Top Banner
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI FILOLOGJIK DEGA GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME TEMA: ZGJEDHIMI I FOLJES NË TË FOLMEN E DEÇANIT Mentori: Kandidatja: Prof. ass. dr. Fridrik Dulaj Elza Nezaj Gjakovë, shtator 2018
19

PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Nezaj... · punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe me anë të incizimeve, si dhe

Aug 29, 2019

Download

Documents

doanthu
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Nezaj... · punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe me anë të incizimeve, si dhe

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI FILOLOGJIK

DEGA GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

TEMA: ZGJEDHIMI I FOLJES NË TË FOLMEN E

DEÇANIT

Mentori: Kandidatja:

Prof. ass. dr. Fridrik Dulaj Elza Nezaj

Gjakovë, shtator 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Nezaj... · punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe me anë të incizimeve, si dhe

2

Unë, Elza Nezaj studente e Fakultetit Filologjik, Dega Gjuhë Shqipe në

Gjakovë, deklaroj se kjo temë diplome është punim origjinal. E gjithë literatura

dhe burimet e tjera që i kam shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në

referenca dhe plotësisht të cituara.

Page 3: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Nezaj... · punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe me anë të incizimeve, si dhe

3

Përmbajtja

Deklarimi.................................................................................................................. 2

Përmbajtja................................................................................................................. 3

Abstrakti .................................................................................................................. 4

Hyrja......................................................................................................................... 5

Pozita dhe veçoritë gjeografike................................................................................ 6

Zgjedhimi i foljes...................................................................................................... 7

Zgjedhimi vepror. Format e shtjelluara.................................................................... 8

Koha e pakryer,koha e kryer e thejshtë.................................................................... 9

Koha e kryer............................................................................................................. 10

Koha më se e kryer, e kryera e tejshkuar dhe e ardhmja.......................................... 11

Forma aspektive....................................................................................................... 12

Format gramatikore të mënyrës lidhore................................................................... 13

Format gramatikore të mënyrës dëshirore................................................................ 14

Format e pashtjelluara.............................................................................................. 15

Rezultatet e hulumtimit............................................................................................ 16

Përfundimi ............................................................................................................... 18

Literatura................................................................................................................... 19

Page 4: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Nezaj... · punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe me anë të incizimeve, si dhe

4

Abstrakti

Gjuha standarde është pjesë e gjuhës së popullit, por e ngritur mbi variatetet e tjera, e njësuar

duke marrë vlerat e një mjeti të komunikimit, që çdo folës duhet ta synojë ta përvetësoj.

Përderisa dialekti është një variacion vendor me përdorim më të kufizuar në hapësirën

gjeografike. Këto të dyja së bashku përcaktojnë zhvillimin e gjuhës në tërësi. Nga kjo del se

varianti standard dhe degëzimi dialektor janë të pandashëm dhe, si të tillë, paraqesin një unitet

gjithëpërfshirës. Si pjesë e këtij uniteti dhe duke e shikuar nga aspekti sociolinguistik, anëtarët

e një bashkësie folëse, përmes karakteristikave gjuhësore që lindin dhe pasqyrojnë trysninë

shoqërore, njëkohësisht pasqyrojnë përkatësinë rajonale dhe sociale të folësit.

Duke qenë mjeti më i përsosur në përcaktimin e identitetit, gjuha vendos marrëdhënie edhe

midis brezave të ndryshëm; ajo transmeton gjithë përceptimin kolektiv nga njëri brez në tjetrin,

duke siguruar në këtë mënyrë vijimësinë e elementit shoqëror të një bashkësie. Dihet se

shqipfolësit joformalë, apo bartësit e një gjuhe fitojnë variantin dialektor si «gjuhë të nënës»

dhe duke qenë se asnjë nga variantet dialektore nuk mund të jetë i njëjtë me variantin standard,

duhet që ata të përvetësojnë edhe variantin standard si gjuhë e shtetit dhe e institucioneve.

Në këtë punim do të shtjellohet sistemi foljor në të folmen e Deçanit me rrethinë që i takon

grupit të të folmeve të gegërishtes verilindor , e folmje kjo që karakterizohet për një sërë

veçorish në të cilat ne do të ndalemi në dallimet morfologjike në sistemin gramatikor. Dallimet

që spikatin më tepër janë ato që vërehen te foljet, kryesisht tek zgjedhimi i tyre nëpër veta. E

folmja e kësaj treve, krahasuar me gjuhën letrare dhe me të folme të tjera të gegërishtes

verilindore, ka mjaft ndryshime në fushën e sistemit foljor.Vihen re ndryshime mbaresash

vetore, përdorime të një kohe foljore në vend të tjetrës, kalime nga një tip zgjedhimor në tjetrin

etj.

Page 5: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Nezaj... · punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe me anë të incizimeve, si dhe

5

Hyrje

Në këtë punim synojmë që përmes hulumtimeve të vëmë në dukje dallimet themelore mes

shqipes standarde dhe shqipes së folur në Deçan, për të përcaktuar nivelin e përvetësimit të

standardit si dhe punën që duhet bërë në këtë drejtim për shtrirjen e tij. Arsyeja për përzgjedhjen

e kësaj teme është gjendja jo e kënaqshme e përdorimit të standardit, ndonëse kanë kaluar 40

vjet nga standardizimi i saj në Kongresin e Drejtshkrimit, mbajtur në Tiranë, më 1972.

