencat
Këtu vendosen
emërtimet e
tematikave/
kompetencave dhe
orët që do të
realizohen në raport
me orët e
parashikuara në
program.
Shpërndarja e përmbajtjes së lëndës
Shtator – dhjetor
Orët .......
Në këtë kolonë vendoset përmbajtja e lëndës (temat) që do të
zhvillohet në këtë periudhë për secilën tematikë/ kompetencë.
8
MODULI 2
Tema: Metodologjia e mësimdhënies në ciklin fillor dhe situatat e të nxënit
Rezultatet e pritshme
Pjesëmarrësi në trajnim:
- analizon parimet e mësimdhënies bazuar në kompetenca, si dhe vlerëson rolin e kësaj
mësimdhënieje në procesin e të nxënit dhe arritjet e nxënësve;
- analizon mundësitë që krijon kurrikula e re për zhvillimin e projekteve dhe aktiviteteve të
ndryshme mësimore etj.;
- dallon dhe interpreton hapat procedurialë për hartimin dhe planifikimin e situatës së të
nxënit;
- zhvillon praktikisht një model situate të nxëni në disa lëndë të ciklit fillor;
- vlerëson rolin e punës në grup me kolegët e shkollës së vet apo dhe të shkollave të tjera,
për planifikimin e situatave të të nxënit.
Tema e çdo seance:
a) Seanca 1: Metodologjitë e mësimdhënies në ciklin fillor.
b) Seanca 2: Të nxënit nëpërmjet situatave konkrete e praktike.
c) Seanca 3: Planifikimi i situatave të të nxënit në lëndë të ndryshme; materialet didaktike
që përdor mësuesi gjatë mësimdhënies.
d) Seanca 4: Punë e pavarur për hartimin e një situate të nxëni në njërën prej lëndëve të
ciklit fillor
e) Seanca 5: Formati i planifikimit të orës së mësimit bazuar në një situatë të nxëni.
f) Seanca 6: Punë e pavarur për hartimin e modelit të planifikimit të një dite mësimore të
integruar.
Përshkrimi i përmbajtjes së modulit
Ky modul përqendrohet në metodologjinë e mësimdhënies që kërkon kurrikula e bazuar në
kompetenca dhe mënyrën se si ndërtohet dhe zbatohet një situatë të nxëni.
Kurrikula e re e bën mësuesin kërkues dhe e nxit të jetë gjithmonë në kërkim të gjetjes së
situatave të të nxënit, të veprimtarive dhe të metodave të përshtatshme që lehtësojnë të nxënët
e nxënësve.
Mësuesi i ciklit fillor i harton vetë planet mësimore vjetore të të gjitha lëndëve që jep mësim
në një vit shkollor. Ky proces i mundëson mësuesit të bëjë integrimin ndërlëndor që në fazën
9
e shkrimit të planit dhe të krijojë ditë mësimore të integruara. Nga ana tjetër, në hartimin e
planit mësimor vjetor, në shpërndarjen e orëve mësimore dhe në shtrirjen e temave njëra pas
tjetrës, mësuesi ka lirinë t’i trajtojë këto tema kur dhe si e shikon të arsyeshme.
Në dorën e mësuesve është lënë edhe përcaktimi i natyrës së zhvillimit të temave të mësimit.
Vetë mësuesi përcakton sa orë dhe tema mësimore do t’i bëjë në formën e projekteve
kurrikulare, sa do t’i zhvillojë në mjedise të tjera, jashtë klasës, cilat materiale dhe burime
didaktike i duhet të shfrytëzojë përveç tekstit të nxënësit, ç’detyra do t’u japë nxënësve dhe
ç’punime do t’i fusë në portofolin e tyre të të nxënit.
Në këtë proces të rëndësishëm, nxënësit kërkohet të vihen në mënyrë sistematike në situata të
nxëni, ku i kërkohet të vëzhgojë, të eksperimentojë, të zbulojë, të mendojë në mënyrë kritike,
të mbajë përgjegjësi, të udhëheqë një proces etj., aftësi këto që i ofron përmbajtja e kurrikulës
së re.
Përmes situatave të të nxënit, nxënësi eksploron, zbaton dhe integron njohuritë dhe aftësitë
gjuhësore, fiton aftësi inteletuale të nevojshme për të zhvilluar të menduarit krijues dhe kritik.
