Top Banner
RisiAlbania– Project Document 2013 – 2017, Annex 11: First subsector analyses-Agro processing Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë – Agro-përpunimi Krijimi i Tregut të Punës për të Rinjtë Raport i përgatitur nga: Sibora Dhima, Elida Motro Iljazi, Ariola Shehaj, Gregoire Poisson (Prezantuar në Gusht 2013) (Redaktuar nga RisiAlbania- Tetor 2014)
25

Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

Sep 09, 2019

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Project Document 2013 – 2017, Annex 11: First subsector analyses-Agro processing

Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë – Agro-përpunimi

Krijimi i Tregut të Punës për të Rinjtë

Raport i përgatitur nga: Sibora Dhima, Elida Motro Iljazi, Ariola Shehaj, Gregoire Poisson

(Prezantuar në Gusht 2013)

(Redaktuar nga RisiAlbania- Tetor 2014)

Page 2: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

2

Përmbajtja

Përmbledhje Ekzekutive .............................................................................................................................................................................. 3

1. Performanca dhe pozicioni i sektorit ................................................................................................................................................ 5

1.1 Rëndësia ................................................................................................................................................................................................. 5

1.2 Trendet dhe potencialet e zhvillimit .......................................................................................................................................... 5

1.3 Punësimi ................................................................................................................................................................................................. 5

1.4 Çështje të ndërthurura ..................................................................................................................................................................... 6

2. Organizimi, struktura dhe dinamika ................................................................................................................................................. 7

2.2 Influenca e donatorëve .................................................................................................................................................................. 12

2.3 Ndryshimet dhe tendencat ........................................................................................................................................................... 12

2.4 Përfundime .................................................................................................................................................................................... 13

Aneksi 1: Raport i Sektorit të Bulmetit ................................................................................................................................................ 14

Vështrim i përgjithshëm .................................................................................................................................................................. 14

Punësimi ................................................................................................................................................................................................. 14

Zinxhiri i vlerës .................................................................................................................................................................................... 15

Palët e interesit në Procesin e Prodhimit ................................................................................................................................ 15

Palët e interesit në procesin e Përpunimit .............................................................................................................................. 16

Tendencat .............................................................................................................................................................................................. 17

Kufizimet ................................................................................................................................................................................................ 17

Aneksi 2: Raport i Sektorit të Frutave dhe Perimeve (F&P) ...................................................................................................... 18

Hyrje ......................................................................................................................................................................................................... 18

Punësimi ................................................................................................................................................................................................. 18

Zinxhiri i Vlerës/Palët e interesit në Procesin e Furnizimit ............................................................................................ 18

Zinxhiri i Vlerës/Palët e interesit në Procesin e Prodhimit: ........................................................................................... 20

Zinxhiri i Vlerës/Palët e interesit në Procesin e Shpërndarjes ...................................................................................... 21

Kufizimet ................................................................................................................................................................................................ 21

Hyrje ......................................................................................................................................................................................................... 23

Zinxhiri i Vlerës ................................................................................................................................................................................... 23

Trendi i nën-sektorëve ..................................................................................................................................................................... 25

Mundësitë e Sektorit ......................................................................................................................................................................... 25

Page 3: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

3

Përmbledhje Ekzekutive

Projekti RisiAlbania trajton çështjen e papunësisë së të rinjve në Shqipëri në një kohë kur papunësia ndërmjet

moshave 15-29 vjeç arrin në 21.5%. Projekti do të mbështesë tre sektorë – agro-përpunimin, turizmin dhe TIK - me

qëllim që të zgjerohen dhe investojnë në krijimin e vendeve të punës. Këta sektorë janë përzgjedhur gjatë fazës

fillestare për potencialin e tyre të lartë të punësimit. Analiza në vijim ka si qëllim të hartojë strategjinë e ndërhyrjes

për sektorin e parë: agro-përpunimin. Analiza të ngjashme për turizmin dhe TIK do të bëhen gjatë etapës së parë të

fazës së zbatimit. Analiza e sektorit të agro-përpunimit synon të shqyrtojë simptomat e performancës së dobët të

pengesave themelore sistematike kundrejt zhvillimit. Me fjalë të tjera, të zbulojë çfarë i pengon agro-përpunuesit

Shqiptarë të zhvillohen dhe investojnë në krijimin e vendeve të punës? Studimi paraqet fillimisht një përmbledhje të

plotë të situatës aktuale në këtë sektor, duke vazhduar me analizën e sfidave dhe dhe strategjinë për lehtësimin e

zgjidhjeve gjatë ndërhyrjeve të projektit.

Situata aktuale: Agro-përpunimi është zgjeruar ndjeshëm gjatë 10 viteve të fundit me një qarkullim pothuajse të

dyfishuar ndërmjet viteve 2000 dhe 2010 dhe rritje të punësimit me afro 20%. Sektori ka vazhduar të zhvillohet

edhe gjatë krizës aktuale me rritje mesatare të qarkullimit prej 3% dhe rritje të papunësisë prej 3,3% çdo vit. Ai

është një ndër prioritetet kryesore të qeverisë dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për bashkëpunimin e

donatorëve, veçanërisht me projektet e ardhshme plotësuese të tillë si projekti i GIZ për bujqësinë në të ardhmen,

objekti IPARD për grante të ngjashme dhe fondi i garancisë së USAID për bujqësinë. Megjithatë, sektori vuan nga

teknologjia e dobët dhe e vjetëruar, mungesa e standardeve të BE-së dhe ato kombëtare, mungesa e specialistëve

të kualifikuar, marketingu i dobët dhe zinxhiri i fragmentuar furnizimi. Këto mangësi kanë rrëgjuar kërkesën për

punë të re. Zinxhiri i vlerës së agro-përpunimit karakterizohet në shkallë të gjerë nga fragmentimi në të dyja anët e

zinxhirit me fermerë të vegjël të shumtë nga njëra anë dhe dyqane të vogla nga ana tjetër por gjithashtu me

praktika dhe kanale të ndryshme në lidhje me furnizimet dhe shitjet në varësi të nën-sektorëve. Sektori është

kompleks me të gjithë aktorët e pranishëm: furnitorët (vendas dhe importues), grumbulluesit ose konsoliduesit,

përpunuesit, tregtarët me shumicë ose disa distributorë të pavarur dhe tregtarë me pakicë (vendas dhe të huaj).

Ky është sektor shumë i larmishëm që lejon pika të shumta hyrëse dhe thekson nevojën për strategji ndërhyrjesh

të synuara. Sistemi i tregut të përpunimit është mjaft i thjeshtë. Shumica e funksioneve të lidhura me bizneset

zhvillohen brenda vendit, në mënyrë ad-hoc, nga vetë përpunuesit. Ka mungesa të disa funksioneve kryesore

mbështetëse private të cilat ose mungojnë në treg ose nuk përdoren për shkak se ata zhvillohen në mënyrë të

pamjaftueshme ose të papërshtatshme.

Kufizimet: Aktualisht, agro-përpunuesit nuk janë në gjendje të zhvillohen dhe konkurrojnë në tregje të hapura për

shkak të disa kufizimeve. Së pari, kufizimet e tregut kanë të bëjnë kryesisht me mungesën e përgjithshme të

ndërgjegjësimit mbi vlerën e strategjive të integruara të marketingut. Shumica e ofruesve të shërbimit në këtë treg

nuk kanë asnjë klient agro-përpunues ndërsa në të njëjtën kohë, ashtu si në shërbimet financiare, ekziston

mungesa e produkteve dhe shërbimeve të përshtatura për agro-përpunuesit në treg. Së dyti, kufizimet lidhur me

teknologjinë, të lidhura ngushtë me informacionet dhe investimet, në përgjithësi rezultojnë në mungesën e

faciliteteve të duhura dhe aftësive specifike për agro-përpunuesit në Shqipëri që kanë nevojë për përmirësimin e

procesit të magazinimit, teknologjinë e rinovimit, aftësinë e përpunimit, paketimin, logjistikën, shpejtësinë e

shpërndarjes dhe përmirësimin e praktikave. Në këtë drejtim, pengesat lidhur me teknologjinë janë çështje

investimesh por edhe rezultat i mungesës së informacioneve mbi disponueshmërinë e ekspertizës dhe teknologjisë

së re në treg. Së treti, industria ka qenë e ngadalshme në advokimin e politikave më të mira sektorale, rregulloreve

dhe zbatimit të duhur dhe kështu po dështon për të krijuar një mjedis biznesi rreth agro-përpunuesve që të jetë i

favorshëm për zhvillim. Arsyeja është tre-planëshe: nga ana e sektorit privat, palët e interesit nuk bashkëpunojnë

me njëra tjetrën, madje edhe brenda nën-sektorëve të vetëm. Nga ana e shoqatave, funksionet e organizimit dhe

bashkëpunimit të industrisë, të financuara kryesisht në të kaluarën nga projektet e donatorëve, tashmë mbeten

joaktivë për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe financave. Nga ana e sektorit publik, qeveria nuk ka reaguar

Page 4: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

4

ndaj nismave të advokacisë dhe rrallë i ka parë bizneset si pjesë përbërëse e saj. Të gjitha këto mangësi gjithashtu

kanë rrëgjuar kërkesën për punë të re.

Metodologjia: Analiza e sektorit të agro-përpunimit është hartuar duke u bazuar në të dhëna dytësore nga

institucione publike dhe private si dhe intervista gjysmë të strukturuara me palë të ndryshme interesi në sektorin e

agro-përpunimit. Një dokument kyç i konsultuar është draft Strategjia Ndërsektoriale Kombëtare për Bujqësinë

dhe Zhvillimin Rural 2014-2020 e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave (MBZHRAU).

Analiza përfshin gjithashtu të dhëna nga studime të detajuara fillestare të kryera nga grupi i projektit në tre nën-

sektorët e agro-përpunimit: produkte qumështi, fruta dhe perime, bimë mjekësore dhe aromatike.

Page 5: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

5

1. Performanca dhe pozicioni i sektorit

1.1 Rëndësia

Agro-përpunimi si industri ushqehet me sektorin më të rëndësishëm në Shqipëri, bujqësinë, gjatë kryerjes së

potencialit të rritjes së prodhimit. Natyra e tij ndër-disiplinore ofron pika të shumta hyrëse për rritjen e zhvillimit

dhe çdo përmirësim i performancës së biznesit në sektor ka të ngjarë të ndikojë si në prodhimin ashtu edhe shitjen

me pakicë. Sektori është përzgjedhur për vlerën e rëndësishme që ka në ekonominë Shqiptare: qarkullimi në vitin

2010 ishte rreth 400 milion euro. Kjo vlerë përbën 24.4% të qarkullimit të përgjithshëm bujqësor ose 5% të GDP së

përgjithshme të Shqipërisë (INSTAT 20121). Gjithashtu, trendet e agro-përpunimit janë premtuese meqenëse

ekziston potenciali për zhvillim dhe krijimin e vendeve të punës.

1.2 Trendet dhe potencialet e zhvillimit

Agro-përpunimi është zgjeruar ndjeshëm gjatë 10 viteve të fundit. Qarkullimi i sektorit pothuajse është dyfishuar

ndërmjet viteve 2000 dhe 2010, ndërsa punësimi është rritur rreth 20%, mbështetur nga një rritje e kërkesës së

brendshme për produkte të përpunuara. Madje gjatë krizës aktuale, sektori ka pasur rritje ku gjatë periudhës 2008-

2013 qarkullimi i sektorit është rritur me 3% dhe punësimi me 3.3% në vit. Megjithatë, përpunuesit ende ofrojnë

treg shumë të vogël dhe mundësitë për zgjerim janë të konsiderueshme. Kërkesa e brendshme do të jetë e madhe

në vitet e ardhshme ndërkohë që të ardhurat rriten dhe konsumi zhvendoset drejt modeleve më të sigurta dhe më

të shpejta. Tregjet e eksportit mund të zhvillohen gjithashtu në zonat ku Shqipëria ka avantazh konkurrues:

shpenzimet e përgjithshme të ulëta të punës dhe lënda e parë e lirë në nën-sektorë specifikë shoqëruar me klimë

të përshtatshme të tillë si fruta dhe perime, vaj ulliri, erëza, verë, produkte qumështi, etj.

