Top Banner
UNIVERSITETI I PRISHTINËS Fakulteti i Filozofisë Departamenti i psikologjisë PUNIM DIPLOME Tema: Sjellja prosociale Mentor: Prof. Nait Vrenezi Punoi: Nikoleta Paloka Prishtinë Nëntor, 2010
34
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: tema e diplomes

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

Fakulteti i Filozofisë

Departamenti i psikologjisë

PUNIM DIPLOME

Tema: Sjellja prosociale

Mentor: Prof. Nait Vrenezi Punoi: Nikoleta Paloka

Prishtinë

Nëntor, 2010

Page 2: tema e diplomes

2

Përmbajtja:

- Abstakt..............................................................................................3

- Hyrje..................................................................................................4

- Ç`është sjellja prosociale ?...............................................................6

- Teoritë bazë që shpjegojnë se pse ndihmojnë njerëzit...................8

- Teoria evolutive – sociobiologjia......................................................8

- Modeli individualistik.......................................................................12

- Normat shoqërore.............................................................................16

- Faktorët të cilët pengojnë sjelljen prosociale.................................19

- Dallimet gjinore në sjelljen prosociale............................................21

- Proceset e të ndihmuarit...................................................................22

- Diskutimet..........................................................................................25

- Përfundime dhe rekomandime.........................................................27

- Referenca...........................................................................................30

Page 3: tema e diplomes

3

Abstrakt

Përmes këtij punimi është tentuar të shpjegohet kuptimi i sjelljes prosociale e mbi të

gjitha rëndësia pozitive e saj në jetën e njerëzve. Me qellim për të kuptuar natyrën e sjelljes

prosociale janë marrë në konsideratë teoritë më të spikatura, siç janë teoria evolutive, modeli

individualistik dhe normat shoqërore, të cilat në detaje e kanë shtjelluar atë. Pastaj, për ti bërë më

të qarta hamendësimet rreth shfaqjes së saj janë cekur gjithashtu dhe faktorët të cilët e limitojnë

atë. Mirëpo asesi pa i anashkaluar rrugët gjatë së cilës shfaqet sjellja prosociale si dhe stimulimi i

saj përmes metodave të ndryshme. Sigurisht që për ti përmbledhur të gjitha këto të dhëna janë

shfrytëzuar studime, eksperimente dhe literaturë e gjërë duke përfshi nga ato më të hershmet e

deri në zbulimet më bashkëkohore. Si përfundim mund të themi se sjellja prosociale është

produkt i gjeneve në bashkëveprim me normat shoqërore dhe elementin individual, të cilat na

bëjnë të mundur stimulimin dhe edukimin e saj.

Page 4: tema e diplomes

4

Hyrje

Misteri rreth sjelljes njerëzore është i pafund dhe janë të pafund autorët të cilët

vazhdimisht punojnë dhe realizojnë ide dhe koncepte për të sqaruar natyrën njerëzore. Njëra

ndër to është edhe sjellja prosociale, e cila në krahasim me sjelljen antisociale konsiderohet një

sjellje humane.

Termi, sjellje prosociale është përdorë në fillim vetëm nga shkencëtaret të cilët e

përdornin si antonim të sjelljes antisociale e më vonë shfaqet edhe në fjalorë dhe libra të

ndryshëm .Të ndash diçka me një person tjetër, të kesh vullnet për bashkëpunim, te ndihmosh

dhe të ngushëllosh dikë në nevoje janë veprime që bëjnë pjesë në sjellje prosociale, të cilat i

referohen vullnetit për t`i krijuar dikujt tjetër mirëqenie ( Eisenberg, 1992). Shpesh sjellja

prosociale ngatërrohet me altruizmin por duhet ditur që altruizmi bën pjesë apo hyn në kuadër të

sjelljes prosociale dhe këto të dyja janë nocione të veçanta.

Kur bëhet fjalë për sjelljen prosociale dhe altruizmin mund të marrim një shembull tipik i

cili e përshkruan atë për mrekulli: “ Gjatë pushtimit Nazist në Evropë ka shembuj të panumërt

dhe dëshmi të veprimeve dhe akteve jo humane. Afro 11 milion civilë janë keqtrajtuar brutalisht,

degraduar dhe në fund janë vrarë, duke përfshi këtu homoseksualet, romët, të përndjekurit

politik e më së shumti Çifutet. E tërë historia fillon ne vitin 1940 kur një grup prej 200 Çifutesh

Polak u mblodhën para ambasadës Japoneze për të kërkuar viza shpëtimi, pra të depërtojnë në

Evropën lindore. Prapa kësaj konsullate qëndronte personi kryesor përgjegjës për dhënien e

vizave, Sempo Sugihara. Ky ishte një personazh i ngritur, djali i guvernatorit dhe bënte pjesë në

një familje Samurajësh . Kishte pak shpresë që Sugihara të rrezikonte karrierën personale për të

shpëtuar disa Çifutë. Sugihara kërkon lejen për lëshimin e vizave ne Tokio, por ajo refuzohet

rreptësisht. Përpjekja e Sugihares nuk përfundon këtu, ai bën prapë kërkesë me shkrim për këto

leje te refuzuara. Kjo do të ishte zgjidhja e cila do t`i kushtonte me karrierë, sepse ky po

zhvendosej çdo ditë e më shumë në poste më të ulëta. Por edhe pse i ndarë nga familja krejtësisht

i përulur, nuk ndalet së shkruari për lejet e Çifutëve, dhe në fund kur atë po e largonin drejt

Page 5: tema e diplomes

5

Berlinit ai në mënyrë të pandërprerë kërkonte falje që s’mund ti ndihmonte atyre njerëzve të

pafajshëm” (Watanabe, 1994).

Ky shembull na bënë që të besojmë se edhe në çastet dhe në kohërat më të vështira, pa

marrë parasysh rrethanat dhe interesat personale, njerëzit ndihmojnë. Pasi që shoqëria është një

funksion i individëve, ata funksionojnë më së miri kur bashkëpunojnë me njëri tjetrin.

Duke par studime të shumta të paraqitura nga psikologë dhe ata socialë lidhur me sjelljen

prosociale vëmë re se sjellja prosociale mbart në vete një rëndësi të veçantë për shoqërinë.

Pikërisht për ketë arsye e kam zgjedhur këtë temë, duke parë që sjellja prosociale luan një rol të

rëndësishëm në zhvillimin e individëve.

Prandaj, në vazhdim do të shohim një shpjegim të hollësishëm rreth natyrës dhe origjinës

se sjelljes prosociale nga teoritë, në mënyrë që të kuptohet sa më mirë thelbi i saj.

Për të vazhduar me faktorët dhe shkaqet të cilat e pengojnë shfaqjen e saj, e që janë të

rëndësishme për te kuptuar kështu për problemet që ka ajo.

Dhe në fund sigurisht mënyrat që janë të njohura e të cilat çojnë në kryerjen e një sjelljeje

prosociale. Të gjitha këto për të bërë një përpjekje më shumë në promovimin e sjelljes

prosociale, si sjellje e shëndoshë me marrëdhëniet shoqërore.

Page 6: tema e diplomes

6

Ç’është sjellja prosociale ?

Po t`i referohemi sjelljes prosociale do të shohim që ajo përfshinë një gamë të gjërë

veprimesh ku një ose disa persona tjerë përfitojnë përmes ndihmës, inkurajimit dhe

bashkëpunimit. Ndërsa, altruizmi është një veprim i motivuar nga dëshira për ti shtuar një

personit tjetër mirëqenien duke mos llogaritur shpërblimin; kjo është e kundërta e egoizmit ku

veprimi motivohet nga dëshirat apo interesat personale (MacIntyre,1967).

