TRETES*Tema u pergatit nga: Igli Peti* Aparati tretes perbehet
nga:
zgavra e gojes dhembet gjuha
faringu Gypi tretes ku perfshihen: stomaku zorra e holle zorra e
trashe
Ketu perfshihen dhe gjendra qe e derdhin sekretimin e tyre ne
kete aparat. Te tilla jane:
gjendrat e peshtymes pankreasi melia.
Keto jane gjendrat me te medha te organizmit.
Perve tyre ne kete aparat ka dhe gjendrate tjera, te vogla, te
vendosura brenda murit te aparatit tretes. Ketu pershihen edhe
qeliza me funksion endokrin, hormonet e te cilave bien drejt per
drejt ne gjak ose limfe dhe marrin pjese ne radhe te pare per
rregullimin e aktivitetit te vete aparatit tretes.
Aparati tretes ka per funksion kryesor tretjen e ushqimeve. Ky
proes mund te ndahet ne pese faza qe jane: ingjestioni ose marrja e
ushqimeve nepermjet gojes fragmentimi i ushqimeve ose pertypja
tretja absorbimi ose thithja e ushqimeve nxjerrja e mbeturinave
jashte aparatit tretes
Marrja dhe pertypja e ushqimeve realizohet ne
zgavren e gojes. Pas pertypjes masa ushqimore zbutet dhe si e
tille ne saje te shtytjes qe i ben gjuha dhe muskulatura e fytit
kalon ne ezofag. Ky eshte akti i gelltitjes. Zbutja e ushqimeve
realizohet nga peshtyma e sekretuar nga tri ifte gjendrash te medha
parotis, sublingualis dhe submandibularis, si dhe nga gjendra te
vogla te peshtymes, qe jane gjendrat e buzeve, te faqeve, te
qiellzes, te gjuhes dhe te faringut.
Nga ezofagu ushqimi kalon ne stomak, ku
vazhdon dhe perfundon proesi i fragmentimit dhe fillon proesi i
tretjes. Megjithate si organ kryesor per tretjen sherbejne zorret.
Tretja konkretisht behet nepermjet veprimit te disa enezimave, te
cilat nepermjet nje sere reaksionesh i zberthejne ushqimet ne
molekula me madhesi te tille sa qe mund te thithen dhe te kalojne
ne rrymen e gjakut ose te limfes.
Proteinat ne fillim zberthehen ne
polipeptide, te cilat degradohen ne peptide te vogla dhe amino
acide, te cilat si te tilla mund te thithen. Zberthimi i sheqernave
dhe yndyrnave behet deri ne nivelin e monomereve te tyre,
perkatesisht ne monosaharide dhe ne yndyrna dhe trigliceride
Masa ushqimore ne gjendje gjysem te
lenget qe quhet kim (chyma), kalon nga stomku per ne segmentin e
pare te zorreve te holla, d.m.th. ne duoden. Mukoza e duodenit
prodhon sekret me reaksion bazik per te neutralizuar aciditetin e
mases ushqimore te ardhur nga stomaku.
Ne duoden derdhet edhe lengu pankreatik,(gjithashtu me reaksion
bazik) qe eshte shume i pasur me enzima. Ketu derdhet dhe lengu
biliar qe prodhohet ne meli. Lengu biliar eshte i nevojshem per
emulgimin e yndyrnave, proces ky qe i paraprin veprimit te enzimes,
lipaze (te pankreasit), e cila zberthen yndyrnat.
Ne segmente te tjera te zorres se holle
(jejunum dhe ileum) perfundon proesi i tretjes dhe kryhet proesi
i perthirthjes. Pasi kalojne valvulen ilocekale masat ushqimore
futen ne zorren e trashe. Ketu thithet nje pjese e madhe e ujit,
keshtu qe mbeteurinat e mases ushqimore marin konsistence me te
forte.
Organet e aparatit tretes permbajne
shume muskulature, qe eshte e vullnetshme ne zgavren e gojes, ne
faring dhe ne nje te treten e siperme te ezofagut Muskulatura eshte
e pavullnetshme ne pjeset e tjera te meposhteme. Muskulatura e
pavullneteshme (e lemuar) shkakton peristaltiken e stomakut dhe
zorreve.
Peristaltika dhe aktivitei sekretues i
organeve te tretjes, drejtohen nga sistemi nervor autonom si dhe
nga disa hormone qe prodhohen nga disa qeliza te specializuara
endokrine, te vendosura ne murin e vet aparatit tretes. Keto
hormone nuk marrin pjese vetem ne regullimin e funsioneve te
aparatit tretes por veprojne dhe ne organe te tjera.
Meqenese aparti tretes eshte ne kontakt te
vazhdueshem me mjedisin e jashtem, ne te mund te hynje lehte
baktere te ndryshme patogjene. Per tu mbrojtur nga keto bakterie ne
murin e aparatit tretes vendosen me shumice ind limfoid, qe mund te
jete i shperndare (difuz) ose i grupuar ne formen e folikulave
limfatike ose te pllakave limfatike (shih sistemin imun).
Nga ana histologjike te gjitha pjeset
e aparatit tretes, ne menyre te veante ezofagu, stomaku dhe
zorra kane afersisht te njejtin plan ndertimi. Muri i tyre ne
pergjithesi ndertohet nga kater shtresa kryesore (tunika) qe
jane:
tunica mucosa e cila ka tri nen shtresa
(lamina): lamina epitelialis, lamina propria dhe lamaina
muscularis mucosae; tunica submucosa, tunica muscularis propria dhe
tunica serosa per organet qe vishen me peritoneum ose tunica
adventitia per organet qe nuk vishen me peritoneum.