1.3 Punësimi

Agro-përpunimi punëson rreth 11.300 njerëz në punë formale dhe shumë më tepër në punë informale, veçanërisht

gjatë stinëve të rëndësishme në bujqësi dhe si pjesë e bizneseve informale. 65% e këtyre punëve plotësohen me të

rinj nën moshën 30 vjeçare, ndërsa 70% e tyre janë gra të reja në moshë. Shumica e të rinjve që punojnë në

sektorin e agro-përpunimit janë punëtorë krahu të pakualifikuar, të punësuar në linjën e përpunimit – seleksionim,

transportim ose paketim produktesh. Të ardhurat e tyre janë të ulëta por shpesh puna në këtë industri

konsiderohet nga të rinjtë si një nga opsionet e vetme të punësimit të qëndrueshëm, formal dhe larg fermës në

zonat rurale ose gjysëm rurale. Pozicionet menaxheriale dhe teknike – të tilla si teknologë ushqimesh, kontrollorë

cilësie – janë të pakta por shumë të kërkuara – sipas analizës së kohëve të fundit mbi mangësitë në aftësi.

Gjatë një studimi të kryer nga RisiAlbania në fazën fillestare, vetëm 1.27% e kompanive të agro-përpunimit të

intervistuara kanë një grua si menaxhere të nivelit të lartë. 3.8% e grave ishin punësuar në departamentin e

marketingut dhe shitjeve ndërsa 33% ishin përgjegjëse në menaxhimin e operimit dhe 10% ishin përgjegjëse në

teknologjinë ushqimore/kontrollin e cilësisë2. Sipas INSTAT, nga 27.4% e kompanive që janë në pronësi të grave

ose menaxhohen prej tyre, vetëm 6.5% janë në sektorin e bujqësisë3.

Sektori ka një efekt të shumëfishtë – më shumë se 100,000 janë punësuar në mënyrë indirekte nëpërmjet

zinxhirëve të punësimit – veçanërisht në zonat rurale, ku vendet e punës janë më të nevojshme. Punësimi pritet të

rritet me kërkesën. Shumica e këtyre vendeve të punës do të plotësohen me të rinj të pakualifikuar por ndërkohë

që industria bëhet më e sofistikuar, teknologjitë e reja në zinxhir, do të kërkojnë gjithashtu specialistë të

kualifikuar.

1 www.instat.al 2 Studim i RisiAlbania Korrik 2013 mbi 23 kompanitë e agro-përpunimit të përzgjedhura ad-hoc

3 Të dhëna nga INSTAT 2012

Page 6: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

6

Kompanitë e agro-përpunimit janë vendosur në zona të ndryshme të Shqipërisë, në afërsi të burimeve të tyre të

furnizimit: përpunuesit e frutave dhe perimeve kryesisht në Berat, Lushnjë dhe Shkodër; përpunimi i qumështit në

Lushnjë dhe Tiranë; përpunimi i vajit të ullirit përgjatë bregut, etj. Nën-sektorët kyç përfshijnë: fruta dhe perime

(240 të punësuar), mish (1,000 të punësuar), produkte qumështi (1,124), vaj ulliri (500), miell (230), peshk (1,000),

erëza (250)45.

Ka vend për të ndërhyrë dhe ekzistojnë kushtet për të rritur rolin e femrave dhe të rinjve të kualifikuar. Pajisja e

tyre është padyshim e disponueshme, ku Universiteti Bujqësor i Tiranës diplomon 90-100 studentë çdo vit me

arsimimin e duhur dhe të azhornuar mbi agro-përpunimin. Aktualisht po hartohet një vendim ekzekutiv i Këshillit

të Ministrave gjë që bën të nevojshme punësimin e të rinjve të kualifikuar në kompanitë e agro-përpunimit. Kjo

dëshmon rritjen e ndërgjegjësimit për vlerën e punës së kualifikuar dhe mundësive për të krahasuar furnizimin e të

diplomuarve në kompanitë e agro-përpunimit. Shitjet pritet të rriten me zgjerimin e sektorit dhe gjithashtu pritet

të rritet numri i vendeve të punës për prodhimet dytësore në prodhimin bujqësor. Informaliteti është sfidë

kryesore, megjithëse edhe pse vazhdon konsolidimi dhe formalizimi, regjistrimi i të punësuarve gjithashtu ka gjasa

të rritet.

1.4 Çështje të ndërthurura

Të dhënat mbi punësimin e grave në Shqipëri reflektojnë probleme të natyrës gjinore që janë marrë në

konsideratë gjatë intervistave. Punësimi i përgjithshëm i grave në Shqipëri arrin rreth 307,1676. Vetëm 16,27% e të

punësuarave gra kanë kontratë (7.39% gra të reja) dhe 86% e të punësuarave gra përfitojnë sigurime shoqërore

(28% gra të reja). Gratë e reja përbëjnë shumicën e të rinjve si punëtore brenda familjes të papaguara (rreth 49%

për gratë kundrejt 40% për burrat). Gratë kanë normë të ngjashme papunësie me burrat por një gjë e tillë fsheh

kushte më të varfra punësimi (shumica punë të papaguara brenda familjes) dhe pabarazitë e sektorit. Ato kanë

normë pjesëmarrjeje shumë më të ulët të krahut të punës (46.5%) dhe norma më të larta pasiviteti për shkak të

përgjegjësive familjare (18.6%). Ato janë përqendruar edhe në punë tipike për gjininë femërore, të cilat janë

gjithashtu punë me pagë të ulët. Nga 50.73% e grave të punësuara në sektorin e bujqësisë, vetëm 11.7% e tyre

punojnë në punë të paguara7. Në përputhje me raportet e grave të reja të diplomuara në Universitetin Bujqësor të

Tiranës – një përqindje më e lartë e tyre diplomohen në lëndët e menaxhimit sesa në teknologji ushqimore - 63% e

grave të reja të punësuara në sektor punojnë në një lloj të caktuar menaxhimi të agro-biznesit dhe vetëm 36% e

tyre në fushat e tekonologjisë ushqimore8.

Agro-përpunimi ofron mundësi të mëdha për gratë (meqenëse 70% e të punësuarave janë, në të vërtetë, gra) dhe

një shtrirje të pakrahasueshme rurale, meqenëse përpunuesit kanë tendencën të qëndrojnë afër bazës së tyre të

furnizimit. Megjithatë, duhet të merren parasysh kushtet e mësipërme të grave dhe veçanërisht grave të reja në

qoftë se duam të përfitojmë nga potenciali i sektorit.

4 Të dhënat mbi punësimin në këtë sektor jepen nga INSTAT dhe përfshijnë vetëm punësimin formal në kompanitë e regjistruara.

5 Të dhëna mbi potencialet dhe trendet kyçe bujqësore jepen nga MBZHRAU (2012) dhe nga Studimi i Sektorit të Agrobiznesit (2011

nga Shoqatat për Zhvillim 6 INSTAT 2010

7 LMB 2013 (RisiAlbania)

8 Të dhëna nga Universiteti Bujqësor 2010-2011.

Page 7: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

7

2. Organizimi, struktura dhe dinamika

Zinxhiri i vlerës së agro-përpunimit është nxjerrë në dukje përgjatë gjithë segmenteve të përmendura më poshtë. Është një zinxhir vlerash shumë kompleks që karakterizohet nga fragmentimi në të dyja anët e tij – fermerë të shumtë në njërën anë dhe dyqane të vogla në anën tjetër dhe mungesa e veprimtarive bazë (pak ofrues të shërbimit janë të disponueshëm për përpunuesit), por gjithashtu nga kanale të shumëllojshme – me praktika të ndryshme në lidhje me furnizimin ose shitjet në varësi të nën-sektorëve. Kjo e bën sektorin kompleks, por gjithashtu mjaft të shumëllojshëm gjë që lejon pika hyrëse të shumta dhe thekson nevojën për strategji të synuara ndërhyrjeje. Një prezantim grafik i thjeshtëzuar i komponentëve kyç është paraqitur më poshtë (për më shumë detaje mbi hartat specifike të zinxhirit të vlerës, shih Zinxhirin e Rezultateve 1, Aneksi 3)

Furnizimi: Në varësi të sektorit, furnizimi është vendas ose i importuar. Sektorët si ai i mishit, peshkut, miellit, birrës, etj. punojnë me lëndë të parë të importuar. Sektorët si ai i frutave dhe perimeve, bulmetit, vajit të ullirit, verës etj. përbëhen nga burime vendase dhe kanë një bazë furnizuese më të madhe. Këto të fundit përballen me fragmentim të madh të burimeve furnizuese nga rreth 100,000 ferma të vogla tregtare9 dhe më pak se 10,000 ferma të mesme. Fermat e vogla janë jashtëzakonisht të vogla në masë, kanë aktivitete prodhuese të përziera dhe intensitet të ulët prodhimi. Një fermë e vogël tipike shqiptare do të ketë 2 lopë dhe 1,26 Ha tokë të ndarë në 4-5 parcela. Këto do të përdorin pak inpute dhe asistencë profesionale. Fermat më të mëdha do të kenë më shumë se 2 Ha që do t’i përdorin për perime në fusha të hapura ose serra ose do të kenë më shumë se 10 lopë në rastin e baxhove. Këto kanë më shumë njohuri teknike dhe përdorin më shumë inpute profesionale, gjë që rezulton në cilësi më të mirë të produkteve. Pavarësisht faktit që një pjesë e madhe e grave në zonat rurale punojnë në agrokulturë, ato zyrtarisht menaxhojnë dhe zotërojnë vetëm 6% të fermave10. Shumica e fermave janë të vogla dhe praktikojnë bujqësinë ekzistenciale, me prodhim dhe potencial marketingu të limituar.

Grumbullimi: Pjesa më e madhe e përpunuesve shqiptarë e mbulojnë vetë grumbullimin. Kjo do të thotë që ata shpesh duhet të merren me një bazë furnizimi shumë të madhe si në rastin e përpunuesve të produkteve të qumështit që grumbullojnë qumësht nga një numër i madh fermerësh individualë. Në disa nën-sektorë, fermerët i sjellin produktet e tyre direkt tek përpunuesit si në rastin e vajit të ullirit. Funksioni i grumbulluesve ose konsoliduesve që operojnë si ndërmjetës është i pranishëm vetëm në disa nën-sektorë specifikë si ai i barnave dhe erëzave ku është i përfshirë grumbullimi. Distancat e vogla për në bazën e furnizimit i ndihmojnë përpunuesit të kompensojnë për fragmentimin e madh të fermave shqiptare, por grumbullimi përsëri ndikohet nga baza e madhe e furnizmit dhe mungesa e infrastrukturës. Në përgjithësi, grumbulluesit në Shqipëri kanë tendencën të orientohen më tepër drejt sasisë dhe çmimit sesa të fokusohen tek cilësia. Ata zakonisht synojnë të kenë sa më shumë fluks

9 Në një total prej 350.000, pjesa më e madhe e të cilave praktikojnë bujqësinë ekzistenciale

10 Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, 2010

FURNIZIM VENDAS Inpute (bulmet, ullinj,

fruta dhe perime.)

100k ferma të

vogla 10k ferma të

mesme dhe të mëdha

FURNIZIM I

IMPORTUAR Inpute

(mish, peshk, miell, birre)

Grumbullimi

PERPUNIMI Tradicional i vogël

përpunues informalë,

shitje ne tregjet lokale, teknologji zejtare,

mungesë standartesh,

higjenë e ulët etj.

Modern i madh

përpunues që shesin

në të gjithë vendin,

pajisje moderne, standardet

Shpërndarja

Shitje vendase me pakicë

Kanal direkt: Një pjesë e

konsiderueshme e produkteve arrin direkt

tek konsumatorët

Kanal i rregullt: tregje të

hapura, dyqane të

vogla, disa dyqane zinxhir, shumë pak

supermarkete

EXPORTET punojnë drejtpërdrejtë

me eksportues të huaj

(peshk, barna dhe erëza etj).

