Analizë e Sistemit të Tregut Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje Raport nga: DMO: Destination Management Organisation (Dorëzuar në Nëntor 2014)
1
Analizë e Sistemit të Tregut
Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje
Raport nga: DMO: Destination Management Organisation
(Dorëzuar në Nëntor 2014)
2
SHKURTIME:
ATA Shoqata Shqiptare e Turizmit
OSB Ofrues i Shërbimeve Biznesit
CEDEFOP Qendra Europiane për Zhvillimin e Arsimit Profesional
OMD Organizatë për Menaxhimin e Destinacionit
GfK Grupi Rritje për Dije
GIZ Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar
INSTAT Instituti i Statistikave
ITU Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve
NJQV Njësi e Qeverisjes Vendore
MUZHT Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
NATGA Shoqata Kombëtare e Guidave Turistike në Shqipëri
OJQ Organizatë Jo-qeveritare
AKT Agjencia Kombëtare e Turizmit
OSB-PO Ofrues i Shërbimeve të Biznesit për Promovimin Online
MAS Marrëveshja Stabilizim-Asociim
SNV Organizatë Zhvillimi e Holandës
BT Biznes Turizmi
QIT Qendër Informacioni për Turizmin
TSA Llogaria Satelitore e Turizmit
ZSHT Zyrë Shërbimi Turizmi
USAID Agjencia e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar
WFTGA Federata Botërore e Shoqatave të Guidave Turistike
3
Përmbajtja
Përmbledhje Ekzekutive ................................................................................................................................ 4
1. Rëndësia për ekonominë shqiptare dhe grupet në disavantazh .............................................................. 5
2. Sistemi i Tregut dhe Pengesat ................................................................................................................... 7
2.1 Struktura e Sistemeve Kryesore të Tregut .......................................................................................... 7
2.1.1 Zinxhiri i vlerave i Turizmit ........................................................................................................... 8
2.1.2 Produkti turistik shqiptar ........................................................................................................... 10
2.1.3 Kuadri ligjor ................................................................................................................................ 11
2.2 Dinamikat dhe performanca: pengesat kryesore ............................................................................. 11
2.2 Funksione dhe rregulla kryesore tregu që nënperformojnë............................................................. 12
3. Tregjet kryesore të ndërlidhura .............................................................................................................. 15
4. Strategjia e Sektorit ................................................................................................................................. 22
4.1 Strategjia e Gjithanshme e Sektorit .................................................................................................. 22
4.2 Ndërhyrje të Propozuara .................................................................................................................. 22
Ndërhyrja 1: Shërbime të promovimit online ......................................................................................... 23
Ndërhyrja 2: Informacioni për tregun ..................................................................................................... 24
Ndërhyrja 3: Zhvillimi i produktit ............................................................................................................ 25
Ndërhyrja 4: Trajnim guidash turistike ................................................................................................... 26
Shtojca 1 – Analizë e zgjeruar e funksioneve dhe rregullave kyçe ............................................................. 28
4
Përmbledhje Ekzekutive
RisiAlbania është një nismë që trajton çështjen e papunësisë së rinisë në Shqipëri nëpërmjet ndërhyrjeve
që promovojnë krijimin e vendeve të punës si dhe ndërmjetësimin e efektshëm për vende pune për të
rinjtë. Këto nisma kryhen në sektorë kyç të ekonomisë, të përzgjedhur pas një vlerësimi rigoroz të
sektorëve të ndryshëm ekonomikë në Shqipëri, sipas kritereve të rëndësisë për grupin tonë të synuar
(rinia), duke i kushtuar vëmendje të posaçme aspekteve të gjinisë dhe barazisë shoqërore, potencialit të
sektorit për rritje, si dhe potencialit tonë për ndërhyrje. Sektorët ku jemi përqendruar janë Agro-
përpunimi, Turizmi dhe TIK, të përzgjedhur gjatë fazës së fillimit për potencialin e lartë që kanë për
punësimin. Analiza që vijon synon të mbështesë me informacion mbi tregun strategjitë e ndërhyrjeve të
Risi për sektorin e dytë në fokus: Turizmin. Qëllimi i Analizës së Sistemit të Tregut në Turizëm është që të
shqyrtojë simptomat e nënperformancës në nivelin e biznesit të Turizmit dhe të zbulojë kufizimet që
qëndrojnë në rrënjë të kufizimeve sistemike. Me fjalë të tjera, për të gjetur se çfarë i pengon bizneset
shqiptare të turizmit të rriten dhe të investojnë në krijimin e vendeve të punës. Fillimisht studimi paraqet
një vështrim tërësor të situatës aktuale të tregut, pasuar nga një analizë e sfidave kyçe që janë
identifikuar si dhe sugjerimeve strategjike për lehtësimin e zgjidhjeve nëpërmjet ndërhyrjeve të
projektit.
Turizmi u përzgjodh si sektor i rëndësishëm me domethënie të madhe për ekonominë shqiptare dhe
punësimin si dhe për parashikimet për rritje të tij. Kontributi i drejtpërdrejtë i Udhëtimeve & Turizmit në
PBB në vitin 2013 ishte ALL 68.1 miliardë (4.8% e PBB). Kjo shifër është parashikuar të rritet në vitin 2014
me 5.5% në ALL 71.9 miliardë. Ky kontribut përfshin edhe veprimtaritë e ndërlidhura të industrive të
restoranteve dhe pushimeve, të cilat lulëzojnë dhe mbështeten nga turistët dhe të cilat luajnë një rol
gjithnjë e më të madh në ekonominë shqiptare si burim të ardhurash dhe punësimi. Kontributi total i
Udhëtimeve & Turizmit në PBB (përfshi efektet më të gjera nga investimet, zinxhiri i furnizimeve dhe
ndikimit të të ardhurave të tërthorta) në vitin 2013 ishte 239.8 miliardë, çka i korrespondon shifrës prej
16.7% të PBB. Kjo shifër pritet të rritet me 4.6% në ALL 250.8 miliardë ose 17.1% e PBB në vitin 2014,
duke e konsoliduar Turizmin si industri në rritje me kontribute domethënëse në punësim dhe gjenerim
të ardhurash. Megjithatë, sektori vuan nga një numër kufizimesh, të tilla si mungesa e infrastrukturës,
mungesa e informacionit për tregun, kujdesi i dobët për klientin, mungesa e standardeve të
dakordësuara, marketing i dobët dhe një produkt turistik që shpesh nuk i përmbush pritshmëritë e
klientëve. Këto dobësi kanë penguar ardhjen e turistëve dhe kanë çuar në një sezon të shkurtër turistik
dhe qëndrim të shkurtër të turistëve të huaj në Shqipëri. Sektori i Turizmit është kompleks, me një
zinxhir të gjerë vlerash që përfshin shumë sektorë të ndërlidhur nëpërmjet furnizimit, veprimtarive,
transportit, etj. Kjo do të thotë që përmirësimet në sektor do të kenë një ndikim edhe tek shumë
industri të tjera të ndërlidhura që mbështesin turistët në Shqipëri.
Pas analizës së pengesave ndaj biznesit dhe funksioneve me performancë të ulët, RisiAlbania ka
identifikuar katër grupe ndërhyrjesh që do të nxisnin ndryshim pozitiv dhe do të krijonin vende pune si
rezultat i rritjes së biznesit: 1) ndërhyrje që trajtojnë mungesën e informacionit për tregun; 2) ndërhyrje
që përmirësojnë shërbimin e guidave turistike në vend; 3) ndërhyrje që trajtojnë mungesën e
shikueshmërisë online dhe promovimin online të bizneseve të turizmit; 4) ndërhyrje që lehtësojnë një
5
produkt turistik më të shumëllojshëm dhe më të shpërndarë (si gjeografikisht ashtu edhe në kohë), i cili
shfrytëzon më mirë potencialet e Shqipërisë.
Analiza e Sistemit të Tregut të Turizmit është ndërtuar mbi bazën e të dhënave dytësore nga
institucionet publike dhe private si dhe nga të dhëna parësore nga fokus-grupe dhe intervista gjysmë të
strukturuara me palë të ndryshme të aktorëve në sektorin e Turizmit. Një dokument kyç të cilin
konsultuam është projekt Strategjia Kombëtare e re për Turizmin 2014-2020 e Ministrisë së Zhvillimit
Urban dhe Turizmit.
1. Rëndësia për ekonominë shqiptare dhe grupet në disavantazh
Udhëtimi dhe Turizmi u zgjodh si sektor i rëndësishëm me domethënie të madhe për ekonominë
shqiptare dhe punësimin si dhe për parashikimet pozitive për rritje. Kontributi i drejtpërdrejtë i
Udhëtimit & Turizmit për PBB në vitin 2013 ishte ALL 68.1 miliardë (4.8% e PBB). Ky kontribut
parashikohet të rritet në vitin 2014 me 5.5% në ALL 71.9 miliardë. Ky kontribut përfshin edhe
veprimtaritë e ndërlidhura të industrive të restoranteve dhe pushimit, të cilat mbështetet në mënyrë të
drejtpërdrejtë nga turistët dhe po luajnë gjithnjë e më shumë një rol të rëndësishëm në ekonominë
shqiptare si burim të ardhurash dhe punësimi. Kontributi total i Udhëtimit & Turizmit në PBB (përfshi
efektet më të gjera nga investimet, zinxhiri i furnizimeve dhe ndikimit të të ardhurave të tërthorta) në
vitin 2013 ishte ALL 239.8 miliardë (16.7% e PBB) dhe pritet të rritet me 4.6% në ALL 250.8 miliardë
(17.1% e PBB) në vitin 2014, duke e konsoliduar Turizmin si industri në rritje me kontribute të
rëndëdishme për punësimin dhe gjenerimin e të ardhurave (Burimi: Këshilli botëror i udhëtimeve dhe
Turizmit WTTC))1
Kontributi i Drejtpërdrejtë për PBB në vitin 2013 Kontributi Total në PBB në vitin 2013
Për sa i përket punësimit, industria e Turizmit në Shqipëri gjeneroi në mënyrë të drejtpërdrejtë 41,000
vende pune në vitin 2013. Kjo i korrespondon rreth 4.3% të totalit të punësimit në Shqipëri. Numri i
vendeve të punës në sektor parashikohet të rritet me 5.2% në 43,500 në vitin 2014 ose 4.4% e punësimit
1 WTTC, Travel & Tourism: Economic Impact 2014, Albania, www.wttc.org
Turizmi, 4.8%
Sektorë të tjerë, 95.2%
Tourism
Other sectors
Turizmi, 16.7%
Sektorë të tjerë, 83.3%
Tourism
Other sectors
6
të përgjithshëm. Kontributi total i Udhëtim & Turizëm në punësim ishte 146,500 vende pune në vitin
2013 ose 15.2% e punësimit të përgjithshëm. Shifra parashikohet të rritet me 4.1% në vitin 2014 në
153,000 vende pune, çka i korrespondon 15.6% të punësimit të përgjithshëm (Burimi: Këshilli Botëror i
Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC)).2
Këto shifra, në radhë të parë, pasqyrojnë veprimtarinë e konsiderueshme ekonomike që gjenerohet nga
industri të tilla si hotele, agjenci udhëtimesh, linja ajrore si dhe të tjera shërbime për transport
pasagjerësh (përjashto shërbimet nga e për në punë) dhe kontributin e rëndësishëm të Turizmit në
ekonominë shqiptare. Përfitimet ekonomike të Turizmit pasqyrohen në bilancet e bizneseve, punësim
më të madh, të ardhura në rritje si dhe rritjen e aktiviteteve të reja sipërmarrëse në Shqipëri. Argumenti
më i dukshëm ekonomik në favor të Turizmit është efekti i shumëfishimit. Në këtë mënyrë, Turizmi
mund të gjenerojë të ardhura dhe shërben edhe si shtysë për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, duke
mbështetur një llojshmëri biznesesh vendore dhe kombëtare që shërbejnë si furnizues apo ofrues
shërbimesh për restorante, hotele, transport dhe guida turistike në të gjithë vendin.
Si industri e orientuar nga shërbimet, Turizmi ofron një gamë të gjerë mundësish të ndryshme
profesionale, të cilat variojnë nga profesionet me aftësi të ulëta tek ato me aftësi të larta, të cilat janë
veçanërisht interesante për gratë dhe të rinjtë. Për të ilustruar rëndësinë që kjo ka për Shqipërinë,
duhet të dimë që thuajse gjysma e njerëzve të varfër në Shqipëri janë nën 21 vjeç. Familjet më të mëdha
priren të jenë më të varfra dhe rreth 50% e familjeve me shtatë ose më shumë anëtarë jetojnë nën vijën
e varfërisë.3 Në Shqipëri, varfëria peshon veçanërisht shumë tek gratë dhe të rinjtë, çka i bën sektorët si
Turizmi shumë të rëndësishëm për punësimin e tyre.
Gratë sidomos përbëjnë një pjesë të madhe të forcës së punës në Turizmin formal dhe informal. Për të
ilustruar rëndësinë e kësaj industrie për zonat rurale dhe gratë, duhet të dimë që më shumë se gjysma e
popullsisë së Shqipërisë jeton në zona rurale, ku 57% e tyre janë gra. Në fakt, 85% e bizneseve të
drejtuara nga gratë janë të vendosura në zona urbane dhe vetëm 15% në zonat rurale. Gratë drejtojnë
vetëm 18.2% të organizatave joqeveritare dhe janë të keqpërfaqësuara në postet drejtuese: vetëm 17%4
e posteve drejtuese mbahen prej tyre. Rreth gjysma e punësimit për gratë përbëhet nga 30% vende
pune profesionale (financë, llogaritare, etj.) dhe 20% vende pune si punonjëse shërbimi (kuzhiniere,
kamariere, pastruese, guida turistike, etj.). Sipas intervistave me përfaqësues të bizneseve të Turizmit,
shpesh menaxherët e Turizmit preferohen të jenë gra, por pronarët (vendimarrësit) zakonisht janë
burra. Nënsektori i artizanatit dhe suvenireve, i cili ka mjaft rëndësi për punësimin e Turizmit,
mbizotërohet veçanërisht nga gratë. Në këtë mënyrë, sektori i Turizmit ka thuajse dy herë më shumë
punonjëse se sa sektorët e tjerë. Gratë po ashtu përbëjnë një përqindje shumë më të lartë të
punëtorëve për llogari të vetë në turizëm se sa në sektorë të tjerë. Gjithashtu, duhet thënë që një sasi e
madhe e punës së papaguar kryhet nga gratë në bizneset familjare të turizmit, ndërsa burrat
menaxhojnë të ardhurat e familjes. Përveç kësaj, gratë kanë akses më të kufizuar sesa burrat në asetet
që mund t’i ndihmojnë ato të sigurojnë jetesën, duke shtuar kështu pozitën e tyre vulnerabël. Në një
2 WTTC, Travel & Tourism: Economic Impact 2014, Albania, www.wttc.org
3 Rural Poverty Portal; Rural poverty in Albania; http://www.ruralpovertyportal.org/country/home/tags/albania
4 Burimi: Albania Gender Equality Fact sheet, UNDP 2013 (www.al.undp.org)
7
situatë të tillë, besojmë që rritja në bizneset e turizmit mund të krijojë mundësi të barabarta për burra
dhe gra, punësim për gratë në të gjitha nivelet si dhe shanse më të mira për fuqizimin e tyre ekonomik.
Rinia në Shqipëri është e angazhuar dhe e mirëpërfaqësuar në të gjithë zinxhirin e vlerave të Turizmit në
poste të ndryshme brenda shërbimeve të mikpritjes të tilla si guida turistike, akomodim, shërbime
ushqimi dhe pijeje, transport; të rinjtë dhe të rejat janë më pak të përfaqësuar në artizanat dhe prodhim
suveniresh. Duke pasur parasysh natyrën e tij, sektori i Turizmit ofron një mundësi të madhe për të rinjtë
për t’u punësuar në të gjithë sektorin (përfshi gjatë festivaleve dhe shumë aktiviteteve të tjera) ndonëse
punësimi mbetet sezonal dhe me shkallë të lartë informaliteti. Arsimi dhe certifikimi profesional do të
ishin me rëndësi të posaçme strategjike, duke i ofruar të rinjve aftësitë që kërkohen nga punëdhënësit
në këtë sektor, sidomos ata të rinj që nuk ndjekin universitetin.
Siç u përmend në fillim, një tjetër arsye shumë e rëndësishme pse Risi përzgjodhi Turizmin është
ndërlidhja midis Turizmit dhe sektorëve të tjerë vendorë në zinxhirin e tij të vlerave të tilla si përpunimi
ushqimor, punimet e dorës ose transporti. Kjo ndërlidhshmëri nënkupton që çdo përmirësim në sektorin
e Turizmit do të ketë ndikim pozitiv tek shumë sektorë të tjerë në zinxhirin e tij të vlerave, duke krijuar
për rrjedhojë më shumë mundësi për gjenerim të ardhurash dhe punësim në Shqipëri.
2. Sistemi i Tregut dhe Pengesat
Ky seksion përshkruan strukturën dhe pengesat e sektorit të Turizmit në Shqipëri dhe sistemet e tij
kryesore të ndërlidhura.
