-Albanski jazik- juni2011 - NOV:Albanski jazik-2010-juni jazik- juni2011.pdf · (1.1) Skënderbeu në fjalimin e vet drejtuar popullit shqiptar bën thirrje: (rrethoje shkronjën
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Lexoje me kujdes udhëzimin! Mos lër asgjë pa lexuar!
Ngjite njërën shifër në vendin e caktuar të testit („Shifra e kandidatit“), kurse shifrën tjetër në vendin e
caktuar në listën e përgjigjeve.
Mos i shfleto faqet dhe mos fillo t'i zgjidhësh detyrat pa të dhënë leje mbikëqyrësi.
Testi përmban detyra.
Detyrave duhet t'u përgjigjesh në këtë mënyrë:
- duke rrethuar shkronjën para përgjigjes së saktë;
- duke plotësuar fjalinë me përgjigjet e ofruara;
- duke shkëputur pjesë (fjalë, grup fjalësh, fjali ose pasuse nga tekstet e dhëna) etj.
Gjatë dhënies së përgjigjeve duhet të kesh kujdes për mënyrën e të shprehurit dhe për zbatimin e nor-
mave drejtshkrimore. Shkruaj lexueshëm. Përgjigjet që nuk lexohen, shkarravitjet ose të rrethuarit e më
shumë varianteve vlerësohen me zero (0) pikë.
Si në test, ashtu edhe në listën e përgjigjeve, shkruaj me stilolaps. Përgjigjet dhe detyrat e shkruara
me laps, vlerësohen me zero pikë. Pranë çdo pyetjeje dhe detyre janë dhënë pikat për përgji gjen esaktë.Rreptësisht ndalohet kopjimi. Të gjitha tekstet identike ose të ngjashme si dhe tekstet e shkruara me
dorëshkrime të ndryshme vlerësohen me (0) pikë.
Për pjesën Të shkruarit është paraparë të shkruash një tekst në temë sipas dëshirës tënde. Mbikëqyrësi
do të japë një listë plotësuese ku janë të shënuara temat e propozuara dhe udhëzimet sipas të cilave
duhet të shkruash.
Së pari zgjidhen detyrat në test. Pasi t’u përgjigjesh pyetjeve në test, përgjigjet e detyrave barti në listën e
përgjigjeve, sipas udhëzimit për plotësim të dhënë në të.
(5.1) Fragmenti, sipas llojit të dramës është:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. tragjedi
B. melodramë
C. komedi
(5.2) Tema e fragmentit të dhënë është:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. lajmi për vizitën e Orgonit
B. lajmi për fajin e Orgonit
C. lajmi për dashurinë e Orgonit
(5.3) Personazhi i Tartufit është karakterizuar si:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. njeri i lig
B. shok i sinqertë
C. njeri i ndershëm
(5.4) Sipas fragmentit të dhënë, Valeri Orgonit ia zbulon:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. fytyrën e vërtetë të Tartufit
B. dëshirën e vet për të ikur
C. respektin e vet për Tartufin
(5.5) Në veprën ,,Tartufi” autori jep paraqitje tematike:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. të sundimit absolut
B. të rregullimit republikan
C. të demokracisë
(5.6) Çfarë qëndrimi mori Molieri ndaj shoqërisë frënge?(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. Ishte indiferent
B. Mori qëndrim kritik
C. Mori qëndrim afirmativ
1 pikë
1 pikë
1 pikë
1 pikë
1 pikë
1 pikë
02020111
6 Fjalët e afërta apo të njëjta për nga kuptimi, por të ndryshme për nga përbërjatingullore quhen: (rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. antonime
B. sinonime
C. homonime
1 pikë
140
7 Fjalët e vjetruara që janë përdorur në kohët e kaluara, e që sot kanë dalë ngapërdorimi, si p.sh.: kut, okë, mokër, etj., quhen: (rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. dialektizma
