Top Banner
107

Werte und Politik

Feb 02, 2017

Download

Documents

vodieu
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Werte und Politik
Page 2: Werte und Politik
Page 3: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

Vlerat dhe Politika

Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

Stefan Dehnert / Alfred Diebold

Page 4: Werte und Politik

Botues: Friedrich-Ebert-Stiftung Zyra Shkup – Maqedoni www.fes.org.mk Përkthim nga Gjermanisht: Loreta Shameti Lektura: Jorgji Qirjako Përgaditja kompjutorike: Promo DSGN, Skopje Tirazh: 100

CIP – Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека “Св. Климент Охридски”, Скопје 316.64 (4-672:4-12) (062) 341.171.071.51 (4-672:4-12) (062) DEHNERT, Stefan Vlerat dhe politika : bashkimi Europian dhe Europa Juglindore / Stefan Dehnert, Alfred Diebold. – Skopje : Fondacija Fridrih-Ebert Kancelarija – Skopje, 2006. – 120 стр. ; 20 см Фусноти кон текстот ISBN 9989-109-33-8 1. Diebold, Alfred а) Европска Унија – Проширување – Југоисточна Европа – Собири б) Вредносни системи – Европска унија – Југоисточна Европа – Собири COBISS.MK – ID 67774986

Page 5: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

Permbajtja

Parathenie ...........................................................................................................................7 Vlerat dhe politika – Bashkimi Europian dhe Juglindja e Europes: nje prezantim............................8 Portreti im gjendet ne Kushtetute:Bisede me Hans-Jochen Vogel ................................................13 Diskutime ne konference ...................................................................................................19 Stefan Dehnert: Europa ne zgjerim drejt Juglindjes –nje komunitet vlerash?................................ 19 Hannes Swoboda, MdEP: Bashkimit Europian – sa me shume se nje treg i perbashket ................. 22 Gordana Siljanovska Davkova: Ideali njeri – kerkesat per moralin, patosin dhe fjalet e arsyeshme 27 Holm Sundhaussen: Rikthim ne Europe? Europa Juglindore ndermjet Perendimit dhe Lindjes ....... 34 Intervistat...........................................................................................................................40 Shqiperi ...................................................................................................................................40 Rexhep Meidani, ish president i Republikes se Shqiperise............................................................ 40 Ilir Meta, ish kryeminister i Republikes se Shqiperise .................................................................. 51 Dritero Agolli, Shkrimtar ........................................................................................................... 54 Bullgari ....................................................................................................................................62 Sergej Stanischew, Kryeminister i Republikes se Bullgarise ......................................................... 62 Meglena Kuneva, Ministre per ceshtjet Europiane....................................................................... 70 Jeliasko Hristov, Kryetar i KNSB................................................................................................. 75 Maqedoni ..............................................................................................................................83 Radmila Shekerinska, ish zv/kryeministre e Republikes se Maqedonise ........................................ 83 Teuta Arifi, Nenkryetare e partise BDI dhe parlamentare ............................................................ 88 Mirjana Borota-Popovska, Universiteti “Sh.Cirili dhe Metodi”........................................................ 94 Sasho Ordanoski, Gazetar ....................................................................................................... 100

Page 6: Werte und Politik
Page 7: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

7

Parathenie

Vendet e Ballkanit shohin ne nje anetaresim ne Bashkimin Europian mundesine per t’iu bashkangjitur sa me shpejt ekonomikisht vendeve te pasura te Europes Qendrore. Njekohesisht, shume politikane nga vendet anetare te Bashkimit Europian jane te bindur se nje perafrim i ketyre vendeve dhe nje anetaresim i mevonshem do te siguronte atje nje paqe te qendrueshme. Nje numer i madh vendesh perpiqet per integrimin ne Bashkimin Europian. Njekohesisht njerezit, si psh ne France dhe Hollande, e shohin me sy jo te mire procesin e zgjerimit dhe refuzuan kushtetuten e propozuar Europiane.

Vizionet, te kuptuara si prezantim i nje gjendjeje te ardhshme, mbeshteten ne nje pershkrim dhe analize te gjendjes se tanishme, ne pervojat e se shkuares dhe ne pohimet e arsyetuara, shpresat dhe perfytyrimet se si dhe ku duhet te shkohet. Per te zhvilluar vizionet lidhur me Europen, nuk jane ftuar vetem politikane, por edhe te gjitha grupet shoqerore me peshe.

Eshte detyre kryesore e politikes qe ne kuader te proceseve politike te krijoje kushte dhe te deshmojne drejtime, te cilat do te mbarten nga nje shumice derrmuese e popullsise. Lufta per te shpalosur idete, vizionet me te mira si dhe artin, mbeshteten ne vlera, bindje themelore, portrete njerezore dhe, ne jo pak njerez, edhe ne besimin ne Zot.

Projekti „Vlerat dhe politika“ deshiron te percjelle pyetjet se cilat vlera, bindje dhe portrete njerezish jane sot relevante dhe lidhen me Europen. Mendimi ne kete rast shkon te Dr. Hans-Jochen Vogel, ish-minister Federal dhe ish kryetar i Partise Socialdemokrate te Gjermanise, i cili permes botimeve te tij dhe intervistes me shkrim, te perfshire ne kete botim, ishte ideatori dhe ka dhene nje kontribut thelbesor per kete ndermarrje. Zyrat e Fondacionit „Friedrich Ebert“, te perfaqesuara nga Arnold Wehmhoerner dhe Hans Schumacher ne Bullgari, Stefan Dehnert ne Maqedoni dhe Aleksander Dhima ne Shqiperi, kane dhene nje ndihmese te madhe ne mbarevajtjen e konferences nderkombetare „Europa qe zgjerohet drejt Juglindjes - nje komunitet vlerash?“, e cila u zhvillua me 17 qershor 2006 ne Struge prane liqenit te Ohrit. Gjithashtu falenderimet i drejtohen edhe sekretariatit per ceshtjet Europiane te qeverise se Republikes se Maqedonise per patronazhin e Konferences. Falenderime iu drejtohen gjithashtu edhe bashkepuntoreve dhe bashkepuntorëve ne vendet e Europes Juglindore per kontributin e tyre ne publikimin e ketyre intervistave, per perkthimet dhe per raportin e Konferences. Per t’u permendur eshte gjithashtu Dr. Volker Manz, i cili i ka perpunuar ne menyre te shkelqyer nga ana gjuhesore intervistat nga Bullgaria, Maqedonia dhe Shqiperia. Per t’u falenderuar jane te gjithe personalitetet, te cileve iu jane drejtuar pyetjet dhe qe deshirojne te shoqerojne, permes kontributeve te tyre, shtetet e Ballkanit jugor dhe perendimor drejt integrimit Europian. Me kete rast, duhet falenderuar edhe Dr. Reinhold Sohns ne Fondacionin „Friedrich Ebert“ ne Berlin, i cili e ka mbeshtetur kete projekt qe ne fillimet e tij.

Dr. Alfred DIEBOLD

Page 8: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

8

Vlerat dhe politika – Bashkimi Europian dhe Juglindja e Europes: nje prezantim

Me perafrimin e Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Europian, shoqerite multietnike te ketyre vendeve jane ne rrugen e demokracise, paqes dhe te nje kulture te bashkepunimit nderetnik. Sa e gjate eshte ende kjo rruge? - Si do ta ndjekin vendet kete rruge? – Dhe, a do ta ndryshojne ato Europen? Ketyre pyetjeve perpiqet t’u pergjigjet ky liber. Njekohesisht, ai duhet te sherbeje edhe si nje ndihmese per diskutimin e deritanishem mbi vlerat. Politikane, artiste, shkencetare, sindikaliste dhe botues jane thirrur per te dhene mendimin e tyre.

Ketu ballafaqohen kontributet e dhena gjate diskutimeve, artikulohen idete e shoqerise se lire, te drejte dhe solidare dhe jepen rekomandime te negociueshme per politiken.

Para se te paraqesim intervistat, duhet t’i pergjigjemi pyetjes se cfare eshte per t’u kuptuar me „vlera“ ne procesin politik dhe cfare rendesie kane dhe duhet te kene ato ne vecanti per ne si europiane. Para se gjithash, vetem nese jemi vete te sigurt, atehere mund te dialogojme me te tjeret.

Pra, nese perpiqemi t’i perqasemi ne menyre analitike kesaj pyetjeje, atehere eshte i nevojshem nje sqarim i dyfishte. Nga njera ane, duhet perkufizuar se cilat jane vlerat qe perbejne objekt te pyetjeve te shtruara per diskutim. Ne anen tjeter, duhet percaktuar se cfare kuptojme ne me „vlere“ – pra se per cfare behet fjale ne persihatjet e meposhtme.

Si koncept moral-filozofik, vlerat jane kritere per percaktimin e perafert te se „mires“: nje trajtim ky qe i pershtatet kerkesave te sistemit baze te vlerave, pra eshte ne kuptimin e ketij sistemi nje koncept me i mire se ndonje tjeter qe bie ndesh me qellimet e tij. Ne kete veshtrim, vlerat dallohen thelbesisht nga zakonet ose mentalitetet e pakuptimta, te cilat, ndonese te ndryshueshme, mbeten gjendje e pavlere e formezimit emipirik te shoqerise. Ne te kundert, vlerat, vertet synojne te ankorohen ne menyre empirike ne nje shoqeri, por ato nuk mund te ndahen nga kerkesat qe gjallojne brenda saj. Ne trajtimin e tyre vijne ne konsiderate jo vetem fuqia e efikasitetit ne nje periudhe te caktuar historike dhe fakticiteti i tyre (pozitiv), por edhe rendesia (normative) e tyre.

Nese na duhet te mos perjashtojme pretekstin e manget natyralist, eshte e domosdoshme te pohojme bazen metafizike – krahas me ’te edhe „paraqitjen logjike“ te fakteve - te disa vlerave, per ta bere me te kuptueshem e te pranueshem sfondin njohes: vlerat jane, ne fund te fundit, nje ceshtje besimi.

Edhe nese kjo berthame metafizike njihet, vlerat sidoqofte nuk i nenshtrohen procesit te „besueshmerise“. Vlerat besohen, zbulohen dhe pranohen nga njerezit si te mirenjohura – por ato nuk „behen“ nga ’ta.

Njekohesisht njihen edhe interpretime se cilat do te ishin vlera „te drejta“, madje vlera „lidhese“, ndonese shpesh te ndara nga njera tjetra – jo vetem midis kulturave, por edhe midis njerezve. Nje bashkejetese funksionale paravendon (ne kuadrin e vlerave) perafrime dhe vendime te pajtueshme ne nje drejtim ose ne nje tjeter. Meqe njerezit nuk i lejojne vetes te grinden mbi keto vlera, cdo papajtueshmeri ne kete drejtim do te

Page 9: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

9

duhej te sheshohej konkretisht duke u orientuar nga rezultatet, dhe kjo eshte dileme e cdo shoqerie – se paku ajo nuk do te mbeshtetej ne diktatin e dhunshem te nje „kanuni“ te caktuar vlerash mbi kurriz te te tjerave.

Nje rrugedalje - se paku e pjesshme - nga kjo dileme ofron pikepamja se vlerat e pranueshme per ne, ndoshta madje per te gjithe, kerkojne nje peshe te qendrueshme: njohjen tone, „dijen“ tone normative, edhe pse kjo mund te jete e kufizuar dhe jo e persosur. Per sa kohe qe ne e kuptojme diskursin e vlerave si nje perpjekje te pergjithshme mbi te verteten, se ciles ne si njerez gjithmone i afrohemi, por - ngaqe nuk mund ta zoterojme, madje nuk mundemi te vetem, kjo nuk na avitet menjehere -, mu per shkak te interesave tona vetjake i lejojme te tjeret te marrin pjese, madje si te barabarte, ne kete diskurs.

Perpjekja e pergjithshme per te kerkuar vlera kerkon respekt dhe tolerance – dhe serish gjendemi ketu para nje dileme. Ne se respekti dhe toleranca jane vlera te pershtatura me se miri, e thene ndryshe, per t’u menjanuar vete, deri sa pikerisht respekti dhe toleranca kerkohen gjithashtu edhe ndaj armiqve. Kufijte e tolerances duhet te vendosen aty ku behet fjale per vete diskursin e vlerave. Kush i ve ne dyshim rregullat e ketyre vlerave, del vete jashte debatit. Por kjo do te thote edhe qe: ne rastet kur mbi keto rregulla baze nuk arrihet nje konsensus, si rrugedalje te vetme shihen vetem nje ndarje paqesore (perkatesisht „bashkekzistenca“), ose perdorimi i dhunes.

Nje interpretim i pergjithshem mbi rregullat baze te mirekuptimit eshte kusht i domosdoshem per funksionim e nje shoqerie – por kjo nuk eshte e mjaftueshme. Sepse ne bashkejetesen shoqerore diskursi i vlerave nuk i sherben vetem perpjekjes mbi te verteten: ne shume fusha i sherben edhe rendit te bashkejeteses, konkretisht hartimit te rregullave. Per t’u dalluar eshte ndryshimi midis vlerave individuale private, qe perftohen nga diskursi, por nuk kerkojne nje ujdi, dhe vlerave kolektive publike, te cilat mbartin ne vete kerkesen per nje ecuri te pergjithshme shoqerore. Sedra, marredhenia e individeve me veten e tyre (per te zgjedhur nje shembull pikant) i eshte shmangur nderhyrjes shoqerore dhe i perket kategorise se pare; p.sh duhej te vendosej e drejta mbi jeten dhe me tej te vinte ajo qe i perket kategorise me te fundit: sedra prek vetem ndonjerin, ndersa e drejta per jeten kerkon nderhyrjen e shoqerise.

Natyrisht, renditja e vlerave ne sferen private, perkatesisht ne ate politike, eshte shpesh me pak e kuptimte se ne shembujt e permendur. Edhe nese ka nje interes te perbashket per ekzistencen e rregullave lidhese, me kete ende nuk eshte e sigurt, ne se te gjithe jane te nje mendjeje se ne cilat fusha duhet te bazohen keto rregulla. Nje mirekuptim mbi rregullat e perbashketa presupozon nje mirekuptim per materiet qe rregullohen; atje ku kjo nuk ekziston, nuk eshte per t’u pritur mbi nje rregull diskursi te orientuar nga rezultatet.

Ky mirekuptim eshte i domosdoshem ne vecanti per rastin e komuniteteve politike, ne kuptimin e ngushte te fjales. Keto dalin ne pah pikerisht ndaj grupeve te tjera (shoqata, grupime interesi dhe shume te tjera), te cilat nuk japin nje rrugedalje, ose e japin ate vetem ne kurriz te emigracionit, vetem e vetem qe te mos dale jashte loje ndonje nga vlerat e prezantuara prej tyre.

Page 10: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

10

Nje kusht i dyte per pershtatshmerine e vlerave, te cilat duhet te plotesojne njera-tjetren ne kuader te nje shoqerie, eshte se paku nje konsensus mbi kufizimin e sferes se politikes ndaj nje marreveshjeje private ose vullnetare me rregullatoret. Ndryshe nga konsensusi mbi procesin e rregullave, ky kufizim mund te zhvillohet (gjithmone e me tej) nepermjet diskursit, por ai duhet te coje si rregull ne nje rezultat te pergjithshem e te pranueshem. Nje shoqeri, e cila nuk ia del ta vendose kete, pra aktoret e se ciles nuk jane te nje mendjeje se per cfare duhet te bashkohen, ajo qendron para alternatives se re: te heshte mbi gjithcka qe del nga „emeruesit e vegjel te perbashket“ – ose te perdore dhunen.

Perfshirja e ketij kufizimi ne diskurs mund te coje, natyrisht, ne rezultate te ndryshme ne komunitete te ndryshme. Nder ’to dallohet sfera e komunitetit politik dhe sistemit te vlerave te tij nga ato te lidhura me vlerat fetare, ose klasore. Meqe komunitetet politike, pra shtetet, bashkimet e shteteve, pjeset e shteteve, qytetet dhe komunat, zakonisht perkufizohen sipas territorit, edhe konsensusi i kerkuar mbi kufizimin e moralit politik duhet te perkufizohet gjithashtu territorialisht.

Pyetja, se ciles duam t’i perqasemi ne tekstin e paraqitur, eshte pra se sa me tej do te zgjerohet hapesira e vlerave Europiane; ne vecanti, deri ku ka vend Europa Juglindore ne ’te – ose, a gjendet ajo ne rrugen e duhur per te qene pjese e kesaj hapesire vlerash. Nen optiken e zgjerimit te Bashkimit Europian, qe fillon me 2007-n me vende te krahut Juglindor, shtrohet njekohesisht pyetja, ne se Europa do te fragmentarizohej permes ketij hapi, apo nese eventualisht mund te kishte nje zhvillim te kundert, ne baze te interesave te perbashketa „te vogla“ e nje zone tregetie te lire, apo do te forcohet si nje komunitet vlerash dhe do te fitoje nga ana e fuqise politike.

Me kete jane per t’u sqaruar zgjerimi dhe permbajtja e nje konsensusi Europian mbi rregullat dhe fushen e nderhyrjes se diskursit politik. Cfare e kualifikon „Europen“, si njesi politike, ndaj shteteve te tjera dhe bashimeve federale?

Padyshim qe sqarimi i kesaj pyetjeje veshtiresohet dyfish. Nga njera ane, per shkak te heterogjenitetit te shteteve Europiane dhe kultures se tyre politike midis monarkise dhe republikes, sistemit presidencial dhe demokracise se drejtperdrejte, konkurrences midis konkordances, ose besimit ne Zot, dhe laicitetit. Ana tjeter lidhet me zgjerimin e metejshem dhe per nje kohe te gjate te tipareve Europiane. Keshtu, traditat cifute dhe kristiane, borgjezia e larte, e drejta romake dhe kodi i Napoleonit, te drejtat e njeriut apo edhe sekularizmi jane me te vertete pjese e botes se vlerave Europiane, por deri me sot ato nuk jane tipar imprenjues vetem i Europes. Ato jane vlera qe, nga njera ane, konceptohen boterisht si kulture e „Perendimit“ dhe ne anen tjeter vetekuptimin si vlera elite te nje kulture te formuar qytetare (zakonisht te percaktuar si perendimore) ne pothuajse ne te gjitha vendet e Botes.

Megjithate, ne raportet e Europes se sotme me kete baze kulturore ekziston nje dallim thelbesor me rajonet e tjera: ndryshe nga shoqerite „jo perendimore“ keto elemente jane te ankoruar ose te pakten jane projektuar ne popullatat e Rajonit. I ashtuquajturi clash of cilivisation, i cili ne shume vende te Azise ose Afrikes eshte pjese e jetes se perditshme shoqerore, nuk zhvillohet ne Europe. Dhe ndryshe nga vendet

Page 11: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

11

„perendimore“ te Amerikes ose Australise, ne europianet jemi pasardhesit e atyre qe „qendruan ne atdhe“. Trashegimia jone nuk eshte mentaliteti i shtegtarit, perkundrazi ne rrjedhim nga ata, te cilet mund te perfitonin edhe nga cdo situate kritike; keshtu qe ne periudhat e shtegtimeve masive ata qendruan ketu per te ndertuar edhe gjera te reja, krahas zhvillimit te asaj qe tashme ekzistonte. Prandaj shoqerive tona i mungon filli lidhes i nje ideje te perbashket. Asnje projekt i madh, asnje premtim lirie nuk i bashkeudhehoqi qytetaret e Europes, vecse historia, me gjithe heterogjenitetin dhe veshtiresite deri ne pervojen e tanishme te totalitarizmit ne shumicen e vendeve europiane. Ky theksim i vecante, i cili na meson vlerat e Perendimit ne Boten e Vjeter, mund te ishte nje pikenisje sqaruese per disa keqkuptime midis te dyja aneve te Oqeanit Atlantik, qe na sjell serish para syve ne kohen e tanishme edhe ndryshimet brenda qyteterimit tone te perbashket.

Megjithate, ka natyrisht edhe vlera te perbashketa te Perendimit, te cilat e dallojne ate cka ne sot e quajme Europe – dhe cka ne mendojme shpesh kur behet fjale per Europen Perendimore dhe ate Qendrore. I afte per konsensus eshte nje ideal liberal i pikepamjes politike, i cili vendos ne qender lirine dhe barazine e secilit qytetar dhe nje tolerance te gjere ndaj mendimeve te ndryshme. Ne te kundert, kufizimet ndaj hyrjes ne diskursin politik, qofte per arsye fetare, te prejardhjes, origjines, klases apo seksit, refuzohen prerazi. Me kete sigurohet nje vlere e larte e lirise se secilit, si ajo qe shprehet edhe ne deklaratat e te drejtave te njeriut te Kombeve te Bashkuara. Kush nuk i njeh keto principe qendron, ne te gjithe boten Perendimore, pra edhe ne Bashkimin Europian, jashte procesit politik. Me kete, ai duhet ta konsideroje veten si kundershtar dhe, ne keto kushte, si armik qe duhet te luftohet.

Ne kuadrin e diskurseve mbi Perendimin, dhe jo vetem mbi kete, disa deshirojne te bashkohen ne mendimin se kjo vlen vetem si pjese e permbajtjes se tyre. Pra ne jemi europiane shume te forte, te gatshem per ta detyruar shtetin te organizoje sebashku me ne jeten ekonomike ose qendrimin material te qytetareve, sic ndodh ne Shtetet e Bashkuara.

Pra kush eshte i gatshem, ne kushtet e shoqerise liberale, te hapur per te bere politike, ai eshte i mirepritur ne Europe per te diskutuar mbi rolin dhe paraqitjen e nje shteti aktiv e te fuqishem – pra deshiron te shohe nje perkufizim te thjeshte, stilistik te punes te ketyre shteteve, nga te cilet perbehet Europa e sotme si nje komunitet vlerash politike.

Deri ku i perfshin ky perkufizim i „Europes“ edhe vendet e Ballkanit Perendimor, per te cilat behet fjale ne tekstet e intervistave te meposhtme? Kete pyetje e shtron edhe Bashkimi Europian, nderkohe qe marreveshjet e Bashkimit Europian i ofrojne mundesine cdo shteti te kerkoje anetaresine; natyrisht, kjo lidhet me kushtin qe ne shtetin aplikues te respektohen liria, demokracia dhe shtetesia e se drejtes, te cilat jane parime baze per “te githa vendet anetare sebashku”.

Nen kete kusht, i cili gjendet i konkretizuar ne kriteret e Kopenhagenit per vleresimin e perpjekeve per te hyre si anetare te rinj e potenciale, shprehet vendi i vlerave, te cilave Bashkimi i beson bazamentin e vlerave te tij.

Page 12: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

12

Por njekohesisht, Bashkimi Europian beri te qarte se fundmi, qe prej takimit te Selanikut ne vitin 2003, se ai e sheh tere Ballkanin si pjese integrale te Europes, pra qe te ardhmen e tij e sheh brenda kufijve te saj. Me kete nuk eshte e thene qe ne keto vende duhet te ekzistoje patjeter nje konsensus shoqeror mbi ato qe ne i cilesojme si “vlerat europiane“. Por nuk do te justifikohej shpresa qe nje konsensus i tille mund te arrihet ne vitet pasuese, sepse atehere do te ndodhte hapja e nje perspektive hyrjeje jo vetem e gabuar, por edhe e rrezikshme per ndertimin e brendshem te Bashkimit. Kjo shprese do te thote konkretisht qe perballe ketij kundershtimi midis pjeseve “moderne” te popullsise, te orientuara nga Perendimi, dhe atyre fuqimisht tradicionaliste e nacionale, te cilat keto shoqeri i kane te pranishme edhe sot, te mundim te instalojme fuqite per ndarjen me ‘ta te vlerave tona, sidomos idealin tone te nje diskursi politik.

Kjo varet nga procesi shoqeror ne vendet e Ballkanit Perendimor – nje proces, hapja „europiane“ e te cilit te mbeshtetet ne interesat e drejtperdrejta te shteteve te Bashkimit Europian: shansi qe ne afrimin e ardhshem te kufijve tane te zhvillohet paqja dhe solidariteti, cka do t’i kundervihej rrezikut qe keta vende fqinje te terhiqen nga Europa- madje ne nje hapesire, e cila nga viti 2007 do te jete e mbyllur teresisht nga ana gjeografike nga Bashkimi Europian, dhe qe te mund te instalonin nacionalizma dhe fondamentalizma potencialisht agresive.

Ekziston nje shans i mire, kete e bejne te qarte edhe tekstet e bashkerenditura, qe kjo “perplasje” brendashoqerore te mund te vendoset perfundimisht drejt perspektives Europiane, ne te mire te vlerave europiane – natyrisht vetem nese Bashkimi Europian i ruan te dyja: nga njera ane perspektiven e hyrjes dhe nga ana tjeter kerkesen ndaj secilit vend per te plotesuar seriozisht dhe pa kompromise kriteret e Kopenhagen-it. Atehere, dhe vetem atehere, mund te marre zhvillim Ballkani Perendimor, gje te cilen e shpreson edhe Bashkimi Europian ne interes te tij, per t’u rritur dhe fuqizuar si hapesire e paqes, lirise dhe stabilitetit.

Jürgen Ehrke Dr. Alfred Diebold

Page 13: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

13

Portreti im gjendet ne Kushtetute“:Bisede me Hans-Jochen Vogel

Dr. Hans-Jochen Vogel eshte jurist. Nga viti 1960 deri ne vitin 1972 ka qene kryetar bashkie i Munihyt, nga 1972 deri ne 1974 minister federal per rregullimin e territorit, ndertimit dhe infrastuktures, mandej deri ne vitin 1981 minister federal i drejtesise dhe se fundmi ne vitin 1981 kryetar bashkie ne Berlin. Nga viti 1987 deri 1991 ishte kryetar federal i Partise Socialdemokrate Gjermane (SPD) dhe nga 1983 deri 1991 kryetar i grupit parlamentar te SPD-se ne Bundestag.

Biseden me Dr. Hans-Jochen Vogel e zhvilloi Dr. Alfred Diebold.

Ju sapo kini botuar nje liber mbi politiken dhe edukaten. Aty Ju e perkufizoni politiken si nje ndikim mbi rendin dhe organizimin e komunitetit ne baze te vlerave te caktuara dhe te nje portreti konkret. Si do t’i pershkruanit vlerat dhe portretin Tuaj?

Portreti im eshte ne Kushtetute, sidomos ne nenin e pare te saj ai ka gjetur shprehjen e vet: dinjiteti i njeriut eshte i paprekshem. Çdo njeri ka nje qellim ne vetvete. Asnje person nuk duhet te instrumentalizohet. Dhe, ne kete kontekst, vlerat e rendesishme jane kritere per organizimin e komunitetit por edhe per jeten e secilit: liria, drejtesia dhe solidariteti. Ne arsyetimin e ketij portretizimi hyn edhe bindja Kristiane; pra, perfytyrimi i shembelltyres se Zotit nga Njeriu, besimi qe me vdekjen nuk ka nje cak perfundimtar te individit, perkundrazi qe – ne nje fare forme gjithmone – ai ecen perpara, si dhe pikepamja qe njeriu i keq dhe i mire duhet te dallojne nga njeri-tjetri.

Willy Brandt ka thene: „Do te rezultoje nje gabim historik, sikur ideali i Socializmit Demokratik, i lidhur me lirine, drejtesine dhe solidaritetin, qe qendron ne themel te Socialdemokracise, te veshtrohej si i tejkaluar. Ç’mendoni Ju per kete?

Kete fjali me pelqen ta sjell shpesh ne kujtese. Nga kjo dal ne perfundimin qe Willy Brandt, pak para vdekjes se tij, ka folur jo vetem per keto tre vlera, por ka qene gjithashtu kunder braktisjes se konceptit “socializem demokratik“. Ai donte ta ruante kete term si nje element te tradites socialdemokrate. Natyrisht, permbajtja e ketij koncepti ka ndryshuar ne dhjetevjeçarin e fundit. Fillimisht ai kishte te bente me pershkrimin e nje gjendjeje shoqerore fundore, e cila do te vinte nje dite. Cka per Socialdemokracine do te ishte gjithmone nje Socializem Demokratik. Sot vlen perkufizimi qe ka dhene Willy Brandt. Po i njejti gjendet edhe ne „Programin e Berlinit“. Dhe keshtu duhet ta leme.

Prezantimi i vlerave Tuaja çon ne perfundimin qe per Ju jane te rendesishme bindjet. Si do t’i percaktonit bindjet ideologjike dhe çfare roli luajne bindjet ne jeten Tuaj?

Ideologjite jane ide te pergjithshme: si duhet krijuar shoqeria dhe si mund te arrihet kjo gjendje. E veshtire do te ishte, nese nje ideologji do te shfaqej me pretendimin se eshte e verteta. Dhe do te jete me e veshtire, nese ideologjite pretendojne t’i prezantojne idete e tyre me dhune. Kjo situate e fundit mund te vihet re ne shembullin e Komunizmit, por edhe ne fazat e hershme te Krishterimit. Por, ajo nuk ka ndodhur kurre

Page 14: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

14

ne nje Demokraci Sociale. Megjithate, ne „Programin e Erfurtit“ te vitit 1891 kishte edhe prezantime ideologjike, te cilat kaluan me pretendimin se ishin e verteta. Nje pretendim ky, i cili mbeshtetej ne ligjshmerine e presupozuar te ecurise se historise. Nje ligjshmeri, e cila do te perfundonte ne socializem. Nisur nga baza te shendosha, ne jemi bere me te ndjeshem ndaj ideologjive. Si socialdemokrate, ne njohim arsyetime te ndryshme per vlerat tona thelbesore. „Godesberg“-u dhe me fuqishem „Programi i Berlinit“na mesojne: ne varesi te pyetjes, se mbi c’baze arsyetimi njihen tre vlerat thelbesore, partia duhet te respektoje vendimin e gjithkujt. Cfare mendimi ke per veten dhe per qenien tende? Perse je aty? Çfare duhet te besh per te patur nje jete te mire dhe te sukseshme? Keto jane perfytyrime subjektive, te cilat behen me te qenesishme, nese mbeshteten ne reflektim, shkembimin e mendimeve dhe te pervojave. Bindja eshte e kunderta e kenaqesise. Veçse ajo nuk lejohet te sforcohet, qe te mos reagoje ndaj preteksteve te kota dhe pikepamjeve te reja.

Si politikan, Ju kini qene i njohur para se gjithash si dashamires i rregullit. Nese mendoni per virtytet, cilat duhet te mbarte patjeter me vete nje politikan i mire?

Eshte e ngulitur fort ne filozofi dhe ne etike gjithashtu, qe te kihen gjithmone parasysh te ashtuquajtuarat virtytet thelbesore, pikerisht: zgjuaresia, trimeria, dhe drejtesia. Une nuk shoh qe te kete variacion te madh ne paraqitjen e virtyteve. Pastaj jane te ashtuquajtuarat virtyte dytesore, ku fjala “dytesore” shqiptohet ne kete rast si perulje, apo madje si perbuzje, çka nuk eshte kuptimi i vertete i fjales “dytesore”. Ketu permendim: dashurine per rregullin, zellin, perpikmerine, kujdesin.

A mungojne keto virtyte ne ditet e sotme, apo nuk ka ndryshuar asgje?

Per kete jam i permbajtur ne gjykim. Tek me te moshuarit ekziston gjithmone rreziku qe ata te pretendojne se me pare ka qene me mire dhe tani jane bere mire vetem pak gjera. Une druhem para nje gjykimi te tille. Megjithate, shoh dy tendenca, te cilat mund te çojne ne humbjen si te virtyteve kardinale ashtu edhe te atyre dytesore. Njeherazi eshte tendenca per te konsideruar principin ekonomik si kriterin madhor, kjo do te thote qe gjithçka te matet me rezultatet dhe me suksesin material; dhe tendenca qe principi ekonomik te shtrihet ne te gjitha fushat e jetes, edhe ne ato, ne te cilat - sipas bindjes sime te forte - nuk ka asgje per t’u kerkuar. Ne fushen e komunikimit ka perparime, por ka edhe fusha te tjera ku shihen gjera te frikshme, kur edhe ne sport shfaqet me shume pushteti sundues, keshtu qe sporti nuk shihet ’me si kujdes dhe aktivitet i fuqive trupore e mundesive ushtruese, por si mjet per operacione te medha ekonomike dhe per qellime fitimi. Skandali i gjyqtareve flet shume ne kete drejtim.

Dhe e dyta qe vihet re, eshte nje tendence e kenaqesise. Çdo gje ecen perpara, asgje nuk ia vlen – vetem nese eshte e bukur. Ne fakt, duhet te jete ndryshe. Keto tendenca jane bere me te forta ne 10, 15 vitet e fundit. Megjithate, nuk shkoj dot aq larg, sa per te thene: çdo gje eshte bere me keq dhe çdo gje ka humbur. Edhe me pare nuk ka qene gjithçka keshtu, qe ‘ti pershtatej 100 perqind perfytyrimeve te mia.

Si ka qene ngjitja Juaj ne politke?

Page 15: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

15

Ngjtitja ime lidhet se pari me hyrjen ne politike. Nuk ishte edhe aq e kuptimte qe nje akademik, i cili kishte pasur fat ne provime, hyri ne SPD dhe para se gjithash nuk e fshehu qe eshte i krishtere. Kjo u pa si nje çudi e madhe. Por me vendimtarja ishte pikerisht qe ne punishten „Freimann“, e cila asokohe quhej ende „Oficina perandorake e Permiresimit te Hekurudhave“, besimi i atyre burrave shume pretendues ishte mbizoterues. Gra s’kishte pothuajse fare – mbasi kandidova, me zgjodhen pasardhes te kryetarit te deriatehershem, qe ishte semure rende. Kjo ishte nje prove, se ciles, nese nuk do t’i rezistoja, do te kishte luajtur nje rol per zhvillimin tim te metejshem. Por ajo u kalua, dhe per kete une sot jam krenar qe keta njerez me dhane besimin e tyre.

Willy Brandt ka qene nxitesi Juaj, i cili Ua njohu talentin mjaft heret dhe Iu solli nga Mynihu ne Bon.

Willy Brandt ka hyre ne jeten time per here te pare ne vitin 1953. Asokohe une isha kryetar i nje shoqate lokale ne Mynihun verior, ne nje lagje punetoresh. Atje ishin strehuar ne nje kazerme nje numer i madh emigrantesh te 17 Qershorit. Ata ishin veçanerisht kritike ndaj Socialdemokracise. Une iu drejtova kryesise se Partise ne Bon nese mund te na dergonin dike qe te merrej vesh me ’ta. Ata thane: po, eshte njefare Brandt - une thashe: kush eshte ky? Ata thane se ai qe nje deputet dhe ndodhej ne Berlin. Ai erdhi me tren. Une e prita ne stacionin e trenit. Ky ishte kontakti im i pare me ’te. Dhe ai ia doli mbane qe ti bente ata njerez ta degjonin. Ai nuk i ktheu ata. Une besoj, qe ata edhe me pas zgjodhen Adenauerin. Por ai mundi ta pastronte ate armiqesi ndaj socialdemokracise.

A do t’Iu rekomandonit te rinjve te sotem te hynin ne politike?

Po, kete do ta beja. Njeriu nuk duhet te kujdeset vetem per veten e tij, por te angazhohet edhe per komunitetin. Politika s’eshte gje tjeter pervecse angazhim per gjendjen e komunitetit. Ajo qe eshte e mire, duhet te ruhet; ajo qe nuk eshte e mire, te ndryshohet. Une jam pak i shqetesuar, sepse numri i atyre njerezve te brezit te ri qe ndjekin kete keshille ka rene, ose ne çdo rast nuk eshte shtuar.

Une kam rezerva te medha ndaj te ashtuquajtures „karriere te brendshme“, ku dikush studion shkenca politike, hyn ne nje parti, pastaj fillimisht behet bashkepunetori i nje deputeti, pastaj i nje fraksioni dhe me vone behet deputet. Se fundmi, madje, ai eshte sekretar shteti parlamentar, ose minister, pa bere per nje kohe te gjate nje jete normale, pertej sferes politike, pa kuptuar se si u ecen jeta shumices se bashkeqytetareve te tij.

Shpesh ndodh qe njerezit do te merrnin nje mandat nese do te ishin disi me te vjeter, sipas mendimit tim 40, 50 vjec dhe do te kishin me shume pervoje. Por, atehere, shanset nuk do te ishin ’me aq te mira per t’u perfshire sic duhet ne kete drejtim.

Une kam rezerva te medha ndaj te ashtuquajtures „karriere te brendshme“, ku dikush studion shkenca politike, hyn ne nje parti, pastaj fillimisht behet bashkepunetor i nje deputeti, pastaj i nje fraksioni dhe me vone behet deputet. Se fundmi, madje, ai eshte sekretar shteti parlamentar ose minister, pa bere per nje kohe te gjate nje jete normale,

Page 16: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

16

pertej sferes politike, pa kuptuar sesi u ecen jeta shumices se bashkeqytetareve te tij. Prandaj jam i mendimit se eshte jo shume e vlefshme te rekomandosh qe dikush te hyje ne Parlament qe ne moshen 19 vjecare.

Une nuk e di nese jemi ndergjegjesuar se personat mbi 60 vjec tani perbejne 24 perqind te popullsise. Keta jane 32 perqind e njerezve me te drejte vote, po te kemi parasysh se ata ne moshe nen 18 vjec dhe qytetaret me nenshtetesi jo gjermane nuk lejohen te votojne. Pra nese te paret shkojne te votojne, ata bejne mbi nje te treten e zgjedhesve. Ne Bundestag, ky grup i 1/3- es eshte perfaqesuar me pak deputete. Kjo nuk duhet te zgjase per shume kohe keshtu. Per kete, nuk mendoj se deputetet qe jane ne Parlament s’duhet te vazhdojne per nje ose dy periudha te tjera mandatore. Perndryshe, une mendoj se njerezit qe jane 60, 62 ose 65 vjec, pra qe kane nje jete te plote pune pas vetes, te shkojne ne Parlament per nje ose dy periudha mandatore. Keshtu qe ata do te kishin jo vetem me shume pervoje, por edhe njefare pavaresie.

A do te shihej kjo keshtu edhe ne SPD?

Kudo qe e hedh kete ide, has ne reflektime dhe madje edhe ne miratime. Ne çdo rast, ky argument ben pershtypje, teksa behet fjale per nje te treten e elektoratit.

Çfare e karakterizon nje politikan te mire dhe çfare cilesish duhet te kete ai?

Atij i nevojitet nje shendet i qendrueshem dhe i paepur, fizik dhe psikologjik. Ai duhet te jete i besueshem. Fjalet dhe veprimet e tij duhet te perputhen. Ai duhet te dije te menaxhoje pushtetin dhe pikerisht pushtetin jo si qellim vetjak, por si mjet per vendosjen e atyre principeve qe ai i quan te drejta. Perndryshe, do te ishte nje pasagjer ose nje vezhgues miqesor, por jo organizues. Gjithsesi, ai duhet te dije te shprehet. Ai duhet te shprehet ne ate menyre qe çdo degjues i pranishem te fitoje kontakt me ’te.

Vendimet shoqerore merren gjithmone e me shume nga institucione demokratike jo legjitime. Nga kjo profesioni i politikanit humbet atraktivitetin e tij.

Po, ne fushen ekonomike ndikimi nga ana e kapitalit eshte bere gjithmone e me i dukshem. Argumentimi “nese ju nuk e beni kete apo ate, atehere do te shkojme atje ose ketu” eshte nje tregues se organi demokratik legjitim, Bundestagu, ne menyre me te forte se me pare, kur ishin percaktuese kushtet ne kuader kombetar, mund t’i pergjigjet ketij ndikimi duke thene: te nderpritet presioni. Kjo vlen gjithashtu edhe ne rrafshin boteror. Une mendoj: pse e refuzon administrata amerikane protokollin Kyoto? Per shkak te presionit te industrise se madhe amerikane! Apo zhvillime te vecanta ne organizaten Botetore te Tregetise. Pse? Jo sepse njohja e forcave demokratike eshte legjitime, por perkundrazi, sepse ato i nenshtrohen presionit masiv.

Perse jane sot sindikatat te domosdoshme?

Arsyetimi eshte i thjeshte: sindikatat jane te domosdoshme ne menyre qe punemarresi te mos i beje balle i vetem pushtetit te punedhenesit dhe te kapitalit. Une mendoj se, po te ndodhe e kunderta, ky do te ishte nje hap mbrapa ne gjysmen e dyte te shekullit

Page 17: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

17

XIX, kur njeriu shtypej dhe nuk pranohej per shkak te sindikatave, kur duhej qe secili te dilte kunder punemarresit. Une besoj se do te rritet gradualisht njohja, jo ne kuptimin e luftes se klasave, por ne kuptimin e nevojes se nje balance pushteti edhe nga ana e punemarresve te nje organizate dhe perfaqesimi te perbashket. Nje shkak tjeter eshte, qe sindikatat ne baze te traditave te tyre por edhe ne ne baze te punes se tyre ne zhvillimin te komunitetit tone mund te sjellin eksperienca shume te veçanta. Dhe qe mund te kujdesen per vleren baze te solidaritetit nepermjet ekzistences dhe veprimtarise se tyre.

Duke pasur parasysh papunesine masive, mund te linde pershtypja qe Kapitali e ka fituar luften ndaj Punes.

Kaq larg nuk do te shkoja. Kjo do te thoshte humbje shprese dhe kapitullim. Jam mesuar ne jeten time qe kete ta shmang. Gjithashtu, e pranoj qe ne princip jam nje njeri optimist. Gjerat jane bere edhe me te veshtira per shkak te Globalizmit, per shkak te faktit qe prodhimet e se njejtes cilesi mund te jene te disponueshme, pa komplikacione te medha, me gjysmen e kostos se shperblimit. Ky eshte nje fakt. Dhe askush, edhe vete banori i Saarland- it, emrin e te cilit une nuk e permend me qejf, per shkak te ndodhive, eshte i idese qe ne Gjermani mund te mbyllen serish kufijte. Jane raporte te ndryshueshme. Bashkepunimi Europian ose edhe bashkepunimi nderkombetar i sindikatave do te jete me i rendesishem, sepse kushtet e pergjithshme, te cilat me pare njiheshin vetem ne rrafsh kombetar, tani jane te kapshme edhe ne rrafsh Europian dhe ndoshta perfundimisht ne rrafsh Boteror. Jo, lufta nuk eshte e humbur; por ajo ka nevoje per perpjekje te medha. Dhe mendimi se nevojiten bleres per prodhimet, jo vetem jashte por edhe brenda Vendit, ka prekur tashme edhe sipermarresit e arsyeshem.

Nje kapitull i librit ben fjale per raportin Tuaj me Zotin. Kjo eshte per Ju diçka shume e rendesishme, teper qendrore, e cila Iu ka dhene shume fuqi. A mundeni te na jepni idene Tuaj per Zotin – Ju e quani „Zot i Plotfuqishem“?

Po mendoj, per nje çast, ne se duhet te flitet ne pergjithesi mbi kete gje, ne nje rast te tille. Ekziston nje prirje per te thene: eshte çeshtje private dhe mbi kete nuk dua te flas. Por, pse pikerisht jo? Kjo per shume njerez eshte nje subjekt interesant, nese ata mendojne njelloj ose ndryshe. Perse, nje si une, nuk jep pergjigje te hapura mbi kete?

Raporti im me Zotin gjate jetes sime u be serish i forte qysh ne vitet ’70. Per mua, ky ishte me shume perfytyrim i nje Zoti personal dhe me teper ne nje pike arkimedike, qe me jepte mbeshtetje. Me kete perfytyrim lidhet per mua fakti qe Njeriu nuk eshte i plotfuqishem dhe se i duhet dhene llogari nje instance me te larte. Keshtu thuhet edhe ne parathenien e ligjit themelor (Kushtetutes), ne te cilin fjala eshte pergjegjesi para Zotit dhe njerezve. Termi “Zot i Plotfuqishem” eshte pronesi bavareze, me pak abstrakte se sa nje koncept i natyres filozofike dhe teologjike per Zotin. Une i referohem ketu “Nates se Shenjte” te Ludwig Thoma- sit, ku dikush e takon shume njerezisht Zotin e Plotfuqishem.

Page 18: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

18

Nese flitet per trashegimine Tuaj politike, per çfare mendoni Ju? Çfare deshironi te lini per me tej?