Arsyeja e zgjedhjes së kësaj teme është pikërisht rëndësia që ka trajtimi i kësaj çështjeje rreth

standardit dhe ndryshimeve të tij. Kjo temë ndërlidhet me disa fusha të gjuhësisë, me

dialektologjinë(është variatet dialektor, përkatësisht e folme e një territori të caktuar, pra e

Deçanit me rrethinë), socolinguistikën, disiplinë kjo që studion ndërlidhjet midis të folurit dhe

shoqërisë. Faktorët shoqërorë që ndikojnë në ndryshimin e gjuhës janë: gjinia pastaj duke

dalluar, sidoqoftë tre breza gjuhësorë a më saktë sociolinguistikë: brezi i ri, brezi i mesëm ose

aktiv, brezi i vjetër apo sikundër po quhet kohëve të fundit “mosha e tretë”. Qysh herët në

sociologji, pastaj edhe në gjuhësi është folur për një diferencë gjuhësore midis të varfërve dhe

të pasurve apo, thënë qartë midis klasave të larta elitare dhe klasave të quajtura të ulëta.

Karakteristikat që individualizojnë klasat mund të jenë të ndryshme, si: gjendja ekonomike,

edukata, arsimi, profesioni a mjeshtria.

Në punim përveç trajtës (ngjyresës) dialektore, janë marrë edhe trajta që i përkasin

standardit,në mënyrë që të krahasojmë të dy format. Do të mundohemi të përshkruajmë

gjendjen reale të sistemit foljor në të folmen e shqyrtuar si dhe shpeshtësinë e ngecjeve dhe

gabimeve gjatë interpretimit të rezultateve të anketës që kemi bërë. Për përfundimin e këtij

punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe

me anë të incizimeve, si dhe vëzhgimit në interpretimin e folësve.

Page 6: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Nezaj... · punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe me anë të incizimeve, si dhe

6

PËRSHKRIMI I POZITËS GJEOGRAFIKE

Deçani, me rrethinë ështē një zonë malore që kufizohet me Malin e Zi dhe Shqipërinë, nga

veriu me Pejën, nga juglindja me Gjakovën e një pjesë me krahinën e Dushkajës. Në komunë

ka gjithsej 36 fshatra. Komuna mbulon një sipërfaqe prej 371 km2. Pjesa më e madhe e kësaj

komune është tokë pjellore, ndërsa pjesa tjetër është pyje e kullosa1.

Popullsia. Në truallin e sotëm të Deçanit me rrethinë qëmoti kanë banuar shqiptarë. Një pjesë

e këtyre banorëve janë të ardhur nga Malësia dhe vise të tjera të Shqipërisë Veriore që nga

fundi i shek. XVII dhe fillimi i shek. XVIII. Praninë e shqiptarëve të këtyre anëve që nga koha

e paraardhjes se fiseve sllave e dëshmon edhe antroponimia shqiptare. Sipas statistikave të vitit

1977 Deçani me rrethinë ka pasur 37380 banorë dhe 3957 familje. E kaluara historike ka lënë

gjurmë të thella në të folmen e kësaj zone. Sundimi shekullor turk dhe gjuha admnisistrative

sllave ndikuan në këtë të folme, duke i lënë kësaj një numër të madhe huazimesh me origjinë

arabo-turke dhe sllave. Por me hapjen e shkollave dhe me futjen e gjuhës letrare shqipe në jetën

e përditshme, shumë huazime u hoqën nga përdorimi. Nga e kaluara shqipfolësit e këtyre anëve

përveç virtyteve, si: besimin, burrërinë, nderin, mikpritjen; kanë ngelur edhe vese si:

botëkuptime konservative, primitivizëm, fanatizëm fetar. Te brezi i ri, nën ndikimin e

shkollimit, është çrrënjosur mënyra patriarkale e jetesës e cila në planin gjuhësor kjo ka rëndësi

të madhe se shqipfolësit e kësaj treve përdorin fjalë, shprehje e konstrukte sintaksore nga gjuha

letrare, kështu që janë krijuar kushte dhe për rrafshimin e trajtave fonetike e morfologjiike

dialektore.Popullsia e këtij terreni i takon besimit mysliman. Vetën në fshatrat Ratish i

Poshtëm, Dashinoc, Papiq e Gramoçel ka disa familje shqiptare që i takojnë besimit katolik2.

Përhapja e shkollave. Sipas dëshmive që kemi, shkollat e para shqipe filluan punën këtu që

më 1915 në Dranoc, më 1916 në Pozhar e në Strellc të Epërm. Këto shkolla patën rëndësi të

madhe për zhvillimin e dashurisë ndaj gjuhës amtare dhe librit. Këto shkolla punuan vetë 2-3

vjet dhe pastaj u mbyllën Më 1922 u hapë shkolla katërklasëshe në Deçan,në Junik e në Strellc

të Epërm, ndërsa, më 1927 u hap shkolla edhe në Irzniq (të gjitha në gjuhën serbishte).

