Top Banner
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE TË APLIKUARA FERIZAJ PUNIM DIPLOME Përcaktimi i ciklit punes të makinave për injektimin e materialeve polimere në N.N.SH. “Çlirimi” në Rahovec
114

Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Apr 04, 2015

Download

Documents

Tahir Jetishi
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

UNIVERSITETI I PRISHTINËSFAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE TË APLIKUARA

FERIZAJ

PUNIM DIPLOMEPërcaktimi i ciklit punes të makinave për injektimin e materialeve

polimere në N.N.SH. “Çlirimi” në Rahovec

MENTORI: KANDIDATI:Prof.dr. Hysni Osmani Besnik Hoxha

Ferizaj 2011

Page 2: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Reyzme

Materialet polimer kanë filluar të prodhohen qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe me vonë prodhimi I tyre filloi të shtohet edhe me tepër. Shtim të jashtëzakonshëm te materialeve polimere ka pasur në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe një trend të shtimit të prodhimit materialet polimere do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.Në praktikën industriale, lëndët plastike sipas përbërjes kimike të tyre klasifikohen në dy grupe kryesore Termoplastike dhe Termoduret (Duroplastet) Ekstrudimi me injektim si teknologji e përpunimit të materialeve polimere me shumë sukses përdoret për prodhimin e detaleve plastike, në industrinë elektronike, instalime elektrike, pajisje medicinale, prodhimin e mobilieve, pajisje shkollore, për prodhimin e lodrave, prodhimin e ambalazheve për nevoja të bujqësisë etj. Përdorimi i lëndëve plastike kërkon që ato të përgatitën në trajta të ndryshme a më të përshtatshme për përpunim, sipas parimit të përpunimit, sipas makinerisë që do të përdoren, objekteve që do të prodhohen dhe sipas qëllimeve të përdorimit të tyre. Të gjitha lëndët plastike përgatiten për përpunim me procese të ndryshme pune:

a.) – Në trajtë të lëngshme, b.) – Në trajtë pluhuri,

c.) – Në trajtë të pastës, c.) – Në trajtë të fletëve dhe profileve të ndryshme, e.) – Në trajtë të kokrrizave.

Ne në praktiken e bërë në ndërmarrjen ’’Çlirimi’’kem pasur për studim makinat injektuese të cilat si lëndë të par që duhet përpunohet e pranojnë në trajte kokrrizashMakinat te cilat kemi studiuar janë :

”Arburg 305-210-700” “Easymaster EM 180V”Ne këto makina ne ketë ndërmarrje prodhohen disa lloje te produkteve siq jane:

LugëtPiruetThikat dhePjatat për ushqim te gatshëm.

Ferizaj 2011Page 2

Page 3: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Ne kemi analizuar kryesisht kushtet teknologjike të përpunimit të materialeve polimere Gjatë pjesës eksperimentale të punimit kemi vërejtur se cilësia e produkteve të fituara varen nga shumë faktor, siç janë:zgjedhja e lëndës së parë, zgjedhja e veglës, zgjedhja e makinës, si dhe rregullimi i parametrave tjerë përcjellës, etj lënda e parë nuk duhet të ketë lagështi (mos të përmbajë lagështi më shumë se 0.3% që është e lejuar),-që në fillim të procesit duhet të bëhet pastrimi i boshtit kërmillor me materie më bashkëkohore të ashtuquajtur “plastoclean” në mënyrë që të largohen të gjitha papastërtitë nga boshti kërmillor,- duhet të kontrollohet prezenca eventuale e papastërtive fizike të cilat mundë të pengojnë zhvillimin e procesit dhe ta zvogëlojnë cilësinë,- duhet në mënyrë rigoroze të përcaktohet temperatura dhe parametrat e tjerë në të gjitha zonat e cilindrit.

Ferizaj 2011Page 3

Page 4: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Summary

Polymer materials have begun to be produced since the second half of the nineteenth century and later their production began to increase even more.Dramatic increase of polymer materials has been in the second half of the twentieth century and a trend of increasing production of polymer materials will continue in the future.In industrial practice, plastic materials according to their chemical composition are classified into two main groups:   Thermoplastic and   Termoduret (Duroplastet)Ekstrudimi injection as the technology of processing polymer materials successfully used to produce plastic details, the electronics industry, wiring, medical device, manufacture of furniture, school equipment for the production of toys, production of packaging for agricultural purposes etc. .    Use of plastic materials requires that they be prepared in various forms a most suitable for processing, according to the principle of processing, according to machinery to be used, facilities that will be produced and the goals of their use. All prepared for processing plastic materials with different work processes:a.) - In liquid form,b.) - In powder form,c.) - In the form of pastes,c.) - In the form of sheets and profiles differente.) - In the form of grain.  We in practice occurred in the company''had to studimmakinat injecting Qlirimi''kem that as raw material to be processed first accept in the form of grainMachines that we have studied are:

"Arburg 305-210-700" "Easymaster EM 180V"In these cars at this company produced several types of products such as:SpunsForksKnives andPlates for of food ready.

Ferizaj 2011Page 4

Page 5: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

We have analyzed mainly the technological conditions of processing polymer materials of paper during the week we noticed that the quality of the products obtained depend on many factors, such as:choice of raw materials, choice of tool,machine selection, andregulation of other associated parameters, etc.raw materials should not be wet (do not contain more moisture than 0.3% is allowed)-From the beginning of the process should be cleaning kërmillor axis with the most sophisticated substance called "plastoclean" in order to leave all the dirt from kërmillor axis,- Should be checked eventual presence of physical impurities that can inhibit the development of the process and reduce the quality,- Must strictly defined temperature and other parameters in all areas of the cylinder.

Ferizaj 2011Page 5

Page 6: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

PËRMBAJTJA1. HYRJE........................................................................................................... 7

1.1.KLASIFIKIMI I LËNDËVE PLASTIKE................................................ 8

1.2. PREGATITJA E LËNDËVE PLASTIKE PËR PËRPUNIM ................9

1.3. MATERIALET POLIMERE TERMOPLASTIKE .............................10

2. LLOJET E MAKINAVE PËR INJEKTIMIN E

MATERIALEVE POLIMERE..................................................................18

3. ELEMENTET E MAKINAVE INJEKTUESE ........................................26

3.1 Bazamenti .............................................................................................................28

3.2 Elektromotori dhe grupi i dhëmborëve .............................................................28

3.3 Hinka për furnizim dhe dozim ............................................................................28

3.4 Cilindri ................................................................................................................29

3.5 Boshti i ekstruderit (boshti kërmillor)................................................................34

3.6-Vegla për injektimin e masave termoplastike ..............................................41

4. PROCESI TEKNOLOGJIK I PËRPUNIMIT ME INJEKTIM E

LUGЁVE, PIRUJVE, THIKAVE DHE PJATAVE PЁR USHQIM TЁ

GATSHЁM .......................................................................................47

5. CIKLI PUNUES PËR PRODHIMIN E LUGЁVE, PIRUJVE,

THIKAVE DHE PJATAVE PЁR USHQIM TЁ GATSHЁM .....................65

6. TË METAT GJATË PËRPUNIMIT TË TERMOPLASTEVE ME PARIMIN E INJEKTIMIT DHE ZGJIDHJET PËRKATËSE ......71 7. PËRFUNDIM . ..............................................................................................76

.Literatura . .....................................................................................................77

Ferizaj 2011Page 6

Page 7: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

1.0. HYRJE

Materialet polimere janë përzierje makromolekulare me shumë shtresa të tjera që përbejnë një tërësi që në një stad të vetin janë në gjendje plastike dhe mund të formohen në gjysmë produkte ose produkte të gatshme të cilat kur të ftohen e ruajnë formën e dhëna. Materialet polimere kanë filluar të prodhohen qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe me vonë prodhimi I tyre filloi të shtohet edhe me tepër. Shtim të jashtëzakonshëm te materialeve polimere ka pasur në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe një trend të shtimit të prodhimit materialet polimere do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Prodhimin masovik të materialeve polimere e kanë pasur për arsye se ato për kah vetitë kanë zëvendësuar materialet klasike siç janë metalet, druri, qelqi, porcelani etj. Por cilësitë e tyre i tejkalojnë edhe materialet e përmendura meqë materialet polimere kanë veti specifike dhe me të cilat janë të përdorshme edhe atje ku materialet klasike nuk mund të përdoren me sukses si materialet polimere.Përparsit e përdorimit të materialëve polimere janë: dendësia e vogël, përpunueshmëri e lehtë, veti të mira rrëshqitëse, qëndrueshmëri kimike dhe të rezistueshme ndaj koruzionit etj. Materialet polimere nuk janë vetëm zëvendësim i materialëve me prejardhje natyrore por edhe atyre konstruktive në elektronikë, makineri dhe në degët tjera teknologjike. Prodhimtari mjaftë të gjerë të përpunimit te materialëve polimere kanë produktet e përfituara më anë të injektimit me presim. Teknologjia dhe makineria për prodhimin e produkteve me injektim ka marr një hov shumë të madh të zhvillimit, sepse në këtë fushë me të madhe është duke u aplikuar teknologjia informative. Ekstrudimi me injektim si teknologji e përpunimit të materialeve polimere me shumë sukses përdoret për prodhimin e detaleve plastike, në industrinë elektronike, instalime

Ferizaj 2011Page 7

Page 8: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

elektrike, pajisje medikale, prodhimin e mobilieve, pajisje shkollore, për prodhimin e lodrave, prodhimin e ambalazheve për nevoja të bujqësisë etj

1.1. KLASIFIKIMI I LËNDËVE PLASTIKE

Në praktikën industriale, lëndët plastike sipas përbërjes kimike të tyre klasifikohen në dy grupe kryesore

Termoplastike dhe

Termoduret (Duroplastet)