Page 8: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

8

produktesh që të jetë e mundur dhe rrallë investojnë në infrastrukturën e grumbullimit si transport apo magazinim. Përpunimi: Zakonisht përpunuesit janë të vendosur në afërsi të bazës së tyre të furnizimit. 90% e kompanive në sektor janë të shkallës së vogël, artizanale, rurale dhe informale. Kjo përbën përafërsisht 2,200 njësi përpunuese, me kapacitete relativisht të ulëta dhe që prodhojnë për tregje lokale. Këta përpunues kanë nivele të ulëta investimi, përdorin teknologji tradicionale zejtare, të cilat shpesh rezultojnë në mungesa të magazinave dhe përgjithësisht praktikojnë punën brenda familjes. Një shembull tipik janë njësitë e vogla të përpunimit të qumështit. Përpunuesit e mëdhenj, jo më shumë se 5-6 për çdo nën-sektor, kanë investuar në pajisje moderne dhe kanë miratuar standardet e sigurisë dhe cilësisë. Ata kanë akses më të mirë në financa dhe investim dhe në struktura të brendshme menaxhimi më të organizuara. Këta përpunues shesin në të gjithë vendin dhe regjistrojnë një pjesë të konsiderueshme të punonjësve të tyre. Shembuj tipikë janë kompanitë e birrës, ujit dhe disa përpunues të mëdhenj të produkteve të qumështit ose frutave dhe perimeve. Kufizimet e tyre kryesore janë importet, konkurrenca informale dhe aftësitë veçanërisht në fushën e menaxhimit. Shpërndarja: Ekzistojnë tre rrjete të mëdha shpërndarëse në Shqipëri që mbulojnë të gjithë vendin por këta shërbejnë kryesisht produkte ndërkombëtare. Ekzistojnë një numër tregtarësh të mëdhenj dhe shumë pak distributorë të pavarur për prodhimet vendase, por këta janë gjeografikisht të limituar në një qytet ose në një zonë relativisht të vogël. Si rrjedhim, në Shqipëri nuk ka një rrjet shpërndarjeje në shkallë vendi për prodhimet vendase dhe përpunuesit priren t’i shpërndajnë vetë produktet e tyre. Shitja me pakicë: Përpunuesit shqiptarë që shesin brenda vendit, kryesisht shesin në dyqane të vogla. Po ashtu, disa shesin në tregje të hapura si në rastin e bulmetit ose frutave dhe perimeve të përpunuara. Disa dyqane zinxhir janë hapur vitet e fundit në Shqipëri dhe po zgjerohen me shpejtësi. Sidoqoftë, shumë pak firma vendase janë të afta të arrijnë supermarketet. Një nga dyqanet më të mëdhenj zinxhir (Big Market) përshtat blerjen e decentralizuar, që do të thotë se më shumë firma vendase janë të afta ta arrijnë atë. Supermarkete të tjera, më të interesuara në qarkullimin e parave, adoptojnë metoda të ndryshme të pagimit dhe blerjes së centralizuar, dhe kjo është arsyeja se pse shumica e përpunuesve vendas nuk arrrijnë të shesin në këto dyqane. Në shumë raste, kjo favorizon përpunuesit ndërkombëtarë që mund t’i përballojnë pagesat e vonuara. Megjithatë, mundësitë për të shpërndarë në supermarketet shqiptare po rriten ndërkohë që shfaqen përpunuesit e mëdhenj dhe prodhimet vendase bëhen më të sigurta. Gjithashtu, ka disa nën-sektorë që i shërbejnë tregjeve të huaja. Në Shqipëri, 75% e peshkut eksportohet, po ashtu eksportohet 99% e bimëve mjekësore dhe aromatike. Këta përpunues merren në mënyrë të drejtpërdrejtë me importuesit e huaj. 2.1 Funksionet mbështetëse dhe Rregullat Sistemi përpunues i tregjeve është mjaft i pasofistikuar. Shumica e funksioneve mbështetëse zhvillohen në një mënyrë të posaçme nga vetë përpunuesit, edhe pse në disa raste, ekzistojnë ofruesit e shërbimit (p.sh. konsulentët e marketingut). Përjashtimet kryesore nga ky rregull janë standartet dhe financa – edhe pse kjo e fundit nuk është ende zhvilluar mjaftueshëm. Nga të dhënat e tanishme vëmë re se gratë rrallë janë ofruese të shërbimit të biznesit, pavarësisht faktit se ofruesit e shërbimit aplikojnë politika jo-diskriminuese ndaj grave. Arsyet janë: mungesa e pronësisë së tokës, informimit ose trajnimit dhe madhësia e kompanive që zotërohen nga gratë (95% e kompanive që zotërohen nga gratë klasifikohen si të vogla11). Kjo do të thotë që ato rrallëherë përmbushin kriteret e pranueshmërisë për mbështetje financiare dhe për rrjedhojë rrallë janë ofruese të shërbimit. Funksionet kyç mbështetëse dhe rregullat për agro-përpunimin paraqiten më poshtë.

11 METE 2010

Page 9: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

9

Menaxhimi i Zinxhirit të Furnizimit: Lënda e parë, e lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me gjendjen dhe menaxhimin e furnizimit, ndikon së tepërmi në produktet e përpunuara. Madhësia dhe gjendja e zhvilimit të fermave shqiptare paraqet një sfidë për shumicën e agro-përpunuesve që punojnë me burime vendase. Kjo e bën menaxhimin e zinxhirit të furnizimit një funksion kyç për agro-përpunimin i cili ndikon drejtëpërdrejt në cilësinë, sasinë dhe larminë e lëndëve të para. Aktualisht, tek përpunuesit shqiptarë ekziston shumë pak menaxhim proaktiv i zinxhirit të furnizimit. Shumë prej tyre nuk kanë një marrëdhënie direkte me prodhuesit dhe përdorin grumbulluesit ose tregtarët si ndërmjetës. Edhe midis nën-sektorëve që më shumë janë të angazhuar me furnitorët e tyre ose të paktën kanë marrëdhënie të qëndrueshme dhe ekskluzive me ta, si produktet e qumështit, përpunuesit ofrojnë shumë pak inpute ose këshilla për të rritur prodhimin. Përjashtimet individuale (2-3 baxho) nuk përdorin shërbime të jashtme, por mbështeten mbi zgjidhje të posaçme si punësimi i ekspertëve individualë, agronomistëve ose veterinerëve. Një tjetër përjashtim i përket barnave dhe erëzave, ku pak përpunues ofrojnë këshillim falas mbi kultivimin dhe korrjen, ofrojnë farëra dhe plehra kimike, etj. në mënyrë që të sigurojnë furnizim të lëndës së parë që nuk mund të merret me besueshmëri nëpërmjet grumbullimit. Por në përgjithësi, shumë pak përpunues e kuptojnë vlerën e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit në sigurimin e cilësisë, sasisë dhe larmisë së lëndës të parë të nevojshme. Nuk ka shërbime të disponueshme në treg të specializuara në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit. Ekspertët individualë si agronomët ose profesionistët e zhvillimit bujqësor mund të kontaktohen për të ofruar këshilla mbi praktikat e përmirësuara bujqësore, por pak prej tyre kuptojnë dhe janë në gjendje të këshillojnë në lidhje me strukturimin dhe menaxhimin e bazës së furnizimit.

Teknologjia dhe Informacioni: Për sa i përket teknologjisë, në Shqipëri ka një ndryshim të konsiderueshëm ndërmjet përpunuesve të vegjël dhe të mesëm që kanë teknologji modeste ose të vjetër dhe kompanive të mëdha përpunuese të pajisura me linja përpunimi shumë moderne. Një numër i madh i agro-bizneseve në këtë sektor kanë nevojë për përmirësime në magazina, teknologji, aftësi përpunuese, paketim, logjistikë, etj. Kjo situatë është e lidhur me mundësitë e investimit, por edhe me disponueshmërinë e informacionit. Rezultatet nga puna në terren treguan që përpunuesit në Shqipëri mbështeten në eksperiencën e tyre dhe në lidhjet direkte me furnitorët dhe shitësit e pakicës për të marrë informacion. Kontaktet individuale me agronomë, inxhinierë, veterinerë ose teknologë përdoren për këshilla teknike. Ofruesit e pajisjeve dhe inputeve këshillojnë mbi teknologjinë që lidhet me produktet që ata shesin, por pjesa më e madhe e pajisjeve vjen nga jashtë vendit pasi ka vetëm pak ofrues shqiptarë të pajisjeve dhe përfaqësues të shitjeve. Përpunuesit që eksportojnë ose furnizohen nga jashtë vendit bazohen shumë në informacionin që sigurohet nga partnerë të huaj biznesi (që, në disa raste, transmetohet me interes të njëanshëm). Nganjëherë, përpunuesit nga i njëjti nën-sektor takohen në mënyra sporadike dhe të paorganizuara. Sot, shumë prej tyre kërkojnë informacion direkt nga Interneti.

Në nivelin e prodhuesit, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave drejton një rrjet të shërbimeve të ekstensionit që ofron këshilla mbi inputet, teknologjinë dhe praktikat. Së bashku me 5 Qendra të Transferimit të Teknologjisë, këta janë integruar në Rrjetin për Inovacionin, Kërkimin dhe Këshillimin Bujqësor (www.agro.al). Rrjete apo platforma të tilla informacioni mungojnë në nivelin e përpunuesve. Hendeku i

Funksionet mbështetëse

Menaxhimi i Zinxhirëve të

furnizimit

Teknologjia dhe Informacioni

Marketingu

Shitjet dhe Shpërndarjet

Financat

Rregullat Ligji dhe Politikat

Standartet

Mbrojtja dhe Koordinimi

Rregullat Informale dhe Perceptimet

Përpunuesit Konsumatorët

Page 10: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

10

përgjithshëm në informacionin mbi teknologjitë e reja dhe/ose praktikat e mira zgjerohet nga mungesa e rrjeteve ndërkohë që shumë shoqata nuk arrijnë të përfshijnë dhe angazhojnë aktorë nga i njëjti nën-sektor. Gjithashtu, informacioni mbi inovacionin bujqësor karakterizohet nga anëtarësi thuajse eksluzive e meshkujve. Gratë rurale kanë akses të limituar në informacionin mbi teknologjinë e re, trajnimin zyrtar dhe shërbimet e ekstensionit.

Marketingu: Përpunuesit e vegjël në Shqipëri përdorin pak ose aspak marketing për produktet e tyre. Përpunuesit e mesëm që i etiketojnë produktet e tyre, zakonisht i shoqërojnë me disa materiale promocionale si broshura ose fletëpalosje. Përpunuesit e mëdhenj mund të kenë departamente të brendshme marketingu dhe përdorin marketingun dhe reklamimin në media, por pak prej tyre integrojnë strategjitë e marketingut me shitjet, komunikimin dhe reklamimin. Edhe përpunues më të mëdhenj nuk e kuptojnë funksionimin e marketingut; stafi i tyre i marketingut ka pak njohuri mbi strategjitë e marketingut dhe pak fuqi për të marrë vendime. Trajnuesit e marketingut ekzistojnë por nuk përdoren nga përpunuesit. Ka një nevojë për të zhvilluar kapacitetin e marketingut të përpunuesve duke trajnuar stafin e tyre, ose nëpërmjet shërbimeve këshilluese. Tregu i shërbimeve për marketing është mjaft i zhvilluar me një shumicë si të ofruesve të trajnimeve ashtu edhe të agjencive që ofrojnë produkte në dizenjim, markim, reklamim, marketing të drejtëpërdrejtë, komunikim, menaxhim të evenimenteve, marrëdhënie publike, studime tregu, etj. Disa prej tyre kanë eksperiencë të gjerë dhe kapacitetet e nevojshme për t’i shërbyer agro-përpunuesve shqiptarë. Gjithsesi, shumë pak përpunues i përdorin këto kompani thjesht si shtëpi prodhimi për fushata të projektuara brenda vendit. Ka një mungesë të përgjithshme të ndërgjegjësimit mbi vlerën e strategjive të integruara të marketingut, madje edhe në firmat më të mëdha në industri, dhe për pasojë shumica e ofruesve të shërbimit në këtë treg nuk kanë konsumatorë agro-përpunues. Advokacia dhe bashkëpunimi: Tregu i brendshëm shqiptar i prodhimeve të agro-përpunuara karakterizohet nga përmasat e vogla dhe tipikisht, në shumë nën-sektorë, nga mungesa e larmisë së produkteve. Kjo vjen si rezultat i mungesës së përgjithshme të besimit dhe konkurrencës së fortë ndërmjet përpunuesve që shpesh prodhojnë të njëjtën gamë produktesh. Aktualisht, ka pak bashkëveprim midis kompanive të ndryshme brenda të njëjtit nën-sektor, gjë që pengon si përhapjen e informacionit, ashtu edhe shkëmbimet e eksperiencave dhe praktikave më të mira. Kjo ndikon së tepërmi në aftësinë e nën-sektorëve për të organizuar dhe mbrojtur interesat e tyre. Ekzistojnë disa shoqata specifike të nën-sektorëve si ato në sektorë të tillë si i produkteve të qumështit, mishit, MAP, miellit, verës, peshkut, etc. Shumë prej këtyre ofrojnë ndihmë dhe shërbime këshilluese mbi biznesin, por kanë vështirësi në sigurimin e anëtarësisë për përpunuesit ose përfshirjen e tyre aktive. Disa shoqata ombrellë janë gjithashtu të pranishme në formën e sindikatave të industrialistëve ose sindikatave të eksportuesve. Shoqata më gjithëpërfshirëse është Këshilli i Agro-biznesit Shqiptar (KASH), i cili ka 23 shoqata anëtare në shkallë kombëtare me organe të zgjedhura në 12 prefekturat dhe 36 rrethet e vendit. Ata kanë qenë më të suksesshme në përfshirjen e anëtarëve të tyre dhe në lobimin për interesat e tyre.