Mund të marrin në konsideratë edhe definicionin e McDougall (1908) i cili thotë që

sjellja prosociale vjen si rezultat i “ndjenjave të dhembshurisë” të cilat burojnë nga instinktet

prindërore. Mirëpo më pas ndodhi një ngjarje që shokoi mbare shoqërinë. Ishte vrasja e

Katherine Genovese, një vrasje brutale e cila u krye pranë shtëpisë se saj ne një lagje te New

York-ut. Nga kjo ngjarje mund të themi se merr bujë edhe fenomeni i “efektit te shikuesit”,ku

pastaj reagimet e ndryshme bënë që përveç instinkteve, në proceset prosociale të përfshihen edhe

motivet, aspektet biologjike, kognitive dhe sociale (Dovidio & Penner 2001 and recent Annual

Review of Psychology articles by Caporael 2001 and Eisenberg 2000).

Përveç këtyre definicioneve që u shpjeguan më lartë, gjithsesi duhet nënvizuar dy

konceptet kryesore të cilat bëhen mbi sjelljen prosociale e që janë në fakt dy drejtime të

ndryshme mendimesh lidhur me sjelljen prosociale.

Një pjesë e dijetarëve përkrahin sjelljen e motivuar nga empatia domethënë personi i cili

ndihmon bashkëndjen me viktimën, ndjen keqardhje për të , kështu duke e përjashtuar sjelljen

e motivuar nga egoizmi. Ndërsa grupi tjetër i psikologëve mendojnë se është e pamundur të

Page 7: tema e diplomes

7

vlerësohet altruizmi mbi bazën e motivimit sepse sipas tyre është e pamundur qe çdo rast të

përcaktosh nëse veprimi është i motivuar nga empatia apo jo.

Mund të vërejmë një larmi të definicioneve apo të përkufizimeve lidhur me sjelljen

prosociale. Vërejmë që disa prekin shkakun ose prejardhjen e sjelljes prosociale siç janë

instinktet , e më pastaj në përpjekje të mëtutjeshme të shpjegimit shohim një përparim ku

përmenden motivet, aspektet biologjike, kognitive e sociale, dhe në fund dy mendimet që

analizojnë sjelljen prosociale në bazë të empatisë ose jo. Nga të gjitha më e rëndësishmja është

lidhshmëria e cila shihet qartë, apo fjala kyçe në të gjitha përkufizimet, ndihma, e cila gjithsesi

ka pasoja pozitive për shoqërinë.

Page 8: tema e diplomes

8

TEORITË BAZË QË SHPJEGOJNË SE PSE NDIHMOJNË NJERËZIT

Për të kuptuar në thellësi sjelljen prosociale si fenomen janë marrë këto teori, të cilat

shpjegojnë në detaje shkakun e shfaqjes se saj. Gjithashtu këto tre teori: teoria evolutive, modeli

individualistik dhe normat shoqërore janë zgjedhë pikërisht sepse gërshetimi i tyre na ofron

njohuri se si të kanalizohet ajo në shoqëri.

TEORIA EVOLUTIVE – SOCIOBIOLOGJIA

Thelbi i jetës, sipas psikologjise evolutive është mbijetesa e gjeneve. Gjenet tona na

shtyjnë në rrugë të mbijetesës së tyre, në mënyrë që kur të vdesin paraardhësit tanë, të jetojnë

gjenet e tyre. Ndër evolucionistët e parë të cilët e kanë shtjelluar sjelljen prosociale ishte teoria e

selektimit natyral nga Darwini (1859), pastaj teoria e përshtatshmërisë inkluzive nga Hamilton

(1964), teoria e altruizmit reciprok nga Trivers (1971), teoria e selektimit të grupeve nga Wilson

& Sober (1994) si dhe modele të ndryshme gjenetike – kulturore nga Richerson & Boyd (2005).

Sipas teoricienëve evolucionist ndër të gjitha qeniet e gjalla, njerëzit priren më shumti të kenë

sjellje prosociale. Tani çështja kryesore për të cilën evolucionistët sot debatojnë është: si dhe pse

sjellja prosociale ka evoluar tek qeniet njerëzore (Gangestad and Simpson, 2007).

Teoria e selektimit natyral

Shpesh herë është supozuar se të parët kanë qenë kafshët të cilët i kanë dhënë rëndësinë

socializimit sepse kur ata rrinin të ndarë nuk ndjeheshin rehat, ndërsa kur qëndronin të bashkuar

Page 9: tema e diplomes

9

ishin shumë më të sigurt. Por, ka mundësi që këto ndjesi janë krijuar më shumë për të përfituar

nga jetesa në bashkësi, duke u mbrojtur kështu nga rreziqet e mundshme, përderisa sa ata te cilët

kane qëndruar vetëm dhe nuk janë përkujdesur për shokët e tyre kane pasur shanse me te mëdha

qe te zhduken (Charles Darwin, The Descent of Man, and Selection in Relation to Sex, 1871,

Volume 1, pp. 80).

Nga vlerësimi i bërë më lartë, shohim së Charles Darwini(1859) besonte se sjellja

prosociale ka evoluar përmes selektimit natyral në specie tjera. Në teorinë e tij ai potencon

“mbijetesën e të duhurës” dhe shpjegon pse është i rëndësishëm diferencimi riprodhues

Teoria e përshtatshmërisë inkluzive

Koncepti kryesor i kësaj teorie është “mbrojtja e fisit” që nënkupton se përmes ndihmës

apo mbrojtjes që i japim të afërmeve tanë do të shpërndajmë gjenet në brezin tjetër.

Përshtatja inkluzive është shuma e një suksesi riprodhues të vetë individit (përshtatja e

drejtpërdrejt) dhe të suksesit riprodhues të afërmve (përshtatja indirekte). Për dallim nga

Darwini, Hamilton arriti të llogariste shkallën e ndarjes së gjeneve. Ku prindërit dhe fëmijët

ndajnë për gjysmë gjenet, binjakët gjithashtu, gjyshërit me nipat dhe mesat ndajnë ¼ e gjeneve e

kështu me radhë. Si përfundim sipas Hamiltonit, sjellja e vetësakrifikimit duhet të ndodhë kur

kostoja është më e vogël se përfitimi. Kjo është në sjellje altruiste C < B, ku C = kosto dhe B =

përfitim, (Simpson, 1999). Këtë ai e shpjegon më së miri përmes një shembulli: një nënë

sakrifikon jetën e saj për dy fëmijët e saj biologjik, këtu shohim koston më të vogël sepse me

shpëtimin e dy fëmijëve të cilët përmbajnë secili nga 50% të gjeneve të prindërve gjenet

trashëgohen më tej nga nipërit dhe mesat.

Page 10: tema e diplomes

10

Teoria e altruizmit reciprok

Më lartë patëm një përgjigje të shkëlqyer rreth çështjes së ndihmuarit në mes familjarëve,

por gjithashtu dimë se me sjelljen prosociale ndeshemi çdo ditë edhe në raporte jo familjare, në

mes të individëve që nuk janë të afërm. Kësaj fushe i jep një shpjegim Trivers (1971).

Trivers në teorinë e tij shpjegon pse gjenet egoiste ndonjëherë veprojnë në mënyrë

bashkëpunuese edhe me persona jo familjare. Ai, reciprocitetin e shpjegon gjithashtu duke

argumentuar se një organizëm ndihmon tjetrin duke e parashikuar kështu shpërblimin që pason e

që është ndihma reciproke, ose e thënë shkurt dhënësi parashikon se më vonë do të jetë marrësi.

Gjithashtu ai potencon se reciprociteti ka më shumë efekt në hapësira të vogla ku ndjehet shpirti i

komunitetit siç janë p.sh qytetet e vogla, shkollat e vogla, konviktet etj, gjithashtu në mes të

qyteteve të mëdha dhe fshatrave ndjehet dallimi ku në fshatra njerëzit janë më të prirur të

ndihmojnë.