Megjitheate ne pjese te ndryshme te
aparatit tretes ka disa dallime qe po i japim ne forme te
permbledhur ne kete tabele.
Dallime ndermjet pjeseve te ndryshme te tubit tretesOrgani Lloji
i epitelit Ka ose jo Ne se Ka ose jo gjendra ne Tunica muscularis
te gjendra mukoza submukoze propria mukozes ne formon ose jo lamina
vile propria Shtresa e jashtme
Ezofagui
epiteli me ka vetem ne jo shume pjesen e shtresa i poshtme
sheshte i pakerati nizuar
po
Vendoset ne dy tunica adventitia drejtime 1/3 e siperme e
vijezuar, 1/3 e mesme e perzier, 1/3 e poshtme e lemuar
Stomaku
epitel me nje po. gjendra jo shtrese kardiale cilindrik dhe
pilorike
jo
Vendoset ne tri drejtime; e lemuar
tunica serosa
Duodeni
epitel me nje po (kriptet) shtrese cilindrik
po
po (gjendrat e Brunerit
Vendoset ne dy drejtime; e lemuar
tunica serosa
Jejunumi dhe epitel me nje po (kriptet)
po
jo
Vendoset ne dy
tunica serosa
Hapsirea e gojes Hapsira e gojes vishet me epitel
shumeshtresorte sheshte te pakeratinizuar. Eshte vazhdim i epitelit
te keratinizuar te lekures. Si zone kalimtare midis tyre sherben
pjesa e kuqe e buzeve. Megjitheate, dhe ne epitelin e mukozes se
gojes mund te gjejme shenja te keratinizmit, ne formen e kokrrizave
te keratohialines, te vendosura ne citoplazmen e qelizave te ketij
epiteli.
Qelizat siperfaqesore shkepeuten
vazhdimisht nga epiteli, prandaj ato i gjejeme gjithemone ne
egzaminimin mikroskopik te peshtymes. Keto qeliza perdoren per
gjetjen e kromatines gjinore, pasi perpunohen dhe ngjyrosen ne
menyre te veante.
Nen epitelin vendoset laminapropria qe eshte
e ngjashme me dermen e lekures. Kjo shtrese ndertohet nga me ind
lidhor fijeshkrifet, i pasur me fije kalaogjene dhe elastike (te
cilat jane me te holla se sa ato te dermes) si dhe me ene gjaku te
shtrira ne forme te nje rrjete te dendur. Mukoza e gojes eshte
shume e ndjeshme, pasi eshte e pasur me terminacione nervore qe
vijne nga degezimet e nervit trigeminus.
Gjithashtu ne mukozen e gojes dhe ne menyre
te veante ne siperfaqen dorsale te gjuhes vendosen disa
formacione te specialiozuara per te marre ndjesine e shijes. Keto
formacione quhen qepezat e shijes (calyces gustatives). Ne mukozen
e gojes lamina muscularis mungon, prandaj lamina propria kalon
drejt per drejt ne shtresen e dyte, qe eshte tunica submucosa
Submukoza ndertohet nga ind lidhor
fijeshkrifet, elementet perberese te te cilit qendrojne me larg
njeri tjetrit ne krahasim me ato te lamina proipria. Per kete arsye
kjo shtrese paraqitet ne mikroskop me e zbardhuar. Ne submukoze
vendosen edhe disa gjendra te vogela sekreti i te cilave merr pjese
ne formimin e peshtymes.
Shtresa submukoze gjendet ne keto pjese te zgavres se gojes:
buzet faqe qiellze e bute gjuheze ne siperfaqen e poshteme te
gjuhes. Submukoza mungon ne e zonat e tjera, qe jane: gjingjivat
qiellza e forte dhe siperfaqja e siperme (dorsale).
Ne keto, zona lamina propria merr
kontakt drejt per drejt me periostin e kockave (sikurse ne
gjigjiva dhe ne qiellzen e forte) ose me muskujt (sikurse ne
siperfaqen e siperme te gjuhes).
Buzet
Buza mund te ndahet ne tri zona: zona e jashtme ose lekurore
zona e ndermjetme ose pjesa e kuqe e buzes zona e brendeshme ose
pjesa mukoze.
Ne thellesi te buzes ndodhet musculus orbicularis oris dhe
muskuli i thithjes. Zona e jashteme ose lekurore (pars cutanea)
ndertohet nga lekure e tipit te holle (relativisht e holle, ndersa
derma krahas indit lidhor permban edhe rrenje floku, gjendra dhjami
dhe gjendra djerse. Ketu ndodhen edhe qeliza te muskulatures se
lemuar te grupuara ne formen e musculus arector pili, te cilat
qendrojne prane do rrenje floku.
Hipoderma ne zonen kutane te buzeve sikurse ne
lekuren e faqeve mungon, keshtu qe derma merr kontakt drejt per
drejt me muskujt e buzeve. Zona e ndermjetme ose pjesa e kuqe e
buzeve (pars intermedia) eshte vazhdim i lekures se buzeve, Ketu
epiderma eshte shume e holle, aq sa mund te shihet ngjyra e kuqe te
eneve te gjakut qe ndodhen nen te. Zona e ndermjetme e buzes ndahet
ne pjesen e jashtme, qe eshte e lemuar (pars glabra) dhe ne pjesen
e brendeshme qe ka disa ngritje (pars villosa).