Termoplastet. – janë rrëshira që formohen me makromolekula të polimerizimit ose polikondenzimit. Termoplastikë quajmë atë lëndë trajta e së cilës, në vazhdim të një ngrohjeje dhe të një ftohjeje, mund të ndryshohet shumë herë. Këto lëndë zbuten kur të ngrohen dhe ngurtësohen kur të ftohen. Lënda e zbutur me nxehtësi lëngëzohet dhe rrjedh në efektin e shtypjes. Në këtë gjendje të brumosur mund të përpunohet (t’i jepet trajta e dëshirueshme). Me anë të ftohjes, lënda rimerr ngurtësinë e vet, dhe ruan trajtën që i është dhënë. Në këtë mënyre mund të prodhohen me një proces të vetëm teknologjik edhe artikuj të trajtave të komplikuara. Lëndët plastike të këtij grupi mund të krahasohen me dyllin. Dylli në temperaturën e vendit është një trup kompakt dhe i fortë, por po të vihet nën veprimin e nxehtësisë zbutet, shkrihet dhe mund të modelohet në trajtat e dëshirueshme. Posa të ftohet ai përsëri bëhet i fortë e kompakt dhe e ruan trajtën e re e cila i është dhënë herën e fundit. Në raste nevoje, cikli i ardhshëm mund të rifillohet dhe të vazhdohet pa mbarim. Pra gjendja kimike ose fizike e termoplasteve është vetëm në funksionimin e temperaturës së vet aktuale. Mbeturinat dhe rrjedhjet që teprojnë gjatë përpunimit të këtyre lëndëve mund të ripërdoren pasi të jenë kokrrizuar. Numri i mundshëm i ripërdorimit të mbeturinave kufizohet me “lodhjen”, gjithnjë e më të madhe që pëson lënda dhe rrjedhimisht me dobësimin e saj

Termoduret. – janë rrëshira që formohen me makromolekula të polikondenzimit. Termodure quajmë atë lëndë, trajta e të cilës, në vazhdim të një ngrohjeje, mund të ndryshohet vetëm një herë.Lëndët plastike të këtij grupi kanë veti të përbashkëta kur të ngrohen , zbuten dhe kthehen në gjendje plastike. Njëkohësisht gjatë ngrohjes zhvillohet reaksioni kimik në lëndë dhe

Ferizaj 2011Page 8

Page 9: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

si pasoj ajo bëhet e ngurtë dhe e pa aftë për tu shkrirë përsëri. Pra gjatë përpunimit lënda pëson një shndërrim fiziko-kimik të pathyeshëm, por bëhet e pashkrishme, e patretshme në tretsa organikë të zakonshëm, siç janë alkooli, acetoni, etj.

Në raste ngrohjeje, lënda që njëherë është ngurtësuar(modeluar) nuk zbutet më, për këtë arsye këto lëndë mund të përpunohen vetëm një herë; veçanërisht, mbeturinat dhe rrjedhjet, që krijohen gjatë përpunimit, nuk janë më të përdorshme.

1.2. PREGATITJA E LËNDËVE PLASTIKE PËR PËRPUNIM

Me qenë se përdorimi i rrëshirave në gjendje të pastër bëhet vetëm në raste të veçanta, pothuajse gjithmonë është e nevojshme që ato të përzihen me një numër lëndësh ndihmuese të ngurta ose të lëngshme.Proceset e përzierjes së rrëshirave të pastra me lëndët ndihmëse zhvillohen tek prodhuesit e lëndës së parë. Të njëjtat procese në rast nevoje mund të zhvillohen edhe tek përpunuesi i lëndëve plastike. Me procese të më vonshme, lënda brumoset, ngjyroset, thahet, sitet deri sa në fund del në trajtë kokrrizash të vogla me ngjyrat e dëshirueshme ose në trajtë të gjysmë prodhimeve të gatshme për përpunim.Përdorimi i lëndëve plastike kërkon që ato të përgatitën në trajta të ndryshme a më të përshtatshme për përpunim, sipas parimit të përpunimit, sipas makinerisë që do të përdoren, objekteve që do të prodhohen dhe sipas qëllimeve të përdorimit të tyre. Të gjitha lëndët plastike përgatiten për përpunim me procese të ndryshme pune:

a.) – Në trajtë të lëngshme, b.) – Në trajtë pluhuri,

c.) – Në trajtë të pastës, c.) – Në trajtë të fletëve dhe profileve të ndryshme, e.) – Në trajtë të kokrrizave.

Kjo ndarje e përgatitjes së lëndëve plastike është e detyrueshme mbasi të çdo trajtë e lëndës plastike mund t’i përshtatet të gjitha metodave të përpunimit. p.sh një lëndë plastike në trajtë të pluhurit nuk mund të përdoret për përpunim me metoda mekanike (prerje, frezim etj), ajo mund të përdoret fare mirë për përpunimin me metodat e shtypjes, të ekstrudimit, të injektimit etj, dhe pastaj të kalojë në procese të tjera.

Ferizaj 2011Page 9

Page 10: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Të gjitha lëndët plastike, në gjendje që janë përgatitur si lëndë e parë, kalojnë në procese të ndryshme teknologjike dhe në fund shndërrohen në objekte të gatshme, sipas kërkesave të konsumatorëve.

1.3. MATERIALET POLIMERE TERMOPLASTIKE

Polietileni - PE

Polietileni së bashku me polipropilenin janë prej materialeve polimere më të rëndësishme më prejardhje nga alkenet.Polietileni në industri përfitohet me polimerizimin e etilenit në prezencë e katalizatori me presion të ultë, presion mesatar, dhe presion të lartë për tri proceset është e domosdoshme që pastërtia e etilenit të jetë 95%.

-Polietileni i fituar nën shtypjen të ultë 0.1-0.2 Mpa ka dendësi prej 940-960 kg/m3 ka veti të mira mekanike dhe është elektroizolues i mire.- Polietileni i fituar ne shtypje të lartë prej101,32 – 202,65 Mpa ka dendësi prej 910-930 kg/m3 ka veti shumë të mira kime dhe shtalbësi.

Tab 1. Vetit e polietilenit

Vetitë LDPE HDPE S Shtalbësia në thyrje kJ/m2 Nuk thyhet 27-108

Qëndrueshmëria në tërheqje (N/mm2) 4-16 21,5-28,5 Pika e zbutjes oC 75-110 77-110 Moduli i elasticitetit (N/mm2) 98,5-250 420-1260

Ferizaj 2011Page 10

Page 11: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

-Përpunimi i polietilenit me parimin e injektimit –

a; Polietileni i fortë:

Karakteristikat e punës; Temperatura e punës 200-3000CShtypja e injektimit 600-1.500 PaTemperatura e formës 50-700C

Gjatë injektimit të polietilenit të tipit të fortë duhet të kihet kujdes që lënda mos të qëndrojë në brendinë ë cilindrit të injektimit në temperaturë të ngritur, pasi veprimi i temperaturës së lartë shkakton dekonpenzimin e lëndës.Në rastet e ndërprerjeve të ndryshme të punës, lënda e mbetur në cilindrin e injektimit duhet të zbrazet krejtësisht, përndryshe prodhimet e gatshme do të jenë të dobëta, më pak të qëndrueshme se kur puna zhvillohet rregullisht pa dhënë shkak që lënda të ngelë në cilindrin e injektimit nënë veprimin e temperaturës së ngritur. Kur sipërfaqja e prodhimit qe injektohet nuk ka shkëlqim të mjaftueshëm, është e nevojshme që shpejtësia e injektimit të rritet dhe temperatura e formës të mbahet në një vleftë sa më të ngritur që të jetë e mundur, aq sa të mos ngadalësojë ngurtësimin e artikullit që injektohet kryesor. Kur paraqitja e artikullit është e ndërlikuar, temperatura e formës mund të ngrihet deri ne 900C. Artikujt prej polietileni i fortë, më qenë se kanë ashpërsi të theksuar nuk paraqesin vështirsi për nxjerrjen e tyre nga forma atë mënyrë që në fund artikulli të mos dëmtohej, pasi duke qenë ende i ngrohët, mund të deformohet. Për të mënjanu deformimet, këshillohet që të përdoret mënyra e nxjerrjes automatike, me anën e kunjave nxjerrëse ose në mënyrë pneumatike. Kjo mënyrë e fundit jep përfundime të shkëlqyeshme, sepse kohën e nxjerrje, në krahasim me mënyra tjera e ka shumë të shkurtë.

b; Polietileni i butë:

Karakteristikat e punës; Temperatura e punës 150-2300C

Shtypja e injektimit 700-1.200 Pa Temperatura e formës 20-400C

Ferizaj 2011Page 11

Page 12: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Polietileni i butë është i përshtatshëm për përpunimin në bazë të parimit të injektimit. Kjo lëndë mund të përpunohet në çdo lloj prese. Karakteristikat e punës përcaktohen sipas paraqitjes dhe madhësisë së artikullit që do të prodhohet. Në qoftë se ajo është e ndërlikuar dhe ka spensor të hollë, atëherë gjatë injektimit punohet më një temperaturë më ët ngritur se në rastet kur paraqitja e artikullit është e thjeshtë dhe ka spensor të trashë.Gjatë rrjedhjes së lëndës në brendinë e formës, e cila vjen nga drejtime të ndryshme, bashkimi i pjesëve të artikullit të injektuar bëhet më lehtësi. Ky është faktor me rëndësi të madhe, që lehtëson përpunimin e polietilenit me parimin e injektimi. Në saje të këtij faktori polietileni jep përfundime shumë më të mira gjatë punës në bazë të këtij parimi.Gjatë injektimit të polietilenit duhet pasur kujdes që ngurtësimi i artikullit të bëhet i plotë, përndryshe në qoftë se artikulli nxirret ende i ngrohët, pa u ngurtësuar do ët pësoj tkurrje të theksuar e cila shkon përafërsisht nga 2-5%, gjë që është karakteristike për polietilenin. Për të pakësuar tkurrjen, duhet që gjatë mbushjes së formës të mbahet shtypja e injektimit për kohën e nevojshme sipas artikullit qe punohet. Krahas zgjatjes së shtypjes duhet të zgjatet edhe koha e ngurtësimit, d.m.th në rast nevoje të vonohet hapja e formës pas injektimit të kryer. Lënda e parë prej polietileni vjen në formë pluhuri, granulati, pllakash, dhe shufrash. Trajta dhe forma e lëndës se parë varet nga mënyra e përdorimit, nga metoda e përpunimit si dhe paisja makinerike që do ta përpunoj.Polietileni në formë pluhuri përdoret si shkrirës për veshje të metaleve, polietileni ne formë granulati përdoret për përpunimin me injektim, ekstrudim fryrje. Lënda e parë ambalazhohet në thasë letre ose në thasë të polipropilenit prej 25 kg. Në depo deponohet aty ku nuk ka lagështi

Fig. 1. Polietileni si lëndë ë parëFig. 1. Polietileni si lëndë ë parë

Ferizaj 2011Page 12

Page 13: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Polipropileni - PP

Polipropileni përfitohet me polimerizimin e polietilenit të pastër në temperaturë 50-1000C nën presion prej 0,1 – 1,0 Mpa. Është i rezistueshëm ndaj kemikaleve.Polipropileni është masë plastike me peshë molekulare të lartë. Veçori e tij është se mbetet e pa ndryshueshme edhe në temperatura pak të ngritura. Karakteristike e veçan e polipropilenit është se është i përshtatshëm për shumë lloje punimesh.-ka veti më të mira termike dhe mekanike, ndërsa në temperatura të ulëta më pak i qëndrueshëm. -është rezistent ndaj: thartirave, tretësirave të acidit klorhidrik, vajit etj.-përdorimi: pllaka, gypa, mbështjellës të kabllove, industria e automobilave, teknika e bardhë.