Përhapjes së shkollave në këto anë, si gjithkund në vendin tonë, iu vu kujdes i duhur nga viti

1945 e këndej. Nxënësit nga kjo trevë mësojnë nëpër shkolla të profileve të ndryshme të

Kosovës, ndërsa studentët i ndjekin mësimet në Universitetin e Prishtinës dhe nëpër

universitetet të tjera të vendit dhe jashtë tij.3

1 Shih: B. Mehmetaj, E folmja e Deçanit me rrethinë, IAP Prishtinë, 2006 f.9 2 Shih: B. Mehmetaj, E folmja e Deçanit me rrethinë, IAP Prishtinë, 2006 f.22 3 Shih: po aty; f.26

Page 7: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Nezaj... · punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe me anë të incizimeve, si dhe

7

Zgjedhimi i foljes

Njohuri të përgjithshme. Sipas përkufizimit në librin Gramatika e gjuhës shqipe I , folje

quhet ajo pjesë e ligjëratës që emërton një veprim si proces, që shumicën e rasteve i kryen a i

pëson kryefjala. Një pjesë tjetër foljesh emërtojnë gjendje ose ndryshime në gjendjen e

kryefjalës 4.

Folja dallohet nga pjesët e tjera të ligjëratës sidomos nëpërmjet kategorive gramatikore. Përveç

vetës ajo ka disa kategori gramatikore, që nuk i ka asnjë pjesë tjetër e ligjëratës (diatezën,

mënyrën dhe kohën).

Zgjedhim quhet tërësia e formave të shtjelluara, që merr folja sipas vetës, numrit, mënyrës e

kohës, si dhe e formave të pashtjelluara. Zgjedhimi në gjuhën shqipe është dy llojesh: vepror

dhe jovepror. Format e ndryshme, që merr folja gjatë zgjedhimit të saj, janë sintetike ( të

thjeshta) dhe analitike (të përbëra).5 Foljet e rregullta të shqipes së sotme ndahen në tri

zgjedhime:

Në zgjedhimin e parë përfshihen foljet me temë në zanore ose tog zanoresh që në vetën e parë

njëjës të kohës së tashhme marrin mbaresën -j, si: puno-j, rrëfe-j, shkrua-j.

Në zgjedhimin e dytë përfshihen foljet me temë bashkëtingëllore, si: hap, mat.

Në zgjedhimin e tretë përfshihen foljet me temë në zanore, të cilat në tri vetat e njëjësit të kohës

së tashme të mënyrës dëftore nuk mbarrin mbaresë, si: vë, zë shpie.

Në gjuhën e standartizuar të shqipes, njihen gjashtë mënyra prej të cilave dy janë të vërtetësisë:

mënyra dëftore edhe lidhore, të mundësisë: kushtore dhe habitore, ndërsa të dëshirës janë:

mënyra dëshirore edhe urdhërore.

4 Akademia e Shkencave e Shqipërisë,Gramatika e gjuhës shqipe I, IGJL, Tiranë 2002,f.259 5 Akademia e Shkencave e Shqipërisë,Gramatika e gjuhës shqipe I, IGJL, Tiranë 2002,f.260

Page 8: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Nezaj... · punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe me anë të incizimeve, si dhe

8

Zgjedhimi vepror

Format e shtjelluara

FORMAT GRAMATIKORE TË MËNYRËS DËFTORE.

Kjo mënyrë gramatikore si në shqipen standarde ashtu edhe në format dialektore që ka kjo e

folme është mjaft e larmishme dhe ka përdorim të kohëve dhe nënkohëve të saj.

Koha e tashme. Foljet e zgjedhimit të parë në kohën e tashme marrin këto mbaresa vetore: -

j,-n,-n,(në numrin njëjës) dhe -jmë,-ni,-jnë(në shumës).Si p.sh. : mba-jmë,mba-n,mba-n,mba-

jmë,mba-ni,mba-jnë.6

Siç e vë në dukje edhe Bajram Mehmetaj në librin e tij “E folmja e Deçanit me rrethinë”, në

të folmen e Deçanit këto mbaresa ndryshojnë : -j,-n,-n (për njëjësin) dhe –jm e –m,-ni,-jm (për

shumësin). Si p.sh.: ma-j, ma-n, ma-n, ma-jm ,ma-ni, ma-jn. Morfema -j e cila del rregullisht

te foljet e zgjedhimit të parë, është rezultat i evolimit të një nj-je fundore që përfaqësonte edhe

tingullin fundor të temës (-n) dhe mbaresën e vjetër vetore -i.Kjo nbaresë shtrihet në shumicën

e të folmeve të shqipe 7 .

Foljet e zgjedhimit të dytë me temë bashkëtingëllore me përjashtim të foljeve eci, iki dhe hipi

në kohën e tashme kanë mbaresë zero për numrin njejës dhe –im, -ni, -in për shumësin.

Por në hulumtim kam hasur në zgjerim të vetës së parë njejës me mbaresën –i p.sh. :lypi, nreçi,

çethi, shkeli, nuki, nrydhi, shkuni, shtypi, kputi, nxheshi, pjeki, mjeli, vaditi ,krehi, djegi, nali,

iki, preki, lagi, dredhi etj.

Në këtë zgjedhim kemi folje që e pësojnë metafoninë zanoren e temës, si: vras-vret, flas-flet,

ngas-nget, në anketim ky ndërrim morfologjik ishte më i rrallë: unë vraj, ti vran, ai vran, unë

foli, ti fol, unë grahi, ti grahi.

Edhe foljet e zgjedhimit të tretë në tri vetat e njejësit dalin pa mbaresë, por në këtë të folme

kam vërejtur se foljet tipit ha, pi, rri, di, në vetën e dytë dhe të tretë dalin me mbaresa: (un)

ha, (ti) han,( ai) han; (un) pi,( ti) pin, (ai) pin; (un) di, (ti) din, (ai) din.