Ne zonen e ndermjetme mungojne floket dhe
gjendrat e djerses. Gjendrat e dhjamit jane te pranishme sidomos
ne buzen e siperme, si dhe ne kendin e buzeve. Zona e ndermjetme
eshte shume e pasur me terminacione nervore, prandaj kjo eshte nje
nder nga zonat me ndjeshmeri me te larte ne tere organizmin e
njeriut. Buzet, sikurse faqet jane shume te levizeshme dhe marrin
pjese ne proesin e pertypjes, pirjes, e te folurit, si dhe ne
mimike.
Zona e brendeshme (pars mucosa) ndertohet nga
tunica mucosa dhe tunica submusosa. Epiteli i mukozes eshte i
tipit me shume shtresor i sheshte i pa keratinizuar. Epiteli
mbeshtet ne lamina propria qe ben ngritje ne forme papilash ne
drejtim te epidermes. Lamina propria vazhdon poshte me tuniken
submukoze, e cila, perve indit lidhor, permban edhe grupe te vogela
gjendrash (glandulae labiales) te cilat e derdhin sekretin e tyre
te perzier (muko-seroz) ne siperfaqen e epitelit ndermjet duktuseve
te shkurtra. Nga forma keto jane gjendra tubulo-alveolare.
Shtresa submukoza ne buze eshte
shume pak e shprehur madje ka histologe qe nuk e pranojne
submukozen e buzeve si entitet me vehte. Keto jane te mendimit se
gjendrat e pakta te buzeve jane te vendosur ne lamaina propria.
Shtresa submukoze merr kontakt me muskujt e buzeve.
Faqet Kane pothuajse te njejtin plan ndertimi me buzet. Ne zonen
e jashtme faqet vishen me lekure te holle. Midis lekures dhe pjeses
mukoze (te brendshme) vendoset
muskulature e skeletit, qe formon muskulin buccinator dhe ate
masseter. Midis dy muskujve te siper permendur vendoset me shumice
(sidomos ne femijet) ind dhjamor, qe ne teresin e tij quhet trupi
dhjamor (corpus adiposum buccae), qe rumbullakos faqet ne femijet e
vegjel.
Ne zonen e brendeshme epiteli eshte i tipit me
shume shtresor i sheshte i pa keratinizuar Nen epitelin vendoset
lamina propria, qe futet ne lamaina epitelialis ne forme papilash
te vogla ose te medha. Nen lamina propria shtrihet tunika submukoze
ku perve indit lidhor, gjenden edhe gjendra te vogela peshtyme
(glandulae buccales) qe e derdhin sekretin e tyre muko-seros ne
zgavren e gojes. Mund te ndodhe qe keto gjendra te futen pjeserisht
edhe ndermjet muskujve te faqeve. Gjendrat jane me te medha ne
nivel te dhembeve molare. Keto quhen gjendra molare.
Mukoza e faqeve mund te ndahet ne tri zona, qe jane: zona e
poshtme ose zona mandibularis zona e ndermjetme ose zona
intermedia. zona e siperme ose zona maxillaris Dy te parat kane te
njejtin ndertim histologjik, ndersa zona e ndermjetme, qe vendoset
ndermjet dy zonave te tjera, dallohet prej papilave me te medha qe
formon lamina propria, si dhe per ate se ne tuniken mukoze mungojne
gjendrat. Submukoza ketu permban shume fije elastike.
Gingivat Gingivat ose mishrat e dhembeve ndertohen vetem
ngatunika mukoze. Shtresa submukoze dhe muskulatura mungojne.
Lamina epitelialis e tunikes mukoze ndertohet nga epitel me shume
shtresa i sheshte, i pa keratinizuar, me perjashtim te pjeses
apikale te gingives ku epiteli keratinizohet.
Pjesa apikale e gingives nuk shkon ne vije te drejte. Ne
hapesirat ndermjet dy dhembeve fqinje gingiva formon disa
ngritje qe quhen papilat interdentale. Ne nivelin e kurores se
dhembit gingiva largohet nga dhembi dhe formon keshtu gingiven e
lire me nje lartesi prej 1-2 mm. Hapesira midis gingives se lire
dhe siperfaqes se kurores se dhembit formon xhepin gingival, fundi
i te cilit formon sulkusin gingival i cili vishet nga epitel qe
eshte me i holle sesa epiteli i pjeses tjeter te gingives. Epiteli
i sulkusit vazhdon me siperfaqen e dhembit. Ne kete vend ai quhet
epitel lidhes (juksional). Ky epitel perfundon ne cement dhe
peridonit. Poshte epitelit vendoset lamina propria, e cila vjen
drejperdrejt ne kontakt me periostin e harkut alveolar.
Palatum dhe uvula Palatum ndertohet nga dy pjese: qiellza e
forte (palatum durum), qe vendoset perpara qiellza e bute (palatum
molle), qe vendoset prapa dhe vazhdon me uvulen. Qiellza e forte
nga struktura histologjike eshte e ngjashme me gingiven. Qiellza e
bute eshte e ngjashme me faqet. E para nuk permban shume submukoze
dhe muskulature E dyta i ka ato.
Qiellza e bute ka dy siperfaqe: siperfaqjen orale dhe siperfaqen
nazale. siperfaqja nazale vishet me epitel me nje
shtrese prizmatike te larte me cilie, sikurse epitel e gjithe
rrugeve te frymeshkembimit (epitel i tipit respirator). Midis
qelizave prizmatike vendosen qeliza kupengjashme te cilat, sikurse
gjendrat e submukozes, sekretojne mukus. Ne submukozen e pjeses
orale ndodhen gjendra mukoze, ndersa ne submukozen e pjeses nazale
ndodhen gjendra seroze.