Teoria e seleksionimit grupor

Nga një këndvështrim tjetër sjellin perspektiven e tyre Sloan Wilson dhe Sober në teorinë

e tyre seleksionimi grupor, të zhvilluar në vitin 1994. Çështja kryesorë të cilën ata shtruan në

këtë teori është se në cilat grupe njerëzish bënin pjesë elementet parësore të seleksionimit në

historinë e evoluimit. Nëse grupe të caktuara janë më të shkathtë dhe produktive në krahasim me

grupet tjera atëherë edhe anëtarët e grupit do të jenë më produktive se sa anëtaret të grupeve më

pak të aftë. Për të qëndruar në një farë mënyre aktive, ata gjatë gjithë kohës duhet të

kontribuojnë dhe të jenë kohezivë, kështu në këtë mënyrë ata sillen në mënyrë prosociale më të

gjithë anëtarët e grupit duke përfshi këtu edhe jo të afërmit.

Page 11: tema e diplomes

11

Nga këndvështrimi i evolucionisteve selektimit i grupeve ka ndodhë për disa shkaqe,

kushtet e mjedisit të cilat kërkojnë bashkëpunim në grup, sakrifica dhe vullneti për të mirën e

grupit, natyra konkurruese me grupet tjera etj..

Modeli gjenetiko kulturor

Richardson dhe Boyd kanë nxjerrë një përfundim ku si shkak të sjelljes prosociale kanë

marrë kombinimin e dy faktorëve: gjenet dhe kulturën. Sipas tyre sjellja prosociale evoluon

përmes gjeneve të cilat bartin kulturën brez pas brezi.

Ky kombinim midis gjeneve dhe kulturës sipas Richardson dhe Boyd ka evoluar në siç i

quanin ata “instinkte fisnore”. Këto instinkte përfshijnë 3 elemente kryesore siç janë;

predispozitat psikologjike, mekanizmat psikologjike që mundësojnë dallim të shpejtë dhe të qartë

midis grupeve njerëzore, kapacitetet emocionale – përjetimin e ndjenjave siç janë p.sh turpi dhe

faji te cilat ndjenja luajnë rol te rëndësishëm në sjelljen prosociale.

Page 12: tema e diplomes

12

MODELI INDIVIDUALISTIK

Modeli individualistik është një shpjegim psikologjik mbi sjelljen prosociale, ku theksin e

vë në gjendjen shpirtërore të individi, në mënyrën e perceptimit personal të ndihmuarit si dhe

temperamentin prosocial.

Gjendja shpirtërore

Isen (1987) dhe bashkëpunëtorët e tij kanë pohuar se fëmijët të cilët kanë qenë në gjendje

shpirtërore pozitive kanë qenë më të predispozuar të ndihmojnë, në krahasim me ata me gjendje

shpirtërore më të dobët. Kemi një shpjegim te dyfishte mbi ndikimin e gjendjes shpirtërore në

sjelljen prosociale.

Bower (1981) dhe Forgas (1992) shpjegojnë ndikimin e gjendjes shpirtërore përmes

modelit te afeksionit parësorë. Në bazë të këtij modeli gjendja e mire shpirtërore nxit kujtesën

emocionale dhe mendimet pozitive te cilat si pasoje sjellin aktivitete pozitive, si p.sh. sjellje

prosociale. Në modelin e dytë Schwartz (1991), prezanton afeksionin si informacion për të

vepruar në mënyrë prosociale. Ky model paraqet procesim të informacionit, ku personi i cili do

të ndihmojë e përdorë gjendjen shpirtërore për të vepruar në mënyrë prosociale.

Një tjetër fakt interesant që ka të bëjë me gjendjen shpirtërore te individëve është se , po

qe se ndihmësit i rrezikohet prishja e disponimit të mirë ai do te heqë dorë nga ndihma (Isen &

Simmonds, 1978). Disponimi i mirë nxit në sigurinë rreth situatës dhe përshtypje të mirë për

njerëzit. Ata gjithashtu janë me pak te preokupuar me vetveten ndërsa me te ndjeshëm ndaj

njerëzve për rreth, me te vëmendshëm ndaj personave ne nevoje qe rrit mundësinë gjithsesi për te

ndihmuar.

Page 13: tema e diplomes

13

Muzika, siç thonë qetëson edhe një bishë të egër. Kjo është një çështje e radhës të cilën e

kanë shtjelluar North Tarrent dhe Hargreaves (2004). Participantet ne eksperiment te cilët po

bënin gjimnastike ne sfonde disa dëgjonin muzikë relaksuese ndërsa të tjerët një muzikë

shqetësuese. Pas kryerjes se detyrimeve, atyre ju kërkohej qe te bashkëpunonin për të nënshkruar

një peticion. Rezultatet tregojnë një përqindje më të lartë të ndihmës tek personat të cilët po

dëgjonin muzikën relaksuese.

Modeli atributiv i emocioneve

Pasi që atributin mund ta shohim si një konkluzion te shkaqeve rreth një ngjarje, (Jones

& Davis, 1965), tek atributi emocional kemi te bëjmë me atë se si ne ia atribuojmë zgjimin tone,

lidhjeve tona qe kemi me personin në ngjarje. Nëse ne në momentin e ngjarjes zgjohemi nga

zemërimi ose nga nervozizmi këto sigurisht që do të ndikojnë negativisht ne dhënien e ndihmës,

por ne qofte se ne një situate te caktuar ne ndjejmë stres dhe shqetësim atëherë kemi të bëjmë me

emocionet te cilat nxisin ne dhënien e ndihmës.

Pasi qe tek atribuimi kryesoret janë shkaqet, mënyra se si i perceptojmë ato, duhet thëne

se ndihma është gjithmonë me e madhe për njerëz te viktimizuar, përderisa personat të cilët janë

shkaktare të vetë ngjarjes marrin me pak ndihmë (Weiner, 1980). Atribuimet nuk drejtohen

gjithmonë vetëm drejt shkaqeve te ngjarjeve të të tjerëve por, ato bëhen edhe duke nxjerrë

konkluzione për veprimet personale. P.sh ne pyesim veten se perse do ti ndihmojmë dikujt?

Atribuimet ne lidhje me shkaqet e ndihmës mund të jenë të ndryshme, siç janë: unë jam një

person i sjellshëm, i dashur dhe i dobishëm – kjo lloje përgjigje ose ky lloje shkaku i jep personit

vete inkurajim qe sjellja e tillë të ndodhë edhe në raste tjera; një tjetër përgjigje mund te jete, jam

Page 14: tema e diplomes

14

person i cili jep ndihme ne këso lloje situatash (J. A. Piliavin, Callero, & Evans, 1982) – kjo

përgjigje jep inkurajim për të përsëritur ndihmën vetëm ne raste te njëjta; dhe një përgjigje mund

të jetë negative për ndihmën e ardhshme siç është p.sh. duke thëne qe : jam një person mendje

lehtë i cili nuk din te thotë jo – kjo mbase do të sjellë ne pasoje negative ku në të ardhmen

personi do ketë vështirësi te ndihmoje (Grusec, 1991).

Dhe ne fund mund te cekim gjithashtu edhe atribuimet që i bëjnë marrësit e ndihmës.

Zakonisht, shkaqet me te shpeshta qe jepen nga marrësit e ndihmës janë; më ka ndihmuar por pa

ndonjë brengosje te madhe apo shqetësim dhe përgjigja tjetër do të ishte: ndihmoj sepse e ka

pasur me detyrë ose e ka bërë për ta përulur marrësin. Sipas disa studimeve që ka bërë Greenberg

së bashku me kolegët e tij (Greenberg & Frisch, 1972), ndihma nga marrësit ne te shumtën e

rasteve jo që nuk vlerësohet por ajo konsiderohet të jetë edhe ndonjë akt manipulimi ose

kontrolli.