Une deshiroj te transmetoj se eshte e domosdoshme, por edhe e kuptimte dhe gjithashtu e rendesishme per secilin, qe te mos kujdeset vetem per veten e tij, perkundrazi, te angazhohet edhe per komunitetin. Deshiroj te them me tej se ne gjermanet nuk kemi arsye te shohim prapa ne historine tone pas 1945-s, me “gelltitjet” poshteruese, por kemi arsye per mirenjohje. Une shkruaj: nese njeri ne lufte, ne burg, do te na kishte thene se si do te zhvillohej Gjermania ne 50 vitet e ardhshme, do ta kishim marre per te çmendur, do te kishim thene: ti po tallesh! Une do te uroja qe te na shquante me teper gezim dhe mirenjohje ndaj fatit apo Zotit.

Page 19: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

19

Diskutime ne konference

Stefan Dehnert: Europa ne zgjerim drejt Juglindjes –nje komunitet vlerash?

Konferenca „Vlerat dhe Politika – Europa qe zgjerohet drejt Juglindjes – nje komunitet vlerash?“ u organizua nga Fondacioni „Friedrich Ebert“ ne partneritet me sekretariatin e Ceshtjeve te Integrimit te qeverise se Republikes se Maqedonise. Ideja e kesaj konference lindi nga rezultatet e intervistave, te cilat jane te permbledhura ne kete vellim. Intervistat ishin teper interesante jo thjesht per t’i shtypur dhe per t’i lene te pluhurosen ne biblotekat private dhe publike. Pyetjet atehere ishin si me poshte: cilat vlera percaktojne situaten e tanishme te shoqerive ne vendet e Europes Juglindore? A jane ato te perputhshme me syresh, qe brenda Bashkimit Europian shihen si standart europian. Dhe nga kjo vijon nje pyetje tjeter: A ka ndonje emerues te perbashket te vlerave europiane, a ka konsensus mbi kete brenda 25 shteteve anetare te Bashkimit Europian? Keto pyetje dhe shume te tjera i kemi shtruar ne konferencen “Politika dhe vlerat” dhe gjate pergjigjeve mbi ‘to e kane marre fjalen perfaqesues te politikes dhe shkences nga Shqiperia, Bullgaria, Maqedonia si edhe nga Brukseli e Berlini.

“Vlerat dhe politika” – nje ndjenje komuniteti, e cila kohet e fundit duket e papershtatshme ne kohe. Besohet shume qe politika duhet te veshtrohet si e dominuar nga parimet ekonomike, sikur ajo do te lidhej me vlerat. Dhe – ne Europe debati mbi vlerat politike ka marre nje hov te ri – se fundmi, jo nepermjet pasigurive dhe sfidave, me te cilat vihet ne pyetje vetkuptimi brenda Europes perendimore. Kesaj teme i perket edhe zgjerimi i planifikuar i Bashkimit Europian drejt Lindjes, deri pertej kontinentit Europian – per t’u permendur ketu eshte debati mbi Turqine. Kesaj ceshtje i perkasin edhe sfidat per modelin social europian nepermjet Globalizmit, zhvillimit demografik – pakesimi i popullsise dhe plakja e shoqerise - dhe imigrimit, per te permendur vetem pikat me te rendesishme.

Kerkimi mbi vlerat e e Bashkimit Europian e ka gjetur shprehjen e tij me te qarte ne formulimin e traktatit kushtetues: „Vlerat, mbi te cilat themelohet Bashkimi, jane respektimi i dinjitetit te njeriut, lirise, demokracise, barazise, shtetit ligjor dhe ruajtjes se te drejtave te njeriut perfshire ketu te drejtat e personave te cilet u perkasin minoriteteve. Keto vlera jane te perbashketa per te gjitha shtetet anetare, ne nje shoqeri, e cila shquhet per pluralizem, jodiskriminim, tolerance, drejtesi, solidaritet dhe barazi mes grave dhe burrave“.

Mandej u nxit debati nga Juergen Habermas per nje ndergjegje te perbashket europiane, e cilas sipas pikepamjes se tij krijohet mbi pervojat e perbashketa ne historine europiane. Ketu bejne pjese privatizimi i besimit dhe distanca refleksive e njerezve midis tyre, zbutja e dhunes shteterore dhe sensibilizmi i qytetareve per shkeljen e integritetit personal dhe fizik, vleresimi kritik i tregut dhe morali i luftes per me shume drejtesi sociale si edhe sensibiliteti i njerezve per paradokset e perparimit.

Si eshte situata rreth orientimit te vlerave ne Europen Juglindore? Shtetet e Europes Juglindore jane dhene pas kerkimit te identitetit specifik te ngjashem me ate te shteteve te Europes Qendrore-Lindore postsocialiste pas renies se Bllokut Lindor. Boshlleku i

Page 20: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

20

vlerave dhe identifikimit, i cili erdhi pas renies se modelit shoqeror qe mbizoteronte prej nje dhjetevjecari, duhet te mbushej. Ne shumicen e rasteve kjo ndodhi me perdorimin e miteve te pavaresise dhe te fese, e cila kuptohet si e lidhur me shumicen e popullsise. Vlerat jane percaktuese te identitetit dhe e kunderta identiteti ndikon ne tablone e vlerave. Eshte me interes te madh, nese identitetet e rigjetura ose te ripercaktuara ne 15-20 vitet e shkuara ne Europen Juglindore mund dhe duan te futen ne catine e vlerave te Bashkimit Europian. Por, nese ka qendrese kunder vlerave, te cilat mund te jene te veshtira per pjese te caktuara te popullsise, porosite e Bashkimit Europian jo vetem qe duhen pranuar, por edhe te plotesohen.

Me lart citova disa nga parimet kushtetuese te Bashkimit Europian, ne te cilet theksohet orientimi i vlerave te Bashkimit Europian. Nuk behet fjale rreth bindjeve me baze eurocetrike, aty njihen vlera universale, te cilat perkufizohen si „vlera perendimore“. Ne perpjekjen e Habermas-it per te dhene perkufizimin e ndergjegjes europiane shihet dicka specifike europiane – natyrisht pershkrimi i tij mund t’i preke me fuqishem 15 vendet e para te Bashkimit Europian, por me tej edhe 25 vendet e sotme te Bashkimit. Si mund te permblidhen dhe perkufizohen vlerat universale shoqerore te formuluara ne traktatin kushtetues, si te perdoren ato ne politike, pa rene ne perpjekje per t’u shkrire ne vleresimin e pergjithshem Global? Bashkimi Europian e ka perpunuar pergjigjen e tij mbi kete pyetje ne vazhden e pothuajse 50 vjeteve histori. Bashkimi Europian eshte nje komunitet te drejtash dhe vlerash, funksionimi i te cilave garantohet nga institucionet e tij. Rregullat jane te perkufizuara ne marreveshjet e komunitetit dhe ne „aquis communautaire“, te detajuara ndonjehere ngaterrueshem, por qe duhet te kontrollohen e vendosen.

Bashkimi Europian pret nga shtetet, te cilat duan te jene pjese e komunitetit te te drejtave te Bashkimit Europian, qe ky vullnet per te hyre ne ’te te pasqyrohet ne ndermarrjen e te ashtuquajturave „kritere te Kopenhagen-it“. Ato kerkojne, nder te tjera: „...si kusht paraprak per anetaresimin duhet qe vendi kandidat te kete realizuar nje stabilitet institucional, si garanci per rendin demokratik dhe ligjor, per ruajtjen e te drejtave te njeriut si dhe respektimin e mbrojtjen e minoriteteve“.

Krahas kritereve te qarta dhe teknike, te cilat e kualifikojne nje vend kandidat, ne formen e vlerave luajne nje rol edhe faktoret e „bute“, te cilet duhen te ndikojne ne organizimin institucional te shtetit dhe ne aftesite funksionuese te tij – dhe me kete te shnderrohen faktore te „forte“, aplikimi i te cileve nuk mund te arrihet me sukses sot per neser. Ndaj, ato bejne pjese ne platformen baze te Bashkimit Europian. Eshte pikerisht zbatimi institucional i ketyre kritereve, per cka kujdesen shtetet anetare te Bashkimit Europian, ne menyre qe shteti dhe sistemi politik i brendshem te deshmoje nje mase te larte legjitimiteti dhe, me kete, edhe besim nder qytetaret.

Shtrohet pyetja se deri ne c’mase do te preke kjo rajonin e Europes Juglindore. Me lejoni qe per kete pyetje t’i kthehem pervojave nga Europa Qendrore dhe te citoj Andras Bozoki-n: “Horizonti i pervojave te qytetareve ne shtetet e transformuara postsocialiste, me institucionet e shteteve te tyre, eshte shpesh dicka tjeter. Ato duhet te mesojne qe institucionet nganjehere nuk luajne asnje rol. Praktikat informale zoterojne ne te shumten e rasteve ngjarjet politike ne vendin e tyre...„ Une mendoj se ky pershkrim nuk

Page 21: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

21

eshte teresisht i panjohur per popujt e Europes Juglindore. Bozoki vazhdon me tej: “Me hyrjen e vendeve te reja ne Bashkimin Europian me 2004 u shfaq nje fenomen, i cili lidhej me konceptimin e elites politike permes popullates, me llojin dhe menyren se si e kishin menaxhuar ato procesin transformues pas viteve 1990 dhe si e kishin shfrytezuar per vete afrimin e vendit te tyre me

Bashkimin Europian. Ndersa mbeshtetja per hyrjen ne Bashkimin Europian zgjati me teper se ne rastin e shteteve europianoperendimore, pjesemarrja e tanishme ne referendume shkoi ne te shumten e rasteve nen 50%. Besimi ne proceset demokratike dhe nje kulture zenkash politike e funksionuese lane dukshem gjurme, te cilat nuk ishin njohur me pare. Prandaj edhe vezhguesit folen per nje “mbeshtetje te simuluar te hyrjes“. Rrjedhimi eshte nje „anetaresim pa perkatesi“.

Nese shtetet e Europes Juglindore duan te menjanojne nje skenar te krahasueshem, atehere duhet bere me shume per proklamimin e lirise, drejtesise dhe solidaritetit. Pra, duhet qe vlerat themelore te Bashkimit Europian dhe te jehones institucionale dhe praktike te gjenden ne pervojen e perditshme te qytetareve te tij.

Qellimi i konferences ishte pritshmeria kritike e proceseve ndryshuese qe kane pershkuar shoqerite e Shqiperise, Bullgarise dhe Maqedonise ne keto 20 vitet e fundit, c’modele dhe identitete u perdoren, nga perzierja e se vjetres me te rene, mbi te cilet mbeshtetet orientimi i sotem i vlerave te cdo shoqerie, se sa ka perparuar sigurimi institucional i vlerave te proklamuara nga Bashkimi Europian, cfare sfidash dalin nga diskurset anti-perendimore, si eshte parashtruar njohja dhe pranimi i vlerave te Bashkimit Europian.

Page 22: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

22

Hannes Swoboda, MdEP: Bashkimit Europian – sa me shume se nje treg i perbashket

Hannes Swoboda, Anetar i Parlamentit Europian, nenkryetar i delegacionit per marredheniet me vendet e Europes Juglindore

Fillimisht do te deshiroja te falenderoja Fondacionin „Friedrich Ebert“ per ftesen. Sa here qe Fondacioni „Friedrich Ebert“ me fton, une vij me qejf, nese ma lejon edhe koha ime. Dhe ne vecanti vij me qejf ne vendet e bukura, me te cilat me lidhin kujtime te bukura. Njehere, ne anen tjeter liqenit, ne afersi te Ohrit, kishim nje mbledhje te Komisionit Europian dhe te parlamentit Maqedonas.

Do te deshiroja te filloja me disa verejtje thelbesore dhe pastaj te deshmoj per shembullin e vendimeve dhe diskutimeve te natyres aktuale, qe Bashkimi Europian eshte nje komunitet i forte vlerash edhe nese imazhi i tij ndoshta eshte dicka tjeter.

Me lejoni qe fillimisht te kthehem ne themelimin e Bashkimit Europian. Bashkimi Europian eshte themeluar si nje komunitet vlerash per te kapercyer luften, racizmin dhe nacionalizmin dhe per te siguruar kushtet paraprake per nje paqe afatgjate. Nuk eshte e rastit qe berthama e Bashkimit Europian – me ndikim deri me sot – ka lindur nga nje „hedhje ne ere“ e nje ure midis Frances dhe Gjermanise, midis dy armiqve shekullore, te cilet kane luftuar me njeri-tjetrin per shekuj me radhe. Ashtu sikurse nuk eshte e rastit qe burimet, te cilat jane dhe ishin vendimtare per armatimin dhe luften: qymyri, hekuri dhe celiku, u „komunitarizuan“, do te thote iu nenshtruan nje autoriteti te perbashket. Ky ishte fillimi dhe zanafilla e Bashkimit Europian. Instrumenti ishte ekonomik., por qellimi, shkaku, synimi ishte sigurimi i paqes. Nuk duhet te kishte kurre ’me lufte. Fashizmit, i cili ne luften e dyte Boterore solli nje shkaterrim gjigand, iu shpall lufte. Behej fjale per nje qendrese te nacionalizmit dhe racizmit, me ndjenjen e nje mendjemadhesie pan-gjermane qe solli me miliona viktima, por jo vetem me cifutet ne vecanti – kujtojme romet, homoseksualet, etj. Ky fillim i Bashkimit Europian duhet te kujtohet gjithmone.

Me kalimin e kohes, ky komunitet vlerash u zhvillua kryesisht ne formen e nje komuniteti ekonomik. Se fundmi, komuniteti ekonomik Europian eshte shnderruar ne nje Bashkim Europian, sepse duhej te ktheheshin ne plan te pare vlerat reale. Pika kulmore ishte i ashtuquajturi „Katalog i te Drejtave Themelore“, i cili, i perpunuar, u pranua edhe nga shefi i Qeverise dhe si rrjedhoje u perfshi ne Kushtetuten Europiane. Natyrisht, ky- ende- nuk eshte ratifikuar, megjithate Katalogu Europian i te Drejtave Themelore eshte pikerisht nje katalog i shenjestruar, ndonese ende nuk ka asnje modalitet ligjor per t’u perdorur.

Megjithate, Gjykata e Larte Europiane ne vendimet e saj per shume ceshtje i eshte referuar pikerisht ketij Katalogu Europian te te Drejtave Themelore, ai eshte pare de facto si nje baze vlerash i Bashkimit Europian. Ka dy dokumenta baze te Bashkimit Europian. Njeri dokument perkufizon te ashtuquajturin „Proces te Lisbones“, pra anen ekonomike. Europa deshiron te jete ne nje bote globale te kontinentit me konkurrues.

Page 23: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

23

Dokumenti tjeter eshte Katalogu i te Drejtave Themelore. Ai perkufizon faktin qe Bashkimi Europian eshte edhe nje komunitet vlerash.

Kete paralelizem e quaj te drejte. Te dyja anet jane te rendesishme: ajo ekonomike, por edhe komuniteti i vlerave. Doja te jepja disa shembuj qe e deshmojne kete.

1. Gjate zgjerimit te Bashkimit Europian, nje rol qendror luajne vlerat dhe ruajtja e vlerave. Kjo nuk eshte e percaktuar vetem ne te ashtuquajturat „kriteret e Kopenhagenit“, ne te cilat behet fjale per shtetin ligjor dhe minoritetet. Edhe ne raundet dhe bisedat e fundit te negociatave, te cilat i kryem pas perfundimit te negociatave me Bullgarine dhe Rumanine, vlerat luajten nje rol pothuajse vendimtar. U trajtuan me pak situatat ekonomike dhe ceshtjet politike, perkundrazi me shume pavaresia e sistemit gjyqesor, lufta kunder korrupsionit dhe kriminalitetit nderkufitar dhe te drejtat e minoriteteve – nese mendoj ne vecanti per Rumanine.

Keto jane vlera, te cilat ishin per t’u debatuar. Dhe nese p.sh. per Bullgarine ka nje pyetje te hapur, kjo eshte pikerisht per pavaresine e sistemit gjyqesor. Gjithashtu ishte edhe presioni nga ana e Bashkimit Europian per te ndryshuar kushtetuten, per te emeruar nje prokuror te pergjithshem etj. Ne keto negociata doli mjaft qarte se sa e rendesishme eshte ruajtja e vlerave.

Gjithashtu edhe mbrojtja e minoriteteve luan nje rol shume te madh – si ne Sllovaki. Edhe ky vend eshte nje shembull i mire. Per aq kohe sa atje ishte nje qeveri me ne krye Meciarin dhe ekzistonte nje mungese respekti ndaj minoritetit hungarez dhe romeve, po per aq kohe nuk filluam te negocionim me Sllovakine. Fill pas ndryshimeve politike, te cilat krijuan dhe kushtet paraprake per nje legjislacion te ri, filluan bisedimet.

Ne ceshtjen e minoriteteve natyrisht ka nje problem: mbrojtja e minoriteteve nuk eshte e perkufizuar qarte. Ne u referohemi fakteve cfare ka vendosur Keshilli Europes. Prandaj ne Bashkimin Europian nuk ka nje perkufizim te qarte, sepse disa vende, qe jane te ndertuar ne menyre te centralizuar, nuk njohin nje autonomi minoritare rajonale – ketu p.sh. i referohem Frances. Vende te tjera jane te strukturuara ne federata. Qe minoritetet nuk duhen vetem respektuar, sic eshte percaktuar ne Karten e te Drejtave Themelore, por edhe te kene nje mbrojtje te vecante, nje mbrojtje te mundesise se tyre per zhvillim, eshte nje vizion i perbashket. Deri kur rregullat e autonomise te behen kuptimplote, deri ku do te shkoje mundesia e zhvillimit te gjuhes, vetem atehere do te diskutohet.

2. Bashkimi Europian e ka ngritur shume lart vleren baze te solidaritetit, ne drejtim te nje Bashkimi social. Prandaj kjo ceshtje trajtohet edhe ne Katalogun e te Drejtave Themelore, cka synohet dhe ne shume kushtetuta, pra ceshtjet e solidaritetit, te drejtat e punemarresve, te drejtat e kontratave kolektive etj. Gjithashtu edhe e drejta per sherbime ekonomike te perbashketa eshte e parashtruar. Kjo do te thote qe Bashkimi eshte – dhe kjo shqeteson shume njerez, p.sh nese i referohem Vaclav Klaus, presidentit te Republikes Ceke - edhe ne fushen ekonomike me shume se nje komunitet ekonomik i orientuar drejt kapitalit, sepse ai i ka meshuar fort te drejtave sociale. Ne vecanti muajt e shkuar ne Parlamentin Europian jane karakterizuar nga debati i ashper mbi te ashtuquajturen „linje drejtuese te sherbimeve“. Eshte fjala per nje legjislacion, i

Page 24: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

24

cili do te rregullonte se si mund te ofrohen sherbime sociale mbareeuropiane dhe mbikufitare ne sektorin e ndertimit. Mbi kete problem pati nje debat te gjate, nese eshte i vlefshem principi i vendit prejardhes, si me thene „e drejta e atdheut“. Kjo do te thote qe gjithcka qe kam ne shtepine time, eshte e vlefshme edhe diku gjetke, nese une ofroj nje sherbim. Disa nga vendet e reja anetare ishin per kete princip. Modeli tjeter eshte “principi i vendit te synuar”, sipas te cilit e drejta dhe principi themelor i cdo vendi, ne te cilin une ofroj sherbim, eshte i vlefshem. Pas diskutimeve te gjata ne Parlamentin Europian dhe se fundmi edhe ne Keshill u formua nje shumice shume e madhe, e cila konstatoi se nuk ka kuptim te ulesh standartet sociale. Tregjet duhe te hapen dhe duhet te menjanohen diskriminimet. Ka nje treg sherbimesh te perbashket Europian. Por te drejtat dhe standartet sociale, te cilat jane hartuar ne vendet e vecanta, duhet te pranohen. Gjithashtu edhe kjo eshte nje deshmi per ate se nuk behet fjale vetem per faktore ekonomike, por edhe per faktore vlerash.

3. Vlerat themelore europiane shprehin qarte principin e mos-diskriminimit. Kjo do te thote: askush nuk duhet te diskriminohet per shkak te seksit, ngjyres se lekures, prejardhjes etnike, botekuptimit seksual etj. Gjithashtu edhe ne kete pike pati debate. Ne patem nje diskutim intensiv ne Parlamentin Europian me nje vend anetar te ri ne Bashkimin Europian, Polonine. Me shumice te madhe hartuam nje rezolute, e cila shprehet kunder cdo lloji aktesh te dhunshme raciste qe ndodhin brenda Bashkimit Europian – ne France, Britanine e Madhe - , por edhe kunder te ashtuquajturave akte te dhunshme „homofobe“: kunder kercenimit me dhune ndaj njerezve qe njihen si homoseksuale. Qeveria ne Poloni, e cila eshte e pozicionuar djathtas, me perfshirjen e partive qe jo vetem jane anti-europiane dhe shprehen kunder Europes, por edhe qe jane pro kercenimeve te skinheads kunder minoriteteve, na ka krijuar shume shqetesime.

4. Kete jave ne kishim nje debat intensiv mbi „programin kuader te hulumtimeve“. Brenda ketij programi u ballafaquan me njera-tjetren shume vlera themelore. Vlera themelore, e cila eshte e sanksionuar edhe ne Katalogun e te Drejtave Themelore, eshte: liria e kerkimit. Gjithashtu edhe percaktimi i politikave shendetesore dhe mbrojtja e jetes. Ne kete kontekst jemi drejtuar me force ne “kerkimin e qelizes embrionale fillestare“, pra mbi perdorimin e qelizave baze nga embrionet, per zhvillimin e kerkimeve ne fushen e shendetesise ne luften ndaj semundjeve te renda, te cilat nuk jane te sherueshme me ndonje rruge tjeter. Ne anen tjeter, disa – para se gjithash ata qe jane te lidhur fort me kishen Katolike – jane kunder cdo lloj kerkimi te qelizes embrionale fillestare, sikurse ka shume te tjere qe e mbrojne lirine e kerkimit dhe perparesine e shendetesise. Se fundi pati nje kompromis, i cili u vendos ne Parlamentin Europian: nga mjetet financiare te Bashkimit Europian per kerkime te lejohet qe ne cdo vend te nxitet kerkimi i qelizes fillestare – me qellimin e qarte te kerkimit ne fushen e shendetesise. E vetekuptueshmne qe klonimi per qellime kerkimi eshte i ndaluar, sic sanksionohet edhe ne Katalogun e te Drejtave Themelore.

5. Ne jemi tashme ne rrugen e hartimit te nje raporti paraprak mbi „komisionin e vecante per CIA-n“. Sic e dini, ka pasur nje sere deportimesh te shtetasve europiane nga CIA, te cilat - nga pikepamja jone dhe sic konstatoi edhe raporti i Keshillit te Europes, perbejne shkelje te parimeve Europiane por edhe te te drejtave kombetare.

Page 25: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

25

Disa nuk e shohin kete ceshtje si te rende, sepse ata e kuptojne si lufte kunder terrorizmit. Lufta kunder terrorizmit eshte nje detyre vendimtare. Por per ne kjo lufte duhet bere ne marreveshje per ruajtjen e te drejtave themelore dhe te lirise. Madje gjithmone kemi hartuar rezoluta me baze te gjere kunder Guantanamos dhe i kemi kerkuar Shteteve te Bashkuara te Amerikes ta mbyllin Guantanamon dhe t’u kthejne te burgosurve nje sistem normal te drejtash. Me miratim te ngushte votash kemi negociuar ne komision ceshtjen e transportimit te qytetareve nga CIA. Ne Katalogun e te Drejtave Themelore eshte e shprehur qarte, qe askush nga Europa nuk lejohet te debohet ne nje vend tjeter, te perdoret tortura – e megjithate kjo ka ndodhur. Ka nje sere shkeljesh, per te cilat ne Parlamentin Europian themi: po, per luften kunder terrorizmit, por jo keqperdorimit te te drejtave themelore dhe te lirise dhe mos nenshtrimit te vlerave Europiane ndaj qellimeve konkrete te CIA-s apo institucioneve te tjera amerikane.

Pikat e fundit, qe do te deshiroja t’i permendja, lidhen me rajonin e Europes Juglindore. Ne deklaraten e Selanikut me 2003 u percaktua qarte se nuk vlejne vetem kriteret e Kopenhagenit. Per anetaresimin ne Bashkimin Europian, bashkepunimi me Gjyqin e Hages eshte nje kusht i domosdoshem. Kjo eshte edhe nje ceshtje e te drejtave te njeriut dhe minoriteteve dhe deshmon qarte se ne Bashkimin Europian behet fjale per vlera dhe jo vetem per nje komunitet ekonomik. Keshtu p.sh filluan negociatat me Kroacine, kur ajo ofroi bashkepunimin e saj. Dhe njekohesisht ka nje problem te madh persa i perket Serbise, sepse Mladic nuk eshte dorezuar ende, cka eshte nje nga kushtet paraprake per te nenshkruar marreveshjen e stabilizim-asociimit.

Nje pike e fundit, te cilen do te doja ta permendja shkurtimisht, eshte raporti i perbashket mbi politiken e jashtme. Nese do te diskutojme me Rusine apo do te negociojme me Iranin – ne te gjitha keto veprime duhet te mbahet parasysh se Europa edhe ne fushen e politikes se jashtme nuk aplikon vetem nje politike te jashtme ekonomike apo politike te jashtme ne kuadrin politik, por edhe se vlerat luajne nje rol: per shembull, ne kriteret tona ndaj Rusise persa i perket Cecenise, gjate trajtimit te ceshtjes se si jane marredheniet e Rusise me Gjeorgjine ne lidhje me Osetine Jugore e Abkazine, apo ndaj Moldavise lidhur me Transdnjestrin.

Pa dyshim qe edhe brenda institucioneve europiane ka dallime ne perdorimin e vlerave. Komisioni dhe Keshilli jane me shume pragmatiste - te orientuar ekonomikisht, Parlamenti eshte i orientuar me shume drejt te drejtave te njerezve dhe minoriteteve. Por eshte e qarte se Bashkimi Europian nuk eshte vetem nje komunitet ekonomik. Ai nuk eshte ’me nje Komunitet Ekonomik Europian (EWG), perkundrazi, nje Bashkim Europian. Vlerat luajne nje rol te madh. Prandaj, per te gjitha vendet qe ndodhen ne rrugen drejt Bashkimit Europian, jane te rendesishme diskutimi i vlerave dhe vendosja e nje rendi vlerash, nje aspekt i rendesishem ky per pergatitjen e anetaresimit ne Bashkimin Europian.

Pjesa 2 Diskutim

Rreth marredhenive midis Europes dhe SHBA. Shkrimtari i njohur austriak Karl Kraus tha njehere mbi marredheniet Gjermani-Austri: „asgje nuk na ndan me shume se gjuha

Page 26: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

26

e perbashket“. E njejta kontradikte mund te perdoret edhe mbi marredheniet SHBA-Europe: „asgje nuk na ndan me teper se vlerat e perbashketa“.

Ne menyre siperfaqesore – apo ne menyre jo te plote - qendrimet mbi vlerat jane trajtuar pothuajse njesoj. Megjithate, ekzistojne dallime te shumta ne intepretimin e ketyre qendrimeve mbi vlerat. Per shembull ka nje dallim, qe vlerat fetare zene nje vend me te larte ne SHBA sesa ne Europe. Nese flitet per “demokracine, lirine, te drejtat e njeriut, te drejtat e minoriteteve”, pra ne fushen abstrakte, nuk do te kishte asnje dallim. Natyrisht, ne sfera konkrtete, si ne luften kunder terrorizmit – fjala kyc Guantanamo – apo ne qendrimet e Amerikes ndaj zhvillimeve ne Ameriken Latine, ne Irak apo Iran, ne kete sfere ka ndryshime te medha.

Ne lidhje me zgjerimin, debati brenda Bashkimit Europian eshte bere intensiv. Qendrimi i vendeve te reja anetare ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes eshte ne pjesen me te madhe – jo ne te gjithe - me pozitiv sesa ne vendet „e vjetra“ anetare. E njejta gje vlen edhe per Bullgarine dhe Rumanine. Amerika per ceshtjen e komunizmit de facto nuk ka ndermarre me shume sesa Europa. Por ka reaguar ndryshe, eshte artikuluar dhe parashtruar me qarte debati i vlerave. Me teper Amerika nuk ka bere.

Nese shoh sot se cfare ka thene Amerika, per shembull, ndaj Rusise per ceshtjen e Cecenise, atehere Europa vepron me qarte se Amerika. Edhe persa i perket Turqise, Amerika ka heshtur gjithmone per te drejtat e njeriut, Europa eshte shprehur mbi kete. Gjithsesi Amerika ia arriti de facto te kete nje pranueshmeri me te madhe nga vendet “e reja” anetare.

Persa i perket rajonit te Ballkanit: shume njerez ne Europen Perendimore nuk e kane kuptuar qe koncepti mbi Europen – si koncept gjeografik dhe, me kete, edhe i permbajtjes – ndryshon. Per anetaret themelues – ne vecanti per Francen – Europa ekziston vetem ne perendim te kontinentit tone. Gjithcka tjeter eshte nje kompromis. Per shkak te zgjerimit nga 6 ne 12, me tej me zgjerimin drejt Jugut ne 15, dhe sidomos me zgjerimin me 10 vende te reja, shume njerez pyesin: a eshte ne te vertete kjo Europa. Po, kjo eshte Europa. Por eshte nje Europe me nje zhvillim tjeter historik dhe kjo vlen natyrisht edhe per Ballkanin. Eshte pranuar, qe Europa nuk kufizohet vetem me Atlantikun dhe Mesdheun. Por qe Europa ne pak kohe do te kufizohej edhe me Detin e Zi dhe po shpalos nje dimension i ri, kete gje jo te gjithe mund ta kuptojne.

Pervec kesaj, ka disa, ne vecanti ne Partine Popullore Europiane, te cilet e shohin Europen ne princip si nje klub kristian. Per palen katolike eshte e veshtire te perfshish ne Bashkimin Europian komunitetin ortodoks. Dhe nese ne Europe jetojne tashme shume myslimane, edhe kjo eshte po aq e veshtire per t’u kuptuar nga ata. Nga kjo ane degjohet: „zgjerimi me Kroacine: po, Kroacia eshte me shumice derrmuese katolike dhe ben pjese te ne; vecse ne kete pike duhet bere se paku nje pushim“.

Pra sigurisht qe ka forca, te cilat deshirojne te vendosin nje kufi mespermes Ballkanit. Nje kufi, ne njeren ane te te cilit ben pjese Katolicizmi. Gjithcka tjeter, jo vetem nese behet fjale ne drejtim te Ortodoksise, perkundrazi para se gjithash ne drejtim te Islamit, duhet te qendroje jashte. Une jam i nje mendimi teresisht tjeter. Europa nuk eshte nje klub kristian, nuk ishte nje klub kristian dhe nuk lejohet te behet nje klub kristian !

Page 27: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

27

Gordana Siljanovska Davkova: Ideali njeri – kerkesat per moralin, patosin dhe fjalet e arsyeshme

Prof. Dr. Gordana Siljanovska Davkova eshte profesore e se Drejtes Kushtetuese dhe sistemeve politike ne universitetin „Sh. Cirili dhe Metodi“ ne Shkup, Maqedoni.

Ne jetojme ne nje kohe kontradiktash, ne nje shoqeri post-industriale, ne nje shoqeri informacioni, ne nje ere te Globalizmit, ne nje ere te perparimit. Megjithate, njekohesisht, jeta jone eshte e mbushur me tronditje dhe frike per nje te ardhme te pasigurt. A ekziston risku, qe gjate kerkimit te nje shoqerie te perparuar te rrezikojme ekzistencen tone? Kjo qendron, nese lihen pas dore kriteret e se mires, moralit, te drejtesise, te njerezimit dhe te solidaritetit. Ky rrezik eshte objektiv, nese nga njera ane zhvillimi shihet si mundesi per zgjidhjen e problemeve dhe per permiresimin e cilesise se jetes dhe nga ana tjeter nese merren vendime mbi zhvillimin e ardhshem pa mbajtur pergjegjesi mbi pyetjet etike dhe pa mbikqyrur dimensionin e vlerave ne politike.

Ne gjendemi ne nje udhekryq. Atehere duhet te rikujtojme, te mesojme leksionet e se shkuares dhe te kujtojme qellimin e Renaissance-s: „kthimi ne natyre dhe rikujtimi i natyres njerezore“. Ne duhet ta shohim realitetin nga nje perspektive etike, te merremi seriozisht me krizen e moralit dhe te hipokrizise dhe te veme ne vije zhvillimin me nje fytyre etike, zhvillimin e frytshem per njerezit. Me kete synim, para nesh qendrojne sfidat e meposhtme: se pari, ndertimi i nje shoqerie, ne te cilen njerezit jane te lire dhe cilesia e jetes se tyre ne drejtimin material dhe kulturor eshte e mire; se dyti ndertimi i nje shoqerie, ne te cilen njerezit jane zoterues te qyteterimit dhe ku te gjitha arritjet njerezore t’u sherbejne atyre; se treti, menjanimi i nacionalizmit ekskluziv dhe krijimi i komuniteteve rajonale bashkepunuese per stabilizimin e paqes rajonale dhe perparimin; dhe se katerti, krijimi i nje komuniteti global, bashkepunues, „nderkulturor“, „pa kufij“, i cili te bazohet ne principet dhe vlerat universale etike, te solidaritetit, partneritetit, komunitetit, tolerances dhe bashkepunimit.

Politika eshte nje fenomen ambivalent. Ajo eshte nje veprimtari, me te cilen njerezit organizojne, ruajne dhe ndryshojne rregullat e pergjithshme te sjelljes. Ne thelb behet fjale per nje aktivitet shoqeror, i cili nga njera ane eshte i lidhur ne menyre te pandashme me ekzistencen e dallimeve dhe konflikteve dhe ne anen tjeter me nevojen per bashkepunim dhe veprim kolektiv. Filozofe te ndryshem dhe tradita te ndryshme e kuptojne kete ne menyra te ndryshme. Per dike, politika eshte „arti i zoterimit“, perkatesisht “ajo qe bazohet te polis-i“ (varianti klasik antik grek), ose “ajo qe bazohet ne shtetin” ( varianit modern, D. Easton). Disa e kuptojne ate si “udheheqjen dhe drejtimin e ceshtjeve publike“ (Aristoteli, J. J. Rousseau, J.S. Mill, H. Arendt), disa si „mjet per zgjidhjen e konflikteve nepermjet shpjegimeve dhe bashkimit“ (B. Crick) dhe disa te tjere si „lufte per burime te kufizuara“ (H. Lasswell, K. Millett, K. Marx, V.Lenin).

Nje polemike e perhershme con gjithmone ne sferen e dickaje „politike“. Tradicionalisht ajo reduktohet ne institucionet dhe aktoret, te cilet ndikojne ne „sferen publike“, ajo ndikon gjithashtu, per shkak te raporteve te pushtetit, edhe brenda „sferes private“. Ne hulumtimet politike ka shume prirje: politiko-filozofike, te cilat fokusohen me shume ne

Page 28: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

28

ate se „cfare duhet te jete“ dhe me pak ne ate se „cfare eshte“; empirike, e cila merret me institucionet dhe strukturat; mjedisore, e cila kerkon te vendose perpikmerine shkencore dhe nje numer te shumte prirjesh, nder te cilat nje vend te vecante vlere ka teoria e „perzgjedhjes racionale“. Hulumtimi politik eshte shkencor, nese mbeshtetet ne njohurite objektive mbi boten e politikes, ose me mire ne dallimin midis fakteve dhe vlerave. Ketu behet fjale per nje detyre te veshtire, sepse hyrja ne te dhenat eshte e veshtire, vlerat jane te fshehura ne modelet dhe teorite politike dhe ekziston rreziku i paragjykimit ne hulumtimin politik.

3. Sot Bashkimi Europian eshte tjeter gje nga ajo me te cilen filloi „endrra Europiane“ ne vitet ‘50 te shekullit te fundit. Ai eshte nje bashkim demokratik dhe i integruar. Bashkimi Europian eshte nje nga klubet me te konsideruara dhe me te nderuara te botes. Per fqinjet, qe deshirojne te hyjne ne ‘te, fjalet e Robert Schumann tingellojne joshese: „Eshte e domosdoshme qe secili te jete plotesisht i bindur se ne kemi nevoje per njeri-tjetrin, pavaresisht pozicionit dhe fuqise qe kemi”1. Ky mesazh i ministrit te jashtem te atehershem te Frances u perdor per here te pare nga kancelari federal, Konrad Adenauer. Ai i dha fund dashaligesive midis anetareve te Komunitetit Europian: “Europe is turning away from power, or to put it a little differently, it is moving beyond power into a self-contained world of laws and rules and transnational negotiation and cooperation. It is entering a post-historical world of paradise of peace and relative prosperity, the realization of Immanuel Kant's ‘perpetual peace’”.2

Paqja e gjate dhjetevjecare i drejtoi europianet ne prioritete te reja: me shume vende pune, nje gjendje me e mire financiare, nje cilesi me e mire jetese, por edhe me shume siguri pas atentateve ne New York, Madrid dhe London. Per qytetaret e Europes eshte e qarte se pa siguri nuk mund te kete liri dhe prandaj 60% e gjermaneve i japin perparesi sigurise, para lirise3. Natyrisht qe liria dhe siguria jane kategori plotesuese. Nuk ka siguri pa lirine e qytetareve dhe anasjelltas nuk ka demokraci pa liri te qytetareve. Shteti ligjor, perkatesisht i Hobbes Leviathian, eshte nje garanci per fundin e „bellum omnium contra omnes“, perkatesisht per kapercimin e nje situate (gjendjeje) paraqytetare. Ne frymen e se drejtes natyrore, per John Locke njeriu ka te drejta te natyrshme: e drejta per jeten, lirine dhe pronen. Ato jane te natyres pre-ekzistuese, do te thote qe ato i kane shpetuar “kapjes se shtetit”.

Pavaresisht sekularizimit permanent, europiani modern eshte nje “homo religiosus”. Per Schumann-in, Adenauer-in dhe De Gasperi-n ishin krishterimi, perkatesisht “demokracia kristiane” nje orientim politik, nje baze per barazine e njerezve, per dinjitetin e njeriut dhe paqen midis popujve.

1 Šuman, R.: Za Evropa, Delegacija na Evropskata komisija, Skopje, 2004. 2 Kagan, R./Knopf: A. "Of Paradise and Power", New York 2003, S. 3. 3 Focus, 45/ 2001, www.focus.de/emnid .

Page 29: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

29

Europa ka nje tradite te gjate dhe te thelle te shteteve sociale dhe bashkepunimit te kapitalit dhe punes. Nga nje tradite e tille rriten solidariteti dhe barazia. Neoliberalizmi i gerryen keto vlera. Familja eshte ende nje segment ne jeten e shume europianeve dhe prezanton qelizen kryesore te shtetit. Qellimi primar i baballareve europiane eshte rritja e nje brezi te ndergjegjesuar per te marre pergjegjesi mbi vehte, te kultivuar dhe te formuar, per te cilin ata jane te gatshem te sakrifikojne.

4. Procesi i Bashkimit Europian eshte i lidhur me pyetjen kyce: cilat jane qellimet e bashkimit? Pse jane te gatshem shtetet nacionale te humbin nje pjese te sovranitetit te tyre? Cilat jane te mirat per sigurine dhe mireqenien? Strategjite nacionale jane te orientuara ne zgjidhjet konsistente, perkatesisht te pershtatshme per Bashkimin Europian, pra ne zgjidhjet qe cojne ne europianizimin e sistemeve nacionale. Vendosja e kritereve te Kopenhagen-it eshte e lidhur ngushte me kuadrin e vlerave te sistemeve nacionale, perkatesisht me vlerat ne te cilat bazohet sistemi. Natyrisht pyetja mbi vlerat nuk duhet ndare nga modeli i kultures politike, perkatesisht nga tradita dhe socializimi si percaktues te tyre.

Bashkimi Europian nuk eshte nje shoqeri homogjene, disa flasin per Bashkimin Europian „te vjeter“ dhe „te ri“. Ka perkrahes te nje integrimi te thelle te perfaqesuar nga anetaret themelues (Gjermania, Franca, Italia dhe shtetet e Beneluksit) dhe perfaqesues te nje ruajtje te metejshme te sovranitetit nacional (Polonia, Cekia, Britania e Madhe, Danimarka, Suedia). Nga kjo del pse te vendet e reja anetare ka nje shumice skeptike per nje integrim te metejshem.

Ketu eshte e rendesishme te theksohet se, sipas Eurobarometrit te vitit 2003, qytetaret ne vendet e reja anetare ishin me dashamires ndaj Integrimit se sa mesatarja e 15 vende te Bashkimit Europian. Pervec kesaj, ne pergjithesi shtetet e vogla jane dashamirese ndaj Bashkimit Europian. Ata presin nga ai nje zgjidhje te shpejte te problemeve akute. Per ‘ta anetaresimi ne Bashkimin Europian ka nje rendesi te madhe afektive ne kuptimin e riintegrimit ne Europe. Megjithate, mbeshtetja per Bashkimin Europian ne vendet anetare ra pas 2004-s, si rrjedhoje e luftes ne Irak, e debatit mbi kushtetuten dhe referendumeve te deshtuara ne France dhe Hollande, por edhe per aresye qe qendrojne ne vete vendet anetare. Skepticizmi ndaj Bashkimit Europian tek qytetaret ne pergjithesi nuk eshte drejtuar kunder Integrimit europian, perkundrazi, kunder burokratizimit dhe centralizimit te supozuar te Bashkimit Europian.

5. Perse Bashkimi Europian i hapi dyert per shtetet nga Europa Qendrore dhe Lindore?

Se pari, kjo ndodhi pas apelimeve te gjata dhjetevjecare, per t’u larguar nga komunizmi si nje model autoritar, nje situate, per te cilen shtetet e Europes Perendimore ndjenin nje detyrim moral per te treguar solidaritetin e tyre me vendet e demokratizuara nga Europa Qendrore dhe Lindore.

Se dyti, mundesite ekonomike te nje Europe te zgjeruar jane thelbesisht me te medha. Tregjet per produktet europianoperendimore ne Europen Qendrore dhe Lindore nuk duhen nenvleftesuar, krahu i lire i punes dhe taksat e uleta jane terheqese ne logjiken e perfitimit te ekonomise perendimore. Se treti, stabiliteti i kontinentit nuk varet vetem nga Perendimi, por perkundrazi, edhe nga Lindja. Perfshirja e shteteve te Europes

Page 30: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

30

Qendrore dhe Lindore do te thote edhe zhvendosje e kufirit te Bashkimit Europian me Rusine. Nese keto shtete do te kishin qendruar jashte proceseve integruese europiane, atehere do te qendronte mundesia e nje ndikimi te ri nepermjet Rusise dhe gjithashtu e pasigurise se demokratizimit dhe hapjes se ekonomise se tyre. Mbeshtetja ekonomike e Bashkimit eshte jashtezakonisht e rendesishme per transformimin ekonomik te shteteve te Europes Qendrore dhe Lindore.

Europa Juglindore eshte nje perzierje kulturash dhe besimesh, e cila gjendet ne nje pike kryqezuese midis Europes dhe Lindjes se afert, nje zone konflikti etik potencial. Ne Forumin Ballkanik te mbajtur ne Selanik ne vitin 2002, komisionieri i Bashkimit Europian, Patten, deklaroi: „Zgjedhja eshte per ne e qarte: ose do te importojme stabilitetin ne Ballkan ose Ballkani do te eksportoje destabilitetin ne Europe“4.

Cilat jane argumentat per pranimin e Ballkanit si pjese e Bashkimit Europian?

