Univerziteti i Evropes Juglindore Shkup Fakulteti i ... · Integrimet Evropiane – Isa Avdullai 4 Përkufizimi i nocionit “Integrime Evropiane” Integrimi Evropian don të thotë
Post on 29-Aug-2019
222 Views
Preview:
Transcript
Univerziteti i Evropes Juglindore Shkup
Fakulteti i Administratës Publike
Punim seminarik
Lënda: Studime Evropiane
Tema “ Integrimet Evropiane “
Punoi: Isa Avdullau
Integrimet Evropiane – Isa Avdullai
2
Përmbajtja :
Hyrje ------------------------------------------------------- 3
Përkufizimi i nocionit “Integrime Evropiane” –-- 4
Analizë e proceseve të Integrimit Evropian ----------
- Faza e parë ------------------------------------------ 5
Nga fundi i Luftës së ӀӀ Botërore deri në KEQÇ -5
Nga KEQÇ deri në themelimin e KKE ----------- 7
Nga KEE deri në themelimin e BE ----------------- 8
- Faza e Dytë ---------------------------------------- 10
Nga Traktati i Mastrihit - Traktatin e Amsterdam it- 10
Traktati i Nisës ---------------------------------------- 10
Nga Konventa deri në ratifikimit të Kushtetutës-11
Përfundim ---------------------------------------------- 13
Integrimet Evropiane – Isa Avdullai
3
Hyrje
Meqenëse shumë flitet për Integrimin në Unionin Europian, dhe dita ditës kjo bëhet
temë më e nxehtë nëpër debatet politike, dhe një prej synimeve të të gjitha shteteve
Evropiane, në këtë punim do të mundohemi që sadopak të stujojmë këtë temë.
Të jesh i integruar në evropë është në radhë të parë privilegj e jo detyrim, dhe është
preokupim me reforma në të gjitha sferat e jetës shoqërore.
Shoqërite njerëzore moderne, të organizuara në demokraci pluraliste dhe në shtete të
së drejtës, punojnë për të përmirësuar të sotmen dhe për të përgatitur zhvillimet e të
ardhshmes.
Permasat kryesore të këtij procesi tërësor janë demokracia dhe prosperiteti ekonomik,
sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm, kontributi për paqen në shkallë të gjërë,
emancipimi i gjithanshëm i individit dhe i shoqërisë. Në këtë hapësirë shtohen si të
drejtat dhe liritë e njeriut e të minoriteteve ashtu edhe mundësitë për respektimin e
tyre.
Në këtë punim mbi Integrimin Evropian do të merremi me institucionin, që i ka vënë
qëllim vetes "të arrijë një bashkim gjithnjë e më të ngushtë të popujve të Evropës".
Këtu do të trajtohen para së gjithash çështje mbi nocionin e Integrimit Evropian,
historikun dhe zhvillimin e Integrimit Evropian, si dhe motivet e shteteve për tu
integruar në këtë Institucion.
Integrimet Evropiane – Isa Avdullai
4
Përkufizimi i nocionit “Integrime Evropiane”
Integrimi Evropian don të thotë kultivim të unitetit ndërmjet vendeve dhe popujve
evropianë.
Brenda Bashkimit Evropian, don të thotë se vendet i grumbullojnë resurset e veta dhe
bashkarisht marin shumë vendime. Kjo marje e vendimeve të përbashkëta realizohet
nëpërmjet bashkëpunimit dhe bashkëveprimit nëpërmjet Institucioneve të Bashkimit
Evropian siç janë Parlamenti i BE, Këshilli i BE, Komisioni i BE etj.1
Integrim Evropian është proces integrimi politik, legal, ekonomik dhe në disa raste
edhe social dhe kulturor i vendeve Evropiane.
Procesi i Integrimit Europian kërkon një punë të përbashkët nga të gjitha institucionet
qeveritare të një sheti dhe gjithë resurset politike duhet që të aktivizohen në këtë
drejtim dhe të shërbejnë drejtpërdrejt në arritjen e këtij objektivi strategjik, që synojnë
të gjitha shtetet e kontinentit Evropian.