2.1 Struktura e Sistemeve Kryesore të Tregut Industria e Turizmit në Shqipëri përfshin një shumëllojshmëri të gjerë aktivitetesh dhe aktorësh, të cilat
ndërveprojnë brenda zinxhirit të vlerave për të krijuar një përvojë të kënaqshme për turistët dhe për të
gjeneruar më shumë të ardhura dhe punësim për banorët dhe bizneset vendase. Një pamje e
thjeshtëzuar e zinxhirit të vlerave të Turizmit në Shqipëri mund të vizualizohej si më poshtë:
Informacion dhe planifikim
Akomodim dhe Restorante
Transport dhe Infrastrukturë
Veprimtari Suvenire
8
Teksa përvoja turistike kalon nëpër fazat e përgjithshme më sipër, veprimtaritë në faza të ndryshme të
zinxhirit të vlerave përkufizohen nga kuadri ligjor në fuqi dhe nga lojtarët e ndryshëm të tregut.
2.1.1 Zinxhiri i vlerave i Turizmit
Informacion & Planifikim: Ky ka të bëjë me marrjen e informacionit online nëpërmjet faqeve të
internetit kombëtare/rajonale promovuese dhe informuese, ose nëpërmjet kontakteve personale,
rezervimit për akomodim, transport, guida, aktivitete, etj. Kjo bëhet nëpërmjet platformave online,
operatorëve turistikë ose organizimit individual të udhëtimit. Në Shqipëri, numri i përllogaritur i
operatorëve të tureve është rreth 400, nga të cilët rreth 15 janë të mëdhenj dhe të konsoliduar.
Ndonëse përdorimi i internetit është përhapur, është ende e vështirë të kërkohen në mënyrë të plotë
dhe të mjaftueshme destinacionet në Shqipëri online, apo të krahasosh çmime dhe të organizosh
transportim dhe të tjera aktivitete ekskluzivisht nëpërmjet internetit. Kjo vjen për shkak të mungesës së
faqeve të internetit rajonale që ofrojnë të gjithë informacionin e nevojshëm në një vend ose ngaqë faqet
e internetit të shumë bizneseve dhe aktiviteteve mungojnë. Megjithatë, është fakt që interneti ka
ndikuar shumë rritjen në numrin e dhomave të zëna për një natë. Në fakt, bazuar në punën hulumtuese
në terren dhe në takimet me pronarë/menaxherë hotelesh dhe operatorë turistikë në Tiranë, Shkodër,
Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, rreth 70% e rezervimeve për shumë hotele vijnë nëpërmjet kanaleve
online, kryesisht nga faqe si booking.com apo faqe të tjera të hoteleve në internet.
Akomodim dhe Restorante: Numri i përllogaritur i akomodimeve turistike në Shqipëri është afërsisht
27.700 shtretër në 670 hotele ndërkohë që ka afërsisht 10,000 Bare & Restorante5. Megjithatë, shifrat
reale duhet të jenë shumë më të larta për shkak të informalitetit të lartë në sektor; kjo mbështetet edhe
nga gjetjet e Projekt Strategjisë së re Kombëtare të Turizmit. Informaliteti është një karakteristikë e
përgjithshme me të cilën përballen bizneset shqiptare të turizmit, sidomos në zonën bregdetare por
edhe në zona të tjera. Nivelet e larta të informalitetit e bëjnë të vështirë grumbullimin e statistikave të
sakta për sektorin, çka më pas ndikon shumë hartimin e politikave që synojnë përmirësimin e situatës.
Po ashtu, në lidhje me akomodimin, aktualisht nuk ka sistem akreditimi për hotelet dhe mjediset e tyre,
çka, e kombinuar me informalitetin, e bën të vështirë ushtrimin e kontrollit të cilësisë. Kapaciteti në
tërësi është shumë i kufizuar (80% e akomodimeve të regjistruara kanë maksimumi 20 dhoma për çdo
hotel6) çka e bën të vështirë edhe akomodimin e grupeve të turistëve që vizitojnë zona të ndryshme dhe
kërkojnë akomodim brenda natës. Kjo është një prej kufizimeve kryesore në Shqipëri në lidhje me
akomodimin e grupeve shumë të mëdha të turistëve në një destinacion. Restorantet dhe shërbime të
tjera ushqimore gëzojnë reputacion për ushqim përgjithësisht të shëndetshëm, çka promovohet si një
prej tërheqjeve të produktit turistik.
Transporti dhe Infrastruktura: Udhëtimi ndërkombëtar në Shqipëri përfshin: nga ajri nëpërmjet
Aeroportit Nënë Tereza në Tiranë; nga toka nëpërmjet një numri pikash kalimi kufiri me Greqinë, Malin
e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën; dhe nga deti nëpërmjet porteve të Durrësit, Sarandës, Vlorës dhe
Shëngjinit. Transporti kombëtar për turistët bëhet nëpërmjet autobusëve të transportit publik, ku bien
më shumë në sy linjat ndërqytetëse dhe të rivierës, ose nëpërmjet transportit të operatorëve turistikë.
5 Burimi: Strategjia Kombëtare për Turizmin 2014-2020, Draft (Sipas statistikave të grumbulluara nga TSO)
6 Burimi: Strategjia Kombëtare e Turizmit 2014-2020, Draft Source: National Tourism Strategy 2014-2020, Draft
9
Ekzistojnë rreth 250 kompani udhëtimi në Shqipëri, ku 142 punojnë në Tiranë. Kompanitë e transportit
dhe shërbimet e taksive përqendrohen në ofrimin e shërbimeve të udhëtimit për banorët vendas ose
vizitorët dhe funksionojnë sipas kërkesës në bashkëpunim me operatorë turistikë ose hotele. Ekziston
edhe një rrjet i konsoliduar kompanish që ofrojnë shërbime për marrje makinash me qera, kryesisht në
Tiranë, i cili është përgjithësisht i përballueshëm dhe i besueshëm. Infrastruktura rrugore është
përmirësuar shumë vitet e fundit, por siç nxorën në pah fokus-grupet, disa qytete vazhdojnë të vuajnë
nga rrugë të papërfunduara – bie në sy Berati – si dhe nga mungesa e terminaleve për transport. Në
lidhje me të tjera infrastruktura, sipas intervistave të zhvilluara gjatë këtij studimi, bizneset e Turizmit
vazhdojnë të vuajnë mungesën ose ndërprerjen e shpeshtë të energjisë, furnizim me ujë dhe kanalizime
problematike, cilësinë e dobët të rrugëve, mungesën e zonave për këmbësorët, parkim, ndriçim të
hapësirave publike, etj. Dy zona problematike që u shfaqën më dukshëm gjatë punës në terren ishin
sinjalistika e pamjaftueshme turistike në destinacione dhe menaxhimi i dobët i mbetjeve në nivel
bashkie dhe komune.
Veprimtari: Shqipëria është një destinacion turistik mjaft i ri. Falë mjedisit mbresëlënës natyror dhe një
shumëllojshmërie atraksionesh, Shqipëria ofron mundësi për lloje shumë të ndryshme turizmi përfshi
këtu ture kulturore dhe natyrore, hiking, biking, rafting dhe shumë veprimtari të tjera në kuadrin e
turizmit rural, turizmit sportiv dhe aventuror, turizmit natyror, turizmit bregdetar, etj. Kjo pasuri
mundësish, kombinuar me shumëllojshmërinë por dhe afërsinë mbresëlënëse gjeografike të peisazheve
të ndryshme dhe me klimën e butë të moderuar krijon mundësi të bollshme për një përzierje të pasur
dhe të shumëllojshme të produktit. Megjithatë, ofertat, paketat apo itineraret turistike ekzistuese
shpesh kanë nevojë për mjaft përmirësim për t’u konsideruar si autentike/unike apo si të bazuara në
traditë dhe vlera specifike (sipas çdo destinacioni). Këto duhet të diversifikohen me qëllim menaxhimin e
sfidave të sezonalitetit dhe tërheqjen e turistëve në periudha të ndryshme të vitit si dhe me qëllim
mbajtjen e turistëve për periudha më të gjata në këto destinacione. Sipas intervistave me operatorët
turistikë, gjatësia e qëndrimit në këtë mënyrë do të rritej nga e tanishmja prej gjysmë dite në 2.7 netë,
me shpresë, deri në 3-5 ditë ose më gjatë.
Artizanati dhe Suvenire: Falë shumë nismave të kohëve të fundit, sektori i artizanatit dhe punimeve me
dorë është rigjallëruar në shumë zona të Shqipërisë, ndonëse është ende delikat dhe shumë informal.
Nëpërmjet zhvillimit të suvenireve dhe punimeve me dorë për tregun e Turizmit, ky nënsektor ka
rëndësi dhe potencial të veçantë për zinxhirin e vlerave të Turizmit dhe kontribuon në zhvillimin
ekonomik vendor dhe sidomos në fuqizimin e gruas (rreth 70% e përfituesve pretendohet të jenë gra7).
Në Shqipëri, ky zhvillim është mbështetur me anë të projekteve të ndryshme në Gjirokastër, Shkodër
dhe Korçë, duke ngritur qendra të rritjes së artizanatit, duke trajnuar artizanët dhe duke mbështetur
marketingun dhe promovimin e produkteve të tyre. Artizanët në Shqipëri janë në gjendje të krijojnë
produkte të shkëlqyera të punuara me dorë si qilima, çanta, çorape, kartolina, flamuj, punime në dru,
jelekë me elementë tradicionalë, etj. por ende nuk janë në gjendje të arrijnë në mënyrë të efektshme
tregje të reja. Gjithashtu, përzierja e ideve të reja mbi preferencat aktuale/moderne të dizajnit si dhe
informacioni për prirjet e konsumatorit mungojnë dhe artizanët do të përfitonin shumë nga dizajni dhe
marketingu i përmirësuar. Ndërkohë që projektet aktuale kanë ndihmuar për të gjallëruar këtë
7 SNV Albania, “Culture and Heritage in Albania Report”, 2011
10
nënsektor, si dhe kanë ndihmuar shumë për të mbajtur gjallë traditën, ato kanë çuar edhe në varësinë e
lartë të nënsektorit nga donatorët apo financime të tjera teksa pak nisma janë të vetë-qëndrueshme
tani për tani.
2.1.2 Produkti turistik shqiptar
Një produkt i suksesshëm turistik duhet të bazohet në atraksionet dhe burimet ekzistuese të
organizuara, por edhe të marrë parasysh insfrastrukturat, facilitetet dhe shërbimet thelbësore që
nevojiten për ta shitur atë dhe për ta dorëzuar tek përdoruesit. Shqipëria ka më shumë se 2000 pika të
njohura turistike dhe objekte të konsideruara monumente kulture. Katër nga këto – Butrinti, Berati,
Gjirokastra dhe Rezerva Ndërkufitare Biosferë Ohër-Prespë (si pjesë e Rrjetit Botëror të UNESCO-s të
Rezervave Biosferë) – janë deklaruar qendra të Trashëgimisë Botërore dhe mbrohen nga UNESCO.
Shqipëria ka dhe një klimë të favorshme, një pasuri atraksionesh të afta për të ruajtur një sektor të
diversifikuar turizmi dhe një vijë të gjatë bregdetare, e cila ka tërhequr shumicën e turistëve vitet e
kaluara. Produkti tipik turistik shqiptar është një produkt i përgjithshëm që nxit vizitorët të zbulojnë anët
e shumta të kulturës dhe natyrës së Shqipërisë. Produkte të specializuara turistike zhvillohen nën këtë
ombrellë të përgjithshme, duke zgjeruar shumëllojshmërinë e mundësive për tregun kryesor të Turizmit
dhe tregje të tjera specialitetesh. Në këtë kohë, intervistat në sektorin publik konfirmuan rëndësinë që i
jepet diversifikimit të produktit ndërkohë që edhe qeveria ka gjasa t’i përqendrojë përpjekjet e saj në
zhvillimin ose përmirësimin e produktit. Më poshtë paraqitet një vizualizim i produktit turistik në
Shqipëri, përshtatur nga projekt Strategjia Kombëtare për Turizmin:
Produktet kryesore turistike Produkte dytësore
Bregdeti
Plazh (rërë dhe det)
Plazh – përzier
Plazh - rural
Natyrë, Eko, Rural
Aventurë (e fortë) Aventurë (e lehtë) Eko-turizëm Mjedis rural Agro-turizëm Trashëgimi rurale Veprimtari
kulturore Mjedise të banuara
rurale
Kulturor dhe Trashëgimi
Muze Veprimtari Pika UNESCO Festivale Folklor Arte dhe punime me
dorë Histori Arkitekturë
Tipe të tjera turizmi
Shëndet (Spa, etj.) Mirëqenie
(Shëndet fizik dhe mendor)
Sporte dimërore Kamping
Produkte me interes të veçantë
Paketa për vizita në qendra urbane (City Break); MICE (Takime, Nxitje, Konferenca, Ekspozita); Festime fetare;
Peshkim/gjueti; Vëzhgim zogjsh; Zhytje; Sporte deti
11
2.1.3 Kuadri ligjor
Ligji i ri për Turizmin në Shqipëri është në hapat e fundit të një procesi konsultimesh të kohëve të fundit
dhe së shpejti do të miratohet në parlament. Ligji synon të përforcojë bashkërendimin midis agjencive
qeveritare, bizneseve të Turizmit dhe investitorëve të ndryshëm, duke lehtësuar në këtë mënyrë
përmirësime në sektor dhe duke i bërë destinacionet më tërheqëse për vizitorët. Ligji ekzistues për
Turizmin (hartuar në vitin 2007) u iniciua për t’iu përshtatur Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit (MZHUT) është duke e përgatitur ligjin në linjë me kërkesat e
integrimit teksa Shqipëria është duke përshtatur ligjet dhe ekonominë e saj në përgatitje për të hyrë në
BE. Ky ligj i ri paraqet një numër risish të rëndësishme, të tilla si: organizim më i mirë vendor dhe rajonal,
asistencë programesh, fonde dhe projekte të reja, infrastrukturë më të mirë turistike, plane zhvillimi,
përgjegjësi dhe afate për zbatimin e planeve, asistencë teknike, bashkëpunim vertikal dhe horizontal,
partneritet publik-privat, standardizim të strukturave turistike, etj.
Të tjera ligje të rëndësishme për performancën e industrisë së Turizmit janë: ligji i ri “Për planifikimin e
territorit,” i cili ofron një mundësi dhe përgjegjësi që administrimi i parqeve të luajë një rol për
planifikimet dhe kontrollin e zhvillimit në të ardhmen; ligji “Mbi mbrojtjen e liqeneve ndërkufitare,” i cili
forcon rolin parësor të administratimit të parqeve dhe menaxhimit për të planifikuar lejet për veprimtari
në zonë; të tjera ligje mbi menaxhimin e mbetjeve të ngurta; ligje që rregullojnë veprimtarinë e
bizneseve; rregulloret për ndikimet mjedisore, etj. Është me rëndësi që të vërehet se MZHUT ka
vendosur një theks të fortë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe po planifikon ta pasqyrojë këtë në të gjithë
kuadrot rregullatore përkatëse. Disa elementë të rinj të rëndësishëm të projekt strategjisë së re
kombëtare, krahasuar me ato të mëparshme janë: koncepte të integruara më mirë, më shumë fokus në
zhvillimin dhe cilësinë e produktit, theksi në strukturën e zbatimit dhe një vlerësim më i kujdesshëm i
burimeve dhe mekanizmave. Sipas diskutimeve me palët e interesuara gjatë konsultimit për strategjinë
e re, vërehet se në këtë strategji të re, zhvillimi i produktit dhe kuadri i zbatimit nuk janë ende tema të
konsoliduara, duke marrë parasysh që zbatimi do t’i nënshtrohet palëve të ndryshme të tilla si
ministritë, qeverisja vendore, sektori privat, etj. Një interpretim i hollësishëm i masave strategjike
paraqitet në përmbajtjen e strategjisë dhe treguesit pasqyrojnë përqasjen e zinxhirit input-rezultat, duke
e sjellë kështu zbatimin e strategjisë në një skemë më të mirë monitorimi. Megjithatë, gjatë
diskutimeve, u përmend se në të ardhmen, gjatë modifikimit të treguesve të inputeve apo rezultateve,
do të duhet të rishikohet i gjithë zinxhiri i treguesve. Shqyrtimi dhe finalizimi i strategjisë së re janë ende
në proces.
2.2 Dinamikat dhe performanca: pengesat kryesore Ky seksion ofron një sintezë të pengesave të sistemit të tregut që janë identifikuar. Më poshtë radhiten
kufizimet kryesore që u vendosën sipas përparësisë në fokus-grupe dhe intervista në terren:
Në përgjithësi, ka ende mungesë të një vizioni për të ardhmen për Turizmin në Shqipëri dhe
ndërgjegjësimi kolektiv mbi rëndësinë e Turizmit për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror duket të
jetë ende i dobët.
Janë të kufizuara të dhënat e sakta për të identifikuar dhe kuptuar tregun e Turizmit.