Tabela 2. Vetitë e polipropilenitVetitë e polipropilenit PP

Shtalbësia në thyerje kJ/m2 2,7-10,8 Qëndrueshmëria në tërheqje (N/mm2) 28-38 Pika e zbutjes oC 165-170 Moduli i elasticitetit (N/mm2) 1120-1500

Polipropileni si lëndë e parë vije në formë të kokrrizave (granulatit).

Fig. 2. Polipropileni si lëndë e parë

Ferizaj 2011Page 13

Page 14: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Polivinil kloruri – PVC

Polivinil kloruri shkurtimisht i emërtuar P.V.C është një ndër masat plastike termoplastike me një konsum te madh ne bote. Përfitohet ne autoklavë në temperaturë deri ne 500C, në presion6-9 bar në prani të një promotori të tipit të peroksidesh organik(peroksid benzen ose persulfatit të kaliumit ose të ujit të oksigjenuar).Prodhohet në shumë tipe si i butë, gjysmë i fortë dhe i fortë, te cilët kanë karakteristikat fizike dhe mekanike te ndryshme.

-Përpunimi i P.V.C me parimin e injektimit-

-P.V.C i fortë:

Karakteristikat e punës: Temperatura e punës: cilindri 150-155 0C, maja 170-1800C Shtypja e injektimit: 800-1000 Pa

Temperatura e formës: 40-50 0C

P.V.C i fortë nuk mund të përdoret me injektim pa qenë përzier me lubrifikuesit dhe stabilizuesit.Përpunimi i kësaj lënde me parimin e injektimit bëhet në presa injektuese me bosht (shnek, gjer.). Sa të jetë e mundur, duhet të mënjanohet përdorimi i presave me piston. Për të plastifikuar pikën e vet të shkrirjes, po mbetet ende viskoze në këtë temperaturë. Për këtë arsyeje, sidomos para fillimit të punës maja e cilindrit të injektimit ngrohet. Nuk duhet lejuar që gjatë pushimeve ose avarive të ndryshme(të makinerisë, të formave etj) lënda të flejë në brendinë e cilindrit të injektimit nën veprimin e nxehtësisë. Në këto raste ndërprerje të punës, duhet qe cilindri i injektimit të zbrazet nga lënda, të ndërpritet ngrohja e cilindrit e pastaj të vazhdohet me riparimin e rastit; përndryshe nga temperatura e lartë, në të cilën do të arrijë, lënda do të dekompozohet(digjet). Për të mos një ngrohje të tepruar, duhet pasur parasysh llojin e lëndës me të cilën punohet. Në qoftë se lënda nuk përmban lëndë ngjyresës ose mbushëse, niveli i përshtatshëm i temperaturës mund të njihet nga ngjyra e prodhimit qe injektohet e cila shkon nga e verdha në ngjyrë portokalli dhe në tejdukshmërinë e saj; por në qoftë se prodhimi ka ngjyrën e prishur, ose del e paplotësuar saktësisht, d.m.th se puna ka vazhduar me temperaturë të ulët.

Ferizaj 2011Page 14

Page 15: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Njollat e shkëputura me ngjyrë të errët janë shenjat e fillimit të dekompenzimit të brumit për shkak të temperaturës shumë të ngritur. Çdo dekompenzim i lëndës në cilindrin e injektimit shkakton ndërprerjen ë punës. Pas këtyre rasteve duhet të çmontohet dhe të pastrohet cilindri i injektimit me kujdesin më të madh. Lënda e karbonizuar ka një veprim dekompenzimi mbi lëndën e papërdorur, për më tepër pjesët e zbuluara të makinës ndryshken nga gazi klorhidrik i çliruar prej lëndës së dekompensuar. Në veçanti kjo rrezikon edhe shëndetin e punonjësve që gjendën në atë vend.

-P.V.C i butë:Karakteristikat e punës:

Temperatura e punës:cilindri 160-180 0C Shtypja e injektimit: 100-200 Pa

Temperatura e formës: 40-50 0C

Për përpunimin e P.V.C të butë me parimin e injektimit këshillohet që presa e injektimit të jenë të tipit me bosht. Ngrohja e lëndës bëhet me kujdes të madh, sepse temperatura e punës së P.V.C të plastifikuar është në mënyrë të dëmshme e afërt me temperaturën e dekompenzimit të vet. Duhet mënjanuar çdo rrezik i mbingrohjes së lëndës në brendinë e cilindrit të injektimit në fillim dhe gjatë punës. Pakujdesia më e vogël e lidhur me ngrohjen e cilindrit dhe çdo vonesë veprimi për zhdukjen e rrezikut të mbingrohjes shkaktojnë dekompenzimin e lëndës, ndërprerjen e punës dhe jep të këqija që u theksuan në rastin e P.V.C të fortë. P.V.C përgatitet për përpunim në trajtë pluhuri të bardhë, pa erë dhe i padjegshëm në trajtë kokrrizash, paste apo pllakash.Të gjitha tipet e P.V.C ruhen në vende të thata dhe të mbuluara. Ambalazhohen në thasë letre me peshë prej 25 kg. Lënda e ardhur nga magazina duhet të qëndroj në thasë të mbyllur në reparte 24 orë ose të thahet para se të vihet në përdorim

Ferizaj 2011Page 15

Page 16: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Fig. 3. P.V.C si lëndë e parë

Polistireni - PS

Është polimer i parë i përfituar në mënyre industriale që në vitin 1920. Sot së bashku me polietilenin dhe polivinil klorurin është një ndër materialet polimere më të përdorshme.Polimerizimi kryhet në tri metoda:

Polimerizimi me blloqe, Me emulsion dhe, Me Suspension (në ambient ujor).

Polimerizimi në blloqe jep produkte më të pastërta. Me anë të polimerizimit në suspënzion dhe atij në emulsion përfitohen produkte me masë molekulare më të madhe (100000÷200000). Këto polimere të përfituara me këto metoda kanë veti elektorizoluese më të mira.

-Përpunimi i polstirenit me parimin e injektimit- Përpunimi i polistirenit normal në bazë të parimit të injektimit është i lehtë, por lëngshmëria e madhe që ka kjo lëndë në temperatura të ngritura.Makineritë, pajisjet si dhe teknika e përpunimit janë të njëjta me ato të termoplastëve tjera. Presat e injektimit që vihen në përdorim me polistirenin mund të jenë të thjeshta, me piston dhe me shnek.Sikurse theksuam edhe me parë polistireni nuk thith ujin, por kondensimet sipërfaqësore të lagështisë atmosferike janë gjithmonë të mundshme. Për këtë arsye, pavarësisht se nuk është e domosdoshme , këshillohet tharja e kokrrizave të polistirenit. Kjo masë paraprake mënjanon një seri çrregullimesh dhe të metash(njolla, flluska, viza etj), mbi objektet qe injektohen.

Ferizaj 2011Page 16

Page 17: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Për polistirenin normal temperatura e cilindrit të injektimit mund të lëvizin ndërmjet 1750C -225 0C, kurse shtypja e injektimit ndërmjet 700 kN/cm2 deri 900 kN/cm2 .Është polimer shumë i shpërndarë, prej tij përgatiten ambalazhe të bukura, gjësendet e amvisris, pjesë të ndryshme për makina, armatura elektrike dhe për gypa. Cilësia dielektrike e tij është e mirë dhe kjo shfrytëzohet në elektroindustri. Meqenëse polistireni kombinohet me gomë dhe fije qelqi mundësia e përdorimit të tij me këtë zgjerohet.

Fig. 4. PS si lëndë e parë

Ferizaj 2011Page 17

Page 18: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

2.0. LLOJET E MAKINAVE PËR INJEKTIMIN E MATERIALEVE POLIMERE

Përpunimi me injektim është një proces i shndërrimit fizik të lëndëve plastike, të cilat në

trajtë të kokrrizave, përpunohen në një makinë të quajtur ,,presa e injektimit”.

Këto presa ndahen në dy kategori:

Presa të thjeshta- ku injektimi kryhet me një piston të thjeshtë, që vepron mbi

lëndën e shkrirë në cilindrin e injektimit

a. b.

c.

Fig. 5, Kategoritë e presave te injektimit.: a. Presë injektimi me piston të thjeshtë;b. Presë injektimi me paraplastifikim të jashtëm; c. Presë injektimi me bosht (shnek)-piston.

Ferizaj 2011Page 18

Page 19: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Presa me para – plastifikim: ndahen në:-Presa ku injektimi kryhet me një piston të thjeshtë mbi lëndën e shkrirë dhe të ardhur nga cilindri i jashtëm(fig.5/b),-Presa ku përdoret një bosht kërmillor(shnek), i cili jo vetëm që e kryen furnizimin dhe plastifikimin e lëndës, por edhe rolin e pistonit të injektimit.Për këtë arsye këto presa quhen presa të injektimit me boshte-piston(Fig. 5/c). Janë presa më të përdorura për përpunimin e lëndëve plastike me parimin e injektimit.

Tërësia e presës së injektimit (injektuesja) përbëhet nga dy njësi, si ne (fig .6): 1. Njësia e injektimit 2. Njësia e kallëpit (veglës)

Fig. 6. Tërësia e presës së injektimit

Ferizaj 2011Page 19

Njësia e kallëpit Njësia e injektimit

Page 20: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Në (fig. 7) është paraqitur presa e injektimit të lëndëve plastike dhe përmban: - Sistemin (dispozitivin) hidraulik - Sistemin e injektimit - Veglën - Sistemin e mbylljes së veglës - Sistemin e kontrollit

Fig. 7. Makina injektuese dhe sistemet përbërëse të saj

Ferizaj 2011Page 20

Vegla

Sistemi hidraulik

Sistemi mbyllës i veglës

Sistemi i ngasjes

Sistemi i injektimit

Page 21: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Ena e injektimit- të quajtur cilindri i injektimit (ose dhoma e plastifikimit), e cila furnizohet me lëndë plastike. Këtu bëhet nxehja dhe zbutja e lëndës.