Analitikët e integrimeve evropiane në rendë të parë të lidhjeve ndërrajonale e
definojnë evropianizimin si proces i redefinimit të politikave kombëtare dhe drejtimet
e veprimit të tyre deri në shkallë të ndërmjetme të vetëqeverisjes së pushtetit lokal apo
në rajone, ku dinamika politike dhe ekonomike e Bashkimit Evropian si pjesë e
logjikës organizative ka për bazë mu rajonin si motor të integrimeve në nivele të
ndryshme.
Në këtë proces paraprijnë vendet me demokraci të përparuar e të qëndrueshme, me
potencial ekonomik, teknologjik, shkencor e ushtarak modern, të integruar gjithnjë e
më shumë edhe në struktura të përbashkëta. Bashkudhëtare të këtij zhvillimi për
progres të gjithanshëm janë edhe mjaft popuj e vende, europiane dhe të tjerë,
pavarësisht nga madhësia e tyre.
Integrimi europian dhe euroatlantik është një proces gjithëdimensional përherë e më i
ndërvarur, që përfshin zhvillimin tërësor të shoqërisë demokratike, legjislacionin dhe
institucionet, ekonominë e tregut dhe teknologjinë, politikën për sigurimin kombëtar,
rajonal e më gjërë dhe strukturat përkatëse, kohezionin social dhe respektimin real të
të drejtave të njeriut e të minoriteteve, shërbimin shëndetësor, arsimin, shkencën,
kulturën etj..
1 Gossary of Terms: EU Jargon (eurojargon)
Integrimet Evropiane – Isa Avdullai
5
Analizë e proceseve të Integrimit Evropian – Faza e parë
Idea për formimin e Unionit Evropian nuk ka lindur menjëher pas mbarimit të Luftës
së Dytë botërore, por pas një numri tëë madh të iniciativave që kanë rezultuar me
formimin e organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Lufta i kishte harxhuar lidhjet
ndërmjet vendeve që më herët kishin ekzistuar, dhe kishte shkëputur edhe ato
organizata ndërkombëtare që ishin të pakta në atë kohë.
Disponimi i politikanëve të vendeve më relevante pas luftës nuk ishte që të
rindërtohet ajo që më herët kishte ekzistuar por të formohen një numër edhe më i
madh i organizatave dhe programeve të reja, , të cilat do të përjashtonin mundësinë e
përsëritjes së asaj qka kishte ndodhur më herët dhe do të mundësonin bashkëjetesë
paqësore të atyre popujve.
Për të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe ato evropiane ka qenë i përbashkët fakti
që në të gjitha rastet bëhej fjalë për forma të pastra ndërshtetërore të bashkëpunimit.
• Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në KEQÇ 2
Mbrojtësit e idesë së një shteti federal evropian, pra të një forme shumë të gjerë
bashkimi, filluan të kërkonin mundësi, që të paktën në disa fusha të caktuara të arrinin
një një shkallë më të madhe integrimi, duke shpresuar që në këtë mënyrë të mbërrihet
në një zgjerim në rritje të fushave të bashkëpunimit.
Pala franceze ofronte një mundësi konkrete zbatimi të një strategjie të tillë, e cila veç
të tjerash ishte në përputhje me interesat kombëtare, pikërisht sektori i industrisë së
qymyrit, hekurit dhe çelikut. Përmes bashkëpunimit në këtë fushë jo vetëm do të
mundësohej zhvillimi i industrisë së rëndë gjermane por edhe do t’i jepeshin shtysa
procesit të pajtimit gjermano-francez.