Se pari, Ballkani eshte pjese e Europes – gjeografikisht, historikisht, politikisht dhe ne vecanti kulturalisht. Se dyti, ideja e nje politike te bashkuar do te mbeshtetej nga te gjithe aktoret politike dhe nga tere opinioni publik. Se treti, perspektiva e Bashkimit Europian eshte nje motorr dhe nje motiv i rendesishem per zhvillimet pozitive ne rajon. Ajo do t’ua beje te pamundur partive nacionaliste destabilizimin e Rajonit dhe cenimin e paqes ne periudhen e Pasluftes dhe ne zonat e prekura gjate luftes. Se katerti, stabiliteti i Europes nuk eshte plotesisht i siguruar pa nje Ballkan te qendrueshem. Perfshirja e Ballkanit ne Bashkimin Europian do te thote bashkim i plote i Rajonit. Ne vend te shtyrjes se kufijve ne Ballkan eshte e nevojshme heqja e tyre – nepermjet anetaresimit ne Bashkimin Europian. Romano Prodi deklaroi ne 2003, kur Kroacia paraqiti kerkesen per anetaresim: „se pari, nese Ballkani eshte pjese e Bashkimit Europian, atehere mund te flasim per nje Bashkim Europian te plote. Ne rrugen drejt Bashkimit Europian ne nuk do t’i leme te vetme shtetet e Ballkanit”.

Komisioneri europian per zgjerimin, Olli Rehn, foli mbi raportet midis mundesise se pranimit nga Bashkimi Europian dhe Ballkanit Perendimor: „Ballkani Perendimor nuk eshte problem per mundesine e pranimit nga Bashkimit Europian“. Kancelari austriak, Wolfgang Schuessel, mendonte: „Premtimet e Bashkimit Europian ndaj Bullgarise, Rumanise dhe shteteve te tjera te Ballkanit duhet te mbahen, dhe Turqia duhet te trajtohet si rast i vecante“5.

6. Fondacioni „Friedrich Ebert“ dhe sekretariati per Ceshtjet Europiane te qeverise se Republikes se Maqedonise vendosen te organizonin me 17. 06. 2006 ne Struge konferencen rajonale me teme „Vlera dhe politika; nje Europe qe zgjerohet drejt Juglindjes – nje komunitet vlerash?“. Ne konference moren pjese politikane, eksperte

4 Speech by Chris Patten, Western Balkans Democracy Forum - Thessaloniki, 11 April 2002. 5 "Future Enlargement: 'absorption capacity' coming to the fore", 23 March 2006. , www.euractive.com.

Page 31: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

31

1nga fusha e shkences, administrates dhe medias, perfaqesues te sektorit te OJQ-ve dhe te shoqerise civile.

Ne nje kohe te mepareshme, Dr. Alfred Diebold kishte marre 12 intervista nga personalitete te rangut te larte nga bota e politikes, shkences, kultures, gazetarise dhe u kishte drejtuar pyetje kyce mbi vlerat dhe politiken. Interesi i tij u fokusua ne qendrimin e bashkebiseduseve mbi vlerat, me tej ne pyetjet se cilat personalitete personifikonin ata, mbi sistemin e vlerave ne te shkuaren dhe ne te tashmen, mbi idete Europiane, vleresimin e situatave nacionale ne aspektin e karakterit dhe te cilesise se ideve politike dhe vizioneve, aftesine e organizimit dhe te zhvillimit te nje modeli Europian vlerash si dhe mbi proceset dhe tendencat ne Bashkimin Europian ndaj shteteve „te rradhes“ ne pikepamje te vlerave.

Pergjigjet qe u dhane dizenjuan kuadrin e vlerave te Europes Juglindore. Ne intervisten me zotin Holm Sundhausen, ky pershkruan fenomenologjine e Bashkimit Europian si nje komunitet shtetesh dhe popujsh, te cilet jane integruar nepermjet vlerave te perbashketa. Biseda me zotin Hans-Jochen Vogel pasqyron kuadrin „gjerman“ te vlerave, ideologjine socialdemokrate dhe habitus-in individual te vlerave.

Dimensioni i vlerave ne politike eshte objekt kerkimi dhe debati, jo vetem ne rajonin e Europes Juglindore, por edhe me tej. Kjo nuk eshte rastesi, perkundrazi, eshte e lidhur me praktiken politike aktuale. Nje politike pa esencen e vlerave nuk eshte nje dialog, perkundrazi eshte nje monolog. Nje politike pa berthame te qendrueshme vlerash nuk eshte nje veprimtari, me te cilen njerezit perpiqen te permiresojne jeten e tyre dhe te krijojne nje shoqeri te mire. Ne nje politike pa orientim vlerash do te jete gjithnje e me e veshtire te njohesh njerezit, sipas Kantit, si qellimi me i larte, megjithese gjithmone e me shpesh ne hasim njerez-ujq, sipas Hobbsit.

Sipas jezuitizmit dhe makiavelizmit, zoon politicon nuk mund te coje ne „paqen e perjetshme“, perkundrazi ne shkaterimin e qyteterimit dhe ne bellum omnium contra omnes. Politika moderne eshte me pare pushtet sesa autoritet. Ne kushtet e nje nevoje dhe deshire te pafundme - nga njera ane, dhe resurseve te kufizuara- nga ana tjeter, ajo manifestohet si nje lufte per resurset e kufizuara, ne te cilen pushteti sherben si instrument (Lasswell)6. E deshiruar eshte nje politike si “art i se mundshmes“, nje politike si „veprim i balancuar“, nje politike si nje instrument krahasues dhe jo si rrezik dhe perdorim vetem i dhunes.

Konferenca ishte nje rast i rralle per shkembimin e mendimeve dhe pikepamjeve, ballafaqimin e argumentave, shkembimin e pervojave dhe nje prirje e perbashket per pergjigje. Biseduesit arriten nje konsensus mbi dy pyetjet kyce. Se pari, cilesia e ideve politike dhe vizioneve dhe menyra e vendosjes se tyre ne procesin politik te pandare nga sistemi i vlerave, qendrimet dhe bindjet baze (perfshire ato te besimit), nga perfytyrimet baze mbi njerezit, qenien e tij gjenerike dhe rolin e tij. Se dyti, Bashkimi

6 Lasswell, H.: “Politics: Who gets, what, when, how?” New York, McGraw-Hill, 1936.

Page 32: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

32

Europian nuk eshte vetem nje komunitet politik, perkundrazi edhe nje komunitet vlerash. Sipas kesaj, vendet e Europes Juglindore mund te shpresojne, nese ato kane nje sistem vlerash qe i ngjason atij europian dhe e zhvillojne ate.

Per te gjithe te intervistuarit, moderatoret dhe diskutuesit, por edhe per gjithe qytetaret ne rajon, ideja Europiane eshte nje vlere e larte, „nje ide kryesore“, nje ide qe si asgje tjeter i bashkon te gjitha partite politike, etnite dhe fete. Perspektiva e Bashkimit Europian eshte nje motivim per krijimin e nje kulture paqeje, tolerance dhe stabiliteti. Ne ’te njerezit nga rajoni shohin nje „modus vivendi“. Krijimi dhe vitalizimi i idese dhe vizionit Europian nuk eshte vetem e drejte dhe detyrim i politikaneve, perkundrazi, e te gjithave grupeve dhe subjekteve.

Njerezit nga Europa Juglindore shihen si europiane te hershem, te tanishem dhe te ardhshem ne kuptimin gjeografik, historik, politik dhe kulturor. Homo Balkanicus eshte nje Homo Europicus. Riintegrimi i qytetareve te Ballkanit i permbahet nje simboli: ai nenkupton kthimin ne rrenjet e perbashketa europiane qe kane dale nga toka e tyre. Trashegimia antike kulturore, perandoria Romake, Krishterimi, Iluminizmi dhe te dyja luftrat boterore jane pikat kryesore dhe hallkat lidhese te sinergjise se vlerave midis Perendimit dhe Lindjes. Perandoria osmane dhe Komunizmi ishin shkaqet e kthimit te tyre.

Vlerat baze ne shoqeri, por edhe per ndonjerin, jane, sipas mendimit te te intervistuarve dhe pjesemarresve ne debate, liria, guximi, drejtesia, solidariteti, besimi dhe orientimi drejt familjes, njerezilleku, patriotizmi, barazia e te drejtave dhe besimi ne Zot. Mbi keto vlera mbeshtetet edhe civilizimi europian. Ne baze te mjedisit etnik, heterogjen dhe fetar, aftesia per te jetuar me njeri-tjetrin dhe zgjidhja paqesore e konfliktit kane nje rendesi te vecante.

Nese behet fjale per te shkuaren e afert, perkatesisht per kohen e socializmit real dhe komunizmit, ekzistonin - pervec te perbashketave - dallime thelbesore midis Shqiperise, si nje sistem-shtet nga me te mbyllurit dhe te izoluarit ne token europiane, Bullgarise, si nje anetare e paktit te Varshaves dhe satelite sovjetike, dhe Maqedonise, si pjese e Republikes Socialiste Federative te Jugosllavise me nje model te vetqeverisjes ne punet e brendshme, me nje liri ne bllok ne marredheniet me Jashte si edhe me nje komunikim te „lire“ me Perendimin. Te gjitha regjimet komuniste e kane kufizuar lirine dhe kane nxjerre ne pah si baza te sistemit barazine dhe solidaritetin.

Ne intervistat dhe ne diskutim u fol hapur dhe me tone kritike mbi krizen e sistemit te vlerave dhe rrezikun e nje boshlleku vlerash ne fazen e tranzicionit, e cila ka lidhje me shkaterrimin e etikes ne politike, pranine e elementeve oligarkike ne autoritetin shteteror, me modelin partitokratik te autoritetit shteteror, me „brain drain“, me mungesen e nje demokracie ekonomike, perkatesisht mungesen e nje partneriteti midis kapitalit dhe punes, me dizideologjizimin e partive, te cilat perqendrohen ne proceset vendimmarrese ne nje rreth te ngushte personash qe i anashkalojne interesat e qytetareve, me krizen e „lidershipit“ dhe delegjitimin e politikaneve, me administraten e politizuar dhe te varur nga partite, te cilat rekrutojne ne baze te „marredhenieve“ dhe jo ne baze te „meritave“, me nje sistem gjyqesor te varur politikisht, me nje sektor joqeveritar jo autentik dhe te fragmentuar, me nje presion ekzistues mbi mediat.....

Page 33: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

33

Publiku kerkon gjithmone e me ze te larte lufte kunder klientelizmit, nepotizmit dhe krimit te organizuar, ai deshiron reforma, uron europianizimin e proceseve ekonomike, politike e te pergjithshme, ai deshiron nje shtet ligjor dhe nje politike te orientuar drejt vlerave. Nevojiten reformues te vertete, aktiviteti i te cileve te jete i inspiruar nga e „mira e pergjithshme dhe jo nga interesat personale“. Ekziston nevoja e nje brezi politikanesh, te cilet te udhehiqen nga morali, pathosi dhe fjalet e arsyeshme. Vleresimi realist i situates se brendshme dhe vendosmeria per reforma do te europianizojne Rajonin.

Bashkimi Europian duhet t’i jape fund getoizimit te Rajonit dhe „shpikjes“ te kritereve te vecanta, speciale dhe formave per integrimin e tyre te tipit te ashtuquajtur „partneritet i privilegjuar“7, sepse nepermjet frustrimeve, apatise, madje dhe autarkise ai do t’i bente thirrje dhe do te rigjalleronte reliket e kultures parokiale, patriarkale dhe te perulur te politikes dhe do te shkaterronte kulturen pjesemarrese, cka mund t’i jepte shkas krijimit te mundesive te reja per demagoget dhe radikalet. Ne Rajon nuk ekziston asnje skepticizem, nuk ka asnje eufori mbi Bashkimin Europian, por ka nje koncept, sipas te cilit ne Bashkimin Europian mbizoteron nje fobi dhe skepticizem mbi Ballkanin.

Duke e permbledhur, mund te thuhet se kjo situate eshte pervijuar edhe ne marredheniet nderkombetare, nese Bashkimi Europian ka nje motivim te forte per ndryshime te brendshme ne keto vende. Nderkohe qe po zgjerohej, Bashkimi solli paqe dhe prosperitet. Bota i kujton fjalet e Kenedit: “Une jam Berlinez”, te cilat a i shqiptoi ne vitin 1963. Idealizmi kryenec ndaj se vertetes brutale nenkuptonte besimin ne liri, demokraci, ndershmeri. Duhet te kalonte nje cerek shekulli pas fjalimit te Kenedit, deri sa muri i Berlinit te binte. Ai mur u rrezua nga njerezit, te cilet ai i ndante. Renia e tij bashkoi nje qytet, nje komb, nje kontinent. Vlerat baze do ta bashkojne demos-in europian dhe ai perbehet gjithashtu edhe nga njerezit e Europes Juglindore. Nga mozaiku i vlerave baze, Europes Juglindore i nevojitet ne vecanti solidariteti rajonal dhe solidariteti i Bashkimit Europian per Rajonin.

7 Idene e nje partneriteti te privilegjuar, kancelarja gjermane, Angela Merkel, e hodhi gjate deklarates pas takimit me kryeministrin slloven, Janez Jansa, mbi ceshtjen e perspektives Europiane te Ballkanit Perendimor. ( Merkel moots "privileged partnership" for Balkans", 17.03.2006, EUObserver, http://euobserver.com )

Page 34: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

34

Holm Sundhaussen: Rikthim ne Europe? Europa Juglindore ndermjet Perendimit dhe Lindjes

Prof. Dr. Holm Sundhaussen eshte profesor per historine e Europes Juglindore ne institutin e Europes Lindore prane Universitetit te Lire ne Berlin. Ai eshte, nder te tjera, botues i "Forschungen zur osteuropäischen Geschichte" (Hulumtime per Historine Europianolindore), bashkebotues i "Südost-Forschungen" (Hulumtime Juglindore), i "Balkanologischen Veröffentlichungen" (Botime Balkanologjike), i "Österreichischen Osthefte" (Fashikuj Austriake te Lindjes).

Intervisten me Prof. Dr. Holm Sundhaussen e zhvilloi Dr. Alfred Diebold.

Ne marreveshjen Kushtetuese te vitit 2003 thuhet: vlerat, mbi te cilat eshte krijuar Bashkimi Europian, jane: respektimi i dinjitetit te njeriut, liria, demokracia, barazia, shteti ligjor, dhe mbrojtja e te drejtave te njeriut, perfshire te drejtat e personave, te cilet i perkasin minoriteteve. Keto vlera jane te perbashketa ne nje shoqeri te te gjitha vendeve anetare qe shquhen per pluralizem, mos-diskriminim, tolerance, drejtesi, solidarite dhe barazi midis grave dhe burrave. - Si mund te renditen keto vlera ne kontekstin historik?

Ato jane rezultat i nje procesi te gjate historik, i cili u shtri per shume epoka - nga humanizmi dhe iluminizmi ne revolucionin francez dhe revolucionin e vitit 1848. Ky proces ishte i lidhur me nje rivleresim hap pas hapi te individit kundrejt komunitetit dhe ndarjes se kishes nga shteti. Ne shoqerite perendimore, vlerat e permenduara u pranuan si nje prezantim i qellimit thelbesor dhe gjate dhjetevjecareve te fundit jane pritur ngrohte edhe ne marreveshjet nderkombetare (p.sh ne Karten e Kombeve te Bashkuara). Fakti qe se pari behej fjale per „vlera perendimore“, te cilat nuk u realizuan gjithmone dhe kishin nje marredhenie tensionuese me vlerat e tjera (p.sh komuniteti vleresohej me lart se individi), ka shkaktuar konflikte te shumellojshme vlerash, te cilat nuk jane kapercyer ende.

Per Ju,”Perendimi” dhe „Lindja” do te thone shifra. Cfare mendoni me kete?

Me kete mendoj se „Perendimi“ dhe „Lindja“ nuk jane, ose jane shume te kushtezuar, per t’u kuptuar ne nje sens gjeografik, perkundrazi, behet fjale per hapesira mentale, te cilat lidhen me paraqitje te caktuara (te ndryshme) vlerash. Deri ketu nuk ka asnje koncept gjeografik, te cilin mund ta verejme edhe ne fenomenet dhe rrymat europiane anti-perendimore (mendoni pak per nacional-socializmin ne Gjermani) sikurse anasjelltas, ate e gjejme edhe ne grupet dhe rrymat lindore, te cilat jane te orientuara pro-Perendimit, krahas te tillave, te cilat duan te terhiqen nga „Perendimi“. Kritikat ndaj Perendimit, perkatesisht ndaj vlerave dhe sistemeve shoqerore te tij, shfaqen ne dy forma te ndryshme: Njehere si kritike ndaj mosperputhjes se prezantimeve te qellimit dhe realitetit; ky eshte varianti pro-perendimor i kritikes ndaj „Perendimit“, i cili eshte zhvilluar me tej edhe ne „Perendim“ si vetekritike. Dhe tjetra, si kritike ndaj prezantimeve te qellimit (te pavarur nga realiteti). Ky eshte varianti anti-perendimor i kritikes ndaj „Perendimit“. Kjo gje nuk eshte bere sipas renditjes gjeografike.

Page 35: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

35

“Perendimi” eshte per nje katalog vlerash, si ato qe kane gjetur pasqyrim ne Konventen Europiane dhe ne dokumentat e tjera nderkombetare, te cilat, sidoqofte, nuk jane te pakontestueshme.

A mendoni Ju se vlerat ne Ballkan jane ndryshe nga ato si p.sh ne Britanine e Madhe, Gjermani, France?

Te pakten deri ne shekullin e 19-te kishte dallime te qarta ne vendosjen e prioriteteve. Ne shoqerite e Ballkanit mbizoteronte p.sh. komuniteti – ne ndryshim me „Perendimin“ – i cili kishte nje pozicion me vend te larte vlere se sa individi. Rivleresimi i individit filloi me pranimin e se Drejtes Romake ne vazhdim te shekullit 19. Ne Europen Perendimore, zbulimi juridik i ”uni”-t u shtri ne shume shekuj. Ne te kundert, ne vendet post-Osmane te Ballkanit, e Drejta Romake u importua me nje lloj terapie shoku. Dhe si cdo gje tjeter qe nuk pritej, ky proces shkaktoi shume konflikte te ashpra. Prandaj nuk eshte e cuditshme qe brenda rajonit te Ballkanit (njesoj si edhe ne Rusi) kishte dhe ka kampe te ndryshme. Rreth gjysmes se dyte te shekullit 19 jane krijuar elita ne dy kampe, te cilat deshirojne te emertohen thjesht dhe te afishohen si „perendimore“, perkatesisht „europiane“ dhe „populiste”. Perendimoret synuan nje modernizim te shoqerive te tyre sipas modelit Europian dhe flisnin per nje “rikthim ne Europe”. Ky mirekuptim ndaj Europes nuk ishte gjeografik. Sepse gjeografikisht vendet e Ballkanit i perkasin Europes dhe prandaj nuk mund te rikthehen ne Europe. Gjithashtu edhe ne kete rast kemi te bejme me formimin mental. Populistet ishin skeptike deri refuzues ndaj modeleve europiane perendimore dhe iu drejtuan vlerave „tradicionale“. Ata e ndjene p.sh. importimin e se Drejtes Romake si sulm ndaj ideve te tyre per drejtesi dhe e vleresuan individualizmin si goditje vdekjeprurese per komunitetin. Pranimi i se Drejtes Romake u zhvillua si nje proces i veshtire dhe i pasur ne konflikte, sepse strukturat mentale ndryshojne kryesisht me ngadale se rrethanat e jashtme, te cilat drejtoheshin nga formimi i institucioneve. Strukturat mentale dhe menyrat e te menduarit u ndryshuan ngadale. Nga deklaratat e shume klerikeve ortodokse (qofte ne rajonin e Balkanit, qofte ne Rusi) del qarte se ato vende kane prioritete te tjera dhe synojne vlera te tjera nga ato te „Perendimit“. Pra, si me perpara, komuniteti qendron mbi individin. Individi ka pak vlera, nese ai eshte pjese e komunitetit. Ai nuk zoteron (pothuajse) asnje vlere te veten.

A do ta pasoje perden e hekurt nje perde fetare-kulturore?

Ne kete kendveshtrim nuk eshte ende koha per te dhene pergjigje. Nuk duhet te jete ne asnje menyre keshtu, megjithate kjo rrethane nuk eshte e perjashtuar. Nese duhet te kete nje perde te tille, cka une nuk e shpresoj, kufizimet gjeografike nga periudha e kontradiktave mes Lindjes e Perendimit nuk do te mbulohen me kufizime te reja. Deri ne vitin 1989, „Europa Lindore“ ishte nje lloj koncepti permbledhes per vendet socialiste te Europes Lindore. Me kolapsin e sistemeve real-socialiste eshte bere serish e qarte shumellojshmeria brenda Europes. Historianet kane dalluar qe me pare midis tre pjeseve te Europes Lindore: rajonin qendror-lindor (nga Balltiku deri ne Hungari dhe Kroaci), Europen Lindore me te ngushte (Rusine, Bjellorusine dhe Ukrainen Lindore) dhe rajonin e Ballkanit, perfshire Rumanine. Europa qendrore – lindore, qe prej Mesjetes,

Page 36: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

36

ishte e orientuar drejt kultures dhe fese se Perendimit. Ndersa ne drejtimin ekonomik dhe social ndoqi rruge te tjera nga ajo e pjeses perendimore te Europes. Europa Lindore, ne kuptimin me te ngushte te fjales, solli nje model tjeter kulturor nga ai i Europes Qendore, Lindore dhe Perendimore: nje kulture kristiane lindore me shume elemente bizantine. Rajoni i Ballkanit deshmon rishtas vecori, kur ai ishte per 400 deri 500 vjet nen pushtimin Osman. Nese tani behet fjale per nje perde kulturore, atehere shtrohet pyetja: ku do te conte ajo? Une mendoj se „Perendimin“ ajo do ta shtynte ne „Lindjen“ e hershme, ndersa shoqerite e percaktuara si ortodokse, dhe ky percaktim do te trajtohet si nje tipar i rendesishem identifikues, eventualisht do te donin te shkonin ne nje rruge tjeter nga ajo e „Perendimit“. Ata e kuptojne zhvillimin, ne te cilin Europa Qendrore dhe Perendimore ka hyre qe prej revolucionit francez, si nje rruge te gabuar. Keshtu eshte formuluar nga disa teologe ortodokse. Ketu i referohem peshkopit serb Nikolaj Velimirovic, i cili – nga disa – mbahej si teologu me i madh serb i shekullit 20 dhe ne vitin 2003 u shpall shenjtor nga kisha serbe. Ai ka thene ne shume shkrime gjithmone: Perendimi ka shkuar ne nje rruge te gabuar, te cilen ne duam ta menjanojme. Ai e hodhi poshte ate qe ne formuluam dhe pranuam si qellim: jo praktiken apo realitetin, perkundrazi vete qellimet!

A ka Kisha nje ndikim te madh mbi shtetin, cka mund te shprehet edhe ne politike?

Kesaj eshte e veshtire per t’iu pergjigjur. Ka ende shume deficite ne fushen e kerkimit. Pas 1989-s, shume njerez menduan se ne nje fare menyre kishte ardhur „Rilindja“ fetare. Nese kjo do te ishte keshtu, atehere qendron ende pyetja: A behej fjale per nje dukuri te perkohshme, e cila eshte prape ne renie, apo per nje pozicionim afatgjate. Dhe tjetra: a do te kuptohet feja si nje ndjenje besimi, apo si sistem kulturor reference. Feja, per shume shekuj, mbeti gjalle si nje faktor kulturor. Pranimi i nje kulture (te njohur si fetare) nuk duhet te jete identik me besimin. Edhe ateistet mund te pranohen. Ne shoqerite perendimore ka shume njerez qe kane dale nga Kisha. Por kjo nuk do te thote detyrimisht se ajo ka ardhur nga kultura, e cila per shekuj me radhe ishte drejtuar kah feja. Sigurisht qe fenomene te ngjashme ka edhe ne shoqerite e tjera. Nese mendoj per rajonin e Ballkanit: aty perkatesia ne nje komunitet besimi ne shume raste vepron si nje lloj deshmie kombetare. Nje maqedonas sllav thote: Ortodoksia eshte pjese perberese e pandashme e identitetit nacional maqedonas, edhe nese personi nuk shkon ne kishe dhe nese nuk ka te beje fare me fene. Prandaj duhet bere nje ndarje midis nje riperteritje te fese pas 1989-s, e cila diktohej prej pasigurise se orientimit qe hyri me shkaterrimin e sistemit te meparshem, edhe prej fese, si tipar kulturor ndihmes, i cili nuk duhet lidhur me besimin dhe pershpirtshmerine. Kjo vlen edhe per popullsine tjeter te krishtere dhe per ate myslimane. Per shqiptaret p.sh., te cilet jane 70% myslimane, duhet thene se ata ne vecanti nuk jane shume besimtare. Behet fjale per kulturen e tyre, me te cilen jane rritur. Edhe nese ata nuk praktikojne asnje lloj zakoni fetar, sistemi kulturor eshte nje pike identifikimi per ta.

Ju flisni per vlerat si proces dhe si projekte. Cfare mendoni ekzaktesisht me kete?

Une mendoj se njeriu nuk i ka arritur vlerat ne nje pike te caktuar kohore, prandaj ato mbeten te qendrueshme. Ndryshe nga garat me makina, ne zhvillimin e shoqerive nuk

Page 37: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

37

ka nje vije finishi, e cila duhet te kalohet dhe pastaj te shpallet fituesi. Gjithmone lindin konflikte midis vlerave te ndryshme, per shembull midis lirise dhe drejtesise sociale, te drejtave te komunitetit dhe te drejtave te individit, prones private dhe pergjegjesise sociale etj. Ne vendet post-socialiste ky eshte nje problem i madh. Por kjo gjendje nuk eshte e kufizuar vetem ne shoqerite post-socialiste. Nje shoqeri ideale nuk ekziston. Gjithmone dalin mosperputhje midis qellimeve dhe praktikes se perditshme. Gjithmone duhet bere perpjekje per t’i zbutur ose per t’i larguar teresisht ato. Dhe nese kjo eshte arritur ne nje pike, mund te ndodhe qe te lindin mosperputhje te tjera ne nje pike tjeter. Ky eshte nje proces permanent.

Cfare roli luan feja? A ka ndryshime midis Kishes lindore dhe perendimore persa i perket vlerave?

Patjeter qe ka. Une sapo i permenda shkurtimisht. Nese i hidhet nje sy shkrimeve te teologeve, atehere eshte mese e kuptueshme qe Kisha lindore ka ide te tjera nga Kisha perendimore. Ne Ortodoksine, komuniteti, mistika, mohimi i racionales – edhe i asaj qe duket si racionale – jane fenomen qe del ne plan te pare. Individi ka vetem nje rol te dores se dyte. Ajo cka teologet ortodokse i vene ne dukje Perendimit eshte qe ai (Perendimi), sipas pikepamjes se tyre, praktikon nje individualizem te tepruar, qe ai eshte shume materialist. Gjithashtu edhe ndarja e Kishes nga shteti hidhet poshte njelloj si nje pluralizem shoqeror etj. Pra ka ndryshime te qarta.

Ju thoni: Europes Juglindore, perkatesisht rajonit te Ballkanit, i mungon „era“ historike e Perendimit. Nga kjo dalin probleme identiteti per te tashmen. Si do te shprehen keto? Ku ka ndryshime?

Ndryshimet mbeshteten ne rruget e zhvillimit, permes te cilave kane ecur shoqerite ne Perendim dhe shoqerite ne Europen Juglindore. Per ne, si ne te keqe ashtu edhe ne te mire, epokat e Reformimit, te Kunder-reformimit, te Iluminizmit etj. jane pak a shume te besueshme. Eshte dicka, me te cilen ne dhe e shkuara jone mund te identifikohen. Kjo mungon ne rajonin e Ballkanit. Atje nuk ka pasur reformim dhe kunder-reformim. Ne rastin e Iluminizmit, mbetet problematik fakti qe ne njohim iluministe te shquar nga rajoni Ballkanit, por ata numerohen me gishtat e dores. Ajo nuk ishte aty nje levizje e gjere dhe e efektshme, keshtu qe edhe ne kete pike ekzistojne ndryshime ne pervojat historike. Ato qe ne sot i perfaqesojme si ideale, jane ideale qe u arriten gjate rrjedhes se nje procesi te gjate maturues ne Europen Perendimore.

A ka polemika midis sllavofileve dhe perendimoreve? A eshte kjo nje ‚clash of civilizations’?

Patjeter qe ka polemika te ketij lloji. Ne i njohim mjaft mire ato, p.sh. mosmarreveshja midis sllavofileve dhe perendimoreve ne Rusi gjate shekullit te 19-te. Pas renies se socializmit ne Bashkimin Sovjetik dhe ne Rusi, ne vazhdim te viteve 90 jane krijuar kampe mjaft te ngjashme, te cilet – natyrisht pak te modifikuar – operojne me te njejtet shembuj argumentash, si sllavofilet dhe perendimoret ne shekullin e 19-te.

Page 38: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

38

Cfare eshte hulumtuar pak, gjendet ne faktin se ne gjejme ndodhi te krahasueshme edhe ne rajonin e Ballkanit. Edhe aty elitat jane ndare ne dy kampe qe prej mesit ose jo me vone se trecereku i shekullit 19. Dhe kjo ndarje zgjat deri ne te tashmen, mbasi eshte shfaqur ne publik pas vitit 1989. Kur me shkon mendja ne shume diskutime te viteve ’90 ne Jugosllavine e atehershme – kjo mund te prekej qarte. Apo, ne se mendoj per Beogradin: nje qytet, elita e te cilit eshte shume e percare. Ne njeren ane, njerez te cilet jane te hapur ndaj botes, te cilet vihen ne sherbim te te drejtave te disave dhe te minoriteteve (minoriteteve etnike, fetare, gjinore) dhe ne anen tjeter njerez, te cilet e interpretojne individualizmin, pluralizmin, tolerancen, sekularizmin etj. si nje sulm frontal dhe kercenim te komunitetit te tyre dhe deshirojne me cdo cmim te menjanojne lidhjen me boten e jashtme - e njohur si perendimore.

Zgjerimi i Bashkimit Europian eshte nje sfide politike. Kulturat bashkohen njera me tjetren. Si mund ta perballojne shtetet kete sfide?

Ne kemi nevoje per nje dialog shume intensiv dhe pikerisht ne te dyja anet, sic e kishim deri tani. Kjo do te thote se gjate zgjerimit te Europes drejt Europes Juglindore nuk duhen vleresuar vetem sistemet politike, sistemet e te drejtave por edhe aspektet e identitetit kulturor dhe ndryshimet ne sistemet e vlerave. Kjo eshte lene shume gjate pas dore. Ndoshta deri tani edhe nuk ishte e nevojshme, sepse para pak kohesh kishte vetem nje shtet Ballkanik ne Bashkimin Europan (Greqia) ku tani ka hyre edhe Qipro. Por me anetaresimin e Rumanise dhe te Bullgarise jane tashme kater shtete. Gjithashtu edhe vendet, ne te cilat permblidhen ne termin „ballkani perendimor“ synojne anetaresimin. Ky zhvillim nuk mund dhe nuk duhet ndaluar. Pas anetaresimit te Rumanise dhe Bullgarise, pjesa tjeter e Ballkanit eshte e rrethuar praktikisht nga shtetet e Bashkimit Europian, kjo nuk mund te jete nje gjendje e arsyeshme. Nje vend si Zvicra mund te jetoje mrekullisht me kete, sepse eshte nje shtet me mireqenie dhe i pasur, i cili i detyrohet te njejtave vlerave si vendet anetare te Bashkimit Europian. Vendet e mbetura ne rajonin e Ballkanit Perendimor nuk mund te jetojne me nje situate te tille te pakuptimte. Prandaj duhet jete edhe ne interesin tone per ta perfunduar kete proces zgjerimi dhe mundesisht vendet ne rajonin e Ballkanit, qe nuk jane te anetaresuar ende, te pranohen. Por me kete eshte e lidhur dhe domosdoshmeria qe ne duhet te diskutojme jo vetem mbi te perbashketat tona dhe zbatimin e kritereve te Kopenhagen-it, por edhe mbi dallimet tona, pikerisht ne fushen e kultures. Krahas kritereve te Kopenhagen-it duhet te zbatojme edhe nje proces te ndersjellte mesimor dhe te kuptohemi mbi ate se cfare jane vlerat europiane dhe se si Bashkimi Europian te qendroje si nje komunitet.

Shumica e popullsise se Ballkanit eshte ortodokse. Perves kesaj, ne Ballkan ka 8 milione myslimane. A perputhen vlerat e shoqerive ortodokse dhe myslimane me vlerat europiane ashtu si jane pershkruar ne kontraten kushtetuese?

Kesaj pyetje nuk mund t’i pergjigjesh ne pergjithesi. Si ne komunitetet fetare ortodokse, ashtu edhe ne ato myslimane ka nje pjese te madhe njerezish, te cilet nuk kane asnje problem me vlerat europiane, te cilet jo vetem qe mund te jetojne me vlerat perendimore, por edhe mund t’i pranojne edhe me bindjen e tyre. Ka grupe te tjera, te

Page 39: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

39

cileve keto vlera i duken te renda, apo i hedhin poshte. Grupime te tilla „fondamentaliste“ ka edhe ne Perendim. P.sh., nese mendoj per Shtetet e Bashkuara te Amerikes, - edhe atje ka nje fondamentalizem kristian, qe nuk eshte ceshtje e cdokujt. Dhe ne te kundert, gjejme edhe ne komunitetet fetare ortodokse dhe myslimane grupime, idete e te cilave nuk perputhen me vlerat qe ne prezantojme.

Interesant eshte Islami ne Ballkan. Pyetja nese ai eshte dicka e vecante, ose nese eshte nje variant i Islamit, i dallueshem si nga Islami ne vendet e tjera europiane ashtu edhe nga Islami ne boten jashte Europes, nuk te lejon te japesh nje pergjigje te qarte. Ka nje sere te dhenash qe flasin se ka me te vertete ka nje Islam specifik ne Ballkan. Myslimanet e Ballkanit dallohen relativisht nga myslimanet qe kane emigruar se fundmi ne Europe, jane pikerisht ata qe jetojne tashme prej brezash ne Rajon, qe kishin kontakte per nje kohe te gjate me popullsine e krishtere fqinje, qe pjeserisht vete ose te paret e tyre rrjedhin nga kjo popullsi, qe flasin te njejte gjuhe dhe ne zakonet e tyre dallohen shume pak nga fqinjet e krishtere. Ndryshe kjo mund te shprehej se Islami ne rajonin e Ballkanit, ne shume pikepamje, dallohet nga Islami i myslimaneve emigrante te koheve te fundit ne Europen Perendimore, nga njera ane, dhe nga Islami ne vendet arabe ose ne Azine Juglindore, nga ana tjeter, dhe qe emertimi „Euro-Islam“ i pershtatet ndoshta me mire myslimaneve ne Ballkan, sesa atyre ne Europen Perendimore. Ashtu si Krishterimi, patjeter edhe Islami nuk eshte nje bashkesi unike. Dhe, aq me pak, nje bashkesi statike.

Ju falenderoj perzemersisht.

Page 40: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

40

Intervistat

Intervistat ne Shqiperi i zhvilloi Dr. Aleksander Dhima dhe Dr. Alfred Diebold, intervistat ne Bullgari Arnold Wehmhörner dhe Dr. Alfred Diebold dhe intervistat ne Maqedoni Stefan Dehnert dhe Dr. Alfred Diebold.

Shqiperi

Rexhep Meidani, ish president i Republikes se Shqiperise

Rexhep Qemal Meidani ka qene President i Republikes se Shqiperise prej vitit 1997 deri ne vitin 2002. Pasi kreu studimet e larta per Fizike dhe Matematike ne Tirane dhe Paris, ku u diplomua ne vitin 1976, ka qene profesor ne Universitetin e Tiranes deri ne vitin 1996. Ne vitin 1991 emerohet kryetar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe qysh prej vitit 1992 u angazhua per Te Drejtat e Njeriut. Ne gusht te vitit 1996, ne Kongresin e Partise Socialiste te Shqiperise, u zgjodh Sekretar i Pergjithshem i saj. Ne zgjedhjet e parakohshme te vitit 1997 zuri vend ne parlamentin shqiptar dhe u zgjodh President i Republikes se Shqiperise. Kandidatura e tij per kryetar te Partise Socialiste ne vitin 2003 ishte perballe me kandidaturen e kryetarit te atehershem dhe kryeministrit te Shqiperise, Fatos Nano.

Zoti Meidani, si ish-president i Republikes se Shqiperise dhe si shkencetar, a mundeni te na pershkruani se cilat vlera jane te rendesishme per Ju? Si mundeni ta pershkruani dhe karakterizoni veten Tuaj?

Per mua eshte e rendesishme te jem i qete, modest dhe dashamires ndaj te tjereve. Do ta pershkruaja veten time si nje qytetar dhe intelektual, i cili punon per zgjidhjen e problemeve ne rruge institucionale dhe ligjore dhe qe ngre ne piedestal nje “filozofi”, e cila bazohet ne respektimin e lirive dhe te drejtave te njeriut dhe ne solidaritetin mes njerezve.

Persa i perket ndihmeses sime konkrete ne politike dhe si ish-president i Republikes se Shqiperise, po i referohem Prof. Nino Boccara, qe ka qene edhe udheheqesi shkencor i doktoratures sime ne France. Kur e takova disa vite me vone dhe e pyeta se si e vleresonte punen e tij si shkencetar dhe si pedagog, ai m’u pergjigj pa hezituar: “Kam mbushur disa boshlleqe. Nese nuk do te isha une, padyshim do t’i plotesonte ndonje tjeter”. Kjo pergjigje me ka pelqyer gjithmone, ajo tregon forcen e madhe te nje shpirti te lire dhe te nje mendjeje krijuese. Prandaj pyetjes suaj do t’i pergjigjesha ne te njejten menyre, pa kaluar ne vete-portretizime te gjata.

Para se te hynit ne politike, ju keni punuar si shkencetar per shume vite. Cilat ideale ishin thelbesore per Ju? A ka ndikuar ne zhvillimin e personit dhe vlerave Tuaja ndonje personalitet historik, ose ndonje politikan vendas apo i huaj?

Sic e thate Ju, une jam perfshire relativisht vone ne jeten politike. Megjithate, edhe si intelektual, gjate rinise sime, kam dhene ndihmesen time me pjesemarrjen ne disa veprimtari publike. Detyra ime e pare politike, si kryetar i Komisionit Qendror te

Page 41: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

41

Zgjedhjeve, m’u ngarkua si “prurje neutrale universitare”. Vetem 5 vjet me vone, pas zgjedhjeve te manipuluara te 26 majit 1996, u pranova – per here te pare ne jeten time – si anetar i nje partie, i Partise Socialiste, e cila atehere ishte partia me e madhe opozitare. Jeta ime ka qene per nje kohe te gjate jeta e nje akademiku dhe ishte pikerisht ky lloj mjedisi dhe njerezit e tij me te shquar, si Aristoteli, Galilei, Njutoni ose Ajnshtajni, qe kane skalitur prirjet dhe vlerat e mia humanitare dhe intelektuale. Ketu lidhet idealizmi me shpirtin solidar e bashkepunues, me internacionalizmin, me deshiren per te njohur boten dhe per t’i sherbyer njerezimit, duke nxjerre sa me shume dije dhe duke ndihmuar ne formimin dhe emancipimin e tyre.

Por, a ka ndonje personalitet politik qe ka ndikuar te Ju si politikan shqiptar?

Natyrisht, kam lexuar edhe per shume udheheqes te medhenj politike, per portrete filozofike, si Sartri ose Havel. Si politikan, jam takuar me personalitete te rendesishme dhe me te tjere bashkepunoj edhe sot ne kuader te veprimtarive te Klubit te Madridit, nje organizate me kryetare te shteteve dhe qeverive. Ata te gjthe kane demonstruar nje qendrim te qarte demokratik gjate qeverisjes se tyre.

Nje vleresim te veçante kam per Clinton, madje dobesi per te dhe per menyren e te berit politike. Ndoshta, kjo lidhet edhe me kontributin e tij dhe te administrates Amerikane ne shkaterrimin e makines luftarake te Millosheviçit. Ai ndaloi njehere e pergjithmone politiken e spastrimit etnik dhe genocidit ndaj popullit shqiptar dhe popujve te tjere te ish Jugosllavise.

Nga personalitetet shqiptare vleresoj veçanerisht Gjergj Kastriot Skenderbeun8, si nje mbrojtes i paepur i trojeve shqiptare dhe i Krishterimit ndaj hordhive Osmane. Respekt te madh kam per “patriarkun” e pavaresise se Shqiperise, patriotin Ismail Qemali9, apo per Kryeministrin Fan Noli10. Nje krenari te rralle me ushqen personaliteti i humanistes se permasave boterore, i shqiptares se madhe Nene Tereza4. Ajo eshte nje figure sa ideale aq dhe e paarritshme. Keto ishin disa personalitete te ndryshme. E kam te

8 Skanderbeg, realisht Gjergj Kastrioti (1405-1468) prijes shqiptar dhe hero kombetar, i cili, ndonese u rrit ne oborrin e sulltanit ne Adrianopel dhe kreu formimin e tij ushtarak, organizoi bashkimin dhe qendresen e Shqiperise ndaj osmaneve. 9 Ismail Qemali (1844-1919), politikan shqiptar, luajti nje rol te rendesishem ne shpalljen e pavaresise e Shqiperise nga Perandoria Osmane ne vitin 1912 dhe ishte Kryetar i qeverise se pare provizore te vendit; pas doreheqejes se tij ne vitin 1914 u largua nga Shqiperia dhe jetoi ne Itali, ku edhe vdiq. 10 Teophan (Fan) Stylian Noli (1882-1965), peshkop katolik shqiptar dhe politikan; u angazhua ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per pavaresine e Shqiperise dhe njohjen e saj; pas rrezimit te Ahmed Zogut u be Kryeminister ne vitin 1924, por u rrezua ne te njejtin vit dhe beri oponence nga jashte ndaj mbretit te shpallur Zog. Gjate Luftes se Dyte Boterore Noli kishte kontakte me komunistet shqiptare te Enver Hoxhes.

Page 42: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

42

veshtire qe te permend nje emer te vecante si shembull, ndoshta sepse ne ditet e sotme ideali ne politike shikohet si naivitet e si pamundesi suksesi afatgjate.

Ju permendet lirine dhe solidaritetin. Duke pare shoqerine e vendit Tuaj, a kini pershtypjen qe secili mendon per veten e tij? A eshte kjo nje dukuri e te gjithe ndyshimeve dhe a ka te beje me ate, qe ne komunizem mungonte liria apo kemi te bejme me nje karakteristike specifike te popullsise se Ballkanit, te Shqiperise?

Populli shqiptar, si te gjithe popujt e tjere te Ballkanit, ka vuajtur nen pushtime te njepasnjeshme apo edhe perplasje te brendshme, te cilat jane ushqyer nga forca te jashtme ose klane te brendshme. Periudha e komunizmit ishte nje stermundim jo i vogel, qe krahas shformimit ideologjik e shpirteror, realizoi edhe projekte, sic jane ato ne fushen e energjise, te cilat perdoren dhe sot. E gjitha kjo, fale punes dhe sakrifices se gjithe popullit shqiptar.

Po te hedhesh nje sy ne historine e shqiptareve, menjehere e kupton qe ndjenja e lirise dhe solidaritetit ka pasur nje kuptim te madh edhe ne kohet e veshtira e ne varferi. Kulmin e vet kjo ndjenje e shfaqi gjate krizes se Kosoves, ku popullsia e Shqiperise, brenda dy javesh, u rrit me 600,000 refugjate shqiptare, te perzene me dhunen e armeve, vrasjeve masive e shkaterrimeve nga trojet e tyre etnike ne Kosove. Nderin dhe dinjitetin e shqiptareve e ruajten familjet shqiptare, te cilat i strehuan vellezerit dhe motrat kosovare. Nje solidaritet te tille kemi ndeshur edhe gjate periudhes se Luftes II Boterore, kur asnje hebre qe jetonte ne Shqiperi nuk iu dorezua nazisteve. Mjaft familje shqiptare, megjithese rrezikonin koken e tyre, i fshehen hebrejte ne shtepite e tyre. Per kete Shqiperia perben nje rast unik ne historine boterore.

Te dy shembujt e mesiperm deshmojne se Liria dhe Solidariteti jane te lindura ne shpirtin shqiptar. Ne pamje te pare duket sikur ato jane harruar apo jane zhytur ne nje gjume te thelle, por ne situata, te cilat i permenda me siper, ato elemente shfaqen serish me gjithe vitalitetin e tyre historik.