6 Akademia e Shkencave e Shqipërisë,po aty, f.285 7 Shih: B. Mehmetaj, E folmja e Deçanit me rrethinë, IAP Prishtinë, 2006 f.86

Page 9: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Nezaj... · punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe me anë të incizimeve, si dhe

9

Foljet e zgjedhimit të tretë të tipit vë,zë, përzë përdoren (me) nue, (me) nxon, (me) pernxon. Te

brezi i vjetër dëgjohet edhe trajta:vnoj: vno plisin n krye.

Foljet ndihmëse (jam e kam) në këtë te folme në kohën e tashme zgjedhohen kështu:

jom,je,o(osht); jemi (jena) ,jini, jon; kom ,ki, ka; kemi (kena) kini, kan.

Koha e tashme e diatezës pësore-vetvetore. Foljet e përdorura në të folmen e këtij idiomi

marrin këto mbaresa vetore: na (hna), esh (hesh), et (het), për njëjës dhe em (hem), I (hi), en

(hen) për shumës, p.sh.: (un) krehna, tutna, gzohna ,(ti) krehesh, tutesh, gzohesh (ai) krehet,

tutet, gzohet( na) krehem, tutem, gzohem ,(ju)krehi, tuti, gzohi, (ata) krehen, tuten, gzohen.

Koha e pakryer. Shumica e foljeve në kohën e pakryer kanë një temë të njëjtë me atë të kohës

së tashme. Format e kohës së pakryer të dëftores, si njëra ndër trajta më të larmishme në të

folmet e shqipes ndërtohen në këtë të folme zakonisht duke marrë këto mbaresa:

sha,she,ke,shim,si,shin te foljet konsonantike, ndërsa jsha, jshe, jke, jshim, jshi, jshin te foljet

vokalike 8. P.sh.: delsha, delshe, delke, delshim, delshit, delshin..

Veta e tretë njëjës ka gjithnjë mbaresën vetore ke (jke). Kjo mbaresë është ndër veçoritë

dalluese të gegërishtes verilindore dhe mbarë të folmeve të Kosovës.

Përderisa në standard format foljore të zgjedhimit jovepror ndërtohen me tri mjete gjuhësore:

a) me anë mbaresash, b). me anë të pjesëzës u dhe c) me anë te foljes ndihmëse jam 9, në

arealin gjuhësor të Deçanit përdoren format e diatezës veprore po të kësaj kohe, duke marrë

pjesëzën u përpara: (un) u lagsha, u nxhitsha, u mërzitsha, (ti) u lagshe, u nxhitshe, u merzitshe

(ai) u lagke,u mërzitke etj.Veta e dytë shumës, në numrin më të madh të vendabanimeve të

këtushme del pa -t: (ju) u lagshi, u mërzitshi, u mathshi, u veshshi.10

E kryer e thjeshtë. Shumica dërrmuese e foljeve në numrin njëjës marrin mbaresat vetore:

a,e, i ose u. Mbaresat vetore të kësaj kohe në këtë të folme te foljet konsonantike janë: -a,-e,-

i,-em,-et,-en: ftofa, ftofe, ftofi, ftofem, ftofet, ftofen. Foljet vokalike në vetën I dhe II njëjës

marrrin një -v antihiatizuese: lava,lave,shkova,shkove, ndërsa në vetën III mbaresën -u:la-u ose

-i:maroi.

8 Shih:B.Mehmetaj, po aty f.89 9 Akademia e Shkencave e Shqipërisë,Gramatika e gjuhës shqipe I, IGJL, Tiranë 2002,f.301 10 Shih:B.mehmetaj, po aty f.91

Page 10: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Nezaj... · punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe me anë të incizimeve, si dhe

10

Në shumës, e kryera e thjeshtë formohet: :m (em), t, n (en). Veta I: dlirem, shtypem, rritem,

bom, ram, pam etj.Veta II: dlirt, shtypt, rritt, bot, rat, pat etj. Veta III: dliren, shtypen, rriten,

bon, ran, pan etj. Foljet e zgjedhimit II, ato të tipit pjek, ndjek, kemi dalluar se dalin me dy

trajta:te brezi i vjetër dëgjohet trajta me diftong të rrudhur në -o, kurse te brezi i mesëm dhe ai

i riu përdoren më shpesh format e së tashmes së dëftores a të pjesores: (un) pjeka-poça, ,njeka-

noça, tjerra-tora, hjeka-hoça, nxjerra-nxora, vjela-vola. 11

Pasqyra e zgjedhimit të foljeve ndihmëse kam dhe jam në mënyrën dëftore, koha e kryer e

thjeshtë, në standard dhe në të folmen e Deçanit:

kam (Standard) kam (e folme Deçanit) jam jam

pat-a pata qesh-ë kesh

pat-e pate qe ke

pat-i pat qe ke

pat-ëm patem qe-më kem

pat-ët patt qe-të ket

pat-ën paten qe-në ken

E kryera. Kjo kohë ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të kohës

së tashme të ndihmës kam, p.sh.: kam (ke, ka, kemi, keni, kanë)larë. Kjo formë e së shkuarës

së dëftores formohet në këtë të folme nga format gramatikore të së tashmes së dëftores së

foljes ndihmëse kam dhe pjesores së foljes që zgjedhohet: (un) kom mjell,(ti) ke mjell, (ai) ka

mjell, (na) kem mjell, (ju) kini mjell, (ata) kan mjell. Por shpeshherë disa folje që tregojnë

lëvizje e formojnë kohën e kryer me foljen ndihmëse jam12, p.sh.: jom ardh, jom dal, je dal,

asht (o) dal, jem dal, jini dal, jon dal.