Gjuheza (uvula)
Ka te njejtin ndertim histologjik me qiellze e bute. Edhe kjo ka
siperfaqen orale (nga perpara) dhe siperfaqen nazale (nga prapa).
Ne mes vendoset musculus uvula qe e shkurton dhe e zgjat ate.
Gjuha (Lingua) Gjuha eshte nje organ muskulogjendror qe vendoset
pjeserisht ne goje (corpus) dhe pjeserisht ne faring (radix).
Muskulatura (e tipit skeletor) vendoset ne tri drejtime: gjatesor,
te terthorte vertikal. Kur tkurren fijet gjatesore, gjuha
shkurtohet, ndersa kur tkuren fijet vertikale, gjuha behet me e
holle dhe me e gjere (e kunderta ndodh kur tkurren fijet e
terthorta).
Midis tufave muskulore me drejtime te ndryshme vendosen
septume me indin lidhor fijeshkrifet qe kane ne perberje te tyre
ene gjaku dhe terminacione nervore. Ketu vendosen edhe grupime
qelizash dhjamore. Gjendrat e gjuhes shtrihen ne lamaina propria.
Nga jashte gjuha vishet nga tunica mukoze e cila ne siperfaqen
dorsale merr kontakt te drejteperdrejt me muskulaturen (nepermjet
lamina propria te saj), ndersa ne siperfaqen e poshteme muskulatura
vjen ne kontakt me tuniken submukoze.
Mukoza ne pjesen e poshtme eshte e rrafshet dhe shume eenezuar,
si dhe me aftesi te theksuara thithese. Kjo aftesi shfrytezohet ne
mjeksi per dhenien nen gjuhe te disa barnave,si p.sh. te
nitroglicerines etj.
Ne pjeset dorsale te gjuhes vendosen disa ngritje ne forme
papilash qe mund te shihen edhe me sy te lire. Dallohen tri forma
kryesore te papilave papilat filiforme papilat fungiforme papilat
valate ose cirkumvalate.
Te gjuha e njeriut mund te takohet
edhe nje forme e katert e papilave, qe jane papilat foliate (ne
forme flete), por keto jane shume te rralla dhe zakonisht gjenden
ne forme rudimentare, prandaj studimi i tyre nuk paraqet interes te
veante. Keto papila jane me te zhvilluara ne gjuhen e femijeve.
Papilat filiforme Jane forma me e shpeshte e papilave qe
ndodhen
ne gjithe siperfaqen dorsale te gjuhes. Kane forme konike me
lartesi qe luhatet nga 0.3 3 mm. Ato qe jane te ulta quhen papila
paresore. Kur keto zhvillohen e lartesohen me shume, quhen papila
dytesore. Ne siperfaqe papilat vishen me epitel me shume shtresor i
sheshte, i keratinizuar. Proesi i keratinizimit te njeriu eshte pak
i shprehur dhe mund te dallohet vetem ne papilat dytesore.
Ne femijet epiteli eshte i pa keratinizuar. Ne disa kafshe, si
p.sh. te macja dhe tigri, paipilat
filiforme jane shume te keratinizuara, prandaj keto papila jane
te forta ne prekje. Poshte epitelit vendoset lamina propria e
perbere nga ind lidhor fijeshkrifet. Papila filiforme, ne dallim
nga papilat e tjera, nuk permbajne qepeza te shijes.
Papilat fungiforme
Jane papila me forme te jashteme si
te kerpudhave, pra jane me te gjera ne pjesen e siperme dhe me
te ngushta ne pjesen e poshtme. Normalisht kane nje lartesi qe nuk
i kalon 2 mm. Epiteli qe vesh keto papila eshte ne shume shtresa i
pa keratinizuar
Ndonse rralle, ne kete epitel mund tegjenden edhe qepeza te
shijes, qelizat receptore te te cilave jane te specializuara per te
marre shijen te embel te hidhur te kripur te tharte.
Ndertimi i qepezave te shijes eshte pershkruar
ne kreun e organeve te shqisave, por duhet te kemi parasysh se
ato mund te gjenden edhe jashte gjuhes, konkretisht ne mukozen
(epitelin) e faqeve dhe buzeve. Llogaritet qe te kemi rreth 2000
qepeza te shijes, pjesa dermuse e te cilave vendoset ne gjuhe. Ne
lamina propria te ketyre papilave gjenden me shumice enet e gjakut,
qe i japin ngjyren e kuqe gjithe papiles. Dallimi i ngjyres me sy
te lire behet i mundur edhe nga fakti se epiteli i ketyre papilave
eshte i holle dhe i pakeratinizuar.
Ne te gjithe gjuhen numerohen 150 - 200
papila fungiforme te shperndara ne gjithe siperfaqen dorsale te
gjuhes. Me te shpeshta takohen ne majen e gjuhes.Megjithese jane te
fshehura ne "pyllin" e papilave filiforme, papilat fungiforme
dallohen lehte nga ngjyra e kuqe e theksuar.