Në prill 1951, në Paris u thir një konference qeveritare ku u arrit që Marrëveshja mbi
Themelimin e KEQÇ të nënshkruhej nga Franca, Republika Federale e Gjermanisë,
Italia, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda (shih fotografinë vijuese).3
2 “Komunitetin Evropian për Qymyr dhe Çelik” 3 http://www.dadalos-europe.org/alb/
Integrimet Evropiane – Isa Avdullai
6
Në këtë mënyrë u krijua një Organizatë e një tipi krejtësisht të ri dhe kjo në pikëpamje
të dyfishtë: këtu bëhej fjalë jo vetëm për një zonë tegtie të lirë por edhe për ngritjen e
një tregu të përbashkët, dhe në fakt në një fushë me rëndësi të jashtëzakonshme për
kohën e atëhershme. Shtetet anëtare ua kaluan një pjesë të konsiderueshme të
sovranitetit të tyre institucioneve të sapokrijuara mbikombëtare.
Struktura institucionale përbëhet nga gjithsej katër institucione qendrore: e
ashtuquajtura Instanca e Lartë përbëhet nga nëntë anëtarë, të cilët përmbushnin
detyrat e tyre të pavarur nga shtetet anëtare. Kompetencat i përkasnin një fushe shumë
të gjerë dhe përmbajnë ndër të tjera edhe ndalimin e subvencioneve apo, në kushte të
caktuara, kontrollin e çmimeve. Vendimet e kësaj instance në të tilla çështje janë
drejtpërsëdrejti të efektshme dhe të detyrueshme!
Kjo ishte një strukturë, në kuadër të së cilës bashkëpunonin në fakt shtete kombëtare,
por që dëshmonte tipare qartësisht të identifikueshme, të tilla sikurse deri më atëherë
njiheshin vetëm prej sistemeve kombëtare politike.
Integrimet Evropiane – Isa Avdullai
7
• Nga KEQÇ deri në themelimin e KKE 4-së
Pas dështimit të planeve për themelimin e një Komuniteti Evropian për Mbrojtjen në
vitin 1954, qeveritë e shteteve të Beneluksit paraqitën propozime për hapa të
mëtejshëm integrimi, të cilat do të përqendroheshin në fushën e ekonomisë.
Propozimet e shteteve të Beneluksit u diskutuan nga Ministrat e Jashtëm të shteteve
anëtare të KEQÇ në Konferencën e Mesinës, mbajtur në vitin 1955, dhe u pranuan në
mënyrë shumë pozitive.
Më pas në në 25 mars 1957 në Romë (prej nga morën edhe emërtimin Marrëveshjet e
Romës) u nënshkruan marrëveshjet në lidhje me themelimin e një Komuniteti
Evropian për Ekonominë (KEE) si dhe të një Komuniteti Evropian për Çështje
Bërthamore (KEA)— nga gjashtë shtetet anëtare të KEQÇ (fotografia poshtë) 5, duke
hyrë në fuqi më 1 janar 1958.
Në plan të parë të themelimit të kësaj marëveshje qëndronte objektivi i ngritjes së një
tregu të përbashkët, që do të thoshte heqje e plotë e kufijve tregtarë midis vendeve
pjesëmarrëse. Pikërisht ky ishte edhe objekti i pjesës më të madhe të dispozitave të
marrëveshjes. Shumë të përgjithshme mbetën përkundër kësaj informacionet dhe
udhëzimet për koordinimin e politikës ekonomike dhe monetare si dhe në sektorë të
tjerë, sikurse për shembull në politikën agrare, atë të qarkullimit rrugor apo aspekte të
caktuara të politikës sociale.
Përsa u përket faktorëve përcaktues të procesit të integrimit, të cilat kanë interes për
ne, në përfundim të kësaj etape mund të thuhet, se mbresat e lëna menjëherë pas
luftës dhe motivi kryesor i garantimit të paqes dalin në plan të dytë, ndërsa interesat e
shteteve kanë tendencën për të dalë në plan të parë.