B. arkaizma
C. neologjizma
1 pikë
8 Paskajorja e foljes shkruaj është:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. duke shkruar
B. shkruar
C. për të shkruar
1 pikë
9 Në vargjet:Sa e dua jetën!Se atje gjej të vërtetën.
fjalët jetën, të vërtetën janë:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. përcaktorë
B. kundrinorë
C. rrethanorë
1 pikë
10 Fjalia Ju priftë e mbara! është fjali:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. nxitëse
B. dëshirore
C. dëftore
1 pikë
02020111150
12 Pjesorja e foljes dal është:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. dalë
B. dalur
C. për të dalë
1 pikë
11 Në fjalinë Libri im është me kopertina të holla, fjala im është përemër:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. lidhor
B. dëftor
C. pronor
1 pikë
13 Fjala hundë ka kuptim të figurshëm në fjalinë:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. Ia prunë në majë të hundës.
B. Djali e kishte hundën e vogël.
C. Një mizë iu ndal në hundë.
1 pikë
14 Fjalë të ndryshueshme janë:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. parafjalët
B. lidhëzat
C. numërorët
1 pikë
15 Përcaktori mund të tregojë:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. atë që kryen veprimin
B. cilësinë e emrit
C. objektin e veprimit
1 pikë
02020111160
16 Fjalia ,,Ata u ngritën me radhë, por nuk folën për gjëra të rëndësishme” ështëfjali e përbërë me bashkërenditje:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. shtuese
B. kundërshtuese
C. veçuese
1 pikë
17 Përemri pronor është shkruar drejt në shembullin:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. libri jonë
B. libri i jonë
C. libri ynë
1 pikë
18 Folja paça është në mënyrën:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. habitore
B. dëftore
C. dëshirore
1 pikë
19 Morfologjia dhe sintaksa janë pjesë të:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. Leksikologjisë
B. Gramatikës
C. Fonetikës
1 pikë
20 Togfjalëshi njeri i vogël në shumës bën:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. njerëz të vegjël
B. njerëzit e vegjël
C. njerëzi të vegjël
1 pikë
02020111170
21 Mbikëqyrësi do të të japë një fletë plotësuese, në të cilën janë dhënë dy tema.Zgjedh vetëm një temë dhe:- Shkruaj një tekst prej 350 deri 500 fjalë.- Respektoji rregullat e formës së kompozicionit (pjesa hyrëse, pjesa kryesore
shtjellimi i çështjes/temës dhe përfundimi).- Respektoji rregullat e gjuhës standarde (letrare).- Mendimet shprehi qartë e në mënyrë të lidhur, përdor fakte dhe argumente.- Përdor leksik dhe stil përkatës në përputhje me llojin e tekstit që e shkruan.
Njëqind e dy vjet pas rënies së një trupi kozmik të panjohur në Siberi, në rrjedhën e
lumit Tunguska, në veri të Liqenit Bajkal, shkencëtarët arritën të dëshmojnë se shpërthimin nuk
e ka shkaktuar meteori, por kometa. Ata, mbeturinat e trupit qiellor i kanë analizuar në hollësi
me një radar të posaçëm, i cili zbulon objekte në një thellësi deri 100 metra. Instrumentin e kanë
drejtuar nga krateri Suslluv. Hulumtimet treguan se mbeturinat e trupit qiellor përmbajnë akull
të përhershëm në sipërfaqe (permafrost), gjë që i shtyri shkencëtarët të nxjerrin përfundimin se
fjala është për një copë të madhe akulli që është thyer nga bërthama e kometës.
Me fjalë të tjera, bërthamat e yjeve me bisht, siç janë të njohura kometat, shpeshherë
janë të rënda disa miliardë tonë. Ato janë të ndërtuara prej formacioneve të ngrira të pazakon-
shme të përbëra nga uji, nga metani dhe nga disa gazra të tjera dhe thërrmija pluhuri. Kur i afro-
hen diellit, uji dhe gazrat avullohen duke krijuar bishta të gjatë madje qindra kilometra.