Tashme nuk mund te mos linde pershtypja se secili ne radhe te pare mendon per veten e tij. A ka te beje kjo me rrethanat politike dhe shoqerore te kohes sone?

Nuk mund te hidhet poshte fakti qe kjo sjellje, ne nje forme apo ne tjetren, eshte shfaqur ne kete faze tranzicioni politik. Nuk mund te mohohet as qe bota Perendimore vuan nga nje ndjesi e tille, apo - sic e thekson Nene Tereza11 - nga mungesa apo “varferia” e dashurise. Per Shqiperine postkomuniste sigurisht qe kjo ka disa arsye.

Ne radhe te pare, shqiptaret nuk e kane idealizuar pak boten Perendimore, te “kontaktuar” vetem nepermjet kartolinave te bukura e pamjeve televizive. Per ta, Perendimi ishte nje “parajse” e mireqenies, lumturise dhe parase. Te “etur” pas kesaj mireqenieje, standardi jetese, ata donin ta ndryshonin boten e tyre te varfer brenda nje

11 Nene Tereza, realisht Agnes Gonxhe Bojaxhiu (1910-1997); themeluesja e Urdherit Katolik ne Indi, e cila ishte me origjine shqiptare, lindi ne Shkup.

Page 43: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

43

nate, deri diku duke harruar fqinjin, shokun dhe ne disa raste edhe familjen. Por kjo nuk mund te pergjithesohet. Disa probleme serioze jane kapercyer me pak dhimbje, fale ndihmeses se emigranteve shqiptare ne vendet Perendimore, me afro 600-700 milione dollare ne vit; per t’a bere me te qarte: kjo ndihmese ishte e konsiderueshme per Shqiperine: buxheti i shtetit e kalon vetem pak dyfishin e kesaj shume.

Se dyti, transformimi i ekonomise shqiptare nga nje ekonomi teresisht e centralizuar ne nje ekonomi te lire tregu, fillimisht pa rregulla, ne menyre te ashper dhe me fryme te theksuar populiste. Ky ishte shkaku qe çoi ne permbysjen e menjehershme te struktures ekzistuese te shoqerise, braktisjen e vlerave njerezore dhe intelektuale dhe rendjen marramendese pas fitimit. Privatizimet ishin te domosdoshme, por u kryen pa nje strategji te qarte dhe pa perspektive dhe ne disa raste sipas kritereve politike, çka çoi ne lenien pa pune te mijera njerezve. Ne kete kapitalizem te eger u shfaqen ne skenen e re shoqerore njerez pa kapacitetet e duhura, te cilet ne menyre deri diku spekulluese filluan te çanin boten e kapitalit dhe te fitimit. Evazioni fiskal dhe korrupsioni u bene pjese shoqeruese e procesit te reformave, çka demtoi konceptet e Lirise dhe te Solidaritetit.

Se treti, ne kete “zhvillim ndjesie” kane ndikuar edhe levizjet e jashtme dhe te brendshme, te cilat, per nje harmonizim te shpejte dhe solidar te shoqerise shqiptare, do te ishin nje veshtiresi shtese.

Ne disa raste, si ne Tirane ose Durres, kapacitetet urbane nuk mjaftuan per t’u bere balle levizjeve te njerezve nga zonat rurale. Ne nuk duhet te harrojme qe nga fundi i periudhes se komunizmit popullsia ne zonat rurale perbente me shume se dyfishin e popullsise qe jetonte ne zonat urbane dhe sot eshte pothuajse e njejte. Kjo tregoi qe procesi i migrimit nuk ishte i ekuilibruar dhe nuk i afrohet raporteve te disa vendeve me te zhvilluara Europiane. Konceptimi i pyetjes mbi Lirine dhe Solidaritetin lidhet ngushte me pershtatjen e shpejte urbane dhe absorbimin e drejte te procesit te migrimit.

Ju permendet nje sere rrethanash strukturore dhe mendore, te cilat çojne ne keto dukuri si dhe ne shtimin e nje sjelljeje egoiste dhe ne kthimin mbrapa te Solidaritetit. Deri ne ç’mase eshte kjo ne lidhje me raportin e Shqiperise me vendet e tjera? Çfare roli luan ky raport?

Ketu lihet te kuptohet nje ndikim qe ka te beje me ate qe mund te shihet si kompleks i inferioritetit. Historia dhe zhvillimi i kombit tone, qe nga Lashtesia deri me sot, ka kaluar nepermjet nje spirale ngjarjesh heroike, po aq edhe padrejtesisht tragjike. Gjate kesaj historie, e shoqeruar me pushtime dhe revolta te vazhdueshme, kryengritje dhe luftra vetemohuese per liri dhe pavaresi, mund te veçohen edhe perpjekje per te zhdukur ne popullsine liridashese e paqedashese, trime e krenare shqiptare, ndjenjen e inferioritetit qysh ne embrionet e saj.

Per fat te keq, edhe pas kaq shume vite perpjekjesh per nje zhvillim te lire dhe demokratik ne nje sistem teresisht te ri dhe te hapur qe po ndertojme, kompleksi i inferioritetit eshte ende i pranishem si shprehje interesash nga me te ndryshmet dhe ne veçanti me i theksuar ndaj te huajve ne fushen e politikes, ne prirjen per te ruajtur apo

Page 44: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

44

rimarre pushtetin. Por, gjithmone shfaqet qytetari i lire shqiptar. Pavaresisht veshtiresive tona aktuale gjate periudhes se tranzicionit, jane keta qytetare shqiptare qe me kontaktin e gjere dhe dinamik me boten, dhe ne veçanti te rinjte shqiptare qe studiojne jashte, sportistet, artistet, intelektualet e specialistet ne çdo fushe, po tregojne konkurence serioze deri edhe ne epersi. Ne saje te aftesive, talentit, punes, vullnetit, moralit dhe sinqeritetit te tyre, ata po shkeputen nga kompleksi historik inferior i te “huajit” dhe shfaqen si qytetare te barabarte, te lire dhe solidare.

Ne nje sistem te hapur, mundesi te tilla ekzistojne edhe per politiken, ne shume institucione te varura prej saj. Duhet qe te shkeputemi njehere e pergjithmone nga kjo ndjenje inferioriteti, per t’u trajtuar si partnere te lire dhe te vertete, ne kuader te reciprocitetit dinjitoz dhe te sovranitetit te njohur. Ne te kundert, ne keto kushte, nuk do te arrihet rivendosja ne “gjirin e popullit” e vlerave pozitive historike, te cilat kane qene pjese e rendesishme perberese e Lirise dhe Solidaritetit.

Ju beni pjese ne Partine Socialiste, ne nje parti post-komuniste. A ka vlera pozitive nga periudha komuniste, te cilat kane ndihmuar ne ndryshimin e Partise dhe ne zhvillimin e programit te saj?

Sic e thashe, jam bere anetar partie per here te pare ne vitin 1996. Aderova ne Partine Socialiste - atehere ne opozite - per te dhene nje ndihmese modeste ne normalizimin, ne drejtimin e duhur, te proceseve demokratizuese. Ne te vertete, Partia Socialiste ne fillimet e tranzicionit, trashegoi, me shume se partite e tjera te sapothemeluara, strukturen e Partise se Punes. Anetare te Partise se Punes ne nivele drejtuese dhe te mesme kane shkuar ne partite e tjera. Pavaresisht prejardhjes se perbashket nga “Nena Parti”, keta ish-komuniste donin te shnderroheshin brenda nates ne antikomuniste. Per fat te mire, kjo m’u kursye, sepse nuk kam qene anetar partie me pare.

Eshte e veshtire te flasesh per vlerat e nje partie-shtet me natyre te paster ideologjike, sic ishte Partia e Punes. Por, duhet te nenvizohet edhe idealizmi i theksuar dhe perkushtimi i shume komunisteve te bazes ndaj detyrave, ne ndryshim nga maja e Partise.

Por, megjithate, Ju jini ne Partine Socialiste. Pse pikerisht ne kete parti? Cilat ishin arsyet qe Ju nuk shkuat ne ndonje parti tjeter?

Per arsye te prejardhjes sime familjare, perkatesia ime politike duhet te ishte me teper ne te djathte sesa ne te majte. Por, nga ana tjeter, u rrita ne mjedise universitare, qe normalisht karakterizoheshin nga nje prirje e qarte sociale. Botekuptimi im ishte me afer nje partie socialiste moderne ose me sakte nje partie socialdemokrate. Kur une u anetaresova, pati brenda nje kohe te shkurter ndryshime ne rrafshin programor strukturor te partise. Aty po frynte nje ere rinore reformash, e cila e afronte partine me partite socialdemokrate te tipit europian. Duke hedhur nje shikim prapa, mund te them qe shume gjera kane ndryshuar per mire, por ka ende disa gjera qe duhen ndryshuar.

Partia Socialiste nuk ka ndryshuar mjaftueshem sa duhet. Ku i shihni Ju problemet ose nevojen per te vepruar, ne menyre qe ajo te behet nje parti moderne socialdemokrate?

Page 45: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

45

Per nje thellim te ketij transformimi duhet te hidhet veshtrimi mbi elektoratin e partise. Une jam i bindur qe, duke pare situaten aktuale si parti opozitare pas 8 vjet qeverisjeje, reformimi mund te arrihet vetem nese normalizohet komunikimi midis anetareve te partise dhe simpatizanteve si dhe rivendosja e besimit, riperteritja e moralit politik dhe rikthimi i “shpirtit socialist”. Nese nuk menjanojme nga strukturat partiake, per nje periudhe te caktuar reflektimi e verifikimi, disa persona te perfolur ose te konceptuar si te korruptuar, atehere do te vonojme ne ndryshimin e imazhit tone dhe ne rifitimin e besimit ne popull. Nga kjo mund te frenojme edhe pasurimin e partise me njerez te ndershem e idealiste dhe te rinj te talentuar. Prandaj, lufta kunder korrupsionit, si teori dhe praktike, si ushqim pasurimi, si trafik ndikimesh e interesash, eshte i domosdoshem, po aq sa edhe pastrimi i radheve te saj.

Ne kongreset e Partise Socialiste, ne dhjetor 2003 dhe ne tetor 2005, nje nga propozimet e mia me te rendesishme ka qene pranimi i fraksioneve brenda partise, jo ne kuptimin klasik, perkundrazi si perfaqesim alternativash te kandidatit me ane te listave mbeshtetese, ne forumet drejtuese te partise. Fatkeqesisht, ky propozim, me 2003, nuk u kuptua per arsye te situates ne te cilen ndodhej partia, por u miratua ne kongresin zgjedhor te Partise Socialiste ne maj 2005, tashme ne kushte paqeje. Natyrisht, ky propozim nuk kishte me ato vlera shpetimtare si ne dhjetor 2003, megjithate miratimi i tij ishte nje perparim i madh konceptual, i cili mundesoi reformimin demokratik te Partise Socialiste, perfaqesimin e alternativen dhe kryesisht bashkejetesen brenda nje partie te madhe.

Por, per çudi, me duhet te theksoj se perfaqesimi i alternatives nuk eshte vene ne praktike, ai nuk serviret si nje faktor i kohezionit dhe diversitetit, por si nje faktor perçarjeje. Ketu shfaqet serish koncepti i vjeteruar dhe i kultivuar fillimisht nga Partia e Punes, ai i “uniformitetit absolut”. Une vazhdoj te besoj se ne perfaqesimin e çdo niveli partiak ose ne institucionalizimin e mendimit ndryshe, pa kushtezime teorike ose metafizike, pavaresisht te qenit apo jo ne opozite, duhet te zbatohet parimi i ekuilibrit te forcave dhe jo i ushtrimit te forces.

Per te kapercyer veshtiresite e tanishme te partise, mendoj se jane shume te rendesishme dhe urgjente dy parime: konsensusi dhe kolegjialiteti. Nderthurja dhe nxjerrja ne pah e tyre si dhe vendimmarrja, e mbeshtetur ne keto dy parime, do te mundesoje nje zgjedhje te vlefshme politike “ne kohen dhe vendin e duhur”. Kjo eshte ajo çka thashe ne Kongresin e vitit 2003, po aq e rendesishme si pranimi i “mendimit ndryshe”.

Kjo do te thote qe Partia Socialiste nuk eshte larguar sa duhet nga Partia Komuniste dhe nga rrenjet e saj, dhe te kjo Ju shihni probleme te medha.

Mua me duket nje reminishence e gabuar dhe aspak demeokratike ideja e “njeshave absolute” ne drejtimin e partise. Po te ngrihet edhe njehere kjo ne trajten e nje parimi politik, do te prodhoje me shume gabime e veshtiresi te tjera te medha edhe ne te ardhmen. “Njeshi absolut” hedh poshte kolegjialitetin, i cili eshte nje princip kardinal i funksionimit dhe kohezionit te nje partie politike. Perballimi i situates aktuale dhe situatave te tjera mund te behet vetem nese kolegjialiteti i cdo strukture te partise i

Page 46: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

46

kundervihet teorise se unitarizmit te drejtimit. Argumenti i unitetit brenda partise duhet hedhur poshte e pershtatur me zhvillimin e sotem shoqeror.

Ai duhet zhvilluar brenda debatave, alternativave, konvergjencav te mundshme. Liria e Solidariteti ne parti duhen konceptuar si solidaritet ne diversitet dhe jo si solidaritet ne uniformitet, si liri hapjeje dhe jo mbyllje. Ato jane principe etike dhe permbledhin besimin dhe respektin reciprok, si dinjitet e mirekuptim, tolerance dhe kompromis. Ndersa, “komandimet” nuk mund te perdoren me si argumenta per te zbehur “mendimin ndryshe”, i cili eshte thelbesor per procesin demokratizues ne parti. Kjo lidhet me konceptin e nje partie, e cila nuk mbeshtetet ne ideologji, por te zgjedhesit dhe qe perfaqeson nje bashkim te lire te grupeve shoqerore dhe njerezve te lire e te barabarte. Perndryshe, nuk do te afrojme njerezit e ndershem, idealiste dhe intelektualet, te cilet jane te nevojshem per zhvillimin e mendimit ne parti. Gjithashtu, duhet te forcohet edhe perfaqesimi i grave dhe ne veçanti i te rinjve, sepse jane te rinjte ata qe furnizojne anetaresine e nje partie.

Ju folet gjate per strukturat e vjetra te partise, te cilat Ju duken pengesa per nje zhvillim demokratik. Por a ka ndonje gje nga periudha e komunizmit, e cila Ju mungon?

Nga komunizmi, si sistem dhe praktike politike – jo si teori dhe ide – veshtire te gjesh diçka qe te mungoje, sidomos po te kemi parasysh si eshte trajtuar varianti i tij “ortodoks” ne Shqiperi. Por, gjate periudhes sime ne Universitet, si student dhe si shkencetar, ishim teresisht te mobilizuar per punen tone. Nuk ishim te lire, por ama vleresoheshim, respektoheshim nga shoqeria dhe ishim solidare dhe ndihmonim njeri-tjetrin. Pa dyshim, edhe ne ato kushte te veshtira, beme nje pune te devotshme, krijuam nje shkolle mjaft cilesore nga ana profesionale dhe teknike, nxorrem mjaft kuadro specialiste, pedagoge dhe shkencetare, te cilet punojne jo vetem ne Shqiperi por edhe jashte saj, te pajisur me nje nivel te larte dhe per te cilet ne jemi krenare edhe sot. Per fat te keq, nga kontaktet me kolege te ndryshem, rezulton se shume nga keto aspekte kane perenduar.

Vendi Juaj deshiron te hyje ne Bashkimin Europian. A keni ndjesine qe, ne procesin e hyrjes ne BE, shtetet e “vjetra” te Bashkimit Europian e kane shtyre vendin Tuaj ne vendime? A ka pasur vendime, te cilat kane ndikuar per keq ne vendin Tuaj?

Hyrja ne BE eshte e vetmja zgjidhje per te mbijetuar dhe per te ecur perpara ne kete bote globale. Normalisht qe ka edhe ndikime negative, shume shpejt do te dalin probleme serioze ndaj prodhimit vendas dhe biznesit dhe kjo jo vetem per ne, por per shume shtete te fuqishme te Europes. Por, nepermjet integrimit ne Bashkimin Europian, te gjithe shqiptaret ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi, realizojne endrren e vete-integrimit.

Pavaresisht problemeve te krijuara gjate miratimit te Kushtetutes Europiane, del qarte se Europa e Re shtrihet nga Lisbona deri ne vendet Balltike, çka eshte nje arritje me vlera te jashtezakonshme politike. Natyrisht, ketu nuk eshte fjala per vendet qe kane mbetur jashte Bashkimit Europian. Nese lihen menjane 25 vendet anetare, shqetesimet konkrete te vendeve te tjera, perfshire Shqiperine, do te shtohen edhe me tej. Keshtu

Page 47: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

47

p.sh., levizja e lire mund te behet problematike, diskriminuese dhe e kufizuar edhe per keto vende jashte Bashkimit Europian, sidomos per qytetaret e Ballkanit Perendimor.

Por edhe shume probleme te medha do te shpalosen per anetaret e rinj. Ky “mega-proces” zgjerimi me nje treg te tijin te perbashket, me rreth 450 milione banore, detyrimisht kerkon nje shkalle te larte te pershtatshme homogjenizimi ekonomiko-institucional. Madje, do te shfaqen perplasjet si ne vendet e “vjetra”, ashtu edhe per vendet e reja apo dhe qofte brenda atyre. Pra, si ceshtje e domosdoshme mbetet sesi ky bllok i fuqishem te behet nje realitet akoma me i prekshem dhe i favorshem per popujt perberes dhe nje shembelltyre per popujt e tjere. Si mund te shnderrohet ky Bashkim ne nje aktor, i cili te imponoje ne skenen globale zerin e tij politiko-ekonomik? Sigurisht, kjo rruge eshte e veshtire per nje konvergjence te domosdoshme, sepse sa me shume te zgjerohet Bashkimi, aq me te medha jane sfidat administrative si edhe me i veshtire do te jete procesi i Balancimit dhe i Homogjenizimit.

Kjo do te thote qe Bashkimi Europian eshte ne vetvete nje proces, ose me mire nje proces me kompleks i ndryshimeve dhe bashkimeve, qe do dhe duhet te arrihet. Si duhet te funksionoje kjo dhe çfare kuptimi ka per Shqiperine?

Edhe me pare ka pasur debate mbi diversitetin, reagime te ndryshme mbi homogjenizimin dhe mundesite e nje balancimi. Per kete, Bashkimi Europian eshte kujdesur per nje fleksibilitet realitivisht te larte dhe jo me kot flitet ne Bruksel per nje “gjeometri varibel”. Kjo logjike elastike ka ndikuar pothuajse ne te gjitha projektet e medha te viteve te shkuara, e cila u pranua fillimisht nga nje “berthame”, pjese e anetaresise, dhe pastaj gradualisht nga anetare te tjere. Keshtu ka qene rasti me Euron si dhe me Marreveshjen e Shengenit. Nderkohe, shfaqen veshtiresi ne nivel vendim-marrje kolektive. Politika sociale ne Europe eshte e koordinuar dobet dhe politika e jashtme dhe e sigurise bazohen ende me teper ne “teorine e koalicionit dhe vullnetit te mire” sesa ne nje sistem rregullues te detyrimeve institucionale politiko-administrative. Por, me kete fleksibilitet relatitivisht te larte, Bashkimi Europian po arrin maksimumin e tolerances ndaj diversitetit te vendeve anetare. Ligjet e Bashkimit Europian nuk zbatohen me vetem ne Bruksel, por perkundrazi, edhe nga qeverite kombetare te vendeve anetare. Kjo ben te domosdoshme besueshmerine e larte dhe reciproke te sistemeve te ndryshme politiko-ekonomike. P.sh., nje konsumator irlandez, i cili blen ushqim bullgar, rumun ose turk, duhet t’u besoje jo vetem fermereve dhe prodhuesve, por edhe administrates se kontrollit, te doganes dhe policise kufitare, madje edhe vete sistemeve perkatese gjyqesore, si garanci juridike per origjinen e mallit. A mund ta ngjalle shpejt kete besim cdo anetar i ri ose i ardhshem, si Bullgaria, Rumania dhe Kroacia ose edhe Shqiperia?

Ne kete kendveshtrim, sfidat duken te pakapercyeshme. Megjithate, Bashkimi Europian kerkon te ece perpara dhe gjithashtu t’i kaperceje keto barriera e hezitime. Ai zbut diversitetin me ane te nje strategjie te Tregtise se Lire, te fondeve e te nje angazhimi te shumanshem, dhe kjo mund te sherbeje si nje model per politiken e ardhshme boterore.

Page 48: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

48

Por a nuk duket qe per anetaret ose kandidatet e ardhshem si Shqiperia, duke marre parasysh veshtiresite e brendshme te Bashkimit Europian, kushtet e pranimit mund te veshtiresohen me shume? Kur do te hyje Shqiperia ne Bashkimin Europian?

Pyetjet me te mprehta, qe shtrohen sot ne kuader te negociatave per Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit, pas “Big Bang”-ut me 10 vende te reja dhe te Aleances Euro-Atlantike me 7 vende, jane: a do te pritet deri ne njefare “homogjenizimi” te vendeve anetare, deri ne shqyrtimin serioz te kandidateve te tjere, apo do te veprohet me shpejt?; si do te shkoje pranimi i planifikuar i Bullgarise dhe Rumanise?; a do te vazhdoje te “sterhollohen” dhe te sterzgjaten negociatat me Turqine, me shumice myslimane, dhe ne te kundert a do te pershpejtohet pranimi i Kroacise katolike?; po Maqedonia, a do te shihet si vend i Ballkanit Perendimor apo si pjese e Europes Juglindore?

Shqetesues eshte zevendesimi i termit “Europa Juglindore”, e cila perfshin gjithe vendet ne gadishullin Ballkanik, me termin “Ballkani Perendimor”, qe permbledh ato vende qe lihen “pas deres” se Bashkimit Europian. A do te zbatohet teoria me “tre shpejtesi” integrimi, koncepti afatgjate i “kordonit sanitar”, ose ai me “ngjyrime roze (myslimane) hartash”, apo ende teoria e “vrimave te zeza” sipas terminologjise se “Big Bang”, e cila do te shtyje integrimin e Shqiperise dhe te disa vendeve te Ballkanit Perendimor? Te gjitha keto pyetje duhet te analizohen dhe te sqarohen me transparence para shqiptareve nga institucionet perkatese shqiptare dhe europiane.

Ku qendrojne veshtiresite, persa i perket pranimit te Shqiperise, ne palen shqiptare apo ne ate europiane? Çfare fshihet prapa ngadalesimit te procesit te zgjerimit?

E kam ndjekur me vemendje debatin mbi Kushtetuten Europiane, qe eshte zhvilluar ne France, dhe nuk mund te rri pa shprehur shqetesimin tim. Gjate debatit, si nga ana e partizaneve, por edhe kundershtuesve te Kushtetutes, koncepti i shtetit-komb luajti nje rol te madh, nje koncept, i cili ne thelb paraqet nje pengese kryesore per ngritjen e nje ndertese Europiane te shendetshme dhe solide. Sipas gjykimit tim, behej fjale per procesin e Globalizimit ne rritjen e persosmerise se teknologjise se informacionit dhe komunikimit.

Personalisht jam mbrojtes i pikepamjes “revolucionare”, qe u referohet ndryshimeve thelbesore ne konceptin e sotem te hapesires dhe kohes. Ne jemi deshmitare te komprometimit dhe menjanimit te distances dhe hapesires ne jeten e njeriut dhe kjo pasqyrohet detyrimisht ne strukturat kohore te veprimtarise njerezore. Kete fenomen po e perjetojme cdo dite dhe me intensitet rrites.

Pavaresisht mendimeve te ndryshme per problemin hapesire-kohe, kjo te con ne nje erozion te koncepteve te vjetra mbi kufijte lokale ose kombetare, mbi vleren dhe rendesine e tyre, te cilat ndikojne ne shume fusha te te menduarit dhe te sjelljes njerezore. Koncepti i sovranitetit, ne kuptimin e “paqes Vestfaliane”, eshte nje koncept, i cili detyrimisht ka nevoje per nje reforme thelbesore. Gjithashtu, edhe raportet hapesire-kohe te kulturave te ndryshme, grupeve etnike, kombeve dhe territoreve duhet te vleresohen nga e para. E thene ndryshe, ne ndertimin e nje godine europiane

Page 49: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

49

nuk duhet te merret per baze koncepti shtet-komb, ne nje kohe kur mbrohet me fanatizem “karkasa arkaike”.

Duke pasur parasysh te gjitha keto veshtiresi te brendshme ose mbinacionale, çfare ka sjelle procesi i hyrjes ne Bashkimin Europian per vendin Tuaj?

Ne radhe te pare, ka ndihmuar ne ndryshimin dhe konsolidimin e sistemit politiko-ligjor dhe institucional-administrativ si dhe ne mentalitetin e shoqerise shqiptare. Natyrisht, nuk mund te mos permendet ndihma e konsiderueshme ne zhvillimin e strukturave materiale ne shume fusha te rendesishme vitale per permiresimin e kushteve te jeteses e mireqenies. Sot nuk do te ishim aty ku jemi, pa kete ndihmese te vyer te taksapaguesve Europiane.

Sipas Jush, cilat jane vlerat e shqiptareve, te cilat do te kene nje ndikim pozitiv te vendet e tjera te Bashkimit Europian?

Per te mos u futur ne ndonje retorike boshe, jam i bindur qe edhe shqiptaret, si nje nga popujt me te vjeter te Europes, pavaresisht permases se tyre modeste, mund te ofrojne vlerat e veta. Institucioni i familjes, si qelize baze e shoqerise shqiptare, eshte me me peshe se ne vendet e tjera te Bashkimit Europian.

Ne familje bejne pjese edhe te rinjte, te cilet jane e ardhmja e shoqerise. Por, duke u kthyer serish te politika, partite ne Europen Juglindore kane veshtiresi te medha per te perfshire sa me shume te rinj ne politike. Çfare duhet bere qe te ndryshohet kjo gjendje?

Eshte e vertete se nje pjese e rinise, e krahasuar me pjesen e moshuar te popullsise, eshte me indiferente ndaj politikes. Kjo konstatohet ne ndonje rast edhe ne pjesemarrjen ne zgjedhje. Ndoshta, arsye mund te jene edhe zhgenjimet pas euforise ne fillimet e tranzicionit. Por, une nuk besoj se Shqiperia, e krahasuar me vendet e tjera demokratike te Europes, ka nje nivel te ulet te pjesemarrjes se rinise ne zgjedhje. Duke pare moshen mesatare te atyre qe jane aktive ne politike, ose ne institucione te ndryshme politike – shihni ne qeveri, parlament, keshilla – konstatohet nje moshe relativisht shume me e re sesa ne shume vende te tjera me demokraci te konsoliduar.Nje problem i vecante per nje zhvillim te shendetshem e te barabarte te demokracise shqiptare eshte pjesemarrja e gruas ne politike dhe perfaqesimi dinjitoz i saj, ne sasi dhe cilesi, ne institucionet kryesore te shtetit dhe shoqerise shqiptare.

Partia Juaj konsiderohet si nje parti Socialdemokrate. Duke pasur parasysh Globalizimin, a kane ende rendesi vlera te tilla si: Solidariteti, Liria dhe Demokracia?

Partia Socialiste e Shqiperise eshte sot anetare e Internacionales Socialiste. Pra, eshte nje parti qe pranon vlerat e Socialdemokracise Europiane dhe synon t’i perqafoje ato, duke i pasur te pasqyruara ne programin e saj. Por, si nje parti ne dinamike, edhe ajo ka problemet e veta ne konceptimin e vlerave si Solidariteti, Liria dhe Demokracia. Nje pjese te tyre jam perpjekur t’i shtjelloj edhe me siper ne kete interviste.

Page 50: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

50

Personalisht mendoj se procesi i Globalizimit nuk mund te jete i sukseshem, nese nuk dalin ne plan te pare vlerat e permenduara - Liria per te gjithe, Solidariteti dhe Humanizmi, Demokracia e vertete, e cila para se gjithash duhet te jete per pakicen dhe te dobtin. Njekohesisht, jam i bindur qe ne rrafshin global eshte e domosdoshme ruajtja e larmise kulturore dhe gjuhesore. Ne rrafshin ideologjik, vlera universale e Lirise dhe e te Drejtave te Njeriut - per cdo njeri - eshte nje faktor vendimtar per bashkejetesen ne nje bote Globaliste. Nuk mund te mohoj se ne planin ekonomik, ne vend te ekonomise se tregut, e cila kushtezohet nga kufij kombetare dhe ambicjet e brendshme, te parapelqehej nje ekonomi morale tregu, qe do te nenkuptonte nje ekonomi tregu sociale ne rrafshin global, pra nje ekonomi sociale pa kufij. Dhe se fundmi, ne kushtet e Globalizimit dhe te ndervaresise ne rrafshin politik, nuk mund te perfytyroj dot ndertimin e nje rendi boteror pa goditur konceptin e shtetit-komb dhe te sovranitetit klasik.

Page 51: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

51

Ilir Meta, ish kryeminister i Republikes se Shqiperise

Ilir Meta ka qene prej vitit 1999 deri ne fillimet e vitit 2002 Kryeminister, dhe prej korrikut 2002 deri ne korrik 2003 Minister i Jashtem i Republikes se Shqiperise. Si student ne universitetin e Tiranes, ai ka marre pjese ne protestat per rrezimin e regjimit komunist. Aderoi me 1992 ne Partine Socialiste si ekspert ne fushen e Ekonomise dhe ne vitin 1993 u be nenkryetar i saj. Prej vitit 1992 eshte deputet i Parlamentit Shqiptar dhe prej 1996/97 nenkryetar i Komisionit te Jashtem, ka qene Sekretar i Shtetit ne Ministrine e Jashtme dhe me vone zevendesi i kryeministrit Pandeli Majko, pas doreheqjes te se cilit zuri vendi e kryeministrit, me propozim te Fatos Nanos. Megjithese zgjedhjet e vitit 2001 konfirmuan qeverisjen e tij, ai u dorehoq nga posti i kryeministrit, per shkak te mosmarreveshjeve me Nanon dhe ishte minister i Jashtem ne qeverine e ketij te fundit. Ne vitin 2004 Meta u largua nga Partia Socialiste e Shqiperise dhe themeloi nje parti te re.

Zoti Meta, mund te na thoni diçka per vlerat qe ju karakterizojne si njeri publik dhe ato te cilat ju i mbani si te rendesishme? Si do ta pershkruanit veten Tuaj?

Gjithmone eshte e veshtire per te folur per veten, por nder vlerat qe do te çmoja me shume tek te tjeret, dhe qe shpresoj te jene edhe te miat, do te permendja: solidaritetin, mirenjohjen, besimin, koherencen dhe patriotizmin, vlera te cilat jane te rendesishme per integrimin e nje njeriu, shoqerie dhe kombi.

Ne kete kendveshtrim, a ka per Ju, ne orientimin Tuaj politik dhe moral, nje figure te veçante, te cilen e keni si shembull?

Padyshim qe eshte dikush, i cili ka pasur nje kuptim shume te madh per mua dhe perfaqeson thellesine e nje shpirti humanist te kombit tim, i cili ne historine e tij ka vuajtur shume per lirine dhe per nje jete me te mire. Misherimi i ketij humanizmi gjendet ne figuren dhe vepren e Nene Terezes.

A keni si shembull per te marre edhe figura te tjera politike- qofte ne vende te huaja ose ne Shqiperi?

Ka shume te ndryshem dhe nje sere politikanesh, te cilet kane ndikuar te une. Per mua ka qene nje figure, nje udheheqes shpirteror Felipe Gonzales, nje personalitet, i cili ka kontribuar shume ne kapercimin e tranzicionit ne Spanje. Ai mundesoi nje zgjidhje ideale te kalimit nga diktatura ne demokraci dhe ne ndertimin e nje shteti Europian. Me pas jam takuar me politikane te ndryshem dhe i kam njohur me mire, dhe nder ta do te vleresoja me shume kancelarin austriak Franz Vranitzky, i derguari i posaçem i OSBE ne Shqiperi ne vitin 1997. Jam takuar shpesh ne kohen qe ka qene ne ate funksion, por edhe pas doreheqjes se tij jemi takuar disa here. Nje vleresim te madh kam edhe per kryemistrin grek Simitis, nje njeri mjaft serioz, i perqendruar, luajal dhe me integritet. Por, ka edhe politikane, te cilet besoj se kane ndikuar te une dhe me te cilet kam ndare disa vlera.

Page 52: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

52

Persa i takon politikaneve vendas, nuk mendoj se nuk ka figura, te cilat do t’ia vlente te vleresoheshin, por sigurisht qe eshte e veshtire per te gjetur nje politikan ideal ne nje kohe kaq te shkurter te zhvillimit te demokracise dhe te nje kulture te re politike.

Ju permendet si vlera te rendesishme solidaritetin dhe koherencen. Por, a vihet re ne shoqerine shqiptare si edhe ne vendet e tjera te Ballkanit nje egoizem qe po perhapet gjere, ku secili mendon per veten e tij?

Nese do te me pyesni mua, do thoja qe vendet tona vuajne nga kjo, sepse kane kaluar nga nje ekstrem ne tjetrin. Shoqerite tona kane kaluar nga nje kolektivizim i prones, por edhe i mendimeve, nga nje shoqeri kolektive ne nje individualizem ekstrem. Me siguri kjo vjen si pasoje e “lirise se munguar”. Ajo çfare ne kemi sot, eshte rezultat i nje tranzicioni te eger, e nje permbysjeje, e cila ishte shume veshtire te zhvillohej gradualisht. Por, situata e deritanishme eshte gjithashtu edhe rezultat i korrupsionit dhe degradimit moral te shoqerise sone ne pergjithesi. Mendoj se ne pergjithesi eshte rezultat i nje zhvillimi te prapambetur te rajonit tone.

Keshtu qe, padyshim, solidariteti eshte nje vlere dhe domosdoshmeri per te humanizuar kete shoqeri dhe per te krijuar nje perspektive tjeter per nje shoqeri me te drejte, ne te cilen te gjithe marrin me shume pergjegjesi per te ardhmen.

Ju permendet kolektivizmin nga periudha komuniste si nje nga ekstrmet, ku ra shoqeria shqiptare. A ka per Ju vlera nga periudha koministe, te cilat Ju do t’i vleresonit pozitivisht dhe qe mund te kene ndihmesen e tyre ne zgjidhjen e problemeve te sotme?

Sot, une nuk jam anetar i nje partie ish-komuniste, por une kam qene anetar i Partise Socialiste. Nese komunizmi, pra nje sistem i kaluar, ka patur vlera - ose te mira te veçanta, qe mund te ndihmojne per te perballuar ndryshimin e ekonomise dhe shoqerise - do te deshiroja te permendja arsimimin ne pergjithesi te popullsise. Pavaresisht nga defektet e sistemit te vjeter, ai ka qene ne pergjithesi prioritet i periudhes komuniste dhe ishte pikerisht ky arsimim masiv qe e lejoi procesin e tranzicionit te gjente nje mbeshtetje ne te gjithe vendin, jo vetem per zhvillimin e tij, por edhe persa i takon integrimit te shqiptareve ne Europe.

U fol me siper per raportin e Shqiperise me Bashkimin Europian. Shqiperia deshiron te hyje ne Bashkimin Europian dhe per kete duhet te permbushe disa kushte, te cilat ne procesin e formatimit te shoqerise prekin jo pak probleme. A mundet Shqiperia t’i zgjidhe keto probleme per t’u pranuar ne Bashkimin Europian? Dhe keto detyra a i sjellin vendit te mira ose edhe te keqija?

Nese me pyesni per raportin e Shqiperise me Bashkimin Europian, jam i mendimit qe procesi i Integrimit, ne rastin tone, eshte nje proces, i cili varet nga vullneti dhe gatishmeria e pales shqiptare. Per fatin e keq, deshira e popullit shqiptar eshte unanime, por perpjekjet nuk mjaftojne. Pala shqiptare, pra qeveria dhe institucionet perkatese, kane treguar vullnet te manget per te drejtuar reformat dhe per te permbushur standartet e kerkuara nga Bashkimi Europian. Une nuk besoj se vendimet qe kerkon Bashkimi Europian te ndermerren nga qeveria Shqiptare cenojne interesat e

Page 53: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

53

vendit, te qytetareve ose te shtresave te veçanta te shoqerise. Sigurisht, standartet qe duhet te plotesoje Shqiperia demtojne interesat ekonomike dhe politike te grupeve te veçanta, te cilat perfitojne persa kohe qe vendi ka probleme serioze me shtetin ligjor, me funksionimin e drejtesise, me konkurrencen e pandershme ne treg, lidhjet e politikes me krimin e organizuar, ekonomine informale e me probleme te tjera. Por, Shqiperia nuk ka ato probleme me Bashkimin Europian siç kane patur vende te tjera, si Polonia, e cila ka pasur konfrontime per shkak te politikave bujqesore apo çeshtje te tjera.

Ju permendet mungesen e shtetit ligjor ne Shqiperi, si edhe pengesa qe vijne nga grupet e forta te interesit dhe pengojne perparimin ne demokratizimin e vendit dhe per nje permbushje te kritereve te Integrimit. Ku i shihni Ju veshtiresite me te medha ne shoqerine e sotme shqiptare?

Problemi me i madh mbeten zgjedhjet e lira dhe te ndershme, sepse zgjedhjet e fundit ishin nje skandal i vertete dhe nje trafikim i vertete i votave. Arsyeja per kete demokraci te manget qendron ne faktin se te dyja partite kryesore dhe satelitet e tyre tjetersuan vullnetin e njerezve, te qytetareve. Ky eshte problemi me i rendesishem, sepse pa zgjedhje te lira nuk do te kemi institucione legjitime, te cilat garantojne stabilitet, kryerjen e reformave dhe besimin e publikut. Sipas mendimit tim, ky eshte problemi me kryesor qe ka sot Shqiperia.

Page 54: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

54

Dritero Agolli, Shkrimtar

Dritero Agolli lindur me 1931, u be i njohur si shkrimtar ne Shqiperi nga fundi i vitit 1950. Me prejardhje nga nje familje punetore, ndoqi universitetin e Leningradit dhe pas kthimit iu kushtua gazetarise dhe shkrimit. Fillimisht botoi kryesisht lirika dhe qysh nga viti 1970, edhe proza. Ndonese i armiqesuar me Bashkimin Sovjetik ne vitet ’60, ai ishte kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise ne periudhen 1972-1992. Megjithese i perkiste nomenklatures komuniste, Agolli u respektua edhe pas renies se regjimit komunist si shkrimtar dhe si njeri publik. Si shkrimtar produktiv ne vitet 1990, ai u ul ne Parlamentin shqiptar ne fillimet e tranzicionit te Partise Socialiste.

Zoti Agolli, si shkrimtar Ju jeni i njohur per publikun shqiptar, por gjithashtu edhe jashte Shqiperise. Njekohesisht, ju keni perjetuar fazen socialiste te vendit si edhe ate me te fundit nder vitet e karakterizuara me ndryshime. Ne na interesojne se pari vlerat qe jane te rendesishme per Ju. Si mund ta pershkruani veten Tuaj?

Eshte e veshtire te flasesh per veten tende. Kete duhet ta bejne te tjeret, per te pasur nje pershkrim me objektiv. Kush flet per veten e tij, zakonisht ka turp te thote gjithçka, keshtu qe disa gjera nuk i permend ose edhe mund te mburret. Une si shkrimtar, si i gjithe brezi im, jemi formuar ne nje periudhe qe ka kaluar, ne periudhen e Socializmit. Te gjithe ne mbartim anet pozitive dhe negative te atij sistemi. Mund te thuhet qe ne jemi si ato varkat qe sjellin leshterike ne breg te detit dhe aty pastrohen.

Ajo ishte nje periudhe e veshtire. Siç dihet, kishte nje censure te forte, nga e cila kontrollohej edhe letersia si edhe fushat e tjera, ne institucionet dhe hallkat e kultures dhe politikes. Pa dyshim, te ne ka lene gjurme diçka nga ajo periudhe, nga ai sistem, nga ajo shoqeri. Keto gjera pasqyrohen edhe ne veprat e mia, por pikerisht ne kendveshtrim kritik. Ne keto vepra nuk lavderohet thjesht sistemi; me shume behet fjale per vepra kritike ndaj atij sistemi. Kjo eshte edhe arsyeja qe disa nga librat e mi u ndaluan ose u kthyen ne karton. Mund te permend rastin e vitit 1964, kur u botua libri im i pare me tregime, i titulluar “Zhurma e Ererave te Dikurshme”, i cili u ndalua menjehere, sepse u veshtrua si nje “deheroizim” i personazheve. Ky ishte nje term qe perdorej asokohe. Ashtu si edhe drama “Mosha e bardhe”, si romani “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo” u zhduken pas botimit te pare dhe ky roman u botua serish ne vitin 1973. Ky liber shikohej si nje qendrim kritik ndaj shoqerise. Ne qender te tij eshte pushteti dhe individi; flitet sesi pushteti e tjeterson individin. Romani u prit mire ne Europe.

Ju thate qe me censure kryqezohej letersia me politiken ne Shqiperine socialiste. Si ishin asokohe marredheniet Tuaja me politiken?

Une nuk jam politikan profesionist. Une jam nje shkrimtar, i cili merret me politike – si çdo qytetar, i cili shkon te votoje; si çdo qytetar qe, kur voton, merret me politike, kur nuk voton, nuk merret. Aristoteli kishte te drejte me thenien e tij qe njeriu eshte nje kafshe politike. Une jam nje kafshe e tille politike dhe meqe jam shkrimtar jam me i perfeksionuar, sepse çdo shkrimtar eshte nje pasqyre e shoqerise se tij. Prandaj une

Page 55: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

55

kam qene anetar i Partise se Punes, kam qene komunist, madje anetar i Komitetit Qendror te Partise, por edhe Kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve per nje kohe te gjate. Atehere mund te behej me shume, siç bera une, Ismail Kadaré12 dhe te tjere. Pavaresisht kushteve te atehershme, e kemi pasqyruar ate realitet. Kur erdhi koha e nderrimit te regjimeve, une kalova te Partia Socialiste, e cila vinte nga Partia e Punes dhe ndryshoi vetem emrin. Ne vitet e para ajo mbante nen vete shume elemente komuniste, por ngadale po pastrohej. Edhe une u pastrova nga shume gjera, megjithese disa mbeten.

Ju flisni per nje lloj pastrimi, te cilin e ka bere vendi, partia juaj, por gjithashtu edhe Ju vete. A ndodhi kjo pa probleme? A u prek ky ndryshim nga veshtiresite - veshtiresi, te cilat ende sot jane virulente?

Me kujtohet nje vjershe e nje poeti grek, Seferis13, e cila ben fjale per nje ishull, ku gjendej nje kishe dhe nje shenjtor. Nje dite u shfaqen ne kete ishull shume gjarperinj. Shenjtori mblodhi macet dhe macet i hengren gjarperinjte, qe do te thote qe ishulli u pastrua nga gjarperinjte, por njekohesisht dhe macet ngordhen. Pse? Sepse ato kishin ngrene shume helm. Edhe ne shoqerine tone te sotme njerezit kane gelltitur shume helm. Me kete helm mund te zhdukje nje kundershtar, ndonjehere edhe ndonje shok te vjeter qe eshte bere kundershtari yt. Por, ky helm te ka demtuar edhe ty.

Pikerisht, nga nje shoqeri e tille vij edhe une. U pranova ne Partine Socialiste, kam qene ne forumet e saj, ne fillim ne Kryesi, pastaj ne Komitetin Drejtues. Se fundi, doja te largohesha. Kjo parti u be nje parti me e kohes, qe do te thote se u çlirua nga dogmat e periudhes se socializmit. Ajo u be nje parti me afer partive europiane. Pati shume diskutime dhe polemika dhe ne kohen qe jam marre me politike nuk kam pertuar te flas mbi mangesite e kesaj Partie Socialiste. Une e kam kritikuar ate shpesh gjate ketyre tete viteve te fundit, neper intervista dhe artikuj, ndoshta me shume se kundershtaret e saj politike dhe se opozita. Megjithate, une nuk u largova nga Partia Socialiste dhe ata nuk bene asnje perpjekje te me perjashtonin. Gjithmone jam nje shkrimtar dhe kam qene njeriu i afert i tyre.

