{AGJENCIA PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS } - Raporti Financiar për Vitin 2017 - Kodi i Organizatës Buxhetore: 241 Informatat kontaktuese: Zyrtari Kryesor Administrativ Ramadan Gashi, Rr.Zenel Salihu, nr.30 Prishtinë 038 200 18 936, [email protected]Zyrtari Kryesor Financiar Daut Morina,Rr.Zenel Salihu nr. 30 Prishtinë Tel,038 200 18 942 [email protected]Data: 13.03.2018 1) Hyrje:(Ju lutem paraqitni në formë tekstuale një përmbledhje të zhvillimeve kryesore në buxhetin e organizatës suaj. Të mos kalohet hapësira e ofruar më poshtë!) Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në bazë të Ligjit Nr. 04/L-233 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017 i është lejuar buxheti në vlerë 333,824.97 €. Gjatë vitit ka pasur kërkesa për kursime buxhetore, andaj buxheti ka pësuar ndryshime ,nga buxheti fillestar prej 333,824.97 € në buxhetin përfundimtar 323,272.40 €. Në paga dhe mëditje buxheti fillestar ishte 190,715.97 €,kurse ai final 180,162.99 €. Në kategorinë mallra dhe shërbime buxheti fillestar 128,192.00 € kurse ai final 135,192.41€. Në kategorinë shërbime komunale buxheti fillestar 14,917.00 €,kurse ai final 7,917.00 €. Shërbimi profesional dhe menaxherial i ANJF-së mendon se buxheti i lejuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk i plotëson nevojat e institucionit për një funksionim efikas për të realizuar misionin dhe objektivat për të cilin edhe është themeluar, d.m.th ofrimin e ndihmës juridike falas. Duke marrë parasysh nevojat dhe numrin e rasteve të cilat kanë plotësuar kriteret e parapara me Ligjin Nr. 04/L-17 për Ndihmë Juridike Falas, buxheti aktual i dedikuar për angazhimin e avokatëve i planifikuar shumën në vlerë prej 50,000.00€, është i pa mjaftueshëm për të mbuluar nevojat e qytetarëve për ndihmë juridike falas. Prandaj jemi detyruar që të bëjmë transfere nga kategoria e shërbimeve komunale,në mallra dhe shërbime, respektivisht në kodin për shërbime të përfaqësimit dhe avokaturës si dhe nga nenkodet tjera te kategorise mallra dhe sherbime.Transferi është aprovuar në vlerë prej 22,589.00 €, dhe buxheti përfundimtar në këtë kod është 72,589.00 €. Vula pranuese e Njësisë për Propozime dhe Parashtresa
20
Embed
{AGJENCIA PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS } Raporti ......Vula pranuese e Njësisë për Propozime dhe Parashtresa 2) Përmbledhje për të hyrat dhe kategoritë e veçanta të shpenzimeve:
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
{AGJENCIA PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS }
- Raporti Financiar për Vitin 2017 -
Kodi i Organizatës Buxhetore: 241
Informatat kontaktuese:
Zyrtari Kryesor Administrativ Ramadan Gashi, Rr.Zenel Salihu, nr.30 Prishtinë 038 200 18 936, [email protected]
Zyrtari Kryesor Financiar Daut Morina,Rr.Zenel Salihu nr. 30 Prishtinë Tel,038 200 18 942 [email protected]
Data: 13.03.2018
1) Hyrje:(Ju lutem paraqitni në formë tekstuale një përmbledhje të zhvillimeve kryesore në buxhetin e
organizatës suaj. Të mos kalohet hapësira e ofruar më poshtë!)
Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në bazë të Ligjit Nr. 04/L-233 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017 i është lejuar buxheti në vlerë 333,824.97 €. Gjatë vitit ka pasur kërkesa për kursime buxhetore, andaj buxheti ka pësuar ndryshime ,nga buxheti fillestar prej 333,824.97 € në buxhetin përfundimtar 323,272.40 €. Në paga dhe mëditje buxheti fillestar ishte 190,715.97 €,kurse ai final 180,162.99 €. Në kategorinë mallra dhe shërbime buxheti fillestar 128,192.00 € kurse ai final 135,192.41€. Në kategorinë shërbime komunale buxheti fillestar 14,917.00 €,kurse ai final 7,917.00 €.
Shërbimi profesional dhe menaxherial i ANJF-së mendon se buxheti i lejuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk i plotëson nevojat e institucionit për një funksionim efikas për të realizuar misionin dhe objektivat për të cilin edhe është themeluar, d.m.th ofrimin e ndihmës juridike falas. Duke marrë parasysh nevojat dhe numrin e rasteve të cilat kanë plotësuar kriteret e parapara me Ligjin Nr. 04/L-17 për Ndihmë Juridike Falas, buxheti aktual i dedikuar për angazhimin e avokatëve i planifikuar shumën në vlerë prej 50,000.00€, është i pa mjaftueshëm për të mbuluar nevojat e qytetarëve për ndihmë juridike falas. Prandaj jemi detyruar që të bëjmë transfere nga kategoria e shërbimeve komunale,në mallra dhe shërbime, respektivisht në kodin për shërbime të përfaqësimit dhe avokaturës si dhe nga nenkodet tjera te kategorise mallra dhe sherbime.Transferi është aprovuar në vlerë prej 22,589.00 €, dhe buxheti përfundimtar në këtë kod është 72,589.00 €.