Analizë e teorive

Pasi që teoria evolutive ka për bazë gjenet, ata e shohin sjelljen prosociale si shkak të

mbijetesës së gjeneve. Në kuadër të teorisë evolucioniste bënë pjesë teoria e Darwinit e cila e

lidhë sjelljen prosociale me sjelljen e kafshëve të cilët jetonin së bashku dhe bashkëpunonin për

të mbijetuar, dhe gjithashtu potencon se sjellja prosociale ka evoluar përmes selektimit natyral në

specie tjera. Teorinë evolutive më tej e zhvillon Hamilton i cili zhvilloj nocionin përshtatshmëri

inkluzive, ku e shpjegon sjelljen prosociale ne grupin e njerëzve të afërm si shkak për te mbrojtur

racën ose fisin në mënyre që gjenet të trashëgohen. Tani çështja e teorisë së reciprocitetit shkon

më larg se teoria e Hamiltonit, duke shpjeguar se gjenet egoiste veprojnë jo veç në bazë të

Page 15: tema e diplomes

15

familjarëve, kjo ndodhe sepse sjellja kryhet në ndikim te reciprocitetit, ku dhuruesi parashikon

që më vonë të jetë marrësi. Teoria e seleksionimit grupor e sheh sjelljen prosociale si pasojë e

bashkëpunimit në grup, sakrifica që bëjnë anëtaret për të mirën e grupit si dhe konkurrenca mes

grupeve tjera. Në fund është edhe kontributi i teorisë gjenetiko- kulturore ku sjellja prosociale

evoluon përmes gjeneve të cilat e bartin kulturën në breza.

Nga të gjitha teoritë e zhvilluara në kuadër të teorisë evolucioniste burimi kryesor i

sjelljes prosociale shihet të jenë gjenet mirëpo gjithsesi të gërshetuara me element tjerë duke japë

argumente mbi atë.

Kur bëhet fjale për modelin individualistik kemi të bëjmë me një qasje tjetër ku si bazë e

sjelljes prosociale shihet të jetë gjendja shpirtërore. Sipas këtij modeli gjendja e mirë shpirtërore

ndikon pozitivisht në sjelljen prosociale. Pastaj kemi edhe atribuimin e emocioneve si shkak të

sjelljes prosociale ku varësisht nga ajo se si ia atribuojme zgjimin tonë lidhjeve që kemi me

personin.

Modeli individualistik vë theksin në elemente psikologjike të vetë personit.

Page 16: tema e diplomes

16

NORMAT SHOQËRORE

Perspektiva e normave shoqërore e analizon sjelljen prosociale si një veprim i cili ndodh

në raste ku ndihma e dhëne do të kthehet në ndonjë rast tjetër. Trivers (1983) beson se sjellja

reciproke ndodhe ne disa kushte te caktuara, të jetuarit ne grupe sociale ku mundësia është me e

madhe për te dhuruar dhe për te marre një ndihme dhe situate ne te cilën marrëdhëniet varen nga

bashkëpunimi me njeri tjetrin.

Reagimet individuale nuk përcaktohen krejtësisht vetëm nga shpërblimet dhe kostoja

individuale por u referohen edhe normave reciproke ne sistemet shoqërore. Ndër normat

shoqërore më të rëndësishmet janë: norma e reciprocitetit, normat e drejtësisë dhe normat e

përgjegjësisë.

Normat e reciprocitetit

Norma e reciprocitetit parashikon se ne duhet të ndihmojmë dikë që neve na ka ndihmuar

dhe nuk duhet të lëndojmë (Gouldner, 1960). Në politikë është e njohur norma e reciprocitetit ku

dikush që të bën nder kërkon një nder si shpagim. Norma e reciprocitetit është gjithashtu shumë

e rëndësishme kur behet fjalë për martesën që është një lidhje afatgjate ndërpersonale. Në këto

lidhje kur njëri jep më shumë se që merr, mund të prishet norma e reciprocitetit nëse gjendja nuk

ekuilibrohet. Gouldner gjithashtu ka sqaruar disa situata në të cilat nxitet reciprociteti, njëra ndër

to është shkalla e nevojës së ndihmës. Shume eksperimente kanë treguar se njerëzit janë të

motivuar të praktikojnë reciprocitetin (Wilke & Lanzetta, 1982).

Page 17: tema e diplomes

17

Norma e përgjegjësisë shoqëror

Norma e dytë të cilën psikologet e prezantuan si nxitëse dhe motivim të sjelljes

prosociale është norma e përgjegjësisë. Norma e përgjegjësisë na kujton qe te ekuilibrojmë

dhënien dhe marrjen ne marrëdhëniet shoqërore.

Ideja se njerëzit duhet te ndihmojnë ata qe kane nevoje për ndihmë, pa menduar për

shkëmbimet e mëvonshme , është norme e përgjegjësisë sociale (Berkowitz, 1972).

Kjo normë gjithashtu është ne vije te drejtë me atribuime ku viktima e cila ndodhet ne atë

fatkeqësi për arsye te jashtme atëherë ndihmohet ndërsa po qe se shkaqet janë si dembelizmi,

mungesa e aftësisë atëherë mundësitë janë gjithmonë më të vogla për te ndihmuar (Weiner,

1980).

Kur bëjmë fjalë për normën e përgjegjësisë atëherë duhet cekur edhe strukturat të cilat

stimulojnë sjelljen prosociale në këtë aspekt. Feja është njëra strukturë shoqërore e cila predikon

për veprime humanitare, për mëshirë dhe për drejtësi ndaj të tjerëve, e mbi te gjitha dashurinë

vëllazërore. Familja është një bashkësi sociale e cila nxit ose e pengon sjelljen prosociale. Duke

e pasur parasysh se familja si institucion jep shembullin ku fëmijët mësojnë dhe edukohen,

(studiuesit Bar-Tal, Naddler dhe Blechmen, 1980) mënyra e edukimit cila çon ne sjelljen

prosociale është përkrahja dhe dashuria, ndërsa disiplina dhe ndëshkimi pengon sjelljen

prosociale. Përgjegjësia sociale arrihet edhe përmes rrugëve tjera edukuese siç janë shkollat

mediet shoqëria etj. Janë disa faktorë te cilët ndikojnë ne shfaqjen e normës se përgjegjësisë siç

është p.sh. shpërndarja e përgjegjësisë, ku prezenca e të tjerëve çon në hezitim te ndihmës.

Page 18: tema e diplomes

18

Norma e drejtësisë

Norma e drejtësisë është e drejtuar nga besimi ne boten e drejte, pra ku secili merr atë që

meriton (Lerner, 1980). Kjo është normë e cila ka të bëjë me analizën tone rreth situatës, por se

pari duke shikuar nëse drejtësia ndaj nesh është realizuar, kur ne jemi te trajtuar drejt ne

motivohemi te ndihmojmë më shumë ( Hoffman, 1990).

Norma e drejtësisë lidhet edhe me tendencat jashtë grupit dhe brenda grupit ku

nënkuptohet se ndihma për anëtaret e grupit tjetër është me e vogël (Hoffman, 1990). Gjithashtu

pamja e jashtme ndikon ne dhënien e ndihmës ku studiuesit kane marre rezultate se njerëzit me

status me te larte kane me shume predispozita te marrin ndihmë (Kohler, 1997).

Analize e teorisë dhe nocioneve

Normat shoqërore e shohin sjelljen prosociale si një veprim te imponuar nga institucione

e ndryshme shoqërore siç janë , feja, shteti, familja etj.

Ne kuadër te kësaj teorie është zhvilluar norma e reciprocitetit ku ndihma e marre dikur

duhet te kthehet ne një kohe tjetër qe te mos lëndojmë personin.