Papilat valate ose cirkumvalate Jane papilat me te medha por me
te rralla te gjuhes. Zakonisht numerohen 7-12 papila te tilla (ne
raste te veantaderi 20) te vendosura ne formen e germes V, ne
kufirin midis trupit dhe rrenjes se gjuhes. Kane forme cili-ndrike
me buze te rrumbullakosura. Sejcila papile rrethohet nga nje sulkus
me thellesi, 1.5-2 mm. Pjesa e siperme e tyre nuk kalon siperfaqen
e gjuhes. Ne siperfaqe vishen nga epitel shume shtresor i sheshte i
pakeratinizuar, ku jane "zhytur" nje numer i madh qepezash te
shijes.
Poshte epitelit vendoset lamina propria. Ne fundin e sulkusit
rrethues hapen duktuset e disa
gjendrave seroze (te gjuhes) qe quhen gjendrat e Ebnerit.
Sekreti i ketyre gjendrave ka rendesi pasi tret grimcat e ushqimit
qe kane ardhur ne sulkus per te bere me lehte perceptimin e shijes.
Perve gjendrave seroze te Ebnerit, ne gjuhe ka edhe gjendra mukoze
te vendosura ne zonat anesore te rrenjes te saj, gjendra te
perziera (muko-seroze) ne pjesen e perparme te gjuhes. Te gjitha
keto gjendra bejne pjese ne gjendrat e vogla te peshtymes:
Ne rrenjen e gjuhes, ne nivel te lamina
propria ndodhen edhe tonsilat e gjuhes, te cilat ndertohen nga
ind limfoid ne forme te folikulave solitare. Keto formacione
takohen edhe ne kater forma te tjera te tonsilave: tonsilat tubare
tonsilat faringeale (adenoide) tonsilat laringeale tonsilat
palatine.
Nga keto, me te medha dhe me te rendesishme nga
ana klinike jane tonsilat palatine, te cilat jane pershkruar ne
sistemin imun. Studimi i hapsires se gojes paraqet interes klinik,
pasi nepermjet ndryshimeve qe ndodhin ne mukozen e saj mund te
orientohemi per gjendjen shendetesore te organizmit Keshtu p.sh.
duke egzaminuar gjuhen ne nje person qe vuan nga anemia pernicioze,
do te veme re se ajo eshte e lemuar dhe me nje fare shkelqimi. Kjo
vjen si rezultat i mungeses se papilave.
Perkundrazi ne regullime te tretjes papilat
filiforme shtohen se tepermi, si pasoje e se ciles gjuha vishet
me nje mbulese te bardhe. Mund te ndodhe qe ne mukozen e gojes te
shfaqen zona me ngjyre te erret, me nuance blu. Ne kete rast mjeku
mund te orientohet per semundjen e Adisonit, ku ka stimulim te
melanociteve prej rritjes ne gjak te hormonit ACTH dhe paksimit te
kortizonit.
Ne rast se shihet cianoze (ngjyre
mavi) ne pjesen e kuqe te buzeve, mund te orientohemi per
semundje te zemres, ndersa kur shihen te ara ne kendin e buzeve,
kjo flet per mungese vitaminash.
Gjendrat e medha te peshtymesPerve gjendrave te peshtymes, qe
ndodhen te shperndara ne sektore te ndryshem te mukozes se gojes
apo te gjuhes, egzistojne edhe tri ifte gjendrash te medha peshtyme
te cilat, sikurse te parat, hapen ne zgavren e gojes. Keto jane:
gjendrat parotis gjendrat sublingua gjendrat submandibulare.
Te gjitha keto jane gjendra merokrine. Nga forma e jashtme jane
gjendra alveolare tedegezuar ose tubulo-alveolare. Sipas sekretit
qe ato prodhojne, mund te jene: gjendra seroze (gjendra parotis)
gjendra aseromukoze (gjendra submandibulare gjendra mukoseroze
(gjendra sublinguale)
Nga te gjitha keto me e madhe eshte gjendra parotis.
Perzierja e sekretit te gjendrave te medha dhe te vogla formon
peshtymen. Gjendrat e vogla sekretojne vazhdimisht dhe ne
pergjithesi jane nen kontroll lokal. Ndersa gjendrat e medha
sekretojne vetem ne pergjigje te ngacmimeve te ndryshme fizike,
kimike dhe emocionale dhe jane nen kontrollin e sistemit
parasimpatik. Ka te dhena se gjendrat e peshtymes dhe ne menyre te
veante gjendrat parotis prodhojne nje lende te tipit te hormoneve,
qe ndihmon ne kalcifikimin e dhembeve dhe te kockave ne
pergjithesi.
Peshtyma Ne baze te ndertimit te gjendrave te peshtymes
qendrojne acinuset.acinuset. Acinuset mund jene seroze, mukoze ose
te perziera. te fundit acinusi Ne keto Qelizat seroze te ndertohet
nga qelizat mukoze dhe seroze. acinuseve te perziera formojne te
ashtuquajturat gjysme henza te Xhianucit. Ne do 24 ore, normalisht
sekretohet 1000 - 1500 ml. peshtyme. e saj nuk eshte gjithmone
Veshtullia dhe perberja kimikestimulantit, qe jep fillimin ee
njejte. Per kete ndihmon shume lloi i sekretimit.
Ne baze te ndertimit te gjendrave te peshtymes
qendrojne acinuset. Acinuset mund jene seroze, mukoze ose te
perziera. Ne keto te fundit acinusi ndertohet nga qelizat mukoze
dhe seroze. Qelizat seroze te acinuseve te perziera formojne te
ashtuquajturat gjysme henza te Xhianucit. Ne do 24 ore, normalisht
sekretohet 1000 1500 ml. peshtyme. Veshtullia dhe perberja kimike e
saj nuk eshte gjithmone e njejte. Per kete ndihmon shume lloi i
stimulantit, qe jep fillimin e sekretimit.