Këtu format e diatezave pësore-vetvetore përveç ndërtimit me foljen jom të së tashmes së

dëftores: jom nal,jom zbe, jom plak etj., përdoret shpesh edhe diateza joveprore që ndërtohet

me grimcën e përemrit u dhe me formën e ngurosur së kryer veprore13: m’u ka largu, t’u ka

zbeh ftyra.

11 Shih:B.Mehmetaj, po aty, f.92 12 Po aty, f.93 13 Po aty, f.94

Page 11: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Nezaj... · punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe me anë të incizimeve, si dhe

11

Më se e kyer. Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të kohës së

pakryer të ndihmës kam për formën veprore: kisha, kishe larë; isha, ishe, ishte larë; dhe jam

për atë joveprore: isha, ishe, ishte dalë. Por në incizimet tona në pyetjet tona drejtuar

qytetarëve të Deçanit, përgjigjet dhe disa pjesë të rrëfimeve ishin kështu: kishin arrit mirboll,

ishin regjistrue bukurdo, e kish krye shkollën e mesme, e kish pas babën drejtor, isha smut at

vakt.

E kryer e tejshkuar. Kjo kohë ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore

të së kryer së thjeshtë të ndihmëses kam, p.sh.: pata (pate, pati) larë.

Kjo kohë përdoret edhe në Deçan ku ndërtohet nga aoristi i foljeve ndihmëse kom e jom dhe

pjesorja e foljes në zgjedhim14, p.sh.: u paten bo do, ai i pat fol do gjana.

Kohët e përbëra të dyta. Si në shumë të folme të tjera edhe në të folmen e Deçanit, sidomos

në stilin kallëzimor kanë përdorim të shpeshtë format e dyta të kohëve të përbëra siç janë: e

kryera e dytë(perfeki i dytë) dhe më se e kryera e dytë . Te koha e dytë e tejshkuar, diateza

pësore a vetvetore është më e kufizuar, ndërsa diateza e saj veprore haset pak më tepër15. Ja

disa shembuj:

a) jon kon mshel, kam pas mësue, jon kon tuj prish krejt, i ka pas kaplue myku.

b) ishin kon met nej, ishim pas met tuj kqyr seri.

c) kur ki me shku/e, i paten pas mor ata para neve.

E ardhmja. Në gjuhën e sotme letrare përrdoren dy tipa të së ardhmes .Tipi i parë që është më

mbizotërues, ndërtohet duke u paravendosur pjesëzën do formave vetore të kohës së tashme të

mënyrës lidhore: do të kem,do të jem,do të laj. Tipi i dytë i së ardhmes,që përdoret shumë më

pak se i pari, ndërtohet duke i paravendosur formës së pashtjelluar të tipit për të larë, format

vetore të kohës së tashme të foljes ndihmëse kam, p.sh.: kam(ke,ka)për të larë16.

Në të folmen në shqyrtim, si në mbarë gegërishten dallojmë dy forma të së ardhmes: e ardhme

e domosmoshme dhe volitive.

14 B.Mehmetaj, po aty, f.95 15 B.Mehmetaj, po aty, f.95 16 Akademia e Shkencave e Shqipërisë,Gramatika e gjuhës shqipe I, IGJL, Tiranë 2002,f.290

Page 12: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Nezaj... · punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe me anë të incizimeve, si dhe

12

1. E ardhmja e domosdoshme e cila mungon tek të folmet toske, është në përdorim me një

veçanti detyrimore të shqipfolësit. Me ndihmën e saj shprehet një detyrë, obligim që duhet

kryer patjetër apo që pret të kryhet nga folësi i cili ia ka parashtruar vetes.17 Ky lloj i së së

ardhmes është në përdorim më tepër se ai volitiv dhe ndërtohet kam + paskajore: po bohna gati

se kom me shku n dasem.

2. E ardhmja volitive e ndërtuar me pjesëzën do + e tashme e lidhores, ka kuptimin e një të

ardhme më të largët dhe puna që do të kryhet qëndron në një shkallë më të ulët detyrimi duhet

iu referuar dëshirës, vullnetit e mundësisë së rrethanave reale. Ku me ndihmën e saj shqipfolësi

i kësaj ane shpreh: dyshimin, paragjykimin në peshojën e hamendjes të shprehur në formë

supozimi18: Nuk e di shka do t’boj. Ndodh që këto dy trajta të së ardhmes të zëvendësohet nga

njëra-tjetra, por në të shumtën e rasteve të dyja përdoren me një vetëdije të plotë qëllimore dhe

veçanti gjuhësore.

Nuk janë të pakta format të formuara nga folja due + paskajore: a don mem prit dri sa t’kryj

punë, a don mu dok neser knej.

Folja me pasë në kohët e përbëra shprehet me jom:

jom ardh jena ardh

je ardh jeni ardh

asht jan ardh

Forma aspektive. Për një veprim që do të zgjat në vazhdimësi ose thënë ndryshe e tashme e

vazhduar përdoret me trajta të kohës së tashme dhe të shkuarës: jom tu bo buken, jem ka

mjellim aren,kah po shkon? Edhe forma aspektive me pjesëzën po për të shprehur vazhdimin

e një mendimi ose përforcimin e tij:19 po lujm pra, po shkojm edhe niher me vet.