12
Destinacionet në Shqipëri vuajnë nga mungesa e një platforme apo një organi bashkëpunimi dhe
bashkërendimi, i cili të sigurojë një vështrim më të gjerë për rajonin dhe të përforcojë mjedisin e
përshtatshëm për zhvillimin e Turizmit.
Bizneset e turizmit nuk janë fort eficiente në marketing dhe promovim dhe rrallë zgjedhin ofrues
shërbimi biznesi profesionistë për këtë qëllim.
Të gjitha palët e interesuara kanë pranuar një hendek të dukshëm midis ofertës për programe
trajnimi dhe edukimi në rajone dhe kërkesës për aftësi specifike që vjen nga sipërmarrjet e
sektorit të Turizmit.
Gjatë punës në terren u përmendën edhe kapacitetet dhe informacioni hulumtues mbi Turizmin
si nga zyrtarët shtetërorë ashtu edhe nga sektori privat. Këto janë pjesë e nevojës më të gjerë
për aftësi në fushat e marketingut dhe promovimit si shërbimet që mund të krijojnë identitetin e
një biznesi apo që mund të përmirësojnë pozicionimin në treg (brandimi, promocionet,
hulumtimi i tregut, etj.).
Në lidhje me kapacitetet e hoteleve, strukturat ekzistuese të hoteleve kanë një kapacitet
mesatar prej 20 dhomash. Hotelet e këtyre përmasave nuk janë ende në gjendje të punojnë me
grupe më të mëdha turistësh që organizohen në paketa turistike nga operatorët turistikë
perëndimorë.
Punësimi në turizëm karakterizohet nga sezonaliteti dhe nivelet e larta të ndryshimeve. Për sa i
përket stazheve, për të cilat ka shumë nevojë, bizneset ndjejnë se programet e stazheve
organizohen në mënyrë të çrregullt dhe nuk kanë vazhdimësi.
Artizanët nuk janë të mirëorganizuar për të zhvilluar nënsektorin e tyre dhe për të tërhequr
tregje të reja.
Një tjetër kërkesë shumë specifike por thelbësore janë gjuhët e huaja në të gjithë zinxhirin e
vlerave të Turizmit.
Për sa i përket Turizmit aventuror dhe sporteve ekstreme, ka nevojë për zhvillimin e aftësive ë
fushën e sigurisë në të gjithë këta nënsektorë.
Certifikimi dhe standardizimi i shërbimeve turistike do të bëhet përparësi për shkak të kërkesave
në ligjin dhe në strategjinë e re. Megjithatë, ekziston pasiguri në lidhje me mënyrën se si
bizneset, sidomos hotelet, do të përgjigjen dhe se si do të përshtaten. Ka nevojë për konsulentë
të aftë që do ta ndihmojnë këtë tranzicion dhe të ndihmojnë hotelet dhe bizneset e tjera për të
përmbushur kërkesat e reja.
Duke përmbledhur kufizimet kryesore, kemi përdorur fokus-grupet dhe intervistat për të identifikuar
disa shqetësime kryesore lidhur me funksione të caktuara në sistemin e tregut. Aktorët e intervistuar i
renditën këto funksione si më të rëndësishmet dhe një shqetësim kyç ishte nënperformanca. Ato
analizohen në seksionin pasues, ndërsa analiza e funksioneve të tjera mund të gjendet në Shtojcën 1.
2.2 Funksione dhe rregulla kryesore tregu që nënperformojnë Funksionet dhe rregullat kyçe të sistemit të tregut të Turizmit në Shqipëri janë paraqitur në këtë seksion.
Gjatë seminareve dhe intervistave, u identifikuan funksionet dhe rregullat kryesore që ndikojnë sistemin
e tregut, së bashku me aktorët kryesorë; më pas u ndërtua harta e mëposhtme:
13
Kjo hartë përfshin funksionet mbështetëse të ndryshme, të cilat u identifikuan si më thelbësoret për
industrinë shqiptare të Turizmit si dhe për rritjen e biznesit në këtë sektor. Funksionet mbështetëse janë
funksionet kontekstuale dhe specifike për sektorin që informojnë, mbështesin, formësojnë cilësinë, në
këtë rast, të zinxhirit të vlerave të Turizmit dhe aftësisë së bizneseve për t’u zhvilluar, mësuar dhe për t’u
rritur.8
Po kështu u identifikuan rregullat mbështetëse kyçe, të cilat formësojnë kuadrin në të cilin operojnë
bizneset e turizmit. Rregullat mbështetëse janë formale (ligje, rregullore dhe standarde) dhe informale
(vlera, marrëdhënie dhe norma sociale) dhe ato përkufizojnë shtysat dhe sjelljen e lojtarëve të tregut në
sistemet e tregut.9
Një analizë e zgjeruar e funksioneve dhe rregullave të tjera kyçe të idenfitikuara përfshihet në Shtojcën
1. Nënperformanca e disa prej këtyre funksioneve dhe rregullave ndikon fort jo vetëm performancën
aktuale por edhe perspektivat për rritje të bizneseve të Turizmit. Nga fokus-grupet dhe intervistat u
identifikuan katër funksione dhe rregulla kyçe nënperformanca e të cilave ndikonte veçanërisht bizneset
e turizmit në Shqipëri, dhe tek të cilat aktorët vendosën përparësitë për ndërhyrje. Këto ishin:
Promovimi online, Informacioni mbi tregun, Zhvillimi i produktit dhe Guidat turistike. Më poshtë është
analizuar performanca e tyre:
1. Promovimi Online: Vizibiliteti i destinacioneve online është ende relativisht i dobët, por gjatë
intervistave dhe fokus-grupeve, bizneset përmendën se tani pranojnë që mundësitë janë të bollshme,
sidomos me median sociale dhe faqet e rezervimeve për akomodim, të cilat përdoren gjithnjë e më
shumë. Sfidat kryesore të promovimit me anë të internetit në Shqipëri lidhen me mungesën e
infrastrukturës, aftësive dhe ndërgjegjësimit për vlerën e këtij shërbimi. Disa nga këto pengesa janë
kapërcyer duke pasur parasysh rezultatet e shkëlqyera që shumë hotele kanë arritur nga investimi në
promovime online, por në tërësi, vizibiliteti mbetet i ulët. Kompanitë kanë filluar të investojnë në një
kompjuter dhe lidhje internet dhe tani shumë hotele dhe biznese të tjera të lidhura me Turizmin kanë
8 M4P Operational Guide - Second Edition
9 M4P Operational Guide - Second Edition
Funksione
mbështetëse
functions Zhvillim produkti Menaxhim destinacioni
Management
Rezervime Guida turistike
Rregulla
Strategjia Kombëtare për Turizmin
Standarde për Akomodimin
Transaksione të Zinxhirit të Vlerave të Turizmit
Ligji i ri për Turizmin
Vizioni
Taksa
Politika/shtysa mbështetëse Zakone tradicionale
Transport
Sinjalistikë Menaxhim i mbetjeve
Marketing dhe promovim online
Informacion për tregun
Menaxhim pikash turistike
Kërkesa për sigurinë Klasifikimi/Rankim i hoteleve
Praktika informale
Ofrim aftësish Avokati
Infrastrukturë
14
infrastrukturën fizike për të iniciuar promovimin online. Megjithatë, në shumë zona, infrastruktura ICT
nuk është futur ende, sidomos në fshatra. Aftësitë në këtë fushë kryesisht mungojnë, jo vetëm në
ngritjen e kanaleve fillestare të promovimit (të cilat mund të nënkontraktohen), por ç’është më e
rëndësishme në mirëmbajtjen e tyre dhe përshtatjen e promovimit në mënyrë të vazhdueshme.
Ndërgjegjësimi lidhur me vlerën e shërbimeve të tilla ka ardhur duke u rritur dhe shumë hotele kanë
parë përfitimet e hyrjes në platforma rezervimesh online apo promovimit të biznesit të tyre nëpërmjet
medias sociale. Nevoja aktuale që hotelet dhe bizneset e tjera të zhvillojnë praninë online ose të kenë
mirëmbajtje më të mirë të kanalit të promovimit si pikë kyçe kontakti me turistët mund të trajtohet
duke punuar me ofruesit e shërbimeve në këtë sektor. Për shkak të mungesës shqetësuese të aftësive të
ICT kudo në sektor, identifikuar nga kërkimi ynë por edhe nga projekt strategjia e re kombëtare, ekziston
potenciali për të zhvilluar shërbime që lidhen kryesisht me marketingun online, rezervimin online, etj.
për të cilat ekziston një ndërgjegjësim më i madh mes bizneseve.
2. Informacioni mbi tregun: Kërkimi dhe informacioni mbi prirjet dhe preferencat e konsumatorëve në
përgjithësi mungon në Shqipëri. Treguesi më i rëndësishëm i kësaj pengese është sistemi i statistikave
thuajse i munguar dhe grumbullimi i të dhënave që synon drejtpërdrejt industrinë e Turizmit. Kjo është
vënë në dukje si sfidë madhore edhe nga MZHUT. Shqipëria aktualisht nuk është në gjendje të masë
saktësisht fluskin e turistëve dhe, ç’është më e rëndësishme, nuk është në gjendje të masë nivelet e tyre
të shpenzimit dhe se si ky shpenzim ndikon ekonominë në zonat e vizituara. Lidhur me mënyra të tjera
të grumbullimit të të dhënave shumë të nevojshme, Shqipëria përballet ende me mungesën e
ndërgjegjësimit për rëndësinë e hulumtimeve mbi tregun dhe rëndësinë e matjes së nivelit të kënaqjes
së klientëve (monitorimi i tregut nëpërmjet anketave të vazhdueshme, software që mbledh komentet e
klientëve, etj.). Intervistat treguan që një grup aftësish dhe shërbimesh, të cilat nevojiten dhe kërkohen
nga ofruesit e aftësive (universitete, shkolla teknike, trajnues privatë, etj.) por kryesisht nuk mbulohen,
janë ato që lidhen me hulumtimet e tregut dhe informacionin për tregun, të cilat mund të çojnë në
paketime, marketing dhe shitje të përmirësuar të produkteve turistike. Ky funksion është thelbësor,
duke pasur parasysh nevojën kritike që Shqipëria ka për të matur ndikimet e Turizmit tek të ardhurat e
bizneseve (sidomos SME-ve) dhe mirëqenien e komuniteteve, efektshmërinë e marketingut online,
mbulimin mediatik, rritjen e industrisë kombëtare të Turizmit, shitjet në bujqësi, etj. Informacioni mbi
tregun do të ofronte të dhëna për: statistika të vizitorëve në vend, prirje të Turizmit, parashikime dhe
analiza të kërkesës për destinacione të caktuara, etj., të cilat do të ndihmonin aktorët e industrisë për
vendimet e tyre strategjike dhe operacionale.
3. Zhvillimi i Produktit: Zhvillimi i produktit lindi si shqetësim kyç gjatë analizës së tregut nëpërmjet
fokus-grupeve dhe intervistave në të gjitha rajonet. Ideja lindi nga shqetësimet që produkti i tanishëm
nuk i kënaq nevojat e turistëve – por, ç’është më e rëndësishme, që produkti i tanishëm nuk përmbush
potencialet e rajoneve të ndryshme dhe bizneseve brenda tyre. Në Shqipëri, oferta turistike në
përgjithësi dhe produktet / paketat turistike në veçanti janë ende disi të nënzhvilluara. Fokus-grupet
dhe intervistat theksuan potencialin në zonat ku janë përqendruar produktet kryesore turistike.
Produktet aktuale perceptoheshin nga bizneset vendore dhe aktorë të tjerë si shpesh me cilësi të dobët
ose të kufizuara në numrin e atraksioneve që përfshijnë. Produkti turistik përshkruhej edhe si i
paorganizuar dhe, në këtë drejtim, aktorët përmendën potencialet e secilit rajon për zhvillimin e
15
produkteve dhe itinerareve të reja. Gjithashtu, ka mungesë dijeje lidhur me fazat që duhet të kalojë një
biznes për të zhvilluar një produkt të suksesshëm turistik dhe rrallë here kuptohet plotësisht cikli i
produktit turistik, rolet dhe përgjegjësitë e aktorëve të ndryshëm për t’u siguruar që ky produkt të
shitet. Kjo ka ndikim të madh në krijimin e vendeve të punës sepse produktet e reja, të organizuara më
mire, mund të gjenerojnë vende pune (për gra dhe të rinj) drejtpërdrejt nëpërmjet hoteleve,
restoranteve, taksive, shitjeve të souvenirëve, etj. si dhe tërthorazi nëpërmjet furnizimit të mallrave dhe
shërbimeve për të cilat kanë nevojë industritë e lidhura me Turizmin.
4. Guidat Turistike: Deri kohët e fundit, guidimi turistik nuk konsiderohej profesion formal në Shqipëri,
kështu që guidat ekzistuese e ushtronin këtë profesion pa ndonjë certifikatë apo licensë, përveç disa
përpjekjeve nga nisma të mëparshme të donatorëve për të mbështetur disa guida me certifikata. Kjo
vinte për shkak të mungesës së legjislacionit shqiptar për certifikimin e guidave dhe rregullimin e
ushtrimit të këtij profesioni të njohur së fundi. Ndryshimet e kohëve të fundit në legjislacion për ta
kompensuar këtë janë shpallur si “risi” në politikat prioritare të qeverisë së re, çka do të çojë në rritjen e
punësimit të të rinjve si guida të certifikuara turistike. Sipas MZHUT, deri tani ka 14 guida turistike të
trajnuara plotësisht në Shqipëri. Ajo që mbetet si sfida tjetër është strukturimi i procesit të certifikimit
dhe licensimit me anë të akteve të duhura nënligjore dhe përgatitja e moduleve të përshtatshme të
trajnimit nga organe të ndryshme që do të synojnë të kujdesen për këtë treg dhe të trajnojnë guida të
reja turistike. Ky funksion është posaçërisht i rëndësishëm sepse guidat turistike kanë fuqinë e madhe
për të ndikuar perceptimet e turistëve lidhur me cilësinë e produktit turistik thuajse në të gjitha
destinacionet. Për pasojë, ai ka ndikim të madh në numrin e turistëve që me gjasë do të ktheheshin ose
do të rekomandonin një tur apo destinacion specifik.
3. Tregjet kryesore të ndërlidhura
Pasi kemi identifikuar këto funksione kyçe, nënperformanca e të cilave nuk i lejon bizneset Shqiptare të
Turizmit të jenë më konkuruese dhe në këtë mënyrë të krijojnë vende të reja pune për gra dhe të rinj, do
të shohim katër sistemet e ndërlidhura të tregut më në hollësi, me qëllim identifikimin e shkaqeve për
nënperformancën e tyre.
1. Promovimi Online
Promovimi Online është marketingu i produkteve apo shërbimeve në internet që bën bashkë aspektet
krijuese dhe teknike të internetit, përfshi dizajnin, zhvillimin dhe shitjen. Kompanitë që shesin mallra
dhe shërbime drejtpërdrejt tek konsumatorët si dhe ato që operojnë sipas modelit “biznes me biznes” e
përdorin promovimin online për t’u bërë më të dukshme ndërkohë që në të njëjtën kohë ulin kostot e
përgjithshme të marketingut. Grafiku i mëposhtëm vizualizon transaksionin midis bizneseve të turizmit
(BT) dhe Ofrueseve të Shërbimeve të Biznesit të Promovimit Online (OSB-POtë) si dhe funksioneve dhe
rregullave mbështetëse që ndërlidhen me këtë transaksion.
16
Sfidat kryesore për sa i përket promovimit me anë të internetit në Shqipëri lidhen me mungesën e
infrastrukturës, aftësive dhe ndërgjegjësimit për vlerën e këtij shërbimi. Siç u përmend më sipër,
vizibiliteti i destinacioneve online është relativisht i dobët por intervistat në terren zbuluan se
ndërgjegjësimi është duke u rritur lidhur me vlerën e vizibilitetit dhe promovimit online. Për sa i përket
përdorimit të internetit në Shqipëri, sipas të dhënave nga ITU dhe GfK, nga viti 2000 deri në vitin 2013,
përdoruesit e internetit u rritën nga 2,500 në 1,815,145, çka në përqindje të popullsisë së përgjithshme
do të thotë një rritje nga 0.1% në 60.1%. Kjo tregon shtrirjen dhe potencialin e stërmadh të promovimit
online, jo vetëm për tregje të huaja por edhe për turistë të mundshëm vendas.
Studimi ynë tregon që hotelet apo operatorët e mëdhenj turistikë në Shqipëri zakonisht përdorin web-
mastera ose kompani të huaja për të zhvilluar praninë e tyre online. Bizneset e vogla zakonisht lidhen
me një person IT për të zhvilluar faqen e tyre të internetit ose praninë e tyre online. Pagesa minimale
për këtë shërbim (faqe internet) fillon nga 400 Euro. Megjithatë, vështirësia kryesore qëndron në
menaxhimin në vazhdim nga pronarët, pas zhvillimit të kanalit të promovimit. Është fakt që zakonisht
këto faqe internet apo platforma nuk përditësohen. Aktualisht është po ashtu më e lehtë dhe më pak e
kushtueshme që bizneset e vogla turistike të përdorin median sociale. Kjo është arsyeja pse bizneset
Shqiptare kanë më shumë prani në median sociale se sa nëpërmjet faqes së tyre të internetit, edhe pse
ky lloj promovimi nuk arrin të paraqesë një produkt të organizuar dhe të vëjë në shënjestër demografi të
ndryshme turistësh.