Norma e përgjegjësisë bene bashkëveprimin e sjelljes prosociale me përgjegjësinë e

personit qe ne situata te caktuara duhet dhëne ndihma pa menduar për shpërblimet.

Në fund është norma e drejtësisë e cila operon ne baze te mendimit ne një bote te drejte

ku secili merr atë qe meriton.

Duke i hedh një vështrim te përgjithshëm shohim se normat shoqërore kryesisht

fokusohen në rëndësinë që ka mjedisi në individët për zhvillimin e sjelljes prosociale.

Page 19: tema e diplomes

19

FAKTORËT TË CILËT PENGOJNË SJELLJEN PROSOCIALE

Janë dy sfera kryesore, në kuadër të cilave mund te studiohen faktorë të ndryshëm të cilët

pengojnë sjelljen prosociale. Ndër më të rëndësishmit janë faktorët situative dhe personale, por

s`duhet harru edhe mediat si faktorë bashkëkohore të cilat mund pengojnë ne disa raste sjelljen

prosociale.

Faktorët situative – Nganjëherë koha është faktorë i cili pengon por është edhe

paqartësia e madhe e situatës dhe gjithashtu edhe rrezikshmëria gjatë të ndihmuarit.

Studiuesit tregojnë se mundësitë janë më të mëdha për te ndihmuar kur gjatë ndodhjes së

ngjarjes ka me pak persona ( Latane dhe Nida, 1981). Ky fenomen është quajtur ndryshe edhe

efekti i shikuesit të cilët detalishtë e shpjeguan Latane dhe Darley (1970). Tre faktorët kyç që e

ndikojnë efektin e shikuesit janë:

a) Shpërndarja e përgjegjësisë qe nënkupton se sa më shumë të rritet numri i shikuesve aq

më shumë dobësohet ndjenja e përgjegjësisë,

b) Paqartësia e situatës nënkupton pengesën në të vepruar duke krahasuar pasivitetin dhe

hezitimin me shikuesit tjerë dhe

c) Ndrojtja apo frika vlerësuese ka të bëjë me vlerësimin e të tjerëve të pranishëm për

aftësitë ton gjatë dhënies se ndihmës.

Një tjetër faktorë është modeli i te mësuarit ose modeli : ndihmojmë kur ndihmon dikush

tjetër. Edhe pse qëllimi edukativ i prindërve është gjithmonë një përshtatje me vlerat dhe normat

sociale, fëmijët mësojnë edhe nga imitimi përveç asaj qe ju ligjërohet (Rice, dhe Grusec, 1975).

Mjedisi urban gjithashtu është gjithashtu një vend në të cilin individët janë të prirur të

ndihmojnë më pak, kjo ndodhë për shume arsye siç janë: numri i madh i njerëzve i cili çon në

Page 20: tema e diplomes

20

shpërndarjen e përgjegjësisë, anonimiteti sjell shkallë më të vogël përgjegjësie, kontaktet me

njerëz te panjohur na bëjnë të shmangemi situatave të ndryshme etj. (Miligram, 1970).

Faktorët personalë – Këtu bëjnë pjesë, gjendja emocionale e personit, pamja e jashtme e

viktimës etj. Tek fëmijët është gjetur se gjendja emocionale e keqe luan rrol negative në sjelljen

prosociale. Në një studim të bërë më herët nga Perry (1986) fëmijët i shihnin në tregime si njerëz

të lumtur ata që s`ndihmonin ndërsa gjatë kalimit në pubertet ata kuptojnë me shumë për

rendësin e ndihmës.

Një faktorë tjetër është edhe pamja fizike e marrësit të ndihmës. Po qe se viktima nuk ka

një pamje fizike tërheqëse predispozitat për të ndihmuar zvogëlohen (Harrell, 1978) dhe

gjithashtu, shenjat ndikojnë negativisht tek donatoret e ndihmës ( Bickman, 1974).

Media – disa studiues (Ostrov, 2005 etj..) kanë bërë një eksperiment në të cilin kanë

shqyrtuar mundësinë e efekteve negative që sjell media. Rezultatet e këtij eksperimenti tregojnë

se ndikimi i medias është shumë i madh në sjelljen prosociale. Brenga më e madhe qëndron tek

emisionet e fëmijëve te cilat si pas disa studimeve 70% të tyre kanë përmbajtje me sjellje

agresive (Wilson, 2002). Media ka një rol te jashtëzakonshëm në edukimin e fëmijëve,

ekspozimi i shpeshte ndaj veprimeve agresive mund ti dëmtojë në aspektin e adaptimit të

sjelljeve prosociale në të ardhmen (Bandura, 1977).

Page 21: tema e diplomes

21

DALLIMET GJINORE NË SJELLJEN PROSOCIALE

Shumica e njerëzve e shohin femrën më të ndjeshme, më të brishtë dhe më të devotshme

ndaj mirëqenies se njerëzve në krahas me meshkujt ( Spence & Helmreich, 1978). Ç`është më e

rëndësishmja, mbi 90% te kulturave tregojnë pajtueshmëri mbi atë se femra përmban këto cilësi

lidhje me sjelljen prosociale ( Williams dhe Best, 1990). Mirepo ka edhe rezultate dhe fakte që

tregojnë të kundërtën. Disa rezultate vine nga studime të bëra nga psikologjia sociale e të

ndihmuarit duke pohuar se meshkujt janë më të predispozuar të ndihmojnë ( Eagly & Crowley,

1986)

Për të zbuluar ketë enigma duhet ditur që përveç ndryshimeve biologjike, meshkujt dhe

femrat kanë qasje sociale të ndryshme nga njëri tjetri (Burn, 1996). Që nga fëmijëria meshkujt

janë mësuar të sillen në mënyrë mashkullore dhe femrat në mënyrë që i takon femrave. E kështu

meshkujt janë të prirur me shume të ndihmojnë ne situate shqetësuese ku ka më shumë telashe

(Penner, Dertke, & Achenbah, 1973) ndërsa femrat ne situate të cilat kërkojnë ndjeshmëri dhe

mirëkuptim. Pra siç mund të shohim meshkujt dhe femrat dallojnë ne dhënien e ndihmës por kur

bëhet fjalë për llojin e situatës.

Eagly dhe Crowly (1986) nga studimet e bëra pa dyshim japin përgjigje se meshkujt janë

ata të cilët dhurojnë më shumë ndihme, kjo për shkak se situatat e ndryshme kërkojnë, siguri, dhe

një ndërhyrje te drejtpërdrejt me të pa njohurit. Një tjetër studim tregon për gatishmërinë e

femrave për te ndihmuar ne situatat ku kërkohet përkrahje emocionale dhe këshillime mbi

problemet personale (Aries dhe Johnson, 1983; Johnson & Aries, 1983). Sidoqoftë femrat

ndihmojnë po ashtu edhe ne situata emergjente por në mënyrë më indirekte se meshkujt. Prandaj

për t`iu përgjigjur pyetjes se cila gjini ndihmon më tepër së pari duhet marrë parasysh situatën

dhe pozitat sociale të dhënësve të ndihmës.

Page 22: tema e diplomes

22

PROCESESET E TË NDIHMUARIT

Modeli i vendimit të sjelljes prosociale përfshin pesë shkallë të renditura sipas një

hierarkie, të cilat duhet plotësuar nga shikuesit (Latane & Darley, 1968). Modeli i punuar nga

Latane dhe Darley, fillon me regjistrimin e ngjarjes, për të vazhduar me identifikimin e situatës

si emergjente, pastaj marrjen e përgjegjësisë, dhe dy etapat e fundit janë identifikimi i rrugëve

përmes së çiles do të jepet ndihma dhe realizimi i ndihmës. Po që se vetëm njëra nga këto etapa

dështon në realizim, ndihma nuk do të ndodhë. Pastaj do të marrim parasysh edhe disa metoda

tjera me anë të cilave bëhet më i qartë procesi i të ndihmuarit.