- Sistemi i injektimit - d.m.th. pistonin e injektimit që shtyn lëndën plastike të shkrirë në brendinë e formës. Forma e injektimit duke qenë boshe mbyllet, pastaj mbushet nën shtypjen e pistonit të injektimit.

- Sistemi për mbylljen e veglës (kallëpit-formës) gjatë injektimit - presa e injektimit mund të jetë horizontale apo vertikale. Në presat vertikale furnizimi me lëndë të parë është më i mirë dhe më i lehtë për diametër të njëjtë të cilindrit të injektimit. E kundërta në presat horizontale nxjerrja automatike e prodhimit është më e lehtë. Disa konstruktorë kanë kombinuar mbylljen horizontale te formës (gjë që lehtëson nxjerrjen e prodhimit duke siguruar edhe rendiment të lartë), me injektim vertikal (gjë që lehtëson furnizimin me lëndë të parë).Sistemet e mbylljes dhe të injektimit mund të jenë hidraulike (me ujë, vaj) ose mekanike. Sistemet mekanike janë te sistemit te morsetës, me një vidë të manovrueshme me dorë ose me motor. Sistemet hidraulike punojnë me shtypje te ujit apo të vajit.Shtypja e mbylljes se formës duhet të ushtrohet gjatë gjithë kohës që vazhdon injektimi dhe ftohja e objektit që injektohet. Me këto sisteme vendosja e formave ndërmjet mbajtësve të tyre është shumë e lehtë dhe paralelizmi i dy pjesëve te formës shumë i mirë.

Injektimi duhet të bëhet me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe, një deri në dy sekonda, me qëllim që lënda të mos ketë kohë të ftohet para se të arrijë në pikat me të largëta të formës.Shtypja e zhvilluar me pistonin e injektimit, mbi lëndën e shkrirë, varet nga sipërfaqja e pistonit të injektimit dhe forca që ushtrohet mbi këtë piston. Për një presë të një fuqie të caktuar të injektimit, sa më i vogël të jetë diametri i pistonit të injektimit, aq më e ngritur është shtypja që zhvillohet mbi lëndën. Por duhet të kihet parasysh se kjo shtypje nuk transmetohet krejtësisht në brendinë e formës.Lëndët plastike të zbutura nuk janë të krahasueshme me lëngun ku shtypja bëhet me parimin e Paskalit. Për më tepër, rëniet e shtypjes janë të konsiderueshme nebrendinë e formës, që është gjithmonë e ftohët, ndërsa shpejtësia e injektimit është e ndryshme për lëndë dhe forma të ndryshme.Për lëndët plastike llogariten këto përpjesëtime të transmetimit të shtypjes:

Ferizaj 2011Page 21

Page 22: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Për një objekt më të trashë se 5 mm, shtypja e injektimit është e barabartë me tre të katërtat e shtypjes së fillimit të injektimit.Për një objekt me trashësi prej 2 mm deri 5 mm, me dy te tretat dhe për një objekt të hollë nën 2 mm, me gjysmën e saj. Cilindri i injektimit duhet të ketë një trajtë të brendshme të tillë, që mos ta ndalojë lëndën, mos ta djeg apo të ndihmojë dekompozimin e lëndës së re të porsa zbutur. Shumica e cilindrave të injektimit përmbajnë një pjesë të brendshme, që quhet zemër shpërndarëse e lëndës. Kjo pjesë duhet të jetë e profiluar me precizitet.Roli i kësaj pjese është i dyfishtë: shpërndan lëndën në shtresa të holla, që homogjenizohen në dhomën e majës së injektimit dhe e përcjell nxehtësinë e lëndës në faqen e brendshme të shtresave për të luftuar kundra rrjedhjes së keqe të lëndës. Për këtë qëllim disa presa kanë një zemër shpërndarëse me nxehje të brendshme me rezistencë, por ky dispozitiv prodhohet me vështirësi dhe me zor shfrytëzohet.Ngrohja e cilindrit të injektimit mund të bëhet me të gjitha mënyrat termike. Ngrohja me rezistencë elektrike lejon një rregullim relativisht të lehtë për çdo zone të cilindrit në mënyrë të pavarur. Ka raste që presa e injektimit mund te furnizohet. Me lëndë të ngrohtë e të zbutur para se të arrijë në depon e furnizimit të makinës. Në këtë mënyrë, humbja shtypjes përgjysmohet dhe mund të punohet me presa më pak të fuqishme.Makinat (presat) e para nuk injektonin veçse disa gram, ato janë ende në përdorim në rastet e prodhimit të artikujve shumë të vegjël dhe punojnë me rendiment shumë të lartë. P.sh. 1500 lugë për kafe në orë.Presat që sot janë përgjithësisht në përdorim kanë një aftësi injektimi prej 100gram deri 160 gram. Krahas tyre ekzistojnë edhe presa që kanë aftësinë e injektimit mbi 15 kg. Këto lloj presash paraqesin probleme te ndërlikuara, veçanërisht në realizimin e enës (cilindrit të injektimit) së aftë për ngrohjen e shpejtë, pa rrezikuar dekompozimin e lëndës me sasi kaq te madhe .Koha e ftohjes (ngurtësimit) së objektit të injektuar është shumë e gjatë dhe rrjedhimisht rendimenti përgjysmohet. Në presat e injektimit të ndërtimit të fundit boshti kërmillor vendoset në brendinë e cilindrit të injektimit (shih fig. 5/c), i cili luan alternativisht rolin e përzierësit (duke u rrotulluar në çastin e kthimit) dhe të pistonit të injektimit (në çastin e përparimit).Përfitimi është homogjenizimi i madh termik i lëndës së përzier nga ana e boshtit kërmillor, gjë që jep objekte më të cilësi të mirë (më pak sforcime të brendshme) dhe të injektuar nën një shtypje më të ulët se sa mbi lëndën që injektohet pa përzierjen e boshtit kërmillor, d.m.th. vetëm me piston si në fig. 5/a.Kemi disa lloje të makinave (presave) injektuese si në figurat në vijim:

Ferizaj 2011Page 22

Page 23: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

a.

b.

Ferizaj 2011Page 23

Ena

Ena

Page 24: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

c.

d.

Ferizaj 2011Page 24

Page 25: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

e.

fig. 8. Llojet e makinave injektuese dhe pjesët përbërëse te makinave: a-

Ferizaj 2011Page 25

Cilindri

Nxemësat

DizaInjektori

FtohësatCilindri shtytes i vegles

Kallëpi

ProduktiGranulati

Page 26: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

3. ELEMENTET E MAKINAVE INJEKTUESE

Elementët kryesore të makinave injektuese për përpunimin e materialeve polimere janë:

- Motori,

- Dhëmbëzoret për transmetim të numrit të rrotullimeve,

- Cilindri hidraulik për mbyllje dhe hapje të veglës,

- Udhëzuesit e veglës,

- Pllaka e lëvizshme e veglës,

- Pllaka e palëvizshme e veglës,

- Cilindri shtytës i boshtit,

- Kallëpi,

- Diza,

- Boshti,

- Cilindri,

- Nxehësi,

- Pulti komandues,

Ferizaj 2011Page 26

Page 27: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Fig. 9. Pjesët kryesore te presës se injektimit:;1-Hinka, 2- Cilindri, 3- Boshti kërmillor, 4,5,7,8,9,17,18,20,21- Nxehësit, 6- Rregulluesi temperaturës, 10- Koka, 11-Pllaka e palëvizshme e veglës, 12-Detali I fituar, 13- Kallëpi, 14, Udhëzuesi I veglës, 15-Pllaka e lëvizshme e veglës, 16-Cilindri hidraulik për

mbyllje të veglës, 19- Valvula, 22 Cilindri shtytës i boshtit, 23- Elektromotori dhe dhëmbëzoret

Ferizaj 2011Page 27

Page 28: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

3.1 Bazamenti. – Shërben për mbajtjen e të gjitha pjesëve të makinës.

3.2 Elektromotori dhe grupi i dhëmborëve. – Për të rrotulluar boshtin kërmillor përdoren elektromotorë me shpejtësi të rregullueshme. Preciziteti i nevojshëm për këto rrotullime fitohet nëpërmjet dhëmbëzoreve

Figura. 10. Njësia e ngasjes dhe reduktori

3.3 Hinka për furnizim dhe dozim - përdoret për furnizim të nevojshëm të ekstruderit me lëndë të parë. Mbi ekstruder vendosët rezervari ku pjesa e poshtme mundë të jetë në formë konike ose piramide dhe ka vrimën për dozimin e lëndës së parë. Mbushja e rezervarit me lëndë plastike mundë të bëhet në mënyrë mekanike (me dorë) ose në mënyrë automatike nëpërmes elevatorit (transportier).

Fig. 11. Njësia për furnizim

Ferizaj 2011Page 28

Page 29: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

3.4 Cilindri- Cilindri dhe boshti kërmillor i ekstruderit paraqesin elementët kryesore të makinës. Cilindri me boshtin kanë për detyrë që masën plastike në formë granulati ose pluhuri ta transportojnë, të bëjnë shkrirjen dha ta nxjerrin jashtë nëpër vegël me shtypje dhe temperaturë konstante. Me qëllim të nxehjes së masës plastike, cilindri i ekstruderit duhet të nxehet nga jashtë, kurse nxehtësia më pas transmetohet në murin e brendshëm të cilindrit.

Fig .12. Cilindri i ekstruderit

Në disa makina, cilindri, (në brendinë e të cilit rrotullohet boshti kërmillor) është vendosur mbi rrota. Në qoftë se nevojitet ndërrimi dhe pastrimi i boshtit kërmillor, mjafton të vidhosen disa bulona për të nxjerrë cilindrin Në makinat më moderne nxjerrja e boshtit kërmillor nga cilindri bëhet pa heqjen e cilindrit, në mënyrë shumë të lehtë, duke e shtyrë atë (boshtin) nga pjesa e prapme me ndihmën e një buloni.Disa lloje të lëndëve plastike, gjatë kohës së plastifikimit janë në gjendje të prishin çelikun e cilindrit dhe të boshtit. Për këtë arsye pjesët e makinës që vijnë në takim me lëndën e plastifikuar duhet të ndërtohen prej çeliku të veçantë.