Shitjet dhe Shpërndarja: Pjesa më e madhe e agro-përpunuesve në Shqipëri e mbulojnë vetë shpërndarjen. Kjo është një praktikë e zakonshme edhe për kompani relativisht të mëdha që përpunojnë fruta dhe perime ose baxho të mesme e të mëdha. Ata shpërndajnë në një shkallë të madhe me makinat dhe stafin e tyre, duke punuar vetëm pjesërisht me tregtarë të mëdhenj dhe shitës. Afërsia me tregjet është një ndër arsyet pse shumica e përpunuesve shpërndajnë vetë, por gjithashtu përpunuesit nuk kanë besim tek distributorët e pavarur për të tregtuar dhe shitur produktet e tyre. Ka një mungesë të përgjithshme të distributorëve në shkallë vendi për produktet vendase. Së fundmi, disa produkte kërkojnë pajisje dhe logjistikë specifike që distributorët e pavarur nuk i kanë – sidomos zinxhirët e ftohjes.

Pjesës më të madhe të përpunuesve u mungon objektivi i shitjeve për zona ose segmente të ndryshme, gjë që rezulton nga njohja e dobët e marketingut (shih më lart). Kjo ndikon strategjitë e shitjeve sepse ata rrallë integrohen me trajnimin dhe shumë njësi përpunuese drejtohen si biznese familjare, me aftësi të pakta në shitje. Ka disa ofrues të shërbimit në treg të specializuar në shitje dhe në strukturimin e rrjeteve shpërndarëse. Këta janë zakonisht konsulenca trajnimi të fokusuara në ngritjen e kapaciteteve nga niveli i ulët në atë të mesëm të stafit të shtijeve, kryesisht në aftësitë negociuese dhe kujdesin ndaj konsumatorit. Rrallëherë ata ofrojnë strategji të integruara shitjesh dhe marketingu për një kompani. Megjithatë, përpunuesit janë ende të pandërgjegjshëm për vlerën e strategjive të shitjeve dhe nuk i përdorin këto shërbime – në vend të tyre, ata shpesh përpiqen t’i zhvillojnë këta në vend, pa shumë sukses. Përpunuesit e mëdhenj që kanë një strukturë të brendshme më të mirë-organizuar, gradualisht po investojnë në kapacitete më të mira të shitjeve, por gjithësesi ata duhet ende të zhvillojnë aftësitë drejtuese për shitjet duke kuptuar tregjet dhe strategjitë.

Page 11: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

11

Financat: Si një sektor tepër i varur në teknologji, inovacioni dhe standartet e cilësisë, aksesi në financë është thelbësor për agro-përpunimin. Në përgjithësi, nivelet e financimit në industri kanë qenë ngushtësisht të ndërthurura me çështjet strukturore dhe sistematike. Mungesa e kolateralit dhe gjendja informale e marrëdhënieve të biznesit do të thotë që shumë agro-përpunues, sidomos të vegjël dhe të mesëm, nuk kualifikohen për huadhënie. Bankat e kanë perceptuar agro-përpunimin si një sektor me risk të lartë për shkak të moskthimit të huave dhe përgjithësisht i kanë qëndruar larg. Nga 16 banka në vend, vetëm dy (BKT dhe Pro Credit) filluan t’i ofronin kredi të përshtatura kompanive agro-përpunuese. Ekzistojnë disa institucione mikrofinanciare, që ofrojnë kredi më të vogla me procedura aplikimi zakonisht më të thjeshtëzuara por me norma interesi shumë më të larta.

Mundësi të tjera financiare për agro-përpunuesit ofrohen nga qeveria nëpërmjet skemave të subvencioneve dhe nga donatorët. Veçanërisht, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka zhvilluar një skemë kombëtare subvencionesh duke financuar 70% të interesit të huadhënieve të lidhura me bujqësinë. Nga ana e donatorëve, Komisioni Europian ofron grante për investimet në bujqësi nëpërmjet skemës IPARD (Instrumenti i Para-Aderimit dhe Zhvillimit Rural). USAID gjithashtu nxori një fond garancie për dy bankat e lartpërmendura (BKT dhe Pro Credit) për portofolet e tyre mbi Bujqësinë.

Një seri barrierash sistematike limitojnë aksesin e grave në financë. Përgjithësisht, grave u mungon kolaterali dhe, për shkak të varësisë së tyre ekonomike nga burrat, ato kanë tendencën të kenë kursime të limituara. Informacioni mbi skemat e kredive/granteve bujqësore i drejtohet kryesisht meshkujve dhe rrjetet karakterizohen nga anëtarësi thuajse ekskluzive e meshkujve. Gratë në veçanti (por edhe burrat që janë kultivues të vegjël) e kanë të vështirë të përmbushin disa kritere kyç të pranueshmërisë p.sh. ata që lidhen me përmasat e ngastrave, numrin minimal të bagëtive, madhësinë e grantit, si dhe statusin zyrtar dhe numrin e viteve të funksionimit të biznesit.

Ligjet dhe Politikat: Ligjet shqiptare që lidhen me agro-përpunimin funksionojnë dhe nuk shkaktojnë probleme madhore tek përpunuesit. Nën domosdoshmërinë e përgjithshme të integrimit europian, korniza ligjore është drejtuar nga përafrimi me kërkesat rregullatore të BE-së, me përafrimin dhe zbatim të plotë të planifikuar për vitin 2020. Liberalizimi i ekonomisë bazohet në angazhime që rrjedhin nga anëtarësia në OBT (Organizata Botërore e Tregtisë), Procesi i Stabilizim Asocimit (PSA) me BE dhe marrëveshjet e tregtisë së lirë me Turqinë, dhe vendet e CEFTA dhe EFTA.

Megjithatë, zbatimi i ligjit dhe zhvillimi i politikave mbeten sfida kyçe. Politika, në përputhje me parakushtet e integrimit europian, po zhvillohen në sektorin bujqësor, por strategjitë nuk fokusohen veçanërisht tek hallka e përpunimit – edhe pse disa politika kyç, si grantet dhe subvencionet e interesit të kredive, kryesisht i sjellin përfitime përpunuesve. Zbatimi i ligjeve mbetet një problem kyç në sektor pasi një pjesë e konsiderueshme e përpunuesve janë informalë. Çështja është komplikuar nga mbivendosja e përgjegjësive midis ministrive dhe intitucioneve të tjera lidhur me licensimin, regjistrimin, lejet, kontrollin e sigurisë, etj. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), për shembull, konkurron me shërbimet veterinare dhe fitosanitare të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave për të garantuar sigurinë ushqimore, shëndetin e kafshëve dhe mbrojtjen e bimëve. Mungesa e një sistemi kontrollues gjithëpërfshirës dhe të besueshëm i pengon përpunuesit shqiptarë që të eksportojnë në BE. Përpunuesit po ngrejnë ankesa për këtë situatë, por deri më tani nuk kanë qenë të aftë të organizohen për të ndikuar në zbatimin dhe hartimin e politikave. Standardet: Për sa i përket standarteve, janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm si nga ana e institucioneve publike ashtu edhe nga përpunuesit. Qeveria shqiptare, në përputhje me prirjen e përgjithshme për të përshtatur legjislacionin me acquis communautaire, kërkon që agro-përpunuesit të zbatojnë standartet HACCP – edhe pse certifikimi në vetvete nuk është i detyrueshëm. Disa skema bashkë-financuese si Shërbimet Këshilluese të Biznesit nga EBRD gjithashtu kanë lehtësuar standartizimin, duke ndihmuar përpunuesit në financimin e certifikimit dhe duke ndërmjetësuar për të pasur akses tek konsumentët vendas. Si rezultat, tregu i shërbimeve të biznesit për standartizimin është zhvilluar mirë, me 20-30 konsulentë të cilët ndihmojnë kompanitë në përgatitjet për standartizim dhe katër kompani kryesore ndërkombëtare që ofrojnë certifikim. Shumë kompani të mëdha (sidomos ata që synojnë për eksporte) tashmë kanë ISO 9001, ISO 22,005, ISO 22,000 etj. Po ashtu, bimët mjekësore dhe erëzat përdorin standarte organike për tregjet e BE-së dhe ato të ShBA-ve.

Rregullat informale dhe Perceptimet: Ushqimet e përpunuara në Shqipëri shikohen me dyshim nga konsumatorë

Shqiptarë, megjithëse ata kanë preferencë të qartë për recetat dhe produktet “Made in Albania”, që i ruajnë

Page 12: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

12

cilësitë e shijes dhe ato tradicionale. Ata gjithashtu përkujdesen për cilësinë dhe sigurinë e produkteve vendase në

krahasim me importet e BE-së. Për këtë arsye, ndërkohë që ata kanë tendencë për të blerë lëndën e parë të

prodhuar në vend, ata kanë tendencë të kërkojnë ushqime të përpunuara të importuara veçanërisht për frutat dhe

permet e konservuara, qumështin UHT, verërat, etj. Disa nga kategoritë e produkteve janë të mbrojtura nga këto

trende meqenëse importi i tyre është teknikisht i pamundur (p.sh. qumështi UHT) por produkte të tjera kanë

vështirësi konkurrence, edhe pse aktualisht kanë standarde të ngjashme prodhimi, cilësie dhe sigurie si

konkurruesit e tyre të huaj. Problemet e lidhura me sigurinë dhe cilësinë për produktet e brendshme, të cilat

formësojnë në një shkallë të gjerë sjelljen e konsumatorëve në këtë sektor, rezultojnë gjithashtu nga mungesa e

marketingut efektiv: perceptimet mund të ndryshohen nëpërmjet strategjive të duhura të komunikimit nga markat

individuale ose sektori, por një gjë e tillë nuk është bërë ende.

2.2 Influenca e donatorëve

Programet e financuara nga donatorët në Shqipëri në përgjithësi kanë synuar lehtësimin e aksesit në sektorin e

financës dhe shërbimeve duke subvencionuar ose garantuar pjesërisht apo tërësisht vlerën e investimeve. Në këtë

drejtim ato kanë luajtur rolin e ndërmjetësve ndërmjet agro-përpunuesve dhe bankave ose ofruesve të

shërbimeve private të tillë si agjenci ose konsulentë të ndryshëm. Më konkretisht programi BAS (shërbimet

këshilluese të biznesit) i BERZH ka mundësuar ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (përfshirë përpunuesit)

për të pasur akses në një gamë të larmishme të shërbimeve këshilluese duke lehtësuar projektet me konsulentë

vendas mbi bazën e ndarjes së kostos. Projekte të tjera (programi i GIZ-it për Mundësitë e Punësimit dhe Zhvillimit

Ekonomik, projekti Pro Mali i SNV, Programi i USAID për Konkurrencën në Bujqësi, etj.) ndihmojnë drejtpërdrejt më

shumë ndërmarrjet e agro-biznesit dhe jo zhvillimin e shërbimeve dhe funksionet e tregut për të mbështetur

rritjen e tyre. Si një efekt anësor, këto lloje programesh kanë ndikuar negativisht në mënyrën se si agro-

përpunuesit Shqiptarë përceptojnë ofruesit e shërbimeve. Shumica e përpunuesve mendojnë se ata nuk kanë

nevojë për shërbime të tilla ose shoqërues konsulent me projektet e financuara nga donatorët. Ndërmarrjet

tregojnë pak gatishmëri për të kontaktuar me ata përtej iniciativave për zbatimin e granteve apo të paguajnë

plotësisht për shërbime të cilat deri tani janë mbuluar pjesërisht ose plotësisht nga donatorët. Por, në të njëjtën

kohë, iniciativat e donatorëve kanë promovuar përdorimin e shërbimeve të biznesit nga ndërmarrjet Shqiptare dhe

kanë dhënë një shtytje të madhe për krijimin dhe konsolidimin e shumë ofruesve të shërbimeve. Subvencionet e

normës së interesit dhe fondet e garancisë kanë ndihmuar për të krijuar një treg për bankat ndërkohë që

programet si BAS po ndihmojnë për të krijuar një të tillë për shërbimet këshilluese të biznesit.