4 Komunitetit Evropian për Ekonominë 5 http://www.dadalos-europe.org/alb/
Integrimet Evropiane – Isa Avdullai
8
• Nga KEE deri në themelimin e Bashkimit Evropian
Një ngjarje tjetër, që dëshmonte për drejtimin ndërshtetëror ishte institucionalizimi i
koordinimit të politikës së jashtme mes shteteve anëtare - me anë të të ashtuquajturit
Bashkëpunim Politik Evropian (BPE) - në vitin 1969. Ai përbënte ndër të tjera një
reagim ndaj zgjerimit me Danimarkën, Irlandën dhe Britaninë e Madhe, me të cilat
Komuniteti Evropian filloi të përfaqësontë një fuqi gjithnjë e më të rëndësishme
ndërkombëtare.
Në valën e parë të zgjëtimit të Komunitetit Ekonomik Evropian, hynë Danimarka,
Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar (1973). Më pas këtij komuniteti ju bashkangjit
Greqija (1981), dhe Spanja e Portugalia (1986)
Kështu kemi mbërritur në fundin e etapës, e cila zgjati pothuaj 20 vjet, dhe përmbyllet
me nënshkrimin e Dokumentit të Njësimit Evropian (DNjE) në vitin 1987, si
ndryshimi i parë i madh i Marrëveshjes.
Nga pikëpamja politiko-konstitucionale një hap i qartë në drejtim të
mbikombëtarizimit dhe në fushën e politikës materiale një zgjerim mbresëlënës i
nivelit të integrimit, pra edhe i fushave të politikës, objekt i bashkëpunimit të
parashikuar në Marrëveshjen për Komunitetine Evropian – kështu mund të
formulohen më një fjali ndryshimet e sjella nga DNjE.
Etapa tjetër e historisë së Bashkimit Evropian përfshin periudhën nga Dokumenti i
Njësimit Evropian (DNjE), deri në hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Bashkimin
Evropian në fund të fitit 1993.
Gjat këtyre viteve Bashkimit Evropian do ti bashkangjiten edhe Spanja dhe
Portugalija në vitin 1986.
Në këtë periudhe do të riten tendencat që unioni të përfiton edhe disa attribute
shtetërore – bashim të politikës, mbrojtjes dhe të ketë një kushtetut të vetme në
zëvendësim për marveshjet që ishin bërë deri atëherë. Këto tendenca janë të definuara
deri diku me Marveshjen e Maastricht-it. 6
Fillimisht duhet të themi që u themelua një organizatë e re, Bashkimi Evropian, të
gjitha proceset integruese në këtë marveshje janë grupuar në tre shtylla.
6 Marveshje kjo e cila miret si bazë e themelimit të Bashkimit Evropian. U miratua në vitin 1991, dhe
duheshte të hyn në fuqi në janar të vitit 1993, por pas kundershtimit të Danimarkës që ta përkrah me
referendum në vitin 1992, në fuqi hyri në Nëntor të vitit 1993. Pas bisedimeve shtesë të Unionit
Evropian me Danimarkën nga të cilat bisedime Danimarka përfitoi një sër lehtësime, ajo vendosi
përsëri këtë në Referendum me çka edhe votuesit e përkrahin ratifikimin e kësaj marveshje.
Integrimet Evropiane – Isa Avdullai
9
Shtyllën e parë (Kolona e Komunitetit Evropian), e përbënte bashkëpunimi i
mbështetur në Marrëveshjen e Parisit (KEQÇ), Marrëveshjet e Romës si dhe DNjE, e
cila tanimë gjithsesi ka pësuar disa ndryshime dhe plotësime të rëndësishme përmes
Marrëveshjes së Maastricht-it.
Shtyllën e dytë e përbënin Politikat e Përbashkëta të Jashtme dhe të Sigurisë (BPJS),
me anë të së cilës u zhvillua më tej dhe u vendos në një bazë kontraktuale
bashkëpunimi ndërshtetëror në sektorin e politikës së jashtme.
Shtylla e tretë përbënte Bashkëpunimi në sektorët e Drejtësisë dhe punëve të
Brendshme
Nëqoftëse Shtylla e Parë mund të trajtohet si e përfunduar, në pjesën më të madhe të
saj, për dy të tjerat mund të thuhet se jovetëm që nuk janë në fazë të ndërtimit
(formimit), por që ende zhvillohen polemika për atë se a na duhen, dhe nëse po si
duhet ato shtylla të vendosen.