Në ciklin fillor një situatë e krijuar të nxëni mund të përdoret në më shumë se një lëndë.
Fjalët kyçe: Mësimdhënie e bazuar në kompetenca, mësimdhënië kontekstuale, mësimdhënie
e integruar, situatë të nxëni, rezultate të nxëni, ditë mësimore.
Metodologjia e zbatimit të modulit
Rubrika e metodologjisë së zbatimit të këtij moduli përmban metodat që do të përdoren për
secilën seancë të trajnimit, mjetet mësimore për konkretizim dhe detyrat për pjesëmarrësit që
do të kryhen pas zhvillimit të modulit. Ky informacion është organizuar në tabelën më
poshtë:
Tema e seancës Metoda Mjetet
Seanca 1
Metodologjitë e
mësimdhënies në ciklin
fillor.
Punë individuale
Pjesëmarrësit shënojnë në një fletë metodat e
mësimdhënies që përdorin aktualisht në ciklin
fillor.
Fletore, stilolaps,
flipçart, lapustila.
Prezantim nga trajneri
Metodologjitë e mësimdhënies dhe të të nxënit
kontekstual në ciklin fillor.
Bimer, laptop,
prezantim në PPT.
Punë në grup Fletë pune,
10
Përgatitja e një tabele krahasuese ndërmjet
mësimdhënies tradicionale dhe mësimdhënies
kontekstuale.
stilolaps, flipçart,
lapustila.
Seanca 2
Të nxënit nëpërmjet
situatave konkrete e
praktike.
Prezantim nga trajneri
Të nxënit me situata dhe karakteristikat
kryesore të mësimdhënies me kompetenca.
Bimer, laptop,
prezantim në PPT
Punë në grup
Secili grup përcakton karakteristikat e
mësimdhënies bazuar në kompetenca në njërën
prej fushave të të nxënit të ciklit fillor.
Programet e ciklit
fillor, stilolaps,
flipçart, lapustila
Prezantime të punës në grup
Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë,
komentojnë dhe nxjerrin përfundime.
Fletë pune,
stilolaps, flipçart,
lapustila
Seanca 3
Planifikimi i situatave
të të nxënit në lëndë të
ndryshme.
Materialet didaktike që
përdor mësuesi gjatë
mësimdhënies.
Prezantim nga trajneri
Situatat e të nxënit në një temë mësimore; në
një grup temash; në një tematikë;
Situatat e të nxënit në një lëndë apo për një
mësimdhënie të integruar
Materiale didaktike shtesë që përdor mësuesi
Bimer, laptop,
prezantimi në PPT
Diskutime me pjesëmarrësit
Diskutime me pjesëmarrësit për të kuptuarit e
situatave të të nxënit dhe përdorimin e tyre në
kontekstet e përcaktuaa gjatë prezantimit.
Flipçarte, lapustila
etj.
Seanca 4
Punë e pavarur për
hartimin e një situate të
nxëni në njërën prej
rasteve të trajtuara në
seancën 3.
Punë në grup
Secili grup merr në shqyrtim një situatë të nxëni
dhe e planifikon sipas formatit që i jepet.
Programet lëndore
të ciklit fillor,
formati i
plotësimit të një
situate të nxëni,
stilolaps, flipçart,
11
lapustila etj.
Prezantime të punës në grup
Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë,
komentojnë dhe nxjerrin përfundime.
Fletë pune,
stilolaps, flipçart,
lapustila
Seanca 5
Formati i planifikimit
të orës së mësimit
bazuar në një situatë të
nxëni.
Prezantim nga trajneri
Formati i planifikimit të orës së mësimit bazuar
në situatë të nxëni. Liria, fleksibiliteti dhe
përgjegjshmëria në planifikim.
Bimer, laptop,
prezantim në PPT
Punë në grup
Përgatitja e tabelës krahasuese lidhur me
përfitimet që kanë nxënësit në mësimdhënien
kontekstuale.
Stilolaps, flipçart,
lapustila, fletë
pune, tabela
krahasuese
Seanca 6
Punë e pavarur për
hartimin e modelit të
planifikimit.
Ushtrim
Punë në grupe për hartimin e modelit të
planifikimit të një dite mësimore të integruar
bazuar në situata të nxëni.
Formati i
planifikimit ditor,
stilolaps, flipçart,
lapustila etj.