2.3 Ndryshimet dhe tendencat

Me rritjen e fuqisë blerëse, konsumatorët Shqiptarë do të blejnë më shumë produkte të përpunuara dhe do të

kërkojnë produkte të reja dhe të diferencuara. Konsumatorët mbeten të nxitur në caktimin e çmimeve por ata janë

gjithashtu gjithnjë e më kërkues, në lidhje me sigurinë dhe cilësinë e produkteve të përpunuara. Nga ana tjetër,

presioni dhe kërkesat mbi sigurinë, standartet dhe cilësinë vijnë gjithashtu nga sektori publik meqenëse Shqipëria

është duke u përpjekur që të veprojë në përputhje me rregullat e sakta të BE-së. Kjo ka çuar në ndryshime të

rëndësishme për përpunuesit e mëdhenj të cilët tashmë kanë miratuar teknologjinë moderne dhe veprojnë në

përputhje me standardet e sakta të prodhimit (shih pjesën e standarteve më lart). Për të ruajtur limitin e tyre, këto

përpunues të mëdhenj do të duhet të bindin konsumatorët Shqiptarë se ata prodhojnë me standarte të ngjashme

si konkurrentët e tyre të huaj. Ndërkohë që konkurrenca bëhet gjithnjë e më e vështirë për përpunuesit e vegjël

informalë, ndërkohë kompanitë e krijuara pritet të vazhdojnë të maturohen dhe të jenë të gatshme për të

investuar në vende të reja pune dhe praktikat më të mira të marketingut.

Paralelisht është duke u zhvilluar procesi i konsolidimit në përpunim – meqenëse kompanitë më të mëdha fitojnë

aksione në treg dhe kompanitë më të vogla zhduken. Përpunuesit më të mëdhenj përfitojnë ngë ekonomitë e

shkallëzimit, akses më të mirë të njohurive, financave dhe tregjeve (sidomos duke pasur parasysh mungesën e

Page 13: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

13

shërbimeve shpërndarëse), në një mjedis ku asnjë prej tyre nuk mund të arrihet lehtësisht për lojtarët e vegjël. Një

proces paralel konsolidimi po bëhet në nivelin e shitjeve me pakicë me zhvillimin e zinxhirëve të supermarketeve –

që do të forcojnë përpunuesit e mëdhenj (të cilët mund të përballojnë kushte më të vështira për pagimet) kundrejt

konkurrentëve të tyre më të vegjël vendas dhe do t’i dobësojnë ata në krahasim me produktet e importuara. Në të

kundërt, fermerët mbeten të vegjël dhe të fragmentuar dhe kështu nuk mund të prodhojnë në mënyrë efikase (por

edhe kanë aftësi më të vogël për të bërë marrëveshje).

2.4 Përfundime

Duke pasur parasysh karakteristikat e tregut dhe trendet e detajuara më lart, ka disa probleme që përpiqen të

pengojnë zgjerimin e mëtejshëm të sektorit dhe investimet në krijimin e vendeve të punës, por jo të gjithë prej

tyre mund të trajtohen në projektin tonë. Sa i përket menaxhimit të zinxhirit të furnizimit, sektori është ende larg

për të zhvilluar të kuptuarit dhe ndërgjegjësimin e nevojshëm para se të investojë në fushat që kanë nevojë për

përmirësim. Gjithashtu disa pengesa lidhen me çështje të cilat nuk mund t’i trajtojmë si reforma e tokës. Fusha të

tjera, si standartet, po ndërmerren nga shërbimet e tregut në mënyrë të suksesshme gjatë viteve të fundit. Por ne

kemi identifikuar disa pengesa në të cilat mund të forkusohet projekti ynë dhe të cilat mund të kenë ndikime të

mëdha, domethënë marketingu, aksesi në financë dhe mjedisi përreth përpunuesve.

Për përpunuesit Shqiptarë, sfida është për t’iu përgjigjur kërkesës aktuale dhe të ardhshme, duke përmirësuar

teknologjinë dhe produktet e tyre, si dhe strategjitë dhe praktikat e tyre të marketingut. Për të nxitur shitjet e tyre

dhe për të krijuar vende pune, aksesi në investime dhe teknologji është po aq thelbësor sa edhe përmirësimet në

shitje dhe marketing. Strategjitë efikase të marketingut do të ndihmojnë gjithashtu në trajtimin e perceptimeve të

konsumatorëve në lidhje me ecurinë e punës në aspektin e standardeve të cilësisë dhe sigurisë. Përfshirja në rritje

e qeverisë në sektor krijon gjithashtu hapësira për ndërhyrje që ndihmojnë për të krijuar një mjedis më të

favorshëm për zhvillimin e politikave drejtuese dhe zbatuese në dobi të agro-përpunuesve.

Kështu ne përgatitim strategjinë tonë të ndërhyrjes duke u fokusuar në tre shtyllat kryesore të paraqitura më

poshtë.

Page 14: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

14

Aneksi 1: Raport i Sektorit të Bulmetit

Vështrim i përgjithshëm

Mbajtja e gjësë së gjallë dhe sidomos prodhimi dhe përpunimi i qumështit në Shqipëri përfitojnë nga burimet

natyrore të favorshme dhe tradita e hershme. Industria e përpunimit të qumështit është zhvilluar që në fillim të

viteve 1990’ dhe aktualisht numëron më shumë se 400 përpunues, me disa baxho të pajisura plotësisht. Sipas

statistikave zyrtare, prodhimi vendas i qumështit ka arritur 1.1 Mt në vitin 2012 duke shënuar një rritje prej 9% që

prej vitit 2007.

Rreth gjysma e qumështit të prodhuar arrin në

treg (561,000 t) ndërkohë që gjysma tjetër

përdoret për vetë-konsum, konsumin e gjësë së

gjallë ose e përpunuar në fermë. Nga gjithë

qumështi i prodhuar, 12% (132,000 t) arrin tek

përpunuesit ndërkohë 39% (429,000 t) arrin direkt

tek konsumatorët. Prodhimi i qumështit është

rritur në mënyrë të qëndrueshme dhe qumështi i

lopës përbën 87% të prodhimit të qumështit i

ndjekur nga qumështi i deles me 7% dhe i dhisë

me 6%. Rendimienti i lopëve ishte rreth 2,696

l/lopë gjatë vitit 2011 (sipas ekspertëve racat

produktive të lopëve mund të prodhojnë deri në

10,000 litra/në vit). Shqipëria importon aktualisht 7-10% të produkteve të konsumuara të qumështit. Produktet

kryesore dhe vlerësimi i sasisë së tyre12 përfshijnë: 60,000 t qumësht i përpunuar (i pasterizuar ose UHT), 14,000 t

kos; 13,000 t djath; 630 t gjalpë. Këto arrijnë tek konsumatori drejtpërdrejt nëpërmjet përpunuesve të vegjël ose

nëpërmjet kanaleve të shpërndarjes së përpunuesve dhe dyqaneve.

Punësimi

Rreth 104,000 njerëz punojnë në prodhimin e

qumështit që arrin në treg. 23.6% e tyre janë

të rinj (24,544), 49% janë gra (50,960) dhe

12,3% janë gra të reja (12,792). Përpunimi

punëson rreth 1,300 njerëz të cilët punojnë

në rreth 425 njësi, 25 prej të cilave janë

fabrika moderne përpunimi. Nga të gjithë të

punësuarit në përpunim, 65% janë të rinj dhe

45% janë gra të reja. Sektori priret ndaj grave

të cilat punojnë kryesisht në ferma dhe në

përpunim. Meshkujt punojnë në prodhimin e

foragjereve në terren dhe përpunim. Pjesa

dërrmuese e ndërmarrjeve kanë 1-5 të

punësuar kështu që ka hapësirë të madhe

për konsolidimin e industrisë së përpunimit në më pak njësi më të mëdha, ashtu si në rastin e fermave.

12 Vlerësuar nga stafi i projektit të RisiAlbania bazuar në intervista dhe të dhëna statistikore jozyrtare

16%

14%

19%

51%

Vetë-konsumim

Konsum ngagjëja e gjallë

Përpunim iprodukteve përFermën

Për shitje

311

12

9

2 Ndërmarrje me 1-5të punësuar

Ndërmarrje me 6-10 të punësuar

Ndërmarrje me 11-20 të punësuar

Ndërmarrje membi 60 tëpunësuar

Page 15: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

15

Zinxhiri i vlerës

Më poshtë jepet paraqitja skematike e zinxhirit të vlerës të produkteve të qumështit në Shqipëri, duke vënë

theksin në kanalet e tregut, palët kryesore të interesit si dhe sasitë e prodhimit13. Siç vërehet, ekzistojnë dy kanale

kryesore: kanali i majtë është mjaft informal dhe tregton kryesisht produkte të ngurta të tilla si djathë, gjizë dhe

gjalpë nga përpunuesit tradicionalë ose direkt nga fermat tek konsumatori. Në të majtë është kanali më i

organizuar që tregton qumësht të përpunuar si dhe disa nën-produkte të ngurta. Përpunuesit e mëdhenj dhe të

mesëm në këtë kanal përballen me konkurrencë të padrejtë nga përpunues të paregjistruar ose të parregullt dhe

produkte jashtë standardit ndërsa luftojnë të ruajnë çmime konkurruese. Kanali i grumbullimit dhe shpërndarjes

menaxhohet në mënyrë tipike nga vetë përpunuesit, sepse grumbulluesit ose distributorët e pavarur bëjnë

përpjekje të mbeten konkurrues.

Palët e interesit në Procesin e Prodhimit

Në vitin 2011, Shqipëria kishte rreth 300,000 ferma blegtorale. Një pjesë e madhe e prodhimit funksionon ende

për qëllime mbijetese meqenëse vetëm 1/3 e tyre shkojnë përtej vetë-konsumit. Madhësia e fermave mbetet

shumë e vogël: vetëm 0.7% e këtyre fermave kanë 6-10 lopë dhe 0.4% kanë më shumë se 10 lopë. Pothuajse 85% e

fermave në Shqipëri kryejnë disa aktivitete dhe shumë pak janë të specializuara. Ekzistojnë tre lloje të fermave të

qumështit në Shqipëri:

Fermat e Vogla: Struktura mesatare: 2 lopë, 1,26 ha, 4-5 parcela. Rendimenti mesatar: 2,500 litra/vit për çdo lopë,

me shitje qumështi rreth 40 lekë/litër. Këto janë ferma shumë të vogla të cilat kryejnë aktivitete të përziera

prodhimi dhe në përgjithësi kanë një intensitet të ulët prodhimi. Kufizimet kanë të bëjë me madhësinë e vogël,

koston e lartë të rritjes së foragjereve (për shkak të inputeve të kushtueshme, mungesës së ujitjes dhe mungesës

së njohurive dhe aftësive), fragmentimin e tokës, racat joproduktive, mungesën e specializimit dhe zakonisht të

paorganizuar të shoqatave ose organizatave.

13

Përfaqësimi bazohet në studimin e kryer nga stafi i proektit të RisiAlbania

Page 16: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

16

Fermat e Mesme: Struktura mesatare e fermës: 15-50 lopë, 10-30 ha. Rendimenti mesatar: 5,000 litra/vit për çdo

lopë, me shitje qumështi 42-44 lekë/litër. Ekzistojnë vetëm 1,200 ferma në Shqipëri me më shumë se 10 lopë. Këto

ferma kanë investuar në përmirësimin e racës dhe fokusohen në prodhimin e qumështit dhe shitjen e gjedhit. Ato

janë ruajtur nëpërmjet punës brenda familjes, zakonisht 3-4 persona. Kufizimet përfshijnë fitimet e ulëta nga shitja

e qumështit (pra edhe shitjen e mishit të viçit dhe lopës së racës), koston e lartë të ushqimit të kafshës, mungesën

e shoqatave dhe mungesën e financave për investime të mëtejshme.

Fermat e Mëdha: Struktura mesatare e fermës: mbi 50 lopë, 30-130 ha. Rendimenti mesatar: 6,000-7,000 litra/vit

për çdo lopë, me shitje qumështi rreth 50 lekë/litër. Këto janë disa ferma të mëdha në Shqipëri dhe 4 ferma të

mëdha intensive me më shumë se 200 lopë. Këto ferma kanë përdorur inseminimin artificial ose racat e

importuara për të arritur rendiment më të lartë dhe synojnë për një potencial prej 8,000-10,000 litrash/vit. Ato

furnizojnë vetëm përpunues të mëdhenj (ndonjëherë me kontratë) me çmime zakonisht më të mira dhe sigurojnë

fitimet e tyre nga prodhimi i qumështit (70%) dhe shitja e gjedhit. Për mirëmbajtjen e fermave të tilla mund të

nevojiten deri në 13 të punësuar me kohë të plotë dhe deri në 30-40 të tillë gjatë muajve intensivë të verës.

Kostoja e lartë e ushqimit përbën një pengesë kryesore.