Me mikroskop, ne peshtyme mund te shihen
edhe qeliza epiteliale te shkeputura nga mukoza e gojes, baktere
te ndryshme, si dhe leukicite. Nder leukocitet me te shpeshta jane
limfocitet, te cilat kur degjenerohen japin te ashtuquajturat
korpuskula salivare. Ne kushte te veanta, ne rruget percjellese te
peshtymes mund te formohen gure (prej funderimit te kriprave
minerale), qe pengojne daljen e peshtymes ne goje.
Peshtyma kryen nje sere funksionesh: Zbut lendet ushqimore duke
lehtesuar keshtu
keshtu te folurit. Ben pastrimin mekanik te gojes nga mbeturinat
e ushqimit sidomos te amidonit qe mbetet per rreth dhembeve. Ne
rast se pastrimi nuk behet per arsye te mungeses se peshtymes, nga
goja del ere e keqe (halitosis ose fetor ex ore). Kjo ndodh nga do
semundje qe shoqerohet me frenim te sekretimit te peshtymes. Era e
keqe ne kete rast shkaktohet si rezultat i dekompozimit te
mbeturinave te ushqimit. Fetor ex ore mund te ndodhe edhe ne
semundje qe nuk kane lidhje me pastrimin e gojes nga peshtyma,
p.sh.: ne semundjet e melise (fetor hapaticus)
Peshtyma luan dhe funksionin mbrojtes, ne radhe te
pare ndermjet lizozimes, qe ka veprim baktericit. Vitet e fundit
ne peshtyme kane gjetur edhe imunoglobulina (sidomos te tipit IgA),
qe gjitheashtu marrin pjese ne sistemin antibakteror te peshtymes.
Mekanizmi se si te mbrohemi nepermjet tyre ende nuk njihet mire. Ka
mundesi qe te kete lidhje midis pranise se leukociteve ne peshtyme
dhe imunoglobulinave. Peshtyma nepermjet ptialines fillon tretjen e
ushqimeve qe ne goje. Keshtu, ptialina zberthen amidonin ne
disaharide, prandaj kjo quhet edhe amilaza salivare. Peshtyma ka
edhe funksion ekskretor, sidodmos per disa lende inorganike si: K,
J, Hg, Pb, etj. Ekskretohen gjitheashtu disa barna si dhe virusi i
terbimit.
Gjendra parotis Parotis eshte gjender me sekrecion
krejtesisht
seroz, e cila shtrihet midis procesit mastoid dhe ramus
mandibulus. Sekreti i saj derdhet ne zgavren e gojes nepermjet nje
duktusi ekskretor te madh, qe quhet ductus parotideus (Stenoni).
Hapja e ketij duktusi behet ne mukozen e gojes per karshi dhembit
te dyte molar te nofulles se siperme. Nga jashte secila gjender
rrethohet nga kapsula prej indi lidhor, nga e cila nisen septe qe e
ndajne ate ne lobe dhe lobule. Keto te fundit formohen nga disa
aciunuse qe, sikurse edhe ne gjendrat e tjera te medha te
peshtymes, formojne njesine morfologjike dhe funksionale.
Nje nga karakteristikat dalluese te
parotisit eshte se ne septet prej indi lidhor vendosen shume
qeliza dhjamore. Acinusi ne prerje terthore ka forme te rumbullaket
ose vezake. Sejcili prej tyre ndertohet nga 2-6 qeliza ne forme
konike qe quhen serocite. Keto jane pikerisht qelizat qe sekretojne
peshtymen.. Serocitet mbeshteten ne membranen bazale te
acinusit.
Ndermjet kesaj membrane dhe pjeses bazale te serocitevevendosen
qelizat mioepiteliale, te cilat me ane te zgjatimeve te tyre ne
forme oktapodi rrethojne acinusin. Keto qeliza ndonse i perkasin
indit epitelial, kane veti tkurrese sikurse qelizat muskulore. Kur
tkuren zgjatimet e qelizave mioepiteliale, acinusi "shtrydhet" dhe
nxjerr ne lumenin e tij te ngushte sekretin qe prodhojne serocitet.
Ne mikroskop zgjatimet e qelizave mioepiteliale nuk dallohen,por
mund te shihen mire berthamat e tyre te sheshta qe vendosen ne
trupin e qelizes.
Serocitet kane berthame te rumbullaket,
relativisht te madhe dhe te vendosur ne pozicion ekscentrik
prane bazes se qelizes. Citoplazma e ngjyroset me ngjyre roze me
eozine dhe hematoksiline. Ne pjesen apikale te serociteve shihen
kokrriza zimogjene me ngjyre te purput. Numuri i kokrrizave eshte
ne varesi te gjendjes funksionale te gjendres
Ciptoplazma e pjeses bazale ka nuanca te ngjyres
blu, qe vjen si rezultat i perqendrimit te madhe ne kete zone te
rrjetave endoplzmatike kokrrizore. Nje ndertim pothuajse te tille
kane edhe qelizat e acinuseve te pjeses ekzokrine te pankreasit.
Sekreti i prodhuar nga serocitet e zones sekretore nuk bie drejt
per drejt ne lumenin e acinusit, por ne hapsirat submikroskopike qe
formohen nepermjet siperfaqeve anesore te serociteve fqinje.
Keto hapsira quhen kanalthe
nderqelizore (canaliculus intercellularis), qe kane nje diameter
rreth l mikrometer. Prej ketu sekreti kalon ne lumenin e acinusit
dhe te duktusit intralobular. Rruget percjellese te peshtymes
ndahen ne duktuse intralobulare dhe duktuse ekstralobulare.