Regjistrimi i ngjarjes – përpara se ndokush të merr ndonjë vendim për të ndihmuar së

pari duhet ta vëreje ngjarjen. Vërejtja e situatës është një proces në të cilën përfshihen perceptimi

dhe aspektet ndijimore. Po që se situata emergjente na zgjon vëmendjen tonë, ne do ta

regjistrojmë ngjarjen. Shpesh ne nuk e regjistrojmë situatën sepse jemi duke u marre me gjërat

tona personale ose jemi të fokusuar në ngjarje tjera që na rrethojnë (Gibbons dhe Wicklund,

1982). Është e rëndësishme të thuhet se ngjarja ka më shumë mundësi të vërehet kur: diçka që

është duke ndodhur ka një ngjyrë e cila bie në sy, ngjarja e cila përcillet me zë të lartë etj...

Interpretimi i ngjarjes si domosdoshmëri – një faktorë i rëndësishëm në ketë etapë është

kur ngjarja ka dy kuptimte ose është e paqartë. Dy – kuptimësia tek një situatë është një gjë

shumë e mugur të ndodhe sepse ngjarjet në të shumtën e rasteve interpretohen në shumë mënyra.

Page 23: tema e diplomes

23

Janë disa faktorë të cilët ndihmojnë që situata te interpretohet si emergjente, si p.sh : ngjarjet që

janë emergjente trajtohen si të papritura, viktima dhe shikuesi janë të habitur dhe të papërgatitur;

kërcënimi i dëmit ndaj viktimës; kur viktima nuk është në gjendje për ta shmangur ngjarjen

stresuese në të cilën ndodhet ka mundësi që shikuesit të ndërhynë në ketë pikë.

Marrja e përgjegjësisë - vërejtja dhe interpretimi i situatës si emergjente janë hapa të

mjaftueshëm të cilët çojnë shikuesit në veprimin e të ndihmuarit. Në rastin e vrasjes së qytetares

Genovese 38 shikuesit me siguri që e kanë interpretuar ngjarjen si emergjente por nuk e kanë

marrë përgjegjësinë për të ndihmuar. Latane dhe Darley (1968) kanë bërë një eksperiment në të

cilin kanë trajtuar efektet e shikuesve kur janë në numër më të madh, dhe në fakt rezultatet ishin

në avantazh të efekteve negative, pra sa më shumë shikues aq më e vogël mundësia për te

ndihmuar. Por përveç efektit te shikuesit ka edhe faktorë tjerë të cilët ndikojnë në pakësimin e

përgjegjësisë personale siç janë : miqësia, lidhjet e varësisë, numri i viktimave, zona e

jashtëzakonshme.

Identifikimi i rrugëve apo mënyrave për te ndihmuar – në një studim të bërë, mbi

shkallën e të ndihmuarit në rast përdhunimi participantët kishin mundësinë që të intervenonin

personalisht ose të lajmëronin policinë (Harari, Harari, & White, 1985). Çka i shtyn shikuesit që

të marrin vendime të tilla? Njerëzit të cilët ndihen më kompetente dhe të cilët mendojnë se

munden ti ndihmojnë viktimës janë më të predispozuar të ndihmojnë se ata që mendojnë se

s`kanë aftësi të mjaftueshme për te ndihmuar. Janë dy arsye që kompetenca i bën shikuesit të

ndihmojnë , së pari ndjenja e kompetencës ngrit vetë besueshmërinë tonë për aftësitë tona që të

ndihmojmë dike, e dyta arsye është se ndjenja e kompetencës rrit ndjeshmërinë përkrahë

viktimës. Personat të cilët ndihen më shumë si liderë janë gjithashtu më të predispozuar të

ndihmojnë sepse kanë ndjenjën e vetë besueshmërisë ne suksesin e përformancës.

Page 24: tema e diplomes

24

Të ndihmuarit – pasi të kemi kryer të gjitha fazat me larte, le te themi se mundësia për të

ndihmuar është më e madhe. Me fjalë tjera janë edhe shumë faktorë të tjerë të cilët mund të

pengojnë ndihmën siç është p.sh viktima të refuzojë ndihmën, koha jo e mjaftueshme etj.

Përveç modelit të vendimit janë edhe disa mënyra tjera të paraqitura se si duhet vepruar

në disa raste konkrete për të ndërhyre.

Pas pese shkalleve te nxjerra nga Latane & Darley kureshtja e autorëve tjerë siç është

Leonard Bikman (1975) përmes eksperimenteve ka rezultuar në një mundësi tjetër, që është

marrëdhënia mes reduktimit te dyshimit dhe rritjes se përgjegjësisë. Duke bere hulumtime mbi

raportimin e krimeve ai vërejti se kur komentet në mes shikuesve bëheshin sy më sy rritej

përgjegjësia për të ndërhyrë. D.m.th. për të ndërhyrë në një rast konkret në rastet kur dyshimi

zhduket përmes komunikimeve atëherë përgjegjësia rritet dhe mundësia për të ndërhyre është

më e madhe.

Page 25: tema e diplomes

25

Diskutime

Po ti vështrojmë me kujdes të gjitha teoritë që janë bërë në kuadër të sjelljes prosociale

do të shohim një përpjekje të madhe dhe larmi teorish të cilat sigurisht që tregojnë një rendësi të

madhe që ka ajo.

Teoria e Darvinit mbi seleksionimin natyral ka lëne një hapësire të madhe për diskutim

siç edhe mund ti vërejmë modelet dhe nëntoritë që janë krijuar në kuadër të saj. Duke u nisur nga

Darvini që shpjegon rendësin e të jetuarit në bashkësi; pastaj teorinë e përshtatëshërisë inkluzive

e cila sjell arsyetime mbi sjelljen prosociale të drejtuar nga raca; për të vazhduar me teorinë e

reciprocitetit e cila na jep një pamje mbi atë se si sjellja prosociale zhvillohet dhe merr përmasa

edhe në mes individëve qe nuk janë familjare. Nga të gjitha këto vërejmë një lidhje të përbashkët

dhe kohezivë qe ka në fokus së pari kohën, pra evolucionistet shohin evoluimin e sjelljes

prosociale ndër kohë. Por duhet thëne se evolucionistët gjithashtu kanë kritika ndaj qasjes se tyre

duke mos arritur të shpjegojnë se pse njerëzit bëjnë vetë sakrifica për te ndihmuar dikë qe nuk

janë në lidhje farefisnore apo lidhje tjera te ngjashme. Nga te gjitha teoritë e shpjeguara teoria

evolutive është me se shumti e kritikuar sepse është e mangët ne shpjegimet e saj (Ketelaar &

Ellis, 2000). Këtu është edhe një kufizim tjetër i kësaj teorie sepse duke e shpjeguar sjelljen

prosociale përmes gjeneve qe janë ne një fare mënyre te trashëguara lejon pak ose fare mundësi

për menaxhimin e saj.

Edhe pse teoria e Darwinit jep një shpjegim mbi sjelljen prosociale duke dhënë

argumente mbi nevojën e të jetuarit së bashku dhe socializimit për të tejkaluar rreziqet,

megjithatë ajo konsiderohet të jetë e mangët në shume aspekte. Darwini nuk arriti të shpjegonte

Page 26: tema e diplomes

26

se përse gjenet si element kryesor, funksional në selektimit natyral tek disa organizma shkaktojnë

tërheqje në vetësakrifikim dhe në disa tjerë çojnë në sjellje jo produktive.