Informacioni mbi bizneset e Turizmit përgjithësisht mungon online. Dy vitet e fundit, booking.com dhe
trip advisor filluan të bashkëpunonin me hotelet Shqiptare (aktualisht janë 300 hotele në booking.com).
por në shumë prej këtyre rasteve, e vetmja mundësi për rezervim është nëpërmjet këtyre agjencive,
duke qenë se informacioni i kontaktit i bizneseve nuk gjendet aty për kontakt të drejtpërdrejtë. Kjo çon
në komisione më të larta për hotelet Shqiptare. Ajo që nevojitet është që ato të zhvillojnë kanalin e tyre
të drejtpërdrejtë përveç këtyre platformave, në mënyrë që klientët të mund të blejnë drejtpërdrejt nga
aty pa komisionet e larta.
Aplikacionet për ture dhe turizëm virtual janë ende të reja në treg. Kompanitë dhe individët kanë
kapacitetet t’i zhvillojnë ato, por bizneset nuk po e blejnë këtë shërbim për të shitur dhe promovuar
Funksione Mbështetëse
Rregulla
Ndërgjegjësim dhe perceptime mbi disponibilitet, çmim dhe përfitime
BT OSB - PO
Ligji i ri për Turizmin
Zhvillim aftësish të ICT
Praktika informale
E-commerce
skills
Mentalitet menaxhimi
Kërkesa për licensim & Certifikim
Ligje për biznesin
Infrastrukturë e ICT
Zhvillim faqe interneti
Aftësi mirëmbajtje faqe interneti
Promovim në media
socialeion
Promovim në platforma të përbashkëta
Informacion Zhvillim përmbajtje multimedia Promovim i PO nga OSB
17
produktet e tyre. Më së shumti, bizneset ose institucionet e turizmit që promovojnë Turizmin në zonat e
tyre ende kanë nevojë të jenë të pranishme online, të paktën nëpërmjet përfaqësimit në një faqe
interneti apo platformë që ka bazën e të dhënave të shumë bizneseve të tjera turistike (të tilla si për
shembull albania-hotel.com).
Bizneset që kanë një faqe interneti kanë vështirësi me përditësimin dhe përdorimin e tyre në mënyrë të
efektshme ndërsa biznese të tjera të vogla që nuk kanë një faqe interneti nuk janë aq të ndërgjegjshme
për rëndësinë e promovimit online. Në të njëjtën kohë, këto të fundit nuk kanë informacion mbi ofruesit
e shërbimeve që mund t’i ndihmonin për t’i zhvilluar këto kanale (sidomos në zonat rurale). Ato
zakonisht përdorin përcjelljen e fjalëve për të gjetur dhe kontaktuar një person për të zhvilluar faqen e
tyre të internetit ose kanale të tjera. Disa aktorë pohojnë se arsyeja pse bizneset nuk e kanë të lehtë t’i
zhvillojnë /ose të trajnohen se si t’i mirëmbajnë këto kanale është që shumica e ofruesve të shërbimeve
janë me qendër në Tiranë dhe është e vështirë të gjenden profesionistë në rajone. Krijimi i një platforme
të përbashkët online për bizneset dhe ofruesit e shërbimeve në turizëm mund të ishte i dobishëm,
sidomos për ata të vegjël.
Për sa i përket nivelit të interesit për bashkëpunimin për përmirësimin e situatës, të gjitha bizneset janë
të interesuara të bashkëpunojnë, sidomos ato që nuk kanë një faqe interneti. Të tjerat që kanë një faqe
interneti, por nuk janë në gjendje ta menaxhojnë mirë atë, janë të gatshme të trajnohen për të
mirëmbajtur dhe përditësuar faqen e tyre. OSB-të janë po ashtu të interesuar të bashkëpunojnë për të
ofruar shërbime dhe produkte të reja në këtë treg.
2. Informacioni mbi Tregun
Puna në terren dhe shqyrtimi i literaturës zbuluan se shumë biznese turizmi shpesh kanë mungesë dijesh
dhe informacioni mbi prirjet aktuale të tregut, kërkesën, ofertën, pritshmëritë e turistëve, etj. Kjo vjen si
pasojë e faktit që informacioni i tregut specifik për Turizmin thuajse mungon fare. Ky funksion ka të bëjë
me mbledhjen dhe analizimin kombëtar të informacionit si dhe të tjera kërkime dhe shpërndarje
informacioni që mund të informojnë lidhur me tregun e Turizmit në Shqipëri. Më poshtë është një hartë
e funksioneve dhe rregullave mbështetëse që janë të ndërlidhura me informacionin për tregun.
Supporting functions
Funksione mbështetëse Zhvillim Produkti
Kërkim mbi tregun Media
Rregulla
Strategjia Kombëtare për Turizmin
Ndërgjegjësim për vlerën e informacionit mbi tregun
Ofrues të informacionit mbi tregun
Biznese Turizmi
Ligji i ri për Turizmin
Vizioni
Zakone tradicionale
Marketing Produkti
Përhapje informacioni
Praktika informale
Statistika për Turizmin
18
Një aspekt kyç i nënperformancës së këtij funksioni në Shqipëri është mungesa e një sistemi shqiptar të
statistikave për Turizmin, çka do të mundësonte bizneset e turizmit si dhe aktorë të tjerë dhe
institucione të kishin dije më të mira mbi tregun e turizmit. Ky sistem mund të sigurojë mbledhjen e
statistikave si dhe të ofrojë analiza tërësore për situatën aktuale të Turizmit në Shqipëri. Tani për tani,
nuk ka një proces të organizuar për mbledhjen e të dhënave nga vizitorët (p.sh. duke kryer anketime të
rregullta për akomodimet, statistika vjetore apo anketime tremujore të tregut). Të intervistuarit
pretenduan se këto do ta bënin tregun më transparent për të gjithë lojtarët si dhe do të lehtësonin
vendimarrjen për planifikimin strategjik, investimet dhe zhvillimin e produkteve.
Së dyti, kërkime dhe shpërndarje të tjera informacioni domethënës, i cili mund të drejtojë investimet
apo vendimmarrjet në sektor, mungojnë. Bizneset aktualisht nuk janë në gjendje të mbështesin të
kuptuarit e tyre për tregun dhe produktet e nevojshme në treg mbi hulumtime për tregun; megjithatë,
ky do të ishte i nevojshëm për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore që do të përmbushnin
pritshmëritë e turistëve. Gjatë intervistave, bizneset dhe lojtarë të tjerë të tregut theksuan rëndësinë që
ka krijimi i produkteve dhe paketave të reja turistike mbi bazën e burimeve unike dhe kërkesave të
posaçme nga turistët. Megjithatë, dizenjimi dhe nxjerrja e produkteve të reja në treg është i pamundur
nëse nuk kuptohen më parë prirjet në turizëm.
Puna në terren zbuloi se ka një mungesë shtyse nga ofruesit e shërbimeve të biznesit, qeverisjet
vendore apo universitetet për të kryer hulumtime për bizneset, për të analizuar prirjet e Turizmit dhe
për të informuar se ku duhet përqendruar zhvillimi i produkteve. Ekzistojnë tashmë disa përvoja pozitive
të vëna në zbatim në të kaluarën për trajtimin e këtyre boshllëqeve. Për shembull, disa vite më parë
OMD Albania së bashku me ATA bashkërenduan një numër anketimesh rajonale të vizitorëve që synonin
të grumbullonin të dhëna mbi prirjet, shpenzimet dhe pritshmëritë e turistëve. Kjo nismë është
përsëritur në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, duke kombinuar të dhënat e grumbulluara me informacion nga
pikat e kontrollit të kufirit. Nisma të tilla po ecin ngadalë drejt ngritjes në Shqipëri të një sistemi të
Llogarisë Satelitore të Turizmit (TSA) edhe pse është e paqartë se kur do të fillojë ky proces. Kohët e
fundit, MZUHT nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me UNWTO në tri fusha kryesore: marketing dhe
promovim, ndërtim kapacitetesh dhe menaxhim destinacionesh.10 Mes të tjerash, marrëveshja përfshin
mbështetje për grumbullimin e të dhënave nëpërmjet sistemit të TSA.
3. Zhvillimi i Produktit
Zhvillimi i produktit doli si shqetësim kryesor gjatë analizës së tregut në të gjitha fokus-grupet dhe
intervistat në të gjitha rajonet. Ideja lindi nga shqetësimet se produktet ekzistuese nuk përmbushin
nevojat aktuale të turistëve – por, ç’është më e rëndësishmja, edhe që produktet ekzistuese nuk
përmbushin potencialet e rajonit dhe të bizneseve brenda tyre. Ky shqetësim shfaqet në kohën e duhur
kur intervistat me zyrtarë të lartë në sektorin publik gjithashtu konfirmojnë se qeveria me gjasë do t’i
përqendrojë përpjekjet e veta në zhvillimin / përmirësimin e produkteve. Ndërkohë që qeveria ka gjasa
të përqendrohet më shumë tek Turizmi bregdetar, puna jonë në terren tregoi që të tjera tipe produktesh
10
AKT (2014) UNWTO mbështet zhvillimin e Turizmit në Shqipëri, gjendet online në adresën: http://www.Turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/organizata-boterore-e-Turizmit-mbeshtet-zhvillimin-e-Turizmit-ne-shqiperi&page=9
19
mund të jenë më pak sfiduese për sa i përket kërkesave për investime të mëdha në infrastrukturë dhe për
sa i përket ndërgjegjësimit të bizneseve lidhur me nevojat për përmirësim.
Zhvillimi i produkteve dhe më pas promovimi i produkteve të reja/ të përmirësuara është me rëndësi
kyçe për zhvillimin e të gjitha bizneseve turistike në destinacionet Shqiptare. Aktualisht, kërkesa për
produkte turistike nuk ka qenë aq e lartë sa duhet të jetë për të nxitur më shumë zhvillim dhe
diversifikim të ofertës së sektorit, e cila do të përfshinte: përmirësimin e itinerareve, krijimin e
shërbimeve plotësuese, akomodime me cilësi më të lartë, organizim të më shumë aktiviteteve në kohë
të lirë, përmirësime në infrastrukturë si dhe në dyqane, restorante, bare vendore, etj. Më poshtë jepet
një hartë e funksioneve dhe rregullave mbështetëse që janë të ndërlidhura me përmirësimin e
produkteve.
Funksione mbështetëse
Marketing Produkti
Rregulla
Strategjia Kombëtare për Turizmin
Standarde për Akomodimin
Zhvillues produkti turistik
Biznes turistik që shet produktin
Ligji i ri për Turizmin
Vizioni
Infrastrukturë rrugore
Politika/Nxitje Mbështetëse
Zakone tradicionale
Transport
Sinjalistikë
Dizenjo Produkti
Kërkim mbi tregun
Menaxhim Atraksionesh
Praktika informale
Shprehi për menaxhim produkti
20
Siç u përmend më sipër, kërkimi mbi tregun lidhur me prirjet dhe preferencat e klientëve mungon në
Shqipëri dhe është ende e vështirë të vlerësohet fluksi i turistëve si dhe shpenzimet e tyre dhe se si këto
shpenzime ndikojnë në ekonomi. Kjo do të thotë që oferta turistike në përgjithësi dhe produktet /
paketat turistike në veçanti konsiderohen si të nënzhvilluara. Fokus-grupet dhe intervistat vunë në
dukje potencialin në zonat ku janë përqendruar produktet kryesore turistike dhe i përshkruan produktet
aktuale shpesh si të dobëta ose të kufizuara në numrin e atraksioneve që përfshijnë dhe/ose në dijeninë
për rajonin ku ndodhen.
Puna në terren nxori në sipërfaqe një numër arsyesh se pse produktet nuk po përmirësohen.
Kapacitetet e pamjaftueshme dhe informacioni për Turizmin si nga sektori publik ashtu edhe ai privat
janë shpjeguar më sipër. Një arsye e dytë është mungesa e bashkëpunimit mes bizneseve. Megjithatë,
një numër biznesesh pohuan se tani janë të ndërgjegjshëm për nevojën për t’u organizuar dhe
bashkërenduar më mirë me njëri-tjetrin. Ky ndërgjegjësim i rritur mund të ofrojë mundësi që bizneset të
bashkëpunojnë për produkte / paketa të reja dhe më të mira. Arsye të tjera lidhen me faktorë që do të
kërkojnë më shumë kohë për të ndryshuar, të tilla si situata aktuale e infrastrukturës, sfidat me
menaxhimin e mbetjeve, reforma në vazhdim e tokës, perceptimet për sigurinë nga jashtë, mungesa e
marketingut për destinacione të zakonshme në nivel rajonal dhe kombëtar, etj.
Në lidhje me kapacitetin e hoteleve, strukturat ekzistuese të hoteleve kanë një kapacitet mesatar prej
20 dhomash. Hotelet e këtyre përmasave nuk janë në gjendje të punojnë me grupe më të mëdha
turistësh që mund të ofroheshin nga operatorët turistikë perëndimorë. Kjo lidhet sidomos me Turizmin
bregdetar, i cili aktualisht nuk është në gjendje të akomodojë grupe të mëdha nga anije kroçera apo
fluturime me çarter. Megjithatë, kufizimi ka vlerë edhe për tipe të tjera turizmi, si për shembull turizmi
natyror. Përveç investimeve në infrastrukturë (të tilla si rrugë apo mjedise sportive për ski apo
paragliding), zhvillimi i kapaciteteve të hoteleve për Turizmin natyror është thelbësor. Kjo përfshin
ndërtimin e strukturave të akomodimit në fshatra (hotele apo resorte malore) ose përshtatjen e
shtëpive në shtëpi pushimi për vizitorë. Në të gjitha këto mjedise, ruajtja e ndërtimeve tradicionale
është jetësore.
Puna në terren nxori në pah turizmin kulturor dhe turizmin natyror si produktet me potencialin më të
madh për përmirësime. Kjo sepse parakushtet në këto zona ekzistojnë më shumë krahasuar me Turizmin
bregdetar, i cili ka nevojë ende për investime të mëdha, rregullim të fortë, një bashkëpunim më të
ndërlikuar me nismat për zhvillimin urban dhe më shumë ndërgjegjësim nga ana e bizneseve lidhur me
nevojën për të bashkëpunuar.
4. Guidat Turistike
Deri tani, guidat turistike në Shqipëri nuk konsideroheshin një profesion formal; kështu, guidat
ekzistuese shpesh e praktikojnë këtë profesion pa një certifikatë apo licensë të njohur, përveç disa
certifikatave të ofruara nga nisma sporadike në të shkuarën mbështetur nga donatorët. Sipas MZHUT,
deri tani nuk ka pasur guida turistike të certifikuara, thjesht ngaqë ligji nuk e rendiste si profesion më
vete. Bazuar në intervistat dhe të dhënat nga NATGA dhe MZHUT, në Shqipëri aktualisht ekzistojnë
afërsisht 40 guida të trajnuara që operojnë aktivisht në treg. Sipas MZHUT dhe NATGA, vetëm afro 14
21
prej tyre konsiderohen profesionistë dhe ofrojnë cilësi të kënaqshme shërbimi. Këta janë trajnuar dhe
potencialisht gati për t’u certifikuar nga MZHUT. Agjencitë e udhëtimit apo operatorët turistikë
punësojnë shumë guida të tjera turistike sepse kushtojnë më pak. Megjithatë, këta nuk konsiderohen
mjaftueshëm profesionistë, kanë nevojë për kualifikim më të mirë përmes trajnimeve por edhe
praktikës, çka mund të përftohet duke punuar përkrah guidave turistike profesioniste dhe me më shumë
përvojë. Vetëm atëherë mund të certifikohen.
Diagrama e mëposhtme përshkruan trajnimin e guidave turistike si dhe funksionet dhe rregullat
mbështetëse që janë të ndërlidhura me këtë trajnim.
Në vitin 2007 filloi një proces në përpjekje për të prodhuar grupin e parë të trajnerëve të guidave
turistike, me një grup pjesëmarrësish të përzgjedhur nga USAID për t’u trajnuar në Qipro nga WFTGA
(Federata Botërore e Shoqatave të Guidave Turistike). Trajnimi i ofruar nga WFTGA ishte trajnim
trajnerësh për guida turistike mbi “teknikat e guidave.” Si rezultat i këtij procesi, aktualisht ka gjashtë
trajnerë të njohur, mes të cilëve pesë aktualisht punojnë edhe si guida turistike. Në pesë vitet e fundit,
këta trajnerë kanë trajnuar më shumë se 200 guida të tjera në të gjithë Shqipërinë, mbështetura nga
nisma të ndryshme të USAID, GIZ dhe SNV. Gjithashtu, edhe OJQ të tjera kanë projekte të ndryshme për
“trajnim të guidave turistike” por asnjë prej tyre nuk ka akreditim nga ndonjë institucion shqiptar për ta
ofruar këtë trajnim apo për të akredituar të trajnuarit.