Duktuset intralobulare fillojne ne lumenin e acinusit
dhe pastaj vazhdojne ne zonen e ndervene dhe me tutje ne gypthin
e vijezuar (ductulus striatus). Zona e ndervene ndertohet nga
qeliza kubike Ndersa gypthi i vijezuar nga qeliza cilindrike. Ne
prerje te terthorte te dyja keto, zona mund te shihen ndermjet
acinuseve, ndersa ne prerjet gjatesore paraqiten si vazhdimi i
acinusit.
Peshtyma nga gypthi i vijezuar kalon ne
gypat (duktuset) qe vendosen jashte globulit, ne indin lidhor te
septeve midis lobuleve. Pikerisht ketu fillojne duktuset
ekstralobulare. Nga bashkimi i tyre formohen duktuset interlobare
(ductuli interlobares) qe vendosen midis lobeve te gjendres.
Me ne fund te gjitha duktuset interlobare bashkohen ne
nje duktus me lumen shume te gjere, qe mbledh peshtymen e gjithe
gjendres. Ky eshte ductus parotideus (Stenoni). Muri i tij
ndertohet nga epiteli shumeshtresor kubik, ndersa ne vendin e
derdhjes ne mukozen e gojes nga epiteli shumeshtresor i sheshte. Ne
prerje histologjike te parotisit ne radhe te pare bie ne sy
acinuset qe zene pjesen me te madhe te mikropreparatit. Ne hapsirat
ndermjet tyre duken qarte prerjet e terthorta te duktuseve
intralobulare qe ndertohen nga qeliza kubike, kur prerja bie ne
nivel te zones se ndervene te acinusit, ose cilindrike kur prerja
bie ne nivel te gypthit te vijezuar. Keto prerje mund te quhen edhe
duktuluse interacinoze.
Ne rruget percjellese te peshtymes interes paraqet ndertimi
disi
i veante i gypthit te vijezuar. Membrana e qelizave, qe formon
kete gypth ne pjesen bazale formon shume palosje, ndermjet te
cilave vendosen mitokondre ne pozicion paralel me gjatesine e
qelizes. Jane pikerisht keto mitokondre qe i japin pjeses bazale te
qelizave pamje te vijezuar. Per kete arsye kjo zone quhet gypthi i
vijezuar. Palosjet e membranes e rrisin se tepermi siperfaqen per
shkembimin e lendeve ne kete zone. Ne saje te ketyre shkembimeve
perqendrimi i joneve te natriumit dhe klorit ne peshtyme mbetet si
rregull me i ulet se ne plazmen e gjakut, ndersa perqendrimi i
joneve te kaliumit dhe te bikarbonateve mbetet me i larte se ne
plazme. Peshtyma e ka pH-in qe sillet ne kufite ndermjet 6.8-7.4.
Ne pjesen apikale qelizat e gypthit te vijezuar permbajne mikrovile
gje qe flet edhe per rolin thithes te ketyre qelizave.
Gjendra sublingualis Eshte gjender tubuloalveolare e degezuar
Vendoset ne mukozen e dyshemese se gojes mbimusculus mylohyideus,
prane anes mediale te trupit te nofulles se poshtme. Pjesa me e
madhe e gjendres eshte e tipit te perzier muko-seroz dhe hapet ne
caruncula sublingualis me ane te ductus sublingualis major
(Bartolini). Ky ductus hapet vete ose se bashku me duktusin e
gjendres submandibulare prane frenulum lingue.
Ne gjendren sublinguale perfshihen edhe disa
gjendra te vogla qe jane vetem mukoze, te cilat hapen me ane te
shume (8-20) duktuseve te vogla (ductuli sublingualis minores)
prane plica sublingualis. Gjendra sublinguale vishet nga nje
kapsule, qe pasi futet ne thellesi te gjendres, e ndan ate ne lobe
dhe lobule. Lobulet ndertohen nga disa acinuse, te cilat ndahen nga
njeri tjetri nga shtresa te holla prej indi lidhor fije shkrifet.
Acinuset rrethohen nga qeliza mioepiteliale.
Gjendra sublinguale, si gjender
peshtyme, ka ngjashmeri me parotisin, por njekohesisht ka dhe
disa ndryshime, njohja e te cilave ka rendesi per t'i dalluar ato
nga njera tjetra. Dallimet qendrojne ne trashesine e kapsules dhe
te septumeve, si dhe ne ndertimin e acinuseve.
Pjesa dermuse e acinuseve eshte mukoze, por
krahas tyre ka edhe acinuse te perziera, qe ndertohen nga dy
lloj qelizash, mukocite dhe serocite. Keto te fundit ngjyrosen dhe
se bashku ne mikroskop japin pamjen e gjysmehenzes, te cilat quhen
gjysmehenzat e Xhianusit (Gianuzzi). Zona e ndervene dhe gypthi i
vijezuar ne dallim nga parotisi jane pak te zhvilluara ose
mungojne. Dallimet midis gjendres parotis dhe asaj sublinguale jane
dhene ne tabelen e meposhtme.
