MENDIMI KRITIK
MENDIMI KRITIK
Mendimi kritik
Të menduarit është një proces i ngjashëm me të lexuarit, të shkruarit, të folurit apo të dëgjuarit.
Secili prej nesh i shikon ngjarjet apo përvojat jetësore prej këndvështrimit të veçantë.
Shpeshherë jemi të nxitur nga motive personale, vetëm për të fituar argumentin, të mbrojmë idenë tonë, qoftë edhe e pavërtetë vetëm për hir të egos sonë.
Kur bëhet fjalë për proceset e të shkruarit në mënyrë akademike, edhe emocioni më i lehtë zvogëlon aftësitë për të menduar logjikisht dhe për të punuar në mënyrë frytdhënëse me të tjerët.
Në mënyrë që të zvogëlohet intensiteti emocional në procesin e të menduarit kritik, këshillohet vështrimi i realitetit nga këndi i atyre me të cilët jeni në konflikt.
Kur shihet se emocionet kanë pushuar tërësisht dhe nuk lejojnë të arsyetoni, duhet të analizoni çdo hap të procesit mendor për të qenë i sigurt se gjykimet janë të pranueshme edhe nga të tjerët.
Si mësohet mendimi kritik
Nuk ka një radhitje të prerë të hapave që duhet të ndiqen për të zhvilluar mendimin kritik, mirëpo:
përpiqu të kuptosh pikëpamjet e kundërshtarit;përqendrohu në atë se çka thuhet dhe jo në
mënyrat se si mund ta kundërshtosh atë;njih dhe respekto vlerën e këndvështrimeve të
tjetrit;përpiqu të gjesh pikat e përbashkëta në vlera dhe
në qëllime;paraqite pozicionin tënd në mënyrë të arsyetuar
dhe të mbështetur në fakte dhe argumente;
Kush është menduesi kritik
Mendues kritik është një person i cili mund të mendojë mirë jo vetëm për pikëpamjet dhe mendimet e veta, por edhe për pikëpamjet dhe mendimet që janë diametralisht të kundërta me të.
Menduesi kritik përveç që është i hapur ndaj mendimeve tjera, ai gjithashtu në mënyrë aktive i trajton dhe i analizon hollësisht ato.
Mendimi kritik ndodh kur lexuesi bën pyetje të tilla si:
Çfarë do të thotë për mua ky informacion? Në ç‘mënyrë mund t’i përdorë këto njohuri?Si lidhen këto njohuri me ato që di unë?A është i dobishëm ky informacion?
Përfshirja në mendim kritik
Për t’u përfshirë në mendimin kritik, studenti duhet:
të fitojë besimin në vetvete dhe arsyetimin për dobinë e mendimeve dhe ideve të tij;
të kuptojë se mendimi i tij është një arsyetim i madh për konceptet dhe çështjet që debatohen; (pa besim në vete, mbetet mënjanë përfshirjes së plotë në mendimin kritik)
të dëgjojë me nderim mendimet e të tjerëve; të respektojë mendimin e tjerëve; (kjo është një sjellje e
disiplinuar); të jetë i përgatitur për të formuluar dhe mënjanuar gjykimet
për të tjerët.
Qëndrimi kritik
Krahas mendimit kritik është i domosdoshëm edhe njohja e qëndrimit kritik
Qëndrimi shpreh një pikëpamje të një individi lidhur me diçka. Qëndrimi shfaqet në dy mënyra:
- kritik- autokritik
Të kesh qëndrim kritik do të thotë:
të jesh parimor, i qartë;të jesh i përcaktuar mirë për të dhënë një
gjykim dhe për të bërë një vlerësim të drejtë për dikë apo për diçka;
të kesh kriter të drejtë për të vlerësuar një dukuri;
të dish të bësh analizë të gjithanshme;
Të kesh qëndrim autokritik do të thotë:
të kesh qëndrim kritik ndaj të metave personale
të pranosh haptas dhe me vetëdije gabimet e bëra dhe të bësh përpjekje t’i evitosh ato
Si fillon mendimi kritik Mendimi kritik fillon me shprehitë e mendimit
të mirë apo mendimit pozitiv.