Si duket, në vitin 1908 mbi Siberi ka shpërthyer bërthama e akullit të kometës dhe është
shkatërruar kur ka hyrë në atmosferën e Tokës. Disa copa kanë rënë në tokë duke krijuar disa
kratere. Bishti i kometës është shkapërderdhur në atmosferë. Nga shkapërderdhja e bishtit në
atmosferë është shkaktuar një dritë e pazakonshme në qiell gjatë natës, gjë për të cilën kanë
dëshmuar personat okularë (që e kanë parë ngjarjen). Edhe shkencëtarët rusë, te drurët që rriten
në zonën ku ka ndodhur shpërthimi, kanë zbuluar gjurmë lënde me prejardhje jashtëtokësore.
Analiza ka treguar se këto lëndë janë tejet të ngjashme me pluhurin kozmik nga i cili janë ndër-
tuar bërthamat e kometave.
Ndërsa, vetë ngjarja ka ndodhur kësisoj: më 30 qershor 1908 mbi Siberi ka ndodhur një
shpërthim i tmerrshëm, shumë më i fuqishëm se shpërthimi në Hiroshimë, me ç’rast janë
shkatërruar rreth 60 milionë trungje druri në një hapësirë prej 2.100 km2. Personat okularë kanë
pohuar se rreth orës 7.00 të mëngjesit përmbi qiellin e Siberisë kanë parë një top të zjarrtë dhe
të shndritshëm dhe kanë dëgjuar një zhurmë të fuqishme. Shpërthimin e kanë regjistruar shër-
bimet sizmologjike të shumë vendeve të Evropës. Natën vijuese qielli mbi Azi dhe mbi Evropë
ka qenë aq i shndritshëm, saqë njerëzit në Londër kanë mundur të lexojnë gazetë pa i ndezur
dritat.
Misteri i shpërthimit në Tunguskë me dekada e ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve
dhe të mediave, ndërsa interpretimet e shkaktarit të tij janë të ndryshme, duke filluar prej inter-
pretimeve shkencore deri te ato fantastiko-shkencore. Disa mendojnë se shpërthimi është
shkaktuar nga rënia e meteorit, disa të tjerë thonë se ai është shkaktuar nga antimateria e ndo-
një anijeje kozmike jashtëtokësore (aliene). Madje ka të tillë që kanë menduar se shpërthimin
e ka shkaktuar ndonjë eksperiment sekret i ndonjë fizikani.
Me analizën përfundimtare të ngjarjes dëshmohen disa prej teorive fillestare që u
paraqitën menjëherë pas shpërthimit. Mirëpo, është për t’u habitur fakti se shkencëtarëve u
nevojiteshin mbi një shekull për të arritur te versioni zyrtar i ngjarjes.
Gazeta ,,Vreme” 27.10.2010
02020111230
(22.1) Shpërthimi i tmerrshëm para më se një shekulli ndodhi:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. në Azinë Qendrore
B. në Siberi
C. në Himalaje
(22.2) Gjatë shpërthimit, qiellin e mbuloi:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. një errësirë e plotë
B. gjysmëterri
C. një dritë e pazakonshme
(22.3) Si ka qenë ky shpërthim, në krahasim me shpërthimin në Hiroshimë?(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. shpërthim më i madh se ai në Hiroshimë
B. shpërthim më i vogël se ai në Hiroshimë
C. pak a shumë i njëjtë me shpërthimin në Hiroshimë
(22.4) Te drurët që rriten në zonën e shpërthimit, shkencëtarët rusë kanë zbu-luar:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. pjesë të kometës
B. copa akulli të meteorit
C. gjurmë lënde me prejardhje jashtëtokësore
(22.5) Bërthamat e bishtave të yjeve që janë të rënda disa miliardë tonë, mestjerash, janë të ndërtuara prej:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. heliumit
B. azotit
C. ujit, metanit dhe gazrave të tjera
1 pikë
1 pikë
1 pikë
1 pikë
1 pikë
�
02020111240
(22.6) Nga shpërthimi i shkaktuar:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. nuk kishte kurrfarë dëmi
B. kishte dëme shumë të vogla
C. u shkatërruan disa milionë drurë
(22.7) Një mëngjes mbi qiellin e Siberisë, personat okularë:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. nuk kanë vërejtur asgjë
B. kanë vërejtur një top të zjarrtë dhe të shndritshëm
C. kanë vërejtur mjete fluturuese të paidentifikuara (pjata fluturuese)
(22.8) Një shekull pas rënies së trupit të panjohur kozmik, shkencëtarët nxorënprova se shpërthimi është shkaktuar nga:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. kometa
B. meteori
C. aktivizimi vullkanik
1 pikë
1 pikë
1 pikë
02020111250
23 8 pikëLexoje tekstin dhe përgjigju pyetjeve!