Dallimet midis gjendrave parotis dhe sublingualeShenjat Kapsula
Septumet Gjendra parotis Eshte me e trashe Permbajne qeliza
dhjamore Gjendra sublinguale Eshte me e holle Nuk permbajne qeliza
dhjamore
A C I N U S E T
1. Jane me te vogla 2. Ndertohen vetem nga serocite 3. Nuk ka
gjysmeheneza te Xhianucit 4. Qelizat (serocite) 5. Berthama e
rrumbu llaket dhe ekscentrike prane bazes se qelizes. 6. Zona e
ndervene dhe gypthi i vijezuar jane te zhvilluar. 7 Sekreti i
prodhuar ketu eshte puro seroz.
1. Jane me te medha. 2. Shumica e acinuseve ndertohen nga
mukocite, ndersa te tjeret nga mukocite dhe serocite. 3. Ka
gjysmeheneza te Xhianucit 4. Qelizat (mokucitet) kane forme
cilindrike dhe nuk ngjyrosen. 5. Berthama e sheshte dhe e vendosur
ne periferi prane membranes se pjeses bazale te qelizes. 6. Zona e
ndervene nga gypthi i vijezuar jane pak te zhvilluar ose mungojne.
7. Sekreti eshte i perzier muko-seroz.
Gjendra submandibularis Eshte gjender alveolare e degezuar ose
tubulo-
alveolare me sekrecion te perzier sero-mukoze. Vendoset ne fosa
submandibularis. Duktusi kryesor i kesaj gjendre (ductus
submandibularis-Warton) hapet ne dyshemete e zgavres se gojes prane
frenulum lingue. Karakteristika dalluese kryesore e gjendres
submandibulare eshte se ne te egzistojne tre tipa acinusesh (ne
dallim nga parotis ku ka nje tip dhe sublingualis qe ka dy
tipa).
Nga keta, me te shpeshte jane
acainuset seroze. Krahas tyre ka dhe acinuse te perziera d.m.th.
qe permbajane dhe gjysmehenazat Xhianusit, si dhe acinuse thjesht
mukoze. Kapsula dhe septumet jane me te shprehura se sa ne gjendren
sublinguale.
Faringu Faringu ndodhet ne pjesen e pasme te zgavares
se gojes Lidh hapsiren e gojes me ezofagun. Ka pamje te nje
hinke te shtypur, nepermjet te ciles kalon ajri dhe ushqimi. Ketu
hapen gjithashtu tubat e Eustakit, qe e lidhin ate me veshin e
mesem. Faringu mund te ndahet ne dy pjese: ne pjesen e siperme ne
pjesen e poshtme. Kufiri midis ketyre dy pjeseve ndodhet ne nivelin
e palatum mole.
Pjesa e siperme i perket rrugeve te
frymeshkembimit dhe quhet nasopharynx ose pars nasalis. Pjesa e
poshtme ndahet ne vetvehte ne dy pjese te tjera qe jane: pars
oralis (ose oro pharynx), qe vendoset ne nivel te zgavres se gojes,
dhe pars laryngea (ose laringofaringu), qe vendoset prapa laringut.
Faringu mund te ndahet ndryshe edhe ne pjesen e siperme ose
nazofaring, ne pjesen e mesme ose orofaring dhe ne pjesen e poshtme
ose laringo-faringu.
Muri i faringut ndertohet nga kater shtresa
kryesore qe jane: tunica mucosa tunica submucosae tunica
muscularis tunica adventitia. Mukoza ndertohet nga lamina
epitelialis dhe lamina propria, midis te cilave shtrihet membrana
bazalis.
Epiteli nuk eshte i njejte ne te gjithe
siperfaqen e faringut. Ne nazofaring ai eshte i tipit
respirator, d.m.th. prizmatik i larte me nje shtrese me cilie (ose
epitel shumeshtresor i rreme). Midis qelizave prizmatike
(cilindrike) vendosen qeliza kupengjashme qe sekretojne mukus.
Ne pjesen orale dhe laringale epiteli eshte i tipit me
shume shtresa i sheshte, i pakeratinizuar, sikurse epiteli i
mukozes se gojes dhe te kapercellit. Lamina propria ndertohet nga
ind lidhor fijeshkrifet i pasur me fije elastike dhe infiltracione
limfocitare. Ne pjesen orale dhe laringeale limfocitet formojne
folikula solitare Ndersa ne siperfaqen e pasme te nazofaringut
formojne tonsilat faringeale. Ne lamina propria vendosen edhe
gjendra te vogla, te cilat ne nazofaring jane te tipit sero-mukoze,
ndersa ne dy pjeset e tjera jane mukoze.
Ne pjeset e tjera submukoza eshte pak e
shprehur ose mungon duke marre kontakt drejtperdrejt me shtresen
muskulore. Tunica muscularis Ndertohet nga muskulatura e vijezuar
(e skeletit) fijet e se ciles vendosen ne dy drejtime: brenda me
drejtim te terthorte, ndersa jashte me drejtim gjatesor.
Ne pjesen e poshtme te lamina propria fiijet
elestike jane aq shume te perqendruara, sa qe formojne nje
nenshtrese te vetme qe do te ishte analoge me lamina muscularis
muscosae qe ne faring mungon. Tunica submucosa Kjo shtrese per nga
ndertimi eshte e ngjashme me lamina propria Ne ndryshim nga kjo i
ka elementet fijore dhe qelizore me larg nga njeri-tjetri.
Submukoza eshte e zhvilluar mire vetem ne pjeset anesore te
faringut dhe ne afersi te kapercellit.
Tunica adventia Ndertohet nga ind lidhor. Eshte pak e shprehur,
madje, ne disa
zona mungon, prandaj ne keto vende muskulatura takohet
drejtperdrejt me periostin e kockave qe ndodhen prane.