Prezantime të punës në grup
Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë,
komentojnë dhe nxjerrin përfundime.
Fletore, stilolaps,
flipçart, lapustila
Detyra për pjesëmarrësit në trajnim
Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit dorëzojnë një portofol me këto detyra:
- 2- 3 situata të nxëni për secilën fushë të nxëni
- 1 model të planifikimit të një ore mësimi në një lëndë të caktuar
- 1 model i planifikimit të një dite mësimore të integruar.
12
Fletë pune 1
Planifikimi i një ore mësimi
Lënda: Data_____________________
Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Rezultatet e të nxënit (nga kompetencat
e fushës/ lëndës):
Fjalët kyçe:
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare (nëse ka):
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
- Etapat e orës së mësimit, procedurat që ndjek mësimi në secilën prej tyre dhe veprimtaritë
që kryejnë nxënësit.
Shënimet vlerësuese/ instrumentet e përdorura
Shënimet që hedh mësuesi në evidencat e tij për ecurinë dhe rezultatet e punës që dhanë
nxënësit.
Detyra/ puna e pavarur e nxënësve në shtëpi
Mundësisht, mësuesi parashikon të japë disa detyra, në mënyrë që nxënësi të zgjedhë se cilën
prej tyre është në gjendje apo ka dëshirë të bëjë.
13
Fletë pune 2
Planifikimi i një grupi orësh/ temash mësimore
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës
- ...
- ...
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe (nëse ka)
- ...
...
Nr. Tematika/
Kompetenca
(orë)
Temat
mësimore
Situatat e
parashikuara
të të nxënit
Metodologjia
dhe
veprimtaritë e
nxënësve
Për çfarë
do të
vlerësohen
nxënësit
Burimet dhe
materialet
didaktike
14
MODULI 3
Tema: Vlerësimi i arritjeve të nxënësve nga klasa 1-3
Rezultatet e pritshme
Pjesëmarrësi në trajnim:
- identifikon llojet e vlerësimit dhe karakteristikat e tyre;
- bën dallimin ndërmjet vlerësimit për të nxënët dhe vlerësimin e të nxënit duke
përshkruar rëndësinë e secilit prej tyre;
- demonstron përdorimin e evidencave për vëzhgimin dhe mbledhjen e informacionit në
lidhje me vlerësimin e nxënësve dhe të procesit;
- shpjegon përmes shembujve përdorimin e instrumenteve të ndryshëm të vlerësimit;
- demonstron vlerësimin e kompetencave mbi bazën e niveleve të arritjeve;
- përshkruan kriteret dhe mënyrën e ndërtimit të dosjes së nxënësve si instrument
vlerësimi dhe vetëvlerësimi.
Tema e çdo seance:
a) Seanca 1: Kuptimi për vlerësimin në kurrikulën me bazë kompetencat. Parimet e
vlerësimit. Vlerësimi për të nxënit dhe vlerësimi i të nxënit.
b) Seanca 2: Llojet e vlerësimit. Vlerësimi i brendshëm, i jashtëm. Vlerësimi përshkrues dhe
përmbledhës.
c) Seanca 3: Nivelet e arritjeve të kompetencave shkallën 1 dhe 2.
d) Seanca 4: Evidencat për vëzhgimin dhe mbledhjen e informacionit për vlerësimin.
Raportimi i progresit dhe i arritjeve të nxënësve. Format e ndryshme të raportimit.
e) Seanca 5: Dosja e nxënësve si instrument vlerësimi dhe vetëvlerësimi.
f) Seanca 6: Punë e pavarur për plotësimin e evidencave të progresit të nxënësit dhe
vlerësimit të kompetencave kyçe. Plotësimi i dokumentacionit shkollor (regjistër, amzë,
dëftesë).
I. Përshkrimi i përmbajtjes së modulit
Vlerësimi është një pjesë e rëndësishme në procesin e zbatimit të kurrikulës së re. Në këtë
modul trajtohet korniza e re e vlerësimit në arsimin bazë dhe në mënyrë të veçantë vlerësimi
përshkrues dhe përmbledhës në klasat 1-3. Nëpërmjet procesit të vlerësimit evidentohen
njohuritë, aftësitë, shkathtësitë, vlerat dhe qëndrimet që kanë fituar nxënësit gjatë të nxënit.