GJIGANT MES DRURËVE
Ky dru i çuditshëm afrikan, burim i vlefshëm i ushqimit dhe i barërave, mund të shër-
bejë edhe si varrezë edhe si garazh.
Po të përpilohej lista e drurëve më të dobishëm për njeriun, druri baobab do të duhej të
qëndrojë mes atyre në majë, sepse ky dru nuk është vetëm burim i ushqimit dhe i mjekimit, por
ai përdoret edhe për qëllime të tjera, kurse shumë fise në Afrikë e konsiderojnë edhe hyjni.
Baobab (Adansanija digitata), bimë gjigante e savanave afrikane e mori emrin e vet
sipas zbuluesit të vet Mishel Adanson, kërkues i shkencave natyrore, i cili për herë të parë këtë
dru e ka parë në vitin 1718. Edhe sot kjo bimë me fshehtësitë e veta tërheq shumë evropianë.
Për këtë, meritë ka edhe vetë Adansoni, i cili bimës i përshkroi veçori të rëndësishme të rritjes.
Kështu, mes tjerash, ai ka thënë se në vitin e parë bima do të jetë e gjerë 2,5 centimetra, me
lartësi prej 12,5 centimetra, kurse do të mund të jetojë mbi 4000 vite. Në këtë pleqëri të thellë
bima do të jetë e gjerë 9 metra, kurse e lartë 24 metra. Shkencëtarët bashkëkohorë të natyrës e
hedhin teorinë e jetëgjatësisë së drurit, por është e rëndësishme të thuhet se është e pamundur
të përcaktohet saktë mosha e baobabit, sepse ky dru nuk ka rrathë.
Këta drurë me të vërtetë mund të rriten edhe më shumë nga që i ka parë Adansoni. Një
baobab në Tanzani ka vëllim më të madh se 39 metra! Disa të tjerë, njerëzit i kanë gërryer dhe
janë vendosur brenda tyre, kurse diku trungjet e gërryera shërbejnë si garazh autobusi ose si
kafene.
Trungu baobab, me të vërtetë përdoret për qëllime të ndryshme. Kufomat e pjesëtarëve
të disa fiseve afrikane, të cilët kanë shkelur ligjin, si dhe zakonet e fisit, nuk varrosen bashkë
me anëtarët e tjerë të fisit, por në varrezë të gërryer në trungun e baobabit.
Për mjekët e fisit, baobabi është një burim i rëndësishëm i barërave për çfarëdo lloj
sëmundjesh. Dhimbjen e dhëmbit e mjekojnë me rrënjën e baobabit, kurse ata që janë të sëmurë
nga dizenteria, apo nga ethet i mjekojnë me gjethet e baobabit. Me koren zëvendësohet kinina,
droga më e nevojshme në Afrikë, me të cilën mjekohen ethet malarike.
Po ta dimë se si vdes druri baobab, më lehtë mund ta kuptojmë respektin e madh që
kanë fiset për të. Në dallim nga drunjtë e tjerë, baobabi nuk e përfundon jetën si një masë e
drunjtë që kalbet ngadalë, por ai shndërrohet në pluhur, të cilin e shpërndan era, ashtu që nuk
ngel asnjë gjurmë nga ekzistimi i tij.