Ferizaj 2011Page 29

Page 30: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Fig. 13. Lloje të cilindrave dhe boshteve

Ferizaj 2011Page 30

Page 31: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Fig. 14. Cilindri i pajisur me nxehesa

Temperature e cilindrit nga hinka deri te vegla duhet të rregullohet në varësi nga vetitë masës plastike e cila përpunohet. Çdo masë plastike ka program të veçantë të rregullimit të temperaturës, që rregullohet me nxehje, përkatësisht me temperaturë të cilindrit. Gjithashtu edhe objekti përfundimtar (detali) ndikon në temperaturën e cilindrit.Me qëllim të rregullimit sa më të mirë të temperaturës nga zona e hinkës deri te dalja e masës së lëngëzuar nga cilindri bëhet ndarja në 3 deri 6 zona të nxehjes. Gjatë nxehjes me energji elektrike, çdo zonë e nxehjes ka rregullator të posaçëm të temperaturës.Përveç nxehjes së cilindrit, ai duhet edhe të ftohet me qëllim të largimit të nxehtësisë së tepërt

Ferizaj 2011Page 31

Page 32: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Fig. 15. Lloje të nxehsave

Pjesa e cilindrit në të cilin ndodhet vrima për hyrjen e lëndës së parë (hinka) duhet të ftohet në mënyrë shumë efikase, me qëllim të mënjanimit të shkrirjes së materialit në hyrje të cilindrit, e cila do të shkaktonte rënie të shtypjes në cilindër, përkatësisht transport jo të mire në cilindër. Njëherësh ftohje e pamundëson transmetimin e nxehtësisë në kushineta të ekstruderit. Ftohja e kësaj zone në hyrje të cilindrit bëhet me ujë që

Ferizaj 2011Page 32

Page 33: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

qarkullon jashtë sistemit të ftohjes së cilindrit. Për këtë zakonisht sillet uji i freskët me qëllim që temperatura në hyrje të kësaj zone të jetë mjaft e ulët.

a. b.

c.

Fig. 16. Paisja për ftohje a. Makina Easymaster, b. Makina Arburgc. Paisja për ftohje të boshtit kërmillor

Në fund të cilindrit, përkatësisht në mes veglës dhe fundit të cilindrit vendoset pllaka e me vrima me diametër 2 mm deri 10 mm. Afër qendrës së pllakës vrimat janë më të vogla, kurse në skaje janë më mëdha me qëllim të arritjes së rrymimit sa më të mirë të masës së lëngëzuar. Në fund të kësaj pllake vendoset filtri i cili e mbron prodhimin nga papastërtitë dhe e intensifikojnë përzierjen e masës në hyrje të formës (kallëpit).Në muret e cilindrit bëhet transmetimi i nxehtësisë në drejtim aksial dhe radial. Në drejtim aksial nga vegla në drejtim të hyrjes së materialit (hinkës), kurse në drejtimin radial nga nxehësit në drejtim të brendisë. Nga kjo rrjedh se sa më i trashë të jetë muri i

Ferizaj 2011Page 33

Page 34: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

cilindrit aq më i vogël do të jetë ndryshimi i temperaturës në vende të caktuara të cilindrit.Cilindri punohet nga çeliku special, kurse në vrimën e cilindrit duhet të jetë nga lidhja (legura) me Cr, Ni, Co që janë të rezistueshme ndaj konsumit dhe korrozionit. Si shihet në figurë fundi i cilindrit të ekstruderit punohet në atë mënyrë që të mundësoj montimin veglës së nevojshme që jep formën përfundimtare të profilit.

Fig. 17. Pamje e cilindrit të ekstruderit një boshtor

3.5 Boshti i ekstruderit (boshti kërmillor) - Boshti kërmillor i ekstruderit është elementi kryesor i ekstruderit. Forma, dimensionet dhe materiali i boshtit gjedhet në varësi nga materiali i cili përpunohet, prodhimi i dëshiruar, vegla që duhet të përdoret, etj. Nga kjo rrjedh se nuk ka ndonjë bosht universal, sepse çdo material i cili përpunohet varet nga fortësia, temperatura, rrjedhja, koeficienti i fërkimit, viskoziteti, nxehtësia specifike, koeficienti i bymimit, ndikimi korrodues dhe vetitë e tjera.

Boshti mund të ndahet në tri zona kryesore:

I - zona e hyrjes (zona e furnizimit);II - zona e shkrirjes së masës (plastifikimi),III -zona e shtypjes (ndrydhjes) - metering zona

Ferizaj 2011Page 34

Page 35: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

- - Zona e para (I)Zona e para (I) është zona e furnizimit, kokrrizat e lëndës të zbritura nga depoja e furnizimit të makinës, merren nga boshti kërmillor dhe transportohen nën shtypje në drejtim të kokës së makinës. Në këtë zonë fillon shkrirja e ngadalshme e materialit me qëllim që të mos vjen deri te rënia e shtypjes. Për këtë arsye kjo zone është më pak e nxehtë në krahasim me zonat e tjera.

- - Zona e dytë (II)Zona e dytë (II) është zona e plastifikimit, dhe ka për detyrë që materialin ta shndërroj në gjendje të lëngëzuar viskoze, e cila duhet të jetë kompakte dhe pa ajër. Masën e tillë kompakte e shtynë në zonën e ardhshme. Te shumë konstruksione, kjo zonë ka një ndryshim progresiv të bërthamës së boshtit në krahasim me përmasat e zonës së ardhshme, përkatësisht zonës së lëngëzimit (zonës së shtypjes).Në këtë mënyrë vëllimi i rrjedhjes zvogëlohet, përkatësisht materiali do të komprimohet (shtypet). Ky komprimim mundëson që avulli apo ajri i mbetur të shtyhet dhe të mundësohet transmetimi më i mirë i nxehtësisë në masën e lëngët.Shkalla e komprimimit të boshtit në zonën e lëngëzimit varet nga masa vëllimore, përkatësisht forma e materialit i cili punohet dhe nga kundërshtypja në fund të cilindrit. Kompresioni arrihet me rritjen e përmasës së bërthamës së boshtit në atë mënyrë që kompresioni rritet dhe shpërndahet në një zonë më të madhe.

Te boshti me zonë të vogël (shkurtër) komprimimi, vetëm një pjesë e boshtit ka bërthamë progresive. Në këtë rast pjesa e kompresionit ndodhet në fund të boshtit, që d.m.th. se materiali plastifikohet para se të arrijë në zonën e komprimimit.Kompresioni mund të arrihet edhe me ndryshimin e këndit të pjerrësisë së filetëspër diametër konstant të boshtit. Mirëpo kjo është një metodë mjaftë e ndërlikuar, prandaj edhe duhet të shmanget.

- - Zona e tretë (III) Zona e tretë (III) e boshtit quhet zona e shtypjes (ndrydhjes) apo metering zona. Kjo ka për detyrë që masën e lëngëzuar ta shtyjë nëpër vegël me shtypje konstante dhe me një rrymim homogjen. Gjatësia e kësaj zone ndryshon dhe sillet nga 6⋅D deri 12⋅D. Thellësia e hapit brenda zonës së shtypjes është në funksion të viskozitetit të masës që përpunohet, dhe zakonisht është konstante.

Ferizaj 2011Page 35

Page 36: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Fig. 18. Elementet e boshtit të ekstruderit: d- diametri i boshtit; h-thellësia e hapit; h1,h2,h3 – thellësia e hapit në zonat I, II dhe III; b-gjerësia e hapit normal në filetë; s-gjatësia e hapit paralel me filetët-pjerrësia e filetës; ϕ-këndi I pjerrësisë; n-numri i rrotullimit të boshtit në minutë; I – zona e hyrjes (zona e furnizimit); II-zona e shkrirjes së masës (plastifikimi),; III-zona e shtypjes (ndrydhjes), përkatësisht zona e lëngëzimit.

Fig. 19. Pozita e boshtit të kërmillor te ekstruderi njëboshtor dhe zonat e bushtit

Ferizaj 2011Page 36

Page 37: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Tab 3. Temperatura në zona të boshtit kërmillor

Ferizaj 2011Page 37

Nxemësi20 deri 40 1 2 3 4 5 6 7 8

Page 38: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Varësisht nga materiali që përpunohet, forma e majës së boshtit është e ndryshme dhe ndikon drejtpërsëdrejti në kapacitetin e makinës. Boshtet e topitura krijojnë hapësirë të zbrazët para daljes së masës nga cilindri, prandaj përdorimi I tyre preferohet për përpunimin masave viskoze, por me përdorim të obligueshëm të pllakave me filtër (sitave).Boshti kërmillor është i vendosur brenda cilindrit dhe ka një hapësirë mjaftë të vogël në mes murit të brendshëm të cilindrit dhe filetave të boshtit. Kjo hapësirë sillet nga 0.8 mm deri 0.6 mm dhe varet nga përmasat e cilindrit.Hapësira më e madhe bënë për të kuptuar se cilindri ose boshti kërmillor është konsumuar dhe ai duhet të ndërrohet, në të kundërtën do të vjen deri te rënia e kapacitetit dhe ngritja e temperaturës së masës së lëngëzuar. Sipas konstruksionit boshti mund të jetë me një hap, me shumë hape ose i kombinuar (fig. 21,III). Në figurë shihet se boshti me shumë hape ka vëllim më të vogël të hapit.Karakteristikë e posaçme e boshtit është këndi i pjerrësisë së filetës. Boshtet me pjerrësi të njëjtë në tërë boshtin, kanë gjerësinë e hapit prej 0.8⋅D deri në 1.8⋅D. Tek boshtet me pjerrësi që zvogëlohet, gjerësia e hapit mund të zvogëlohet nga 2.1⋅D në 0.8⋅D e më pak. Boshti i tillë ka përparësi sepse rritet aftësia e futjes së materialit në zonën e filetave të para.Me qëllim të rritjes së kapacitetit të përpunimit me harxhime sa më të vogla tëenergjisë, shumica prodhuesve të makinave dhe pajisjeve tentojnë të prodhojnë boshte sa më optimale për lloje të ndryshme të materialeve dhe prodhimeve. Në figurën 23 është treguar boshti për përpunimin e foljeve të polietilenit, kurse në figurën 24 boshti për poliamide

Fig. 21. Tipet e boshtit kërmillor: I – me një hap; II- në zonën hyrëse me një hap,e pastaj me dy hape; III – me dy hape.

Ferizaj 2011Page 38

Page 39: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Fig. 22. Boshtet me pjerrësi të ndryshme: I-me pjerrësi të njëjtë; II-me pjerrësi që zvogëlohet

Fig. 23. Skema e tre boshteve për fryrjen e foljeve nga polipropileni (PE)dhe polietilenit me dendësi të vogël (PP).

Fig. 24. Boshti për përpunimin e poliamideve

Ferizaj 2011Page 39

Page 40: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Fig. 25. Boshti me tri zona për përpunimin e polietilenit (PE) dhe polipropilenit (PP)

Fig. 26. Boshti me tri zona për përpunimin e polietilenit (PE),polivinil kloridit të butë (PVC), dhe polistirolit (PS).