Palët e interesit në procesin e Përpunimit

Në lidhje me përpunimin, shumica dërrmuese e njësive të përpunimit në Shqipëri përdorin teknologji tradicionale

artizanale. Ato njihen edhe si baxho që prodhojnë produkte tradicionale me qumësht lope, dele dhe dhie (kos,

gjalpë, gjizë, dhallë dhe lloje të ndryshme djathi). Një numër fabrikash moderne po operojnë në mënyrë të

suksesshme por ato janë duke u ndeshur me konkurrencën e shkaktuar nga baxhot informale. Ekzistojnë tre lloje

përpunuesish në Shqipëri:

Përpunuesit e vegjël/tradicionalë: Rreth 350 e tyre përpunojnë 500-2,000 litra qumësht/ditë. Ata mbahen si biznes

familjar, të vendosur në të gjithë vendin dhe prodhojnë më së shumti djathë, gjalp dhe gjizë duke përdorur

teknologjitë tradicionale artizanale. Këto kryesisht shesin në tregjet lokale dhe vuajnë nga mungesa e përgjithshme

e standardeve dhe sistemeve për sigurinë ushqimore të cilat ushtrojnë pak kontroll mbi cilësinë e qumështit të

papërpunuar. Kufizime përfshijnë: mungesën e hapësirave të magazinimit, teknologjive ose investimeve;

menaxhimin e dobët dhe pamundësinë për të përmbushur standardet e sigurisë.

Përpunuesit e mesëm të mekanizuar: Rreth 50 prej tyre, përpunojnë 2,000-15,000 litra qumësht në ditë dhe thuhet

se punojnë me kapacitet rreth 60%, me 3-4 persona. Këta prodhojnë kryesisht djathë, gjalpë, gjizë dhe kos dhe

janë shumë fleksibël në sasitë e

prodhuara. Ata janë vendosur në

zonat përreth qyteteve kryesore,

shesin në tregjet e zonave lokale dhe

qytetet e mëdha. Ata janë të pajisur

me linja pjesërisht të mekanizuara,

hapësira magazinimi, dhe ushtrojnë

një shkallë kontrolli mbi cilësinë e

qumështit të papërpunuar. Kufizimet

përfshijnë konkurrencën e shkaktuar

nga produktet e parregullta (të tilla si

djathi me niseshte), mungesën e

mjeteve për kontrollin e cilësisë dhe

facilitetet e dob ë ta.

41%

12% 6%

41%

Njësi e përpunimitsezonal tëqumështit

Njësi e përpunimittë mekanizuar tëqumështit

Baxho të pajisuraplotësisht

përpunues të vegjëltë tjerë

Page 17: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

17

Përpunuesit e mëdhenj modern: Rreth 25 baxho të pajisura me linja të plota qumështi, përpunojnë 15,000-40,000

litra qumësht/ditë, thuhet se punojnë me kapacitet 50% dhe prodhojnë më së shumti qumësht dhe kos. Gjashtë

prej tyre prodhojnë UHT. Ata vendosen në qytete të mëdha ose në afërsi të tyre, shesin në të gjithë vendin dhe

janë në gjendje të ushtrojnë kontroll të plotë të cilësisë së qumështit të papërpunuar (përfshirë antibiotikët dhe

vaksinat). Kufizimi kryesor është konkurrenca e shkaktuar nga përpunuesit e parregullt, gjë që i bën ata më pak

konkurrues në çmimet e produkteve të ngurta si dhe sistemin e taksimit i cili favorizon përpunuesit e vegjël.

Tendencat

Në vitet e fundit prodhimi i qumështit është rritur në mënyrë të qëndrueshme. Po kështu ka ndodhur me

rendimentet vjetore meqenëse fermat investojnë në përmirësimin e racës. Prodhimi i fermave të vogla ka rënë

dhe është duke ndodhur një trend i ngadalshëm konsolidues. Një gjë e tillë dëshmohet nga rënia e numrit të

fermave meqenëse është rritur si madhësia ashtu edhe prodhimi i fermave të mesme dhe të mëdha. Kështu,

prodhimi komercial i qumështit duket se po zhvendoset drejt fermave të mëdha. Meqenëse nuk ka të ngjarë të

krijohen më shumë ferma të mëdha intensive për shkak të fragmentimit të tokës, mund të parashikojmë se

industria e përpunimit të qumështit do të përftohet gjithnjë e më shumë nga fermat e mesme me rreth 50 lopë.

Numri i përpunuesve gjithashtu nuk ka gjasa të rritet, për më tepër shumë prej tyre mund të mbyllen meqenëse

mund të forcohen kufizimet lidhur me sigurinë ushqimore dhe përpunuesit e mëdhenj bëhen më konkurrues në

produkte të tilla si djathë, gjalpë dhe gjizë. Në këtë rast mund të parashikojmë se përpunuesit e mëdhenj do të

rriten edhe në zinxhirët e supermarketeve, të cilët aktualisht bartin vetëm një sasi të vogël të produkteve vendase

të qumështit. Për sa i përket konsumit, qumështi dhe nën-produktet e tij konsumohen në sasi të madhe në

Shqipëri dhe ka një preferencë në rritje për produkte të përpunuara në vend. Konsumatorët janë gjithashtu

gjithnjë e më të ndërgjegjshëm mbi sigurinë, meqenëse është qeveria ajo, e cila ka më shumë të ngjarë të forcojë

rregulloren e sektorit dhe standardet. Prodhimi i qumështit UHT ka të ngjarë të vazhdojë të rritet.

Kufizimet

Problemi kryesor i vënë në dukje nga të gjitha palët e interesit, i cili ndikon negativisht mbi përpunimet gjatë gjithë

zinxhirit të vlerës, është cilësia e ulët e qumështit të papërpunuar. Kjo është rezultat i përmbajtjes së lartë

mikrobiale për shkak të mungesës së higjenës dhe pamundësisë së shumë përpunuesve për të verifikuar trajtimin e

kafshëve me antibiotikë dhe vaksina. Kostot e larta lidhur me të ushqyerit e kafshëve, racat joproduktive të gjësë

së gjallë, mungesa e informacionit dhe e produkteve financiare për zhvillimin e fermave raportohen si kufizimet

kryesore në nivel ferme.

Page 18: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

18

Aneksi 2: Raport i Sektorit të Frutave dhe Perimeve (F&P)

Hyrje

Deri në vitin 1990, sektori i përpunimit të frutave dhe perimeve (F&P) në Shqipëri ishte në nivel të mirë dhe

përqendrohej në kultivimin e lëndëve të para. Sektori ishte në gjendje të mbulonte nevojat e brendshme si dhe të

eksportonte fruta dhe perime të konservuara mesdhetare, salcat dhe fruta të thata. Pas privatizimit të sektorit të

F&P, ka pasur përpjekje për të nisur biznesin e përpunimit, e megjithatë përpara dilnin shumë vështirësi për shkak

të zinxhirit pothuajse të thyer të vlerës. Në fillim të vitit 2000, industria e restauruar shënoi një progres të lehtë

pozitiv si në aspektin e nivelit të prodhimit ashtu edhe në mundësitë e prodhimit. Megjithatë, në kohën e këtij

vlerësimi, performanca e industrisë nuk është në nivelin e saj më të lartë, meqenëse u ndikua nga kriza financiare e

vitit 2008.

Qarkullimi vjetor i llogaritur 10 Milion Euro vjen nga një duzinë kompanish, me prodhim të përgjithshëm të

përpunuar prej 15,000 t nga një ndarje e përafërt prej 70% perime dhe 30% fruta. Produktet kryesore të

përpunuara janë salcat, kompostot, fruta të konservuara, reçeli, marmalada, sallatra të përziera, salcë sallate dhe

perime të marinuara. Perimet dhe frutat sigurohen kryesisht (rreth 80% e tyre) nga furnitorët lokalë. Rreth 90% e

produkteve të përpunuara shërbejnë për të furnizuar tregun lokal me eksporte të vogla por të vazhdueshme në

vendet fqinje, kryesisht në Greqi dhe Kosovë (Libri Vjetor Statistikor 2011, f. 131).

Punësimi

Numri i njerëzve të punësuar në njësitë e drejtpërdrejta përpunuese është rreth 240, ndërkohë rreth 1,000 njerëz

janë të angazhuar me kohë të plotë në zinxhirin e furnizimit të lëndëve të para për të gjithë sektorin e përpunimit.

Për shkak të aftësive specifike të punës dhe ekspertizës së kërkuar, normalisht të përftuara përmes praktikës së

gjatë në këtë sektor, ekziston përqindje e ulët e të punësuarve të rinj (rreth 20%) dhe vetëm 10 prej tyre janë

femra.

Zinxhiri i Vlerës/Palët e interesit në Procesin e Furnizimit

Tre “shtresat” e furnizimit të industrisë së përpunimit F&V janë:

a. Furnitorët e inputeve për farëra, pesticide dhe plehra kimike

b. Furnitorët e lëndëve të para, prodhuesit

c. Tregtarët e shitjeve me shumicë/grumbulluesit e lëndëve të para

a. Furnizimi për prodhimin e lëndëve të para (i pozicionuar në pjesën më fundore të zinxhirit) bëhet nga disa

importues të mëdhenj të cilët furnizojnë jo vetëm farëra, plehra kimike dhe pesticide por edhe shërbime

këshillimore. Qarkullimi vjetor i tyre është rreth 15-20.000 t për secilën. Ekzistojnë edhe shumë ofrues informalë të

farërave dhe fidanëve të cilët shërbejnë kryesisht në fermat e vogla. 70% e fermerëve raportohet se blejnë farëra,

plehra kimike dhe pesticide, ku këto të fundit përbëjnë 40% të shitjeve totale. Kohët e fundit, importuesit më të

mëdhenj kanë nisur të mbjellin fidanë në zona të mbrojtura dhe fidanishte, me çmime pothuajse të dyfishuara të

shitjes së fidanëve. Gjatë tre viteve të fundit është vënë re rënie e shitjeve prej 10-15% kryesisht për shkak të

krizës financiare.

Tregu është relativisht i qëndrueshëm, ku arsyeja kryesore është trendi i përgjithshëm i rivendosjes së punësimit

drejt agro-prodhimit të emigrantëve të kthyer dhe i fuqisë së mëparshme punëtore të ndërtimit. Së dyti, rritja e

sipërfaqes së serrave dhe zonave të tjera të mbrojtura ndikon padyshim në kërkesën për këto inpute. Kanalet më

të shfrytëzuara të shpërndarjes mbeten personat e shitjeve dhe distributorët e drejtpërdrejtë të importuesve

kryesorë (që në shumicën e rasteve janë agronomë të ditur të diplomur para vitit 1990) dhe dyqanet e vogla të

cilat furnizojnë fermat e shpërndara.

Page 19: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

19

Kufizimet kryesore në këtë segment vazhdojnë të jenë çmimet e larta të inputeve, mungesa e përdorimit efikas të

njohurive nga fermerët dhe mungesa e alternativave vendase të inputeve (p.sh. farërat e kultivuara në vend si

qepa, preshi, etj.) të cilat kanë rrallësi shumë të dukshme në përdorim kryesisht në zonat e largëta rurale.

b. Në fushën e prodhimit të lëndëvë të para dallimi mund të bëhet në kontributin e dhënë nga fermat e

vogla, fermat në fusha të hapura dhe fermat me serra. 26,000 fermat e vogla (ose 85% e fermave totale) të cilat

prodhojnë fruta dhe perime14

kanë karakteristikat në vijim: zotërojnë më pak se 1 ha, drejtohen nga familje me

njohuri të ulëta teknologjike, nuk kanë ose kanë sisteme të vogla ujitëse (kryesisht puse me thellësi 20-30m),

plehërim dhe pesticide të pakta, furnizojnë kryesisht nevojat e tyre familjare apo shesin sasi mjaft të

parëndësishme drejtpërdrejt tek konsumatorët ose tregtarët lokalë.

Ka një tendencë në zhvillim për kultivimin e të gjitha llojeve të frutave për të përmbushur kërkesat e brendshme

dhe në raste të veçanta për operatorët e përpunimit. Prodhuesit e mëdhenj të fushave të hapura të cilët zotërojnë

1-2 ha përbëjnë 10% të të gjithë fermerëve që prodhojnë F&P dhe janë të orientuar drejt tregut duke përdorur

farërat, plehrat kimike dhe pesticidet me cilësi më të mirë. Ata përdorin më shumë shërbime agronomike dhe

mekanike gjysmë të automatizuara, punësojnë njerëz të tjerë dhe vazhdojnë mbjelljen e kulturave bujqësore duke

siguruar kapacitete më të larta prodhuese. Kanë sistem të mjaftueshëm të ujitjes. Ata arrijnë në treg duke

shfrytëzuar tregtarët e shitjeve me shumicë, grumbulluesit dhe operatorët e përpunimit, të cilët kanë tëndencë të

përdorin kontrata ekskluzive joformale verbale.

