Top Banner
MENTORI; STUDENTJA; Prof.Dr. Naser MiftarI MA.Besjana Rexhepi FERIZAJ, 2015 KOLEGJI UNIVERSITAR “UNIVERSUM” –PRISHTINË Drejtimi:Administratë Publike dhe Studime Evropiane e Marrëdhënie Ndërkombëtare (Qendra në Ferizaj) FUNKSIONI I MEDIAS NË DEMOKRACI (Projekt Prezantim)
20

Prezantim ne komunikimin politik

Feb 07, 2017

Download

Education

Besjana Rexhepi
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Prezantim ne komunikimin politik

M E N T O R I ; S T U D E N T J A ;P r o f . D r . N a s e r M i f t a r I M A . B e s j a n a R e x h e p i F E R I Z A J , 2 0 1 5

KOLEGJI UNIVERSITAR “UNIVERSUM” –PRISHTINËDrejtimi:Administratë Publike dhe Studime Evropiane e

Marrëdhënie Ndërkombëtare (Qendra në Ferizaj)

 FUNKSIONI I MEDIAS NË DEMOKRACI

(Projekt Prezantim)

Page 2: Prezantim ne komunikimin politik

PËRMBAJTJA

Definimi i nocionit Media………………………………….…3

Llojet e Mediave……………………………………………….…5

Mediat elektronike dhe ato të shkruara……………..….8

Roli i mediave në Demokraci……………………………...12

Ndikimi i mediave në sferën Politike…………………...14

Liria e mediave në shoqëritë Demokratike……….....16

Konkluzionet…………………………………………………….19

Literatura…………………………………………………………20

Page 3: Prezantim ne komunikimin politik

Definimi i nocionit Media Mediat janë pjesë e rëndësishme

e komunikimit efektiv të botës moderne kryesisht, për faktin se me përparimin e teknologjive informative, padyshim se shtohet edhe masovizimi i mediave elektronike, duke qenë sa më afër dëgjuesit dhe shikuesve.

Për të shikuar impaktin që kanë mediat, atëherë do të duhet paraqitur edhe rëndësinë e tyre veç e veç, si dhe duhet bërë përshkrimin e tyre së bashku me historiatin e tyre të së kaluarës, si dhe efektin e dhënë në botën informative njerëzore, sidomos në shtetet demokratike, të mëparëshme, por edhe të kësaj kohe.

Page 4: Prezantim ne komunikimin politik

Llojet e Mediave Radioja- u shpik në vitin

1895 , nga italiani, i quajtur Gugliemo Marconi i cili e quajti shpikjen " telegrafi pa tel", për arsye se ishte një radio shumë e thjeshtë me shumë mangësi, të cilat për këtë kohë të sotme, mund të quhen si të pazakonta, mirëpo rëndësi kishte të informohej opinioni për ndonjë ndodhi të vendit, apo çështje sociale apo politike që mund të prek vendin ku jeton ajo popullatë, aty ku ka frekuencat radioja.

Page 5: Prezantim ne komunikimin politik

Televizioni Shpikja e televizionit ishte

vepër e shumë individëve në fund të shekullit të 19 dhe në fillim të shekullit të 20 . Individët dhe korporatat garuan në pjesë të ndryshme të botës për të ofruar një pajisje që zëvendësuan teknologjinë e mëparshme. Shumë ishin të detyruar të garonin për shpikjen si shkak i fitimit, ndërsa disa synuan për të ndryshuar botën nëpërmjet teknologjive vizuale të komunikimit. Medias Communication, John Smith, 2011

Page 6: Prezantim ne komunikimin politik

Gazetat

Para shpikjes së gazetave në fillim të shekullit të 17-të, kishte buletine zyrtare të qeverisë të cilat kishin qarkulluar në kohë të disa perandorive të centralizuara . Datë më të hershme gazetat kishin në Evropën e shekullit të 17-të , kur ekzistonin revista të shtypura të cilat filluan me shpejtësi të zëvendësojë praktikën e dorës shkrim “NEëSSHEETS”.

Page 7: Prezantim ne komunikimin politik

Interneti Historia e Internetit fillon me

zhvillimin e kompjuterëve elektronik në 1950 . Konceptet fillestare të paketës së rrjeteve origjinën e kanë në disa laboratorë të shkencave kompjuterike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Britaninë e Madhe dhe në Francë . Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka dhënë kontrata që në fillim të viteve 1960 për sistemet e rrjetit pako , duke përfshirë zhvillimin e ARPANET ( i cili do të bëhej rrjeti i parë për të përdorur Internet Protocol . ) Mesazhi i parë u dërgua mbi ARPANET nga shkenca kompjuterike nga Profesor Leonard laboratori Kleinrock në Universitetin e Kalifornisë , Los Angeles ( UCLA ) deri te nyja e dytë e rrjetit në Stanford Research Institute ( SRI ).

Page 8: Prezantim ne komunikimin politik

Mediat elektronike dhe ato të shkruara

  Konform këtyre tre llojeve të

mediave kyçe të komunikimit, sigurisht se me zhvillimin e shteteve në aspektin ekonomik, social e politik, padyshim se edhe informimi i popullatës është më i madh, duke u varur edhe nga numri i banorëve që kanë shtetet e ndryshme të botës.