Fig. 27. Boshti me katër zona për përpunimin e ABS, SAN, PS, SB

Ferizaj 2011Page 40

Page 41: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Fig. 28. Pamja e filetave te boshtit

Fig. 29. Riparimi i boshtit te konsumuar

3.6-Vegla për injektimin e masave termoplastike

Të gjitha veglat për derdhjen e masave termoplastike me injektim (nën shtypje) kanë kryesisht të njëjtin funksion që të pranojnë dhe me anë të kanaleve të shpërndajnë masën e shkrirë, t’i japin formën sipas boshllëkut të vetë dhe më pas të ftohin, dhe në fund, të nxjerrin jashtë produktin e gatshëm.Varësisht nga lloji i produkteve, i kapacitetit të makinës dhe i vetisë së masës, konstruktohen edhe veglat që më së miri u përgjigjen qëllimeve.

Ferizaj 2011Page 41

Page 42: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Fig. 30. Vegla dhe pjesët e saja

Pjesët e veglës janë:

- Pllaka kryesore-Pllaka kryesore (1) paraqet pjesën kryesore të veglës dhe shërben për lidhjen e veglës me makinë. Punohet rëndom prej çeliku konstruktiv DIN (U St-38-1) ose prej gize të çelikut. Në anën ballore ka një të dalë, të diametrit të toleruar, që shërben për centrim me rastin e vendosjeve në makinë.

-Mbajtësit i patricësKjo pllakë (2) është e fiksuar në pllakën kryesore dhe bartë patricën. Në te janë të fiksuar udhëzuesit dhe është e venduar gryka (farfalla), e nganjëherë ka vrima të shpuara për qarkullimin e lëngut për ftohje dhe janë të bërë kanale për prurjen e masës prej grykës deri te forma. Këto kanale detyrohen të jenë të përpunuar pastër dhe të poliruara. Pllaka të shumtën punohet prej çeliku DIN (R ST 44-2).

Ferizaj 2011Page 42

Grykëderdhja

Pllaka e lëvizshme

Mbështetësi

Kunjat shtytës

Pllaka e pa lëvizshme

GotaPllaka mbajtëse

Pllaka shtytëse

Kunjat shtytës

Produkti

Pllaka e mesme

Sistemi injektues

Page 43: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Fig.31.-vegël për derdhjen e gotave plastike:1-pllaka kryesore, 2-mbajtësi i patricës (punsonit), 3-mbajtësi I matricës, 4-patrica (punisoni), 5-pllaka shtytëse, 7- dhe 8-mbajtësi i heqësve, 9-pllaka për centrim, 10-boshti shtytës, 11-susta, 12-heqësit, 13-tërheqësi, 14-udhëzuesit e kallëpit, 15-grykëderdhja-farfalla

- Bartësi i matricës-Bartësi i matricës (3) është pllakë që mbanë matricën. Në të janë të bëra fytëzat për udhëzim dhe vrimat e shpuara për kalimin e tërheqësit dhe të nxjerrësit. Po ashtu janë të shpuara edhe vrimat për qarkullimin e lëngut për ftohje si dhe kanalet për prurjen e masës prej grykës deri te kallëpi. Këta kanale detyrohen të jenë të përpunuar pastër dhe të poliruara. Bartësi i matricës bëhet zakonisht prej çeliku DIN (C45) C 45.

- Patrica-Patrica (4) është pjesë e formës e cila me konveksitetin e saj i jep produktit trajtën e brendshme. Punohet rëndom prej çeliku DIN (C60) dhe kalitet. Sipërfaqet që vijnë në kontakt me masën, detyrohen të jenë të përpunuara pastër dhe të lustruara. Fiksohet në bartësin e vetë me vendosje, te presuar. Në patricë mund të ketë vrima për qarkullimin e lëngut për ftohje.

- Matrica-Matrica (5) është pjesë e formës e cila me të thelluarat e saja i jep produktit trajtën e jashtme. Punohet rëndom, si edhe patrica, prej çeliku DIN ( C60) ose më kualitativ dhe kalitet. Sipërfaqet që vinë në kontakt me masën, detyrohen të jenë të punuara pastër dhe

Ferizaj 2011Page 43

Page 44: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

të poliruara. Fiksohet në bartësin e saj me vendosje të presuar. Në matricën (si edhe në patricën), mund të ketë vrima për qarkullimin e lëngut për ftohje.

- Pllaka shtytëse-Kjo pllakë (6) shërben për bashkimin e pjesës së lëvizshme të veglës me pjesën elëvizshme të makinës. Në të thelluarën e saj cilindrike janë të vendosur mbajtësit e heqësve. Punohet zakonisht prej çeliku DIN (U St 38-1) ose prej gize të çelikut.

- Bartësi i qitësve (heqësve)-Bartësi i qitësve (heqësve), (7,8) përfaqëson një pllakë të dyfishtë në të cilën janë fiksuar qitësit. Është i vendosur në bazë me të cilën, me rastin e nxjerrjes së produktit, lëviz së bashku me qitësit. Punohet rëndom prej çeliku DIN(U St 38-1).

- Pllaka për centrim-Kjo pllakë (9) fiksohet në pllakën shtytëse, duke mbyllur të thelluarën e saj cilindrike, dhe shërben për udhëzimin e bazës me qitësit. Punohet zakonisht prej çeliku DIN (C 15), kurse sipërfaqja e saj rrëshqitëse (cilindrike) duhet të jenë të forta.

- Boshti shtytës-Boshti shtytës (10), në të cilën janë të fiksuar qitësi (heqësi) dhe bartësi i qitësve(heqësve), shërben për heqjen e masës së derdhur (kanalet e derdhjes, kanalet shpërndarëse, etj) dhe të heqjes së produktit kur të çilet kallëpi. Punohet më së shpeshti prej çeliku DIN (C15) C 15 kurse sipërfaqja ballore e tij duhet të jetë e fortë.

- Susta-Susta (11) shërben që me rastin e mbylljes së formës, të kthejë boshtin bashkë me tërheqësin dhe me heqësit, në pozicionin e mëparshëm. Punohet prej çeliku për susta, dhe duhet të jetë mjaft e qëndrueshme për të përballuar rezistencat me rastin e tërheqjes së pjesëve të veglës.

- Heqësit-Heqësit (12) shërbejnë që pas çeljes së kallëpit, të heqin prej saj produktin e ngjitur. Punohen prej çeliku DIN (C 15) dhe në sipërfaqe fortësohen. Secili produkt duhet ta ketë heqësin e tij të veçantë, ndërsa produkti me trajtë të ndërlikuar, duhet të ketë më tepër sish. Objekti i derdhur prej masë plastike, ngjitet për sipërfaqet e veglës, për ç’arsye heqësit janë të domosdoshëm. Ngjitja mund të jetë në sipërfaqen e jashtme ose të

Ferizaj 2011Page 44

Page 45: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

brendshme. Pas çeljes së formës, produkti më së shpeshti mbetet i ngjitur për formën me atë sipërfaqe që është më e madhe..- Tërheqësi-Tërheqësi (13) përfaqëson një shufër të venduar në mbarim të bazës dhe shërben për nxjerrjen e derdhjes tek çelja e formës. Në anën ballore (në maje) ka një pjesë të pjerrët në të cilin gjatë derdhjes hyn masa dhe kështu krijon një lidhje të mirë midis tij dhe derdhjes. Kjo është e domosdoshme, sepse një sasi e masës së derdhur ngurtësohet në grykë dhe ajo pas hapjes së veglës duhet të nxirret dhe të lirohet gryka për injektim të sërishëm. Punohet prej çeliku DIN C15, kurse sipërfaqja e tij duhet të jetë e fortë.

- Udhëzuesit-Udhëzuesit (14) përfaqësojnë shufra të fiksuara në njërën pjesë të formës dhe hyjnë në bokola, respektivisht në vrimat e pjesës tjetër. Shërbejnë për një bashkim të drejtë të pjesëve të veglës me rastin e mbërthimit të formës. Udhëzuesit dhe bokolat punohen prej çeliku DIN (C 15), kurse sipërfaqja e tij duhet të jetë e fortë. Meqë gjatë punës, forma nxehet në temperaturë prej 45 °C deri në 90 °C, gjë që varet prej llojit të masës, bashkimet rrëshqitëse midis udhëzueseve dhe bokolës, si dhe bashkimet e tjera rrëshqitëse të veglave, punohen me fushën e tolerancës H7/f7, kurse për temperatura më të ulta H7/g6.

- Grykëderdhja-Grykëderdhja (15) është një pjesë element (pjesë) me grykë e cila e pranon masën e ngrohur nga injektori dhe e çon deri te kanalet shpërndarës ose deri te hapësira (boshllëku) e formës. Punohet prej çeliku për përmirësim DIN C 60.Diametri i vrimës në hyrje të grykës merret për 0.8 mm deri 1 mm më i madh se diametric i injektorit. Po qese injektohet polivinilkloridi, acetatceluloza ose ndonjë tjetër masë që mund të shkaktojë oksidimin e metalit, është e dëshirueshme që këto sipërfaqe të metalit që vijnë në kontakt me masën, të ngopen me krom (kromohen). Vrima e grykës përpunohet pastër dhe polirohet në drejtim të rrjedhës së masës.

- Injektori-

Injektori (1-injektori, 2-cilindri, 3-grykëderdhja), paraqet pjesën e makinës që shërben për prurjen e masës nga cilindri i injektuese në vegël. Punohet prej materialit që përcjell mirë nxehtësinë, gjë qe lehtëson nxehjen e mirë të tij, që nevojitet për të mos ndodh

Ferizaj 2011Page 45

Page 46: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

ftohja e masës në brendinë e saj. Më së shpeshti punohet prej lidhjes së beriliumit dhe bakrit. Diametri i vrimës së injektorit varet prej vëllimit të injektimit dhe prej llojit të masës plastike.

Fig. 32. Vegla për injektim

Ferizaj 2011Page 46

Page 47: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

4. PROCESI TEKNOLOGJIK I PËRPUNIMIT ME INJEKTIM TË THIKAVE, LUGËVE PIRUNËVE DHE PJATAVE PËR USHQIM TË

GATSHËM.