Rreth 5,000 ferma me serra që prodhojnë F&P dhe që përbëjnë vetëm 5% të fermave të përgjithshme kanë

rendimente më të larta, njohuri të mira teknike, një periudhë intensive prodhimi, punonjës të kualifikuar, inpute

më të mira në aspektin e farërave, plehrave kimike dhe pesticideve dhe në përgjithësi sisteme mbështetëse ujitjeje

të azhornuara. Ata kanë kanale direkte shpërndarëse për përpunuesit, tregtarët e shitjeve me shumicë dhe/ose

destinacione eksporti. Prodhuesit e fushave të hapura, serrat dhe fermat e vogla besohet se prodhojnë rreth

100,000 t F&P në vit ndërkohë që qarkullimi i sektorit të përpunimit është 15,000 t. Ekzistojnë rreth 30 lloje të

perimeve të prodhuara por domatet, specat dhe kastravecat kanë pasur deri tani nivelin më të lartë të prodhimit.

Fermat e vogla janë më të specializuara në furnizimin e frutave të veçanta sezonale, por në sasi të pamjaftueshme.

c. Operatorët e grumbullimit dhe paketimit formojnë një hartë shumë të pabarabartë shpërndarjeje të

produkteve nga fermat në fushë të hapur/serrat tek përpunuesit, me një model të përafërt mbizotërues të

fermerëve të vegjël të cilët i shpërdajnë prodhimet e tyre direkt tek përpunuesit (duke përdorur mjetet e tyre të

transportit dhe paketimit). Fermerët më të mëdhenj/serrat përdorin grumbulluesit, transportuesit apo forma të

tjera të ndërmjetësimit kryesisht në bazë të kontratave joformale. Një gjë e tillë nuk përjashton rastet kur çmimet

e tregut ndryshojnë modelet e mësipërme duke u prirur drejt shitësve që paguajnë më shumë.

Sipas, intervistuesve, ekzistojnë rreth 25 grumbullues të integruar, që zotërojnë magazina me 800-1,800 t dhe

rreth 10-17 punonjës, të përftuara nga pesëqind deri në gjashtëqind ferma të vogla, me ndryshime në

karakteristika të kapaciteteve të tyre: përdorimin sezonal/vjetor (frigoriferike, të freskëta ose jo) dhe kapacitetet e

tyre për të rritur vlerën përmes pastrimit dhe/ose paketimit të frutave dhe perimeve. Ata u shesin rreth 10-20% të

produkteve të tyre njësive të përpunimit, rreth 40-60% dyqaneve të vogla dhe pjesën tjetër drejpërdrejtë

konsumatorëve15. Rreth 100 grumbullues që lëvizin me kamionë transporti 1-2 t shpërndajnë 80% në dyqanet e

shitjeve me pakicë ndërkohë që pjesa tjetër shpërndajnë në marketet rajonale që shesin perime.

Me përjashtim të grumbulluesve/tregtarëve shumë të vegjël, zakonisht informalë të cilët blejnë e shesin me mjetet

e tyre pa patur hapësira për magazinim, mjetet e transportit nuk janë pronësi e grumbulluesve. Duket se ka një

specializim të grumbulluesve për kultura specifike (më të zakonshmet të ndara gjithashtu gjeografikisht), por kjo

nuk përjashton kërkimin mjaft energjik të tregut të prodhimit dhe për rrjedhojë zhvendosjen nga agjentët që

14

“Analizë e Sektorit të Frutave dhe Perimeve” Dhjetor 2010-IPA 15 Bazuar në vlerësimet dhe opinionet jozyrtare të personave të intervistuar

Page 20: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

20

punojnë për grumbulluesit ose mjaft shpesh për njësitë përpunuese dhe për tregtarët e shitjeve me shumicë. Një

grumbullues i madh në zonën e Divjakës me magazinë me kapacitet 1,800 t përdor gjashtë agjentë që

grumbullojnë nga 700-800 ferma të vogla familjare (ferma në fusha të hapura) çdo vit kryesisht mollë, patate,

qepë, presh, pjepër, karrota, domate, etj. Marzhi i tij i fitimit varion në rangun e 8-9%. Ai ka treg të brendshëm në

masën 33%, ku 60% e këtij tregu shkon për tregtarët e shitjeve me shumicë në Tiranë. Eksporti i mollëve, patateve,

qepëve dhe pjeprit, megjithëse përbën shumicën e qarkullimit të tij vjetor, është i paplanifikuar dhe kryesisht si

pasojë e lidhjeve të drejtpërdrejta empirike përmes internetit.

Zinxhiri i Vlerës/Palët e interesit në Procesin e Prodhimit:

Operatorët e përpunimit i përkasin tre tipologjive të ndryshme. Ekzistojnë rreth 100 vende pune të vogla

artizanale informale zakonisht të fokusuara dhe specializuara në më pak se 3-4 përpunime frutash kryesisht

“glikotë”, reçelrat dhe/ose sasi të vogla të veçanta të specialiteteve tradicionale e lokale të perimeve. Ata

furnizojnë tregun vendas me më shumë se 90% të produkteve të tyre të gatshme dhe pjesa tjetër u shitet

konsumatorëve në qytetet e mëdha më të afërt, përfshirë Tiranën, duke përdorur mjaft shpesh transportin e tyre

familjar. Teknologjia e përdorur konsiston mesatarisht në elementet e domosdoshme të vjetruara për produkte

specifike, duke përdorur në mënyrë mbizotëruese paketime plastike dhe në një përqindje të vogël paketime qelqi.

Firmat e vogla punësojnë më pak se 4 punonjës me kohë të plotë, kanë qarkullim vjetor prej 0.01M Euro dhe

prodhojnë rreth 150t. Këto biznese normalisht të paregjistruara kanë nevojë për investim kapitali dhe specializim

të burimeve njerëzore. Hapi tjetër i ardhshëm për këtë segment do të jetë bio-standardizimi i produkteve dhe rritja

e bashkëpunimit rajonal me qëllim që të mos zhduket për shkak të konkurrencës.

Rreth tetë përpunues të mesëm me qarkullim 0.5M Euro dhe një prodhim prej rreth 750t në vit përpunojnë perime

(rreth 70%) dhe fruta (rreth 30%). Ato punësojnë më pak se nëntë persona me kohë të plotë dhe gjatë pikut të

punës sezonale punësojnë me kohë të pjesshme një numër të konsiderueshëm punonjësish me kualifikim të ulët.

Këto firma janë më të orientuara drejt tregut, kanë krijuar ecuri disi më të organizuara pune, dhe janë zgjeruar me

kontrata tashmë të krijuara joformale me vendasit për pjesën më të madhe të furnizimit me lëndë të para,

megjithëse në më shumë se një rast, ata përdorin lëndë të para të importuara. Ato operojnë mbi bazën e modelit

të biznesit familjar. Për pasojë, vendimmarrja dhe struktura menaxheriale janë shumë të centralizuara. Teknologjia

gjysmë e automatizuar dhe mungesa e kapacitetit të brendshëm ftohës po e sforcojnë stafin e menaxhimit dhe

prodhimit gjatë sezoneve të korrjes. Vlerësimi i përgjithshëm i përafërt i ushqimeve të përpunuara nga këto firma

është 6.000 t. Tregu kufizohet kryesisht me produkte të lira që shiten në vend. Ndonjëherë këta përpunues

furnizojnë subjekte shtetërore të kontraktuara si kopshtet, burgjet, etj.

Firmat e kanë të vështirë të arrijnë qarkullimin e lartë të shitjeve të vitit 2008, periudhë në të cilën eksportohej një

pjesë e vogël e prodhimit të tyre. Metoda më e zakonshme e shpërndarjes është përmes vetë shitjeve nga

personat/agjentët e firmës të cilët shpërndajnë në tregun lokal të qytetit të tyre (rreth 30-40%). Pjesa tjetër

shpërndahet në tregjet e hapura në Tiranë nëpërmjet personave që shesin në tezga (rreth 80%) dhe (20%) në

dyqanet e mesme (më të vegjël se 120m2) në lagjet e qytetit.

Ekzistojnë dy operatorë të mëdhenj përpunimi të cilët prodhojnë një total prej 7,500t. Një fabrikë ndodhet në

periferi të Tiranës dhe tjetra në Berat. Secila fabrikë ka një qarkullim vjetor prej 2-3M Euro dhe kapacitet prodhimi

pothuajse 3,000-4,500t fruta dhe perime me një gamë të gjerë produktesh si salcat, komposto, fruta të

konservuara, reçel, marmaladë, sallata të përziera, salcë sallate dhe perime të marinuara. Këto kompani kanë një

fluks pune të strukturuar të automatizuar me fuqi punëtore të kualifikuar prej 100 personash të punësuar me kohë

të plotë dhe 50 të tillë të punësuar vetëm gjatë kohës së korrjes. Ato marrin 80% të furnizimeve në tregun lokal por

ka një trend në rritje për disa produkte, pë të përdorur lëndë të para të importuara që zëvendësojnë produktet e

freskëta vendase.

Rasti i rëndësishëm i fabrikës “Sidnej” në Berat bën fjalë për praktikën e tyre të biznesit duke sjellë domate si lëndë

të tyre të parë (sipas intervistave, vlerësohet afërsisht 3,000t në vit) por për shkak të çmimit të lartë, mungesës së

Page 21: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

21

cilësisë të standardizuar vjetore, ndërprerjes së kontratave formale dhe mungesës së logjistikës, ata tashmë

preferojnë të përdorin domate të importuara të nxjerra si lëndë e parë (vlerësuar rreth 2,500t në vit). Firma ka

bërë disa përpjekje për të lidhur kontrata me fermerët vendas por rezultuan të pasuksesshme. Duke pasur

parasysh përparësinë në shkallë tregu të markave Italiane (për salcë domatesh, komposto, marinadë) në krahasim

me produktet e freskëta më të shtrenjta, kompania ka nisur të shqyrtojë përdorimin e lëndëve të para të

importuara. Kostoja për çdo njësi është rritur me 30-35% për arsye të paketimit prej qelqi që vazhdon të

importohet prej 2-3 furnitorëve nga Bullgaria, Kroacia dhe Greqia. Në këto kompani të mëdha përpunimi ka një

strukturë të qartë organizative dhe detyrat ndahen ndërmjet menaxherëve. Megjithatë, funksionet më të

rëndësishme të marketingut, kontrollit të cilësisë dhe logjistikës kontrollohen nga drejtuesit e nivelit më të lartë.

Skema e shpërndarjes ka tendencën të shmangë ndërmjetësit/tregtarët e shitjeve me shumicë me qëllim që të

arrijë direkt tek tregtarët e shitjeve me pakicë.

Zinxhiri i Vlerës/Palët e interesit në Procesin e Shpërndarjes

Ekzistojnë rreth 30 tregtarë të mëdhenj të shitjeve me shumicë, 15 të vendosur në Tiranë dhe 10-15 në qytete

sekondare. Bazuar në vizitat dhe intervistat rezulton se përpunuesit e vegjël kanë një linjë të drejtpërdrejtë të

shitjes në dyqanet e vogla dhe konsumatorët. Kompanitë e mesme përdorin shpërndarjen e drejtpërdrejtë përmes

shitësve të tyre për të shpërndarë 40% të produkteve të tyre tek tregtarët e shitjeve me shumicë ndërkohë që 60%

u dërgohet tregtarëve të shitjeve me pakicë. 80% e pjesës që shkon tek tregtarët e shitjeve me pakicë shitet në

tregje (dyqanet më të mëdha në lagjet e qytetit, më të vegjël se 120 m2) por shpërndarja në supermarkete është e

vështirë (sipas intervistave). Megjithëse 7,000 konsumatorë arrihen nga tregtarët e shitjeve me shumicë (për një

markë të mesme), gjatë intervistave, pjesëmarrësit deklaruan se në këto 3-5 vitet e fundit është vënë re një rënie e

trendit (10-20%) në përdorimin e tregtarëve të shitjeve me shumicë/ndërmjetësve. Sipas një drejtori supermarketi

të shitjeve zinxhir, diferenca e çmimeve përmes tregtarëve të shitjeve me shumicë është 3-4% më e lartë. Ai

gjithashtu vuri në dukje se shitjet në segmentin e tyre të shitjeve me shumicë kishin rënë me 5-10%. Duke marrë

parasysh se artikujt e përpunuar (sipas një shitësi të një kompanie të mesme) në vitin e kaluar janë rritur me 10%,

trendi duket i justifikuar dhe ka shumë të ngjarë që do të vazhdojë.