(Nash svet, 1990, 23)
02020111260
(23.1) Druri baobab karakterizohet me:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. bukuritë e mëdha
B. përmasat (dimensionet) e mëdha
C. frutat e mëdha
(23.2) Mosha e saktë e drurit baobab:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. mund të përcaktohen thjesht, me numërimin e rrathëve
B. mund të përcaktohen vështirë, për shkak të madhësisë së tij
C. nuk mund të përcaktohet, për shkak të mosekzistimit të
rrathëve
(23.3) Mjekët e fiseve dhimbjen e dhëmbit e mjekojnë me:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. gjethet e drurit
B. rrënjët e drurit
C. masën e drunjtë
(23.4) Druri baobab jetën e përfundon:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. duke lëshuar tinguj të çuditshëm
B. duke u shndërruar në pluhur
C. duke u shndërruar në masë të drunjtë
(23.5) Drurin baobab e konsiderojnë si hyjni: (rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. anglezët
B. francezët
C. fise në Afrikë
1 pikë
1 pikë
1 pikë
1 pikë
1 pikë
�
02020111270
(23.6) Ky dru mund të shërbejë si varrezë e disa pjesëtarëve të fiseve afrikane,të cilët:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. kanë shkelur ligjin
B. kanë qenë të respektuar
C. kanë qenë shumë të guximshëm
(23.7) Korja e drurit baobab përdoret për mjekimin:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. e dizenterisë
B. e etheve malarike
C. e dhimbjes së kokës
(23.8) Druri baobab mund të jetojë:(rrethoje shkronjën para përgjigjes së saktë)
A. mijëra vite
B. qindra vite
C. dhjetëra vite
1 pikë
1 pikë
1 pikë
02020111280
24 Lexoje tekstin dhe përgjigju pyetjeve!
Jeta pa teknologji rezulton me stres te të rinjtë
Eksperimentin, të cilin e bënë shkencëtarët për ta hulumtuar ndikimin e teknologjisë te
të rinjtë, rezultoi me probleme te studentët vullnetarë
Në eksperimentin, të cilin Universiteti Bornemaut e realizoi njëkohësisht në shumë
universitete në Afrikë, Azi, Evropë, në Amerikën Jugore dhe Veriore, 530 studentëve që morën
pjesë në të, u ishte ndaluar përdorimi i internetit, telefonit celular, televizorit dhe radios. Në
eksperimentin 24 orësh, të rinjtë, të cilëve u ishte lejuar vetëm të lexojnë libra dhe të flasin me
telefon fiks, kah fundi i ditës treguan shenja të stresit. Studentët, të cilët deklaruan se ndjehen
të anashkaluar nga shoqëria, me vështirësi i zbatuan shprehitë ditore të jetës. Studentët, të cilët
kanë qenë mësuar të dëgjojnë muzikë në sfond, kur mbetën pa muzikë, thanë se mjedisin e
ndjejnë si ,,të tmerrshëm”. Studentëve më shumë u mungonte logimi në Facebook (Fejsbuk).
Një pjesëmarrës vlerësoi se jeta 24-orëshe pa teknologji është e pamundur dhe e thërriti
familjen që jeton larg. Doktor Roman Gerodimos, udhëheqës i hulumtimit, deklaroi se reagimet
e studentëve janë të njëjta me ato të varësve gjatë heqjes dorë nga alkooli ose narkotikët.
Nëse nuk ju paraqet problem, sonte takohemi në ,,Chat”
Njerëzit e rritur që jetojnë në qytet, më shumë parapëlqejnë të rrinë në shtëpi dhe të bisedo-
jnë me miqtë përmes internetit dhe telefonit celular, se sa të dalin jashtë. Në hulumtimin që e
bëri kompania On line Casino Jasino nga Anglia, 26% e pjesëmarrësve deklaruan se më shumë
parapëlqejnë biseda përmes internetit se sa takim sy më sy. Një nga 10 të rritur, në vend që gjatë
fundjavës të dalë me shokët, rri në shtëpi dhe bisedon në ,,çat”. Për kontakt me miqtë, pjesë-
marrësit i preferojnë kanalet si: e-mail, sms, chat, Twiter, Skype dhe Facebook.
(http://hurrizetkampus.com)
8 pikë
1 pikë
1 2
1 pikë
1 2
(24.1) Cila pjesë e popullatës ka qenë e përfshirë në hulumtimin e Universitetit Bornemaut?