Operatorët turistikë zakonisht kanë guidat e veta turistike në varësi të tureve që ofrojnë. Operatorët e
mëdhenj turistikë operojnë me 4-5 guida turistike që në shumë raste janë edhe guida turistike freelance.
Operatorët turistikë i trajnojnë vetë guidat turistike dhe gjatë intervistave ngritën shqetësime të mëdha
lidhur me kostot e larta në ndryshimet e personelit. Ata pohuan nevojën për guida të trajnuara turistike,
të cilët të kenë dijet dhe aftësitë fillestare dhe me të cilët operatorët turistikë të mund të punojnë më
tej për të përshtatur aftësitë dhe dijet, në varësi të produkteve të ndryshme.
Pozicioni i përgjithshëm për këtë sektor dinamik është pozitiv dhe mjaft optimist për vitet e ardhshme.
Sipas Qendrës Europiane për Zhvillimin e Trajnimit Profesional (CEDEFOP), pavarësisht nga konkurenca
në rritje në përgjithësi në turizmin botëror, Shqipëria është ende e pazbuluar dhe po bëhet gjithnjë e më
tërheqëse për turistët që vizitojnë Europën. Në të njëjtën kohë, kemi shumë për të bërë, duke filluar nga
legjislacioni, rregullat dhe rregulloret deri në zbatimin e ligjit të ri dhe standardizimin e shërbimeve.
Funksione Mbështetëse
Zhvillim Produktesh Menaxhim Destinacioni
Rregulla
Strategjia Kombëtare e Turizmit
Ofrues
Trajnimeshprovider Guida Turistike
Ligji i Ri për Turizmin
Vizioni
Zakone Tradicionale
Kërkim mbi Tregun
Certifikim & Licensim
Praktika Informale
Trajnim trajnerësh
Tjranim për Gjurmën e
Shtegut
Praktik[ në terren
Ofrim shprehish në gjuhë të huajaanguage
skills
22
Sipas CEDEFOP, pritet një rritje e madhe në turistët e moshuar dhe turizmi kulturor dhe i trashëgimisë
natyrore pritet të jetë segmenti me rritjen më të shpejtë ndërkohë që liberalizimi, tregu i brendshëm
dhe Euro pritet të marrin më shumë rëndësi për zhvillimin e mëtejshëm të Turizmit.
Nga intervistat, rezultoi se ekziston nevojë e madhe për guida turistike profesioniste për Turizmin
natyror dhe kulturor. Ndonëse teknikisht burimi i forcës së punës për industrinë janë Fakultetet e
Turizmit, Shkollat Profesionale dhe disa Qendra Profesionale, në realitet, sipas bizneseve të ndryshme
turistike, këto kanë personel të papërshtatshëm, shpesh pa lidhje me Turizmin, të cilët nuk mund ta
ofrojnë këtë trajnim specifik. Pritet që me ligjin e ri, guidat turistike do të kenë nevojë për licensë që të
mund të ofrojnë guidim. Licensa duhet të jepet pasi guida turistike të ndjekë një kurs dhe të ketë
përftuar dijet e duhura. MZHUT është ende në procesin e planifikimit se si do të zbatohet e gjithë kjo
dhe të vendimit se kush do ta ofrojë trajnimin dhe vlerësimin. MZHUT pritet të jetë drejtuese e procesit
dhe organi certifikues i përzgjedhur do të duhet të përmbushë kriteret e vendosura nga WFTGA.
4. Strategjia e Sektorit
4.1 Strategjia e Gjithanshme e Sektorit Ky kapitull ofron një përshkrim të shkurtër të mënyrës se si mund të nxiten ndryshimet në sistemin e
tregut. Vizioni i RisiAlbania për një sistem tregu që funksionon më mirë është ai ku bizneset e turizmit
kanë akses më të mirë në shërbimet e promovimit online, ka guida turistike profesionale më të shumtë
në numër dhe të trajnuar më mirë, ka grumbullim dhe shpërndarje më të efektshme të informacionit
për tregun si dhe produkte më të shumëllojshme turistike që i përgjigjen potencialeve të paeksploruara
të destinacioneve turistike në Shqipëri. Secila prej këtyre fushave mund të formojë një ndërhyrje të
veçantë por ekziston shumë potencial edhe për ndërhyrje të ndërthurura, duke pasur parasysh edhe
natyrën e tregjeve të ndërlidhura në turizëm. Për shembull, çdo ndërhyrje që synon përmirësimin e
produkteve turistike në një zonë mund të kombinohet me informacion të përmirësuar për tregun mbi
potencialet e asaj zone dhe/ose me vizibilitet më të mirë online të produkteve të reja dhe bizneseve
pjesëmarrëse.
Të gjitha këto fusha synojnë performancë më të lartë të bizneseve të turizmit që do të tërheqë më
shumë turistë dhe do të gjenerojë më shumë të ardhura për këto biznese teksa këto zgjerohen dhe
investojnë në vende të reja pune. Bazuar në analizën e pengesave dhe funksioneve kryesore
nënperformuese, më poshtë janë zhvilluar katër fushat e ndërhyrjes që janë identifikuar si më praktiket
në kontekstin e nismës së RisiAlbania. Ndërhyrjet e propozuara mund të nxisin ndryshimet e nevojshme
në sektorin e Turizmit në Shqipëri. Ato janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe me të tjera ndërhyrje të
mundshme, duke ndikuar kështu në përmirësimin e sektorit dhe duke sjellë rezultate të prekshme.
4.2 Ndërhyrje të Propozuara Ky seksion shtjellon sugjerimet për ndërhyrje më konkrete në katër fushat e identifikuara.
23
Ndërhyrja 1: Shërbime të promovimit online Ndryshimi: Mbështetur edhe në intervistat dhe diskutimet në fokus-grupe, vizibiliteti online dhe
promovimi online janë çështje kyçe që pengojnë më shumë shitje dhe rritje të biznesit. Të qenit më të
dukshëm dhe shitja online ofrojnë mundësinë për një përqasje të drejtpërdrejtë të palëve përballë
njëra-tjetrës; kjo mund t’iu shërbejë interesave specifike të bizneseve dhe ofron fleksibilitet të madh për
sa i përket përshatjes së përmbajtjes sa herë që të nevojitet. Kjo metodë promovimi është relativisht e
pakushtueshme dhe matja e efektshmërisë është shumë e lehtë për shkak të mjeteve analitike online.
Kjo ndërhyrje synon të përforcojë përdorimin e promovimit online si mjet që bizneset e turizmit mund ta
përdorin për ta bërë veten më të dukshëm dhe më tërheqës.
Partneri: Një sugjerim do të ishte vendosja e partneritetit me kompani ekzistuese marketingu apo
ofrues shërbimesh për promovim online që janë të interesuar t’i shërbejnë sektorit të Turizmit, që kanë
njëfarë përvoje me bizneset e Turizmit dhe që mund të përdorin rastet e praktikave më të mira si
shembuj për të promovuar në sytë e industrisë një përdorim më eficient të promovimit online (disa
kompani të tilla janë identifikuar gjatë këtij kërkimi). Partnerët duhet të kenë shtysat e nevojshme për t’i
shërbyer këtij sektori si dhe një strategji proaktive për mënyrën se si t’ia ofrojnë shërbimet e tyre
bizneseve të turizmit. Ata duhet të jenë të aftë të ofrojnë produkte të ndryshme dhe të jenë në gjendje
të ilustrojnë kthimin e investimit në sytë e klientëve të tyre.
Modeli: Zbatimi mund të përbëhej në tri hapa: i) përditësim i ofertës së shërbimeve të kompanive për
industrinë e Turizmit, ii) përmirësim i promovimit online të bizneseve dhe iii) mundësisht ndihmesë me
ndërtimin e tureve virtuale. Faza e parë mund të ndihmonte me përgatitjen e ofertës turistike të
kompanive të marketingut që tashmë janë në sektorin e promovimit online. Oferta e tyre e tanishme
nuk është mjaftueshëm e përqendruar apo specifike për bizneset e Turizmit. Një fazë e dytë mund të
përfshijë prezantimin e produkteve dhe ofertave në panaire të tipit B2B ose aktivitete të ngjashme “one
stop shop” ku bizneset mund të dëgjojnë edhe mbi histori suksesi dhe praktikat më të mira.
Pengesat: Kompanitë e marketingut do të duhet të përshtatin ofertat e tyre për bizneset e turizmit.
Gjithashtu, pjesëmarrja e bizneseve ka rëndësi kyçe për suksesin e panaireve apo aktiviteteve. Përgatitja
dhe përshtatja e produkteve të promovimit online që OSB-PO mund t’ua shesin bizneseve të turizmit
është hapi i parë që kompanitë duhet të ndërmarrin në përgatitje për panairet dhe B2B. Nga ana tjetër,
bizneset e Turizmit ende nuk janë të ndërgjegjshme për rëndësinë dhe vlerën e këtij shërbimi, si dhe
shpesh vuajnë mungesën e infrastrukturës (sidomos në zonat rurale). Çmimi i këtyre shërbimeve nga
kompanitë e marketingut është një tjetër pengesë sepse shumë biznese turistike i shohin si të shtrenjta.
Lehtësimi: RisiAlbania mund të lehtësojë një numër “aktivitetesh one stop shop” rajonale mbi
promovimin online, të cilat të bëjnë bashkë bizneset dhe mund të shërbejnë si platformë ku OSB-PO
mund të reklamojnë shërbimet e tyre dhe të theksojnë disponibilitetin dhe çmimet e përballueshme për
asistencë me përmirësimin e promovimit online. Aktivitetet do të shërbejnë si hapësira ku OBS të
prezantojnë veten dhe të “shesin” përfitimet e shërbimit të tyre duke sjellë shembuj të historive të
suksesit. Në të njëjtën kohë, ato do të shërbejnë si platforma B2B ku bizneset e pranishme të mund të
bëjnë të gjitha pyetjet e nevojshme dhe mundësisht të nënshkruajnë kontrata.
24
Gjetjet kanë treguar se, në krahasim me Tiranën, bizneset në rajone të tjera përballen me shumë më
tepër vështirësi për promovimin e produkteve apo shërbimeve të tyre online. Një mënyrë për t’i
ndihmuar këto biznese do të ishte lehtësimi i një “Platforme Elektronike për Turizmin” për rajonin që
promovon bizneset e cila të përfshijë edhe ture virtuale. Turet virtuale të atraksioneve të ndryshme
(qoftë edhe të muzeve apo vendeve kulturore) kanë potencial shumë të madh për të bindur vizitorët që
të udhëtojnë drejt një destinacioni të caktuar. Kjo mbart potencialin e madh edhe për të tërhequr turistë
vendas.
Ndërhyrja 2: Informacioni për tregun Ndryshimi: Siç u përmend në seksione të tjera, Turizmi përbën një industri të rëndësishme dhe në rritje
në Shqipëri. Por, edhe pse rëndësia e Turizmit për ekonominë e vendit kuptohet mirë, është e vështirë
të kuptohet niveli dhe lloji i ndikimit duke pasur parasysh sa pak të dhëna ekzistojnë. Duke qenë një
industri shumë-sektoriale me aktorë të shumtë, ka qenë tradicionalisht e vështirë të vlerësohet ndikimi
real ekonomik i Turizmit në ekonominë kombëtare (Shqipëria, ashtu si vende të tjera, ka një sistem
Llogarish Kombëtare për të përcaktuar vlerat ekonomike të PBB por Turizmi nuk mbulohet nga ky sektor
duke qenë një sektor i kërkesës). Çdo nismë për kërkim tregu, mbledhje informacioni apo shpërndarje
informacioni që mund të ndihmonte me kompensimin e kësaj mungese të dhënash do të ishte shumë e
mirëpritur nga sektori.
Modeli: Një ndërhyrje e propozuar mund të përfshijë përforcimin e funksionit të hulumtimit të tregut të
Turizmit, dhe më specifikisht zhvillimin e kapaciteteve për kërkim tregu në formën e analizave të tregut,
anketimeve të vizitorëve dhe akomodimit, kërkim për grumbullim të dhënash apo studime për
segmentimin e tregut për të ndihmuar aktorët e tregut të Turizmit që të kuptojnë ndikimin ekonomik
dhe llojet e vizitorëve të tregut turistik në rajone. Kjo mund të arrihet nëpërmjet universiteteve dhe
studentëve që bëjnë punë kërkimore në çdo rajon. Objektivat janë rritja e kapaciteteve të studentëve
për të grumbulluar të dhëna të besueshme për Turizmin dhe bashkërendimi me institucionet shqiptare
që janë përgjegjëse për grumbullimin e të dhënave për Turizmin (në nivel rajonal apo kombëtar). Këto
mund të jenë një TSO, organizata turistike apo struktura të tjera në nivel kombëtar dhe rajonal.
Ndërhyrja e propozuar mund të shfrytëzojë përvojat e së kaluarës në grumbullimin e të dhënave, të
provuara në Korçë, Durrës dhe Vlorë, si dhe të dhënat ekzistuese në kufi. Informacioni i grumbulluar do
të ishte me rëndësi për të kuptuar tregun e Turizmit dhe për zhvillimin e produkteve të reja, si dhe do të
siguronte inpute të rëndësishme për nismën e ardhshme TSA të qeverisë.
Partnerët: universitete; TSO, QIT, OJQ për Turizmin, etj.
Pengesat: Grumbullimi i të dhënave dhe mbledhja e informacionit për tregun mund të jetë një nismë e
kushtueshme dhe mund të duhet të identifikohen sponsorë. Duke patur parasysh kapacitetet e
pamjaftueshme për hulumtim të shumë aktorëve në tregun shqiptar, duhet kryer edhe një vlerësim i
kujdesshëm i kapaciteteve hulumtuese të çfarëdo partneri të mundshëm.
Lehtësimi: Studentët si hulumtues dhe grumbullues të dhënash duhet të trajnohen mbi metodologjitë e
mbledhjes së informacionit, çka mund të lehtësohet nga Risi në bashkëpunim me universitetet.
Ndërhyrja mund të përfshijë dizenjimin e procesit për grumbullimin e të dhënave në nivel rajonal;
25
bashkërendimin e grumbullimit të të dhënave; negocimin me grumbulluesit / intervistuesit vendorë;
trajnim i intervistuesve në nivel rajonal; futja e të dhënave, ose bashkërendimi i futjes së të dhënave,
ngritja e bazave të të dhënave, bashkërendimi i gjithanshëm dhe kontrolli i cilësisë së grumbullimit të të
dhënave dhe proceseve të futjes së të dhënave si dhe analizat pasuese dhe përgatitja për shpërndarje.
Rezultatet mund të luajnë një rol kyç për vendimarrjen, zhvillimin e politikave dhe planifikimin.
Gjithashtu, grumbullimi dhe analizimi i përmirësuar i të dhënave do të kontribuojë për marketing dhe
promovim të përmirësuar për shkak të identifikimit më të mirë të tregjeve dhe tipologjive dhe
preferencave të turistëve. Do të ndihmojë edhe ofrimin e shërbimeve cilësore turistike nëpërmjet
parashikimit të arritjeve dhe preferencave të sjelljes dhe do të përforcojë impaktin ekonomik të Turizmit
nëpërmjet identifikimit dhe reduktimit të rrjedhjeve.
Ndërhyrja 3: Zhvillimi i produktit Ndryshimi: Pavarësisht një game të gjerë asetesh turistike, duket se shumëllojshmëria e produkteve
është e kufizuar në Shqipëri dhe nuk pasqyron potencialet e vërteta për zhvillimin e Turizmit. Zhvillimi i
paketave të reja apo itinerareve tematike është një nga mënyrat për t’i shndërruar këto asete në
atraksione aktive dhe fitimprurëse turistike. Zhvillimi i paketave dhe itinerareve të reja që vënë në
përdorim destinacionet turistike të pashfrytëzuara do të rriste shumë numrin e turistëve në këto zona.
Këto paketa mund të zhvilloheshin shumë mirë nga aktorët e interesuar në bashkëpunim me operatorët
turistikë dhe me ndihmën e nevojshme të modelit të biznesit. Një kombinim i produkteve vendore
ekzistuese duhet të jetë në thelb të paketave të tilla (p.sh. ushqime autentike, punime me dorë, etj.) të
cilat duhet të synojnë të trajtojnë sezonalitetin dhe kohën e shkurtër të qëndrimeve turistike në
destinacion. Koncepti i rrugës apo shtegut është vënë në zbatim me sukses për vite të tëra në shumë
rajone në Europë. Rajonet shqiptare mund të ndiqnin shembullin e tyre duke zhvilluar këtë lloj Turizmi
me temë rrugën apo shtegun.
Partnerë: Përfaqësuesit aktivë të bizneseve turistike në rajone, institucionet vendore (bashkitë apo
këshillat rajonalë), organizata që punojnë në sektorin e Turizmit, artizanë dhe punues me dorë, guida
turistike, operatorë turistikë të interesuar për zhvillimin dhe shitjen e produkteve, etj.