Tani në përputhje me nevojat e shoqërive moderne dhe me përdorimin e madh të internetit nga moshat e ndryshme, bëhet lehtësimi i madh i popullatës për të marrë informata edhe në internet, përkatësisht në rrjetet e ndryshme sociale të epokës së shekullit XXI, epokë kjo e konsideruar si epoka e teknologjisë informative, gjegjësisht KOHA E INTERNETIT.

Page 9: Prezantim ne komunikimin politik

Mediat faktor i rëndësishëm shoqëror Mediat në anën tjetër

përfaqësojnë një faktor të rëndësishëm edhe në sferën politike të të gjitha shteteve tranzitive, ose të zhvilluara ekonomikisht gjithashtu. Për politikanët mediat përbëjnë faktorin kyq të sferës reklamuese të agjendës politike që ata mund të kenë për të i ofruar elektoratit përkatësisht, qytetarëve në të cilën funksionojnë ato lloje të subjekteve politike. Sipas shumë politikanëve, thuhet se mediat janë: DRITARET E FLETPALOSJEVE TË TYRE POLITIKE, QË DUAN T’I OFROJNË QYTETARËVE.

Page 10: Prezantim ne komunikimin politik

Roli i mediave në Demokraci Kur flasim për rolin e medias

në demokraci, atëherë sigurisht se do të duhej të definonim shtetet të cilat posedojnë formën e qeverisjes së demokracisë në vendin e tyre, duke bërë përshkrimin e saj, se si ekziston ajo, në formën teorike apo praktike. Megjithëse shumë shtete, formën e demokracisë e kanë më të shprehur më shumë në aspektin teorik se sa në atë praktik, për shkak të cenzurave-mbikëqyrjeve të shumta politike apo edhe shtetërore.

Page 11: Prezantim ne komunikimin politik

Media shtyllë e katërt e Pushtetit Një demokraci dhe një shtet

funksional nënkupton një ndarje të qartë të kompetencave, ku secili institucion bartë përgjegjësi të caktuara. Një gjendje e tillë krijon edhe një shoqëri të hapur dhe transparente. Funksionimi ose mosfunksionimi i disa institucioneve brenda një shteti ndikon në mbarëvajtjen e mekanizmave tjerë të shtetit, kjo bënë që ndërlidhja institucionale të jetë e pashmangshme dhe njëkohësisht e domosdoshme. Prandaj, bazuar në parimet demokratike secili qytetar ka të drejtë të jetë i njoftuar për atë që është duke ndodhur dhe për këtë është media ajo që duhet të bartë detyrën dhe përgjegjësinë e informimit të drejtë dhe efikas të qytetarëve.

Për këtë arsye sot media konsiderohet si shtylla e katërt e pushtetit, një përkufizim i tillë rrjedh pikërisht nga roli që ajo ka për funksionimin normal të një shteti. Media është mekanizëm shumë i fuqishëm për formimin e opinionit publik, në shoqërinë moderne, roli i medias është i jashtëzakonshëm me gjithë influencën që ajo ka në informimin dhe edukimin e qytetarëve. Po ashtu në shoqëritë demokratike mediat janë korrektuesit më të mëdhenj të pushtetit, duke qenë kështu gjithnjë në rivalitet të natyrshëm me pushtetin. Por si qëndron gjendja aktuale e fushës së medias në Kosovë? A janë mediat kosovare të pavarura? A ekziston liria e shprehjes në Kosovë? 

Page 12: Prezantim ne komunikimin politik

Tranzicioni në Kosovë

Nuk ka dyshim që në këtë periudhë të tranzicionit nëpër të cilin po kalon shoqëria kosovare krahas shumë problemeve tjera shfaqen edhe problemet në fushën e medias të cilat gjithsesi kanë lidhje me mungesën e funksionimit të sektorëve tjerë shumë të domosdoshme për shtetin, siç janë problemet politike, ekonomike, sociale dhe shumë probleme tjera, të cilat ndërlidhen njëra me tjetrën dhe krijojnë krizë institucionale dhe shoqërore në përgjithësi. Ashtu siç theksuam më lartë se në shoqëritë demokratike mediat janë korrektuesit më të mëdhenj të pushtetit, duke qenë përherë në një rivalitet të natyrshëm me pushtetin, për më tepër  duhet thënë se mediat sot ushtrojnë rol të rëndësishëm në identifikimin dhe luftimin e dukurive negative, sikundër edhe në nxitjen dhe zhvillimin e proceseve pozitive në një shoqëri. Ndërsa në anën tjetër në diktaturë, mediat janë “zëdhënëse” të pushtetit, i cili jo vetëm që i kontrollon, por edhe i përdorë ato për qëllime të veta.

Page 13: Prezantim ne komunikimin politik

Roli i mediave në SHBANë SHBA, si një nga vendet

më demokratike, mediat kanë një rol të fuqishëm dhe nuk kursehen për t`i publikuar faktet edhe nëse është në pyetje ndonjë personalitet i fuqishëm. Kjo do të thotë se demokracia e një vendi më së miri mund të matet me lirinë e shtypit. Në demokraci, mediat janë “zëri”i popullit, për dallim nga diktatura, ku mediat janë “zëri” i pushtetit.