Si formë tjetër foljore aspektive është edhe prezenti perifrastik që ndërtohet nga folja

ndihmëse jam+kah+prezenti i foljes që zgjedhohet. Siq e ka cekur dhe B.Mehmetaj, kjo trajtë

përdoret rregullisht në të folmen e kësaj treve dhe në shumicën e të folmeve të Kosovës e të

Rrafshit të Dukagjinit, p.sh.: jom ka vi edhe un, jom kah tutna.20

17 Grup autorësh, Studime gjuhësore I(Dialektologji),IAP,Prishtinë 1978, f.434 18 Grup autorësh, Studime gjuhësore I(Dialektologji),IAP,Prishtinë 1978, f.434 19 B.Mehmetaj, po aty f. 98 20 B.Mehmetaj, po aty f. 98

Page 13: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Nezaj... · punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe me anë të incizimeve, si dhe

13

FORMAT GRAMATIKORE TË MËNYRËS LIDHORE

Të gjitha foljet, me përjashtim të foljeve jam e kam, në kohën e tashme të kësaj mënyre dalin

në përgjithësi të njëjta me ato të kohës së tashme të dëftores me shtim të pjesëzës të, përveç

vetës II dhe III tek të cilat ndryshojnë mbaresat vetore,përkatësisht: -(ë)sh, dhe –ë/-jë, të lash,

të lajë.

Nga krahasimi i formave dialektore të lidhores shihet se dallimet mes të folmes dhe standardit

ekzistojnë vetëm në mbaresat e vetës së dytë dhe të tretë shumës. Për format e vetave të tjera

të kohës së tashme dhe të kohës së shkuar të lidhores vërehen po ato dallime që ekzistojnë edhe

në format e dëftores. 21

Pra, nga kjo, në vija të përgjithshme lidhorja formohet me tajtat dialektore që vërejtëm për

kohët e mënyrës dëftore: le t met kjo,kur t vjen, kur ta shohish. Na tërheq vëmendjen, në veçanti

ngase ruhen trajtat e vjetra dialektore.Foljet që dalin me në gjuhën standarde me mbaresën -sh,

si në folmen e mbarë gegërishten edhe këtu dëgjohet ajo formë me mbaresën -jsh e cila është

mbizotëruese: t’shkojsh të shkosh, t’thejsh të thyesh t’bajsh të bësh etj.

E kryera e lidhores pothuajse nuk përdoret fare në këtë të folme, kur më se e kryera dëgjohet

rregullisht te periudhat kushtore22, bie fjala: t kisha kalu në provim, t kisha nejt, etj., përdoret

edhe paskajorja: me pas pas fuçi,me pas mujt,mu pas nis ma heret.

FORMAT GRAMATIKORE TË MËNYRËS KUSHTORE

Format gramatikore të kohës së tashme të mënyrës kushtore ndërtohen me anë të pjesëzës do

të ndjekur nga e pakryera e lidhores. Kjo mënyrë është hasur rrallë në vrojtim. Kuptimet e saj

zëvendësoheshin me ndonjërën nga kohët e dëftores, më së shpeshti me të pakryerën e më së

të kyerën, kam + paskajorja: kem pas me fitu botërorin me pas shenu naj goll.

21 J.Gjinari dhe Gj.Shkurtaj, Dialektologjia,Tiranë,2000, f.233 22 B.Mehmetaj, po aty f. 100

Page 14: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Nezaj... · punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe me anë të incizimeve, si dhe

14

FORMAT GRAMATIKORE TË MËNYRËS HABITORE

Koha e tashme e habitores, formë sintetike (e thjeshtë) e përftuar nga përngjitja e dy

elementeve të kohës së kryer me rend të përmbysur:pas-kam,pas-ke.. Ndajshtesa e përngjitur

në këtë mënyrë del pa ë, në veten e tretë shumës.

Kjo mënyrë ka përdorim të gjerë në këtë të folme. Foljet në përgjithësi dalin: kokna, dvetke,

por ka raste edhe me pjesëzën po: po metkem ktu, pu (po+u) kallke njeri. Karakteristikë për

këtë mënyrë në të folmen e kësaj treve është ndërtimi i habitores nga pjesëza tek+ e tashmja

e dëftores, p.sh.: tek osht ka vjen.

FORMAT GRAMATIKORE TË MËNYRËS DËSHIRORE

Kjo mënyrë ka kohën e tashme e cila ndërtohet duke i shtuar temës së posaçme të dëshirores

mbaresat vetore: -a, -, -të ( për njëjësin) dhe -im, -i, -in (për shumësin). Tema e posaçme e

dëshirores ndërtohet me anë të prapashtesës trajtëformuese -fsh-/-sh. Kur tema, së cilës i

prapangjitet kjo prapashtesë, mbaron me zanore, atëherë i prapavihet alomorfi -fsh,

përndryshe përdoret alomorfi -sh23. P.sh.: lafsha, vafsha, dhe hapsha, matsha.

Banorët e arealit deçanas për të shprehur modalitetin e dëshirës në kohën e tashme: rrofsh

për jet e mot,rroft sa malet(forma veprore) dhe u nderoft sa tket jet, mu gzoft zemra,(forma

joveprore).Ndërsa për të kryerën :paça korr sukses,paçsh shnetin, të paça gjithmonë dhe

kofshe kon rrit, koft kon kysmet..