Modeli: Aktorët kryesorë në secilin rajon mund të punojnë sëbashku ose mund të përzgjidhen 2-3
rajone pilot që mund të punojnë për zhvillimin e paketave apo itinerareve të reja. Zonat e përzgjedhura
do të punojnë për hartimin e zbatimit të një propozimi për zhvilim produkti për secilin rajon. Në këtë
frymë, rajonet do të kenë sfidën të propozojnë dhe të krijojnë në mënyrë novatore gjithnjë e më shumë
itinerare tërheqëse për t’iu ofruar klientëve përvoja të reja dhe më të pasura bazuar në produktet dhe
shërbimet tradicionale ose në ide të reja novatore. Procesi mund të pasojë fazat e gjenerimit të ideve,
zhvillimin dhe vlerësimin e konceptit të shërbimit, analizën e biznesit, zhvillim dhe testim shërbimi,
testim në treg, komercializim dhe më pas zbatim.
Pengesat: Mungesa e institucioneve për menaxhimin e destinacioneve në shumë rajone e bën
bashkëpunimin dhe bashkërendimin një sfidë. NJQVtë ose komitetet turistike në rajone shpesh luajnë
role të tilla dhe duhet të ndihmojnë sa më shumë të jetë e mundur për zbatimin.
26
Lehtësimi: Risi do të synojë të lehtësojë një proces ku aktorët vendorë t’i japin formë konkrete ideve të
tyre duke iu përgjigjur kufizimeve të identifikuara në rajone por edhe, ç’është më e rëndësishmja, duke
aksesuar potencialet e papërdorura të rajoneve për të arritur në një propozim konkret. Risi mund ta
lehtësojë këtë proces duke ofruar një konsulent për të ndihmuar rajonet që të formësojnë idetë e tyre
në plane konkrete biznesi. Më pas, Risi mund të zhvillojë konferenca rajonale (ndoshta në formën e një
konkursi) ku mund të paraqiten propozimet që rezultojnë. Më pas, Risi mund të mbështesë zbatimin e
këtyre propozimeve nëpërmjet një skeme bashkëfinancimi së bashku me bizneset.
Ndërhyrja 4: Trajnim guidash turistike Ndryshimi: Guidimi turistik angazhon të gjithë ata që përdorin shërbimet e guidave dhe njerëzit që
punojnë në të gjitha aspektet e Turizmit. Guidat turistike janë jo vetëm ambasadorë të vendit por edhe
mbrojtës të tij duke bërë çdo përpjekje për t’u siguruar që grupet që ata drejtojnë të trajtojnë me
respekt mjedisin, florën e faunën e egër, vendet e vizituara dhe monumentet, si dhe zakonet dhe
ndjeshmëritë vendore. Duke qenë se cilësia e ofertës turistike është shumë e lidhur me perceptimin e
turistëve mbi eksperiencën që kaluan, guida turistike më të shumta dhe më cilësore mund të gjenerojnë
drejtpërdrejt perceptime pozitive dhe të ndikojnë ofertën turistike duke sjellë më shumë turistë. Kjo
përkthehet në më shumë të ardhura për bizneset e turizmit. Kjo ndërhyrje synon të lehtësojë trajnime
më të shumta dhe më cilësore për guidat turistike duke krijuar gjithashtu mundësi që të rinjtë të
punojnë në këtë profesion dhe një ditë edhe të mund të hapin një biznes turizmi.
Partner: NATGA (Shoqata Kombëtare e Guidave Turistike në Shqipëri) është e vetmja Shoqatë e Guidave
Turistike në Shqipëri që është edhe anëtare e regjistruar e WFTGA (Federata Botërore e Shoqatave të
Guidave Turistike) dhe paguan rregullisht një tarifë anëtarësimi. Trajnerët e NATGA ofrojnë “teknika për
trajnimin e guidave turistike” me modulet dhe kurrikulat e përditësuara të WFTGA dhe në të kaluarën ka
ndërmarrë nisma trajnimi në rajonet e Shodrës, Tiranës, Korçës, Sarandës dhe Elbasanit. NATGA tashmë
ka finalizuar një program trajnimi të bazuar në kredite, përgatitur me asistencën dhe bazuar në
standardet e WFTGA, ku përfshihen 3 muaj trajnimi teorik intensiv dhe 250 orë praktikë që zhvillohen
përkrah një guide profesioniste me përvojë. Ky program është bashkëndarë edhe me MZHUT (ndonëse
mund të ketë nevojë të përditësohet). Në fakt, legjislacioni i ri i propozuar është shumë i ngjashëm me
këtë program, çka mund të formojë bazën për ndonjë kurrikul të re në këtë fushë.
Modeli: WFTGA nëpërmjet NATGA në Shqipëri mund të ofrojë kursin e “Trajnimit Praktik” që është i
përshtatshëm për guidat që dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre si dhe kursin “Trajnim për
Trajnerë” për guidat që do t’u pëlqente të punonin si trajnerë guidash dhe për ata që tashmë punojnë si
trajnerë guidash dhe që do të donin të përmirësonin aftësitë e tyre. Trajnerët e NATGA që janë të
certifikuar nga WFTGA tashmë ofrojnë disa prej këtyre kurseve. WFTGA është gjithashtu një partner i
rëndësishëm në këtë ndërhyrje, me anëtarë nga 80 vende dhe që përfaqësojnë më shumë se 150,000
Guida Turistike Individuale. Federata ka ngritur një rrjet ndërkombëtar guidash turistike profesioniste
dhe sot drejton forumin global për guidat turistike anekënd botës. Bazuar në intervistat, duket se
MZHUT me gjasa do të ndjekë standardet e WFTGA për certifikimin dhe licensimin e guidave të reja
turistike. Për rrjedhojë, mbështetja e kurseve të WFTGA do të ndihmojë të trajnuarit të certifikohen më
lehtë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.
27
Pengesat: Çështje të rëndësishme për sa i përket guidimit turistik duket se janë lënë për t’u përcaktuar
nga aktet nënligjore. Në Nenin 50 të Ligjit për Turizmin, kriteret e certifikimit do të vendosen nga një
rregullore e miratuar nga Ministria; në Nenin 52, krijimi dhe funksionimi i Komisionit për Certifikimin e
Guidave Turistike mbetet për t’u vendosur; dhe në Nenin 53, rregullimi i veprimtarive, detyrave dhe
përgjegjësive të guidave turistike janë po ashtu për t’u vendosur. Këto janë të gjitha fusha ku asistenca
do vlerësohej dhe me shumë gjasë do të mirëpritej nga MZHUT.
Lehtësimi: Për sa i përket kurrikulës, alternativa më interesante duket të jetë që RisiAlbania të lehtësojë
ose të mbështesë shoqatat dhe Ministrinë për të shndërruar programet e tanishme në kurrikula që
përputhen me praktikat më të mira ndërkombëtare por edhe me nevojat e tregut shqiptar dhe ligjit të ri.
Aktualisht nuk ka kurrikula specifike; por ka një program të zhvilluar nga NATGA dhe Ministria si dhe një
listë e dakordësuar e 26 subjekteve që një guidë turistike duhet të njohë. Fokusi duhet të jetë tek
kurrikulat që janë në përputhje si me nevojat e tregut ashtu dhe zhvillimet e standardizimit të MZHUT që
duhen detajuar në aktet e reja nënligjore.
Një ndërhyrje e kufizuar mund të ishte ndihma për një trajnim të përditësuar të trajnerëve nga WTFGA
sapo të jetë ngritur sistemi i akreditimit. Trajnimet apo konferencat e WTFGA janë në nëntor 2014 dhe
janar 2015. Kjo mund të bëhet duke ndihmuar ato shoqata që kualifikohen për ofrimin e trajnimit në
ligjin e ri. Ndonëse ky është një aktivitet që ndodh vetëm një herë, ai mund të ndihmojë shoqatat dhe
aktorët e interesuar që të kenë kapacitetet e duhura të përditësuara për të trajnuar guida turistike
Shqiptare.
28
Shtojca 1 – Analizë e zgjeruar e funksioneve dhe rregullave kyçe
I – Funksionet mbështetëse
1. Informacioni: Informacioni turistik në Shqipëri përballet me një numër sfidash që lidhen si me
disponibilitetin ashtu dhe me shpërndarjen. Aktorë të tillë si turistë, sektori privat dhe qeveria shpesh
kanë vështirësi për të gjetur të dhëna apo informacion të nevojshëm. Nismat për informacion rajonal
dhe faqe interneti promovuese rajonale janë të shpërndara ndërsa në destinacionet QIT ato mungojnë
ose nuk funksionojnë në mënyrë të efektshme.
On line: Ndërkohë që informacioni online tani është i disponueshëm, ky kanal i rëndësishëm
komunikimi ka ende rrugë të gjatë për të bërë në mënyrë që të ofrojë të dhëna të mjaftueshme.
Në nivel kombëtar, operatorët turistikë dhe organizatat e ndryshme turistike shpërndajnë
informacion nëpërmjet faqeve të tyre të internetit ndërkohë që AKT njihet më shumë për
menaxhimin e faqes www.albania.al. Në nivel vendor, NJQV-të shpërndajnë harta, video, foto
dhe informacione të tjera specifike për destinacione nëpërmjet faqeve të tyre të internetit për
të promovuar një rajon apo pikë për t’u vizituar. Megjithatë, kjo veprimtari grumbullimi dhe
shërndarjeje bëhet në mënyrë sporadike dhe NJQV-të shpesh pretendojnë se iu mungon
financimi dhe trajnimi për të mirëmbajtur kanalet online të informacionit.
Kanalet informale, kontaktet personale ose “fjala” janë shumë të rëndësishme në Shqipëri, edhe
për shkak të informalitetit të lartë në sektor. Sidomos turistët vendas i përdorin shpesh këto
kanale informale dhe rekomandime personale për të zgjedhur një hotel apo restorant. Shumë
biznese në bregdet ose në zona të ndryshme rurale varen nga turistët që kthehen përsëri në
biznesin e tyre dhe mbështeten më së shumti në kontaktet personale për të rekrutuar klientë të
rinj.
Në Shqipëri nuk ka më shumë se sa 10 QIT që funksionojnë dhe këto ofrojnë shumë pak libra
udhëzues, harta, një gamë librash reference dhe botime të tjera për destinacionet që përdoren
nga turistët. Roli i tyre është edhe të ofrojnë informacion që mbulon një gamë nevojash të
turistëve, përfshi transportin, informacion që lidhet me destinacionet, atraksionet, rregulla
doganore dhe konsiderata që lidhen me shëndetin dhe sigurinë, por ky lloj informacioni ose
mungon ose nuk është i përditësuar. Shumë shpesh QIT-ve iu mungon personeli i përshtatshëm
ose i kualifikuar për t’iu shërbyer nevojave dhe kërkesave të turistëve. Ka pasur disa nisma nga
kompani të tilla si Çelësi në bashkëpunim me bashkitë për të hapur QIT në të gjithë Shqipërinë,
por kjo çoi në disa librari që shisnin libra udhëzues dhe nuk u shoqërua me shërbim profesional
për t’u ofruar informacion turistëve. Edhe aty ku QIT ekzistojnë, ato rrallë janë të integruara në
një rrjet me njëra-tjetrën. Kemi edhe disa shembuj nga Korça, Gjirokastra, Pogradeci ose Kukësi
ku QIT u hapën me nismën e OJQ-ve ose donatorëve, por tani nuk funksionojnë si qendra
profesionale. Kjo ndodhi për shkak të mungesës së bashkëpunimit midis institucioneve vendore
dhe aktorëve të tjerë në rajonet/qytetet, por edhe për shkak të mungesës së qëndrueshmërisë
së shumë projekteve që synonin t’i ringrinin këto qendra.
Burime të tjera: Burime të tjera informacioni janë revistat dhe media. Media sidomos në vitin e
fundit ka mbuluar gjerësisht zhvillimet në sektor çka ka ndihmuar për të tërhequr jo vetëm
turistë të huaj por edhe vendas në destinacione që kanë qenë pak të njohura. Panairet e
29
industrisë së udhëtimit dhe Turizmit po ashtu kanë luajtur një rol të rëndësishëm për ta hapur
industrinë përballë investitorëve dhe publikut. Edhe media sociale ka përjetuar një kapërcim ku
gjithnjë e më shumë biznese e përdorin për të shpërndarë informacion. Edhe institucionet dhe
agjencitë qeveritare janë bërë gjithnjë e më të pranishme në media të ndryshme dhe median
sociale.
2. Marketingu dhe promovimi: produkti turistik në Shqipëri, qoftë ky kombëtar, rajonal, apo me bazë
destinacionin, zakonisht zhvillohet pa ndjekur një cikël koherent të produktit dhe marketingu shpesh
bëhet në mënyrë sporadike për biznese individuale pa ndonjë strategji të integruar marketingu që të
synojë turistët kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Kohët e fundit, Shqipëria ka zgjedhur një fushatë zyrtare
brandimi me temën “Ndiq Rrugën Tënde,” e synuar për ta marketuar vendin nën këtë slogan për të
promovuar më mirë potencialet turistike, mundësitë e pafundme për investime, potencialin intelektual
dhe identitetin tonë kombëtar. AKT ka rolin kryesor për të drejtuar marketingun dhe promovimin e
Shqipërisë nën këtë slogan. Në nivel kombëtar, pjesëmarrja e qeverisë dhe një numri biznesesh të
konsoliduara në panaire udhëtimesh të tilla si ITB Berlin dhe WtM Londër të cilat janë mjaft të
konsoliduara, është një prej veprimtarive kryesore të marketingut dhe promovimit. Kohët e fundit, edhe
“Lonely Planet” si një prej udhërrëfyesve më të mëdhenj turistikë në botë e ka zbuluar Shqipërinë dhe
jehona e tij me siguri do të ndikojë reputacionin në rritje të Shqipërisë ndërkombëtarisht si destinacion
që ka aq shumë për të ofruar, përfshi tani tipe të ndryshme të turizmit aventuror. AKT dhe organizata të
tjera rajonale organizojnë edhe udhëtime familjarizuese (fam trip), jo vetëm për të eksploruar
potencialin e Shqipërisë për produkte turistike me potencial të lartë, por edhe për të ndarë përvojat me
operatorët turistikë vendas që përqendrohen në tregje specifike (p.sh. turizëm natyror, aventuror ose
kulturor). Në nivel destinacioni, marketingu duhet trajtuar pjesërisht nga ZSHT të ngritura në çdo rajon
me funksione të tilla si promovim destinacionesh, përfshi brandim dhe imazh, fushata për të nxitur
rritjen e MSME, shërbime informimi, lehtësim rezervimesh, menaxhim të marrëdhënieve me klientët,
etj.
3. Informacion mbi tregun: Ekziston shumë pak kërkim tregu dhe shpërndarje e informacionit për
tregun lidhur specifikisht me Turizmin në nivel vendor, rajonal dhe kombëtar në Shqipëri, çka do të
ndihmonte për të kuptuar tregjet turistike dhe sjelljen e turistëve. Ky informacion mbi tregun është
thelbësor për të zhvilluar një ofertë turistike konkuruese dhe për të siguruar konkurueshmërinë e
bizneseve në rajone të ndryshme. Do të ndihmonte edhe për të drejtuar investimet në drejtimin e
duhur. Vitin e fundit ka pasur disa nisma në rajone të ndryshme që synojnë të përmirësojnë ofrimin e
informacionit specifik si për shembull në Korçë ku janë kryer disa anketime periodike vizitorësh dhe
akomodimi dhe janë identifikuar fusha për përmirësim dhe novacion të produktit turistik (për shembull,
Festa e Birrës, tashmë e famshme, në Korçë u krijua si rezultat i këtij hulumtimi të tregut). Përpjekjet për
të riprodhuar nisma të tilla në rajone të tjera të Shqipërisë pengohen nga mungesa e financimit, dijeve
dhe kapaciteteve, si dhe nga mungesa e një organi bashkërendues për të zhvilluar procesin në shumicën
e rajoneve.
4. Rezervime: Turistët vendas në Shqipëri shpesh rezervojnë me anë kontaktesh personale dhe duke
kontaktuar drejtpërdrejt vendin e preferuar të akomodimit ndërsa përdorin rrallë faqet e internetit të
hoteleve apo platforma online si albania-hotel.com, albaniahotelsbooking.com, etj. Këto përdoren më
30
shumë nga turistë të huaj, në rastet kur këta nuk kanë ardhur në Shqipëri me anë të një operatori
turistik. Në dy vitet e fundit, numri i hoteleve të regjistruara në platformat ndërkombëtare si
booking.com është rritur dhe aktualisht është rreth 300. Disa prej hoteleve në qytetet kryesore pohuan
se 70% e rezervimeve në hotelet e tyre tani ndodhin nëpërmjet booking.com. Gratë marrin një rol të
rëndësishëm në këtë funksion meqenëse shpesh punësohen si recepsioniste ose menaxhojnë
marrëdhëniet me klientët dhe kujdesin për klientin në hotele dhe operatorë turistikë.