Kjo do te thote se Ju jeni bashkuar me te dhe keni kerkuar konfrontimin ne nje parti te ndjeshme ndaj ndryshimeve - qe nderkohe donit ta braktisnit, siç sapo thate. Ndryshon kjo nga qendrimi Juaj ne Partine Komuniste te Punes?

Çfare do te doja te sqaroja, eshte fakti qe njeriu duhet te thote gjithçka, te mirat dhe te keqijat, edhe kur behet fjale per nje parti, se ciles i perket. Nje filozof bashkekohor

12 Ismail Kadaré (*1936), shkrimtar i njohur edhe jashte Shqiperise. Kadare ka jetuar me 1990-1999 ne Paris, meqenese ne Shqiperi u perfol per rrezim te regjimit komunist dhe si njeri qe nuk i permbahej rregullave te regjimit; qysh prej vitit 1999 jeton serish ne Shqiperi, ne Tirane. 13 Giorgios Seferis (1900-1971) Lirik grek, me 1963 mori çmimin Nobel per letersi.

Page 56: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

56

francez, Bachelard14 ka thene: “Para se te njihesh me dike, duhet grindesh me te: duhet ta kundershtosh per te dale e verteta; pa grindje dhe pa diskutime nuk mund ta njohesh dike, sepse e verteta nuk eshte bije e simpatise, ajo eshte bije e diskutimit”.

Kete e kam pasur parasysh gjithmone. Kur kryetari i Partise Socialiste tha se “Partia i ngjante nje kenete”, une e kundershtova dhe i thashe se ai vete “ishte nje buf kenete”. Une nuk kisha ndrojtje per te thene te verteten dhe brenda mundesive te mia kam kritikuar shume. Megjithate, une kam qene gjithmone ne anen e saj.

Si te gjithe ne, une jam nje njeri me komplekse; une kam ane te mira dhe dobesite e mia. Ndoshta ne sistemin e kaluar duhet te kisha kritikuar me shume disa gjera, por kushte ishin te atilla... dhe jo vetem kjo - njeriu ka familje, ka njerez te aferm dhe nuk donte t’i demtonte. Ne nje vjershe thuhet qe ne kohen e Galileut kishte dhe Galilej te tjere, qe mund te kishin thene te verteten, por kishin familje. Ata e dinin qe Toka rrotullohej, por nese do ta kishin thene kete, do kishin shkuar ne turren e druve. Keshtu eshte edhe çeshtja e shkrimtareve qe jetuan ne ate sistem; ata dinin shume gjera, e dinin qe toka rrotullohej, por kishin familje. Nje njeri i tille jam edhe une.

Megjithese nuk e shihni veten si politikan, a ka politikane te huaj ose vendas qe kane pasur nje ndikim te veçante te Ju? Cilat vlera kryesore konsideroni Ju si thelbesore ne fushen e politikes?

Une jam formuar ne shoqerine socialiste dhe ne ate kohe ne kishim ideale komuniste. Keto i kishim te sinqerta, si shume intelektuale te tjere ne Bote, si shkrimtare te talentuar, si Aragon15, Paul Éluard16, madje si Picasso dhe Majakowskij17, te cilet e kishin perqafuar kete ideal te Komunizmit. Gjithashtu, edhe ne besonim qe Bota mund te ndryshohej, qe mund te kishte me shume barazi mes njerezve, te menjanohej varferia, qe te kishte nje solidaritet me te madh, nje liri te plote. Keto ishin idealet tona qe mbartnim me vete dhe qe kishin ndikim te ne. Mua me kane ndikuar figura filozofike, si Marksi, por edhe figura politike, si Enver Hoxha. Ky ishte ideali yne, dhe brezi yne nuk mund ta mohoje kete. Per nje kohe ishte i njejti ideal, por me kohe entusiazmi filloi te ftohej, sepse u vune re shume te meta ne shoqerine tone.

14 Gaston Bachelard (1884-1962), filozof dhe kritik francez, profesor ne Dizhon dhe ne Sorbone (Paris). 15 Louis Aragon (1897-1982), shkrimtar francez, bashkethemelues i Levizjes Surealiste, me vone anetar i Partise Komuniste Franceze. 16 Paul Eluard (1895-1952), lirik francez, aktiv gjate Rezistences dhe qe prej vitit 1942 anetar i Partise Komuniste Franceze. 17 Wladimir Majakowskij (1893-1930), shkrimtar rus, bashkethemelues dhe kryesisht perfaqesues i Futurizmit rus; qysh prej vitit 1908 anetar i Bolshevizmit.

Page 57: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

57

Si shkrimtar, kam idealizuar Naim Frasherin18, sepse ai ishte nje poet i frymezuar nga Perendimi dhe ne veçanti nga Revolucioni Francez. Ai ishte human, donte lirine, donte barazine mes njerezve, por edhe vellazerine. E gjithe vepra e tij me ndihmoi te kem nje pikepamje timen per zhvillimin e shoqerise. Ne kete kendveshtrim, per krijimtarine time dhe ne gjera te tjera ne politike, ai u be ideali im. Ai ishte ideali im jo vetem si shkrimtar, sepse ai ishte nje politikan i shquar ne veçanti per çeshtjet e atdheut, kunder ligesive qe i kane bere kombit tone. Dhe gjithashtu, ai thoshte se jemi vellezer me te gjithe popujt e Ballkanit. Ai shkruante edhe ne greqisht, dhe nje nga poemat e tij me te famshme titullohet “Shqiptaret dhe Greket”. Keshtu qe, shpirti i tij ka nje ane internacionaliste. Edhe Fan Noli19 ishte ideali im, nje nga socialistet tane me te mire. Une e quaj keshtu, sepse ai drejtoi Revolucionin e Qershorit. Ndonese qeverisi vetem per 6 muaj, ai i dha nje shtytje zhvillimit te Shqiperise me afer Europes dhe kjo ishte nje nga deshirat e njerezve, kjo ishte çka doja une dhe vendi im.

Jashte vendit tim, kam pasur si ideal, gjate rinise sime, Marksin dhe Leninin, por me vone edhe Willy Brandt-in. Brandt-i me ka pelqyer si socialist, si nje njeri me pikepamje, por ai nuk ka ndikuar me tej tek une. Ne ate kohe isha i rritur dhe nuk mund te ndikohesha, megjithate me eshte dukur simpatik. Keshtu ka qene edhe per socialiste te tjere Europiane, si Miterani. Ndikimin kryesor e kam pasur nga Naim Frasheri, Fan Noli dhe Enver Hoxha.

Nje afrim me Europen duket qarte se ka nje kuptim domethenes per Ju. Europa sot nuk eshte me vetem nje term gjeografik dhe kulturor, perkundrazi nenkupton struktura social-ekonomike, por edhe politike. A mendoni se Shqiperia eshte e pjekur mjaftueshem per keto struktura Europiane?

Jo, une besoj qe nuk eshte. Fillimisht, qe te jemi prane vendeve te perparuara, duhet te kemi nje ekonomi te zhvilluar. Kjo persa i perket edhe anes sociale, madje edhe nivelit kulturor dhe arsimor. Njerezit duhet jene me tolerante me njeri-tjetrin, por edhe ndaj politikes. Nje debat politik nuk duhet te çoje ne zenke, ne armiqesi, perndryshe çdo ndryshim qeverish duket si instalimi i nje pushtuesi te ri. Me kete dua te them se ne na mungon nje kulture politike demokratike. Nese bashke me zhvillimin ekonomik permiresohet edhe kultura demokratike, nese ne diskutimet e problemeve mbizoteron toleranca, menjanohen dogmatizmi dhe intoleranca, nese nuk ka me hakmarrje ne shoqeri, atehere jemi te pjekur per te hyre ne Europe. Kush jeton i izoluar brenda kater

18 Naim Frasheri (1846-1900), shkrimtar shqiptar, para se gjithash lirik, shkruante qysh heret ne shqip, ishte pjesemarres ne luften per Çlirim. 19 Theophan (Fan) Stylian Noli (1882-1965), prift ortodoks shqiptar dhe politikan, angazhohet ne SHBA per pavaresine e Shqiperise dhe per njohjen e saj, nder te tjera ne SHBA. Pas rrezimit te Ahmed Zogut u be Kryeminister ne vitin 1924, por u rrezua ne te njejtin vit dhe beri oponence ne mergim ndaj mbretit te shpallur Zog. Gjate Luftes se Dyte Boterore Noli kishte kontakte me komunistet shqiptare te Enver Hoxhes.

Page 58: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

58

mureve te tij, nuk mund t’i perkase Europes. Kjo plage e madhe e shoqerise sone, hakmarrja, duhet te zhduket.

A mendoni se gjakmarrja, ne aspektin mendor dhe social-kuturor te shoqerise shqiptare, mund te perkufizohet si nje prapambetje e qyteterimit?

Hakmarrja dhe vetegjyqesia nuk do te thote gjithmone gjakmarrje; hakmarrja mund te jete edhe me fjale, nuk nevojitet gjithmone nje arme. Nese nje njeri eshte i lig dhe deshiron t’i beje keq dikujt tjeter, kjo eshte hakmarrje ne kuptimin e gjere te fjales. Ose nje lloj “revolucioni permanent”, qe lidhet me ardhjen ne pushtet te nje partie, e cila nderron te gjithe administraten – nje pastrim i administrates qe ndodh çdo 4 vjet. Te tilla gjera nuk ka ne Europe. Te gjitha keto tregojne mungesen e nje kulture demokratike dhe na pengojne ne rrugen tone per ne Europe. Ndersa Norvegjia nuk deshiron te hyje ne Bashkimin Europian, ne duam, sa me shpejt te jete e mundur, te pranohemi edhe pa plotesuar keto kushte. Ne e kemi me nxitim marrjen e nje pasaporte Shengen, por nuk mendojme qe na nevojitet edhe nje pasaporte e zhvillimit ekonomik dhe kulturor.

Si mund ta ndihmoje komuniteti nderkombetar Shqiperine, duke pasur parasysh kete situate? Çfare duhet te bejne vete shqiptaret per t’u perfshire ne procesin e Bashkimit Europian?

Ata te Bashkimit Europian qe vijne ne Shqiperi duhet t’i studiojne mire kushtet e Shqiperise. Ata nuk duhet te vijne me te njejtin qendrim qe mbajne ne vendet e tjera, perkundrazi, duhet te dine se çfare natyre ka shoqeria shqiptare, çfare zakonesh dhe traditash, çfare anesh pozitive zoterojne shqiptaret. Ata duhet te njohin konstitucionin shpirteror te ketij vendi. Nuk ia vlen, nese vijne njerez te zgjuar, te cilet e bejne punen e tyre mire ne Bullgari ose Rumani. Megjithese, kemi shume te perbashketa me vendet e tjera te Ballkanit, kemi edhe goxha ndryshime nga ta.

Ku qendron ky ndryshim? E pare nga ana social-psikologjike, a ka nje tip shqiptar krejt te veçante?

Shqiptaret jane shume te zgjuar, jane njerez me shume fantazi, por jane edhe shume te padurueshem dhe ia varin punes. Nese per nje pune nevojiten 10 vjet, ata duan ta arrijne per nje vit, diçka per te cilen nevojiten 5 muaj ata duan ta perfundojne ne nje ore. Nese dikush e njeh mire psikologjine e vendit dhe vjen ketu, do t’i bente sherbime te mira Shqiperise.

Por, ne radhe te pare, shqiptaret duhet ta bejne vete vendin e tyre. Fatkeqesisht, jemi mesuar qe punen tone ta bejne te tjeret – por ky eshte nje mesim i keq. Varet nga psikologjia jone: kur na drejtojne te tjeret, dukemi shume te zote. Per shembull, ne Turqi kishte 30 kryeministra dhe kush e di se sa komandante, ushtare dhe burra shteti te shkelqyer me prejardhje shqiptare. Ose marrin si shembull edhe Greqine – se sa heronj te revolucionit grek ishin shqiptare? Shqiptaret zoterojne aftesi te medha, nese udhehiqen nga te tjere; nese drejtohen vete behen pershesh, grinden mes tyre. Kete psikologji duhet ta ndryshojne vete shqiptaret. Ne radhe te pare, ata duhet te luftojne

Page 59: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

59

qe ta bejne vete punen e tyre dhe jo qe gjate rruges per ne Europe te kene nevoje per nje “dado”.

Pra, shqiptaret duhet te punojne vete per hyrjen ne Europe. Njekohesisht, ata jane njerez shume te afte, por te padurueshem dhe te koordinuar keq. A mund te permblidhet keshtu kjo qe sapo thate?

Shqiptaret ne nje kohe te shkurter bene ndryshime te medha, veçanerisht ne qytetet. Ata jane njerez energjike, me nje fantazi te pakufishme ne te gjitha fushat, por gjithashtu edhe “mafioze” te zote – ne kete pike, ata ua kalojne edhe italianeve e ruseve. Ne rastin e mafias, ata zene shume shpejt pozicione drejtuese. Aftesite e tyre nuk jane vetem ne nje drejtim, perkundrazi ne shume drejtime, prandaj kane nevoje per drejtues te zote qe t’i udheheqin. Nje drejtues nuk duhet t’i beje bisht punes. Te ne, populli zhvillohet shpejt dhe mire, i kupton gjerat me mire dhe me shpejt se udheheqja e tij, e cila nuk kupton asgje ose ben sikur nuk ka kuptuar. Kjo do te thote qe populli eshte me i avancuar dhe me i kultivuar se sa drejtuesit.

E ardhmja politike ka te beje dhe me politikanet e ardhshem. Si e shikoni rinine e sotme? Duket sikur ne vitet e fundit ajo po menjanohet nga politika dhe angazhimi i saj duket gjithmone edhe me i vogel.

Me pare kishte te rinj qe ishin aktive ne politike, njerez te rinj, te cilet donin te benin ndryshime dhe perparime. Por, filloi nje ngathtesi e te rinjve, sepse funksionaret e partive nuk u kujdesen shume per hyrjen e forcave te reja, mbeten vetem drejtuesit e vjeter, te cilet nuk e kuptuan mire rinine. Kjo politike e dobet vihet re ne momentin qe u nda Partia Socialiste, kur te gjithe te rinjte shkuan ne Levizjen Socialiste per Integrim. Vetem atehere, nese drejtuesit e partise afrojne te rinj te zote ne poste drejtuese ne shoqeri, ne ekonomi, ne parti si edhe ne kulture e ne arsim, mundet qe ata te afrohen dhe te japin ndihmesen e tyre. Se fundmi, behet fjale per njerez, te cilet kane studiuar e dine te veprojne, keshtu qe ata mund te behen aktive dhe nuk duhet te presin.

Kryesisht behet fjale per nje problem te Partise Socialiste dhe drejtuesve te saj? Kjo te le pershtypjen, sikur rinia eshte e hapur dhe e gatshme per te pranuar “hapjen” e saj.

Te rinjte duhet te bejne me shume per veten e tyre. Ata duhet te behen me aktive dhe me te durueshem e te kontribuojne ne zgjidhjen e problemeve shoqerore. Ata nuk duhet te shohin thjesht vetem anen e jashtme te zhvillimit te shoqerise, anen e qejfeve dhe te kerkojne liri te pakufishme. Megjithate, rendesi te madhe kane drejtuesit e partive dhe te shoqatave; ata duhen te angazhohen me shume dhe te zhvillojne me shume seminare mbi rolin e rinise ne shoqeri, ne nje shoqeri te lire.

Ne kemi nevoje per nje bashkepunim me te madh me perfaqesuesit Europiane, me fondacionet, me OSBE-ne. Ne duhet te organizojme punen e te rinjve. Me sa di une, disa vende jane shume aktive ne kete drejtim, veçanerisht Italia, por edhe Franca dhe Gjermania punojne shume ne kete drejtim, ndonese kane prirje te ndryshme. Duket nje zgjim, nje aktivizim ne rritje, kryesisht ne demonstrata, greva dhe protesta, ku pjesemarrja e te rinjve eshte e madhe.

Page 60: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

60

Per shembull, ne kohen e Luftes Antifashiste ne Shqiperi, ishin kryesisht te rinjte qe luftuan dhe transformuan vendin. 70.000 partizane luftuan dhe, nese shikojme te renet ne lufte, viti i lindjes se tyre eshte 1925-a, 1920-a, e shumta 1915-a. Deshmoret e rene ishin mesatarisht 22 vjeç. Gjate luftes ne Kosove te rinjte ishin gjithashtu aktive; ata dilnin nga shtepite e tyre dhe i merrnin kosovaret ne shtepi. Ata moren pjese edhe ne kthesen nga sistemi socialist ne shoqerine demokratike. Pa te rinjte nuk do te kishte kthese. Por, ata duhet te marrin pjese aktivisht ne jeten e perditshme politike. Atyre duhet t’u behet menyre jetese pjesemarrja ne drejtimin e vendit.

Mbi te gjitha, sa u tha me siper, dhe per ta prekur edhe njehere, per ta permbledhur me nje veshtrim mbi gjendjen e tanishme te shoqerise shqiptare: A e shihni Ju epoken e komunizmit ne Shqiperi si nje kohe te humbur?

Jo, mendoj se jo. Pavaresisht te metave te medha qe kishte ne kampin socialist dhe ne ate sistem, kishte edhe ane shume pozitive. Ketu po permend ne fushen morale-politike solidaritetin, i cili ishte i madh, sepse njerezit jetonin ne kolektivitet. Nje ndihmese e rendesishme perbente gjithashtu emancipimi i gruas – sepse ne Ballkan grate ishin te izoluara – madje ky emancipim ndihmoi ne zhvillimin e shkollave, te kultures dhe ne fusha te ngjashme. Ne kohen e Ahmed Zogut20 dhe deri me 1944, ne Shqiperi kishte vetem 7 shkolla te mesme, ndersa ne epoken socialiste u hapen 370 shkolla te mesme dhe 12 universitete – me pare nuk kishim asnje universitet! Madje patem edhe Teatrin e Operas dhe Baletit, Teatrin Popullor, nje studio filmi, e cila prodhonte çdo vit 14 filma, si dhe shume institucione te tjera. Edhe sot, elektriciteti vjen nga hidrocentralet e atehershme, ndersa ne 15 vitet e fundit nuk u ndertuan me hidrocentrale. Nga zhvillimi kulturor perfitoi veçanerisht muzika dhe letersia. Para periudhes se socializmit asnje nga shkrimtaret tane nuk u perkthye ne gjuhe te huaj, ne menyre qe ta njihte Bota. Por, ne kete kohe pati perkthime dhe literatura jone u be e njohur, madje gjeti jehone edhe ne Gjermani. Kjo tregon nje nivel te larte. U perkthyen edhe vepra nga fillimet e letersise se Mesjetes ose te kohes se Ahmed Zogut, deri ne epoken e socializmit. Kjo ka luajtur nje rol shume te rendesishem.

Sipas kesaj qe Ju sapo thate, periudha socialiste ka qene nje hap zhvillues per vendin ne drejtim te modernizimit. Por, njekohesisht ishte edhe nje periudhe izolimi dhe kjo ne mase te madhe, ne krahasim me vendet e tjera te Europes Lindore. A ishte i mundur komunikimi i shqiptareve me pjesen tjeter te Botes, meqe nuk ishte shume i kufizuar – pavaresisht se kjo njohje mund te behej vetem me autoret shqiptare?

Ju kini te drejte, persa i perket Shqiperise pas vitit 1960. Izolimi ishte me te vertete shume i rrepte. Megjithate, behej tregeti, dhe kjo si me vendet Perendimore, ashtu

20 Ahmed Zogu (1895-!961), i njohur si Zog I, mbret i shqiptareve nga 1928-1939 deri ne pushtimin italian, me 1946 ra formalisht; ishte kryeminister ne vitet 1923-24 dhe President i Shqiperise me 1925-1928, para se te veteshpallej Mbret.

Page 61: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

61

edhe me vendet socialiste. Ndonese me ndermjetesimin e te tjereve, kishte nje komunikimin me boten e jashtme. Ansamblet tona te artisteve, si Ansambli Shteteror i Kengeve dhe Valleve Popullore, shkonin jashte, po keshtu u hap asokohe ekspozita arkeologjike ne Paris dhe Rome. Pra, kishte nje komunikim. Fatkeqesisht, jemi mesuar te mendojme vetem “bardhe e zi” dhe i hedhim poshte te gjitha. Madje disa pyesin: A ka pasur dashuri ne kohen e socializmit? Nese njeriu nuk do te dashuronte, nuk do kishte femije. Me pyetje te tilla na ka ardhur ne maje te hundes, vetem nje pyetje te tille nuk kane bere ende: a kishit femije ne kohen e socializmit?

Pra, ju ngulmoni per ta trajtuar periudhen e socializmit te diferencuar. A do te thote kjo se nga ajo periudhe ka vlera, te cilat jane te rendesishme per Ju?

Po, socializmi kishte edhe ane te mira. Zakonet e prapambetura te periudhes se Mesjetes u zhduken dhe nuk kishte me gjakmarrje. Njerezit nuk ngujoheshin brenda kater mureve, sepse diktaturat keto gjera nuk i kane. Familjet ishin me te konsoliduara se sot. Njerezit ishin me te barabarte dhe nuk kishte dallime te ndjeshme ne paga. Kjo çoi me siguri ne nje prapambetje, duke pasur parasysh boten e sotme, sepse ne shoqerine kapitaliste raportet e pagave jane ndryshe. Atehere ishte pozitiv solidariteti i njerezve midis njeri-tjetrit dhe kjo çoi ne situaten qe te gjithe punonin bashke – dhe kete e bene. Ne kohen e socializmit, komunistet u perpoqen te shfrytezonin anet e mira te popullit tone, si solidaritetin, i cili shfaqej ne momente te veçanta te historise sone. Sot ne e kritikojme ate sistem, per shkak te diktatures dhe gjerave te tjera. Ne kongresin e themelimit te Partise Socialiste, ku partia nderroi edhe emrin, une isha i pari qe u çua per te kritikuar sistemin, Enver Hoxhen dhe diktaturen. Te gjithe delegatet e tjere m’u hodhen ne gryke. Natyrisht, nuk e kritikova me ndonje gezim te madh, por me njefare dhimbje. Pse duhet te ndodhte keshtu, pse shume gjera ishin kot? Jo gjithçka kishte qene e tille, jo e gjitha periudha e socializmit ishte e kote. Edhe Mesjeta nuk ka qene e kote. Ne çdo sistem mund te gjesh elemente pozitive.

Ne Mesjete nuk do te kishte Servantes, por faktikisht ai doli me Don Kishotin; ishin Niebelungen-et e gjermaneve, piktore te medhenj dolen nga ajo kohe dhe jo nga koha moderne e sotme. Socializmi ishte nje sistem, qe u ngrit ne gjysmen e Europes. Gjera te ngjashme kane ndodhur edhe ne kohen e Karlit te Madh. A e bashkoi Karli i Madh Europen me lufte?

Page 62: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

62

Bullgari

Sergej Stanischew, Kryeminister i Republikes se Bullgarise

Sergej Stanischew eshte qe nga gushti i 2005-s kryeminister i Bullgarise. Ai studioi per Histori dhe Shkenca Politike ne Moske dhe eshte historian i promovuar. Stanischew u anetaresua ne Partine Socialiste Bullgare dhe u angazhua per modernizimin dhe organizimin perendimor te saj. Ne 2001 ai u be kryetar dhe shef i fraksionit te PSB-se ne Parlament. Ne zgjedhjet e vitit 2005 socialistet ia dolen mbane, ne koalicion me parti te tjera, te tejkalonin me vota qeverine konservative te Simeon Sakskoburggotski-t dhe te zgjidhnin kanditatin e tyre kryesor, Stanischew, kryeminister. Gjate fushates zgjedhore, Stanischew kishte theksuar reformat e nevojshme per anetaresim ne BE.

Zoti Kryeminister, Ju rridhni nga nje familje komuniste. A ka ndikuar kjo ne vendimin Tuaj per nje karriere politike, apo jeni ndikuar nga diçka tjeter? Ju keni vendosur vone per te hyre ne politike.

Po, vetem pas ndryshimit politik ne Bullgari. Kjo lidhet me faktin qe une studiova histori dhe u promovova me nje teme per historine e Rusise ne shekullin XIX. Pas promovimit, rezultoi qe ne Bullgari, mbi bazen e ndryshimeve te viteve ’90 dhe nen kushtet kaotike te kapercimit te periudhes fillestare, nuk kishte me shanse te medha per karrieren akademike. Me pas, une isha per nje kohe te gjate ne profesion te lire si gazetar per tema nderkombetare dhe shkruajta per situaten ne vendet e Ballkanit perendimor, per Rusine dhe per disa vende te tjera, te cilat ishin interesante per kohen. Keshtu arrita ne pozicionin e nje eksperti per politike ne Partine Socialiste.

Persa i perket rolit te familjes sime, ne Bullgari familja ka nje domethenie te madhe per orientimin politik. Ka njerez qe sipas tradites se familjes se tyre i perkasin vazhdimisht qe nga 1920 apo 1940 njerit ose tjetrit krah politik. Kjo perkatesi ndikon madje edhe ne sjelljen e femijeve dhe niperve, sepse eshte familja ajo qe siguron nje atmosfere te besueshme dhe qe krijon vlera te çdo personaliteti.

Si historian, Ju kini nje shikim te gjere - edhe kohor - per ndodhite politike. A eshte kjo domethenese per Ju? A ka ndonje personalitet historian apo ndonje politikan, te cilin Ju e shihni si shembullin Tuaj?

Une nuk do te thoja qe kam nje shembull te caktuar. Te qenit historian eshte per politikanin nje perparesi e madhe, sigurisht. Ke informacionet baze dhe njeh ndodhite e ndryshme, di se çfare ka ndodhur ne vende te ndryshme dhe ne periudha te ndryshme kohore. Kjo mpreh dhe veshtrimin per ate çka ndodh sot. Nese ne deshirojme te permendim nje person, une mendoj se Vasil Levksi21, si apostull i Rilindjes dhe i

21 Vasil Levski, realisht Vasil Ivanov Kunchev (1837-1873), udheheqes i Levizjes Kombetare Bullgare kunder pushtimit osman. 1858-1864 si prift, u angazhua ne levizjen per pavaresi dhe u

Page 63: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

63

Levizjes per Çlirim Kombetar, mund te perbente nje shembull te rendesishem per çdo bullgar. Ai ishte gjithashtu nje politikan shume interesant dhe nje mendimtar ne kohen e luftrave per liri kunder shtypjes Osmane, kur ai beri te ditur ne publik vizionin e tij per te ardhmen e Bullgarise. Eshte interesante dhe e rendesishme qe Levski, pikerisht ne kohen kur ne Europe u zgjeruan levizjet kombetare, e paraqiti Bullgarine si nje vend tolerant, ku çdo qytetar, pavaresisht nga feja dhe perkatesia etnike, duhej te ndihej mire dhe me te drejta te barabarta.

Pra, Ju nuk keni pasur shembuj paraardhes, te cilet te kene drejtuar politiken dhe formuar ne menyre thelbesore mendimin Tuaj politik?

Jo, nuk kam pasur. Natyrisht, une mund te vija re ne femijerine time se si funksiononte politika, edhe pse e fshehur pas perdeve, dhe une mendoj qe kendveshtrimi im i sotem ka perftuar nje zgjerim te sigurt. Duke ndjekur kete menyre, mund te jesh me pak euforik ne suksese, sepse e di qe pas çdo fitoreje qendrojne shume sfida dhe probleme te reja, te cilat kerkojne zgjidhje.

Ne Partine Socialiste Bullgare, Ju keni pasur pozicionin e nje eksperti per politiken e jashtme. Me pas keni dhene ndihmesen Tuaj si sekretar per çeshtjet nderkombetare ne te njejten parti, çka ndikoi ne nje mase te madhe qe PSB-ja te pranohet ne Internacionalen Socialiste. A jane per Ju, sidomos ne pozicionin tuaj si kryeminister i Bullgarise, shume te rendesishme vlerat e demokracise sociale ne kohet e sotme?

Natyrisht, po. Ato kane nje domethenie pergjithesisht ne boten moderne, por edhe per vendin tim dhe per mua si Kryeminister. Çdo parti politike merr pjese ne zgjedhje per te kerkuar pozicione te caktuara pushteti dhe per te sjelle vizionet, pririoritetet dhe vlerat e saj themelore. Natyrisht, ne e dime te tere se sa shume ka ndryshuar bota pas heqjes se perdes se hekurt dhe thyerjes se sistemit te vjeter socialist ne Bllokun Lindor ne 15 apo 16 vitet e fundit. Kjo censure ndikoi edhe ne vendet perendimore dhe ne Europen Perendimore, te cilat jane perfshire ne drejtim te Globalizimit.

Globalizmi duket si nje proces objektiv, qe nuk mund t’i shmanget vizionit ekonomik. Çfare roli duhet te luajne ende vlerat social-demokratike?

Eshte problematike qe Globalizimi trajtohet si nje fenomen i paster ekonomik, i cili i bindet vetem rregullave te veta. Por pikerisht per çdo socialdemokrat dhe socialist ne bote eshte shume e rendesishme te gjeje nje rruge, per te krijuar Globalizmin me social dhe me pergjegjesi te plote kundrejt njerezimit qe qendron para sfidave globale. Ne shikojme se çfare ndodh rreth e qark nesh: ne shume vende rritet varferia. Hendeku midis vendeve te pasura dhe te varfra po behet me i madh, ne saje te Globalizmit. Ne kete apo ate vend - dhe kjo vlen edhe per vendet e botes se trete - ekzistojne bote qe

perpoq te organizonte nje kryengritje ne Bullgari. 1872 u kap nga osmanet dhe me vone u ekzekutua.

Page 64: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

64

qendrojne prane dhe njekohesisht jane te ndryshme. Ekzistojne ishuj te zhvillimit modern dhe nje shtrese shoqerie e pasur, por njekohesisht jemi deshmitare te nje varferie qe vjen duke u rritur, te semundjeve dhe shume problemeve te tjera.

Per kete arsye, çdo socialdemokrat do te duhej te shfrytezonte mundesite qe ofron nje bote globale, mundesite e saj te medha te bashkepunimit nderkombetar. Une besoj gjithashtu se sot ne boten globale internacionalizmi eshte shume i rendesishem, nje vlere dhe princip baze i demokracise sociale. Ne mund te vezhgojme se si partite socialdemokrate dhe socialiste europiane krijojne Forumin Progresiv Global, nje aktivitet shume i rendesishem ku diskutojne se bashku anetare te spektrave politike te majte dhe te qendres me organizata joqeveritare dhe mjedisore per problemet e botes. Ne socialdemokratet kerkojme rrugen dhe pergjigjet tona, sepse me ndryshimet ne ekonomi duhet te ndryshojne edhe partite politike. Ketu perfshihet edhe fakti se ndonjehere pikerisht partite socialdemokrate ndjekin reforma, te cilat - lidhur me konceptin e vjeter te mireqenies se shoqerise - nuk jane tipike per socialdemokratet. Ne duhet te jemi pragmatike dhe te pershtatemi ne situata te ndryshueshme, por ne nuk na lejohet te harrojme per çfaredo lloj arsyeje vlerat dhe parimet tona. Me shume duhet t’i sjellim ne harmoni me realitetin e ri dhe te gjejme mekanizma te reja qe ata te vlejne ne boten e ndryshueshme.

Kur flasim per vlerat, a mund te na i saktesoni? Cilat jane vlerat dhe principet baze te partise suaj?

Nje princip baze i çdo partie socialiste eshte solidariteti - solidariteti ndermjet njerezve, ndermjet qytetareve. Ne kohet e sotme kjo eshte e nje rendesie te madhe. Ne jemi deshmitare te atomizimit te botes, ku çdo individ ende lufton per mbijetesen dhe per suksesin vetjak nen kushtet e ekonomise se tregut - nje bote, ne te cilen nje pjese e vlerave tona baze kane humbur. Kjo eshte e verteta e trishtueshme dhe me kete mund ta permbledh, sepse une nuk besoj qe liberalizimi total mund t’i zgjidhe problemet ne tregun e lire te veprimit te orientuar. Ne kundershtim me kete, ne pergjithesi nuk eshte e pershtatshme qe te zgjidhet problemi i integrimit social dhe efikasiteti i nje shoqerie.

Ju permendet se çfare domethenie kane vlerat e familjes tradicionale ne shoqerine bullgare dhe per Ju personalisht. A luajne ndonje rol mesimet e Kishes Ortodokse ne zhvillimin e ketyre vlerave per Ju personalisht ose edhe per shoqerine bullgare? A eshte feja ende nje faktor?

Po, une mendoj se ajo luan nje rol. Sipas meje, ajo eshte me shume nje faktor kulturor se sa fetar, sepse mua me duket se bullgaret si komb - nese krahasohen me greket - nuk jane shume fetare. Por, sipas meje, Kisha Ortodokse bullgare ka luajtur nje rol shume te rendesishem ne zhvillimin e kombit bullgar. Ndihmesa kryesore e kishes qendron ne faktin se gjate 500 vjeteve te sundimit te huaj - te huaj edhe nga pikepamja fetare, osmanet turq ishin te njohur si myslimane - ajo perbente nje nga faktoret vendimtare per ruajtjen e kombit bullgar dhe kombesise si dhe ia doli te ruante kulturen bullgare.

Page 65: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

65

Edhe fillimet e Levizjes per Çlirim Kombetar perkojne me luften per çlirimin e kishes, e cila ne perandorine romake ishte greko-ortodokse dhe perfaqesonte te gjithe te krishteret. Ne kete kuader, u be e domosdoshme qysh ne fillim rilindja e kishes, me te gjitha kujtimet per mbreterine mesjetare bullgare, me mesimin ne gjuhen bullgare, alfabetin, letersine, etj. Me pas erdhi faza tjeter, levizja e permendur per çlirimin e kishes, qe duhej krijuar si institucion i pavarur. Vetem me vone vijoi hapi i etapes tjeter, Levizjes per Çlirim Kombetar.

Me sa duket, kisha bullgare ka luajtur ketu sigurisht nje rol te rendesishem per ndergjegjesim kombetar dhe per levizjen e pavaresise kombetare. Por çfare mund te kontribuonte ajo ne situaten e sotme ku behet fjale me pak per çlirimin kombetar, se sa per krijimin e strukturave nder – dhe mbikombetare?

Sipas mendimit tim, nje cilesi shume e rendesishme, si toleranca, mbivleresohet dhe trajtohet si vlere e shquar ne Kishen Ortodokse. Ky eshte nje fenomen karakterizues per Bullgarine, ndersa ne Mesjete nuk u bene as levizje heretike dhe nuk pati as rivale te tjere te kishes gjate kohes se “perndjekjes fetare”. Edhe kur ndodhte nje gje e tille, ajo ishte e rralle - nje kundershti e theksuar kjo me Kishen Katolike. Per bullgaret, “perndjekja fetare” ne ate kohe nuk ishte karakteristike dhe veçanerisht eshte e rendesishme te theksohet se nje qendrim i tille u mbajt edhe me vone, pas fillimit te Levizjes per Çlirim Kombetar.

Toleranca ne shoqerine bullgare ka nje tradite te forte dhe perben nje nga vlerat e pozicionuara lart. Pikerisht ketu, ne qender te Sofjes, ju mund te shihni rreth e qark 500 metrash nje katedrale ortodokse, nje xhami myslimane dhe nje sinagoge, te cilat qendrojne prane njera tjetres ne menyre paqesore. Ne kemi ketu nje veçori domethenese te Bullgarise qe bazohet ne vlerat e tolerances midis feve dhe grupeve etnike te ndyshme. Gjate Luftes II Boterore, kur Bullgaria ishte e lidhur me Gjermanine nacional-socialiste, perveç Danimarkes, si nje nga vendet e pakta te Evropes, qe ishin te pushtuara nga regjimi fashist ose qe ishin te lidhura me te, ka mbrojtur edhe hebrenjte dhe kjo nen presionin e forte te Kishes Ortodokse, te publikut bullgar dhe te forcave kryengritese, te cilat ne ate kohe ishin aktive. Une mendoj se, duke marre parasysh keto dukuri interesante, vlen te permendet se çfare roli te rendesishem luajne ne historine moderne keto vlera qe kane rezistuar ne shekuj. Dhe ajo çka eshte per t’u vene re pas 1990-s, krahas te gjitha problemeve dhe pervojave te keqija, sipas mendimit tim eshte edhe nje ane pozitive e vendit tone, pikerisht fakti qe ne kemi nje model te mirepeshuar etnik. Fete dhe grupet e ndryshme etnike rezultojne te lidhura mire njera me tjetren persa i perket zhvillimit politik te vendit ose pjesemarrjes se tyre ne zhvillimin social te shoqerise.

Kisha Ortodokse eshte nje pjese e trashegimise historike te vendit, por nje pjese tjeter e trashegimise historike jane dekadat e Socializmit. Nese Ju krahasoni politiken dhe vlerat nga koha e komunizmit me kohen e sotme, si do ta pershkruanit kete dhe ku i shihni ndryshimet kryesore?

Page 66: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

66

Kryesisht une jam i mendimit se vlerat dhe principet njerezore jane shume te vjetra, pothuajse te lashta. Dhjete “urdheresat e Zotit” jane te formuluara shume mire. Nese do te shqyrtonim historine e re te Bullgarise, veçanerisht epoken komuniste, do te vinim re se “direktivat komuniste” jane shume te ngjashme me 10 “urdheresat” e fese se krishtere. Ky eshte gjithashtu nje shkak perse une i trajtoj ato si vlera themelore qe nuk ndryshojne me kohen.

Kjo do te thote qe orientimi i vlerave nuk ka ndryshuar fare? Duke marre parasysh permbysjen e 15 viteve te fundit, a nuk eshte e çuditshme nje deklarate e tille?

Sigurisht, ka gjera qe ndryshojne, veçanerisht ne politike, sepse ne hapesiren kohore 1989-1994 ne thelb nuk ka asnje politike ne kuptimin e nje sistemi pluralist politik. Partia Komuniste nuk ishte nje parti ne kuptimin e vertete te fjales - duke qene se, sipas perkufizimit “nje parti eshte ajo qe perfaqeson interesat e perbashketa te nje pjese te shoqerise”. Partia Komuniste, ne te kundert, ishte krijuar per te perfaqesuar te gjithe shoqerine dhe nga kjo pikepamje ajo nuk ishte parti politike. Nga pikepamja ime, ajo ishte me teper nje pjese e administrimit te sistemit totalitar. Shume njerez nuk kishin prirje, bindje apo vlera te majta. Ata ishin ne ate parti vetem sepse ky ishte nje kusht, ishte kushti i pashmangshem per te bere karriere ne adminisrim ose ne ndonje fushe tjeter. Ne fakt, pas vitit 1990, kur njerezit kishin lirine qe te zgjidhnin vete shume anetare formale te Partise Komuniste, bene nje ndryshim ekstrem ne spektrin e djathte politik. Nga ana tjeter, une mendoj se Partia Socialiste ne 15 vitet e fundit nuk ka levizur drejt qendres. Natyrisht qe jane caktuar disa pika ne programin tone, ne politiken tone. Por mua me duket se Partia Socialiste u zhvillua edhe ne nje drejtim tjeter dhe ne baze te nje pikepamje “krejt ndryshe”. Ajo u shnderrua nga nje parti, e cila ishte pjese e shtetit, ne nje parti normale politike, ajo iu hap shoqerise qytetare dhe ne kete pike ky eshte nje zhvillim ndryshe, sepse ai ndikoi ne vete aktivitetet dhe ne politiken e partise.

Ju permendet solidaritetin, si nje nga vlerat kryesore te demokracise sociale. Njekohesisht, Ju folet per shoqerine “e shperbere ne atome”. A mendoni se brezit te ri i mungon solidariteti dhe per kete arsye, ka me pak interes per politiken, per perkatesi partiake dhe per pozicione aktive ne shoqeri?

Po, une e gjykoj keshtu, pra qe ne brezim e ri ka me pak solidaritet. Shoqeria ne Bullgari, ne fakt, ka ndyshuar ne shume fusha per mire dhe ne disa te tjera per keq. Kjo eshte ajo çka une kam permendur tashme, menyra shume e perhapur ultraliberale e te menduarit, dhe liberalizimi ekstrem i tregut. Mbizoteron principi qe te shikosh çdokend tjeter si nje konkurrent dhe te marresh parasysh dhe si duhet te jesh vete i afte per konkurrence. Ky princip permban diçka shume te keqe, humbjen e vlerave themelore dhe kombetare te solidaritetit dhe te perkrahjes reciproke, dhe une nuk besoj qe kjo eshte nje gje e mire.

A do t’u keshillonit Ju te rinjve qe te hynin vete ne politike? Si mendoni Ju, a mund t’iu interesonte te rinjve te papolitizuar te interesohen per politiken, per cfare duhet apeluar?

Page 67: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

67

Te rinjte duhet t’i drejtohen politikes, nese ata duan te ndryshojne diçka. Gjithmone kur une takoj te rinj dhe ata fillojne te kritikojne per ate çka ndodh ne publik, perpiqem t’u shpjegoj atyre se mundesia e vetme per te ndyshuar diçka eshte politika. Sepse politika vlen per cilindo qe do te ndyshoje diçka, pra qe duhet te konkurroje si anetar i Keshillit Bashkiak ose te hyje ne nje parti per te ndikuar politiken e tij dhe per ta levizur ate ne drejtimin qe deshiron vete. Hapi tjeter do te ishte te shkoje ne Parlament dhe kjo rruge duhet vazhduar me tej, sepse politika eshte kudo dhe preket ne çdo moment te jetes sone. Vendimet e Keshillit Bashkiak, vendimet e Parlamentit, apo te qeverise i perkasin çdokujt, ato ndikojne ne menyren se si eshte e organizuar shoqeria, se si eshte ndertuar sistemi arsimor, ose sistemi i shendetesise dhe ai social. E gjitha kjo eshte shume e rendesishme dhe do te diktonte nje interes te larte te te rinjve per Partine Socialiste. Kjo pervijohet edhe ne zgjedhje, ne rezultatet e zgjedhjeve dhe ne strukturen e zgjedhesve qe kane zgjedhur te Majten.

A eshte Partia Socialiste shume interesante per te rinjte ne Bullgari? Me rrezimin e socializmit, a kishte forca te tjera politike, te cilave iu drejtuan te rinjte.

Ne fakt, tani po zhvillohet nje proces riperteritjeje per zgjedhesit e Partise Socialiste. Kjo me duket shume normale, ju e shikoni, ajo eshte shume e kuptueshme qysh prej viteve ‘90, kur filluan ndyshimet demokratike ne Bullgari. Gjenerata e re ishte per formacionin politik te se djathtes se Qendres dhe per bashkimin e forcave politike, sepse keta perfaqesuan ndryshimin. Ne çdo moment, hapja e shoqerise sone kundrejt demokracise perendimore dhe ekonomise se tregut ishte me te vertete nje revolucion. Prandaj shumica e te rinjve e gjenerates sime vendosen per partite politike te Qendres se djathte. Me pas, shumica ishin jashtezakonisht te zhgenjyer per ate çka ndodhi, u premtua qe gjithcka e mire ne sistemin socialist do te qendronte, si siguria sociale, zgjedhja e lire per arsimim dhe gjera te tilla, por natyrisht edhe qe bullgaret do te ishin ne gjendje te udhetonin dhe te kalonin pushimet e tyre ne ishujt Kanarie. Keto ishin parashikime te nxituara. Fakti qe gjenerata e re ishte prekur me shume nga reformat ekonomike, çoi me vone ne zhgenjim dhe shume te rinj iu rikthyen se Majtes.

Sipas tradites, krahu i Majte eshte fuqia ndryshuese ne shoqeri. Partite Socialiste jane partite qe nuk deshirojne te pranojne padrejtesine dhe pabarazine. Ato nuk pranojne qe te kete njerez te perjashtuar nga shoqeria; qe te lindurit te paragjykohen vetem sepse rrjedhin nga prinder te varfer. Pa arsimim dhe te jesh i varfer, pa nje pune te mire dhe pa shanse per te udhetuar, keto te gjitha nuk jane te pranueshme per Partine Socialiste. Une besoj se kjo eshte ajo çka te rinjte deshirojne te ndryshojne tashme. Ata deshirojne te kene lirine per t’u bere aktive. Ata kane nevoje per t‘iu dhene mundesia te shpalosin talentet e tyre. Dhe kjo nuk mund te ndodhe kurre vetem mbi bazen e tregut te lire.