Teoria e modelit individualistik është një shpjegim psikologjik, sepse merret

ekskluzivisht me faktorët e brendshëm siç është gjendja shpirtërore dhe temperamenti. Kjo teori

jep qasje me te zgjeruar rreth dallimeve individuale ne dhënien e ndihmës, por gjithashtu është e

mangët ne shpjegimet e saja sepse është e kufizuar vetëm në faktorin individual duke marre

shumë pak parasysh bashkëveprimin dhe ndikimet sociale ne sjelljen prosociale. Nëse teoria

evolutive jep një shpjegim më të gjerë ku përfshinë gjenet, riprodhimin dhe breza, modeli

individualistik jep një shpjegim me të ngushte duke u fokusuar vetëm në personin dhe elementin

psikologjik të tij.

Normat shoqërore shohin sjelljen prosociale si produkt te bashkëveprimit te forcave

sociale dhe kapacitetit kognitive te individit për te ndryshuar. Po të shohim edhe modelet që janë

zhvilluar në kuadër të normave shoqërore shohim qe ajo kap një fushë shumë të gjerë te

shpjegimit si dhe le një hapësire te madhe ne përmirësimin e saj në fusha praktike te jetës së

përditshme. Në krahasim me modelin individualistik i cili fokusohet më shumë te vetë individi,

normat shoqërore e vënë theksin te mjedisi dhe forca që ka mjedisi për të nxitur individin në

sjellje prosociale.

Page 27: tema e diplomes

27

Përfundime dhe rekomandime

Përmes këtyre teorive japim një pasqyre te gjere mbi sjelljen prosociale, origjinën dhe

format e saj. Andaj, mund te kuptojmë se sjellja prosociale është një rezultat i faktorëve

biologjikë, socialë dhe psikologjik.

Nga të gjitha teoritë e trajtuara mund të shohim se secila nga to ka qasje të ndryshme dhe

mbi të gjitha japin definicione të cilat marrin kahje të ndryshme të zhvillimit të saj. Mirëpo, edhe

pse diverse në shpjegimin e tyre ato japin argumente shkencore duke krijuar në ketë mënyre një

shabllon të përgjithshëm për stimulimin e saj.

Me literaturën e ofruar qëllimi kryesore është rekomandimi, apo rrugët përmes së cilave

ajo mund te promovohet ne shoqëri, si sjellje e nevojshme jo vetëm për një shoqëri të shëndoshe

por edhe si sjellje e cila i lufton sjelljet tjera antisociale.

Nga studime (Ilkay Ulutas, Child Development and Education Departmen, Vocational

Education Faculty, Gazi University, Besevler – Ankara/ Turkey) të bëra në një shkollë në

Ankara, përmes programit të zhvilluar me fëmijë të moshave të ulta, rezultatet japin një mënyre

shumë të mirë të stimulimit dhe rritjes së sjelljes prosociale. Ky ishte një program i cili

parashihte 10 javë programe aktive të zhvilluara përmes prindërve dhe mësuesve. Këto programe

kryesisht janë të zhvilluara përmes lojërave me anë të cilave fëmijët bashkëpunojnë me njëri –

tjetrit. Nga ky studim mund të shohim se të dy faktorët : individual dhe mjedisor kanë ndikim të

madh në rritjen e sjelljes prosociale. Si faktorë mjedisorë në këtë eksperiment kanë qenë kultura,

stili i prindërve, shokët (bashkëmoshataret) programi shkollor dhe mësuesit, ndërsa faktorë

personal janë konsideruar, temperamenti, gjinia dhe mosha ( Vaish, A., M. Carpenter and M.

Tomasello, 2009).

Page 28: tema e diplomes

28

Shumë autorë argumentojnë se në jetën shoqërore perëndimore gjithnjë e më shumë është

duke u vlerësuar individualizmi, prandaj të rinjtë janë të predispozuar më shumë se kurrë nga të

mos qenit empatik ndaj nevojave të tjerëve (George, 1999). Studimet e fundit tregojnë se

kontakti i drejtpërdrejte me kafshët nxit sjelljen prosociale dhe rrit ndjenjën e empatisë ( George,

1999). Poashtu ata sjellin fakte që fëmijët të cilët sillen në mënyre brutale me kafshët ka shumë

me tepër mundësi qe ne vitet me pas te sqaqin sjellje agresive (Kellert & Felthous, 1985). Ky

është pra një edukim i cili mbështet hipotezën se duke u përkujdesur për kafshët fëmijët krijojnë

edhe sjellje prosociale siç janë kujdesja (ushqimi, strehimi) bashkëpunimi etj., të cilat sjellje

transferohen në veprime midis njerëzve.

Një tjetër faktorë i rëndësishëm në jetën moderne është media. Duke e ditur që media ka

një force shumë të fuqishme dhe ndikuese, përmes saj gjithashtu mund promovojmë sjelljen

prosociale.

Kjo mund të bëhet :

a) përmes debateve të ndryshme që tregojnë rëndësinë e sjelljes prosociale

b) përmes programeve televizive që promovojnë dobitë e të bashkëpunuarit në grup etj.

Përforcimi, është një hap tjetër i cili mund të ndërmerret që sjellja prosociale të ngulitet

më fortë dhe të vazhdoje shfaqjen e saj edhe në të ardhmen. Përforcimi material dhe ai moral të dyja

ndikojnë pozitivisht në sjelljen prosociale (Doland & Adelberg, 1967).Gjithashtu kur jemi të përforcimi

disa metoda tjera të kombinuara me përforcimin siç janë nxitja, modelimi, praktikimi dhe urdhra direkte

kanë treguar efekte të jashtëzakonshme pozitive (Barton & Ascione, 1979).

Page 29: tema e diplomes

29

Pra më shumti ceken dhe potencohen mënyrat ose rrugët edukative të sjelljes prosociale qysh në

fëmijëri. Sigurisht që këto janë vetëm disa strategji për të ndihmuar në nxitjen e sjelljes prosociale në

shoqëri si sjellje humane dhe e dobishme për shoqërinë.

Page 30: tema e diplomes

30

Referenca 1. Aries, E. J., & Johnson, F.L (1983). Close friendship in adulthood: Conversational

content between samesex friends. Sex Roles, 9, 1183 - 1197.

2. Banudra, A. (1977). Social learning theory. Oxford, England: Prentice-Hall.

3. Bar-Tal, D., Nadler, A., & Blechman, N. (1980). The relationship between Israeli

children’s helping behavior and their perception of parents’ socialization practices.

Journal of Social Psychology, 111, 159-167.

4. Barton, E.J., & Ascione, F.R. 1979. Sharing in preschool children facilitation,

stimulus generalization, response generalization and maintenance. Journal of Applied

Behavior Analysis, 12, 417-430.

5. Berkowitz, L. (1972). Social norms, feelings, and other factors affecting altruism. In

L. Berkowitz (Ed.), Advances in experimental social psychology. New York:

Academic Press.

6. Bickman, L. (1974). The power of a uniform. Journal of Applied Social Psychology,

4, 61–77

7. Bower, G.H. (1981). Emotional mood and memory. American Psychologist, 36, 129-

148.

8. Burn, S.H. (1996). The social psychology of gender. New York: McGraw- Hill.

9. Caporael LR. 2001. Evolutionary psychology: toward a unifying theory and a hybrid

science Annu. Rev. Psychol. 52:607–28.

10. Darwin, C. (1859). On the origins of species. London: John Murray.

11. Darwin, C. (1871). The descent of man, and selection in relation to sex. Princeton,

NJ: Princeton University Press, 1981.

12. Doland, D.J., & Adelberg, K. 1967. The learning of sharing behavior. Child

Development, 38, 695-700.

13. Dovidio JF, Penner LA. 2001. Helping and altruism. In International Handbook of

Social Psychology: Interpersonal Processes, ed.GFletcher,MClark, pp. 162–95.

Oxford: Blackwell Sci.

Page 31: tema e diplomes

31

14. Eagly, A.H., & Crowley, M. (1986). Gender and helping behavior: A metaanalystic

view of the social psychological literature. Psychological Bulletin, 100, 283- 308.