FORMAT GRAMATIKORE TË MËNYRËS URDHËRORE

Kjo mënyrë ka format gramatikore vetëm për vetën e dytë, njëjës e shumës. Në vetën e dytë

shumës të gjitha foljet dalin me të njëjtën formë si në vetën e dytë shumës të kohës së tashme

të mënyrës dëftore. Këto dy forma homonime dallohen nga njëra-tjetra vetëm nga intonacioni

fjalisë përkatëse: (ju)punoni – Punoni !(ju) dilni - Dilni! Sa i përket numrit njëjës të

urdhërores, vetëm një pjesë e vogël foljesh janë homonime me kohën e tashme të dëftores,

grupit tjetër dalin me temë zanore: mëso,puno; marrin mabresën -j: shkruaj,lyej; ose me temë

bashketingëllore dhe pësojnë ndërrim morfologjik: hiq, vil, mbill, piq.

23 Akademia e Shkencave e Shqipërisë,Gramatika e gjuhës shqipe I, IGJL, Tiranë 2002,f.295

Page 15: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Nezaj... · punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe me anë të incizimeve, si dhe

15

Por, për shkak të ngjyresave disa folje në mënyrën urdhërore dalin herë me temë zanore -e

ose me togun -je, si edhe pa pësuar fare ndryshime: vjel ose vil, nxjerr ose nxir, pjek ose piç.

Foljet e parregullta me tho:n, me de:sht, me a:rdh, në urdhërore dalin: thu:j! du:j! ha:jde!

Trajta e shkurtër e përemrit vetor e,i i prapangjitet foljes: kape! nuki! Format pësore-

vetvetore të urdhërores së foljeve të të gjitha zgjedhimeve në këtë të folme formohet duke u

prapangjitur pjesëzën u 24, ktheu! neju! ndeçu! nalu! ose me pjesëzën e mohimit mos: mos u

tut!mos u gjuj! Veçori e kësaj të folmeje dhe të folmeve të tjera të gegërishtes verilindore

është edhe përdorimi i vetës së tretë njëjës e shumës e ndërtuar me pjesëzën l

e(ne)+paskajore: le t vjen edhe ajo, ne tem presin pak.

FORMAT E PASHTJELLUARA

Pjesorja

Tema foljore nga e cila formohet pjesorja, mund të përkojë me atë të së kryerës së thjeshtë

ose të kohës së tashme, ose mund të jetë e ndryshme prej temave të këtyre dy kohëve.

Mbaresat me të cilat formohet pjesorja janë: -rë/r, -ur, ë dhe në, mbaresa këto që në të folmen

e Deçanit me rrethinë në shumicën e rasteve janë reduktuar.

Pjesorja, në këtë të folme gjenë përdorim më shumë si pjesë e kohëve të përbëra, por qëndron

edhe në vete. Foljet që mbarojnë me diftongun ue, varësisht edhe nga situata e folësit, dalin

më shpesh me zanore te gjatë: ka msu:qe sa ka punu:?

Pjesoret me -t janë të ralla në këtë të folme. Pjesoret e tipit ru:jt, xhe:t, di:t që përdoreshin

dikur, pothuajse janë eliminuar në pjesore, po i ndeshim në tajta të paskajores.

Paskajorja

Kjo formë e pashtjelluar në pyetësorin tonë është spikatur dendur dhe ishte mjaft e

larmishme. Ndërtohet nga pjesorja e foljes + pjesëza parafjalore me në vend të për të (që

24 B.Mehmetaj, po aty, f.104

Page 16: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Nezaj... · punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe me anë të incizimeve, si dhe

16

është formë gramatikore e standardit): me pa, mem nimu(e), diateza pësore-vetvetore dalin

me pjesëzën u: m’u nal,mos m’e hek.

Paskajorja e mungesës ose forma mohore ndërtohet këtu, si në mbarë shqipen, nga pjesorja e

foljes me pjesëzën mohuese pa: pa di:t, pa fo:l, pa da:l, pa msu:(e). Janë të shpeshta edhe

format me dy pjesëza: per me dhe per pa25: per me ik, per me pshtu, per pa e mar se lo.

Përcjellorja

Përderisa në gjuhën letrare përcjellorja ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes

pjesëzën duke, si të tipit: duke pasur,duke larë, duke hapur; kjo mënyrë foljore në incizimet e

banorëve dëgjohet në dy variante dialektore: pjesëza tue + pjesorja e gegërishtes: tu shku:,

jem tu da:l,tu:j nejt. Dëgjohet edhe varianti tjetër: jam ka shkoj, a je ka pret, kah zhdrypi u

rrxu:. Foljet duke qenë dhe duke pasur dëgjohen kësisoj: tuj kon, tuj pas.

REZULTATET E HULUMTIMIT

Faktorët shoqërorë ndikojnë në mënyrë të pashmagshme në përvetësimin e të folurit dhe në

mësimin e gjuhës amtare. Pra, kompetenca gjuhësore varet se ku lind njeriu e si rritet. Në

këtë kontekst sipas hulumtimit duke iu referuar këtyre faktorëve, përvetësimi i gjuhës ishte

në mënyra të ndryshme nga mosha të ndryshme. Edhe pse dallimet më shumë vërehen në

leksik, se sa në aspektin morfologjik ne kemi arritur të bëjmë një ndarje sipas përgjigjeve që

kemi marrë.

Ndarja e moshave në grupe:

a) brezi i ri,

b) brezi i mesëm ose aktiv,

c) brezi i vjetër ose mosha e tretë.