Bullgaria po zhvillon qe prej 10 vitesh bisedime me BE-ne per anetaresimin e saj ne te. Kjo kushtezon shume ndryshime ne fushen e legjislacionit, implementimit te direktivave etj. Por ketu behet fjale per aspektin formal te anetaresimit. Ne te kundert, a pervijohet ndonje ndikim ne shoqerine Bullgare per konceptimin e vlerave, menyren e sjelljes, menyren e te menduarit?

Page 68: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

68

Reformat qe u bene tek ne sqarohen me se shumti nga vullneti dhe vendosmeria per t’u anetaresuar ne BE. Ky eshte qellimi i madh qe i ka vene vetes shoqeria jone: per t’u pranuar serish ne familjen Europiane dhe pikerisht ne kendveshtrimin politik, ekonomik dhe social. Sic e dini edhe Ju, Bullgaria eshte shume optimiste persa i perket anetaresimit ne BE, me teper se shume vende ne Europe. Kjo lidhet edhe me faktin qe ne nuk jemi ende pjese e Bashkimit. Disa njerez e trajtojne anetaresimin ne BE me syrin e konsumatorit, meqe ata besojne se BE-ja, nese ne do te behemi ndonjehere anetare, do t’u zgjidhe automatikisht problemet e tyre, gje qe sigurisht nuk mund te ndodhe. BE- ja nuk eshte organizate bamirese .

Anetaresimi ne BE nuk do te thote vetem perparesi , ai eshte i lidhur gjithashtu me sfida te ndryshme. A nuk ekziston frika per zhgenjime qe me pas do te mund te çonin ne nje reagim krejt te ndryshem te bullgareve ?

Ne optimizmin e tyre une shoh nje tendence shume pozitive, sepse kjo tregon qe vullneti per anetaresim ne BE eshte shume i forte dhe ne kete pike ekziston nje konsensus i gjere. Kjo mbeshtet shume reforma qe jane per t’u bere ne shoqerine tone. Perveç kesaj, kerkesat dhe kushtet nga ana e BE-se jane nje inkurajim per shoqerine bullgare dhe per administrimin e shtetit bullgar, per politikanet dhe per te gjitha institucionet ne vend. Ne vijim te ketij procesi, ne do te ndryshojme rregullat ne fuqi. Prandaj une mendoj se anetaresimi per Bullgarine eshte me perparesi dhe shume i rendesishem, edhe sepse me ane te kesaj do te perfundoje procesi i ndarjes nga pushtetet “sunduese”, sepse ai do te çoje ne nje kontroll me te mire te institucioneve nepermjet qytetareve si dhe ne futjen e rregullave te qarta te tregut, qe jane te vefshme per cilindo. Nese hyjne ne fuqi rregulla te qarta, nepermjet tyre do te ndikonte çdo anetar i shoqerise. Dhe pikerisht ky proces eshte per t’u parapare ne Bullgari.

Sipas mendimit tim, bullgaret jane, persa i perket ndyshimeve, njerez shume fleksibel dhe te afte per t’u pershtatur. Qe prej shume vitesh ne jemi deshmimtare te debateve te veshtira ne Gjermani ne rastin e reformes se ligjit te Pensioneve dhe te disa reformave te tjera ne ligjvenien sociale. Ne Bullgari, perkundrazi, ne kemi bere gjate 15 viteve reforma te panumerta ne nje mase te dhunshme. Ky ishte nje ndryshim thelbesor ne shoqeri, por ne e kemi kapercyer dhe pershtatur, dhe tashme ne kuadrin e nje sistemi te ri, ku numri i banoreve fillon te rritet, ka bullgare qe e kane pranuar kete ndryshim dhe qe mund te punojne dhe jetojne me sukses ne shoqerine e re.

A do t’i permbahet Bullgaria kritereve te Kopenhagenit per afrimin me BE-ne? Shoqerite ne tranzicion, te cilave u duhet te marrin persiper stermundime te dhunshme, jane perballur edhe me kerkesa qe iu vendosen nga jashte. A nuk priten ketu veshtiresi?

Ketu kemi te bejme me nje proces, tek i cili duhet ndalur. Eshte e vertete qe ne ndodhemi tashme ne fazen me te veshtire te zbatimit. Bullgaria ka bere sigurisht hapa perpara, qe vihen re ne implementimin e kritereve per anetaresim ne BE dhe kjo u deshmua gjate gjithe kohes kur vendi mundi te permiresoje dhe te zgjidhe veshtiresite, dhe kjo madje ne nje faze shume te mprehte, ku u deshmua se edhe vete BE-ja kishte probleme te brendshme, si pasoje e dy referendumeve te deshtuar dhe te mungeses se

Page 69: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

69

perspektivave financiare si dhe te marreveshjeve perkatese. Megjithe veshtiresite, Bullgaria permbushi ne kohe detyrimet e saj. Sigurisht qe kishte nje fare ngurimi, madje nje zbrazetire, per shkak te zgjedhjeve parlamentare; meqenese atehere po zhvilloheshin fushata zgjedhore, askush nuk paraqiti vullnetin politik per kryerjen e reformave te diskutuara. Por, pas zgjedhjeve, ne kemi nje qeveri te re qe gezon nje mbeshtetje te gjere ne parlament dhe qe mbeshtetet ne tre fraksionet dhe partite me te medha. Ne kemi nevoje per kete mbeshtetje, ne duhet te bashkojme ne nje te vetme vullnetin politik dhe forcat polike, me qellim qe te bejme reformat e nevojshme dhe te permbushim kriteret Europiane para dates se anetaresimit tone te plote ne BE.

Dy anketimet popullore te permendura nga Ju ne France dhe ne Hollande na bejne me dije se ka ngurim kundrejt zgjerimit te BE-se. Çfare ndikimesh ka kjo per Bullgarine dhe vendet e tjera te Ballkanit?

Ne jemi nje vend ne nje faze kalimtare, nje vend qe ka nenshkruar Marreveshjen per Anetaresim. Aktualisht ne vendet e BE-se po zhvillohet procesi i ratifikimit te marreveshjeve per zgjerim, por une besoj se çeshtja per pranimin e Bullgarise eshte vendosur tashme. E gjithe pritshmeria vertitet rreth faktit, nese ne do te pranohemi ne janar te 2007-s ne BE, apo nese pranimi do te shtyhet me nje vit. Megjithate, rezultati final nuk do kete ndikim. Bullgaria do t’i perkase BE-se dhe une mendoj qe per BE-ne do te kete edhe perparesi; ne fund te fundit, ne nuk jemi lypes qe vetem presim te zgjidhim problemet tona me fonde Europiane.

A do te sjelle anetaresimi ne BE diçka pozitive?

Bullgaria mund te siguroje nje kontribut, atje ku sherben si nje shembull i mire: 15 vitet e saj ne stabilitet dhe reforma te suksesshme ne te gjithe vendin. Nese pyetet per te ardhmen e vendeve te Ballkanit Perendimor, une jam i bindur se anetaresimi i Bullgarise qe nga janari i 2007-s do te jete nje sinjal shume i rendesishem dhe nxites per zhvillimin e rajonit. Ne e dime se pas konflikteve etnike dhe luftrave qe shperthyen ne vendet e ish-Jugosllavise, demokracia dhe zhvillimi i ekonomise se tregut jane ende te dobeta. Edhe paqja ne keto vende eshte ne pikepyetje; ka shume debate te hapura ne vendet perkatese. Shoqerite dhe politikanet e ketyre vendeve ndjekin me vemendje te madhe, se cili do te jete fati i Bullgarise, “nxenesit te mire”, ne Ballkan. Gjthashtu, ata do te vezhgojne se sa Evropa do te permbushe detyrimet e saj kundrejt Bullgarise. Prej kesaj kuptohet qe nje shtyrje e pranimit te Bullgarise do te kuptohej si nje sinjal negativ edhe per keto vende dhe per zhvillimin e tyre.

Page 70: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

70

Meglena Kuneva, Ministre per ceshtjet Europiane

Dr. Meglena Kuneva ka qene ministre per Çeshtjet Europiane ne qeverine e Simeon Sakskoburggotski dhe e ushtron kete detyre edhe ne qeverine e re te Stanishevit. Juristja e promovuar ka punuar ne fushen e arsimit te larte si edhe ne radion bullgare. Prej 1990 deri me 2001 ka qene keshilltare juridike prane Keshillit te Ministrave dhe ka punuar mbi projektligjet ne fushen e mjedisit, informacionit dhe te tjera. Qe prej 2001 eshte deputete dhe pergjegjese ne negociatat me BE- ne per Çeshtjet Europiane.

Se pari do te donim t’ju pergezonim per riemerimin Tuaj si ministre per Çeshtjet e Integrimit Europian, ku edhe eshte siguruar vazhdimesia e politikes Europiane bullgare ne kete faze para hyrjes ne Bashkimin Europian. Ju u emeruat per here te pare si ministre per Integrimin Europian ne qeverinen e Kryeministrit Simeon Sakskoburggotski ne vitin 2001. Si keni hyre Ju ne politike?

Ne vitin 2001, kur disa nga koleget e mi te Fakultetit Juridik ne Universitetin e Sofjes propozuan emerimin tim, reagimi im i pare ishte: „Jo, pse pikerisht une?“. Por, duke duke u ndeshur nga dite ne dite me kete mundesi, se fundmi e pranova, meqe u paraqit mundesia qe ne kohen e duhur – ne nje stad pjekurie te zhvillimit demokratik – te marr mbi supe pergjegjesine e zhvillimit te Vendit.

Profesioni im eshte avokate, jam juriste e diplomuar dhe kam bindjen qe ky, te pakten per mua, eshte profesioni me i mire. Une kam studiuar te drejten per mbrojtjen e Mjedisit dhe diploma ishte mbi aspektet ligjore te mbrojtjes se tij. Ndoshta kjo ka nje kuptim me te thelle, sepse puna ne fushen e mbrojtjes se Mjedisit eshte nje çeshtje bindjesh. Ajo nuk eshte nje çeshtje teresisht ligjore, por njeriu duhet te luftoje per te arritur ate ne te cilen ka besuar. Per mua, puna ne fushen juridike eshte edhe nje çeshtje bindjesh, duke pasur parasysh se çfare eshte e ligjshme dhe u kundraligjshme, çfare eshte e drejte dhe e gabuar. Midis asaj qe une bej sot dhe profesionit tim si juriste, ka shume linja lidhese dhe shoqeria mund te ndryshoje me te vertete nepermjet metodave dhe proceseve ligjore. Njeriu duhet t’i mbaje disa pergjegjesi dhe te permbushe detyrimet, jo vetem si anetar i nje partie qeverisese, por edhe me punen ne Parlament, nepermjet pjesemarrjes politike, e cila eshte e pershtatshme per çeshtjen e nje shteti demokratik.

Gjate punes sime si keshilltare prane Keshillit te Ministrave kam qene e lidhur ngushte me politiken, por kjo kryesisht e pare nga pikepamja e shtetit, ne kuptimin nese dhe deri ku ishin te drejta dhe te mira propozimet dhe rekomandimet e mia per vendin. Nderkohe, une bej pjese tek ata politikane, te cilet jane te perfshire ne strukturat e nje partie dhe une jam e kenaqur qe partia jone, si nje parti liberale e Qendres, eshte pranuar ne spektrin politik.

Nese Ju kam kuptuar mire, para vitit 2001 Ju nuk keni menduar kurre te hyni ne politike. Megjithate, a ka pasur per Ju mesues ose shembuj qe kane ndikuar ne karrieren dhe jeten Tuaj politike?

Page 71: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

71

Familja ime ka pasur pervoje te hidhur ne fushen e politikes. Edhe ngaqe moren pjese ne ngjarjet politike por jo me ndonje aktivitet te caktuar dhe qendruam ne sherbim te vendit, familjet e prinderve te mij kane vuajtur nga politika. Per kete arsye, ideja per te marre pjese ne jeten politike te vendit nuk ishte edhe aq terheqese. Megjithate, arrita ne vendimin qe ishte koha e duhur per te ndjekur te njejten rruge, per te cilen kane vendosur shume nga njerezit e prirur dhe demokrate ne Bullgari. Kjo rruge do te thote hapje e jetes politike ndaj ideve te reja dhe praktikave te mira demokratike.

Une lexoj shume per kohen e ashtuquajtur te “revolucionit socialist” ne Bullgari, pra para vitit 1944. Me te vertete, qe nga ajo kohe, kam zbuluar si shembuj per mua disa personalitete. Nga ana tjeter, nuk jam perpjekur kurre per te marre shembuj ose modele nga periudha socialiste e vendit tim. Une merrem me historine e Bullgarise dhe perpiqem te jem krenare per historine e Bullgarise se lire – te Bullgarise para 1944 – te mos kem turp per familjen time, per prinderit dhe miqte e mij. Keto jane afersisht vijat e shembujve te mij politike.

Natyrisht qe jam e ndikuar shume nga personaliteti i kryeministrit te meparshem, Simeon Sakskoburggotski22. Sipas mendimit tim, ai eshte nje njeri me te vertete i jashtezakonshem, i cili ka bere shume per kulturen dhe larmine politike te Bullgarise.

Ju jeni anetare e nje partie te Qendres. Çfare do te thote kjo per punen Tuaj politike, cilat jane per Ju vlerat kryesore gjate veprimtarise Suaj ne kete parti?

Vetebesimi. Nese do te me duhej te shprehja me nje fjale te vetme vlerat, te cilat une i konsideroj si vendimtare, do te permendja vetebesimin. Kjo do te thote besim ne vetvehte, besim ne aftesine tende per te ndikuar te gjerat dhe per t’ia dhene shoqerise, gje te cilen duhet ta beje secili nga ne me mjetet e shtetit modern per njerezit qe gjenden ne nje situate te keqe. Kjo i takon pergjegjesise personale te çdo anetari te shoqerise sone. Ky perkufizim i shkurter por i qarte, siç mendoj une, i sqaron publikut te gjere idete liberale.

Sigurisht, ka edhe aspekte te tjera te prezantimit te vlerave, te cilat bazohen ne nje rregull te ekonomise liberale, te nje politike sociale liberale, ose te nje politike Europiane liberale. Por keto jane pak me te komplikuara. Sipas mendimit tim, nje politikan liberal shquhet nese nderhyn qe kerkesave te vendit t’i pergjigjet me forcat e veta dhe te mos prese deri sa shteti te zhvillohet dhe t’u ofroje anetareve te shoqerise sherbimet e pershtatshme sociale. Ia vlen te marresh pergjegjesi dhe kjo ne menyre te menjehershme. Keshtu pershkruhen vlerat tona kryesore. Sigurisht qe nuk mund te behen te gjitha menjehere dhe per kete arsye ne nuk duam te mbeshtesim ndryshimet

22 Simeon Sakskoburggotski (*1937), edhe Simeon nga Sachsen-Coburg-Gotha. Sakskoburggotski me renien e Monarkise 1946, si Cari i fundit bullgar (Simeon II), shkoi ne mergim ne Spanjen e Mbretit Franko. U kthye ne Bullgari ne 1996, ne 2001 themeloi Levizjen Kombetare „Simeon II“ dhe si rezulat i fitores se madhe ne zgjedhje u zgjodh Kryeminister prej 2001 deri ne 2005.

Page 72: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

72

e befasishme. Por, sipas idese sone, vendi do te dukej ndryshe, nese ekonomia e tregut do te zhvillohej me tej me nje sensibilitet social te pershtatshem dhe kjo me ane te inisjatives se çdo anetari te shoqerise.

Se fundi, nuk eshte detyra e politikes qe te perkufizoje se çfare do te thote solidaritet, por edhe liri dhe drejtesi ne kuader te shoqerise. Mundeni Ju te na shpjegoni se çfare mendimi ka partia Juaj mbi drejtesine, solidaritetin dhe lirine?

Keto vlera qe ju permendni jane ato te cilat na percaktojne si europiane te vertete. Nepermjet drejtesise se siguruar nga shteti ligjor – ky eshte nje sinonim i shtetit, ky parimisht eshte termi qe kemi ne sot per shtetin. Madje, ndoshta eshte nje sinonim i civilizimit. Pa drejtesi, pa rregull ligjor e gjithe ngrehina e Bashkimit Europian do te ishte e pamundur. Pa drejtesi nuk mund te kete mirekuptim. Ne nuk mund te arrijme mirebesimin, nje jete sociale brenda shoqerise Bullgare, pa nje ekonomi te mbeshtetur ne te drejten dhe ne ligj, ose pa aspektet e tjera te shtetit ligjor.

Ju sapo permendet Bashkimin Europian dhe bazat themlerore te rendit ligjor funksionues. Por, ne baze te referendumeve per pranimin e Kushtetutes Europiane ne France dhe Hollande dolen ne pah veshtiresi te medha. A mendoni se kjo do te kete nje ndikim ne vendet e tjera per zgjerimin e ardhshem dhe se mund te ngadalesoje procesin e Integrimit? Ne kete kendveshtrim, si e shihni Ju te ardhmen e vendeve te Ballkanit?

Per kete une jam shume optimiste, sepse Keshilli Europian, me 3 tetor, i dha nje impuls te ri procesit te zgjerimit. Njekohesisht, nuk duhet harruar qe zgjerimi per te gjithe Bashkimin Europian eshte nje projekt politik shume i rendesishem. Si perfaqesuese e Bullgarise ne negociatat per anetaresim, mund te theksoj qe vendi im, pas te gjitha reformave ligjore, ndryshimeve thelbesore dhe ndertimit te institucioneve, eshte teresisht ndryshe nga me pare. Bullgaria eshte nje vend, ne te cilin mund te jetohet shume me mire se sa ne fillimet e negociatave per anetaresim.

Ky proces i ofron edhe vendeve fqinje nje perspektive te mire, sepse i jep mundesi çdo vendi, i cili reflekton dhe kujdeset per te njejtat vlera dhe perpiqet me te gjitha forcat te çoje perpara te gjithe procesin. Ndoshta me e veshtira eshte qe ne gjithe keto vite te gjata negociatash te mbahet i njejti entusiazem. Por, nese e gjitha kjo kalohet dhe te gjitha veshtiresite kapercehen, atehere perfitimi i vendit eshte shume i madh. Une mendoj se kete Ju mundeni ta shihni edhe ne Gjermanine Lindore, ndonese nuk mund te behet nje krahasim i drejteperdrejte. Atje mbetet per t’u pare, se si jane realizuar premtimet, megjithese per gjermanet e Lindjes ishte pak me e lehte, ngaqe ata nuk paten negociata dramatike per te qene pjese e Bashkimit Europian. Por atje mund te vihet re se si ka ndryshuar gjendja, qe kur u be nje vend Europian.

Nese veshtrimi hidhet mbi vendet, me te cilat mund te zgjerohet ose do te zgjerohet Bashkimi Europian, shtrohet pyetja per bazen e perbashket te Bashkimit. A kane vende, si Bosnje - Hercegovina ose Turqia te njejtat vlera qe kane vendet e Europes Qendrore, apo shihni ndryshime?

Page 73: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

73

Nuk eshte e rendesishme vetem se si do lexohet historia e shkuar Europiane, por edhe se si ne do ta formulojme historine e sotme Europiane. Une jam e mendimit qe ne kemi shume gjera te perbashketa. Europa tregon qe bashkimi Europian eshte nje projekt politik. Kjo parashtron vlera te perbashketa, por edhe per te vendosur keto vlera, çka eshte me e rendesishme, qe te interesohesh per kete ane te historise se perbashket, ose te pretendosh qe ndonje vend, ne nje periudhe te caktuar, ka qene shume i rendesishem per gjithe Europen. Sepse me nje liber, zbulim ose diçka te ngjashme ka dhene nje kontribut thelbesor per zhvillimin Europian. Kjo gje ne kohen e sotme nuk mjafton me. Per te marre pjese ne projektin politik te Europes, duhet me shume dhe kjo “me shume” lidhet me te ardhmen dhe jo me te kaluaren. Europa sot eshte me shume nje projekt politik. Eshte nje projekt qe ka te beje me pikepamjet tona: me Protokollin e Kyoto-s ose me organizmat e transformuar; me pyetjen nese jemi te gatshem per te hequr dore nga kompetencat kombetare dhe per t’ia kaluar Parlamentit Europian; nese jemi te gatshem per te pranuar vendimet e shumices se kualifikuar ose te anonimitetit, p.sh. nese do te hartohen politika tarifore ne Europe. Ne shume vende nacionaliste miratimi eshte edhe me problematik. Gjithashtu kjo eshte nje ane e Europes, nje pjese perberese e pjekurise shteterore per hyrjen ne Bashkimin Europian. Se si ecen dialogu politik ne vende te veçanta, kjo eshte nje çeshtje vlerash.

Bashkimi Europian eshte nje projekt i hapur, sepse eshte i drejtuar ne te tashmen e Europes dhe jo ne te kaluaren. Shpeshhere te drejten per te qene pjese e Europes e arsyetojme me argumenta gjeografike dhe historike, gje qe nuk mjafton. Pra, tani duhet te quhemi “europiane”. Por ne fakt emertimi “europian” eshte i manget: ne duhet te quhemi “anetare te Bashkimit Europian”, çka ka nje kuptim me te thelle. Ju u referuat me te drejte ne problematiken e Kushtetutes Europiane; behet fjale per nje provim ndaj Europes.

Nese Europa eshte nje projekt politik i se ardhmes, atehere sipas atyre qe jane me te prekur nga kjo e ardhme, shtrohet pyetja. A mendoni Ju qe te rinjte duhet te luanin nje rol me te madh ne politike? Si mund te arrihet perfshirja e me shume te rinjve ne politike?

Ketu hasim serish ne çeshtjen e shembujve. Ne partine tone ne kemi pasur nje numer te madh ministrash te rinj dhe mosha mesatare e fraksionit tone parlamentar ne Kuvendin Popullor dhe ne qeverisjen e fundit ishte me e ulta. Kryeministri i meparshem ka thene me shaka se, sipas tij, kjo qe per te kompensuar moshen e tij te madhe. Ne te vertete, partise liberale “Levizja Nacionale Simeon II” i doli per mire terheqja e e nje numri te madh te rinjsh. Shume prej tyre i kane kryer studimet Jashte. Keshtu, me sa me duket mua, ne ndjekim modelin e vendeve te tjera, ndoshta te Greqise. Greket filluan te ftonin njerezit e tyre te arsimuar jashte, per t’u angazhuar me vendin e tyre dhe per t’u bere pjese e administrates.

Nder te tjera, une besoj qe njeriu eshte i lumtur vetem ne vendin e tij, sepse aty mund te beje diçka si per vete dhe per familjen, por edhe per vendin e tij. Veçanerisht, kjo vlen per brezin e pare te emigranteve. Ndoshta situata ndryshon pas brezit te pare, por nje ndjesi te veprimeve te tij mund ta kuptoje vetem ne vendin e tij. E vetmja rruge per

Page 74: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

74

te bashkuar bullgaret qe jetojne jashte me vendin e tyre qendron ne faktin se ata duhen ftuar te punojne per vendin e tyre. Nese ata jane te sigurte se ne vendin e tyre mund te zhvillohen, atehere jam e bindur se do te kthehen serish.

Page 75: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

75

Jeliasko Hristov, Kryetar i KNSB

Dr. Jeliasko Hristov eshte kryetar i Konfederates se Sindikatave te Pavarura te Bullgarise (KSPB). Kongresi i themelimit te KSPB-se u zhvillua ne vitin 1990, pas shperberjes se Keshillit Qendror te Sindikatave te Bullgarise. Duke u nisur nga sistemi i vjeter i sindikatave, KSPB ka tashme rreth 600.000 antare – me 1993 rreth 1,6 milione –, pra eshte federata me e madhe e sindikatave. KSPB eshte antare e Federates nderkombetare te sindikatave te pavarura si dhe e Federates se sindikatave Europiane.

Zoti Hristov, Ju jini kryetar i Bashkimit te Sindikatave te Pavarura ne Bullgari dhe jeni ne qender te jetes publike. Sipas Jush, cilat jane konceptet baze te Vleres. Kush ben pjese ne te qenurit Njeri?

Une u rrita ne nje familje, ku virtytet kristiane jane shkruajtur me shkronje te madhe. Ndershmeria dhe miresjellja, dashuria, zemergjeresia dhe meshira, respekti dhe toleranca kundrejt mendimit, qendrimit dhe sjelljes se te tjereve, angazhimi dhe ndergjegjja per pergjegjesine – keto jane koncepte te Vleres, me te cilat une u rrita. Une mbivleresoj familjen dhe shoqerine dhe urrej njeriun me dy fytyra dhe tradhetine.

Me vone, veçanerisht kur une vendosa te zgjidhja sindikatat si profesion dhe si prirje, u shtuan edhe terma te tjera, si liria, drejtesia dhe solidariteti. Keto te gjitha jane vlera, fale te cilave Europa mundi te rindertohej nga germadhat e nje lufte shkaterrimtare, te kapercente konfrontimin dhe te krijonte Europen e sotme te Bashkuar. Pa liri, demokraci dhe humanizem, zhvillimi i shoqerise eshte i paimagjinueshem.

Njeriu i vertete, dikush qe ka personalitet, sipas pikepamjes sime, karakterizohet nga nje dinamike e sigurt dhe ky njeri eshte nje specialist i angazhuar ne fushen e tij, ai eshte nje njeri qe vazhdimisht kerkon te persoset, qe eshte shume i ndergjegjshem, bashkepunues dhe tolerant kundrejt larmise, eshte ai qe zoteron nje ndjenje detyrimi shume te zhvilluar dhe qe preket nga brenga dhe vuajtja e te tjereve.

Me kete baze te gjere vlerash, Ju qendroni ne pozicion kyç te politikes, shoqerise dhe ekonomise. A ka ndonje politikan bullgar ose te huaj, ose ndonje personalitet tjeter, i cili ose tek i cili Ju keni pasur nje ndikim ne theksimin e ketyre koncepteve te Vleres?

Perveç prinderve dhe familjes sime, nje ndikim te madh ne zhvillimin tim si njeri dhe personalitet kishte apostulli i lirise, Vasil Levski23, me pasionin, mosinteresin vetjak dhe me trimerine e tij, me patriotizmin e vertete dhe te larte. Persa i perket profesionit tim, per mua ishin dy personalitetet drejtuese te levizjes se sindikatave Gjermane – Hans

23 Vasi Levski, ne te vertete Vasil Ivanov Kunchev (1837- 1873), udheheqes i Levizjes Kombetare Bullgare kunder pushtimit Osman. Qysh ne vitet 1858- 1864, kur ishte murg, Levski u perpoq per levizjen e Pavaresise dhe u mundua te organizonte nje revolte ne Bullgari. Ne vitin 1872 u kap nga osmanet dhe me pas u ekzekutua

Page 76: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

76

Böckler24 dhe Ernst Breit25 – shembuj per perpunimin dhe zhvillimin e vlerave sindikaliste dhe, si rrjedhoje e ketyre shembujve, lindi predispozita ime per nje pjesemarrje te ardhshme ne çeshtjet e Sindikates dhe te punemarresve ne Bullgari.

Si kryetar i sindikates me te madhe ne Bullgari, mua me bente shume pershtypje se si dy gjermanet e medhenj, Konrad Adenauer dhe Hans Bökler, i zgjaten duart Gjermanise se pas Luftes. Dhe kjo, jo ne frymen e populizmit, jo per dukjen false te nje paqeje sociale, por per te projektuar dhe themeluar se bashku nje model Social, i cili te mund te ofrohej urgjent me te gjitha kundershtite perberese midis Punes dhe Kapitalit si dhe me rregullat perkatese per nje barazpeshe ne shoqeri.

Takimi me Ernst Breit ne 1999 ne Sofje do te me mbese gjithnje ne kujtese. Para se gjithash, mua me beri pershtypje besimi i tij, qe duhet zbatuar gjithashtu ne kohe krize per drejtesi sociale dhe qe sindikatat nuk kane asnje te drejte te terhiqen gjithnje para disa sfidave, qe japin efekt si ne fushen ekonomike ashtu edhe ne ate sociale ne kohe te veshtira, nese partneret sociale i qendrojne besnike njeri-tjerit. Josef Gruber, drejtor i zyres se Fondacionit “Konrad Adenauer“ ne Sofje, ka pasur gjithashtu nje ndikim tek une.

Nga politikanet bullgare une dua te permend Ivan Kostov26, Peter Stojanov27 dhe Georgi Parvanov28. Edhe pse Ivan Kostov qendroi ne maje te qeverise se djathte ne nje kohe me fat per Bullgarine, kur ia vlente te ndermerreshin masa jopopullore, ai kishte nje menyre te menduari te nje burri shteti dhe ishte i ndergjegjshem per domethenien e

24 Hans Böckler(1875-1951) qe prej vitit 1894 sindikalist dhe antar i Partise Socialdemokrate. Ne vitet 1928-1933 ishte anetar i Parlamentit te Rajhut ne Gjermani. Pas 1945-s, mori pjese ne rindertimin e sindikatave dhe qe nga 1949 ishte kryetar i DGB-se. Prej tij mori emrin edhe Fondacioni „Hans Böckler“ i DGB-se. 25 Ernst Breit (1924), sindikalist, qe prej vitit 1957 anetar i PSD, me 1971-1982 kryetar i Sindikates se Postave Gjermane dhe ne vitet 1982-1990 kryetar i DGB-se. 26 Ivan Kostov (*1949), politikan bullgar. Pas aktivitetit universitar u zgjodh me 1999 ne Parlament si perfaqesues i Unionit te Forcave Demokratike (bullgarisht: SDS) ne parlament dhe ne fund te po atij viti u zgjodh Minister i Financave ne qeverine e koalicionit te SDS-se dhe te Partise Socialiste (BSB, pasardhese e Partise Komuniste). Ne vitin 1997, i mbeshtetur nga koalicioni zgjedhor “Forcat e Bashkuara Demokratike“ te SDS-se me shume parti te vogla, u be kryeminister i Bullgarise, pas zgjedhjeve parlamentare te 2002- it u zevendesua nga Simeon Sakskoburggotski, nga Simeoni II, i cili vetem pak me pare kishte themeluar nje platforme te veten zgjedhore. 27 Petar Stojanov (*1952) politikan bullgar, 1997-2002 President i shtetit. Avokati Stojanov ishte, si antar i SDS-se, zevendesminister i Drejtesise ne vitet 1991/92; qe nga viti 1994, nderkohe Zv./Kryetar i Partise, ai ishte pjesetar i Parlamentit. Ne vitin 1997 u zgjodh President i shtetit, si kandidat i opozites Qytetare. 28 Georgi Parvanov (*1957) politikan bullgar, qe prej 2002- it President i shtetit. Parvanovi eshte antare i Partise Socialiste bullgare qe prej vitit 1981. Ne 1994 ishte zevendeskryetar, 1996- 2002 kryetar i BSP-se. Qe nga 1994 deputet, zevendesoi Stojanovin ne detyren e tij pas zgjedhjeve presidenciale te vitit 2001.

Page 77: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

77

madhe te Dialogut Social dhe te rolit te sindikatave ne ecurine e reformimit te shoqerise. Ne kete periudhe, ne kemi hartuar sebashku ligjet sociale dhe ato te Punes se Bullgarise dhe ne fakt ne kahjen e modelit social modern Europian. Ernst Breit me ka dhene mua guxim, ndersa Emilio Gabaglio29 mbeshtetje morale.

Por - sipas konceptimit Tuaj te vlerave si nje sindikalist, nese analizohet situata e tanishme ne vend - te krijohet ndjesia se çdokush mendon per vete. A eshte ky nje fenomen qe do te kaloje dhe mos ka te beje ai ndoshta me faktin qe kufizimet e meparshme te lirise ne komunizem jane zhdukur, apo kjo eshte karakteristike per popullaten e Ballkanit?

Ky konstatim qendron, ne fakt, dhe kjo me shqeteson shume. Mua me dukej nje gjendje e rrezikshme, kur vlerat e vjetra u asgjesuan dhe nderkohe nuk u krijuan te tjera. Shokimi i renies se murit te Berlinit, qe per miliona njerez ishte domethenes, çoi ne nje mpleksje vlerash, ne refuzimin e plote te çdo gjeje te vjeter si dhe ne perpjekjen per t’u çliruar krejtesisht nga e kaluara. Ne nje shumice njerezish, kolektivizmi i propaganduar, bashkimi i pretenduar i interesave individuale, kolektive dhe publike si dhe sjellja kolektive e ushtruar nepermjet ndergjegjes ose nepermjet pershtatjes konformiste ne te kunderten e vet, u shnderruan ne individualizem.

Une kam frike se individualizmi, ne format e tij joracionale, do te dominoje shume ne sistemin e vlerave te shoqerise sone dhe do te perhapet ne familje, e cila - per ne bullgaret, qysh ne kohet e vjetra - ka pasur nje vlere te madhe, por qe po shkaterrohet gjithnje e me shume. Per shume persona, si virtyte cilesohen pakujdesia, egoizmi ose kokefortesia. Por nje konceptim i tille vlerash eshte shume larg nga vlerat Europiane.

Gjithsesi, une nuk mendoj se individualizmi eshte nje karakteristike e popujve te Ballkanit, qe do te duhej marre me pas si nje e vertete e patjetersueshme. Ai vjen me teper si rezultat i tranzicionit, ku rendesat jane ndare ne menyre te pabarabarte dhe, pasi Shteti terhiqet gjithnje e me teper nga funksionet e tij paternaliste, çdokush perpiqet ne menyren e vet te perballoje situaten, edhe pse ai me ane te kesaj ndonjehere prek interesat e te tjereve. Kjo mungese e nje solidariteti te vertete qendron ne konflikt me bazat e levizjes se Sindikates.

Nese kjo diagnoze do t’i takonte nje shoqerie teper egoiste, lind pyetja se si mund te sillesh me kete problematike. Ne kete kontekst, a shihni Ju vlera dhe pershtatje vlerash pozitive nga koha komuniste, te cilat do te mund te vinin ne ndihme per ndryshimin e tanishem te shoqerise dhe ekonomise, per Ju dhe per punen Tuaj sindikale?

Mua nuk me duket se kjo eshte shume e pershtatshme ketu ne Bullgari. Konceptet “Liri”, “Solidaritet” dhe “Drejtesi” kishin nje rendesi te madhe edhe per vendimmarresit

29 Emilio Gabaglio (*1937), shkencetar ekonomik dhe sindikalist, qe prej 1991 i zgjedhur si Sekretar i pergjithshem i Bashkimit te Sindikatave Europiane.

Page 78: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

78

e shoqerise komuniste, por ato mbeten fraza boshe, nuk kontribuan ne asnje ndryshim dhe nuk u bene vlera te shoqerise.“Solidariteti” rrezatonte nje primitivizem ideologjik, “Drejtesia” konsistonte ne keshilla per barazi ne varferi, ndersa koncepti i “Lirise” nuk eshte interpretuar kurre ne kontekstin e respektit dhe te dinjitetit te çdo individi.

Nje zbulim i ri i vlerave eshte gjithnje nje proces i veshtire, ne vitet e Tranzicionit ai mori permasa dramatike dhe plot dhimbje per shume shtresa te medha te shoqerise. Eshte e veshtire te bindesh nje te pesten e popullsise se afte per pune, qe tashme nuk punon, se aktivizimi i plote ne ekonomine e tregut eshte nje iluzion. Si mund te zgjohet besimi tek 35% deri ne 40% te njerezve qe jetojne ne mjerim dhe varferi, se ata mund te gjejne zgjidhjen e duhur dhe se publiku solidarizohet me fatin e tyre, nese polarizimi midis te qenurit i varfer dhe i pasur merr nje permase drastike?

Keta njerez nuk jane te lire, ata nuk mund t’i gezohen dinjitetit njerezor, sepse jane te ngarkuar me shqetesimet dhe friken e perditshme per mbijetesen e tyre dhe te familjes se tyre. Ata gjithashtu nuk jane ne gjendje te mbajne pergjegjesi, sepse vetem njerezit e lire mund te jene te pergjegjshem.

Kete e them gjithe dhimbje, por pa nje gjurme malli nga e kaluara. I vetmi krahasim i mundshem historik me komunizmin eshte i tmerrshem, sepse per shume njerez ai ishte asokohe i dallueshem, tipik, indiferent dhe i ambjentueshem me te qenit jo i lire. Nese ne do te gjendeshim sot nen kushtezimin e nje demokracie reale politike me te mos-qenit i lire, kjo do te sillte menjehere vetevrasjen.

Ne nje kendveshtrim te tille, qendresa legjendare e bullgareve si dhe besimi ne veten e tyre krijuan rrethanen qe edhe pa nderhyrje vendimtare çdo gje te ishte ne rregull, ndikim i leverdisshem per tranzicionin politik, per shmangien e dhunes dhe gjakderdhjes. Ata perhapen bashke me kete edhe nje shaka te keqe – sepse nje pjese e madhe e shoqerise bullgare nuk ka mundur ende te thellohet ne konceptimin e vlerave dhe shoqeria Civile ka mbetur e pazhvilluar.

A do te thote kjo se nuk ka asgje nga komunizmi qe T’iu mungoje sot?

Kjo nuk mund te thuhet kaq ne pergjithesi. Une mendoj qe ne duhet ta trajtojme te kaluaren tone me nje kujdes te madh. Une jam kundra dy menyrave te sulmit ekstrem ne historine tone te re, nga te cilat njera mohon gjithçka ne menyre radikale, ndersa tjetra ka mall per te kaluaren dhe e pranon ate pa ndonje medyshje. Ne kushtet e nje shteti autoritar, ne komunizem, kishte me shume siguri per jeten, ne nje fare menyre kishte rregull, shtet dhe institucione. Une nuk mund ta pranoj qe sot sistemi i shendetesise, arsimit ose i sigurise te behen “gjera luksi” per shumicen e njerezve ne vendin tone. Une nuk mund ta pranoj qe ne vendin tone te flitet ne nje fare menyre per marredhenie pune te qendrueshme, me marrjen ne pune pa kontrata ose pa sigurime shoqerore, me shtyrje ne pagesen e rrogave qe arrijne ne qindra milione leva, me dite pune 15-16 oreshe, me pagese te munguar te oreve jashte orarit, me cenimin e madh te te drejtave te Punes dhe madje te te drejtave te Njeriut, me kushte mbizoteruese te nje kapitalizmi te eger, kur mijera femra punojne ne punishtet e sipermarrjeve greke e

Page 79: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

79

turke. Nje gje te tille nuk e kemi pasur deri tani dhe ne jemi tashme ne shekullin XXI dhe deshirojme te shkojme drejt Europes.

Me “Europen“ Ju kini dhene nje fjale kyçe. Se shpejti vendi Juaj do te jete anetar i BE-se, pasi ka kapercyer nje proces te shumanshem per plotesimin e kushteve te pranimit. A e kini Ju ndjesine se, ne bisedimet per anetaresim, anetaret e vjeter te BE-se kane kerkuar vendime, qe ne fakt nuk jane fare te pershtatshme per vendin Tuaj?

Po, kjo eshte e drejte. Ketu mund t’i referohemi kerkeses per pezullimin e centralit atomik “Koslodui”, me ç’rast u paraqiten parashikime te eksperteve, te cilet paralajmeruan pasoja negative per ekonomine energjetike dhe per ndikimet e papershtatshme sociale qe kane lidhje me kete – rritje te çmimit te energjise, renie te veprimtarise dhe shkurtim te vendeve te punes.

Nje pjese e problemeve ekzistuese rezulton nga forma e njeanshme e bisedimeve per anetaresim. Ne thelb, nuk ka bisedime, me teper ka ndodhur qe vendeve per anetaresim u vendosen disa rregulla dhe bisedohet vetem per modalitete dhe per afate. Kjo mund te kishte pasoja te papershtatshme ne disa sektore, veçanerisht pas anetaresimit. Pervojat nga anetaresimet e meparshme tregojne se me pare bisedimet ishin te nje natyre te qete.

Me thene te drejten, une kam ndjesine qe kohet e fundit mungon solidariteti Europian, para se gjithash nga ana e “Europes se vjeter“, kundrejt vendeve te reja per anetaresim. Kjo na shkakton shqetesim, nese ne deshirojme te shikojme ne Europen tone nje treg te perbashket mallrash dhe te shihemi si nje sistem i sigurise kolektive. Pas refuzimit te Kushtetutes Europiane, po t’u referohemi disa vendeve te BE-se, lind pyetja pra se çfare qendrimi kane qytetaret e BE-se per anetaresimin e Bullgarise, ne forme me te mprehte. Nga ana tjeter eshte e kuptueshme frika e njerezve te atjeshem per pasurine e tyre, vendin e punes si dhe sigurine sociale.

Ju e vini keshtu theksin te veshtiresite direkte te procesit te anetaresimit per vendin dhe shoqerine Tuaj. Nese hidhet edhe nje here veshtrimi ne sferen themelore te vlerave, çfare gjerash pozitive apo negative i ka sjelle ky proces Bullgarise?

Bullgaria ka nenshkruar me 25 prill marreveshjen per anetaresim ne BE. Padyshim, ky eshte nje shans historik per vendin tone, por nje shans qe kerkon mase te madhe pergjegjesie dhe angazhimi. Qeveria, ekonomia dhe sektore te ndryshem pune qendrojne para sfidave te panumerta. Bisedimet per anetaresim dhe perpjekjet qe Bullgaria ka ndermarre per plotesimin e kritereve ekonomike dhe sociale kane ndikuar padyshim per ta formesuar Vendin ne drejtim te demokracise dhe ekonomise se Tregut.

Lidhja me vlerat e Europes se Bashkuar – me lirine, solidaritetin, drejtesine- do te jete nje proces qe kerkon kohe. Per kete, ne duhet ta mbajme te hapur mundesine e perceptimit te te drejtave sociale te te gjithe bullgareve, per te cilat vendi yne eshte i detyruar, me ratifikimin e Kartes Sociale te Europes. Ne, KNSB dhe une personalisht si kryetar i saj, duam te nderhyjme per dialogun social, per te drejtat e Punes, per te drejtat sociale dhe ato te Sindikates, per sigurimin e kushteve te punes dhe per nje

Page 80: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

80

perspektive te denje jetese te te gjithe qytetareve bullgare, sepse perndryshe ne nuk mund te jemi pjese e Europes se Bashkuar.

Por si mund t′ia dale mbane vendi Juaj qe te vendose kete qendrim dhe orientim vlerash ne shoqerine e tij, per te pasur nje vend ne demokraci dhe ne ekonomine e Tregut?

Sipas mendimit tim, nuk mjafton nje popullarizim banal. Keto vlera duhet te vlejne dhe te perdoren konkretisht nepermjet mekanizmave te caktuara institucionale dhe administrative. Demokracia, si nje rregull politik, eshte e paimagjinueshme, nese nuk ka nje rregull te pershtatshem ekonomik, perndryshe liria si vlere do te humbte permbajtjen e saj, sepse ç′kuptim ka liria politike pa lirine ekonomike.

Persa i perket çeshtjes se Lirise njerezore, nuk eshte fjala ketu per sqarime te karakterit planifikues apo te synimeve, por per krijimin e nje politike qe i siguron çdo qytetari plotesimin e nevojave te rendesishme ekonomike dhe sociale. Ne jemi per me teper liri dhe drejtesi shoqerore, per stabilitet ekonomik dhe per me teper siguri. Por kjo mund te arrihet nese ne vete impenjohemi çdo dite per ndertimin e shoqerise Civile dhe marrim qendrim te nje qytetari aktiv. Per kete, ne nuk mund te presim ndihme nga Jashte; askush nuk mund te na e heqe qafe kete pune. Duhet te jete e qarte per kedo, se nuk do ta perfitojme kot nje standard jetese Europiane.

Anetaresimi ne BE nuk eshte nje ekskursion ne fundjave, zbatimi i vlerave te perbashkta Europiane do te kerkoje shume mundim, talent dhe vullnet, me qellim qe njerezit e vendeve te Ballkanit, ku bejme pjese edhe ne bullgaret, te mund te japin ndihmesen e tyre ne projektin e madh Europian. Por, le t’i kthehemi edhe nje here pyetjes suaj konkrete: une nuk mendoj se negociatat per anetaresim kane sjelle vlera negative per Bullgarine. Siç u tha tashme, problemet tona per konceptet e Vleres jane te lidhura me procesin e Tranzicionit ne Vend.