15. Eisenberg, N., S.A Wolchik, L. Goldberg and I. Engel, 1992. Parental values,

reinforcmen and young children’s prosocial behavior: a longitudinal study. The

Journal of Genetic Psychology, 153: 19-36.

16. Eisenberg N. 2000. Emotion, regulation, and moral development. Annu. Rev. Psychol.

51:665–97

17. Forgas, J.P. (1992). Mood and the perception of atypical people: Affect and

prototypically in person memory and impressions. Journal of Personality and Social

Psychology, 62.

18. Gangestad, S. W., & Simpson, J. A. (Eds.) (2007). The evolution of mind:

Fundamental questions and controversies. New York: Guilford.

19. George, H. (1999). The role of animals in the emotional and moral development of

children. In F. R. Ascione, & P. Arkow (Eds.), Child abuse, domestic violence, and

animal abuse: Linking the circles of compassion for prevention and intervention (pp.

380-392). Indianna: Purdue University Press.

20. Gibbons, F. X., & Wicklund, R. A. (1982). Self-focused attention and helping

behavior. Journal of Personality and Social Psychology, 43, 462–474.

21. Gouldner, A. (1960). The norm of reciprocity: A preliminary statement. American

Sociological Review, 25, 161–178.

22. Greenberg, M. S., & Frisch, D. M. (1972). Effect of intentionality on willingness to

reciprocate a favor. Journal of Experimental Social Psychology, 8, 99–111.

23. Grusec, J. (1991). The socialization of altruism. In M. S. Clark(Ed.), Prosocial

behavior (pp. 9–33). Newbury Park, CA: Sage.

24. Hamilton, W. D. (1964). The genetical evolution of social behavior. Journal of

Theoretical Biology, 7, 1-52.

25. Harari, H., Harari, O., & White, R. V. (1985). The reaction to rape by American male

bystanders. Journal of Social Psychology, 125, 653–668.

26. Harell, A.W (1978) Physisical attractiveness, self –disclosure, and helping behavior.

Journal of Social Psychology, 104, 15- 17.

Page 32: tema e diplomes

32

27. Hoffman, M.L. (1990). Empathy and justice motivation. Motivation and Emotion, 14,

151- 72.

28. Ilkay Ulutas and Ayse Aksoy , Humanity & Social Science Journal 4 (1): 39-44,2009

29. Isen, A. M. (1987). "Positive affect facilitates kreative problem solving." Journal of

Personality and Social Psychology 52: 1122-1131.

30. Isen, A. M., & Simmonds, S. (1978). The effect of feeling good on a helping task that

is incompatible with good mood. Social Psychology Quarterly (formerly Sociometry),

41, 346–349.

31. Jones, E. E., & Davis, K. E. (1965). From acts to dispositions: The attribution process

in person perception. In L. Berkowitz (Ed.), Advances in experimental social

psychology (Vol. 2, pp. 219–266). New York: Academic.

32. Ketelaar, T., & Ellis, B.J. (2000). Are evolutionary explanations unfalsifiable:

Evolutionary psychology and the Lakatosian philosophy of science Psychological

Inquiry, 11, 1–22

33. Kellert, S. & Felthous, A. (1985). Childhood cruelty toward animals among criminals

and noncriminals. Human Relations, 38, 1113-29.

34. Kohler, H. P. (1997). “Learning in Social Networks and Contraceptive

Choice.”Demography 34(3):369-383.

35. Latané, B., & Darley, J. M. (1968). Group inhibition of bystander intervention in

emergencies. Journal of Personality and Social Psychology, 10, 215–221.

36. Latané, B., & Darley, J. M. (1970). The unresponsive bystander: Why doesn’t he

help? New York: Appleton-Crofts.

37. Latané, B., & Nida, S. A. (1981). Ten years of research on group size and helping.

Psychological Bulletin, 89, 308–324.

38. Lerner, M. J. (1980). The belief in a just world: A fundamental delusion New York:

Plenum

39. MacIntyre, A. (1967). Egoism and altruism. In P. Edwards (Ed.), The encyclopedia of

philosophy (Vol. 2, pp. 462–466). New York: Macmillan.

40. McDougall, W. (1908). An introduction to social psychology. London: Methuen.

41. Milgram, S. (1970) The experience of living in cities, Science, 167, 1461-1468

Page 33: tema e diplomes

33

42. North, A. C., Tarrent, M., & Hargreaves, D. J. (2004). The effects of music on

helping behavior: A field study Environment and Behavior, 36, 266–275.

43. Ostrov, J. M., Crick, N. R., & Keating, C. F. (2005). Gender biased perceptions of

Preschoolers' behavior: How much is aggression and prosocial behavior in the eye of

the beholder? Sex Roles: A Journal of Research, 52, 393-398.

44. Penner, L.A., Dertke, M.C., & Achenbach, C.J. (1973). The flash system: A field

study of altruism. Journal of Applied Social Psychology, 3, 362- 373.

45. D.G., Perry , L.C., & Rasmussen,. P. (1986). Cognitive social learning mediators of

aggression. Child Development, 57, 700- 711.

46. Piliavin, J. A., Callero, P. L., & Evans, D. E. (1982). Addiction to altruism?:

Opponent-process theory and habitual blood donation Journal of Personality and

Social Psychology, 43, 1200–1213.

47. Richerson, P. J., & Boyd, R. (2005). Not by genes alone: How culture transformed

human evolution. Chicago: University of Chicago Press.

48. Rice, M.E., & Grusec, J.E. 1975. Saying and doing: Effects on observer performance.

Journal of Personality and Social Psychology, 32, 584-593.

49. Schwartz, N., Bless, H., & Bohner, G. (1991). Mood and persuasion: Affective states

influence the processing of persuasive communications. In M. Zanna (Ed), Advances

in experimental social psychology, vol. 24. New York: Academic Press. (p.281)

50. Simpson, J. A. (1999). Attachment theory in modern evolutionary perspective. In J.

Cassidy & P. R. Shaver (Eds.), Handbook of attachment: Theory, research, and

clinical applications (pp. 115-140). New York: Guilford Press.

51. Sloan Wilson, D., & Sober, E. (1994). Reintroducing group selection to the human

behavioral sciences. Behavioral and Brain Sciences, 17, 585-608.

52. Spence, J. T., & Helmreich, R.L (1978) Masculinity and Femininity. Austin:

University of Texas Press.

53. Trivers, R. (1971). The evolution of reciprocal altruism. Quarterly Review of Biology, 46,

35-57.

54. Trivers, R., (1983). “The Evolution of Cooperation” in Bridgeman, D. (ed.), The

Nature of Prosocial Development, Interdisciplinary Theories and Strategies,

Academic Press, New York.

Page 34: tema e diplomes

34

55. Vaish, A.,M. Carpenter and M. Tomasello, 2009. Sympathy through Affective

Perspective taking and ita relation to prosocial behavior in toddlers. Develpmental

Psychology, 45: 534-543

56. Watanabe, T. (1994, March 20). An unsung “ Scnidler” from Japan. Los Angelos

Times, p.1.

57. Weiner, B. (1980). A cognitive (attribution)-emotion-action model of motivated

behavior: An analysis of judgments of help giving. Journal of Personality and Social

Psychology, 39, 186–200.

58. Williams, J.E., & Best , D. L (1990). Measuring sex stereotypes: A multination study.

Newbury Park, CA: Sage.

59. Wilke, H. & Lanzetta, J. T. (1982). The obligation to help: factors affecting response

to help received. European Journal of Social Psychology, 12, 315-319.

60. Wilson, B. J., Smith, S. L., Potter, W. J., Kunkel, D., Linz, D., Colvin, C. M., &

Donnerstein, E. (2002). Violence in children’s television programming: Assessing the

risks. Journal of Communication, 52, 5-35.