Në këtë mënyrë mbërritëm në fundin e pjesës së parë të përballjes sonë me historinë e
BE-së dhe kjo e paraqitur në mënyrë grafike do të dukeshte kështu.
Integrimet Evropiane – Isa Avdullai
10
Analizë e Procesit të Integrimit Evropian – Faza e Dytë Deri tani pamë zhvillimin e Komunitetit Evropian nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në themelimin e Bashkimit Evropian me Traktatin e Mastrihtit. Menjëherë pas kësaj do të përpiqem të plotësojë këtë pamje të përgjithshme duke ardhur deri në të shkuarën e afërt si dhe të vijojmë më tej analizën tonë të faktorëve përcaktues dhe modeleve të zhvillimit të procesit të integrimit. Gjysmën e dytë të zhvillimit të BE do ta shohim të ndarë në etapat e mëposhtme:
• Nga Traktati i Mastrihit deri në Traktatin e Amster damit Krahas rritjes së numrit të anëtarëve me Finlandën, Austrinë dhe Suedinë në 1 janar 1995, procesi i reformave nisur me grupin e refleksionit dhe konferencën qeveritare përfundoi në Marrëveshjen e Amsterdamit, si rishikimi i tretë i madh i Marrëveshjes së Komunitetit Evropian pas Dokumentit të Njësimit Evropian dhe Traktatit të Mastrihtit. Ai u nënshkrua në vitin 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj 1999. Por edhe me këtë marëveshje nuk u përmbush një prej objektivave të tij kryesorë, atë të përgatitjes së BE-së për zgjerimin në dimensionin e lindjes.
• Traktati i Nisës Menjëherë pas Traktatit të Amsterdamit, në vitin 2000, u mor vendim që të thiret një Konferencë Qeveritare, dhe të trajtonte ato çështje, që nuk ishin mundur të zgjidheshin në Amsterdam; më hollësisht:
Madhësia dhe përbërja e Komisionit; Shpërndarja e votave në Këshill; Zgjerimi i mundshëm i vendimmarrjes me shumicë të kualifikuar, dhe në
mbyllje çështje të tjera në lidhje me ato ndryshime traktati, që do të rezultonin nga të
ashtuquajturit „left-overs“ ose nga zbatimi i Traktatit të Amsterdamit. 7
7 http://www.dadalos-europe.org/alb/
Integrimet Evropiane – Isa Avdullai
11
Bisedimet në Konferencën Qeveritare u zhvilluan në kontekstin e negociatave aktuale
për anëtarësim me gjithsej dymbëdhjetë shtete; qëllimi i tyre ishte që përmes
ndryshimeve institucionale të garantonin, që edhe një bashkim me një numër
anëtarësh pothuaj të dyfishuar mund të mbetej funksional.
Në tërësi përshtypja, që duhet krijuar është, që Nisa nuk u shfrytëzua për të
përmirësuar aftësinë vepruese dhe vendimmarrëse të BE-së, por për të zgjeruar
„pushtetin pengues“ të disa shtetev të caktuara anëtare.
Këto deficite ishin kaq të dukshme, saqë praktikisht menjëherë pas Nisës u mor
vendimi për të ndërmarrë një përpjekje tjetër për të zgjidhur problemet urgjente ende
përpara një zgjerimi potencial me vende të Evropës Qendrore dhe Lindore.
• Nga Konventa deri në procesin e ratifikimit të Kushtetutës
Që më në fund problemet urgjente të zgjidheshin ende përpara zgjerimit, u bënë
përpjekje për thirrje të një konvente, e cila do të duhej të përpunonte një projekt-
kushtetutë të re.
Konventa u zhvillua në periudhën prej shkurt 2002 deri në qershor 2003, dhe gjatë
kësaj kohe përpunoi projekt-kushtetutën evropiane.