Në ndërmarrjen ’’ÇLIRIMI’’ në Rahovec prodhohen këto produkte të cilat janë te prodhuara

nga materiali polipropilen kopolimer dhe nga polietileni, me këtë peshë:

Thikat peshojnë 5,5 gr

Lugët peshojnë 5,5 gr

Pirunët peshojnë 5,5 gr

Pjatat peshojnë 84 gr

Kapaket e pjatave peshojne 30 gr

Pjesa praktike është bërë në “N.N.SH ÇLIRIMI” në Rahovec, ku po në këtë ndërmarrje kemi

mësuar për këto makinat ne vijim dhe për produktet të cilat prodhojnë këto makina :

“ARBURG 305-210-700” për prodhimin e lugëve pirunëve dhe thikave. dhe

“EASYMASTER EM 180V” për prodhimin e pjatave për ushqim të gatshëm.

Njëherit shfrytëzoj rastin për ti falënderoj punonjësit e ndërmarrjes “N.N.SH ÇLIRIMI” si dhe

pronarin ADMIR ORUQI

Ferizaj 2011Page 47

Page 48: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

a. b.Fig. 33. thikat e kuzhinës: a. Produkti i sapo dalë nga vegla; b. Produktet e veçanta

a. b.

Fig. 34. lugët e kuzhinës: a. Produkti i sapo dalë nga vegla; b. Produktet e veçanta

a. b. Fig. 35. pirunët e kuzhinës: a. Produkti i sapo dalë nga vegla; b. Produktet e veçanta

Ferizaj 2011Page 48

Page 49: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

a. b.

c.

Fig. 36. Pjata për ushqim te gatshëm: a. Pjata 54 gr ; b. Pjata 84 gr ; c. Kapaku 30 gr.

4.1 Karakteristika e makinave:

Ferizaj 2011Page 49

Page 50: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

4.1.1Makina ”Arburg 305-210-700” është makinë e prodhimit Gjerman, me kapacitet të

prodhimit deri në150g ku mund te prodhohen të gjitha llojet e produkteve deri në këtë gramash ,

presioni (shtypja) në vegël është 175 KN, me fuqi të elektromotorit 32KW. Llojet e materialit te

cilat mund të përdoren në këtë makinë janë: polipropilen kopolimer dhe i thjeshtë, polietilen.

Kjo makinë është treguar në fig.37 :

Fig. 37. Makina Arburg

Ferizaj 2011Page 50

Page 51: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Procesi teknologjik i përfitimit të lugëve, pirunëve dhe thikave

Granulati

Hinka

Ferizaj 2011Page 51

Page 52: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Elektro motori me fuqi 32kW

Tabela komanduese

Tabela për rregullimin e makinës gjysmë automatike

Ferizaj 2011Page 52

Page 53: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Nxehsat e extruderit

Injektori

Ferizaj 2011Page 53

Page 54: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Sistemi hidraulik dhe pompa

Ekstruderi

Ferizaj 2011Page 54

Page 55: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Vegla për prodhimin e pirunëve

Vegla për prodhimin e thikave

Ferizaj 2011Page 55

Page 56: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Ferizaj 2011Page 56

Page 57: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

4.1.2 Makina “Easymaster EM 180V” është makinë e prodhimit Kinez e kompjuterizuar me kapacitet prodhimi deri në 150g ku mund te prodhohen të gjitha llojet e produkteve deri në këtë gramash , presioni (shtypja) në vegël është 175 KN, me fuqi të elektromotorit 42KW. Llojet e materialit te cilat mund të përdoren në këtë makinë janë: polipropilen kopolimer dhe i thjeshtë, polietilen.Kjo makinë është treguar në fig.38 :

Fig. 38. Makina Easymaster

Ferizaj 2011Page 57

Page 58: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Procesi teknologjik i përfitimit të pjatave për ushqim të gatshëm

Granulati

Hinka

Elektro motori me fuqi 42kW

Ferizaj 2011Page 58

Page 59: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Sistemi hidraulik dhe pompa

Njësia Dirigjuese, krejtësisht automatike

Injektori

Ferizaj 2011Page 59

Page 60: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Fig. 36 Vegla për prodhimin e kapakëve të pjatave

Fig. 37 Vegla për prodhimin e pjatave

Ferizaj 2011Page 60

Page 61: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Fig. 38. Makina për përzierjen e ngjyrës së granulatit

Ferizaj 2011Page 61

Page 62: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Fig. 39. Granulati me disa lloje të ngjyrave

Ferizaj 2011Page 62

Page 63: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Hapat e procesit teknologjik ne forme të skemës:

Ferizaj 2011Page 63

Page 64: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Procesi teknologjik i injektimit:

Mbushja e hinkës: bëhet në mënyrë manuale nga ana e punëtorit i cili bën mbushjen e hinkës me anë të ndonjë kove apo me thasë ne varësi të kapaciteti të hinkës.

Mbyllja e veglës: para injektimit të

masës së homogjenizuar bëhet mbyllja e veglës me anë te pistonave hidraulik ose në mënyrë mekanike, puthitja duhet të bëhet me forcën e duhur dhe me precizitet sa më të madh. Vegla është e përforcuar në makinë dhe në të shumtën e rasteve përbëhet prej dy pjesëve kryesore: pjesa e pa lëvizshme (matrica) dhe pjesa e lëvizshme (patrica).

Injektimi: lënda e parë në formë

granulat hidhet përmes hinkës në makinë ku përmes boshtit kërmillor dhe nxehtave bëhet homogjenizimi lëndës, pas homogjenizimit të duhur boshti kërmillor e bën injektimin e lëndës në drejtim të veglës, ku me presionin e nevojshëm dhe temperaturën e duhur ka për detyrë ta bëj mbushjen e plot në çdo skaj të veglës.

Ferizaj 2011Page 64

Page 65: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Ftohja: ne këtë proces bëhet ftohja e

detalit të fituar në vegël dhe njëkohësisht bëhet kthimi i boshtit kërmillor mbrapa.

Hapja e Veglës: pas ftohjes së

duhur bëhet hapja e veglës dhe nxjerrja e produktit të fituar, në këtë rast nxjerrja e produktit është automatike, bëhet përmes qitsave të veglës.

Ferizaj 2011Page 65

Page 66: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Cikli punues

Koha totale e injektimit : tcikilt=tmbushjës+tmbylljës+tinjektimit+tftohjes+thapjës+tnxjerrjës

Cikli i punes per prodhimin e lugëve, thikave dhe pirujve ne makinene injektuse Arburg 305-210-700

Cikli Shenimi sKoha e mbushjes tmbushjes 1Koha e mbylljes tmbylljes 2Koha e injektimit tinjektimit 5Koha e ftohjes tftohjes 7Koha e hapjes thapjës 2Koha e nxjerrjës tnxjerrjës 2

Gjithsej 19

Tmbushjës= 1 sTmbylljës= 2 sTinjektimit= 5 sTftohjes= 7 sThapjës= 2 sTnxjerrjës= 2 s tcikilt=1+2+5+7+2+2 =19 s

Ferizaj 2011Page 66

Page 67: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

5. CIKLI PUNUES PËR PRODHIMIN E THIKAVE, LUGËVE PIRUNËVE DHE PJATAVE PËR USHQIM TË GATSHËM

Karakteristikat e makinave injektuese:

Makina “ARBURG 305-210-700” për prodhimin e thikave, lugëve dhe pirunëve.

Fuqia e elektromotorit 32 kW

Forca e mbyllje së veglës 700 kN

Kapaciteti i hinkës 30 kg

Fillimi i punes

Makina aktivizohet 40 min para se të fillon prodhimi

Zakonisht ne fillim krijohet produkt jo i mire (shkart). Kjo zgjat afërsisht 5 min apo 36

produkte.

Injektimi bëhet nga një pikë (per piruj, lug,dhe thika injektimi behet nga nje pik per 6 cope)

Prodhimi i thikave, lugëve dhe pirunëve

Pesha e detalit 5,5 gr

Humbjet gjatë prodhimit 1 gr

Koha e prodhimit 19 sec

Ferizaj 2011Page 67

Page 68: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Cikli i injektimit

Veprimet KOHA , sec.1 Mbushja 12 Mbyllja e veglës 23 Injektimit 54 Ftohja 75 Hapja e veglës 26 Nxjerrja e produktit 2

Gjithsej 19

Ferizaj 2011Page 68

Page 69: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Cikli i Injektimit në 3D

Ferizaj 2011Page 69

Page 70: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Makina “EASYMASTER EM 180V” për prodhimin e pjatave për ushqim të gatshëm.

Fuqia e elektromotorit 42 kW

Forca e mbyllje së veglës 1750 kN

Presioni i injektimit është 30% më i vogël se fora e mbylljes së veglës

Kapaciteti i hinkës 50 kg

Fillimi i punës

Makina aktivizohet 40 min para se të fillon prodhimi

Zakonisht ne fillim krijohet produkt jo i mire (shkart). Kjo zgjat afërsisht 5 min apo 20 produkte

Injektimi bëhet nga një pikë

Prodhimi i pjatave për ushqim të gatshëm

Pesha e detalit 84 gr

Humbjet gjatë prodhimit 1.5 gr

Koha e prodhimit 15 s

Cikli i injektimitVeprimet Koha (sek)

1 Mbushja 12 Mbyllja e veglës 23 Injektimi 44 Ftohja 55 Hapja e veglës 26 Nxjerrja e produktit 1

Gjithsej 15

Ferizaj 2011Page 70

Page 71: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Ferizaj 2011Page 71

Page 72: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Koha totale e injektimit :

t mbushjes+t mbylljes+t injektimit+t ftohjes+t hapjes+t nxjerrjes = t ciklit

1+2+4+5+2+1 =15 s

Ku jane:Hydraulic (cylinder) Pressure Shtypja hidraulike (në cilinder)Cavity pressure Shtypja në kallëp (në hapësirën e kallëpit)Mold-Face Separation Sipërfaqja ndarëse e kallëpitScrew Position Pozicioni i boshtit

1- Filling (injection stage) 1- Mbushja (faza e injektimit)Hold on NgutesimiScrew back Kthimi I boshtitCooling Ftohja 2- Packing and cooling stage 2- shtrirja dhe ngurtësimi3- Mold opening 3-hapja e kallëpit4- Part ejection 4-nxjerrja e produktit5 - Mold closing 5 - Mbyllja e kallëpit

Ferizaj 2011Page 72

Page 73: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

6. TË METAT GJATË PËRPUNIMIT TË TERMOPLASTEVE ME PARIMIN E INJEKTIMIT DHE ZGJIDHJET PËRKATËSE

E meta e vënë re Shkaku Zgjidhja

Mbushja jo e plotë eformës.