.
15
Vlerësimi siguron informacion të vazhdueshëm për mësuesit, nxënësit dhe prindërit, si dhe u
mundëson atyre që të kuptojnë ku janë mirë dhe ku kanë nevojë për ndihmë fëmijët.
Vlerësimi përshkrues ka si qëllim të evidentojë anët e forta, dobësitë dhe vështirësitë konkrete
që ka secili nxënës në çdo program lëndor, kurse vlerësimi përmbledhës bëhet në fund të vitit
shkollor, pasi kryhen të tri vlerësimet përshkruese.
Vlerësimi përshkrues bëhet një herë në tre muaj. Nxënësi vlerësohet për arritjen e rezultateve
të të nxënit për kompetencat e fushës/ lëndës. Për 5 shkallët e vlerësimit përshkrues 2 jepen
shpjegimet e mëposhtme3:
Shkalla 1. “Arritje të pakënaqshme” do të konsiderohen kur nxënësi dëshmon një shkallë të
pamjaftueshme të përmbushjes së rezultateve të të nxënit ( kjo përkon me vlerësimin “Dobët” ose me
notën 4).
Shkalla 2. “Arritje që kanë nevojë për përmirësim” do të thotë që nxënësi dëshmon një zotërim
minimal dhe të mjaftueshëm të rezultateve të të nxënit dhe kërkohet mbështetje dhe punë e
vazhdueshme nga mësuesi (kjo përkon me vlerësimin “Mjaftueshëm” ose me notat 5 dhe 6).
Shkalla 3. “Arritje të kënaqshme” do të konsiderohen kur nxënësi ka arritje të pjesshme të të
nxënit dhe, kur me mbështetjen e mësuesit, arrin të përparojë dhe të kapërcejë sfidat e të nxënit
(kjo përkon me vlerësimin “Mirë” ose me notën 7).
Shkalla 4. “Arritje shumë të kënaqshme” do të konsiderohen kur nxënësi ka përmbushur
pjesën më të madhe të rezultateve të të nxënit (kjo përkon me vlerësimin “Shumë mirë” ose
me notat 8 dhe 9).
Shkalla 5. “Arritje të shkëlqyera” do të konsiderohen kur fëmija përmbush plotësisht
rezultatet e të nxënit dhe ka qëndrueshmëri në arritjet akademike (kjo përkon me vlerësimin
“Shkëlqyeshëm” ose me notën 10).
Vlerësimi realizohet nëpërmjet përdorimit të instrumenteve dhe të procedurave të ndryshme
të mbledhjes së të dhënave, interpretimit dhe analizës së tyre në dobi të përmirësimit të
mësimdhënies dhe të të nxënit.
Mbajtja e evidencave për të nxënit e nxënësve siguron informacione të dobishme për
mësuesin dhe e ndihmon në rishikimin e përmbajtjes mësimore në ato raste kur të nxënit nuk
është në rezultatet e pritshme.
2 Kodet e shprehura me numra, nga 1 deri në 5 korrespondojnë me shkallët e vlerësimit përshkrues vendosen në regjistër.3 Për secilën shkallë vlerësimi jepen emërtimet e niveleve të deritanishme të vlerësimit të nxënësve në klasat I-II dhe notat që përkojnë me secilën shkallë. Kjo bëhet që mësuesi dhe prindi të kuptojnë mënyrën e re të vlerësimit përshkrues, si dhe nivelin e përvetësimi të njohurive, shkathtësive, vlerave dhe qëndrimeve nga nxënësi/ fëmija.
16
Vlerësimi i kompetencave të arritura nga nxënësit është një proces i vështirë, pasi për çdo
nxënës vlerësohen njohuri, shkathtësi, vlera e qëndrime, të cilat shpeshherë është e vështirë
t’u gjesh llojin e përshtatshëm të testit, të detyrave apo të punimeve nëpërmejt të cilave
nxënësi demonstron nivelin e përvetësimit.
Moduli trajton gjerësisht, dosjen e nxënësit si një instrument i rëndësishëm i vlerësimit dhe
i vetëvlerësimit, ku në mënyrë të detajuar jepen rubrikat që përbëjnë dosjen e nxënësit,
shumëllojshmërinë e punimeve dhe të detyrave që duhet të grumbullojnë nxënësit, si dhe