25 B.Mehmetaj, po aty, f.107

Page 17: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Nezaj... · punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe me anë të incizimeve, si dhe

17

a) Për këtë moshë rëndësi kishte ndikimi i institucioneve si çerdhet dhe kopshtet,

shkollat etj. Të ndikuar edhe nga ligjërimi në objekte shkollore, të rinjtë nuk përdornin

format aspektive të foljes ose kohët e përbëra të dyta. Mënyrat dhe kohët e foljes

përputheshin me format gramatikore të tyre ndonëse vërehej ngjyresa dialektore varësisht

nga vendi i cili vinin. Periudha bashkëkohore, mjetet e informacioneve, digjitalizimi,

programet dhe rrjetet e ndryshme, përveç mësimit më të lehtë por edhe përdorimit më të

dendur të shqipes standarde, ka sjellë më vete edhe të ashtuquajturin zhargonin studentor i

cili ishte tipik për këtë moshë, nga këtu shkurtesat: flm shum - faleminderit shumë! Klm -

kalo mirë!, huazimet: është okej - është në rregull etj.

b) Në brezin e mesëm ishte karakteristike përdorimi i variatetit standard në gërshëtim me

ngjyresën dialektore. Domethënë kalimi nga dialekti në gjuhën letrare (dhe anasjelltas)

sipas bashkëbisedimit dhe rrethanave. Pra, kjo bëhej për të shprehur përkatësinë e një elite

shoqërore ose edhe nivelin individual te arsimimit. P.sh. ata mundoheshin dhe ia dilnin disi

të përdornin trajtat e standardit por bënin gabime gramatikore. Ata ngatërronin të tashmen

e dëftores me të ardhmen: po vij nesër-do të vij nesër, javën tjetër bjen borë-javën tjetër

do të bjerë borë; ose kishte raste kur e kryera e thjeshtë shprehet me kuptimin e së tashmes:

shkova-jam duke shkuar, ja nuk foli më-ja, nuk po flas më,ja ku e ke-ja ku është.

c) Mosha e tretë, mbi 60 vjeç, e ndikuar nga historia e orientalizmave, ku bën pjesë në

shtresën e huazuar të leksikut të gjuhës shqipe. Shprehjet e tyre ishin sipas traditës së

ruajtur me fanatizëm dhe trajtës së qëndrueshme dialektore. Gjatë anketimit shënova këta

shembuj: e qoj me gazep- e dërgoj me mundim, ama izën-me jep lejen (më lejoni), je hi

ngjynah - ke bërë mëkat, un i vaditi lulet - unë ujis lulet . Një gjë që vërehet tek të moshuarit

gjatë sjelljes gjuhësore por edhe tek të gjitha grupmoshat është edhe hiberbola dhe litota:

diqa bre, ama ni kashore buk, niqin her t’thash, bjerma ni pik uj; ironia: je ka na zbardh

ftyren-po na turpëron, bravo,veç vazhdo-ndrysho sjelljen/mendimin.

Popullsia e kësaj treve i takon besimit mysliman, prandaj nuk kemi hasur në ndonjë

ngjyresë te feve tjera. E me këtë nuk kemi hasur as në ndonjë tajtë patriarkale të cilat janë

vërejtur më parë por janë zbehur me kohën.

Page 18: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Nezaj... · punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe me anë të incizimeve, si dhe

18

PËRFUNDIM

Gjuha jonë, është element i etnisë së përbashkët shqiptare! Si në çdo gjuhë, edhe për shqipen

varianti dialektor paraqet një thesar shumë të pasur gjuhësor, i cili ka shërbyer dhe shërben

edhe sot si një burim i pashtershëm i pasurimit të gjuhës standarde.

Në temën “ Zgjedhimi i foljes në të folmen e Deçanit” me karakter dialektologjik dhe

sociolinguistik, kemi parashtruar ruajtjen e elementeve stabile të sistemit tradicional, me prurje

aktualizuese. Synimi ishte që përmes kërkimeve dhe shqyrtimeve tona të vëmë në dukje

përpjekjet, sidomos tek të rinjtë dhe tek profesione të caktuara me arsim më të lartë për të folur

në stilin formal, por nën trysninë e ngjyresave krahinore. Përveç kësaj roli i veçante i arsimit,

pesha e mjeteve te informimit, në rritjen e nivelit të përditësimit të standartit, gjithmonë drejt

në gjuhe të pastër letrare diplomatike.

Njohja dhe studimi i një te folmeje, janë shumë të rëndësishme sepse përmbajnë dëshmi të cilat

kanë një vlerë të çmuar për historinë dhe pasurimin e një gjuhe që është mjeti themelor që

siguron ndërlidhjet shoqërore të vendeve shqipfolëse përtej ndarjeve administrativo-politike.

Page 19: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Nezaj... · punimi kemi përdorur metoda të ndryshme: të dhënat e anketimit, si në të shkruar ashtu dhe me anë të incizimeve, si dhe

19

LITERATURA

I. Mehmetaj, Bajram, E folmja e Deçanit me rrethinë, IAP, Prishtinë, 2006

II. Grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe, ASHSH, Tiranë, 2002

III. Shkurtaj, Gjovalin, Sociolinguistikë e gjuhës shqipe, Morava, Tiranë, 2009

IV. Grup autorësh, Studime gjuhësore I(Dialektologji),IAP,Prishtinë 1978

V. Gjinari, Jorgji dhe Shkurtaj, Gjovalin, Dialektologjia, Perlat Voshtina, Tiranë, 2000.