ri r- r r r n DL1 - LID i^nr ■?^ ai 1/^4/ ,oy^ ju ftUD i o Data e Ankesës 24/08/2016 Ankesë për Humbiet/Dëmtimet nga Gazësjellësi TAP, Shqipëri Drejtuar: Secretary General, European Investment Bank, 98-100, boulevard Konrand Adenauer, L-2950 Luxemburg Unë i nënshkruari Agim Bendo, me banim në fshatin Turan, Rrethi Korçë, dhe numër telefoni , ju drejtohem me anë të kësaj ankese: Faktet e çështjes: Unë, Agim Bendo, jam identifikuar si person i prekur nga Gazsjellësi TAP. Unë kam në pronësi tre parcela, për dy prej tyre kam nënshkruar kontrata dhe jam kompensuar, përkatësisht për parcelat Nr. 63/16, me sipërfaqe 299.79 m2 dhe Nr. 7/5 me sipërfaqe 12.49 m2; për parcelën e tretë, e cila është pemëtore me kumbulla, me Nr. 63/18 me sipërfaqe 436.75 m2 nuk jam dakord me vlerën e kompensimit. Në këtë parcelé janë 200 pemë që janë 10-vjeçare. Është parashikuar se në tokën time do të pritën 36 pemë (kumbulla), si rrjedhojë e kalimit të tubacioneve të gazit. Afërsisht 150 pemë mbeten në tokën jetime. Një pemë prodhon 50-60 kile kumbulla në vit, të cilat i shes në pazar me 40- 50 lek për kg. Në disa raste i shes me shumicë me një çmim më të ulët 100 lek për tre kg. Për këtë parcelé kam marrë dy oferta nga TAP-i: e para në nëntor të vitit 2015, me vlerën prej 161 466 lek dhe e dyta në dhjetor të vitit 2015 me vlerën prej 363 616 lek, të cilat i kam refuzuar. Më pas më ka ardhur një vendim shpronësimi më datë 23/02/2016, i cili paraqet shumën e kompensimit prej 230 490,56. Pretendimet: Kjo shumë kompensimi nuk i mbulon të gjitha humbjet që shaktohen nga ndërtimi i gazsjellësit në pronën time. 1. Nuk kam mundësi për të aksesuar tokën jetime për t’u kryer pemëve shërbimet e nevojshme. Kërkoj të kompensohem në mënyrë të drejtë edhe për këtë pjesë toke, ose të më krijohet një tjetër mundësi për të hyrë në tokë. 2. Nga shifrat në faktet e mësipërme, kompensimi nuk mbulon humbjet që vijnë nga prerja e pemëve. Më thanë se nuk mund t'i mbjell sërish pemët në një gjerësi prej 25mpër dy vjet. Edhe pse pas dy vitesh mund t'i mbjell në një gjerësi të caktuar, më duhet të pres edhe 10 vite të tjera për të dhënë prodhimin që po japin tani.