Zhvillimi i njohurive të të menduarit kritik merr kohë dhe duhet të praktikohet -por kjo ia vlen.
Sugjerimet në vijim ndihmojnë në zhvillimin e të menduarit kritik.
Bëhu kureshtar Pyet “PSE”.
Kultivo aftësitë tuaja për të pyetur veten çfarë ke:
parë? dëgjuar? lexuar?
Bëhu i durueshëmMos prit që çdo enigmë apo problem të
zgjidhet aty për aty. Ndaje mendimin tënd në disa shkallë apo
faza veprimi. Zbulo anët pozitive në procesin e të
menduarit.
PërqendrohuLargohu nga dukuritë apo çështjet që të
dekoncentrojnë dhe nuk janë të rëndësishme për ty.
Rikujto se çka është e rëndësishme për veten tënde.
Mësohu ta rritësh fuqinë e koncentrimit.
Sintetizo gjëratMendo se si mund të lidhen detajet së
bashku.Përpiqu të krijosh situata të reja. Përdor krahasime, ngjashmëri, për t’i
qartësuar idetë e vështira.
Çmo vlerat nga pikëshikimet tjeraVlerëso çështjet nga perspektiva e
personave tjerë dhe gjej pikat e përbashkëta të perspektivave të tyre me tuajat.
Luaj rolin e avokatitDebato në dy pikëvështrime të kundërta,
nëse sheh diçka të përbashkët
Mos u ngut për të dhënë konkluzione Përqendrohu në çështje, jo në person. Pranoji pikat tua të errëta dhe
paragjykimet. Vlerëso, mos gjyko.
Mbaj shënimeMbajtja e shënimeve ndihmon të qartësosh
dhe të zgjerosh idetë. Kjo mundëson që t’i klasifikosh mendimet
dhe të zbulosh atë që nuk e ke ditur që e din.
Gjithashtu kjo ndihmon që të zbulohen dobësitë tuaja sa i përket mendimit dhe se çka duhet të ndryshosh.
Inkuadrohu (qasu) Lexo libra, gazeta dhe revista. Shiko emisione dokumentare. Bashkohu në grupe në biseda apo
diskutime. Merr pjesë vullnetare në aktivitete të cilat
japin perspektivë të re.
Metodat e të menduarit Metoda analitike (analiza)Metoda sintetike (sinteza)Metoda vlerësuese (vlerësimi)Metoda e leximit kritik (leximi)
Metoda e analizës (analitike) Metoda analitike përfshin ndarjen e një çështjeje (teme)
në pjesë dhe analizimin e secilës veç e veç. Në këtë rast duhet aplikuar pyetjet si në vijim:
Kategoritë: si janë gjërat të klasifikuara apo të ndara?Strukturat: çka janë pjesët apo elementet, si lidhen
ato?Krahasimet: sa janë gjërat të ngjashme, sa janë të
ndryshme?Arsyet: pse kjo ndodhi, cilat ishin rezultatet?Proceset: si ndodhi kjo, cilat janë shkallët?
Metoda e sintezës (sintetike)Si opozitë e analizës, (ku ndahet ideja në
pjesë) sinteza kombinon pjesë apo elemente dhe e krijon një ide të plotë.
Kjo metodë ndikon në zgjerimin e imagjinatës. Arrihet duke bërë pyetje të tilla për temën:
Kombinimi: si mund të lidhen gjërat, të bashkohen apo të përzihen?
Parashikimi: nën këto kushte çfarë mund të ndodh?
Trillimi: çfarë gjërash të reja mund të dalin?
Propozimi: çfarë ndryshimesh të reja mund të sugjerosh?
Imagjinata: si mund të bëhet më mirë?
Metoda e vlerësimit
Kur flet për një temë, apo çështje të caktuar, për dobësitë e saj apo edhe për prioritetet, atëherë je duke vlerësuar.