Në fillim të janarit presidenca irlandeze ndërmori një përpjekje të re për të mundësuar
mbylljen e suksesshme të bisedimeve deri në qershor 2004.
Nënshkrimi ceremonial i Marrëveshjes mbi Kushtetutën nga kryetarët e shteteve
dhe qeverive, si dhe nga ministrat e jashtëm u realizua në fund të tetorit 2004,
pikërisht në atë sallë, ku pothuaj 50 vjet më parë ishin nënshkruar edhe marrëveshjet
për krijimin e KEE.8
8 http://www.dadalos-europe.org/alb/
Integrimet Evropiane – Isa Avdullai
12
Në këtë periudhë, pikërisht më 1 maj 2004, u realizua edhe i ashtuquajturi Zgjërimi
Lindor, dhjetëshja kandidate u bë anëtare e BE me të drejta dhe detyrime të plota. Pa
dyshim një ditë memoriale dhe historike për BE, një ditë që jo vetëm rriti Bashkimin
nga 15 në 25 shtete anëtare, por e ndryshoi dhe vazhdon ta ndryshojë atë.
Pas kësaj vijoi marrja disi e vonuar e detyrës nga Komisioni Barroso, në nëntor 2004,
me të cilin hynë në fuqi edhe rregulloret e reja institucionale, parashikuar për një
Bashkim Evropian prej 25 apo 27 9shtetesh anëtare.
Në nëntor 2004 filloi edhe procesi i miratimit të Kushtetutës nga 25 shtetet anëtare, në
pjesën më të madhe me anë procedurash parlamentare por pjesërisht edhe përmes
referendumesh. Hapjen e bëri Lituania në mes të nëntorit 2004, më pas edhe 8 shtetet
tjera. Pas kësaj vijuan dy goditje të rënda njëra pas tjetrës për projektin e Kushtetutës
Evropiane, të cilat bënë që ky projekt të mos mund të realizohet më në formën
ekzistuese. Fillimisht referendum në Francë në maj 2005, me anë të cilit Marrëveshja
për Kushtetutën u refuzua me një shumicë të qartë, dhe vetëm pak ditë më vonë
referendumi në Hollandë i cili gjithashtu refuzoi këtë kushtetutë.
Këtë „Stop!“ të qartë, që nuk do ta lejonte më BE-në të vazhdonte sikur deri më tani,
nuk mundi ta ndryshonte as „Po“-ja e fortë e referendumit të zhvilluar në Luksemburg
në korrik 2005.
Përfundim
Integrimi Evropian duhet të shihet në radhë të parë si shansë për përparim të
gjithanshëm në të gjitha sferat e jetës shoqërore.
Përmasat kryesore të këtij procesi tërësor janë demokracia dhe prosperiteti ekonomik,
sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm, kontributi për paqen në shkallë të gjërë,
emancipimi i gjithanshem i individit dhe i shoqërise.
Kështu kemi mbërritur në mbyllje të kalimit tonë përmes historisë së BE-së dhe
përjekjeve tona për të shpjeguar zhvillimin e procesit të integrimit.
Shpresoj, që me gjith këtë që përmenda deri tani, kam mundur t’Ju vë në dispozicion
një instrument, i cili do t’Ju ndihmojë për të shpjeguar dhe kuptuar jo vetëm ngjarjet e
së shkuarës, por edhe ato të së tashmes dhe të së ardhmes në lidhje me Integrimet
Eropiane.
9 Janar 2007 BE-së i bashkangjiten edhe Bulgarija dhe Rumunia
Integrimet Evropiane – Isa Avdullai
13
Literatura e shfrytëzuar :
1. Studime Evropiane – Blerim Reka, Arta Ibraimi
2. E Drejta Evropiane – Jean-Clod Gautron, Shkup 2006 3. Gossary of terms: EU Jargon (eurojargon) 4. Online Education Centar http://www.dadalos-europe.org/alb/ 5. Archive Of European Integration http://aei.pitt.edu/perl/search/simple
top related