Shtypja e injektimit shumë e ulët. Temperatura e lëndës shumë e ulët.Maja e injektimit shumë e ftohët në fillim të punës.Temperatura e formës shumë e ulët. Diametri i kanalit kryesor të formës (karotës) shumë i vogël. Tepricë ajri në foletë e formës.Vendi i pikës së injektimit nuk është i saktë.Kanalet numerikisht të pamjaftueshme.Aftësia e makinës e pamjaftueshme.

Të ngritët shtypja e injektimit. Të zgjatet koha e injektimit ose të ngritët lehtësisht temperatura e cilindrit të injektimit.Të ngrohet maja e injektimit.Të ulet shpejtësia e ftohjes së formës.Të rritet diametri i karotës sipas nevojës.Të përmirësohet shfryrja e ajrit nga forma.Të përcaktohet saktësisht vendi i kësaj pike.Të rritet numri i kanaleve.

Ferizaj 2011Page 73

Page 74: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Vështirësi për nxjerrjen e prodhimit nga forma

Ftohja e pamjaftueshme e prodhimit që përpunohet.Konicitetet e foleve të formës të pamjaftueshme.Tkurrja e prodhimit mbi pjesën mashkullore të formës.Nxjerrësit e formës ose të makinës nuk punojnë mirë.Sipërfaqja e prodhimit nuk është ngurtësuar.Shtypja e injektimit shumë e ngritur.

Të ngritët shtypja e injektimit. Të zgjatet koha e injektimit ose të ngritët lehtësisht temperatura e cilindrit të injektimit.Të ngrohet maja e injektimit.Të ulet shpejtësia e ftohjes së formës.Të rritet diametri i karotës sipas nevojës.Të përmirësohet shfryrja e ajrit nga forma.Të përcaktohet saktësisht vendi i kësaj pike.Të rritet numri i kanaleve.Të përdoret një makinë me aftësi më të madhe.

Ngecja e karotës në kanalin e vet

Ngurtësimi i pamjaftueshëm i prodhimit. Diametri i karotës shumë i madh. Koniciteti i pamjaftueshëm i kanalit të injektimit.Vrima e majës së injektimit është më e madhe se kanali i injektimit.Pa pastërti në brendinë e kanalit të injektimit.Pjesa fikse e formës ka temperaturë të lartë.

Të zgjatet koha e ftohjes. Të zvogëlohet ky diametër. Të rritet ky konicitet.Të zvogëlohet vrima e majës së injektimit deri sa të përkojnë këto dy vrima.Të punohet pastër kanali i injektimit, deri sa të mos pengojë daljen e karotës. Të barazohen temperaturat e formës.

Ferizaj 2011Page 74

Page 75: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Deformimi i prodhimit pas nxjerrjes nga forma

Koha e ftohjes së prodhimit në formë është shumë e shkurtë. Prodhimi ka tensione të brendshme. Mungesë njëllojshmërie të temperaturës së formës. Vendi i pikës së injektimit nuk është i saktë. Paisja e nxjerrjes

Të zgjatet koha e qëndrimit të prodhimit në formë, të zgjatet cikli i injektimit.Të zhytet në ujë prodhimi posa të jetë nxjerrë nga forma. Të rishikohet ndërtimi i formës.Të përmirësohet rregullimi i temperaturës së formës.Të përcaktohet saktësisht vendi i kësaj pike.Të kontrollohen dhe në rast nevoje të ndreqen nxjerrësit

Prodhimi ka flluska

Në brendinë e formës ka ajër ose lagështi.Temperatura e lëndës shumë e lartë.Sasia e lëndës së nevojshme për këtë prodhim e pamjaftueshme.

Të sigurohet shfryrja e ajrit nga forma, ose të thahet lënda para përdorimit. Të ulet kjo temperaturë. Të rritet doza e lëndës sipas rastit duke rritur shtypjen e injektimit.

Njolla në sipërfaqet e prodhimit

Temperatura e cilindrit të injektimit ose e formës shumë e lartë. Forma ka vaj ose graso. Graso ose vaji vijnë nga kunjat e nxjerrësit të prodhimit.Avullimi i substancës së ndarjes.

Të ulet temperatura e cilindrit ose e formës. Të pastrohet brendia e formës. Kunjat e nxjerrësit të pastrohen rregullisht ose të përdoret vaj vazelina.Kjo substancë të përdoret në sasira shumë të vogla.

Temperatura e lëndës Të ulet kjo temperaturë.

Ferizaj 2011Page 75

Page 76: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Deformime sipërfaqësore të prodhimit

shumë e lartë.Shtypja e injektimit e pamjaftueshme.Nxjerrja e parakohshme e prodhimit.Shpejtësia e injektimit e pa mjaftueshme.Sipërfaqet e brendshme të formës kanë të meta.Furnizimi i makinës i pa mjaftueshëm.Aftësia e makinës e pa mjaftueshme.

Të ngrihet kjo shtypje.

Të vonohet hapja e formës.

Të ngrihet kjo shpejtësi.

Të ndreqet forma .

Të furnizohet makina rregullisht, të rregullohet doza saktësisht.Të përdoret një makinë me aftësi më të madhe.

Sipërfaqja e prodhimit me viza gjatësore të shkëlqyeshme

Temperatura e injektimit shumë e lartë.Lënda ka qëndruar shumë kohë në cilindrin e injektimit.Mbingrohja lokale në cilindrin e injektimit. Në brendinë e cilindrit të injektimit ka zona të vdekura.

Të ulet temperatura e injektimit.

Të shkurtohet koha e injektimit.

Të ulet temperatura e cilindrit të injektimit.Të zëvendësohet pistoni ose shneku me një më të ri.

Prania e pikave ose njollave të zeza në pjesët anësore të

prodhimit.

Shfryrja e ajrit nga forma e pa mjaftueshme.Mbingrohja lokale e cilindrit të injektimit.Lënda ka pa pastërtira. Pistoni ose cilindri i injektimit ka pa pastërtira

Të hapen kanale për shfryrjen e ajrit ose të zgjerohen ekzistuesit.Të sigurohet njëllojshmëria e temperaturës së cilindrit të injektimit.Të sigurohet pastërtia shumë e madhe gjatë përdorimit të lëndës.Të pastrohet pistoni ose cilindri, ose të dyja.

Ferizaj 2011Page 76

Page 77: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

Gjurmët e rrjedhjes së lëndës mbi sipërfaqet e

prodhimit.

Temperatura e lëndës shumë e ulët.Forma shumë e ftohët.Shtypja e injektimit shumë e ulët.Shpejtësia e injektimit shumë e vogël.Kanalet e injektimit nuk janë në vendet e duhura.Shfryrja e ajrit e pamjaftueshme.

Të ngrihet kjo temperaturë.Të ngrihet temperatura e formës. Të rritet shtypja e injektimit.Të rritet shpejtësia e injektimit.Të ndreqet vendosja e këtyre kanaleve.Të sigurohet shfryrja e plotë e ajrit nga forma.

Petëzime të dukshme rreth e rrotull karotës.

Shtresat e jashtme ngurtësohen në çastin e hyrjes së lëndës në formë.

Të ngrihet temperatura e lëndës, shtypja e injektimit dhe temperatura e formës

Fig. 40. Pamja e detalëve si pasoje e gabimeve gjatë prodhimit:

Ferizaj 2011Page 77

Page 78: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

7. PËRFUNDIM

Procesi i përpunimit me injektim ka një zbatim mjaft të gjerë në industrinë e materialeve plastike si dhe në degë të tjera të industrisë.

Masat plastik kan gjetur aplikim shumë të madh në praktike në shumë fusha siç janë:

industria elektronike, industria elektrike, automobilistike, pajisje medicinale, pajisje shtëpiake, prodhimin e mobilieve pajisje të zyrave dhe shkollave, prodhimin e lodrave te fëmijëve, ambalazhe te bujqësisë, industria kozmetike, etj.

Në “N.N.SH ÇLIRIMI” në Rahovec prodhohen disa lloje të produkteve nga lënda plastike, ku rëndësi të veçantë ne punimin tone i kemi kushtuar prodhimit të këtyre produkteve: lugëve pirunëve thikave dhe pjatave për ushqim të gatshëm. Këto produkte prodhohen me një cilësi të larte dhe kanë aplikim të gjerë në vendin tonë dhe me një kosto të arsyeshme.

Ciki punues për prodhimin e lugëve, thikave, pirunëve dhe pjatave për ushqim të gatshëm përbehet nga: mbushja, mbylla e veglës, injektimi, ftohja, hapja e veglës, nxjerrja e produktit.

Koha e ciklit te injektimit të lugëve, thikave dhe pirunëve është 19 sekonda, dhe përbehet nga: mbushja 1 s, mbyllja e veglës 2 s, koha e injektimit 5 s, ftohja 7 s, hapja e veglës 2 s, nxjerrja e produktit 2 s.

Kurse koha e ciklit të injektimit të pjatave për ushqim të gatshëm është: 15 sekonda, dhe përbëhet nga:

mbushja 1 s, mbyllja e veglës 2 s, koha e injektimit 4 s, ftohja 5 s, hapja e veglës 2 s, nxjerrja e produktit 1 s

Cikli i prodhimit te produkteve të analizuara është: Për prodhimin e lugëve, thikave dhe pirunëve është 19 sek Për prodhimin e pjatave për ushqim të gatshëm është 15sekonda Masa e injektimit për prodhimin e lugëve, thikave dhe pirunëve është 6.5 gr Masa e injektimit për prodhimin e pjatave për ushqim të gatshëm është 55.5 gr Shkarti (mbeturina) për prodhimin e lugëve, thikave dhe pirunëve është 1 gr Shakrti për prodhimin pjatave për ushqim të gatshëm është 1.5 gr

Literatura:

Ferizaj 2011Page 78

Page 79: Tema e Diplomes Besnik Hoxha

Besnik Hoxha Punimi i Diplomes

1. Dr. Hysni Osmani, Makinat për përpunimin e materialeve polimere, Ligjërata të autorizuara, Fakulteti i shkencave teknike të aplikuara Ferizaj 2008.

2. Msc. Fatmir Çerkini, Teknika e përpunimit të materialeve polimere, Ligjërata të autorizuara, Fakulteti i shkencave teknike të aplikuara Ferizaj.

3. Mr. Binaze Jashari, Ndërtimi i veglave, Ligjërata të autorizuara Ferizaj.

4. Bosko Perosevic; Kalupi za injekciono presovanje plastomera (termoplasta), NK. BG, 1988

Literatura e marr nga interneti:

httpwww.google.comimageshl=en&gbv=2&biw=1024&bih=677&tbs=isch1&sa=1&q=The+in

Ferizaj 2011Page 79