Vula pranuese e Njësisë për Propozime dhe Parashtresa
2) Përmbledhje për të hyrat dhe kategoritë e veçanta të shpenzimeve:
(Ju lutem paraqitni shkurtimisht ndryshimet kryesore për sa i përket vlerave të parashikuara dhe atyre
aktuale për secilën kategori. Të mos kalohet hapësira e ofruar më poshtë)
a) Të hyrat:
b) Pagat dhe mëditjet:
(Ju lutem të bashkëngjitet organogrami i organizatës suaj si aneks i këtij raporti financiar dhe plotësoni
tabelën shtesë lidhur me strukturën e pagesës në pikën 4 g) të këtij raporti)
Nga buxheti i përgjithshëm, për kategorinë Paga dhe Mëditje për vitin 2017 kanë qenë të lejuara 190,715.97 €, për stafin e punësuar në Agjenci dhe Këshillin, i emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Buxheti në fund të vitit ka qenë 180,162.99 €.
Në ANJF në fillim të vitit kanë qenë të lejuara 26 (njëzet e gjashtë) pozita bazuar në Ligjin e Buxhetit për vitin 2017. Gjatë gjashtë mujorit të parë të gjitha pozitat janë plotësuar . Ndryshimet në buxhet janë si pasojë e lëvizjeve që kanë ndodhur të të punësuarve në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas gjatë vitit.
c) Mallra dhe Shërbime:
d) Shpenzime komunale:
Për kategorinë Mallra dhe Shërbime për vitin 2017 nga buxheti i përgjithshëm ka qenë i lejuar buxheti në vlerën prej 128,192.00 €.Gjatë rishikimit buxhetor janë transferuar nga kategoria shërbime komunale në kategorinë mallra dhe shërbime 7,000.00 €, gjithsej kanë qenë 135,192.00 €.
Gjatë vitit 2017 janë realizuar shpenzime në vlerë prej 133,932.98 € për kategorinë mallra dhe shërbime .Për angazhimin e avokatëve janë planifikuar shpenzime në vlerë prej 50,000.00 €, mirëpo vlera e transferit nga kategoria sherbime komunale ne kategorine mallra dhe sherbime 7,000.00 €, eshte dedikuar per kodin sherbime te perfaqesimit dhe avokatures, si dhe alokimet nga nenkodet. Shpenzimet në fund të vitit në kodin për shërbim të përfaqësimit dhe avokaturës kanë qenë 72,589.00 €.
Nga buxheti i përgjithshëm i ANJF-së,për kategorinë shpenzime komunale kanë qenë të lejuara 14,917.00 €.
Pas transferit ne vleren prej 7,000.00 € nga kjo kategori ne kategorine mallra dhe sherbime, buxheti përfundimtar për këtë kategori është 7,917.00 €.
Nga kjo kategori buxhetore për vitin 2017 është shpenzuar buxheti në vlerë prej 7,091.31 €.
e) Investimet Kapitale:
f) Subvencionet dhe Transferet:
3) Përmbledhje:
(Ju lutem paraqitni shkurtimisht vërejtjet përfundimtare lidhur me buxhetin e institucionit tuaj apo
pikëpamjet për zhvillimet në të ardhmen)
__________________________________
Nënshkrimi i Udhëheqësit të Organizatës
Buxheti i ANJF-së i vitit 2017, në vlerë prej 323,272.40 €, i lejuar për 7(shtatë) zyre: ZRNJF Prishtinë, ZRNJF Mitrovicë, ZRNJF Pejë, ZRNJF Prizren,ZRNJF Gjilan , ZRNJF Ferizaj si dhe ZRNJF Gjakovë.
Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, qëndron e përkushtuar, në shërbim të të gjithë atyre të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj, për ofrimin e ndihmës juridike falas, veçanërisht parimeve të drejtësisë dhe sundimit të ligjit.
4) Tabelat:
4.a) Të hyrat:
(Ju lutem plotësoni tabelën me informatat e nevojshme. Mund të shtohen rreshta shtesë në tabelë)
Kodi Ekonomik
Kategoria Ekonomike Të hyrat e planifikuara/ parashikuara për vitin 2017
Të hyrat vetanake të
bartura nga viti 2016
Të hyrat realizuara në
vitin 2017
1 2 3 4 5
4.b) Shpenzimet:
(Ju lutem plotësoni tabelën me të dhënat e nevojshme.)