5. Promovimi online: Ky funksion konsiderohet thelbësor për promovimin e bizneseve/shërbimeve
turistike dhe të gjitha destinacioneve turistike duke pasur parasysh rëndësinë në rritje të internetit në
mënyrën se si bizneset shesin produktin e tyre. Ekzistojnë BSP, shpesh edhe hotele e operatorë turistikë
në Shqipëri, që ofrojnë shërbime tërësore marketingu online me fokus të qartë tek industria e Udhëtimit
dhe Turizmit. Këto përfshijnë: platforma të përbashkëta online të hoteleve dhe operatorëve turistikë;
dokumente informative online në faqet e internetit të AKT ose NJQV të tilla si linqe të industrisë së
Turizmit, kalendarë turistike aktivitetesh ose shpalljesh për festivale dhe aktivitete të tjera; një numër
reklamash tani kanë rritur praninë e tyre në faqe të ndryshme të mediave në internet, etj. Megjithatë,
pjesës më të madhe të bizneseve turistike që iu shërbejnë turistëve i mungon vizibiliteti online dhe ende
iu mungojnë kapacitetet për ta zhvilluar atë.
6. Bashkëpunimi: Në Shqipëri, bashkëpunimi midis të gjithë aktorëve, por sidomos mes bizneseve
turistike që mbulojnë zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë për produktin turistik në destinacion, është
mjaft problematik, si horizontalisht (brenda sektorit) ashtu dhe vertikalisht (midis biznesit dhe qeverisë).
Arsyet për këtë janë të shumta. Duket se bizneset nuk i besojnë njëri-tjetrit dhe rrallë marrin pjesë/
ftohen në diskutime mbi çështje strategjike të Turizmit. Ka edhe një mungesë të një organi të efektshëm
bashkërendues në shumë rajone dhe destinacione. Informacioni dhe ndërgjegjësimi mbi rolet dhe
përgjegjësitë në shumë nivele mungojnë. Ekzistojnë nisma për zhvillimin dhe menaxhimin e
destinacioneve në Shqipëri që kërkojnë të krijojnë dhe promovojnë produktin turistik nëpërmjet
bashkëpunimit më të mirë dhe që synojnë të rrisin aftësinë e destinacioneve për të përfituar nga
Turizmi. Shembuj të mirë janë karnavalet në Shkodër, panairet e artizanatit në Gjirokastër, Festa e Birrës
në Korçë, etj.
7. Trajnim / këshilla për biznesin: Gjatë punës në terren dolën në pah një numër nevojash specifike për
trajnim për biznesin. Sektori privat, sidomos ofrues të ndryshëm të shërbimeve në turizëm, hotele dhe
restorante, kanë nevojë për këshilla biznesi për të siguruar mbi të gjitha praktika të mira menaxhimi.
Menaxhimi shpesh kryhet në mënyrë të centralizuar dhe autoritare dhe strukturat e biznesit nuk janë të
ndara mirë në sektorë të specializuar. Një tjetër pengesë ku bizneset kërkuan ndihmë është ajo e
ndryshimeve të shpeshta në ligj dhe praktika që kanë krijuar njëfarë çoroditje në sektorin privat për sa i
përket standardeve dhe kërkesave më të fundit. Bizneset shpesh janë të painformuara se çfarë
ndërhyrjesh mund të nevojiten për t’ua përshtatur bizneset e tyre këtyre ndryshimeve të reja (qoftë kur
kanë të bëjnë me hapjen e bizneseve të reja ashtu dhe me përmirësimin e atyre ekzistuese). Kjo do të
jetë veçanërisht e rëndësishme kur standardet e reja të kërkuara të hyjnë në fuqi. Në lidhje me këtë,
gjatë intervistave, një pjesë e pronarëve të hoteleve dhe operatorëve turistikë pohuan se preferojnë gra
në role menaxhimi dhe finance duke marrë parasysh aftësinë e tyre për ta përshtatur më mirë biznesin
me ndryshimet e reja.
31
8. Zhvillimi i produktit turistik: Procesi i zhvillimit të produktit krijon mundësi për punësim dhe ndikon
ndryshime dhe investime në bazë të kërkesave të tregut, ndërkohë që në të njëjtën kohë përmirëson
cilësinë e jetës të komuniteteve vendore. Procesi i zhvillimit apo përmirësimit të produktit turistik, nëse
ndërmerret bashkërisht me komunitetet vendore, ndihmon për të rritur ndërgjegjësimin mes tyre edhe
mbi nevojën për ruajtjen e vlerave tradicionale në gatim, ndërtim, vende për t’u vizituar, etj.
Ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e procesit të zhvillimit të produktit tani është për herë të parë në nivelin e
duhur në Shqipëri. I tillë është edhe ndërgjegjësimi i bizneseve mbi nevojën për të bashkëpunuar për
produkte / paketa të reja të përbashkëta dhe më të mira. Ndërkohë, disa faktorë të tjerë që ndikojnë në
këtë funksion do të kërkojnë më shumë kohë për të ndryshuar, të tilla si situata e infrastrukturës, sfidat
e menaxhimit të mbetjeve, reforma e tokës në proces, perceptimet nga jashtë lidhur me sigurinë,
mungesa e marketingut të destinacioneve në nivel rajonal, etj.
9. Infrastruktura dhe transporti: Transporti ajror: I vetmi aeroport që funskionon në Shqipëri është
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, i cili ndodhet rreth 18 km në veriperëndim të Tiranës. Tirana ka një
pozicion të favorshëm gjeografik sepse ndodhet mesatarisht 3 orë fluturim larg nga qytetet kryesore të
Europës, çka e bën një destinacion udhëtimi sa një “kërcim i shpejtë” (dmth akses i lehtë) nga tregjet
kryesore gjeneruese europiane. Edhe pse trafiku ajror është rritur në mënyrë të konsiderueshme, ai
mbetet i moderuar për sa i përket gamës së numrit të linjave ajrore dhe numrit të qyteteve euorpiane
nga dhe në të cilat udhëtohet. Po ashtu, Tirana nuk lidhet drejtpërdrejt me ndonjë kontinent tjetër dhe
në Shqipëri mungojnë linjat popullore me kosto të ulët. Kjo demonstron se vendi përballet me
konkurencë të fortë nga destinacione më të konsoliduara në vendet fqinje lidhur me numrin e
mbërritjeve turistike ndërkombëtare. Ekspertët e intervistuar besojnë se prezantimi në Shqipëri i linjave
popullore me kosto të ulët si ryanair, easyjet, skyeurope, whizzair, germanwings, etj. që fluturojnë në
vendet fqinje konkuruese, jo vetëm do të rriste numrin e turistëve individualë ndërkombëtarë në
Shqipëri, por do të lehtësonte edhe udhëtimin në Shqipëri të turistëve nga tregjet kryesore gjeneruese,
të tilla si Mbretëria e Bashkuar dhe Europa Perëndimore të cilat janë tregu parësor për Turizmin kulturor
dhe natyror.
Transporti rrugor: ky është transporti kryesor brenda vendit me anë të mjeteve publike (autobusë ose
furgona) ose transportit privat. Sistemi i transportit është më i organizuar rreth qyteteve kryesore dhe
mjaft i paorganizuar në zonat rurale. Shoferët e transportit publik nuk janë të trajnuar me ndonjë aftësi
specifike Turizmi dhe afishimi i orareve dhe kostove të udhëtimit nuk është gjithmonë në dispozicion të
vizitorëve. Shërbimet për marrjen me qera të makinave ofrohen kryesisht në Tiranë nga kompani të
ndryshme të cilat gjenden edhe online nëpërmjet portaleve si rentalcars.com. Një prej arritjeve më të
mëdha kohët e fundit ishte përfundimi i korridorit autostradë Durrës – Kukës – Morinë, një aks i
rëndësishëm me gjatësi 170 km, i cili lidh kryeqytetin dhe portin e Durrësit me shtetin e ri të Kosovës.
Udhëtimi hekurudhor: Hekurudha në tërësi nuk është më funksionale por disa segmente të shkurtra të
saj, edhe pse të amortizuara, po bëhen një atraksion për turistë të huaj individualë që kërkojnë
aventurë, sidomos linja që kalon në fshatrat e Librazhdit. Gjithsesi, kushtet e linjës janë të amortizuara
dhe nuk rekomandohet. Transporti nga uji: ky kryhet nëpërmjet 4 porteve: Durrësi, Vlora, Saranda dhe
Shëngjini. Porti më i madh dhe më i rëndësishëm është Porti i Durrësit, i cili zë 81.8% të të gjithë
32
transportit detar të vendit,11 me Mjedise Tragetesh, Linja Cruise dhe jahtesh. Një traget i rregullt liqeni
lidhte qytetin maqedonas të Ohrit me Pogradecin gjatë verës. Linja sjell vetëm njerëz nga Maqedonia
dhe këta duhet të kthehen me të njëjtën linjë pasi ndalojnë për një pushim të shkurtër në Pogradec.
Për tregjet ndërkombëtare, Shqipëria është e vendosur në rrethinat e Europës Lindore dhe është
destinacion kryesisht për turistë që përdorin transportin ajror për udhëtimin. Shumica e turistëve, të
cilët arrijnë nga ajri për pushimet e tyre, përgjithsësisht janë të llojit me kërkesa të larta për sa i përket
shërbimeve. Në këtë kontekst, Shqipëria duhet të vendosë marrëdhënie të drejtpërdrejta me pikat më
të larta të nisjes së fluturimeve në tregjet kryesore, duke i bërë këto lidhje më eficiente dhe konkuruese.
Fluturimet e lira, çarterat, fluturimet direkte si dhe shtysa të ndryshme për bizneset do të lehtësonin
Turizmin që arrin i organizuar në grupe dhe paketa në Shqipëri. Gjithashtu, nëpërmjet produkteve
tërheqëse jashtë sezonit veror, Shqipëria mund të thithë grupe turistësh që qëndrojnë në bregdet gjatë
pranverës ose vjeshtës, por kjo sigurisht kërkon ekzistencën e hoteleve që përmbushin standardet
ndërkombëtare, duke ofruar shërbime tërheqëse dhe veprimtari për kohë të lirë, kombinuar me një
strategji agresive marketingu.
Aksesi i lehtë në një destinacion turistik konsiderohet si një prej faktorëve më të rëndësishëm për
sektorin e Turizmit, por i tillë është edhe transporti për në atë destinacion. Në vitet e fundit në Shqipëri,
infrastruktura rrugore është përmirësuar ndjeshëm ku ka një numër projektesh në punë e sipër për të
përmirësuar edhe më tej lidhjet tokësore të transportit (segmente të tilla si Tiranë-Elbasan, Levan-
Tepelenë, Fier-Vlorë, Gjirokastër-Sarandë, Rruga e Arbrit, Korçë-Tiranë, etj janë thuajse funksionale). Në
sektorin e infrastrukturës dhe transportit, si kategori e rëndësishme e zinxhirit të vlerave të Turizmit,
Shqipëria ka nevojë për standardizim të cilësisë së shërbimit, aftësi turistike të shoferëve, mirëmbajtje
të automjeteve, aftësi të shërbimit për klientin dhe zbatim të legjislacionit për trafikun, sidomos lidhur
me kufijtë e shpejtësisë. Akreditimi i automjeteve për turizëm dhe standardizimi i çmimeve do të
ndihmonte në këtë drejtim. Nevojitet edhe ngritja e qendrave të ndihmës për turistët në të gjitha pikat e
hyrjes në vend si dhe përmirësimi i mjediseve të tanishme. Një fushatë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e
mjedisit po ashtu nevoijtet shumë dhe disa hapa pozitive janë ndërmarrë këtë vit, si nga qeveria ashtu
edhe nga shoqëria civile.
10. Akomodimi: Për sa i përket akomodimit, sipas informacionit të ofruar nga Instituti i Statistikave
(INSTAT), Shqipëria në vitin 2011 kishte 19,905 shtretër, ndërsa bazuar në të dhëna të mbledhura nga
ZSHT, kapaciteti i përllogaritur i shtretërve për vitin 2011 ishte 23,768. Pra shpesh përballemi me shifra
kundërshtuese të ofruara nga INSTAT dhe ZSHT. Po ashtu, duhet vërejtur që numri i shtretërve është më
i madh se shifrat duke marrë parasysh ekzistencën e një nënsektori të madh informal të dhomave
private, si dhe numrin e madh të shtëpive të dyta të pushimit që kanë shumë familje, të cilat janë të
paregjistruara dhe nuk përfshihen në numrin total. Kjo tregon një disbalancë në informacionin për
tregun. Nuk ka kategorizim të njësive të akomodimit, pavarësisht faktit që jo të gjitha njësitë e
regjistruara të akomodimit janë hotele. Në fakt, nga viti 2008, në Shqipëri nuk është e detyrueshme që
njësitë e akomodimit/hotelet të klasifikohen me yje apo ndonjë sistem alternativ, ndaj aktualisht nuk ka
informacion mbi numrin e njësive të klasifikuara me 1 deri në 5 yje. Aktualisht, vetëm një pjesë e vogël e
11
Burimi: http://aida.gov.al; http://www.abcci.com/abccisite/infrastructure-utilities/
33
hoteleve /njësive të akomodimit mund të konsiderohen me cilësi të lartë, ndërkohë që tregu
ndërkombëtar i Turizmit kërkon që mjediset e hotelerisë të jenë me cilësi të mesme deri të lartë. Një
tjetër dobësi është që sektori i Turizmit ka pak struktura akomodimi që kanë përfshirë shërbime shtesë
si pishina të brendshme dhe të jashtme, salla konferencash, etj., të cilat tërheqin klientët dhe ofrojnë një
produkt më të pasur.12 Me ligjin e ri (ende në fazë përgatitjeje), kategorizimi i hoteleve dhe njësive të
tjera të akomodimit me sistemin e yjeve me gjasë do të jetë një kërkesë edhe pse vazhdon të diskutohet
nëse ky standardizim do të jetë i detyrueshëm apo mbi baza vullnetare.
11. Veprime dhe avokati e përbashkët: Vitet e fundit, industria e Turizmit në Shqipëri ka përmirësuar
përfaqësimin dhe avokatinë drejt veprimeve të përbashkëta për një mjedis rreth bizneseve të Turizmit
të tillë që nxit rritjen. Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) ka qenë veçanërisht aktive në forcimin e
partneritetit midis sektorëve publikë dhe privatë. Megjithatë, ka ende shumë sfida në lidhje me
avokatinë. Përfaqësimi në nivelin vendor, rajonal apo të destinacioneve, si dhe përfaqësimet përgjatë
nënsektorëve të ndryshëm të industrisë, mungojnë. Shumë shqetësime të industrisë janë ende për t’u
sjellë në vëmendjen e qeverisë ndërkohë që partneriteti publik-privat ka nevojë të trajtojë çështjet që
nuk mund të zgjidhen vetëm nga sektori privat. Situata aktuale e përfaqësimit dhe avokatisë po ashtu po
krijon një mungesë bashkërendimi brenda dhe ndërmjet rajoneve dhe destinacioneve të ndryshme
teksa ndërhyrjet për përmirësimin e produktit nuk janë të integruara me njëra-tjetrën.
12. Menaxhimi i destinacionit: Menaxhimi i destinacionit është bashkërendimi dhe integrimi i të gjithë
elementëve të përzierjes së destinacioneve në një zonë të caktuar gjeografike bazuar në një strategji
dhe plan të përcaktuar për Turizmin. Elementët e menaxhimit të destinacioneve janë të shumllojshme
dhe shpesh janë përgjegjësi e një game entesh të sektorëve publikë dhe privatë. Menaxhimi i
destinacioneve është një proces që siguron që përvoja e vizitorit të jetë me cilësinë më të lartë të
mundshme dhe vazhdon të zhvillohet dhe përshtatet për të përmbushur nevojat dhe pritshmëritë e
vizitorëve. Në linjë me një përqasje kolektive dhe holistike – ai është ngjitësi që mban bashkë një
varietet partnerësh të ndërvarur, bashkëekzistues që së bashu mund ta bëjnë një destinacion diçka më
të madh se sa thjesht shuma e pjesëve të tij. Destinacionet me menaxhimin më të mirë janë dhe ato që
me gjasë mund të shkëlqejnë në tërheqjen e investimeve të reja, në në ruajtjen e vendeve të punës me
vlerë të shtuar, në sjelljen e talenteve të reja dhe në stimulimin e novacionit. Kjo çështje që përbën
shqetësim të përbashkët në të gjitha rajonet (siç tregohet nga fokus-grupet dhe intervistat) dhe është
një prej shkaqeve kryesore për mungesën e qëndrueshmërisë së të gjitha nismave, projekteve dhe
programeve në turizëm. Gjithashtu, në Strategjinë e re për Turizmin, MZHUT e ka një nga prioritetet e
veta kryesore menaxhimin e destinacioneve dhe krijijmin e strukturave/platformave të reja në
menaxhimin e tyre, sidomos me qëllim ndërtimin e një mjedisi të përshtatshëm, marketingun më të
mirë për destinacionet, ofrimin më eficient në terren, përvojë të përmirësuar të turistëve në
destinacion, si dhe menaxhim më të mirë të aktorëve. Strukturat e Menaxhimit të Destinacioneve mund
të shërbejnë si mekanizma për bashkërendim dhe bashkëpunim të të gjithë palëve dhe aktorëve në
zinxhirin e vlerave të Turizmit, sidomos në këtë kohë kur bashkërendimi i përbashkët nevojitet shumë
por ende mungon një strukturë/organizatë drejtuese që të menaxhojë destinacionet turistike.