Ta shohim çeshtjen ne nje perspektive te anasjellte, duke qene se Ju folet per kontributin e vendeve te Ballkanit ne Europe: cilat vlera te Bullgarise do te ndikojne pozitivisht, sipas Jush, ne vendet e tjera te BE-se?

Identiteti bullgar dhe domethenia e tij per Europen bazohet padyshim ne te kaluaren e Vendit. Shteti bullgar ekziston prej me shume se 1300 vjetesh dhe ne fund te shekullit IX Bullgaria pati ndermarre dy hapa te rendesishme – kthimin ne te krishtere dhe marrjen e shkrimit sllav - te cilat jane per t’u pare si hapat e tij te para te Integrimit. Fjalimi i shenjte i krijueseve te alfabetit cirilik dhe emerimi i tyre si mbrojtes te Europes eshte ajo çka ne do te mund t’i jepnim Europes. Bullgaria i ka dhene Europes dhe Botes shpikesin e kompjuterave si dhe shume kengetare dhe interpretues te shquar te muzikes.

Folklori bullgar dhe “Misteri i zerit bullgar” kane imponuar dhe imponojne persosmeri dhe mosperseritje. Nje kontribut tjeter i vendit tone do te jete pa dyshim shembulli i tolerances multietnike, nje tolerance qe mundeson bashkejetesen dhe ruajtjen e shpirtgjeresise, megjithe dallimet e shumellojshme kulturore; po ashtu, potenciali i

Page 81: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

81

madh intelektual i Bullgarise, sidomos i rinise. Njekohesisht, une jam i ndergjegjshem se pa nje pergjegjesi te ndare, vetem me nje vetedije individuale dhe nacionale, nuk ndertohen vlera te perbashketa Europiane.

Ju iu referuat potencialit te madh te rinise bullgare. Kjo ben te qarte se rinia do te duhej te merrte pjese ne procesin e transformimit dhe te Integrimit. Por, nga ana tjeter, partite e Europes Juglindore kane veshtiresi persa i perket aktivizimit politik te te rinjve. Ç′duhet te ndodhe, ne menyre qe te ndryshoje kjo situate?

Ju keni te drejte; ne fakt, te rinjte interesohen gjithnje e me pak per politiken dhe partite politike. E njejta gje ndodh edhe me sindikatat. Ne duhet te bejme gjithçka, me qellim qe ata te na besojne dhe te kuptojne qe nuk po manipulohen dhe qe nuk po perdoren per interesa vetjake. Rinia nuk duhet te shfrytezohet. Me teper ne duhet t’i ndihmojme per t’i bindur qe ata mund ta percaktojne fatin e vendit dhe mund te marrin pjese ne proceset e siperpermendura. Politikanet duhet te distancohen nga genjeshtrat, gjerat e paverteta, populizmi, premtimet e pambajtura dhe zgjidhjet “e bukura”. Te rinjte nuk kane nevoje per fjale perkedhelese, por per veprime aktive, nepermjet se cilave jeta e tyre, ne fakt edhe ketu ne Bullgari, do te behet me e mire, me qellim qe atyre te mos u duhet te emigrojne per aresye financiare.

Nje sqarim per kete fenomen mua me duket se e gjejme tek individualizmi i perhapur, per te cilin ne folem tashme. Çdo qytetar dhe veçanerisht te rinjte jane gjithnje e me pak te gatshem per t’u trajtuar si pjese e nje bashkesie politike, profesioni apo ndonje tjetre. Kjo çon edhe ne kthimin mbrapa te partive politike dhe te sindikatave. Siç duket, klasa politike ne Bullgari ka nevoje per nje kulture te re politike te kompromisit dhe te konsensit, ne vend te mendjemadhesise dhe te agresionit ne jeten politike, ajo duhet t’u kthehet problemeve reale te njerezve dhe te kete nje vesh te hapur per problemet e te rinjve.

Anetaresimi i Bullgarise ne BE ka nje lidhje te madhe me Globalizmin, me te cilin vendet e kesaj bote duket se do te kene konfrontime. A luajne ndonje rol ne kete epoke te Globalizmit, sipas Jush, vlerat si solidariteti, liria dhe demokracia?

Ne thelb pyetja Juaj konsiston ne çeshtjen, nese keto vlera ne epoken e Globalizmit jane apo jo nje utopi. Globalizmi, me gjithe perparesite e tij ekonomike, ka shfaqur njekohesisht nje bote me shume boshlleqe, dhe ne fakt jo vetem tek ata qe kane apo ata qe nuk kane asgje, tek te pasurit apo te varferit, por midis zonave te paqes dhe zonave te konflikteve. Ai krijon nje bote dhe nje rrjedhe jete gjithnje e me te pasigurt dhe te varur nga rastesia, nje bote te pameshirshme, solidariteti i se ciles eshte grabitur, nje bote me nje sistem vlerash te veta, qe largohet shume nga drejtesia sociale.

Keto realitete te reja jane ne te vertete nje sfide e dhunshme per vlerat si liria, solidariteti dhe demokracia. Por, sipas mendimit tim, domethenia e tij rritet, duke qene se mundesite e reja qe ofron Globalizmi do te duheshin dhe mund te perdoreshin per rritje te vazhdueshme dhe per permiresimin e kushteve te jeteses te shumices se njerezve. Ne me teper kemi nevoje per nje bashkepunim Europian, per te zbuluar

Page 82: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

82

veçanerisht alternativat e urise, varferise, semundjeve dhe kriminalitetit. Prandaj, ne mbeshtesim edhe kerkesat e ILO-s dhe te sindikatave nderkombetare per nje “globalizim me fytyre humane”, per nje globalizim ne drejtim te rritjes, drejtesise sociale dhe stabilitetit. Ne duhet te ushtrojme edhe me tej presion ndaj Qeverise, persa i perket detyrimeve ne lidhje me qellimet zhvillimore te shekullit te ri30.

30 Keshtu qe mund te mendojme qe Objektivat per Zhvillimin e Mijevjecarit te formuluara ne vitin 2001, per shkak te deklaratave te miratuara nga vendet anetare te Organizates se Kombeve te Bashkuara, jane per mire.

Page 83: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

83

Maqedoni

Radmila Shekerinska, ish zv/kryeministre e Republikes se Maqedonise

Radmila Shekerinska eshte ngarkuar qe prej 1 nentorit te vitit 2002 me detyren e zv/kryeministres se Maqedonise si dhe me Integrimin Europian dhe koordinimin e ndihmes se Huaj. Ajo ishte nga viti 1995 deri ne 1999 kryetare e Rinise Socialdemokrate te Maqedonise dhe deri ne vitin 1999 nenkryetare e Lidhjes Socialdemokrate te Maqedonise (SDMS). Ne vitet 1996-1998 ishte anetare e Keshillit Bashkiak te qytetit te Shkupit dhe qe prej 1998 deri ne 2002 perfaqeson ne parlamentin maqedonas Lidhjen Socialdemokrate dhe mori funksione, si ne grupimin e saj parlamentar ashtu edhe ne komisionet e ndryshme parlamentare. Pas perfundimit te studimit te saj per elektronike, punoi fillimisht si asistente ne Universitet. Ne 2004 fitoi çmimin e Forumit Ekonomik Boteror dhe u be anetare e „Young Global Leaders“. Kjo bisede u zhvillua me 12 tetor 2005 ne Shkup.

Politika mund te perkufizohet si ndikim per rend dhe per organizimin e shoqerise ne baze te shfaqjes se vlerave te caktuara dhe duke u nisur nga figura e nje njeriu konkret. Si mund t’i prezantoni vlerat dhe portretin Tuaj?

Ju po me pyesni per motivimin si politikane. Ne shoqerite ne transformim, politika nuk eshte ndonje profesion i vleresuar. Shpeshhere kolege europiane me kane pyetur se çfare me ka shtyre per t’u marre me kete profesion te keqvleresuar dhe jomirenjohes. Ne pergjigjen time, nisem nga teza se jeta personale eshte e gjitha zgjedhja jone vetjake. Çeshtja e se ardhmes dhe e zhvillimit te nje vendi, nga ana tjeter, eshte nje çeshtje e zgjedhjes se perbashket. Une vendosa, ne nje kohe krize dhe transformimi te thelle te shoqerise sone, te bashkepunoja ne kete proces te ndryshimit.

Qysh ne te kaluaren, une nuk isha e kenaqur me gjendjen, ne te cilen ndodheshim. Maqedonise i nevojiteshin ndryshime dhe keto i nevojiten edhe sot. Mbi kete çeshtje mbizoteron konsensusi. Si rrjedhoje, lindin dy pyetje: cilat ndryshime? Kush duhet t’i nxise keto ndryshime? Per te dyja pyetjet ka pikenisje te ndryshme. Sipas mendimit tim, trashegimia e keqe e Socializmit dhe e Lidhjes se Shteteve te Jugosllavise se meparshme i detyrohet pasivitetit tone si qytetare.

Kete une e them pa qene 100% kritikuese e Socializmit. Ne keto 50 vjet, Maqedonia ka ndryshuar shume. Nga nje vend i prirur kryesisht nga bujqesia dhe pamjaftueshmerisht i aresimuar, ne zhvilluam nje shoqeri ku formimi arsimor ka nje rol te rendesishem. Por, para se gjithash, ne 20 vjetet e fundit te Socializmit, populli i Maqedonise ashtu si republikat e tjera perberese, u mesua qe dikush tjeter t’i merrte vendimet nga lart. Por kjo eshte shume antidemokratike. Nga ana tjeter, qe sipas mendimit tim eshte akoma me keq, kjo nenkuptonte nje gjendje te nje konformiteti te kushtezuar: une nuk vendos asgje, prandaj s’kam asnje pergjegjesi. Pikerisht ne kete drejtim, besoj, u zhvillua nje nga reformat me te thella qe kemi patur ne 15 vitet e fundit – gatishmeria per marrjen e pergjegjesive personale dhe te perbashketa. Une mendoj se detyra me e veshtire qe kane politikanet ne kete rajon dhe ne kete kohe, eshte te percaktojne perspektivat, te punojne per ’to dhe te kujdesen per nxitjen e ndryshimeve perkatese ne shoqeri.

Page 84: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

84

Veprimi i pergjegjshem perben per Ju, me sa duket, nje nga kategorite qendrore ne jeten e sotme politike te Maqedonise. Shfaqje vlerash jane p.sh. gjithashtu barazia, liria dhe solidariteti. A eshte ndonje nga vlerat e permenduara shume e rendesishme per Ju?

Nese do ta vazhdoja me tej pergjigjen time, do te isha perpjekur te gjeja nje barazpeshim midis principit te pergjegjesise individuale dhe atij te solidaritetit. Une kam vendosur t’Iu jap kete pergjigje, sepse jam e mendimit qe ne pikerisht na mungon ajo çka pershkrova me siper. Per mua personalisht, edhe barazia e shanseve ben pjese ne vlerat themelore, e cila behet e mundur permes principit te solidaritetit. Principi i barazise se shanseve mund te trajtohet tek ne ne pikepamje te ndryshme. Deri vone, ne retoriken politike dominonte fokusimi per etnine, d.m.th. barazia e shanseve per anetaret e te gjitha grupeve etnike. Kjo ishte per Maqedonine me siguri shume e rendesishme. Nuk ka asnje shoqeri multietnike te qendrueshme – çka sidoqofte eshte shume e veshtire - pa nje barazi shansesh. Por principi permban akoma me shume, ai duhet te lidhet me gjinite dhe te jete social. Sigurisht, liria dhe te drejtat e Njeriut jane per mua themelore, por nese do te me duhej te zgjidhja, do te thosha se principi i barazise se shanseve eshte per mua personalisht shume i rendesishem.

Nese do te benim nje krahasim me kohet e shkuara - po themi para 20 ose 30 vjeteve – a verehet ndonje ndryshim i vlerave ne shoqeri, apo ne thelb kane mbetur te njejtat?

Kjo eshte nje pyetje e veshtire. Ne politike, ne analizojme çdo dite te tashme dhe harrojme te kthejme njehere kohen 20 apo 30 vjet pas. Por, meqe jemi nje shoqeri ne fazen e transformimit, per kete nuk ka ndonje pergjigje perfundimtare. Disa fusha te shoqerise kane ndryshuar shume shpejt e disa te tjera aspak. I tille ishte dhe eshte ende principi i Solidaritetit, nje veçori themelore e shoqerise maqedonase. Ndersa principe te tilla si liria, te drejtat e njeriut dhe demokracia, sipas mendimit tim, jane pranuar vetem tani vone. Nese analizojme shoqerine maqedonase dhe pikat e saj te dobeta, mua me duken pikat e dobeta tipike edhe per shoqeri te tjera europiane, vetem se keto probleme tek ne jane me te theksuara.

Pozitivja e shoqerise maqedonase – dhe me kete nuk kam parasysh „konceptin etnik“- eshte sinqeriteti i madh, i cili e karakterizon si ndaj te tjereve brenda komunitetit te vet, ashtu edhe jashte tij. Ne kete pikepamje, shoqeria maqedonase nuk eshte aq ksenofobe, nese njeheresh ekziston nje fare mase mosbesimi dhe frike midis grupeve etnike. Kjo na detyron t’i kthehemi ndikimit te ngjarjeve perreth nesh dhe konflikteve te panumerta te Ballkanit. Por, te gjitha sondazhet e kryera nder komunitetet maqedonase, shqiptare dhe ne ato me te vogla etnike, tregojne se nuk ka asnje lloj interesi per te nxitur ndonje konflikt apo ndonje zgjidhje radikale ekstreme ushtarake. Kjo eshte nje baze e mire dhe ne nje shtet te tille eshte e rendesishme te krijosh nje mirebesim me te thelle, permes nje komunikimi me te mire midis bashkesive etnike.

Kthehemi perseri te Ju si politikane. Ne kemi degjuar diçka per motivimin Tuaj. Si vendoset te hyni ne Politike?

Kjo ndodhi faktikisht shume rastesisht dhe e paplanifikuar. Jo se diploma ime ka te beje me politiken. Une jam inxhiniere elektronike dhe kam punuar si asistente shkencore ne

Page 85: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

85

Fakultetin per Elektronike ne Universitetin e Shkupit. Planet e mia profesionale shkonin me shume ne drejtimin e nje piste akademike dhe teknike. Kur u bera anetare e partise politike SDSM, ne rradhe te pare kisha vetem qellimin te mbeshtesja politiken e saj dhe isha e bindjes se njeriu duhej te bente pjese ne kete kohe kthese ne nje parti te tille, ku nuk ofroheshin zgjidhje radikale, por racionale. Kjo ndodhi me 1992, kur une perkrahja aktivitetet e nje deputeti te SDSM- se. Por, ndodhi qe me pas gradualisht po merresha gjithnje e me intensivisht me politiken. Deri ne 2002 nuk do te thoja se politika eshte profesioni im, por tashme nuk kam si e fsheh.

A ekzistojne shembuj apo udherrefyes ne angazhimin Tuaj politik, edhe nese shprehemi me teper per nje piste te shkallezuar, pa pasur parasysh thjesht pervojen profesionale si politikane?

Ne jemi nje vend i vogel, andaj nuk kemi sistem qe te funksionoje mire me „mentore politike“. Kur hyra ne politike, me 1992, SDSM- ja nuk ishte nje parti me shume te rinj brenda saj, sepse ne fillim te viteve ’90 ajo ndjente nje retorike me te rende. Ne te pakteve, te cilet u beme asokohe anetare partie, kryesia e partise na kushtonte shume vemendje. Presidenti i deritanishem, ministri i Financave dhe ambasadori yne ne Athine, ishin atehere ne kryesine e partise, dhe ata na kane ndihmuar shume per t’u perfshire ne politike.

A do t’u sugjeronit te rinjve te sotem te futen dhe te angazhohen ne politike?

Atyre, te cilet me te vertete duan te bejne diçka, ua sugjeroj me gjithe zemer. Shume nga shoket, koleget e mi dhe njerezit qe i çmoj shume, me thone se nuk do te futeshin ne politike, mbasi ky eshte nje profesion i pandershem dhe mosmirenjohes dhe sepse politika duket shpesh vetem si lufte per interesa personale. Por, nese njerez te tille, te cilet i bezdis kjo gje dhe do te donin ta ndryshonin nje gjendje te tille, nuk e kthejne koken nga politika, atehere kjo do te merrte tatepjeten. Atehere une e them me kenaqesi: eshte shume e thjeshte te qendrosh menjane, te vezhgosh dhe te kritikosh. Kush mendon se skena politike ne Maqedoni ka nevoje per forca te reja duhet te jete edhe i gatshem per te investuar. Politika eshte nje profesion, i cili te merr kohe 24 ore ne dite dhe 365 dite ne vit. Ne kete kuptim, ky profesion duket si mosmirenjohes. Nese une do te shkoj ne nje dyqan tjeter te blej buke, jam ende nje politikane dhe duhet te bej kujdes, se si duhet te sillem, me ke te flas dhe çfare te them. Ndonjehere kjo eshte stresuese. Por, nga ana tjeter, ne politike mund te mbledhesh brenda nje harku te shkurter kohor me shume pervoja se sa ne nje profesion tjeter. Ne keto 10 vjet une kam njohur kaq shume njerez, kam patur kaq shume pervoja, kam pare dhe degjuar aq shume, sa ne nje profesion tjeter do t’i kisha perftuar ne 30 vjet afersisht.

Si politikane jeni bere e njohur per efektivitetin dhe eficiencen Tuaj. Nese mendoni per virtytet, cilat do te ishin ato qe duhej te mbarte patjeter nje politikan? A nuk i duhet atij pak zgjuarsi, trimeri, maturi dhe ndjenja e barazise?

Ka tre tipare kryesore, pa te cilat nuk mund te kete kuptim jeta ne politike. E para, nevojitet vendosmeri, e dyta te degjosh me vemendje dhe e treta duhet te jesh i

Page 86: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

86

ndershem ne punen tende - ne kuptimin e gjere te fjales. Ka shume politikane te ndershem qe nuk arrijne ne asnje rezultat, sepse nuk marrin vendime. Ka gjithashtu nga ata politikane, te cilet marrin vendime, por pa degjuar mendimin e te tjereve. Ne kete menyre, ata jane pjese te skuadres se tyre, por nuk do t’ia dalin te jene pjese ne pozicione drejtuese. Gjithashtu e rendesishme eshte, kete ende nuk e kam permendur, qe nje politikan duhet te kontrolloje „sqimen“ e tij: ne jemi vazhdimisht te pranishem ne media dhe, nese bejme ndonje gabim ne politike dhe nuk e tregojme, por e fshehim per te mbrojtur etiken tone, kjo gje eshte shume e keqe. Duhet thene qe ne fillim: edhe mua mund te me shpetojne gabime, por une perpiqem qe ato te jene sa me te vogla. Qe kjo te jete e mundur, duhet patur edhe nje vesh hapur per mendimet e te tjereve.

Sa e rendesishme eshte per Ju – si politikane dhe si njeri i thjeshte – barazia? Çfare vendi ze kjo ne vlerat Tuaja?

Per mua personalisht - dhe shpresoj te jete keshtu edhe per shume politikane te tjere e qytetare te Maqedonise - barazia eshte nje koncept, i cili na eshte ngulitur qysh ne femijeri, si nepermjet letersise qe kemi lexuar, ashtu edhe nepermjet filmave qe kemi pare. Heronjte e tyre p.sh. japin mesazhin se barazia eshte nje model, i cili vlen gjithmone. Ajo duhet te jete baza, mbi te cilen ne duhet te zhvillojme personalititetin tone. Ajo nuk eshte vetem nje koncept njerezor, por edhe shoqeror-racional.

Une deshiroj te flasim pak edhe per Integrimin Europian te Maqedonise. A mendoni Ju se Maqedonia eshte gati per t’u bere anetare e BE- se, apo duhet te behen akoma me shume hapa qe vendi te futet ne BE?

Per ta thene ndershmerisht dhe hapur: momentalisht Maqedonia nuk eshte e pershtatshme ende per t’u bere anetare e BE-se. Por, Maqedonia eshte e gatshme per statusin e nje vendi kandidat per t’u futur ne BE. Une dua t’Ju tregoj pikepamjen time per barazine. Te nje pjese e qytetareve te Republikes se Maqedonise ka nje tendence te njohur per te apeluar barazine Europiane, ne menyre qe vendit t’i takoje nje status hyres ne BE. Ne situata te tilla, them se Maqedonia ne 15 vitet e fundit te pavaresise se saj ishte nje partnere luajale dhe e besuar e BE-se. Ne çdo krize qe ka pesuar BE- ja, Maqedonia i ka ofruar ndihme dhe e ka mbajtur premtimin e saj. Ne kemi vene ne dispozicion vendin tone per misione ushtarake dhe policore te BE-se, si pika mbeshtetese, dhe kemi pranuar shume emigrante nga vendet fqinje.

Por une nuk jam e mendimit se ky eshte argumenti yne i vetem, dhe une nuk besoj se kjo mjafton. Sigurisht, do te me dukej e drejte nese BE-ja do te reagonte pozitivisht per kerkesen e Maqedonise. Por ne duhet ta bindim BE-ne dhe vendet anetare se hyrja jone ne BE ia vlen. Maqedonia ka ndryshuar shume dhe tashme ploteson nje pjese te madhe te kritereve te BE-se. Ka nje ekonomi stabel, por qe akoma nuk eshte aq e forte per konkurrence. Por ky ishte gjithsesi nje problem i shume vendeve qe jane pranuar - edhe raportet e meparshme te Komisionit Europian e tregojne kete gje per vendet qe donin te futeshin ne BE dhe qe me 2004-n u bene anetare. Por, bisedimet per kushtet e vendosura per keto vende çuan ne ndryshime te medha, dhe ne momentin e futjes se tyre ne BE ato ishin te gatshme. Me pak fjale, ne jemi per kushtet e reja, per nje

Page 87: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

87

kontroll te forte permes BE-se, por edhe per nje vendim qe mund ta mbeshteste Maqedonine.

A e shihni Ju BE-ne ne nje krize, duke pasur parasysh referendumet e deshtuara per çeshtjen e Kushtetutes ne France dhe ne Hollande? Dhe, nese eshte keshtu, a besoni se do te kete ndikime edhe ne Ballkan?

Duket hapur se BE-ja deri tani ka bere nje kontroll te vetvetes. Kjo spikat ne shume vende, dhe une mendoj se ne struktura te tilla komplekse, siç i ka BE-ja, kjo eshte diçka normale. Po te kemi parasysh 50 vitet e fundit te kontinentit Europian, kete kohe mund ta pershkruanim si epoken e shume revolucioneve te vogla dhe si nje revolucion te dhunshem, por te heshtur. Ky revolucion ka transformuar te gjithe kontinentin, por ka sjelle gjithashtu edhe probleme. BE-ja perpiqet te gjeje pergjigje per pyetjen se sa larg do te shkoje zgjerimi i saj dhe ne cilat principe dhe vlera baze duhet te mbeshtetet ai: ne efiçence, pushtet, solidaritet, apo ne te trija bashke?

Vendet anetare s’ndajne te njejten histori, as kane te njejtat tradita apo zakone. Ne kete pike linden dyshime siperfaqesore, te cilat duheshin trajtuar ne procesin e Ratifikimit. Mua me duket se te dy referendumet kane nje ndikim negativ ne procesin e zgjerimit te BE-se, nderkohe qe zgjerimi drejt Lindjes ishte sukses i nje BE-je koshiente dhe te forte. Ishte e qarte se Gjermania dhe Franca moren ne dore drejtimin, perkufizuan konceptin dhe pastaj bene gjithçka qe ai te dilte me sukses.

Per kete bashkim, Ballkani do te ishte nje vogelsire, pas sqarimit te çeshtjeve te statutit, nen optiken e zgjerimit te BE-se. Maqedonia ka gjithsej 2 milione banore. Nese neser do te behej shtet - anetar, askush nuk do te perftonte ndonje efekt negativ sa per te gjurmuar mbi kete vendim. Por, ne kete rast, behet fjale per nje vendim edhe me madhor: çfare do te ndodhe me Ballkanin? Nuk ka asnje perligjje strategjike apo politike per tezen se BE-ja pa Ballkanin nuk do te ishte i plote. Çmimi i nje Ballkani te integruar do te ishte shume here me i larte se çmimi i integrimit te vete Bashkimit. Prandaj, vendimi i BE-se per te filluar negociatat me Kroacine vleresohet pozitivisht, dhe ne shpresojme se kjo eshte nje shenje qe procesi te vazhdoje me tej.

Page 88: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

88

Teuta Arifi, Nenkryetare e partise BDI dhe parlamentare

Si profesore per studime multikulturore ne universitetin e Tetoves, Dr. Teuta Arifi eshte njekohesisht nenkryetare e Bashkimit Demokratik per Integrim, te partise shqiptare te themeluar ne 2002 ne Republiken e Maqedonise, dhe tashme deputete ne Parlament. Ajo eshte nje nga figurat politike me te njohura te shqiptareve te Maqedonise, kryetare e komisionit parlamentar per Marredheniet Nnderkombetare dhe anetare e delegacionit te Parlamentit maqedonas ne Keshillin e Europes. Si shkencetare dhe si politikane, ajo i kushtohet veçanerisht temes se pakicave kombetare shqiptare ne Maqedoni si dhe çeshtjes se barazise Gjinore. Biseda u zhvillua me 13 tetor 2005 ne Shkup.

Zonja Dr. Arifi, Ju jini aktive si shkencetare dhe si politikane. Nese politika perkufizohet si ndikuese ne rend dhe ne formezimin e shoqerise mbi bazen e vlerave te caktuara dhe nje shembulli konkret njerezor - cilat jane vlerat Tuaja dhe imazhi njerezor?

Per mua jane te rendesishme sinqeriteti dhe zelli, te folurit hapur per çeshtje te qenesishme, ne menyre te drejtperdrejte dhe kur lufton gjithnje per te njejtat te drejta per te gjithe. Keto jane vlerat e mia personale, per te cilat une jam perpjekur para se te behesha politikane. Persa i perket imazhit tim njerezor, une e shoh ndryshimin thelbesor midis Njeriut dhe qenieve te tjera te gjalla ne ndergjegjen e Njeriut. Tipari kryesor i Njeriut eshte ndergjegja e tij, kjo pike per mua eshte me e rendesishmja.

Ju jeni deputete e partise se re „Bashkimi Damokratik per Integrim“, e cila mbeshtetet mbi grupin e popullsise shqiptare te Maqedonise. Si qendron partia juaj ne raport me vlerat socialdemokrate - natyrisht qe keto vlera ekzistojne edhe ne parti te tjera politike - liri, drejtesi, solidaritet?

Ne programin e partise sone ne kemi caktuar kater vlera baze: barazi shoqerore, barazi mundesish, solidaritet dhe liri. Siç e shihni, ne ndajme te njejtat vlera qe Ju permendet.

Besimi dhe feja me pare kishin nje domethenie te madhe per formimin e vlerave ne nje shoqeri. Pjeserisht keto jane edhe sot, ndonese pesha e tyre ne shoqerite perendimore ka rene ndjeshem. Sa i madh eshte roli qe luan besimi dhe feja ne shoqerine e sotme maqedonase, sipas mendimit Tuaj?

Ne princip, feja eshte pjese e rendesishme e çdo shoqerie. Si pjese e jetes se te gjithe njerezve, ajo ka sigurisht nje ndikim ne faktin se çfare vlerash formohen ne nje shoqeri si dhe ne lidhjet e njerezve midis njeri-tjetrit. Mua me duket me shume rendesi veçanerisht vlera e solidaritetit. Ne programin tone te partise, ne te kundert - dhe kjo do te thote ne prezantimet politike qe ne kemi dhe duam te transmetojme - ne jemi pro konceptit te shoqerise dhe shtetit laik. Ne jemi per ndarjen e shtetit nga besimi, meqenese, sipas mendimit tone, shoqerite tolerante krijohen vetem nga shoqeri laike. Kjo vlen veçanerisht per shoqeri me shume besime.

Sic u be e qarte, Ju jini anetare e njeres prej partive me te reja, pra te themeluar ne 2002. Si u prit ngjitja juaj ne politike?

Page 89: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

89

Ne fakt, une jam profesore universiteti dhe vij nga jeta akademike. Por, ndonese kam shkruar me pare edhe tekste politike, nuk kam qene kurre anetare e nje organizmi politik. Une erdha ne politike kur, pas nenshkrimit te Marreveshjes se Ohrit ne vitin 2001 dhe kur nepermjet saj perfundoi konflikti31, u be e qarte se njerezit qe ishin pjese e gueriles se meparshme duhej te ndikonin gjithashtu ne jeten politike. Nga ana tjeter, dukej sheshit se bllokut politik te shqiptareve i nevojiteshin forca politike qe te perpiqeshin per zbatimin e plote te Marreveshjes se Ohrit dhe te vlerave te saj. Sipas mendimit tim, edhe intelektualet duhej te ndikonin ne levizjet dhe jeten politike, duke qene se politika ka nevoje per vlera dhe qendrime intelektuale.

A ka persona qe kane ndikuar tek Ju si shembuj apo mentore ne karrieren politike dhe akademike?

Persa i perket jetes akademike, mentori im ka qene i mbivleresuari profesor Ferid Muhic. Ai me udhehiqte gjate zhvillimit tim akademik, nga studimi deri ne promovim. Muhic eshte nje nga filozofet me te shquar te Rajonit dhe ne kohen e komunizmit ishte i njohur per qendrimet e tij lidhur me tolerancen dhe bashkejetesen nderetnike. Prandaj ai ishte per mua nje shembull, ne zhvillimin personal dhe politik por edhe si intelektual. Natyrisht, une kam marre edhe shume ide politike nga tekste nderkombetare, pa qene nevoja t’i permend. Une kam lexuar vepra te Henry Kissinger, prej te cilit kam mesuar shume, si dhe te Winston Churchill dhe kete vazhdoj ta bej ende.

Ne bisedat tona behet fjale per politikane te Vendit, per vlerat qe fshihen pas veprimeve politike. Per t’u rikthyer ne idealet tashme te permendura socialdemokrate – cfare iu lidh Ju me keto? Mua me duket se partia Juaj ka nje organizim te ndjeshem socialdemokrat.

Personalisht kam bindje socialdemokrate dhe perpiqem qe edhe partia te synoje nje orientim te tille. Ne fakt, ne partine tone, ne distancohemi nga nje orientim i paster ideologjik, sepse duket qe eshte heret te percaktosh nje drejtim te caktuar, por mua me duket ideja social-demokrate shume e drejte dhe ne duhet ta bejme ate akoma me te forte. Per mua vlerat e Demokracise Sociale - te drejtat sociale, aspekti i trajtimit te te huajve, te te tjereve dhe te femrave – jane vlera progresive, te cilat ne duhet t’i nxisim. Si parti politike, ne kemi bere dhe vazhdojme te bejme shume ne kuadrin e te drejtave etnike; diskutimi mbi orientimin etnik rezulton per ne shume i rendesishem. Por, une

31 Marreveshja e nenshkruar me 13 gusht 2001, me ndermjetesimin e BE-se dhe SHBA-ve ne Oher midis perfaqesuesve te popullit shqiptar dhe sllav te Maqedonise i dha fund konfliktit te lindur nga aksionet e partizaneve ekstremiste shqiptare ne veriperendim te Vendit. Bashkimi Demokratik per Integrim u themelua ne fundin e majit te 2002-it dhe hyri ne nentor te po atij viti ne nje qeveri koalicioni me Lidhjen Socialdemokrate te Maqedonise.

Page 90: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

90

jam e bindur qe nje parti politike duhet te kete nje linje ideologjike - qofte e majte, e djathte apo ne qender - ne do te kemi gjithashtu brenda partise sone shume diskutime ideologjike dhe nuk do te mund te kufizohemi ne aspektin etnik dhe ne te drejtat nderetnike.

Me aspektin e marredhenieve nderetnike dhe me te drejtat e grupeve etnike, Ju kini permendur padyshim nje ceshtje sociale te zhvillimit politik te Maqedonise ne vitet e fundit. Duke marre paraysh kete, cfare do te diskutohet ne partine tuaj? Si e imagjinoni bashkejetesen e bashkesive etnike?

Per detyrimin tone politik ishte nje sfide e madhe krijimi i nje kuadri ligjor, i cili, nisur nga Marreveshja e Ohrit, rregullon marredheniet dhe te drejtat etnike ne menyre permbledhese dhe perfundimtare ne Maqedoni. Çeshtjet kryesore vertiteshin gjate asaj kohe mbi arsimin e larte ne gjuhen shqipe dhe mbi universitetin e Tetoves; per Decentralizimin qe ne fakt eshte nje çeshtje polike por qe kishte nje dimension etnik; per perdorimin e gjuhes, te gjuhes shqipe ne pasaporte dhe ne dokumenta te tjera; per çeshtjen e flamujve etnike, qe gjithashtu jane çeshtje etnike. E gjitha kjo kishte prioritet te madh per mandatin tone politik. Por kjo do te ndryshoje ne te ardhmen, sepse ne i kemi mbyllur tashme keto çeshtje dhe i kemi rregulluar me norma te drejtash pozitive.

Nese me pyesni per perfytyrimet tona mbi bashkejetesen e grupeve etnike ne Maqedoni - sigurisht qe ne perpiqemi per nje Maqedoni, ku te jene te integruara te gjitha bashkesite etnike. Ne perpiqemi gjithashtu per trajtimin e barabarte dhe per te drejta e shanse te njejta, pra per principin e mosdiskriminimit, çka mundeson krijimin e nje shoqerie te integruar ne pergjithesi.

A shiheni Ju ne partine Tuaj si perfaqesuese interesash ekskluzive apo kryesore te pakices apo bashkesise Suaj etnike, pra te shqiptareve, apo kuptoheni si nje luftetare per te drejtat e gjithe bashkesive etnike qe jetojne ne Maqedoni?

Ne jemi te mendimit qe, ndersa perpiqemi per te drejtat tona, duhet te bejme dicka edhe per te drejtat e te tjereve. Ne programin tone politik shprehet se ne duhet te krijojme partneritet me bashkesi te tjera etnike ne Maqedoni. Marreveshja e Ohrit ofron mundesi dhe shanse te barabarta per gjithe shoqerite etnike. Kur ne, p.sh. perpiqemi per mundesi punesimi te drejta dhe te njejta per bashkesite etnike ne sektorin publik, diçka edhe ne polici, ky aktivizim do te behej ne menyre proporcionale edhe sipas perqindjes se çdo grupi etnik ne popullsi. Kur lufton per zbatimin e te drejtave te minoriteteve, s’ka pse ta besh kete gje vetem per grupin tend, por duhet t’i ndash keto vlera edhe me te tjeret. Mendimi yne eshte qe keto vlera dhe te drejta duhet te vlejne per te gjithe. Edhe pse Marreveshja e Ohrit nuk e parashikonte, ne kemi mbeshtetur idene qe te dhenat personale ne faqen e dyte te pasaportes te shkruhen ne gjuhen amtare te poseduesit. Por vetem nese ai e deshiron kete gje.

Ndoshta disa kane dyshime se me kete do t’iu dallohej menjehere perkatesia etnike dhe do t’iu vihej vula: Ju i perkisni ketij apo atij grupi?

Page 91: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

91

Kjo mund te qendroje, por une mendoj qe njerezit duhet ta kene mundesine per t’i vendosur te dhenat ne pasaporte ne gjuhen e tyre - dhe kjo pikerisht si nje e drejte, qe atyre t’u merret parasysh. Qe te dhenat te qendrojne ne faqen e pare te pasaportes edhe ne gjuhen shqipe, per kete ka mendime te kunderta. Disa frikesohen se kjo mund t’i çoje ne nje diskriminim. Mbi kete dua te pergjigjem se perkatesia etnike eshte si nje kryq, i cili duhet mbajtur edhe pse ndonjehere mund te jete i rende. Por njeriu mund te jete edhe krenar per kete gje dhe te perfaqesoje lidhje tolerante ne shoqeri. Te tjeret do te ambjentohen brenda dy vjetesh me faktin se ekzistojne njerez me pasaporta dhe te dhena ne nje gjuhe tjeter. Kjo nuk eshte kaq e keqe dhe as fundi i Botes.

Pasi biseduam per disa çeshtje themelore te brendshme maqedonase, deshiroj te ndalemi te Bashkimi Europian. A besoni se vendi Juaj eshte tashme i pjekur?

Vendi im sigurisht qe nuk eshte shume i arrire per t’u bere anetar i plote ne vitin 2006. Por eshte i pershtatshem per anetaresim ne 2007- en.

Çfare kini parasysh me statusin e kandidatit? Perse eshte kjo kaq e rendesishme per Ju?

Ne do te kemi nje temp me te shpejte dhe pa nderprerje ne reformat. Ne do te kemi me shume partneritet. Si vend kandidat per antaresim ne mund te perftojme perfshirje ne fondet per mbeshtetjen e reformave te brendshme, çka do te ishte nje sinjal i rendesishem per qytetaret tane. Qytetaret maqedonas kane lene pas tyre nje kohe te gjate trazirash por edhe stabilizimi te vendit pas nje konflikti. Pavaresisht se para nesh shtrihen ende shume vite pune te rende, qellimi yne eshte i qarte: antaresimi ne BE, dhe ky eshte shume i rendesishem per ne, mbi bazen e arsyeve te siperpermendura. Perveç kesaj, kjo arritje do te kishte nje rendesi te madhe edhe per Rajonin, do te jepte sinjalin se ne po ndjekim rrugen e duhur dhe se ja vlen te perpiqesh per stabilitetin dhe lirine, per nje shoqeri multietnike dhe perkatesisht per zbatimin e Marreveshjes se Ohrit, si nje trase e qarte e Maqedonise per ne BE.

Vezhguesit politike ne vendin Tuaj flasin per nje shtet shume te thyeshem. A e shihni edhe ju po keshtu, qe situata e deritanishme eshte ende e thyeshme? A ekziston rreziku i mundshem se tensionet etnike do te shperthejne serish?

Une jam e mendimit se shteti ose shoqeria jone jane veçanerisht shume te thyeshem. Se fundmi ne arritem t’i kapercenim kohet me te veshtira. Nese ne marrim nje pergjigje negative kur te krijohet pershtypja qe ne procesin e antaresimit ne NATO e ne BE nuk po behen perparime dhe interesat tona nuk behen te njohura - atehere kam frike se do te dergohet nje sinjal i gabuar. Sepse kjo do te thoshte se ne jemi perpjekur me kot per funksionimin e nje shoqerie multietnike.

Klasa politike ne Gjermani eshte e mendimit se shume probleme ne Ballkan mund te zgjidhen nepermjet nje integrimi afatmesem ne BE. A ndani Ju ne thelb te njejtat pritshmeri optimiste?

Po, sigurisht. Eshte shume e rendesishme t’i jepet Ballkanit nje perpektive Europiane, sepse perspektiva e nje anetaresimi ne BE eshte pergjigja per te gjitha problemet etnike

Page 92: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

92

si dhe per te gjitha projektimet negative, te cilat propozojne zgjidhje etnike dhe territoriale. Per vendet e Ballkanit nuk ka asnje perspektive tjeter perveç asaj Europiane. Lirisht ne duhet te kryejme punen dhe detyrat tona ketu, por gjithashtu ne presim nga institucionet ne Bruksel nje pergjigje te drejte dhe pozitive. Rajoni dhe pikerisht Maqedonia eshte pas Marreveshjes se Ohrit nje vend, ne te cilin Bashkesia nderkombetare e shteteve ka investuar shume persa i perket lirise dhe organizimit te nje shoqerie te re – nese kemi parasysh mjetet financiare per ushtaraket, procesin e çarmatosjes ose per krijimin e vlerave te reja. Te gjitha keto jane investime direkte te komunitetit nderkombetar, vecanerisht te BE- se, dhe prandaj ne themi se ky komunitet shtetesh do t’i mbroje investimet e tij.

Nese veshtrojme jo vetem prezencen e ushtareve ose Europol-in, por edhe te organizatave joqeveritare, ndryshimet e OJQ-ve ketu ne vend nga presioni i BE-se ose nxitjen e tyre nepermjet BE-se – çfare ndikimi ka pasur komuniteti nderkombetar mbi ndryshimet e shoqerise maqedonase ne 15 vitet e fundit? A ka ndryshuar sistemi i vlerave?

Sipas mendimit tim, prania e komunitetit nderkombetar eshte nje nga gjerat me te mira qe mund te ndodhte ne Maqedoni. Nje fare prezence nderkombetare ne e kishim qysh pas pavaresise se Shtetit, por une mendoj se nderhyrja e Woodrow Wilson per Maqedonine ishte atehere shume e rendesishme, sepse ai na kurseu nga nje lufte civile. Qe komuniteti i shteteve nderkombetare nderhyri ne konfliktin tone, ne te kundert me konfliktet e tjera ne Rajon, kjo kontribuoi thelbesisht qe ne te mund ta stabilizonim shoqerine tone pas konfliktit. Prandaj e vleresoj pozitivisht rolin e komunitetit te shteteve nderkombetare dhe pranine e tij nuk e kam kuptuar kurre si nje lloj presioni. Nga ana tjeter – ishte deshira per te na ndihmuar, ne menyre qe ne, sa me shpejt te ishte e mundur, te beheshim antare te Klubit te vendeve, te cilet ndanin te njejtat vlera: demokracine, te drejtat e Njeriut, shanse te barabarta per te gjithe dhe me gjithe shumellojshmerite, zhvillimin e tolerances. Natyrisht, keto vlera duhet te jene edhe pjese e sistemit tone politik gjitheperfshires, dhe une mendoj se kjo rrezaton tek te gjithe.

Por, a eshte pritur kjo ne shoqeri, ne popullin e thjeshte, po ne te njejten menyre? A ka ndryshuar, per shkak te ketij ndikimi, mendimi ne popull ne 15 vitet e fundit?

Le t’u hedhim nje sy sondazheve me te reja. Mbi 80% e qytetareve jane per anetaresimin ne BE, pra duan te ndajne vlerat Europiane, si nga ana politike ashtu dhe, siç vetkuptohet, nga ana ekonomike. Ketu konstatohet nje ndryshim pozitiv, nese trajtojme miratimin per anetaresimin ne NATO. Direkt pas konfliktit, ne popullaten shqiptare ky aprovim ishte i larte me 80%, ne te kundert tek maqedonasit shume i ulet, çka perben kthim mbrapa ne perceptimin e ndryshem te konfliktit dhe te nderhyrjes nderkombetare. Ne anketat e fundit, 70% te te dyja grupeve te popullsise jane kunder nje antaresimi ne NATO te Maqedonise. Ndoshta na jane dashur shume kohe per t’i kuptuar keto vlera. Qytetaret kane nje mendim pozitiv per komunitetin e shteteve nderkombetare, por ata natyrisht nuk kane kontakte te perditshme me perfaqesuesit e tyre, ashtu si ne. Ata kane perftuar efekte pozitive e projekte te panumerta

Page 93: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

93

nderkombetare dhe kjo do te jete me siguri po keshtu edhe ne te ardhmen, nese do te kete me shume investime te huaja dhe nderkombetare.

Zonja Arifi, Ju kini hyre ne jeten politike ne nje kohe kur per shkak te konfliktit te shoqerise maqedonase nuk ishte nje terren i lehte. Çfare e karakterizon sipas Jush nje politikan te mire, çfare veçorish duhet te kete ai ose ajo?

Kjo eshte nje pyetje e drejte filozofike, e cila kerkon pak kohe per t’u menduar. Se pari, nje politikan i mire duhet ta marre profesionin e tij seriozisht dhe jo ta shohe si nje mundesi per t’u profilizuar ne nje kohe te shkurter personalisht, ose per t’u ngjitur nga thellesite e anonimatit ne publikun e gjere. Nje politikan i mire eshte dikush qe e kupton politiken si artin e mundesive dhe perpiqet me mjete demokratike te vendose me te miren e mundshme per zgjedhesit e tij dhe per qytetaret e shtetit te tij. Nje politikan i mire eshte dikush qe perpiqet per te drejtat e te gjithe njerezve, edhe per te drejtat e atyre qe jane ndryshe nga ai. Ne mandatin e tij ai perpiqet te beje diçka, çka nuk e ka bere askush para tij – ai duhet te jete pak me revolucionar se sa te tjeret, edhe nese nuk eshte e pershtatshme per ’te ne partine e tij. Por prandaj ia vlen te jesh politikan. Nje politikan i mire mund t’i binde te tjeret se politika e tij eshte me e mira - edhe ne praktike. Ai u qendron perballe kundershtareve politike, eshte i forte, i bindshem ne argumenta. Ne partine e tij, ai eshte nje shpirt kritik dhe merr qendrim kritik ndaj punes se kolegeve te partise se tij. Se fundi, nje politikan i mire duhej te bente kompromise ne menyre qe te arrihet zgjedhja me e mire. Por ai nuk lejohet te beje kompromise mbi personalitetin dhe vlerat e tij njerezore.