Për të vlerësuar temën, fillo duke mësuar sa më shumë që është e mundur.
Pastaj ke parasysh se si do ta vlerësosh atë: cilat kritere apo standarde të vlerësimit do t’i aplikosh?
Vlerëso temën duke bërë pyetje si në vijim:
Pjesët: cilat aspekte apo elemente të temës do t’i vlerësosh?
Kriteret: cilat standarde do t’i përdorësh?
Rekomandimet: çfarë këshillon?
Mendimi dhe leximi kritik Mendimi dhe leximi në mënyrë kritike arrihet
duke:
lexuar me trurin e angazhuar;lexuar në mënyrë aktive, me qëllim dhe me
plan;lexuar për të kuptuar jo vetëm për të
përfunduar leximin;lexuar për t’u përgatitur për çfarëdo që
shkruhet.
Mendimi kritik dhe jo-kritik
Mendimi kritik
Mendime të bazuara në fakte dhe prova.
Mendimi jokritik
Mendime të bazuara në besim dhe shpresë, larg fakteve.
Llojet e mendimit kritik dhe jokritik
Mendimi logjik
Karakterizohet me forma korrekte të arsyes, duke përdorur logjikën gjatë mendimit.
Mendimi jologjik
Bazohet në arsye të gabuara, argumente specifike, dëshmi false.
Mendimi empirik
Bazohet në evidenca empirike
Evidenca të tilla janë të përsëritshme, të matura dhe të verifikuara nga të tjerët
(nuk është e vërtetuar nga shkenca por nga përvoja).
Mendimi intuitiv
Mendim i cili bazohet në fuqinë e mendjes, njohuri kjo që rrjedh si pasojë e eksperiencës individuale apo intuitës.
Mendimi pragmatik
Mbështetë faktin që dëshirat dhe shpresat nuk e bëjnë një mendim të vërtetë apo të vlefshëm.
Bazohet në eksperienca – jo në teori.
Mendimi shpresues apo dëshirues
Mendim i nxitur nga dëshirat dhe shpresat të cilat çdoherë qëndrojnë pezull dhe nuk dëshirojnë t’i besojnë realitetit.
Mendimi skeptik
Mendim i bazuar në kërkesa të përhershme për konstatime dhe kërkesa adekuate që synohet të arrihet një mendim real.
Mendimi autoritar
Mendim i cili mbështetet në doktrina, apo autoritete, pa bërë ndonjë analizë.
Mendimi krijues
Hulumtime për fakte dhe ide të reja të cilat integrohen në mënyrë jo të zakontë dhe krijuese. Aftësi për të menduar në rrugë të reja dhe të ndryshme.
Mendimi me mendje të mbyllur
Mungesa e dëshirës për të hulumtuar fakte dhe ide të reja, apo për t’i përdorë ato me metoda të reja. Siguri në mënyrën e të menduarit tradicional.
Mendimi i arsyeshëm
Besimi në arsye për të zbuluar njohuri të reja.
Në këto raste emocionet nuk janë evidente dhe ndjenjat nuk janë fakte.
Mendimi emocional
Karakterizohet nga besimi në emocione dhe ndjenja - për të zbuluar të vërtetën,
Gjithashtu nxitë dyshime në faktet e arsyeshme.
Mendimi analitik
Mendim i bazuar në procese të arsyeshme të analizës, verifikimit, krahasimit, konkluzioneve dhe vlerësimit.
Mendimi i zakonshëm
Zakonisht bazohet në proceset e të menduarit pa u merakosur për saktësi dhe tërësi.
Detyra 2 Analizë e artikullit
Të zgjedhet një artikull me temë nga fusha përkatëse që studiohet dhe të vlerësohet në dy nivele:
Niveli i parë: studenti e analizon artikullin prej këndvështrimit të vet (mendim jokritik)
Niveli i dytë: studenti e analizon të njëjtin artikull por me qasje kritike, duke mos bartur emocionet apo unin e vet në shkrim.