12
Projekt Strategjia për Turizmin 2014 - 2020
34
13. Zhvillimi i burimeve njerëzore: Nga bizneset e Turizmit ky konsiderohet si jetësor – duke qenë se
Turizmi është një industri e orientuar kah shërbimet. Me qëllim që të sigurohet një cilësi e lartë e
shërbimeve, ka nevojë të ofrohen në trajnim një gamë e gjerë profesionesh të ndryshme sepse
aktualisht nuk përmbushin standardet e përcaktuara nga kërkesat e industrisë dhe pritshmëritë e
turistëve. Në Shqipëri ka shumë kritika për qëndrimet dhe aftësitë e personelit të shërbimit që punon në
sektor edhe pse shumë herë, aftësitë e mira ndërpersonale dhe ngrohtësia e mikpritjes lavdërohen.
Gjatë punës në terren, bizneset kanë raportuar mungesën e disponibilitetit të personelit me aftësitë
bazë dhe disponibilitetin e kufizuar të trajnimit profesional si pengesa për performancë dhe zhvillim.
Mungesat e raportuara në aftësitë prioritare, të cilat ka nevojë të trajtohen për të mbështetur rritjen e
sektorit janë aftësitë e shefave (të kuzhinës), aftësitë e shërbimit për klientin dhe aftësitë
menaxheriale. Ekzistojnë një numër shkollash profesionale në Shqipëri të cilat ofrojnë diploma lidhur
me hotelerinë dhe Turizmin. Megjithatë, studentët që diplomohen nga këto shkolla rrallë kërkohen
sepse shumë biznese ende nuk e kanë kuptuar vlerën që ka investimi në personelin e tyre.
14. Guidimi turistik: Ky profesion deri tani ka qenë praktikuar nga individë me interes ose pasion për
Turizmin, trajnuar nga operatorë turistikë, federata sportive ose nisma të mëparshme të donatorëve.
Profesioni ka qenë kryesisht i parregulluar me trajnime që janë ofruar në mënyrë sporadike dhe në
mungesë të një sistemi të dakordësuar për certifikim dhe licensim. Tani, me ligjin e ri për Turizmin, guida
turistike është një profesion i njohur zyrtarisht që do të ketë nevojë të marrë trajnimin e kërkuar dhe të
certifikohet për të kryer ture turistike. Certifikata do të jepet pasi guida turistike të kenë përfunduar një
kurs dhe të ketë njohuritë e nevojshme teorike dhe praktike. Megjithatë, ky proces është ende për t’u
strukturuar nga aktet e nevojshme nënligjore dhe duket se deri më tani nuk ka ndonjë strategji burimesh
njerëzore dhe aftësish për guidat turistike të cilat, siç treguan intervistat, nevojiten shumë. Mundësitë
për ofrimin e trajnimit profesional në këtë profesion nuk janë të qarta, dhe shkollat e hoteleri-turizmit
në një numër qytetesh apo nisma të ndryshme aktuale dhe të mëparshme të agjencive ndërkombëtare
që synojnë të ndërtojnë kapacitetet e tyre janë të shpërndara në mënyrë sporadike.
15. Shërbimet financiare: Investimet në produkte dhe shërbime të reja turistike (ose përmirësimi i atyre
të tanishme) kërkon akses të lehtë në financa dhe produkte të tjera financiare të tilla si siguracionet.
Instrumentet për financimin e sektorit privat në turizëm në Shqipëri janë:
Bankat (transferta bankare; depozita; kredi hipotekore dhe konsumatore; kredi biznesi;
shërbime kartash) vazhdojnë të ofrojnë kredi me interesa të larta dhe nuk kanë ndonjë politikë
për të mbështetur posaçërisht Turizmin. Për shembull, Banka Pro Credit po mbështet
teknologjitë e reja (eficiencën e energjisë) në shtëpitë/bizneset që duan të përmirësohen. Banka
Credins (dhe ndoshta disa banka të tjera) po ashtu ofrojnë asistencë teknike falas për e-tregti
nëse dikush ka një faqe internet dhe do të donte të zhvillonte shitje a shërbime me e-tregti, por
pa ndonjë fokus specifik në industrinë e Turizmit.
Kompanitë e sigurimeve (sigurime jete dhe jo-jete; garanci). Çmimet e këtyre janë ende shumë
të larta. Për shembull, siguracioni për jetën për një turist nga Gjermania që vjen në Shqipëri
është mjaft i lartë dhe nuk mund të mbulohet nga një agjenci e vogël udhëtimesh apo operator
turistik i vogël.
Fonde vendore dhe rajonale nga qeverisja vendore (bashki; këshilla rajonalë).
35
Donatorët ndërkombëtarë nëpërmjet projekteve dhe mikrokredive (Banka Botërore, Shërbimet
Këshillimore të Biznesit nga EBRD, USAID, etj.).
Sipas intervistave, bizneset e Turizmit në përgjithësi ende nuk preferojnë të marrin hua nga
bankat për investimet e tyre sepse i konsiderojnë interesat e bankave si shumë të larta.
Gjithashtu, nuk ka thuajse fare produke financiare që të jenë synuar në mënyrë specifike për
Turizmin në treg, përfshi këtu grantet dhe fondet rajonale.
16. Planifikimi për Turizmin: Ky konsiderohej nga diskutimet në fokus-grupe si funksion shumë i
rëndësishëm sepse është hapi i parë drejt zhvillimit të një produkti gjithëpërfshirës turistik dhe drejt
pasjes së një strategjie të efektshme promovimi për industrinë, që të përfshijë të gjithë aktorët e
Turizmit. Në disa zona, planet e veprimit në turizëm janë zhvilluar në Korçë, Berat, Pogradec, Pukë, Fier,
Prespë, Vithkuq, Petrelë, etj., mbështetur nga projekte ose donatorë të ndryshëm. Megjithatë, ky
zhvillim i planeve të Turizmit ka qenë sporadik dhe kryesisht i nxitur nga donatorët. Sot, planet
ekzistuese nuk janë rishikuar dhe pak bashki kanë iniciuar procese të ngjashme.
17. Shërbimet Shëndetësore: Aktualisht, ka farmaci dhe të tjera dyqane që shesin medikamente pranë
destinacioneve të Turizmit. Megjithatë, kjo nuk mbulon nevojat për infrastrukturë dhe shërbime të
kujdesit shëndetësor, çka nevojitet për të mbështetur fluksin e turistëve në shumë destinacione. Klinikat
shëndetësore në qytete të vogla apo fshatra mungojnë ose nuk janë të pajisura mirë, kështuqë turistëve
shpesh iu duhet të udhëtojnë për në qytete më të mëdha të afërta për të marrë trajtim. Kjo situatë
ndikon ofertën turistike teksa Shqipëria ende konsiderohet si disi e pasigurt për sa i përket sigurisë
shëndetësore të turistëve. Kjo është edhe një prej arsyeve kryesore pse shumë turistë vendas shqiptarë,
si për shembull familje me fëmijë të vegjël, zgjedhin të udhëtojnë jashtë për pushime. Në fakt, Lonely
Planet përmend; “Standardi i kujdesit shëndetësor në Shqipëri është mjaft i dobët. Spitalet dhe klinikat
vendase kanë burime të pamjaftueshme.”13
18. Menaxhimi i mbetjeve: Edhe pse menaxhimi i mbetjeve paraqet një prej problemeve më të
pakëndshme me të cilin përballen turistët në Shqipëri, ka pasur pak përparim në trajtimin e problemit
në mënyrë sistemike dhe të qëndrueshme. Prej vitit 1994, menaxhimi i mbetjeve të bashkive ka qenë
një funksion i decentralizuar, duke i bërë qeverisjet vendore tërësisht përgjegjëse për grumbullimin,
transportimin, hedhjen dhe riciklimin e mbetjeve të ngurta gjeneruar brenda kufijve të tyre
administrativë. Megjithatë, menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri është ende detyrë shumë sfiduese për
shumicën e NJQV-ve që e kryejnë atë. Mungesa e instrumenteve të nevojshme për menaxhimin
mjedisor të mbetjeve, mungesa e teknologjive dhe investimeve si dhe mungesa e burimeve njerëzore
dhe financiare, në shumë raste kanë çuar në pamundësinë e autoriteteve vendore për ta përmbushur
plotësisht këtë detyrë. Kjo ka vlerë sidomos për zonat turistike për shkak të sasisë së shtuar të mbetjeve
që gjenerohen gjatë sezonit turistik. Në fakt, shumë zona turistike menaxhohen si komuna të vogla,
ndërkohë që mbetjet e gjeneruara gjatë sezonit të lartë krahasohen me ato të qyteteve të mëdha. Për
më tepër, sistemet për grumbullimin e mbetjeve të ngurta të bashkive ofrohen në shumicën e qyteteve,
por jo në zonat rurale,14 si p.sh. në shumë pika turistike me atraksione të posaçme natyrore.
13
Burimi: http://www.lonelyplanet.com: Albania, Health and Safety 14
UNECE (2012) Albania Environmental Performance Reviews: Second Review
36
II – Rregullat Mbështetëse
1. Standardet e cilësisë: Cilësia e shërbimeve në këtë industri lidhet ngushtë me burimet njerëzore.
Ofrimi i orientimeve, informimit, dhe trajnimit të sektorit privat për të marrë vendime të shëndosha
investimesh, së bashku me zhvillimin e standardeve të përshtatshme është një përqasje e nevojshme
politikash për të mbështetur cilësinë në Shqipëri. Shërbimet cilësore lidhen me standardet dhe
kapacitetet. Mbështetja e standardeve të zhvillimit dhe oferta e edukimit dhe trajnimit mbështetës janë
të tjera aspekte të politikave të turizmit drejt shërbimeve cilësore. Sot, shërbimet në Turizëm në
Shqipëri nuk janë të shtrenjta, por janë larg cilësisë së kërkuar dhe standardeve ndërkombëtare.
Shumica e subjekteve turistike nuk kasifikohen me yje ose ndonjë sistem tjetër. Në të kaluarën, nisma
sporadike nxitur nga donatorët ose qeveria kanë synuar të aplikojnë sisteme të ndryshme standardesh
të tilla si kategorizimi me yje i hoteleve apo Marka e Cilësisë prezantuar nga USAID. Nismat në të
kaluarën për të vënë në zbatim kategorizimin me yje kanë rezultuar në standardizimin e rreth 26
hoteleve ndërkohë që shumë të tjerë e adoptuan sistemin vetë pa ndonjë certifikim nga jashtë, duke
kompromentuar kështu besueshmërinë. Sektori privat është ai që merr risqe për sipërmarrjen e tij dhe
luan një rol kyç në ofrimin e shërbimeve për vizitorët në destinacione. Marrja e përgjegjësisë për të
ofruar shërbime cilësore, pas një roli proaktiv për t’u bërë konkurues si biznes individual, si destinacion
dhe si industri janë përgjegjësi kyçe të sektorit privat por, në të njëjtën kohë, ka nevojë për kuadre për
sigurinë e cilësisë. Aktualisht, Shqipërisë ende i mungon një sistem i dakordësuar standardesh që siguron
cilësinë e besueshme për produktet dhe shërbimet turistike. Legjislacioni i ri ka synuar ta kompensojë
këtë duke përkufizuar standarde dhe kërkesa që bizneset e turizmit do duhet të përmbushin. Kjo lidhet
me një gamë kriteresh për shërbime që bizneset e turizmit duhet të arrijnë. Nëse standardizimi bëhet i
detyrueshëm, bizneset në fillim do duhet të ofrojnë personel dhe shërbim të standardizuar dhe të
kualifikuar dhe pastaj të aplikojnë për kualifikimin me yje pranë MZHUT. Nuk është përkufizuar ende
nëse kjo do të jetë përgjegjësi e MZHUT apo nëse do të nënkontraktohet tek ndonjë agjenci/organ
turistik apo individë të akredituar.
2. Rregulloret për sigurinë: Ky funksion lidhet ngushtë me zinxhirin e ofertës të sektorit të Turizmit (i
ndërlidhur me sektorë të tjerë) të tilla si përpunimi i ushqimeve, transporti, turet, etj. Në aktivitete që
mund të përfshijnë rreziqe për shëndetin apo rreziqe të tjera, masat për sigurinë janë ende shumë të
ngurta. Kjo vjen pjesërisht nga ndërgjegjësimi dhe të kuptuarit e ulët të masave të sigurisë dhe mënyrës
se si imazhi i “pasigurisë” dëmton të ardhurat nga Turizmi. Por, vjen edhe si shkak i mungesës së
përgjithshme të kërkesave të sigurisë dhe mungesës së rregullave të zbatuara dhe mekanizmit për
kontrollin e cilësisë. Siç treguan intervistat, një prej rreziqeve më serioze në Shqipëri është siguria e
rrugëve, ku infrastruktura e munguar e shumë rrugëve (sinjalistika, ndriçimi, daljet dhe hyrjet) si dhe një
mosrespektim i madh për rregullat e trafikut, kanë çuar në një nivel shumë të lartë aksidentesh. Rreziqe
të tjera për këmbësorët përfshijnë gropat në trotuare, mungesa e kapakëve të pusetave, si dhe ngricat
në dimer. Po ashtu, turizmi aventuror është gjithnjë e më i rëndësishëm në Shqipëri. Individët apo
grupet që i ofrojnë këto aktivitete për turistët zakonisht marrin masa sigurie dhe përgjithësisht
konsiderohen të besueshëm. Megjithatë, mungon një sistem i kontrollit dhe certifikimit të individëve që
i ofrojnë këto aktivitete.
37
3. Taksimi: Një çështje madhore lidhur me taksimin e bizneseve të turizmit është informaliteti i lartë,
çka do të thotë se një numër i madh biznesesh nuk paguajnë taksa ose praktikojnë në një mënyrë ose
një tjetër forma të evazionit fiskal. Kjo nuk ndodh vetëm me hotelet, por edhe me ushqimet e pijet si
dhe me industrinë e argëtimit, ku edhe sot, marrja e një fature të saktë që verifikon se biznesi deklaron
shitjen përbën një rast të rrallë. Në lidhje me TVSH, e cila ka qenë një çështje madhore që ka mobilizuar
nisma të ndryshme lobimi nga sektori, kjo qëndron në 20% në Shqipëri. Nga intervistat dhe diskutimet
në grup, Shqipëria ka TVSH më të lartë krahasuar me vende të tjera në Ballkan, çka e vendos Turizmin në
disavantazh. Konkurueshmëria e produktit tonë me vende të tjera përballet me kushte të vështira,
ndërkohë që Maqedonia e ka TVSH për Turizmin 5%, Greqia 9% dhe Mali i Zi 8%. Për sa i përket taksës
për qeranë, shteti ende nuk është në gjendje të mbledhë shumicën e saj dhe kjo është një prej arsyeve
që çon në informalitetin e lartë. Në lidhje me siguracionet dhe sigurimet shoqërore, shumica e
punonjësve në bizneset shqiptare të turizmit janë kryesisht punonjës sezonalë, të paregjistruar, dhe për
pasojë nuk përfitojnë sigurime shoqërore dhe shëndetësore. Vitet e fundit, ATA po lobon fort pranë
qeverisë për të ulur taksat për bizneset e Turizmit dhe për një pozicion më konkurues lidhur me bizneset
e turizmit në rajon.
4. Rregullat informale dhe normat sociale: Këto janë shumë të rëndësishme për industrinë dhe
ndikojnë shumë në përvojën turistike. Shpesh, normat dhe rregullat e pashkruara përcaktojnë mënyrën
si menaxhohen bizneset, shkallën e bashkëpunimit mes bizneseve private në industri, qëndrimet e tyre
ndaj komuniteteve, etj. Këto rregulla dhe norma të pashkruara kanë ndikim të thellë në dy tregues –
mentalitetet e menaxhimit dhe përqasjet ndaj barazisë gjinore. Për sa i përket praktikave të menaxhimit,
mentaliteti i pronarit/menaxherit që di gjithçka mbizotëron dhe çon në struktura shumë të centralizuara
dhe joeficiente brenda bizneseve të cilat pengojnë inovacionin dhe specializimin. Lidhur me qëndrimet
ndaj përkatësisë gjinore, ndonëse vitet e fundit Shqipëria ka përjetuar shumë përmirësime, gratë
vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara në të gjitha nivelet e bizneseve të turizmit dhe punojnë në një
mjedis të mbizotëruar nga burra. Një pjesë e madhe e industrisë së Turizmit në Shqipëri në dy dekadat e
fundit është zhvilluar në formën e operatorëve të vegjël familjarë, duke gjeneruar të ardhura që
menaxhohen nga kreu mashkull i familjes. Një numër i madh grash që punojnë në sektor angazhohen në
punë të papaguar. Megjithatë, nisma të ndryshme për të trajnuar dhe punësuar gra kanë rritur
mundësitë e tyre për të gjeneruar të ardhura dhe për të përfituar aftësi dhe përvojë profesionale. Disa
sektorë të tillë si ai i artizanëve punësojnë kryesisht gra dhe kanë përfituar nga nismat e donatorëve për
të trajnuar dhe ndihmuar gratë të zhvillojnë produkte të reja dhe të përftojnë akses në tregje të reja.