Kufizimet

MBI FURNIZIMIN:

Mungesa e furnizimit për përpunuesit e mëdhenj (serrat+konsolidimi i përpunuesve të mesëm ose

dështimi në biznes)

Mungesa e kapacitetit ruajtës/ftohës për të siguruar furnizim gjatë gjithë vitit (IPARD)

Mungesa e standardeve të duhura në prodhim dhe zbatimi i ligjeve në fuqi

Mungesa e aftësive për të përgatitur produkte me cilësi për sektorin e përpunimit

Mungesa e aftësive të duhura menaxheriale në të gjithë zinxhirin

Mungesa e «atraktivitetit» për këtë sektor ndërmjet të rinjve

MBI KËRKESËN:

Mungesa e strategjisë së marketingut në lidhje me Produktin, Çmimin, Vendin (ose kanalet e

shpërndarjes), Promovimin, Përpunimin, Njerëzit, Prezantimin, nuk ka rimëkëmbje afatgjatë/qasje

agresive. Alternativat: Kooperativat e marketingut - zinxhirët ndër-shtresorë të vlerës së ushqimit,

përshtatja e çmimeve, etj.;

Shumë përpunues të vegjël, të paregjistruar, të cilët ulin çmimet. Kooperativat e përpunimit – zinxhiri i

interesave, eliminimi i termave fito-humb, kultivuesi/grumbulluesi ka njësi përpunimi: reçelra të bëra në

shtëpi, pije alkolike, salcat

Page 22: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania– Dokument i Projektit 2013 – 2017, Aneksi 11: Analiza e Sektorit të Parë – Agro-përpunimi

22

Mungesa e stimulimit të kërkesës, shumëllojshmëria, probleme të markave, parashikime për produkte të

reja, anketimet e konsumatorëve, etj., futja e produkteve me “vlerë të shtuar” tek Shqiptarët, ushqime

specialiteti

Tregu i fragmentuar (shumë e vështirë për të rregulluar luhatjet e kërkesave sezonale)

E njëjta gamë produktesh nga të gjithë përpunuesit (përpunuesit të mëdhenj dhe të vegjël prodhojnë të

njëjtat produkte)

Futja lehtësisht e markave të huaja nga vendet fqinje

Teknologjia e vjetëruar (në pikën e mbijetesës)

Mungesa e qeverisjes efektive lidhur me zbatimin e standardeve të vëna, monitorimit të performancës

(kapaciteti prodhues i lëndëve të para) në zinxhir, mungesa e bashkëpunimit.

Page 23: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

Aneksi 3: Raport i Sektorit të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA)

Hyrje

Sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike fokusohet (99.8%) në tregun e eksportit. Qarkullimi është rreth 21M

Euro (INSTAT, përfshirë vajin nga farërat dhe ushqimin për kafshët). Vëllimi i përgjithshëm i prodhimit për vitin

2012 ishte 11,000 T, ndërkohë që norma e rritjes së eksportit për periudhën 2011-2012 ishte 16%. Përdorimi

përfundimtar i produkteve të MAP është industria e ushqimit, kozmetike dhe farmaceutike. Aktiviteti i sektorit

përfshin dhe ndikon në zonat rurale dhe ndonjëherë është burimi kryesor i të ardhurave për familjet e varfra të

fshatit. Numri i personave të punësuar është rreth 80,000. Midis tyre 48,000 (60%) janë të rinj dhe 33,600 janë gra.

Produktet kryesore të eksportuara të MAP janë: sherbela (me një fluks të vlerësuar 2,500t-3,000t në vit),

shtërmeni (rreth 600-700t në vit), molla e egër (600t-800t në vit) dhe trumza e butë (rreth 200t). Tre tregjet

kryesore ku eksportohen produktet e MAP sipas të dhënave nga Qendra Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare

(ACIT) janë Gjermania (39%), Turqia (15%) dhe SHBA (14%). Gjermania dhe Turqia nuk janë tregjet përfundimtare;

pas përpunimit të produkteve nëpërmjet teknologjisë moderne ata i eksportojnë sërish në SHBA. Çmimi i MAP

është shumë konkurrues në tregun ndërkombëtar.

Zinxhiri i Vlerës

Zinxhiri i vlerës së MAP përbëhet nga furnitorët, grumbulluesit, përpunuesit dhe eksportuesit. Furnitorët e lëndëve

të para ndahen në korrës dhe kultivues:

Korrësit: pjesa më e madhe e produkteve të MAP grumbullohen nga bimësia e egër. Fermerët grumbullojnë bimët

në zonat ngjitur me pronat e tyre dhe më pas i vënë ato të thahen mbi shtresa plastike në dyshemenë e shtëpisë së

tyre ose jashtë nën rrezet e diellit. Bimët e thara mbështillen më pas në tufa dhe u shiten grumbulluesve. Ata

mund të korrin 60% të kapacitetit të brendshëm të MAP për shkak të depopullimit të disa zonave. Numri i korrësve

është 70,000.

Kufizimet:

1. Procedurat e dobëta të korrjes, periudha e gabuar e korrjes

2. Procedurat e dobta pas procesit të korrjes; tharja, ruajtja, mungesa e higjenës, ndotja nga salmonella, etj.

Çështjet Kryesore:

1. Vëllime të ulta për disa vlera të shtuara të larta për MAP, vlera të shtuara mesatare për disa MAP të tjera

2. Pothuajse të gjithë rajonet kanë konsoliduesit e tyre të cilët operojnë në zona specifike që zakonisht

blejnë nga grumbulluesit (pa kontratë)

3. Pagesa e plotë në momentin e blerjes praktikohet më shpesh, megjithëse lojtarët që kërkojnë sasi më të

mëdha zakonisht aplikojnë pagesat e vonuara

Page 24: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania – Project Document 2013 – 2017 – Annex 10 24

24

4. Në disa raste korrësit praktikojnë edhe përpunimin fillestar

5. Kostoja kryesore operacionale është paketimi (i ofruar ndonjëherë nga konsoliduesit)

6. Mungesa e forcimit të ligjit (konfuzioni ndërmjet roleve të njësive të qeverisjes vendore dhe agjencive të

tjera shtetërore)

7. Nevoja për trajnim të sistematizuar dhe ndërgjegjësim

8. Shfrytëzimi i qëndrueshëm i burimeve njerëzore në një çështje që nevojitet të trajtohet.

Kultivuesit: Këto janë fermerë të cilët kultivojnë bimë në pronat e tyre ose në tokat joproduktive të marra me qira.

Përpunuesit grumbullojnë 30% të produkteve nga kultivuesit. Në shumë raste përpunuesit furnizojnë kultivuesit

direkt me farëra dhe nganjëherë përpunuesit e vegjël kanë fushat e tyre kultivuese. Ekziston një program qeveritar

që mbështet kultivuesit e rinj të bimëve mjekësore; ata përdorin farëra ose fidanë të importuar për kultivim. Për

më tepër, kultivuesit nuk përdorin plehra kimike apo pesticide; shpenzimet e tyre kryesore kanë të bëjnë me

blerjen e materialeve për mbjellje.

Kufizimet:

1. Objektet e ruajtjes dhe tharjes

2. Mungesa e ekspertizës/asistencës teknike për kultivuesit e rinj

3. Fokusi në disa varietete (sidomos sherebela)

Çështjet kryesore & mundësitë:

1. Vëllimet e larta të prodhimit

2. Praktikë e gjerë e përhapur në disa rajone si Korçë, Dibër ose Elbasan dhe veçanërisht Shkodër (zona që

kanë infrastrukturë, zona gjysmë rurale – jo të largëta)

3. Më shumë fokus në çmimet e tregut me para në dorë ndoshta për shkak të pranisë së shumë

konsoliduesve, përpunuesve dhe eksportuesve

4. Pagesa e plotë në momentin e blerjes praktikohet më shpesh, megjithëse lojtarët të cilët kërkojnë sasi më

të mëdha zakonisht aplikojnë pagesat e vonuara

5. Në disa raste kultivuesit praktikojnë edhe përpunimin fillestar, sidomos tharjen

6. Shpenzimet kryesore operacionale janë për materialet për mbjellje dhe punën

7. Nevoja për trajnim të sistemuar, zgjerimin e shërbimeve dhe larminë e kultivimit

8. Mundësitë për krijimin e vendeve të punës

9. Mundësitë për shumëllojshmëri

Konsoliduesit: Njerëz të cilët jetojnë në komuna luajnë rolin e ndërmjetësve ose grupeve që grumbullojnë,

kultivojnë dhe shesin së bashku. Ata përdorin automjetet e tyre për të grumbulluar barërat. Kapaciteti i prodhimit

është rreth 10-70 t.

Kufizimet:

1. Kapacitete të papërshtatshme për ruajtje dhe tharje

2. Mungesa e kapitalit të punës

3. Përdorimi i materialeve paketuese të papërshtatshme (ndonjëherë)

Çështjet kryesore & mundësitë:

1. Rritja e kapacitetit ruajtës

2. Aksesi i ulët i financave (ndonjë grant)

3. Përmirësimi i procesit të përpunimit (përfshirë ndonjë përpunim të parë)

4. Përmirësimi i kanalit për konsoliduesit e mëdhenj dhe/ose përpunuesit

5. Përmirësimi i rolit të tyre kur nevojiten sistemet BIO dhe i gjurmueshmërisë

Page 25: Aneksi 11: Analiza e Nënsektorit të Parë Agro-përpunimirisialbania.al/index/wp-content/uploads/2016/05/Agro-Përpunimi-–-Analiza-e-Nën... · Analiza përfshin gjithashtu të

RisiAlbania – Project Document 2013 – 2017 – Annex 10 25

25

Përpunuesit dhe eksportuesit dominojnë në zinxhirin e vlerës së nën-sektorit. Ekzistojnë 8-10 përpunues të

mëdhenj, të cilët prodhojnë më shumë se 500 t bimë në vit dhe rreth 30-40 përpunues të vegjël dhe të mesëm të

cilët prodhojnë rreth 100-400 t/vit. Kryesisht proceset e tyre përfshijnë pastrimin, sitjen, prerjen, paketimin,

prodhimin e vajrave esenciale, etj.

Kufizimet:

1. Mungesa e teknologjisë (kapacitet i ulët, teknologji e vjetër, mungesa e proceseve pastruese të thella)

2. Nevoja për investime në magazinim dhe pajisje

3. Mungesa e kapitalit të punës

4. Fokusimi vetëm në disa tregje

5. Mungesa e standardeve (në disa raste)

6. Mungesa e certifikimit (në disa raste)

7. Mungesa e sistemeve të gjurmimit

8. Asnjë rimbursim i tatimit 6% të aplikuar për çdo transaksion me konsoliduesit

9. Nuk ka bashkëpunim ndërmjet eksportuesve (dy shoqatat në nivel sektori)

Çështjet kyçe & mundësitë

1. Standardet e menaxhimit dhe cilësisë nuk janë tërësisht të reja për përpunuesit lokalë (ISO, BIO, dhe NOP)

2. Financimi i borxheve dhe granteve

3. Modele të ndryshme qeverisjeje

4. Rritja e bashkëpunimit ndërmjet eksportuesve

5. Përmirësimi i teknologjisë

6. Përmirësimi i procesit të përpunimit

7. Përmirësimi i prodhimit

Trendi i nën-sektorëve

Emigrantët (sidomos ata që vijnë nga Greqia) kanë tendencë të vijnë gjatë pranverës dhe verës dhe të

grumbullojnë MAP

Rritja e sipërfaqes së tokës së kultivuar

Futja e skemave të subvencionimit për kultivim

Vlera e shtuar është më e lartë në eksport dhe nivelin e kultivimit. Konsoliduesit në zonat e largëta janë të

vetmit që luajnë një rol të rëndësishëm ndërmjet aktorëve në këtë zinxhir vlerash

Shfaqja e kooperativave të fermerëve është duke luajtur një rol të rëndësishëm veçanërisht në zonat ku

kultivimi po bëhet një trend i rëndësishëm

Konkurrenca ndërmjet eksportuesve është shumë e lartë

Eksportuesit janë duke u përpjekur që të diversifikojnë tregjet e tyre megjithëse të gjithë varen nga pak

konsumatorë

Ekzistojnë modele të ndryshme të qeverisjes në zinxhir

Mundësitë e Sektorit

Përmirësimi i qeverisjes zinxhir(lidhjet horizontale dhe vertikale)

Diversifikimi i kultivimit

Mbështetja për krijimin e kooperativave të fermerëve

Mbështetja e përpunimit të parë

Trajnimi i grumbulluesve dhe kultivuesve (teknikat për korrje dhe pas-korrje dhe menaxhimin e fermave)

Mbështetja e qasjes për teknologjitë në nivel eksporti