Page 14: Prezantim ne komunikimin politik

Ndikimi i mediave në sferën Politike Mediat janë të pavarura

dhe janë të lira për aq sa i përmbahen etikës dhe profesionalizimit dhe arrijnë t`i shmangen raportimit të njëanshëm. Dhunimi i kritereve profesionale dhe etike nga mediat, në shtetet demokratike nuk shpëton pa u sanksionuar, përderisa kjo nuk ndodhë te ne, derisa jemi në proces të ndërtimit të demokracisë dhe të shtetit ligjor. Tek ne të flasësh rreth mediave është sikur të flasësh rreth një misioni larg cakut për tu arritur.

Në Kosovë mediat akoma edhe sot shihen si një mjet ose instrument i përshtatshëm për realizimin e qëllimeve politike nga elita dhe grupacionet e ndryshme politike. Ku shumica dërmuese e mediave janë plotësisht në shërbim të grupeve të ndryshme të interesit, ato mbrojnë interesat e partive politike, janë të ndikuara drejtpërdrejtë nga partitë ose funksionarët e tyre dhe kështu  mediat shndërrohen vazhdimisht në përkrahje të skenës politike.

Page 15: Prezantim ne komunikimin politik

Misioni i medias në Kosovë

Shikuar realisht misioni i medias në Kosovë realizohet në shkallë të ulët dhe deri tani pa shpresë për tu zhvilluar dhe emancipuar, ky fakt është shqetësues dhe njëkohësisht pa shpresë për tu ndryshuar. Ky aktualitet i medias tregon më së miri për demokracinë e brishtë dhe mosfunksionimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Roli dhe qëllimi kryesor i mediave, në vendet demokratike është bindja. Ato në mënyrë shumë profesionale mundohen të ndikojnë në krijimin e opinionit publik për qëllime të caktuara. 

 Demokracia e një vendi

mund të matet edhe me lirinë e shtypit.

Page 16: Prezantim ne komunikimin politik

Mediat në Demokraci

Në demokraci, mediat janë “zëri” i popullit, për dallim nga diktatura, ku mediat janë “zëri” i pushtetit. Mediat janë të pavarura dhe janë të lira për aq sa i përmbahen etikës dhe profesionalizimit dhe arrijnë t`i shmangen raportimit të njëanshëm. Dhunimi i kritereve profesionale dhe etike nga mediat, në shtetet demokratike nuk shpëton pa u sanksionuar, përderisa kjo nuk ndodhë te ne, derisa jemi në proces të ndërtimit të demokracisë dhe të shtetit ligjor.

Page 17: Prezantim ne komunikimin politik

Vlerësimet e autorëve të ndryshëm

GIOVANI SARTORI vlerëson, është rrezik kur liria e shprehjes shëndërrohet në liri të gënjeshtres…Sartori thotë se mediat janë burimi kryesor i formimit te opinioneve tona dhe opinioni publik është bazë emëruese dhe vepruese e demokracisë.

Ai më pas vazhdon: “…opinioni publik nuk është diqka e lindur është tërësia e pikëpamjeve që ndërveprojnë me flukset e informacionit.

Page 18: Prezantim ne komunikimin politik

Raportet botërore

Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e OSBE-së në fushën e lirisë së mediave, tha se liria e medias në Europën Juglindore është duke u përkeqësuar.

“Shumë probleme nuk janë duke u adresuar, shumë pyetje nuk janë duke u bërë. Transmetuesit Publikë ende nuk janë formuar në tërësi. Pavarsia e rregullatorëve të mediave është e rrezikuar, ose jo e garantuar. Digjitalizimi i mediave elektronike është vonuar, duke vënë pluralizmin medial në rrezik. Siguria e gazetarëve është e cenuar”, tha Mijatoviq në një konferencë për media, të premten në Tiranë.

Page 19: Prezantim ne komunikimin politik

Konkluzion

Roli i mediave në shoqërinë demokratike, ka ndikim të madh ngase prej saj, informohet publiku i gjerë, si për gjërat dobi prurëse, njashtu edhe për ato gjëra që i takojnë anës negative, e të cilat shkaktohen nga faktorë të ndryshëm të sferave ekonomike, sociale, por më së shumti nga ata politik, prej së cilëve mediat shprehin edhe varshmërinë e tyre të madhe nga ana e politikës.

Page 20: Prezantim ne komunikimin politik

LITERATURA

Medias Communication, John Smith, 2011……………1

Ibrahim Berisha”MEDIA ,Agjensët e Komunikimeve”,PEN,Dukagjini,Pejë,2006,f.192…..2

Z. Veton, Portali, 04 ONLINE, 2014……………………..3

Ibrahim Berisha”MEDIA ,Agjensët e komunikimeve”,PEN,Dukagjini,Pejë,2006……………4

Giovani Sartori”Ç’është Demokracia”,Dituria,Tiranë,1998………………………..5