Page 94: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

94

Mirjana Borota-Popovska, Universiteti “Sh.Cirili dhe Metodi”

Dr. Mirjana Borota-Popovska drejton Qendren per Zhvillimin e Burimeve Njerezore ne Institutin per Studime Sociologjike, Politike dhe Ligjore te Universitetit “Ciril e Metodij” ne Shkup. Krahas organizimit dhe pjesemarrjes ne projekte te shumta kerkimore dhe aktivizimit te metejshem per shkollat e larta, ajo drejton gjithashtu programe trajnimi per menaxhim ne fushat e tregtise se lire, administrimit publik dhe organizatat joqeveritare. Biseda u zhvillua me 12 tetor ne Shkup.

Zonja Dr. Mirjana Borota-Popovska, ju jeni drejtoreshe e qendres per zhvillimin e menaxhimit dhe burimeve njerezore. A mund te na pasqyroni se cilat jane pikat kyçe te kerkimeve Tuaja?

Ne Institutin per Kerkime Sociologjike, Politike dhe Juridike une merrem me kerkimin e praktikes menaxhuese dhe vlerat e lidhura me te. Kerkimi i fundit permblodhi, ne saje te nje shembulli perfaqesues, se çfare qendrimi kane punonjesit ne punen e tyre. Keshtu qe, nepermjet studimit, u kerkua se si jane te ndertuara vendet dhe sistemi i punes. Rezultatet e studimit, te cilat lene te krahasohen, bazohen te pushteti dhe ndikimi, vlerat e punes, rendimenti, femrat si punonjese dhe menaxhere si dhe te komunikimi brenda ndermarrjes.

Nje studim tjeter i ri i kushtohet decentralizimit, si nje proces aktual shume i rendesishem. Konkretisht, u kerkua se çfare kuptojne qytetaret me decentralizim dhe ne se ata besojne qe sherbimet ne rrafsh komunal do te permiresohen. Procesi i decentralizimit filloi zyrtarisht me 1 korrik 2005, me venien ne perdorim te ndertesave, tokave dhe gjera te ngjashme me keto. Ne fakt, ligji per decentralizimin u miratua qysh ne vitin 2001, ndersa ligji per financimin e komunave pak me vone. Prandaj, nje sere pyetjesh iu referuan vleresimit te qytetareve, nese deri tani ka pasur ndryshime te prekshme, permiresim te rezultateve te sherbimit dhe perafrim te administrates se komunes kundrejt qytetareve dhe nese njerezit kane nje mendim pozitiv per to.

Rezultati tregoi qe nuk kishte asnje ndryshim, duke marre parasysh gjithmone gjykimin e kompetencave te veçanta. Gjithmone e me shume qytetaret kane te njejtin mendim per te gjitha kompetencat e komunes dhe deshirojne qe te gjitha sherbimet te permiresohen.

Nese lejohem t’Ju bej nje pyetje direkte? Sipas pikepamjes Suaj, deri ne ç’mase ka nje lidhje midis ketij rezultati dhe qendrimit ne shoqeri, per te pritur nga shteti rezultate shume me te medha? Duket se ka ende nje qendrim shume pasiv ne popull, i cili merr shkas para se gjithash te veprimtaria e shtetit, pa u bere vete aktiv, dhe i cili pret me shume rendiment sherbimi, ashtu sic tregon dhe kerkimi. A do te thote kjo, te pakten, me shume sherbime publike, si ne komunizem para 15 vjetesh, apo sot kemi nje qendrim tjeter?

Ne nuk kemi asnje qendrim qe ka per qellim te pretendoje sherbime publike. Une jam e mendimit qe qytetaret jane te ndergjegjshem per kete, se çfare do te thote vetadministrim vendor. Kjo mund te deshmohet ne saje te pergjigjeve te nje kompleksi

Page 95: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

95

te metejshem te studimit te permendur. U pyeten qytetaret nese ishin te gatshem te bashkepunonin per vendimet dhe zbatimin e tyre. Per kete u bene pyetje qe lidheshin me bashkepunimin ne baze vullnetare. Ishte e qarte qe kostot e krijuara nuk do te kompensoheshin menjehere. Rezultatet ishin interesante, sepse 40% te te anketuarve ishin te gatshem te bashkepunonin vullnetarisht.

Me tej u perpoqem te benim nje lidhje te ketyre pergjigjeve me strukturat sociale, per te pare se cilet qytetare ishin te gatshem te bashkepunonin ne keto procese. Pjeserisht na ka rezultuar nje shtremberim i qellimeve, ku disa kryetare bashkie, te cilet kane drejtuar disa aktivitete, e kane kuptuar pjesemarrjen e qytetareve me teper si nje mundesi per te grumbulluar “pike” politike, se sa per te zgjidhur probleme te caktuara sociale brenda nje afati te shkurter. Nderkohe, me pare ishin vendosur punonjes te ndihmes sociale per pastrimin dhe aktivitete te tjera ne qytet, per te cilat ata kishin marre nje shperblim.

Mendimi themelor eshte qe, nese komunat duan te rrisin pjesemarrjen e qytetareve, ato duhet te aktivizojne kapitalin intelektual. Si rrjedhoje, rezultatet tona ishin interesante, veçanerisht ne ate grup qe dispononte nje kapital intelektual. Keta jane te papunet me shkolle te larte, studente, punonjes ne sektorin publik dhe punonjes te tjere te diplomuar per ekonomi. Rezultatet tregojne qe ata jane te gatshem te bashkepunojne ne punet e Komunes. Te papunet dhe studentet u treguan madje te gatshem te vene ne dispozicion aq kohe sa do t’u kerkohej. Por edhe punonjesit ne sektorin publik dhe ne ate te ekonomise se lire u shprehen se ishin te gatshem te angazhoheshin ne Komune dhe te sakrifikonin deri ne nje jave nga koha e lire e tyre.

Keto fakte jane ndoshta nje konstatim qe ndergjegjesimi i pergjegjesise se qytetareve eshte rritur dhe ata nuk presin me qe nje tjeter person te beje gjithçka per ta, por perkundrazi ata jane te gatshem dhe te vullnetshem per t’u angazhuar. Une druaj se ne vete institucionet, ndergjegjja dhe gatishmeria per motivimin e njerezve per bashkepunim eshte shume e ulet. Keshtu qe ne kemi pyetur qytetaret, gjithashtu, ne se ata ishin te informuar per dhenien e kompetencave ne Komune. Por, ata moren informacione ndoshta vetem nepermjet TV dhe nje pjese te gazetave, por kurrsesi nga komunat e tyre apo nga ministrite per vetadministrimin vendor. Fatkeqesisht me duhet te dal ne kete perfundim, qe institucionet jane pak te gatshme per aktivizimin e qytetareve.

Keto jane rezultate interesante. A do te thote kjo qe populli i Maqedonise, ne 15 vitet e fundit te tranzicionit, ne fushen e vlerave dhe vendimeve ka pershkuar vete nje proces transformimi dhe tashme eshte i gatshem per te marre me shume pergjegjesi sesa kishte ne komunizem? A do te thote kjo qe populli po jeton tashme ne nje Maqedoni te re demokratike te aktivitetit shoqeror-civil?

Po, une mendoj se kjo qendron. Por ky angazhim dhe kjo pjesemarrje duhet te ishin objekti i nje aksioni te bashkerenduar dhe menduar mire. Une po ve theksin edhe njehere te studimi. Une kam pretenduar qe organizatat joqeveritare duhej te kishin informuar me mire per keto procese, duke qene se shume OJQ jane themeluar ne kete hark kohor. Por, ndryshe nga pretendimet e mia, OJQ-te kane informuar pak. Une

Page 96: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

96

hamendesoj se OJQ-te orientohen me shume nga donatore potenciale dhe me pak nga zbatimi i aktiviteteve reale.

Kjo tingellon si nje lidhje e ngushte e OJQ-ve me ekonomine, sipas nje industrie te OJQ-ve te rregulluar me ligj!

Ne kete drejtim, shkon. Kjo mund te kritikohet, por shume OJQ nuk kane burime financiare te vazhdueshme ose kontakte me personalitete shteterore, te cilet do te kontrollonin ose drejtonin aktivitete te caktuara. Ndoshta edhe sjellja e disa OJQ-ve i mbeshtet ketu arsyet e saj dhe mund te perligjet deri ne nje fare mase. Personalisht jam e mendimit qe ky sektor nuk eshte ende mjaftueshmerisht i dallueshem. Por cdo gje kerkon kohen e saj dhe nje rritje ne pervoje.

Ne folem per vlerat dhe vendimet e popullit te Maqedonise dhe mund te konstatonim anet pozitive. Sipas mendimit Tuaj, a ka ne kete fushe dallime midis etnive te ndryshme ne Maqedoni?

Une supozoj se ketu ka dallime. Vlerat baze te dy grupeve te medha te popujve te Maqedonise, maqedonasve dhe shqiptareve, bindjet e tyre fetare dhe vlerat e brendshme te çdo grupi etnik ndryshojne me siguri. Ne kerkimet e mia kam parasysh edhe perkatesite etnike, pyetjet tona drejtohen kah deshirave te qytetareve per permiresimin e se ardhmes se tyre, per ndryshimet dhe bashkepunimin ne punet e komunes. Por ketu, çuditerisht, nuk ka patur asnje ndryshim ne perkatesite etnike; me vendimtare ishte, nese i pyeturi ishte student, punetor apo punjones ne sektorin publik ose ne ekonomine e lire. U çudita qe shtepiaket ne Maqedoni duan te marrin pjese, sa me pak te jete e mundur, ne punet komunale dhe deshmojne perqindjen me te vogel te te pyeturve, disa here me te vogel se pensionistet. Por, midis grupeve etnike nuk ka asnje dallim.

Pak me pare folet per vendimet dhe vlerat baze te ndryshme te shqiptareve dhe maqedonasve etnike. Nese keto ndryshime nuk do te qendronin ne vendimin perballe angazhimit ne komuna, atehere ku do te konstatoheshin? Ka apo jo ndryshime?

Ketu mund t’u referohem kerkimeve, te cilat jane zhvilluar kohet e fundit ne Maqedoni. Keshtu psh., ne institutin tone u kerkua mendimi i shqiptareve dhe i maqedonasve per partite politike, per politiken ne pergjithesi si dhe per kulturen politike. Instituti Soros “Per Shoqeri te Hapur” ka botuar se fundmi nje teme per multikulturalizmin ne Maqedoni. Por, kthehemi serish edhe njehere te pyetjet e meparshme, nese qytetaret pretendojne se vetem institucionet duhet te veprojne. Rezultatet tona kerkimore tregojne qe nuk qendron keshtu. Megjithate, kjo lidhet me nje kerkim tjeter qe e qarteson, qe ato institucione ku dominon akoma nje sistem i vjeter administrativ, duhet te behen vete aktive. Ketu perfshihen edhe ndermarrjet ekonomike, te cilat nuk dallojne ne ndertimin e tyre nga administrata e autoriteteve publike, e nje industrie ose komune. Struktura dhe ndertimi i brendshem i ndermarrjeve nuk perkojne me kerkesat e punes dhe me situaten jashte, ne boten moderne. Edhe punetoret ne ndermarrjet tona vleresojne vleren e punes dhe rezultatet e tyre me teper sesa ne vendet e tjera, per

Page 97: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

97

arsye te ndryshme, pjeserisht edhe psikologjike, per shkak te mbingarkeses ose per shkak te frikes se zevendesimit vetjak. E gjitha kjo deshmon per litargjine e madhe te institucioneve tona, si te autoriteteve publike ashtu dhe te atyre ne ekonomine e lire. Eshte shume e veshtire per te sjelle risi nga fusha e menaxhimit.

Kur krahasohen shifrat e Korese, Japonise dhe te SHBA-se me ato te Maqedonise, duket qarte se njerezit e ketushem, kryesisht nga ana mendore, nuk jane te afte ose te gatshem per konkurrence.

Po, kjo mund te qendroje, por nuk duhet shperfillur fusha institucionale. Edhe nese njerezit duan te ndryshojne diçka, eshte e domosdoshme gjithnje nje nxitje institucionale. Ky eshte nje aspekt qendror i menaxhimit. Ne Jugosllavine e vjeter u zhvilluan sektore per menaxhimin e personelit, te cilet ushtronin funksion administrativ dhe regjistronin vetem ditet e lejeve dhe te semundjeve. Por, pati edhe nje zhvillim tjeter, veçanerisht ne Slloveni e Kroaci, dhe ekspertet tane e dinin kete gje. Eshte bere perpjekje per implementimin e njohurive nga praktika ne SHBA, ne sektoret per menaxhimin e personelit.

Fatkeqesisht, ne 15 vitet e fundit, jemi bere deshmitare te nje zhvillimi te anasjellte kundrejt sektoreve, ne te cilet punonjesit vetem regjistronin. Keshtu qe aspekti i praktikes pozitive aktivuese ka humbur. Sipas mendimit tim, menaxhimi i personelit ka gjithmone perparesine me te madhe, nese duam te zbatojme ndryshime strategjike dhe te pavarura nga Shteti, nga vetadministrimi Vendor ose nga jeta e Biznesit. Nje fushe tjeter e ndryshimit, eshte ai individual, fusha e dyte eshte organizimi dhe e treta ajo e mjedisit. Ne keto drejtime mungon baza institucionale.

Po guxoj te formuloj tezen, qe transformimi politik ne Maqedoni ka perparuar shpejt, por transformimi mendor mbetet ende mbrapa. A jeni dakort me kete teze?

Une dua te theksoj edhe njehere se çdo tranzicion dhe vlere e re ne fillim duhet institucionalizuar faktikisht si norme ligjore dhe morale. Mua me duket se ne kemi pika te dobta ne te dyja fushat dhe gjendemi ende ne fazen e kerkimit.

Por a nuk mungon, krahas linjes ligjore dhe morale, edhe zbatimi? A mjafton te kesh norma ligjore dhe morale, nese implementimi nuk zhvillohet?

Kundershtimi Juaj qendron – nje implementim ligjor nuk do te thote vetem te vendosesh nje norme, por edhe ta zbatosh ate. Nese ne i permbahemi ketij principi eshte mire. Por, nese nuk i permbahemi, atehere shkohet para Gjykates per ta bere te detyrueshem zbatimin e tyre.

A nuk eshte kjo gjendje edhe me e keqe? Çfare ndodh nese ekziston norma, por shteti nuk eshte ne gjendje te kujdeset per implementimin. A nuk Ju duket se eshte vulosur shume shpejt rrezimi i vlerave dhe i moralit, sikur te mos ekzistonte fare kjo norme?

Kjo eshte nje pyetje interesante dhe ndoshta pohimi Juaj eshte i drejte. Por, shteti nuk qendron vetem siper, por edhe poshte. Me kete mendoj qe ne situaten tone behet fjale

Page 98: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

98

per njerez qe veteorganizohen ose organizohen me shume veshtiresi. P.sh., ne nuk kemi ne jeten e biznesit shoqata profesioni me vlera vetjake dhe struktura organizative, te cilat t’iu permbahen vlerave te tyre dhe t’iu japin anetareve te tyre legjitimitet. Nese do te kishte organizata te tilla, keto shoqata do te kishin te drejten qe te perjashtonin ata qe nuk iu permbaheshin normave.

Ndoshta pyetja Juaj mund te pohohet, mund te shkohet ne fakt ne nje renie e shkaterrim te shpejte te vlerave. Por, nga ana tjeter, eshte e mundur gjithashtu te zhvillohet nje rindertim i tyre dhe te shfaqet nje motivim per ndertimin e perfaqesimit te interesave, te cilat me pas fillojne t’i respektojne keto vlera te rivendosura. Une shpresoj qe keto do te ishin ane pozitive rezultative. Ato negativet na jane bere te ditur tashme te gjitheve.

Ndoshta, problemi per te cilin po flasim ka te beje me korrupsionin qe ne shoqerine Tuaj perben nje problem te dukshem. A shikoni ndonje mundesi per reduktimin e korrupsionit ne nje kohe te paparashikueshme? Si duhet te procedohet?

Po, une shikoj nje mundesi – nga njera ane si qytetare dhe nga ana tjeter si dikush qe merret se me cilat elemente mund te permiresohet performanca e nje sipermarrjeje. Praktika tregon qe ne ato sipermarrje, ku ka elemente korruptive, lehtesisht mund te ndertohen edhe praktika per luftimin e tyre. Gjithashtu, ne jemi deshmitare se si shtete te tjera kane proceduar me sukses kunder korrupsionit. Korrupsioni eshte nje problem dhe nese nuk luftohet, mund te shnderrohet ne nje faktor kercenues dhe te çoje ne shkaterrimin e shoqerise. Ky eshte nje fakt, me te cilin ky shtet duhet te merret seriozisht. Une njoh shembuj se si mund te reduktohet vjedhja ne nje ndermarrje, per kete ka shume pervoja praktike. Dihet qe te vjen shume rende te nxjerresh nje mjet pune nga nje ndermarrje, nese mbi te eshte shkruar emri i punonjesit pergjegjes. Raporti me veglen e punes eshte pra si me nje person, te cilin ne e njohim dhe me te cilin ne perballemi ne vjedhje. Ndermarrja, ne te kundert, eshte diçka abstrakte dhe dicka e larget, perkatesisht i tille eshte edhe raporti anonim me te. Pra, duhet ndertuar nje lidhje e drejte me nje vegel pune si dhe me nje person, dhe jo si diçka e panjohur.

E njejta gje duhet te vlente dhe per nje shtet, i cili ka gjykata, polici dhe burgje. Shteti duhet te luftoje kundra kompromisit. Ka shume zgjidhje dhe mundesi praktike, por nder bartesit e vendim-marrjes politike duhet te kete edhe vullnet per zbatimin e tyre dhe per heqje dore nga privilegjet qe kane.

Nese ne marrim sinjale pozitive nga Bashkimi Europian, une besoj se vullneti per zbatimin e ketyre zgjidhjeve duhet te jete me i madh. Parashikohen ne kete mes edhe marrje masash konkrete ne elitat qeveritare, te cilat deshirojne te iniciojne gjera te tilla. Sipas mendimit tim, formalja eshte me e rendesishme se sa permbajtja. Per te gjithe ne eshte e qarte qe disa shtete, si Bullgaria dhe Rumania, kane pranuar procese dhe rregulla te Bashkimit Europian ne menyre te pjesshme, vetem formalisht. Por, kjo njohje formale eshte nje hap perpara per njohje faktike te mundesive perkatese. Eshte me mire te kesh ndonje praktike ose rregull, se sa asgje. Ka situata ku njerezit miratojne zbatimin e marrjes se masave, nese u referohemi autoriteteve te Bashkimit Europian dhe nese pretendohet qe kjo te kerkohet nga ne. Autoriteti i Bashkimit Europian eshte

Page 99: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

99

shume i madh te ne. Kjo mund te shfrytezohet dhe mund te shnderrohet ne nje praktike pozitive dhe me pas te behet me e lehte, se sa kur vetem thuhet qe ka dicka te mire per Maqedonine. Dhe nese keto norma institucionalizohen sipas formes, Bashkimi Europian ka mjetet dhe menyrat e tij per te perpunuar nga kjo forme nje permbajtje dhe diçka thelbesore.

Page 100: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

100

Sasho Ordanoski, Gazetar

Saso Ordanoski drejton Qendren per Kerkime Strategjike dhe dokumentacionin e revistes „Forum“. Ai ka studiuar gazetari dhe si kryeredaktori i „Forum“-it eshte nje prej gazetareve me te njohur maqedonas. Analizat e tij politike per ngjarjet ne Maqedoni dhe ne ish- Jugosllavi i jane bere te njohura edhe nje publiku nderkombetar. Gjithashtu, ai punonte si drejtues i televizionit maqedonas dhe per Banken Boterore si dhe ishte keshilltar i shume organizatave nderkombetare. Ordanoski eshte nje nga themeluesit e „Transparency International“ ne Maqedoni dhe merr pjese ne komisione te shumta rajonale dhe nderkombetare te organizatave joqeveritare dhe profesionale, te cilat i kushtohen fushave te medias, demokracise, sigurise dhe bashkepunimit rajonal. Kjo bisede u zhvillua me 12 tetor, ne Shkup.

Zoti Ordanovski, Maqedonia eshte nje vend, pavaresia e te cilit zgjat prej 14 vjetesh. Pra, procesi i krijimit te shtetit autonom eshte ende relativisht i ri. Nderkohe qe konfliktet midis grupeve etnike maqedonase ne vitet e fundit kane rritur vemendjen ne Europe. A mund te na thoni, duke u nisur nga ky sfond politik, cilat vlera te Kushtetutes maqedonase qendrojne ne themel te kesaj?

Kushtetuta e Republikes se Maqedonise eshte faktikisht nder me modernet ne Europe, sepse eshte miratuar qe para 10 vjetesh dhe qe prej asaj kohe eshte ndryshuar vetem pak here. Ne perpilimin e saj moren pjese ekspertet e huaj me te njohur dhe hartimi i saj iu nenshtrua nje vleresimi prej shume kryetareve te keshillave me te medhenj kushtetues Europiane, nen drejtimin e kryetarit te Gjykates Kushtetuese franceze, zotit Badingter. Kjo ndodhi ne fillimet e viteve ’90, dhe atehere mbizoteronte mendimi se, duke u mbeshtetur ne kete Kushtetute, vetem dy republika pjesetare te ish-Jugosllavise i plotesonin kushtet per pavaresi: keto ishin Sllovenia dhe Maqedonia.

Kushtetuta pasqyron realitetin maqedonas. Ajo e perkufizon Shtetin si shtet sovran dhe unik te qytetareve te saj, te cilet jetojne ne nje shoqeri multietnike dhe multikulturore. Ajo mbron te gjitha te drejtat e njeriut dhe te pakicave kombetare si dhe te gjitha te drejtat qe pretendojne njerezit ne shtetet moderne Europiane. Ne fushen e te drejtave te pakicave kombetare, Kushtetuta ka standarte me te larta se sa 90% e kushtetutave te tjera Europiane, duke perfshire edhe Gjermanine. Dhe ajo ka mekanizma te zhvilluara per te garantuar keto te drejta te pakicave kombetare. Pa nje lloj te percaktuar, shume specifik te votimit, bazat kryesore mbi te cilat mbeshtetet nje shtet, nuk mund te ndryshohen.

Maqedonia percaktohet gjithashtu edhe si nje shtet social, pra si nje shtet ku garantohet e drejta per pune. Gjithashtu, garantohet edhe e drejta per nje mjedis te shendetshem dhe te paster, si dhe shume te drejta te tjera, te cilat i perkasin Korpusit te kushtetutave moderne Europiane dhe nderkombetare: e drejta per demokraci, per zgjedhje demokratike, e drejta per te kandiduar dhe per t’u zgjedhur, e drejta per mbrojtjen nga torturat, nga shtypjet politike ose te tjera, si dhe shume te drejta te tjera qe jane tipike per nje shtet demokratik modern te se Drejtes.

Page 101: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

101

Vetem se Kushtetuta dhe besueshmeria ne ’te nuk jane gjithmone identike. A mund te na pershkruani dhe te na saktesoni edhe nje here vlerat qe jane ne themel te kesaj Kushtetute, se si kane ndryshuar keto vlera ne 40-50 vitet e fundit? Si ishte me pare dhe si eshte tani?

Sigurisht, gjithmone behet pyetja se çfare do te ndodhe me nje nivel te tille te percaktuar ne Kushtetute dhe me te drejtat e keshilluara ne praktike? Si do te zbatohen ato? Maqedonia ka pasur pervoja ne 10- 15 vitet e fundit, te cilat jane parashikuar ne Kushtetute dhe shpesh jane ndryshuar nene te rendesishme te saj, per te bere te mundur nje jete normale ne shoqeri. Une mendoj se Maqedonia sot, mbi bazen e Kushtetutes se saj, eshte nje demokraci multietnike, e vetmja e ketij lloji qe funksionon ne Ballkan.

Per te dale te pyetja Juaj per saktesimin e vlerave - une nuk jam ekspert i se Drejtes Kushtetuese dhe nuk mund t’i numeroj ato me radhe. Por ato mund te lexohen ne Kushtetute. Ka dy ndryshime substanciale qe lidhen me percaktimin ligjor-kushtetues te Maqedonise, se pari ne retrospektiven para viteve ’90 te shekullit XX dhe mandej pas ketyre viteve. Ne radhe te pare, ne fillim te viteve ’90 ne ndryshuam sistemin politik dhe ekonomik te Vendit, nga nje shoqeri komuniste ne nje shoqeri demokratike dhe ekonomi tregu. Kete ndryshim e pasqyroi edhe Kushtetuta. Me vone vume ne pah ne Kushtetuten aktuale karakterin multietnik te shtetit. Ndryshe nga rendi i meparshem kushtetues, ne te cilin populli maqedonas perkufizohej – ne dallim nga pakicat e tjera kombetare – si popull shtetformues, te gjithe sot jane njelloj qytetare te Maqedonise.

Per Socialdemokracine gjermane dhe sipas kuptimit qe ka ajo per shume njerez, vlerat me te rendesishme jane ato qe lidhen me formezimin e nje shoqerie, liria, barazia dhe solidariteti. A do te ndodhe po keshtu edhe ne Maqedoni? Si do te perkufizohen ketu liria, barazia dhe solidariteti?

Une nuk mund t’Iu jap tani nje perkufizim ligjor- kushtetues per kete koncept, per kete do me duhej te lexoja me pare Kushtetuten. Por keto jane me siguri tre elemente te rendesishem, te cilet ne Kushtetute jane cilesuar si vlera te shoqerise se re - vlera qe jane ruajtur edhe ne kushtetuten e meparshme maqedonase, por sot me aq sa shoh une, ato jane bere realitet - veçanerisht persa i perket elementeve te tyre politike. Liria politike eshte diçka qe ne demokracine tone te sotme garantohet nga pikepamja e se Drejtes Kushtetuese.

Ju e pershkruat Maqedonine si nje shtet multietnik dhe multikulturor. A luajne nje rol te rendesishem feja dhe besimi ne zhvillimin e sotem shoqeror te Maqedonise?

Jo. Besimi eshte nje fushe e mbeshtetur nga Kushtetuta dhe ben pjese ne te drejtat dhe lirite e Njeriut. Pra, secili ka te drejten te praktikoje lirisht besimin e tij. Besimi eshte i rendesishem per jeten private dhe familjare, por ne fushen politike dhe shoqerore besimi nuk ze ndonje vend kyç, ai nuk zhvillon aktivitetet dhe energjite, per te ndikuar rrenjesisht ne orientimin e veprimeve shoqerore.

Page 102: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

102

Nese Ju mendoni qe politikanet e vendit Tuaj jane te vetedijshem, a do te shpreheshit se njerezit kane besim tek ata? A jane te pajisur ata me virtyte te caktuara, me aq sa i njihni? A jane mjaftueshmerisht te arsyeshem dhe te zgjuar? A plotesohen kriteret e kerkuara per nje politikan ne pergjithesi edhe ne Maqedoni?

Politikanet ketu ne Vend mjaftohen me disa kritere qe u mungojne politikaneve ne Europe dhe ne Bote. Por disa kritere te rendesishme dhe te domosdoshme ata nuk i plotesojne. Duhet marre ne konsiderate se keta politikane i perkasin nje gjenerate, e cila ka perjetuar nje transformim te veshtire 15-vjecar te Shtetit. Ky transformim ishte i komplikuar, sepse nuk behej fjale vetem per nje transformin ideologjik, por edhe per themelim te nje shteti sovran nga bashkesia e shteteve Jugosllave dhe, posaçerisht ne rastin tone, per vendosjen e sovranitetit te kombit maqedonas. Ky eshte nje proces i veshtire dhe i komplikuar, me shume ulje dhe ngritje, me suksese dhe deshtime.

Nje detyre e tille politike, e thelle dhe komplekse, harxhon forcen e politikaneve dhe i lodh shume. Besueshmeria, legjitimiteti dhe integriteti i tyre jane ezauruar me shpejt sesa ne nje shtet funksionues normal, si p.sh. ne Gjermani. Ne kemi te bejme ketu me nje proces historik. Ne kete situate, ku institucionet nuk kane akoma funksion te njejte si ne vende me nje tradite te gjate, politikanet duhet te kompensojne edhe deficitet e institucioneve qe nuk funksionojne fare, ose qe nuk funksionojne mire. Nga kjo del se partite e tyre perkatese ndodhen ne nje faze krijimi, ndertimi dhe stabilizimi. E gjitha kjo pretendohet shume nga politikanet.

A mund te shprehemi se shume politikane maqedonas nuk jane mjaftueshmerisht te qendrueshem moralisht?

Jo me pak se politikanet ne Gjermani.

Kjo do te thote qe ata kane arritur nje kulture politike te krahasueshme me kulturen politike ne Europen Qendrore?

Po, sigurisht. Politikanet, ne fakt, perdorin çdo mundesi qe u jepet per t’u sjelle ne menyre sa me autokratike, nese kjo lejohet. Ata perdorin çdo mundesi per t’u vene me teper ne sherbim te partise se tyre sesa te Shtetit. Disa prej tyre jane te korruptuar, ashtu si dhe politikanet gjermane, vetem se tek ne behet fjale per shuma me te vogla sesa ne Gjermani. Por vendimtar eshte funksionimi i shoqerise se perbashket, te cilen politikanet e kontrollojne vazhdimisht ndaj duhet kufizuar ”kreativiteti” i tyre, me qellim qe ata te mos kapercejne kufijte e miresjelljes dhe te moralit.

Natyrisht, kete e them me pak ironi, une jam nje nga themeluesit e “Transparency International” ne Maqedoni, te organizates kombetare qe lufton korrupsionin. Une mund t’Iu vertetoj se sot ne Maqedoni eshte çuditerisht shume me e veshtire te jesh politikan i korruptuar, sesa para 10 vjetesh. Nje mase e caktuar kontrolli, ndergjegja publike, media qe te rri ne koke si “qen roje”, proceset hetimore dhe institucionet nuk lejojne qe parate dhe kompetencat te keqperdoren po aq lehte sa para 10 apo 15 vitesh. Ndryshimi thelbesor me politikanet ne Gjermani eshte qe, nese ata kapen, arrestohen. Ne nuk kemi arritur deri aty, por po perpiqemi.

Page 103: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

103

Nese une Iu kuptoj drejt, njerezit ne Maqedoni kane nje besim te madh ne zhvillimin e shtetit dhe ne klasen politike. Çfare mendimi kini per te ardhmen e vendit Tuaj? Çfare roli duhet te luaje Maqedonia ne Ballkan, duke pasur parasysh anetaresimin ne BE?

Qytetaret nuk kane ndonje besim te madh ne klasen politike, une nuk kam pretenduar keshtu. Si ekspert per Programin Zhvillimor te Kombeve te Bashkuara (UNDP), une hetoj besimin e popullit maqedon ne institucionet politike. Nese analizojme pergjigjet e njerezve per pyetje te tilla, behet menjehere e qarte se aresyet e pakenaqesise se tyre dhe, lidhur me kete, legjimitetit te munguar te politikaneve qendrojne, para se gjithash, ne sferen social-ekonomike. Nese do te punohej me mire, atehere edhe besimi do te ishte me i madh.

Persa i perket rolit te Maqedonise ne Ballkan, vendi mund te karakterizohet si nje “katena mundi”, si nje pike kryqezimi rajonal te Botes, si vend lidhes midis Veriut dhe Jugut, si dhe midis Lindjes e Perendimit. Maqedonia ben pjese ne ato vende, ne te cilat; kur problemet mbikalojne nje mase te caktuar, nuk shperthejne brenda, por nga jashte. Nderkohe qe ne Bosnje gjemoi per dhjete vjet rradhazi nje lufte civile, pa u bere i mundur kalimi i konfliktit ne vendet fqinje, ne Maqedoni nuk ndodhi keshtu. Tektonika jone e debatit potencial lidhet gjithnje me vendet fqinje. Prandaj stabiliteti i Maqedonise eshte vendimtar edhe per stabilitetin e Ballkanit.

Natyrisht, Maqedonia nuk eshte i vetmi vend me veçori te tille ne te gjithe rajonin. Ne kete pikepamje, edhe Serbia eshte p.sh. nje vend shume i rendesishem, nga stabiliteti dhe zhvillimi i se ciles varet stabiliteti i rajonit. Meqe Maqedonia eshte nje vend i vogel- sipas perkufizimit te Hegelit, vendet e vogla e krijojne stabilitetin e tyre fale fqinjeve - shtetet fqinje ndikojne ne stabilitetin e vendit tone. Maqedonia nuk mund t’i kontrolloje vete nje sere faktoresh, nese shtetet fqinje duan ta destabilizojne kete vend. Kjo eshte treguar shume here; heren e fundit ne vitin 2001, kur konflikti ne vendin tone u mundesua, inspirua dhe u mbeshtet ne nje mase te madhe nga vendet fqinje32. Prandaj, stabiliteti i Maqedonise eshte shume i rendesishem, ashtu si dhe funksionimi i modelit te saj multietnik per gjithe territorin. Ne menyre paradoksale, ky model multietnik mund te rrezikoje edhe vete disa nga shtetet fqinje, te cilat e kane kombin-shtet te perkufizuar ne kushtetuten e tyre. Edhe pse i gjithe Ballkani eshte multietnik, ka ende shtete, si Greqia, te cilat nuk i njohin pakicat kombetare. Prandaj, zhvillimi i demokracise multietnike kercenon bazat e rendit kushtetues te tyre, sepse kjo do t’i motivonte pakicat kombetare te luftonin per te drejtat e tyre kulturore dhe politike.

32 Ordanoski i referohet ketu konfliktit te shkaktuar ne pranveren e vitit 2000 nga ekstremistet shqiptare me aksionet e tyre ne veriperendim te vendit, midis pjeses shqiptare dhe sllave te popullsise se Maqedonise.

Page 104: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

104

Europa dhe Bashkimi Europian nuk jane me se fundmi nje model per zgjidhjen paqesore te konflikteve te tilla. Si duket kjo ne Maqedoni? A ka percaktuar shteti nderkohe, qe duhet nisur ne te ardhmen nga nje zgjidhje paqesore e ketyre konflikteve?

Maqedonia deri tani, edhe ne koherat e sfidave te medha, ka deshmuar vullnet per t’i zgjidhur konfliktet ne menyre paqesore. Kushtetuta dhe ligjet tona mundesojne nje proces te ndalimit dhe zgjidhjes se ketyre konflikteve ne menyre paqesore, dhe une mendoj se te gjitha forcat politike relevante ne Vend jane te bindur absolutisht per kete ide. Ato nuk do te gjejne ketu asnje njeri, i cili te deshiroje t’i zgjidhe konfliktet dhe mosmarreveshjet politike me çfaredo lloj dhune. Prandaj edhe Maqedonia ka shpetuar nga shkaterrimet e medha dhe turbullirat e brendshme, te cilat ne vende te tjera te Ballkanit kane çuar ne luftra me qindramijera viktima.

E rendesishme eshte, gjithashtu, qe Maqedonia ka kuptuar qysh ne fillim se sa e rendesishme eshte Bashkesia nderkombetare e Shteteve per mbeshtetjen e stabilitetit te Vendit si dhe per zgjidhjen e konflikteve dhe te situatave konfliktuale potenciale. Sipas mendimit tim, vetem nje problem i importuar nga jashte mund te çoje ne destabilizimin e vendit dhe ne konflikt. Ne jetojme ne nje territor, ku çeshtje te tilla, si sovraniteti, rendi i brendshem ose stabiliteti i vete shtetit, kufijte ose krimi i organizuar, nuk jane zgjidhur ende nepermjet kanaleve Ballkanike.

Nese keta jane vertet faktore te jashtem, qe rrezikojne Maqedonine dhe stabilitetin e saj, a do te thote se njerezit ne Maqedoni kane nje sistem vlerash, ne saje te te cilit jane te gatshem per te jetuar ne ne nje shoqeri multietnike dhe per t’u respektuar reciprokisht? A nuk kane çuar ne nje ndryshim te vlerave te mbare shoqerise rrethanat e 10 ose 15 vjeteve te fundit, pra te fazes tranzitore, me problemet e tyre te korrupsionit, krimit te organizuar dhe renies ekonomike?

Maqedonia nuk eshte bere tani multietnike, perkundrazi prej shekujsh, pra ka nje tradite shekullore te bashkejeteses. Ne 15 vitet e fundit kushtet ligjore dhe politike u pershtaten ne menyre te tille qe te mbroheshin dhe te perkraheshin elemente jetesore multietnike te te gjithe njerezve. Para se gjithash, u arrit te pershtateshin rregullat dhe principet e shumta e te detajuara te Bashkimit Europian. Kjo ndodhi ne nje kohe me shume turbullira, kur ne vendet e tjera te Ballkanit mbizoteronte era e luftes. Niveli i deritanishem i mirekuptimit politik midis grupeve etnike ne Maqedoni dhe marredheniet praktike me njeri-tjetrin meritojne respektin e te gjitheve. Tashme prej 15 vjetesh kemi nje qeveri multietnike dhe gjate 10 vjeteve te fundit perfaqesues te minoritetit ne qeveri kontrollojne 50% te buxhetit te shtetit. A e perfytyroni nje gje te tille ne France ose ne Britanine e Madhe ?! Mendoni per marreveshjen e Ohrit33. Maqedonia nuk eshte i vetmi shtet, i cili, pas nje konflikti, ka nenshkruar nje marreveshje te tille - por eshte i vetmi shtet, i cili e ka aplikuar kete Marreveshje. Pikat e miratuara u realizuan ne kohen e

33 Marreveshja e firmosur ne 13 Gusht 2001, midis perfaqesuesve te popullsise shqiptare dhe sllave te Maqedonise, duhej te zgjidhte konfliktin e krijuar ne vitin 2000.

Page 105: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas

105

planifikuar. Kjo kohe varet edhe nga rrethanat sociale, politike dhe historike te minoriteteve. P.sh., nuk mund te gjenden dhe te punesohen menjehere 500 juriste te kualifikuar, perkundrazi se pari ata duhet te kualifikohen. Por, te gjitha elementet kyç te Marreveshjes u aplikuan dhe per ate çka u arrit ne periudhen perkatese kohore, pa probleme te medha sociale dhe turbullira politike, do te shtrohet pyetja nese ne shumicen e popullsise, pra nder maqedonasit etnike, nuk ka me te vertete ekstremiste ose radikale, si ne Hollande ose ne France. Ata nuk jane politikisht relevante dhe te organizuar si grup. Nuk eshte merite e tyre qe nuk u shfaqen ne skenen politike, perkundrazi eshte rezultati i veprimit politik te forcave te tjera politike. Nacionalistet ne Ballkan nuk duhen nenvleresuar kurre, por ketu ne Maqedoni hapesira e tyre vepruese eshte e kufizuar dhe kjo nuk eshte formale, por vjen si rezultat i kultures dhe praktikes politike ne Vend. Ne krizen e vitit 2001 nuk kishim asnje turbullire civile, as edhe nje te vetme.

Nese analizohen te dhenat ekzistuese, vihet re se shoqeria vertet eshte e ndare, megjithate vlerat baze respektohen. Po te veshtrojme te ashuquajturin “aktivitet te paragjykimeve etnike”, ai tek ne eshte shume i ulet, me 1 deri ne 1,5%, dhe ketu dallojne dukshem maqedonasit me popujt e tjere te Ballkanit. Nese shtrohet pyetja mbi gadishmerine per te ndermarre ndonje veprim kunder shqiptareve ose maqedonasve, atehere vihet re qe kjo mund t’i perkoje me pak se 1% te popullsise. Dhe, nese do te shtrohej çeshtja per nje situate kur duhej te ndermerrej diçka me te vertete, atehere kjo perqindje do te ishte edhe me e ulet. Ne Bosnje, Serbi, Kroaci, Greqi dhe Bullgari eshte teresisht ndryshe. Kjo eshte nje deshmi e tradites shumevjeçare, shekullore multietnike midis njerezve dhe mbi kete fakt te vertetueshem bazohet mendimi im per nje shtet multietnik maqedonas.

Keto jane rrethana interesante dhe domethenese, te te cilat mund te ndalemi gjate. Nese Ju kuptova mire, konflikti i vitit 2001 ishte nje gafe historike ne nje shoqeri multietnike dhe qe bashkejeton paqesisht. Pra, ndarjet shoqerore dhe vecimi, te cilat ndodhen ne 2001, nuk vijojne ’me?

Ndonese jam ekspert per konfliktin ne vitin 2001, nuk kemi kohe per te folur ne detaje. Por analizat, duke iu referuar pjesemarresve ne konflikt, vendeve ku u zhvillua ai dhe perberjes se UÇK- se, tregojne qarte se konflikti u importua nga jashte. Fillimisht ai nisi si nje lufte interesash kriminale, por ne fazen e dyte u transformua ne nje lufte te qellimshme per territore dhe me ndihmen e faktorit nderkombetar, per ta kthyer ne nje lufte per te drejtat e Njeriut. Ne fazen e tij te fundit, pra me Marreveshjen e Ohrit, konflikti perkrahu marredheniet nderetnike ne Vend. Ne kete kuptim, ai kontribuoi ne permiresimin e marredhenieve nderetnike, ndonese te gjitha çeshtjet ne Marreveshje ishin ne axhenden e procesit te integrimit te Maqedonise ne Bashkimin Europian. Pjesa me e madhe e ketyre çeshtjeve do te trajtohej ne diskutimet politike pas 2001- it, pa nevojen e ketij konflikti. Kete konflikt e shkaktuan persona, te cilet nuk jetonin ne Maqedoni; asnje nga aktoret kryesore te UÇK- se nuk vinte nga Maqedonia.

Pyetja ne fakt do te shtrohej nese vecimi, i cili u zhvillua midis te dy grupeve te popullsise, pra midis shqiptareve dhe maqedonasve, do te mund te ndodhe perseri ne

Page 106: Werte und Politik

Vlerat dhe Politika Bashkimi Europian dhe Europa Juglindore

106

vitet e ardhshme. A do te kete serish nje bashkejetese pa probleme apo veçimi do te vijoje edhe me tej?

Ne Maqedoni do te kete edhe per disa vite tensione ne marredheniet shqiptaro-maqedonase. Çmontimi i ketyre tensioneve do te varet nga dy faktore. Se pari, nga situate ekonomike ne Vend. Nese ajo do te jete e keqe, atehere edhe tensionet do te acarohen, ne te kundert, ne periudha te mira ekonomike, ato do te zbuten. Faktori i dyte eshte niveli dhe koha e integrimit te Maqedonise ne rajon dhe ne Bashkimin Europian dhe pikerisht ne baze te faktoreve te permendur, te cilat Maqedonia nuk mund t’i kontrolloje e vetme. Sa me shume te afrohen drejt Europes Kosova, Serbia dhe Shqiperia, aq me shume do te ulet presioni ndaj Maqedonise dhe situates se saj multietnike. Ky nuk eshte nje presion ushtarak, por nje presion social dhe kulturor dhe prek gjithashtu levizjen e lire te qytetareve. 2001 ishte viti, ne te cilin marredheniet shqiptaro-maqedonase u pershkallezuan. Megjithate, sot jetojme ne nje shtet te forte institucional dhe funksionues, ne te cilin konfliktet kanalizohen ne keto marredhenie dhe zgjidhen ne nje menyre te pranueshme politikisht. Eshte shume normale qe te kete tensione dhe shkembime, por ato qendrojne te gjitha ne kuader te institucioneve ekzistuese shteterore dhe te shoqerise Civile.

Page 107: Werte und Politik

Werte und Politik Die EU und der Südosten Europas